5 vjet nga 21 janari, Debat në Kuvend për 21 Janarin, replikat Berisha- Braçe-Patozi-Topalli
Edhe sot pas 5 viteve, që nga 21 janari i vitit 2011, ish-kryeministri i asaj kohë, Sali Berisha i quan ngjarjet e asaj dite si puç dhe përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisa bëri fajtor për krimin, kryeministrin aktual dhe kreun e opozitës në atë kohë, Edi Rama. Po ashtu, ish-kryeministri tha se në këtë ngjarje u përfshinë edhe dy institucione të rëndësishme, Presidenti dhe Prokurori i Përgjithshëm.
Në replikë me Berishën, deputeti socialist Erjon Braçe thotë se vrasja nuk është hetuar qëllimisht.
Braçe kërkon të mbahet 1 minutë heshtje, e cila pas një hezitimi respektohet dhe nga deputetët e opozitës më pas thotë: I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre, turpi mbuloftë vrasësit e tyre”
Sali Berisha:Sot është një ditë tjetër, e zezë në historinë tonë. Pas 84 vitesh, si sot 5 vjet më parë falangat e krimit bënë përpjekjen monstruoze të përmbysjes me dhunë të pushtetit, organizuan puçin famzi të 21 janarit. Bënë çdo gjë që të merrnin me dhunë pushtetin. Sulmuan institucionin e ekzekutivit me besimin e verbër se kryerkarrieristi do të mbante një fjalim te zyra.
Komunitetet ndërkombëtare e dënojnë si një përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin.
Në këtë përpjekje, persona të paguar, të pajisur me mjete dhune sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e kryeministrisë ku po punonte kreut i ekzekutivit, me shpresën dhe besimin e verbër se ai do ua lironte zyrën. Pra në këtë puç në të cilën morën pjesë dy krerë të tjerë të instutcioneve, ai i Presidencës dhe Prokurisë së Përgjithshme. Në këtë puç, i cili u shurdhua kreu i inteligjencës, në këtë puç që kishte synim kurorëzimin e Ramës, njëlloj si 84 vjet më parë, kryeministër çka nuk mund të ndodhte.
Për fatkeqësinë më të madhe u vranë 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi, i solli, luajti me zjarrin me qëllimin që të merrte pushtetin. Qytetarët e Tiranës do ta ndëshkonin atë në zgjedhjet e 8 majit.
Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë, por turpi i zi, faqe e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Ramën dhe suitën e tij. Ndaj dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e tyre, të shëmtuar, përpjekjen e tyre puçiste dhe për tu thënë se kurrë ndonjëherë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë.
Erjon Braçe: 21 janari apo më mirë, krimi shtetëror i 21 janarit ndodhur në mes të bulevardit është një krim i pazbardhur. Është një krim i pahetuar plotësisht. Është një krim i pagjykuar plotësisht.
Pse mendoj se Sali Berisha nuk duhet të fliste sot këtu në sallën e kuvendit, ose mund të fliste por familjarët duhet të degjonin prej tij rrëfimin që i mungon politikës shqiptare, që i mungon prokurisë prej vitesh. Rrëfimin e tij jo vetëm e atij që ka pasur përgjegjësinë, pro që ka marrë përsipër pushkatimin e 4 qytetarëve. Rrëfimin e një njeriu që ka dhënë versione të ndryshme për poziciionin e tij, për veprimet e tij, por nga ana tjetër ka marrë përsipër edhe vrasjet e pushkatrarëve të tij më 21 janar.
Deri më sot, ka autorë të vrasjes së akuzuar nga Prokuroria dhe të shpallur vrasës nga pakujdesia vetëm për Ziver Veizi dhe për Faik Myrtajn. Gjykata e Apelit ka thënë se për Hekuran Dedën nuk ka vrasës, ashtu si për Aleks Nikën Prokuroria e ka dosjen e hapur dhe thotë që nuk ka vrasës. Ashtu si për disa të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarje dhe kanë qenë në të njëjtën vend me të vrarët edhe prokuria edhe gjykata i kanë cështjet e hapura dhe për ta nuk ka vrasës. Pra, nga 4 të vrarë në 21 janar për 2 prej tyre nuk ka vrasës.
