VOAL

VOAL

Deklarata ekskluzive e mbretit Zog në gazetën franceze, një vit pas nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit (1940)

August 19, 2019
blank

Komentet

blank

Le Figaro (1951) “Arsyeja” e shkëputjes së Kishës Katolike të Shqipërisë nga Vatikani

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Dhjetor 2022

 

Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 4 gushtit 1951, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me “arsyen” e shkëputjes së Kishës Katolike të Shqipërisë nga Vatikani, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Kisha Katolike e Shqipërisë është e ndarë nga Vatikani

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 3 gusht (Reuters, A.F.P.). — Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, sot në Shqipëri ka hyrë në fuqi statuti i ri i Kishës Katolike.

 

Kjo kishë i ka shkëputur lidhjet me Vatikanin dhe është konstituuar në Kishë kombëtare, njofton gazeta “Zëri i Popullit” e Tiranës, e cila, duke theksuar rëndësinë “primordiale” të kësaj ngjarjeje, sulmon ashpër Vatikanin, të cilin ajo e akuzon se i ka vënë “parimet e tij fetare në shërbim të imperializmit amerikan” dhe se është kthyer në “një nga qendrat më të rëndësishme të spiunazhit dhe diversionit që punon kundër Shqipërisë”.

blank

La Turquie (1910) Suksesi i shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2023

 

“La Turquie” ka botuar, të hënën e 7 marsit 1910, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me suksesin e shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) asokohe nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Teatër shqiptar

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shfaqja shqiptare “Golfo” e së shtunës mbrëma në “Théâtre des Variétés” tërhoqi një turmë të konsiderueshme shqiptarësh; të pasur e të varfër, të mëdhenj e të vegjël, deputetë e fshatarë, myslimanë e të krishterë, të gjithë të vëllazëruar në shpërthimin e entuziazmit më të lartë patriotik.

 

Këtë e vuri në dukje, në një improvizim brilant, gjatë “entr’acte-it”, Dervish bej Hima, drejtori simpatik i gazetës “Shqipëtari”, i cili renditi përfitimet e panumërta që do të rrjedhin nga ky solidaritet vëllazëror në realizimin e veprës qytetëruese.

 

Fjalimi i tij u duartrokit për një kohë të gjatë, si ai i bashkatdhetarit të tij që e pasoi, Fehim bej Zavalani, president i klubit shqiptar të Manastirit.

 

Shfaqja e luajtur nga të rinjtë shqiptarë pati shumë sukses; nuk e prisnim një interpretim kaq të mirë nga këta artistë të improvizuar.

 

Vallet dhe këngët shqiptare u duartrokitën pa masë.

blank

The Chicago Tribune (1922) Woodrow Wilson : “Nëse më jepet mundësia në të ardhmen, do t’i ndihmoj sërish shqiptarët…”

Woodrow Wilson (1856 – 1924)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Janar 2023

 

“The Chicago Tribune” ka botuar, të enjten e 23 shkurtit 1922, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e veçantë që Woodrow Wilson i ka dërguar asokohe Ambrose Kelly-t, botuesit të vetëm të një gazete amerikanë në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Wilson vlerëson Shqipërinë

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ambrose Kelly nga Mechanicsville, N.Y., i cili gëzon dallimin si botuesi i vetëm i një gazete amerikane në Shqipëri dhe një nga gazetat e pakta të çdo lloji në atë vend, sapo ka marrë një telegram nga Woodrow Wilson, duke i uruar mbarësi në botimin e tij.

 

Gazeta, e përjavshme, i kushtohet punës së Kryqit të Kuq të të Rinjve në Shqipëri dhe botohet në shtypshkronjën e qendrës së trajnimit manual për fëmijët shqiptarë nga organizata amerikane e fëmijëve. Ajo mban emrin “Yuniatieta – Tungjatjeta”, që në shqip do të thotë “How do you do – Si je”.

 

“Interesimi im dhe simpatitë e mia kanë qenë thellësisht të angazhuar në fatet politike të Shqipërisë dhe asgjë nuk do të më ofronte kënaqësi më të madhe sesa t’u bëja atyre një shërbim shtesë nëse do të kisha fatin të kem këtë mundësi në të ardhmen.”

 

Në kabllogramin e z. Wilson nuk mungojnë gjithashtu përshëndetjet për punonjësit e Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri.

blank

FOTOT: Shkolla në Berlin merr emrin e fotografit nga Tirana! Historia e familjes hebreje që erdhi nga Beogradi për t’u fshehur në Shqipëri

Familja e Moshas, foto 1941

Në vitin 1941, fotografi hebre Mosha Mandil, me gruan dhe dy fëmijë të vegjël kishte mbërritur në Tiranë nga Beogradi për t‘i shpëtuar përndjekjes së atjeshme nga nazistët.

Për të jetuar ai kërkoi punë në studion fotografike NESHA në qendër të Tiranës së atëhershme, atje ku sot është Pallati i Kulturës, ku punonte si fotograf Refik Veseli.

Në Beograd, Mosha Mandil, kishte qenë një fotograf i mirënjohur profesionist. Filloi punë menjëherë dhe u bë pjesë e rëndësishme e studios NESHA.

“Familjen, me dy fëmijët e vegjël, djalin Gavro dhe vajzën Ela, pronari i studios dhe babai im, asokohe 18 vjeçar i strehuan në disa magazina, ngjitur me studion”, – tregon për DW, Fatmir Veseli, djali i Refikut.

blank

Fatmiri, djali i Refikut

Rreziku i zbulimit të tyre u rrit.  Nazistët bënin kontrolle të shpeshta në Tiranë për të kapur hebrejtë dhe për t‘i dërguar në kampet e shfarrosjes.

“Babai im vendosi ta largojë familjen e hebreut Mosha Mandil nga Tirana. I veshi si fshatarë, me qeleshe dhe rroba karakteristike, i hipi në mushka dhe i shoqëroi vetë në shtëpinë e prindërve të tij në Krujë. Pas disa muajve po aty u strehuan edhe dy vëllezërit hebrej Jozef.

Më pas, babai im e la punën në Tiranë dhe iu bashkua forcave çlirimtare. Famlija e Mosha Mandilit dhe vëllezërit Jozef qendruan në Krujë, me  familjen e gjyshit tim deri në çlirimin e vendit nga pushtimi nazist”, – tregon Fatmiri.

Për 55 vjet me rradhë deri sa Refik Veseli ndërroi jetë në vitin 2000 familja e Mosha Mandilit i ruajti lidhjet me atë që quante “pjesa shqiptare e familjes sime”.

Në vitin 1990, Refik Veseli, shkoi në Jeruzalem duke u bërë shqiptari i parë që mori titullin “Qytetar nderi mes Kombeve”. Më pas dy pjesët e familjes së Mosha Mandilit u bashkuan shpesh në Tiranë dhe Izrael.

Refiku, hebreu Mosha dhe djali i tij Gavro tanimë nuk jetojnë. Ata nuk arritën të gëzojnë suprizën që do t’u sillte në vitin 2014 një grup nxënësish nga Berlini.

Janë pasardhësit e Refik Veselit dhe të Mosha Mandilit që mbajnë gjallë historinë e familjeve të tyre dhe e kalojnë nga brezi në brez. Historia vazhdon të jetojë edhe tek vizitorët e Yad Vashem nga shpjegimet e ciceronëve, produktet dixhitale dhe dokumentarët që shfaqen atje.

blank

Pllakata me emrin e shkollës

Një grup të rinjsh dhe të rejash gjermanë, nxënës në një shkollë të mesme në Berlin, që vizituan në vitin 2013 Yad Vashem u njohën edhe me historinë e shpëtimit të familjes së hebreut Mosha Mandil nga familja e fotografit shqiptar mysliman Refik Veseli.

Historiau la mbresa të thella nxënësve gjermanë. Meqënëse shkolla e tyre në Friedrichshain-Kreuzberg në Berlin, nuk kishte ende një emër, ata u propozuan autoriteteve përkatëse që ta emërtonin atë “Refik Veseli.” Kërkesa e tyre u pranua.

Emocion i madh edhe për mua kur më ftuan për inagurimin e emërtimit të shkollës me emrin e babait tim. Mbajmë lidhje me brezin e ri, djemtë e mi me fëmijët e Gavros dhe të Elës, vajzës së Mosha Mandilit. Vendosëm që djemve tanë t’u vinim të njëjtin emër: djali im dhe ai i Gavro Mandilit kanë të njëjtin emër: Ron“, tregon për DW, Fatmiri.

 

blank

Dëshmia e profesorit të matematikës: Më arrestuan për ‘Kartën e të Drejtave të Njeriut’ që kisha në shtëpi, se më spiunoi burri kushërirës

Gjergji Çapollari, u dënua për agjitacion dhe propagandë vetëm një vit pasi kishte përfunduar studimet për Matematikë me rezultate të shkëlqyera. Të vetmet matje eksperimentale dhe llogaritje matematikore që mund të bënte pas kësaj, ishin metrat katrorë të qelisë së burgut dhe paga që përfitohej nga puna në galeri, e cila shihej si një monedhë për të blerë lirinë. 70 – vjeçari Gjergji Çapollari nga Korça, tregon 7 vitet në kampin e Spaçit, izolimin e plotë dhe përpjekjet për mbijetesë gjatë atyre viteve…!

Gjergji, si e kujtoni momentin e arrestimit tuaj?

Të rikthesh në kujtesë ngjarje të cilat kanë mbetur në ndërgjegjen time si, gjurmë të pashlyeshme, të dhimbshme, dhe në pamundësi për të përshkruar çdo moment të asaj periudhe, është tepër e vështirë. Ishte koha kur përjetoje kthesa të papritura në jetë. Një vit mbasi kam mbaruar studimet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë me rezultate të larta, në korrik të vitit 1975, kaloj zborin ushtarak i cili ishte i detyrueshëm, gati 5-muaj, në Brigadën e Ersekës.

Ishte 28 tetor 1975, ditë e martë, ora 1:30 e drekës, ku menjëherë mbas stërvitjes, vjen një ushtar i komandës i cili lajmëron tre student, mes të cilëve isha edhe unë që, duhet të paraqiteshim pranë Shtabit të Brigadës. Shkojmë dhe hyjmë me radhë. Futet i pari dhe nuk del më. Mbas 5 minutash më thërrasin mua, sa hap derën më hidhen sipër dy oficerë të armatosur, duke më thënë: “Në emër të popullit je i arrestuar”. Për një moment u ndjeva si i përhumbur. U kthjellova kur ndjeva shtrëngimin e duarve me hekura, të cilat mbylleshin pambarim, deri në zero, aq sa kanë lënë shenja edhe sot e kësaj dite. Pas kësaj, më hipën në një makinë “BÇ”, targa e së cilës ishte ‘UP 111’, me idenë se do ndalonim në Korçë. Por, mbas tri orësh, ndaluam në Pogradec ku, kam qëndruar për tri ditë brenda në birucë, pa asnjë lloj shpjegimi! Biruca ishte fare e zbrazët, e zymtë si një varr, ku mendimet më sulmonin duke mos më lejuar të flija…!

Ju kaluat një periudhë të gjatë në hetuesi. Cilat ishin torturat që përdorën ndaj jush?

Hetuesia e kohës ishte e vështirë për vetë faktin se, për të nxjerrë të vërtetën që kërkonin, hetuesit shfaqnin shenja të arrogancës, prepotencës, torturave fizike dhe psikike. Ishte tamam sistemi i inkuizicionit mesjetar. Synimi i tyre ishte, që hetuesinë ta bënin sa më therëse, më poshtëruese, provokuese në mënyrë që, të çonin në demoralizimin e të burgosurit. Hetuesia ime zgjati për 11 muaj, ku në një zyrë hetuesie në Pogradec, jam përballur me katër persona, të cilët m’u prezantuan kështu: Reshat Leskaj- Shefi i Hetuesisë në Korçë, Llambi Gegeni- Hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ali Xhunga – Hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Irakli Koçollari – Hetues në Korçë, ky i fundit do shqyrtojë çështjen time për 11 muaj. Më afrohet njëri prej tyre, Llambi Gegeni, duke më dhënë një letër, në të cilën shkruhej: “Unë, Hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dhimitër Beshiri, mbasi studiova dosjen e Gjergji Çapollarit, kërkoj arrestimin e tij nën akuzën e agjitacion-propagandë, për krime kundër shtetit”. Nuk e pranova këtë akuzë gjatë seancës së parë dhe më çojnë përsëri në birucë. Brenda saj, kam gjetur Xhevahir Koblara me pseudonimin “Mançka” i cili ishte dënuar me akuzën se; kishte prerë fidanët e pyllit, vetëm për këtë arsye ai u pushkatua. Ai ishte arrestuar në të njëjtën ditë me mua, ku gjatë asaj dite në Korçë, ishin arrestuar 20 veta dhe më 1 nëntor, internuar 13 familje, në mes tyre dhe familja e vjetër korçare, Kolaci.

Mbas 10 ditësh qëndrimi në birucë vijnë hetuesit, tashmë vetëm dy prej tyre, Ali Xhunga dhe Llambi Gegeni të cilët, më japin 5-6 letra format, ku më duhet të shkruaja se çfarë kisha bërë gjatë periudhës nga 11 tetori, deri ditën e arrestimit, më 28 tetor 1975. Kjo pasi ata kërkonin, të zbulonin një ngjarje që kishte ndodhur, një ditë para ditëlindjes së udhëheqësit të tyre, Enver Hoxha. Atëherë unë shkruajta se, në 15 tetor ditën e mërkurë, e cila përkonte me natën para ditëlindjes së tij, isha në sallën e televizionit së bashku me shokët e mi, ku po shikonim ndeshjen e futbollit, midis Holandës dhe Gjermanisë. Ky ritual i letrave u përsërit 3-4 herë pasi, ata donin që unë të gaboja diku, në mënyrë që të mos më përputheshin ngjarjet me njëra-tjetrën.

Jo më kot e përmenda datën 15 tetor, pasi natën e kësaj date në Korçë, ishin shkruar në gjimnazin “Themistokli Gërmenji” disa parulla, kundër pushtetit popullor. Më vonë, kemi kuptuar që ato parulla, janë shkruar nga vetë agjentët e Sigurimit të Shtetit të cilët, kërkonin medoemos terrorizimin e popullsisë. Në 25 dhjetor 1975, më sjellin në Korçë në birucën nr.7, në të cilën kam qëndruar për gati 3 orë. Hapet dera dhe futet Fatim Hoxha i cili, paraqitet si i arrestuar për tentativë arratisjeje. Nga hetuesia e Pogradecit, vjen në Korçë. Në muhabet e sipër e pyeta se, ku e kishte zhvilluar hetuesinë në Degën e Pogradecit dhe ai më thotë: nën shkallë. Këtu e kuptova që ishte spiun, pasi Pogradeci e kishte njëkatëshe hetuesinë dhe s’kishte shkallë. Mbas dy ditësh tashmë, vjen hetuesi, Irakli Koçollari dhe më thotë që: “Gjithë punën e ke me mua”. Në këtë moment, më pyet: “Si po ju shkon bashkëjetesa me të pandehurin tjetër”?

I them: Mirë është ta heqësh se është spiun. E kuptuan që s’u bënte më punë dhe e hoqën. Gjithmonë, Sigurimi i Shtetit dhe hetuesia, përdornin spiunët dhe bashkëpunëtorët e tyre për të provokuar apo vjelë informacione nga ne të burgosurit. Hetuesia në shumicën e rasteve, ishte me tone ofenduese, me dhunë fizike, gjatë kohës së marrjes në pyetje, m’i lidhnin duart me zinxhir mbas shpine, tek çelësi i derës dhe shpatullat nuk i ndieja pasi, ishte një dhimbje e tmerrshme. Irakli Koçollari, më akuzonte gjithmonë se kisha bërë agjitacion-propagandë, duke më treguar disa karta që lidheshin me të drejtat e njeriut në Amerikë dhe në Francë, të cilat unë i mbaja në shtëpi. Për t’i gjetur këto, kishte shërbyer burri i kushërirës së parë, Gjergji Kajno, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në këto karta apo pamflete, gjendeshin disa prapashtesa të bëra nga dikush tjetër që, ishte Gjergji Kajno dhe jo nga unë, ku theksohej se: në Shqipëri nuk kishte të drejta dhe liri të njeriut, ndërsa në Amerikë dhe në vendet perëndimore, jo vetëm që ekzistojnë, por edhe respektohen. Vetëm kjo mjaftonte që të kaloje nëpër peripeci të cilat, do vazhdonin edhe mbas mbylljes së hetuesisë së ashpër e të rreptë.

Si u zhvillua gjyqi ndaj jush dhe cili ishte prokurori e gjykatësi që vendosi dënimin tuaj?

Në maj 1976, mbyllet hetuesia dhe pas kësaj më sjellin një akt-akuzë, ku shikoj që unë isha pjesë e një grupi me 5 persona, të cilët ishim: Pandi Skëndi, Pirro Naço, Marko Papallandreo, Gjergji Çapollari (pra unë), dhe Dhimitraq Harilla. Gjatë kohës që isha në birucë po mendoja sesi do mbrohesha në gjyq, duke qenë pjesë e këtij grupi që nuk e njihja. Brenda në birucë, kishin futur përsëri një spiun i cili, i tregoi hetuesit ato që unë po thoja. Mbas tri-katër ditësh, Irakli Koçollari, ma merr akt-akuzën dhe më jep një tjetër, tek e cila isha vetëm, pra më kishin ndarë nga grupi. Kur kam dalë nga burgu më ka ndodhur një gjë interesante, për sa i përket kësaj situate.

Më bie në dorë kopja e një vendimi gjykate, i datës 5 maj 1976, në të cilën theksohej se: për arsye të pamjaftueshmërisë së provave kundër të pandehurit, Gjergji Çapollari, i cili gjatë fazës së hetimit ka mohuar kategorikisht akuzën, nuk shihet e nevojshme që çështja të kalohet në seancë gjyqësore. Prandaj duhet të kryhet një hetuesi e dytë, për ta nxjerrë fajtor. Hetuesia e dytë nuk u zhvillua, duke bërë që mbas tri ditësh së paraqitjes së akt-akuzës, të zhvillohej gjyqi. Kështu që më 31 maj 1976, dal në gjyq, ku prokuror ishte Fatos Çeta dhe gjykatës Kiço Treska. Gjyqi u zhvillua i hapur. Prokurori jep pretencën me 8 vjet heqje lirie dhe 5 vjet heqjen e së drejtës elektorale. Por gjykata vendosi 7 vjet heqje lirie dhe tre vjet të heqjes të së drejtës elektorale. Kështu që jam dënuar për: “krimin e agjitacion-propagandës kundër pushtetit popullor”.

Ku e vuajtët dënimin?

Në gusht të ’76-ës më çojnë në burgun-minierë të Spaçit ku kam qëndruar deri në 14 mars të ’82-shit, dita e lirimit. Të kujtosh për Spaçin i cili është cilësuar si një nga burgjet më famëkeqe të sistemit njëpartiak, të jep emocione të forta. Në Spaç do përballeshe me punën e rëndë në galeri, me dhunën fizike dhe torturat.

