Ankaraja do të ishte një tjetër destinacion për diplomatin e karrierës, Dashnor Dervishi. Ndryshe nga Italia, ku kishte shërbyer si ambasador, në një kohë krize, ku iu desh të përballej me eksodin biblik të shqiptarëve, Turqia, do të ishte shumë herë më “komode”, kjo për shkak se Turqia e konsideronte Shqipërinë si “vëllanë e vogël” dhe diplomatët shqiptarë atje ishin të privilegjuar, priteshin nga zyrtarët më të lartë të shtetit, në mënyrë shumë miqësore.
Sot, diplomati i kthehet përmes kujtimeve asaj periudhe, takimeve me Presidentin, Kryeministrin, ministrin e shtetit për Ekonominë, takimet e zyrtarëve të lartë shqiptarë me ata turq, etj. Ai veçon takimet e ish-Kryeministrit Meta dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, Rama, batutat me ministrin Qemal Dervish me origjinë shqiptare, etj.
Diplomati Dashnor Dervishi
NGA DASHNOR DERVISHI
Në Ankara mbërritëm më 18 shtator të vitit 2000. Më 4 Tetor u paraqita te Presidenti i Republikës Turke, Nexhdet Sezer, për të dorëzuar kredencialet e Presidentit shqiptar, Rexhep Meidani. Ceremonia e protokollit turk për dorëzimin e kredencialeve të ambasadorëve te Presidenti ishte e thjeshtë, sipas mënyrës standarde të shumë vendeve. E veçanta e këtij protokolli është që pas mbarimit të ceremonisë në Presidencë, shkohet te Mazoleumi i Ataturkut për të vendosur një kurorë me lule. Edhe biseda me Presidentin e vendit, Sezer, ishte e thjeshtë.
Në mënyrë krejt të lirshme, mbasi shkëmbyem formulat klasike të kortezisë, koha që pasoi për shampanjë kaloi në një atmosferë tepër të thjeshtë, të ngrohtë dhe miqësore. Presidenti Sezer, ndryshe nga paraardhësi i tij Demirel, vinte nga fusha e drejtësisë dhe si i tillë, ishte fjalëpakë dhe pa shumë formalitete. Me një thjeshtësi karakteristike dhe të natyrshme, Sezer shprehu kënaqësinë që po priste ambasadorin e Shqipërisë, që vinte nga një vend mik, me një popull vëlla. “Marrëdhëniet tona janë kaq të vjetra dhe të ndërthurura me histori të përbashkët, saqë besoj se ju do të ndiheni këtu si në shtëpinë tuaj dhe do ta keni të lehtë të kryeni misionin tuaj”, theksoi Presidenti në fjalën e tij.
Nga ana ime, e falënderova për fjalët e ngrohta dhe për sigurinë që mora, për mbështetjen që do të kisha nga institucionet shtetërore, por theksova se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona e bënin punën time edhe më të vështirë, duke qenë se midis dy vendeve tona, nga pikëpamja formale janë ezauruar pothuaj të gjitha llojet e marrëveshjeve dhe protokolleve të mundshme që mund të nënshkruhen midis dy vendeve dhe se institucionet tona tashmë kanë hyrë në kontakt dhe mbajnë lidhje direkte e të vazhdueshme, kjo e bën edhe më të vështirë punën e ambasadës, për të realizuar veprimtari më cilësore e të një niveli më të lartë.
Nga vizita e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama në Ankara
Dhe në fakt, në kalendarin e gjashtë muajve të parë të vitit 2000, me Turqinë ishin bërë pothuaj të gjitha shkëmbimet e mundshme në nivel të lartë, që nga presidentët, kryeministrat, parlamenti, një pjesë e madhe e ministrave, etj. Por si gjithmonë, ndërsa vizitat bëhen, marrëveshjet shkruhen dhe merren shumë premtime, më tej mbetet shumë më tepër për të bërë, sidomos në zbatimin e angazhimeve të marra. Më 18 tetor, vetëm pak ditë mbasi kisha paraqitur kredencialet, në Stamboll bëhej një takim midis përfaqësuesve të biznesit nga të dy vendet tona, në kuadër të Paktit të Stabilitetit, ku ishte i ftuar dhe mori pjesë edhe Kryeministri i vendit tonë, Ilir Meta.
Meqë ishte në Stamboll, Meta shprehu dëshirën që ta shfrytëzonte këtë rast për një takim të mundshëm edhe me Kryeministrin e Turqisë, Bulent Eçevit. Nuk vonoi dhe Eçevit ktheu përgjigje se e priste homologun e tij shqiptar me kënaqësi në Ankara. Të nesërmen u bë takimi midis dy kryeministrave dhe delegacioneve që i shoqëronin. Interesante nga ai takim ishte mënyra se si Meta, për të shprehur rëndësinë që qeveria shqiptare u jepte marrëdhënieve me Turqinë, i tha Kryeministrit Eçevit se, kemi sjellë në Turqi jo vetëm një ambasador të vjetër e me eksperiencë, por edhe një njeri, që së bashku me mua, është ushqyer që në rini të tij me dashuri për Turqinë, nëpërmjet tregimeve të gjyshit tonë, që për 30 vjet ka jetuar e punuar në Stamboll.
Ishte një ndërhyrje efikase, jo vetëm se mua m’u bë shumë më e thjeshtë për të m’u hapur rrugët në institucionet turke, por sepse ajo pati një ndikim mjaft pozitiv për vlerësimin dhe rëndësinë që i jepej në Shqipëri marrëdhënieve me Turqinë. Mbas dy javësh, në Ankara mbërriti një delegacion i madh nga Ministria e Mbrojtjes, në krye të të cilit ishte ministri Ilir Gjoni. Në delegacion bënin pjesë të tre komandantët e Ushtrisë (tokë, ajër, det), që të tre të shkollës turke, si dhe drejtuesit kryesorë të drejtorive të Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm.
Nga vizita e ish- Ministrit te Mbrojtes, Ilir Gjoni ne Turqi
Nga data 31 tetor deri më 1 nëntor delegacioni vizitoi shumë qendra të rëndësishme të ushtrisë turke dhe bisedoi e mori takim me personalitetet më të larta të ushtrisë dhe qeverisë. Në një nga drekat zyrtare, të shtruar për nder të delegacionit shqiptar, ishin të pranishëm nga pala turke, përveç ministrit, edhe shumë gjeneralë dhe drejtues të ministrisë, homologë të palës shqiptare.
Dreka kaloi në një atmosferë mjaft të këndshme, ku nuk mungonin herë pas here edhe përshëndetjet zyrtare, apo humori. Përfitova nga atmosfera miqësore dhe ngrita gotën edhe unë për të bërë një përshëndetje. Falënderova për mikpritjen tepër të ngrohtë, shpreha kënaqësinë për rezultatet pozitive të arritura gjatë bisedimeve dhe besimin tim se në të ardhmen kemi akoma shumë për të bërë. Në fund, si me humor, për të treguar rëndësinë që vendi ynë i jep marrëdhënieve me Turqinë edhe në fushën ushtarake, vura në dukje përbërjen e gjerë të përfaqësimit të delegacionit tonë, aq sa sikur të ndodhë ndonjë emergjencë në Shqipëri këto ditë, vendi është pa asnjë drejtues të ushtrisë.
