VOAL

VOAL

Çlirim Gjata-Baton Haxhiut: Telefonove Ramën 6 herë, fut policinë se mbaroi Basha

January 15, 2022
blank

Komentet

blank

LIDHJA E PRIZRENIT NJË KTHESË VENDIMTARE PËR KOMBIN- Nga Frank Shkreli

Muaji Qershor shënon dy data të rëndësishme në historinë e Kombit shqiptar. Me 1 Qershor 1839 ka lindur Abdyl Frashëri, Kryetari i Lidhjes së Prizrenit, i cili njëkohësisht, konsiderohet edhe si shqiptari i parë që hodhi idenë e autonomisë së trojeve shqiptare nga perandoria turko-osmane dhe bashkimin e tyre në një vilajet të vetëm. Ndërsa me 10 Qershor, 1878 është themeluar zyrtarisht, Lidhja e Prizrenit, akti më madhështor ky — që nga koha e Gjergj Kastriotit -Skenderbe – e që shënoi një kthesë vendimtare për të ardhmen e Kombit shqiptar në trojet e veta shekullore. Frank Shkreli/ 8 Qershori – Dita e Besës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit | Gazeta Telegraf

Themelimit të Lidhjes së Prizrenit i paraprinë pothuaj pesë shekuj vuajtje e errësirë, që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skenderbe – qëndresa e të cilit dhe ideja e mbrojtjes së identitetit kombëtar, të kulturës dhe gjuhës shqipe, u ruajtë me aq përkujdesje nga Arbëreshët e Italisë, pasardhësit e Krye-Heroit të shqiptarëve matanë Adriatikut.

Vura re vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në trojet arbëreshe në Itali këtë fund jave. Uroj që Kryeministri Rama, gjatë kësaj vizite, të jetë i vetdijshëm për rolin historik që kanë luajtur Arbëreshët e Italisë, ndër shekuj, në ruajtjen e cilësive dhe vlerave kombëtare të lirisë, trashëgimisë, identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër shekuj. Pesë shekuj besnikërie arrbëreshe ndaj vlerave dhe identitetit kombëtar! Ashtuqë, sot të gjithë shqiptarët që vërtetë vlerësojnë dhe mbrojnë këto vlera, t’u jemi mirënjohës Arbëreshve tanë për ruajtjen e traditave dhe identitetit kombëtar, por edhe besnikërisë ndaj amaneteve të Gjergj Kastriotit -Skenderbe për një Shqipëri të lirë.

Që, “T’u jemi mirënjohës Arbëreshve të Italisë që kryen atë vepër të mistershme shpërblimi njerëzor e kombëtar që i Nalti Perëndi u shënjoi atyne — kur në nji stinë duhije e tmeri – lanë brigjet e Atdheut dhe u mërguen në vis të huej, me ikona fetare e me hire shqiptare.” (Ernest Koliqi)

Ishin këto vlera dhe mbrojtja e tyre me çdo kusht, që me 8 Qershor, 1878 atje në Prizren, çuan në mbledhjen e përfaqsuesve krahinorë nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim feje e krahine, me qëllim për të themeluar Lidhjen e Prizrenit, nën drejtimin e mendjendriturit të madh Abdyl Frashërit, për t’i thënë botës se fisi i shqiptarit — i vjetër sa vet njerëzimi — ishte gjallë dhe donte të vendoste vet fatin e tij.

Ishin ata burra të Lidhjes së Prizrenit nga të gjitha krahinat shqiptare dhe pa dallim, me Abdyl Frashërin në krye, të cilët ndoshta me mendime dhe përvoja që i dallonin nga njëri tjetri — por ndryshe nga liderët e sotëm aktualë të shqiptarëve – kishin qëllime të përbashkëta për Kombin.

Ndryshe nga politikanët e sotëm shqiptarë – burrat e Lidhjes së Prizrenit, kur vinte puna tek interesat madhore të Kombit, ata i kishin të qarta dhe të përbashkëta objektivat jetësore në interes të shqiptarëve.

Ndryshe nga politikanët aktualë të shqiptarëve, burrat e Lidhjes së Prizrenit, pothuaj një shekull e gjysëm më parë, për ‘ta, mbi çdo interes politik, personal, krahinor, fetar ose partiak, ishte mbi të gjitha, interesi kombëtar për të drejtat e të gjithë shqiptarëve pa dallim.

Abdyl Frashëri ishte njëri prej atyre burrave të Lidhjes së Prizrenit, të cilët me mish e me shpirt mbrojtën interesat jetike të Kombit, në një periudhë shumë e shumë më të vështirë e më të errët për të ardhmen e Kombit shquptar, në krahasim me aktualitetin politik e kombëtar të shqiptarëve sot.

Lidhja e Prizrenit – një ringjallje e vërtetë shpirtërore dhe kombëtare për shqiuptarët — shpëtoi edhe një herë Kombin shqiptar nga copëtimi e shkatërrimi, duke e venë “çeshtjen shqiptare”, në rendin e ditës të diplomacisë evropiane, si një çeshtje politike kombëtare dhe ndërkombëtare, që duhej zgjidhur më në fund. Lidhja e Prizrenit ishte një vazhdim i luftërave dhe përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë si komb, për identitetin, për lirinë dhe pavarësinë e tij në trojet e veta, për gjuhën, nderin, traditat, besën dhe burrërinë, vlera këto kastriotiane, të ruajtura ndër shekuj.

Kushtrimi i Lidhjes së Prizrenit për njohje të Kombit shqiptar, për ruajtjen dhe paprekshmërinë e territoreve shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një autonomi ose shtet të vetin, është dëgjuar anë e mbanë krahinave shqiptare të asaj kohe, por edhe më gjërë, si e vetmja rrugë për të realizuar bashkimin e trojeve shqiptare, në një kohë kur fqinjtë shovinistë slave e grekë, otomanët-turq dhe “ndërkombëtarët”, fuqitë e mëdha të asaj kohe, u mohonin shqiptarëve të drejtat e tyre bazë për liri, pavarësi dhe identitet kombëtar.

Lidhja e Prizrenit, ndihmoi por edhe ndriçoi, ndër të tjera, edhe përpjekjet për zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ashtu siç bënte Jeronim De Rada në komunitetet arbëreshe në shekullin e XVIII, duke grumbulluar dhe duke theksuar vlerat, identitetin, gjuhën, traditat dhe amanetet kastriotiane të Kombit – si zedhënsi i parë i ringjalljes kombëtare të shqiptarëve në gjysmën e parë të shekullit të XVIII-të – si, “Apostulli i parë i Rilindjes sonë Kombëtare”, siç do ta cilësonte De Radën, Ernest Koliqi.

Megjithë optimizmin tim në jetë, më duhet të deklaroj, për fat të keq, se pas një vizite prej dy javësh, kohët e fundit në Shqipëri dhe shumë bisedave me njerëz të të gjithë nivele të jetës dhe politikës në atë vend, idetë dhe vlerat kastriotiane, por edhe ideja e përbashkimit e Lidhjes së Prizrenit janë shumë larg realizimit. Megjithë përparimet e shënuara deri më sot, idealet kombëtare të shqiptarëve, në rrugën e tyre drejtë realizimit përfundimtar, sipas porosive rilindasve Kombit, vazhdojnë të hasin në pengesa të brendshme dhe të jashtme. Më shumë pengesa të brendshme, nga vet shqiptarët, përballë mundimeve dhe vështirsive të mëdha! “Rreziku i Mbrendshëm”, siç është shprehur dikur At Gjergj Fishta, m’u duk kësaj rradhe, në vizitën time të fundit në Tiranë, më i rrezikshëm se kurrë më parë gjatë 30-viteve të tranzicionit, i prirë nga konfliktet politike dhe nga largimi i shqiptarëve nga Atdheu, ashtu si dikur u larguan Arbëreshët në Itali, pesë shekuj më parë.

