VOAL

VOAL

Del ekspertiza mjokoligjore: Adelajda vuante nga një sëmundje e rrallë e zemrës

December 15, 2017

Komentet

Ramazan Bogdani, studiues i etnomuzikologjisë dhe etnokoreografisë, “Mjeshtër i Madh” (jeta dhe vepra)

Ramazan H. Bogdani (Tiranë, 1933) studiues i etnomuzikologjisë dhe etnokoreografisë, mban titullin “Mjeshtër i Madh”.

U lind në Tiranë në vitin 1933. Ndoqi më 1948-1952 liceun artistik “Jordan Misja”, më pas më 1960-1963 Instituti Pedagogjik dyvjeçar “Aleksandër Xhuvani”, dega Histori – Gjuhësi. Prof. Dr. Ramazan H Bogdani ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë (1965-1969). Bogdani është diplomuar me temë nga Etnografia Shqiptare. Ne vitin 1967 filloi punën si punonjës shkencor në Institutin e Kulturës Popullore, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë. Aktiviteti i tij në ketë institucion vazhdoi deri në dalien e tij në pension. Bogdani është autor i disa librave etnografikë me rëndësi për kulturën shqiptare. U nda nga jeta më 16 nëntor 2026.

  • Etnokoreografi (Tiranë, 2008)
  • Etnokoreografi kosovare hasjane (Tiranë , 2005)
  • Visare etnokoreografike: fshatrat e Tiranës (Tiranë, 2003)
  • Koreografí & art i kultivuar (Tiranë, 1998)
  • Vallëzimi popullor shqiptar: lirika (Tiranë 1997)
  • Vallëzimi popullor shqiptar Lirika (Tiranë, 1997)
  • Gjurmime koreografike (Tiranë , 1995)
  • Vallet e Lunxhërisë (Tiranë, 1995)
  • 1950-1967 – Valltar solist dhe koreograf në Filarmoninë shqiptare dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit.
  • 1967-2004 – Punonjës shkencor, etnokoreolog në ish Institutin e Folklorit dhe ish Institutin e Kulturës Popullore (sot Instituti i Antropologjise Popullore dhe Studimeve te Artit prane Qendres se Studimeve Albanologjike, Tirane).
  • Aktualisht – Pensionist (por pa e ndërprere veprimtarinë shkencore dhe artistike, duke veçuar realizimin e tete botimeve etnokoreologjike).
  • 1981 – Kandidat i shkencave (Vendimi Nr. 39)
  • 1993 – Doktor i Shkencave (Vendimi Nr. 3064)
  • 1994 – “Drejtues kërkimesh” – Profesor (Vendimi Nr. 11)
  • 1976 – Te njohim vallet tona
  • 1977 – Folklori koreografik i Hasit
  • 1978 – Në truallin e valles popullore
  • 1978 – Shpirti i popullit në valle
  • 1995 – Gjurmime koreografike
  • 1995 – Vallet e Lunxhërisë
  • 1996 – Letërsi folklorike (ma bashkautor)
  • 1997 – Vallëzimi popullor shqiptar – Lirika
  • 1998 – Koreografi & art i kultivuar
  • 2003 – Visare Etnokoreografike
  • 2005 – Etnokoreografi kosovare – hasjanë
  • 2008 – Etnokoreografi I (1965-1979)
  • 2009 – Etnokoreografi II (1980-1987)
  • 2010 – Etnokoreografi lll (1988-1995)
  • 2011 – Etnokoreografi lV (1996-2000)
  • 2011 – Etnokoreografi V (2001-2004)
  • 2011 – Kerçova – Identitet Kulturor (me bashkautor A. Xhagolli)
  • 2012 – Etnokoreografi VI (2005-2012)
  • 2013 – Diaspora etnokoreografike
  • Me shume se 300 artikuj te botuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Itali, Poloni, Turqi, SHBA, Greqi, Hungari etj.
  • Mbi 200 biseda dhe emisione te realizuara në radio-televizionet shqiptare, kosovare, maqedonase, italiane, greke, polake, turke, spanjolle etj.
  • Etnokoreolog me rreth 100 ekspedita hulumtuese (vetjake ose komplekse) te realizuara në : Shqipëri, Kosove, Maqedoni, ne Diaspore: te arbëreshet e Italisë, Bullgarise, Kroacise, etj. Janë regjistruar : rreth 2000 njësi koreografike, vokale, instrumentale ; lende nga sfera e traditës dhe e bashkëkohësisë te kulturës kombëtare shqiptare ; rreth 7000 fotografi për zërat e mësipërm etj.
  • Lënda nga ekspeditat, e regjistruar kryesisht në terren, është organizuar shkencërisht në skenarët e 221 kinofilmave shkencore (film celuloid 16mm me rreth 60000 m). Ato janë zbardhur në tre katalogë me 746 faqe. Te kësaj natyre janë edhe rreth 100 videokaseta, afërsisht me 350 ore. Në pjesën me te madhe te te dy treguesve, angazhuar me detyrën e udhëheqësit shkencor.
  • Lënda eshte e sistemuar shkencërisht në Arkivin e ish-Institutit te Kulturës Popullore AIKP (Kinofilmoteka, Videoteka, Fotofilmoteka), pranë ish-Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
  • Në AIKIP është përfshire (janar 2007) realizimi i projektit “Fondi Etnokoreografik Ramazan Bogdani” (FERB), pres 31 dosjesh te përzgjedhura nga ekspeditat në terren, te cilat përmbajnë qindra e qindra skeda për njësite koreografike, përcjelljet vokale ose instrumentale, bartësit interpretues, etj.
  • Zotëron një Arkiv Vetjak prej 68 fletoresh dhe 53 dosjesh, nga Fondi i Koreografisë Folklorike e Artistike si edhe nga fusha te tjera te shkencës, artit dhe jetës (1950-2013).

KUMTESA DHE REFERATE NE SESIONE, SIMPOZIUME DHE KONGRESE NDËRKOMBËTARE PËR PROBLEME TE FOLKLORIT KOREOGRAFIK SHQIPTAR

 

