VOAL

VOAL

Darkë Festive për Krishtlindje nga Shoqata Kastrati, Michigan Nga Valentin Lumaj

December 19, 2022

Komentet

Iu dha lamtumira aktivistes së shquar shqiptaro-amerikane Lisa Milicaj Bajraktari – Harry Bajraktari: Lamtumirë e dashur Lisa – I pranishëm edhe kongresmeni Ritchie Torres

Lamtumirë, e Dashur Lisa 🕊️

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që na qëndruan pranë 🤍

3 gusht 2026

Nga Harry Bajraktari

Ditët e fundit kanë qenë ndër më të vështirat e jetës sime. Lamtumira me Lisën, bashkëshorten dhe shoqen time të jetës, ka lënë në zemrën time një zbrazëti që fjalët nuk mund ta përshkruajnë.

Megjithatë, në momentet tona më të vështira, familjet Bajraktari dhe Milicaj ishin të rrethuara me dashurinë, respektin dhe ngushëllimin e shumë familjarëve e miqve që erdhën nga mbarë bota dhe na kontaktuan përmes telefonatave, letrave, mesazheve, luleve dhe lutjeve 🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰

Disa e kishin njohur Lisën prej shumë vitesh. Të tjerë e njihnin përmes shërbimit publik, biznesit apo kontributit të saj për Amerikën dhe çështjen shqiptare. Prania e tyre na kujtoi se sa shumë jetë kishte prekur Lisa.

Homazhet dhe pritja e ngushëllimeve u mbajtën më 31 korrik 2026, në Shtëpinë e Funeraleve “Pleasant Manor”, në Thornwood të Nju Jorkut.

I jam thellësisht mirënjohës kongresmenit Ritchie Torres, miku im dhe miku i madh i shqiptarëve, i cili erdhi për të shprehur ngushëllimet dhe i dorëzoi familjes sonë një flamur amerikan që valoi mbi Kupolën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara më 29 korrik 2026, në nderim të Lisës. Ishte ky një nder i madh për Lisën e cila e donte jashtëzakonisht shumë Amerikën.

Kongresmeni Mike Lawler, miku im dhe miku i madh i shqiptarëve, na nderoi me praninë e tij në meshë dhe në lutjet për shpirtin e Lisës. Prania e tij dhe mbështetja që na dha nderoi familjen tonë.

Ambasadori William Walker erdhi për të shprehur ngushëllimet e tij dhe për të nderuar Lisën dhe familjen tonë. Ishte nder i madh të kishim pranë nesh njeriun që ndihmoi në shpëtimin e popullit të Kosovës.

Rasim Hasanaj, ish-Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet në Shqipëri, udhëtoi nga Tirana për të qenë me ne. Nuk gjej dot fjalët për të shprehur se sa shumë më ka nderuar prania e tij.

Falënderoj gjithashtu Kol Milicajn, kushëririn e Lisës, i cili udhëtoi nga Zvicra për të qenë me ne.

Kryetari i Qarkut Westchester, Ken Jenkins, dhe Kryetari i Bashkisë së Yonkersit, Mike Spano, gjithashtu na u gjendën pranë. I falënderoj të dy që gjetën kohën për të qenë me ne.

I jam thellësisht mirënjohës Anu Prattipatit, e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, për letrën e saj të ngushëllimeve.

E falënderoj Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili nderoi familjen tonë me një telegram ngushëllimi. I jam mirënjohës gjithashtu Princ Lekës për mesazhin e tij të ngrohtë.

Morëm letra dhe mesazhe edhe nga ish-Presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe Vjosa Osmani. I falënderoj të gjithë që më nderuan mua dhe familjen time.

I jam shumë mirënjohës ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, dhe bashkëshortes së tij, Lilit, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre dhe dërguan një kurorë të bukur me lule në kujtim të Lisës.

Dëshiroj të falënderoj ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshorten e tij, Anitën, të cilët ishin ndër të parët që më kontaktuan pasi morën vesh për ndarjen nga jeta të Lisës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Dimal Basha, erdhi për homazhe dhe përcolli ngushëllimet në emër të Kryeministrit Albin Kurti.

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, ishte gjithashtu me ne, ashtu si edhe Dr. Rifat Latifi, ish-Ministër i Shëndetësisë i Kosovës. Prania e tyre nderoi shumë familjen tonë.

U nderuam gjithashtu me praninë e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në New York Edit Shkreli, të ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj si dhe ish-drejtorit të Zërit të Amerikës, Elez Biberajt.

Dëshiroj të falënderoj gjithashtu Diamant Hysenajn, kandidatin republikan për distriktin e 14-të të Kongresit në Nju Jork, i cili, së bashku me bashkëshorten, qëndroi me ne gjatë ceremonisë mortore, shërbesës kishtare dhe varrimit.

I jam mirënjohës gjithashtu për mesazhet e ngushëllimit Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha; Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri; deputetëve Armend Zemaj, Besnik Tahiri dhe Vigan Qorrolli; ish-deputetes Donika Kadaj-Bujupi; ish-Ambasadores Vlora Çitaku; si dhe ambasadorëve Ilir Dugolli, Blerim Reka dhe Ervin Bushati.

Falënderoj gjithashtu ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli; ish-Ambasadorin Bekim Sejdiu; këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza; ish-Kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj; filantropin Lazim Destani; ish-Ambasadorin Flamur Gashi; studiuesin dhe autorin Bejtullah Destani; ish-diplomaten Teuta Sahatqija; Sazar Jakupin, i cili na kontaktoi nga Australia; si dhe ish-Ambasadorin Genc Muçaj.

I jam mirënjohës gjithashtu Profesor Arben Sulejmanit, drejtues i marrëdhënieve me jashtë pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, i cili shprehu ngushëllimet në emër të Baba Mondit, udhëheqësi i Kryegjyshatës Botërore bektashiane.

Falenderoj edhe ish-Ministrit Ahmet Shala, i cili më telefonoi nga Vietnami; Dr. Albina Balidemaj Basha dhe Gjeneral Xhavit Gashin nga Universiteti Amerikan i Kosovës për letrën e ngushëllimit; si dhe gazetaren e Newsmax, Lidia Curanaj, për mesazhin e ngushëllimit.

Shumë mirënjohës që kishim pranë në homazhe Dom Pjetër Popajn, Imam Edin Gjonajn dhe At José Félix Ortegën, të cilët na ofruan lutjet dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre ditëve të vështira.

I jam mirënjohës edhe Imzot Dodë Gjergjit, i cili më ngushëlloi dhe më njoftoi se ka organizuar një meshë në nderim të Lisës në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Edhe Muhamet Boja, djali i ish-Myftiut të nderuar Rexhep Boja, na kontaktoi për të shprehur ngushëllimet e tij.

Një falënderim i veçantë shkon për Dr. Alan Coffino, i cili u kujdes për Lisën gjatë viteve të fundit të jetës së saj dhe ishte pranë nesh për të nderuar kujtimin e saj.

Me ne ishin gjithashtu shumë anëtarë dhe liderë të komunitetit shqiptaro-amerikan nga e gjithë zona e tri shteteve (New York, New Jersey dhe Connecticut).

Kemi marrë edhe shumë letra dhe mesazhe të tjera nga miq në mbarë botën.

Meqenëse është e pamundur të përmend secilin që erdhi, telefonoi, shkroi, dërgoi lule apo bëri lutje, më lejoni t’ju falënderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës. Ju falënderoj dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Më 1 gusht 2026, Dom Pjetër Popaj mbajti meshën dhe lutjet për shpirtin e Lisës në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale të Nju Jorkut.

Gjatë shërbesës, djali im, Florim Bajraktari, mbajti një fjalim në kujtim të Lisës, në emër të familjes sonë. Ai foli për përkushtimin e saj ndaj familjes, dashurinë për Amerikën, krenarinë për trashëgiminë shqiptare dhe angazhimin e saj ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan dhe çështjeve shqiptare.

Kur Florimi përfundoi fjalën, të pranishmit e pritën me duartrokitje. Ishte një moment emocionues për familjen tonë.

Pas shërbesës kishtare, u nisëm për në Varrezat në ‘Washington Memorial Park’, në Mount Sinai të Long Islandit, Nju Jork, ku Lisa u përcoll për në banesën e fundit në parcelën e familjes Bajraktari. At Robert Kuznik i Kishës Katolike Shën James udhëhoqi ceremoninë e varrimit dhe lutjet e fundit.

Ky ishte momenti më i vështirë për ne. Por, ndërsa qëndronim së bashku për lutjet e fundit, të rrethuar nga familjarë e miq, e ndjemë sërish se nuk ishim vetëm në këtë dhimbje.

Lisa më ka lënë amanet që unë të qëndroj i fortë për familjen tonë dhe të vazhdoj të punoj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për çështjen shqiptare. Pikërisht kështu do ta nderoj kujtimin e saj: duke çuar përpara misionin dhe vlerat në të cilat ajo besonte.🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰

Shpirti i saj u prehtë ne paqe. Zoti e bekoftë shpirtin e saj dhe Zoti ju bekoftë ju të gjithëve 🙏

📸 Fotografitë nga: Dritan Haxhia

************************************************************

Farewell to My Beloved Lisa 🕊️

With Heartfelt Gratitude to All Who Stood With Us 🤍

August 3, 2026

By Harry Bajraktari

The past several days have been the hardest of my life. Saying goodbye to my wife and my partner in life, Lisa, has left an emptiness that words cannot describe.

Yet, even in the deepest moments of our grief, the Bajraktari and Milicaj families were surrounded by an extraordinary outpouring of love, respect, and compassion. People from around the world came to be with us and reached out through telephone calls, letters, messages, flowers and prayers 🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰

Some had known Lisa for many years. Others knew her through her public service, her business, or her commitment to America and the Albanian cause. Their presence reminded us how many lives Lisa had touched.

The wake and visitation were held on July 31, 2026, at Pleasant Manor Funeral Home, Thornwood, New York.

I am deeply grateful to Congressman Ritchie Torres, my great friend and a great friend of the Albanina nation, who came to offer his condolences and presented our family with an American flag that had been flown over the United States Capitol in Lisa’s honor on July 29, 2026. It was a deeply meaningful tribute to a woman who loved the United States of America.

Congressman Mike Lawler, my great friend and a great friend of the Albanina nation, honored us with his presence at the Mass, joining our family in paying tribute to Lisa’s life and praying for her soul. His presence and support meant a great deal to our family.

Ambassador William Walker came to pay his respects to Lisa. It was a true honor to have with us the man who helped save the people of Kosova.

Rasim Hasanaj, former Chairman of Albania’s State Committee on Cults, traveled from Tirana to be with us. I cannot find the words to express how much his presence meant to me and my family.

I also thank Kol Milicaj, Lisa’s cousin, who traveled from Switzerland to be with us.

Westchester County Executive Ken Jenkins and Yonkers Mayor Mike Spano also joined us to stand beside our family. I thank them both for taking the time to be with us.

I am deeply grateful to Anu Prattipati, Chargé d’Affaires at the U.S. Embassy in Pristina, for her thoughtful letter of condolence.

I thank President Bajram Begaj of Albania for honoring our family with a thoughtful letter of condolence. I am also grateful to Prince Leka for his heartfelt message of condolence.

We also received letters and messages from former Presidents of Kosova Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga, and Vjosa Osmani. I thank them all. They truly honored me and my family.

I am deeply grateful to former Prime Minister of Albania Dr. Sali Berisha and his wife, Lili, who sent their condolences and a beautiful floral wreath in Lisa’s memory.

I want to thank Former Prime Minister of Kosova Ramush Haradinaj and his wife, Anita, who were among the first people to contact me after learning of Lisa’s passing.

Kosova’s Minister of Infrastructure and Transport, Dimal Basha, came to pay his respects and conveyed condolences on behalf of Prime Minister Albin Kurti.

Former Albanian Ambassador to United Kingdom Mal Berisha was also with us, as was Dr. Rifat Latifi, former Minister of Health of Kosova. Their presence is deeply appreciated.

We were honored to have with us Judge Edit Shkreli, the first Albanian-American judge in New York, former Councilman Mark Gjonaj and former director of Voice of America, Elez Biberaj.

I also want to thank Diamant Hysenaj, the Republican candidate for New York’s 14th Congressional District, who attended with his wife and remained with us through the funeral, church service, and burial.

I am also grateful for the thoughtful messages of condolence from Albania’s Foreign Minister Ferit Hoxha; Mayor of Peja Gazmend Muhaxheri; MPs Armend Zemaj, Besnik Tahiri, and Vigan Qorrolli; former MP Donika Kadaj-Bujupi; former Ambassador Vlora Çitaku; and Ambassadors Ilir Dugolli, Blerim Reka, and Ervin Bushati.