Spaçi ishte një kamp i ndërtuar në një gropë të rrethuar me male të larta, temperaturat në dimër ishin mjaft të ulëta dhe arrinin deri në -15 0C. Rrethimi i kampit me tela me gjemba, ishte një element që tregonte egërsinë e atij sistemi i cili, nuk lejonte asnjë tentativë arratisjeje nga kampi, duke vendosur në secilin rrethim, 60 karakollka brenda të cilave, ndodhej një ushtar me mitraloz. Duke qenë se isha i aftë për punë, kam punuar në minierë në zonën e tretë dhe të katër, një nga frontet më të vështira. Më duhej të realizoja normën edhe mbi 100% që të mbaja veten me atë pak shpërblim që fitonim. Këtu kam provuar edhe birucën për gati një muaj pasi, më kanë gjetur një fjalor italisht të cilin e kisha fshehur dhe e lexoja si i etur. Biruca ishte e tmerrshme, e pa suvatuar, futeshe vetëm me rrobat e trupit, pa çorape, të jepnin dy batanije, një poshtë një lart, që t’i sillnin në 8:00 të darkës dhe t’i hiqnin në 6:00 të mëngjesit. Në Spaç, kam gjetur të burgosur të tjerë më të cilët kemi ndarë bukën, librat, të papriturat, kujtimet etj. Asgjë nuk e zbehte raportin miqësor që kishim ne. Prandaj dua të përmend disa prej tyre, si: Ëngjëll Fidani, Ylber Merdani, Naum Veriga, Nevruz Golka etj.

Si ishte gjendja e të burgosurve në kamp, si ju trajtonin atje?

Jeta e brendshme e burgut, ishte një botë që s’ngjasonte me asnjë botë tjetër. Në kushtet e një vetmie sfilitëse dhe të një izolimi të plotë në qelitë e errëta të Spaçit ku shpresa dukej dobësi, të burgosurit shndërroheshin në kavie eksperimentimi, pasi poshtëroheshin, dhunoheshin dhe shfaroseshin. Asgjë nuk e shqetësonte diktaturën komuniste, më shumë se personaliteti i lirë dhe i pavarur i njeriut. Në kampin e Spaçit, kishte dy kategori të burgosurish: ata që punonin në minierë dhe ata që nuk punonin. Të parët emërtoheshin si “800 grami”, për arsye të ushqimit, ndërsa të dytët “600-it”. Ne që punonim, kishim 800 gram bukë, dy vakte, ku jepej një supë dhe pilaf dhe në darkë, një gotë qumësht, në mënyrë që të përfitonim energji për të nxjerrë mineralin e bakrit dhe piritit nga galeria.

Kampi kishte rreth 1800-2000 veta, ku 1200-1400 prej tyre ishin në punë dhe rreth 600 qëndronin në kamp të cilët, ishin të papunët që detyroheshin të lexonin veprat e shokut Enver. Edhe ne që ishim në punë, nuk shpëtonim dot nga propaganda komuniste, duke dëgjuar programin e Radio Tiranës, e orientuar nga ideologjia komuniste. Keqtrajtimi që ata bënin ndaj nesh, tregohej në forma nga më të ndryshmet, që nga racionimi i ushqimit, ushtrimi i torturave fizike dhe psikologjike, detyrimi i kalimit të normës me forcë, izolimi me kohë të gjata në birucë etj., të cilat kanë qenë shkatërruese si për shëndetin fizik dhe mendor. Ky trajtim anti human nga kafshëria komuniste, vinte si pasojë për të parandaluar çdo lloj rezistence, që mund të bëhej nga ne të burgosurit. Mbaj mend që një nga bashkëvuajtësit e mi, i cili nuk kishte realizuar normën, të nesërmen, komandanti i kampit nuk e futi në punë, por e vari në një shtyllë hekuri për gati 8 orë, në të ftohtë, gjë e cila shërbente për terrorizim. Ishte një trajtim shtazarak nga ana e policëve. Në kushtet e përbuzjes, dhunës fizike e psikologjike shumë nga të burgosurit tentonin të arratiseshin nga burgu, të cilën e shikonin si rrugëdalje dhe shpëtim nga ferri. Mbaj mend që një prej të dënuarve, në kohën e apelit, hidhet nga tarraca poshtë në rrethimin e parë e, sa i afrohet rrethimit të dytë, zuri telat me gjemba dhe u ekzekutua në vend.

Imazhe të shtypjes së rezistencës në mënyrën më mizore, duke përjetuar dëshpërimin, humbjen e besimit, por mbi të gjitha fitimin e vlerave dhe virtyteve njerëzore, të cilat demonstrohen në kohë dhe situata të vështira, ka plot. Ka qenë një fragment, kur dy të burgosur, njëri ish-oficer, arritën të arratiseshin deri në lumin Drin, por për fat të keq, njëri nga ata nuk dinte not dhe u pushkatuan të dy. E gjitha kjo tregon për prezencën e dhunës e cila ishte kudo dhe kurdo, gjatë apelit, gjatë marrjes së ushqimit, gjatë fronteve të punës, pra kudo.

Më thoni një ngjarje të veçantë që, ju ka mbetur në mendje?

Në maj të vitit 1981, ndodhi një ngjarje tronditëse, pushkatohen dy prej të burgosurve, të cilët ishin Fadil Kokomani dhe Vangjel Leshaj, dy gazetarë të vjetër, të talentuar të Radio Tiranës që vuanin dënimin në burgun e Spaçit prej 16 vitesh. Arsyeja e vërtetë e pushkatimit të tyre, ishin letrat e shkruara nga ata kundër pushtetit të diktatorit, të cilët kërkonin hapjen e Shqipërisë komuniste dhe kundërshtonin vendimet e marra nga Enver Hoxha. Ishte vërtet një veprim i guximshëm nga ana e tyre edhe pse e dinin që pasojat do ishin të rënda. Me të dy, unë kisha një miqësi të forte, çka bëri që Sigurimi i Shtetit, të dyshonte edhe tek mua. Dyshimi më i vogël, informacioni më i imët që ata mund të kishin, të çonte drejt ndëshkimit. Gjatë kohës që ata të dy vazhdonin hetuesinë, mua nuk më nxirrnin në punë dhe nga momenti në moment, prisja ri arrestimin tim. Ridënimi do ishte një nga rrethanat torturuese për shkak të njëtrajtshmërisë së kohës pasi gjithçka ripërsëritet. Gjatë kësaj periudhe, isha i kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e tyre të cilët, pyesnin këdo për afrimitetin që kisha unë me dy të pandehurit. Në këtë kohë, vijnë dy prej hetuesve që për ironi të fatit, ishin Ali Xhunga dhe Llambi Gegeni, për të marrë në pyetje të burgosurit, në lidhje me ngjarjen, por që për çudi, nuk u ngatërruan me mua dhe më në fund vendosën të më linin të qetë. Kjo ngjarje, tregon më së miri se brenda kthetrave komuniste, luhej jeta jote.

Më flisni pak për momentin kur ju thanë që do të dilnit nga burgu…! Ju s’e kishit plotësuar dënimin apo jo?

Burgu është vendi ku nuk të njihen vlerat dhe të drejtat minimale humane, ku kishe uri, mungesë higjiene, rrahje, tortura, poshtërim moral, presion psikologjik etj.,; ku në çdo moment, je i kontrolluar edhe në kapanonet e gjumit. Liria gjithmonë duket e shtrenjtë, përpara çdo lloj gjëje, sidomos për një të dënuar i cili, ka qenë për një periudhë kohe i privuar nga ajo. Unë nga 7 vjet që jam dënuar, kam bërë vetëm 6 vjet e 5 muaj burg. Kjo erdhi si pasojë e përfitimit të uljes së dënimit, me anë të punës së kryer nga ana ime. Pra, duke realizuar normën 100%, përfitoja 10% të pagës, ku edhe zbritja e dënimit llogaritej me të njëjtin kofiçient, përqindjeje e cila shkonte deri në 4-5-6 ditë, ulje dënimi. Një vit burg mund t’ia hiqje dënimit tënd, edhe pse nëpërmjet punës së tmerrshme dhe rraskapitëse. Puna gjithmonë shikohej si një monedhë për të blerë lirinë. Me bindjen time, për të thyer mitin se, e marta është ters, kam qëndruar edhe një muaj në punë, për të llogaritur daljen nga burgu, po ditën e martë. Kështu që jam liruar në 14 mars 1982, ora 14:00, ditën e martë.

Mbasi u liruat nga burgu, si rrodhi jeta juaj?

Dalja nga burgu shoqërohej gjithnjë me enigmën dhe pesimizmin për jetën që na priste më pas. Gjatë kësaj kohe, shikon se papritur, vitet kanë kaluar ndërkohë, që ti ke qëndruar në një vend. Në burg koha nuk matet. Ajo ngrin. Pra koncepti i kohës ishte krejt i panevojshëm. Tanimë kisha një sfidë të re, por jo të panjohur, me të cilin do përballesha: më priste diskriminimi dhe persekutimi shoqëror. Gjithmonë do shikohesha me një sy tjetër pasi, nuk isha më ai studenti me rezultate të larta, por veçse një hije me biografi të keqe, që punon minierave, që del herët në mëngjes dhe kthehet vonë në shtëpi. Të mbyllej çdo perspektivë, shpresë, besim, iluzion të cilët, ia linin vendin frikës për të ardhmen. Menjëherë pas lirimit, në qershor 1982, provova punën në Fabrikën e Qelqit në Korçë, ku fillova të kisha probleme me sytë dhe më transferuan në Minierën e Bakrit të Rehovës, në të cilën kam qëndruar deri në mars të 1991-it. Nga viti 1992, jeta ime filloi të ndryshonte pak e nga pak. Isha në fund të humnerës dhe po dilja në sipërfaqe.

Kështu që jam emëruar inspektor i Kontrollit të Lartë të Shtetit si përkrahës i ish-të Dënuarve Politikë. Në vitin 2001, realizoj ëndrrën time për të shkuar në tokën e largët, Amerikë. Dhe në vitin 2002, u emërova pedagog Matematike, pranë Universitetit “Fan S. Noli” në qytetin e Korçës, ku vazhdova për gati 16 vite të isha pjesë e mësimdhënies akademike…!/ Memorie.al

blank

A JU KUJTOHET LAOKOONTI?- Nga Fritz RADOVANI

Disa prej kryeveprave t’ artit botnor i perkasin të gjitha kontinenteve, dhe shumë prej tyne vlejnë edhe per edukimin estetik të shumë shteteve, ashtu si Laokoonti, që njifej prej kohësh në shkollat artistike të Shqipnisë.
Një rol me randsi ka luejtë përgatitja e artistave Shqiptarë në Itali, ku ata aso kohe u bane të njoftun me veprat e veta nder shumë shtete Europjane.
Ishte viti 1962, kur në sallen e pikturës në Shtëpisë së Kulturës në Shkoder, kam vizatue koken e Laokoontit, veper e skulptorit madh Mikelangjelo…
Atë vit ishte 50 vjetori i Pavarsisë së Shqipnisë nga pushtimet shekullore.
Edhe pse gjarpni e kishte kafshue Shqipninë që në vitin 1468… Na dukej se në 1912, kishim fitue dishka… Sikur, dervishët na e kishin largue friken.
Kjo statujë, sikur, na e kthjelloi shikimin dhe mendimin e turbulltë. Ishim të rijë dhe nga kjo datë pritshim dishka nga Flamuri i Kastriotit Kuq’ e Zi!
Që në vitin 1944, Shqipnia vazhdonte me kenë e lidhun nga një gjarpen i mnershem dhe i pakrahasueshem në Shekullin e XX, me asnjë tjeter që kishte lidhë dhe kafshonte perditë Popullin e vet, ku dhimbja dhe helmi depertonin në krejt trupin e çveshun të Shqiptarit të masakruem.
Gati askush nuk e dallonte koken e tij të maskueme me “Yllin e kuq” që ushqehej me gjak Atdhetarësh, e vazhdonte me kafshue dhe me helmatisë Rininë Shqiptare, e cila nuk e kishte pa një ditë të mirë në jeten e vet.
Ata baballarë që ishin të lidhun prej tij do të shihnin me sytë e tyne edhe trashigimtarët e vet fatzezë, pa asnjë shpresë shpëtimi nga kafshimi i këtij perbindshi që kishte lidhë gjysmen e Europës me këte gjarpen helmues.
Gjarpni nuk falë as nuk dihet se ndonjëherë asht tregue i mëshirshëm.
Bota e qytetnueme gjithmonë tek sytë e gjarpnit dhe thimci i tij në lëvizje të vazhdueshme e vdekjepruese, kanë pa vetem t’ ardhmen pa asnjë shpresë.
Dhe asht shumë interesante që pershtypja e rrezikut të jetës së njeriut prej gjarpnit gjuejtës e vrastar asht e perbotëshme në të gjitha kontinentet.
Mbas vitit 1944 gjarpni ishte nder skuta e qoshe rrugash, podrume, biruca, qeli, lagështinë, errësinë, ndytsinë, pisllek, torturë, rrahje, çimento, hekra e vrima etje, urije, thyemje kockash, djegëje syshë me cigare, vezë të zieme nenstjetulla, mace të egersueme nder thasë, tredhje organesh gjenitale, perdhunime vajzash nder sytë e baballarëve të vet, gra të lidhuna nder sy të burrave, burra të vuem në hell, e vllau tue dishmue per vllaun i gjakosun dhe i shkrryem në pisllek dhe llom i pranguem kambësh e duersh. Të gjithë të lidhun prej një gjarpni që quhej Enver Hoxha e kobra Nexhmije Hoxha, që në mënyren ma mizore e që, me helmin e tyne të “luftës së kllasave”, dhe “shpalljen e shtetit Shqiptar pa Fe, i vetmi në Botë”, me pasues skilen e njohun Ramiz Alia, shkatrroi Atdheun, Shqiptarinë, Virtytet dhe Fenë e Tij.
Besa, Burrnia dhe Bujaria e trashigueme nder shekuj u shue me helmin anadollak, tue vorrosë ndoshta pergjithmonë kolosët e kulturës Europjane e Perëndimore, që as nuk i vijnë kurrma Shqipnisë së Kastriotit.
Çapini shovenist sllavokomunist ushqente me helmin vllavrasës gjarpnin e kobren, që edhe dheu i vorreve të tyne vazhdon me vra Rininë Shqiptare.
Populli Shqiptar nder shekuj i robnuem dhe i coptuem copa copa, duhej perça e robnue ashtusi persa shekuj vepruen pushtuesit turq me veglat e tyne tradhëtare anadollake e shpartalluese kombtare.
E gjarpni ngopej e knaqej tue pa një Popull në dhimbje, vorfni e pashpresë shpetimi, tue ikë nga Atdheu, per mos me kthye kurrma!
Mbi 50.000 Shqiptarë, i mbyti me helmin e tij… E virrmat e Tyne humben nder labirintet e podrumet e golleve të hapuna nga gjarpni per 47 vjet, pa asnjë minut dritë e shpresë shpetimi në Shqipni.
Mbi 500.000 Shqiptarë, nder kampe pune, ferma e minjera, leckoheshin perditë në trup dhe në Shpirtë, per me knaqë epshet e gjarpnit dhe kobres që lëshonin vezë e jarg helmi ku venin kamben e vet shkatrruese helmuese.
E zemra e gjarpnit me “Urdhën nga Naltë”, njëditë ajo do të plaste, bash me 11 prill 1985, tue ringjallë shpresen nder Shqiptarë. Po, nga rrenojat që ka mbetë prej njëgjysë shekulli terror, barbarizem dhe gjakderdhje që asht një fatkeqësi e panjoftun ajo që ka ngja në Shqipni, Shqiptarët nuk shofin asnjë rreze drite dhe as shpresë per rimëkamje kombtare, vetem braktisje! Bijtë e tradhëtarve t’ Atdheut pasunohen dhe drejtojnë dhunimin e Shqipnisë!
“Amaneti” i sulltanit per Shqipninë e Gjergj Kastriotit ishte: “Të bie shehadet per veprat që ka bërë në jetë kundër Allahut! Këte e ka dhe Kur’ani, që është shumë më i përparuar dhe më njerëzor se Bibla, dhe si përfundim: Shqiptarët duhet t’i pershtatën atij.” (E.Hoxha, “Shënime për Lindjen e Mesme” 1958 – 1983. Botue Tiranë, 1985.). Ma aktuale se kurr!
E, me siguri, kjo asht arsyeja që nuk dënohet sot veprimtaria e tij kriminale, terroriste, barbare dhe antinjerzore e pashembull në Europen Lindore!
Sot jemi para faktit të një shpartallimi kombtar nga pasuesit e bishave dhe të gjarpijve vdekjeprues të “rilindjes komuniste”, që edhe sot mbas 80 vjetë vllavrasje e shkatrrim kombtar deri nder themelet shekullore, vertetojmë thanjen e së Madhes Nanë Tereza, në aeroportin e Rinasit në vitin 1997:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”.
Melbourne, 2023.

blank

Jeta e dramat e një qyteti të lashtë Agim Xh. Dëshnica

 

Pasurimi shkrimit me foto zhvllimesh e shkatërimesh. dhe të historisë ndërtimore.

Çdo shtëpi ka veçantitë e saj. Qindra shtëpi krijojnë një qytet me tërë vlerat dhe historinë e tij. Si gjithmonë trashëgimtarët, pas rrënimesh për shkaqe nga më të ndryshmet, përpiqen të mirëmbajnë vjetërinë e bukur, krahas ndërtimeve moderne në zona të veçanta si vazhdim i jetës në kohë të re.

Historia për qytetet e vdekur është e mjegullt, shpesh e sajuar sipas hamendjeve. Për mrekulli Berati i lashtë, pas dëmtimesh të qëllimshme në vitet e një sistemi të huaj, siç qe socializmi, mundi të mbërrinte në kohët tona, si një dëshmitar i gjallë i ndodhive tragjike, mjerisht vetëm me tri lagje, Mangalemin, Goricën e Kalanë, edhe këto të prekura nga ndërtime të gabuara.

Asnjë popull dhe as një shtet në botë nuk prish monumentet e veta të kulturës, sipas manisë perverse të një njeriu, e thënë ndryshe “prish shtëpi e bëj kasolle.” Nga një revistë italiane mësohet se pasi armët e Luftës së Dytë Botërore heshtën, shumë qytete të rrënuar u ringritën siç kishin qenë më parë. Turistët amerikanë me origjinë nga këto vende, befasoheshin. kur gjenin pallatet klasike, kafet, parqet e rrugët e kohëve të  bukura të rinisë.

Në Shqipëri në mbarim të luftës pas largimit të trupave pushtuese gjermane, kudo u ndie fryma e pesha e një jete të re; për disa e lumtur, ndërsa për shumë vetë e panjohur, joshëse, e dhunshme dhe e frikshme. Të moshuarit ishin më të matur në biseda. Të rinjtë shfletonin libra dhe ëndërronin. Vetëm fëmijët si përherë vraponin pas fluturave në botën e tyre të pastër e të lirë.