Thuhet se çdokush, përfshir kombet, duhet të paguaj tagrin e vet, për një arsye ose për një tjetër, sidomos në periudha tranzicioni siç janë shqiptarët e kohës moderne, “post-komuniste”. Duket se shqiptarët për 30-vjet tani po e paguajnë këtë “tagër” me mundime të thella të mbrendshme dhe shpesh me keqkuptime të jashtme, ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe dhe të Lidhjes së Prizrenit. Në tre dekadshin e shekullit XXI, diçka e dikush po e turbullon fillimin e një jete të re për shqiptarët – asaj idesë për një Shqipëri të lirë e demokratike e të përbashkuar të vlerave kastriotiane dhe të Lidhjes së Prizrenit, krah për krah me shtetet e botës perëndimore, aty ku e ka vendin përjetësisht dhe ku e donin rilindasit e vërtetë të Kombit shqiptar. Shqiptarët nuk kanë kujt t’i ankohen për marrëzitë e veta. Uroj që i Madhi Zot mos të humbas durimin me bashkatdhetarët tanë anë e mbanë trojeve shqiptare.

Kujtojmë Lidhjen e Prizrenit, një kthesë e vërtetë në historinë e Shqiptarëve, atëherë dhe sot dhe shembullin e Abdyl Frashërit njërit prej burrave të Lidhjes së Prizrenit, i cili përball përpjekjeve të mëdha të armiqve të Kombit për të copëtuar tokat shqiptare, mbrojti, mbi të gjitha, interesat jetësore të gjithë shqiptarëve pa dallim.

blank

Lidhja e Prizrenit

blank

Besëlidhja e Lezhës 2-mars-1444

blank

Abdyl Frashëri

 

blank

 

Katër Vilajetet Shqiptare

blank

Washington Examiner: Si po përhap Sorosi varësi nga droga, vdekje dhe kaos anembanë SHBA

 

Aleanca e Politikave për Drogën, një grup që ka marrë miliona dollarë nga bankieri ndërkombëtar George Soros, merr meritat për “krijimin e politikave më të avancuara që kanë transformuar rrënjësisht drejtimin e politikës së drogës në SHBA”.

Ky pretendim është i vërtetë. Aleanca ka qenë e rëndësishme në legalizimin e marijuanës në 11 shtete dhe Uashington D.C. Megjithatë, përfitimet e premtuara nga legalizimi i marijuanës nuk janë parë, duke lënë qindra komunitete me më shumë varësi nga droga, vdekje dhe kaos.

Ndryshe nga sa ju thonë propagandistët në Aleancën e Politikave për Drogën, marijuana nuk është një substancë beninje me veti mjekësore. Marijuana krijon varësi, veçanërisht te përdoruesit e rinj. Konsumimi i rregullt i saj është i lidhur me skizofreninë dhe dëmtimet e përhershme të trurit, veçanërisht në korteksin frontal. Ndërsa fuqia e marijuanës është rritur vitet e fundit, ajo është bërë më e dëmshme dhe krijon më tepër varësi.

Ashtu si fundi i prohibicionit rriti shumë konsumin kombëtar të alkoolit, edhe përdorimi dhe abuzimi me marijuanën është rritur kudo ku ajo është legalizuar. Kjo do të thotë që sa herë që Aleanca e Politikave për Drogën ka sukses, ka më shumë të varur nga droga, më shumë dëmtime të trurit dhe më shumë familje të rrënuara.

Po përfitimet e supozuara të legalizimit? A është ulur kriminaliteti tani që është e ligjshme të blesh, shesësh e zotërosh marijuanë? A po bëjnë namin me përfitime nga taksat shtetet që e kanë legalizuar marijuanën? A ka më pak njerëz që marrin opioide dhe fentanil tani që marijuana është opsion i ligjshëm?

Përgjigjet janë jo, jo dhe jo.

Legalizimi i marijuanës e ka rritur dukshëm krimin. Rregulloret e rrepta dhe taksat mbi shitësit legalë të marijuanës kanë krijuar një treg të madh të paligjshëm që ia kalon tregut të ligjshëm falë çmimeve më të ulëta. Dhe meqenëse zotërimi është legal, është virtualisht e pamundur që ta godasësh tregun e paligjshëm.

Kjo i ka lënë komunitetet rurale që kurrë më parë nuk kishin provuar dhunë droge të pambrojtura sepse sherifët e qarqeve të vogla nuk kanë buxhet, staf apo ligje për të goditur fermat e paligjshme të marijuanës. Kjo ka sjellë konflikte të armatosur të lidhur me drogën, grabitje, pengmarrje dhe vrasje në komunitete që nuk i kanë pasur kurrë më parë këto gjëra.

Me tregun e paligjshëm sa dyfishi i atij të ligjshëm, të ardhurat nga taksat për shitjet e ligjshme të marijuanës janë shumë më të vogla nga parashikimet, duke u lënë shteteve fatura të mëdha për shërbimet në rritje kundër varësisë nga droga, por pa të ardhura shtesë për t’i paguar ato.

Studime të fundit konfirmojnë se legalizimi i marijuanës është i lidhur edhe me përdorim më të madh të opioideve dhe vdekshmëri më të lartë. Në vend që të shërbejë si zëvendësues i drogave më të dëmshme, marijuana e ligjshme ka hapur rrugën drejt përdorimit në rritje të tyre.

Soros nuk ka pse shqetësohet për varësinë dhe krimin që ka sjellë mbrojtja që i ka bërë legalizimit të marijuanës. Si miliarder, ai mund të krijojë mbrojtjen e nevojshme kundër këtyre pasojave.

Por ne të tjerët nuk jemi kaq me fat dhe shtetet që kanë mbetur duhet të reagojnë fort kur Aleanca e Politikës për Drogën të nisë përpjekjet për legalizimin e marijuanës edhe tek ata. syri.net

blank

Rritja e tensioneve në veri të Kosovës, eksperti i Ballkanit Oliver Schmitt: Këto trazira u drejtuan nga Serbia fqinje

Dhuna është përshkallëzuar në veri të Kosovës. Eksperti i Ballkanit Oliver Jens Schmitt në një intervistë për portalin gjerman të lajmeve t-online, thotë: Këto trazira u drejtuan nga Serbia fqinje. Në këtë linjë, ai thotë se politika aktuale perëndimore ndaj Serbisë është e gabuar.

A po eskalon situata në Kosovë? Prej disa ditësh kanë ndodhur trazira masive në pjesën veriore të vendit. Situata u përshkallëzua veçanërisht të hënën: situata u përshkallëzua: Kosovarët me origjinë serbe dhe ushtarët e NATO-s nga trupat mbrojtëse të KFOR-it, të cilët duhet të sigurojnë stabilitetin në vend, bënë një betejë rruge. 30 ushtarë dhe rreth 50 serbë u plagosën.

Sfondi ishin zgjedhjet: Në qytetin serb të Zveçanit dhe në dy komunqt përreth, kosovarët me origjinë shqiptare u vendosën në bashkitë – ndërsa popullsia serbe i kishte bojkotuar votimet. Kur kryetari i ri i Zveçanit u soll në qytet nën mbrojtjen e policisë, situata u përshkallëzua.

Drejtori shkencor i Departamentit të Kërkimeve Ballkanike të Akademisë Austriake të Shkencave, Oliver Jens Schmitt, thotë: Këto trazira u drejtuan nga Serbia fqinje. Në një intervistë, Schmitt shpjegon pse, si mund të vazhdojnë gjërat dhe çfarë duhet të bëjë BE tani.

T-online: Z. Schmitt, situata në veri të Kosovës ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar për muaj të tërë, pastaj erdhën zgjedhjet për kryetar komune. A nuk ishin të parashikueshme këto trazira?

Oliver Jens Schmitt: Po, veçanërisht në lidhje me situatën e brendshme politike në Serbi. Në javët e fundit ka pasur demonstrata masive të krahasueshme me ato që çuan në përmbysjen e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviç para më shumë se 20 vjet. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet nën presion të madh. Ngjarjet aktuale në Kosovë janë një dhuratë politike për të. Ai tani vetëm mund të thotë: bashkatdhetarët tanë janë në rrezik, ne tani duhet t’i bashkojmë radhët. Në këtë drejtim, ai vuri në lëvizje të gjitha levat, ai e disloko ushtrinë në kufi dhe i përdori banditë e tij kundër trupave të KFOR-it.

Banditët e tij?

Këta shpesh nuk janë njerëz nga popullsia civile, por aktivistë të mirënjohur kombëtarë. Dhe dihet se qeveria e Vuçiqit mban struktura paralele në zonat e kontrolluara nga serbët në Kosovë. Pra, sigurisht që nuk do të kishte trazira të tilla masive, nëse Beogradi nuk e dëshiron këtë.