My sincere thanks also go to former Speaker of the Assembly of Kosova Ilaz Ramajli; former Ambassador Bekim Sejdiu; distinguished Albanian singer Shkurte Fejza; former Mayor of Tropoja Besnik Dushaj; philanthropist Lazim Destani; former Ambassador Flamur Gashi; author Bejtullah Destani; former diplomat Teuta Sahatqija; Sazar Jakupi, who reached out from Australia; and former Ambassador Genc Muçaj.

I am grateful as well to Professor Arben Sulejmani, Head of Foreign Affairs at the World Bektashi who expressed condolences on behalf Baba Mondi, the World Leader of Bektashi Order.

I also thank former Minister Ahmet Shala, who called me from Vietnam; Dr. Albina Balidemaj Basha and General Xhavit Gashi of American University of Kosova for a thoughtful letter; and Newsmax journalist Lidia Curanaj for her message of condolence.

We were grateful to have Father Pjetër Popaj, Imam Edin Gjonaj, and Father José Félix Ortega with us, offering their prayers and support during these difficult days.

I am also deeply grateful to Bishop Dodë Gjergji, who offered his condolences and informed me that he organized a Mass in Lisa’s honor at the Cathedral of Saint Mother Teresa in Prishtina.

Muhamet Boja, the son of the respected former Mufti Rexhep Boja, also reached out with his condolences and prayers.

I offer special thanks to Dr. Alan Coffino, who cared for Lisa during the last few years of her life and joined us in honoring her memory.

We were also joined by a large number of members and leaders of the Albanian-American community from throughout the tri-state area, and we received many more letters and messages from friends around the world.

Since it is impossible to name everyone who came, called, wrote, sent flowers, or offered a prayer, please allow me to thank each and every one of you from the bottom of my heart. Thank you, and God bless all of you.

On August 1, 2026, Father Pjetër Popaj held a Mass and led prayers for Lisa’s soul at Our Lady of Shkodra Albanian Catholic Church, Hartsdale, New York.

During the service, my son, Florim Bajraktari, delivered remarks in Lisa’s memory on behalf of our family. He spoke about her devotion to her family, her love for America, her pride in her Albanian heritage, and her commitment to the Albanian-American community and Albanian causes.

When Florim finished speaking, those present responded with heartfelt applause. It was a deeply emotional moment for our family.

After the church service, we traveled to Washington Memorial Park Cemetery at Mount Sinai, Long Island of New York, where Lisa was laid to rest in the Bajraktari Family Garden. Father Robert Kuznik of St. James Catholic Church led the burial service and the final prayers.

That was the most difficult part of our farewell. But as we stood together for the final prayers, surrounded by relatives and friends, we felt once again that we were not carrying our sorrow alone.

Lisa wanted me to be strong for our family and to continue working for the United States of America and for the Albanian cause. That is exactly how I will honor her memory: by carrying forward the mission and the values she believed in. 🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰

May she rest in eternal peace. God bless her soul, and God bless all of you 🙏

ZVËRNECI NUK ËSHTË CANCUN Nga Valentin Lumaj

 

Replikë ndaj shkrimit të z. Gani Vila, “Nga Cancuni në Zvërnec e Sazan” botuar në gazetën Dielli.

Shkrimi i Gani Vilës, “Nga Cancuni në Zvërnec e Sazan”, i botuar në gazetën Dielli, përpiqet ta paraqesë projektin e mbështetur nga qeveria e Edi Ramës si një çek të bardhë për Shqipërinë dhe protestat qytetare si kundërshtim ndaj investimeve të huaja, duke i dhënë lexuesit faktin e kryer: projekti duhet pranuar, përndryshe Shqipëria po humbet një shans historik.

Vila përsërit narrativën e qeverisë Rama duke ndërtuar një seri tezash që përputhen drejtpërdrejt me narrativën qeveritare: Investimi paraqitet si një “mundësi historike” që nuk duhet humbur; kundërshtimi ndaj investimeve lidhet në mënyrë të tërthortë me frikën nga zhvillimi; kapitali amerikan paraqitet thuajse automatikisht si garanci ligjshmërie dhe interesi kombëtar dhe projekti lidhet me NATO-n, stabilitetin dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë.

Krahasimi mund të tingëllojë tërheqës, por është i paplotë, manipulativ dhe çorientues. Vila na tregon hotelet, turistët, aeroportet dhe kapitalin e Cancunit, por anashkalon pyetjet vendimtare të Zvërnecit në lidhje me pronarët legjitimë të tokës, kujt i është shitur toka, procedurat, transparencën, mjedisin, ekosistemin, përfitimin dhe interesin publik shqiptar, Pa përgjigje konkrete, fjalët “investim strategjik”, “aleat strategjik” dhe “zhvillim” bëhen slogane për të mbyllur debatin, jo argumente për ta hapur atë.

Një investim privat, nuk bëhet interes kombëtar vetëm sepse investitori është amerikan. Vlerat amerikane nuk janë bindja e verbër ndaj pushtetit. Ato janë mbrojtja e pronës private, sundimi i ligjit, transparenca, konkurrenca e ndershme dhe përgjegjshmëria e institucioneve.

Si një protestues dhe mbështetës i protestave, i kujtoj Z. Vila se askush nuk është kundër investimeve amerikane. Shqiptarët e kanë konsideruar gjithmonë Amerikën aleatin e tyre më të rëndësishëm. Protestuesit nuk janë kundër zhvillimit, Amerikës, turizmit apo investitorëve të huaj.

Ata po kundërshtojnë përdorimin e të emrit të Amerikës si alibi politike për të justifikuar vendime të errëta. Amerika nuk mund të përdoret si mburojë për Edi Ramën. Protestat janë kundër zhvillimit pa ligj, kundër një qeverisjeje të korruptuar, që vepron pa transparencë dhe i trajton pasuritë e Shqipërisë sikur t’i kishte pronë private.

Nga ana tjetër, krahasimi i Vilës fsheh një ndryshim themelor historik dhe juridik; Cancuni nuk u ndërtua mbi një tokë private të kontestuar, Cancuni nuk lindi thjesht nga ardhja spontane e investitorëve të huaj mbi prona private të qytetarëve. Ai ishte një projekt i planifikuar nga shteti federal meksikan. Përmes institucionit që më vonë u bë FONATUR, shteti grumbulloi dhe administroi territorin, hartoi planin urbanistik, ndërtoi infrastrukturën dhe më pas u ofroi investitorëve parcela të përgatitura për zhvillim. Rishikimi zyrtar i politikës turistike të Meksikës e përshkruan rolin e FONATUR-it në blerjen dhe administrimin e tokës, ndërtimin e infrastrukturës dhe shitjen e parcelave investitorëve privatë. Pra, Cancuni u krijua si projekt shtetëror, mbi tokë të mbledhur dhe të administruar nga institucione publike.

Kjo është krejt ndryshe nga një projekt ku qytetarët pretendojnë pronësi private ekzistuese dhe kundërshtojnë të drejtën e qeverisë për ta transferuar apo zhvilluar atë territor. Zvërneci nuk mund të trajtohet si një bregdet pa pronarë, pa banorë, pa histori dhe pa kufizime ligjore.

Prandaj çështja nuk është nëse Shqipëria duhet të zhvillohet, por nëse mund të quhet zhvillim një projekt që nis pa zgjidhur pronësinë, pa transparencë të plotë dhe pa miratimin real të komunitetit.

Për këto arsye, shkrimi i z. Vila nuk është analizë e balancuar, por një mbrojtje e tërthortë e politikës së Edi Ramës.

Apologjetët e pushtetit, nuk mbrojnë zhvillimin; ata mbrojnë çdo vendim të qeverisë, edhe kur mungon transparenca, kur ligji anashkalohet dhe kur qytetarëve u kërkohet të besojnë pa parë asnjë dokument. Kjo nuk është analizë por është propagandë.

Vila na tregon vetëm njërën anë të Cancunit: hotelet, plazhet, turistët dhe vendet e punës.

Gani Vila muk thotë se zhvillimi turistik dhe i pasurive të paluajtshme në Cancun me rritjen e fluksit të mëdh financiar, turizmit, ndërtimimeve, e ndërthurur me rritjen e korrupsionit qeveritar, degradimin e shtetit Meksikan dhe dobësitë institucionale krijuan mundësi për depërtimin e krimit të organizuar.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron se në shtetin Quintana Roo, ku ndodhet Cancuni, ekziston rrezik dhune nga kartelet, bandat dhe organizatat kriminale. Ai përmend përplasje mes grupeve rivale, viktima të pafajshme dhe krime në zonat turistike dhe joturistike, duke këshilluar kujdes të shtuar në Cancun, Tulum dhe Playa del Carmen.

Prandaj Cancuni më shumë se një fotografi e bukur për një artikull propagandistik e turistit të mahnitur Gani Vila, është një paralajmërim i fortë se kur turizmi, ndërtimi, politika dhe kapitali i paqartë ndërthuren pa kontroll, bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh ekonominë e ligjshme nga paratë kriminale.

Në fakt, Shqipëria dhe Meksika janë dy vende të ndryshme, me rreziqe të ngjashme. Në Meksikë, grupet kriminale ushtrojnë në kontroll territorial, zhvatje dhe dhunë të drejtpërdrejtë. Në Shqipëri, ndikimi shfaqet përmes trafikut ndërkombëtar, parave të pista, ndërtimit, pasurive të paluajtshme, turizmit dhe lidhjeve me biznesin e politikën.

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë vazhdon të kërkojë hetime financiare më sistematike në çështjet e krimit të organizuar, luftë më të fortë kundër pastrimit të parave dhe sekuestrim të pasurive kriminale.

Kjo e bën edhe më të rrezikshme propagandën e cekët e zotit Vila që mat zhvillimin vetëm me numrin e vinçave, hoteleve dhe resorteve. I kujtoj z. Vila se një ndërtesë e re nuk provon automatikisht zhvillim. Një resort luksoz nuk provon automatikisht interes publik. Një investim i madh nuk provon automatikisht se kapitali është i pastër, prona është e ligjshme dhe procedura është demokratike. Shqipëria nuk duhet të kopjojë vetëm hotelet e Cancunit. Duhet të mësojë edhe nga rreziqet që Cancuni përfaqëson.

Nëse z. Vila kërkon një model amerikan, le të rekomandojë zhvillimin e Zvërnecit sipas modelit të zhvillimit të Miami Beach.

Miami Beach u zhvillua përmes pronarëve dhe investitorëve privatë që zotëronin ose blenë ligjërisht tokën, e ndanë në parcela dhe investuan në infrastrukturë, ndërsa qyteti krijoi institucione, rregulla urbanistike dhe kontroll publik.

Modeli amerikan nuk është: “Qeveria vendos, investitori vjen dhe qytetari duhet të heshtë.” Modeli amerikan është: pronësi e qartë, kontrata të ligjshme, transparencë, leje, planifikim publik, kontroll gjyqësor dhe e drejta e qytetarit për ta kundërshtuar projektin.

Si përfundim, zgjedhja që përpiqet të imponojë propaganda e zotit Vila dhe adjutantëve të Edi Ramës është e rreme. Shqiptarët nuk duhet të zgjedhin mes varfërisë dhe dorëzimit të bregdetit. Nuk duhet të zgjedhin mes izolimit dhe marrëveshjeve të fshehta. Nuk duhet të zgjedhin mes miqësisë me Amerikën dhe mbrojtjes së pronës së tyre. Shqipëria mund të ketë investime serioze dhe njëkohësisht të respektojë ligjin, pronën, natyrën dhe qytetarët.

Një projekt është strategjik vetëm kur është transparent, i ligjshëm, i kontrolluar publikisht dhe në shërbim të qytetarëve. Përndryshe, termi “investim strategjik” mund të bëhet një mbulesë për transferimin e pasurive nga qytetarët te një rreth i vogël pushteti dhe kapitali.

Shqipëria ka nevojë për investime, por nuk është në shitje. Zvërneci dhe Sazani mund dhe duhet të zhvillohet, por pa cenuar pronën, natyrën, interesin publik dhe pa u trajtuar si plaçkë politike.