Shtatëmbëdhjetë vjet më pas, me një vendim të paqartë të qeverisë, Berati u shpall qytet muze. Muze?-pyesnin shumë vetë të hutuar. Pra, shteti i ri tash e tutje do të kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpive të qyteti të njohur për lashtësinë dhe bukuritë e rralla; për Kalanë me dramat tragjike, shtëpitë e bardha e dritaret si mijëra yje mbi lum e urë; për zejtarinë,  ullishtat e fiqtë, xhamitë e kishat, legjendat, këngët dhe bejtexhinjtë. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Pas ngritjes së fabrikave, ardhjes nga rrethet e tjerë e nëpunësve dhe punëtorëve, qyteti u mbipopullua dhe mori pamjen e një qendre industriale, siç dihet, pa të ardhme. Si një akt hakmarrës i pakuptimtë, qysh në vitet e para qe rrënimi i Sarajeve të Pashallarëve në qendër të qytetit dhe hedhja në lum e shumë elementëve arkitektonikë. Sot, ashtu të shkallmuara, ato dëshmojnë për hijeshinë e hershme dhe për marrëzinë e diktaturës. Pas vendimit për Muze, qendra e qytetit me sheshe, pazare e një varg dyqanesh u shemb dhe u tjetërsua. Ndërtesa neoklasike e hotel Kollombos u rrafshua për një lulishte.

Edhe Shkolla qytetëse, ku diku afër mbërrinte Felbani (treni) austriak Shkodër-Berat, u hodh për tokë. Xhamitë, medreseja, teqetë e kishat u mbyllën, disa u shembën. Po atë fat patën edhe lagjet e tjera.

Emrat e vjetër me vlerë historike u ndryshuan. Mbijetuan  vetëm përmendorja e Dëshmorëve të Kombit dhe busti i Bab Dud Karbunarës, të përuruar qysh në vitet 30. Kalimtarët, në hyrje të parkut të madh, kundër natyrës së qytetit, haseshin me bustin e Stalinit, kurse heroi ynë kombëtar Skënderbeu, përkujtohej,nga një përkrenare e bardhë, pa kurrfarë vlere artistike, sipër një shkëmbi.

Gjithsesi njëra nga lagjet vijoi të mbronte emrin Murat Çelepi. Ky emër i shqiptarit Kara Murat-Çelepi, mytesarif i Sanxhakut të Vlorës me qendër në Berat, mbeti i pashlyer nga kujtesa, edhe pas vendimit zyrtar “Çlirimi” edhe shpalljes Muze. Flitej nga të gjithë, përdorej nga postierët e policët. Karrocierët e pajtoneve, deri sa u ndaluan, thërrisnin “Hajt! Për Çelepi”. Dikur kjo lagje e mbuluar nga një gjelbërim i dendur, shtrihej nga hyrja e qytetit deri në urën e Gorricës, me shtëpi në shpatin e Kalasë dhe në zonën fushore buzë Osumit.

Ajo kujtohej për disa shkolla, për Kullën e Sahatit, puset e çezmat, xhamitë, teqetë e tyrbet, për parkun plot me lule, për ndërtesat dhe bahçet monumentale që kufizoheshin me fushat e fshatrave në rrethinën e qytetit.

Njëra nga mëhallët e saj, afër lumit e përballë Shpiragut, njihej me emrin Sarajet. S’dihet as sot, sesi ato saraje madhështore të Omer Pashës me rojtarë e shërbyes të shumtë, u përfshinë nga flakët e një zjarri të madh dhe u kthyen në gërmadhë, brenda mureve të lartë. Në atë vend të braktisur me një portë të zymtë, nuk u ndërtua asnjë shtëpi. Askush nuk guxonte ta blinte atë tokë të mbuluar nga hithra e ferra, ku lëvrinin gjarpërinj e hardhuca. Gjyshet shamibardha pëshpëritnin, se atje, kur binte nata, shfaqeshin xhindet e bukura që endeshin si hije poshtë e lartë me veshje të bardha dhe hidhnin valle. Çdo njeri, që besonte rrëfimet me xhinde të gjysheve, nëse kalonte natën nëpër sokak përbri mureve gjysmë të rrënuar, s’kthente sytë anash, por shpejtonte hapat. Edhe emri Sarajet, seç kishte diçka të frikshme.

Në atë mëhallë të pastër me sokakët e gjerë, shtruar me gurë të sheshtë kalonin lehtë e lehtë, kuaj e karroca, biçikleta, vetura dhe kamiona. Një nga sokakët fillonte nga porta e bejlerëve Vokopolas, vijonte përmes shtëpive të mësuesve, tregtarëve dhe zejtarëve të njohur beratas.

Pak më thellë, djathtas, ndodhej shtëpia e Ibrahim Buharasë, më vonë e Vexhi Buharasë. Në fund të një rrugice të vetmuar majtas, lartohej një portë e rëndë me dy kanata druri nën harkun e gurtë. Në çastet kur qe e hapur, dukej një pjesë e shtëpisë së bardhë e të madhe e gjyshit, Sulejman Dëshnica me prejardhje  nga Roshniku. Sipas kujtimeve, ai qe një burrë i pashëm, shtatlartë, me sy e flokë gështenjë, i respektuar nga të gjithë, herë herë i rreptë, por i matur e bujar.

Thuhej, se shtëpia qe themeluar si u tha më lartë, aty nga viti 1780, fare afër Osumit. Shtëpinë e ndante nga Sarajet një mur i lartë e i gjatë me gurë . Në vitin 1880, Sulejmani aso kohe oficer me gradën kapiten, e bleu dhe ngriti një të dytë ngjitur me të parën. Në përfundim të punimeve u ruajt pamja e bardhë beratase me shumë dyer e dritare, në katër anët me dy pjesët bashkë në harmoni të plotë.

Në anën lindore gjyshi u kish falur shërbyesve, që merreshin me punë të ndryshme në shtëpinë e madhe dhe në bahçe, një shtëpi përdhese, me disa kthina, oborr, pus e kopsht. Nga oborri kryesor nëpër dy porta të gjera, shkohej në mjediset, brenda ndërtesës së bardhë që shihte diellin tërë ditën në katër anët.

E freskët në verë, e ngrohtë në dimër. Pjesa e dytë megjithëse e ndërtuar mjeshtëri pak më vonë, e vjetra në krahun e djathtë. qe vepër e shkëlqyer arti. Atje, miqtë kalonin përmes katoit, ku lidhnin kuajt. Pastaj nëpër shkallët e brendshme, ngjiteshin në dhomën e pritjes. Njerëzit e shtëpisë e quanin “dhoma me bojë”. Aty binin në sy tavanet me rombe ngjyra-ngjyra; figura zogjsh, zambakësh e trëndafilash, gdhendur në kanatat e derës, kamareve dhe musandrës.

Në dhomë shkëlqente gjithçka, nga muret, vatra me rasa guri gri dhe daullja e saj e bardhë tek dyshemeja e mbuluar me qilim persian. Llambadarët në tavan dhe disa shandanë shumëdegësh vendosur në dysheme, plotësonin ndriçimin natën, kurse ditën gjashtë dritare me perdet hapur kapnin rrezet e diellit nga lindja e perëndimi.

Në katin dyte ndodheshin, edhe dy hamame, dhoma e zjarrit, (akçillëku apo kuzhina), e ndriçuar nga një baxha konike nën çatinë me katër gërshanëza e strehë të gjera. Në një kënd të saj shihej hambari i drunjtë dhe mokra e gurtë për bluarjen e drithit. Më tej pas një dere kalohej në një mjedis, ku renditeshin furra për të pjekur bukët e tavat, larësja e enëve, robelarësja me një korridor të zgjatur që kthehej në anën jugore për tharjen e teshave.

Hapësira mbi tavan shërbente si depo. Në pjesën e dytë të shtëpisë brenda një dere të gjerë me dy kanata, ngjyrë kafe shtrihej hajati, një korridor i gjatë e i gjerë, i mbuluar me pllaka guri të gdhendura imët. Në të djathtë ndodhej kthina e kafesë me nime për miqtë, ku shërbehej nëpërmjet një dollapi rrotullues të vendosur në murin e hajatit. Kafetë zbrisnin me tabaka nga dhoma e zjarrit nëpër një shkallë të fshehtë me kapak sa nje derë.

Në fund të hajatit hapej një derë tjetër për në odën e freskët gjatë muajve të verës. Majtas përsëri pas një dere, ndodhej qilari i errët e i ftohtë pa asnjë dritare, me  voza druri, shtëmba e qypat e mëdhenj për zahiretë e dimrit. Një shkallë rrethore e brendshme me parmak, të hipte lart në sallonin e gjerë me piktura e katër dyer. E para, për dhomën ku flinte gjyshi, e dyta për dhomën me bojë të miqve, e treta tek e zjarrit, e katërta për dhomën e bibliotekës me nime në krahun jugor plot dritë që përçonte rrezet e diellit përmes tri dritareve të brendshme për në odën e zjarrit. Një zgjidhje e mençur e ustallarëve të panjohur.

Nga oborret dukej kalaja, mali i Gorricës dhe më tej shpesh, kur shkrepte dielli i mëngjesit shfaqej në lartësi madhështor mbi re mali i Tomorit. Në fund të pusit herë pas here shiheshin ngjala që ndaheshin nga tufa në lum, pas shtegtimit të gjatë nga deti i Sargaseve dhe mbërrinin në puset e mëhallës së Sarajeve. Në orë të caktuara dëgjoheshin kambana nga Kulla e Sahatit pranë xhamisë e çezmës dhe zëri i myezinit nga minarja. Në oborr hera herë kryheshin rite fetare. Në raste festash e dasmash dëgjoheshin këngët qytetare beratase të shoqëruara me def e saze. Në ato çaste hareje, kur hëna qe e plotë, dukej sikur zbriste mbi kullat e muret e Kalasë dhe dëgjonte e kënaqur ato këngë të paharruara.

Bahçeja u ngjante oazeve të përrallave arabe, me palma, kopshte, lulishte e zogj. Anës bahçes nxitonte rrjedha e remës, që kthehej më sipër nga lumi me anën e një sfrati me trungje e degë drurësh, më vonë digë betoni. Deri në kohët e vona ai pellg i pastër, ku laheshin të rinjtë, quhej “te trarët.” Dy ledhet e remës i lidhte një urë druri. Pranë saj sillej rrotull me kërkëllima çikriku me kova teneqeje, që hidhte  me gurgullimë ujë në vijën për të vaditur perimet. U bënte mirë, edhe pemëve. Kalimtarët tek kalonin përtej remës deri në kohët e shqetësuara te pasluftës, ndalonin e sodisnin pamjet e pemëve me fruta gjithfarësh, si fiq, kumbulla e rrush i bardhë e i zi në hardhitë, që kacavirreshin në kavakët e lartë; mes tyre arra, lajthi, bajame, mana, ftonjë, shegë, kajsi e zerdeli.

Në një kënd të ngrohtë afër murit dukeshin zgjonjtë e bletëve. Në kohë pranvere e gjatë verës nëpër breg tej remës, vraponin fëmijët e mëhallës me pipëzat e gajdet prej druri të njomë. Disa hidheshin “topçe” në remë dhe ndiqnin rosat. Ato zhyteshin në ujë dhe shfaqeshin larg mbi sipërfaqe. Në freskinë e blerimit, tok me cicërimat e zogjve, ndiheshin edhe xhi-xhi-të e gjinkallave në trungjet pemëve. Bletët, fluturat e pilivesat fluturonin lule më lule. Ndërkohë ndihej mërmërima e uturima nanuritëse e Osumit me ajrin e pastër nga kodrat përtej nën lartësitë e malit Shpirag, që shtrihej si i fjetur nën diell e re.

Gjysh Sulejmani në ditë të kremte priste në atë shtëpi, madje edhe në bahçe nën një qoshk apo verandë të mbuluar, për kafe, drekë a darkë, miq nga qyteti e fshati, zyrtarë, ushtarakë, doktorë, mësues, sherbestarë të feve, si Bab Dud Karbunara, Xhelal Koprencka, Sulo Resuli, Baki Gjebreja, Ibrahim Buharaja dhe shumë të tjerë nga mëhalla, të njohur në gjithë qytetin. Aty, bisedohej edhe për çështje të mëdha, siç qenë hapja e shkollave shqipe dhe ngritja e flamurit në qytet e në Vlorë.

Ç’farë ndodhish ndoqën njëra tjetrën, në rrjedhën e kohës në atë shtëpi të rrallë për nga bukuria, vlerat artistike dhe historia e saj? Mund të tregohen shkurt kështu:

U ndërtua nën pushtimin osman. U gëzua kur lindi djali që do të shquhej më vonë si patriot. Kremtoi në kohën e pavarësisë. U dhunua nga rebelët më 1914, me kërcënime, zënka, sharje e qortime ndaj gjyshit për gjuhën e flamurin shqiptar nga myftiu i Tiranës Musa Qazimi, por nuk u prek. U vlerësua nga albanologët austriak në kohën e Austro-Hungarisë. Festoi në vitin e Kongresit të Lushnjës.

U gëzua më kot në ngjarjet qershorit dhe u braktis nga djali i vetëm i arratisur mal më mal në dhjetorin e shqetësuar dhe mbeti në duart e motrës me të shoqin, telegrafist, i njohur në gjithë prefekturën. Në ato ditë ndodhi diçka e papritur. Një mëngjes trokitën në portën e madhe. Një tog xhandarësh me teneqe vajguri në duar u duk në oborr. Dilni jashtë, thirri kapteri, se kësaj shtëpie do t’i vëmë zjarrin! Për një çast u step, kur pa atë shtëpi aq të bukur. Halla mbylli dyert nga brenda, doli në dritare dhe thirri: po të jeni burra digjeni! Asnjë njeri nuk del nga kjo shtëpi. Kapteri u hutua, edhe më teksa po mbërrin burra e gra nga mëhalla. Me urdhrin e tij xhandarët ngritën teneqetë me vajguri dhe u larguan për të mos u kthyer më.

Në kohën e Luftës italo-greke, në shtëpi me urdhër të Bashkisë u vendosën në katin e parë zyrat e komandës së një reparti ushtarak italianë që kishte fshehur kamionët e luftës me topa e mitraloza në sokakët e lagjes Murat Çelepi. Shpesh herë oficerët dilnin në oborr për të soditur në qiell dyluftimin e ajrorëve anglezë e italianë mbi fushën e Otllakut. Halla e shqetësuar për shtëpinë u fliste oficerëve të hynin brenda. Pasi ikën italianët në qytet erdhën trupat gjermane. Një ditë në oborr u pa një ushtar gjerman pa pushkë e pa helmetë. me kapelën me strehë  në duar. Halla doli e trembur në dritare. Gjermani me duar e kapele bënte shenjë drejt bahçes. U kuptua se lutej për pak kumbulla të një peme rritur vetiu buzë remës, kokrrat e tharta e të cilës njerëzit e shtëpisë nuk i mblidhnin kurrë. Ato piqeshin e binin në remë dhe i merrte me vete rryma e ujit. Merrni, merrni  bëri me shenjë halla. Pas pak ushtari u kthye e tregoi kapelën me pak kumbulla, falënderoi e u largua drejt urës me dërrasa, ku e priste shoku i tij. Një ditë tjetër halla pa një ballist që kishte mundur të ngjitej në një nga kavakët e po shijonte rrushin e verdhë të pjekur për bukuri. O djalë, i bërtiti halla, kjo bahçe ka zot! Hë moj hallo. ia ktheu ballisti, s’u bë kiameti, më shumë se një vesh rrush nuk ha dot. Ja mbarova! Zbriti poshtë dhe duke qeshur kaloi urën e u zhduk.

Kur Shqipëria u çlirua prej “armiqve e tradhtarëve”, siç shkruhet edhe sot nga akademikët e thinjur dhe gazetarët e rinj, erdhën ditë të papara ndonjëherë.

Në kohën e hapjes së tokave të reja, aty nga orët e para të mëngjesit, një zyrtar njoftoi se sipas vendimit të Komitetit të PP dhe Komitetit Ekzekutiv, bahçja qe shtetëzuar për të mbjellë grurë e misër. Halla patriote e luftës, u lodh më kot t’i bindte shefat në Komitet, që pemët të mos priteshin dhe në atë gjendje le t’i mbante ferma e shtetit. Pa kaluar as tri ditë, me përgjegjësin në krye dhjetë punëtorë me sharra e sëpata, u futën në bahçe. Pra, pas pushkatimit e burgosjes së të gjallëve, do të priteshin pa mëshirë edhe pemët e ëmbëla të gjyshit. Përfytyroni për disa çaste rrëzimin e kavakëve të lartë, ku pat hipur ballisti për dy tri vesh rrush, këputjen e dhimbshme dhe harlisjen mbi parcelat e perimeve të hardhive me rrush të verdhë e të zinj; shembjen e zhurmshme të arrës vigane me degë si direkë anijesh e me fletë të blerta; plandosjen e manit të lartë; përmbysjen e pemëve me kumbulla, fiq e fryta gjithfarësh; hedhjen në remë të kumbullës së thartë që kurseu gjermani.

Merreni me mend dhimbjen e hallës dhe fyerjen e rëndë të vëllait nën dhe.

Më pas e kishte radhën tragjedia e shtëpisë së regjistruar nga etnografët si monument kulture. Në oborr u panë disa ustallarë me përgjegjësin e tyre. Mos vallë kishin ardhur për mirëmbajtjen e saj? Përgjegjësi mbante në duar një letër nga Komiteti Ekzekutiv, ku lexohej fjala urdhër, si vendim gjyqi politik nga Komiteti i Partisë së dashur. Halla nuk jetonte më dhe s’mund ta mbronte shtëpinë deri në vetmohim. As trashëgimtarët e saj të pafuqishëm. Dhimbjen me lot e provoi edhe nipi, shkruesi i këtyre radhëve, me punë larg qytetit, i pafuqishëm si të gjithë.

Punëtorët të ngjashëm me xhelatë kohësh barbare, mbanin në duar kazma, lopata, sharra, sëpata, sqeparë, ganxha e qysqi. Sipas vendimit ata rrafshuan një nga shtëpitë më të bukura të lagjes Murat Çelepi tok me historinë saj dhe artin e mjeshtrave të panjohur. Kazma e qysqia shkallmuan muret e gurtë të rrethimit, përmbysën portën e madhe me hark guri; sharra e sëpata shembën tavanet e çatinë e gjerë tok me oxhakët e llambadarët, nimet e shkallët, furrën e qilarin me qypa, hajatin e dhomën e kafesë tok me bibliotekën. Gjithçka me vrull revolucionar. Përse e prishën atë mrekulli bujare? Shkaku nuk u mor vesh kurrë. Mister!

Ndoshta në arkivin e Kino-studios “Shqipëria e Re” ruhet edhe sot një film dokumentar, ku shfaqet ajo shtëpi e bardhë, në të cilën u strehua e sigurt disa ditë e netë, shëndosh e mirë Margarita Tutulani, më vonë rreth tridhjetë hebre dhe ushtarë të sfilitur italianë të arratisur nga kampi gjerman i robërve të luftës.

Disa foto të asaj shtëpie në prag të rrënimit rrëfejnë për hijeshinë e saj edhe në ditët e fundit të jetës. Një etnografe e vonuar në kërkim të veprave monumentale për studime shkencore, ashtu si policët që mbërrijnë disa orë pas krimit, gjeti një rrafsh të pastruar nga mbeturinat e një ndërtese të shkatërruar nga një bombardim në kohë paqeje, edhe heshtje varri.

