Ankaraja do të ishte një tjetër destinacion për diplomatin e karrierës, Dashnor Dervishi. Ndryshe nga Italia, ku kishte shërbyer si ambasador, në një kohë krize, ku iu desh të përballej me eksodin biblik të shqiptarëve, Turqia, do të ishte shumë herë më “komode”, kjo për shkak se Turqia e konsideronte Shqipërinë si “vëllanë e vogël” dhe diplomatët shqiptarë atje ishin të privilegjuar, priteshin nga zyrtarët më të lartë të shtetit, në mënyrë shumë miqësore.
Sot, diplomati i kthehet përmes kujtimeve asaj periudhe, takimeve me Presidentin, Kryeministrin, ministrin e shtetit për Ekonominë, takimet e zyrtarëve të lartë shqiptarë me ata turq, etj. Ai veçon takimet e ish-Kryeministrit Meta dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, Rama, batutat me ministrin Qemal Dervish me origjinë shqiptare, etj.
NGA DASHNOR DERVISHI
Në Ankara mbërritëm më 18 shtator të vitit 2000. Më 4 Tetor u paraqita te Presidenti i Republikës Turke, Nexhdet Sezer, për të dorëzuar kredencialet e Presidentit shqiptar, Rexhep Meidani. Ceremonia e protokollit turk për dorëzimin e kredencialeve të ambasadorëve te Presidenti ishte e thjeshtë, sipas mënyrës standarde të shumë vendeve. E veçanta e këtij protokolli është që pas mbarimit të ceremonisë në Presidencë, shkohet te Mazoleumi i Ataturkut për të vendosur një kurorë me lule. Edhe biseda me Presidentin e vendit, Sezer, ishte e thjeshtë.
Në mënyrë krejt të lirshme, mbasi shkëmbyem formulat klasike të kortezisë, koha që pasoi për shampanjë kaloi në një atmosferë tepër të thjeshtë, të ngrohtë dhe miqësore. Presidenti Sezer, ndryshe nga paraardhësi i tij Demirel, vinte nga fusha e drejtësisë dhe si i tillë, ishte fjalëpakë dhe pa shumë formalitete. Me një thjeshtësi karakteristike dhe të natyrshme, Sezer shprehu kënaqësinë që po priste ambasadorin e Shqipërisë, që vinte nga një vend mik, me një popull vëlla. “Marrëdhëniet tona janë kaq të vjetra dhe të ndërthurura me histori të përbashkët, saqë besoj se ju do të ndiheni këtu si në shtëpinë tuaj dhe do ta keni të lehtë të kryeni misionin tuaj”, theksoi Presidenti në fjalën e tij.
Nga ana ime, e falënderova për fjalët e ngrohta dhe për sigurinë që mora, për mbështetjen që do të kisha nga institucionet shtetërore, por theksova se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona e bënin punën time edhe më të vështirë, duke qenë se midis dy vendeve tona, nga pikëpamja formale janë ezauruar pothuaj të gjitha llojet e marrëveshjeve dhe protokolleve të mundshme që mund të nënshkruhen midis dy vendeve dhe se institucionet tona tashmë kanë hyrë në kontakt dhe mbajnë lidhje direkte e të vazhdueshme, kjo e bën edhe më të vështirë punën e ambasadës, për të realizuar veprimtari më cilësore e të një niveli më të lartë.
Dhe në fakt, në kalendarin e gjashtë muajve të parë të vitit 2000, me Turqinë ishin bërë pothuaj të gjitha shkëmbimet e mundshme në nivel të lartë, që nga presidentët, kryeministrat, parlamenti, një pjesë e madhe e ministrave, etj. Por si gjithmonë, ndërsa vizitat bëhen, marrëveshjet shkruhen dhe merren shumë premtime, më tej mbetet shumë më tepër për të bërë, sidomos në zbatimin e angazhimeve të marra. Më 18 tetor, vetëm pak ditë mbasi kisha paraqitur kredencialet, në Stamboll bëhej një takim midis përfaqësuesve të biznesit nga të dy vendet tona, në kuadër të Paktit të Stabilitetit, ku ishte i ftuar dhe mori pjesë edhe Kryeministri i vendit tonë, Ilir Meta.
Meqë ishte në Stamboll, Meta shprehu dëshirën që ta shfrytëzonte këtë rast për një takim të mundshëm edhe me Kryeministrin e Turqisë, Bulent Eçevit. Nuk vonoi dhe Eçevit ktheu përgjigje se e priste homologun e tij shqiptar me kënaqësi në Ankara. Të nesërmen u bë takimi midis dy kryeministrave dhe delegacioneve që i shoqëronin. Interesante nga ai takim ishte mënyra se si Meta, për të shprehur rëndësinë që qeveria shqiptare u jepte marrëdhënieve me Turqinë, i tha Kryeministrit Eçevit se, kemi sjellë në Turqi jo vetëm një ambasador të vjetër e me eksperiencë, por edhe një njeri, që së bashku me mua, është ushqyer që në rini të tij me dashuri për Turqinë, nëpërmjet tregimeve të gjyshit tonë, që për 30 vjet ka jetuar e punuar në Stamboll.
Ishte një ndërhyrje efikase, jo vetëm se mua m’u bë shumë më e thjeshtë për të m’u hapur rrugët në institucionet turke, por sepse ajo pati një ndikim mjaft pozitiv për vlerësimin dhe rëndësinë që i jepej në Shqipëri marrëdhënieve me Turqinë. Mbas dy javësh, në Ankara mbërriti një delegacion i madh nga Ministria e Mbrojtjes, në krye të të cilit ishte ministri Ilir Gjoni. Në delegacion bënin pjesë të tre komandantët e Ushtrisë (tokë, ajër, det), që të tre të shkollës turke, si dhe drejtuesit kryesorë të drejtorive të Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm.
Nga data 31 tetor deri më 1 nëntor delegacioni vizitoi shumë qendra të rëndësishme të ushtrisë turke dhe bisedoi e mori takim me personalitetet më të larta të ushtrisë dhe qeverisë. Në një nga drekat zyrtare, të shtruar për nder të delegacionit shqiptar, ishin të pranishëm nga pala turke, përveç ministrit, edhe shumë gjeneralë dhe drejtues të ministrisë, homologë të palës shqiptare.
Dreka kaloi në një atmosferë mjaft të këndshme, ku nuk mungonin herë pas here edhe përshëndetjet zyrtare, apo humori. Përfitova nga atmosfera miqësore dhe ngrita gotën edhe unë për të bërë një përshëndetje. Falënderova për mikpritjen tepër të ngrohtë, shpreha kënaqësinë për rezultatet pozitive të arritura gjatë bisedimeve dhe besimin tim se në të ardhmen kemi akoma shumë për të bërë. Në fund, si me humor, për të treguar rëndësinë që vendi ynë i jep marrëdhënieve me Turqinë edhe në fushën ushtarake, vura në dukje përbërjen e gjerë të përfaqësimit të delegacionit tonë, aq sa sikur të ndodhë ndonjë emergjencë në Shqipëri këto ditë, vendi është pa asnjë drejtues të ushtrisë.
Mbas pak, u ngrit Ministri i Mbrojtjes, Sabahatin Çakmakoglu, i cili bëri përshëndetjen e rastit. Duke përfunduar, ai u kthye nga unë dhe shtoi: “Për sa i përket shqetësimit tuaj ambasador, ju them që të rrini i qetë, duke ju deklaruar, se në rast se te shtëpia e “vëllait tonë të vogël” do të ndodhte ndonjë gjë, ju siguroj se kështu siç jemi këtu, të gjithë së bashku, nuk na duhen më shumë se dy orë që të jemi në Shqipëri”.
