VOAL

VOAL

Deputetet e popullit më të ardhurat mujore me ,,standard,, të Evropës(!) – Nga Skënder Karaçica

December 28, 2021
blank

Komentet

blank

In Memoriam nga Çikago për ish-Presidentin Bujar Nishani: Si u detyrua konsulli i Serbisë të lëshojë sallën Nga Skënder Karaçica

Në organizim të SHSHA-së dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikë-Israel, në vitin 2016 ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vizitoi Çikagon dhe me udhëheqjen e këtij institucioni ekonomiko-financiar dhe të botës së biznesit pati biseduar për shumë çështje nga fusha ekonomike të bashkëpunimit dhe për mundësitë e investimeve në ekonominë e Shqipërisë.
 
Në sallën solemne të këtij institucioni në Çikago, ku, sipas protokollit zyrtar ishte stolisur me flamurin e shtetit shqiptar, të Amerikës dhe të Israelit, presidenti Bujar Nishani shpaloj historinë e popullit shqiptar ndër shekuj deri në ditët e sotme dhe vuri në dukje ndihmën që afroi populli i tij për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve nga regjimi shfarosës i Nazizimit të Hitlerit dhe të shërbëtorëve të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore(1940-1945).
 
Në sallën solemne të Odës Ekonomike Amerikë-Israel, kishte ardhur i ,,ftuar,,edhe konsulli i Serbisë me seli në Çikago, i cili qendronte në një rresht i padukshëm për të pranishmit,sidomos të SHSHA-së të shqiptarëve në shtetin e Illinoisit dhe nga afër përcillte diskutimet e miqëve hebreë dhe të presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.
 
Me të dëgjuar se në takimin e tij në Çikago gjendej edhe konsulli i Serbisë, presidenti Bujar Nishani, në diskutimin e tij foli gjerësisht për historinë e lavdishme të Kosovës dhe të popullit shqiptar, që, tash e një shekull është përballuar kohës së përgjakur të regjimit serb në kërkim të lirisë dhe pavarësisë të shtetit më të ri në Evropë dhe botë. Duke folur për pavarësinë e Kosovës kur presidenti Bujar Nishani tha se statusi i saj i pranuar nga vendet më të fuqishme të botës dhe se është i pakthyeshëm sot e gjithmonë, atëherë konsulli serb në heshtje dhe pa bërë zë sipas rregullave diplomatike të kunsujve e  lëshoi sallën e takimit në Çikago.
Miqtë habrej në takimin me Bujar Nishani në Çikago përveçse folën përmes shpalimeve të historisë, se si populli shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë u dolën në krah hebrejve për shpëtimin e tyre  nga Nazi-fashizmi dhe hyzmetqarët e tij në Evropë, shtrinë interesimin e tyre edhe nga fusha ekonomike dhe politikave të investimeve në të dyja vendet tona.
 
Çikago,28 maj 2022
blank

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane shpreh kënaqësinë për qëndrimin e ri të Greqisë ndaj Ligjit të Luftës me Shqipërinë

Të nderuar miq e përkrahës,

Më 23 maj 2022, në Tiranë, Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë, mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me homologen dhe nikoqiren e tij shqiptare, Olta Xhaçka, gjatë së cilës, Dendias njoftoi se Greqia tani do të fillonte procedurat për të shfuqizuar ligjin famëkeq të luftës me Shqipërinë që daton tek viti 1940.

Jemi të kënaqur të themi se ky ndryshim i qëndrimit të Greqisë është rezultat i punës lobuese të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me anëtaret e Senatit të SHBA-ve, dhe letrave të dërguara Kryeministrit e Presidentit grek nga ish-kongresisti DioGuardi gjatë dy viteve të fundit.

Më e rëndësishmja nga këto letra ishte ajo që DioGuardi ia dërgoi Presidentit Joe Biden më 11 tetor 2021, vetëm tri ditë para takimit bilateral në Washington, DC, në mes te Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm grek Dendias.

Ju lutem, klikoni këtu për ta lexuar letrën origjinale të DioGuardit për Presidentin Biden.

Në këtë letër për Presidentin Biden, Joe DioGuardi, President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, vuri theksin tek dy çështje kruciale për të cilat SHBA do t’i kërkonte Greqisë veprime konkrete: e para, “të shfuqizojë ligjin e luftës me Shqipërinë të vitit 1940, dhe e dyta, të njohë Kosovën si shtet të pavarur.”

Tutje, mezi presim që Greqia të marrë rol udhëheqës në sjelljen e paqës së qëndrueshme dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duke e njohur pavarësinë e Kosovës!

Gjithë të mirat,

Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardi
Këshilltare për Cështje të Ballkanit         President

blank

Skandal ne Vater Pse ne Vater behen mbledhje te fshehta?

Skandal ne Vater
Pse ne Vater behen mbledhje te fshehta?
blankblank

Anullojne pjesmarrjen e Vatranve dhe komunitetit shqiptar ne takimin me z. Belind Kellici.

Nje tjeter rast i censures qe kerkon shpjegime nga drejtuesit dhe organizatoret e takimit te djeshem ne oret e vona te nates, te dt 24 Maj 2022.

Kjo mbledhje ne mes te nates ngjajne me modelet e diktatures komuniste. Ku celulat mblidheshin per te ber planin e asgjesimit te armikut.

Vateranet dhe komuniteti jane shume te zhgenjyer pasi ishin gati per takimin me deputetin Kellici.

Kjo praktike e demton rend trasparencen dhe krijone nje fryme mos besimi ndaj organizatorve dhe drejtuesve te sotem te Vatres.

 

Sekretari i Pergjithshem

Dega Manhattan Branch

blank

Urdhëri i Lirisë për patriotin e palodhur Jim Xhema Nga Harry Bajraktari

Në foto: Nga e majta, Jim Xhema, Senatori Alfonse D’Amato, dhe Harry Bajraktari.

Urime mikut tim Jim Xhema!
Dua të përgëzoj Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për nderimin e aktivistit Jim Xhema me Urdhërin e Lirisë.
Janë të paktë ata njerëz në komunitetin shqiptaro-amerikan që kanë bërë aq shumë për Kosovën dhe Çështjen Shqiptare në përgjithësi sa Jim Xhema.
Mes shërbimeve të shumta që i ka bërë kombit shqiptar, Jim Xhema ka prezantuar Senatorin e Amerikës Bob Dole me komunitetin shqiptar dhe kombin shqiptar, dhe të dy mbetën miq deri në fund.
Që nga vizita e tij e pare, në Kosovë, në 1990 e deri ditën që mbylli sytë përgjithmonë, Senatori Dole mbeti një mik i kombit shqiptar.
Jim Xhema ka qenë i pranishëm në të gjitha veprimtaritë kryesore që kemi bërë në Washington dhe New York, në 40 vitet e fundit. Ai ka qenë gjithmonë në vijën e pare të përpjekjeve për të ndihmuar kombin shqiptar.
Puna e komunitetit tonë ka qenë vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Jam i gëzuar që Presidentja Vjosa Osmani shpreh mirënjohje dhe po nderon punën dhe kontributin e diasporës sonë.
Urime Jim Xhema për Urdhërin shumë të merituar të Lirisë!
LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE:
blank
blank blank
Jim Xhema (djathtas) me Senatorin Bob Dole (qendër) gjatë një tubimi për Kosovën me komunitetin shqiptaro-amerikan.
blank

Ishte komplet gënjeshtër! Turpi për dështimin e takimit në Vatër me Belind Këlliçin i bie kryesisë që mori urdhër nga zvKryetari Alfons Grishaj

Ka reaguar aktivistja e njohur Evi Kokalari rreth anullimit të takimit tek Vatra të Belind Këlliçit si më poshtë:

“Vatra e ka pasur në plan që në fillim ta kancelloj takimin me Belind Këlliçin,

që më pas t’ja shes Mero Bazes si takim të deshtuar.

Vlen të përmëndim që videot dhe materiali është dërguar tek Gazeta Tema nga Kryeredaktori i Diellit, Sokol Paja.

Ky takim do ishte një takim super i suksesshëm për më tepër që do merrte pjesë dhe Matt Palumbo.