Linku i shkrimit te z. Vila:

https://www.facebook.com/share/p/1BesaC8sNe/?mibextid=wwXIfr

In Memoriam: Lisa Milicaj: “Ndiqni ëndrrat tuaja dhe mos u dorëzoni kurrë!” Intervistoi Ruben Avxhiu

 

Nga Ruben Avxhiu

Kur intervistova Lisa Milicajn, 14 vjet më parë, ajo ishte plot jetë. Gjithçka dukej se po i shkonte për mbarë. I kishte mbijetuar një martese të palumtur dhe një periudhë pasigurie profesionale. Brenda pak vitesh, kishte ndërruar karrierë, kishte themeluar kompaninë e saj, ishte zgjedhur në një post publik dhe — e kuptova këtë vetëm në retrospektivë — kishte rënë tashmë në dashuri. E gjithë kjo, ndërsa rriste tre fëmijë dhe kujdesej për prindërit e saj.

Nuk e dimë se çfarë fati na pret në jetë. Kur dikush largohet nga kjo botë në një moshë kaq të re, na kujtohet se sa e çmuar dhe e brishtë është jeta.

Po e ribotoj intervistën, e cila mbase është pak e vështirë ta lexosh tani që Lisa ka ndërruar jetë, por m’u duk një bisedë me vlerë, për shkak të guximit dhe sinqeritetit me të cilën rajo eflekton mbi realitetin sureal me të cilin përballeshin shumë gra shqiptaro-amerikane të brezit të saj.

U prehtë në paqe.

Intervistë me Lisa Milicajn, drejtuese e suksesshme biznesi dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Pleasant Valley, Nju Jork

Për një qytetare të angazhuar që ngrinte zërin dhe merrte pjesë në borde të ndryshme, kandidimi për një post zyrtar erdhi natyrshëm

RUBEN: Nga çfarë pjese e Kosovës janë prindërit tuaj dhe çfarë i nxiti për të ardhur në Amerikë?

LISA: Prindërit e mi janë nga Zllakuqani, që ndodhet në Komunën e Klinës. Vendosën të vijnë në Amerikë kryesisht për shkak të rrethanave të vështira ekonomike dhe diskriminimit politik nga serbët. Kjo e kishte bërë të pamundur që babai im të gjente punë dhe të mbante familjen e tij. Ai ishte jashtëzakonisht i motivuar jo vetëm për të ikur dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë, por edhe për të ndihmuar të gjithë familjen e tij që jetonte ende në Kosovë. Menjëherë pas kësaj, babai im ka ndihmuar të gjithë familjen të vijë në Amerikë një nga një.

RUBEN: Immigrantët e brezit të dytë shpesh rriten mes dy kulturave, të cilat kanë plot dallime, në mos bien ndesh me njëra-tjetrën. Cila ka qenë përvoja juaj personale me këtë? A ju ka ndihmuar, penguar apo përcaktuar formimin tuaj në ndonjë mënyrë?

LISA: Kjo është një pyetje intriguese e cila rrallë i bëhet dikujt, dhe ju jam mirënjohëse që jeni kaq i drejtpërdrejtë. Vëllezërit e mi dhe unë jemi brezi i parë i lindur në Amerikë nga familja jonë dhe do të thosha se ky brez specifik ndoshta vuan më shumë se çdo brez tjetër pasues pikërisht se rritet mes botëve plotësisht kontradiktore. Kur pyet nëse më ka ndihmuar, penguar apo më ka përcaktuar; i ka bërë të gjitha këto në momente të ndryshme të jetës sime.

Shqiptarët që erdhën në këtë vend kanë sjellë me vete të gjithë historinë e tyre dhe mjedisi ku u rritëm ka qenë shumë më i rreptë për gratë, me plot kufizime, por unë kam qenë e vendosur të gjeja anët pozitive të tij. Injektohesh që herët me një dozë të jashtëzakonshme krenarie, ndershmërie, pune të palodhur dhe konservatorizmi që vjen nga fakti se je i lindur shqiptar dhe kjo do të rrënjoset te ty, pavarësisht sa mund të dojë ta mohojë dikush. Për mua, çështja ishte si të përshtasja këtë moral me jetën gjithmonë e më të ndryshme “shqiptaro-amerikane” që po jetoja. Kam vënë re, se pas disa dekadash, njerëzit më në fund e vlerësojnë këtë, pavarësisht se çfarë ndodh.

Është e pamundur për fëmijët tanë dhe brezat pas tyre që të kuptojnë se sa e kufizuar ishte jeta jonë. Përballem me shprehje fytyrash nga më të çuditurat, sa herë u shpjegoj brezave më të rinj se në çfarë kushte jetese jemi rritur ne, dhe reagoj me buzëqeshje sepse e kuptoj që nuk mund ta përfytyrojnë dot; çka dëshmon se sa shumë kemi ndryshuar nga ajo kohë.

RUBEN: Njiheni si një drejtuese bizensi të suksesshëm në komunitet me kompaninë tuaj Agjensia e Parë e Sigurimit (First Insurance Agency). A keni qenë e përfshirë fillimisht në pasuritë e patundshme dhe më pas keni kaluar në industrinë e sigurimeve? Cila ka qenë rruga që ju çoi te “First Insurance”?

LISA: Kur isha e vogël, prindërit e mi ishin pronarë pasurish të patundshme në Bronks (Bronx). Unë kam punuar në industrinë e sigurimeve për shumë vite, megjithëse më duhet të pranoj se e shihja industrinë e pronave të patundshme në Bronks si një destinacion të ardhshëm.

Ndërkohë që ndiqja kolegjin me kohë të plotë për t’u diplomuar në Shkencat Shëndetësore, punoja me kohë të plotë për kompani të tjera në industrinë e sigurimeve. Isha ende në kolegj kur krijova kompaninë time. Nuk ishte diçka që e kisha pasur në plan, por sa më shumë punoja në atë fushë aq më shumë më tërhiqte.

Kur fillova të ndërmjetësoja Sigurime Tregëtare, aty e kuptova se po bija në dashuri me këtë aspekt të industrisë ku e gjeta veten në mënyrë jashtëzakonisht e natyrshme.

Isha rritur në një shtëpi ku ishte normale që në tryezën e bukës të flisje për inspektorë të ndërtimit, shkeljet dhe qiratë; ishte e natyrshme dhe unë e çmoj absolutisht pronësinë. Kjo më dha një avantazh në industri, së bashku me dëshirën time për të bërë diçka më shumë se ndërmjetësit e tjerë në këtë profesion dhe më shumë se biznesmenët e zakonshëm. Themelova një kompani të tillë ku i punësuari të vijë vërtet me gëzim në punë. Dhe si Ndërmjetëse Sigurimesh doja të gjeja mbulimin më të mirë me çmimet absolutisht më të mira, gjë që të gjithë thonë se e bëjnë, por nëse do ta bënin vërtet unë nuk do të kisha këtë biznes.

RUBEN: Shqiptarët në Amerikë, si ndoshta shumë komunitete të tjera etnike para dhe pas tyre, duket se i rezistojnë fillimisht idesë së sigurimit, qoftë në aspektin e biznesit apo në çështjet personale. Ne përpiqemi të edukojmë komunitetin rreth shumë apekteve të jetës amerikane dhe kjo është një prej tyre. Cila është vështrimi juaj si profesioniste e suksesshme nga kjo fushë?

LISA: Njerëzit shpesh dyshojnë se nga të gjitha anët i shtyjnë që të blejnë diçka dhe priren t’i rezistojnë gjithçkaje që ofrohet.

Dilema se a duhet blerë sigurimi bëhet më e lehtë nëse e shihni atë si dy mënyra për t’u përballur me një problem të papritur. E para, dikush mund të zgjedhë gjithmonë të mos blejë sigurim dhe nëse ndodh diçka si një rënie zjarri apo një padi gjyqësore, atëherë ata do të detyrohen të paguajnë për gjithçka nga xhepi. OSE e dyta, ata mund të zgjedhin të “transferojnë” rrezikun tek një kompani sigurimesh për një prim (pagesë mujore) të vogël.

Diçka tjetër që do të doja të shtoja ka të bëjë me Sigurimin e Jetës; kur njerëzit ndërrojnë jetë, ka një taksë që i vendoset pronës në pronësi të të ndjerit, kjo quhet Taksa e Trashëgimisë (Estate Tax). Blerja e Sigurimit të Jetës ndihmon në kompensimin e kësaj takse dhe lehtëson barrën mbi familjen ose individin të cilit i lihet prona. Po e ngre këtë pikë sepse shqiptarët zakonisht zotërojnë biznese dhe disa mund të mos jenë të vetëdijshëm për pasojat e kësaj takse, gjë që është për të ardhur keq pasi ata kanë punuar kaq shumë për të lënë dicka pas për familjen e tyre. Sigurimi i Jetës nuk bëhet të ndihmojë të siguruarin, por që njerëzit e tij të mund të përfitojnë pa u ndëshkuar financiarisht.

RUBEN: Gjithmonë ka pasur debate rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së shqiptaro-amerikanëve në politikë, por rastet Janë  shumë të pakta. Si anëtare Këshilli në Pleasant Valley, duke filluar nga 1 janari i këtij viti, ju jeni një udhërrëfyese në këtë drejtim. Çfarë ju bëri të ndërmerrni këtë hap? Cila ka qenë përvoja juaj deri tani?

LISA: Unë fillova në anën tjetër të spektrit në fakt. Isha një banore shumë e angazhuar, që shpesh ngrija zërin  për t’u treguar njerëzve se ku po gabonin. Kam marrë pjesë për shumë vite në mbledhje të ndryshme të qeverisjes vendore, mbledhje të Bordit të Qytetit, Bordit të Planifikimit dhe Bordit të Zonimit. Më kanë inkurajuar shumë që të kandidoj për një post zyrtar, si hapi i radhës i natyrshëm për një njeri kaq të angazhuar saunë. E kam kundërshtuar shumë këtë nxitje, por në fund e mora vendimin bazuar në faktin se nuk kisha nevojë financiarisht për këtë punë dhe se jeta ime e përditshme në fund të fundit konsistonte në marrjen e vendimeve objektive në emër të njerëzve me një ritëm shumë të shpejtë. Duke qenë se nuk kisha nevojë financiarisht për këtë punë dhe nuk shqetësohesha nëse do të më rizgjedhin apo jo, ndjeva se gëzoja një avantazh të madh sepse shqetësimi im i vetëm si Këshilltare do të ishte si t’u shërbeja njerëzve të Bashkisë time sa më mirë që mundesha. Gjithashtu, unë jam e përfshirë drejtpërdrejt në çdo aspekt të kompanisë sime, kështu që të gjitha financat, rregulloret dhe të gjitha të tjerat do të ishin të lehta për t’u menaxhuar.

Përvoja ime ka qenë shumë e mirë, mendoj se kemi një Bord Qyteti shumë të mirë dhe punojmë shumë mirë së bashku. E di që. Nuk është kështu tjetërkund, por në këtë rast ka qenë një përvojë shumë e mirë.

RUBEN: Ka qenë më e vështirë për gratë të hyjnë në politikë, por duket se po ndryshon. Me siguri ka qenë më e vështirë në kontekstin shqiptar. Si nënë e tre fëmijëve, ju po jeni vetë një dëshmi e fortë e aftësive të grave sot. A keni ndonjë model frymëzimi në këtë kontekst dhe a keni vetë ndonjë këshillë për vajzat/gratë që duan të bëjnë përpjekje të ngjashme tani që tabuja po thyhet me shpejtësi?

LISA: Unë nuk kam ndonjë model frymëzimi. Megjithëse kur isha shumë e re dhe në një martesë shumë të palumtur, netëve pa gjumë, mendoja po sikur të mund të isha diku tjetër, ku do të doja të isha? Çfarë mund të isha duke bërë në vend të asaj gjendjeje të tmerrshme? Përgjigjja nuk ishte aq e qartë, por ky vizion i vetëm që kisha gjithmonë kur mbyllja sytë ishte mbajtja e një fjalimi në një podium. Sa ironike ishte; pasi të flisja ishte pikërisht gjëja që më më së paku më lejohej të bëja. Këshilla ime do të ishte: ëndërroni ëndrrat tuaja, mos ndaloni së punuari, dëgjoni më shumë dhe mos u dorëzoni kurrë. Nëse kujtohemi që  t’i vëmë në punë aftësitë tona më të mira, edhe kur zhurma e jashtme përpiqet t’i mbysë, gjëra të mahnitshme mund të ndodhin.

RUBEN: Ju vërtet që folët nga podiumi, gjatë një festimi të fundit të Ditës së Flamurit Kombëtar në Bronks dhe keni marrë pjesë në shumë ngjarje të rëndësishme dhe historike të komunitetit shqiptar këtu në SHBA. Cila është përfshirja juaj në komunitetin tonë? Cili është mendimi juaj për mënyrat se si ky komunitet po funksionon nga pikëpamja juaj dhe cfarë do të dëshironit të shihni të zhvillohet në të ardhmen?