Tashmë trualli i rrafshuar ka mbetur shkret. Nuk dëgjohen më zërat e një brezi të tërë njerëzish me kulturë që lindën, u rritën, banuan aty e shërbyen në arsim, shëndetësi dhe ekonomi. Pipëzat e gajdet prej druri të njomë të pranverës heshtin. Nuk ndihen as cicërimat e zogjve, as krisma e kaposhit mbi degët e fikut në oborr, as kakarisja e pulave, as xhi-xhi-të e gjinkallave në trungje pemësh, as kërkëllima e çikrikut e llapashitja e krahëve të rosave në remë.

Rema është diku nën themelet e shtëpive pa vlerë. Nuk fluturojnë më bletët e fluturat lule më lule, as pilivesat mbi ujë. Rrezet e ngrohta të diellit e ajri pastër i Shpiragut më kot kërkojnë dritaret varg të shtëpisë së bardhe dhe kurorat e blerta të pemëve.

Askush s’e merr me mend, se ku ndodhej ajo shtëpi zemër gjerë si vetë madhësia e bardhësia e saj. Në atë mëhallë të ngrohtë u rrafshuan, edhe shtëpitë e dijetarit e poetit Vexhi Buharaja, e mësuesve, tregtarëve dhe e zejtarëve të njohur në gjithë qytetin. Edhe shtëpia e vogël me oborr, por e këndshme e pep Avdylit, që mblidhte gjarpërinj në Saraje dhe në remë, për barnatoret, shkollat dhe spitalet. Nuk dëgjohen më, uturima nanuritëse e lumit, as kambana nga Kulla e Sahatit e rrafshuar tok me çezmën, pranë xhamisë në lagjen Murat Çelepi, sipas vendimit zyrtar “Çlirimi”, në qytetin e shpallur MUZE.

Është për të ardhur keq, kur ndonjë nga ish-banorët e asaj mëhalle, që merret me punë arti e me studime të monumenteve të kulturës, i qan hallin Shkodrës e Tiranës për zonat historike, që tashmë pak nga pak po marrin frymë, në një kohë, kur qyteti i vet i lindjes, ka një gjendje të dhimbshme për shkak të shkujdesjes së ish-bashkëpunëtorëve, atij vetë dhe zyrtarëve përgjegjës sot, që mburren me librushkat për turistët. Tashmë në truallin e harruar, shihen vetëm disa shtëpi përdhese. Kalldrëmet e sheshta dhe shtëpitë e mëhallës janë zhdukur.

Pamjet e dikurshme përtej mureve e mbi pemët e bahçes së dhunuar, kanë humbur trishtueshëm. Janë shlyer edhe nga kujtesa. Diku pranë tyrbes së Baba Aliut të shenjtë, prehet gjyshi i urtë. Ai nuk e di seç bëhet me shtëpinë e vet të bukur, ku gëzoi dhe u hidhërua gjatë një pjese të jetës. Edhe hëna, teksa ulet mbi muret e Kalasë, ashtu e zbehtë mallkon e qan. Vetëm mrekullia e Zotit ka shpëtuar nga shfarosja, shegën, mjaltë të ëmbël e plot lëng të fshehur në një kënd muri, që dikur rrethonte  shtëpinë dhe bahçen. Shega qysh nga koha e gjyshit, rrit kokrrat e shëndosha duke dëshmuar, ashtu siç ndodh shpesh pas një masakre barbare, se jeta në atë vend të shenjtë vazhdon. \

blank blank blank blank blank blank blank blank blank

blank

“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”- Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur

Nga Bashkim Trenova

 

Pjesa e parë

SHQIPTARËT SIPAS SERBËVE

(KRIZA LINDORE DHE LUFTËRAT BALLKANIKE) Memorie.al / “Serbët rrjedhin nga sllavët, një numër i madh tribushë që i dhanë jetë popujve sllavë. Mbi origjinat e historisë së sllavëve njohuritë janë modeste dhe jo aq të qarta. Emri i tyre del për herë të parë në shekullin VI pas J. K., kur shkrimtarë bizantinë, fillojnë të flasin për sllavët….”! (Dushan Batakoviç, Milan St. Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histori e Popullit Serb. L’Age d’Homme. Lausanne. 2005. Fq. 3.)

Sikurse e tregon edhe titulli i këtij vëllimi, analizat, interpretimet dhe komentet që përfshihen në të janë vendosur në një hapësirë kohe të kufizuar: vitet e Krizës Lindore dhe të Luftërave Ballkanike. Janë zgjedhur qëllimisht këto periudha sepse ato, me pasojat e tyre, qëndrojnë në themelet e marrëdhënieve serbo-shqiptare, apo shqiptaro-serbe për të gjitha vitet në vazhdim, deri në ditët tona. Si përjashtim, në pak raste kalohet më parë dhe më pas këtyre viteve, thjesht për të treguar një vazhdimësi strategjie, ambiciesh, praktike dhe llogoresh politike.

Vëllimi paraqet punimet dhe opinionet e 125 politikanëve të lartë serbë, të deputetëve dhe udhëheqësve të partive politike, të akademikëve, të historianëve, të shkrimtarëve dhe të veprimtarëve shoqërorë, të antropologëve, analistëve, gazetarëve, gjeologëve, gjeografëve serbë dhe vetëm serbë. Kjo zgjedhje është e qëllimshme sepse, gjithnjë është mirë të njohësh kundërshtarët, armiqtë, mercenarët dhe argumentet e tyre, njëlloj si edhe ata që u kundërvihen të parëve me realizëm, pragmatizëm apo idealizëm qoftë.

Në vëllim ndeshen dy rryma, (nëse mund të shprehemi kështu), të mendimit politik dhe shoqëror serb për ngjarjet që trajtohen në të. Për përgatitjen e tij janë konsultuar mijëra faqe, janë cituar mbi 100 organe shtypi dhe të medias në përgjithësi si edhe punime e botime, kryesisht serbe apo që u referohen burimeve serbe. Në vendosjen e materialit është ndjekur rendi alfabetik. Përjashtim bën Kapitulli I ku është ndjekur rendi kronologjik.

Për arsye të një shfrytëzimi sa më praktik, materiali, që ekspozohet, është ndarë në katër kapituj. Në tre kapitujt e fundit citohen edhe pjesë nga shtypi i kohës. Në vëllim, si rregull, nuk përfshihen materiale arkivore serbe apo të huaja, as autorë shqiptarë dhe jo serbë. Sigurisht që ky vëllim nuk përfshin tërësinë e botimeve të pa fund të autorëve serbe, që trajtojnë këtë problematikë. Por edhe nuk është qëllim i tij të marrë përsipër ekspozimin e një hapësire, ku autorët shpesh përsëritin njëri tjetrin.

Autori

NË VEND TË PROLOGUT – NJË PROJEKT, DY MEMORANDUME DHE NJË ANALIZË

Projekti ose “Naçertania” e Ilia Garashaninit – politikan, kryeministër i Serbisë gjatë viteve 1852-1853 dhe 1861- 1886:

Serbia duhet të vendoset në radhët e shteteve të tjera europiane, duke krijuar një plan për të ardhmen e saj ose duke hartuar, si të thuash, një politikë të brendshme afatgjatë, parimeve të së cilës duhet t’u përmbahet fort dhe sipas së cilës duhet të udhëhiqet dhe të vendosë pa lëkundje për të gjitha punët e saj.

Lëvizja dhe trazirat midis sllavëve tashmë kanë filluar dhe nuk do të mbarojnë kurrë. Serbia duhet ta kuptojë plotësisht këtë lëvizje dhe rolin apo misionin që do të ketë në të.

Nëse Serbia është e ndërgjegjshme se ç’përfaqson, për pozicionin e saj dhe për popujt rreth saj, ajo do të kuptojë se është ende shumë e vogël, se nuk duhet të qëndrojë në një pozicion të tillë dhe se vetëm në aleancë me popujt e tjerë fqinjë, ajo mund të kryejë detyrat për të ardhmen e saj. Këtu mbështetet plani dhe themeli i politikës së Serbisë, që nuk e kufizon Serbinë me kufijtë e saj të sotëm, por përpiqet t’i bashkojë të gjithë popujt fqinjë serbë.

Nëse Serbia nuk ndjek energjikisht këtë politikë dhe, aq më keq, nëse nuk e pranon, duke dështuar kështu në përgatitjen e një plani të mirë menduar dhe të përshtatshëm për këtë mision, ajo do të tronditet si një anije e vogël nga stuhitë jashtëtokësore derisa në fund do të copëtohet në një shkëmb të madh. Ajo që duam dhe përpiqemi të bëjmë këtu, është të japim një ndihmesë dhe të përgatisim planin e politikës serbe duke respektuar kërkesat e saj natyrore.

Politika e Serbisë

Perandoria Otomane duhet të shpërbëhet dhe kjo shpërbërje mund të ndodhë vetëm në dy mënyra:

ose do të ndahet, ose…
do të rindërtohet sërish nga banorët e saj të krishterë.
Vëzhgime mbi ndarjen e Perandorisë Otomane

…Shteti serb, i cili tashmë ka një fillim të mbarë, por që duhet të përpiqet të zgjerohet dhe forcohet, i ka rrënjët dhe themelet e tij të forta në Perandorinë Serbe të shekujve XIII dhe XIV dhe në historinë e lavdishme dhe të pasur serbe. Nga kjo histori dihet se sundimtarët serbë filluan të merrnin pozicionin që mbante Perandoria Greke (Bizantine) dhe gati ia dolën t’i jepnin fund asaj për të zëvendësuar Perandorinë Romake Lindore të shembur me një Perandori Serbo – Sllave.

Perandori Dushan i Fuqishmi kishte adoptuar, madje, stemën e Perandorisë Greke. Ardhja e turqve në Ballkan e ndërpreu këtë sipërmarrje dhe, për një kohë të gjatë, e pengoi të zhvillohej, por tani që pushteti turk është thyer dhe pothuajse është shkatërruar, e njëjta frymë duhet të veprojë sërish, Serbia të rimarrë të drejtat e saj dhe të vazhdojë sipërmarrjen e ndërprerë.

Prandaj, themelet dhe muret e Perandorisë Serbe, duhet të pastrohen nga të gjitha rrënojat dhe mbeturinat, dhe të zbulohen, në mënyrë që një ndërtesë e re të mund të ndërtohet mbi këto themele të forta dhe të qëndrueshme historike. Një ndërmarrje e tillë do të ketë një rëndësi të paçmueshme dhe do të gëzojë një prestigj të madh, midis të gjitha kombeve dhe kabineteve të tyre; dhe atëherë ne serbët do të dalim para botës si trashëgimtarë të vërtetë të paraardhësve tanë të shquar, duke mos bërë asgjë të re, por duke rivendosur trashëgiminë e tyre.

Kështu, e tashmja jonë nuk do të jetë e shkëputur nga e shkuara, por do të formojë një tërësi të bashkuar, të integruar dhe të rregulluar mirë. Në këtë mënyrë Serbia, kombësia dhe jeta e shtetit të saj, janë nën mbrojtjen e ligjit të shenjtë historik. Aspiratat tona nuk mund të fajësohen si diçka e re dhe e pabazë, si një revolucion apo si një grusht shteti.

Nëse e vlerësojmë ringjalljen e Perandorisë Serbe nga ky këndvështrim, atëherë sllavët e tjerë të jugut do ta kuptojnë lehtësisht këtë ide dhe do ta pranojnë me kënaqësi. Sepse ndoshta në asnjë vend europian kujtimi i së kaluarës historike, nuk është aq i gjallë sa tek sllavët e Turqisë, tek të cilët kujtesa ndaj personazheve dhe ngjarjeve të famshme të historisë së tyre, është e fortë dhe besnike. Prandaj, mund të merret si e sigurt se kjo ndërmarrje, do të pranohet lehtësisht nga populli…!

Serbët ishin të parët, nga të gjithë sllavët në Turqi, që luftuan për lirinë e tyre me burimet dhe forcat e tyre, prandaj ata të parët kanë të drejtën për ta drejtuar më tej këtë ndërmarrje. Edhe tani, në shumë vende dhe në disa kabinete, i paraprihet mendimit se një e ardhme e madhe i pret serbët dhe ky fakt ka tërhequr vëmendjen e gjithë Europës.

Nëse do ta vlerësonim Serbinë si një principatë të thjeshtë, siç është sot, dhe nëse kjo principatë nuk do të jetë bërthama e një perandorie të ardhshme serbe, atëherë bota nuk do të kujdesej për Serbinë më shumë sesa për principatat moldave dhe vllahe ku, nuk është i pranishëm parimi i jetës së pavarur dhe që konsiderohen prej saj vetëm si lavjerrës rusë.

Një shtet i ri serb në jug mund t’i jepte Europës të gjitha siguritë se do të ishte dinjitoz dhe plot jetë, i aftë për të qëndruar midis Austrisë dhe Rusisë. Pozicioni gjeografik i vendit, topografia e tij, bollëku i burimeve natyrore, shpirti luftarak i popullit të tij, ndjenja e tij sublime dhe e zjarrtë kombëtare, origjina e përbashkët dhe e njëjta gjuhë – gjithçka bën fjalë për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e tij premtuese.

Për mjetet me të cilat mund të arrihet qëllimi serb

Mjetet fillestare
Për të përcaktuar se çfarë mund të arrihet dhe si të veprohet, qeveria duhet të dijë kushtet dhe rrethanat e njerëzve, që banojnë në krahinat përreth. Ky është parakushti i parë për të përcaktuar saktësisht mjetet. Prandaj do të jetë e nevojshme, mbi të gjitha, të dërgohen njerëz të gjallë dhe të pa paragjykuar, besnikë ndaj qeverisë, për të vëzhguar kushtet e jetesës të popujve në këto troje.

Në kthim, atyre u duhet kërkuar që të japin raporte të sakta me shkrim. Është veçanërisht e rëndësishme të informohemi për Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë e Veriut. Në të njëjtën kohë, duhet të mësohet saktësisht gjendja në Sllavoni, Kroaci, Dalmaci dhe, natyrisht, këtu përfshihen edhe popujt e Sremit, Banatit dhe Backës.

Këta agjentë duhet të pajisen me udhëzime se si të lëvizin dhe të kalojnë në këto troje. Ata duhet të informohen, ndër të tjera, për vendet dhe njerëzit, të cilëve duhet t’u kushtojnë vëmendje të veçantë. Përveç këtyre udhëzimeve konkrete, atyre duhet t’u jepet një udhëzim i përgjithshëm, i cili do të përmbajë pikat e mëposhtme, që do t’u kërkohet t’i zbatojnë:

Para së gjithash të përcaktojmë marrëdhëniet tona me Bullgarinë

…Shumica e pozicioneve të rëndësishme ushtarake të turqve dhe më shumë se gjysma e ushtrisë së tyre janë aty. Në asnjë vend tjetër europian turku nuk ndihet aq i sigurt dhe më zot se aty.

Bullgarëve u janë hequr të gjitha armët; ata mësuan të nënshtrohen dhe të punojnë – nënshtrimi dhe zelli u bënë natyra e tyre e dytë. Megjithatë, ky vëzhgim nuk duhet të na pengojë të njohim vlerën e tyre të vërtetë dhe as të na bëjë, çka është më e keqja, t’i përçmojmë ata. Është për të ardhur keq që bullgarët, megjithëse janë dega më e madhe e popujve sllavë që jetojnë në Turqi, nuk kanë pothuajse asnjë besim në forcën e tyre, por do të guxonin të provonin të çliroheshin vetëm nën shtytjen e vendeve të huaja [Rusisë].

….Shkurtimisht: Serbia duhet të përpiqet të rrënojë, por vetëm gur pas guri, godinën e shtetit otoman, duke ruajtur materialin e saj të mirë për të ngritur, mbi themelet e forta të Perandorisë së vjetër serbe, një shtet të ri të madh serb. Edhe tani, kur Serbia është ende nën sundimin turk, mund të bëhet puna përgatitore, sepse një veprim i tillë nuk mund të ndërmerret dhe të përfundojë në çastin e fundit.

Për politikën e Serbisë ndaj Bosnjës, Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë së Veriut

Kur i hedhim një vështrim më të afërt topografisë dhe pozitës gjeografike të këtyre trojeve, si dhe traditave ushtarake të banorëve të tyre, mentalitetit dhe mënyrës së tyre të të menduarit, do të arrijmë lehtësisht në përfundimin se, në këtë pjesë të Turqisë, Serbia mund të ushtrojë ndikimin e saj më të madh. Përcaktimi dhe organizimi i vazhdueshëm i këtij ndikimi na duket se është detyra kryesore e politikës serbe në Turqi në kohën e sotme (1844).

Nga këto pika themelore del se nëse do të bëhej një përpjekje për një ndryshim në Bosnje përpara bashkimit të përgjithshëm të Serbisë, një ndryshim i tillë duhet të bëhet vetëm në atë mënyrë që ai të shërbejë si një përgatitje për bashkimin e përgjithshëm të serbëve dhe krahinave të tyre në tërësi. Kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të arritur qëllimet dhe interesat e përbashkëta të të gjithë serbëve. Unë po vendos theksin mbi Serbinë thjesht sepse, vetëm ajo është në gjendje ta përgatisë këtë ndryshim. Duke qenë e detyruar të punojë vazhdimisht për këtë derisa të vijë koha për ta realizuar këtë plan, Serbia do të vazhdojë të përpiqet që ta sjellë këtë moment.

….Serbia në këtë aspekt duhet të kuptojë se ajo është mbrojtësja natyrore e të gjithë sllavëve që jetojnë në Turqi dhe se sllavët e tjerë do t’ia japin këtë të drejtë vetëm kur ajo të marrë përsipër të bëjë dhe të thotë diçka në emër të tyre. Nëse Serbia do t’u jepte fqinjëve të saj shembullin e keq dhe fatkeq se ajo mendon vetëm për veten e saj, pa u kujdesur për hallet apo për përparimin e të tjerëve, dhe se ajo është indiferente ndaj tyre, atëherë ata me siguri do të ndiqnin një shembull të tillë dhe nuk do ta dëgjonin.

….Kontaktet e drejtpërdrejta tregtare me shtetet e huaja përmes Zemunit (Semlin) do të jenë gjithmonë një çështje e dhimbshme. Prandaj, Serbia duhet të sigurojë një rrugë të re tregtare, që do ta lidhë atë me detin dhe do t’i sigurojë një port. Për momentin, rruga e vetme e mundshme është ajo që të çon përmes Shkodrës për në Ulqin. Për këtë punë, qeveria duhet të bëjë hapin e parë duke siguruar dhe caktuar një agjent tregtar në Ulqin…!

….Kjo masë nuk do të ishte më pak e rëndësishme politikisht, pasi agjenti i ri serb do të gjendej në mesin e një popullsie serbe. Situata do të rezultonte në një ndikim më të fortë të Serbisë mbi shqiptarët e veriut dhe të Malit të Zi. Janë këta popuj, që mbajnë çelësat e portave të Bosnjës, Hercegovinës dhe Detit Adriatik. Jemi të sigurt se themelimi dhe krijimi i një agjencie të tillë serbe atje do të kuptohej nga këta popuj si një akt politik me rëndësi të paçmueshme nga ana e Serbisë.