Dervishi me ish-presidentin turk, Nexhdet Sezer
Mbas pak, u ngrit Ministri i Mbrojtjes, Sabahatin Çakmakoglu, i cili bëri përshëndetjen e rastit. Duke përfunduar, ai u kthye nga unë dhe shtoi: “Për sa i përket shqetësimit tuaj ambasador, ju them që të rrini i qetë, duke ju deklaruar, se në rast se te shtëpia e “vëllait tonë të vogël” do të ndodhte ndonjë gjë, ju siguroj se kështu siç jemi këtu, të gjithë së bashku, nuk na duhen më shumë se dy orë që të jemi në Shqipëri”.
Në fakt, mund të thuhet se fusha ku Turqia ka bërë investimin më serioz dhe të prekshëm në marrëdhëniet me vendin tonë ka qenë ajo e ushtrisë. Bashkëpunimi midis dy ushtrive tona nuk ka mbetur vetëm në mbështetjen potenciale dhe strategjike turke për Shqipërinë, por ajo është konkretizuar direkt në mbështetjen logjistike për Ushtrinë Shqiptare, duke u kthyer në një nga kontributorët më seriozë për arritjen e standardeve të NATO-s. Në saj të kësaj asistence dhe ndihme financiare, u bë i mundur riparimi dhe ngritja sipas kërkesave të kohës i shumë objekteve të rëndësishme ushtarake në gjirin e Vlorës, në Kuçovë, Poliçan, etj.
Në Turqi studionin një numër i konsiderueshëm studentësh e specialistësh të fushave të ndryshme të Ushtrisë Shqiptare, ndërkohë që me ndihmën e specialistëve turq, në vendin tonë u arrit të ngrihen shumë reparte dhe organizma të sigurisë së lartë kombëtare. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për bashkëpunimin në fushën e organeve të Ministrisë së Brendshme si dhe të shërbimeve inteligjente, të cilat mbas ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri, kishin pësuar një krisje të vogël.
Brenda një viti vizitat ndiqnin njëra-tjetrën; vizitat reciproke të ministrave të jashtëm Milo e Xhem, prefekti i Tiranës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, grupet parlamentare të miqësisë, grupe të delegacioneve ekonomike etj. Një vizitë interesante ishte edhe ajo e Edi Ramës, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i ftuar nga kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Melih Gokçek, nga 24 deri më 26 prill 2001.
Ankaraja, një qendër e vjetër e Perandorisë Otomane, nga viti 1920 ishte kthyer në shtabin qendror të Mustafa Qemal Ataturkut, i cili në tetor të vitit 1923 e shpalli kryeqytet të Republikës Turke. Qemal Ataturku vendosi ta spostojë kryeqytetin nga Stambolli në lindje të vendit, si një manovër ndaj përpjekjeve të shteteve që dolën fitimtare në Luftën e Parë Botërore, për të marrë territore nga mbetjet e Perandorisë Otomane, si dhe me qëllimin për të zhvilluar pjesën e Anadollit, deri në kufijtë e Lindjes së prapambetur të Turqisë.
Ankaraja ishte shpallur qyteti më i gjelbëruar dhe me infrastrukturë moderne për vitin 2001. Kjo ishte edhe një nga arsyet që nga takimi që pata me kryetarin e Bashkisë, Melih Gokçek, të bëhej e mundur vizita e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për të marrë eksperiencë. Dhe besoj se ia vlejti. Gjatë ditëve të qëndrimit në Ankara, kryetari Rama dhe grupi i bashkisë që e shoqëronte u njohën nga afër me zhvillimin e qytetit, metodat e projektimeve urbane dhe ato të infrastrukturës, problemet e gjelbërimit dhe të furnizimit me ujë, me ato të strehimit dhe ndërtimeve pa leje, me krijimin e zonave të reja industriale etj.
Në muajin mars të vitit 2001, si rezultat i një krize ekonomike që po kalonte Turqia, e shoqëruar edhe me një zhvlerësim të ndjeshëm të lirës turke, Qemal Dervish la postin e zv.presidentit të Bankës Botërore dhe iu përgjigj thirrjes së kryeministrit të vendit, Bulent Eçevit, për t’u kthyer në Turqi, në krye të Ministrisë së Shtetit, me kompetenca të gjera për ekonominë. Ato ditë, Qemal Dervish shihej si shpëtimtari që do të bënte të mundur kapërcimin e krizës, që kërcënonte rëndë me kolaps ekonominë dhe gjithë jetën shoqërore e politike të vendit.
Ai ishte në fokusin qendror të shtypit, të opinionit të brendshëm dhe të huaj, si dhe të sulmeve të opozitës. Bile, në një nga sulmet që ish-kryeministrja e Turqisë, Tansu Çiller, bëri ndaj Qemal Dervish, ajo përmendi edhe origjinën e tij, duke theksuar se fundi i tij do të jetë si e paraardhësit të tij Ali Pashë Tepelenës, koka e të cilit përfundoi në tepsi para këmbëve të sulltanit. Axhenda e Qemal Dervish ishte tepër e ngarkuar dhe ishte shumë e vështirë për ta takuar. Këtë gjë e dëgjoja nga komentet që bëheshin në pritjet e ndryshme të trupit diplomatik.
Megjithatë, edhe unë, si shumë kolegë të tjerë, bëra një kërkesë për t’u vënë në radhën e pritjeve të mundshme. Për habinë time dhe të kolegëve të mi në ambasadë, brenda ditës, në orët e drekës, një telefonatë nga kabineti i ministrit na njoftoi se Qemal Dervish më priste ditën e nesërme. Qemal Dervish më priti krahëhapur në zyrën e tij, sikur të njiheshim prej kohësh.
Gjeti kohë të rrinte gjatë, të më pyeste për të rejat e fundit nga Shqipëria. U interesua në mënyrë të veçantë për rolin e opozitës, duke vënë në dukje se Berisha, në atë kohë në opozitë, mbetej një nga miqtë e tij më të mirë, që e kishte ndikuar për ta afruar dhe joshur me dashurinë për vendin e të parëve të tij. Duke përfituar nga rasti, megjithëse e dija që origjina e tij ishte diku nga Tepelena, i them se shumë gazetarë dhe kolegë të mi ambasadorë më pyesin për ndonjë lidhje të mundshme midis nesh, meqë kemi mbiemër të përbashkët.
Nuk e di nëse kam bërë mirë apo keq, por po ju vë në dijeni se deri tani të gjithëve u kam thënë për humor se jemi kushërinj. Qemal Dervish u ngrit në këmbë dhe duke qeshur me krahë hapur tha se ne jemi vërtet kushërinj, në kushtet tona ne jemi kushërinj, këtë do t’i them edhe unë kujtdo që do të më pyesë.
Përpara se të shkoja në Turqi, kisha dëgjuar për një bisedë midis presidentit turk, Demirel, dhe presidentit tonë, Meidani. Kur Meidani i kishte thënë se në Shqipëri banojnë 3.5 milion banorë, Demirel kishte reaguar, duke thënë se në Turqi ku ai ishte president jetojnë më shumë shqiptarë. Bile, kam ndjesinë që edhe gjatë regjimit komunist, në veprat e Enver Hoxhës, ku nuk mbetej asnjë regjim i vendeve të rajonit pa u sharë dhe kritikuar, kur vinte fjala për Turqinë, gjendej mënyra për t’u anashkaluar.