LISA: ”Përfshirja” ime në komunitet nuk është shumë e shpeshtë për shkak të detyrimeve të mia të shumta ndaj familjes, punëve dhe duke marrë parasysh se sa larg jetoj nga Qyteti [i Nju Jorkut]. Megjithatë, “detyrimi” im ndaj komunitetit tim është krejt i ndryshëm; e kam për detyrë të jem më e mira që mund të jem, të qëndroj e fokusuar dhe t’i largohem negativitetit. Ka plot anëtarë të komunitetit që janë të suksesshëm dhe më pas ka pak prej tyre që jo vetëm janë bërë të suksesshëm, por janë rritur vazhdimisht në mënyrë sistematike pa hezitim, dhe unë frymëzohem nga të gjithë ata që kanë zgjedhur të bëjnë më mirë me jetën e tyre. Do të ishte e mrekullueshme që kjo rritje të vazhdojë dhe do të doja t’i kujtoj brezit të ri se asgjë nuk është më e rëndësishme se si dhe për çfarë e përdorni kohën tuaj të çmuar, dhe të mos lejoni t’ju ikë nga duart.

(Intervistuar nga Ruben Avxhiu, gusht 2012)

Pikëllues lajmi i ndarjes nga jeta i Lisa Milicaj Bajraktari, e cila ishte një politikane, sipërmarrëse dhe aktiviste e shquar e komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork

Dhimbje e thellë për komunitetin Shqiptaro-Amerikan lajmi i ndarjes nga jeta të Lisa Milicaj Bajraktari, e cila ishte një politikane, sipërmarrëse dhe aktiviste e shquar e komunitetit në Nju Jork.

Lajmin e hidhur e njoftoi bashkëshorti i sa, Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari.

VOAL – Albanian Parade – Parada Shqiptare, tashmë një traditë e komunitetit shqiptar në SHBA do të zhvillohet të shtunën, më 20 Qershor në rrugën 43-të dhe Avenjunë e 6 në Manhaten – 43rd Street & 6th Avenue – Manhatten. Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm ashtu si ndodh për vit çdo vit. Këtë vit në krye të kësaj parade do të jetë zonja Lisa Milicaj. Zonja Lisa Milicaj është zgjdhur si Marshalle e Parades Shqiptare 2015, si gruaja dhe Shqiptarja e pare e votuar si politikane ne shtetin e Nju Jorkut.

Liza Milicaj me origjinë nga Kosova, ka qenë një zyrtare e lartë publike e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë.

Ajo pos këshilltare në Këshillin e Bashkisë së këtij lokaliteti, mbante edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA.

Lisa krenohet me rrënjët e saj kudo në punë dhe në jetën e saj të përditshme, e prezanton veten si një shqiptare e Amerikës.

Prindërit e saj Jaku dhe Lena kanë emigruar nga Kosova në vitin 1968. Ajo është e lindur në SHBA, por kjo nuk e ndalon të ndjehet plotësisht shqiptare.

Liza Milicaj krenohet me rrënjët e saj shqiptare, por ndërkohë ajo ishte edhe krenari për komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA.

Ajo arriti me aftësitë e saj një rëndësi historike për femrën shqiptare si gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në një detyrë politike në shtetin e Nju Jorkut. Po ashtu Lisa Milicaj Bajraktari u zgjodh si republikane në Bordin e Qytetit të Pleasant Valley, Nju Jork, duke e bërë atë gruan e parë shqiptaro-amerikane që mbante një detyrë të tillë në shtetin e Nju Jorkut dhe të dytën në të gjithë vendin në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ishte thellësisht e përkushtuar ndaj komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe në mbështetjen e Kosovës.

Për shërbimin e saj, ajo u nderua, ndër nderime të tjera, me titullin Kalorës i Urdhrit Gjergj Skënderbeu. Lisa MIlicaj Bajraktari mori një vëmendje mbarëkombëtare, kur gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, ajo fitoi vëmendje kur Presidenti Donald Trump citoi një nga mesazhet e saj në Twitter në të cilin ajo e mbronte atë nga kritikat.

Lisa Ishte një sipërmarrëse e suksesëshme. Ajo themeloi dhe drejtoi Agjencinë e Parë të Sigurimeve, Inc. për më shumë se 16 vjet. Pasuri të paluajtshme: Që nga viti 2015, ajo ishte pronare dhe presidente e kompanisë së pasurive të paluajtshme Belmont & Clark, LLC në shtetin e Nju Jorkut.

Për respektin që gëzonte në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, në Paradën e vitit 2015 në New York,  në krye të kësaj parade u vendos zonja Lisa Milicaj e zgjedhur simbas traditës si Marshalle e Parades Shqiptare 2015, duke qenë si një ndër aktivistet e shquara në komunitet, e zgjedhur po ashtu edhe në mesin e 150 shqiptarëve më të suksesshëm në librin”Histori suksesi shqiptaro-amerikan”.

Me këtë rast, Marko Kepi  tha se Lisa është nga Kosova dhe është Shqiptarja e parë e votuar si politikanë në shtetin e Nju Jorkut, një zyrtare e lartë e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë. “Ajo, shtoi Kepi, udhëheqës i kësaj parade, pos këshilltares në Këshillin e Bashkisë të këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA”

Ndërsa në vitin 2016 AAWO, Albanian American Women’s Organisation, shqip Shoqata e Gruas Shqiptare-Amerikane “Motrat Qiriazi” që drejtohej nga Dr.Anna Kohen e shpalli Lisa Milicaj Bajraktari “Gruaja e Vitit”.

Në tekstin argumentues Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane bënte vlerësimet për zonjën Lisa Milicaj Bajraktari, duke treguar se ajo shkallët e suksesit i ka ngjitur me djersën e mundin e saj, duke arritur suksese në edukimin e saj, me studime Universitare dhe Master deri tek biznesi i saj të cilën e ngriti si një selfmadewoman, pra me forcat dhe meritat e saj.

Me atë rast Lisa MIlicaj Bajraktari mbajti një fjalë përshëndetëse në anglisht që Voal.ch e ka botuar, që titullohej “Spirit on fire”.

Lisa Milicaj Bajraktari ishte një një emër i nderuar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA, ajo ishte një bijë, nënë, motër, gjyshe, bashkëshorte dhe Amerikane e devotëshme.

Voal.ch që ka bashkëpunuar me zonjën Lisa Milicaj Bajraktari i shpreh ngushëllimet Familjes dhe mbarë Komunitetit.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

SPIRIT ON FIRE – BY Lisa MILICAJ

Lisa Milicaj nominohet Gruaja e Vitit nga Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane

PARADA SHQIPTARE 2015 MARSHOI KUQ E ZI DHE ME KRENARI NË ZEMËR TË NEW-YORKUT – Nën tingujt „O sa mirë me qenë shqiptar“

Joanne Prifti-Nicholas: Regjistrime historike audio shqiptaro-amerikane nga arkivi audio i Louis M. Prifti, Kryepeshkopi Theofan Stilian Noli, koleksioni i simpoziumit të Harvardit

 

Përpjekja e Z. Prifti si avokat për ruajtjen e trashëgimisë shqiptaro-amerikane, jo vetëm që siguroi ruajtjen e materialit, por gjithashtu nderon trashëgiminë e tij si gazetar, duke theksuar integritetin dhe depërtimin e tij kulturor.

Shpërndarja e ardhshme shënon hapin e parë publik drejt ruajtjes së kësaj trashëgimie për brezat e ardhshëm, duke siguruar njëkohësisht atribuimin dhe kontekstin historik të duhur.

 

Vitet e Hershme dhe Karriera në Zërin e Amerikës (VOA) 1951-1982

Louis M. Prifti (1914-1984) lindi në Borovë të Shqipërisë. Ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1931, duke u vendosur në Filadelfia, ku babai i tij punonte si murator në Muzeun e Artit të Filadelfias. Në vitin 1941, Z. Prifti u regjistrua në Forcat Ajrore të Ushtrisë dhe u vlerësua me Kryqin e Fluturimit të Shquar, Yllin e Argjendtë, Citatin e Njësisë Presidenciale dhe Medaljen Ajrore me pesë tufa gjethesh lisi për shërbimin e tij si mirator me kullë topi në B-17. Më 6 korrik 1943, ai mësoi se prindërit e tij, së bashku me fshatarë të tjerë në Borovë, ishin masakruar nga nazistët. Z. Prifti jetoi në Filadelfia deri në vitin 1951, kur u transferua në Bridgeport, Connecticut, dhe udhëtoi për në zyrën e Zërit të Amerikës në Nju Jork. Në vitin 1952 ai u martua dhe, kur Zëri i Amerikës u zhvendos në Uashington D.C. në vitin 1954, ai dhe familja e tij e ndoqën. Ai ishte një gazetar pionier dhe figurë qendrore në Shërbimin Shqip gjatë Luftës së Ftohtë, duke shërbyer si Zëvendës Shef, shkrimtar skenarësh radiofonikë, redaktor, producent, transmetues në radio dhe korrespondent i ngjarjeve speciale.

Metodat dhe intervistat me figurat kryesore historike

Ndërsa shumë anëtarë të stafit u punësuan vetëm si shkrimtarë ose redaktorë, si producent, ai menaxhoi ofrimin teknik, ritmin, formatimin muzikor dhe audio të programeve radiofonike dy herë në ditë. Si Korrespondent i Ngjarjeve Speciale, ai luajti një rol të rëndësishëm në regjistrimin dhe ruajtjen e shumë fjalimeve dhe intervistave të Kryepeshkopit të shquar shqiptaro-amerikan, Fan S. Noli, duke përfshirë procedurat e funeralit të tij dhe Simpoziumin e Harvardit që festonte 100-vjetorin e lindjes së tij. Regjistrimet e tij përfshinin gjithashtu intervista me figura me ndikim shqiptaro-amerikan, duke përfshirë Anthony Athanas, Dr. Andrew D. Elia, Guiseppe Schiro, Bekim Femihu, Dorothy Lambert, Rev. Arthur Liolin dhe Elias Mitchell.

Ruajtja e një arkivi historik audio dhe pse ai mbetet i vlefshëm sot

I gjithë ky arkiv u kap dhe u arkivua personalisht në një kohë kur kasetat origjinale shpesh ripërdoreshin ose hidheshin. Shumica e këtyre regjistrimeve nuk janë dëgjuar që kur u transmetuan nga Zëri i Amerikës, dhe si i tillë, ky koleksion përfaqëson një dokument kulturor unik dhe të pazëvendësueshëm. Përpjekja e Z. Prifti si avokat për ruajtjen e trashëgimisë shqiptaro-amerikane, jo vetëm që siguroi ruajtjen e materialit, por gjithashtu nderon trashëgiminë e tij si gazetar, duke theksuar integritetin dhe depërtimin e tij kulturor. Ky koleksion ofron një vështrim të rrallë në gjuhën, kulturën, fenë dhe historinë e diasporës shqiptare përmes syve të disa prej figurave të saj më të rëndësishme kulturore. Ai ofron një mundësi të vlefshme për dialog ndërgjeneracional, duke nxitur krenarinë dhe identitetin kulturor brenda komunitetit shqiptar, dhe një burim të qëndrueshëm për klerin, autorët, historianët dhe studiuesit.

Bashkëpunimi dhe puna në grup në VOA

Si një nga zërat e hershëm shqiptaro-amerikanë gjatë Luftës së Ftohtë, Z. Prifti punoi ngushtë me kolegë të tjerë të shquar të VOA-s, si Joseph Paskal (Shefi i Shërbimit), Xhevat Kallajxhi (botues dhe gazetar), Peter Tyko (Specialist për Evropën Lindore, Redaktor), Kleanth Mima (një kontribues i gjatë në shërbimin shqip), Talat Karagjozi (transmetues, producent, redaktor dhe më vonë Shef i Shërbimit) dhe Frank Shkreli. Z. Shkreli, i cili u trajnua nga Z. Prifti, më vonë vazhdoi të punonte për Shërbimin Shqip për shumë vite si Transmetues Ndërkombëtar, Reporter i Ngjarjeve Speciale, Producent dhe Redaktor i Lartë përpara se të promovohej në Drejtor të Divizionit Evropian, duke mbikëqyrur të gjitha transmetimet e VOA-s në Evropë dhe Euroazi. Së bashku, ata transmetuan shtyp të lirë dhe lajme të pacensuruara në një Shqipëri të atëhershme të izoluar. Ata formuan një bërthamë intelektuale dhe një ekip të fuqishëm që përcaktoi praninë shqipe të VOA-s për dekada, duke ndihmuar në informimin e publikut shqiptaro-amerikan dhe mbajtjen e lidhjeve me atdheun gjatë një periudhe historike sfiduese. Duke punuar nga selia e Zërit të Amerikës në Uashington, D.C., Prifti ndihmoi në mirëmbajtjen e një linje të përditshme lajmesh të sakta dhe të balancuara dy herë në ditë për në Shqipëri, ku regjimi i Hoxhës kishte ndaluar mediat e huaja. Këta intelektualë dhe patriotë shqiptaro-amerikanë kanë dhënë një kontribut të vlefshëm në misionin dhe përpjekjet e njohura për kauzën kombëtare, veçanërisht në promovimin e demokracisë përmes shtypit dhe organizatave të diasporës.