  • 1987, 1988 – Greqi (Larisa)
  • 1990, 1993, 2000, 2003 – Arbëreshet e Italisë
  • 1990, 2002 – Hungari (Budapest dhe Szekzard ; e dyta me bashkautor)
  • 1993 – Greqi (Athine)
  • 1994 – Poloni (Skiernevice)
  • 1998 – Turqi (Stamboll) me bashkautor
  • 1999, 2007 – Maqedoni (Kërcove) me bashkautor dhe ne Ohër
  • 2000 – Austri (Vjene)
  • 2000-2005 – Kosove (Prishtine, Has etj)
  • 2004 – Tirane (Kongresi IX Ndërkombëtare i Evropës Juglindore, AISEE)
  • 2011 – Presheve (Serbi)
  • 2012 – Shqiperi (Bylis, Mallakaster)
  • 2013 – Shqiperi (Vlore)
  • 1968-2009 – Ndihmese praktike per ansamblet folklorike gjate pergatitjeve per festivalet folklorike kombetare
  • 1957, 1966, 1968, 1973, 1978, 1983, 1988, 1995,
  • 2000, 2004, 2009 – Anëtar komisionesh për organizimin dhe zhvillimin e njëmbëdhjete festivaleve folklorike kombetare
  • 2000 – Konsulent shkencor pranë Qendrës Kombëtare te Veprimtarive Folklorike – Tirane, për FFK – Gjirokastër
  • 1995 – Festivali Folklorik i shqiptareve te Maqedonisë, Tetove “Sharri këndon 95”
  • 1988 – Drejtues i Tryezës se Rrumbullaket për Festivalin e 4-t Ndërkombëtar te Folklorit, Stamboll (Turqi, korrik)
  • 1999 – Festivali “Feste dituria 99” (Kërcove, Maqedoni, tetor)
  • 2002 – Festivali Folklorik Kombëtar i “Valles dyshe shqiptare” (Librazhd, shtator)
  • 2003 – Festivali i Dyte Euromesdhetar i Muzikes e Valles Arbereshe dhe President i Simpoziumit Shkencor Ndërkombëtar (San Cosmo Albanese, Itali, gusht)
  • 2004 – Festivali “Hasi Jehon, 2004” (Kosove, maj) – Festivali Folklorik Kombëtar “Guraa Popullore” (Gjilan, Kosove, qershor)
  • 2006 – Festivali Folklorik Kombëtar “Vallja Burimore” (Lushnjë, maj)
  • 2012 – Festivali V-te Nderkombetar “Polifonia Shqiptare” (Bylis, Mallakaster, Shqiperi, qershor)
  • 1978, 1983, 2004 – Festivali Folklorik Kombëtar (Gjirokastër)
  • 1995 – Festivali i Këngëve dhe Valleve Popullore te Përpunuara dhe te Stilizuara “Kënge jeho ’95” – Struge (Maqedoni, gusht)
  • 1998 – Festivali i 37-te Ndërkombëtar i Valleve – Bursa (Turqi, korrik) – Festivali i Kengeve dhe Valleve “Kenge jeho ’98”, Struge, Maqedoni
  • 1999 – Vëzhgues në Festivalin Ndërkombëtar te Folklorit Arumun te Simpoziumit përkatës – Konstancë (Rumani, gusht) – Festivali “Kosovarja këndon” – Ferizaj (Kosove, dhjetor)
  • Në Shkollën e Mesme Koreografike dhe Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve) është dhëne lënda “Folklori koreografik shqiptar”.
  • Jane udhëhequr tema diplomash, master, disertacione doktorature për probleme te koreografisë folklorike dhe te kultivuar
  • Ngarkuar nga Komisioni Shtetëror i Kualifikimit Shkencor e Pedagogjik si anëtar ose kryetar jurie pranë Institutit te Kulturës Popullore, Institutit te Antropologjise Popullore dhe Studimit te Artit dhe Universitetit te Arteve për mbrojtje disertacionesh (“Master”, “Kandidat i Shkencave”, “Doktor i Shkencave” dhe “Profesor” ) në fushën e folklorit, letërsisë dhe muzikës se kultivuar shqiptare.
  • 1995 – Autor i projektit “Kriteret shkencore dhe organizative te FFK (Berat)
  • 2000 – Bashkautor në projektin “Mbijetoje etnokulturore” (Kosove)
  • 2001 – Bashkautor në projektin “Ekspedite në Has te Kosovës – 2001” – Bashkautor në projektin “Kinofilmoteka e IKP”
  • 2006-2007 – Autor i projektit “Fondi Etnokoreografik Ramazan Bogdani”
  • 1952-1998 – Në veprën “Koreografi & art i kultivuar”, f.943-987
  • 1995 – 66 zëra (1964-1994) në International Council For Traditional Music, Study Group on Ethnochoreology and Institute of Ethnology and Folklore Research (Zagreb, Croatia, p. 6-11)
  • 1999 – 25 zëra (1965-1998) në International Council For Traditional Music, Study Group on Ethnochoreology and Institute of Ethnology and Folklore Research (Zagreb, Croatia, p. 24)
  • 2005-2012 – 13 zera etnokoreografik botuar ne dy versione ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (nga Akademia e Shkencave)
  • Si koreolog (studiues dhe analist), jane botuar shume artikuj për artin koreografik te kultivuar, përfshire edhe baletet kombëtare e ndërkombëtare. Gjithashtu, libretist i disa tablove koreografike dhe baleteve.
  • Si koreograf ka vene në skene krijimtari artistike dhe profesioniste, në te gjithë institucionet dhe në shume ansamble amatore. Për vite me radhe ka punuar me grupe fëmijësh, kryesisht në Pallatin e Kulture “Ali Kelmendi” dhe ne Pallatin e Pioniereve, Tirane.
  • Realizimet në Ansamblin Kombëtar te Këngëve dhe Valleve Popullore : “Dredhia e te rinjve” (1966) ; “Peshkatarët” (1975) ; “O trima luftëtare” (1978) ; “Vallja kaçakshe kosovare” (me bashkautor Panajot Kanaci, 1981) ; “Në bjeshkët e Rugovës” (1981) ; “Valle me motive te Librazhdit” (1986) ; “Burr’ i vogël, moj kërcure” (1987) ; “Shtypja e piperit” dhe “Loja e iriqit” (1988).
  • Krijimtari koreografike në :
    • 1954 – Operetën e pare shqiptare “Agimi” – Korçë
    • 1959 – Versionin e pare te operas “Mrika” në Teatrin e Operas dhe te Baletit
    • 1979 – Libretin e baletit “Kecat dhe ujku” në TOB
    • 1986 – “Tufe vallesh” me Ansamblin e Fshatit prane Pallatit te Kultures
    • 2004 – “Vallet e zileve” me Ansamblin e Qarkut te Tiranes, FFK Gjirokaster
    • 2007-2009 – “Valle dyshe e qytetit te Tiranes”, etyd humoristik, “Te dua o Shote” dhe disa valle te tjera ne Ansamblin “Shqiponja”, Tirane
    • 2009 – Stilizimi dhe organizimi i “Kolazh Vallesh” ne Ansamblin e Qarkut te Tiranes (FFK Gjirokaster)
  • Valltar profesionist me Ansamblin e Valleve te Filarmonisë Shqiptare për koncerte në : Bullgari, Hungari, Çekosllovaki, Poloni, Rumani (1950) ; Bashkim Sovjetik (1951) dhe në RD Gjermane (Berlin) për Festivalin e III-te te Rinise Botërore (1951).
  • 1964-1965 – Valltar dhe koreograf me Ansamblin e Ushtrisë Popullore për koncerte në Kine, Kore dhe Vietnam.
  • 1974 – Koreograf dhe udhëheqës artistik me Ansamblin “Valbona” te Tropojës në Festivalin Ballkanik te Këngëve dhe Valleve Popullore, Ohër dhe koncerte në Dibër – Maqedoni.
  • 1980 – Koreograf me Ansamblin “Durrësi” te Durrësit për koncerte në Turqi
  • 1984 – Koreograf ma ansamblin “Skënderbeu” te Korçës për koncerte në Greqi
  • 1995 – Koreograf me Ansamblin Folklorik Artistik “Tirana” te Tiranes në dy veprimtari ndërkombëtare në Itali: Festivali i Peste, në komunen Galiate te Novares dhe në Festivalin e Trete në komunën Kavur te provincës se Torines
  • 2006 – Shoqërues – vëzhgues dhe referent me një ansambël koreografik te Qendrës Kulturore “Tirana” – Tirane, në dy festivale ndërkombëtare folklorike në Spanje: Festivali i XVII i rajonit Ehtramadura në qytetin Badahos dhe Festivali i VII në qytetin Valle de Mena – Udheheqes artisitk me Ansamblin Folklorik “Dajti” ne nje Festival ne Prizren, Kosove
  • 2007 – Shoqërues – vëzhgues dhe referent me Ansamblin “Shqiponja” te Tiranes në Festivalin e VI Ndërkombëtar te Folklorit në qytetin Cetinje te Malit te Zi.
  • 2008 – Shoqërues – vëzhgues dhe referent me :
    • Ansamblin koreografik te Qendrës Kulturore “Tirana” – Tirane, në “Festivali i 49-te Folklorik Ndërkombëtar në Montrezho”, Midi Pirene, France.
    • Ansamblin “Shqiponja” te Tiranes në Festivalin e XI-te Ndërkombëtar te Valleve te Fëmijëve, Shkup.
  • 2008, 2009 – Vëzhgues dhe referent në Festivalin Folklorik Mesdhetar, Vlore (Edicioni IV dhe V).
  • 2011 – Shoqerues-vezhgues me Ansamblin “Folk Danc Tirana” te Qendres Kulturore “Tirana”, ne Murcia-Spanje, Festivali i 44-t te Folkut Mesdhetar
  • Me shume ansamble folklorike dhe spektakle koncertale në disa institucione kulturore artistike te Shqipërisë.
  • 2004 – Me Ansamblin Folklorik te qytetit te Tiranes në FFK – Gjirokastër, 2004, i cili u vleresua me Çmim te Pare.
  • 2005-2006 – Udheheqes Artisitk me Ansamblin Folklorik “Dajti” te Tiranes
  • 2007-2009 – Udhëheqës artistik dhe koreograf me Ansamblin Folklorik Artistik “Shqiponjat” te Tiranes.
  • 2009 – Me Ansamblin Folklorik te Qarkut te Tiranes në FFK – Gjirokastër 2009. U vlerësua me çmim te pare, për “Kolazh vallesh rituale nga fshatrat e Tiranes”
  • 1984-1989 – Anetar i Komitetit Drejtues te Koncerteve te majit, Tirane – Per shume vite, anetar i Keshillit Artistik te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore si dhe Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.
  • 1992-2004 – Për 12 vjet, Shef i Departamentit te Etnomuzikologjisë dhe Etnokoreologjisë në Institutin e Kulturës Popullore ; Anëtar i Këshillit Shkencor te IKP-se ; Anëtar i redaksisë te revistave shkencore “Kultura popullore” dhe “Çështje te Folklorit Shqiptar” në IKP (Ne çeshtje vazhdon te jete anetar redaksie).
  • 2002-2007 – Anëtar i redaksisë te fushës se kulturës popullore për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (ne dy versione – 1980 dhe 2008) – Anëtar i redaksisë ne revisten “Univers” – Tirane
  • Aktualisht – Anëtar i Seksioit Studimor Ndërkombëtar për Etnokoreologjinë pranë UNESCO-s – Anëtar i Komitetit Drejtues te Qendrës se Studimeve Italo-Arbëreshe (San Demetro Coreone, Itali)
  • 1954 – Medalje punë (Dekreti Nr. 1978)
  • 1988 – Urdhri “Naim Frasheri” i Klasit III (Dekreti Nr. 6860)
  • 2000 – Titulli “Mirenjohja e Qytetit te Tiranes” (Vendimi Nr. 59)
  • 2005 – Urdhri “Naim Frasheri” i Arte (Dekreti Nr. 4462)
  • 2010 – Titulli “Mjeshter i Madh” (Dekreti Nr. 6405) – Titulli “Nderi i Qarkut Tirane” (Vendimi Nr. 275) (Wikipedia)

Ndahet nga jeta studiuesi i njohur Ramazan Bogdani

 

Ka ndërruar jetë sot në moshën 93-vjeçare shkrimtari dhe studiuesi i njohur i etnomuzikologjisë dhe etnokoreografisë, Ramazan Bogdani.

Bogdani, i cili mban titullin ‘Mjeshtër i Madh’, u lind në Tiranë në vitin 1933. Më pas ndoqi më 1948-1952 liceun artistik “Jordan Misja” dhe në 1960-1963 Institutin Pedagogjik dyvjeçar “Aleksandër Xhuvani”, dega Histori – Gjuhësi.

Bogdani ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë (1965-1969) dhe është diplomuar me temë nga Etnografia Shqiptare.

 

Në vitin 1967 ai filloi punën si punonjës shkencor në Institutin e Kulturës Popullore, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë.

Aktiviteti i tij në ketë institucion vazhdoi deri në daljen e tij në pension. Bogdani është autor i disa librave etnografikë me rëndësi për kulturën shqiptare.