Franca, para së gjithash, e sheh përgjegjëse qeverinë kosovare, por edhe fuqia mbrojtëse, SHBA, u shpreh qartë si dhe i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti për qetësi.

Kurti është konsistent – dhe nga këndvështrimi i tij ai vepron vetëm logjikisht. Ai kishte mbajtur zgjedhjet, ndërsa popullsia serbe nuk mori pjesë, por pakica e vogël e qytetarëve shqiptarë në këto zona mori pjesë. Ky është sigurisht një qëndrim legalist.

Edhe pse zgjedhjet u mbajtën në mënyrë demokratike, Kurti i shoqëroi kryebashkiakët në zona me polici. Kjo nuk është saktësisht de-përshkallëzim.

Kurti u zgjodh me një premtim për të zbatuar sundimin e ligjit. Ai ndryshon në këtë raport mea paraardhësit e saj. Për të, kjo është çështje principi.

Por, me çka ai ka kthyer tashmë tij Francën dhe SHBA-në.

Sigurisht që problematike për Kurtin  është se ai është tani kryeministri i parë kosovar që rrezikon një konflikt me Shtetet e Bashkuara, fuqinë mbrojtëse të vendit të tij. Kjo sigurisht që mund ta dobësojë atë brenda vendit, edhe nëse opozita aktualisht është pak e dukshme. Franca është më pak e rëndësishme për çështjen: qeveritë e saj nuk kanë qenë shumë të përfshira në Ballkanin Perëndimor, gjithmonë kanë qenë të kujdesshme ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më duket e habitshme që SHBA-të dhe Franca tani janë relativisht të njëanshme duke fajësuar Kosovën dhe mezi kritikojnë Serbinë.

Çfarë mendoni, përse është kështu?

Kjo është një vazhdimësi logjike e politikës së dekadave të kaluara. Amerikanët, por edhe qeveria gjermane e Angela Merkelit, prej vitesh llogarisin te Vuçiqi dhe “stabilokracia” e tij.

Njerëzit duket se mendojnë: më mirë të kesh një sundimtar autoritar që është i aftë të hyjë në një pakt sesa një politikan demokrat me të cilin mund të mos ketë marrëdhënie aq të mira. Kjo është thelbësore, veçanërisht në lidhje me çështjen e Kosovës. Kur bëhet fjalë për çështje kaq të ndjeshme, është më mirë të gjendet një zgjidhje me politikanë autoritarë sesa me forca të moderuara, të cilat më pas bien nën presionin masiv të brendshëm. Kjo doktrinë vlen për Vuçiqin për shumë vite. Ai nuk ia doli kurrë, vetëm gjithmonë luajti me shpresën e BE-së.

Shpresa të tilla kishte edhe në pranverë, kur Serbia dhe Kosova, nën udhëheqjen e BE-së, ranë dakord për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Çfarë ka shkuar keq që atëherë?

Pyetja është: Sa sinqerisht janë të interesuara të dyja palët për një zgjidhje? Për shembull, Kurti është skeptik për planin se territoret serbe duhet të bëhen më autonome, edhe nëse parlamenti i Kosovës e ka miratuar tashmë këtë plan. Ai dëshiron të parandalojë që një shtet të formohet brenda shtetit. Dhe për Serbinë, Kosova është një levë politike për të ushtruar presion politik ndaj Perëndimit. Nëse Vuçiq heq dorë nga kjo, ai humbet rëndësinë. BE-ja do të këshillohej më mirë të ushtronte presion mbi Serbinë, sepse ajo gjithashtu ka levën e presionit në duart e saj.

– Për shembull?

Do të mjaftonte të kërcënohej me tërheqje të liberalizimit të vizave për Serbinë. Kjo do të kishte pasoja katastrofike për Vuçiqin. Shumë nga bashkatdhetarët e tij jetojnë jashtë vendit dhe varen nga vozitja para dhe prapa – dhe e marrin këtë si të mirëqenë. Një levë tjetër do të ishte ekonomia, Serbia është kryesisht e varur nga BE-ja. Sepse duhet të mbani mend: Qeveria serbe nën Vuçiqin po agjiton masivisht kundër Perëndimit. Mediat janë me plotë dezinformata dhe propagandë ruse.

Serbia mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe të dy vendet janë gjithashtu të afërta ideologjikisht. A luan një rol Kremlini në situatën aktuale?

Për Rusinë, ky përshkallëzim është një dhuratë. Kremlini është i interesuar të hapë sa më shumë fronte të jetë e mundur kundër BE-së. Serbia vazhdon të luajë. Vuçiç i mban konfliktet në Ballkan në vlim, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kështu që Perëndimi do të ishte mirë që ta vlerësonte këtë sistem në mënyrë të paanshme dhe të merrte parasysh se kush po mbahet në pushtet, me shpresën e paqartë për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës – gjë që nuk ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve. Në fund të fundit, Perëndimi mbështet një sundimtar autoritar me marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën, i cili provokon vazhdimisht Perëndimin. Me sa duket, kjo është pranuar si dëm kolateral me shpresën se ky njeri do të jetë më i aftë se forcat e tjera politike në Serbi. Megjithatë, kjo politikë bllokon çdo formë të demokratizimit dhe dobëson të gjithë ata njerëz që duan ndryshime demokratike në Serbi. Kjo politikë perëndimore ndaj Serbisë është e gabuar.

Sipas vëzhguesve, situata në Kosovë aktualisht është më e pasigurt se sa ka qenë me vite. A do të vazhdojë të përshkallëzohet?

Vuçiq e di saktësisht se ku janë kufijtë. Protestuesit e kontrolluar që plagosin oficerët e KFOR-it duket se janë një nivel tjetër në të cilin BE-ja nuk është e gatshme të përgjigjet më ashpër. Çdo gjë përtej kësaj, siç është hyrja e ushtarëve serbë në tokën kosovare, do të shkaktonte një përshkallëzim. SHBA ka trupa në Kosovë që nuk do ta toleronin këtë. Dhe në një përplasje të tillë Serbia vetëm mund ta humbasë.

Nga gjermanishtja: Sylë Ukshini

bw

blank

Beogradin zyrtar, Ramën dhe opozitën e Prishtinës i bashkon urrejtja ndaj Kurtit! – Nga KIM MEHMETI

Janë çuar në këmbë shumë institucione ndërkombëtare dhe i kërkojnë qeverisë së Kosovës të jetë sa më e kujdesshme ndaj serbëve të Veriut, thuajse ne shqiptarët e jo serbët, i filluan gjitha luftërat në këto hapësira dhe e mbuluam tokën e Ballkanit me varreza masive.

Mes atyre që i kërkojnë Kosovës maturi dhe bashkëpunim me Serbinë bëjnë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë dhe shumë opozitarë shqiptarë të cilët, siç duket, me Beogradin zyrtar i bashkon urrejtja ndaj Kurtit dhe frika ndaj frymës së tij antihajdute që e solli në këto hapësira, urrejtje që vëllazëroi mes vete edhe Piktorin me Vuçiqin.

Ndërkohë Serbia është duke bërë atë që dinë ta bëjë, atë që e ka trashëguar nga koha e Millosheviqit e që e detyron faktorin ndërkombëtarë të jetë më i kujdesshëm ndaj keqbërësit se sa ndaj viktimës: të blejë kohë e ta lodhë Kosovën me Veriun e saj. Ashtu siç e kontrollon dhe e lodh Bosnjën nëpërmjet Republika Serpskës, Malin e Zi nëpërmjet Kishës Serbe dhe Maqedoninë me strukturat serbe nëpër institucionet e saja.

Edhe partitë opozitare shqiptare në Kosovë vazhdojnë të bëjnë çmos që qeveria e VV të dështojë, me çka edhe do mbuloheshin lëshimet që ata ua bënin kriminelëve serbë të Veriut si dhe Beogradit zyrtar që i shantazhonte ata me stabilitetin e Kosovës dhe me mbetjen e tyre në pushtet, e me çka ua pamundësonte t’ua shtronin ndërkombëtarëve pyetjen më elementare: e çka i duhet Kosovës stabiliteti që kryeqytet të vetin do ketë Beogradin, e jo Prishtinën?

