VOAL

VOAL

DALIP GRECA DI TE BEJE MUAMELET Nga Rafaela Prifti

September 3, 2021
blank

Komentet

blank

Në ditën e ditëlindjes, aktori shqiptar hidhet bashkë me gruan nga kati i gjashtë i pallatit në New York

Një çift me dy fëmijë të vegjël u hodhën për vdekje në Bronx, thanë autoritetet. Lajmi raportohet nga New York Post.

Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave. rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia.

Mësohet se ata janë shqiptarë, aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu, të cilët kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.

Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.

Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje”, tha policia.

“Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë,” tha një zëdhënëse e NYPD.

Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët dhe gruaja e shefit të ndërtesës – dhe e shtuna ishte ditëlindja e tij.

“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij. “Mund të thuash se kanë vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”

Cifti kishte gjithashtu edhe dy fëmijë.

“Dëgjuam të bërtitura fëmije ‘mama, mama’”/ Media publikon pamjet pak minuta pas ngjarjes, ja vendi ku aktori shqiptar i dha fund jetës së bashku me gruan

Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Në video duken dy gra të cilat të cilat ndodhe në vendin e ngjarjes dhe efektivët të cilët kanë rrethuar zonën.

Në një moment tjetër është fiksuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku… që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’. Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje.

Ngjarja tragjike në Nju Jork/ Flasin fqinjët e aktorit që u vetëvra bashkë me gruan: Sot kishte ditëlindjen, iu ankua nënës në telefon për…

 

Sipas mediave amerikane të cilat citojnë dëshmitarët në vendngjarje viktimat ishin një “çift i qetë” që shiheshin shpesh duke shëtitur.
“Është e trishtueshme…po mendoj për fëmijët e tyre,” tha një dëshmitar.

Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre.
“Është e frikshme. Trupat janë ende aty”, vuri në dukje fqinji.

Bashkëshortja e mirëmbajtësit të ndërtesës, Shadie Perkaj, tha se dëgjoi një zhurmë të fortë dhe më pas erdhi policia.

“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë. Nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

Pas reflektimit, Perkaj tha se burri ishte shpesh i zemëruar, ndërsa gruaja dukej “e qetë”.

Ajo beson se çifti ishte i martuar për gjashtë vjet.
“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tha Perkaj, duke shtuar se ishte ankuar se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij.

Punëtori i ndërtimit Harold Johnson tha se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.

“Ëndrra ime u nis me avion para meje”, miqtë të trishtuar për vdekjen tragjike të aktorit shqiptar me bashkëshorten, ja mesazhet prekëse të tyre

Mesazhe të shumta në rrjetet sociale për aktorin shqiptar Florind Belliu, i cili i dha fund jetës së bashku me gruan e tij Ornela Belliu ditën e djeshme.

Aktori 35-vjeçar kishte folur në një intervistë për mediat shqiptare dhe pas largimit në SHBA, New York, ku rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë i famshëm, por që nuk ishte realizuar, pasi ai kishte punuar në një agjenci imobiliare.

“Kur u nis avioni me mua, përpara atij avioni u nis një avion tjetër me ëndrrën time…Duke ardhur ëndrra ime para meje”, do të shprehej Belliu.

Ndërsa miqtë e tij shprehin dhimbjen nëpërmjet mesazheve të tyre në rrjetet sociale, duke ngushëlluar prindërit e çiftit, të cilët ishin prindër të dy fëmijëve.

Ngjarja tragjike në New York, hetuesit dyshojnë se çifti shqiptar debatoi para se të binte nga kati i gjashtë, rrëfimet e fqinjëve

Hetuesit amerikanë në New York dyshojnë se vdekja e 35-vjeçarit shqiptar Florind Belliu dhe gruas së tij 28-vjeçare Ornela Belliu nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye në vdekjeprurëse, thanë burimet policore, shkruajnë mediat amerikane.

Sipas tyre, një grua e moshuar, që besohet të jetë nëna e 35-vjeçarit, u rrëzua në trotuarin e nxehtë përpara ndërtesës dhe vajtoi pasi u tha se askush nuk mbijetoi, thanë dëshmitarët.

Fëmijët e çiftit ishin brenda banesës, të padëmtuar, thanë policët. Një dritare mbi rrugicën nga e cila policët dyshojnë se kanë rënë mbeti e hapur ndërsa policia po krihte vendin e ngjarjes.

 

Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre.

“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël”, tha fqinji Giovanni Resto për Daily News. “Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e këndshme. Djaloshi ishte pak i rezervuar, por një familje e bukur.”

Dyshja mund të kenë debatuar para se të vdisnin, thanë fqinjët.

“Dikush tha se kishte të bërtitura”, tha Steve Iurilli, 63 vjeç. “Pashë një çantë në shkallët e zjarrit, ndoshta ajo po përpiqej të largohej.”

Porter Harold Jonson, 60 vjeç, vuri re se diçka nuk po shkonte me 35-vjeçarin

“E pashë mbrëmë, i thashë, ‘a je mirë?’, sepse sytë e tij ishin shumë të hapur. Sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur të ishte i zemëruar.”

Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.

“Ai po pinte kafe aty”, tha Mussemeci, 50 vjeç. “Dhe ata dëgjuan një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si ‘bum’.”

Sapo u zbuluan trupat jashtë pati aq shumë zhurmë sa fqinja Alba Rivera, 67 vjeçe, mendoi se ndërtesa ishte në flakë.

“Hajde këtu!” ulëriti punëtori i ndërtimit, u kujtua Mussemeci. “Njerëz sapo ranë nga ndërtesa!”.

Një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” disa sekonda pas zhurmës, tha Mussemeci.

Resto, 28 vjeç, fillimisht mendoi se ajo që kishte dëgjuar ishte një aksident me makinë.

“Fqinja ime shkoi të hidhte mbeturinat dhe ajo i pa atje,” tha ai.
“Shpresoj të mos e shoh më kurrë këtë”, tha banori i goditur i shokuar. “Zemra ime shkon me ta.”

bw

blank

VLERËSIM PËR VEPRIMTAREN RITA SALIU Nga Fuat Memelli

Ditën e hënë të kësaj jave, veprimtari i palodhur shqiptaro-amerikani, Petrit Alibej, president i Shoqërisë Atdhetare “Besa- besë” me qendër në Boston, udhëtoi nga Tirana ku ndodhet me pushime, drejt Prishtinës.
Qëllimi i këtiij udhëtimi ishte për të nderuar me Çertifikatë “Mirënjohje” veprimtaren kosovare , Rita Saliu, e cila prej 30 vjetësh jeton në Amerikë, por muajt e verës i kalon në Kosovë, aty ku u lind dhe u rrit, ku u brumos me zjarrin e dashurisë për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Veprimtaria u zhvillua në mjediset e Hotel “Diamond”, pronë e biznesmenit të njohur Kosovar, Behgjet Pacolli.
Pasi foli për kontributin e Ritës në diasporën shqiptare të Amerikës, Petriti i dorëzoi asaj Çertifikatën e “ Mirënjohjes”me këtë motivacion:”Për veprimtarinë e spikatur patriotike në Kosovë e jashtë Atdheut, për humanizmin, sensibilizimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë luftës për liri e pavarësi të Kosovës, si dhe për punën e saj krijuese në fushën e letërsisë, në një varg veprash që shquhen për prurje të reja si në përmbajtje edhe në formë.”
Duke marë çertfikatën, Rita Saliu falenderoi për vlerësimin e bërë dhe theksoi se ajo nuk do lodhet kurrë për çështjen e Kosovës, për lirinë e të cilës sakrifikoi populli i Kosovës, për të cilën dhanë jetën shumë bij e bija, duke e paguar me gjak lirinë e fituar.
Pas ceremonisë ata shkuan te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe vendosën një kurorë me lule në emër të Shoqërisë Atdhetare “Besa –besë”.
Po kush është Rita Saliu?
Shumë shqiptarë e njohin atë, por për ata që nuk e njohin, po themi shkurt disa fjalë.
Ajo është vajzë nga Prizreni që e lidhi jetën me intelektualin Adem Saliu me origjinë nga Dibra e madhe.
Një shtëpi e tyre ndodhet në Prishtinë dhe një në Amerikë. Rita ka qënë e përkushtuar për çështjen kombëtare qysh kur ishte në Kosovë. Shpirti i saj patriotik dhe human, spikati edhe edhe më shumë gjatë luftës së Kosovës e më pas. Ajo dhe bashkëshorti i saj , Ademi, strehuan në shtëpinë e tyre familje kosovare. Pritja që ata i kanë bërë vëllezërve e motrave të tyre në aeroportin e Bostonit, është filmuar dhe trasmetuar nga një kanal televiziv amerikan.
Po kështu në ditët e pas luftës, burrë e grua ndihmuan për t’u mjekuar në spitalet amerikane fëmijë kosovarë që kishin pësuar djegie nga hordhitë sërbe.
Shumë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova e kanë dëgjuar zërin e Ritës në veprimtari të ndryshme që organizohen në Boston. Është shpirti i saj patriotik që i vlon në gji dhe e nxit për të punuar pa rreshtur për vëllezrit e motrat e saj nga Kosova por edhe nga Shqipëria..
Për kontributin e dhënë, ajo është vlerësuar nga presidenti Bamir Topi me Urdhërin “Nënë Tereza”.
blank
blank

Janusz Bugajski: Amnesty International tani u shërben kriminelëve të luftës!

Eksperti shumë i njohur Amerikan Janusz Bugajski në një tweet të tij në Tweeter reagon pas pretendimeve të Amnesty International se gjoja ushtria e Ukrainës përdorka objekte civile për armatime, duke justifikuar kësisoj sulmet e agresorëve rusë. Më poshtë tweet-i i Janusz Bugajskit:

“Amnesty International tani u shërben kriminelëve të luftës. Nëse ushtria ukrainase nuk do të mbronte civilët dhe qytetet, atëherë gjenocidi rus do të ishte edhe më i përhapur, Ukraina do të kishte humbur dhe kërcënimi i një lufte të drejtpërdrejtë Rusi-NATO do të rritej. AI nuk ka vetëdije strategjike.”

 

blank

blank

In memoriam:7 vjet nga kalimi në amshim i Pjetër S. Dedaj sjellim eulogjinë e Dr.Gjon Buçaj: Pjetër Dedaj e ka jetuar jetën me nder, ishte serioz, guximtar dhe i ndershëm…

 

Pjetër Smajl Dedaj vdiq me 6 gusht 2015 në spitalin Orange Regional Medical Center. Ai lindi në vitin 1925 në Kapit të krahinës Nikaj, iku në Jugosllavi në vitin 1951, emigroi në botën e lirë me 1956, së pari në Itali, pastaj në Belgjikë dhe në fund në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithë jetën ishte i përkushtuar për interesin e atdheut e të kombit. Ishte antar i Federatës Panshqiptare “VATRA” dhe lexonte me kënaqsi gazetën “Dielli” rregullisht.

Trupi i të ndjerit pushoi në Smith, Seaman & Quackenbush Funeral Home në Monroe, NY ditën e hane me 10 gusht, ku një numër i madh bashkatdhetarësh nga komuniteti shqiptar, miq e shokë të tij shprehën ngushëllimet familjes. Në emër të Vatrës i shprehën ngushëllimet zv kryetari, z. Asllan Bushat, editori i gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca e të tjerë. Të nesërmen u përcoll për meshën e Dritës te kisha shqiptare “Zoja e Shkodrës”, prej aty në varrezat Gate of Heaven në Valhalla, NY. Pas varrimit familja shtroi një drekë për të gjithë përcjellësat dhe ndezi një qiri për shpirtin e tij në restorantin Royal Regency në Yonkers. Në kishë famullitari Dom Pjetër Popaj, foli për jetën e tij dhe ngushëlloi familjen. Në shtëpinë mortore, e veja Mrika, e vajtoi simbas traditës së vjetër në malsina. Eulogji prekës shprehën nipërit e të ndjerit, Sebastjan Kolaj, djali i vajzës, dhe në internet nga Shqipëria, djali i vëllajt, Tonin Dedaj.
Dr. Gjon Buçaj foli te varrezat për jetën e tij.
****************************
Eulogji (nxjerrë nga inçizimi në magnetofon)

Koha në mes dy datavet 1925 kur lindi dhe 2015 kur u nda këso jete, përmban historinë e jetës së Pjetër Dedajt, histori karakeristike e Malësinavet tona. Ai lindi në ato male të lira kreshnike, të cilat nuk e duruen kurrë robninë dhe ruejtën të pa prekun, të pa ndryshueme besën, burrninë, bujarinë e trimninë. I pajisun në familje më këto tradita, u rrit si shumica e bijve të atyne maleve, i lirë si shqipet që i bien ajrit kryq e tërthuer deri në majet e nalta të alpevet që prekun qiellin. Pa i mbushë të njizetat, atij i ra me dishmue se ishte trashigimtar i denjë i herojve të hershëm që shkruen me gjak epopenë e lirisë, sa herë që anmiku u rrezikoi trojet e familjen, dhe kështu ruejtën identitetin tonë të lashtë etnik.