Në fakt, mund të thuhet se fusha ku Turqia ka bërë investimin më serioz dhe të prekshëm në marrëdhëniet me vendin tonë ka qenë ajo e ushtrisë. Bashkëpunimi midis dy ushtrive tona nuk ka mbetur vetëm në mbështetjen potenciale dhe strategjike turke për Shqipërinë, por ajo është konkretizuar direkt në mbështetjen logjistike për Ushtrinë Shqiptare, duke u kthyer në një nga kontributorët më seriozë për arritjen e standardeve të NATO-s. Në saj të kësaj asistence dhe ndihme financiare, u bë i mundur riparimi dhe ngritja sipas kërkesave të kohës i shumë objekteve të rëndësishme ushtarake në gjirin e Vlorës, në Kuçovë, Poliçan, etj.
Në Turqi studionin një numër i konsiderueshëm studentësh e specialistësh të fushave të ndryshme të Ushtrisë Shqiptare, ndërkohë që me ndihmën e specialistëve turq, në vendin tonë u arrit të ngrihen shumë reparte dhe organizma të sigurisë së lartë kombëtare. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për bashkëpunimin në fushën e organeve të Ministrisë së Brendshme si dhe të shërbimeve inteligjente, të cilat mbas ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri, kishin pësuar një krisje të vogël.
Brenda një viti vizitat ndiqnin njëra-tjetrën; vizitat reciproke të ministrave të jashtëm Milo e Xhem, prefekti i Tiranës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, grupet parlamentare të miqësisë, grupe të delegacioneve ekonomike etj. Një vizitë interesante ishte edhe ajo e Edi Ramës, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i ftuar nga kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Melih Gokçek, nga 24 deri më 26 prill 2001.
Ankaraja, një qendër e vjetër e Perandorisë Otomane, nga viti 1920 ishte kthyer në shtabin qendror të Mustafa Qemal Ataturkut, i cili në tetor të vitit 1923 e shpalli kryeqytet të Republikës Turke. Qemal Ataturku vendosi ta spostojë kryeqytetin nga Stambolli në lindje të vendit, si një manovër ndaj përpjekjeve të shteteve që dolën fitimtare në Luftën e Parë Botërore, për të marrë territore nga mbetjet e Perandorisë Otomane, si dhe me qëllimin për të zhvilluar pjesën e Anadollit, deri në kufijtë e Lindjes së prapambetur të Turqisë.
Ankaraja ishte shpallur qyteti më i gjelbëruar dhe me infrastrukturë moderne për vitin 2001. Kjo ishte edhe një nga arsyet që nga takimi që pata me kryetarin e Bashkisë, Melih Gokçek, të bëhej e mundur vizita e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për të marrë eksperiencë. Dhe besoj se ia vlejti. Gjatë ditëve të qëndrimit në Ankara, kryetari Rama dhe grupi i bashkisë që e shoqëronte u njohën nga afër me zhvillimin e qytetit, metodat e projektimeve urbane dhe ato të infrastrukturës, problemet e gjelbërimit dhe të furnizimit me ujë, me ato të strehimit dhe ndërtimeve pa leje, me krijimin e zonave të reja industriale etj.
Në muajin mars të vitit 2001, si rezultat i një krize ekonomike që po kalonte Turqia, e shoqëruar edhe me një zhvlerësim të ndjeshëm të lirës turke, Qemal Dervish la postin e zv.presidentit të Bankës Botërore dhe iu përgjigj thirrjes së kryeministrit të vendit, Bulent Eçevit, për t’u kthyer në Turqi, në krye të Ministrisë së Shtetit, me kompetenca të gjera për ekonominë. Ato ditë, Qemal Dervish shihej si shpëtimtari që do të bënte të mundur kapërcimin e krizës, që kërcënonte rëndë me kolaps ekonominë dhe gjithë jetën shoqërore e politike të vendit.
Ai ishte në fokusin qendror të shtypit, të opinionit të brendshëm dhe të huaj, si dhe të sulmeve të opozitës. Bile, në një nga sulmet që ish-kryeministrja e Turqisë, Tansu Çiller, bëri ndaj Qemal Dervish, ajo përmendi edhe origjinën e tij, duke theksuar se fundi i tij do të jetë si e paraardhësit të tij Ali Pashë Tepelenës, koka e të cilit përfundoi në tepsi para këmbëve të sulltanit. Axhenda e Qemal Dervish ishte tepër e ngarkuar dhe ishte shumë e vështirë për ta takuar. Këtë gjë e dëgjoja nga komentet që bëheshin në pritjet e ndryshme të trupit diplomatik.
Megjithatë, edhe unë, si shumë kolegë të tjerë, bëra një kërkesë për t’u vënë në radhën e pritjeve të mundshme. Për habinë time dhe të kolegëve të mi në ambasadë, brenda ditës, në orët e drekës, një telefonatë nga kabineti i ministrit na njoftoi se Qemal Dervish më priste ditën e nesërme. Qemal Dervish më priti krahëhapur në zyrën e tij, sikur të njiheshim prej kohësh.
Gjeti kohë të rrinte gjatë, të më pyeste për të rejat e fundit nga Shqipëria. U interesua në mënyrë të veçantë për rolin e opozitës, duke vënë në dukje se Berisha, në atë kohë në opozitë, mbetej një nga miqtë e tij më të mirë, që e kishte ndikuar për ta afruar dhe joshur me dashurinë për vendin e të parëve të tij. Duke përfituar nga rasti, megjithëse e dija që origjina e tij ishte diku nga Tepelena, i them se shumë gazetarë dhe kolegë të mi ambasadorë më pyesin për ndonjë lidhje të mundshme midis nesh, meqë kemi mbiemër të përbashkët.
Nuk e di nëse kam bërë mirë apo keq, por po ju vë në dijeni se deri tani të gjithëve u kam thënë për humor se jemi kushërinj. Qemal Dervish u ngrit në këmbë dhe duke qeshur me krahë hapur tha se ne jemi vërtet kushërinj, në kushtet tona ne jemi kushërinj, këtë do t’i them edhe unë kujtdo që do të më pyesë.
Përpara se të shkoja në Turqi, kisha dëgjuar për një bisedë midis presidentit turk, Demirel, dhe presidentit tonë, Meidani. Kur Meidani i kishte thënë se në Shqipëri banojnë 3.5 milion banorë, Demirel kishte reaguar, duke thënë se në Turqi ku ai ishte president jetojnë më shumë shqiptarë. Bile, kam ndjesinë që edhe gjatë regjimit komunist, në veprat e Enver Hoxhës, ku nuk mbetej asnjë regjim i vendeve të rajonit pa u sharë dhe kritikuar, kur vinte fjala për Turqinë, gjendej mënyra për t’u anashkaluar.
I kujtova që në fillim këto episode, por si këto jeta në Turqi është e mbushur në çdo hap që hedh. Mund të them se në Turqi ambasadori shqiptar është nga më të privilegjuarit dhe më të respektuarit se në çdo vend tjetër të botës. Kjo është shprehje e asaj ndjesie që kemi në marrëdhëniet tona me Turqinë, që për një sërë faktorësh Turqia mbetet për vendin tonë një aleat potencial i kombit shqiptar. Dhe nuk është vetëm arsyeja se Shqipëria ka qenë nën Perandorinë Otomane për pesë shekuj, apo sepse pjesa më e madhe e popullsisë aktualisht mban fenë myslimane, pasi të tilla vende ka edhe të tjera si në Ballkan, edhe në Azinë e Vogël.