As Prokuroria dhe as gjykata nuk kanë marrë përsipër të tregojnë se kush janë njerëzit që vranë më 21 janar.
Ajo që është me e rënda ka të bëjë me faktin se edhe ata që janë dënuar në mënyrë qesharake janë të lirë. Edhe sot që flasim në institucionet e këtij shteti nuk gjendet asnjë prej vrasësve të 21 janarit. Situata rëndohet kur gjykata e lartë që nga prilli i vitit 2013 nuk merr përsipër të gjykojë dosjen që prokuroria ka dërguar për vrasësit e identifikuar.
Kjo cështje është hetuar që në fillim të saj gabim. Kjo çështje sabotuar që ne fillimet e saj. Për këtë çështje ata që janë përgjegjësit ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Lulzim Basha kanë dhënë versione të ndryshme për cka ka ndodhur atë ditë.
Është një histori e hetuar dhe gjykuar qëllimisht keq. Duhej të niste nga komandantët e pushkatarëve. Hetimi duhej të niste me ty, dhe me Lulzim Bashën, duhej të përfshinte gjithë hierarkinë që sic thua ti kishin krijuar perde zjarri. Sigurisht që duhej të përfshinte dhe pushkatarët që zbatuan urdhrat e tua. Nuk lejove ti hetimet. Vure nën thundër Prokurorin e Përgjithshëm, Presidentin, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë. Bujar Nishanin e vure ti në krye të KLD-së për të emëruar ata gjyqtarë që doje ti.
Duhet të vijojmë me reformën në drejtësi. Për të liruar Gjykatën e Lartë e të tjerat që i kontrollon sërish ti. Ke folur për makinë me tritol dhe nuk gjete. Ke folur për plumba në godinën e kryeministrisë por nuk gjete Kujtova se do kishit ndonjë pendesë por ju nuk jeni nga ato që pendoheni.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë vrarë me dashje më 21 Janar. Ju keni vrarë me vetëdije të plotë me dashje. Kjo nuk ju lë që të kryeni reformën në drejtësi.
Sali Berisha të çohet e të na thotë të gjithëve në sy, dhe familjarëve dhe tu thotë Nuk ju vrava unë. Nuk e thotë dot.
Braçe kërkon të mbahet 1 minutë heshtje, e cila respektohet dhe nga deputetët e opozitës më pas thotë: I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre, turpi mbuloftë vrasësit e tyre”
Berisha: Ju i dini kush i futi thikat gjykatësit. I dini i dini por nuk flisnin ju. Kushërirë (i drejtohet ministrisë Milena Harito) mos u përzi në këtë punë se nuk është për ty.
Mos u përziej me ta se janë mafia e gjallë. Keni dy fytyra ju.
Berisha: Bera detyren, nuk u largova nga zyra
Berisha:Sali Berisha bëri atë ditë atë që duhet të bënte çdo zyrtar i këtij shteti. Nuk u largua nga zyra asnjë sekonde të vetme . E gjithë përpjekja e Edi Ramës që ishte ngulur në ndërtesën karshi për të mbajtur një fjalim në ballkonin e zyrës si clirimtar ishte shkaku më themelor i 4 të vrarëve. Për ngjarjen ka deklarata ndërkombëtare jo një por disa. Ka deklarata të misioneve ndërkombëtare të cilat financojnë botërisht se kjo protest dallonte nga të tjerat.
Braçe: Për 21 janarin nuk ka amnisti
Braçe: Për 21 Janarin nuk ka amnisti pavarësisht se çfarë partie është. Nuk ka parti politike që do të të japë amnisti. Harroje. Komandantin e grupeve të Gardës së Republikës e ke emëruar kryetar të PD në Mat
Balla: Sali Berisha do të futet në burg
Deputeti socialsit Taulant Balla tha se Sali Berisha do të futet në burg për vrasjet e 21 janarit. Ky eshte amaneti i familjarëve tha Balla.