Kështu një bashkim më i ngushtë i banorëve të këtyre krahinave me Serbinë do të ishte një çështje e lehtë…! Karagjorgjeviçi ishte një udhëheqës ushtarak i pajisur natyrshëm me një përvojë të madhe. Por ai nuk mundi të parashikonte rëndësinë ushtarake mbizotëruese që ka Mali i Zi për Serbinë dhe që do ta ketë gjithmonë, sa herë që shtrohet çështja e ndarjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, nga Turqia dhe bashkimi i saj me Serbinë.

Sremi, Backa dhe Banati

Së pari mund të mendohet se Serbia duhet të jetë në marrëdhënie të mira me këto rajone, pasi për nga origjina e tyre, gjuha, feja, ligjet dhe zakonet, ata janë një me serbët e Serbisë…!

Për aleancën me sllavët çekë

Për këta sllavë nuk do të themi shumë për momentin, jo vetëm sepse janë jashtë fushëveprimit të këtij plani, por edhe sepse, për shumëkënd, në pamje të parë do të dukej e parealizueshme. Prandaj, duke kaluar shkurtimisht mbi këtë pikë dhe duke i lënë përparësitë e një aleance të tillë të rrjedhin nga vetë realizimi i këtij plani, ne kufizohemi në rekomandimin se duhet të fillojmë të njohim Serbinë me sllavët e Bohemisë, të Moravisë dhe Sllovakisë dhe ta bëjmë këtë me shumë kujdes dhe mençuri që të mos ngjallim dyshimet e Austrisë.

Memorandumi i Vaso Çubriloviçit

-Politikan, profesor i Universitetit të Beogradit, ministër dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve:

Dëbimi i shqiptarëve

Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk është i ri. Ky problem luajti një rol të madh në jetën tonë në Mesjetë, por mori rëndësi vendimtare veçanërisht nga fundi i shekullit të 17-të, kur masat serbe lanë territoret e dikurshme të Rashkës, migruan në veri dhe në vend të tyre aty u vendosën malësorët shqiptarë. Shqiptarët zbritën pak nga pak nga malet e tyre në fushat pjellore të Metohisë dhe të Kosovës dhe, duke depërtuar në veri, u përhapën drejt Moravës jugore dhe veriore dhe përparuan, nga malet e Sharrit, drejt Pollogut dhe prej andej drejt Vardarit.

Kështu që në shekullin XIX-të u krijua trekëndëshi shqiptar; që i mbështetur në bazën e tij Dibër-Rogoznë, në prejardhjen e tij etnike, depërtoi thellë në trojet tona, arriti në Nish dhe ndau trojet tona të lashta të Rashkës nga Maqedonia dhe Lugina e Vardarit. Ky kënd shqiptar, i populluar nga anarkistë, pengoi në shekullin e kaluar vendosjen e lidhjeve të forta kulturore, arsimore dhe ekonomike midis trojeve tona veriore dhe jugore…! Serbia filloi të rrëmbejë këtë cep shqiptar që në revoltën e parë, duke i përzënë banorët shqiptarë në jug të Jagodinës.

Duke u bazuar në konceptet e gjëra shtetërore të Jovan Ristiçit, Serbia rrëmbeu edhe një pjesë tjetër të këtij rajoni pas pushtimit të Toplicës dhe Kosanicës. Në atë kohë, shqiptarët ishin dëbuar rrënjësisht nga rajonet midis Jastrebcit dhe Moravës Jugore.

I takonte shtetit tonë të sotëm, që nga viti 1918 e deri më sot, të çmontonte pjesën tjetër të trekëndëshit shqiptar. Ai nuk e bëri këtë. Kishte disa arsye, por ne do të përmendim vetëm ato më të rëndësishmet :

Gabimi themelor i autoriteteve kompetente të kohës qëndronte në faktin se, duke harruar se ku ndodheshin, në Ballkanin e trazuar e të përgjakur, kërkonin t’i zgjidhnin çështjet e mëdha etnike me metoda perëndimore…! Ndërsa të gjitha vendet e Ballkanit, që nga viti 1912, e kanë zgjidhur ose janë në vazhdim të zgjidhjes së çështjes së pakicave të tyre kombëtare, me largime të popullsisë, ne ende veprojmë me metodat e ngadalta ose të ngathëta të kolonizimit gradual, rezultatet e të cilave janë negative: statistikat e 18 rretheve që përbëjnë këtë trekëndësh shqiptar, janë dëshmia më e mirë për këtë.
Këto të dhëna statistikore tregojnë se në këto rajone rritja natyrore e popullsisë shqiptare është më e madhe se e jona, përfshirë kolonët (nga viti 1921 deri në vitin 1931, rritja e shqiptarëve ishte 68.060 shpirtra dhe e serbëve 58.745; diferenca është 9.315 në favor të shqiptarëve). Duke marrë parasysh vrazhdësinë e popullsisë shqiptare, rritjen e fortë natyrore të saj si dhe kushtet gjithnjë e më të vështira të kolonizimit sipas metodave të vjetra, ky shpërpjesëtim priret të theksohet gjithnjë e më shumë dhe do të përfundojë duke vënë në pikëpyetje edhe suksesin e vogël, që kemi arritur që nga viti 1918, në fushën e kolonizimit.

Vetë kolonizimi, sipas metodës graduale, nuk u zbatua ashtu siç duhej. Më e keqja është se për një problem kaq të rëndësishëm, ka munguar një plan i caktuar shtetëror, për t’u ndjekur dhe zbatuar nga çdo qeveri dhe çdo regjim…! Në të kaluarën, Serbia e zgjidhte këtë çështje ndryshe:
Karagjeorgjeviçi, Milloshi, Mihailo, Jovan Ristiçi, nuk kishin Ministri të posaçme të Reformës Agrare, as inspektorë të përgjithshëm agrarë, as aparate të shtrenjta, e megjithatë, ata e fshinë elementin e huaj nga Serbia, duke e populluar atë me vendasit e tyre, të cilët shpyllëzuan pyjet e pamasë, duke e kthyer këtë rajon, kaq të ashpër në atë kohë, në Shumadinë e sotme pjellore.

Mijëra familje nuk “kanë zënë rrënjë” në vendet ku janë vendosur që pas luftës. Pikërisht në Kosovë rezultatet ishin më të mira, sidomos në luginën e Llapit, ku vendasit e Toplicës emigruan nga veriu në jug. Këtu u krijuan kolonitë më të vjetra dhe më të qëndrueshme, një përzierje e njerëzve nga rajonet tona të ndryshme. Në rajonin e Drenicës dhe Metohisë nuk kemi pasur sukses…!
Arsyeja kryesore e dështimit të kolonizimit tonë në këto krahina është padyshim se toka më e mirë mbeti në duart e shqiptarëve. E vetmja rrugë e mundshme për të arritur kolonizimin masiv të këtyre rajoneve nga elementët tanë ishte marrja e tokave të shqiptarëve. Pas luftës, në kohën e rebelimeve dhe të veprimeve të komitëve, do të ishte e lehtë të dëboje një pjesë të shqiptarëve drejt Shqipërisë, duke mos legalizuar uzurpimet e tyre dhe duke blerë tokat e tyre. Ne jemi të detyruar të kthehemi këtu te gabimi i rëndë, i konceptimit tonë të pasluftës për të drejtën e posedimit të tokës.
Në vend që të përfitonim nga koncepti që kanë vetë shqiptarët për uzurpimin e tokës nga ana e tyre – të paktë ishin ata që kishin një titull pronësie në kohën e Turqisë dhe, edhe atëherë, e kishin vetëm për tokën e blerë, – ne vetë, në dëm të kombit dhe shtetit tonë, jo vetëm që i legjitimuan këto uzurpime, por, shumë më keq, i familjarizuam shqiptarët me idetë e Europës Perëndimore për pronën private, ide të cilat më parë ishin krejtësisht të huaja për ta. Duke vepruar kështu, ne vetë kemi vënë në duart e tyre këtë armë me të cilën ata do të mbrohen, do të ruajnë tokat e tyre më të mira dhe do të na pengojnë të nacionalizojmë një nga rajonet më të rëndësishme për ne…! Memorie.al

blank

“Ç’më tha Enveri ditën kur u arrestua Koçi Xoxe, dhe si ua dorëzoi dokumentin sekret sovjetikëve”- Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

Nesti Kerenxhi

“Ndoshta dy vjet më parë, megjithëse kjo nuk ka edhe ndonjë rëndësi të veçantë për çka do të shkruhet me poshtë, në manifestime të ndryshme masive, që zhvilloheshin në vende të ndryshme të Evropës Lindore, me kërkesat për më shumë liri e demokraci, shpalosej madhështore edhe një parullë impresionante: “Proletarë të të gjithë vendeve na falni”! Doemos, lajmet e dhëna në ato vite ishin shpresëdhënëse, tronditëse, veç të tjerash, për këtë parullë të re, tronditëse do të thoja, më bëri shumë përshtypje, e them se për kushtet dhe gjendjen time, ky sllogan i ri, më bëri më shumë kureshtar se çdo lajm tjetër i atyre viteve, për anën e veçantë të tij.

Formimi dhe karriera komuniste e Koçi Xoxes

blank

 

Grupi Komunist i Korçës e zgjodhi pa ngurrim kryetar të tij dhe tashmë dihet se Grupi Komunist i Korçës, nuk e kishte në asnjë periudhë të veprimtarisë së vet, në praktikën e tij terrorin dhe krimin. Kjo praktikë u zbatua kur në krye të PKSH-së ishte Enver Hoxha e, kur Koçi ndodhej në burg. Gjatë Luftës nuk ka asnjë rast të vetëm që të jetë dënuar kush me vdekje, apo që të jetë eliminuar pas shpine me urdhër të Koçi Xoxes, si në ato raste që urdhëronte Enver Hoxha me, Miladin Popoviçin e Dushan Mugoshën.

blank

 

Pas çlirimit të vendit nga okupatorët nazi-fashistë, kurrsesi nuk është bërë asnjë veprim, arrestim, pushkatim, dënim, sekuestrim e kështu me radhë, pa lejen e Byrosë Politike dhe platformës së saj, si dhe pa dijeninë e Enver Hoxhës. Çdo deklarim i kundërt me këto që po them unë, janë shpifje apo mashtrime të qëllimshme. Koçi Xoxe nuk ishte injorant, përkundrazi, ai njihte disa gjuhë të huaja, çka i kishte dhënë këtë mundësi rajoni shumë gjuhë folës, ku ishte lindur e rritur ai deri në moshën 18-19-vjeçare.

blank

 

Ai ishte një nxënës studios i shkëlqyer, çka vërtetohet nga regjistrat shkollore e shumë dokumente të tjera arkivore të kohës.

blank

 

Ai ishte sportist i mrekullueshëm. I qeshur, i dashur dhe i shkueshëm me shokët e të gjitha shtresave; studionte pa u lodhur literaturë marksiste e përparimtare, perfeksionohej në mësimin e gjuhëve të huaja e, sidomos të asaj frënge çka vërtetohet edhe nga praktika zyrtare e korrespondencës me vendet e huaja kur ishte ministër i Brendshëm apo Sekretar Organizativ i PKSH-së, si dhe të tjera fakte si këto i dimë shumë më mirë ne që e kemi njohur në rini e jetuam me të në luftë, në burgje dhe pas lufte në funksione shumë të larta partie dhe qeveritare.

blank

 

Por, po i largohem këtij fakti se do të duket sikur unë po bëj biografinë e Koçi Xoxes, ndërsa qëllimi i këtij shkrimi është krejt tjetër, por në funksion edhe të këtyre shtrembërimeve banale të Enver Hoxhës dhe shumë shokëve dhe shoqeve të tij.

blank

 

Figura e Enver Hoxhës përballë asaj të Koçi Xoxes

blank

 

Në këto kushte, dënimi i Koçi Xoxes, nuk duhet të merret i shkëputur nga dënimet e shumta që u dhanë në vendet e Evropës Lindore, përkundrazi. Nëse kështu, dënimet që iu dhanë atij, duhet të ishin kufizuar vetëm me ato masa që u vendosën në Plenumin e Xl-të të KQ të PPSH-së, pra: përjashtimi i tij nga Byroja Politike, shkarkimi nga detyra e zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme dhe caktimi si ministër i Industrisë e, lënia si anëtar i KQ të PKSH-së.

blank

 

Përse dhe si u hodhën poshtë këto masa? Si u kalua dhe përse në masa të tjera drastike, tej mase të rënda në Kongresin e I-rë të PKSH, në kundërshtim me atë që kishte vendosur Plenumi? Pse iu bënë PKSH mashtrime të tilla rrugaçërore? Gjithsesi këto janë çështje më vete e shumë të rëndësishme dhe për sqarimin e tyre, mendoj se ka ende njerëz të interesuar dhe dokumente autentike që mund të ndihmojnë në zbardhjen e tyre.

Unë mendoj, gjithashtu, se; përcaktimi i saktë i figurës komplekse tepër negative të Enver Hoxhës, do të përcaktojë dhe shumë tipare të tjera pozitive të figurës interesante të Koçi Xoxes. Po iu përmend një fakt, tepër domethënës. Atë ditë që u arrestua Koçi Xoxe, më mori në telefon Enver Hoxha dhe me zë shumë të qetë më tha: “Dëgjo Nesti, sot kemi arrestuar Koçi Xoxen, po ti mos u shqetëso se, kjo nuk ka lidhje me ty”.

Ky lajm doemos mua më befasoi e më tronditi, ndaj nuk mund të mos i thoja Enver Hoxhës: “Shoku Enver, po unë kam qenë zëvendësi i tij dhe nuk di gjë për këtë, pastaj ju po thoni të mos shqetësohem…”! Masat e rënda për mua dhe gruan time do të vijonin më vonë, por unë nuk e kam fjalën atje. Përfytyroni, unë isha ministër i Punëve të Brendshme dhe nuk dija asgjë për këtë arrestim kaq të bujshëm!

Domethënë, Enver Hoxha ishte një diktator, i cili me metoda mesjetare diktonte për çdo gjë. Ai kishte policinë e vet të padukshme dhe me anën e saj godiste befasishëm kur deshte dhe kë person, ose grup personash të deshte. Me gjithë presionet e vazhdueshme dhe përndjekjet e egra, gjithsesi, ka pasur komunistë të ndershëm, të cilët në ato kushte të rënda për PPSH-në dhe vendin tonë, kanë shprehur mendime ndryshe rrymës së shfrenuar të fushatës kundër Koçi Xoxes, si faktet që përmenda pak më sipër dhe kjo dihet më mirë se unë nga shumë shokë të tjerë militantë të partisë e idealistë të saj.

Por le të kthehemi te dënimi dhe eliminimi fizik i tij, i cili nuk mund të merret kurrsesi i shkëputur nga dënimet analoge, që u dhanë me urdhër të Stalinit, në të gjitha vendet e Evropës Lindore.

Josif Broz Tito, guxoi kundër “Zeusit” Stalin

Titizmi u godit si rrymë “regresive antimarksiste e trockiste”, kudo, sepse nuk mund të mos goditej. Së pari, sepse Tito, ishte ai që guxoi i pari t’i bëjë autopsinë personit të Stalinit, e kjo ishte kryesorja, dhe së dyti, sepse ky ishte urdhri, kështu urdhëronte, jo shoku Stalin, por Stalini i Madh. Pse? Sepse J.B.Titoja, ishte i pari që guxoi nga tufa e bindur e vasalëve komunistë kominternistë, që nuk mendonin kurrë me kokën e tyre, por sipas shkopit të dirigjentit, të thyente tabunë e hekurt të autokratizmit e autoritarizmit stalinist.

Ishte ndër të parët, që guxoi të sulmonte kultin prej Zeusi të individit të Stalinit. Në ato vite, kjo lëvizje, kjo rrymë e re e shumë e guximshme e Titos, i ngjau një shpërthimi të madh kozmik, një tërmeti të vërtetë me përmasa kontinentale dhe botërore. Menjëherë pas këtij “tmerri” të jashtëzakonshëm, që ndodhi me denigrimin e figurës “së udhëheqësit të madh të proletariatit botëror”, duheshin marrë masa të tilla tmerri që jo vetëm të llahtariseshin drejtuesit e bindur të Kampit të Socializmit, por edhe çdo anëtar partie i thjeshtë.

Për të vënë në jetë këtë kryqëzatë anti-Tito, “kokat e turkut” u gjetën shumë shpejt, çka nuk ishte e vështirë të gjendeshin disa të tilla, në përbërjen e qeverive autokratike dhe autoritariste ose në gjirin e partive të majta tipike vasale të vendeve të Evropës Lindore. Fat keqët në këtë rast, i caktonte kryeregjisori Stalin, me ndihmën e KGB-së e do të ishin medoemos, ministrat e Punëve të Brendshme të të gjitha vendeve të Evropës Lindore pa përjashtim, si dhe represioni ndaj një sasie marramendëse kuadrosh të devotshëm e besnikësh të komunizmit, të cilët përfunduan në plumb.

Lind pyetja, a pati një urdhër të tillë madhor apo jo? Logjika e sendeve dhe fenomeneve të kohës, ajo e veprimtarisë udhëheqëse dhe e diktatit të Stalinit, praktikisht e pakufizuar edhe jashtë Bashkimit Sovjetik, të dikton të pranosh pa u lëkundur: Po! Për këtë “po”, në vendet Perëndimore ka më shumë se një gjysmë shekulli që po hetohet, gërmohet, studiohet në arkiva të hapura e sekrete. Kërkohet vërtetimi absolut i kësaj “PO” deri më sot dhe një përgjigje të saktë askush nuk e ka gjetur!

Letra sekrete e një vendi Perëndimor, që Enveri ja dorëzoi sovjetikëve

Në atë kohë pra, në vitin 1948, Sigurimi i Shtetit Shqiptar, me anën e një njeriu tonë tepër të besuar, shtiu në dorë një letër, një dokument shumë të rëndësishëm që Ministria e Punëve të Jashtme e një shteti Perëndimor, ia dërgonte legatës së vet në kryeqytetin bullgar në Sofje.

Në atë letër sekrete, kërkohej që të hetohej intensivisht, nëse edhe në Bullgari po punohej e po hetohej për zbulimin e lidhjeve agjenturore të ministrit të Punëve të Brendshme të Bullgarisë, me Jugosllavinë, duke vënë në dukje se një aktivitet i tillë, tashmë po ndodhte me ministrin e Punëve të Brendshëm të Hungarisë, i cili ishte vënë në përpunim. Kopjen e kësaj letre, ia dorëzova menjëherë Enver Hoxhës.

Të nesërmen, këshilltari sovjetik në Ministrinë tonë të Punëve të Brendshme, më kërkon urgjentisht një takim pune si dhe një kopje të këtij dokumenti, madje ai ishte mbushur gjithë zemërim e pakënaqësi ndaj nesh, sepse këtë njoftim kaq të rëndësishëm e kish marrë e para, nëpërmjet rrugëve agjenturore, Ministria e jonë e Punëve të Brendshme dhe menjëherë Enver Hoxha, i cili ja paraqiti të gatshme këtë të dhënë ministrit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë sovjetik në Tiranë.