Turpi bie mbi anëtarët e Kryesisë së Vatrës që me urdhër të zv. Kryetarit Alfons Grishajt,

gënjyen anëtarët e Vatrës se takimi anullohej sepse nuk kishin çelësat etj.

Belindit ju tha nuk kishte pjesëmarrje, komplet gënjeshtër sepse kemi emrat e atyre që konfirmuan pjesëmarrje.

Të vetmit që dështuan në fakt janë Vatra dhe ata që e kanë kthyer në një lojë kaq të shëmtuar, askush tjetër.

blank

Kush e deshtoi takimin e Belind Këlliçit në Federaten Vatra ? Nga Valentin Lumaj

E ndjeva si obligim për paqen time të brendshme dhe interesin e vatranëve dhe publikut, që, meqë kam qenë iniciator dhe anëtar i grupit organizator të pritjes së z. Belind Këlliçi në Vatër, të sqaroj të gjithë ndjekësit e mi në Facebook me të vërtetën e asaj çfarë ndodhi realisht.
Të shtunën e kaluar, kam komunikuar me z. Kelliçi dhe e kam ftuar në Michigan për një takim me demokratë. Më është përgjigjur se këtë rradhë ishte e pamundur por me kënaqesi një herë tjetër.
Meqenëse isha në dijeni për axhenden e tij për të shkuar në New York, e kam ftuar për një vizitë në Shtëpinë e Federatës Vatra. Belindi e ka pranuar me kënaqësi këtë ftesë. Jemi dakortësuar me datën dhe orën e përshtatshme për të dyja palët, për të Martën 24 Maj 2022 në orën 6:30.
Për këtë vizitë të Këlliçit në Vatër, kam komunikuar me z. Agim Rexhaj, z. Asllan Bushati dhe znj. Marjana Zeneli, me të cilët kam pasur komunikim të rregullt edhe si të djathtë konservatorë. Të tre e kanë pritur me kënaqësi dhe entuziazëm këtë vizitë. I kam këshilluar që në komunikimet e tyre me kryetarin Berisha apo nënkryetarin Grishaj, nuk ishte e nevojshme që unë të dilja si iniciator i këtij takimi, kjo me qëllim që mardhëniet jo të ngrohta me këta të dy, të mos ndikojnë në suksesin e këtij takimi në Vatër.
Me Marjanën kemi bërë lajmërimin për tek Dielli. Unë shkrova tekstin, ajo reklamën. Ndërsa z. Bushati ka kontaktuar me kryetarin Berisha dhe kanë konfirmuar takimin. Deri këtu gjithçka ka vazhduar mirë, me një punë të përsosur në grup.
Unë, të them të vërtetën, e kisha një parandjenjë që takimin do të mundohen që ta sabotojnë bashistët në Vatër, mbasi ky takim vinte mbas vizitës së z. Agron Gjekmarkaj në Vatër. Këtë ja shpreha edhe Belindit. Dhe ashtu ndodhi. Editori i Diellit nuk e publikoi njoftimin për rreth 24 orë, megjithëse kishte konfirmuar se e ka marrë dhe i duhej vetëm nje minutë kohë për publikim, pasi njoftimi ishte i gatshëm. Editori ishte në Michigan dhe me gjasa do te ketë marrë udhëzime nga bosi i tij Grishaj, që e ka emeruar në atë pozitë. Kjo vonesë ndoshta për të krijuar më vonë alibinë e kohës së shkurtër për takimin. Meqenëse Dielli nuk po e publikonte, unë Marjana dhe dega e Vatrës ne Manhattan shpallëm njoftimin ne faqet e Facebook-ut.
Mandej doli problemi i çelësave të Shtëpisë së Vatrës. Na ishte thënë se janë dy kopje çelësi, një e kishte Editori Paja dhe një Pashko Camaj që ishte në Kosovë dhe Shtëpia e Vatrës ishte mbyllur.
Ne u angazhuam sa mundëm që të lajmërojmë vatranë dhe miq demokratë për të marrë pjesë. Në dy ditë mua më kishin konfirmuar rreth 30 vatranë dhe miq jo vatranë dhe tre gazetarë shqiptarë.
Këtë ja thashë edhe Belindit. Po ashtu edhe Marjana më thoshte se kishte lajmëruar shume miq. Asllani po ashtu. Belindi ishte i pari njeri i afërt dr. Berishës dhe përfaqësues i Foltores qe vizitonte Vatrën. Po ashtu konservatorët në Vatër dihet që janë të shumtë. Kisha përllogaritur që në takim të merrnin pjesë rreth 80-90 persona, pa llogaritur miqte e Belindit që do te vinin me të.
Salla do të mbushej përtej kapacitetit të saj. Kjo ishte e sigurte.
Nderkohë Belindi u interesua të dijë që kush e priste tek Vatra, me kë duhej të komunikonte. Unë i thashë që Kryetari Berisha është në udhëtim por i dhashë emrat dhe numrat e Agim Rexhës dhe Asllan Bushatit duke i thënë se janë njerëz të besuar. Po ashtu, Agimit dhe Asllanit ju nisa numrin e Belindit dhe i këshillova që ta telefonojnë.
Të hënën patëm një njoftim që në këtë takim do të merrte pjesë edhe Matt Palumbo, për të shpërndarë disa kopje të librit të tij kushtuar George Soros “Njeriu mbas perdes”, i shoqëruar nga anëtarja e grupit te Rithemelimit te Partisë Demokratike, Evi Kokalari. Më pas ata njoftuan se nuk do të marrin pjesë.
Nga të dhënat dhe indikacionet që kisha, ky takim do të ishte një sukses i vërtetë.
Të hënën mbasdite njëri nga anëtarët e grupit tonë, z. Bushati shumë i mërzitur, më thotë se kishte mësuar se takimi ishte anuluar, por nuk ishte i qartë se si dhe pse. Edhe Marjana nuk kishte dijeni për këte. Vetëm z. Agim Rexhaj nuk pergjigjej më në telefon, diçka që nuk ndodhte kurrë me të.
Në një kohë të shkurtër më thanë disa versione, por askush nuk dinte gjë me siguri:
1-Nuk arritëm të sigurojmë çelësat, (megjithëse editori ishte kthyer në New York).
2-Ambasada Amerikane ka ndërhyrë që takimi mos të bëhej.
3-Z. Kelliçi e kanë thirrur me urgjence në Shqipëri dhe do të largohet nesër në mëngjes.
4-Koha e shkurtër dhe jo e mjaftueshme për te realizuar takimin
5-Takimi është shtyrë për në qershor
Të them të drejtën, mua asnjëra nuk mu duk e besueshme.
Kontaktova Belindin dhe e pyeta nëse ishte e vëtretë që takimi është anulluar. Belindi më thotë se nuk kishte dijeni për një gjë të tille. Më vonë Belindi më shkruan se e kishte kontaktuar Agim Rexha dhe i kishte thënë se takimi është anulluar për arsye se është ditë jave dhe njerëzit janë në punë dhe angazhime.
Ndërsa në darkë vonë, Agim Rexha me lë një mezazh, ku mbasi kërkon ndjesë se ka qenë i zënë me disa punë të tij, më thotë se takimi është shtyrë për një herë tjetër.
U mundova që të kanceloj biletat e Avionit dhe rezervimet e makinës dhe hotelit, por që në http://xn--hotire-rva.com/ janë pak më lirë por që janë më parapagim dhe no refunds. Nejse, kjo nuk kishte ndonje rëndësi të madhe.
Të nesërmen kam telefonuar Agim Rexhën dhe në bisedë më është dukur shumë i tronditur dhe nervoz. Agimi më tha se vendimin e kishte marrë ai vetë pa pyetur asnjeri dhe ishte i sigurtë se kishte vepruar mirë. Kurse tani më thotë se arsyeja e anullimit ishte mungesa e pjesëmarrjes në takim. I thashë se si e mat këtë. Më tha se kishte numëruar “likes” nga facebuku dhe numri ishte i ulët. Mbasi qesha fort i thashë se ai genjen, pasi pjesemarrjen e kishim të garantuar. Mandej, në biseden e parë më Agim Rexhën, ishte ai që propozoi që ora 6:30 ishte kohë e volitshme, për arsye se njerëzit punojnë gjatë ditës. E pyeta nëse z. Alfons Grishaj ishte i përfshirë në këtë vendim, por ai e mohoi. Kur i thashë se Grishaj është i interesuar që ta prishë takimin dhe mbase të ka detyruar që ta anullosh, mbasi ai është njeri që komunikon dhe punon me Lulzim Bashën, Agimi më tha “në dijeninë time, Alfonsi simpatizon Berishën”. Mbas një debati të fortë, u ndamë jo në mënyrë të kandshme. Sa turp për një njeri që mban titullin “Nderi i Kombit”! Ky ishte kulmi i mashtrimit, një skandal që na përfshinte ne organizatorët dhe Vatrën u vuri në një pozitë qesharake.
Keta njerëz nuk kanë asnjë lidhje shpirtërore për Vatrën. Të verbuar nga dëshira për një karrige në Vatër e njërit dhe aftësia për të shkatërruar gjithçka të mirë që i del përpara e tjetrit, shkatërruan imazhin e Vatrës por edhe të Belindit. Më vinte keq për Belindin, këtë djalë me të ardhme, me një profil dinjitoz dhe figurë të pastër, i cili ka vite dhe vite që lufton për demokracinë në Shqipëri. Unë u ndjeva i turpëruar para tij, si i ftuari im.
Sikur të mos mjaftoheshin me kaq, vijnë skandalet e tjera varg. Të nesërmen në mëngjes një mik më nis një artikull të Gazetës Tema, ku mora vesh që takimi mbasi ishte anulluar publikisht, ishte bërë në orët e mesnatës ku merrnin pjesë katër vatranë, dy prej tyre anëtarë të grupit organizator, Agimin dhe Asllanin. Çfarë është kjo marëzi, mendova. Anullimi, megjithëse një skandal më vete, ishte shumë më i ndershëm se ky takim i vetmuar në mesnatë. Sa keqardhje dhe sa marre! Keqardhje për Belindin, e gënjyen të gjorin djalë, e shpërdoruan, e zhvlerësuan sikurse po zhvlerësojnë shumë vatranë të vyer, dhe më pas e dërguan në Vatër në mesnatë me katër pjesëmarrës prej të 100-ve të parashikuar, për ta çnderuar edhe më shumë.
Marre për Vatrën e cila ka humbur dinjitetin dhe integritetin e saj të parë.
Në përfundim të kësaj “telenovele” konstatoj se:
1- Nuk është z.Belind Këlliçi ai që ka anulluar takimin e paracaktuar në Vatër
2- Janë drejtuesit e Vatrës shkaktarët për dështimin e aktivitetit, disa me dashje disa nga naiviteti.
3- Kryetari i Nderit i Vatrës e ka gënjyer zotin Kelliçi duke i thënë se takimi anullohet sepse nuk ka pjesëmarrje, kur pjesëmarrja ka qenë e garantuar.
4- Editori i Diellit, z. Sokol Paja ka shkaktuar nje skandal të vërtëtë, i cili me cilësinë e Krye-editorit të Gazetës së Vatrës Dielli, ka nisur video dhe informacion anonim Gazetes Tema dhe Mero Bazes, me qëllim denigrimin e funksionarëve të Vatrës nga Shtëpia e Vatrës. Ai duhet të shkarkohet nga detyra menjëherë. Megjithate, këtë temë do ta vazhdojmë në një shkrim special.
5- Kryetari i nderit i Vatrës, Agim Rexha i ka tradhtuar anëtarët e grupit organizator duke bashkëpunuar mbas shpine me z. Grishaj. Rexhaj ka gënjyer kur ka thene se z. Alfons Grishaj nuk ka qenë i përfshirë në këtë organizim, kur Grishaj ka qenë i involvuar në këtë mesele në mënyrë të kamufluar, dhe në perceptimin tim, është shkaktari kryesor për dështimin e aktivitetit.
Përfshirjen e tij e ka konfirmuar në disa raste edhe editori i Diellit, Paja. Grishaj megjithëse në dukje hiqet si mbështetës i Berishës, gjatë nëntë muajve të fundit, ka lobuar kundër tij. Këtë e faktoj edhe në bisedat dhe debatet që kemi bërë. Grishaj, duke qenë në dijeni se unë isha iniciatori dhe do ta moderoja takimin, u turr që, e para, të dështojë takimin e Belind Kelliçit në Vatër dhe në të njëjtën kohë të dështojë një sukses timin në Vatër. Në fakt ia arriti qëllimit, por që kjo shkaktoi skandalin e rradhës në Vatër, në vrazhdën e skandaleve të mëparshme të Kuvendit të Vatrës dhe më pas. Këto janë drama, të cilat po shkaktojnë shpërfytyrimin e Vatrës në një mënyrë që mua si shumë të tjerëve më vjen turp t’i them kujt që jam Vatran.
Tamam në stilin e atyrë që të vrasin natën dhe të qajnë ditën është edhe shkrimi që pashë sot në mëngjes në faqen e degës së vatrës Michigan, duke e shfaqur takimin e mesnatës si spektakolar. Belindin e vranë në mesnatë dhe e kanë “qarë” me këtë shkrim pa pikë sinqeriteti dhe që as nuk është shkruar nga Nazua.
Ndërsa nga takimi, të vetmet imazhe që më pëlqyen ishin logoja e Vatrës Koniciane dhe ngjyrat e flamurit të kombit, të cilave ju qofsha falë.
Valentin Lumaj, Michigan më 26 Maj 2022