Kaluen nëpër tokat arbnore okupatorë të fuqishëm, qyshë prej shekujve të kaluemes së largët, por të parët luftuen me trimni e vetëmohim, “banë dekën si me le” dhe trojet nuk i lëshuen. Por vaj, se nji okupator tjetër i shekullit 20, sllavokomunizmi, po i kërcnohej atdheut si nji okupator që vjen jo me kambën e huej, por me nji ideologji të huej që e sollën anmiqt tanë shekullorë dhe, mjerisht, e përqafuen shumë shqiptarë dhe që filloi të përhapet si mikrob vdekjeprues. Pjetër Smajli dhe shumë djelmoça të tjerë iu bashkuen vullnetarisht nji njisije ushtarake që njifet si Batalioni i Dodë Nikollës, dhe shkuen për me përballue komunizmin në atë krahinë ku kishte nxanë rrajë e po përhapej. Ndër ata pak që kanë shpëtue prej asaj ekspedite, i kemi njoftë edhe këtu në Amerikë, si Zef Sadrinë, Pjetër Ndue Beqirin, Jak Hasën e të tjerë. Por murtaja e komunizmit, e ndimueme nga anmiqt sllavë dhe nga rrjedha e luftës botnore dhe me luftën e egër me terror për pushtet, e muer sundimin. Shumica e atyne shqiptarëvet që e ndimuen komunuzmin, nuk ishin të vetëdijshëm se çka bajnë, por nji pjesë e vogël ishin të vetëdijshëm për shërbimin që po i bajshin anmikut dhe për tragjedinë që po i sjellshin kombit.

Regjimi komunist, i ushtruem nga vetë shqiptarët, u dishmue si një okupator ma i egër, ma gjaksor, ma shkatërrues se as nji prej të gjitha okupimevet që njeh historia e kombit shqiptar. Me anë të shqiptarëvet u përhap si sëmundje ngjitëse deri në skajet ma të largëta të atdheut, mjerisht edhe në bjeshkët e nalta ku çerdhet e shqipavet ishin ruejtë deri atëherë të pa prishuna: ideologjia komuniste depërtoi në familjet shqiptare, u fut mu në palcin e kombit, ndrroi e shkeli traditat dalluese etnike dhe me qellim për t’i zhdukë, u lëshue si bishë e egër mbi vlerat në shej, jo vetëm kundër intelektualëve, profesionistave, ushtarakëve të karrierës dhe klerikëve, por zhduku edhe përsonalitetet e tradiës. I ati i Pjetërs, Smajl Qerimi, u pushkatue në publik, pse ishte burrë tradite në shej dhe për me tmerrue popullin. Kjo ideologji u imponue me terror dhe me terror u mbajt deri në fund.

Pjeter Dedaj mbajti gjithmonë lidhje me nacionlistat e rezistencës antikomuniste, derisa u detyrue edhe vetë të hidhej në mal. Me luftarët e lirisë të grupit të Pal Bib Mirakajt, me Pashk Ademin e të tjerë, ai lidhi edhe kushërinin e vet Zef Sadrinë dhe Kolë Ademin, të cilët kishin veshë uniformat me grada ushtarake, por pa ndërrue ndiesitë kombëtare as cilsitë e traditës. Kështu ata nuk e pritën valën e spastrimit që do t’i përfshinte heret a vonë, sikurse përfshiu edhe ata që e ndimuen komunizmin, si Beqir Ndou e shumë të tjerë.

Pjetërs i ra me kalue nëpër shumë rreziqe, ku ka tregue guxim e shkathtësi, edhe kur asht ndeshë grykë për grykë në flake të pushëve, si në Rrogam kur grupi ndiqej nga forcat e mbrojtjes, një here tjetër në mbarim të qershorit 1951, në rrugë drejt kufinit me Pal Bibën e të tjerë, nji grup ku ndodhej edhe familja Balaj, këtu asht Zefi të cilit i kujtohet kur janë ndeshë më pritat e forcave të Sigurimit, në ndeshje të tjera që nuk po më kujtohen, por i kam ndigjue nga të tjerët, pse Pjetra nuk fliste shumë për ndodhitë e veta.

Për rreth katër vjet që jetoi në Jugosllavi, ishte gjithmonë në kontakt me Pal Bibën dhe me misionarët parashutista Gjon Gjinajn e Kolë Çunin e të tjerë, kurse me Pashk Ademin tashma ishte ba mik, pse Pashku u martue me motrën e tij Filen. Disa herë, tue rrezikue jetën, ka dalë në Shqipni me shpëtue njerëz dhe me luejtë postën e parashutistavet (të Blokut Kombtar Indipendent); Ndue Gjomarkaj thotë se Sigurimi i shtetit ishte në dijeni për lëvizjet në kufi të Greqisë, për ato prej Titogradi dhe për stërvitjet që baheshin në Gjermani, por kurrë nuk e ka hetue postën tonë që kalonte nëpër Qafë të Prushit.

Unë e njofta Pjetrën për herë të parë në Gjakovë, në vitin 1951, ku e shifshem shpeshherë, me axhën e vet Ndue Qerimin, dhe me shokë nga vendi i tij, por edhe me të tjerë nga Malsia e Gjakovës, si Rrustem Bajramin, Halil Hamzën, Musli Mulosmanajn që asht këtu, e të tjerë.

Sido që të jetë, këtu tash po na kërcnohet shiu e Pjetra po ngutet me shkue dhe me u bashkue me babën, me nanën që vuejti shumë vjet në internim me axhët e Pjetërs, njeni i vdiq atje, e pret edhe axha tjetër Ndue Qerimi që u nda këso jete para pak vjetësh këtu në Amerikë dhe Pjetra, me rrethin e vet, e kanë përcjellë në atdhe, e kanë vorrosë atje ku Ndou, sa ishte gjallë, i pat bashkue eshnat e familjarëvet në nji vend. Ai u kujdes edhe për të gjithë familjarët e gjallë njisoj, pa dallim.

Jeta e Pjetër Smajlit asht e mbushun me ngjarje e rrethana interesante, por po i bije shkurt: mbas rreth katër vjetësh në Kosovë dhe afër nji vjeti në kampin famëkeq të Gerovës në Kroaci, duel në botën e lirë. Në kampin e refugjatëve në Itali, u martue me besniken e jetës, me motrën time Mrikën. Ndërsa Pashku që thoshte se “Pjetër Smajlin e kam mik, por e kam edhe jaran”, bashkë me Filen emigruen në Amerikë, kurse Pjetra e Mrika shkuen në Belgjikë, ku krijuen familje dhe i gëzoi Zoti me katër fëmij si drita. Edhe atje ishte aktiv kundër regjimit komunist të Shqipnisë, pjestar i Blokut Kombtar Indipendent. Në nji dosje të Sigurimit që tash vonë e ka gjetë Leka, i biri i Kolë Bib Mirakajt, shenohet se i ati Kola, kur shkonte në Belgjikë, qendrën e kishte te Pjetër Dedaj. Rekrutohet në një grup sekret që stërvitej nga ekspertat e CIA-së në Gjermani, për t’u hjedhë me parashutë në Shqipni. Pra, i gatshëm me lanë jetën e rahatshme dhe familjen, përë shkue me vdekë për lirinë e atdheut. Shkonte për stërvitje në mënyrë sekrete, ndërsa Mrika kujdesej për fëmijt dhe mbante mësheftë udhëtimet e tij. Edhe ma vonë, mbasi erdhi me familje në token e bekueme të Amerikës, ai do të vazhdonte me qenë gjithmonë aktiv. Në nji mbledhje të Blokut Kombtar Indipendent në New York, në shkurt të vitit 1992, ai bashkë me Zef Përndocën ishin propozuesat kambëngulës që të dërgohej nji delegacion në Shqipni në kohën paraelektorale, në Mars të atij viti, me inkurajue njerzit të votojnë kundër Partisë Socialiste, e cila kishte fitue nji vjet ma parë me Ramiz Alinë.

Në Amerikë ia ka nisë jetës prej së pari. Me djersë, sikur shumë prej jush, ka ndërtue ardhmëninë dhe familja ka përjetue andrrën amerikane “The American Dream”, deri në natën fatale të 21 qershorit 1996, kur të dy djelt, vizitojnë për datëlindjen e nji shoku të shkollës, nji klub famkeq në Manhattan, ku ndodhë fatkeqsia tragjike. E shohin jetën në rrezik, vriten dy vetë edhe të dy vllaznit marrin arratinë të ndjekun prej policisë dhe prej mafjes, deri sa i zanë dhe marrin denime të randa.

Kjo fatkeqsi, e prishi jetën e kësaj familje, “it shattered the American dream”, si shprehet im bir Leka, në nji shkrim të pa botuem. Natyrisht Pjetra e ka ndije thellësisht këtë tragjedi, por lirimi i djalit të madh, Viktorit para nji vjeti, ia ka shërue zemrën përgjysë. Ai shkoi me mallin e Simonit, por të gjallët nuk duhet me e humbë shpresën, pse drejtësia amerikane mund të vonojë, por nuk mungon. Simoni nuk e sheh ma babën, por jam i sigurtë se shpejt do të vijë dita kur, i lirë, do të mundet me vu nji tubë lulesh mbi vorrin e tij. Nuk mund të mbetet në burg për jetë për nji krim që nuk e ka ba.

Tash 19 vjet ka qenë kohë e randë për Pjetrën e Mrikën, por kanë pasë afër për ngushllim e mbështetje, të dy vajzat me burrat dhe me fëmijt e tyne, Pashkun deri që shkoi dhe Filen me fëmij, familjet e Zef Sadrisë dhe të vllazënvet Përpepaj, si edhe miq e dashamirë të tjerë të ditëve të ngushta.

Në këto dit, ju familjarët iu keni gjetë pranë shtratit të vdekjes, Mrika e Filja, bashkshorte e motër bashkë me nipa e mesa dhe me rrethin e gjanë të farefisit e dashamirëvet, prandej duhet ta ndieni veten të ngushlluem, pse e keni rrethue me dashuni dhe po e përcjellni të bashkuem afër njeni tjetrit, sikur ka dëshirue edhe si e ka meritue ai. Shkrimi plot mall për axhën, që Tonini në Shqipni ka vu në internet, eulogjia prekse e Sebastjanit për gjyshin, të gjitha këto do t’a bajshin kryenaltë.

Ai e ka krye jetën me nderë, ju do ta kujtoni me dashuni, miqt e dashamirët që e kanë njoftë dhe e kanë respektue e çmue, do t’a kujtojnë po me rerspekt, si nji burrë serioz, i ndershëm, i guximshëm, bujar dhe mik i mire e besnik për miqt dhe i njerzishëm me të gjithë.

Famullitarit tonë, Dom Pjetrit, i jemi mirënjohës që na ngushëllon të gjithëvet me fjalë fetare e kombëtare, kurse Pjetrën po e përcjellë me uratë e bekime. Zoti ia shpërbleftë!
Ju familja e pikëllueme, paçit gëzime mbas sodit!

11 gusht 2015

blank blank

 

In English

Obituary for Pjeter S. Dedaj from Monroe, New York

Pjeter Smajl Dedaj died on August 6, 2015 at Orange Regional Medical Center, Middletown, New York. He was born in 1925 in Kapit of Nikaj, a remote hillside village located in the heart of the Northern Albanian Alps.

He escaped communist Albania in 1951 into Yugoslavia and emigrated to the United States of America by way of Italy and Belgium. Throughout his life he was dedicated to his homeland and its people. Pjeter was a member of the Pan-Albania Federation of America VATRA and enjoyed reading the newspaper Dielli in his upstate New York home.

Funeral services were held at Smith, Seaman & Quackenbush Funeral Home in Monroe, New York on Monday, August 10th. Albanian compatriots traveled many miles to pay their respects as friends and loved ones mourned with the grieving family. Representatives from VATRA expressed their condolences on behalf of the organization including, vice president Asllan Bushati, Dielli editor Dalip Greca and others. The next day, Pjeter’s remains were taken to Our Lady of Shkodra Catholic Church in Hartsdale, New York where Pastor Peter Popaj presided over the Requiem Mass. From there, the deceased was laid to rest at Gate of Heaven Cemetery in Valhalla, New York.
Pjeter’s grandson, Sebastian Kolaj, and nephew from Albania, Tonin Dedaj, wrote touching eulogies. Pjeter’s wife of 58 years, Mrika, dignified her husband with authentic highlander wails and lamentations—a customary ritual among Europe’s oldest natives. Dr. Gjon Buçaj spoke about Pjeter’s life at grave site.

EULOGY by Dr. Buçaj (recorded live):
The dash between the dates 1925-2015 represents the story of Pjeter Dedaj’s life, a story not uncommon for the Albanian Highlands. He was born among the rugged mountaintops where freedom has reigned supreme in the face of oppression; where honor, chivalry, hospitality and courage are ever constant. Reared in a family that exemplified these traits, he grew up like so many other sons and daughters of those mountains—free like eagles that soar to the very peaks where the heavens meet earth. Before his twentieth birthday, Pjeter had already proven that he was a worthy heir to the legends who had planted the trees of liberty and nurtured them with blood each time foreign enemies threaten country and family; this is how our ancient ethnic identity was preserved throughout the ages. Since antiquity, powerful invading armies have sought to occupy our land but our ancestors fought bravely under the old adage “greet death as another birth” and thus, freedom endured. Sadly, the invader of the 20th century, Slavic-communism, breached the homeland not with foreign armies, but with a cancerous ideology that was imported by our centuries old enemy, and unfortunately, many Albanians embraced it at which point it began to spread like a contagious disease. Pjeter Smajli and other young men joined a volunteer military unit known as “Dode Nikolla’s Batallion” on an expedition to the source in Albanian’s south, where communism first took root. In America, we got to know the few veterans who survived like Zef Sadria, Pjeter Ndue Beqiri and Jak Hasa. The communist plague took power all the same under the tutelage of our Serbian neighbors through a campaign of terror. Most Albanians who supported communism were deceived and knew not what they were doing, but a minority of them were well aware that they were benefiting our adversaries and inflicting immeasurable damage on the nation.