Trashëgimia e Shërbimit Shqip: Z. Prifti dhe kolegët e tij përmenden nga ish-gazetarë të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, si Frank Shkreli dhe Elez Biberaj, si heronj të epokës që mbrojtën të vërtetën përmes lirisë së fjalës kur regjimet komuniste në Evropë kërkuan të censuronin informacionin e jashtëm.

Lidhja e komunitetit dhe besimit: Njohuritë e Z. Prifti për rëndësinë e komunitetit shoqëror ishin gjithashtu të rëndësishme në rolin e tij si një nga themeluesit kryesorë të AANO-s në vitin 1946 – Organizatës Kombëtare Shqiptaro-Amerikane, një federatë jo-fetare dhe jo-politike që kërkonte të ruante trashëgiminë shqiptare. AANO ende bashkon diasporën përmes festimit të të rinjve, rrjetëzimit, iniciativave kulturore dhe një konvente kombëtare vjetore. Prifti ishte redaktor i gazetës së organizatës “Shqiptari”. Ai pa komunitetet e ngushta shqiptare të copëtoheshin pas luftës kur veteranët morën fonde nga Projektligji i GI për diploma universitare, trajnim pune ose kredi për shtëpi. Ndërsa largoheshin nga enklavat urbane etnike në periferi, komuniteti shqiptar filloi kalimin e tij nga familjet shumë-gjeneracionale në familjet moderne bërthamore. Për të mbajtur gjallë trashëgiminë e tyre, familjet mbetën të lidhura përmes ngjarjeve vjetore të AANO-s. Vajza e Z. Prifti u takua me burrin e saj në njërën nga këto konventa. Z. Prifti mbajti lidhje të thella me komunitetin ortodoks shqiptar dhe mbajti lidhje me Kishën e Shën Gjonit në Filadelfia.

Çfarë e dallon këtë arkiv dhe përpjekjet për dixhitalizimin e regjistrimeve si hapi tjetër i administrimit të këtij arkivi.

Gjatë viteve të fundit, materiali që lidhet me Veprat është organizuar në mënyrë që të ruhet prejardhja dhe të mbrohet konteksti historik. Versionet e dixhitalizuara me besnikëri të lartë të çdo regjistrimi me rrotulla janë tani të përfunduara. Ky proces riprodhon tingullin me saktësi maksimale në performancën e krijuar nga shtatëmbëdhjetë regjistrimet origjinale të Nolit. Ky format i dixhitalizuar siguron aksesueshmëri dhe është i plotë me hyrje audio, informacion të plotë mbi citimin dhe atribuimin, përmbledhje të përmbajtjes së çdo regjistrimi specifik, vetë përmbajtjen dhe vërejtjet përmbyllëse. Dokumentet shoqëruese përfshijnë një Orar Veprash dhe një spreadsheet Excel me informacion të detajuar rreth skedarëve audio, duke përfshirë Numrat e Regjistrimeve, Folësit (folësit), Datat, Vendndodhjet e Regjistruara, Kohëzgjatjen, Informacionin e Koleksionit dhe Përmbledhjet. Janë hartuar gjithashtu disa transkripte të papërpunuara. Për studiuesit, citimi akademik është një mjet themelor për gjurmimin e prejardhjes së materialit. Përtej thjesht informimit të audiencës, citimi i duhur mbështet standardet më të larta të integritetit akademik duke garantuar atribuimin e duhur ndaj regjistruesit origjinal që ata meritojnë. Aktualisht, Veprat po i dhurohen përsëri Arkidioqezës Shqiptare të Amerikës në Boston, Kishës së Nolit, dhe vendndodhjes origjinale ku Z. Prifti ia besoi materialin për herë të parë. Biblioteka e Kongresit po kalon procesin e blerjes dhe do të marrë kasetat origjinale të mbështjella për prejardhje. Aktualisht, po zhvillohet një listë shpërndarjeje për t’ua ofruar Veprat arkivave, bibliotekave, studiuesve dhe grupeve të diasporës brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë saj, në mënyrë që të tjerët të mund të vazhdojnë të mësojnë rreth trashëgimisë sonë të përbashkët. Si vajza e Z. Prifti, unë kam një mision dhe vizion të qartë për të nderuar trashëgiminë e babait tim me një qasje të përbashkët administrimi për shpërndarjen dhe përdorimin. Ky koleksion përfiton më shumë kur ruhet përmes bashkëpunimit midis institucioneve fetare, arkivave, bibliotekave, studiuesve dhe organizatave të diasporës, duke ruajtur atribuimin dhe kontekstin historik të duhur. Kjo qasje pasqyron një angazhim për kujdes bashkëpunues, ruajtje, saktësi, marrëdhënie, integritet dhe respekt për rëndësinë kulturore, fetare dhe historike të materialit. Ai bëhet një “projekt i gjallë”.

Atribuimi dhe Njohja:Vepra e jetës së Z. Prifti meriton respekt për prejardhjen dhe atribuimin intelektual – duke përdorur citimin dhe atribuimin e kërkuar sa herë që materiali përdoret, ndahet, riprodhohet, shpërndahet, citohet, nxirret fragmente, referohet, publikohet ose përdoret në shfaqje publike. Si kusht për marrjen e këtyre materialeve, Marrësit/Institucionit do t’i kërkohet të përfshijë citimin dhe atribuimin e plotë të mëposhtëm kudo që përdoren Veprat: “Mirësjellje e Arkivit Audio të Louis M. Prifti, Zëvendës Shef, Shkrimtar Skenari Radiofonik, Redaktor, Producent, Transmetues në Ajër dhe Korrespondent i Ngjarjeve Speciale të Zërit të Amerikës, Shërbimi Shqip 1951–1982.” Ata që gjejnë vlerë në ose i përdorin Veprat janë të mirëpritur të marrin në konsideratë një donacion vullnetar në njohje të ruajtjes së kësaj trashëgimie kulturore dhe mund t’i drejtohen AAOA, Kryepeshkopatës Shqiptare të Amerikës në Boston, Massachusetts. Për t’u siguruar që donacioni juaj të drejtohet siç duhet, ju lutemi të përfshini një shënim që përcakton dhuratën tuaj për Projektin e Arkivit Noli. 617-268-1275. https://albanianarchdiocese.org/ .

Media amerikane Hell Gate: Shqiptarët protestojnë në Nju Jork kundër Edi Ramës! I bëjnë thirrje dhe ish-kryebashkiakut Eric Adams t’i bashkohet Revolucionit të Flamingove

Portali amerikan Hell Gate i ka kushtuar një artikull protestës së zhvilluar të shtunën në Nju Jork nga komuniteti shqiptar kundër kryeministrit Edi Rama.


Sipas medias, protesta ishte pjesë e lëvizjes globale të quajtur “Revolucioni i Flamingos”, ndërsa artikulli ndalet edhe te marrëdhënia e Ramës me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, si dhe te polemikat për projektet e Jared Kushner dhe koncertin e Kanye West në Shqipëri.

Artikulli:

Më shumë se 150 shqiptarë u mblodhën të shtunën pasdite në qytetin e Nju Jorkut për të kërkuar dorëheqjen dhe burgosjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama – një aleat i afërt politik i ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, i cili së fundmi dhe në mënyrë të pazakontë u shpall shtetas shqiptar me një dekret të posaçëm presidencial, në një ceremoni të organizuar nga vetë Rama.

Protesta u zhvillua në ditën e 42-të të një lëvizjeje proteste globale, e cila po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe njihet si “Revolucioni i Flamingos”. Sipas artikullit, kjo lëvizje u nxit pjesërisht nga marrëveshja që qeveria shqiptare lidhi me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, në kuadër të statusit të “investitorit strategjik”, për zhvillimin e resorteve luksoze në ishullin e Sazanit dhe në një zonë të mbrojtur natyrore në bregdetin perëndimor të Shqipërisë.

Flamingot janë kthyer në simbol të protestave, pasi demonstruesit kërkojnë mbrojtjen e ekosistemit të brishtë të zonës, që shërben si habitat për flamingot rozë shtegtare, pranë vendit ku Kushner planifikon, sipas fjalëve të tij, “të krijojë resortin ideal ku do të doja të qëndroja me familjen dhe miqtë e mi.”

Artikulli kujton gjithashtu se javën e kaluar Rama ndezi edhe më shumë zemërimin publik, pasi njoftoi se qeveria kishte shpenzuar 4.5 milionë dollarë nga fondet publike për organizimin e një koncerti të Kanye West në Shqipëri, megjithëse turneu i reperit ishte anuluar në disa qytete evropiane për shkak të deklaratave të tij antisemite.

Sipas Hell Gate, Eric Adams është parë shpesh pranë komunitetit shqiptar në Nju Jork, i cili konsiderohet më i madhi në Shtetet e Bashkuara. Gjatë kohës që drejtoi bashkinë, ai organizoi aktivitete për trashëgiminë shqiptare në Bashkinë e Nju Jorkut, mbështeti paradën e parë shqiptare në qytet dhe në shumë raste mbajti në kokë plisin, duke iu drejtuar shqiptarëve si “vëllezërit dhe motrat e mia”. Artikulli përmend gjithashtu se djali i tij, Jordan Adams, ka marrë pjesë në versionin shqiptar të spektaklit “American Idol”.

Megjithatë, në protestën e së shtunës, pjesëmarrësit thanë se afërsia e Adams me Edi Ramën nuk është pritur mirë nga komuniteti shqiptar.

Në muajt e fundit të mandatit si kryebashkiak, Adams zhvilloi një vizitë katërditore në Shqipëri, pjesërisht e financuar nga qeveria shqiptare. Ai vizitoi edhe Vlorën, një nga qendrat kryesore të protestave për çështjet e pronave, ku deklaroi se synonte të nxiste më shumë turistë nga Nju Jorku të vizitonin qytetin.

“Do të citoj Shkrimin e Shenjtë,” tha një artist shqiptar i identifikuar vetëm me emrin Ulysses. “Nëse prek katranin, do të mbetesh i njollosur prej tij; do të bëhesh i pisët.” gsh

UGSHPD interviston pianisten, pedagogen dhe aktivisten e njohur në SHBA Dr.Elida Dakoli: Nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme pa kujtesë historike

UGSHPD interviston Dr.Elida Dakoli, që jeton e punon në SHBA. Ajo është pianiste me emër, pedagoge, autore librash, sipërmarrëse dhe aktiviste e njohur qytetare që posa është zgjedhur në bordin administrativ të VOC, Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit, The Victims of Communism Memorial Foundation, me qendër në Washington D.C, një organizatë jofitimprurëse edukuese për të drejtat e njeriut, që i është dedikuar përkujtimit të më shumë se 100 milionë njerëzve të vrarë nga regjimet komuniste dhe edukimit të publikut mbi historinë e Marksizmit dhe totalitarizmit. Presidenti Bill Clinton nënshkroi ligjin për themelimin e Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit më 17 dhjetor 1993, i cili u miratua unanimisht nga Kongresi i SHBA-së si Ligji Publik 103-199 (Seksioni 905).

Dr. Elida Dakoli është një pianiste koncertesh, pegagoge, autore, edukatore, sipërmarrëse dhe aktiviste qytetare, puna e së cilës lidh përsosmërinë artistike, arsimin dhe ndërgjegjen historike. Karriera e saj pasqyron një angazhim të vazhdueshëm ndaj përgjegjësisë kulturore dhe peshës morale që artet mund të mbajnë në jetën publike.

Në vitin 2023, Qyteti i Durrsit, Shqipëri, e nderoi atë si Ambasadore të Qytetit. Ky përcaktim njohu përfaqësimin ndërkombëtar që ajo i bën kulturës shqiptare, punën e saj në arsimi dhe edukim si dhe aktivizmin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo shërben në Bordin e Administratorëve të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, VOC. Dëshmia e saj para Legjislaturës së Teksasit kontribuoi në krijimin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Teksas. Aktivizmi i saj shtrihet në iniciativat e drejtësisë tranzicionale të mbështetura nga BE në Shqipëri, duke dokumentuar varret masive të epokës komuniste dhe duke avancuar përballjen publike me të kaluarën.