I kujtova që në fillim këto episode, por si këto jeta në Turqi është e mbushur në çdo hap që hedh. Mund të them se në Turqi ambasadori shqiptar është nga më të privilegjuarit dhe më të respektuarit se në çdo vend tjetër të botës. Kjo është shprehje e asaj ndjesie që kemi në marrëdhëniet tona me Turqinë, që për një sërë faktorësh Turqia mbetet për vendin tonë një aleat potencial i kombit shqiptar. Dhe nuk është vetëm arsyeja se Shqipëria ka qenë nën Perandorinë Otomane për pesë shekuj, apo sepse pjesa më e madhe e popullsisë aktualisht mban fenë myslimane, pasi të tilla vende ka edhe të tjera si në Ballkan, edhe në Azinë e Vogël.
Gjatë qëndrimit tim në Turqi, nëpërmjet disa vëzhgimeve dhe analizave modeste, jam përpjekur të jap një panoramë mbi zhvillimet që i takojnë asaj periudhe të shkurtër të qëndrimit tim në Turqi, në vitin e parë dhe të dytë të shekullit XXI. Në planin e brendshëm, në 6-mujorin e parë të vitit 2001, Turqia u përball me një nga krizat më të rënda ekonomike të historisë së saj moderne. Me një zhvlerësim të monedhës vendase prej 30%, brenda pak javësh, qeveria turke kaloi në një regjim të përgjithshëm kursimi. Kriza ekonomike, akuzat për korrupsion dhe paaftësia për të drejtuar bënë që kriza të ndihej edhe në jetën politike.
Kërkesat nga brenda dhe presionet nga jashtë për reforma demokratike, për të drejtat e njeriut, për zvogëlimin e rolit të ushtrisë në politikë, për qëndrimet ndaj partive me karakter fetar, për ndryshimet kushtetuese etj., e bënë jetën politike dhe sociale të Turqisë mjaft intensive e të ngarkuar me ngjarje. Në politikën e jashtme, boshti turko-amerikan mbetet konstante e përhershme.
Dhuna e shpërthyer në Lindjen e Mesme, dëshira e Turqisë për t’u përfshirë në planet e zgjerimit të Bashkimit Europian, përpjekjet e lobit armen për të bërë të njohur të ashtuquajturin gjenocid të Perandorisë Osmane ndaj armenëve, përpjekjet ambicioze të BE për të pasur forcën e saj ushtarake, afrimi dhe tensionimi i menjëhershëm midis aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe Greqisë, projektet energjetike për transportimin e naftës dhe gazit natyral të Kaukazit dhe Azisë Qendrore në tregjet perëndimore nëpërmjet Turqisë do të ishin disa zhvillime që do të përbënin axhendën e vitit 2000-01, në një territor të gjerë të shtrirë nga Azia Qendrore në Lindje, drejt Lindjes së Mesme në Jug dhe drejt Europës në Perëndim.
Në Ballkan, politika e jashtme e Turqisë shfaqet më komplekse. Në të ndërthuren elementë të ish-Perandorisë Osmane me ato të Turqisë moderne; traditat e vjetra dhe influencat islamike përzihen me tendencat europiane moderne të vendeve ballkanike për shkëputje prej tyre; lufta për të drejtat e njeriut mbi baza etnike dhe kombëtare, përzihet me tendencën për të mbrojtur minoritetet turke apo myslimane; shqetësimi i përhershëm ndaj çështjes kurde dhe terrorizmit e bën Turqinë të ndjeshme ndaj lëvizjeve etnike në Ballkan.
E ndjeshme në marrëdhëniet me Greqinë, politika turke lëviz sipas shkallës së shtrirjes së influencës greke në Ballkan, në raport me acarimet apo kompromiset në zona të tjera, ku përplasen interesat e tyre, për Qipron, Egjenë, minoritetet etj. Synimi i Turqisë për t’u bërë sa më e pranueshme në BE, e kushtëzon politikën turke që të jetë e kujdesshme ndaj shqetësimeve që kanë disa vende europiane, për një prani më aktive të Turqisë në Ballkan. Këto elementë, në qarqe të analistëve të politikës së jashtme të Turqisë, sidomos të atyre që do të dëshironin një prani më aktive të saj në Ballkan, do ta përkufizonin politikën turke si të paqartë, deri në mungesë të një strategjie të caktuar në rajon.
Por këtij shqetësimi i dha përgjigje ministri i Jashtëm, Xhem, në një debat me analistë dhe gazetarë. “Turqia, tha ai, ka një politikë dhe strategji të qartë në Ballkan. Pikërisht ajo që ju e përkufizoni si politikë joaktive të Turqisë në Ballkan, është pozicioni ynë shumë i qartë i politikës sonë të jashtme në Ballkan”. Edhe marrëdhëniet me Shqipërinë, qëndrimet ndaj Kosovës dhe ngjarjeve të krizës maqedonase, në politikën e jashtme të Turqisë, duhen parë në sfondin e faktorëve të përmendur më sipër.
Kjo dihet nga te gjithe se turqia esht vertet mike e sinqerte e shqiperise. E permend dhe z.ambasador se i duhen vetem 2 ore per te qene prezente me ushtrine e saj……me kujtohet shume mire vizita e presidentit Demirel ne Shiperi ne fillim te viteve 90′ ku delaroi ne parlamentin shqiptar:;; Se nuk guxon njeri qe ti preki sado pak kufijte e shwiperis””””dhe mos harroni qe hordhite greke hynin e dilnin ne shqiper .bile dhe duke sulmuar posta kufitare
Kjo dihet nga te gjithe se turqia esht vertet mike e sinqerte e shqiperise. E permend dhe z.ambasador se i duhen vetem 2 ore per te qene prezente me ushtrine e saj……me kujtohet shume mire vizita e presidentit Demirel ne Shiperi ne fillim te viteve 90′ ku delaroi ne parlamentin shqiptar:;; Se nuk guxon njeri qe ti preki sado pak kufijte e shwiperis””””dhe mos harroni qe hordhite greke hynin e dilnin ne shqiper .bile dhe duke sulmuar posta kufitare
Dy deklarimet e Emirton Sulit, të dhëna në Prokurorinë e Posaçme SPAK, në ditën e Vitit të Ri, 31 Dhjetor 2025 dhe 10 Janar 2026 (ditë e shtunë), janë kthyer tashmë në provat kryesore që implikojnë zyrtarët e lartë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në dy dëshmitë e tij, Emirton Suli ka implikuar veten dhe personat e tjerë, duke filluar nga ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, zv/drejtoresha tjetër Hava Delibashi, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zyrtarë të tjerë që ishin pjesë e këtij zinxhiri, deri tek nëpunësit e njësisë së prokurimit në AKSHI.
Përgjegjësi i sektorit pranë Drejtorisë së Agjendës Digjitale në AKSHI ka treguar se në të gjitha tenderat fituesit ishin të paracaktuar dhe se, nëse do të paraqiteshin konkurrentë të tjerë, atëherë KVO-ja do t’i shikonte imtësisht, duke u orientuar që të vendosej skualifikimi i tyre, duke shtuar se Hava Delibashi përcillte tek ata fjalët dhe direktivat që i jepte Mirlinda Karçanaj.