blank

Urime nga Amerika për zgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD

Zgjedhja e Sali Berishës me ‘anëtar një votë’ në krye të PD-së, ka bërë që shoqata e diasporës shqiptare në Amerikë, ‘Vatra’ të përshëndesë këtë vendim të demokratëve.

Presidenti i nderit Zoti Agim Rexhaj, Sekretarja e Vatrës Zonja Nazo Veliu, anëtari i kryesisë së Vatrës dhe njëkohësisht arkëtari i Vatrës, zoti Besim Malota si dhe Zoti Asllan Bushati, anëtar i këshillit drejtues të Vatrës kanë përshëndetur zgjedhjen e Berishës në krye të PD-së.

Urimet janë bërë gjatë një takimi në Nju Jork me deputetin e PD-së, Belind Këlliçi.

‘Zoti Agim Rexhaj uroi fitoren e Zotit Sali Berisha dhe rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike për të çuar përpara idealet e demokracisë së brishtë shqiptare. Zoti Këlliçi falënderoi pjesëmarrësit në takim dhe u bëri atyre një panoramë të punës së tij si dhe mbështetjes nga ana e brezit të ri që aderojnë në radhët e Partisë Demokratike, për të bërë të mundur që pjesëmarrja e tyre në politikë në interes të Shqipërisë e të Kombit Shqiptar të jetë jo vetëm në mbështetje të idealeve demokratike , por edhe gjithëpërfshirëse.

Nën/kryetari i Vatrës, zoti Alfons Grishaj, i cili jeton në shtetin e Michiganit, nëpërmjet mjeteve të komunikimit arriti të jetë pjesë e këtij takimi duke I uruar deputetit të parlamentit shqiptar z. Belind Këlliçi mirëseardhjen në Vatër në emër të Kryetarit të Vatrës Elmi Berisha dhe të tijin.

Ai theksoi se Vatra në çdo kohë do të jetë hapur si për pozitën ashtu dhe opozitën duke  mbështetur  kombin shqiptar si dhe demokracinë  e vërtetë shqiptare. Ai i uroi rizgjedhjen e Dr. Sali Berishës në postin e Kryetarit të PD-së , si një shpresë për të ardhmen e opozitës dhe popullit shqiptar. Ndër të tjera Grishaj theksoi se askush tjetër më parë nuk punoi si Sali Berisha për Kosovë dhe Shqipëri.