D.m.th., po merrte njoftim për përmbajtjen e këtij dokumenti me vlera të mëdha e shumë të rëndësishme nga Shqipëria, më parë Ministria e Punëve të Jashtme sovjetike e, më pas KGB-ja, ky organ fuqiplotë, i heshtur e impresionant me reputacion të padiskutueshëm botëror. Përfundimisht, si rezultat i gërmimeve intensive nëpër analet e fëlliqura të shërbimeve inteligjente të shumë vendeve të Botës e, trillimeve të paskrupullta të KGB-ja sovjetike, Lazlo Raiku në Hungari e më parë se ai, Trajço Kostovi në Bullgari, Rudolf Slanski në Çekosllavaki, Koçi Xoxe në Shqipëri, u gjykua e u pushkatua i pari sipas radhës, në këtë proces trullosës si të ishte një reaksion zinxhir bërthamor, në të gjitha vendet e Evropës Lindore.

Sigurisht, pa gjë nuk do të kenë kaluar edhe vendet e tjerë të ashtuquajtura të Demokracive Popullore, si: Lukreciu Patrashkanu e të tjerë në Rumani, Berndt Shtainberger e të tjerë në Republikën Demokratike Gjermane e, kështu me radhë. Vetëm Vladislav Gomulka, pati fatin të mbetet pa u eliminuar fizikisht, sepse më 5 mars 1953 “regjisori i madh”, i këtyre skenarëve makabër, (Stalini), më në fund vdiq në Moskë, në kryeqytetin e vendit të vet të madh…”!

Rehabilitimi i Koçi Xoxes, gjithashtu lidhet logjikisht e krejt natyrshëm me rehabilitimin e të gjithë personave të represuar në vendet e Evropës Lindore. Raiku, Kostovi e Slanski, Patrashkanu, Shtajnbergeri e të tjerë, u rehabilituan mbas analizave dhe rivlerësimeve të figurave që u bënë në këto vende, lidhur me direktivat e Kongresit të XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e, luftës kundër kultit të individit. Kurse Koçi Xoxe jo!

Ai nuk u rehabilitua! Natyrshëm, lind pyetja: Pse Koçi Xoxe nuk u rehabilitua?! Sepse në Shqipëri, diktatura e Enver Hoxhës nuk u përmbys kurrë. Në një farë mënyre, ideologjia e tij jeton ende edhe sot! Nëse normaliteti i zbatimit të ligjshmërisë do të ishte respektuar në Shqipëri pas eliminimet të “grupit të Koci Xoxes”, çdo gjë do të ishte e justifikuar, por, meqenëse ai vazhdoi edhe më i amplifikuar se më parë, do të thotë se autori i reprezaljeve ishte po ai. Ja, ky ishte përbindëshi Enver Hoxha!

Me sa dihet mirëfilli, nga pëshpëritjet vesh më vesh nga tmerri i shtypjes diktatoriale dhe nga dokumentet zyrtare, presion jo i vogël është ushtruar edhe mbi udhëheqjen e Partisë së Punës të Shqipërisë, nga ana e udhëheqjes sovjetike, për rehabilitimin e Koçi Xoxes e shokëve të tjerë. Veçse, i sigurt është fakti se Nikita Hrushovi, duke rehabilituar plotësisht personalitetin e Titos, punonte që ky rehabilitim të njihej, të legalizohej kudo, në çdo vend ku ai ishte goditur padrejtësisht si rrymë ideologjike e si praktikë shtetërore.

Rehabilitimi i figurës së Titos, donte të thoshte; hedhja poshtë e gjitha akuzave që i ngarkoheshin, doemos midis tyre edhe akuzat që çuan në pushkatimin e ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve të Kampit Socialist.

Kundërshtimi që i bëri kërkesës së rusëve, Enver Hoxha!

Enver Hoxha, për të mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk mund t’i pranonte ato këshilla që jepte udhëheqja e lartë sovjetike, ashtu siç nuk pranoi dhe e kundërshtoi me forcë të përbindshme këtë lëvizje, duke shtuar në maksimum terrorin dhe represionin, shantazhin dhe mashtrimin brenda vendit dhe manovrat me ndërkombëtarët. Kështu, është i kuptueshëm edhe qëndrimi i guximshëm i Tuk Jakovës, lidhur me rishikimin e historisë së Shqipërisë, PKSH-së dhe PPSH-së që u analizua në Plenumin e V-të të KQ të PPSH-së në vitin 1955, që e çoi të mrekullueshmin Tuk Jaskova, në dënimin e padrejtë politik me 20 vjet burg, bashkë me guximtarin e pashembullt Bedri Spahiu.

Sa e sa komunistë të tjerë të ndershëm e guximtarë, hodhën në Konferencën e Partisë të Tiranës në vitin 1956, mbi tavolinën e diskutimeve, problemin e rehabilitimit të Koçi Xoxes me shokë? Po diskutime nuk pati, pas Konferencës pati vetëm arrestime. Po ashtu, i kuptueshëm është edhe qëndrimi brilant i Bedri Spahiut në gjyq, për këtë rehabilitim të domosdoshëm. Rehabilitimin e Koci Xoxes, atëhere dhe tani e kërkon koha, sepse ai në fakt, është “Nyja Gordiane” e historisë të PKSH-së, PPSH-së dhe Shqipërisë për kaq vite të lodhshme.

Politologjia, historiografia, sociologjia, diplomacia e të tjera fusha të ndryshme të jetës shqiptare, janë të lidhura drejtpërsëdrejti me zgjidhjen e drejtë të këtij problemi juridik të kancerizuar. Ai,lidhet me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis vendeve fqinjë, rritjen e besimit midis tyre në bazën e koncepteve të reja. Ashtu si edhe në vendet e tjera, çështja e rehabilitimit u bë problem që kërkonte zgjidhje edhe tek ne në Shqipëri, por në të kundërt, u hodh poshtë nën goditjet e pamëshirshme e të egra të proceseve të reja gjyqësore të regjimit të Enver Hoxhës, i cili për të mbajtur pushtetin e tij personal, nuk ndalte përpara asgjëje.

Dua unë apo jo, duan apo nuk duan të zhgënjyerit, duan apo nuk duan demokratët, socialistët apo militantët e çdo rryme politike, duan apo jo enveristët, duan apo jo ekstremistët e djeshëm dhe të sotëm, probleme të tilla që nuk kanë mbetur pak, si peng i së kaluarës dhe i të sotmes; shpejt ose vonë, këto probleme do të analizohen e do të gjejmë zgjidhjen e saktë juridike, morale dhe qytetare medoemos. Historia do ta bëjë edhe këtë detyrë madhore të saj.

Vizita e Enver Hoxhës në Jugosllavi

Kam qenë anëtar i delegacionit qeveritar të kryesuar nga Enver Hoxha, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në Jugosllavi në vitin 1946. Po ashtu, si shumë të tjerë anëtarë të delegacionit, edhe unë kam qenë në delegacion sa për emër e numër, ashtu si edhe gjeneral-major Myslim Peza, kolonel Kristo Themelko, Manush Myftiu, Manol Konomi e shumë shoqërues të tjerë, si; gazetarë, specialistë të ndryshëm, ekonomistë, financierë, inxhinierë, personalitete të artit e të kulturës, historianë, pedagogë etj.

Gjithnjë më ka ardhur pështirë e më vjen krupë edhe sot kur e kujtoj, (më falni për fjalën jo gazetareske dhe pa etikë që po përdor, por s’kam ç’bëj, nuk gjej dot fjalë tjetër ekuivalente), kur më vijnë në kujtesë të ashtuquajturat tregime, ose më mirë të them mashtrime të Enver Hoxhës, mbi atë vizitë zyrtare të nivelit të lartë.

Vizita qe e gjatë në kohë dhe me shtrirje territoriale të gjerë, deri në Kroaci, Slloveni, Serbi, Maqedoni, Beograd etj. Vetëm kohë për të vizituar Kosovën, Enver Hoxha nuk gjeti, sepse plani i detajuar i vizitës në Jugosllavi, ishte përgatitur muaj më parë në Tiranë e Beograd dhe nga servilizmi ndaj Titos se mos ai, mbetej qejfprishur për ndonjë send, nuk kërkoi për të shkuar të vizitonte bashkatdhetarët e vet. Pra, e shiti Kosovën për dy grosh qejf të Titos!

Po një delegacion të madh të kosovarëve, pse nuk kërkoi ta priste në Beograd a kudo? Po një telegram të madh përshëndetës pse nuk ua dërgoi “krye prijësi” i shtetit amë, apo nga frika se mos transmetohej në radio apo botohej në gazetë? Ne, anëtarëve të delegacionit, doemos që na bëri përshtypje shumë të madhe mospërfillja e Kosovës dhe kosovarëve, po a varej gjë nga ne?! Vetëm pëshpërisnim.

Përmasat e gënjeshtrës, mashtrimit e të qëllimit të mbrapshtë për t’i fshehur popullit tonë gjithçka mbi atë vizitë, janë të pakonceptueshme dhe ç´ka e bëjnë këtë tregimtar shumë qesharak në sytë e ndërkombëtarëve, e sidomos të fqinjëve, të cilët e ndiqnin ecurinë e vizitës me shumë interes. Pritjet pompoze dhe lajkat ishin aq të mëdha, sa ne, anëtarëve të delegacionit, na bëri përshtypje të jashtëzakonshme, thua se po bënim ndonjë vizitë në perandorinë e Shahin Shahut të Persisë.

Gjithsesi, ne ishim të prirur të prisnim rezultatet e vizitës “madhështore”. Kur, aty për aty, pa pritur e pa kujtuar, së bashku me Nako Spirun dhe Hysni Kapon, pa njoftimin apo konsultimin më të vogël e më formal me specialistët dhe anëtarët e tjerë të delegacionit, madje pa miratimin paraprak të Byrosë Politike e të Këshillit të Ministrave, Enver Hoxha, nënshkroi vetë të gjitha marrëveshjet, që nga marrëveshja më madhore politiko-juridike, ajo e bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke, e deri te marrëveshja për bashkimin doganor, marrëveshja e paritetit skandaloz monetar, marrëveshja e shoqërive të përbashkëta etj.

Më thoni, ju lutem: ç’i mungonte tjetër këtij vasaliteti total politik e ekonomik? Asgjë! Kurse shpifjet, për të ashtuquajturën Republikë të 7-të të Federatës jugosllave, janë vetëm trillime të Enver Hoxhës, sepse arkitekti i vërtetë i këtyre federatave (sepse ishte parashikuar strukturimi i disa federatave të mëdha sllave) ishte dhe mbeti i madhi Stalin në Moskë.

Por, realizimi i këtyre fantazive të shfrenuara, për ri kompozimin e kufijve të Evropës, pas gjithë atyre sakrificave kolosale aq të mëdha, që bëri bota antifashiste dhe derdhi oqean të tërë gjaku, nuk e lejonin kurrsesi dokumentet, që rregullonin ndërtimin e botës së pas Luftës së Dytë Botërore si: Karta e Atlantikut dhe Dokumentet e Konferencës së Jaltës, si dhe aktet e tjera finale të përfundimit të Luftës.

Pra, pas firmosjes të gjithë atyre akteve zyrtare në Beograd, personalisht nga Enver Hoxha, mungonte vetëm firmosja e akteve finale-formale, shpallja e datës së bashkimit “vëllazëror” të Shqipërisë me Federatën e sllavëve të jugut. Ky ishte mentaliteti oriental prej vasali i Enver Hoxhës. Por, shtetet, të vegjël apo të dobët qofshin, nuk mund të gëlltiten ashtu si i tha Stalini për Shqipërinë Milovan Gjilasit.

Pra, këto janë gjurmët që e kanë “preokupuar” dhe tmerruar vazhdimisht, komandantin tonë bukurosh, Enver Hoxha dhe jo ujku, pra, jo marrëveshjet që kish gatuar e nënshkruar ai vetë me J.B. Titon qysh në vitin 1946, por kolltuku i kreut të vendit.

Nëse do t’i kishte bërë tjetërkush këto akt-marrëveshje, ai do ta kishte cilësuar, patjetër, jo vetëm agjent, por krye agjent, super agjent e një kosh plot me epitete të kësaj natyre, por me siguri, do ta priste edhe asgjësimi fizik, çka për Enver Hoxhën, tashmë ishte gjëja më pa rëndësi, gjëja më e rëndomtë. Ai, eliminimet fizike i mësoi qysh gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ustallarët e tij ballkanikë, i kishte mjeshtra të përsosur.

Bisedat e Enverit me Titon, për vetëvendosjen e Kosovës

Është e turpshme që çështjen e vetëvendosjes së Kosovës, ajo ëndërr aq e përkëdhelur me një dashuri përvëlonjëse për të gjithë popullin shqiptar gjatë LANÇ në Shqipërinë mëmë e në Kosovë, e shtroi në bisedime i pari Titoja dhe jo Enver Hoxha. Kjo është e vërteta. Enver Hoxha, nuk guxonte të bënte një “gabim” të tillë përpara marshallit J.B. Tito. Doemos, Enver Hoxha ishte i parapërgatitur me kohë për atë qëndrim që mbajti në Beograd lidhur me çështjen e të drejtës për vetëvendosje të Kosovës, që në kohën e marrëveshjes së Mukjes.

Por, sidomos kur divizionet tona derdhnin gjakun në Kosovë, Mal të Zi, Sanxhak e në Bosnje, sipas urdhrit të tij si Komandant Suprem. Duhet thënë se për dërgimin e dy divizioneve tona, me moton e ndihmës internacionaliste, nuk ka ndonjë vendim të posaçëm të K.Q. të Partisë apo Qeverisë, por vetëm një kërkesë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave të firmosur nga Tito. Siç duket, për shokun Komandant, dërgimi i forcave të armatosura jashtë territoreve të shtetit, nuk ishte ndonjë çështje e rëndësishme për ta shtruar në Byronë Politike të PKSH-së ose në Qeverinë e Republikës Popullore Demokratike Shqiptare.

Në këtë fushë, historisë bashkëkohore të kombit shqiptar, i del një punë e madhe për sqarimin e qëndrimit të Enver Hoxhës, duke u mbështetur veç të tjerash edhe në materiale e fakte zyrtare të vlefshme e të pavlefshme, që na ka lënë ai vetë në “veprat” e tij të ndritura, letra sekrete e një vendi Perëndimor, që kundërzbulimi shqiptar, shtiu në dorë në Sofje përpara KGB-së dhe si Enver Hoxha, ja dorëzoi ministrit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë sovjetik në Tiranë.

Kush ishte Nesti Kerenxhi?

Nesti Kerenxhi, lind në Korçë, më 5 shtator të vitit 1920 dhe familja e tij është me origjinë nga Vithkuqi, kurse babai i tij, Pilo Kërenxhi, ka qenë shok me Mihal Gramenon dhe Spiro Bellkamenin e, së bashku me ta, ka luftuar për pavarësinë e vendit. Arsimin fillor, plotor dhe Liceun Francez i ka kryer në vendlindje. Me lëvizjen komuniste është lidhur që në vitin 1936-1937, kur zhvillohej Lufta e Spanjës. Në Grupin Komunist të Korçës, është lidhur që në muajin qershor-korrik të vitit 1939. Ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat Grupit Komunist të Korçës, kundër pushtimit fashist. Që me themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, ai është nje nga 200 komunistët e pare te saj.

Me krijimin e qarkorit të partisë dhe atij të rinisë, ka qenë anëtar i tyre. Në vitin 1942, u zgjodh sekretar politik i Komitetit Qarkor të Rinisë. Në Konferencën e Parë të vendit të PKSH-së, në mars 1943, është një nga 6 delegatët e Qarkorit të Korçës. Më pas në mbledhjen kombëtare të rinisë zgjidhet anëtar i KQ të RKSH-së. Me krijimin e Brigadës së IV-ët Sulmuese, caktohet përgjegjës i sektorit politik të brigadës. Me hapjen e kurseve të kuadrove politikë të ushtrisë në Panarit të Korçës, u caktua përgjegjës i shkollës së parë të partisë. Prej këtej niset për të shkuar si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare pranë Shtabit të Përgjithshëm jugosllav dhe Mareshallit Tito. Në plenumin e 2 të KQ të PKSH-së, rizgjidhet anëtar i KQ të PKSH-së.

