Këtë të mërkurë, 24 qershor, në GJKKO është duke u zhvilluar seanca ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ku dy janë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë
Ish-Presidenti Ilir Meta është përplasur verbalisht me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot.
Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve.
Ndërsa Kryemadhi është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk duhet të flasë bazë thashethemesh e llafesh grash, apo fjalët që i sjell Dumani.
Përplasja në sallën e gjyqit:
Meta: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi.”
Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: “Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”
Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi thotë: “Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”
Duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, që ndodhet në sallë.
Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni.
Këtë të mërkurë, 24 qershor, në GJKKO është duke u zhvilluar seanca ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ku dy janë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Gjatë seancës avokati i Monika Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë. Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.
Esmeralda Rama, do jetë përfaqësuese ligjore e Monika Kryemadhit në seancën e kësaj të mërkure, pasi sërish Redi Llanaj pati probleme në skanimin e sendeve të tij personale.
Ndërkohë avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani kundërshton akuzat e ngritura nga SPAK.
“Kallëzimi penal i parë nuk ishte për zotin Meta, ishte për Sali Berishën dhe kabinetin e tij për koncesionin, jo individualisht. Më pas çuditërisht u kallëzua edhe Meta nga Romeo Kara. CEZ DIA është një ndërmarrje shtetërore. DIA është një kompani amerikane. Meta nuk është përmendur kurrë. Akuza është bërë për të goditur Metën. Në 15 faqe përmblidhet çështja e shekullit, pastaj faqet e tjera janë për t’u mbushur. Kjo është luftë politike.
Dhe luftën politike, nuk mund ta materializosh me akuzë, sidomos për një akuzë të rëndë për korrupsion. Në 2009, kur është shkruar mesazhi që pretendon akuza ‘Deri nesër më duhen 200 mijë’, nuk ekziston në dosje, dhe asokohe Meta nuk ishte funksionar publik, ishte deputet opozitar. Ku është subjekti i posaçëm që akuzohet për korrupsion pasiv? Meta ishte një deputet i thjeshtë që vinte vërdallë aty… si këta sot. Nuk ishte ministër apo zyrtar i lartë. CEZ DIA është një statistikë, një episod për të dënuar Meta. Dhe këto janë përpiluar në akuzë”, tha Cakrani.
Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht të vitit të shkuar, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Më herët, me anë të një letre dërguar kreut të SPAK, Klodian Braho, ai ka kërkuar publikimin e kontratës së lobimit të LSI-së në SHBA, duke pretenduar se mbajtja sekret e dokumenteve po i pamundëson mbrojtjen në gjykatë.
Ish-Presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi është nën masën e “detyrim për paraqitje”.
Dosja e tij dhe Kryemadhit është ndarë në dy pjesë. Për Metën e Kryemadhin gjykimi do vijoj më vete me procedurë të zakonshme, ndërsa është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar nga Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi.
Këtë të mërkurë në GJKKO po zhvillohet seanca e themelit ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Të dy janë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Gjatë seancës, Meta ka vijuar vetëmbrojtjen, duke u ndalur te çështja CEZ-DIA. Ai ka hedhur poshtë deklarimet e bëra nga Dritan Prifti, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
“Do bëj dy plotësime për CEZ DIA. Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë mes nesh. Ky ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ DIA. Ka një email që i ka dërguar Ervis Mataj më 16 prill. I ka shkruar avokatit që kjo puna e DIA-s është korruptive. Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës. Ky Dritan Prifti thotë që “nuk kam firmosur kurrë, mund ta kem takuar…”, deklaroi ish-presidenti.
Meta përmendi gjithashtu dëshminë e një prej ish-drejtuesve të CEZ, Josef Heisek. Sipas tij, Heisek ka deklaruar në vitin 2011 se nuk e njihte Kastriot Ismailajn, ndërsa më vonë ka thënë se prezantimi ishte bërë nga Qazim Tepshi, ambasadori i Shqipërisë në Çeki.
“Në dëshminë e tij, z. Heisek në 2011 thotë:
Nuk e njoh personin që më prezantoi CEZ DIA. Më pas, në 2014, kujton se ia prezantoi Qazim Tepshi. Ishin disa kompani, ka thënë ai, dhe ne morëm disa të dhëna për DIA-n. Ajo që na bindi ishte DIA amerikane”, citon Meta.
Sipas dëshmive të administruara në dosjet hetimore dhe në arbitrazh, Qazim Tepshi, në atë kohë ambasador i Shqipërisë në Çeki, ka qenë personi që ka prezantuar biznesmenin Kastriot Ismailaj me drejtuesit e kompanisë CEZ në Pragë.
Më tej, Meta kundërshtoi edhe pretendimin e SPAK lidhur me një mesazh të vitit 2009 për shumën “200 mijë”. Ai tha se nuk ka prova që mesazhi të jetë dërguar prej tij dhe se një gjë e tillë nuk rezulton në dosje.
“Më sill mua patronazhistin që e ka nisur. Është shumë e thjeshtë me teknologjinë që ka avancuar që të niset një mesazh i tillë. Unë isha në opozitë. Është e pamundur që unë të nisja një mesazh të tillë për diçka që do të ndodhte 14 muaj më pas.”, deklaroi Meta.
Ditën e sotme do të mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme.
Mësohet se avokati i Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë, pasi Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar, nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.
Kujtojmë se edhe më herët, GJKKO e la në burg ish-presidentin, pavarësisht se ai kishte ofruar 50 mijë euro garanci pasurore.
Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje./pamfleti