Gjatë qëndrimit tim në Turqi, nëpërmjet disa vëzhgimeve dhe analizave modeste, jam përpjekur të jap një panoramë mbi zhvillimet që i takojnë asaj periudhe të shkurtër të qëndrimit tim në Turqi, në vitin e parë dhe të dytë të shekullit XXI. Në planin e brendshëm, në 6-mujorin e parë të vitit 2001, Turqia u përball me një nga krizat më të rënda ekonomike të historisë së saj moderne. Me një zhvlerësim të monedhës vendase prej 30%, brenda pak javësh, qeveria turke kaloi në një regjim të përgjithshëm kursimi. Kriza ekonomike, akuzat për korrupsion dhe paaftësia për të drejtuar bënë që kriza të ndihej edhe në jetën politike.
Kërkesat nga brenda dhe presionet nga jashtë për reforma demokratike, për të drejtat e njeriut, për zvogëlimin e rolit të ushtrisë në politikë, për qëndrimet ndaj partive me karakter fetar, për ndryshimet kushtetuese etj., e bënë jetën politike dhe sociale të Turqisë mjaft intensive e të ngarkuar me ngjarje. Në politikën e jashtme, boshti turko-amerikan mbetet konstante e përhershme.
Dhuna e shpërthyer në Lindjen e Mesme, dëshira e Turqisë për t’u përfshirë në planet e zgjerimit të Bashkimit Europian, përpjekjet e lobit armen për të bërë të njohur të ashtuquajturin gjenocid të Perandorisë Osmane ndaj armenëve, përpjekjet ambicioze të BE për të pasur forcën e saj ushtarake, afrimi dhe tensionimi i menjëhershëm midis aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe Greqisë, projektet energjetike për transportimin e naftës dhe gazit natyral të Kaukazit dhe Azisë Qendrore në tregjet perëndimore nëpërmjet Turqisë do të ishin disa zhvillime që do të përbënin axhendën e vitit 2000-01, në një territor të gjerë të shtrirë nga Azia Qendrore në Lindje, drejt Lindjes së Mesme në Jug dhe drejt Europës në Perëndim.
Në Ballkan, politika e jashtme e Turqisë shfaqet më komplekse. Në të ndërthuren elementë të ish-Perandorisë Osmane me ato të Turqisë moderne; traditat e vjetra dhe influencat islamike përzihen me tendencat europiane moderne të vendeve ballkanike për shkëputje prej tyre; lufta për të drejtat e njeriut mbi baza etnike dhe kombëtare, përzihet me tendencën për të mbrojtur minoritetet turke apo myslimane; shqetësimi i përhershëm ndaj çështjes kurde dhe terrorizmit e bën Turqinë të ndjeshme ndaj lëvizjeve etnike në Ballkan.
E ndjeshme në marrëdhëniet me Greqinë, politika turke lëviz sipas shkallës së shtrirjes së influencës greke në Ballkan, në raport me acarimet apo kompromiset në zona të tjera, ku përplasen interesat e tyre, për Qipron, Egjenë, minoritetet etj. Synimi i Turqisë për t’u bërë sa më e pranueshme në BE, e kushtëzon politikën turke që të jetë e kujdesshme ndaj shqetësimeve që kanë disa vende europiane, për një prani më aktive të Turqisë në Ballkan. Këto elementë, në qarqe të analistëve të politikës së jashtme të Turqisë, sidomos të atyre që do të dëshironin një prani më aktive të saj në Ballkan, do ta përkufizonin politikën turke si të paqartë, deri në mungesë të një strategjie të caktuar në rajon.
Por këtij shqetësimi i dha përgjigje ministri i Jashtëm, Xhem, në një debat me analistë dhe gazetarë. “Turqia, tha ai, ka një politikë dhe strategji të qartë në Ballkan. Pikërisht ajo që ju e përkufizoni si politikë joaktive të Turqisë në Ballkan, është pozicioni ynë shumë i qartë i politikës sonë të jashtme në Ballkan”. Edhe marrëdhëniet me Shqipërinë, qëndrimet ndaj Kosovës dhe ngjarjeve të krizës maqedonase, në politikën e jashtme të Turqisë, duhen parë në sfondin e faktorëve të përmendur më sipër.
Kjo dihet nga te gjithe se turqia esht vertet mike e sinqerte e shqiperise. E permend dhe z.ambasador se i duhen vetem 2 ore per te qene prezente me ushtrine e saj……me kujtohet shume mire vizita e presidentit Demirel ne Shiperi ne fillim te viteve 90′ ku delaroi ne parlamentin shqiptar:;; Se nuk guxon njeri qe ti preki sado pak kufijte e shwiperis””””dhe mos harroni qe hordhite greke hynin e dilnin ne shqiper .bile dhe duke sulmuar posta kufitare
Kjo dihet nga te gjithe se turqia esht vertet mike e sinqerte e shqiperise. E permend dhe z.ambasador se i duhen vetem 2 ore per te qene prezente me ushtrine e saj……me kujtohet shume mire vizita e presidentit Demirel ne Shiperi ne fillim te viteve 90′ ku delaroi ne parlamentin shqiptar:;; Se nuk guxon njeri qe ti preki sado pak kufijte e shwiperis””””dhe mos harroni qe hordhite greke hynin e dilnin ne shqiper .bile dhe duke sulmuar posta kufitare
“Xhemijeti”, pra Asamblea, “ka vendosur të shpëtojë mëmëdheun nga dëshirat e kësaj race të mallkuar e të marrë përsipër mbi shpatullat e tij atdhetare njollën që errëson historinë ottoman. Xhemijeti, i paaftë të harrojë të gjithë goditjet e hidhësitë e hershme, ka vendosur të asgjësojë të gjithë armenët që jetojnë në Turqi, pa lënë asnjë të gjallë”. Njëqindenëntë vite mbas asaj deklarate të turpëshme synimesh të Komitetit të Bashkim – Përparimit dhe zbatimit të llahtarshëm sistematik të projektit, Dita e Kujtimit të Gjenocidit Armen përkujtohet sot ndërmjet dy paradokseve. I pari është që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që nëpërmjet kërcëllimës së dhëmbëve nuk pranon t’a njohë si një gjenocid plojën e rreth një million e gjysmë armenëve dhe frikëson këdo që guxon t’a bëjë (madje edhe Barak Obama mbas rizgjedhjes së tij nuk pranoi të respektonte premtimin e bërë në fushatën zgjedhore) lëvdon përzënien e pakicës armene nga atdheu i tyre mijëvjeçar I Nagorno-Karabakut (“Na ka bërë krenar Azerbaixhani që ka çuar përpara veprimin ushtarak në kohë të shkurtëra e me respektin më të madh për civilët”) dhe damkon pa ndryshimin më të vogël tepritë e Izraelit në kundërveprimin ndaj plojës kundërsemite të 7 tetorit: “Jemi dëshmitarë të njërës ndër barbaritë më të mëdha të këtij shekulli. Duke marrë letër të bardhë nga vendet perëndimorë, qeveria izraeliane e Netaniahut po zbaton një gjenocid para syve të të gjithëve”. Një tezë e ritheksuar disa herë në këta muaj me mbështetjen e hapur të Hamasit si lëvizje “atdhetarësh” (rol I mohuar atdhetarëve armenë të Karabakut) pa asnjë kritikë ndaj vrasjeve të 7 tetorit të fanatikëve islamikë. Paradoksi i dytë është pamundësia për të harruar që mbi temën edhe Jeruzalemi (me të cilin Armenia u zu në 2020, duke tërhequr ambasadorin me padinë Izraelit se i kishte shitur armë Azerbaixhanit) nuk është i kristaltë. E nëse tani i përplas në fytyrë Erdoganit faktin se ai e ka mohuar gjithmonë gjenocidin armen, edhe në qershorin e vitit 2018 Kneseti zgjodhi pezullimin e rrugës parlamentare për njohjen e plojës së një shekulli më parë si gjenocid. E bëri, u shpjegua, për të “mos ndihmuar” udhëheqësin turk atëherë në fushatë zgjedhore, e për të mos turbulluar marrëdhëniet që po përmirësoheshin. Fakti është që edhe viktimat e Shoahut, hapin përfundimtar të njohjes zyrtare të gjenocidit armen nuk e kanë kryer. Në serinë ka gjenocid e gjenocid…..