Pas çlirimit, caktohet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Mbrojtjes së Popullit (Sigurimit të Shtetit), ku drejtor ishte Koçi Xoxe, me unifikimin e Ministrisë së Brendshme, ministër u emërua gjeneral-lejtnant Koçe Xoxe dhe kolonel Nesti Kerenxhi. Më vonë, Kerenxhi emërohet ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrosë Politike. Pas Kongresit të Parë, ai dhe gruaja e tij, Naxhije Dume, e cila ishte ministre e Arsimit dhe anëtare e KQ të PKSH-së, u përjashtuan nga të gjitha funksionet qeveritare dhe partiake dhe filloi kalvari i gjatë i persekucionit enverist. /Memorie.al

blank

Këte shkrim ia dedikoj mamas time, Valbona Çoku Mirakaj Nga Leon Mirakaj

Asaj e mijra shoqeve e bashkëvuajtësve si ajo të cilat, kaluan mes vështirsive të pafundme por me dinjitet, kalvarin e persekutimit komunist.
Mamas e dhjetra Luba-ve, Natasha-ve e Lana-ve, vajza e zonja qe si ime më, vuajten absurdin e një regjimi kriminal e absurd.
Në foto, mamaja ime ne moshën kur u internua si dhe aktorja e pjesës teatrale,” Luba”.
Vali, Vali !
Vajza e re zgjati kokën nga dritarja. Kishte veshur një fustan që sapo ja kishin qepur. Ishte gati për të shkuar në mbrëmjen e vallëzimit me shoqet.
Në rrugë posht saj, iu bë se pa një zog të madh të zi.
-Kush jeni ? Unë jam Vali
“Luba, Lubaaaaa”!
Jam ulur në platen e teatrit “Kujtim Spahivogli”.
Regjisori, nisi të shpjegojë teknikën e kësaj drame që kish vënë në skenë. Drama titullohej , “Luba” me tekst të Ylljet Aliçkës.
Teknika e dramës, si mbas shpjegimit të tij i qe marrë “borxh” një invenzioni terapeutik të viteve ’70 në Amerikë. Pacientët, kryesisht njerëz që kishin kaluar trauma të forta, i adresonin tek psikoterapeuti e ai, nëpërmjet personave të specializuar, interpretonte para tyre dramën e tyre.
Kjo teknikë, me vonë ishte përvetësuar edhe nga shoqëri teatrore nëpër botë.
Një e tillë po vihej në skenë ndërsa isha në teater me time bij e motrën.
-Kush më kerkon?
-Ti je Vali!?
-Po.
“Mirë-zëri i zogut të zi, që tashmë prej nga dritarja ku vajza e shikonte kishte edhe një kapele në kokë, ishte bërë më i butë.
-Jam i plotfuqishmi i lagjes- duhet të paraqitesh në ora 12 në rajon.
U largua po aq shpejt sa qe dukur në dritare, pa pritur përgjigje.
Vajza pat ngelur e kapur me të dyja duart në parvaz. Nuk kishte kuptuar ende pse e çfarë po ndodhte. Ç’qe ajo thirrje. Madje e harroi në çast. Hodhi sytë nga rruga. Shoqja ende nuk po dukej. U fut brenda .
-Kjo teknikë e re qe kemi adoptuar- vijoi të shpjegonte regjisori, ka të bëjë pra me një terapi, një lloj katarsis që i propozohet publikut nëpërmjet rrëfimit e interpretimit tonë.
Do i lutesha, cilitdo prej jush, që të vinte në skenë, nese ka një histori të rëndësishme për të rrëfyer.
Ta bëjë !
Aktorët tanë do mundohen ta inskenojnë historinë tuaj në bazë të asaj qe ju do rrëfeni.
Heshtje e thellë në sallë.
-Kush ishte ? -i tha gjyshja ulur në një cep të divanit.
Lena !?
Jo, -tha vajza, ndërsa ishte para pasqyrës e po regullonte flokët.
– Jo, i plotfuqishmi i lagjes.
Dora i ngeli mbi flokë e as vete nuk e kuptoi përse.
Ndjeu nje kërcitje të fortë të divanit.
Heshtja vazhdoi disa sekonda.
Me bishtin e syrit, pash time motër e vajzën.
Edhe pse e realizova në çast, pjesa tashmë kishte filluar e gjithshka ishte pjesë e skenarit. Tundimi qe i fortë.
Desha të çohesha.
“Ja, ndoshta ka një person nga salla që do të flasë.
Pra ka diçka për të treguar”.
Nga salla u shkëput një vajzë e re.
Ndjeva një si shkrehje brenda vetes.
Por, edhe një të dytë përreth meje. Salla qe shtendosur.
Vajza e re u ngjit në skenë.
-Si quheni?
-Luba- u përgjigj ajo.
Oborri i rajonit ishte një rremujë e vërtet. Njerëz që vinin e shkonin.
Vajza me fustanin e ri qëndronte ulur në një stol aty.
Askush nuk i qe afruar më.
Kur hyri e u paraqit, polici i dezhurnit e pa gjate nga koka te këmbët e i tha të priste.
Kishte dy orë aty.
Prindërit adoptiv banonin disa orë larg Tirane, se ajo nuk dinte ende nëse ishin lajmëruar nga familja ku aktualisht jetonte. Kushurinj të saj.
Në skenë Luba kish filluar të rrëfente historinë e saj.
Një ruso-ukrainase e martuar me një student shqiptar.
Kish ndjekur atë në kthim e së bashku jetonin diku në Shqipëri.
Kishin një vajzë.
Ai qe inxhinier i zoti e punonte në një minierë të rëndësishme pranë një qyteti të thellë povincë.
Një polic, blu në të zezë, më shumë pinguin se zog i stërmadh i zi, kështu ju duk asaj, u afrua
-Ti je Vali Ç ?
-Po, un jam.
Jeni e internuar në Lushnje. Në degën e brendshme atje, do ju njoftojnë
Stoli ku qe ulur, iu bë prej letre.
Po pse?
Ku duhet të shkoj?
Pse atje?
Une jam nxënëse në vitin e tretë të gjimnazit. Në Lushnje !?
Polici u largua në një si vrimë të vogël të errët, mbrenda rajonit.
Luba rrefeu historinë e saj.
Si ajo e i shoqi ishin dërrmuar pak nga pak prej gjithçkaje që i rrethonte.
E keqja, i kish brejtur ngadalë jeten e sapofilluar.
Smira, injoranca, dëshira për të parë dikë keq si vetja, kish ngjallur gjithë instiktet shtazarake të banorëve të qytezës. Projeksioni i së keqes tek ta, qe palosur mbi normalitetin që çifti e fëmija i tyre, po përpiqeshin të ndërtonin.
Regjimi që si gjithmonë kanalizonte e perfeksiononte këtë të keqe, qe gati si pjesë ekzekutive e kësaj menxyre që po i afrohej çiftit të ri.
Makina ishte një Zil i vjetër rus .
Vajza qe ulur në fund të tij.
Në spondin përballë, nje polic pinte një cigare i përhumbur në mendime.
Për herë të parë asaj dite ndjeu të ftohtë. Flokët, ato që i kish rregulluar aq bukur për mbrëmjen që priste te kalonte, i mërdhinin deri në rrënjë.
Mbas disa orësh ishte në Lushnje, në Degën e Punëve të Brendshme.
Polici kërceu nga makina poshtë e i hapi spondin.
U ul në tokë, por nuk e ndjeu atë nën vete. Ishte krejt e papeshë.
Skenat ndiqnin njëra-tjetrën. Banorët e puntorët e minierës , nën “udhëheqjen e sekretarit te partisë, po kryqëzonin me akuza nga me absurdet, inxhinierin.
Fati i tij tashmë qe një re e zezë pa shi.
E mbarsur me flakë rrufesh të pa ngjyrë e me bubullima, si lehje qensh.
Gjithçka e përcaktuar.
Në gostinë e qenve, secili kish copën e tij të shqyer.
Banorët, inxhinierin e pafat.
Të paaftë te kuptonin pse gjithçka në jetën e tyre qe mbrapsht, urrenin jetën normale të inxhinierit të ri.
Qe me kollaj të shkatërronin atë, se sa të shihnin ku qe faji i mosfunksionimit të asaj tyre.
Aftësia e regjisorit ishte përzgjedhja e aktorëve.
Të gjithë duhet të ishin studentë që sapo kishin mbaruar artin dramatik.
Do isha ndjer komplet në siklet, nëse interpretimi do me vinte nga aktorë tashmë bajat e të mplakur.
E imagjinoja atë që do bënte sekretarin e partisë.
Një rol që kushdi sa herë e kish bërë vite më parë, duke e servirur si modelin e njeriut të ri.
Herë mbas here, ndërsa Luba rrëfente historinë e saj, ndjeja ngashërimin e s’ime bije.
Nuk doja të ktheja kokën.
Ishte radha e saj sot.
Ishte ajo që do donte të ishte në skenë e të rrefente historitë, sa e sa herë të dëgjuara nga gjyshja.
Ulur në tavolinë, qe kryetari i Degës së Punëve të Brendshme. Nje burrë i madh e i paflokë, me dy dhëmbë që i zgjateshin dhunshëm nën buzë.
-Ti je armike e popullit
17 vjeç?
E pastaj!?
Armike je. Armik është yt’at atje në Itali e armike jot’ëm .
Atë do ta shohim, nëse ke bërë a jo. Atë e di partia.
Ti do vesh në internim.
Ashtu eee !?
Ta kishte menduar yt’at e jot’ëm që veprojnë si armiq të egër kundër pushtetit popullor atje.
Ta kishin menduar ata që të lan vetëm. Duhet t’i thuash faleminderit partisë që po të lë një çati mbi kokë.
Po. Do vesh në një kapanon më të tjerë armiq si ti.
Luba tashmë ishte ulur në një karrige. Përballë hetuesi, që me sy çakalli i vështronte gjinjte e kofshët.
Të njëjtin vështrim të uritur të banorëve zomby.
Po i kërkonte një leje të shihte në burg të shoqin. Qe e dërrmuar.
Nuk qe e re për të kjo gjë, por violenca qe e pa krahasueshme.
Gjithsesi vinte nga një vend i kampit socialist, ku burgjet e internimet ishin gjithmonë mbas derës.
Ndërsa kryetrai i Degës i komunikonte që qe e dënuar, me pesë vite internim në kampin e Savrës, në të majtë të saj, si një gjysem hije, ndjeu prezencën e dikujt. Ktheu kokën.
Nje burrë i shëndetshëm me flokë të ngritura sipër si furçë e ashpër, gulçonte. Qafa ju duk e djersirë dhe sytë nën gjysëm errësirën e dhomës edhe më të kuq.
U çua në këmbë në të njëjtën kohë me vajzën e me një shikim të pa ngjyrë i tregoi derën.
Kryetari ndërkohë palosi me shumë kujdes disa fletë, i nënshkroi, i vulosi e në një dosje të lidhur bukur, i sistemoi .
Mori me kujdes në duar dosjen dhe e vuri në sirtarin anash tij.
Kishte kohë që nuk shihte me vajzën.
E hutuar ndoqi me sy dorën e burrit që djersinte në qafë e doli nga dera.
Luba lajmërohet nga rojet e burgut, pjestar të denjë të banorëve të qytetit, se burri i saj kish vdekur në burg.
Salla më dukej si e mpirë.
Ngashërimit të vajzës i qe shtuar edhe ai i s’ime motre.
Duartrokitje në sallë.
Shfaqja mbaroi e aktorët përkuleshin në shenjë falenderimi.
Ime bijë vazhdonte të fshinte lotët.
Mbas saj, një gjuhëtar i shquar, protagonist i “drejtshkrimit 72”, regulloi kapelen mbi kokë e po bëhej gati të dilte nga salla.
Jo shumë ditë më parë i kisha lexuar një intervistë me ditrambe për kohën e diktaturës e për vet diktatorin.
Mbi fustanin e mbremjes kishte hedhur krahëve një triko që në vrap e sipër, gjyshja kish mbërritur t’ia jepte.
I thanë të priste aty.
Do vinte nje karrocë me kuaj e cila çonte bukën ne fshat.
Do hipte te ajo e pastaj me të mbërritur, do paraqitej te kryetari i keshillit të fshatit.
Salla pothuaj qe boshatisur e spektatorët m’u dukën të ngacmuar nga pjesa. Falenderova autorin, të cilin e gjeta te dalja.
E përgëzova.
Si disa të tjerë, autorë e regjisorë, kishte kapur e zhvilluar këtë temë nga e kaluara jonë e tmershme nën diktaturë.
Një gjë për tu lëvduar kjo.
Ajo që nuk e veçonte nga të tjerët, qe zgjedhja e personazheve.
Qenë gjithmonë ish njerez të regjimit, palë me të, ose prodhim i tij, që me dramat e rënies se tyre, krijonin subjekte.
Drama e mijëra shqiptarëve të tjerë, ish kundërshtar të vjetër të regjimit, nuk kishin pothuaj fare qasje në penën e tyre. E kam menduar gjatë këtë gjë.
Ishte një vazhdim i persekutimit nga regjimi e prodhimet e tij kulturore a, diçka tjetër, më e thellë
Jam bindur së fundmi që nuk është vetëm një (retazh) i ish regjimit.
Zgjedhja e një gjenerali bunker, me grua polake, të Lubës ruse, a një të huaj tjetër, brenda këtyre skenarëve, ka diçka tipike shqiptare.
Pikërisht të atyre banorëve që smirëzoheshin a ngacmoheshin në një farë mënyre nga diçka jasht tyre.
Nga një e huaj.
I veti, i ngjashëm me to, nuk i ngacmonte.
I trembte .
Ishte pasqyra ku shiheshin në shëmtinë ku të gjithë kishim përfunduar nën regjim.
Ndaj, më kollaj i huaj.
Më kollaj një i këtyre 45 viteve prodhim. Ata “më mbas”, na kujtojnë lirinë e humbur, qytetarin e humbur, krimin e kryer.
Jo, më kollaj këta të këtyre 45 viteve. Nëse do duhet t’i justifikojmë a t’i sulmojmë në një të ardhme, dimë çfarë duhet t’u themi.
Ishin si ne.
Viktima të asaj që krijuam.
Jo krejt të pafajshëm.
Epilog:
Ajo qe bërë sa një grusht, ulur në karrocën e bukës që po nisej.
Babai, një ish luftëtar i rezistencës antikomuniste, ishte arratisur në Itali me gjithë të ëmën në një histori nga më rokambolesket.
Tipike për t’u treguar nga shkrimtar që do u pëlqente tema e narrativa me të papritura mbas çdo cepi.
E ndjente veten tashmë të braktisur nga gjithçka.
Më të pambrojtur se kurrë.
Ndërsa kuajt ecnin përtueshem në rrugën që e njihnin në memorje tashmë.
Bash në dalje te qytetit, në trotuarin përballë, kish ndaluar burri me qafën kuqe gjithë djers që pa në dhomën e kryetarit të Degës së Brendshme.
Nën dorën e tij të zgjatur e gjithë qime te bardha, qe kapur një vogëlushe, diku te 5-6 vjeç.
Ai eci me vajzën përkrah karrocës për një copë të vogël rruge, pa e kthyer kokën fare.
Vetëm mbas disa metrash, aty kur rruga merrte për të dalë nga qyteti i vogël e ku në të djathë qe një pastiçeri, ktheu kokën nga karroca.
Dukej sikur shihte përtej saj .
Qe vetëm nje moment.
Asaj sytë e tij iu dukën më të kuq e më të lëtyrt.
Me vajzën e vogël përdore, ai u fut në një rrugicë aty pranë. Ajo mendoj duhet të ishte shtëpia e tij.
Ishte 19 Gusht 1961.
Ajo ndjeu prap ftohtë.
Karroca gërrviste rrugën nën trokun e dy kuajve.
Një i kuq e një i zi
Leon Mirakaj
blank

Dosja e plotë e zyrtarit të lartë të FBI të arrestuar: Takimet me Ramën në Tiranë dhe darka Uashington. Me një makinë të parkuar në Nju Jork…

Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme të hënën në darkë pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar.

Ai ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës.

blank

DOSJA

 

Personi A ishte një shtetas i Shteteve të Bashkuara të natyralizuar, i lindur në Shqipëri dhe banues në Nju Xhersi. Personi A kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

Kompania A ishte një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

blank

Personi B ishte një shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare e-maili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

 

***

Duke filluar jo më vonë se gushti 2017, dhe duke vazhduar më pas deri të paktën më 6 maj 2019, në Distriktin e Kolumbisë dhe gjetkë, në një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i pandehuri Charles McGonigal bëri me vetëdije dhe falsifikonte, fshehte dhe mbulonte me dashje faktet materiale me mashtrim, domethënë, McGonigal fshehu vazhdimisht aspekte të marrëdhënies së tij me Personin A që ai kishte për detyrë të zbulonte që krijoi një konflikt aktual dhe të dukshëm interesi midis detyrave të tij zyrtare në FBI, dhe interesat e tij private duke përfshirë atë që McGonigal pranoi më shumë se 225,000 dollarë nga Personi A; udhëtoi me Personin A në Evropë; dhe vendosi marrëdhënie të vazhdueshme me shtetas të huaj të prezantuar me të nga personi A dhe bashkëpunëtorët e personit A.

 

Qëllimi i Skemës

blank

  1. Qëllimi i skemës ishte që i pandehuri McGonigal të fshihte nga FBI-ja dhe nga publiku, informacione materiale, që është, natyra e marrëdhënies së tij me Personin A, për të përfshirë marrjen e të paktën 225,000 dollarëve nga personi A, udhëtimi me personin A në Evropë dhe marrëdhëniet e vazhdueshme me shtetas të huaj të prezantuara me të nga personi A dhe bashkëpunëtorët e personit A, të cilat i pandehuri McGonigal duhej të raportonte dhe të cilat krijuan një konflikt aktual dhe të dukshëm interesi midis detyrave zyrtare të të pandehurit McGonigal dhe interesave të tij private financiare.

Midis shtatorit 2017 dhe qershorit 2018, i pandehuri McGonigal dorëzoi dhe bëri që të dorëzoheshin formularët FD-772 dhe FD-772b që falsifikonin, fshihnin dhe mbulonin marrëdhënien dhe udhëtimin e tij me Personin A. Pra, në të njëjtën kohë me periudhën kohore kur ishin paratë. i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës në disa raste dhe raportoi në mënyrë të rreme natyrën dhe qëllimin e udhëtimit në FBI në formularët FD-772 dhe FD-772b, duke përfshirë: dështimin për të identifikon Personin A si shoqërues udhëtimi, duke dështuar në identifikimin e vendeve të vizituara, duke karakterizuar në mënyrë të rreme qëllimin e udhëtimit dhe duke raportuar në mënyrë të rreme se nuk do të kishte kontakte të huaja të raportueshme gjatë udhëtimit, pavarësisht se i pandehuri McGonigal kishte ndërmend të takohej dhe takohej me shtetas të huaj, duke përfshirë ndër të tjera Personin B, me të cilin i pandehuri McGonigal kishte një marrëdhënie të vazhdueshme.

Mes të paktën gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, i pandehuri McGonigal gjithashtu nuk arriti të zbulonte kontaktet e vazhdueshme me shtetas të huaj duke përdorur formularin FD-981 siç kërkohet.

  1. i pandehuri McGonigal u angazhua në një marrëdhënie financiare private me Personin A që në fakt ose në dukje binte ndesh me detyrat e tij zyrtare të FBI-së. Për shembull, ndër të tjera, i pandehuri McGonigal bëri që FBI-NY të hapte një hetim penal të një shtetasi amerikan, në të cilin Personi A do të shërbente si një burim njerëzor konfidencial, dhe i pandehuri McGonigal u përpoq të organizonte një takim midis personave C dhe D.

Ekzekutimi i skemës

Në vazhdim të skemës për të fshehur natyrën e marrëdhënies së tij me Personin A që i pandehuri McGonigal kishte për detyrë të zbulonte dhe të përmbushte qëllimin e saj, i pandehuri McGonigal kreu dhe shkaktoi kryerjen e veprimeve të mëposhtme, ndër të tjera:

  1. Jo më vonë se gushti 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Personin A dhe pyeti nëse Personi A mund t’i siguronte para atij.
  2. Më 5 shtator 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular FD-772 në FBI për udhëtimin e ardhshëm “jozyrtar” në Shqipëri. Paraqitja në mënyrë të gabuar nuk arriti: (a) të identifikonte se Personi A do të ishte një shoqërues udhëtimi, (b) të deklaronte se akomodimi do të sigurohej pa pagesë dhe kush do të paguante për të, (c) të deklaronte se i pandehuri McGonigal do të ishte duke udhëtuar në Kosovë përveç Shqipërisë, dhe (d) të identifikojë çdo kontakt të huaj të pritshëm të raportueshëm, duke përfshirë Personin B, ose ndonjë shtetas tjetër të huaj me të cilin i pandehuri McGonigal kishte një marrëdhënie të vazhdueshme.

Më 7 shtator 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Personin A dhe diskutoi se Personi A po punonte për paratë dhe se Personi A mund t’ia siguronte McGonigalit pak nga pak.

  1. Më datë 7 shtator 2017, i pandehuri McGonigal ka udhëtuar me avion me personin A nga Shtetet e Bashkuara për në Shqipëri, ku gjatë disa ditëve në vijim janë takuar me personin B dhe shtetas të tjerë të huaj. As McGonigal dhe as FBI nuk kanë paguar për strehimin e McGonigal gjatë kohës që ishte në Shqipëri.

Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. i pandehuri McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B.

  1. Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar.

Më 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me makinë nga Shqipëria për në Kosovë, së bashku me personin A dhe të tjerë, ku i pandehuri McGonigal u takua me dhe i dha mjetet e FBI-së për një politikan kosovar. Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, duke udhëtuar së bashku, janë kthyer në Shtetet e Bashkuara.