10 TETOR: Riza Alizoti – i lindur dhe i vrarë në të njëjtën datë nga regjimi komunist

Sot, më 10 tetor, kujtojmë Riza Alizotin, një nga inxhinierët e parë shqiptarë të specializuar në fushën e naftës, i cili lindi më 10 tetor 1910 dhe po në këtë datë, 37 vjet më vonë, u ekzekutua nga regjimi komunist.
Riza Alizoti ishte pjesë e brezit të intelektualëve dhe profesionistëve shqiptarë të formuar në shkollat më të mira të kohës. Jeta dhe veprimtaria e tij lidhen ngushtë me zhvillimin e industrisë së naftës në Shqipëri, veçanërisht me zonën e Kuçovës, ku ai dha një kontribut të rëndësishëm si inxhinier.
Ai lindi në Stamboll, në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale. Ishte i biri i Fejzi Alizotit, një personalitet i njohur i jetës politike shqiptare të fillimit të shekullit XX. Edukimi i tij u zhvillua në një mjedis që i dha rëndësi të veçantë dijes dhe formimit profesional.
Riza Alizoti kreu studimet në “Robert College” dhe më pas vijoi formimin teknik e profesional, duke u specializuar në inxhinieri minerare dhe në fushën e naftës jashtë vendit. Pas kthimit në Shqipëri, ai punoi në industrinë e naftës, ku u dallua për përgatitjen e lartë profesionale dhe përkushtimin në punë.
Në Kuçovë, një nga qendrat më të rëndësishme të naftës shqiptare, ai u bë një nga specialistët më të njohur të fushës. Kontributi i tij lidhet me përpjekjet për zhvillimin e industrisë së naftës dhe përparimin teknik të saj.
Pas vendosjes së regjimit komunist, si shumë intelektualë e profesionistë të kohës, edhe Riza Alizoti u vu nën goditjen e sistemit. Në vitin 1947 ai u arrestua dhe u akuzua për “sabotim” në industrinë e naftës. Pas një procesi politik, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 10 tetor 1947 në Kuçovë.
Riza Alizoti mbetet një figurë simbol e brezit të profesionistëve shqiptarë që iu kushtuan dijes dhe zhvillimit të vendit, por që u goditën tragjikisht nga regjimi komunist. Jeta e tij është një kujtesë për vlerën e arsimit, punës dhe kontributit të njerëzve të aftë në historinë e Shqipërisë.
GEGNISHT

Hasan Prishtina- shqiptar i madh, kampion, frymёzues e kontribues i pashoq  nё shёrbim tё Kombit- Nga Skёnder Sadri KAPITI

 

Historia e shqiptarёve ka shёnuar ngjarje epokale,ka shёnuar dhe ka nxjerrё  filozofё, shkrimtarё dhe letrarё tё Rilindjes Kombёtare ,ka shёnuar dhe nxjerrё luftёtarё , trima e prijёsa, ideologё,diplomatё e burra tё kombit,kontributorё  tё pёrkushuar dhe frymёzues pёr lirinё, pavarёsinё dhe  shёrbёtorё pёr Kombin.

Por Hasan  Prishtina ёshtё rast unikal nё Historinё moderne shqiptare i cili ka tё mishёruara cilёsitё dhe virtytet mё tё larta  nё shёrbim tё atdheut, lirisё e pavarёsisё sё Shqipёrisё, pёr Bashkimin Kombёtar dhe pёr vizionin largpamёs tё tij pёr njё shtet modern e demokratik.

E gjithё jeta e Hasan Prishtinёs, e gjithё qёnia e tij shpirtёrore, fizike e mendore, dhe tё gjitha energjitё dhe pasurinё ai i vuri nё shёrbim tё Kombit.

Dhe kёtё shёmbull duhet tё marrin politikanёt,deputetёt, ministrat dhe politika shqiptare sot si  nё Shqipёri dhe Kosovё pёr t’i shёrbyer Kombit dhe atdheut; pёr interesin kombёtar mbi atё personal, partiak e familiar; dhe jo sic veprojnё politika dhe politikanёt sot nё dёm tё interesave kombёtare, me synim e qёllim vetёm pёr tё rrёmbyer pushtet dhe sidomos pёr tё vjedhur e grabitur paranё publike dhe pasuritё e shqiptarёve, duke edhe  tradhtuar e bёrё pazare nё dёm tё interesit kombёtar dhe tё trojeve shqiptare.

DHE KJO NDODH KЁSHTU PASI DEMOKRACIA ЁSHTЁ SHUMЁ “TOLERANTE” , DHE NUK ЁSHTЁ E THЁNЁ SE DEMOKRACIA ЁSHTЁ FISNIKЁRI QЁ ZGJEDH NЁ POLITIKЁ FISNIKЁT E PATRIOTЁT, POR AJO,PRA DEMOKRACIA KA EDHE AJO TЁ METЁN Ё SAJ JO TЁ VOGЁL, SEPSE VOTON E ZGJEDH EDHE INDIVIDЁ QЁ  KANЁ SI  MERITOKRACI  PAMERITЁN, DHE  QЁ ZGJEDH JO ELITЁ POR ZGJEDH “ELITЁ” POLITIKE NЁ THONJЁZA, ASHTU SIKURSE ЁSHTЁ AKTUALISHT SOT AKOMA NЁ VITIN 2026 ELITA POLITIKE NЁ SHQIPЁRI, POR EDHE AJO NЁ KOSOVЁ.

 

Hasan Prishtina, veprimtar i palodhur   si politikan, diplomat, ideolog, luftёtar, vizionar por edhe si njё strateg i shquar  ushtarak dhe demokrat qё veproi dhe punoi  nё kohёt dhe nё rrethanat mё tё vёshtira ku ёshtё ndodhur ndonjёherё kombi shqiptar gjatё historisё sё tij, i cili kurrё nuk diti qё tё tёrhiqet para asnjё lloj vёshtirёsie, as para kёrcёnimeve dhe as presioneve  tё armiqve tё shqiptarёve dhe tradhёtarёve tё Kombit.Pёr kёto virtyte tё larta  tё mishёruara te Hasan Prishtina  si patriot, diplomat, burreshtetas,ideolog, udhёheqёs e strateg luftarak nё shёrbim tё kombit dhe tё atdheut I JEP ATIJ MERITЁN E SHQIPTARIT TЁ MADH DHE TЁ PASHOQ PЁR KONTRIBUTIN DHE SI SHЁRBЁTOR SHЁMBULLOR NЁ SHЁRBIM TЁ KOMBIT.

Nё sajё tё kёmbёnguljes, tё vendosmёisё dhe pёrpjekjeve tё Hasan  Prishtinёs u mbajt Kuvendi i Junikut i cili miratoi dokumentin qё njihet si 14 pikat e Hasan Prishtinёs qё nё fakt ishte njё deklaratё qё kёrkonte shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё, pasi ai dokument nё fakt ka pёrmbajtjen nё esence tё njё  deklarate qё  sqaron dhe tregon  arёsyet se shqiptarёt kanё tё dejtё  pёr tё pasur shtetin e tyre,fillimisht pёr njё autonomi nga Stambolli, por nё fakt ky dokument pёrmbante tё gjitha arёsyet dhe kёrkesёn  pёr Shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё. Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur  e përgjithshme pёr Shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё ku kёrkohej qё nga fuqitё Europiane tё garantonin plotёsimin e kёyre kёrkesave tё hartuara nga Hasan Prishtina.

 

Hasan Prishtina patrioti guximtar i pashoq udhёhoqi Kryengritjen e Pёrgjithshme shqiptare  qё coi nё Shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё jo vetёm nga Turqia, por shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё nga armiq shumё herё mё tё kёqinj se Turqia, Pavarёsinё nga shtetet fqinjё armike tё shqiptarёve Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia qё synonin asgjёsimin e kombit shqiptar, asimilimin e tij , coptimin  e trojeve shqiptare.

Kjo kohё kur veproi e punoi Hasan Prishtina  me aq pёrkushtim mbinjerёzor nё shёrbim tё Kombit ёshtё Epoka apo Shekulli  i Hasan  Prishtinёs.Hasan Prishtina ka hyrё nё tempullin e Lavdisё , sepse aty atё e ka futur historia, vepra dhe kontributi kombёtar i pashoq i tij. Kurrё ai nuk hoqi dorё nga misioni tё cilin ai ia kishte vёnё vetes, atё tё Bashkimit Kombёtar.

“Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” e zgjodhi  anëtar tё saj, ndërsa në dhjetor të vitit 1919, Komiteti “Mbrojtja Kombёtare e Kosovёs” e caktoi kryetar tё  delegacionit  në Konferencën e Paqes në Paris,nё tё cilёn ai kёrkoi me kёmbёngulje bashkimin e Kosovёs dhe tё trojeve tё tjera shqiptare me Shqipёrinё. Ai ka marrё pjesё nё tё gjitha ngjarjet me rёndёsi kombёtare qё janё zhvilluar nё tё gjitha trojet shqiptare, ka marrё pjesё nё “Kongresin e Lushnjes”, ka marrё pjesё aktive  nё Lёvizjen Demokratike kundёr regjimit tё Ahmet Zogut. Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës.  Patriotin dhe heroin e madh tё kombit shqiptar, pse ai  punoi dhe iu pёrkushtua  cёshtjes kombёtare shqiptare me mish e me shpirt, dhe pёr kёtё arёsye   gjashtë herë e dënuan atё me vdekje xhonturqit, kryetradhёtari dhe serbofili e agjenti i  Serbisë Esat Toptani, qarqet dhe shteti e mbretёria shoviniste serbe, bullgarёt  dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut i cili erdhi nё pushtet me ndihmёn e Pashiqit tё Serbisё.

Veprimtaria e tij  kombёtare e jashtёzakonshme e bёn dhe i jep atij meritёn e personalitetit mё tё madh kombёtar mёse tё merituar pёr kontributin dhe pёrkushtimin atdhetar e patriotik si shёmbulli frymёzimi pёr brezat sot dhe pёr brezat e adhshёm pёr tё realizuar projektin e HASAN  PRISHTINЁS, ATЁ TЁ REALIZIMIT TЁ SHQIPЁRISЁ ETNIKE.

Më 15 shtator 1912 lindi Sabiha Kasimati, një ndër gratë pioniere të shkencës shqiptare

Sabiha Kasimati (Edrene, 15 shtator 1912 – Mënik, 26 shkurt 1951) ka qenë biologe, punonjëse shkencore shqiptare dhe qe ndër 22 të pushkatuarit me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike.