Dr. Dakoli ka patur një vend qendror në panele në Qendrën Presidenciale George W. Bush, Shkollën e Lidershipit Qytetar të Universitetit të Teksasit në Austin dhe konferenca akademike amerikane mbi autoritarizmin dhe rezistencën demokratike. Ajo është prezantuar nga BBC, Zëri i Amerikës dhe Euronews. Intervista e saj në BBC dhe Zëri i Amerikës mbi gjetjen e varreve masive të të burgosurve politikë shqiptarë u transmetua në më shumë se dyzet gjuhë. Në vitin 2024, ajo u zgjodh Personi i Vitit nga Marquis Who’s Who* për kontributet e saj në muzikë, arsim dhe të drejtat e njeriut.

Ajo është themeluese e Institutit DFW për Përparimin Muzikor (DIMA), një institut gjithëpërfshirës muzike dhe lidershipi që u shërben më shumë se 500 studentëve çdo vit në 15 shkolla në zonën e Dallasit, me një fakultet prej 25 instruktorësh dhe një sezon me më shumë se 70 shfaqje çdo vit. Në vitin 2025, ajo themeloi Inspired Sounds, një organizatë jofitimprurëse që ofron udhëzime falas për muzikë dhe lidership për refugjatët dhe të rinjtë në nevojë. Ajo ka shërbyer si Profesoreshë e Sipërmarrjes në Arte në Universitetin Baptist të Dallasit, ku ka hartuar dhe lançuar kurrikulën e sipërmarrjes në arte të universitetit. Ajo është një këshilltare e kërkuar për doktoraturë në sipërmarrjen në muzikë dhe arte dhe punon me kandidatë në universitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Si pianiste koncertesh, Dr. Dakoli ka performuar në Carnegie Hall në Nju Jork, Brahms-Saal në Vjenë dhe në skena koncertesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Ajo ka një Doktoraturë të Arteve Muzikore në Interpretim Pianoje nga Universiteti Shtetëror i Luizianës, një Master në Muzikë nga Universiteti Baylor dhe një Bachelor në Pedagogji Pianoje nga Universiteti i Muzikës në Tiranë. Disertacioni i saj i doktoraturës ishte libri i saj i parë : Aleksandër Peçi: Muzika Shqiptare Para dhe Pas Perdes së Hekurt (Academica Press, 2018), një shqyrtim shkencor i krijimit artistik nën sundimin totalitar.

Dr. Dakoli lindi në Durrës, Shqipëri, në vitet e fundit të sistemit të mbyllur komunist të vendit. Stërgjyshi i saj, Hysen Myshketa, ishte një avokat i hershëm i demokracisë në Shqipëri, i cili u vra gjatë ngritjes së regjimit. Gjyshi i saj, Sadik Dakoli, një figurë e respektuar qytetare dhe biznesi, u arrestua nga regjimi dhe vdiq në paraburgim. Këto histori formësojnë perspektivën dhe punën e saj.

Në nëntor 2026 del në qarkullim libri i saj: Beneath the Silence: The Names a Regime Tried to Erase, Nën Heshtjen: Emrat që një Regjim u përpoq t’i fshinte, nga Post Hill Press dhe do të shpërndahen nga Simon & Schuster. Libri ndjek gjurmët e tre brezave të përvojës së familjes së saj nën komunizëm dhe rrëfimet personale dhe historike që kanë mbetur kryesisht të pathëna.

Dr. Dakoli flet rrjedhshëm anglisht, shqip dhe italisht, dhe lexon frëngjisht dhe spanjisht. Ajo përfaqësohet për angazhimet e saj si folëse nga Folësit e GDA-së** dhe jeton në Dallas, Teksas.

*Marquis Who’s Who është një kompani e famshme amerikane, e cila prej 1899 publikon biografi të personaliteteve nga e gjithë bota.

**Termi GDA Speakers i referohet kryesisht agjencisë së njohur botërore të folësve GDA Speakers (Gail Davis & Associates), një zyre të udhëhequr nga gra si oratore dhe liderët të mendimit me seli në Dallas, Teksas.

INTERVISTA

Pyetjet e Alba Kepit

Alba Kepi:- Cili është prioriteti juaj kryesor si anëtare e bordit të Fondacionit të Memorialit të Viktimave të Komunizmit? Çfarë ndikimi konkret synoni të sillni në punën e fondacionit?

Elida Dakoli:- Prioriteti im kryesor është që kujtesa historike të mos mbetet thjesht një çështje përkujtimore, por të kthehet në edukim, ndërgjegjësim dhe përgjegjësi publike. Për mua, Fondacioni i Viktimave të Komunizmit nuk ka si mision vetëm të nderojë të shkuarën, por të mbrojë të ardhmen, duke u treguar brezave të rinj se çfarë ndodh kur shteti shkel lirinë, dinjitetin njerëzor, pronën, besimin dhe të vërtetën.

Duke qenë vetë e rritur në një familje të goditur drejtpërdrejt nga diktatura komuniste në Shqipëri, unë e shoh këtë angazhim jo vetëm si detyrë institucionale, por edhe si detyrim moral. Familja ime ka paguar një çmim të rëndë: kemi pasur të të vrarë, të burgosur, të zhdukur, dhe mbi të gjitha kemi jetuar me peshën e heshtjes që komunizmi imponon mbi familjet për dekada të tëra.

Ndikimi konkret që dua të sjell në bord është në disa drejtime. Së pari, dua të ndihmoj që zëri i Shqipërisë të jetë më i pranishëm në diskursin ndërkombëtar mbi krimet e komunizmit. Shqipëria ishte një nga regjimet më të egra dhe më të izoluara të Europës, por shpesh nuk njihet sa duhet jashtë vendit. Së dyti, dua të shtyj përpara programe arsimore dhe kulturore që i flasin brezit të ri në një gjuhë të kuptueshme, jo vetëm përmes statistikave, por përmes historive njerëzore, artit, letërsisë dhe dëshmive familjare. Dhe së treti, dua të forcoj lidhjen mes kujtesës historike dhe çështjeve të sotme të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, sepse komunizmi nuk është vetëm një kapitull i mbyllur i historisë. Pasojat e tij jetojnë ende në kulturën politike, në institucionet, në frikën, në heshtjen dhe në mungesën e drejtësisë që shumë shoqëri postkomuniste vazhdojnë të mbartin.

Alba Kepi: –Ju posa keni botuar librin tuaj “Beneath the Silence” nga Simon & Schuster. Libri ka karakter autobiografik. A mund të na thoni diçka më hollësisht?

Elida Dakoli:-Po, libri im Beneath the Silence është thellësisht personal dhe ka një bazë autobiografike, por në të njëjtën kohë ai shkon përtej historisë sime personale. Është historia e familjes sime, e tre brezave të goditur nga komunizmi në Shqipëri, por është edhe një reflektim mbi atë që diktatura u bën familjeve, fëmijëve, kujtesës dhe vetë identitetit njerëzor.

Unë kam lindur në Durrës, në një familje që e ka përjetuar persekutimin në mënyrën të drejtpërdrejtë. Nga njëra anë kam historinë e stërgjyshit tim, Hysen Myshketa, një figurë e njohur e jetës publike shqiptare, i vrarë në vitin 1943. Nga ana tjetër, kam historinë e familjes së babait tim, e gjyshit tim te dashur Sadik Dakoli, me burgime, humbje, zhdukje dhe damkën e “biografisë së keqe”, që në Shqipërinë komuniste ishte një dënim i heshtur, por i përditshëm. Famijet e tij dhe gjyshja nuk paten kurre nje varr per t’a qare. Edhe fëmijëria ime u formua nga kjo klimë. Unë e nisa muzikën në një kohë kur ëndrrat e një fëmije përcaktoheshin nga biografia e familjes. Kam luajtur në një piano prej letre para se të më lejohej të studioja ne një të vërtetë, dhe kjo për mua është një metaforë e fortë e asaj që ishte komunizmi: një sistem që përpiqej të kontrollonte jo vetëm jetën, por edhe imagjinatën.

Ky libër nuk është shkruar për të rikthyer dhimbjen si viktimizim, por për të dëshmuar se çfarë ndodh kur një regjim përpiqet të fshijë emra, histori, kujtesë dhe mundësi. Është një libër për mbijetesën, për familjen, për lirinë, për besimin, për dinjitetin, dhe për mënyrën se si arti, kujtesa dhe e vërteta mund të bëhen një formë rezistence. Për mua ishte e rëndësishme që kjo histori të mos mbetej vetëm brenda mureve të familjes sime, por të dilte në dritë si pjesë e një historie më të madhe njerëzore.

 

Pyetjet e Ardian Murrajt


Ardian Murraj:- Sa shpesh e vizitoni Durrësin dhe Shqipërinë, dhe cila është mbresa juaj për ndryshimet krahasuar me kohën kur jeni larguar? Gjithashtu, a mendoni se ideologjia komuniste vazhdon të shfaqet në forma të ndryshme në Shqipëri dhe më gjerë?

Elida Dakoli:-Unë kthehem në Shqipëri rregullisht dhe Durrësi mbetet për mua një vend me ngarkesë shumë të thellë emocionale. Është qyteti ku linda, ku u formuan kujtimet e para të jetës sime, ku filloi marrëdhënia ime me muzikën, por edhe ku familja ime mbarti peshën e historisë së vet. Çdo kthim është një përzierje emocionesh: nga njëra anë ka mall, rrënjë, kujtesë, njerëz që i dua dhe vende që më formuan; nga ana tjetër, ka edhe një ndjenjë përgjegjësie, sepse kthehem gjithmonë me pyetjen se sa kemi arritur vërtet të përballemi me të shkuarën tonë.

Shqipëria ka ndryshuar shumë në pamje, në ritëm, në mundësi, në hapje me botën. Kjo është e pamohueshme. Por unë mendoj se sfida e madhe nuk është vetëm modernizimi i fasadës, por pjekuria e brendshme e shoqërisë për t’u përballur me të vërtetat e veta. Diktatura nuk lë pas vetëm varfëri materiale; ajo lë frikë, heshtje, deformim të moralit publik, mungesë besimi te institucioni, relativizim të së vërtetës dhe një prirje për t’u përshtatur me padrejtësinë. Këto janë plagë që zgjasin më shumë se regjimi vetë.

Sa i përket ideologjisë, unë mendoj se komunizmi nuk rikthehet domosdoshmërisht gjithmonë me të njëjtat simbole, por mund të rikthehet me të njëjtat impulse: me përçmimin ndaj pronës, me armiqësinë ndaj lirisë individuale, me kontrollin e mendimit, me justifikimin e shtetit të pakufizuar, me normalizimin e censurës dhe me urrejtjen ndaj kujtesës historike. Kjo është arsyeja pse biseda për komunizmin nuk është thjesht një bisedë për të shkuarën shqiptare, por për një rrezik universal që mund të marrë forma të reja në shoqëri të ndryshme.

Ardian Murraj:-Çfarë vendi zë problematika e Shqipërisë në VOC dhe sa është përcjellë në media? Cila duhet të jetë strategjia?

Elida Dakoli:-Shqipëria duhet të ketë një vend shumë më të dukshëm në narrativën ndërkombëtare për krimet e komunizmit sesa ka pasur deri më sot. Në Victims of Communism Foundation, ekziston një vetëdije për faktin se Shqipëria ka qenë një nga diktaturat më represive të Europës, por unë besoj se ka ende shumë punë për ta bërë historinë shqiptare më të njohur në SHBA, në botën anglisht folëse dhe më gjerë.

Një pjesë e sfidës është se Shqipëria, për shkak të madhësisë së saj dhe izolimit të gjatë, shpesh ka mbetur në periferi të vëmendjes ndërkombëtare, edhe pse ajo që ndodhi aty ishte ekstremisht e rëndë. Pikërisht këtu mendoj se duhet të jetë strategjia: më shumë dokumentim, më shumë përkthim të dëshmive dhe historive shqiptare në anglisht, më shumë përfshirje të studiuesve, artistëve, të mbijetuarve dhe familjeve shqiptare në programet publike, në muze, në panele, në tekstet edukative dhe në platformat mediatike.

Një strategji serioze duhet të ketë tre shtylla. E para, edukimin e brezit të ri, sepse një shoqëri që nuk i mëson fëmijët e saj se çfarë ka ndodhur, i lë ata të pambrojtur ndaj manipulimit. E dyta, arkivimin dhe dokumentimin, sepse pa fakte, emra dhe dëshmi, e vërteta dobësohet. Dhe e treta, ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, në mënyrë që historia jonë të mos mbetet një histori e vogël lokale, por të kuptohet si pjesë e historisë së madhe të shekullit XX dhe e betejës së sotme për liri dhe dinjitet njerëzor.