Balla:Isha i sigurt qe vrasësi i 21 janari Sali berisha nuk do rrinte më në sallë. Në emër të familjarëve të 4 të vrarëve për të cilët ne ruajmë gjithë respektin dhe për ne janë 4 dëshmorë u kërkua që të merrja fjalën dhe ti kërkoja atij vrasësi të paktën të heqë dorë nga balta dhe fyerjet. Ka përgjegjësi jo vetëm për vrasjet por edhe për fshehjen e provave.
Sapër amanetin e 4 të vrarëve pjesën eparë të amanetit e kryem më 23 qershor se e nxorëm nga zyra. Pjesa e dytë e amanetit është që Sali Berisha të shkojë në burg dhe do shkojë në burg për vrasje.
Vrasjet kanë këtë hierarki urdhrash. Urdhëri është dhënë nga Berisha dhe Basha dhe i është dhënë Ndrea Prendit. Gjyqtarët tuaj e falën Ndrea Prendin, Prokuroria e kapur prej jush ende nuk e ka marrë Berishën në pyetje për vrasjen dhe fshehjen e provave.
Sipas ekspertizës së FBI serveri i kryeministrisë është fshirë mbrëmjen e 21 janarit.
Astrit Patozi: “Morali juaj dhe i këtij debati u mbyll ditën e 1 prillit kur firmosët koalicionin e turpit. E përdorni këtë debat për të na kompleksuar. Me këtë artificë doni të tërheqni vëmendjen.
Topalli: Rama debatin po e ndjek nga zyra e tij. Pse u zhduk kryeministri juaj? Ka ikur dhe kryetari i parlamentit. Të vetmit që nuk ikin janë PD.
(I drejtohet Taluant Ballës) Je më i pafytyri në historinë e parlamentarizmit. Vazhdon të lexosh hartimet e Edi Ramës apo të atij Stefanit. Kush nuk e beson sot se nuk do të merrej pushtetit me dhunë.
Pse nuk e japim me koncesion atë të gjatin. Duhet shpëtu Shqipëria nga qelbësirat, nga bandat që e përdorin Shqipërinë si çiflig.
Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’. Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i Ballukut ka kerkuar 3 jave kohe te njihet me dosjen, por prokuroret e SPAK ka thënë se mund të marrë 5 ditë kohë maksimumi. Ndërkohë, PS ka propozuar që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar./Dosja.al
Anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit po diskuton mundësinë shtyrjes së mbledhjes për diskutimet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë të ditur se Partia Demokratike kërkon që mbledhja të zhvillohet më 22 dhjetor, ndërsa mazhoranca kërkon mbledhja të shtyhet deri në janar.
Avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia ka kërkuar 3 javë kohë për t’u njohur me dosjen, ndërsa prokurorët e SPAK kanë argumentuar se 3-5 ditë janë të mjaftueshme dhe se brenda këtij afati kohor mund të zhvillohet sërish mbledhja.
Më herët Prokurorët e SPAK, kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se USB-ja me provat dhe aktet e depozituara në Kuvend për heqjen dhe më pas arrestimin e mandatit të Ballukut mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këtij Këshilli.
Burime për Panorama Online bëjnë të ditur nga mbledhja se opozita kërkon që materialet t’i shqyrtojë pas mbledhjes, ndërkohë nga ana tjetër socialistët kërkojnë që asnjë material i sjellë nga SPAK të mos dalë mbledhja.
Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhje se materialet anëtarët e Këshillit të Mandateve mund t’i marrin provat me vete.
Ndërkohë që Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se materialet t’i jepen anëtarëve demokrat në Këshillin e Mandateve, por të mos dalin nga salla.
Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalia kërkon shtyrjen e mbledhjes, me argumentin se i nevojitet me shume kohe për t’u njohur me materialin.
Po ashtu mësohet se palët po diskutojnë edhe mundësinë e shtyrjes së mbledhjes për Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.
Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku.
I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.
Për Florjan Binajn, protestat janë “detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet”. bw
Prej më shumë se 4 orë, që kur nisi mbledhja e qeverisë, Belinda Balluku për të cilën SPAK kërkon arrestimin, ajo vazhdon të qëndrojë në zyrën e saj në kryeministri.
Edhe pse mbledhja e qeverisë përfundoi, kryeministri dhe ministrat u larguan, numri dy i qeverisë vazhdon të jete ende aty.