​Zonja Nazo Veliu, sekretarja  Vatrës në detyrë , pasi i uroi mirëseardhjen zotit Belind Kellici , e përgëzoi atë për punën që është bërë nga ana e të rinjve të drejtuar nga ana e tij në postin e kryetarit të forumit rinor të Partisë Demokratike, por edhe theksoi që puna me të rinjtë është tepër e rëndësishme për t’i ushqyer ata me idealet e demokracisë së vërtetë. Ajo theksoi se ne, aq sa jemi shqiptarë po aq jemi edhe amerikanë e në krye të kushtetutës amerikane kemi fjalet “Ëe the people” ,ndaj dhe procesin e ringjalljes së opozitës së vërtetë si dhe zgjedhjen e drejtuesit të saj Zotit Sali Berisha , demokratët e bënë nëpërmjet votës së tyre të lirë. Kjo gjë e vë opozitën e vërtetë demokrate si dhe liderin e saj përpara një përgjegjësie të madhe për tu vënë në shërbim të kombit e cështjes kombëtare, dhe për të bërë të mundur që demokracia në Shqipëri të mos jetë ëndërr  por realitet. Vatra ,theksoi ajo, asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur për askënd por e hapur për cilindo që ka dashur ta vizitojë  e që e ndjen se Vatra edhe pse në mërgim është shtëpia e shqiptarëve e miqve të tyre.

Në këtë takim e mori fjalën edhe zoti Besim Malota, i cili theksoi se, në Neë York kryen aktivitetin edhe një degë e Partisë Demokratike të Shqipërisë e është e mira, theksoi ai ,që këto takime të bëhen edhe në atë degë. Zoti Asllan Bushati në fjalën e tij uroi zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Zotit Sali Berisha por edhe pyeti deputetin e Kuvendit të Shqipërisë  rreth reformës në drejtësi, problemin e inceneratorëve dhe për borxhin publik. Zoti Bushati këmbënguli në atë që disa deputetë të opozitës nuk kanë mbajtur qëndrim ndaj këtyre problemeve por janë bërë pjesë dhe mbështetës me votën e tyre për maxhorancën politike.

​Së bashku me mysafirin, u ndanë shume ide, mendime dhe shqetësime për Shqipërinë e Kosovën, dhe nga ana e Vatrës, zoti Belind Këlliçi ,u përgëzua për përkushtimin e tij për të shërbyer në interes të një të nesërmeje më të mirë për bashkëkombasit tanë’, thuhet në njoftimin e shoqatës ‘Vatra’.

blank

Dr. Gjon Buçaj: Shembëlltyrë e atdhedashunisë dhe drejtësise njerëzore – shembull i brezave të ardhshëm – Nga Mithat Gashi*

 

Me pikëllim të thellë po ndahemi sot me Dr. Gjon Buçaj, njeriun që dinjitetshëm ka ndritë në aktivitetin e vet të pandalshmëm në dobi të çashtjeve shqiptare për sa kohë qe frymoi në këtë jetë.

Jeta dhe vepra e Dr. Buçajt mund të katergorizohet në tri periudha kohore përkitazi me vendet ku ai e kaloi këtë jetë: Shqipni, Kosovë, Maqedoni, Itali, dhe Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Në Shqipni, Dr. Buçaj ishte vetem 10 vjeç kur forcat partizane të dirigjueme nga Beogradi, të ndihmueme edhe nga anglezet si aleatë të Bashkimit Sovjetik, u futën në Pukë dhe në zona të tjera të veriut me pretekstin që po luftonin gjermanët. Në Arst të Pukës, mu afër vendlindjes së Dr. Buçajt, edhe pse aty nuk kishte gjerman, forcat partizane ushtruen terror ndaj popullatës që donte lirinë, por premas jo edhe komunizmin. Ata që e andrronin dhe kërkonin pluralizmin politik i pritte çdo formë e mundeshme e asgjesimit. Gjoni i vogël i pa me sy dhe i ndigjoi me veshë krimet barbare të brigadave partizane të cilët kishin për qëllim me marrë pushtetin në dorë me çdo mënyrë, pra, nji pale shqiptar tue ekzekutue nji pale tjeter. Sigurisht, këto skena të trishta kanë lanë gjurme të pashlyeshme në jeten e tij. Jo shum ma vonë, ai u regjistrue në shkollën unike në Shkodër. Aty edhe nisi me u hapë horizonti i tij i dijes, nëpërrmjet librave që lexonte dhe bashktakimeve që kishte me njerez të dijes e kulturës së qytetit të Shkodrës.

Në vitin 1951, familja Buçaj u arratis prej Shqipnie dhe doli në Kosovë. Populli shqiptar në Jugosllavi në atë kohe kalonte nji periudhë shum të veshtirë. Meqenëse gjatë luftës së dytë botnore, shqiptarët në Kosovë ishin armatosë mirë, objektivi i qeverisë jugosllave ishte mbledhja e këtyne armëve. Për t’ia arritë këtij qëllimi, me mija shqiptarë në Jugosllavi u futën nëpër burgje dhe u torturuen me metoda çnjerëzore. Qellimi tjetër i politikës serbo-jugosllave ishte vazhdimi i planit të shpernguljes së shqiptarëve, i projektuem qysh prej vitit 1937 nga anëtari i akademisë së shkencave të Beogradit, Vasa Cubriloviq. Pra, edhe këtë terrorizëm barbar ndaj shqiptarëve, Dr. Buçaj e pa me sytë e vet.

Sa herë që Dr. Buçaj shprehte admirin për bujarinë e familjeve të Kosovës ndaj emigrantëve të Shqipnisë, kujtonte gjithashtu copëza perjetimesh të veprave terroriste të pushtetit serbo-jugosllav ndaj shqiptarëve.

Dr. Buçaj i filloi studimet në Gjakove, mandej në Prishtinë e Shkup, ku studioi mjekësinë. Gjatë qendrimit të tij në Kosovë e Maqedoni, kishte hy në kontakt të tërthortë me figura prominente shqiptare që jetonin ne Itali. Ndër këta ishte edhe Kol Bib Mirakaj. Për këtë arsye, dhe për qendrimet e tij kombtare, Dr. Buçaj ishte nën vezhgim te UDB-së Jugosllave, që rezultoi edhe në arrestimin e tij. Për fat të mire, në vitin 1965 i jepet mundesia të shkojë në Itali, ku studioi e punoi për afër nji dekadë. Në Rome, u lidh me Prof. Ernest Koliqi. Shpejt u aktivizue në partinë Bloku Kombtar Independent, parti politike shqiptare në diasporë, platforma e së cilës bazohej në dy objektiva: Të përdorte të gjitha masat për të çlirue Shqipninë nga komunizmi dhe për t’i mundësue popullit shqiptarë të fitonte pavarësinë e nevojshme për me zgjedhë lirisht me votë të lirë të ardhmën e vet. Paradoksalisht, Shqipnia e jonë e dashtun edhe sot po vuen prej shit-blemjes së votave!

Dr. Buçaj luejti nji rol të randësishëm në ndihmen qe u dha refugjatëve shqiptarë në Itali, pjesa ma e madhe e të cilëve ishin shperngulë nga Maliz i Zi, vazhdimësi e pastrimit etnik të shqiptarëve në Jugosllavi. Kahmos hasë shqiptarë në SHBA sod e kësaj dite që e kujtojnë me respekt Dr. Buçajn për ndihmen që u pati dhanë kur ata ishin nëpër kampet e refugjatëve në Itali. Me anë të partisë Bloku Kombtar Indipendent, Dr. Buçaj u aktivizue për çashtje kombtare, kundër shkeljeve të të drejtave njerëzore që ushtronin regjimet barbare komuniste si ai në Shqipni po ashtu dhe ai në Jugosllavi. Në vitin 1968, Vatra i kishte ba nji ftesë zyrtare Prof. Ernest Koliqit. Sigurimi i Shqipnisë, por edhe ai i Jugosllavisë, kishin tentue ta sabotonin këtë program, por pa sukses. Në vizitën e tij në SHBA, dhe në takimet me Vatrën, Prof. Ernest Koliqi kishte marrë me vete Dr. Gjon Buçajn si pjesë e delegacionit të tij. Në vitin 1972, në Madrit, Mbreti Leka kishte ftue partitë politike shqiptare në mërgim për të ba nji platformë të përbashkët për të rrëzue komunizmin në Shqipni. Ismail Vërlaci, kryetari i Blokut, e kishte dërgue si përfaqsues të tij Dr. Gjon Buçajn në këtë Kongres në rolin e vëzhguesit. Kongresi qe drejtue nga Xhafer Deva.