U lind më 15 shtator 1912 dhe ishte bija e dytë e doktor Abdurrahman Kasimati (1865-1943) nga Libohova dhe të shoqes Zehra Mbreshtani, të vendosur në rrethin e Edirnesë që pas shpalljes së kushtetutës më 1908. Pas një viti familja u zhvendos në Shkodër ku i ati, doktor i njohur, shërbeu në vitet 1914 – 1915. Në vitet e Luftës së Parë Botërore, familja u vendos në pronat e veta në Verie, pranë Selanikut. Pas shkëmbimeve të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë, familja u kthye në Shqipëri duke rrezikuar edhe pronat e veta.

Në 1927-n, së bashku me familjen e saj u vendosën në Korçë ku familja u rehatua dhe fëmijët vijuan shkollimin, Sabihaja me motrat frekuentuan liceun francez të cilin e përfundoi në 1931-shin, duke qenë vajza e parë që kreu atë lice. Sabihaja do të renditej e dyta në klasë për rezultatet e saj. Në provimet e vitit të fundit ajo vlerësohej me 269.4 pikë nga 352 pikët maksimale dhe vlerësohet me “As Bien”. Pas mbarimit të liceut, punoi si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, ku dha edukatë morale dhe gjuhë frënge. Në 1932-shin u emërua në shkollën amerikane të Kavajës (1932-1933) ku jepte biologji. Sabihaja u rikthye sërish në lice, në 3 tetor 1933, por tashmë si mësuese në klasat e ulëta të tij. Pas dy muajsh qëndrimi në Korçë, Sabihaja dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. Ajo u transferua nga Ministria e Arsimit pranë Institutit “Nana Mbretneshë”. Aty Sabihaja punoi si mësuese e gjuhës frënge.

Në verën e 1936-s iu akordua një bursë shtetërore për studime në Itali, ku ajo u regjistrua për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universitetin e Torinos. Sabihaja u diplomua në vitin 1940 me rezultat maksimal, me notat 30’/30 (trenta su trenta con lode). Kasimati zgjodhi si fushë specializimi iktiologjinë dhe u doktorua me temën Fauna ittica di acqua dolce d’Albania (“Fauna iktike në ujërat e ëmbla në Shqipëri”). Udhëheqja e universitetit i ofroi asaj pozicionin e asistentit në degën e iktiologjisë, por propozimin e tyre ajo nuk e pranoi dhe u kthye në Shqipëri.

Me kthimin në Shqipëri më 13 nëntor 1940, Sabihaja nisi punë në Institutin Pedagogjik Femëror “Donika Kastrioti”, pasi fitoi konkursin e zhviluar. Ajo u emërua ndihmëssekretare në grupin A (grada XI) të personelit të administratës arsimore dhe më 24 korrik 1941 filloi punë. Në 1 dhjetor 1942 u bë pjesë e trupit mësimor të institutit “Nana e Skënderbeut” si mësuese e shkencave dhe e kimisë. Në maj të 1943-shit, Sabihaja u largua nga mësimdhënia për shkaqe shëndetësore, pasi vuante nga tuberkulozi. Ajo vajti të kurohej në sanatoriumin antituberkular në Bolzano në Itali, prej ku u kthye më 1945-n.

Gjatë kohës që punonte si mësuese në institut, ajo pati një bashkëbisedim me Koliqin, kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare. Pas bashkëbisedimit i dërgoi një letër/raport këtij të fundit, ku i paraqiste një projekt të mirëfilltë shkencor me disa pika. Marrëdhëniet e Kasimatit me institucionet shkencore në Shqipëri nisin në janar të vitit 1943. Ajo kërkoi të ngrihej pranë Institutit të Studimeve Mbretërore: një koleksion zoologjik duke filluar me Iktiologjinë, fushë për të cilën kishte studiuar në Itali vitin e dytë të studimeve dhe kishte mbrojtur temën e diplomës; një “erbario pasi flora shqiptare ka ngjallur interesim të botanistëve të shquar europianë, sidomos atyre gjermanë”; të vendosej një bashkëpunim i ngushtë me drejtorinë e minierave, për të bërë një grumbullim të mineraleve dhe fosileve që gjendeshin në shtresat e tokës në Shqipëri. Për realizimin e projektit nevojitej krijimi i një biblioteke të posaçme me vepra shkencore, bibliografinë e së cilës ajo e kishte përgatitur tashmë. Krahas bibliotekës, Kasimati propozonte edhe ngritjen e një laboratori studimesh mikroskopike që do të mundësonte kërkime shkencore relative.

Në mbledhjen e 18 shkurtit 1943 Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare vendosi të krijojë pranë institutit një muze të shkencave për përgatitjen e të cilit ngarkoi pikërisht atë. Sabihaja lidhi kontratë si punonjëse pranë institutit në 22 shkurt, duke marrë shpërblimin prej 200 frangash.

Nisi bashkëpunimin me Selahydin Toto, me qëllim të organizimit të Institutit të Shkencave në Tiranë. U emërtua specialiste zoologe, e specializuar në iktiologji.

Sabihaja e vijoi kërkimin shkencor edhe gjatë viteve të para të regjimit komunist. Në mbledhjen e Institutit të Studimeve gjatë 13 prillit 1946, Sabihaja mori pjesë së bashku me figura të tjera të shquara akademike sikurse ishin: Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Selahydin Toto, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, Jonus Tafilaj, Hasan Ceka dhe Nikolla Lako. Mbledhja u drejtua nga Sejfulla Malëshova, ministri i Arsimit. Mbledhja kishte për qëllim analizimin e veprimtarisë së kryer gjatë vitit 1945, prezantimin e planit të ri të punës dhe paraqiti ekipin e ri që do të drejtonte Institutin e Studimeve.

Sipas procesverbalit të mbledhjes, nga viti 1945 deri më 1946, Sabiha Kasimati punoi së bashku me Gjergj Komninon, në grupin e drejtuar nga Eqrem Çabej, për përgatitjen e skedave të gjuhës shqipe, për terminologjinë e shkencave të natyrës. Më 28 janar të vitit 1947, Këshilli i Ministrave me vendimin numër 16, vendosi “riorganizimin e Institutit të Studimeve Shqiptare në një ent autonom të lidhur drejtë për së drejti me Këshillin Ministror”. Instituti do të funksiononte me një rregullore të përkohshme. Përgjatë vitit 1947 anëtarë të Institutit ishin vetëm 23 pjesëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të tij, pjesë e së cilës nuk ishte Kasimati. Në qershor të 1948-s, mbledhja e radhës e asamblesë së institutit të studimeve, krahas ndryshimit të emrit në Institut të Shkencave, propozoi anëtarë dhe bashkëpunëtorë të rinj, në radhët e të cilëve ishte edhe Kasimati.

Gjatë vitit 1950 në listën e “anëtarëve të rregullt” të institutit nuk figuronte emri i Sabihasë.

Profesor Sotir Angjeli, shef i seksionit të Shkencave të Natyrës, në referatin e mbajtur në inaugurimin e Institutit të Shkencave, krahas problemit të ujit, të pyjeve, e konsideroi të rëndësishëm edhe studimin e peshkut dhe të peshkimit në Shqipëri. Kështu, Sabiha Kasimati si një ndër studiueset e para dhe të vetme të asaj kohe në fushën e iktiologjisë, do të ishte gruaja e parë studiuese që do të merrej me studimin e peshkut dhe peshkimit. Studimi ishte bazuar në kërkime shkencore të realizuara përmes ekspeditave dhe kërkimeve periodike. Ajo botoi në Buletinin e Shkencave, nr. 1-2, 1948 një artikull shkencor mbi peshqit dhe problemet e peshkimit në Shqipëri, që çuditshëm nuk u pasqyrua në përmbajtjen e lëndës së revistës.

Artikulli vinte në dukje pasuritë kombëtare ujore të Shqipërisë duke theksuar faunën iktiologjike shumë të pasur në sasi dhe në cilësi. Rëndësi i kushtohej faktorëve të larmishëm natyrorë, duke analizuar ndikimin që ata kishin pasur në shumëllojshmërinë e peshqve në ujërat shqiptare. Këtë larmishmëri studiuesja Kasimati e përshkruante në terma shkencorë, duke e vënë theksin në kualitetin dhe cilësinë e peshkut në ujërat e ëmbla të bregdetit shqiptar. Nuk mjaftohej vetëm me konstatimin, por studiuesja shfaqej kritike ndaj situatës në të cilën gjendej peshkimi në Shqipëri. Disa prej zgjidhjeve që ajo ofronte ishin: pishikultura (degë e iktiologjisë) dhe organizimi i peshkimit në baza racionale dhe moderne duke ruajtur sigurisht pasurinë iktiologjike të vendit; organizimi më i mirë i peshkimit, duke përdorur mjetet moderne e ligjet ndërkombëtare. Sipas dokumentacionit, studimi “Peshqit e Shqipërisë” me autorësi të Sabiha Kasimatit është botuar në prill të vitit 1950, por nuk gjendet asnjë skedë që të vërtetojë ekzistencën, madje as gjurmë në inventarin e regjistrimit të librave të kohës.

Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Vendosja e “bombës” në legatën sovjetike do të konsiderohej si sulm terrorist ndaj regjimit dhe do të përdorej si pretekst për fillimin e një spastrimi ndaj “armiqve të popullit”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideruan një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë këtu edhe Sabiha Kasimatin (e vetmja grua).