Kjo gjë, sipas tij, bëhej thuajse në të gjitha tenderat. Ndërsa tek tenderat me procedurë të klasifikuar, sipas Sulit, forma e manipulimit ishte më e thjeshtë, pasi tenderi cilësohej i mbyllur.
Emirton Suli ka treguar më tej në SPAK se ofertat vinin në institucion të paprotokolluara dhe u viheshin në dispozicion grupeve të punës për të përcaktuar fondin limit.
Duke treguar se i merrte ai dhe i protokollonte, duke shtuar se Daniel Shima i thoshte të bënte këto veprime me ofertat e ardhura, të cilat vinin me një zarf me kodin “Alban” dhe se brenda zarfit kishte USB me të dhëna dhe se ky zarf i shkonte Arjola Muçës.
Kush kompani sillte këtë zarf me këto të dhëna, ajo ishte e paracaktuar dhe fituese e tenderit.
Ai ka treguar se në punë pranë AKSHI-t e ka marrë Daniel Shima dhe se ai ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Mirlinda Karçanaj, duke treguar se në sektorin e prokurimeve ka nisur punë në vitin 2018.
Emirton Suli ka treguar se i gjithë sistemi i prokurimeve në AKSHI ka qenë i koordinuar nga Daniel Shima, duke shtuar se nga ai vinin edhe dokumentet standarde të prokurimeve dhe ftesat për operatorët ekonomikë.
Suli tregon se ai ka pasur dyshime se këto dokumente përgatiteshin nga subjektet private, operatorë ekonomikë, dhe u jepeshin më tej anëtarëve të grupeve të punës për t’i nënshkruar.
Konkretisht, kjo punë bëhej nga Valmir Progonati, Arjola Muça dhe Edona Zeneli e të tjerë që nuk janë më në punë dhe se dëshmitari shton më tej se asnjë projekt nuk ndryshohej nga ato që sillte Daniel Shima, por miratoheshin ashtu siç silleshin.
Ndër të tjera, Emirton Suli tregon se emrat e operatorëve ekonomikë, të cilëve do t’u drejtohej kërkesa për ofertë, grupet e punës i merrnin gjithnjë nga Daniel Shima, duke shtuar se në 99 për qind të rasteve përgjigjet vinin bashkë në një zarf tek sporteli dhe në pak raste veç e veç.
Duke shpjeguar se kjo i ka krijuar dyshime se ato hartoheshin nga një operator i vetëm dhe se paraqiteshin fiktivisht sikur ishin disa operatorë dhe se në këtë mënyrë edhe fituesit e procedurave ishin të paracaktuar.
Emirton Suli ka treguar më tej në SPAK se ofertat vinin në institucion të paprotokolluara dhe u viheshin në dispozicion grupeve të punës për të përcaktuar fondin limit.
Duke treguar se i merrte ai dhe i protokollonte, duke shtuar se Daniel Shima i thoshte të bënte këto veprime me ofertat e ardhura, të cilat vinin me një zarf me kodin “Alban” dhe se brenda zarfit kishte USB me të dhëna dhe se ky zarf i shkonte Arjola Muçës.
Kush kompani sillte këtë zarf me këto të dhëna, ajo ishte e paracaktuar dhe fituese e tenderit.
Ai tregon se nuk ka pasur njeri me emrin “Alban” në zyrë dhe se e ka kuptuar se si funksiononte kjo skemë.
Emirton Suli tregon se Hava Delibashi, në rolin e zv/drejtoreshës, kishte si detyrë ndjekjen e prokurimeve dhe projekteve dhe se ofertat dhe ftesat vinin sërish, por ajo nuk i ka thënë që t’i marrë ato, sikurse ndodhte me Daniel Shima, duke treguar se në këtë kohë dokumentet vinin tek Klea Korça, pasi i përpunonte ajo më tej.
Ndër të tjera, në SPAK, Emirton Suli ka pohuar për dyshimet e tij mbi mënyrën se si hartoheshin dokumentet dhe se si konkludohej mbi fondin limit, duke treguar se arriti të kuptonte si funksiononte gjithçka si skemë dhe se ishte e planifikuar.
Suli ka pohuar në SPAK se edhe kur merreshin ftesat për ofertë, shkonin dhe i protokollonin vetë, duke shpjeguar se ato ftesa nuk dërgoheshin në të vërtetë, sepse në të gjitha rastet procedura përfundonte me një apo dy operatorë që merrnin pjesë në procedurë dhe se njëra prej ofertave ishte bosh.
Që do të thotë pjesëmarrje fiktive për të treguar garë dhe për të çuar në fitimin e prokurimit nga shoqëria e paracaktuar si e tillë.
Gjithashtu, Emirton Suli ka shpjeguar se gjithmonë pika e dobët e gjithë kësaj veprimtarie ishin kriteret e veçanta të kualifikimit, pasi përmes tyre përcaktoheshin dhe diktoheshin paraprakisht fituesit, duke shpjeguar se në kohën e Daniel Shima gjithçka drejtohej nga ai.
Njëherësh, Emirton Suli ka treguar se nga certifikimet e stafit arrinte të kuptonte se cili ishte i paracaktuar si fitues. Ai tregon se në kohën e Daniel Shima, 2018–2023, nuk ka pasur ankime nga operatorët dhe se kishte shumëllojshmëri operatorësh si fitues në 90 për qind të rasteve.
Por se kishte vetëm një ofertë ekonomike që konkurronte dhe se vetëm pas largimit të Daniel Shima u rrit pjesëmarrja dhe fitimi i prokurimeve nga “Soft & Solution”, “Communication Progress”, “Fastech” dhe se z. Ermal Beqiri ndodhej shumë shpesh në zyrat e AKSHI dhe se kalonte kohë me Mirlinda Karçanaj.
Ndër të tjera, Emirton Suli ka treguar se në kohën e Daniel Shima shikohej shpesh Gerond Meçe, zotëruesi i “ABS”, që shoqërohej me Daniel Shima dhe bënte takime me Mirlinda Karçanaj.
Por pas largimit të Daniel Shima, sipas tij, shikohej në AKSHI vetëm Ermal Beqiri, duke shtuar se pas largimit të Shimas u bllokuan procedurat e prokurimit dhe dhanë dorëheqjen Valmir Progonati dhe Arjola Muça, duke shpjeguar se Muça pati konflikt me Mirlinda Karçanaj dhe se Progonati nuk pranoi të nënshkruajë kontratat në fund.
Sipas tij, këto procedura u zhbllokuan pas caktimit si zv/drejtoreshë të Hava Delibashit.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, aktivisti Aulon Kalaja ka depozituar në Policinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit, të cilët e kanë dhunuar gjatë protestës së 17 prillit.
Ai deklaron se është paraqitur dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të hartuar ekspertizën mjeko-ligjore, për dëmet që i janë shkaktuar.
Reagimi i Aulon Kalaja
Pasi kam dorëzuar kallëzimin penal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kundër oficerëve të Policisë së Shtetit, të cilët më torturuan në protestën e 17 prillit, u paraqita në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të hartuar ekspertizën mjeko-ligjore, që pasqyroi dëmtimet që me janë shkaktuar!
Mos harroni se Policia e Shtetit më ka proceduar për veprën penale, ‘Goditje për shkak të detyrës’, që parashikon dënim, nga 1 deri në 5 vjet burg.