Pra çka i duhet Kosovës stabilitet që do varet nga dëshira e Beogradit, nga kjo Serbi besnike e interesave ruse dhe iraniane, nga kjo Serbi që ka shti në duar dhe e kontrollon stabilitetin e katër shteteve të këtyre hapësirave.

Ndërkohë, ne shqiptarët, të mbetur ‘pa mëmëdhe’, apo me një Shqipëri në duart e Piktorit, i cili i është përbetuar Vuçiqit për besnikëri edhe përtej shkatërrimit të shqiptarisë, jemi pa ‘zëdhënësin’ që do duhej ta pyeste botën: si u bë që nga ne shqiptarët të kërkohet ta ruajmë stabilitetin e Maqedonisë, ku jemi tridhjetë për qind, të Malit të Zi, të Serbisë…, e serbëve të Kosovës, që janë një autobusë njerëzish, t’u lejohet që njëherë në muaj, të tregojnë hapur se nuk duan të jetojnë në shtet ku shumicë janë shqiptarët.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur njëherë e përgjithmonë, Kosova duhet të merr përgjigjen e ndërkombëtarëve se cili është çmimi që ajo duhet ta paguaj që ta dëshmojë mirënjohjen e saj ndaj atyre që e shpëtuan nga regjimi i Millosheviqit? Por duke treguar qartë se nuk është e gatshme që në emër të kësaj mirënjohje të shkelë mbi ‘kufomën’ e vet.

Siç ka ardhur koha kur ne shqiptarët duhet të dëshmojmë se Kosova do na takojë vetëm aq sa do e meritojmë atë, vetëm aq sa do jemi të gatshëm ta mbrojmë çdo cep të saj.

blank

Bujar Osmani zbardh planin me 9 pika për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Kryesuesi i OSBE-së, Ministri Bujar Osmani, ka publikuar në Twitter një plan nëntë pikësh për depërshkallëzimin dhe normalizimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Plani synon arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike.

Si pikë e parë, plani kërkon që Kosova dhe Serbia të riаfirmojnë angazhimin e tyre ndaj Marrëveshjes Themelore dhe Protokollit të Ohrit.

Së dyti, Kosova duhet të tërheqë forcat e saj speciale policore, kurse Serbia duhet të ulë gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura.

Së treti, policisë së Kosovës, së bashku me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, duhet t’i mundësohet që të kujdesen plotësisht për rendin dhe sigurinë e vendit.

Së katërti, të anulohen protestat dhe të vihen në funksion shërbimet komunale për funksionimin normal të jetës shoqërore dhe njëkohësisht t’u lejohet qasje punonjësve në komuna.

Pika e pestë, kryetarët të japin dorëheqje deri në verën e këtij viti, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme komunale.

Pika e gjashtë, zgjedhjet e parakohshme komunale të mbahen këtë vit.

Pika e shtatë, OSBE do të mbështesë procesin zgjedhor, përmes mbështetjes teknike të autoriteteve kosovare që do të organizojnë zgjedhjet, duke forcuar legjitimitetin dhe besimin ndërmjet komuniteteve.

Pika e tetë, OSBE do t’i angazhojë të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit.

Pika e nëntë, OSBE-ja do të vë në dispozicion kapacitetet e saj për të mbështetur zbatimin, me vullnet të mirë nga të dyja palët, e dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut. syri.net

blank

Zaimi: Nuk i kuptoj ata që bëjnë thirrje për tërheqjen e Kurtit, po na ftojnë të shkelim Kushtetutën

Aktivisti Arbër Zaimi i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv, dha qëndrimin e tij mbi ngjarjet e fundit në Kosovë dhe konkretisht mbi ndarjen në dy pjesë të mendimeve te shqiptarëve mbi qëndrimin e Kurtit në këtë situatë, ku një pjesë e tyre kërkon dorëheqjen e tij dhe të tjerët e mbështesin atë.

Zaimi tha ndër të tjera se nuk i kupton te gjithë ata që kërkojnë tërheqjen e Kurtit, veprim që bie në kundërshtim edhe me vetë Kushtetutën e Kosovës.

Natyriosht marëdhëniet ndërkombëtare te Kosovës janë shumë të rëndësishme dhe janë një aset që Kosova e kultivon dhe e ruan përfshirë dhe Kurtin. ditët e fundit janë intensifikua kontaktet dhe komunikimi me partnerë të rëndësishëm të Kosovës , mirëpo kur flitet për tërheqje duhet kuptuar që pertej te cilëve nuk mund të dorëhiqet asnjë kryeministër, jo vetëm Kurti por asnjë kryeministër dhe ato kufinjë janë kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës.

Ka pasur më përpara kryeministër që ndoshta janë përpjekur të tërhiqen aty ku nuk lejon Kushtetuta dhe ligji dhe është penguar ajo dorëheqje . Por sipas ligjit nuk duhet. Pra nuk mund të tërhiqesh përtej asaj hapësirës së manovrimit që të lejon ligji, dhe Kushtetuta. Nuk mundet një politikan ne Kosovë të tërhiqet, për shembull, përsa i përket integritetit territorial të Kosovës, po ashtu nuk mund te tëherhiqet kur vjen puna te sundimi i demokracisë dhe ligjit në vend, sepse këto janë principet e forta dhe themelet mbi të cilat ësStë ndërtuar kjo qeveri e cila funksionon mbi këto premisa. Kështu që në këtë kuptim, unë nuk i kuptoj këta që bëjnë thirrje për dorëheqje se çfarë nënkuptojnë me të? Të tërhiqemi dhe të shkelim Kushtetutën apo të tërhiqemi dhe të mos respektojmë identitetin territorial të Kosovës? A e njohin apo nuk e njohin këta Kosovën me këtë territor dhe Kushtetutë? Kjo është një pikëpyetje që unë kam për ata që thonë se duhet të tërhiqet edhe më tej. Pra natyrisht duhet koordinim dhe diplomaci, mirëpo duhet kuptuar që ka një pikë përtej së cilës nuk mund të shkojë dot asnjë kryeminsitër i Koosvës apo i çdo vendi tjetër që udhëhiqet nga ligji dhe nga drejtësia.

blank

Stojkoviç: BE-ja të shtypë dhunën në Serbi, Vuçiçi krijoi vend antievropian

Avokati serb, Cedomir Stojkoviç reagoi pas protestës së djeshme në Serbi, ku mes serbëve nacionalistë valoi flamuri rus dhe parulla propaganduese si “Kosova është Serbi”. Ai paralajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e protestave në rast se edhe njëherë protesta antidhunë në Serbi do të marrë kahje antievropiane.

Ai u shpreh se proteston për vlerat e Bashkimit Evropian, në mënyrë që në Serbi të krijohen kushte sociale, në të cilat vrasja e fëmijëve nuk do të përsëritej dhe jo për narrativa antievropiane.

Stojkoviç deklaroi se është kundër presidentit serb, Aleksandër Vuciçit, të cilin e akuzoi se e ka shndërruar Serbinë në një vend antievropian.

“Unë po protestoj PËR VLERAT E BASHKIMIT EVROPIAN, që do t’i mundësojë vendit tim të shtypë dhunën dhe të krijojë një atmosferë sociale në të cilën vrasja e fëmijëve nuk do të përsëritet, të cilat vlerat e BE-së nënkuptojnë që të kemi programe televizive normale, demokraci. , të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira, mediat e lira, stabiliteti ekonomik, shtypja e korrupsionit, shtypja e organizatave ekstremiste, ndëshkimi i banditëve në rrugë… etj. Unë po protestoj KUNDËR Aleksandar Vuçiçit, i cili është e kundërta e kësaj, që krijoi një vend antievropian”, shkroi ai në Twitter.

Për protestën antidhunës që u mbajt në Serbi, Stojkoviç tha se nuk protestoi për Kosovën ose kundër kryetarëve të komunave, por që figurat antievropiane të mos bëhen gjë normale në Serbi.

“Dhe unë nuk protestoj për Kosovën, “kundër Rio Tintos”, për zëvendësimin e disa anëtarëve të REM me anëtarë të tjerë, dhe nuk ju lejoj të detyroni anëtarët e “Dverit” antievropian të jenë folës në protestën që jam. duke marrë pjesë. Kjo ishte e gjitha dje!”, u shpreh ai.