Pavarësisht nga mungesa e çdo prove, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi më 20 shkurt 1951. Në dosjen hetimore të Sabihasë i numëroheshin disa “mëkate”: “Gjatë okupacionit ka pasur marrëdhënie me element fashistë; mban qërndrim armiqësor ndaj pushtetit, flet kundër reformave dhe mban kontkate me elementë armiq… Ka pasur kontakt me deputetin anglez, Lester Hutchiston. Ka mbajtur kontakte me njerëz të misionit anglez… dhe me J.S.Payne me të cilin ka pasur lidhje të ngushta. Armike e betuar e pushtetit të sotëm. Ka urrejtje karshi tij e sidomos karshi komunistëve, kritikon moralin komunist, etj.” Të dhëna të drejtpërdrejta për kohën dhe nivelin e survejimit nuk ka, përderisa nuk ekziston një dosje hetimore. Sipas ish-drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Dervishit, dosjet e sigurimit për të gjitha ata që u ekzekutuan më 22 shkurt 1951, nën akuzën e bombës në Legatën Sovjetike janë eliminuar. Disa informacione në lidhje me survejimin e Sabihasë janë gjetur nëpërmjet dosjes formula të Çabejt. Në raportin e bashkëpunëtorit “Prurësja”, datë 20 prill 1950 bëhet me dije se S. Kasimati kishte thënë: “është interesante të kesh gjith numurat e gazetave që përmbajnë diskutimet se sa raportin e Komandantit. Kush i humb kohën kot, kurse në diskutimet mund të gjesh gjëra interesante”.

Më 25 shkurt 1951 gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.

40 vite pas vdekjes, ndërsa regjimi që e dënoi po shkërmoqej, një vendim i Gjykatës së Lartë e shpalli të fajashme.

  • Fauna ittica di acqua dolce d’Albania. Dissertation, Turin 1940 (Fauna iktike e ujërave të ëmbla të Shqipërisë. Dizertacion, Torino 1940).

Në 60-vjetorin e vdekjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e nderoi me medaljen Nderi i Kombit. (Wikipedia)

Sot i urojmë ditën e lindjes Profesor Dr Përparim Kabos, personalitet i shquar i jetës akademike i njohur brenda dhe jashtë vendit

Profesor Dr Përparim Kabo, është një personalitet i shquar i jetës akademike i njohur brenda dhe jashtë vendit.

Ai është filozof, antropolog dhe akademik i spikatur për kontributin e tij në fushën e arsimit dhe jetës publike.

Me një eksperiencë prej më shumë se 4 dekada në arsimin e lartë, dallon si lektor në filozofi, antropologji dhe kritik arti.

Botimet e tij  në fushën e Antropologjisë Kulturore dhe Filozofisë janë:

” Antropologji pa sistem- fenomeni shqiptar mes psikologjisë dhe propagandës”.

” Autoritarizëm në Tranzicion-antropologjia shqiptare përmes globalizmave.”

“Tingull-përse Prometheu nuk është ende i qetë”. Ky është një punim atipik me kritika arti për teatrin, filmin, letërësinë dhe muzikën.

Botim tjetër është:

“Epistolate-antropologjia e frymës”.

“Antropologjia e artit” në dy vëllime, me rreth 1600 faqe është një punim themelor për artin dhe artistët shqiptarë dhe ata botëror.

Shkrimet e tij janë botuar në Hungari, Itali, Francë, Angli, Gjermani etj.

Ka marr pjesë në juri në festivale ndërkombëtare në Shqipëri dhe Norvegji.

Eshtë autor drame dhe skenar dokumentarësh.

Eshtë dekoruar me medaljen “Aleksandri i Madh” i artë nga një klub mendimi në Greqi dhe me medaljen e UNESCO-s.

Më 1971, pas dekadash të tëra, Azem Galica u rikthye simbolikisht në vendlindjen e tij

Më 1971, pas dekadash të tëra, Azem Galica u rikthye simbolikisht në vendlindjen e tij. 🇦🇱
Më 22 maj, Abdyl Krasniqi së bashku me shokët e tij nxorën mbetjet mortore të Azem Galicës nga një shpellë rreth 73 metra e thellë, pranë Gllarevës. Që prej asaj kohe, ajo njihet si Shpella e Azem Galicës.
Më 28 qershor 1971, në një ceremoni të përcjellë nga shumë qytetarë, mbetjet e tij u rivarrosën në oborrin e kullës së familjes në Galicë.
Fotografia ruan një moment nga rivarrimi në Galicë – një ngjarje që mbeti pjesë e kujtesës historike për njërën prej figurave më të njohura të rezistencës shqiptare. fb

ÇESK ZADEJA, KOMPOZITORI QË BËRI EPOKË Nga Dr. ENO KOÇO

 

Çesk Zadeja është kompozitori që me krijimtarinë e tij krijoi një epokë të tijën midis epokave të ndryshme të historisë së muzikës shqiptare. Ai qëndron diku në qendrën e një hapsire kohore, ku prapa tij, në kohë, qëndrojnë klasikët muzikorë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX, dhe përpara tij, gjithnjë në kohë, brezat më të rinj të muzikantëve shqiptarë. Fenomeni Zadeja përbën nocionin e atij që do mund të merrej si etalon i imazhit muzikor shqiptar. Edhe përpara tij dhe aq më tepër më pas, nuk qenë të paktë muzikantët, kompozitorët, që lëvruan me ndërgjegje kombëtare sfera të ndryshme të formimit shpirtëror muzikor shqiptar, bazuar në etnicitetin e këtij populli. Padyshim, koncepti i kombëtares (edhe pse tani ky term duket disi i dalë mode) dhe i individuales ndryshonte nga veriu në jug të Shqipërisë, por ndryshonte edhe midis krijuesve vendas dhe atyre të diasporës.

Nëse Lec Lurti, Mikel Koliqi e Prenk Jakova në krijimtarinë e tyre ndoqën linjën e muzikës qytetare shkodrane duke huazuar edhe nga tradita europiane romantiko-patriotike, në se Martin Gjoka e Tish Daia ndoqën linjën e shfrytëzimit të motiveve të Mbi-Shkodrës e atyre malësore më në lindje, në se Tonin Harapi kultivoi melosin qytetar të dasmës dhe ahengut shkodran, dhe duke u hedhur ne jug, në se Thoma Nasi e Kristo Kono përpunuan meloditë folkorike dhe modet e Toskërisë të zonës së Korçës, në se Fan Noli do të prirej qëllimisht drejt një tingëllimi “arkaik” muzikor për të sjellë ndjesira lashtësie, qytetërimi antik apo kohësh të lavdishme të gërshetuara këto me motive bizantine deri në citimet nga Pasionet e Shën Mateut, në se kompozitori beratas Murat Shehu i cili në veprën e tij simfonike lëvroi muzikën dhe këngën e qytetit të tij, pra këto pika referimi që prekin në mënyrë të përgjithshme panoramën e muzikës savante shqiptare, ndoshta të marra të gjitha sëbashku, ishin pika referimi edhe për Çesk Zadenë. Por a kishte njohuri Zadeja për kompozitorët shqiptarë jo shkodranë, a ishte ai i vetëdijshëm që në fillimet e tij për rrugën që do të ndiqte? Vështirë të pohohet kjo gjë. Zadeja përbënte thjesht një rregull, më tepër se sa përjashtim. Ai do të vazhdonte në mënyrë konshiente atë që kishin bërë Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani të cilët ndihmuan çështjen kombëtare me përkthimin e librave të shenjtë të krishterë të shkruara në alfabetin latin, ndikim ky që erdhi nga rilindja italiane e shekujve 15 dhe 16 dhe nga racionalizmi dhe iluminizmi i shekujve të mëvonë. Nuk dimë se kur e si është zhvilluar në Shkodër muzika klasike, savante, në shekujt e kaluar, por veprimtaria muzikore kishtare lokale ka data të sakta që nga mesi i shekullit 19. Formacione instrumentale italiane por dhe nga ato që vinin nga Dalmacia e kishin bërë Shkodrën vënd te preferuar ku do të zhvillonin veprimtaritë e tyre sezonale muzikore, jo vetëm në kishë por edhe në ambjente të hapura.

Ndër kolegjet katolikë të Shkodrës zhvilloheshin programe të rregullta muzikore, që ato që disponoj unë të shtypura datojnë nga viti 1902. Mbiemrat e dëgjuar shkodranë janë të shkruara në këto programe koncertesh, midis të cilëve Bushati, Bumçi, Naraçi, Simoni, Laca, Kodheli, Rota, Gurakuqi, Mosi etj. dhe midis tyre edhe Zadeja. Familja Zadeja, veç të jatit të Çeskut, Rrok Zadeja, që ishte ndër anëtarët themelues të shoqërisë artistike “Bogdani,” kishte dhe të tjerë ekipnentë të letësisë e muzikës, si axha i madh Gasperi, këngëtar e krijues popullor, Andrea, Luigji, Dom Ndre Zadeja, ky i fundit poet e krijues i melodramave, dhe padyshim Tonini, vëllai i Çeskut, muzikant e kritik në zë shkodran. Çesk Zadeja kishte privilegjin të trashëgonte një sfond relativisht të begatë kulturor krahinor, ku veç emrave të mësipërm vlen të përmenden edhe emrat e folkloristëve Bernardin Palaj e Gjon Kujxhia. Që muzika kishtare ka patur ndikim në praktikën e traditën muzikore lokale të një pjese të kompozitorëve katolikë shkodranë, kjo është e vërtetë, por që kjo traditë mbarte tipare të fuqishme krahinore e kombëtare, kjo është edhe më e vërtetë. Të tri prirjet kryesore që mbartin tiparet e muzikës së kultivuar shkodrane, ajo qytetare e bazuar kryesisht mbi ahengun shkodran, ajo me motive të malësise së mbi-Shkodrës e më në lindje, dhe ajo mbi traditën e muzikës romantike europiane, kishin si pikësynim krijimin e një fizionomie kombëtare, pra atë të një etniciteti shqiptar. Kjo në vetvete përbënte një trashëgimi, një traditë.