IRAN- Media ndërkombëtare BBC, ka raportuar mbi tensionet dhe qëndrimet e kundërta midis SHBA-së dhe Iranit lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, si një pikë kyçe strategjike e konfliktit.
Sipas BBC, presidenti amerikan i ka përshkruar përpjekjet e Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit si të çuditshme, sepse bllokada amerikane e ka mbyllur atë tashmë. Bllokada detare amerikane nuk e ka ndaluar konkretisht kalimin e anijeve në ngushticë prandaj le të analizojmë se çfarë ka thënë secila palë në lidhje me kufizimet e tyre.
Irani
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit, organi më i lartë i sigurisë në vend, tha në televizionin shtetëror të shtunën se Teherani është i vendosur të zbatojë monitorimin dhe kontrollin mbi tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit deri në fundin përfundimtar të luftës dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajon.
Deklarata thotë se kjo do të bëhet duke mbledhur informacion të plotë nga anijet që kalojnë, duke lëshuar certifikata tranziti dhe duke kërkuar pagesën e tarifave të shërbimit për shërbimet e sigurisë, mbrojtjes dhe mbrojtjes së mjedisit.
SHBA
Kur Trump njoftoi për herë të parë bllokadën amerikane, ai tha se ajo do të zbatohej për çdo anije që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Ai tha gjithashtu se i kishte udhëzuar marinën të ndalonte çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i paguante një taksë Iranit për të kaluar ngushticën.
Por përshkrimi i ushtrisë amerikane se si bllokada amerikane u formulua ndryshe duke u përqendruar në bllokimin e porteve iraniane dhe jo në kufizimin e kalimit nëpër ngushticë për të tjerët. Ajo tha se nuk do të pengonte lirinë e lundrimit për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet jo-iraniane./Dosja.al
Ish-gazetarja hulumtuese finlandeze, Jessikka Aro, paralajmëron se dezinformimi i organizuar nga Rusia është shndërruar në një kërcënim global pa kufij – me të cilin përballet edhe Kosova, sipas kryediplomatit Glauk Konjufca. Përballë një hapësire të pakontrollueshme, si interneti, përgjigjja më efektive mbetet edukimi medial dhe rritja e rezistencës së qytetarëve ndaj dezinformatave, mendon eksperti Markku Mantila.
Ndonëse e lindur dhe e rritur në Finlandë, interesi i Jessikka Aros për shtetin fqinj, Rusinë, nisi që në fëmijëri të hershme, nga rrëfimet e gjysheve të saj për luftën e ish-Bashkimit Sovjetik në vendin nordik:
“Doja të njihesha me Rusinë. Doja të dija nëse ajo përbënte ende një lloj kërcënimi apo rreziku për Finlandën, sepse ne ndajmë 1.300 kilometra kufi me Rusinë”.
Kjo kureshtje e shtyu autoren finlandeze që të shkonte të studionte dhe të punonte në Rusi, përvojë që thotë se i dha qasje të brendshme në kulturën dhe sistemin mediatik rus.
“Ndjeva se kishte diçka vërtet anormale në ekosistemin mediatik rus, dhe në atë që përhapet nëpërmjet tij”, shprehet ish-gazetarja hulumtuese, e specializuar në dezinformimin e organizuar rus, në një bisedë me Shërbimin e Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL).
Ajo rrëfen se ndryshimi i madh erdhi me ngjarjet e vitit 2014, aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe fillimin e luftës në Ukrainë, kur, siç thotë ajo, “u bë e vështirë të dallohej realiteti nga gënjeshtra edhe në mediat jashtë Rusisë”.
Në atë kohë, disa gazetarë rusë kishin filluar të zbulonin atë që quhej “fabrika e trollëve”, që nënkuptonte njerëz të organizuar dhe të paguar, që shpërndanin informata të rreme dhe komente të orkestruara me një agjendë pro-Kremlinit.
Aro dëshironte të dinte nëse ndikimi i këtyre dezinformatave depërtonte përtej Rusisë, më saktësisht në Finlandë. Kështu, ajo e bëri të hapur për publikun hulumtimin që po niste, dhe kërkoi nga ai ndihmë për ta vërtetuar këtë ndikim.
“Më dërgonin materiale. Materiale ruse në finlandisht. Më tregonin shembuj dhe pamje të ekranit, dhe fotografi të materialeve dezinformuese që qarkullonin në ekosistemin finlandez”, rrëfen Aro.
Hulumtimi saj vazhdoi edhe në terren, ku ajo vizitoi edhe objektin fizik në qytetin e Shën Petersburgut, në Rusi, dhe kontaktoi edhe punëtorë të kësaj fabrike, e cila ishte maskuar me emrin e një kompanie private, që quhej “Agjencia për Hulumtime në Internet”, dhe që pretendonte se nuk kishte të bënte asgjë me strukturat shtetërore ruse.
Hulumtimi i Aros pati reagim të menjëhershëm.
“Ndoshta ishte mes 24 deri në 36 orë. Atëherë u bëra shënjestër. Fillova të merrja telefonata, njerëz shumë të zemëruar nga Rusia dhe vende të tjera të botës rusishtfolëse. Merrja mesazhe dhe emaila, ku më quanin ‘shpifëse’, dhe më kërkonin të shkoja në burg sepse gjoja isha ‘kriminele’”, tregon ajo.
Siç rrëfen Aro, fushatat shpifëse e paraqitën si “agjente të huaj”. U publikuan të dhënat e saj të kontaktit, dhe u organizuan grupe urrejtjeje, që u shndërruan edhe në presion fizik në jetën e përditshme të saj.
Aro më vonë paraqiti kallëzime penale, dhe disa prej të dyshuarve u dënuan për përndjekje dhe shpifje. Pas tronditjes që kishte marrë nga kjo fushatë, ajo mori një pushim dyvjeçar nga puna, dhe u përqendrua në shkrimin e librit të saj “Trollët e Putinit”.
Por, fabrikat e dezinformimit nuk u ndalën. Ato, sipas Aros, u sofistikuan, dhe tani po përdoren si modele edhe jashtë Rusisë.
“Ishte shumë specifike, dhe ishte diçka e re në vitin 2014. Atëherë nuk e dinim të paktën që vendet e tjera do të kishin fabrika të tilla trollësh, që në fakt punësonin njerëz, për të pretenduar se ishin njerëz të vërtetë, me fakte dhe opinione të vërteta”, thotë ajo.
Aro beson se “shumë udhëheqës autoritarë e kanë ndjekur këtë shembull”.
Sa është e rrezikuar Kosova nga “fabrikat e gënjeshtrave”?
Për Aron, hapësira e internetit është e përkryer për shpërndarjen e dezinformatave, dhe tejkalon çfarëdo kufij në gjeopolitikë:
“Pra, askush nuk është i sigurt, në esencë. Shumë nga këto materiale dezinformuese ruse thjesht janë lokalizuar në gjuhë [të ndryshme] lokale”.
Në përvojën e saj, edhe njerëz të miredukuar kanë rënë pre e këtyre manipulimeve.
“Do të doja të theksoja se pjesërisht ajo që trollët ishin në gjendje të bënin, mënyra se si ishin në gjendje të ndikonin te njerëzit e vërtetë në Finlandë, ishte të mbillnin frikë, sepse këta trollë në fakt do të sulmonin qytetarët individualë që thjesht komentonin”, shton ajo.