Dr. Buçaj emigroi në Shtetet e Bashkueme në vitin 1974, dhe posa erdhi, pa humbë kohë, vazhdoi aktivitetin e tij në mbështetje të çashtjeve shqiptare. Vazhodi punën e tij si eksponent i Blokut Kombtar Independent dhe si anëtar i Vatrës, ku u shque për aktivitetet e tij në organizimin e shum seminareve shkencore, protestave kundra regjimit komunist të Shqipnisë, si dhe demostratave në mbeshtetje të Kosovës para Shtepisë se Bardhë, para OKBs si dhe Misionit Jugosllav në New York. Në organizimet që bante Dr. Buçaj valvitej flamuri kuq e zi, pa yll, sepse në atë kohë, nga viti 1981-1991, infiltrimi i Sigurimit të Shqipnisë dhe Jugosllavisë kishin mundë me krijue nji përçamje të konsiderueshme në mërgatë, për pasojë dhe konfuzion ndër shqiptarët e Jugosllavise, se flamuri shqiptar asht ai me yll, dhe që sistemi komunist i Shqipnisë ishte i mire.

Në vitin 1990, Vatra po kalonte nji periudhe të vështirë. Elementë të cilët mendonin që regjimi i Shqipnisë ishte i mirë tentuen t’a marrin Vatren peng. Dr. Buçaj me miqtë e tij krijoi kushtet, që nëpermjet Kuvendit të Vatrës, të zgjidhet Prof. Arshi Pipa kryetar. Ky ishte nji kontribut i madh sepse e vu Vatrën në hullinë e vet historike, në mbështetje të interesave kombtare. Dr. Buçaj shërbeu si nënkryetar i Vatrës për dy dekada, dhe nga viti 2010-2017 si kryetar i saj. Duhet të nënvizojmë disa vepra të Dr. Gjon Buçajt kur ai ishte kryetar:

 

*Organizimi i suksesëshem i 100 vjetorit të Vatrës;

*Dekorimi nga presidenti i Shqipnise të vatranëve që ishin përsekutue apo ekzekutue nga regjimi komunist i Shqipnisë, ndër ta ishte themelusi i Vatres, Kristo Kirka, të cilit Arshi Pipa në “Libri i Burgut” i kushton nji poezi.

*Randesia e harmonisë ndërfetare, që ai thonte na e kanë lanë të parët dhe duhet ta kultivojmë. Në kremtimin e 100-vjetorit të Vatrës, klerikët përfaqësuen të gjitha besimet.

*Krijimi i degëve të Vatrës dhe nxjerrja e gazetës Dielli online dhe në print njiherë në muej.

*Për fat të keq, mbas dorëheqjes se tij si kryetar, Vatra u transformue në nji organizatë ku antarët e rij shikonin interesat personale mbi ato të Vatrës. Kur Vatra u nda në dy pjesë në vitin 2020, Dr. Buçaj zgjodhi të jetë pjesë e Vatrës që doli nga Komisioni i 5 Tetorit 2019.*

*Aktiviteti i tij si kryetar i Vatres asht botue në nji libër me afër 600 faqe. Libri asht printue me 13 maj 2022, por asht shum ngushellues fakti që ai e pati fatin me e preke me dore e me ia gëzue shpirtin nji ditë para se ai te na jepte lamtumirën né dhe kësaj bote.

Dr. Buçajt iu dha titulli nder i kombit nga Presidenti i Shqipnisë, nji nderim i qelluem mbassi nëse nji aktivist në diasporë e meritonte atë, pa dyshim që ai ishte Dr. Buçaj.

Sejcili nga ne qe kemi pasë fatin me e njoftë nga afër Dr. Gjon Buçajn, ka kujtime të ndryshme me të. Që në takimin e parë, ai të impononte respekt dhe dashamirësi. Interesohej për të kaluemen dhe shqetesimet e gjithsecilit.

Takimi i parë i imi me Dr. Buçajn ka qenë në vitin 1986, kur isha fare i ri. Ashtu si edhe ai dikur, unë isha arratisë nga Shqipnia atë vit, dhe nji jave mbassi mbrrina në SHBA, mora pjesë në celebrimin e 28 nandorit që organizohej nga Vatra. Kur u prezantuem, u ngrit në kambë, më dha dorën dhe me përqafoj, më pyeti gjanë e gjatë për gjendjen në Shqipni, krejt sy e veshë, tue ndigjue me vemendje të jashtëzakonshme.

Takimi i fundit me të ishte Me datën 20 tetor 2021 në Kafé Môtier French Pastry & Cuisine në Clifton, VA. Ai takim ishte koordinue me nji përfaquesues të Departmentit të Shtetit amerikan, ku u diskutuen tema me randësi për gjendjen e shqiptarëve në Ballkan dhe për shqetësimet tona si nënshtetas amerikanë.

Në këtë takim të fundit, sigurisht, nuk e dijsha se kaq shpejt, këtu, në këte vend, ka me mu dashte me ardhe e me qendrue para trupit të tij.

Por po, i dashun Dr. Buçaj, jemi përpara trupit tand. E dijmë qe ky trup ka qene kafazi i shpirtit tand, dhe tash shpirti yt fluturon dhe me lumtuni kthehet prej andej nga ka ardhë.

Në jetën tande, ti gjithnji pate guximin e moralin për të ndjekë rrugën e drejtë. Ti kurrë nuk hoqe dorë nga e drejta dhe ishe i bindun që e keqja nuk triumfon mbi te miren. Sinqeriteti yt të impononte dashamirësi. Gjithnji i vune nevojat e të tjerëve mbi tuejat.

E kemi nji shprehje ne malsorët, “Asht ma mire me vdeke me nderë se sa me jetue me marre.” Ti e përmbylle jetën tande në këtë botë me nder, dhe për këte, ke me qenë shembull për brezat e ardhshëm.

Ngushllimet ma te thella familjes, grues znj. Nikolete; djemeve, Eduardit dhe Lekes; vajzave, Teutes e Norës; motrave, Mrikës dhe Drandës; nipave, mbesave, kusherijve, dhe miqeve e dashamirëve të tij të shumtë.

Mithat Gashi, anëtarë i Vatrës që nga viti 1990, ka mbaruar studimet për marëdhenje indërkombëtare në Columbia University School of International Affairs, dhe doktoraturën në Fordham University.

*Shenim: Qëndrimet Dr. Gjon Buçaj mbi Vatrën mbas vitit 2017, reflektohen në këto shkrime dhe intervista të botuara tek VOAL.CH si më poshtë:

blank

blank

 

blank

blank

Qendrimi i Dr. Gjon Buçaj mbi Vatrën pas vitit 2017

 

  1. Pse unë e përkrahi Komisionin e 5 tetorit 2019 të Vatrës* Nga Dr.Gjon Buçaj, Ish Kryetar i Vatrës
  2. Ish Kryetari i Vatrës Dr.Gjon Buçaj: Kanunorja me Amendamente asht hedhun në shportë edhe nga Dritan Mishto, edhe nga Kuvendi i 26 shkurtit
  3. Dr.Gjon Buçaj: Mishto ishte negativ për Vatrën njëlloj sikur Basha ishte negativ për PD – Dritan Mishto ndryshoi vijën kombëtare të Vatrës – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj 
  4. Intervista e plotë e ish Kryetarit të Vatrës- Dr.Gjon Buçaj:Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkatërruese në Vatër të Dritan Mishtos, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore – Pjesa e Parë
  5. Dr.Gjon Buçaj:Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkatërruese në Vatër, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj -Pjesa e Dytë
  6. Dr.Gjon Buçaj: Me Agim Karagjozin &një grup shokësh na bashkoi qendrimi antikomunist & amaneti i themeluesave të Vatrës, në interes të kombit dhe Atdheut Intervistoi Elida Buçpapaj

 

blank

Dr.Gazmend Kapllani, pse nuk e nisi punën Katedra Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago? – Nga Skënder Karaçica

 
Në shtetin e Illinoisit jetojnë më se 40 mijë shqiptarë nga të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike dhe nëpër vite mërgata shqiptare ishte një krah i fortë në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës si dhe për ndryshimet demokratike në Shqipëri pas rrëzimit të regjimit komunist.
 