Çesku mori shumë nga Martin Gjoka që dhe kykish marrë nga Frano Ndoja. Ky i fundit eci në gjurmët e Palok Kurtit në lëvrimin e muzikës qytetare shkodrane, atë të ahengut, dhe që në pikëpamje të formimit dhe të teknikës muzikore, njohuritë do t’i merrte nga mjeshtri italian Giovani Canale, i cili kuptohet i sillte këto njohuri në Shkodër të marra nga vendi i tij. Por Martin Gjoka solli në Shkodër edhe një eksperiencë e tijën të përftuar në Austri. Pra siç shihet nga ky vështrim retrospektiv, ruajtja dhe kultivimi i folklorit qytetar shkodran nga kompozitorë me prirje profesioniste e gjente këtë muzikë shpesh të veshur me petka romantike perëndimore në pikpamje të harmonisë, formës apo përpunimit që i bëhej materialit muzikor vendas. Kjo ishte pak a shumë panorama përpara se Zadeja të nisej në Moskë për studime (1951-1956), pas dy vjet studimesh (1941-1943) që kishte bërë në Akademinë Santa Cecilia të Romës. Në Moskë, nën drejtimin e kompozitorëve që trashëgonin kulturën muzikore ruse të gërshetuar me një radhë sistemesh teknikë të muzikës perëndimore, ai përftoi apo i përshtati vetes veç teknikave kompozicionale, formën tregimtare të ligjëratës muzikore e cila anonte nga epizmi e dramaciteti, gjë që do t’i nevoitej kompozitorit të ardhshëm në trajtimin intelektual të muzikës kombëtare.

Ndryshe nga parardhësit e tij muzikantë, qofshin këta të Shkodrës apo nga e gjithë Shqipëria që lëvruan kryesisht motive e ndjesí që kishin të bënin me krahinat e origjinës së tyre, Zadeja e përqendroi vëmendjen drejt një krijimtarie me tendencë e frymë mbarë kombëtare, pan-shqiptare, duke lëvruar epikën e saj, ashtu dhe heroikën e festiven. Ai iu referua analizës melodike e modale të trevave të ndryshme shqiptare në veçanti, pra duke kompozuar vepra të mbështetura në karakteristika krahinore të caktuara, nga Gegëria në Labëri e Toskëri. Nga ana tjetër vëmendja e tij u përqendrua në atë që tipare lokalë të mund të shkriheshin në trajtën e një etosi specifik shqiptar. Pra ai do të krijonte gradualisht portretin e tij prej muzikanti mendimtar ku vend parësor do të merrte rrëfimi intelektual, artikulimi po aq intelektual i mjeteve krahinore shprehëse dhe disi më pak artikulimi i formës, për ta plotësuar më tej me situata vallesh të veriut ku shpalosej dinamika e optimizmi, me situata epiko-heroike mbështetur në pentatoninë labe, por edhe toske, tipare këto që mbroheshin e inkurajoheshin nga idetë e metodës së realizmit socialist. A u ndikua Zadeja nga kjo metodë? Padyshim që po, ashtu si Shostakoviçi, Prokofievi e Haçaturiani në Bashkimin Sovjetik. A ndikoi në cilësinë e muzikës së tij përqafimi i kësaj metode?

Çesku e dominoi mendimin muzikor për afro dyzet vjet në Shqipëri. Ai, me disa përjashtime, diti t’u shmanget veprave me program apo deklarim agjitativ e ilustrativ, dhe në të njejtën kohë diti të “mbronte” idetë e “metodës” krysisht me fjalë, duke theksuar karakterin kombëtar, për të cilën ai ishte krejt i sinqertë, dhe anashkalonte frymën euforike socialiste. Nocioni i kombëtares, i psikologjisë kombëtare tek Zadeja nuk ishte dogma e imponuar nga metoda; ai ekzistonte në qënien e tij, në ndërgjegjen e tij, ai besonte tek ky nocion sepse i tillë ishte sfondi i tij kulturor i trashëguar nga qyteti i lindjes dhe shkolla e lartë ku studioi. Gjithpushtetshmëria e tij në botën muzikore shqiptare ishte forcë e mëndjes së tij; ai e kontrollonte kohën, e manovronte atë, qëndronte vazhdimisht syhapur, nuk ekzaltohej por as edhe binte në dëshpërim të thellë. Ky kontroll i vetvehtes reflektohej edhe në muzikën e tij. Në të gjen melodi të gjetura, tema të goditura e të frymëzuara, por edhe të rezervuara në zgjerimin dhe shtrirjen e tyre, sikur ruhej nga ngazëllimi. Më e theksuar u bë kjo në vitet e pas Simfonisë së tij dhe Delinës, pra pas viteve “˜50-“˜60. Erdhi kjo vetëpërmbajtje nga shpërthimet melodike e të kantilenës si rezultat i një stadi të ri të vetëdijes e etikës së tij muzikore, apo koha që jetonte ia imponoi atij këtë “sens mase”? Do të niste për të në gjysmën e dytë të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 periudha e një përpunimi analitik harmonik të veprave të tij, ajo e qëmtimit të qelizës muzikore mbi bazën e motiveve e modeve folklorike e qytetare, e tensionit dramatik, e abstragimit të gjuhës muzikore, shpesh drejt kromatizmit. Kam përshtypjen se Zadeja i periudhës së fundit krijuese, i viteve ’90, veçanërisht me Tre skicat për orkestër, është ai i një çlirimi ndjenjash, i një poetizmi e shakaje që i buron nga shpirti, i një gjuhe muzikore të kthjellët, elokuente e me një sens të përkryer mase në frazimin dhe mënyrën e ligjërimit. Sikur donte të thonte: “Perëndi, më jep edhe pak kohë se tani mund të shprehem lirisht, hapur, tani mund ta them fjalën time të plotë.”

Zadeja shkroi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore. Ai e bëri këtë se ndehej i aftë dhe i sigurtë në gjinitë që shkruante, veçanërisht në muzikën simfonike e instrumentale. Por ai e bëri këtë edhe sepse në këtë mënyrë i tregonte botës muzikore shqiptare që ky kishte për të qënë etaloni i një gjinie të caktuar me fizionomi shqiptare. Koha e provoi dhe vazhdon ta provojë që veprat e tij përbëjnë repertorin bazë të instrumentistave dhe orkestrave tona. Nëse imponimi i tij gjatë sistemit totalitar do të kishte qënë arbitrar, atëherë reagimi pas viteve ’90 do të ishte dukshëm në dëm të tij. Faktori kohë mbetet gjithmonë ai që vlerëson veprën e mirë nga ajo më pak e mirë. Vlera e Zadesë është vetëm në fillimet e matjes së saj. Brezat qe do të vinë kam bindjen që do të kontribuojnë në këtë drejtim. Sa mendimtar e i stërholluar në krijimtarinë e tij më të mirë vokalesimfonike, aq dhe i thjeshtëzuar e i kursyer bëhej Zadeja në krijimet që bënte për grupet amatore. Ky ishte tipari shoqëror i tij. Janë të panumurta, si askush, pjesët që shkruante për këto grupe për Koncertet e Majit. Një pjesë, padyshim, i shkruante për më tepër të ardhura brenda limiteve të rrogave të “socializmit”, por shumë prej tyre mbeten edhe sot krijime të mirëfillta e serioze. E tillë është Suita No.1 për orkestër. Tipari shoqëror i tij nuk ishte thjesht për pak më shumë humor e zbavitje; ai ishte i krejt natyrshëm nga i cili buronin miqësira të mira dhe pse jo, dobiprurëse. Përmes kontakteve me individë e drejtues të grupeve amatore, ai jo vetëm tatonte pulsin e kohës por e bënte vetë atë më “tokësor” në mënyrën e shkrimit. Ai orkestronte për ato instrumenta që realisht ekzistonin në këto grupe, për mundësitë praktike të shfrytëzimit të vokalit amator. Por a ishte çdo gjë që dilte nga dora e tij e përkryer? Sigurisht që pjesë të pambaruara kishte, veçanërisht në vallet e këtyre grupeve amatore, por sa kompozitorë të tjerë në sistemin “socialist” plotësonin nevoja të tilla kur koha a sistemi shoqëror diktonin kërkesa të tilla? A nuk bëri të njejtën gjë Shostakoviçi me operetën e tij Çerjomushki, pa përmendur të tjerë kompozitorë shumë të aftë sovjetikë dhe nga vëndet e “demokracive popullore”? Më duhet të nëvizoj se edhe në këtë pikë, Zadeja besonte në këto kërkesa të kohës, ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, që t’i vinin në ndihmë të lëvizjes amatore. Edhe bisedat i shkonin me artistët amatorë. Më mirë, në fund të fundit, biseda me artistë jo profesionistë, sesa pirje kafesh e diskutimesh jo aq të shëndetëshme nëpër vëndet ku mblidheshin artistë intelektualë. Ai do të vinte nëpër këto klube kur do të thonte fjalën e tij, kur do i duhej të mbronte muzikën por edhe qënien e tij.