Madje pas disa orësh kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në Kryeministri. Ai është parë jashtë ambienteve të kryeministrisë, teksa ka qëndruar brenda në makinë për rreth 15 minuta duke folur në telefon. gsh
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka renditur pasuritë sipas tij marramendëse të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.
Ai tha se ajo disponon 300 apartamente dhe konto bankare ndërsa shtoi se ka dhe dy jahte.
“Kanë vjedhur qytetarët. Cili shqiptar mund të mendonte se ajo ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë? Cili? Po jahtet? Dy jahtet. Po vilat? Po kontot bankare me dhjetëra në mos qindra milionë. Këta nuk kuptojnë, t’i falen zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje, sepse meritonin cdo dënim kapital. Vinoteka e Ramës te Agasi, 4 mln euro me shishe 33-35 mijë euro, 70 vjeçare. Kamerat e Agasit tregojnë se aty faleshin ministra e zyrtarë të tjerë, Rama e kishte si shtëpinë e dytë. Ku është Agasi sot. Shteti ka rënë. Rama duhet të japë dorëheqjen, Lubia ka vjedhur por ka zbatuar urdhërat e tij”, tha Berisha. bw
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat ka theksuar se nuk është lejuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e Ballukut.
Shehaj u shpreh se synojnë që të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK.
Gjithashtu hodhi akuza se Balla ka urdhëruar që në mbledhje të jenë vetëm anëtarët.
“Kanë vendosur dhe duan të bëjnë gjithçka për të mbuluar atë që po ndodh. Duan të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK-ut. Unë kam të drejtë të jem pjesë e Këshillit të Mandateve. Jemi parti politike dhe kemi nevojë të përfaqësohemi. Balla, në asnjë mënyrë, dhe anëtarët e tjerë që janë aty, u tha se nuk lejohen të tjerët. Ky është preteksti që e kanë kërkuar prokurorët. Kjo është hera e parë që e mbajnë mbledhjen me dyer të mbyllura. Kjo është e mbyllur!
Balluku thotë në përgjigje: është vendosur tenderi nga Rama. S’ka më kufi mes krimit dhe shtetit. Një qytetar shqiptar nuk e di më se kujt t’i drejtohet ditën kur ka nevojë për mbrojtje. Kujt t’i kërkojë të mbrohet, policit që e merr peng?
Unë kam bërë edhe kërkesë që të jem në Këshill. As këtë nuk e bënë. Është e qartë që duan ta mbyllin çështjen. Nuk dihet se cilat janë argumentet që ka SPAK. Po kërkohet arresti i Ballukut. Ajo duhet të dalë para drejtësisë.”, tha Shehaj. bw
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj vijon të qëndrojë prej më shumë se një ore jashtë dyerve ku mbahet mbledhja për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Ai ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama synon të mbrojë veten e tij.
Po ashtu ai ngriti shqetësimin për presion nga ana e gardistëve.
“Filloi presioni, dhe këtu ka njerëz të ndershëm por ka edhe palaço. Vijnë këtu dhe fillojnë presionin. Ka gardistë të ndershëm por ka edhe palaço që vijnë bëjnë presionin. Mendojnë se do jenë përgjithmonë në pushtet. Por do ju vijë dita dhe po ju vjen shumë shpejt në fakt. Ku është shefi? Mund ta thërrisni? Jeni të Gardës edhe ju? Mund ta thërrisni shefin? Nëse është normale që garditëst të kalojnë këtu dhe bëjnë presion…Të shohim pak gangsterët që bredhin këtu nëpër parlament”, tha Shehaj.
Deputeti Erlad Kapri deklaroi se është informuar nga deputetë të opozitës se kreu i Grupit Parlamentar të PS ka kërkuar që mbledhja të bëhej me dyer të mbyllura. Sipas kjo është bërë për faktin që të mbaheshin të fshehta diskutimet dhe të vërtetat.
“Jam informuar nga kolegë të opozitës që Taulant Balla ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura. Është thënë që përderisa i është drejtuar kuvendit përse mos ta dinë të gjithë deputetët. Taulant Balla thotë jo, kërkon të bëhet me dyer të mbyllura. Skandal. Kjo bëhet që ajo që thonë prokurorët në këtë sallë të mos bëhet e ditur.”, tha Kapri. bw
Belinda Balluku është ende në godinën e Kryeministrisë dhe nuk ka dalë për t’ju drejtuar Kryesisë së Kuvendit.