Në rreshtat e parë të frymës kombëtare dhe pika e unifikimit për të gjithë shqiptarët në Çikago,ishte figura e njeriut patriot i kombit,Hydajet Bregu,i cili me sukses e udhëhoqi Komunitetin Shqiptar(KSHA)dhe përmes projektit të tij kombëtar,çështja shqiptare në hapaësirën etnike në Ballkan u bë pjesë e diplomacisë dhe të mekanizmave tjerë shtetëror të Amerikës të Senatit dhe Kongresit në Washington.
 
Për njeriun e fjalës së burrërisë,të trimërisë dhe të mbushur më nektarin e dijes në Shkollën Normale të Elbasanit për profesionit e mësuesit,Hydajet Bregu për shkaqe të rrethanave të kohës nuk arriti të bëhej mësues i shkollës shqipe në Mitrovicë të Kosovës.Në rrjedhë të kohës ai si shumë shqiptarë të tjerë nga Shqipëria,Kosova
Maqedonia,Ulqini,Çamëria dhe Lugina e Preshevës morën rrugët e mërgimit këndej detit në Amerikën e largët.
 
Për të parë nga afër se kush ishte njeriu me shpirtin e madh të kombit,Hdajet Bregu,pati lënë amanet për brezat e rinj shqiptarë në Çikago,që nga thesari i pasurisë së tij të krijuar me djersë e mund në këto hapësira të Amerikës të akordoj 5 milionë dollar në Universitetin DePaul dhe për hapjen e Katedrës Albanologjike për Gjuhën,
Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
 
Amaneti i tij hapja e Katedrës Albanologjike  nisi para dy vjete në Universitetin  DePaul në Çikago dhe u bë lajm i gëzuar për brezat e rinj shqiptarë,të studentëve në universitetet amerikane si dhe për botën e dijes universitare  dhe akademike në Prishtinë,Tiranë dhe RVM-së.Për të udhëhequr projektin amanet të kësaj katedre e para e këtij lloji në Çikago,iu besua dr.Gazmend Kapllani nga Lushjna e Shqipërisë,që kishte studiuar dhe kishte marrë gradën e doktorit të shkencës në një universitet të Athinës.
 
Për hapjen e Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago pati shkruar në shypin e kohës prof.Skënder Karaçica në rolin e albanologut dhe të popullarizuesit të albanologjisë.Në shkrimet e tij ai propozoi të shkruhet projekti,puna e semestrave,kalkuimi mësimor historike,linguistike,onomastike,toponomostike dhe folkloristike në  rrafshin shkencor dhe të përvojës së hapjes së Katedrës Albanologjike në shumë vende të Evropës dhe në botë në shekullin e kaluar.Në dritën e udhës së dijes për Gjuhën Shqipe përmes Katedrave në Vatikan dhe Vjenë,këto dy vende,sipas kronikave  të kohës,
hargjonin 1 milion franga ari në vit  për shkollimin e shqiptarëve dhe për Gjuhën Shqipe Indoevropiane.
 
Hapja e Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago tash dy vjet ka mbetur veçse si emër dhe lajm  i ditës përmes gëzimeve të shqiptarëve në Amerikë dhe në atdhe,por ende nuk ka nisur punën mësimore përmes programit,të projektit dhe të semestrit  të Gjuhës,Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare për të gjithë ata që do të dëshirojnë të mësojnë shënjën kombëtare më të lashtë ndër gjuhët e popujve evropianë në këtë tempull të dijes .
 
Për të hedhur dritë dhe për të informuar opinionin e gjërë në Amerikë, Prishtinë,Tiranë dhe Maqedoni ,dr.Gazmend Kapllani në rolin e drejtorit të Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago,të japë sqarime pse deri tash kjo katedër nuk nisi punën mësimore me programin,
semenstrin dhe kolkuimi në rrafshet shkencore-kërkimore më prezencën e albanologëve nga Prishtina,Tirana, Maqedonia si dhe ata ndërkombëtar?
 
Amaneti i Hydajet Bregu dhe thesari i tij i akorduar prej  5 milion dollarë për brezat e rinj shqiptarë në Amerikë dhe Katedra Albanologjike në Universistetin DePaul duhet të realizohet në nderim të jetës dhe të veprimtarisë së tij kombëtare,ku përkrahja në fushën e organizimit dhe të punës mësimore nuk do të mungojë.
 
Prof.Skënder Karaçica
blank

Eulogy for my Baba Gjysh, Gjon Buçaj: He is my role model By Besa Leka

 

“I have fought the good fight. I have completed the course. I have preserved the faith.”
2 Timothy 4:7

These words describe Gjon Bucaj’s life.

My Baba Gjysh lived his life with immense love and infectious joy.

He was humble to a fault. But most of all, he is my role model.

He was and still is an excellent example of a loving sibling, spouse, parent, and grandparent.

He lived such an extraordinary life, but he lived it with humility.

By profession, he was a doctor.

But in his heart, he was a poet.

Even in only one interaction, anyone who met him would remember his eloquence and attentiveness to the conversation.

The way he spoke reflected the way he loved: beautifully and faithfully.

Baba Gjysh even came up with special names for his grandchildren.

Baba Gjysh’s name for me is Beauty Angel, so how fitting is it that he is now our angel?

Te due shumë Baba Gjysh. I love you and things like that

blank

Besa and Leka, granddaughter and grandson of Dr. Gjon Buçaj in Albanian national costumes when they were Kids

blank

Eulogy for my Baba Gjysh Dr. Gjon Buçaj Nga Leka Buçaj

Dr. Gjon Leka Bucaj was a leader, a fighter, wiser than the wisest, and strong beyond all measure, but to me, he was my Baba Gjysh first.

My whole life he has always been the best and clearest role model for silent and stoic grace and strength.

In everything he said and did in his life, he always knew the right course of action and took it without hesitation.

He always knew how to make anyone laugh while also being able to silence any crowd with his powerful words.

He continually suffered and sacrificed for his friends, his family, and his country, never once complaining or considering the personal cost.

Each and every person that has had the pleasure of getting to know my grandfather has had their hearts touched and their lives changed forever.

My Baba Gjysh always called me Handsome Champ, but I don’t think he truly realized how much I view him as the true champion.

He has taught me and will continue to teach me even after death how to be a humble, loving, and virtuous man.

He loved my whole family and always made sure his grandchildren understood just how proud he was of us and how much he loved us.

We will all miss him dearly for everything he was to us and more: an incredible husband, a loving father and grandfather, and an overall extraordinary champion of a man.

You have been and will always be the greatest grandfather I could’ve ever asked for, and I can’t fully imagine a life without you in it.

I love you with all my heart Baba Gjysh, always and forever.

He used to always say to me and my sisters, “Lumi Baba Gjyshi për ty.”

And to that I now say: Jo, lumi une për ty Baba Gjysh, edhe të lumët na të gjithëve për ty.

 

blank

Besa and Leka, granddaughter and grandson of Dr. Gjon Buçaj in Albanian national costumes when they were Kids

 

blank

In Memoriam. Dr.Gjon Buçaj & Dalip Greca – DR. BUÇAJ: DEKORIMI I MARTIRËVE TË VATRËS, AKT DREJTËSIE KUNDËR PADREJTËSISË Intervistoi: Dalip Greca

In Memorie të largimit nga jeta të ish Kryetarit të Vatrës Dr.Gjon Buçajt dhe ish Editorit të Diellit Dalip Grecajt Voal.ch riboton intervistën e dhjetorit 2015. Dr.Buçaj ishte Kryetar i Vatrës dhe intervista i është dhënë editorit të Diellit Dalip Grecës me rastin e dekorimit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë martirëve të Vatrës, dënuar e masakruar nga diktatura komuniste:

“Dhjetor 2014

-Intervistë me Kryetarin e Vatrës, Dr.GjonBuçaj,me rastin e dekorimi të martirëve të Vatrës, dënuar nga diktatura komuniste*/