Aro erdhi në kryeqendrën kosovare, Prishtinë, këtë javë, për të marrë pjesë në një konferencë në lidhje me dezinformimin, të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Kosovë.
Në këtë konferencë, të mbajtur më 15 prill, Ministri kosovar i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, vuri në dukje pasojat konkrete për Kosovën dhe nevojën për një përgjigje të koordinuar:
“Për Kosovën, kjo nuk është brengë e largët. Vazhdojmë të ballafaqohemi me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen ta cenojnë shtetësinë tonë, ta keqpërfaqësojnë realitetin tonë, dhe perceptimin vendor e ndërkombëtar”.
Ai, megjithatë, argumentoi se si reagim ndaj kësaj, “asnjë institucion i vetëm nuk mund të ofrojë përgjigje të plotë”.
Sipas Konjufcës, “ndërtimi i aftësisë përballuese kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse e të mbështetur, që bën bashkë institucionet publike, mediat e pavarura, shoqërinë civile dhe qytetarët. Në këtë drejtim, përvoja e vendeve nordike ofron udhëzime të rëndësishme në gjithë rajonin”.
Hulumtime të Radios Evropa e Lirë kanë gjetur në disa raste shpërndarje të narrativit të Kremlinit, të ndërlidhur me ngjarjet në Kosovë, sidomos përmes grupeve në platforma si Telegram-i.
Po ashtu, në raportet mujore në lidhje me dezinformimin, që i publikon organizata kosovare Hibrid.info, Rusia shpesh është protagoniste, si një ndër burimet e këtyre dezinformatave.
“Gjatë marsit është vërejtur edhe qarkullimi i narrativëve serbë dhe rusë, që synojnë rishkrimin e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999”, thuhet në raportin e marsin të sivjetmë.
“Gjithçka është më e lehtë tani me inteligjencë artificiale”
Sipas ekspertit të komunikimeve strategjike, gazetarit dhe autorit finlandez, Markku Mantila, përpjekjet për përgënjeshtrimin e secilit lajm të rremë janë jofektive në botën e sotme:
“Besoj që është e domosdoshme të kuptohet që: Në hapësirën e pakufishme të internetit, askush nuk mund të kontrollojë informacionin, e në këtë rast as dezinformatat”.
Në një fjalim që ai mbajti në konferencën e 15 prillit në Prishtinë, Mantila ngulmoi se edukimi medial është i domosdoshëm për të përballuar veçanërisht periudhën e përhapjes së inteligjencës artificiale.
“Është gjë e lehtë, gjë e lirë, dhe çdokush mund t’i përdorë këto vegla. Asnjëherë nuk kanë qenë më të pajisur se sot”, tha ai.
Aro, po ashtu, mendon se “gjithçka është më e lehtë tani me inteligjencë artificiale”.
Autorja finlandeze konsideron se hulumtuesit në të gjithë botën duhen të përgatiten se angazhimet në këtë fushë “thuajse në çdo rast mund t’i bëjnë shënjestër të fushatave të gënjeshtrave”.
“Duhet të pranosh që kjo ndodh… Është puna jote që të bën shënjestër të profesionistëve që janë trajnuar për të të heshtur. Pra, ka të bëjë me rezistencën personale dhe ndërtimin e saj”, thotë ajo për REL-in.
Jessikka Aro.
Aro, megjithatë, ka disa këshilla praktike për të minimizuar dëmet nga këto sulme:
“Ajo që dikush mund të bëjë për të mbrojtur veten është ta bëjë çdo gjë private, çdo gjë sekrete, si informacionin e adresës ose informacionin familjar, të mos ndajë shumë gjëra rreth anëtarëve të familjes në internet”.
Sipas Aros, është mirë që gazetarët të konsultohen edhe me “zyrtarë dhe ekspertë të sigurisë”.
“Dhe, gjithashtu, është një ide e mirë të negocioni me punëdhënësin se sa larg do të shkojnë për t’ju mbrojtur”, përfundon ajo.
Dialogu maratonik Kosovë –Serbi i imponuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për normalizim të mardhënjeve të ndërsjella nuk solli rezultatet e pritura , jo me fajin e Kosovës.Serbia përdori gjithë kohën obstrukcione politike për të zhagitur këtë proces, për të krijuar situata politike në favor të saj.Këtij shteti bisedimet e ndërprera dhe të zhvilluara kohë pas kohe , me shumë I sollën favore si një shtet gjenocidial , më krye më kriminelin e luftës presidentin e saj, Aleksander Vuqiq, një prorusi të thekur se bashku më shumicën e popullit serb, që rusët I konsiderojnë vëllezër.Qe bisedimet të futën në qorrsokak kontribut në këtë drejtim, pos Serbisë dhanë edhe ndërmjetësit e BE-së, në bisedime Lajqak, Borell dhe amerikani, Eskobar.Ishin shumë të njëanshem në bisedime , duke e faktorizuar Serbinë thua së ajo ishte viktima e jo xhelati, që ka vrarë më mijëra boshnjakë dhe shqiptarë më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugosllavisë të Titos.Kurrë nuk kërkuan në bisedime që Serbia paraprakishtë të pranon pavarësinë e Kosovës.Kjo u bë gjoja më motivacion se mos ndoshta do të largojnë Serbinë nga ndikimi I politikës pro-ruse.E dihet mirëfilli se klika e ish kriminelëve të luftës në pushtetin actual të këtij vendi janë mbështetësit e Rusisë diktatoriale të Vlladimir Putinit.Presidenti serb, rrallë zbatojë ndonjë marrveshje të mbajtur në Bruksel dhe se fundi nuk nënshkroj as aneks marrveshjën e Ohrit.Nuk e zbatojë se ndëmjetësit e lartëpërmendur në bisedime nuk kërkuan më ngulm kurrë nga Serbia që kjo të ndodhë.BE-ja dhe Amerika e Bajdenit dështuan në avansimin apo përfundimin e dialogut më sukses, për shkak të tolorancës që ju bë Serbisë, e cila gjithë kohën destabilizojë më aktët e dhunës veriun e Kosvës, përmes bandave terroriste te Vuqiqit dhe Radojqiqit.Madje quditërisht pse Qeveria e Albin Kurtit vendosi për herë të parë pas përfundimit të luftës, në veri rend dhe ligj, Kosova u ndëshkua më masa të embargos ekonomike, që tash vonë kan filluar të hiqën nga BE-ja.U dënua vetëm verbalisht rasti terrorit të Banjskë , por jo edhe më ndonjë masë konkrete që edhe ishte formuar një komision i posaqem.Kjo është një temë e gjerë që edhe është elaboruar shumë herë për opinion e gjerë public.Sa I përketë deklaratës të përfaqësuesës së SHBA-së në OKB, Tammy Bruce në fjalën e saj të rastit në seancën për Kosovën, ku u kërkua që Kosova dhe Serbia të zotohen për të punuar bashkë drejt të ardhmës, kemi një qasje krejt ndryshe se deri më tash, karshi dialogut, që nuk e favorizon në asnjë mënyrë Serbinë.Amerika përmes Bruce dhe një mesazh që rruga e vetme e qëndrushme përpara është normalizmimi