“Corriere della Sera”, 23 prill 2024 Përktheu Eugjen Merlika
Të çensurohet Shekspiri, të ndërpriten marredhëniet me universitetet izraeliane. A ka ndonjë lidhje? Çfarë i bashkon sulmin e përhapur ndaj kryeveprave të kulturës perëndimore që zhvillohet në shumë universitete amerikane dhe evropiane dhe antipatinë e shumë studentëve universitarë, dhe një numëri jo të vogël doçentësh, që shfaqin për Izraelin (të bashkuar me zemërbutësinë kundrejt tiranive, nga Rusia tek Kina tek Irani)? Lidhja është dhënë nga qënia e pakicave përcjellëse të një kundërkulture të tejngopur me humore kundërperëndimore. Nuk është në zhvillim vetëm në Amerikë një luftë kulturore. Po luftohet edhe n’Evropë.
Në këtë dramë universitetet janë një nyjëtim strategjik sepse qëndrojnë në majë të sistemit edukativ dhe kanë aftësinë për të ndikuar në të gjithë institucionet e tjera kulturore (qëndra kërkimesh, shkolla, shtëpi botuese, mjete komunikimi). Me pasoja të pashmangëshme mbi të gjithë jetën shoqërore, përfshirë politikën. Grupe të pakicës (doçentësh e studentësh), por shumë luftarakë e të vendosur, janë zotuar në orvatjen për të vënë në përplasje institucionet kulturore e qytetërimin liberal që i ka prodhuar. Si ka mundësi që shumë universitete (dukuria ka lindur n’ato anglo-saksone) kanë lejuar në brëndësinë e tyre formimin e “policive etike”, të rojeve të mendimit, çensorë xhandarë që vendosin se çfarë është e lejuar të lexohet e çfarë nuk duhet lexuar, kush duhet të lejohet të flasë e kush jo? Si shpjegohet lejueshmëria e përhapur për ata që në Universitet hymnizojnë Hamasin dhe shkatërrimin e Izraelit? Në Universitetet italiane ajo trupë policie të mendimit, për fat, nuk është formuar ende por shumë mendojnë se është vetëm çështje kohe. Nuk është hartuar, tek neve, lista e librave dhe personazheve të ndaluar. Shkurt, për çastin Shekspiri është ende i shpëtuar. Megjithatë edhe tek ne, siç e dijmë, (kur bëhet fjalë për Universitete apo festivale kulturore) dikush ka të drejtë të flasë lirisht e dikush jo. Me që ra fjala, ndërsa përbën lajm fakti që ndonjërit i është mohuar fjala nga grupe të vogla ulëritëse, ndërsa kalon në heshtje vetëpërmbajtja parandaluese, fakti që shpesh, shmangen me kujdes disa gojtarë e disa argumente për të mos patur telashe. Dhe me që fjalët kanë humbur kuptimin fillestar ka ndonjë që e përcakton të gjithë atë si një shfaqje “pluralizmi”. Në vërtetim të faktit që historia është fuqimisht e kushtëzuar nga pakicat, të motivuara forcërisht – të paktit që, shpesh, arrijnë të mbizotërojnë mbi më të shumtit – ndodh që megjithëse të populluara nga shumica të një bindjeje tjetër, disa Universitete i palosen vullnetit të mujsharëve, bëhen syleshë, të paaftë të kundërshtojnë këtë kërkesë urdhëruese për t’u përgjunjur para diktatit të përfaqësuesve të kësaj kundërkulture të mësipërme. Ato pakica fitojnë deri sa udhëheqës të guximshëm e me autoritet (në këtë rast udhëheqës kulturorë) të vetëdijshëm se kanë një përgjegjësi kundrejt shoqërisë së cilës u përkasin, nuk arrijnë t’u presin rrugën.
Në kundërshtim me sa sistemi i komunikimeve shtyn njerëzit çdo ditë të mendojnë “fitimi i votave” është pafundësisht më pak i rëndësishëm se sa “pushtimi i zemrave”. Votat shkojnë e vijnë por paragjykimet, kur i ngjiten mëndjes së një qënieje njerëzore, bëhen të pashkatërrueshme, siç tregon gjallërimi në stil të madh i kundërsemitizmit në botën perëndimore. Në të vërtetë nuk kishte shkuar kurrë, por për shumë kohë ishte mbyllur me kyç në qilar. Prej disa vitesh kishte dalë – e prej mjaft kohe regjistrohen episode të kundërsemitizmit në Evropë – dhe është vërshues mbas 7 tetorit (më parë se sa, siç e kanë dokumentuar disa hulumtime, të kryhej sulmi izraelian në Gazë, më parë se të ishin viktimat palestineze). Një ethe, siç është parë, tashmë shumë e përhapur ndërmjet studentëve universitarë që shkërbehen ndërmjet tyre (fuqia e rrjetit) nga një cep tek një tjetër i Perëndimit. Në vërtetim të faktit që fati i palestinezëve është mbi të gjitha një pretekst për të goditur Perëndimin janë heshtjet mbi poshtërsitë iraniane, ruse e kineze. Asnjëri prej tyre nuk ka vënë në diskutim marrëveshjet ndërmjet Universiteteve perëndimore dhe atyre të parajsave të sipërthëna në tokë. E tashmja dhe e ardhmja e Universiteteve , edhe se nuk është e qartë për të gjithë, do të ndikojë fatet e demokracive tona. Është e shpresueshme që shumë doçentë perëndimorë të kuptojnë se sa i madh do të jetë rreziku nëse do të lejohet që ata të drejtohen nga Don Abondë. Ose më keq: si e patregueshmja ish rektore e Harvardit për të cilën është e lejueshme “në rrethana të përcaktuara” të kërkohet në fushat shfarosja e hebrejve. Në fakt ajo e kishte lejuar qetësisht. Me që ra fjala e sipërpërmendura nuk ishte përzënë për këtë arsye, por sepse u zbulua se ishte një kopjuese e tezave shkencore të të tjerëve. Universiteteve i shërbejnë udhëheqës kulturorë energjikë, të vetëdijshëm se çfarë rëndësie kanë pasur e kanë vënde kulture në historinë e Perëndimit të kushtuar lirisht – pa pësuar përfrikësime e detyrime – dijes, drejtues të ndërgjegjshëm për lidhjen që ka ndërmjet lirisë së mësimit e të kërkimit e lirisë së të gjithëve.