The communist regime, comprised of Albanians themselves, would turn out to be the most brutal, bloodthirsty, and destructive occupier our nation has had to withstand. It spread like an infection to the furthest corners of our homeland, and regrettably it even reached the Albanian Alps where eagles’ nests had been untouched until then. Communist ideology penetrated the Albanian family, the sacred nucleus of the nation; it changed and trampled on our unique customs and traditions in an effort to eradicate them completely; it was like a wild beast had been set loose on our values and way of life. Not only were intellectuals, professionals, military and the clergy targeted, but even national symbols of culture and heritage. Pjeter’s father, Smajl Qerimi, was publicly executed because he was a respected man of honor who represented the highest traditions of Albanian heritage; they hoped such an act might terrorize the people and bind them in fear. The dictatorship rose to power by terrorizing its people, and by terrorizing its people it remained in power.

Pjeter Dedaj had always maintained contact with the anticommunist resistance movement until his time came to join them in the mountains. He brought along his cousin Zef Sadria, and Kol Ademi to link up with Pal Bib Mirakaj’s team of freedom fighters that included Pashk Ademi and the like. Those two wore different military uniforms but never compromised their commitment to country or their principles. They could not have anticipated the wave of death and destruction that would have eventually swept them up too just as it had swallowed those who cooperated with the party like Beqir Ndou and many others.

Pjeter’s life was full of challenges and dangerous encounters where he demonstrated bravery and skill; when he went head to head against the odds, in Rrogam when his crew was pursued by defense forces; or another instance at the end of June 1951 on the way to the border with Pal Biba and others (the Balaj family was a part of that group, Zef Balaj is here and he remembers when they clashed with the ambush set by Sigurimi, Albanian Secret Police), and other skirmishes that I don’t recall but I have heard them from others because Pjeter didn’t talk much about his exploits.

Throughout the four plus years he lived in Yugoslavia he was in constant contact with Pal Biba and special operations paratroopers Gjon Gjinaj, Kol Çuni and others. By that time, Pashk Ademi had already become his brother-in-law after marrying Filja, Pjeter’s sister. From there, he risked his life by sneaking back into communist Albania to save others and to deliver messages for the paratroopers (the National Independent Block); Ndue Gjomarkaj often noted that Sigurimi had known about resistance activities through the Greek border and from Titograd as well as about the training camp in Germany, but they never knew about our messages that came across the Prushi Corridor (Qafa e Prushit), Pjeter’s route.

I met Pjeter for the first time in Gjakova in 1951 where I often saw him with his uncle, Ndue Qerimi and with friends from not only his region, but also from Malsia e Gjakoves, like Rrustem Bajrami, Halil Hamza, Musli Mulosmanaj who is here today, and others.

Nonetheless, now it’s starting to rain and Pjeter is eager to get on his way so he can reunite with his father and his mother who suffered many years in a concentration camp with his uncles. Just a few years ago Ndue Qerimi left this life and now he too awaits Pjeter, the nephew who transported his uncle’s remains to the homeland on a plot of land that Ndou himself had secured for his entire extended family for whom he cared dearly and without favorites.

Pjeter’s life is filled with fascinating events and anecdotes, but let me be brief: after four years in Kosova and almost a year in the infamous Gerova internment camp in Croatia, he made it to the free world. In a refugee camp in Italy, he married the love of his life, my sister Mrika. Whereas Pashku, who used to say “Pjeter Smajli is not only my brother-in-law, but also my friend”, immigrated to the US with his wife, Pjeter and Mrika went to Belgium and started a family. They were blessed with four beautiful children. Even there he was active in the struggle against the regime of tyranny as a member of the National Independent Block. Leka, Kol Bib Mirakaj’s son, recently uncovered old Sigurimi documents where it’s reported that Kol Biba’s command post in Belgium was at Pjeter Dedaj’s house. He was recruited to an elite group that was being trained in Germany by CIA experts in clandestine operations to be parachuted back into Albania; once again, willing to abandon his new life and family to die for the liberation of his country. His training was Top Secret, therefore, Mrika had to take care of the kids while covering for her husband. Even later on, when he came to the land of freedom, America, he continued his involvement with the national cause. At a National Independent Block meeting in New York in February 1992, he and Zef Perndocaj adamantly proposed that a delegation of Albanian Americans should be sent to Albania ahead of the March elections in order to encourage people to vote against the socialist party which had elected Ramiz Alia, Enver Hoxha’s protégé, a year prior.

In the US, he had to start his life all over again. Through hard work and dedication, like many of you, he built a future and his family achieved the “American Dream” until that fateful night on June 21, 1996. Both of his sons were visiting a childhood friend for his birthday at an infamous nightclub in Manhattan when a life-changing tragedy occurred. Their lives were threatened, two people were killed, both brothers were on the run from the police and the mob until arrested and sentenced harshly. This tragedy destroyed what the family had built, it shattered their American Dream. Pjeter’s aching heart reached some level of relief when his older son, Victor, was released just over a year ago. Sadly, he left this world longing to see Simon, but for those of us whom he left behind, we cannot lose hope because American justice is sometimes delayed, but it does not fail. Simon Dedaj will never see his father, but I am certain the day will come when, as a free man, he will lay down a wreath of flowers by his father’s tombstone with his own hands. He cannot do life in prison for a crime he did not commit!

These last 19 years have been a difficult burden to bear for Pjeter and Mrika but they’ve had the love and support of their two daughters along with their husbands and kids, Pashku, until he passed away, and Filja with her children, Zef Sadria’s family and the Perpepaj clan, as well as other friends and loved ones especially during their darkest days. In his last few days, he was never alone; by his bedside were Mrika and Filja, wife and sister, grandkids, family and friends. Therefore, take comfort knowing that you surrounded him in love and supported each other just like he would have wanted and rightfully deserved. He is honored by Tonin’s heartfelt words for his uncle in a piece that is circulating on the internet and by Sebastian’s emotional eulogy for his grandfather.

He lived his life with honor to the very end. You, friends and family who knew him and respected him, will remember him with affection and admiration, as an honorable man, noble, courageous and generous— loyal to his friends and compassionate to all. We are grateful to our pastor, Fr. Peter Popaj, who has eased our pain with religious and patriotic words while sending off God’s faithful servant with prayers and blessings. God Bless you.

To the grieving family, as it is said in the Highlands, “may you experience joy after this day.”

May God’s Perpetual Light shine upon him.

August 11, 2015 (Transcribed and translated by Leka Buçaj)

Marrë nga Dielli

blank

Boton në anglisht librin e Shuflajt – Ula: shqiptarët dhe serbët nëpër shekuj nuk kanë pasur marrëdhënie të mira

VOA/Leonat Shehu

Viktor Ula, është i lindur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, me prejardhje nga Malësia e Gjakovës. Ai ka një shtëpi botuese, “Alerion”, e cila ka botuar librin “Serbët dhe Shqiptarët” të albanologut kroat Milan Shuflaj. Zoti Ula që e ka përkthyer librin në anglisht thotë për Zërin e Amerikës se ky libër është një nga më të rëndësishmit për historinë e kombit shqiptar.

“Ky libër është botuar në vitin 1925 në Beograd në kroatishten e vjetër, është përkthyer disa herë në Tiranë e Prishtinë por për botën angleze nuk kanë pasur mundësi të njoftohen me historinë tonë, historinë e popullit shqiptar prej shekullit të shtatë deri në shekullin 15, do të thotë një kohë që ka qenë shumë e rëndësishme për formimin e identitetit shqiptar, do të thotë kur fillon të përdoret fjala Alban. Para kësaj të gjithë e dimë se jemi pasardhës së Ilirëve”, tha ai.

Zoti Ula thotë se Milan Shuflaj, ishte albanologu më i rëndësishëm me veprat e tij rreth historisë së shqiptarëve.

“Ka punu nëpër arkivat e Evropës dhe prej atyre arkivave që kanë qenë në gjuhën greke të vjetër, gjuhën latine të vjetër i ka tërheq të dhënat për popullin tonë dhe kontributi i tij nuk është vetëm në këtë libër, ka bërë edhe tjera veprime që fatkeqësisht ka ardhur deri te vrasja e tij, në atë kohë 1931 prej serbëve, e kanë vra sepse ai ka qenë duke zbulu identitetin tonë shqiptar dhe nuk ju ka konvenuar serbëve që për shembull punon një njeri për të njoftuar botën sidomos në atë kohë Evropën, kur ka qenë ideja se kush jemi ne shqiptarët”, tha ai.

Zoti Ula thotë se marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në shumicën e rasteve me shekuj nuk kanë qenë të mira.

“Nuk jemi pajtuar me serbë shumë herë, disa herë jemi pajtuar në bashkëpunim në aspektin historikisht por në përgjithësi ka qenë një lloj konflikti sepse serbët tërë kohën e kanë atë qëllimin dhe kush e lexon këtë libër e sheh qëllimin për me uzurpu tokat dhe trojet shqiptare deri te bregdeti, për shembull shihet në libër që serbët mundohen që jo vetëm Shkodrën qysh e dimë ne por deri në Vlorë mundohen me imponu vetën dhe me zhduk popullin shqiptar dhe e sheh që ai konflikt është momentalisht edhe sot, vazhdohet dhe e dimë që kjo ka qenë edhe konflikti i luftës së Kosovës”, tha ai.

Ai thotë se marrëdhëniet jo të mira në mes të shqiptarëve dhe serbëve edhe kësaj dite janë pasojë e politikës serbe.

“Besoj që në një mënyrë më shumë jemi ne të gatshëm me gjetë zgjidhje se sa serbët, e për fat të keq ata ende i kanë politikanët që i kanë shërbyer (Slobodan) Millosheviçit. Është absurd që (Aleksandër) Vuçiçi momentalisht është i njejti njeri që ka qenë ministër i informatave në Millosheviçin, është absurde që mund të ndryshoj politika e tij”, tha zoti Ula.

Zoti Ula tha se shqiptarët nëpër shekuj kanë humbur mundësinë për të treguar identitetin e tyre para shteteve evropiane, dhe kjo sipas tij ka çuar në paragjykimet me të cilat përballen edhe sot.

“Sepse e kanë një koncept Evropa se ne nuk jemi Evropë. Gjeografikisht jemi në Evropë por me mendje, me kulturë dhe ideja ne nuk jemi Evropë, ne jemi nga Lindja dhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu mendoj se është një problem sepse nuk dimë të bëjmë marketing për të treguar se kush jemi ne, identiteti ynë dhe ky libër dhe tjerë na ndihmojnë që të identifikohemi me Evropë dhe me lidh historinë tonë 1 mijë vjeçare në atë kohë kur Evropa ka filluar të formojë identitetin e saj. Ne jemi jo vetëm pjesë e Evropës por jemi vërtetë thelbi i Evropës në atë kohë. Ne kemi ekzistuar në mes të Romës dhe Greqisë, nuk ka tjetër dalje, populli shqiptar ka qenë një popull i vjetër i Evropës dhe në atë kohë deri në kohën e Gjergj Kastriotit kemi qenë të barabartë në zhvillim ekonomik, shoqëror, kulturor me Evropë. Franca, Gjermania, Anglia kanë qenë në një mënyrë edhe më të pazhvilluar se sa ku kemi qenë ne”, tha ai.

Ai thotë se tashmë gjeneratat e reja kanë filluar të punojnë më shumë me prezantimin e identitetit shqiptar nëpër botë. Ai thotë se Kosova duhet të vazhdojë të punojë shumë që të përmbushë qëllimet e veta ekonomike dhe shoqërore që do t’i mundësonin përparimin drejt vendeve perëndimore.

“Mirë, çdo herë që vijë në Kosovë e ndjej vetën mirë, përndryshe unë jam dhëndër i Gjakovës, Kosova është në zemrën time”, tha ai.

blank

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ROLIN KONSTRUKTIV POST-KOMUNIST, AKTUAL DHE PROSPEKTIV TË PROF. DR. SALI BERISHA NË MARDHËNIET SHQIPËRI-SHBA. Nga Valentin Lumaj/ Michigan më, 24 Korrik 2022

“Me poshte 👇 eshte nje studim i imi Lumajt mbi rolin e Dr. Sali Berisha ne marrëdheniet shqiptaro-amerikane. Ky studim ju paraqit Komisionit te Vatres kryesuar nga Elmi Berisha dhe Alfons Grishaj, per Simpoziumin Shkencor mbi 100 Vjetorin e mardhenieve Shqiperi-SHBA, qe mbahet neser. Komisioni nuk e mori parasysh. Në 12 muajt e fundit Vatra nuk ka qene dashamirese ndaj Dr. Berishes, por sidoqofte, Historia e 50 vite mardhenieve diplomatike te Shqiperise me SHBA-te, pa rolin konstruktiv te Dr.Berisha ne periudhën 30 vjeçare post komuniste eshte e paplote. -Valentin Lumaj”

Studimi origjinal eshte i pregatitur në PowerPoint, i ilustruar me evidenca, foto dhe video.