Dielli- Dr. Buçaj, në prag të festës së pavarësisë së Shqipërisë ju udhëtuat me një delagacion të Vatrës në Tiranë.Tashmë është bërë publik fakti se qëllimi i atij udhëtimi ishin dekorimet që bëri Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani për martirët vatranë.A mund t’u jepni më shumë hollësi Vatranëve për ecurinë e asaj vizite?
Dr. Gjon Buçaj- Po, ai ishte qëllimi.Që në shtator kur ishte në New York, president Nishani na kishte ba me dije se martirët e Vatrës, do të dekoroheshin në nji ceremoni të organizueme me rastin e përvjetorin e pamvarsisë. Kur erdhi njoftimi nga Presidenca se data e dekorimit ishte caktue 24 nandori na bamë rezervimet e udhëtimit bashke me djalin tim, Eduardin dhe, në të njetën kohë, shpërndava njoftimin Kryesise dhe antarëve të Këshillit Drejtues me sygjerimin se do të ishte mirë që kushdo kishte mundsi të udhëtonte në atë rast për në Tiranë, për të marrë pjesë në ceremoninë ku kreu i shtetit shqiptar do të nderonte pas vdekjes disa vatranë të cilët kishin ra viktima të pafajshme të regjimit gjakatar komunist. Fillimisht shprehu gatishmeninë të vinin sekretarja e Vatrës znj.Nazo Veliu së bashku me z. Veis Belliu, si dhe antari i Këshillit Drejtues z. Çezar Ndreu.Kur erdhi njoftimi se përveç 12 martirëvet vatranë, me atë rast do të dekorohej edhe nënkryetari z. Agim Rexhaj, edhe ai bashkë me znj. Laura udhëtuen për në Tiranë.Ceremonia u zhvillua në ambientet e Presidencës në orën 5 të mbas dreke të 24 nandorit, në prezencën e shumë familjarëve të personaliteteve që dekoroheshin, si dhe të disa ish të burgosun dhe të persekutuem politikë. Takimi ishte i ngarkuem me emocione dhe për ne ishte gjithashtu nder që takonim farefisin e atyne atdhetarëve të cilët kanë qenë gjithëmonë inspirim për ne me veprimtarinë e tyne në shërbim të shqiptarizmit. Mbas ceremonise dhe përshëndetjevet dhe falënderimevet me presidentin, në emën të Vatrës shtruem nji koktel për pjesëmarrësit në restorantin Piazza me pronar z. Kadri Morinaj. Duhet përmendi me mirënjohje se ai refuzoj pagesën prej nesh.Ashtu si edhe pronari i hotelit Tirana International z. Ramë Geci nuk pranoi pagesat nga unë, as nga nenkryetari Rexhaj për dy dhomat gjatë kohës që qëndruem në Tiranë. I falenderojmë.

Dielli-Si dhe kur lindi ideja për dekorimin e martirëve të Vatrës?
Dr. Buçaj- Kujtimi i atyne që e themeluen Vatrën dhe e mbajtën me sakrifica në veprimtari të pandërpreme në sherbim të kombit, ka qenë gjithëmonë frymzim dhe shtytje për të vazhdue në gjurmat e tyne. Mirënjohja dhe admirimi për këta veprimtarë patriotë kanë qenë gjithëmonë prezent gjatë çdo kohë që jemi marrë me Vatrën.Kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës e kemi quejtë si akt vlersimi dhe mirënjohjeje për paraardhësit.Prandej nderimin e tyne e kemi pa si detyrë. Në mënyrë të posaçme na ka randue fakti se,në vend të nderimit dhe mirënjohjes,disa nga vatranët kanë marrë,në mënyrë mizore, ndëshkim të pamerituem, “në emën të popullit”. Kjo e ka ngarkue kombin me borxh ndaj këtyne martirëve.Prandej, në shtatorin e vitit të kaluem, në nji takim pune me presidentin Nishani në NY, i shprehëm mendimin se do t’i kërkonim dekorimin e disave nga Vatranët të cilët, mbas sherbimit për çashtjen kombtare ne Shtetet e Bashkueme, u kthyen dhe vazhduen në atdhe veprimtarinë e tyne gjithënji në frymën e shqiptarizmit. Presidenti Nishani na tha se propozimin do ta merrte në shqyrtim me seriozitetin ma të madh. Mbas kërkimesh dhe konsultimesh, muejtëm me përpilue nji listë prej 12 vetësh të cilën ia dërguem presidentit. Kjo ishte mënyra se si lindi ideja për dekorimin e martirëvet të Vatrës.

Dielli- Mendoni se u krye detyrimi moral i Vatrës ndaj vatranëve të persekutuar apo të pavlerësuar nga regjimi komunist me këto dekorime?Po për të tjerët, që kanë dhënë kontribut dhe kanë ndërruar jetë këtunë SHBA, a është menduar për ndonjë vlerësim në të ardhmen?
Dr. Buçaj- Kësaj here Vatra ka marrë iniciativën për të nderue Vatranët që kanë emnues të përbashkët përsekutimin nga komunizmi, por ka edhe të tjerë të cilët kanë vdekë jashtë atdheut dhe nuk janë vlerësue nga shteti shqiptar; disa nga ata regjimi diktatorial do t’i kishte rreshtue me martirët po t’ikishte futë në dorë. Natyrisht vlerësimi dhe nderimi i veprimtarëve atdhedashës asht nji proces të cilin shteti shqiptar duhet t’a vazhdojë dhe kjo nuk asht detyrë vetëm e “Vatrës”. Shteti shqiptar duhet të vlerësojë edhe ata mija viktima të tjerë të pafajshme të regjimit pro sllava antikombëtar edhe antinjerzor komunist. Por kjo nuk pritet se do të realizohet përderisa shoqnia shqiptare të mos i ketë la hesapet me të kaluemen tragjike të diktaturës.

Dielli- Ka personalitete të Vatrës, si Kristo Dako psh, që ka qenë kryetari Vatrës, editor i Diellit, delegat në Konferencën e Paqës, botues, autor librash, drejtor i Institutit të Lartë Femëror në Kamëz,pra me kontribut Kombëtar, që ende nuk është vlerësuar. Po ashtu shkrimtari Arshi Pipa, edhe pse një periudhë të shkurtër ka drejtuar Vatrën dhe ka edituar Diellin, por ka qenë gjithmonë në krah të Vatrës?
Dr. Buçaj-Përgjigjia e pyetjes para kesaj vlen pjesërisht edhe për këtë. Veprimtarëve të masipërm, ende të pavlerësuem, mund t’ju shtohen edhe Kostë Çekrezi, Qerim Panariti, Rifat Gurrazezi, Xhevat Kallajxhiu, Hamdi Oruçi, Athanas Gegaj, Eduard Liço e të tjerë. Të gjithë duhen vlesërsue për kontributin politik e kulturor në dobi të çashtjes kombëtare.Kjo asht detyrë kryesisht e shetit Shqiptar.Kësaj here na jemi përqendrue tek nderimi i Vatranëve që ranë viktima të komunizmit. Realizimi i dekorimit t tyne mendoj se ka randsi historike pse asht nji akt drejtesije kunder padrejtesise qe denon krimet absurd te komunizmit dhe bjen ndesh me qendrimin armiqsor të atij sistemi kundër vlerave që shërbyen atdheut në periudhat e ndryshem, pra në rrethana lirie ose edhe nen okupimin e huej. Atdheut i ke borxh dashunine dhe ndimen me sakrifica jo vetem kur asht mire por edhe kur asht keq, jo vetem kur asht i lire, por edhe ma teper kur nuk asht i lire.Prandej dekorimi i tyne ka qenë detyrë morale dhe juridike.

Dielli- Po ashtu me të njëtin dekoratë u vlerësua edhe zv/kryetari i Vatrës,z. Agim Rexhaj, ndërsa më parë jeni dekoruar ju dhe presidenti i nderit i VATRES, z. Agim Karagjozi. A mund të jepet një sqarim publik se kush ishte institucioni që bëri propozimet?
Dr. Buçaj-Askush nga Vatra nuk ka ba propozim për dekorime, përveç martirëvet të Vatrës. Nuk e dijmë se çfarë institucioni i ka ba propozimet, por asht fakt se presidenti Nishani ka sjell dekorata edhe për personalitete dhe aktivista të tjerë të diasporës. Dekoratat për ne të gjallëve të Vatrës na kanë ardhë krejtsisht të paprituna. Me ato nderohet Vatra dhe na do t’i mbajme me pervujtni, tue dijte se ka shume te tjere me merita sa na, ne mos edhe ma shume se na.