Thuhej që Zadesë ndonjëherë nuk i merrej vesh diksioni kur fliste nëpër konferenca. Ashtu është, kur ia donte puna për të kaluar një situatë delikate të karakterit ideollogjik, ai bëhej më pak i kuptueshëm, ndërsa kur donte t’i merrej vesh mirë mesazhi i tij, ai ishte nga më të qartët dhe nga më bindësit në ato që shtronte. Shkrimet e tij në gazetën “Drita”, herë të përgjithshëm e anshkalues, por në të shumtën e rasteve të fuqishëm e paekuivoke, ishin provë e forcës dhe shprehjes së tij intelektuale. Për gjatë një periudhe më se tridhjetëvjeçare, Zadeja mori dalëngadalë pamjen e atit të muzikës shqiptare, jo vetëm për nga krijimtaria dhe publicistika, por dhe nga detyra që i vuri vetes për të përgatitur kompozitorë të rinj. Në këtë fushë rezultatet ishin të mahnitëshme. Nuk bëhej fjalë vetëm ata që studiuan drejtpërsëdrejti me të, por ishin edhe të tjerë muzikantë që indirekt përfitonin nga eksperienca e tij, të cilën ai nuk hezitonte t’ua jepte. Vështron tek ky brez kompozitorësh dhe nuk dallon shtampa të mënyrës kompozicionale të tyre, përkundrazi dallon zhvillim individualitetesh. Ajo që i dallon muzikantët që seriozisht ndoqën parimet estetike e ideore të Zadesë, ishte, në rastet më të mira dhe në veprat më të mira të tyre, qartësia e mendimit, e formës, e teknikave specifike kompozicionale dhe mbi të gjitha, shfrytëzimi me art e finesë i folklorit muzikor fshatar e qytetar shqiptar. Nuk duhet harruar se prezantimi i teknikave më të avancuara kompozicionale gjer në vitet ’90 nuk mund të kalonte fare pa problem, e jo më qëndrime krejt personale krijuese sipas preferencave të rrymës së dëshiruar, as që mund të bëhej fjalë. Ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, edhe Zadeja ishte i vetëdijshëm për këtë realitet. Brenda këtij realiteti ai do të vazhdonte kërkimin dhe eksperimentimin në veprat e tij, me ide jashtë shablloneve e kornizave jo vetëm të asaj që metoda diktonte në krijimtarinë muzikore shqiptare, por edhe brenda krijimtarisë së tij. Pra ishte tjetër ajo që shpesh artikulohej në shtyp e konferenca, pra tjetër e thëna e tjetër e bëra. Për analogji, më 1931 Shostakoviçi do të shprehte antipati për Skrjabinin, për estetikën e tij “borgjezo-dekadente”: “Ne e konsiderojmë Skrjabinin” thonte Shostakoviçi, “si armikun tonë muzikor më të hidhur. Pse? Sepse muzika e tij priret drejt një erotizmi aspak të shëndetshëm. Gjithashtu drejt misticizmit, pasivitetit dhe fluturimit jashtë realitetit jetësor.”

Muzikantët e estetët shqiptarë më me nuhatje stimuloheshin nga këto sinjale artikulimesh të gjuhës muzikore së Zadesë, të tjerë i referoheshin thënieve, fasadës. Vitet ’70 e ’80 ishin kohë të trazuara në mendimin muzikor profesionist shqiptar. Lindën dikutime prirjesh e parimesh estetike muzikore. Veprat shpesh duheshin mbrojtur nga kompozitorët e tyre, gjë që bëhej nëpërmjet sulmeve të ndërsjellta. Tani ato diskutime, shpesh tepër emocionale, i përkasin së kaluarës, procesit historik të muzikës artistike shqiptare. Ato që kanë mbetur janë veprat. Seleksionimi tashma në fillimet e demokracisë bëhet më pak i imponuar. Ekzekutuesit janë ata që do të përzgjedhin, kritika do të dijë të bëjë vlerësime jashtë euforizmave e shikimeve pasionale për njërin apo tjetrin autor. Koha është faktor i rëndësishëm në këtë përzgjedhje shijesh e konceptesh estetikë. Veprat e Zadesë japin shënja të jetëgjatësisë. Materiali muzikor i tyre duket që ka shumë për të zhbiruar. Zadeja mendimtar shfaqet i fuqishëm në redaktimin, vëzhgimin, përpunimin e një varg punëve akademike të bëra nga studiuesit muzikorë te rinj. Ai u mor edhe me programet muzikore të shkollës së muzikës. Ai qëndronte në epiqendër të botës muzikore shqiptare. Edhe autoritetet shtetërorë e partiakë kishin nevojë për të. Ai iu imponua atyre, ashtu si Kadareja në Shqipëri e Shostakoviçi në Bashkimin Sovjetik. Të shumtë ishin ata që me vullnet të mirë dëshironin aprovimin a Zadesë përpara se puna e tyre të dilte në dritë. Këta besonin tek njohuritë e Zadesë, tek sugjerimet e tij, tek dashamirësia e tij kur kjo përligjej, doemos edhe tek influenca e tij në mendimin intelektual muzikor. Për një periudhë prej pesë vjetësh nuk munda të shoh dot Zadenë, për shkak të largimit tim në Angli. Në dy vjetët e fundit të jetës së tij biseduam mjaft, ndoshta jo aq shpesh sa më parë, megjithatë kishim shumë sende për të shkëmbyer. Një pjesë të të rejave m’i kishte shkruar në letrat që dërgonte në Angli. Ato janë letra personale, të të çiltra dhe e ndjeja veten edhe më të afërt me të që ai më rrëfente për vështirësitë ekonomike që kalonte ai dhe familja e tij, si dhe për gëzimet e tij, siç ishte takimi me kolegët në “Lidhjen e Kompozitorëve Rusë” pas më se 40 vjetësh. Midis radhëve, ai do të më shkruante: “Kultura jonë kombëtare ka nevojë për t’u njohur, për t’u respektuar, për t’u rinjallë në këtë krizë të thellë dhe shpirtrore . . . të paktën kështu mendoj . . .”

Në një letër tjetër vazhdon: “Gëzohemi që përkohësisht jemi mirë me shëndet, të paktën qëndrojmë në këmbë, me të dyja . . . aq më tepër kur kujton vdekjen e Simonit, Nikollës s së fundi Toninit që vuajti mjaft dhe vdiq me dishpërim të ndieshëm. Fatkeqësi e pariparueshme.” Po i përfundoj këto fjalë për Zadenë me një tjetër fragment nga një letër e tij, nga e cila nuk dëshiroj aspak të vë në dukje ndonjë kompliment që ai më bën, ashtu si ndodh midis miqsh, sesa për t’ju njohur me atë bashkëpunim profesional dhe miqësor që kam patur me të, ashtu si dhe me kompozitorë të tjerë, për t’ju njohur me atë thjeshtësi e përkushtim që ai kishte e vepronte, shpesh si ato gjestet kalorsiake, duke ia hequr vlerat e atributet e vetes dhe duke ia dorëzuar ato tjetrit. Ai do të më shkruante: “Për vetë natyrën time nuk shprehem shumë, por nuk mund të la pa të falenderuar për kujdesin e veçantë që ke treguar për muzikën time modeste në të tërë karierën tënde të vështirë. Me plot të drejtë mund të ju quaj bashkëautor me që ekzekutimi i vëmendshëm, me ndjenjë dhe frymëzim nga ana tënde ka bërë që shumica e veprave të mia të fitojnë “˜qytetarinë’, të ecin këmba dorës me kohën . . .” Edhe pse fjalët e tij janë tepër elogjioze e fisnike, një gjë është e vërtetë, që në muzikën e Zadesë unë gjej një shprehje të pastër të mendimit të tij intelektual dhe që çdo herë që i ekzekutoj veprat e tij, aq më shumë ide e e ndjesí të reja e përshkojnë qënien time.

Dr. ENO KOÇO

Deputeti Bujar Leskaj uron Artistin e shquar: Sot, aktori i madh, Artisti i merituar, Mjeshtri i Madh, Nderi i Kombit Bujar Asqeriu ka ditën e lindjes –

Sot, aktori i madh, Artisti i merituar, Mjeshtri i Madh, Nderi i Kombit, artisti me rolet e të cilit janë rritur e formuar breza të tërë shqiptarësh, miku im i vyer ,Bujar Asqeriu mbush 70 vjeç.

Me një karrierë mbi 50- vjeçare Bujar Asqeriu ka me dhjetëra role shumë të suksesshme në teatër e kinematografi. Në kinematografi ka shkëlqyer me kryerolin e tij, atë të Avni Rustemit, si edhe me dhjetëra role të tjera.

Me zërin e mrekullueshëm dhe me paraqitjen e tij skenike Bujar Asqeriu ka shkëlqyer me trupën e Teatrit Kombëtar edhe në skenën e teatrit Globe në Londër, ku luhen veprat e Shekspirit.

Gjatë gjithë jetës së tij artistike ai është karakterizuar jo vetëm nga talenti, por edhe nga puna, serioziteti, përkushtimi ndaj çdo roli.

Bujar Asqeriu nuk është vetëm një artist, një ikonë në Panteonin e skenës shqiptare, por edhe një intelektual dhe qytetar i devotshëm, që artin, talentin, fjalën, mendimin dhe angazhimin e tij e vuri në shërbim të Shqipërisë.

Bujari Asqeriu është njeri i madh, personalitet me karakter të fortë, që nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit, por ka qenë në oponencë me të gjitha qeveritë kur ka qenë fjala për artin!

Bujari është artisti model, që i mundi ziliqarët në botën e artit dhe veçanërisht në TK me talent dhe punë, gjithmonë punë e lartë artistike.

I uroj Mjeshtrit dhe Mikut tim të vyer edhe 100 vite të tjera të bukura, të lumtura e gjithmonë në skenë !

 

TIRANA SIPAS FAIK KONICËS – PËR KRYEQYTETIN TONË NGA FAIK KONICA

 

“Ka vende në Shqipëri që janë si kopshtije që lulëzojnë tërë vitin dhe që nuk i përkasin kurrë ernat e shtërngatave.

Kështu është, për shembull, Tirana, kryeqyteti.

Unë isha atje në janar të vitit 1929 e,

ndonëse malet që rrethojnë qytetin ishin të mbuluara me borë e me re,

brenda në qytet trëndafilat ishin në lulëzim të plotë.”
1930




 

Në 80-vjetorin e lindjes së historianit, shkrimtarit dhe mikut tim të çmuar Nga Ramiz TAFILAJ Houston, Texas, SHBA

4 gusht 2026

Ka njerëz që e jetojnë jetën për veten. Ka njerëz që jetojnë për familjen. Por janë shumë të rrallë ata që gjithë jetën e tyre ia kushtojnë kombit.

Jusuf Buxhovi është njëri prej tyre.