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ROLIN KONSTRUKTIV POST-KOMUNIST, AKTUAL DHE PROSPEKTIV TË PROF. DR. SALI BERISHA NË MARDHËNIET SHQIPËRI-SHBA.

Nga Valentin Lumaj/ Michigan më, 24 Korrik 2022

Mbas vendosjes së mardhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA në vitin 1922 dhe ndërprerjes së tyre në vitin 1943, u deshën afro 50 vite të tjera që Shqipëria të kerkojë rehabilitmin e ktyre mardhënieve. Pikërisht më 15 Mars 1991, pak ditë para zgjedhjeve të para pluraliste u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shënoi rivendosjen e mardhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Por, mardhëniet miqësore shqiptaro-amerikane u konkretizuan më 22 qershor 1991, kur ish-Sekretari i Shtetit James A. Baker III vizitoi Shqipërinë në nivelin më të lartë te përfaqësimit deri në atë kohë në Shqipëri. Për këtë vizitë, sekretari Baker pati deklaruar se vinte në Shqipëri pas ftesës personale nga lideri i opozitës Dr. Sali Berisha. Kjo sigurisht nuk u prit mire dhe shkaktoi ilaritet në ish-zyrtarët e lartë të pranishëm në ceremoni. Kjo vizitë pati një jehonë të madhe si në Shqipëri, po ashtu edhe ne mediat amerikane. Gazeta New York Times do të shkruante: “Rreth 300,000 shqiptarë që brohorisnin “SHBA! SHBA!” ishin ngjeshur sot në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar fjalën e sekretarit amerikan të shtetit James A. Baker i cili i tha se “liria funksionon” dhe i nxiti të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracisë”.

Në takimet e sekretarit Baker me opozitën dhe liderin e saj Dr. Sali Berisha, ai i nxiti ata të qëndrojnë të bashkuar për të mundur me mjete demokratike dhe zgjedhje të lira pushtetin komunist, me emrin e moderuar socialistë. Kreu opozitar Dr. Sali Berisha, i pati shpjeguar Baker betejën e vështirë që opozita demokrate ka që të luftojë për të larguar komunistët nga pushteti: “Ne i thamë zotit Baker se e kemi vrarë komunizmin, por përballemi me disa mbetje të tij që janë ende toksike. Shqipëria ka një kokë demokratike, një zemër demokratike por një trup Bolshevik”.

Më vonë, në kujtimet e tij. Baker do të pranonte se gjatë pesëmbëdhjetë viteve të tij në jetën publike, ai nuk kishte parë kurrë një pritje të tillë në Shqipëri. “Shpërthimi i dashurisë dhe mbështetjes së vërtetë, ishte për shkak të simbolit të shpresës që Amerika përfaqëson për një popull si ky, të cilët nuk kishin asgjë për të shpresuar për kaq shumë kohë”, -do të shkruante Baker.

Që nga ky moment historik, deri në ditët e sotme, shtetet e bashkuara të Amerikës kanë qenë ylli polar, apo pika e referencës se orientimit pro perëndimor të zhvillimit te Shqipërise. Në krye të kësaj endërre, dëshire, vullneti dhe entuziazmi për një fillim të ri të mardhënieve shqiptaro-amerikane, ishte kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike Shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha, tashmë një përfaqësues legjitim jo vetëm i demokratëve Shqiptarë, por të gjithë shqiptarëve që i përcillte ndjenja e respektit dhe e miqësisë për shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë Uashingtoni ishte i bindur se vetëm fitorja e forcave opozitare në zgjedhjet parlamentare do të sillte stabilitet në Shqipëri. Kështu të dërguarit amerikanë në Shqipëri mbështetën hapur fushatën elektorale të forcave opozitare. Mirëpo, pavarësisht këtyre përpjekjeve, duke pasur parasysh mungesën e kohës dhe mungesën e organizimit të forcave ende të reja opozitare, zgjedhjet e marsit 1991, u manipuluan dhe rezultuan me fitoren e forcave ish-komuniste. Ky rezultat pati ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet amerikano-shqiptare. Shtetet e Bashkuara, në kundërshtim me qëndrimin e disa vendeve të Evropës Perëndimore, reaguan shpejt, duke i konsideruar ato si zgjedhje si jo të ndershme dhe jo të lira dhe duke kërkuar përsëritjen e tyre. Uashingtoni e bëri të qartë se çdo ndihmë ekonomike apo mbështetje politike për Shqipërinë do të lidhej me atë që e quajti progres real drejt demokracisë.

Presionet e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore, lëvizjet popullore për liri dhe demokraci në disa qytete të Shqipërisë, si dhe përkeqësimi i situatës së brendshme ekonomike dhe politike në Shqipëri, rezultuan në rënien e qeverisë komuniste dhe formimin, në qershor 1991, të një qeverie koalicioni me pjesëmarrjen edhe te forcave opozitare.

Ndërkohë, përfaqësues të SHBA-së në Tiranë dhe në institucionet amerikane, si Instituti Kombëtar Republikan dhe Demokratik, u përfshinë aktivisht në mbështetjen dhe organizimin e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, partisë kryesore opozitare. Në veçanti, ambasadori i SHBA-së nëTiranë, William Ryerson, duket se kishte marrë porosinë apo rolin kryesor mbështetës ndaj Dr. Berisha, duke u shfaqur vazhdimisht bashkë me kreun e opozitës në mitingjet e Partisë Demokratike, dhe i bënte thirrje popullit të votojë për Dr. Berishën dhe partinë e tij. Mbështetja amerikane ishte vendimtare për fitoren dërrmuese të Partisë Demokratike të opozitës në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Departamenti i shtetit i konsideroi zgjedhjet e reja të vitit 1992, si të lira dhe të ndershme. Që këtu fillon një erë e re e lidhjeve të ngushta me qeverinë e re demokratike shqiptare dhe departamentit dhe e nje mbështje ndaj Shqipërisë në rrugën drejt reformave dhe demokracisë. Fill mbas zgjedhjes se tij si president, Berisha, proklamoi hapur qendrimin e tij pro-amerikan duke konsideruar marrëdhëniet me SHBA-në si prioritetin e parë të qeverisë së re.

Më 15 Korrik 1992, Dr. Berisha ishte lideri i parë post-komunist shqiptar që vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ku u prit me nderime të mëdha nga Presidenti Bush.

Në vitin 1993 kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi u takua me Presidentin Clinton në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa më 12 Shtator 1995 Presidenti Berisha zhvilloi vizitën e dytë zyrtare në Uashington ku diskutoi çështjet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh ushtarak dhe ekonomik me Presidentin Clinton.

Më 1 Shtator 1993, ish-Presidenti i SHBA-ve Jimmy Carter vizitoi Tiranën zyrtare, që më së shumti kishtë si synim diskutimin e konfliktit ushtarak në Bosnje. Presidenti Carter në takimin me Dr. Berisha, atëherë President i Shqipërisë, shprehu mbështëtjen e plotë të Ëashingtonit ndaj reformave ekonomike dhe politike në Shqipëri, sidoqoftë, ai nuk e mbështeti kërkesën e Presidentit Berisha për të derguar trupa ushtarake në Kosovë, duke e quajtur një akt të parakohshëm.

Më pas, në vazhdim të miqësisë të tyre, ish-Presidenti Bush (i vjetri) do të ftonte Dr. Berishën në shtëpinë e tij në Texas dhe Dr. Berisha pati bërë një vizitë miqësore familjare ne Hjuston në vitin 1993. Më pas presidenti Bush do vizitonte dy herë Shqipërinë, një herë zyrtarisht në Tiranë dhe një herë tjetër më vonë në një vizitë miqësore private në Vlorë së bashku me dhe familjen e tij dhe sekretarin Poëell, që në të dyja rastet u prit me madhështi nga Presidenti Berisha. Në vizitën e tij në Tiranë, Bush ishte pritur me nderime të veçanta në Pallatine Kongreseve, dheishte nderuar me Medaljen e Lirisë, në atë kohë ishte titulli më i lartë. Herën e dytë Bush kishte ardhur në Vlorë me të gjithë dinastinë Bush në një vizitë miqësore ne mjë udhëtim turistik me jahtin Alexander.

Kjo klimë e re miqësore Shqipëri- SHBA, nuk u kalua fillimisht pa skepticizëm dhe “upset” në vendet e Evropiane që suportonin Shqipërinë, veçanërisht Italia, e cila në atë kohë ishte mbështetësi dhe mbrojtësi kryesor natyror po ashtu edhe financuesi gjeneral i projekteve fillestare në Shqipëri. Sigurisht, vendimi i Dr. Sali Berisha për të krijuar një aleance të re të fuqishme me një superfuqi botërore, jo vetëm mbartte vullnetin maksimal të shqiptarëve, por edhe për vetë faktin se Shtetet e Bashkuara kishin qenë vendimtarë në egzistencen teritoriale të Shqipërisë me presidentin Wilson në Konferencën e Parisit 1922 dhe nga ana tjetër përfaqësonin vendin simbol të lirive dhe të drejtave njerëzore.

Si rezultat e kësaj qasje tejet miqësore dhe interesa te perbashkëta, vitet 1992-1995, nën qeverisjen e Partisë Demokratike, mund të cilësohen si vitet e arta në marrëdhëniet amerikano-shqiptare, kur Shqipëria ishte dukshën në fokusin special të Uashingtonit, ku nga ky interes i përbashkët më e fituar sigurisht ishte Shqipëria.

Gjendja e konfikteve të armatosura, në ish-federatën Jugosllave dhe prag-lufta e popullit shqiptaar në Kosove, kërkonte një aleat të fuqishëm. Dr. Berisha nuk kishte besim të plotë në vendet perëndimore evropiane, bazur kjo në historinë jo të hershme me humbje të dhimbshme të territoreve shqiptare, por edhe se aktualisht fuqia lobuese e Serbisë dhe e Greqisë në perëndim ishte shumë më e madhe se ajo e Shqipërisë, e sapo dalë nga izolimi.

Nga ky kontekst, kjo politikë ‘ashiqare” pro-amerikane e Berishës dhe lidhjet e ngushta me Uashingtonin ishte në përputhje me shqetësimin tradicional të Shqipërisë për të të qenë nën ombrellën e një superfuqie për të mbrojtur sovranitetin e saj nga kërcënimet e fqinjëve shovinistë tradicionalë. Dr. Berisha e konsideroi mbështetjen amerikane si garancinë kryesore për sigurinë dhe pavarësinë e vendit të tij edhe me një synim tjetër madhor, çlirimin e Kosovës. Rol vendimtar i Shteteve të Bashkuara më vonë në çlirimin e Kosovës me ndërhyrjen ushtarake të vitit 1999, kishin për baze këtë miqësi shqiptaro-amerikane sipas qëllimit largpamës dhe vizionit te Dr. Sali Berisha.

Gjatë kësaj periulle dhe deri në vitin 1996, Dr. Berisha shërbeu edhe si një katalizator në distancë në ngritjen e toneve nacionaliste dhe fillimin e rezistencës popullore në Kosovë.

Nga ana tjetër, me qëllim që të siguronte një mbështetje të garantuar, Berisha u përfshi në angazhimin përkrah Shteteve të Bashkuara në zgidhjen e konflikteve të luftës në Kroaci dhe Bosnje duke i bërë një shërbim të madh ndaj interesave të SHBA-ve në rajon.

Me këto lëvizje strategjike, Dr. Berisha krijoi besimin tek Amerikanët, se ai ishte personi më i besueshëm aleat në rajon, por duke parë mbështetjen e jashtëzakonshme popullore në popullin e tij shqiptar, ai konsiderohej si personi kyç që mund të mbante vendin të unifikuar dhe në stabilitet. Falë këtij besimi tek Dr. Berisha, Amerikanët filluan një investim të gjithanshëm në Shqipëri, kjo në shumë dimensione, ekonomike, politike dhe sidomos ushtarake.

Në aspektin ekonomik, me rëndësi të veçantë dhe në shenjë suporti dhe mirënjohjeje ndaj qeverisë Berisha, në vitin 1992 Uashingtoni i dha Shqipërisë statusin e vendit special të favorizuar në tregti si dhe hoqi kufizimet për produktet shqiptare dhe kompanitë amerikane të regjistruara në Shqipëri. Kjo vijoi në vitin 1995 me nenshkrimin e nje traktati për nxitjen respektive të investimeve dhe për të inkurajuar bizneset private amerikane për të investuar në Shqipëri.

Në aspektin ushtarak, nën qeverinë Berisha, pati nje “boom” të marrëveshjeve dypalëshe dhe misioneve dhe personelit ushtarak amerikan në Shqipëri. Kështu, vitin 1992, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Ministrisë e Mbrojtjes së Shqipërisë me Shtabin e Komandës së SHBA-së në Evropë, u emëruan një sërë specialistësh ushtarakë amerikanë dhe u hap një zyrë ndërlidhëse e SHBA-së pranë ministrisë së Mbrojtjes.