Sipas tij, një protestë që nuk bazohet në vlerat evropiane është padyshim e dështuar.

“Protesta do të dështojë edhe nëse ndërrohet qeveria, sepse Putini dhe “Kosova është zemra e Serbisë” në atë rast do të vazhdojnë të jenë emocioni kryesor i shoqërisë serbe dhe vija udhëheqëse. Dhe më lejoni t’ju them: protestat që janë të favorshme për Vladimir Putin dhe thirrjet që Kosova të kthehet në Serbi janë protesta që duhet të dështojnë”, shtoi ai.

“Ju mund t’i kishit përdorur fëmijët e vdekur për atë kthesë me vlera, dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën mund t’i përdorni! Dhe jo për atë që shohim në fotot që bëra personalisht dje. Që protesta është bërë mbi bazën e fëmijëve të vdekur dhe që në atë protestë të shfaqet flamuri i Vladimir Putinit, i cili përzuri në varr qindra fëmijë me raketat e tij, dhe qindra mijëra njerëz në luftën që ai drejton? Se protesta bëhet në bazë të fëmijëve të vdekur dhe në atë protestë del flamuri i “Kosovës serbe”, që paraqet edhe brohoritje për luftë dhe vrasje? Do vij në protestën e radhës. Me më pak entuziazëm. Por nëse organizatorët e protestës nuk shpallin qartazi në protestën e radhës se kthimi urgjent në vlerat europiane është e vetmja mënyrë për të reduktuar dhunën, për të arritur demokracinë dhe lirinë e medias dhe se NUK KA VEND NË VLERA EVROPIANE PËR:

– VLADIMIR PUTIN

– FLAMURET RUSE

– DHE VEÇANTË QË FORCIMI I ARMATUAR I 1.700.000 SHQIPTARËVE NË KOSOVË TË JETOJNË NË SERBI kundër dëshirës së tyre.

Do të jetë protesta ime e fundit, sepse çfarë po ndryshojmë nëse jo vlerat tona? Që duhet të jenë evropiane! Dhe jo aziatike”, përfundoi ai.

/KosovaPress/

blank

Mediat gjermane: Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i papajtueshëm. Si do të veprohet më tej?

Një helikopter i KFOR-it qarkullon mbi veriun e Kosovës. Trupat e NATO-s janë përforcuar në veri pas trazirave të hënën e kaluar me 700 ushtarë shtesë. Me gardhe me gjemba dhe bllokime rrugësh, forcat e KFOR-it gati i kanë izoluar hermetikisht disa godina të komunave veriore.

Dhuna shpërtheu pas përpjekjes për të filluar detyrën tre kryetarë shqiptarë të komunave të banuara me shumicë serbe, të zgjedhur me një numër shumë të vogël votash pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët. Një nga këta kryetarë bashkish është Izmir Zeqiri.

Pas së hënës ai nuk është kthyer më në komunë. ‘Megjithëse kam kompetenca që m’i jep kushtetuta, nuk duam të kthehem në një faktor që prodhon dhunë, përkundrazi, qëllimi ynë është paqja, zhvillimi dhe krijimi i një hapësire në të cilën çdo qytetar është krenar.’

SHBA nuk janë ‘entuziastë’ me Kosovën

Por parimisht 58 vjeçari e quan të drejtë që qeveria e Prishtinës kishte këmbëngulur që ai të fillonte punën si kryetar komune. Përgjegjësinë për këtë gjendje, Izmir Zeqiri e shkon vetëm tek Serbia. ‘Problemet me të cilat ne konfrontohemi tani nuk janë të reja, dhe unë besoj, se këto probleme janë ushqyer nga propaganda serbe, unë jam i sigurtë, që ato janë vërejtur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë.’

Por aleatët një pjesë të përgjegjësisë për shpërthimin e dhunës ia vunë edhe Prishtinës, pasi SHBA dhe BE kishin kërkuar më parë nga Prishtina të mos e bënte me detyrim futjen e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre. Si reagim, SHBA e përjashtoi Kosovën nga një stërvitje ushtarake. Ambasadori

amerikan, Jeffrey Hovenier në Prishtinë u shpreh se ‘do të thoja, se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk janë shumë entuziastë, kur bëhet fjalë të angazhohen për interesa të tjera të Kosovës, si për shembull puna me vendet e tjera që nuk kanë njohur Kosovën apo mbështetja aktive e zhvillimit europian dhe euroatlantik të Kosovës.’

Kush përfiton?

Për studiuesin e Europës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit nga i gjithë ky shkallëzim më shumë përfiton presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. ‘Serbia del mirë nga kjo, dhe është pozitive për Rusinë. Rusisë i pëlqejnë trazirat në Ballkan.’ Jo sepse Rusisë, kjo i sjell diçka, por është një manovër për tërheqjen e vëmendjes. Rusisë i ndihmon ta paraqesë të dobët perëndimin dhe i mban marrëdhëniet me Serbinë. ‘Në të njëjtën kohë Vuçiqi nuk i ka prishur marrëdhëniet me perëndimin dhe kështu ai i ka mbajtur të gjitha dyert të hapura, ashtu siç e bën këtë prej një dekade.’

Sipas Bieber adresimet e drejtpërdrejta të fajit nuk janë të peshuara mirë. Dhuna nuk erdhi në fund të fundit nga autoritetet kosovare të sigurisë. ‘Duhet kërkuar me kujdes se kush është përgjegjës për këtë dhunë. Ka arsye të forta për të besuar, se përgjegjësia qëndron tek Beogradi.’

BE para rrënojave të politikës së saj

Si Prishtina edhe Beogradi nuk marrin as edhe një pjesë të vogël të përgjegjësisë. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. BE përpiqet tani të pastrojë rrënojat para të cilave ndodhet: Jo shumë kohë larg BE ndërmjetësoi në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo arriti të lëvizë të dyja palët në deklarata verbale që të normalizojnë marrëdhëniet.

Dhuna e re që shpërtheu është një hap mbrapa për një proces, fuqia lëvizëse e të cilit nuk është e sigurtë. ‘Gati mund të thuash, se e vetmja gjë pozitive në këto zhvillime është që BE-së dhe SHBA-së iu demonstrua para syve, se përpjekjet e deritanishme të tyre nuk kanë aspak sukses’, thotë eksperti Florian Bieber.

Një hap pozitiv

Të paktën kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron këtë javë ia dolën të ulin në një tavolinë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi. Shenjat për afrim nuk u dhanë në fund të këtij takimi, por pati kërkesa të reja të palës europiane, për kthim në ujditë e mëparshme. Sipas Scholz një propozim i gatshëm është në tryezë që tani. Ai kërkoi që ‘të mos lejohet të shtyhet larg kjo mundësi, pse konkretisht tani në këtë situatë mungon guximi për të kryer me përgjegjësi veprimet e duhura.’

Konkretisht Kosova duhet të fillojë me realizimin e premtimit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe duhet të mbajë zgjedhje të reja në veri. Qeveria e Prishtinës ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të reja, megjithëse gjithçka varet, nëse to do të marrin pjesë serbët. Edhe këtë e kërkuan Macron dhe Scholz në Moldavi.

Serbisë i pëlqen statusquoja

Eksperti për Europën Juglindore, Florian Bieber thotë se duhet një ristartim i negociatave. Për një kthim në premtimet e mëparshme as Serbia dhe as Kosova nuk kanë stimuj të mëdhenj. Për presidentin serb këto probleme janë një manovër e dëshiruar për largimin e vëmendjes nga problemet e brendshme. Kryeministri Kurti nuk do të shkojë shumë larg në lëshimet për komunat serbe. ‘E me këtë kemi një situatë, ku në të vërtetë të dyja palët nuk janë të gatshme për kompromis’, thotë Bieber.