Tetëdhjetë vjet jetë janë një bekim. Por kur këto tetëdhjetë vjet shndërrohen në një jetë të tërë në shërbim të historisë, letërsisë, publicistikës, diplomacisë dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare, atëherë ato nuk janë vetëm vite. Ato bëhen trashëgimi.

Sot, kur miku im i çmuar Jusuf Buxhovi feston 80-vjetorin e lindjes, nuk feston vetëm familja e tij dhe rrethi i miqve. Feston edhe kultura shqiptare. Feston historia jonë kombëtare. Feston mendimi shqiptar.

Kam pasur fatin dhe privilegjin që për shumë vite ta kem pranë jo vetëm si bashkëpunëtor në botën e librit, historisë dhe kulturës, por edhe si mik të sinqertë të familjes sonë. Miqësia jonë nuk është ndërtuar mbi interesa të përkohshme. Ajo është ndërtuar mbi besimin, respektin reciprok dhe mbi një ideal të përbashkët – dashurinë për kombin shqiptar.

Në jetën time kam takuar shumë njerëz të dijes. Kam bashkëpunuar me profesorë, akademikë, diplomatë dhe personalitete nga shumë vende të botës.

Por rrallë kam njohur një njeri që i ka qëndruar me aq përkushtim dhe dinjitet misionit të tij sa Jusuf Buxhovi.

Ai nuk ka zgjedhur rrugën më të lehtë.

Ka zgjedhur rrugën e dokumentit.

Ka zgjedhur rrugën e së vërtetës.

Ka zgjedhur rrugën e argumentit shkencor.

Dhe kjo është rruga më e vështirë.

Sepse e vërteta shpesh sfidon interesat, paragjykimet dhe propagandën.

Megjithatë, ai nuk u tërhoq kurrë.

Përmes veprave të tij ai u dha shqiptarëve një pasqyrë më të thellë të historisë sonë dhe i ftoi lexuesit të kërkojnë gjithmonë të vërtetën mbi bazën e dokumenteve dhe jo të miteve.

Pikërisht kjo është arsyeja pse librat e Jusuf Buxhovit nuk janë vetëm libra historie.

Ato janë libra ndërgjegjeje.

Ato janë libra që i bëjnë shqiptarët të mendojnë.

Të reflektojnë.

Të njohin më mirë vetveten.

Por veprimtaria e tij nuk kufizohet vetëm në histori.

Si gazetar, publicist, romancier dhe intelektual, ai ka qenë gjithmonë një zë i pavarur, një zë kritik dhe një mbrojtës i palëkundur i interesit kombëtar shqiptar.

Në kohët më të vështira për Kosovën, fjala e tij ishte zë i arsyes.

Në kohët e paqes, pena e tij vazhdoi të kërkonte përgjegjësi, drejtësi dhe ndërtimin e një shteti mbi vlerat demokratike.

Një nga privilegjet më të mëdha që kam pasur gjatë viteve të fundit ka qenë bashkëpunimi ynë në botimin dhe promovimin ndërkombëtar të veprave të tij.

Si botues, ndjeva se këto vepra nuk duhej të mbeteshin vetëm në gjuhën shqipe.

Historia e Kosovës dhe e shqiptarëve meritonte të lexohej edhe nga bota.

Pikërisht me këtë bindje, Jalifat Publishing, me seli në Houston të Teksasit, mori përsipër përkthimin dhe botimin në gjuhën angleze të një pjese të rëndësishme të krijimtarisë së Jusuf Buxhovit.

Ky nuk ishte vetëm një projekt botues.

Ishte një mision kombëtar.

Një përpjekje për t’i dhënë historisë shqiptare një zë edhe në gjuhën më të lexuar të botës.

Falë këtij bashkëpunimi, veprat e Jusuf Buxhovit kanë hyrë në universitete, biblioteka publike, qendra studimore dhe institucione akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studentë, profesorë, studiues dhe lexues amerikanë kanë pasur mundësinë ta njohin historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve jo vetëm përmes autorëve të huaj, por edhe përmes këndvështrimit të një historiani shqiptar që e ka ndërtuar punën e tij mbi dokumente, burime arkivore dhe kërkim shkencor shumëvjeçar.

Një kënaqësi e veçantë për mua si botues ishte fakti që këto botime u përfshinë edhe në fondet e Library of Congress në Washington D.C., bibliotekës më të madhe dhe një prej institucioneve më prestigjioze të dijes në botë.

Ky nuk është vetëm një nder për autorin.

Ky është një nder për kulturën shqiptare.

Është një dëshmi se historia jonë po gjen vendin që meriton në kujtesën akademike ndërkombëtare.

Për mua, ky ishte një nga momentet më domethënëse të bashkëpunimit tonë. Sepse nuk po botonim vetëm libra. Po ndërtonim ura. Po afronim botën akademike amerikane me historinë shqiptare. Po krijonim mundësi që brezat e ardhshëm të studiuesve të kenë qasje në burime serioze të shkruara nga një autor shqiptar. Ky është një shërbim që mbetet.

Në të gjitha bisedat tona ndër vite kam vënë re një gjë.

Jusuf Buxhovi nuk flet kurrë për historinë si diçka të mbyllur.

Ai flet për historinë si përgjegjësi. Sepse historia nuk është vetëm kujtesë. Historia është mësuesja e së ardhmes. Një komb që nuk e njeh historinë e vet, rrezikon të humbasë edhe të ardhmen.

Prandaj kontributi i Jusuf Buxhovit nuk matet vetëm me numrin e librave të botuar.

Ai matet me ndikimin që ato libra kanë pasur në ndërgjegjen kombëtare shqiptare.

Ai matet me brezat që janë edukuar përmes tyre.

Ai matet me respektin që ka fituar në botën akademike.

Ai matet me autoritetin moral që gëzon sot. Dhe autoriteti moral nuk fitohet me poste. Ai fitohet me karakter. Me punë. Me ndershmëri. Me guxim intelektual.

I dashur mik, Jusuf,

Në këtë ditë të shënuar, në emrin tim, të familjes sime dhe të Jalifat Publishing, të shpreh falënderimin më të thellë për miqësinë që na ke dhënë, për besimin që ke treguar dhe për privilegjin që na ke dhënë të jemi pjesë e rrugëtimit ndërkombëtar të veprës sate.

Lutem që Zoti të të dhurojë shëndet të mirë, jetë të gjatë, qetësi familjare dhe forcë krijuese për të vazhduar misionin tënd fisnik.

Kombi shqiptar ka ende nevojë për zërin tënd.

Ka nevojë për dijen tënde.

Ka nevojë për penën tënde.

Urime 80-vjetori!

Qoftë kjo ditë një festë jo vetëm për ty dhe familjen tënde, por edhe për të gjithë shqiptarët që vlerësojnë dijen, kulturën, historinë dhe njerëzit që ia kushtojnë jetën së vërtetës.

Sepse emri Jusuf Buxhovi tashmë nuk i përket vetëm një njeriu.

Ai i përket historisë moderne të kulturës dhe mendimit kombëtar shqiptar.

Gëzuar ditëlindjen, miku im!

 

Edhe një shqiptar Kampion Bote Nga Adriatik R. Dosti

Edhe një shqiptar Kampion Bote.

Eduard Dervishaj miku im i mirë e i hershëm.

Ish kreu i Federates shqiptare te futbollit ne vitet me te veshtira te futbollit shqiptar 1992 – 97.

Per gati 30 vjet pjestar i kryesise se federates spanjolle te futbollit .

Nje nga drejtuesit e talentuar e organizatoret e suksesshem te 3 finaleve te Uefa Champions league per meshkuj e 2 te tillave per femra.

Nje nga bashkepunetoret me te afert te Fifa & Uefa ne federaten spanjolle prej gati 30 vjetesh dhe i derguari i tyre speciale round the world ne evenimente te rendesishme te futbollit europian e atij boteror.

Se fundmi i zgjedhur prej qeverise e federates spanjolle si Drejtuesi e Presidenti i organizimit te Kupes se Botes 2030 …Spanje – Marok – Portugali.

Vleresim i jashtezakonshem !

Urime zemre Ed Dervishit shqiptarit qe vazhdon ta mbaje lart e me krenari emrin e Atdheut te tij.

Flas rregullisht ne telefon me Edin prej vitesh …sepse jo vetem kemi shume se c’ te kujtojme nga jeta jone shume vjecare sportive e qytetare aty ne Shqiperi…por edhe se na nxit respekti e malli ndaj njeri tjetrit.

E telefonova kur nisi Boterori per te mesuar dicka me shume per Spanjen …tashme kombetaren e dyte te tij te zemres…por duket ne kulmin e punes se tij …su lidhem dot.

E mbreme disa ore pas finales se madhe e fitimit te titullit kampion bote te Spanjes…Edi i ra telefonit tim…

…Te kerkoj ndjese me tha qe s’ te jam pergjigjur por per me shume se 1muaj kam qene ne Amerike , Mexico e Canada …shume i zene e ne krye te puneve qe ti i di shume mire se si jane ne kesi rastesh.

E urova nga zemra per suksesin e madh te Spanjes mikun e mire , te afert e te hershem …sepse ne kete arritje te madhe ka pjesen e tij te suksesit e te merites edhe shqiptari Ed Dervishi.

Me tregoi shumecka …qe nga starti pak i hidhur me Kepin e Gjelber e deri tek finalja triumfuese kunder Argjentines .

Ishte ne avion se bashku me ekipin , stafin drejtues e kreret e federates spanjolle te futbollit e po ktheheshin per ne Madrid …atje ku i priste uragani – popull i Spanjes per te festuar te gjithe se bashku per Trofeun e cmuar te Kampionit te Botes .

Shume urime Ed…festoni e gezoni sepse e merituat plotesisht .

E bashke me ju ne kete rast na lind e drejta te festojme edhe ne shqiptaret per shqiptarin tone te mrekullueshem mes kampioneve te botes.

Shume respekt per ty e punen tende…perqafime.

Adriatik R.Dosti


Send this to a friend