Po në aspektin ushtarak, zyrtarë të lartë të SHBA-së vizituan Shqipërinë, ku bie në sy vizita e Sekretarit të Mbrojtjes Ëilliam Perry dhe vizita e ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes i SHBA-së, Joseph Nye, i cili atherë do të theksonte: “Uashingtoni beson se Shqipëria është një shtyllë e stabilitetit në Ballkan”. Në këtë kuadër mardhëniesh miqësore dhe bashkëpunimi, u vu re një njëndërthurje e fortë midis Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.

Në vazhdim, qeveria Berisha shfaqi predizpozicion në vënien në gadishmëri të porteve, aeroporteve dhe bazave ushtarake shqiptare për një përdorim të mundshëm nga Nato dhe SHBA. Në të njëjtën kohë, Dr. Berisha punoi sipas vizionit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si një nga pikësynimet kryesore të qeverisë së tij me një rëndësi absolute kombëtare por edhe strategjike në rajon. Si hap i parë në këtë drejtim, në vitin 1992, Shqipëria pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC), si organizmi i parë që krijoi NATO për të ndërtuar marrëdhëniet me shtetet që dolën nga regjimet komuniste në Evropën Lindore dhe Evropën Qendrore.

Po ashtu në këtë funksion, Dr. Berisha krijoi lidhje të ngushta miqësore me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Manfred Womer, i cili do të vizitonte Tiranën në shumë raste si i ftuari special i Dr. Berishës. Megjithëse Mr. Womer nuk e shprehu direkt mbështetjen e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, të paktën ishte krijuar perceptimi se SHBA-të po punonin në atë drejtim.

Ky angazhim i SHBA-ve u pa qartë në ë vitin 1994, kur Shqipëria iu bashkua programit të Partneritetit për Paqe të NATO’s, si nismë e administratës së Presidentit Clinton, per t’i paraprirë anëtarësimit të plotë në Shqipërisë në NATO. Nën këtë axhendë bashkëpunimi, ishte ftesa nga Presidenti Clinton dhe vizita më 12 shtator 1995 në Uashington e President Berishës. Në këtë takim Presidenti Clinton shprehu mbështetjë të plotë dhe të gjithanshmë për Shqipërinë.

Viti 1996 Shënoi një zbehje të këtyre marrdhënieve të mira dypalëshe. Departamenti i Shtetit lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se i konsideronte zgjedhjet e këtij viti “ një hap prapa”. Shtetet e Bashkuara kishin filluar një rishikim të plotë të marrëdhënieve të tyre me Shqipërinë.

Por mbas rënies së Qeverisë Berisha dhe sidomos mbas vitit 2000, mardheniet e Dr. Berisha me Uashingtonin filluan të rigjallërohen. Anëtarësimi i Shqipërisë në Nato, ishte pika kryesore përbashkuese midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. Gjatë viteve 2005-2008, Qeveria Berisha, vazhdoi procesin për përmbushjen e objektivave të partneritetit për të operuar së bashku në kuadër të NATO-s.

Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit më 2 prill 2008. Më 25 prill 2008 Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin, bisedime që përfshinin disa çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore, ndërsa më 9 korrik 2008, vendet anëtare të NATO-s nënshkruan në Bruksel protokollet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare të NATO dhe Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009 dhe për herë të parë si anëtare me të drejta të plota në NATO në Samitin që u mbajt në Strasbourg më 4 prill 2009. Më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nga ku deklaroi se pa ndihmën amerikane kjo arritje do të ishte e pamundur.

Procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministri Berisha e shikonte si ishtë një pararojë e hapave të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Si rezultat, këto projekte madhore të Qeverisë Berisha 2005, ecën paralel dhe në të njëjtën ditë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE, mbas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare.

Kulmi i mardhënieve të shkëlqyera më Uashingtonin u shënua më 10 korrik 2007, kur Presidenti Bush (Jr.) vizitoi Shqipërinë mbas ftesës se kryeministrit Berisha. Berisha do të shprehej për Bush “mysafiri më i madh dhe më i dalluar në historinë shqiptare”. Kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historine 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Gjatë vizitës në Presidence, presidenti shqiptar Moisiu i pati dhuruar zotit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan Bush në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, pati vlerësuar nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Presidenti po ashtu tha se një pavarësi të mbikqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën. Po ashtu ai theksoi: “Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire”.

Por ajo çfarë ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve nga miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush ishte deklarata: “The time is noë”, me fjalë të tjera, ishte koha për Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO. Koha tregoi se dy këto premtime, me mbështetjen e tij dhe kombit të tij të madh, shumë shpejt u bënë realitet.

Pas takimit, si për te vertetuar vetë realitetin e mardhënievs dhe ndjenjave miqësore me popullin shqiptar, Presidenti Bush jashtë protokollit, doli në rrugën kryesore të Fushë-Krujës dhe takoi shumë qytetarë të cilët e pritën me shumë respekt dhe entuziazëm.

Te frutshme, miqësore e te shkëlqyera kanë qenë edhe dy takimet e Kryeministrit Berisha në Uashington me sekretaren Clinton dhe spikerin e Kongresit amerikan Boehner dhe miq e zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë dhe Kongresit të SHBA. Në komentet para takimit Sekretarja Clinton pati shprehur mirëseardhjen për Kryeministrin Berisha me fjalët: “Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë të Shteteve të Bashkuara, në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi marrëdhënie të gjera dhe të thella që ne e vlerësojmë lart”.

Në këtë takim me sekretren e Shtetit Clinton, Berisha e ftoi atë që të vizitojë Shqipërinë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisësë saj, ftesë të cilën Sekretarja Clinton do ta pranonte me kënaqësi.

Vizita e Sekretares Clinton në Tiranë do të shënonte një moment tjetër kulmor historik në marredhëniet shqiptaro-amerikane. Në këtë vizitë, që ishte dhe “qershia mbi tortë” e festimeve te 100 vjetorit te Pavarësisë, Sekretarja e Shtetit Clinton do t’ju drejtohej deputetëve të parlamentit shqiptar dhe mbarë kombit me, mesazhin e saj historic: “cilido që do të shohë demokracinë në veprim, të shkojë në Shqipëri”.

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë periudhave kur Dr. Sali Berisha ka qenë në pushtet kanë njohur vetëm rritje. Këtë e reflekton vetë fakti se Shqipëria është bërë një nga aleatët më të vendosur të Amerikës, veçanërisht në luftën globale kundër terrorizmit, po ashti edhe numri i madh i marrëveshjeve dypalëshe që janë renditur më poshtë:

• Marrëveshje lidhur me asistencën ekonomike dhe teknike, nënshkruar më 10.06.1992.

• Marrëveshje me shkëmbim notash lidhur me punësimin e familjarëve të zyrtarëve qeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve tëBashkuara të Amerikës, hyrja në fuqi më 30.09.1993.

• Marrëveshje për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave për hartat topografike, nautike, aeronautike dhe informacionin, të dhënatdigitale gjeodezike dhe gjeofizike lidhur me hartat, dhe materialet gjeodezike, hyrë në fuqi më 25.03.1994.

• Marrëveshje ekonomike dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruar më10.06.1992.

• Marrëveshje me shkëmbim notash për disa ndryshime në “Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dheQeverisë së SHBA për zgjidhjen e disa pretendimeve, nënshkruar më mars10.03.1995

• Marrëveshje e grantit të objektivit strategjik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së SHBA-së, për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të sfidës së mijëvjeçarit, nënshkruar më 3.04.2006.

• Marrëveshje granti i strategjive objektive ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të luftuar korrupsionin (Faza II), nënshkruar më 29.09.2008

• Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruar më 26.06.2009

• Marrëveshje e ndihmës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike; investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike, nënshkruar më 30.9.2010.

• Dokumenti i amendimit numër një të Marrëveshjes së ndihmës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike, nënshkruar më 16.9.2011 për qeverinë e SHBA dhe më 19.9.2011 për qeverinë e RSH-së.

• Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit shqiptaro-amerikan për zhvillimin, nënshkruar më 7.06.2011

• Dokumenti i amendimit numër dy i Marrëveshjes së ndihmës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike, nënshkruar më 4.4.2012

Vendimi i Departamentit të shtetit Amerikan duke dezinjuar Dr. Berishën si “Non grata” në Shtetet e Bashkuara, ra si “rrufe në qiell të pastër”, tronditi opinionin publik shqiptar dhe fillimisht u kuptua si efekt negativ në mardhëniet në mes Dr. Berishës dhe Partisë Demokratike më Shtetin Amerikan. Kryetari i athershëm i PD-së Lulzim Basha do të theksonte: “Berisha është lideri shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar në zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë dhe ka çuar miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA-në në nivelet më të larta”.

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri përpjekje për të ndarë individin Berisha nga Partia Demokratike. Në këtë funksion u vu gjerësisht vetë Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim. Ambasadorja amerikane kërkoi nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kjo parti të distancohet nga Sali Berisha, duke e paralajmëruar se në të kundërtën do të rrezikojnë marrëdhëniet e PD-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën këtë presion, Kryetari i PD-së Basha e përjashtoi Dr. Berishën nga grupi parlamentar.

Dr. Berisha nuk u gjunjëzua por me energji të reja për t’i kthyer dinjitetin vetes së tij dhe sovranitetin e Partisë Demokratike, filloi përballjen me Sekretarin Blinken dhe Ambasadoren Kim dhe shumë shpejt, gjërat filluan të qartësohen. “Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptarë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve”, pati theksuar Dr. Berisha.

Hapja e padisë civile të Dr. Berishës ndaj Sekretarit të Shtetit Blinken, mungesa e fakteve konkrete nga Departamenti i Shtetit, prapaskenat the “eminencat gri” brenda Partisë demokratike, si dhe kembëngulja e Dr. Berishës për dinjitet personal dhe të PD-së, transparence dhe reformim të plotë të Partisë Demokratike, ndryshuan edhe një herë balancat, Dr. Berisha fiton besimin e demokratëve dhe rimerr drejtimin e kësaj partie. Ajo çfarë është më e rëndësishme është se, në të gjitha daljet e tij publike, Dr. Berisha pati emfazuar ndjenjën e tij të miqësisë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, figura të shquara të politikës së djathtë Amerikane shfaqën mbështetje ndaj liderit historik të Partisë demokratikë Dr. Sali Berisha. Kongresisti Lee Zeldin, në një afat të shkurtër disa mujor i pati shkruar katër letra si kërkesa zyrtare Sekretarit të Shtetit Blinken, për të paraqitur evidenca për implikimin e Dr. Berishës në korrupsion, evidence të cilat nuk u paraqiten kurrë. Po ashtu, Kongresisti Lee Zeldin, në një dëgjese ne Kongresin Amerikan, i kërkoi llogari dhe fakte Sekretarit Blinken, por sekretari nuk I paraqiti në asnjë rast. Ndërsa pyetjes se z. Zeldin nëse Sekretari Blinken kishte kontakte me filantropin George Soros, sekretari mohoi të ketë kontakte me Soros por nuk mohoi që të tjerë në Departamentin e Shtetit të kenë të tilla kontakte.

Po ashtu ish-Ambasadori dhe ish drejtori i Inteligjencës Amerikane, Richard Grenell, doli haptas në mbrojtje të figurës së Berishës. Ai pati theksuar se gjatë kohës që ai drejtoi Inteligjencën Amerikane nuk kishte parë ndonjë evidencë që implikonte Dr. Berisha në korrupsion. Po ashtu, ai pati shtuar se Sekretari Blinken po përdor forcën e Departamentit të Shtetit për të ndihmuar Soros dhe sulmuar kundërshtarët politikë dhe se Blinken po vepron si agjent i Sorosit në botë.

Dukshëm marrdhëniet në mes dr. Sali Berishës dhe një pjese të veçuar te funksionarëve Amerikanë janë acaruar, por Dr. Berisha gëzon respekt të veçantë ndër shumë senatorë dhe kongresistë dhe sidomos në radhët e Partisë Republikane. Prandaj në gjykimin tim dhe të shumë analistëve, ngërçi i përkohshëm mes Dr. Berishës dhe Departamentit të Shtetit, nuk i ka dëmtuar mardhëniet Shqiptaro-Amerikane. Nga ana tjetër, vendosja si kurrë më parë të Ambasadores Kim në shërbim të njëanëshëm politik dhe të qeverisë së drejtuar nga kryetari i Partisë Socialiste Rama, etiketimi i shqiptarëve nga ambasadorja Kim: “të mos hanë bar”, deklarata politike dhe nderhyrejt e saj në çështjet e brendshme të partive politike në kundërshtim me Konventën e Vjenës, janë vepra të cilat mund të ketë lëkundur sadopak, besimin dhe simpatinë e shqiptarëve për SHBA-të.

Derisa sot-për-sot, nuk ka asnjë fakt konkret për implikimin e Dr. Berisha në korrupsion masiv, por nga ana tjetër janë provuar me fakte lidhjet miqësore dhe familjare të Sekretarit Blinken me filantropin George Soros, për të cilin vetë Berisha më parë kishtë kërkuar publikisht të shpallej “non grata “në Shqipëri, vendimi “non grata” ndaj tij, açik mund të quhet si vendim politik në favor të të tretëve. Në rast të ndërrimit të pushtetit në Shtetet e Bashkuara, ky vendim mund të qartësohet dhe bazuar edhe në ekperiencat e mëpërparëshme, ky vendim mund të anullohet.