 

Pyetjet e Artan Kutrës

Artan Kutra: -Ju keni analizuar cenimin e të drejtave të njeriut gjatë diktaturës komuniste. Po sot, si e vlerësoni respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri? Cilat janë fushat që duhet të përmirësohen?

Elida Dakoli:-Sot Shqipëria nuk është Shqipëria e diktaturës dhe kjo duhet thënë qartë. Ne jetojmë në një sistem pluralist, me liri që në komunizëm ishin të paimagjinueshme. Por kjo nuk do të thotë se çështja e të drejtave të njeriut është e mbyllur. Përkundrazi, respektimi i të drejtave të njeriut duhet parë jo vetëm si mungesë e burgjeve politike, por si cilësi e shtetit ligjor, e drejtësisë, e meritokracisë, e lirisë së shprehjes, e barazisë para ligjit dhe e dinjitetit të qytetarit.

Mendoj se Shqipëria ka tepër nevojë për përmirësim në disa fusha themelore. Së pari, te besimi te drejtësia dhe pavarësia e institucioneve. Së dyti, te lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, sepse kur institucionet kapen nga interesa të ngushta, qytetari i zakonshëm humbet mbrojtjen. Së treti, te trajtimi serioz i së shkuarës komuniste, sepse mosndëshkimi moral dhe institucional i krimeve të djeshme krijon kulturën e pandëshkueshmërisë së sotme. Dhe së katërti, te krijimi i një klime ku të rinjtë të ndihen se mund të ndërtojnë një të ardhme me dinjitet në vendin e tyre.

Për mua, respektimi i të drejtave të njeriut nuk është vetëm çështje ligjesh. Është çështje kulture shtetërore dhe morale publike. Është mënyra si trajtohet e vërteta, si trajtohet qytetari, si trajtohet kujtesa, si trajtohet ai që mendon ndryshe.

Artan Kutra: Largimi me ritme të larta i shqiptarëve në emigracion a mund të dëmtojë memorien historike kombëtare?

Elida Dakoli:Po, nëse nuk ndërtojmë me vetëdije mekanizma për ruajtjen e kujtesës, rreziku është real. Kur brezat largohen, kur fëmijët rriten jashtë, kur historia mbetet vetëm në bisedat e gjyshërve dhe nuk hyn në libra, në shkolla, në kulturë publike, atëherë kujtesa fillon të dobësohet.

Por unë e shoh diasporën edhe si mundësi. Diaspora shqiptare mund të bëhet një forcë shumë e madhe për ta ruajtur dhe ndërkombëtarizuar memorien tonë. Vetë libri im është një përpjekje në këtë drejtim: ta çoj historinë shqiptare përtej kufijve dhe ta vendos në një bisedë më të gjerë për lirinë, diktaturën dhe dinjitetin njerëzor.

.

Pyetjet e Skënder Buçpapajt

Skënder Buçpapaj: Ju vini nga e njëjta shtresë e të deklasuarve nga vjen edhe Lea Ypi. A i keni lexuar librat e saj dhe a mendoni se marksizmi mund të jetë sot një vizion bashkëkohor që ia vlen të përqafohet?

Elida Dakoli:E njoh debatin që kanë hapur shkrimet e Lea Ypit dhe pikërisht kjo më shqetëson thellë. Unë jam e alarmuar nga mënyra se si marksizmi po ripaketohet për brezat e rinj si një ide elegante, intelektuale apo madje humane, ndërkohë që historia e Europës Lindore, e Shqipërisë dhe e miliona familjeve dëshmon të kundërtën.

Unë vij nga një familje që nuk e ka njohur marksizmin si teori seminari, por si realitet dhune. E ka njohur si vrasje, burg, frikë, humbje të pronës, humbje të së drejtës për arsim, për dinjitet, për të ardhme. Prandaj për mua është tronditëse kur shoh se si një ideologji që ka lënë pas aq shumë viktima, trajtohet sërish me butësi, me romantizëm apo me një lloj nostalgjie të rafinuar akademike.

Marksizmi nuk është thjesht një tekst filozofik që mund të ndahet pastër nga pasojat e veta historike. Kur ai është bërë pushtet, ka prodhuar terror, shtypje, varfëri, zhdukje të lirisë dhe shkatërrim të njeriut të lirë. Shqipëria është provë e gjallë e kësaj. Prandaj unë nuk besoj se marksizmi është një vizion bashkëkohor që ia vlen të përqafohet. Besoj se është një ideologji që duhet studiuar me ndershmëri, por edhe me kujtesë morale, jo me amnezi.

Skënder Buçpapaj: A duhet një kundërvënie e hapur ndaj prirjeve të sotme për ta rikthyer marksizmin si teori fitimtare?

Elida Dakoli: Po, duhet një kundërvënie e qartë, serioze dhe intelektualisht e ndershme. Jo me slogane, jo me histeri, por me fakte, me edukim, me dokumente, me histori njerëzore dhe me kujtesë morale.

Problemi më i madh i kohës sonë është se një pjesë e brezit të ri e sheh socializmin, komunizmin dhe marksizmin pa i njohur pasojat konkrete që këto ideologji kanë pasur kur janë bërë sistem politik. Kjo ndodh sepse kemi dështuar t’i mësojmë si duhet. Kur harrohen krimet, rikthehen iluzionet. Kur humbet kujtesa, fitojnë sloganet.

Kundërvënia duhet të jetë e hapur në kuptimin që shoqëria, akademia, mediat, shkolla dhe institucionet duhet të kenë guximin të thonë të vërtetën: se ideologjitë që justifikojnë shtypjen në emër të një utopie, herët a vonë prodhojnë viktima reale. Dhe Shqipëria është një nga dëshmitë më të forta të kësaj. Heshtja bëhet bashkfajësi.

Pyetjet e Elida Buçpapajt

Elida Buçpapaj: Ju vini nga një familje që i ka përjetuar direkt krimet e diktaturës komuniste. Stërgjyshin e gjyshin të vrarë, keni patur të afërm në burgje dhe e ke ndjerë edhe ti që e vogël këtë persekutim. Por këto krime kanë patur shtrirje të gjërë. Rezultojnë 6000 të vrarë si armiq të diktaturës pa varr. Por çka e shoh të pafalshme është qendrimi i shtetit shqiptar këta 35 vjet, që në vend se të vendosë drejtësinë, të paktën përmes sanksionimit të së vërtetës historike, përmes ligjeve, memories etj duke i dënuar këto krime si kundër njerëzimit, kur kemi parasysh breza të tërë lindur e rritur në internime, të privuar nga e drejta e shkollimit apo integrimit në shoqëri, si popullësi civile pa kryer asnjë vepër penale, këtu përfshihen edhe 400 fëmijët e vdekur nga uria në Kampin e Tepelenës, ka mbyllur sytë. Në administratēn publike kemi trashëgimtarë biologjikë apo ideologjikë që nuk janë konvertuar, që postet i kanë trasheguar si pasojë e prejardhjes dhe jo meritokracisë që nuk e njohin institucionin e të kërkuarit ndjesë apo falje. Ju që keni një angazhim të gjatë në Fondacionin e Viktimave të Komunizmit, tash jeni edhe në bordin administrativ, a mund që VOC të ketë ndikim për situatën në Shqipëri, ku krimet e komunizmit janë të padënuara dhe e shkuara diktatoriale duke mos u dënuar po shkon drejt rehabilitimit?Duke qenë se shteti shqiptar nuk ka vendosur drejtësi për krimet e komunizmit, a mund VOC të ketë ndikim për situatën në Shqipëri?

Elida Dakoli: Victims of Communism Memorial Foundation mund të ketë ndikim real për Shqipërinë, por duhet thënë qartë se asnjë institucion ndërkombëtar nuk mund ta zëvendësojë detyrën që ka vetë shteti shqiptar ndaj së vërtetës së tij historike. Për mua, dështimi i Shqipërisë për t’u përballur seriozisht me krimet e komunizmit nuk është thjesht një boshllëk institucional. Është një plagë morale që vazhdon të rëndojë mbi ndërgjegjen tonë kombëtare.

Kur për 35 vjet nuk arrin të emërtosh krimet, të nderosh viktimat, të dëgjosh të mbijetuarit dhe të ndërtosh një kulturë të qartë kujtese e përgjegjësie, atëherë rreziku nuk është vetëm harresa. Rreziku është rehabilitimi i së keqes. Dhe kjo, për mua, është shumë e rëndë. Nuk mund të ketë pajtim të vërtetë pa të vërtetë. Nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme pa kujtesë historike. Dhe nuk mund të ketë meritokraci të ndershme nëse një shoqëri nuk ka guximin të ndahet moralisht nga trashëgimia e diktaturës.

Roli i VOC është i rëndësishëm pikërisht këtu: në dokumentimin e së vërtetës, në edukimin e brezit të ri, në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe në mbështetjen e një kujtese publike që nuk i lë viktimat në heshtje. Por Shqipëria vetë duhet të bëjë hapin vendimtar. Duhet të ketë më shumë guxim institucional, më shumë vullnet politik dhe më shumë ndershmëri historike për t’i quajtur krimet me emër dhe për t’u dhënë vendin që meritojnë viktimave të komunizmit në historinë tonë kombëtare.

Për mua kjo është ndoshta beteja më e rëndësishme. Nëse brezat e rinj nuk e dinë çfarë ka ndodhur, atëherë ne nuk kemi ndërtuar kujtesë, por vetëm kemi mbajtur plagë private brenda familjeve tona. Kam pasur nderin të flas para ligjvënësve në Texas për të mbështetur njohjen zyrtare të 7 Nëntorit si Ditën e Viktimave të Komunizmit, një ditë kujtese për mbi 100 milionë viktimat e regjimeve komuniste. Sot, Texas është ndër shtetet që e ka përfshirë këtë temë edhe në arsim: duke nisur nga viti shkollor 2026, nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e dymbëdhjetë do të mësojnë, në mënyrë të përshtatshme sipas moshës, për krimet dhe rreziqet e komunizmit, përmes materialeve edukative, librave dhe leksioneve të mbështetura nga Victims of Communism Memorial Foundation. Po punojmë gjithashtu që programe të tilla të shtrihen edhe në shkollat private në Texas. Besoj fort se edhe Shqipëria duhet të ndërtojë një platforme të ngjashme, ku historia e persekutimit gjatë komunizmit të mësohet seriozisht, me përgjegjësi dhe me ndershmëri historike në shkolla. Sepse pa kujtesë, një komb bëhet i pambrojtur.

Elida Buçpapaj: Brezat e rinj në Shqipëri nuk dinë asgjë për të shkuarën diktatoriale, në Shqipëri nuk kemi asnjë datë si ju në SHBA që keni 7 Nëntorin që kujtoni viktimat e konunizmit apo sikur BE, SHBA e Kanadaja kujtojnë Black Ribbon Day çdo vit më 23 Gusht duke kujtuar viktimat e nazizmit dhe të diktaturave staliniste, a keni ndonjë inisiative përmes VOC?

Elida Dakoli: Për mua kjo është ndoshta beteja më e rëndësishme. Nëse brezat e rinj nuk e dinë çfarë ka ndodhur, atëherë ne nuk kemi ndërtuar kujtesë, por vetëm kemi mbajtur plagë private brenda familjeve tona.

Kam pasur nderin të flas para ligjvënësve në Texas për të mbështetur njohjen zyrtare të 7 Nëntorit si Ditën e Viktimave të Komunizmit, një ditë kujtese për mbi 100 milionë viktimat e regjimeve komuniste. Sot, Texas është ndër shtetet që e ka përfshirë këtë temë edhe në arsim: duke nisur nga viti shkollor 2026, nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e dymbëdhjetë do të mësojnë, në mënyrë të përshtatshme sipas moshës, për krimet dhe rreziqet e komunizmit, përmes materialeve edukative, librave dhe leksioneve të mbështetura nga Victims of Communism Memorial Foundation. Po punojmë gjithashtu që programe të tilla të shtrihen edhe në shkollat private në Texas. Besoj shume se edhe Shqipëria duhet të ndërtojë një qasje të ngjashme, ku historia e persekutimit gjatë komunizmit të mësohet seriozisht, me përgjegjësi dhe me ndershmëri historike në shkolla. Sepse pa kujtesë, një komb bëhet i pambrojtur.

Libri im, Beneath the Silence është pjesë e kësaj përpjekjeje. Unë e kam shkruar që kjo histori të mos mbetet vetëm e familjes sime, por të bëhet pjesë e një kujtese më të gjerë për lirinë dhe çmimin e saj.