“Corriere della Sera”, 29 mars 2024 Përktheu Eugjen Merlika
Ushtria ruse një javë më parë kishte kryer një sulm brutal në rajonin e Donetskut, me tanket e modifikuara të quajtura tanket “breshka”.
Megjithatë, në sulmin e dytë të kryer dje ata e pësuan rëndë nga artileria ukrainase, që kishte organizuar pritë për ta derisa po lëviznin në një zonë të gjelbëruara.
Tanket “breshka” u goditën nga predhat e artilerisë ukrainase derisa po tentonin të avanconin – duke mos e ditur se ukrainasit po i prisnin dhe se ishin të informuar për sulmin e planifikuar.
]Këto tanke janë modifikuar për të parandaluar sulmet e mundshme me dronë, por as këto modifikime nuk është se janë duke u ndihmuar edhe aq shumë rusëve.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen një tank i tillë duke u tërhequr nga një tank tjetër, pasi i ishin dëmtuar zinxhirët nga goditja me predhë artilerie.sn
Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për Sadik Durakun, 53-vjeçarin nga Kosova me nënshtetsi angleze, i cili më 17 prill u ndalua nga autoritetet serbe në vendkalimin kufirar Kroaci-Serbi në Batrovci teksa po shkonte për ta vizituar familjen e tij dhe po mbahet në paraburgim me pretendimet se “ka kryer krime lufte”.
Daily Mail shkruan se ai po mbahet gabimisht në një burg në Serbi të cilin dikush ia ka përshkruar mediumit si ferr.
Duraku u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e fyerjeve gjatë luftës në Kosovë.
Mediumi britanik shkruan se familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse ai ishte në Britani duke aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u lëvizi më nga vendi deri në vitin 2004.
Kritikët kanë akuzuar presidentin autoritar serb Aleksander Vuçiq për një marifet politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe Kosovës, shkruan Daily Mail.
Në një peticion të postuar në internet, vajza e tij Suzana shkruan për arrestimin e babait të saj mbi akuza të rreme, duke kërkuar ndihmën e institucioneve britanike për lirimin e tij.
Për Sadik Durakun, vajza e tij shkroi se është “i sëmurë me sëmundje të zemrës” dhe se në vitin 2021 kishte një sulm dhe sot ka “një valvul që rrjedh dhe presion të lartë të gjakut”.
Daily Mail kujton se Vuçiq është akuzuar se kërkon ta imitojë aleatin e tij rus, Vladimir Putin duke nxitur tensionet me Kosovën.
Duraku, drejtor i një kompanie lavazhi me qendër në Brighton, do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë sërish në gjykatë muajin e ardhshëm, shkruan mediumi britanik, duke cituar një burim që u ka thënë se “situata është shumë serioze”, dhe se ai po qëndron në një burg ferri.
Në orët e para të 17 prillit Serbia i ndaloi dhjetëra autobusë me rreth 1.500 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë.sn
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka sulmuar emisionin ‘Report’ pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë dhe për akzuat për lidhjet me mafian të qeverisë shqiptare. Por edhe reagimi i RAI3 ka qenë i menjëhershëm. ata kanë premtuar dokument dhe fakte të tjera që do të publikohen sonte.
Reagimi i Report:
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni sulmon emisionin ‘Report’ pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë.
Meloni komentoi reportazhin ‘Albanian (HOT)SPOT’ nga Giorgio Mottola nga foltorja e ‘Fratelli d’Italia’ në Pescara.
‘Më ndihmoni t’i dërgoj të gjithë solidaritetin Edi Ramës për linçimin që i është bërë vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe ‘Telemeloni’, e keni parasysh apo jo ‘Telemelonin’? Ka paketuar një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizon si një narko-shtet.’
Tematikës do t’i rikthehemi sonte me një reportazh që do të hetojë rezultatet e dobëta të deritanishme të dekretit ‘Cutro’.
Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar në avantazhin e tyre keq menaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetimeve gjyqësore.sn
Meloni attacca Report dopo il servizio sugli accordi tra Italia e Albania
La presidente del Consiglio Giorgia Meloni dal palco di Fratelli d’Italia a Pescara ha commentato il servizio “(HOT)SPOT albanese” di Giorgio Mottola.
“Aiutatemi a mandare a Edi Rama la nostra solidarietà per venire linciati solo per avere tentato di aiutare la nostra nazione. Addirittura Telemeloni, ce l’avete presente no, Telemeloni? Ha confezionato un servizio sull’Albania in cui si dipingeva come un narcostato”.
Torneremo sul tema questa sera con un servizio che indagherà gli scarsi risultati del decreto Cutro fino ad ora.
Con documenti esclusivi racconteremo invece come alcuni esponenti di primo piano del governo abbiano sfruttato a proprio vantaggio i depistaggi sulle ong alla base di alcune inchieste giudiziarie.
Logjika pushtuese serbe për territore të huaja, po vazhdon edhe në këtë fillim shekull.Putini dhe Vuqiqi, janë protagonistët e ideve mesjetare, së të gjithë ruset dhe të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet.Kjo është ideologji e kishave, nga edhe këto ide e kan burimin.Kjo logjikë i dergojë popujtë në ish –Jugosllavi në gjakdërdhje të madhe, në tendencën që më luftë të formohet Serbia e Madhe.Çka do të ndodhte në botë po të ishte e instaluar një logjikë e tillë?I gjithë njerëzimi do të kishte gjendje përmanete të luftës, deri sa popujtë ndërmjet veti do të ishin copëtuar.Idetë e tilla zor që i gjenë në kohën bashkohore,pos të rusët dhe të serbët.Serbia në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar me Millosheviqin ne krye bëri krimet më të mëdha njerëzore e materjale pas Luftës së Dytë Botërore.Vetëm një masakër nga TPI në Hagë , u cilësua si gjenocid,ajo ne Srebernicë, kurse shumë masakra të tjera në Bosnje dhe Kosovë, nuk morën një karakter të tillë, qka bëri që Serbia mos të dënohet për gjenocid.Kjo ishte shumë e padrejtë nga një gjykatë e cila u formua enkas për krime të luftës në ish-Jugosllavi.Duket së më në fund bota demokratike do të ndreqë gabimin edhe pse më vonesë të madhe. Që kur është bërë e ditur për mundësinë e Rezolutës në OKB për gjenocid në Srebernicë, Aleksander Vuqiqit ju kan errësuar sytë dhe mendja.Ai po lobon nëper botë kunder rezolutës, së bashku më agjitatorët e tjerë të gjenocidit.Vuqiqi i takon botës së ërret serbe, aty ku edhe kan mbetur historikisht.Ai po demonstron gjithnjë e më shumë jo njërzoren dhe ideolgjinë të cilës i takon.Po i tregon botës demokratike , së më këtë njeri nuk vlen të bisedohet, vlenë vetëm gjuha e forcës.Vuqiqi në vend të respektit, po i përulë viktimat e luftës ku edhe vet ishte proptagonistë.Fortë është kapur pas agjendës ultranacionaliste e serbomadhe shesheliane.Çdo paraqitje e tij në opinion është e ulët dhe e gerditshme.Aleksander Vuqiq dhe memorandum elita , dhe kriminelet rreth tij, po propagandojnë dhe paralajmërojnë unitet për krime të reja në Ballkan.Garnitura pas millosheviqiane , jo që nuk po marrin përgjegjësi për krimet , por kriminelet e luftës po i konsiderojnë heronj.Me njerëzit që nuk distancohen dhe nuk kërkojnë falje për gjenocid, nuk arrihet paqja e pretenduar nga BE dhe Amerika në rajon.Kjo bandë pushtetare serbe, është mëkati më i madh i popullit serb, të cilët nuk mund të shfajësohen edhe vet, kur i lejojnë njërëzit më biografi kriminale në pushtet.
Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgohen për të kaluar kohën e dënimit në vendin e tyre, ku burgjet kanë dhoma për të bërë dashuri, shkruan britanikja ‘Mirror’.
Kriminelët e transferuar në burgjet e vendit mund të gëzojnë katër orë në muaj në shtrat me “gjysmat e tyre”, ndryshe nga këtu ku nuk lejohen vizitat bashkëshortore. Zbulimi ynë vjen pasi rreth 200 keqbërës, përfshirë vrasës dhe përdhunues, janë vendosur të transferohen në burgje të qeta në Shqipëri sipas një marrëveshjeje me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas rregullores së tyre të burgut: “Çdo burg duhet të ketë një ambient të veçantë për takimet e bashkëshortëve. “Një objekt i tillë duhet të ketë shtretër dhe çarçafë të cilët duhet të ndërrohen në fund të çdo takimi.” Rregullat shtojnë: “Vizitat e zgjatura lejohen për të dënuarin që është i martuar ose bashkëjeton sipas Kodit të Familjes pasi gruaja të jetë kontrolluar nga policia”.
Përparësitë e tjera përfshijnë paketa javore me ushqime dhe rroba nga familja, ambiente personale gatimi dhe leje deri në shtatë ditë për sjellje të mirë. Dhe disa të tjerë do të kenë përparësi më të mira.
Në mesin e të riatdhesuarve është edhe një mbret i drogës, i cili u transferua në një burg në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dy javë më parë. Erald Mema, 39 vjeç, u dënua me 25 vjet nga një gjykatës në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në tetor 2018 për një transfertë të madhe kokaine. Ai është në mesin e shumë shtetasve shqiptarë që u është dhënë mundësia për t’u transferuar në objektet në shtëpi sipas një skeme për riatdhesimin e tyre.
Rreth 12 vrasës, tetë përdhunues dhe më shumë se 100 fajtorë për vepra droge ose armë zjarri pritet të kthehen për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit. Disa do të kryejnë më pak burg se sa në Mbretërinë e Bashkuar pasi dënimet e tyre janë përshtatur me legjislacionin shqiptar. Në disa raste kjo është më e ulët, por në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar të burgosurit lirohen në gjysmë të rrugës me synim për të liruar hapësirat në ambientet e vuajtjes së dënimit.bw
Skandali që përfshiu Delina Ibrahimajn, ministre për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, bashkëshortin e saj Andi Ibrahimajn dhe Eri Koshajn shefin e Agjensisë së Trajtimit të Kredive përveçse tregon mendësinë e Rilindjes që e trajton shtetin si plaçkë për orekset familjare, është edhe dëshmi se si funksionon mekanizmi i mbylljes së skandaleve brenda organizatës.
Logjika e thjeshtë e do që shteti t’i bëhet mburojë një qytetari të sulmuar me thikë në mes të ditës. Por kur agresori është burri i ministres, rolet përmbysen. Shteti bëhet armë në duart e agresorit dhe në vend që ligji të mbrojë viktimën, ndodh që goditja me thikë të pasohet nga goditja e institucioneve.
Shkarkimi nga administrata
Drejtori i Përgjithshëm i Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj ka deklaruar se ai kishte kohë që i bënte rezistencë presionit dhe përndjekjes së burrit të ministres për të mos e lëshuar vendin e punës. Pasi u godit me thikë ai iu drejtua policisë për ndihmë, me të njëjtin version, se ishte përndjekur dhe ishte qëlluar me thikë nga bashkëshorti i ministres, Andi Ibrahimaj për shkak se nuk donte të jepte dorëheqjen. Por në vend se të merreshin masa për ministren, si titullare dhe përgjegjëse për degradimin e institucionit, u plotësua dëshira e bashkëshortit të saj.
Eri Koshaj u shkarkua nga posti që mbante dhe për të cilin flitej se burri i ministres kërkonte të emëronte dikë tjetër.
Heshtje në polici
Vetëm pas 6 muajsh, policia e publikoi tentativën për plagosje të konfliktit që ndodhi pranë Pazarit të ri në Tiranë mes Andi Ibrahimajt dhe Eri Koshajt. Vetëm pas lajmi u publikua nga Neësbomb, policia lëshoi një njoftim ku personazhet e plagosjes përmenden me iniciale.
Ndërkohë që nuk lë njoftim pa dhënë për aksidente apo vjedhje banale, kuptohet se ngjarja që përbën një skandal qeveritar u mbajt e fshehtë dhe u referua me akuzën “Goditje për shkak të detyrës” në prokurori, megjithëse burri i ministres mbante në dorë një thikë, sipas denoncimit.
Mbyllja e hetimit nga prokuroria
Prokuroria e Tiranës e mbylli hetimin pa dënuar bashkëshortin e ministres, megjithëse pas ngjarjes ky u arratis jashtë vendit. Megjithëse Koshaj më 21 nëntor 2023 në kallëzimin e tij ka deklaruar se bashkëshorti i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me thikë në trup. Megjithëse mjeku ligjor ka konstatuar plagën e Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive me thikë nga Andri Ibrahimaj, sërish hetimet janë mbyllur.
Heshtje në qeveri
Kuptohet se policia, prokuroria dhe administrata nuk janë bashkërenduar rastësisht. Në radhë të parë fshehja e skandalit të Delina Ibrahimajt është një vendim politik, të cilin e ka marrë i pari kryeministri Edi Rama.
Është i njëjti që ka miratuar dhe promovuar Kodin e Etikës në qeveri, të mbushur me kritere të rrepta të sjelljes në publik, ku edhe përshkruhet situata të ndaluara për ministrat dhe për administratën.
Pas publikimit të skandalit, qëndrimet për etikën apo për qeverinë që i shërben popullit duken propagandë banale dhe broçkulla për të gënjyer qytetarët. Madje, edhe sikur të ketë një reflektim tani, që skandali ka dalë në media dhe ka habitur të madh e të vogël, reagimi do të ishte akoma më diskretitues për Ramën, që në këtë rast nuk mund të përdorë justifikimin banal, sikur Delina Ibrahimaj ka ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës së tij.
Ngjarja e plotë
Në 21 nëntor 2023 në komisariatin Nr.1 është paraqitur Eri Koshaj me detyrë drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë së Trajtimit të Kredive. Ai bën kallëzim penal për Andi Ibrahimajn, burrin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj. Sipas tij, Andi Ibrahimaj e kishte pritur në rrugë dhe e kishte goditur me thikë në trup disa herë.