Sidoqoftë, për sa kohë që Dr. Sali Berisha, është i zgjedhur me votën e lirë të shqiptarëve, për sa kohë që ai ruan ndjenjën e miqësisë për kombin amerikan dhe përfaqëson denjësisht dëshirën dhe entuziazmin e kombit shqiptar për atë amerikan, mardhëniet prospektive të Shqipërisë me SHBA-te, nën një drejtim të mundshën të pushtetit nga dr. Sali Berisha kanë premisa që të jenë të shkëlqyera. Për më tepër, një politikan me një histori të gjatë të mardhënieve të mira me SHBA-të, si një njohës eksilent i gjeopolitikave rajonale, nje lider që ka treguar se është i stabil në parimet dhe qëndrimet e tij me një mbështetje të gjerë në popullin e tij, mund të jetë personi më i përshtatshëm i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për të mbajtur shqiptarët në rajon të unifikuar dhe një rajon ballkanik të stabilizuar.

 

 

blankblank

 

blank

blank

blank

blank

Vatra Manhattan Branch: Fryma marksiste nuk kanë vend në Vatër – Komunistët duhet të ikin nga kanë ardhur

blank

Vatra Manhattan Branch:

“Fryma marksiste nuk kanë vend në Vatër.

Komunistët duhet të ikin nga kanë ardhur.

Ne ishim dhe do të jemi dhe do të vazhdojmë të bëjmë histori brenda saj.

Shumica e vatranëve nuk janë dakord me fajtorin, me uzurpuesin, me mashtruesin.

Kjo lëvizje që ka nisur është për të shpëtuar vatran nga kthetrat e sigurimit të shtetit që e kanë kthyer vatranin në fole enverizmi.

Ne kemi provat e nevojshme që zbulojnë realitetin e falsifikimit, vjedhjes së Vatrës.”

blank

Vatra Manhattan Branch: Vatra u kap nga ish Sigurimi & komunistët me qendër në Michigan

Nuk është më ajo që ka qenë Federata Panshqiptare Vatra themeluar nga Etërit e Kombit 110 vjet më parë në zemrën e Amerikës.

Vatranë me veprimtari mbi gjysmë shekullore, por edhe të ardhur prej fillimit të viteve ’90, direkt nga internimet, trashëgimtarë të familjeve nacionaliste shqiptare të persekutuara gjatë diktaturës komuniste, kanë kohë që mendojnë se lidërshipi i Vatrës është i kapur nga ish Sigurimi i Shtetit, segmentet ish komunistëve dhe qeverisja e Edi Ramës.

Përpara dy ditësh një nga figurat më të respektuara të Vatrës Z.Lek Mirakaj, anëtar i Kryesisë nga familja e nderuar Mirakaj me rreth 1000 vite dënime, burgje, vrasje dhe internime dërgoi një shkrim tek Dielli që  u censuruar dhe nuk u botua ku parashtronte manipulim dhe shkelje të Kanunores gjatë Kuvendit të shkurtit të këtij viti dhe po ashtu i kërkonte kryetarit të reagonte pas sulmit kundër Ervin Dines, një personalitet i komunitetit shqiptaro-amerikan nga gjenerata e re që cili u sulmua nga nënkryetari Alfons Grishaj.

Edhe dega e Vatrës në Manhatten kërkoi reagimin e Elmi Berishës.

Po kështu disa ditë më parë një tjetër figurë që identifikohet me Vatrën, Z.Sergio Bitiçi reagoi me një shkrim që po ashtu nuk u botua dhe u censurua tek Dielli duke shprehur indinjatën e tij ndaj katandisjes të Vatrës sot.

Duhet nënvizuar se të gjitha opinionet e Vatranëve ku shprehin qendrimet e tyre rreth situatës apo në mbështetje të reformimit të PD në Shqipëri nuk botohen tek Dielli, pra Dielli censurohet me dorë të hekurt duke shkelur Kushtetutën Amerikane.

Dega e Vatrës në Vatra Manhattan Branch ka reaguar rishtas me një status të shkurtër ku shkruan:

“Dega Vatra Manhattan deklaron hapur se DJE dhe SOT VATRA u kap nga ish sigurimi i shtetit shqiptar dhe komunistët me qendër në Michigan.”

Me rastin e 110 vjetorit, Presidenti i Republikës me kërkesë të Elmi Berishës dekoroi një ish Sigurims.

PSE HESHT GAZETA “DIELLI”? – Nga Pjetër Jaku, Detroit

“VATËR APO WATER” Nga Lek MIRAKAJ

Vatra Manhattan Branch dënon sulmin kundër Ervin Dines nga Alfons Grishaj – kërkon shkarkimin e tij!

 

Nga Sergio Bitiçi: Ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme – E sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin !

KRIZA E LIDERSHIPIT NË VATER Nga Valentin Lumaj

(Video) Turp Vatra qe mashtron Presidentin për dekorimin e ish Sigurimsit Gani Vila !

Lek Mirakaj: Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Vatrës nuk jam vënë në djeni për z.Demiraj, kam propozuar z.Visar Zhiti!

 

blank

PSE HESHT GAZETA “DIELLI”? – Nga Pjetër Jaku, Detroit

Problemet nuk mbyllen, nëse nuk happen!

Ka një denoncim publik nga Dega e Vatres Manhatan dhe tri kërkesa për Kryesinë Qendrore të Vatrës. Po bëhet një javë dhe asnjë rresht në Gazetën e Vatrës. A duhej që kjo gazetë, si pronë e vatranëve, pra edhe e Degës Manhatan, si një nga degët kryesore të saj, të shkruante rreth debatit me fjalë fyese të nënkryetarit, të zbardhej? Mendoj, se secili vatran, do ta kërkonte këtë dhe nuk do të ishte aspak në dëm të Vatrës. Në dëm të një grupi shoqëror, partiak ose shkencor, do të ishte mbyllja e debateve që, njësoj do të mësoheshin! Asnjë plagë nuk shërohet, duke e izoluar! Mjaft u izoluam për gjysëm shekulli! Edhe pse shqiptarët nuk janë aty ku duhet të ishin, dhe aty ku e meritojnë, në tridhjet vitet pas komunizmit, gjithësesi janë më mirë e më  të lirë!

Po të mos flisnim, asnjëri prej nesh nuk do të njihej!

Të shprehurit të njeh! Dhe, pikërisht kjo ka ndodh prej vitesh në Vatër. Prej shtatë vitesh lëngon nga e njëjta sëmundje, sharlatanizmi për të ndikuar në gjithëçka të kësaj organizate e një përsoni, që vetëm lëvdon veten, kur duhej të ulte kokën e të dëgjonte të tjerët. Cili prej Jush i ka dëgjuar ndonjëherë, nga të tjerët, lëvdatat e tij hiperbolike e krejt të pavërteta? As prej Kolec Ndojes, që ai e përmend, kur i duhet! Ju duhet ta kishit kuptuar, që kur u ngrit si gjeli, në Kuvendin e 2015-tës. Ju duhet ta kishit kuptuar, që kur bëri lëmsh Kuvendin e 2017-tës dhe solli kryetar birin e Prokurorit Komunist, pa qënë kurrë në Vatër. Ju duhet ta kishit kuptuar, kur fyu nacionalistët patriotë, Dr. Gjon Buçaj dhe Zef Përndocaj, nga më kontribuesit në Vatër, prej gjysëm shekulli, e ju përsëri heshtët! Ju po e kuptoni tani, si hidhet e përdridhet, kur i cenohen interesat, dhe kur sheh se po rreshqet në humnerë dita ditës, nga vatranë që janë më të zot se ai e, sidomos Valentin Lumaj, Çezar Ndreu, Lekë Mirakaj, Ervin Dine e shumë e shumë të tjerë që ngurrojnë të dalin hapur. Cila është ajo Vatër që e mban në gjirin e saj një klloun të tillë, të fyej antarët që janë nderi i kësaj organizate?

“ Në qoftë se nuk mund të kafshosh, mos i nxirr dhëmbët!”-thotë populli. Por, ky përson, që kurrë nuk është votuar, veç manipulimeve e prapaskenave, po e kafshon Vatrën me dhëmbë infektues që, po të vazhdoi gjatë, do e rrëzoi në lëngime të gjata. Dikush, me të padrejtë mund të thotë: Ç’të duhet ty me Vatrën? Mua nuk më është dashur kurrë përsonalisht dhe nuk ka për të mu dashur, por e kam njohur Vatrën, pa ardhur në Amerikë, e njoh historinë e saj dhe më vjen keq të kaloi sëmundje të rënda. E, për më tepër, deri në shtator të këtij viti jam anëtar i saj, edhe pse nuk don kryesia! Shërojeni sa nuk është vonë!

Kur agresori bën viktimen!

Pas denoncimit dhe kërkesave për Kryesinë, të Degës së Manhatan, që mban datën 19 korrik 2022, sipas një mikut tim, mësova reagimin e nënkryetarit. Duke parë se po bëhën shumë e po i prishen raportet, me një lloj megallomanie të pashoqe, bën viktimen, sikur ai ka gjithëmonë të drejtë.

Këtë nuk e shan askush, por sëmundja e tij, të vërteten ia kthen në sharje. Ai nuk është kurrë në nivelin e atyre që përmend, as afër tyre. Ai kurrë nuk ka qënë në asnjë nivel drejtues, qoftë edhe kryetar seksioni, për asgjë nuk është votuar asnjëherë. Ai nuk ka qënë në asnjë  detyrë të emruar,  në nivel lokal e qendror. Nuk ka përfaqësuar askënd dhe asgjë! Ju e besoni gënjeshtren se ka qënë përfaqësues i opozites ne OSBE!? Nuk kishte Opozita përsonalitete të nivelit evropian, po gjeti këtë hajdut ta përfaqësonte? Medaljen “ Pishtar i Demokracisë”  e kishte vëllai, e jo ky! Në webin e Presidences askund nuk figuron emri i tij! E shihni si shantazhon në përgjigjen pa argument. “ Ai që më akuzoi u përjashtu me vota unanime”. Cili ishte ai, përveç imagjinates së tij? E shihni si vetëmburret, si brumbulli që e rrokullis një mizë. “ Më njeh gjithë Shqipëria”! Ka rrezik se njeh as Lagjja e tij, veçëse për hajdut profesionist e jo i dënuar njëherë, por dy! Gjithçka mund të shpifet, por hajnia në çdo regjim mbështetet në  fakte! E kujt i bënte dëm ky far gjeniu, që donin ta fusnin në burg?!! Përse nuk mori pafajësinë, nëse nuk ishin të vërteta, dy dënimet e tij? Si mbiu i pambishmi ne komunitetin tonë, fara e helmët, qe kurrën e kurrës nuk ka qënë farë?! E, pra le të  pretendoni, ta mbani në ballë?!

Kryesia mbetet në dilemë, kë të heq, nënkryetarin apo Degën e Manhatanit!? Dega është një kockë shumë ma e fortë se nënkryetari hajdut e kontrabandist!

Tanimë, heshtja është agonia para vdekjes!

Michigan, 23 korrik 2022

blank

“Lulja e Vlorës”, Anna Kohen rrëfen në një libër historinë e familjes së saj hebreje në Shqipëri

VOA/Keida Kostreci

Lindur dhe rritur në një komunitet të vogël hebre në Shqipëri, Anna Kohen ka një lidhje të veçantë me qytetin e saj të lindjes, Vlorën. Libri i saj i ri “Lulja e Vlorës”, siç thotë ajo vetë, është një dhuratë për brezat e ardhshëm të familjes së saj, por edhe një mënyrë për të nderuar familjen shqiptare që strehoi familjen e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe gjithë shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Dr. Anna, siç njihet ajo në komunitetin shqiptaro-amerikan, flet për femijërinë gjatë komunizmit, kujtimet e bukura por edhe të trishta, si edhe për hebrenjtë Romaniotë, një komunitet jo shumë i njohur. Ajo bisedoi me kolegen Keida Kostreci në prag të botimit të librit.


Zëri i Amerikës: Dr. Anna çfarë ju frymëzoi për të shkruar këtë libër të quajtur “Lulja e Vlorës”?

Anna Kohen: Mendova për nipërit e mbesat e mia. Doja që ata të dinin se nga cili vend vij, historinë e jetës sime, sepse mua vetë nuk më kishin lënë kujtime, nuk më kishte thënë askush asgjë për gjyshërit nga ana e nënës, të cilët u vranë dhe u morën gjatë Holokaustit nga Janina e Greqisë. Unë nuk di asgjë për ta. E di historinë e familjes së babait. Pra doja që fëmijët dhe nipërit dhe mbesat e mia të dinin të gjithë historinë. Prandaj fillova të shkruaj historinë time për nipërit dhe mbesat e mia. Dhe pastaj kuptova se kjo histori mund të kishte një audiencë shumë më të madhe. Dhe kështu vazhdova t’i shkruaja kujtimet edhe për të tjerë.

Zëri i Amerikës: Mund të na flisni për këtë histori tuajën të pazakontë që kalon nga Shqipëria dhe Greqia, për identitetin tuaj si një fëmijë hebre në Shqipëri dhe më pas si e rritur në Shtetet e Bashkuara?