  1. Pas udhëtimit të tij në Shqipëri në shtator, i pandehuri McGonigal mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë.
  2. Më 5 tetor 2017, jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në qytetin e Nju Jorkut, i pandehuri McGonigal mori afërsisht 80,000 dollarë nga Personi A. Në vjeshtën e vitit 2017, në rezidencën e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori edhe dy herë të tjera para të gatshme nga Personi A, në shumën rreth 80,000 dhe 65,000 dollarë. i pandehuri McGonigal i kishte treguar personit A se paratë do të ktheheshin.
  3. Më 16 tetor 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një FD-772b në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Parashtresa në mënyrë të gabuar nuk zbuloi se i pandehuri McGonigal ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe me një politikan kosovar në Kosovë dhe mohoi në mënyrë të rreme që i pandehuri McGonigal t’i kishte zbuluar punësimin e tij një shtetasi të huaj jashtë biznesit zyrtar të FBI-së.

Më 15 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një FD-772 për udhëtimin e ardhshëm “zyrtar” në Austri. Paraqitja në mënyrë të gabuar nuk arriti: (a) të identifikonte që Personi A do të ishte shoqërues udhëtimi, (b) të identifikonte se çdo akomodim ose akomodim do të sigurohej pa pagesë ose kush do të paguante për to, (c) deklaronte se i pandehuri McGonigal do të të udhëtojë në Shqipëri përveç Austrisë dhe (d) të identifikojë çdo kontakt të jashtëm të parashikuar të raportueshëm.

  1. Më 17 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me avion për në Austri.
  2. Më 18 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë intervistuan të njëjtin biznesmen shqiptar dhe politikani i pandehur McGonigal që kishte takuar gjatë udhëtimit të tij në shtator 2017. Personi A mori pjesë në intervistë si përkthyes. Asnjë dokument që autorizonte ose financonte shërbimet e interpretimit nuk iu dorëzua FBI-së nga i pandehuri McGonigal. FBI nuk ka të dhëna zyrtare të intervistës.
  3. Më 18 nëntor 2017, pas intervistimit, i pandehuri McGonigal dhe personi A kanë udhëtuar me avion nga Austria në Shqipëri, ku janë takuar sërish me të njëjtin biznesmen dhe politikan shqiptar, këtë herë pa pjesëmarrjen e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Biznesmeni dhe politikani shqiptar diskutuan mundësitë e biznesit me – të pandehurin McGonigal dhe Personin A.
  4. Më 19 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me personin B në Shqipëri për darkë dhe pije.
  5. Më 20 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Kryeministrin e Shqipëria në Shqipëri.
  6. Më 21 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal ka udhëtuar me avion nga Shqipëria për në Austri, dhe më pas u kthye në Shtetet e Bashkuara. As McGonigal, as FBI, nuk paguan strehimin e McGonigal-it ndërsa ai ishte në Shqipëri.
  7. | Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi Departamentin e Drejtësisë, prokurori i përmendur më lart, për një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri. Një ditë më parë, ai mori informacion nga Personi B në lidhje me qytetarin lobist amerikan.
  8. Në dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Uashington, D.C. me personin A dhe Zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe darkuan në Neë York City me Personin A dhe Kryeministrin e Shqipërisë.
  9. Më 4 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me qytetarin amerikan që ishte lobisit dhe e kishte origjinën nga Personi A, dhe ai ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBI NY të nesërmen.
  10. Më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal paraqiti një formular FD-772b në lidhje me Udhëtimin e nëntorit në Austri i përmendur më sipër. Parashtresa në mënyrë të gabuar nuk e zbuloi që i pandehuri McGonigal kishte udhëtuar si në Shqipëri ashtu edhe në Austri, ose që ishte takuar me të dy, Personin B ose Kryeministrin e Shqipërisë.
  11. Nga 21 shkurt 2018, deri më 24 shkurt 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me personin A në Shqipëri, por ai nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej duke përdorur Format FD-772 ose FD-772b.
  12. Më 26 shkurt 2018, FBI-NY hapi zyrtarisht një hetim penal u përqendrua në lobistin qytetar amerikan me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij. Personi A u identifikua më vonë nga FBI-NY si një burim njerëzor konfidencial që e mbështet hetimin dhe Personi A i dha informacion FBI-NY gjatë hetimit. Personi B më vonë ndihmoi në lehtësimin e një takimi midis FBI-NY dhe dëshmitarëve të vendosur në Evropë duke paguar shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarit.
  13. | Më 4 mars 2018, i pandehuri McGonigal darkoi në Uashington, DC, me, midis të tjerëve, Personin A, Kryeministrin e Shqipërisë dhe një ish-agjent special i FBI-së që punonte në një firmë ndërkombëtare shërbimesh profesionale.
  14. Nga 26 prilli 2018, deri më 2 maj 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Evropë, përfshirë Shqipërinë, por nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej duke përdorur format FD-772 ose FD-772b.

47, Më 10 qershor 2018, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular OGE-278 që gabimisht nuk arriti të përfshijë ndonjë informacion në lidhje me rreth 225,000 dollarë që ai kishte marrë nga personi A.

  1. Më 6 maj 2019, rreth nëntë muaj pas daljes në pension nga FBI, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular OGE-278 që në mënyrë të gabuar nuk përfshinte ndonjë informacion rreth tij përafërsisht 225,000 dollarë që ai kishte marrë nga Personi A ose si aktiv ose detyrim.
blank

Përgjimet në burgun e Burrelit- “Kur Xhavit Qesja mësoi se familja Popa u fut në ambasadën italiane në Tiranë, erdhi në qejf dhe me Edip Ohrin e Kiço Ngjelën…”

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese.

Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit.

Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij.

 

Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Relacion sekret i Punëtorit Operativ të burgut të Burrelit, PIro Nuredini, lidhur me të dhënat biografike të të dënuarit Xhavit Qesja, si dhe pikëpamjet politike e qëndrimin e tij gjatë periudhës që ai vuante dënimin në atë burg dhe marrëdhëniet e raportet që ai mbante me të dënuarit e tjerë

                                                                                                                           Sekret

                                                                                                                  Burrel, më 26.11.1986

                                                                       R E L A C I O N

 

Në vitin 1958 pas Kongresit të XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Konferencës së Partisë të vitit 1957 për Tiranën, Xhaviti duke qenë me studime në Bashkimin Sovjetik, shfaqi pikëpamjet e tij anti-parti, duke e quajtur qëndrimin e Partisë sonë në lidhje me Jugosllavinë e Poloninë, si një qëndrim jo të drejtë.

Për këto gabime, ai thirret nga Moska ku ishte me studime, në Komitetin Qendror të Partisë sonë, u këshillua, u largua nga studimet dhe u transferua në Elbasan, me detyrën e nënkryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Qarkut.

Pas këtyre veprimeve, Xhavit Qesja filloi të propagandojë kundër Partisë dhe vijës së saj politike, duke thënë se në vijën e Partisë sonë ka gabime, por këto gabime nuk njihen nga udhëheqja e saj, mbasi ka frikë se humbet postet që ka.

Qëndrimi i Partisë sonë, vazhdon ai, në marrëdhëniet me Jugosllavinë, nuk është i drejtë…! Partia ka gabime dhe këto janë jo më pak se ato në kohën e Kocit, gjë që faktohet me arrestimet e masat e shumta kundër personave që nuk janë armiq, si p.sh., Tukut, (Jakova. P.N.) Bedriut (Spahiut P.N.) etj.

 

Dënimi i Daliut (Ndreu P.N.), dhe i Lirisë (Gega P.N.) si njerëz agjentë të një shteti të huaj, është një akuzë përkundër Jugosllavisë…!

Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe, Xhaviti krijoi lidhje shoqërore me dhe me një sërë elementësh antiparti, si: Agron Frashëri, Angji Faber, Nazmi Batalli, Aleko Kolaci, Xhevdet Petrela, etj.

Përsa sipër në vitin 1957, Xhaviti u muarr në përpunim aktiv 2/A për veprimtari anti-parti dhe në vitin 1958, u internua më Zvërnec të rrethit të Vlorës, ku edhe aty vazhdoi përpunimi i atij 2/A.

Duke qenë se në kampin e internimit në Zvërnec, Xhaviti e intensifikoi veprimtarinë e tij armiqësore duke propaganduar kundër vijës politike të Partisë dhe pushtetit popullor në radhët e të dënuarave, e në radhët e ushtarëve të këtij kampi, në vitin 1967 u arrestua, u dënua me dhjetë vjet heqje lirie, dënim të cilin erdhi për t’a vuajtur në Repartin 321 Burrel, qysh në atë kohë.

 

Gjatë vuajtjes së dënimit në këtë repart, Xhaviti u dënua me dhjetë vjet të tjera heqje lirie, për agjitacion e propagandë armiqësore, të zhvilluar në kushtet e vuajtjes së dënimit.

Gjatë vuajtjes së dënimit në Repartin 321 në Burrel dhe përpunimit që i’u bë Xhavitit, në ngarkim të tij dolën një sërë materialesh të tjera që vërtetonin qenien e tij në një veprimtari të organizuar armiqësore kundër udhëheqjes së Partisë, në bashkëpunim me elementët të tjerë anti-parti, e konkretisht:

“E burgosura Zyme Peza, lidhur me Xhavit Qesen, ka deponuar: Funksionari i Legatës jugosllave, Radevoji Geniç, më ka pyetur se, për çfarë arsye është kthyer nga Moska Xhavit Qesja dhe këtë unë desha ta mësoja. Unë i thashë se nuk di gjë, ndërsa më vonë, unë nuk pata mundësi se u arrestova”.

Në vitin 1961, Xhaviti i ka thënë bashkëpunëtorit “Shkumbini”, kur erdhi Tuk Jakova në Berat, unë isha sekretar i Komitetit të Partisë dhe meqenëse nuk mundja t’i flisja, kufizohesha vetëm me një përshëndetje me buzëqeshje. Kjo të ngelet midis nesh.

– I arrestuari Teme Sejko, në mars të vitit 1961, ndër të tjera ka deponuar: “…Në bisedat me Panajotin (Plaku. P.N.), unë kam sqaruar se në vend ekzistonte një opozitë në kundërshtim me udhëheqjen e Partisë dhe pushtetin, me të cilën ishte i lidhur edhe Panajoti.

– Panajoti më ka përmendur se opozita ishte goditur rëndë pas përjashtimit nga Komiteti Qendror të Tukut dhe Bedriut. Më ka treguar se në këtë punëra bënin pjesë: Hulsi Spoahiu, Tahir Kadareja, Pëllumb Dishnica, Myzafer Spaho, Xhavit Qesja dhe më vonë më ka treguar dhe për Dali Ndreun dhe Liri Gegën…”.

– Arratisjen e Panajot Plakut, Xhaviti e ka konsideruar si një akt trimërie dhe vepër të rëndësishme politike, duke thënë se: Panajoti do të sqaroj Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe do të nxjerr në shesh të palarat e Partisë sonë, etj.

– Bashkëpunëtori “Shkëlzeni” në 1961-in, ka informuar ndër të tjera se: në prag, gjatë dhe pas Kongresit të XXII-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Xhavit Qeses, Pëllumb Dishnicës, Maqo Çomos etj., u ishte ngritur shumë hunda, duke pritur përmbysjen në Shqipëri, aq sa, më 6 nëntor arritën të organizojnë një manifestim për të shprehur entuziazmin për sulmet e Hrushovit kundër PPSH-së, në të cilën foli Xhavit Qesja, duke ngritur gotën për Nikita Sergejeviç Hrushovin…! Xhaviti, Pëllumbi dhe Maqo, vazhdojnë të rrinë bashkë duke biseduar për të treguar se nuk u ka rënë morali, këndojnë këngë etj.

 

Në procesin e datës 16.3.1961, Tahir Demi ndër të tjera ka deponuar: “…Në mars të vitit 1957, Xhavit Qesja është caktuar nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv i K.P të rrethit të Elbasanit. Di që, Xhaviti ditët e para të ardhjes së tij në Elbasan, është takuar me Bedri Spahiun.

Mbasi u lidhën me Bedriun, Xhaviti më ka prurë një letër mua nga Bedriu, në të cilën më shkruante se Xhaviti është njeriu jonë, kështu që me të, mund të bisedoja lirisht. Xhaviti ishte në dijeni që Bedriu dhe Tuku, ishin në lidhje me Panajot Plakun, përkundër udhëheqjes së Partisë. Për lidhjet tona me Zbulimin Grek, nuk kemi biseduar”.

– Bashkëpunëtorit “Pëllumbi”, Xhaviti ndër të tjera i ka folur edhe në këtë mënyrë: “…Urrej shumë, jo vetëm Partinë tonë dhe sistemin socialist, por gjithë sistemin socialist e komunist të aplikuar deri tani në gjithë vendet e botës.

Unë dëshiroj një sistem socialist….të njëllojtë me vendet perëndimore Amerikë, Angli, Francë, Itali etj., ku në ekonomi të lozi rol kryesor fitimi personal…!

Po të shohësh me tendencat vetjake, despotike e aziatike, del figura e Timurlengut të shekullit të XX-të, të veshur me petkun e krye komunistit Stalin, që mbeti në histori si njeriu më barbar…!

Ne flasim për kushtetutën tonë si më e mira në botë, po a e di ti se në Angli nuk ekziston fare kushtetutë dhe në Angli ekzistojnë të gjitha bindjet politike…”?

 

Xhavit Qesja – thotë bashkëpunëtori “Pëllumbi”, po influencon mbi të rinjtë e burgosur….me pikëpamjet e tij antisocialiste e komuniste e properëndimore social-demokrate. Xhaviti me Bedriun, (Spahiu – P.N.), kanë një platformë.

– Ata thonë: më mirë 100 herë janë kriminelët e vendit, për udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit tonë, se sa çizmja e gjakosur e muzhikut rus…! Xhaviti meqenëse studion shumë, ka influencë në të gjithë, me përjashtim të Maqos (Çomo – P.N.), Koços (Tashko- P.N.) e Dilaver (Radëshit-P.N.), të cilët kanë urrejtje të tërbuar për njëri tjetrin. Xhaviti është agjitator i stërholluar, di dhe nuhat tendencat e bashkëbiseduesit dhe e përpunon me marifet…!

– Në bisedat që ka bërë me bashkëpunëtorin “Beni”, pas goditjes së Beqir Ballukut, Xhaviti është shprehur me keqardhje për të, duke thënë ndër të tjera: “…Patjetër ka ngjarë diçka e rëndë me Beqirin.

Beqirin e njoh nga afër nga batalioni Krujë-Ishëm…është babaxhan, i thjeshtë…! Nuk është njeri i komploteve dhe prapaskenave…ndoshta ka vrarë veten! Ka qenë një nga shokët kryesore të udhëheqësit kryesor. Me udhëheqësin kryesor të qeverisë, nuk ka shkuar asnjëherë mirë”.

 

…Udhëheqësi kryesor nuk i beson udhëheqësit të shtetit, por e mban si dorë e fortë. Udhëheqësi kryesor i qeverisë, vetëm përfiton nga kjo, por edhe këtu, pa guxuar të dalë si flamurtar i situatës dhe për këtë ka mësues të mirë dhe dinake të shoqen…etj.

Bashkëpunëtori “Butrinti” në dhjetor të vitit 1981 (Mehmet Shehu, nuk e kishte vrarë veten – P.N.), thotë se: Xhavit Qesja na del se shpresën e ka në faktorin e brendshëm. “Ta ardhmen e shikoj në përparimin e vendit – thotë ai- në Universitetin, në Akademinë, në shkencën teknike, përvetësimi i dijeve shkencore nga rinia, kjo është ëndrra ime, këtu i kam shpresat. Vetëm kjo e atëhere do të bëj revolucion. Rinia do të shikojë e gjykojë me objektivitet edhe gjithë ngjarjet historike.

Në mensë është kërkuar e arrirë, që në emër të moskrijimit të tensioneve e shqetësimeve, të mos bisedohet. Iniciator ka qenë Xhavit Qesja dhe kjo është pranuar. (Xhaviti, duhet të dyshojë për vendosjen e mjeteve të Teknikës Operative në mensë).

Mbas cilësimit të Mehmet Shehut si armik, Xhaviti ka shtuar shumë bisedat dhe miqësinë me Maqo Çomon, Bardhyl Belishovën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën.

 

B – Bashkëpunëtori “I Penduari”, në tetor 1984, informon se të dënuarit antiparti në burgun e Burrelit, janë ndarë në dy grupime. Grupimi kryesor dhe që përfshin shumicën dërmuese, është i atyre që nuk kanë njohur dhe s’njohin të kenë asnjë fajësi dhe se e quajnë veten të dënuar padrejtësisht.

Në këtë grup hyjnë: Maqo Çomo, Bardhyl Belishova, Xhavit Qesja, Gjergj Titani, Fadil Paçrami, Gjin Marku, Todi Lubonja, Sadik Bekteshi, Vaskë Gjino, Arif Hasko, Andon Shehti dhe Abaz Fejzo. Ky është grupi kryesor, por edhe në këtë ka pikëpamje e mendime të ndryshme.

…Një pjesë e këtij grupi është me pikëpamjen se rruga dhe vija që ndjek Partia jonë, s’është e drejtë, është dogmatike, sektare, ose komunizëm aziatik, siç e ka quajtur Xhavit Qesja. Këta janë për një liberalizëm, ose për një “demokraci të vërtetë”. Këtu hyjnë: Todi, Fadili dhe Xhaviti.

I dënuari Hazbi Lamçe, më 10.1.1986, ka denoncuar se Gjergj Titani i ka thënë: “Kam zbuluar një gjë të madhe, se Xhavit Qesja, është spiun i italianëve. Këtë e mësova nga Elami Hadua, i cili më tha që më 1942-in, Elamiu dhe Xhaviti kanë qenë në burg të dy dhe Xhaviti, megjithëse ishte dënuar më shumë se Elamiu, doli shumë shpejt nga burgu, se ati ishte interesuar pranë Mustafa Merlikës, me pare apo me miqësi, nuk e di, por ky në fakt, doli nga burgu.

Nëna e Xhavitit, është motra e Kontit Ferra në Itali dhe nga kjo ne mendojmë se familja e Xhavit Qeses dhe ky vetë, kanë lidhje me italianët edhe nëpërmjet Moisi Popës, i cili në atë kohë ka qenë ambasador në Itali. Pikërisht – vazhdon Gjergji – në momentin që Xhaviti mësoi se familja e Moisi Popës u fut në ambasadën italiane në Tiranë, ky ndryshoi, erdhi në qejf dhe shfaqej entuziast, duke u shoqëruar e biseduar me Edip Ohrin dhe Kiço Ngjelën”.

Vlen të përmendet se kohët e fundit, Xhaviti është shkëputur nga të dënuarit e tjerë anti-parti në burgun e Burrelit dhe pothuaj me të gjithë i ka marrëdhëniet të ftohta, kjo edhe për arsye se Xhaviti është prototipi i tipit skolastik, gjë që për të dënuarit e tjerë, e veçanërisht për Gjergj Titanin, është i bezdisshëm. Xhaviti është mbyllur në guaskën e tij, duke u marrë me përkthime të literaturës së dhënë nga ana jonë.


Send this to a friend