Serbia vetë mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quo-së, Kosova jo edhe aq. ‘Këtu nevojitet presion masiv dhe stimuj masiv për të arritur progres të vërtetë.’ Asnjë zgjidhje e shpejtë në horizont për një konflikt që zgjat me dekada. /DW/

blank

Fjala e plotë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Kuvendin e Kosovës

Për mua është mjaft zhgënjyese kjo seancë, sepse kam pritur diçka krejt tjetër. Mendoj që edhe qytetarët e Republikës sot kanë pritur një seancë krejt tjetër. Mendoj që kanë pritur një seancë në të cilën deputetët dhe qeveria, së bashku, do t’i shprehin një mbështetje të plotë policisë, do të tregojnë që i përkrahin dhe i mbështesin ushtarët e KFOR-it, mbështesin aksionet të cilat mëtojnë të vënë në vend sovranitetin në të gjithë vendin tonë. Prandaj e shoh kaq zhgënjyese këtë seancë.
Jemi mirënjohës përjetë për mbështetjen e partnerëve tanë, të aleatëve tanë, të KFOR-it, të të gjitha organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtarë, të cilët na kanë përcjellë, na kanë shoqëruar, mbështetur, ndihmuar në rrugën tonë për Republikën e Kosovës, që para luftës e deri sot.
Ndjejmë detyrim ndaj tyre sepse së bashku me ne mbrojnë sigurinë tonë dhe mbrojnë fëmija tanë.
Të gjithë këtu të pranishëm, por e dhe jashtë kësaj salle, e dijnë që dhuna në veri nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe.
Nuk ka të bëjë aspak me sigurimin e të drejtavet të tyre dhe e dimë shumë mirë se cilat janë bandat serbe që terrorizojnë banorët brenda Republikës sonë.
Është një kohë e vështirë, e cila kërkon vendime të vështira.
Me partnerët dhe alatët tanë bisedojmë hapur, edhe debatojmë me ta.
Jemi të pastër dhe synojmë të bindim partnerët tanë për qëndrimet tona të drejta.
Në dallim nga ata, që sot flasin në emër të Lidhjes Demokratikë të Kosovës dhe ngatërrojnë partneritetin me sërvilizmin, politikën me thashethemet, kam qenë piesë e zhvillimeve më të rëndësishmë të Kosovës së viteve të 90-ta. Në krah të Presidentit Rugova e kam mësuar gjatë takimeve të tij me Helmut Kohl, Klaus Kinkel dhe me plot partnerë të rëndësishëm që miqtë, aleatët dhe partnerët tanë nuk duhen gënjyer, por duhet shpjeguar, diskutuar dhe koordinuar me ta për të siguruar mbështetjen e tyre për interesat legjitime të qytetarëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerët tanë në BE, nga ne nuk presin dhe as nuk kërkojnë as nënshtrim dhe as servilitet. Presin të ndërtojmë një shtet demokratik dhe ligjor, presin vendime të guximshme, presin marrje të përgjegjësisë për çdo veprim tonin, presin debat të hapur në shërbim të prosperitetit të Republikës e Kosovës.
Në letërën e tij drejtuar para disa vitesh ish-Presidentit Hashim Thaci, Sekretari i atëhershëm i State Departmentit, Michael Pompeo, thekson: SHBA-të kanë investuar gati 2 miliard Dollarë për të mbështetur një Kosovë sovrane, të pavarur e demokratike në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Pra, anti-amerikanizëm është shkelja e sovranitetit të Republikës së Kosovës, cënimi i demokracisë së saj dhe minimi i rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.
Jo debati parimor rreth asaj se cila është rruga e duhur për të arritur rezultatin e dëshiruar, edhe nga Kosova, edhe nga SHBA-të.
Një sondazh amerikan na ka të treguar gjatë javëve të fundit, se mbi 80% e qytetarëve të Republikës sonë janë kundër kompromiseve me Serbinë. Tregojuni, të nderuar deputetë, tregojuni qytetarëve, sa vlerë ka për juve mendimi tyre.
U përmend fjala turp – deputeti Haradinaj e paska lëshuar sallën – turp nuk është të mbrosh qëndrimet legjitime të Republikës Kosovës. Turp është me prit në zyrë Radojçiçin dhe shokët e tij. Jo pse është serb, por se është kriminel.
Dy prej partive të pranishme këtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe PDK-ja, thjesht nuk kanë kredibilitet për të folur për aleancen me Amerikën. Që nga qeveria Hoti, as LDK-ja më nuk ka kredibilitet. Personalisht Presidentit të Amerikës i kanë premtuar gjëra të pamundura për t’u implementuar,
të cilat e kanë ditur që s’kanë për t’i realizuar kurrë. Nuk iu ka ardhur turp ta gënjejnë në sy presidentin e atërheshëm amerikan. Marrëdhëniet me Shtetët e Bashkuara i kemi gjetur në nivel të mjerueshëm, është shumë e vërtetë. Por, ne nuk i gënjejnë Shtetet e Bashkuarat të Amerikës, nuk e gënjejmë as BE-në.
Jo si ju, deputet të nderuar të opozitës, që këtu në foltore jeni shqiponjë, po kur shkoni nëpër ambasada, kthehni në pula.
Kryeministri i përmendi emrat e kriminelëve, të cilët janë duke shkaktuar dhunë të paparë në veri të vendit. Pyetja që më shtrohet mua është: A ka prokuror ky vend, apo i ka zënë të gjithë prokurorët gjumi? Çfarë ka nevojë më tepër sesa të filojnë punën për arestimin e tyre?
Unë, në dallim nga Kryeministri nuk përmend emra konkret të serbëve, të cilët kanë organizuar dhunën në katër komunat veriore, sepse po e shoh që, sidomos tek PDK-ja po shqetësoheni fort kur po i dëgjojnë emrat e tyre. A thua përse po shqetësohen kaq fort? Kaq fort po ju djeg që po përmenden emër për emër?
Shumë do të kisha dëshirë, shumë do të kisha dëshirë, të mund të ktheja kamerat kah ju edhe t’ju shohë qytetari se në çfarë gjendjeje e zhvilloni debatin në këtë seancë. Lum ata që nuk ju shohin.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, njësoj si Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet këtë herë në veri. Prandaj nuk e di se pse angazhoheni në këtë debat. Thjesht nuk ju kuptoj.
Pse nuk shkojnë në zyrë dy kryetarët e zgjedhur të komunave? Pse i ndaloni kryetarët e zgjedhur të marrin detyrën e tyre dhe i detyroni të bojkotojnë institucionin? Pse?
Cili është opsioni juaj, nëse opsioni jonë qenka i gabuar? Cila është alternativa juaj? Ajo që keni paraqitur në të kaluaren? Shkëmbimi i territoreve? Injorimi i sovranitetit të vendit? Cili është opsioni juaj?
A thua pse e kemi këtë situatë sot? Sepse ju, gjatë kohës që keni qenë në pushtet, e keni zgjidhur çështjen e sovranitetit të komunave me shumicë serbe?
A jeni të sigurtë që e keni zgjidhur çështjen e komunave me shumicë sërbe?
Kosova ka nevoj për zgjidhje, është e vërtetë, sepse vetëm me zgjidhje të qëndrueshme hapet rruga drejt integrimeve euroatlantike.
Na akuzoni se nuk po dijmë të riparojmë gabimet tuaja. Pra, paskeni ndërruar qëndrim, nuk po pajtoheni me atë që keni thënë në të kaluarën, me atë çfarë keni bërë në të kaluarën. Pajtohem me ju, gabim ka qenë.
Ne nuk kemi e kemi ndërruar qëndrimin tonë. As ndaj sovranitetit, as ndaj integritetit territorial, as ndaj pazarit me tokat e Kosovës, as ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ju që paskeni ndërrruar qëndrimin, të paktën kështu tingëlloni në këtë sallë, i paskeni kuptuar gabimet tuaja të së kaluarës, të cilat me vërtet e kanë vështirësuar shumë gjendjen e vendit tonë, e të cilat ne po mundohemi t’i riparojmë, ende nuk ju dëgjuam të kërkoni falje.
Kërkoni falje për gabimet që keni bërë.
Për ndarjen e Mitrovicës, kërkoni falje për pazaret me tokat e këtij vendi,
kërkoni falje për marrëveshjen e vitit 2013, e cila mundëson një Republikë Serbe të dytë brenda territorit të Republikës Kosovës.
Kërkoni falje për tolerimin e shkeljes së vazhdueshme të sovranitetit të vendit.
Kërkimfalja do të mundsonte për ju një fillim të ri.
Edhe diçka krejt për fund.
Unë e kuptoj betejën politike të opozitës, për mos flisni ju lutëm për izolim.
Presidentja Osmani, jo më larg se dje ishte në mesin e burrështetasve, e ulur jo si Vuçiçi diku në një qoshe, por ishte ulur mes presidentit francez Macron edhe kancelarit gjerman Scholz.
Kjo nuk duhet t’ju zemërojë juve, të nderuar deputetë të opozitës, kjo duhet t’ju bëjë krenarë, sepse përmes respektit për Presidenten e Republikës sonë, partnerët tanë shprehin respektin për Republikën e Kosovës dhe përparimin e saj.
Por, hiç mos u shqetësoni, se vjen koha dhe qytetari na e tregon vendin, edhe juve edhe neve.
Dhe krejt në fund:
Liria nuk vdes vetvetiu, ajo vdes sepse nuk mbrohet më.
Faleminderit shumë.
blank

Monitor: Pirateria online kthehet në shqetësim në Shqipëri

Një serial i fundit, një reality show apo një ndeshje futbolli e parë në rehatinë e divanit të shtëpisë nga një platformë interneti që ka “vjedhur” transmetimin mund të duket si një gabim i pafajshëm i kujtdo dhe pa ndonjë ndikim të madh.