I marrdhënjeve të ndërsjella.Serbia nuk vuri masa të embargos të kërkuar nga Bashkësia Ndërkombatere ndaj Rusisë për shkak të luftës okupuese ndaj Ukrainës.Edhe në këtë sitautë të luftës ndërmjet Amerikës dhe Iranit, sërish Vuqiqi ju doli në krah aleatave të Rusisë në luftë,duke adresuar kritika ndaj Amerikës.Administrata e presidentit, Donald Trump nuk do të pranon qasjën pro-ruse të Serbisë, I cili në një letër deklarim para disa kohësh , e kishte bërë të ditur Serbinë hegjemoniste ,së nuk do të këtë ndryshim kufijsh në Ballkan.Kosova është vendi më pro -amerikan dhe pro perëndimor në botë, pro NATO, kurse Serbia është aleati besnik i Rusisë.Mendoj së Serbia do të ballafaqohet më presion të madh, që nuk ka kah tia mbaj më.Ajo duhet të njehë pavarësinë e Kosovës, ose do të përballët më masa serioze ekonomike dhe masa të tjera.Madje nese tenton që të shfrytëzon krizën globale në botë më disa luftëra që po zhvillohen, do të përballët sërish më NATO-në.Mendoj së rendi I ri botëror që po formohet nuk do të jetë I favorshem për Serbinë më logjikë luftënxitëse në rajon.Besohet së Trump do të veproj konkretisht ne vendimet e tij.Kosova duhet të qajë bllokadën politike dhe institucionale në këtë moment delikat gjeopolitik dhe gjeostrategjik në botë.Kërkohet një qasje uniteti të brendshem të spektrit politik, përballë një shteti, që nuk po pajtohet që e ka humbur luftën ,dhe nuk po pajtohet së Kosova që 26 vite është shtet sovran dhe i pavarur.Armiku gjithmonë mbetet armik.Mobilizimi në politikat e jashtme duhet të jëtë në nivelin më ta lartë kur dihet së ende katër shtete të BE-së, nuk e kan njohur pavarësinë e Kosovës.Ne këtë drejtim nevoitet që edhe shtetet tjera të BE-së, dhe Amerika të bëjnë presion më të madh në këtë drejtim, që këto vende të njohin pavarësinë e vendit tonë.Gjithashtu është momenti vendimtarë në shpërthimin e këtyre luftërave, që edhe Kosova të bëhët pjesë e NATO-së dhe të gjitha strukturave relevenate te BE-së…
I prirë nga dashuria për atdhe, me zemër dhe shpirtë të mbushur plot mall dhe dashuri për vendin tim, jam munduar për më tepër se tre dekada rresht nga perëndimi të bëjë diçka të mirë për vendin tim!
Ëndërr që nuk shuhet asnjëherë
Ishte kjo një ëndërr e mbushur plot shpresë dhe nostalgji, me besim në respektim të vlerave dhe në meritokraci!
Por sot, ajo ëndërr e imja është duke u venitur dhe kthyer në iluzion, për shkak se ata për të cilët bëra më së shumti, më harruan dhe anashkaluan në çdo proces të jetës dhe shtetndërtimit!
Ajo (veprimtaria ime) që dikur më bënte të ndjehesha kreanr, sot po shndërrohet në mashtrim dhe zhgënjim!
Megjithatë, ende besoj në një të nesërme më të mirë për vendin tim.
Por, ajo shpresë e mirë dhe dëshirë fisnike po pengohet nga njerëz të pashpirtë dhe pa ndjenja kombëtare!
Pasi, padrejtësitë tashmë ka marrë përmasa alarmante për të gjithë veprimtarët dhe çlirimtarët e këtij vendi!
E mira pengohet dhe luftohet ngado dhe kudo me të gjitha mjetet (anti)ligjore, kurse e keqja gjen mbështetje të masave të gjëra popullore!
Kjo prapësi nuk ka ndodhur asnjëherë në trojet tona shekullore!
Por, unë prapë se prapë do të vazhdoj të qëndroj vertikalisht me të drejtën dhe të vërtetën e përjetshme.
Pasi vetëm e vërteta qëndron përjetësisht, kurse gënjeshtarët dhe mashtruesit, hipokritët dhe zuzarët do të largohen një ditë dhe harrohen që ishin në këtë botë!
Prandaj, unë nuk do të ndalem së punuari për të mirën e vendit dhe qytetarëve deri në frymën e fundit, pavarësisht se ku ndodhem; në vendlindje apo emigrim!
Vendlindja është ‘alfa dhe omega’ e çdo inspirimi, kurse puna në emigrim mbetet i vetmi burim ekzistencial dhe suporti material në angazhimin tim atdhetar, publicistik dhe intelektual!
Deri në këto momente kur po i shkruaj këta rreshta, edhe pse kam bërë jo pak për shtetin e Kosovës, nuk e kam as më të voglin satisfaksion material dhe as moral!
Përderisa subjektet tjera politike i ofruan rreth vetes veprimtarët e mërgatës, intelektualët dhe publicistët e niveleve mesatare, subjekti politik, të cilin e mbështeta për dekada me mijëra shkrime autoriale nuk u kujdes as për një falenderim publik, e lërë më të mendoj për ndonjë mirënjohje apo satisfaksion tjetër moral.
Megjithatë, ëndrra për kthim në vendlindje (riatdhesim) vlon si vullkan i pashuar në shpirtin, t’a shijojë së paku në vitet e pleqërisë aromën e vendit tim të lirë, ta ndjejë nga afër dorën e shtetit të pavarur dhe sovran për të cilin nuk e kurseva as një minutë të jetës sime!
Krejt në fund të këtij shkrimi të shkurtër, për lexuesit e rregullt dhe besnik ndaj atdheut, po e ndaj këtë poezi të shkruar 10 vite më parë, e cila shërben si testament për shumë atdhetar në emigrim.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, i cili u dhunua nga policia gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ka ironizuar policinë.
Në një njoftim të saj, Policia e Tiranës sot shkruante se Aulon Kalaja ishte procedura për ‘goditje për shkak të detyrës’ dhe këtij njoftimi i është përgjigjur vetë Kalaja.
Reagimi i Aulon Kalaja:
Mora vesh nga mediat se jam proceduar nga Policia e Shtetit për veprën penale:
Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se policia konfirmon përdorimin e verbuesit të ariut kundër demonstruesve paqësorë.
Lideri i opozitës reagoi pasi Policia e Shtetit shpërndau për mediat foton e spray-t që përdori kundër protestuesve mbrëmjen e kaluar.
Në reagimin e tij, Berisha thekson se policia mashtroi, duke shtuar se foto e spray-t nuk është e njëjta me mjetet e përdorura nga efektivët gjatë protestës. “Nga shikimi i vëmendshëm konstatohet se mekanizmi i hedhjes së spray-t i bombolës në dorën e narkopolicit është mekanizmi tipik i bombulave të spray-t të verbuesit të ariut dhe është krejt tjetër nga mekanizmi i bombulës të shpërndarë për mashtrim nga policia”, shprehet ai.
Reagimi:
Të dashur miq,
për të përgënjeshtruar deklaratat e PD për përdorimin e verbuesit të ariut nga narkopolicia dje kundër protestuesve, sot pasdite ajo ka shpërndarë foto të spray-t që përdoret nga policia kundër protestuesve.