Dielli- Ju dorëzuat në selitë e Komuniteteve fetare fotografinë simbolike të klerikëve, pjesmarrës në 100 vjetorin e Vatrës.Diçka më shumë për mesazhin përcjellës dhe si u pritën ato?
Dr. Buçaj-Siç dihet, në kremtimit e 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare Vatra që u organizu në prill 2012 në NY kanë qenë prezent në vend nderi përfaqsuesit ma të lartë klerikë të besimevet tona. Kemi dorëzue institucioneve fetare nga nji fotografi prej atij kremtimi ku pasqyrohet kjo prezencë historike, që simbolizon harmoninë ndërfetare tek ne shqiptarët.Si e tillë u prit dhe u vlersue nga titullarët e institucionevet fetare si në Tiranë asht edhe në Prishtinë.

Dielli- Në Tiranë ju patët shumë takime, a mund t’i përshkruani me detaje?
Dr. Buçaj-Na kemi shkue me program zyrtar për të marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të martirëvet Vatranë dhe shfrytëzuem rastin për të sjellë fotografitë e klerikëve. Por në intervale te shkurta te kohes patëm kënaqësinë të takohemi edhe me disa nga miqtë dhe personalitetet qe i kemi takue ne te kaluemen, qofte si mysafire ne Vater, qofte si mikpritesa ne Shqipni, si me kryetarin e bashkisë në Tiranë, z.Lulzim Basha, me ish kryemistrin Dr. Sali Berisha, z. Eduard Selami dhe miq të tjerë, sidomos ish të përndjekun politikë, z. Simon Mirakaj, Reshat Kripa, Uran Kostreci, Uran Butka, e të tjerë.

Dielli- Pas Tiranës, ju udhëtuat drejt Prishtinës.Cili ishte qëllimi dhe në çfarë aktiviteti morët pjesë?
Dr. Buçaj-Në Prishtinë udhëtuem, së bashku me z. Çezar Ndreu i cili vizitonte Kosovën për të parën here.Ndersa Çezarit iu desh te nesermen te kthehej ne Tirane megjithe kusherinin e vet Bashkimin qe na solli ne Prishtine me makine, une me Eduardin morëm pjesë në promovimin e librit “Letër Këmbime të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” me autorë Skender Blakaj dhe Ismail Islmajli. Për botimin e këtij libri Vatranet kane ndimue edhe pse ndër këto letër këmbime janë shumë nga Faik Konica, disa të panjoftuna ma parë.Libri, u promovue nga akademikë dhe autorë të njoftun,u prit shumë mirë dhe u komentue pozitivisht nga media. Kemi sjellë, me autografinë e autorit Blakaj, nga nji ekzemplar për të gjithë ata që kanë ndihmue financiarisht për botimin e tij, tue e ba Vatren bashkebotuese.

Dielli- Qeveria e majtë me kryeministër Ramën, ka sjellë një risi në mandatin e saj: Ka lejuar shfaqjen e portreteve të diktatorit Enver Hoxha, ndërkohë që përmes Bunk-Art, ka ekspozuar imazhet e udhëheqjes komuniste.Po mbushet një çerek shekulli dhe ende nuk ka një ligj që të dënojë Enver Hoxhën, që ende mbanë titullin Hero i Popullit…e të tjerë. Komenti juaj në emër të Vatrës?
Dr. Buçaj-Mund të them se shfaqja e portretit të dikatorit Enver Hoxha asht nji dukuni anakronike e cila shqetson shoqninë shqiptare dhe fyen të gjithë ata që vuejtën nga diktatura sllavo-komuniste.Mund të ju kujtohet se para zgjedhjeve të vitit kaluem Vatra pat marrë qendrim kundër kualcionit të majte, për solidaritet me shtresën e ish të përndjekunëvet politik, të cilët kishin shprehë shqetsimin për sllogane pro diktatorit dhe për kërcenime për të kthye portretin e tij në sheshet e qyteteve të Shqipnisë. Këtë shqetësim ia kemi përmende edhe zotit Rama, kur ishte në New York mbas fitores së zgjedhjeve. Mungesa e denimit të krimeve dhe të krimineleve të komunizmit dhe të kryekriminelit Enver Hoxha, e len rrugën hapët për këtë dukuni recidive të së kaluemes tragjike dhe pengon zhvillimin dhe ecjen përpara të shoqnisë shqiptare. Qendrimi i Vatrës ka qenë i kjart që në fillimin e ndryshimevet politike mbas ramjes së murit e Berlinit. Shqipnia duhej të shkëputej nga e kaluemja e diktatures së kuqe, duhej të hapëshin dosjet, të zbatohej ligji i lustracionit, të vendosej respeki i të drejtave themelore të njeriut me kthimin se prones të konfiskueme nga komunizmi dhe me damshpërblimin dhe integrimin e shtreses së ish të përndjekunëvet politikë, duhej të denoheshin krimet dhe kriminelet dhe të kërkohej falje për krimet dhe padrejtësitë e ushtrueme mbi kurrizin e popullit per nji gjysme shekulli. Këto i kemi kërkue në mënyrë vazhdueshme si kushte të domosdoshme për ndertimin e nji shoqnie demokratike me ligj e drejtësi dhe pa korrupsion.Kësaj here ka propozue hapjen e dosjevet edhe kreu i partisë socialiste.Realizimi i ketij propozimi do te zhdukte edhe korrupsionin, pse Ligji i Lustracionit duhet te perfshije edhe transparencen e pasunise prrallore te grumbullueme nga hajnat dhe plaçkitesat qe i kane nxane frymen zhvillimit ekonomik dhe permiresimit te jetes se qytetarevet. Do të shohim shpejt ne se do te jete kjo nji nisme serioze, apo do të mbetet hipokrizi si deri tash.

Dielli- Si do t’i komentonit zhvillimet në Kosovë, cili është qëndrimi i Vatrës?
Dr. Buçaj- Çashtja e Kosovës ka qenë gjithëmonë në qendër të interesimit dhe të veprimit për lirimin nga robnia sllave. Tash që asht e pamvarun shqetësimi i Vatrës asht njisoj si ai i popullit te saj: për ecuninë drejt konsolidimit të pamvarsisë dhe të krijimit të nji jete ma të mirë e ma të drejt për kosovaret, të cilëvet korrupsioni dhe karrjerizmi po ia nxen fryemën. Besoj se popullin e Kosoves kjo gjendje e ka çue në kufi të durimit.

Dielli-Çfare do te veçonit nga zhvillimet ne trojet etnike?
Dr. Buçaj-Negative, mungesa e bashkëpunimt ne mes forcavet politike. Pozitive, rritja e patriotizmit dhe përforcimi i ndjenjes së bashkimit kombëtar në popull.Nisma private per te ndertue shpija nevojtarevet ne Luginen e Presheves, asht nji drite frymezimi.

Dielli- Si do ta vlerësonte veprimtarinë e Vatrës në mbyllje të këtij viti kryetari Buçaj?
Dr. Buçaj-Veprimtaria e Vatrës ka nji kahje pozitive me rritjen e numrit të anëtarëvet dhe me shtuemjen e degëvet.Duhet kujdes për ma shumë spjegime degëvet të reja dhe anëtarëvet të rinj mbi mënyrën e funksionimit të Vatrës si organizatë.Asht kënaqësi kur vren frymën e idealizmit atdhetar edhe tek radhët e reja që po i bashkohen Vatrës gjithënji e ma shumë.

Dielli- Cili është mesazhi në këtë fundviti?
Dr. Buçaj-Shëndet e gëzime dhe suksese të gjithë shqiptarëvet kudo janë, si dhe vatranëvet me urimin që ta mbajnë entuziazmin në rritje për nji Vatër të fuqishme në sherbim të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të çashtjes kombëtare, në frymën që na lan themeluesat dhe paraardhësat tanë.

Dielli- Faleminderit për intervistën!
Dr. Buçaj-Ishte kënaqsi.Edhe editorit i uroj shëndet e gëzime familjare dhe ma shumë ndimë nga vatranët dhe nga lexuesat për “Diellin”/ Dhjetor 2014


Send this to a friend