Elida Buçpapaj: Doktoratura juaj titullohet “Aleksandër Peçi: Muzika shqiptare para dhe pas Perdes së Hekurt”. A ka qenë frymëzuese vepra e Maestro Peçit për ju dhe si?

Elida Dakoli: Aleksandër Peçi ka qenë një figurë e rëndësishme në formimin tim intelektual dhe artistik. Interesi im për veprën e tij nuk ka qenë vetëm muzikor, por edhe historik e kulturor, sepse muzika e tij më dha një mënyrë për të kuptuar më thellë marrëdhënien mes artit dhe sistemit politik në Shqipëri.

Ajo që më ka frymëzuar te vepra e Maestro Peçit është fakti se ai përfaqëson një brez krijuesish shqiptarë që punuan nën kufizime të mëdha ideologjike, por që sërish kërkuan gjuhë, thellësi dhe individualitet artistik. Për mua, studimi i muzikës shqiptare para dhe pas Perdes së Hekurt ishte edhe një mënyrë për të kuptuar jo vetëm çfarë i ndodh një artisti nën diktaturë, por çfarë i ndodh vetë shpirtit krijues kur liria kufizohet.

Në një kuptim më personal, kjo temë lidhej edhe me jetën time. Unë nuk e kam përjetuar muzikën kurrë të shkëputur nga historia. Përkundrazi, muzika për mua ka qenë gjithmonë e lidhur me kujtesën, me identitetin, me rezistencën dhe me lirinë. Prandaj edhe studimi im mbi Aleksandër Peçin ishte më shumë se një projekt akademik. Ishte një mënyrë për të hyrë më thellë në pyetjen se si mbijeton arti kur njeriu nuk është i lirë.

Libri i Dr.Elida Dakolit kushtuar Maestro Peçit – Aleksander Peçi: Albanian Music Before and After the Iron Curtain

landing

Kalbësira që shkatërroi Shqipërinë për 35 vite, sot po shkatërron institucionet e diasporës – Federata Pan-Shqiptare Vatra ka rënë në batak Nga Agustin M. Mirakaj

 

Ajo tashmë është kthyer në ngjashmërinë më të shëmtuar të politikës shqiptare: bëhen zgjedhje pa kundërshtarë realë, vendosen disa dordolecë për fasadë dhe rizgjidhen të njëjtët pa pasur opozitë të vërtetë.

Një praktikë e importuar nga Tirana dhe Prishtina, ku demokracia përdoret si dekor, ndërsa vendimet janë marrë shumë kohë përpara se të hapet kutia e votimit.

Kjo nuk është më Vatra e Nolit dhe Konicës. Kjo nuk është më federata që mbrojti Shqipërinë në ditët më të errëta të saj. Kjo është një strukturë që po ngjan çdo ditë e më shumë me sistemin që shqiptarët lanë pas kur morën rrugën e emigrimit.

Sot në Vatër shohim të njëjtat metoda:

degë të përjashtuara, zëra të mbytur,

dyer të kyçura, gjyqe të hapura ndaj vetë Vatranëve, sulme publike dhe linçime morale.

Dhe më e rënda, heshtje. Tre kandidatë përballë liderit, por asnjëri nuk ngriti zërin për padrejtësitë.

Asnjëri nuk foli për degët e përjashtuara.

Asnjëri nuk foli për mbylljen e dyerve.

Asnjëri nuk foli për manipulimin e mandateve.

Asnjëri nuk foli për mënyrën si u prodhua shumica.

Kjo tregon qartë se nuk ishin aty për ndryshim.

Ishin aty për të vulosur vazhdimësinë e të njëjtit sistem.

Kur një degë me rreth 252 anëtarë prodhon 20 mandate, atëherë pyetja nuk është më kush fitoi.

Pyetja është; si u prodhua kjo fitore?

Kur shfaqen çeqe personale me $10,000 mijëra dollarë për “anëtarësi” dhe askush nuk jep transparencë mbi llogaritë, atëherë demokracia pushon së qeni proces.

Ajo bëhet investim për pushtet.

Shqiptarët në Amerikë duhet ta kuptojnë mirë: ajo frymë e kalbur që shkatërroi Shqipërinë për 35 vite, sot po tenton të shkatërrojë edhe institucionet e diasporës.

Dhe kjo është tragjedia. Sepse ne menduam se kishim ikur prej saj. Por duket se ajo na ka ndjekur pas. Ka kaluar oqeanin. Ka hyrë në zemër të Vatrës. Dhe kur sëmuret Vatra, sëmuret një pjesë e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Ky nuk ishte kuvend, ishte një skenar, një teatër, një farsë e organizuar për të ruajtur pushtetin.

Por historia ka një ligj, asnjë manipulim nuk zgjat përgjithmonë. E vërteta vonon. Por nuk humbet.

Federata Pan Shqiptare Vatra po RRENOHET nga e keqja.

 

Emigrantët shqiptarë në SHBA i bashkohen protestës kombëtare kundër Ramës: Zemra jonë rreh sot në Tiranë

SHBA- Protesta antiqeveritare e cila mblodhi të gjithë diasporën shqiptare përballë kryeministrisë nuk ka mjaftuar me kaq. Emigrantët shqiptarë në Waterbury, Connecticut në SHBA u mblodhën më 28 qershor në protestë për të shprehur një formë solidariteti për qytetarët që protestojnë në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e protestuesve ishin të rinj, të cilët shprehën dëshirën për të pasur një Shqipëri në të cilën mund të rikthehen për të kontribuar në zhvillimin e tij, si dhe për të jetuar në të.

Zemra jonë rreh sot në Tiranë. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë”, ishte mesazhi kryesor i përcjellë gjatë protestës.

Emigrantët shqiptarë në SHBA i bashkohen protestës

Emigrantët shqiptarë në SHBA i bashkohen protestës

Emigrantët shqiptarë në SHBA i bashkohen protestës

Shumë prej protestuesve u shfaqën të emocionuar gjate tubimit në formë suporti për qytetarët shqiptarë teksa në duar mbanin pankarta dhe thërrisnin “Rama jepe dorëheqjen”./Dosja.al

 

 

 

Veterani i Vatrës Z.Sergio Bitiçi i këndon gjamën dhe ngushëllon Vatranët për mortjen e rëndë të Vatrës për mbarë kombin

 

Veterani i Vatres, Sergio Bitici i “kendon gjamën” Kuvendit ne shtetrrethim te Vatres qe u mbajt sot:

“Me vjen keq qe sot t’i kendoj gjamen dhe t’i ngushlloj Vatranet e sinqertë per kete mortje te rande per mbar kombin”

Ne “Kuvendin” e sotshem te VATRES u rizgjodh kasta e vjeter qe para 4-5 vitesh ilegalisht e paten uzurpue.

I vetmi sukses qe mund te deklarojne ky grup asht qe ky grup e perçau komunitetin tue shkele çdo norme demokratike dhe vepruen ne te kunderten e KANUNORES historike.

Prandaj nese asht VATRA asht pa Vatrane.

Sot mbas 58 vjetesh si anetar, nen kryetar, aktivist, investitor dhe donator.

Me vjen keq qe sot t?i kendoj gjamen dhe t?i ngushlloj Vatranet e sinqert per kete mortje te rande per mbar kombin.

Emni i saj mbetet legjendar.

Sergio Bitici

New York City

27 Qershor 2026

Protestë masive në New York, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Protestat e shqiptarëve prej ditësh kanë kaluar tashmë kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë në shumë vende të botës ku jeton diaspora shqiptare. Revolta e nisur në Tiranë ka gjetur jehonë edhe jashtë vendit, me tubime dhe protesta të organizuara nga shqiptarët në qytete të ndryshme.

Një protestë e madhe është zhvilluar së fundmi në New York, ku qindra shqiptarë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime lidhur me situatën politike dhe sociale në Shqipëri. Në fjalimet e mbajtura u përmend edhe oligarku i Ramës, Gjergj Luca, pas publikimit të një videoje ku ai shihet se përdor të miturit duke i shfrytëzuar ata për punë të rënda.

Sipas prtoestuesve, qytetarët nuk duhet të qëndrojnë indiferentë ndaj zhvillimeve që ndikojnë në të ardhmen e vendit. Ata u bënë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të vazhdojnë të ngrenë zërin dhe të kërkojnë largimin e Ramës e qeverisë.

 

Nga Protesta në Troy, Michigan, SHBA: RAMA JEPE DOREHEQJEN Nga Valentin Lumaj

Sot në Troy, Michigan më 15 Qershor 2026,  rreth 150 shqiptarë u mblodhën në një protestë qytetare në mbështetje të protestuesve në Shqipëri. Shumica e pjesëmarrësve ishin të rinj dhe studentë shqiptaro-amerikanë, të cilët jo vetëm morën pjesë, por organizuan, drejtuan dhe menaxhuan të gjithë programin.

Protesta nisi me këndimin e Himnit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Himnit Kombëtar Shqiptar, duke reflektuar lidhjen e fortë që komuniteti shqiptaro-amerikan ka me të dy vendet. Gjatë aktivitetit, shumë studentë dhe pjesëmarrës morën fjalën lirisht, duke ndarë shqetësimet, zhgënjimin dhe revoltën e tyre ndaj korrupsionit, mungesës së transparencës dhe gjendjes politike e ekonomike në Shqipëri. Zëri i tyre ishte i sinqertë, i guximshëm dhe plot shpresë për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për brezin e ri.

Kjo protestë nuk u thirr nga asnjë parti politike. Ajo lindi nga zëri i komunitetit dhe nga zëri i rinisë shqiptare. Ishte një mesazh i qartë për qeverinë dhe opozitën në Shqipëri se shqiptarët kërkojnë ndryshim dhe se qytetarët nuk janë të kënaqur as me qeverisjen aktuale dhe as me opozitën aktuale.

Energjia që solli rinia ishte e jashtëzakonshme. Ata sollën idetë e tyre, vizionin e tyre dhe besimin se Shqipëria mund të bëhet më e mirë. Kur të rinjtë ngrihen dhe kërkojnë të ardhmen e tyre, është një thirrje që askush nuk duhet ta injorojë.

Pothuajse çdo pjesëmarrës mbante flamurin kuqezi ose ishte veshur me ngjyrat kombëtare. Sheshi ishte i mbushur me pankarta dhe mesazhe të ndryshme, ku protestuesit shprehën shqetësimet e tyre për realitetin në Shqipëri. Mesazhet kërkonin transparencë, luftë kundër korrupsionit, mbrojtjen e pasurive kombëtare dhe ndalimin e shitjes së tokave shqiptare.

Megjithatë, thelbi i protestës shkonte përtej çështjes së tokave apo mbrojtjes së bregdetit shqiptar. Mesazhi kryesor ishte politik dhe i drejtpërdrejtë: kërkesa për ndryshim në drejtimin e vendit. Gjatë protestës u dëgjuan vazhdimisht thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, “RAMA JEPE DOREHEQJEN”, ndërsa protestuesit kërkuan përgjegjësi, transparencë dhe lidership që i shërben interesit publik. U kërkua gjithashtu më shumë përgjegjësi nga e gjithë klasa politike, si nga socialistët ashtu edhe nga demokratët.

Protestuesit theksuan se protesta nuk ishte kundër Amerikës, investimeve amerikane apo zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Përkundrazi, ajo ishte qartësisht pro-amerikane dhe në mbështetje të investimeve të ndershme që krijojnë vende pune dhe zhvillim për vendin. Shqetësimi kryesor i protestuesve lidhej me mungesën e transparencës, dyshimet për korrupsion dhe mënyrën se si po miratohen dhe menaxhohen disa projekte të mëdha. Mesazhi i tyre ishte se Shqipëria ka nevojë për investime, por investime me transparencë, llogaridhënie dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Të rinjtë duan demokraci, të drejta njerëzore, mundësi të barabarta dhe një vend ku mund të ndërtojnë jetën e tyre me dinjitet. Ata duan një Shqipëri ku të mos detyrohen të largohen për të realizuar ëndrrat e tyre.

Një falënderim i veçantë për Valon Vuçitërna dhe të gjithë ekipin e tij studentor për përkushtimin dhe punën e palodhur që e bëri këtë protestë realitet.

Rinia është shpresa e kombit. Dhe sot, zëri i saj u dëgjua qartë.

🇦🇱 Shqipëria kërkon ndryshim!�🇦🇱 Shqipëria nuk është në shitje!�🇦🇱 Shqipëria është e shqiptarëve!�🇦🇱 E ardhmja i përket rinisë


Send this to a friend