Shkak për këtë sulm, siç ka deklaruar Eri Koshaj, ishte fakti se prej kohësh, Ibrahimaj e kërcënonte për të dhënë dorëheqje. Para sulmit ai pretendon se ishte përndjekur nga Ibrahimaj. Nga ekzaminimi ka rezultuar se në trupin e Eri Koshajt u konstatuan dërrmishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet prerës. Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht. Pas kallëzimit, policia kërkoi burrin e ministres por nuk e gjeti në shtëpi. Nga sistemi TIMS rezultoi se ai ishte larguar nga Shqipëria. Çështja u mbyll më pas nga prokuroria e Tiranës./Lapsi.al
Në partitë tona nuk i duan idealistët, por servilët dhe puthadorët, i duan përversat dhe ata që punojnë parreshtur për interesin e liderit dhe të partisë e jo për interesin e shtetit dhe qytetarëve. Shumica e liderëve partiakë (jo të gjithë) jo vetëm që nuk janë idealista, janë njerëz pa ndjenja dhe të pashpirtë të cilët janë të gatshëm që të shkelin edhe mbi kufoma nëse është nevoja, vetëm e vetëm për mbajtjen apo marrjen e pushtetit.
Partitë politike dhe “ushtarët” e Facebook-ut
Nga ri-shpallja e pavarësisë e këndej, Në Kosovë është vështirësuar tejë mase jeta për njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë. Edhe po deshe nuk të lejojnë të punosh për të mirën e popullit, pasi, para çdo investimi që e bëjnë njerëzit e pushtetit e llogarisin interesin (pëfitimin) personal të tyre.
Nuk mundesh me qenë as afarist i suksesshëm pa ua ndarë hisen pushtetarëve, në të kundërtën ta bllokojnë aktivitetin afarist, qoftë me bllokimin e eksportit të lëndës së parë apo të importit të produkteve tua jashtë vendit.
Pra, nëse nuk je në shërbim të një lideri të një partie politike, as që mund të fillosh veprimtari afariste në Kosovën e kapur dhe ngulfatur nga grupet e interesit, të cilët menjëherë të kushtëzojnë dhe izolojnë në ecjen përpara me biznesin tuaj.
Pa u bërë pjesë integrale e grupeve të interesit, njëjtë e ke në cilën do parti që shkon!
Ose duhet me iu nënshtru urdhërave të tyre ose të largojnë menjëherë nga rrethi i ngushtë klanor!
Nëpër partitë tona politike nuk i duan njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë që ofrojnë ide dhe iniciativa për zhvillimin e vendit, por duan “ushtarë” të Facebook-ut që tërë ditën e lëvdojnë liderin dhe partinë, porqë njëkohësisht ofendojnë dhe kërcënojnë njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë.
Edhe populli është bërë sikur politikanët
Nuk është thënë kot ajo thënja: “Shqiptarit pa ja k…nanën nuk të thotë babë”! Vetë populli po i do dhe po i voton në zgjedhje njerëzit e kësaj kategorie, të kategorisë më të ulët të shoqërisë sonë.
Me këtë trend të ecjes sonë si shoqëri njerëzore, së paku edhe për një çerekshekulli nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore dhe substanciale në skenën tonë politike. Nëse vazhdohet ecja jonë me hapat e Breshkës, atëherë do të mbesim shumë prapa vendeve të zhvilluara të rajonit, e të mos flasim për vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, prej të cilave jemi me qindra vite pas.
Nuk jam pesimist, por si të pritet ndryshim substancial, kur çdo ditë Kosovën po e braktisin të rinjët dhe shtresat intelektuale, po largohen mjekët dhe infermirët, studentët dhe profesorët, policët dhe ushtarët! Me një fjali, çdo ditë e më shumë Kosova po varfërohet në vlerat e saj intelektuale, kulturore dhe tradicionale.
Pas kalimit të suksesshëm të testit demokratik, fillon epoka e ndryshimit politik
E vetmja shpresë mbetet tek ngjizja e alternativës së re, që unë e kam projektuar si Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN). Vetëm përmes kësaj force të re politike, të pastër dhe të shëndoshë kombëtare mund të arrihet kthesa e madhe pozitive në Kosovë. Në të kundërtën, jo vetëm që do të vendnumrojmë, rrezikojmë të rrëshqasim në greminën e pafund.
Emri i Kryeministrit Edi Rama del edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë” ku akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.
Për një prej të pandehurve, i identifikuar si Arben I, prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie.
“Më 18 prill, prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme, me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, thuhet në një artikull të RTL info.
Avokatët që mbrojnë Arben I, i akuzuar për pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës, besojnë se treguesit kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane “që nuk çoi në asgjë”.
“Akuzat ndaj Arben I, bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., “nuk çoi në asgjë”, argumentoi avokati. Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i non bis in idem, ose fakti që nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat fakte.
Artikulli i plotë:
CédricVergauwen dhe ChristopheVanDerBeesen deklaruan të premten përpara gjykatës penale të Brukselit, parimin e ‘non bis in idem’ (doktrinë juridike që thotë se asnjë veprim juridik nuk mund të ndërmerret dy herë për të njëjtin shkak veprimi)për klientin Arben I., i akuzuar se ka ndihmuar në pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës. Dy penalistët besojnë se indiciet kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane ‘që nuk çoi në asgjë’. Në këtë çështje, të quajtur ‘Shqiponja e Zezë’, akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.
Vergauwen kritikoi faktin se akuzat e ngritura nga prokurori ndaj Arben I. ‘bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja’, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., ‘nuk çoi në asgjë’, argumentoi avokati. Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i ‘non bis in idem’, pasi nuk mund të bëhet gjykim dy herë për të njëjtat fakte.
Si alternativë, z. Vergauwen kërkoi që prokurori të urdhërohej të plotësonte dosjen e tij. ‘Ju nuk mund të krijoni një bindje bazuar në një përmbledhje të përkthyer dobët të 174 faqeve të dosjes spanjolle,’ iu drejtua ai gjykatës.
Më 18 prill, Prokuroria kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme. me qendër në Majorka. Gjithashtu ka pohuar se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama. sn
Instituti Amerikan i Sipërmarrjes, një think-tank i njohur me qendër në Uashington, publikoi sot një analizë ku kryeministri shqiptar, Edi Rama krahasohet me presidentin turk, Erdogan
Pothuajse një çerek shekulli më parë, Recep Tayyip Erdogan vizitoi Uashingtonin. Ish-zyrtari i mbrojtjes i epokës së Reagan-it, Richard Perle, e prezantoi atë në Shtëpinë e Bardhë, duke pohuar synimet e tij të sinqerta si një demokrat dhe reformator. Kur Erdogan fitoi zgjedhjet më pas, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit e mbështetën atë. Presidenti George W. Bush, për shembull, i tha Erdogan-it: “Unë e vlerësoj shumë shembullin që ka dhënë vendi juaj se si të jesh një vend mysliman dhe në të njëjtën kohë një vend që përqafon demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë”. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Colin Powell, e përshkroi Turqinë si “një demokraci myslimane që jeton në paqe me miqtë dhe fqinjët e saj”.
Një mendim i tillë dëshiror vazhdoi për vite me radhë, ndërsa zyrtarët amerikanë e përshkruan Erdogan-in siç ata e dëshironin dhe jo Erdogan-in që ekzistonte në të vërtetë. Ndërsa një brez diplomatësh amerikanë vlerësuan reformat e supozuara demokratike të Erdogan-it, ai e ktheu Turqinë në një nga shtetet policore më të egra të Evropës.