Anna Kohen: Historia fillon në vitin 1938 me prindërit e mi. Në atë kohë, gjyshi dhe gjyshja ime dhe babai im, atëherë një djalë i ri, kishin shkuar në Shqipëri dhe gjetën disa familje të tjera hebrenjsh Romaniotë, që kishin shkuar nga Janina në Vlorë. Ishte një komunitet shumë i vogël dhe ata u bënë pjesë e tij. Kur komunistët erdhën në pushtet, ata nuk mund të largoheshin edhe pse ishin shtetas grekë, kështu që u bllokuan në Shqipëri ku lindëm ne katër fëmijë, pas luftës.

Zëri i Amerikës: Na tregoni pak për fëmijërinë tuaj dhe vitet tuaja si vajzë e re hebreje në Shqipëri…

Anna Kohen: Unë isha një vajzë hebreje dhe isha shumë krenare që isha hebre. Por nga ana tjetër shoqet e mia më të ngushta, ishin një e krishterë dhe një myslimane. Pra, ne të treja ishim shoqe shumë të mira. Fëmijëria ime ishte e bukur. Ne kënaqeshim. Komunikonim shumë mirë me njëra-tjetrën edhe pse kishim besime të ndryshme, por megjithatë feja nuk praktikohej në Shqipëri. Por ne, hebrenjtë e Vlorës e praktikonim fenë tonë fshehtas, nën hundën e Sigurimit.

Zëri i Amerikës: Cilat janë gjërat kryesore që keni dashur të përcillni në libër?

Anna Kohen: Kur prindërit e mi erdhën nga Greqia në Shqipëri, ishte kohë lufte. Në fakt babai kishte shkuar në Janinë për t’u martuar me mamanë dhe e solli në Shqipëri. Kështu që gjatë luftës, ata duhej të fshiheshin diku dhe shkuan në fshatin Tre Vëllazër, një fshat me banorë myslimanë, shumë pranë Vlorës. Dhe aty qëndruan të strehuar nga familja Lazaj. Dhe unë doja të nderoja këtë familje, si të ishte familja ime, dhe të nderoja të gjithë shqiptarët e tjerë për bujarinë e tyre, për atë që kanë bërë për hebrenjtë në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Dhe kujtimet tuaja përqendrohen tek familja por edhe tek sfida e saj në kohën e diktaturës komuniste. A mund të na tregoni kujtimet e asaj periudhe?

Anna Kohen: Kur u pranova më në fund në fakultetin e mjekësisë, më duhej të shkoja në Tiranë, por ne nuk ishim shtetas shqiptarë, ishim shtetas grekë. Si e huaj në atë kohë, më duhej të shkoja në polici dhe t’u tregoja se ku po shkoja, se duhej të shkoja në Tiranë. Nëse doja të vizitoja kushërirën time në Kavajë, më duhej të shkoja në polici që t’u thoja. Ishte shumë e vështirë për mua, sepse e urreja të shkoja në stacionin e policisë. Kjo pjesë ishte dëshpëruese. Por jetonim në një vend komunist dhe nuk kishim ç’të bënim.

Për këtë arsye, ky libër do t’u tregojë amerikanëve ose qytetarëve të vendeve që nuk kanë jetuar kurrë nën komunizëm, që e kanë të trashëguar lirinë, se si është e mundur të jetosh pa asnjë liri, përfshirë lirinë e fjalës.

Zëri i Amerikës: Ju e konsideroni veten një bijë të Vlorës, po aq sa e konsideroni bijë prindërish hebrenj. Çfarë është Vlora për ju?

Anna Kohen: Vlora është qyteti im i lindjes. Unë e dua Vlorën dhe e quaj “Vlora ime”.

Vlora është e bukur dhe ka një histori me hebrenjtë që përmendet në libër dhe që shumë njerëz mund të mos e njohin. Hebrenjtë kishin ardhur në Vlorë që nga koha e Inkuizicionit Spanjoll në vitin 1492, në kohë shumë të hershme dhe unë e sqaroj këtë në libër.

Por shkurtimisht libri përmban kujtimet e mia për jetën tim dhe të prindërve të mi, tregon se si u larguam nga Shqipëria dhe besoj se të gjithë do të duan të dinë se si ikëm. Por përveçse janë kujtimet e mia, është edhe një libër edukativ. Njerëzit do të lexojnë librin do të mësojnë për Besën. Pastaj është edhe histori e hebrenjve. Të gjithë e dinë se ka hebrenj Ashkenazi dhe Sefardikë, por nuk dihet shumë për hebrenjtë Romaniotë. Dhe Janina është një nga qytetet që ka më shumë Romaniotë.

Zëri i Amerikës: Doktoreshë Ana, na tregoni pak më shumë për këtë komunitet, hebrenjtë Romaniotë…

Anna Kohen: As unë vetë nuk e dija që isha Romaniote, kështu që kur erdha për herë të parë në Amerikë dhe u thoja njerëzve që isha Sefardike, që vija nga Greqia, nga ku ishin prindërit e mi. Por më pas në vitet ’80, po lexoja një libër me këtë temë dhe kuptova që jam Romaniote. Çfarë do të thotë kjo? Romaniotët janë një komunitet shumë, shumë i vjetër hebre, që nga periudha bizantine. Dhe ata ishin vendosur në pjesë të Greqisë si, Janina, Vollos, Arta, Kavalla, në gjithë këto qytete të vogla.

E përshkruaj historinë e tyre në detaje në libër.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët faktin që kishit shtetësi greke. Por edhe sot e kësaj dite nuk keni shtetësi shqiptare edhe pse lidhja juaj me Shqipërinë ka zgjatur gjithë jetën…

Anna Kohen: Është shumë e vërtetë. Unë kam lindur në Shqipëri, ndaj e konsideroj veten gjithmonë një hebre shqiptare, hebre shqiptaro-greke. Megjithatë, ne jetonim në Shqipëri si qytetarë grekë dhe unë nuk kisha shtetësi shqiptare dhe jo shumë njerëz e dinë këtë dhe kjo ishte një tjetër gjë që doja të përfshija në libër dhe të shpjegoja se edhe pse bëj kaq shumë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, nuk jam shtetase shqiptare.

Por ajo që bëj unë është si shpërblim për atë që populli shqiptar ka bërë për hebrenjtë në përgjithësi.

Zëri i Amerikës: Siç e përmendët, lidhja juaj me Shqipërinë vazhdon edhe sot e kësaj dite. A mund të na thonë se si e ruani këtë lidhje përmes jetës dhe aktivizmit tuaj?

Anna Kohen: Unë kam qenë kryetare e organizatës së grave shqiptaro-amerikane Motrat Qiriazi për më shumë se 25 vjet. Kam qenë e lidhur me komunitetin shqiptar (në Amerikë) që nga viti 1990 dhe është një komuniteti që unë e dua, një komunitet që e ndihmoj është një komunitet për të cilin edhe sot e kësaj dite organizoj aktivitete për programe informimi, programet arsimore për shqiptarët dhe jam në kontakt me shqiptarë në të gjithë botën.

Nuk mund ta harroj se çfarë bëri familja Lazaj për familjen time dhe që shqiptarë të tjerë bënë për familje të tjera hebreje.

Dhe të gjithë e dinë se numri i hebrenjve në Shqipëri pas luftës ishte më i madh se sa para luftës dhe kjo ishte falë zemërgjerësisë së popullit shqiptar. Kështu që unë kam një lidhje shumë të ngushtë dhe sa herë marr një telefonatë për ndihmë, unë ndihmoj edhe nëse e njoh ose nuk e njoh personin.

Zëri i Amerikës: Çfarë na tregon historia juaj për identitetin pasi ju keni të gjitha këto identitete të ndryshme të mishëruara tek ju si person?

Anna Kohen: Në Shqipëri ne jetonim si shtetas grekë apo të huaj. Ne u larguam nga Shqipëria dhe shkuam në Greqi, grekët nuk njohën as prindërit e mi grekë, as ne si grekë. Pra ne jetonim në Athinë dhe ishim pa shtetësi.

Nuk është gjë e mirë të jesh pa shtetësi, megjithatë, ne jetuam si të tillë deri kur erdhëm në Shtetet e Bashkuara. Prindërit e mi u larguan më herët nga Greqia dhe unë vazhdova të qëndroja për të përfunduar studimet për stomatologji. Kur erdha në Amerikë, gjëja e parë që bëra në aeroport ishte që vura yllin hebre dhe mendova: Kam ardhur në një vend që do të më japë lirinë që nuk e kam pasur kurrë. Do ta vë hapur yllin tim hebre dhe, gjë që nuk mund ta bëja në Greqi.

Erdha në një vend ku më në fund mora shtetësinë. U bëra shtetase amerikane pesë vjet më vonë. Pra kjo është e vetmja shtetësi që kam pasur në gjithë jetën time.

Zëri i Amerikës: Dhe çfarë mesazhi doni që të marrin lexuesit nga libri juaj?

Anna Kohen: Dua t’u them të gjithëve se të shkruash për veten tënde, të tregosh historinë tënde, nuk e bën gjithkush. Por unë e bëra sepse ndjeva se nëse leximi i këtij libri do të frymëzonte njerëzit, kjo do të ishte një arritje e madhe.

I shkruari i librit “Lulja e Vlorës” ishte një sfidë, ishte një rrugëtim dhe një punë e bërë me dashuri.

Zëri i Amerikës: Libri del në anglisht në shtator. Po një version shqip do të ketë?

Anna Kohen: Meqë ra fjala, ky është libri në anglisht, dhe mund të porositet paraprakisht përmes Amazon.com. Versioni shqip do të dalë në kohë për t’u shfaqur në panairin e librit në Tiranë (në nëntor). Libri do të botohet nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare.

blank

blank

blank

blank

“VATËR APO WATER” Nga Lek MIRAKAJ

110 vjet ma parë, mendje të ndritura e zemra patriotësh, krijuan atë frymë përbashkim që e pagëzuan VATRA. 110 vjet më vonë, ne pasardhësit e këtyre figurave të ndritura jemi para momentit që Vatrën e lavdisë shekullore, me plot kuptimin e fjalës ta kthejmë në Water, një ujë që rrjedh pa lënë asnjë gjurmë e që përfundon, nuk dihet se ku. Apo ne të gjithë sëbashku ta mbajmë të gjallë, e t’ia përcjellim pasardhësve, me ato vlera që na i lanë krijuesit e t’i lartojmë ato!Shkurtimisht do të përpiqem të rreshtoj disa akte që për mendimin tim modest, po kontribuojnë në prishjen atyre të vlerave që mbi një shekull Vatra ka përfaqësuar.

Në muajin Shkurt, u zhvillua kuvendi i Federatës, ku motivi kryesor ishte bashkimin dhe aprovimin e kanunores së re. Që këtu fillon e keqja! Emërimi “kanunorja e re“ sepse koha sikur e paska bërë të pavlefeshme kanunoren që na solli deri këtu në 110 vjet, atë xhevahir që na e lane të parët e ndritur, vetëm ca mendje të vyshkura të disa individëve mund ta dinë.

Po përpiqem të rreshtoj disa mendime personale (që për hir të së vërtetës nuk janë vetëm të mijat) dhe të cilat ia kam shprehur kryetarit me gojë e me shkrim, duke i kërkuar një diskutim brenda strukturave që Ai i pranonte, po për arësye që Ai i di, faktikisht i ka zvarrisur, e më detyron të shprehem publikisht.

Me përjashtim të votimit për kryetarin, veprimet e tjera lënë vend për spekullime. E them këtë se u hodh për votim një dokument që u quajt Kanunorja e re. Ky dokument duhej hedhur për diskutim haptas për të gjithë antaresinë dhe paraprikisht duhej të ishte diskutuar në këshillin kombëtar, si organi që e ka autorizuat komisionin prej tre anëtarësh për të bërë amendamentet e nevojëshme, për të ju përshtatur kërkesave të kohës. Pretendimi se i është dërguar degëve nuk qëndron për arsyen e thjeshtl të pengesave që krijoi situata e pazakonëshme në të gjithë botën, Pandemia.

Në paraqitjen e Kanunores së re, ishte i pranishëm vetëm zoti Musabelliu, munguan dy personat e tjerë të ngarkuar me ndryshimet kanunore, gjë që lënë dyshime se ato nuk kanë qenë dakord me ndryshimet e propozuara,që për mendimin tim, nuk janë as propozime të z. Musabelliu. U hodh në votim neni që kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit e kthente, nga dy vjet sipas praktikës së deritashme, në katër vjet. Votimi u zhvillua korrekt pa kontestime dhe me numër votash nuk kaloi.

Gjysëm ore më vonë, pa asnjë aresye u kërkua që të votohesh edhe një herë ky ndryshim. Në kundërshtim me gjithë rregullat e shkruara dhe të pashkruara u imponua përsëritja e votimit, me qëllim manipulimi, gjë e cila ndodhi , ku tre vota kaluen nga njeri krah në tjetrin pa asnjë shpjegim. E megjithatë, pavarësisht manipulimit, votimi dytë nuk arriti korumin, përsëri ai ndryshim nuk kaloj, 16 pro dhe 10 kundër. Nga 16 pro numri i votuesve duhej të ishte 27, sidoqoftë nuk arriti dy të tretat e delegatëve.

Vetvetiu lind pyetja, kush e vuri këtë ndryshim që i heq dinamizmin Vatrës, që e bën strehë për burokratë karrieristë, Vatrën, që është ende aset kombëtar! Ndryshim mbeti pa autor!!!

Kush e propozoi këtë ndryshim dhe aresyet që justifikojnë një akt të tillë që bje në kundërshtim me praktiken shekullore edhe historinë e Vatrës?