Ky fraksion i vogël që nis me një individ, në fakt është një grup që numëron mijëra e miliona persona të cilët shfrytëzojnë mundësitë që jep interneti për të piratuar programet televizive.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, piratimi online i filmit dhe televizioneve shkakton 29 miliardë dollarë humbje. Kjo është maja e ajsbergut, pasi efekti në të ardhurat e munguara është vetëm një prej aspekteve. Spiralja e pasojave përshkallëzohet në vende pune të humbura, investime të ulura, në më pak taksa të paguara në buxhet.

Në Shqipëri mungon një shifër zyrtare përmbledhëse mbi efektet financiare të piraterisë nga interneti, por në mënyrë periodike ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv, apo platforma të licencuara nga AMA, raportojnë mbi dëmet që u shkaktohen.

Në raportin e fundit vjetor, AMA nënvizonte se pirateria nga interneti po kthehet në një fenomen shqetësues, i cili po rritet vit pas viti edhe në vend. Por mënyra sesi është përshkruar fenomeni ku nënvizohet se ka vështirësi për ta frenuar duket si një dorëzim pa betejë, në një luftë që zhvillohet globalisht, secili vend në terrenin e tij.

“Vlen për t’u përmendur një fenomen i ri në transmetimet audiovizive që po kryhet nëpërmjet internetit. Kjo është një formë e sofistikuar piraterie, e cila po përhapet gjithmonë e më shumë në vitet e fundit.

Pirateria televizive, nëpërmjet internetit, është një fenomen sa shqetësues aq dhe i ndërlikuar për t’u identifikuar, për shkak se në shumicën e rasteve produkti audioviziv që transmetohet në formë abuzive, vjen nga servera të vendeve të botës dhe nuk janë të instaluara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, identifikimi i tyre bëhet shumë i vështirë” – thuhet në raportin e AMA.

Pirateria nga interneti vë në rrezik platformat televizive

 

Ofruesit e Shërbimit të Programit Audioviziv në Shqipëri po përballen vit pas viti me dëme të shumta në aspektin financiar për shkak të piratimit nga interneti.

Si një industri ende relativisht e re, por me rritje të shpejtë të nxitur nga investimet e shumta, pirateria po e bën më të vështirë ruajtjen e ritmit në aspektin e investimeve teknologjike apo kapaciteteve njerëzore.

“I gjithë ky progres, i arritur me investime kolosale financiare dhe burime njerëzore, që janë trajnuar në mënyrë sistematike gjatë këtyre viteve, vihet në rrezik nga fenomeni i piraterisë televizive, i cili po nuk u zhduk apo minimizua, mund të na çojë dy dekada pas.

Platformat Televizive dhe Televizionet Kombëtare, por edhe ato lokale, punësojnë mijëra njerëz. Ata përfaqësojnë profesionistë të cilët i kanë kushtuar karrierën e tyre kësaj industrie, duke u zhvilluar si në planin personal, por edhe në atë që i ofrojnë gjithë publikut.

Nëse kjo industri do të kërcënohet nga pirateria, dëmet direkte dhe indirekte do të jenë të pallogaritshme”, – pohon Eglinor Ramaj, Drejtor Ekzekutiv i DigitAlb.

Për shkak të piratimit, industria mund të hyjë në një rreth vicioz ku fillimisht pakësimi i të ardhurave do të ndikojë përmbajtjen e asaj që ofrohet dhe më pas kjo mund të rezultojë në një interes më të ulët të abonentëve të rregullt për t’i blerë të drejtat.

“Platformat e transmetimeve dixhitale dhe mediat audiovizive mbështeten kryesisht në të ardhurat e tyre për të financuar projekte të reja dhe për të përmirësuar cilësinë e përmbajtjes ekzistuese.

Nëse një pjesë e publikut e shikon materialin e tyre në internet në mënyrë të paligjshme, atëherë këto platforma nuk do të kenë të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e tyre.

Mungesa e të ardhurave mund të ndikojë negativisht në investimet e tyre në të ardhmen, pasi platformat nuk do të kenë mjaftueshëm fonde për të investuar në projekte të reja”, – nënvizon Armand Selimaj, Drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë për Tring TV.

Lufta ndaj piraterisë s’është e pamundur, duhen investime

Zhdukja e plotë e piraterisë nga interneti mund të jetë një dëshirë e madhe e bizneseve që preken nga ky fenomen apo dhe institucioneve por nuk mund të arrihet plotësisht. Gjithsesi, operatorët e tregut pranojnë se minimizimi i pasojave të saj mund të arrihet duke bërë investimet e duhura teknologjike dhe në kapacitete njerëzore.

“Një mënyrë për të luftuar piraterinë në internet është përmirësimi i teknologjisë së sigurisë dhe ndërprerjes së aksesit në këta servera të paligjshëm. Kjo mund të arrihet duke bashkëpunuar me autoritetet dhe institucionet si në Shqipëri, por dhe në të gjithë botën për të identifikuar dhe për të ndaluar serverat e paligjshëm që shfrytëzohen për të shpërndarë përmbajtje të piratuar.

Platformat e transmetimeve dixhitale, mediat audiovizive dhe ofruesit e shërbimeve ‘Internet’ mund të bashkëpunojnë me këto autoritete dhe institucione për të ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim dhe për të siguruar që të drejtat e pronësisë intelektuale të mbrohen në mënyrë efektive”, – pohon z.Selimaj.

Kryerja e investimeve të nevojshme në infrastrukturë dhe teknologji, në funksion të luftës ndaj piraterisë mund të arrijë të frenojë abuzimin. Shqipërisë, në këto raste, nuk i duhet që të gjejë modele të reja, por të aplikojë ato që sot janë më efikaset në treg ku shumë vende kanë zgjedhur që shërbimin kundër piraterisë ta marrin nga kompani që kanë në objekt të aktivitetit pikërisht këtë profil.

“Me një investim shumë modest nga organet rregullatore, mund të bëhet i mundur kontrolli i gjithë trafikut ‘streaming’, pra trafikut që mundëson transmetime nëpërmjet internetit.

Kjo ofron mundësi të sigurta për bllokimin e streaming/transmetimeve pirate në kohë reale pa pasur rëndësi se ku ndodhen lokalisht serverat që mundësojnë këto transmetime pirate. E thënë më qartë, serverat le të operojë nga Kina apo India, por ai lloj trafiku mund të ndalohet të hyjë në Shqipëri.

Ka shoqëri ndërkombëtare të specializuara për këto lloj shërbimesh, të cilat kanë kontrata me organet rregullatore në çdo vend të botës dhe mundësojnë kontrollin e trafikut të internetit jo vetëm për piraterinë televizive, por edhe për çështje të sigurisë kombëtare, përmbajtjeve të papërshtatshme në internet etj.” thekson z.Ramaj nga DigitAlb.

Rritja e kapaciteteve njerëzore, bashkërendimit institucional mes disa rregullatorëve që janë të përfshirë në treg dhe task-forca të përbashkëta shihen si forma efikase për të frenuar piratimin. Për z. Ramaj, kohët e fundit ka pasur koordinim më të mirë mes AMA dhe AKEP për minimizim e piraterisë nëpërmjet internetit, por sigurisht mbetet shumë për të bërë.