Gazetari Osman Stafa tha për News24 se Balluku duket se nuk ka preferuar për të qenë brenda mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Balluku u rikthye në detyrë pas vendimit të Kushtetuese dhe SPAK veproi duke kërkuar arrestimin e zv/kryeministres.
Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar.
Berisha ka paralajmëruar protesta më të forta më të vendosura deri në grevë urie.
“Këta kanë asgjësuar parlamentin. Parlamenti nuk ekziston. Protestat tona do të diversifikohen me greva urie me të gjitha format. Deri sa të përmbushim misionin tona. Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim. Me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë forma që rrëzojnë narkodiktatura.”, tha ai. bw
Pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino, rezulton të jetë i përfshirë në përgjimet e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe vartësit të saj, drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi.
Sipas dosjes hetimore të publikuar në media, rezulton se Carlo Bolino ka përfituar qindra milionë lekë nga ARRSH-ja.
Në bashkëbisedimin mes Ballukut dhe Berberit, zbardhet se Carlo Bollino, çon persona të tretë të interesohen tek ministrja dhe drejtori i ARRSH për projektet dhe pagesat.
Gjatë këtij bashkëbisedimi mes Ballukut dhe Berberit flitet për shumat që ka marrë Bollino nga drejtori i ARRSH.
Në aplikacionin “Whatsapp”, midis shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 17.03.2022, në orën 17:45, shtetasja Belinda Balluku i përcjell (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “buonasera belinda, sento it dovere di informarti che nulla di quello quello che ei siamo detti e’ avvenuto, ne il vecchio (il cui valore e’ stato addirittura spalmato te “plani i likujdimi” nei prossimi tre anni!!!) ne’ il nuovo, si dhe i dërgon mesazhet “Merre zgjidhe ktë Se sto kafane po fare terezinë.
Në orën 17:52-17:53, Evis Berberi: “Ja kam pranuar projektin në këshill teknik ka marrë 28 mil të rinj nga 70 mil të rinj the pagesën e mbetur ja kam shtrirë në tre vjet tani do marrë o mil të rinj pasi kanë bërë një shpërndarje për të gjitha projektet dhe nëse duhet ja japim në qershor 39 mil të rinj që është diferenca.
Për gjënë e re se di për çfarë flet Pasi skam diskutuar gjë tjetër me të”.
Në orën 17:57-17:58, Belinda Balluku: “Thërrite atë plehrën që perfaqëson dhe thuaji, kjo është skema çfarë halli ke, shko sqaro Carlon thuaji. Mos shkruaj me tel, min ose pastaj harroje bashkëpunimin”.
Në orën 17:58-18:00, Evis Berberi: “Ok Po është ky plehra që shtyn Carlon se do jetë në hall”,– thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore të publikuar nga CNA.
Këtë të premte do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Mbledhja do të nisë në orën 10:30. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe.
Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.bw
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka apeluar për angazhim dhe mobilizim qytetar në protestat kundër qeverisë. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se këtë të shtunë do t’i bashkohet protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj.
Në mesazhin e tij, Binaj thekson se protestimi është “një detyrim themelor i çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të grabitet dhe të përbuzet”. Sipas tij, heshtja e shoqërisë i jep hapësirë dhe kurajë qeverisë për abuzime, ndërsa reagimi dhe bashkimi në protesta janë mjetet e vetme që e detyrojnë pushtetin të tërhiqet.
Aktori shprehet se vendi po ecën në një drejtim të gabuar dhe se ka ardhur koha që qytetarët të reagojnë, përtej ndasive partiake, për të mbrojtur interesin publik.
Më herët gjatë ditës, Florian Binaj iu bashkua protestës së Adriatik Lapajt, i cili prej disa ditësh po proteston në sheshin përpara Kryeministrisë. Ai njoftoi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat e paralajmëruara, përfshirë ato të Partisë “Mundësia”, lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Partisë Demokratike. bw
Komentet