Por cilido që shikon me vëmendje foton e bombulës së spray-t në dorën e policit, konstaton se ajo është krejt tjetër nga bombula që ka shpërndarë në media policia, gjoja të përdorur prej saj. Nga shikimi i vëmendshëm konstatohet se mekanizmi i hedhjes së spray-t i bombolës në dorën e narkopolicit është mekanizmi tipik i bombulave të spray-t të verbuesit të ariut dhe është krejt tjetër nga mekanizmi i bombulës të shpërndarë për mashtrim nga policia.
Dënoj me forcën më të madhe këtë mashtrim publik të ulët të narkopolicisë, e cila pasi ka kryer krimin kërkon të fshihet. Përdorimi i verbuesit të ariut kundër njerëzve është një vepër me pasoja të rënda kriminale, e ndaluar nga konventat ndërkombëtare. bw
Media spajolle ABC ka ndarë pamje nga protesta e mbajtur në kryequytetin shqiptar.
Në artikull theksohet se menjëherë pas përfundimit të kreut të PD Sali Berisha, shpërtheu dhunë policore ndaj protestuesve.
“Protestuesit dolën në rrugë këtë të premte për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilin e akuzojnë për një sërë aktesh armiqësore kundër sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri. Dhuna shpërtheu pas një fjalimi të politikanit Sali Berisha”, thuhet në artikull. bw
Televizioni gjerman ZDF i ka kushtuar një kronikë protestës së 17 prillit në Tiranë, duke theksuar akuzat e opozitës ndaj kryeministrit për korrupsion dhe përplasjet me policinë.
Sipas raportimit, protesta u shoqërua me tensione, ku pati përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit në kryeqytet.
ZDF raporton se policia ndërhyri duke përdorur ujëhedhës dhe spraj piper për shpërndarjen e turmës, ndërsa nga ana tjetër protestuesit hodhën mjete zjarrvënëse drejt godinës së Kryeministrisë.
Në kronikë theksohet se opozita, organizatore e protestës, “akuzon kryeministrin për korrupsion dhe kërkon dorëheqjen e tij”. bw
Protesta kombëtare e organizuar nga Partria Demokratike ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Media italiane TGCOM shkruan se gjatë protestës u përdorën topa uji dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë qytetarët, ndërkohë që theksohet se qëllimi i protestave është largimi i kryeministrit Edi Rama, pas skandalit “Balluku”.
Artikulli:
Kokteje Molotovi u hodhën nga qeveria e Tiranës , gjatë një proteste të organizuar ngë opozita e drejtuar nga Sali Berisha. Protesta kishte si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Policia reagoi me topa uji dhe më pas me gaz lotsjellës, duke arritur të shpërndajë turmën brenda sekondave dhe të ndalojë grupin e protestuesve që kishin hedhur koktejet molotov. Një deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, dhe një person tjetër u dërguan në urgjencë. Disa minuta më vonë, tensionet u përshkallëzuan pranë ndërtesës së Parlamentit, ku disa protestues u përpoqën të thyenin kordonin e policisë, por u sprapsën nga përdorimi i topave të ujit.
Protesta të këtij lloji kanë ndodhur periodikisht në Shqipëri që nga fillimi i vitit: demonstruesit dhe Partia Demokratike, partia kryesore e opozitës, po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për shkak të skandalit të korrupsionit që përfshin Belinda Ballukun, aleaten e tij të ngushtë. bw
5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.
Zyrtarëve publikë në Kosovë, që dyshohen për pasurim të jashtëligjshëm, pritet t’iu verifikohet pasuria, e cila në raste të caktuara mund të përfundojë edhe në konfiskim nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Projektligji i ri për këtë mekanizëm kaloi në lexim të parë në një seancë të Kuvendit të Kosovës më 17 prill, pasi versioni paraprak ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Byroja parashihet të ketë departamente të veçanta dhe zyrtarë që do të verifikojnë pasuritë për të cilat ka një dyshim se janë fituar jashtëligjshëm nga zyrtarët publikë.
Nëse pasuria përcaktohet si e pajustifikueshme, projektligji parasheh konfiskimin e pasurisë nga gjykata.
Por, mënyra se si do të funksionojë Byroja ka ngritur pikëpyetje.
Vullnet Bugaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë se drejtori i Byrosë parashihet të zgjidhet me votat e shumicës parlamentare, dhe të ketë kompetenca të plota në inicimin e procedurave për verifikim të pasurisë.
▶️ Shiko podkastin:
🎧 Dëgjo podkastin:
I njëjti drejtor, sipas Bugaqkut, mund të vendosë edhe që të ndalet verifikimi i pasurisë së një zyrtari, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme. Kjo, konsideron ai, mund të përdoret politikisht, pasi më asnjë institucion i drejtësisë nuk do të mund ta trajtonte atë pasuri.
“Askush nuk mund ta kontestojë më atë pasuri, dhe ky lloj mekanizmi mund të shërbejë si një mekanizëm i legjitimimit të pasurisë, që potencialisht nëse do të shkonte në gjykatë ndoshta do të vërtetohej se është e paligjshme”, thotë ai.
Bugaqku pohon se në kuptimin e konfiskimit civil të pasurisë, Byroja do të jetë mbi organet e tjera të sistemit të drejtësisë.
Ai thotë se ka kundërthënie në ligj sa i përket periudhës kohore të verifikimit ta pasurisë, pasi, sipas tij, qëndron dispozita që parasheh verifikimin e pasurisë që është fituar nga 17 shkurti 2008, por edhe tjetra që thotë se zyrtarit publik mund t’i verifikohet pasuria vetëm deri në 10 vjet pasi ta ketë përfunduar mandatin.
“Nëse një zyrtari publik, ta zëmë i ka pushuar mandati në vitin 2010, afati maksimal që atij mund t’i verifikohet dhe konfiskohet pasuria është viti 2020”, thotë Bugaqku, duke sqaruar se asnjë institucion bankar apo tatimor nuk obligohet të ruajë të dhëna më gjatë se dhjetë vjet, që do të shërbenin si prova.
Projektligji i ri për Byronë u përcoll me vërejtje të opozitës parlamentare, ashtu sikurse edhe versioni paraprak, të cilin Partia Demokratike e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese.
Kjo dihet nga te gjithe se turqia esht vertet mike e sinqerte e shqiperise. E permend dhe z.ambasador se i duhen vetem 2 ore per te qene prezente me ushtrine e saj……me kujtohet shume mire vizita e presidentit Demirel ne Shiperi ne fillim te viteve 90′ ku delaroi ne parlamentin shqiptar:;; Se nuk guxon njeri qe ti preki sado pak kufijte e shwiperis””””dhe mos harroni qe hordhite greke hynin e dilnin ne shqiper .bile dhe duke sulmuar posta kufitare
Kjo dihet nga te gjithe se turqia esht vertet mike e sinqerte e shqiperise. E permend dhe z.ambasador se i duhen vetem 2 ore per te qene prezente me ushtrine e saj……me kujtohet shume mire vizita e presidentit Demirel ne Shiperi ne fillim te viteve 90′ ku delaroi ne parlamentin shqiptar:;; Se nuk guxon njeri qe ti preki sado pak kufijte e shwiperis””””dhe mos harroni qe hordhite greke hynin e dilnin ne shqiper .bile dhe duke sulmuar posta kufitare