Neglizhenca diplomatike pati pasoja. Turqia ka rënien e pestë më të madhe në renditjen e Freedom House gjatë dekadës së fundit, madje më e madhe se Hong Kongu pasi Kina komuniste copëtoi garancitë e këtij territori.
Shkalla e vrasjeve të grave është rritur mbi 1400 për qind. Liritë e shtypit nuk ekzistojnë. Larg mbrojtjes së interesave perëndimore, Erdogan i afrohet Rusisë dhe Iranit dhe përqafon liderët terroristë.
Pyetja tani është nëse Uashingtoni dhe partnerët e tij evropianë kanë nxjerrë ndonjë mësim.
Merrni rastin e Shqipërisë. Më 11 shtator 2013, Edi Rama mori detyrën si kryeministri i 12-të i Shqipërisë pas Luftës së Ftohtë. Kur Presidenti Barack Obama dhe Zëvendës Presidenti Joe Biden takuans Ramën, ata vlerësuan udhëheqjen e tij, përpjekjet e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe promovimin e tolerancës fetare. Sekretari i Shtetit, John Kerry, ishte i shfrenuar gjatë një vizite në Tiranë në vitin 2016.
“Presidenti Obama, unë dhe populli amerikan jemi shumë mirënjohës për lidershipin që po ofroni dhe për përpjekjet e ekipit tuaj që jo vetëm të kujdeset për Shqipërinë dhe interesat e Shqipërisë, por për të përqafuar një grup të gjerë vlerash që na përcaktojnë të gjithëve,” i tha ai Ramës.
Në shkurt 2020, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vlerësoi mbështetjen e supozuar të Ramës për reformat në drejtësi. Ashtu si me Erdogan-in, megjithatë, ngrihen pyetje rreth donacioneve të paligjshme në sistemin politik amerikan.
Megjithatë, ka shenja që Rama e sheh veten si një Erdogan të ri. Rasti i Fredi Belerit duhet të jetë një paralajmërim. Më 12 maj 2023, dy ditë përpara zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri, forcat policore shqiptare arrestuan Belerin, një grek etnik që kërkonte drejtimin e Himarës, një qytet në rivierën shqiptare. Akuzat ishin të dyshimta. Prokurorët nga aparati i Ramës akuzuan Belerin se kërkon të blejë katër vota për një total prej rreth 320 dollarë. Votuesit i panë akuzat si një përpjekje cinike për të mënjanuar një kandidat të opozitës dhe për t’i hequr komunitetit etnik grek të Shqipërisë kontrollin mbi pronat e paluajtshme gjithnjë e më të vlefshme që bashkëpunëtorët e Ramës shpresonin të zhvillonin. Beleri fitoi, por Rama nuk pranoi ta lejonte atë në detyrë.
Paralelet me Turqinë janë të habitshme. Së pari, Erdogan fabrikoi gjithashtu akuza për parregullsi financiare për të mënjanuar kundërshtarët politikë dhe për të konfiskuar pronat e tyre. Së dyti, ai do të përdorte mjete të dyshimta gjyqësore për të penguar pakicat etnike që të merrnin postet që fituan. Për vite, megjithatë, Erdogan nuk pësoi asnjë pasojë diplomatike për veprimet e tij; Të bindur në të vërtetën e qëndrimit të tyre rreth asaj se si Erdogan ishte një reformator, diplomatët amerikanë madje do ta mbulonin abuzimet. Pak më shumë se një dekadë më parë, për shembull, Obama lavdëroi Erdoganin në ‘Sabah’, duke injoruar faktin se lideri turk sapo kishte konfiskuar gazetën dhe ia kishte transferuar dhëndrit të tij. Gabimi i Obamës nuk ishte vetëm i tij; ai ishte mbështetur te diplomatët që pinin ‘Kool-aid-in’ e Erdogan-it.
Ashtu si Erdogan-i, Rama është takticien. Ai e kupton se, për sa kohë diplomatët dhe zyrtarët kryesorë në Uashington dhe Bruksel e shohin atë si një reformator, siç bënin dikur Erodgan-in, ata do ta lejojnë Ramën të përdorë gjykatat për të shënjestruar opozitën politike. Qershia mbi tortë ishte ish-ambasadorja Yuri Kim, e cila injoroi abuzimet e Ramës teksa manovronte për një post pasues në Ankara.
Uashingtoni nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim dy herë. Në rrezik është më shumë se bashkëpunimi i sigurisë në Ballkan. I lënë i pakontrolluar, erdoganizmi lëshon metastaza dhe pasojnë abuzimet dhe paqëndrueshmëria. Është koha të gjykojmë Ramën nga veprimet e tij, jo nga propaganda, dhe ta shpallim Belerin të burgosur politik. sn
Bëni një eksperiment të thjeshtë. Merrini nominalisht fituesit e provimit të magjistraturës dhe futini tek lista e patronazhistëve. Pjesa dërrmuese e tyre rezultojnë si votues të sigurtë të Partisë Socialiste.
Pastaj bëni dhe një kërkim të thjeshtë në ‘google’. Do të rezultojë që shumica dërrmuese e tyre figurojnë si të punësuar në institucionet më politike të vendit. Juristë në ujësjellësa, koordinator informimi nëpër institucione, fëmijë e farefis vettingashësh, politikanësh e kështu me radhë.
Që votuesi i Rilindjes është më inteligjent dhe më i prirur akademikisht se sa pjesa tjetër e shoqërisë, kjo është e qartë si kristali. Ndaj këta fitojnë çdo konkurs.
Megjithatë lista e fituesve të magjistraturës është potencialisht një skenë e madhe krimi, që kap drejtësinë për 50 vitet e ardhshme.
Ndaj fillimisht duhet pezulluar nga detyra titullari i Shkollës së Magjistraturës.
Paralelisht SPAK duhet të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale provimet e kandidatëve. Kompania që ka ofruar shërbimin elektronik të vlerësimit të provimeve po ashtu duhet të merret nën hetim derisa të sqarohet e gjitha.
Ndoshta e gjitha është një problem teknik. Ndoshta rilindasi mesatar është me të vërtetë më inteligjent se sa shqiptari mesatar.
Por një verifikim i thjeshtë nuk do t’i bënte keq askujt. Aq më tepër këtyre që kanë patur në dorë procesin e vlerësimit, të cilët kështu do të pastronin edhe çdo dyshim. sn
Kjo dihet nga te gjithe se turqia esht vertet mike e sinqerte e shqiperise. E permend dhe z.ambasador se i duhen vetem 2 ore per te qene prezente me ushtrine e saj……me kujtohet shume mire vizita e presidentit Demirel ne Shiperi ne fillim te viteve 90′ ku delaroi ne parlamentin shqiptar:;; Se nuk guxon njeri qe ti preki sado pak kufijte e shwiperis””””dhe mos harroni qe hordhite greke hynin e dilnin ne shqiper .bile dhe duke sulmuar posta kufitare
Kjo dihet nga te gjithe se turqia esht vertet mike e sinqerte e shqiperise. E permend dhe z.ambasador se i duhen vetem 2 ore per te qene prezente me ushtrine e saj……me kujtohet shume mire vizita e presidentit Demirel ne Shiperi ne fillim te viteve 90′ ku delaroi ne parlamentin shqiptar:;; Se nuk guxon njeri qe ti preki sado pak kufijte e shwiperis””””dhe mos harroni qe hordhite greke hynin e dilnin ne shqiper .bile dhe duke sulmuar posta kufitare