Vatra e Nolit dhe Konicës me 5000 anëtarë e kufizonte mandatin e kryetarit në një vit, e ne duam ta bëjmë katër vjet, që gjatë kohës të lejojmë edhe rrokadën arbitrare.

 

Dominim i kryetarit të Vatrës e të pak vetave, është fyese për njerëz që kanë respekt për dinjitetin e tyre

 

Çeshtje të tjera. Në veprimtarine e Vatrës, kryetari ka qënë i parë midis të barabartëve, asnjë herë nuk ka caktuar drejtuesit e këshillit, ka propozuar, po vendimin e ka marrë këshilli. Ne kemi angazhim vullnetar dhe tentativat për ta kthyer në dominim të kryetarit e të pak vetave, është fyese për njerëz që kanë respekt për dinjitetin e tyre, mos të harrojm se anëtarët e keshillit nuk janë kukulla dhe nuk do lejojnë që Vatra e vlerave të demokracisë të kthehet në bunker të tipit të partisë së punës.

Kryetari nuk mund të marrë vendimi pa pyetur këshillin, që është organi më i lartë midis dy kuvendeve, mund të vendosë kur të jetë i aurorizuat nga këshilli. Si rrjedhojë, kanunorja e re mbetet, projekt kanunore dhe jo kanunore, arësyet u propozuen shumë ndryshime që duhen bërë dhe që mund të diskutohen e të aprovohen vetëm nga kuvendi i ardhshëm, qoftë edhe kuvend pune.

Duhen eleminuar ato nene që nuk përputhen me legjislacionin amerikan. Vatra është shoqatë shqiptaro-amerikane që vepron në territorin amerikan, ndryshe duhet të regjistrohet si agjent i huej dhe të marrë aprovim nga IRS për të qënë korrekt me veprimet financiare, kur e shtrin veprimtarinë e saj jashtë territorit amerikan. Dhe më kryesorja është se dokumenti nuk është përkthyer në gjuhën angleze dhe nuk është depozituar pranë organeve amerikane për t’u regjistruar. Të gjitha këto e bëjnë të domosdoshme aprovimin e një dokumenti që e kthen veprimtarinë e Vatrës në përshtatje me kanunoren e vjetër.

Dhe së fundi, më e pakëndshme për mua personalisht, sqarimi i pozicionit të nënkryetarit në dritën e akuzave ndaj personit të tij.

Vatra duhet të mbajë një qëndrim. Heshtja e vendos Vatrën në një pozicion të papërshtatshëm. Mosperfillja bie ndesh me kanununoren, etika bie ndesh me karakterin vatrane, sidomos kur anëtar i kryesisë fyhet. Nëse vetë nënkryetari nuk pozicionohet.. Kryesia e Vatrës dhe Këshilli duhet të mbajnë qëndrim në përputhje me kanunoren.

Themeluesit menduan për bashkim dhe jo nënshtrim. Emërtesa e tyre që FEDERATË, QË NËNKUPTON QËLLIM TË PËRBASHKËT DHE MENDIME TË NDRYSHME. Mos të bëhemi ne varrëmihësit e kësaj krijese të shkëlqyer që na e lanë të parët dhe mos të harrojmë se sheshimi i mosmarrëveshtjeve nënkupton përfshirjen dhe jo nënshtrimin.

VATRA e ka forcën për t’u ballafaquar me problemet, ndryshe nuk do kemi VATËR… por do kemi WATER!!!!

blank

Dr. Anna Kohen një vlerë e jashtëzakonshme në shoqërinë tonë Nga Anila Nicklos, M.Ed., CDP

Trashegimia mes brezave: promovimi i vlerave te gruas shqiptare

 

 

Kam pasur privilegjin e madh te takoj Dr. Kohen ne New York. Si idhulli im gjate viteve te shkolles se mesme, kjo grua e forte, e qarte ne vizion, qe respekton moralin, dhe qe tejkalon pritshmerite ne familje, profesion, e shoqeri eshte padyshim nje ikone per shume e shume breza vajzash e grash jo vetem shqiptare, por edhe te vendeve te tjera, kudo ku ajo ka kontribuar.

Muajin e kaluar pata kenaqesine te udhetoja ne North Carolina (Karolina e Veriut) me nje grup grash te suskesshme ne fushen e biznesit. Ne nje moment treguan kuriozitet per Shqiperine dhe nuk nguarruan te me benin pyetje. Mos harroni qe secili nga ne prezanton nje pjese te kombit tone ne menyre te vazhdueshme pavaresisht se jetojme ne Amerike. Ne jemi ura lidhese midis Shqiperise dhe Amerikes. E pare ne kete aspekt gje qe eshte shume e natyrshme tek une, nuk munda te mos ndaja me keto individe historine e Dr. Kohen.

Per mua Dr. Kohen eshte modeli i gruas qe duhet lexuar e studiuar. Dr. Kohen eshte gjithmone ne levizje, duke punuar, duke kontribuar, duke ofruar veten e saj per ata qe kane nevoje. Ajo eshte nje bashkeshorte e denje dhe nje nene e papare. Si profesioniste jam pa fjale per arritjen e saj akademike dhe suskesin e saj si nje grua biznesi.

Megjithese Dr. Kohen e kam takuar para shume vitesh kur ajo jetonte ne New York dhe une ne Ohio, tani te dyja jetojme ne Florida. Por pandemia ndaloj shume gjera dhe une mund ta takoja vetem gjate festes se nenes. Pse ka shume rendesi per mua ndarja me te gjithe ju e ketij relacioni, e ketij respekti qe une kam per Dr. Anna Kohen? Eshte e rendesishme sepse edhe pas kaq shume vitesh ajo vazhdon te me dhuroje surprisa te bukura dhe me jep mundesine te njoh gra shqiptare nga te gjitha sferat e jetes, po ashtu edhe te krijoj miqesi te reja te pacmuara.

Ja pra edhe kujtimi i bukur ne Florida. Maj 2022

Dr. Anna Kohen ka vite që e feston diten e Nenes, këtë ditë të vecantë fillimisht në New York kurse vitet e fundit, ajo dhe Shoqata Motrat Qiriazi (Albanian American Women’s Organization Florida Chapter) të cilën ajo drejton festuan me madhështi Nënën dhe vlerën e saj në jetën e të gjithëve, dhe në shoqëri. Mbrëmja e festës u mbajt në Safety Harbor Resort and Spa në Tampa të Floridës. Për mua, kjo ishte mundësi shumë e vecantë sepse tepër vite kane kaluar dhe jo vetëm që nuk e kisha takuar Dr. Kohen por edhe pandemia nuk lejoj festimin e grumbullimet e njerëzve në ambjente publike.

Me këtë rast mendova te mbështes këtë celebrim te Nënës, dhe të shkoja në këtë festë jo vetëm por me nje grup shoqesh dhe njerëzish të afërt në jetën time. Dita erdhi shumë shpejt. Momentin e fundit njëra nga mikeshat kërkoj falje që e kishte të pamundur të vinte në festë. Megjithë dëshirën që kisha të vinte me mua vajza e saj i bëri surprisë dhe sigurisht që nuk do ti merrja kohë nga koha me vajzën e saj. Ajo grua ka një vend shumë special për mua. Sa herë vizitoja New York-un ajo dhe burri i saj kujdeseshin pa masë për mua. Faktikisht i quaj si prindërit e mi. Lida është një grua shumë vitale që më fal shumë dashuri. Tani ajo jeton ne Sarasota dhe meqënëse kisha shume kohë pa e parë mendova që ky moment do ishte shumë special. Por nuk ishte e thënë që të realizohej këtë herë.

Ditën e festës e nisa udhëtimin shumë herët. Motra ime, shoqja ime shqiptare, dhe shoqja ime Amerikane nisëm udhëtimin për në Tampa. Sikur udhëtimi vet mos ishte shume i gjatë, në një pjesë të rruges mu desh të isha edhe më tepër e kujdesshme sepse shiu binte me gjyma. Kur arritëm te festa nje tavolinë ishte bërë gati për ne. Kush e njeh Dr. Kohen e di që ajo punon me një intensitet të fortë. Megjithëse arritëm pak vonë tavolina jonë ishte gati. Dr. Kohen na përshëndeti përzemërsisht dhe na ftoj tek tavolina e posacme. Pikërisht këtu fillon gjithcka.

Dr. Kohen e hapi fjalimin e saj duke i uruar pjesëmarrësve mirëseardhjen, festën si edhe i falenderoj për prezencën e tyre. Në fjalimin e saj Dr. Kohen përmendi dhe falenderoj të gjithë të pranishmit, të gjithë organizatat përfaqësuese në festë, si edhe të gjithë sponsorët e festës. Dr. Kohen foli për mision e organizatës dhe tha: “Qëllimi ynë është të ndihmojmë gra, fëmijë, nëna që rrisin fëmijët pa ndihmën e një partneri, dhe të moshuar vit pas viti. Ne te Motrat Qiriazi, Dega e Floridës, gjithashtu besojmë te bashkëpunimi me të tjera organizata lokale, e kështu së bashku e mbështetim më mirë komunitetin tonë.”

Në fjalimin e saj Dr. Kohen përmendi organizatat lokale si Vatra e Tampa Bay, Albanian Heritage e Tampa Bay, Albanian American Organization of South-West Florida si edhe vuri në dukje se pjesëmarrësit në mbrëmje përfaqësonin familje nga Clearwater, Largo, St. Peté, Venice, Bradenton, Sarasota, Naples, Orlando, dhe Miami.

Një falenderim i ndjerë u pasqyrua edhe për sponsorizuesit e mbrëmjes, Arian Kushta, PA., Dodona Roboci, Luxury Real Estate Consultant, Klodiana Hysenlika, Injury Attorney, Klodiana Starova, Casa Italia, Adriana Terezi, Mel’s Diner, dhe Miss Fotini Allteni, Kosloski Family Foundation.

Shumë falenderime iu adresuan Bordit drejtues të Albanian American Women’s Organization (AAWO), Dega e Floridës për kontributin e tyre me festën e Nënës si edhe Zonjes Angie Sharxhie për kurabijet e gatuara me duart e saj prej floriri.

Masterja e Ceremonive Dorina Dori, përshëndeti të pranishmit dhe ja dha fjalën Presidentes së AAWO, Dega e Floridës, Dr. Kohen e cila mbajti fjalimin e mbrëmjes.

Është tashmë një traditë e gjatë e shoqatës AAWO që në mbrëmjen e Festës së Nënës, një nga gratë e komunitetit të nderohet me cmimin, “Gruaja e Vitit” për kontributin e saj në komunitetin shqiptar. Këtë vit, Sevdie Pllana meritoi cmimin Gruaja e Vitit, 2022. Historija e saj flet për një grua dhe nënë shumë të fortë udhëtimi i së cilës është i mbushur plot me pengesa, sakrifica, e vetmohim. Rolet e saj të shumta… bashkëshorte, nënë, motër, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, grua biznesi, e me të gjitha rolet ajo ka arritur sukses.

Më mbushet zemra plot që një grua si Sevide Pllana, e cila për pak i shpëtoj masakrës së Racakut, që së bashku me bashkëshortin e saj udhëhoqën demonstratat paqësore në Kosovën e viteve 90’, përjetuan bastisje të shtëpisë, provuan urinë, e të tjera vështirësi gjatë jetës në Kosovë, dhe me pas në Amerikë humbja e dhimbshme e bashkëshortit nuk e ndaloj atë për të rritur tre vajza të shkëlqyera të cilat e bëjnë vetëm të krenohet. Është një ditë shumë domethënëse për Sevdien, dhe për te gjitha nënat dhe vajzat shqiptare. Sevdija meriton këtë cmim dhe jam e sigurtë që vajzat e saj e duan pa masë. Gjëja më e bukur në jetën tonë familjare dhe shoqërore është lulëzimi dhe suksesi i brezit të ri i ndërtuar mbi sakrificat e prindërve dhe brezin e ri që ndjek këshillat e tyre dhe studion e ndërton një të ardhme të bukur në të cilën përfshin, nderon dhe respekton prindërit e vet.

Edhe ne tavoline time një grua shqiptare e mëncur dhe e dashur më priti sikur të më kishte motrën e saj. Megjithëse ishte hera e parë që më takonte më priti me shumë ngrohtësi. E vlerësova jashtëzakonisht mikpritjen e saj. Folëm për fëmijërinë, për bukurinë e gjuhës shqipe, për vlerat e kulturës tonë. Traditat tona shqiptare janë shumë te bukura edhe kur i provojmë në Amerikë. Kjo grua shqiptare edhe emrin e ka shumë të bukur, e quajnë Amantia. Nëna e Amantias e mori shoqen time Amerikane me vete në pistën e kërcimit dhe i mësonte te vallëzonte ndër tingujt e këngëve të këngëtarit të shquar Frederik Ndoci. Kjo atmosferë e ngrohtë nuk kish se si të mos përcillej në të gjithë qënien time dhe do mbetet me mua, motrën time dhe shoqet e mija për një kohë te gjatë.

Dr. Kohen ka një vlerë të jashtëzakonshme në shoqërinë tonë. Një nënë e mrekullushme për familjen e saj ajo ka kohë që është nëna e gjithë komunitetit shqiptar dhe një rol model për të gjitha ne.

blank blank blank

Send this to a friend