AMA: Po kërkojmë sugjerime nga tregu për modelin

Autoriteti i Mediave Audiovizive pranon se nuk mund të ndalojë plotësisht fenomenin e piraterisë nga interneti, por se po bën një përpjekje për të gjetur mënyra për të ulur ndikimet negative. Përfaqësues të AMA-s thanë për “Monitor” se në fillim të këtij viti ka pasur takime me operatorë të tregut, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

“Në fillim të vitit, Kryetarja e AMA-s organizoi një takim me operatorët më të mëdhenj për qasjen se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku për të minimizuar këtë fenomen. Një ndër problematikat e ngritura në takim ka qenë kostoja shumë e lartë.

Megjithatë AMA është treguar e gatshme që, me fondet e saj, të vijë në ndihmë për krijimin e një softi apo blerjen e një aparature që arrin të identifikojë dhe minimizojë këtë fenomen. U kemi kërkuar kompanive të na sjellin rekomandime apo modele për të cilat janë në dijeni dhe që funksionojnë për frenimin e piraterisë.

Këto të fundit kanë më shumë kapacitete njerëzore, pasi janë të mëdha, por kanë edhe përvojën dhe njohjen e tregjeve falë partneriteteve me palë të treta, për të sjellë sugjerime të vlefshme. AMA, pavarësisht ekspertizës, është shumë e kufizuar në kapacitete njerëzore.

Kemi kërkuar aparatura, teknologji apo modele tregu për të bërë një llogaritje kostoje në mënyrë që, edhe nëse AMA nuk i ka mundësitë, të lobojë për t’i siguruar. Por të themi të drejtën, deri më tani, nuk kemi pasur ndonjë feedback nga pala tjetër”, – konfirmuan ata.

Në përgjigje të kësaj, operatorët e tregut thanë për “Monitor” se AMA si rregullator mund të sigurojë modelet dhe praktikat më të mira nga institucione homologe të saj, si dhe nga kompani ndërkombëtare me ekspertizë në këtë fushë./Monitor.al

blank

Ku do ta çojnë rajonin demonstratat masive në Beograd dhe dhuna në Kosovë- Nga JANUSZ BUGAJSKI

Demonstratat masive në Beograd dhe reagimet e qeverisë Vuçiç ndaj tyre, tregojnë se Serbia mund të jetë në prag të një revolucioni politik. Pas vitesh nën kontrollin shtrëngues të regjimit, korrupsionit masiv të zyrtarëve dhe gjuhës së vazhdueshme të urrejtjes në media, populli serb po zgjohet nga hutimi.

Megjithatë, rezultatet e revoltës paqësore popullore mbeten të pasigurta dhe mund të përshkallëzojnë dhunën si në Serbi ashtu edhe në rajon.

Protestat masive në Serbi kundër regjimit të Vuçiçit shprehin një ndjenjë të thellë kundërshtie ndaj politikave shtetërore që pengojnë përparimin e vendit. Qytetarët e Serbisë kanë një mundësi historike për të organizuar një revolucion demokratik duke mbajtur zgjedhje, por votimi duhet të jetë plotësisht i lirë dhe i drejtë, me akses të barabartë në media për të gjitha palët dhe monitorim të gjerë ndërkombëtar.

Për më tepër, nga thjesht një mënyrë për të shprehur ankesat anti-qeveritare tubimet popullore duhet të kthehen në një program konkret politik të një lidershipi koherent kombëtar.

Zhvillimet e tanishme mund të vijojnë të jenë paqësore ose mund të kthehen në të dhunshme, në varësi të faktit nëse Vuçiç është i gatshëm të sakrifikojë njerëz për pushtetin e vet. Në revolucionet demokratike paqësore, këmbëngulja e popullit për dorëheqjen e regjimit intensifikohet, numri i mbështetësve rritet në mbarë vendin, forcat e rendit nuk janë të gatshme të sulmojnë civilët e paarmatosur, kështu qeveria tërhiqet dhe bën thirrje për zgjedhje.

Revolucione të tilla demokratike kundër intensifikimit të autoritarizmit dhe manipulimit elektoral shpesh fillojnë në mënyrë spontane, ndërkohë që grupet qytetare dhe lëvizjet politike luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kanalizimin e ankesave të popullit ndaj regjimit të diskredituar.

Rezultati përfundimtar i këtyre revolucioneve, me kalimin e kohës, mund të zbehet apo edhe të përmbyset, por, gjithsesi, të tilla revolucione ngjallin shpresë se fraksione më të gjerë të shoqërisë mund të kenë një zë në procesin politik.

Serbia përjetoi një kryengritje të tillë popullore gjatë “revolucionit të buldozerit”, i cili, në tetor të 2000-it rezultoi në zëvendësimin e Millosheviçit, por që atëhere arritjet janë shuar.

Qeveria Vuçiç mund të përpiqet për shterrimin dhe shpërndarjen e protestave, por nëse ato zgjerohen me kërkesa politike konkrete, nuk përjashtohet as skenari i dhunshëm. Kjo ka gjasa më të larta të ndodhë në rast se regjimi refuzon të përgatitet për zgjedhje ku ka konkurrencë dhe ruan mbështetjen e aparatit të sigurisë.

Me organizimin e mitingjeve massive, që i ngjajnë atyre të kohës kur punëtorët merrnin pjesë me detyrim, Vuçiç po përpiqet dëshpërimisht të tregojë se gëzon ende popullaritet. Ai gjithashtu po nxit armiqësi dhe po përpiqet të diskreditojë opozitën demokratike duke pretenduar se pas protestave qëndrojnë “shërbimet e huaja të inteligjencës”.

Mitingjet e Vuçiçit mund të fillojnë t’i ngjajnë mitingjeve të Millosheviçit në fillimin e viteve 1990, kur fjalimet zemërake nxitën ndarjet etnike që kontribuan në shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe vrasjet masive të civilëve.

Beogradi ka në posedim një sërë mjetesh për të provokuar konflikte brenda Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës dhe për të mobilizuar popullin kundër armiqve të huaj të supozuar.

Dhuna shkaktuar, së fundmi, nga bandat e organizuara kundër policisë së Kosovës dhe trupave të NATO-s në Kosovën veriore mund të jetë parashtresë e një konflikti më të gjerë të krijuar nga Beogradi, nëse Vuçiç merr një përgjigje të dobët nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Moska gjithashtu do të kishte rolin e vet në krizën që po shpaloset. Për zyrtarët rusë, revolucionet popullore janë fenomen negativ i imponuar nga shërbimet speciale amerikane. Dhe nëse ata kanë gjasa të kulmojnë me reforma demokratike dhe integrim perëndimor, atëherë kryengritja paqësore duhet të shuhet në mënyrë që Kremlini të mos humbasë një tjetër aleat.

Çdo qeveri që është miqësore me Rusinë dhe sfidohet nga një opozitë popullore e përhapur, shihet, automatikisht, si viktimë e “Perëndimit kolektiv” dhe duhet të ndihmohet për t’u mbajtur në pushtet.

Shërbimet ruse dhe suportuesit e tyre lokalë, duke përfshirë grupe të ndryshme nacionaliste radikale, mund të organizojnë provokime për të destabilizuar vendin. Kaosi i brendshëm në Serbi dhe konfliktet e armatosura në Kosovë, Bosnjë dhe Mal të Zi do të ishin zgjidhja e dytë më e preferuar për Kremlinin, në rast se regjimi në Beograd rrezikon të zëvendësohet.

Kjo gjithashtu do të ndihmonte në largimin e vëmendjes nga lufta e dështuar e Moskës në Ukrainë dhe përshkallëzimi i trazirave të brendshme në Rusi.

Për të parandaluar një spirale dhune në rajon, Uashingtoni duhet të japë një mesazh të qartë: duhet të deklarojë se ai i mbështet aspiratat e popullit serb dhe se do të mbrojë të pacënuar integritetin e fqinjëve të Serbisë. Mbështetja e fortë ndërkombëtare për zgjedhje të ndershme në Serbi mund të ndihmojë në krijimin e një qeverie properëndimore që do të ndërpriste lidhjet korruptive të Beogradit me Moskën dhe do të revokonte çdo ambicie të tij ekspansioniste në rajon.

Pa një revolucion të suksesshëm demokratik në Serbi, Ballkani do të përballet me perspektivën e përshkallëzimit, që nuk mund të depërshkallëzohet më.

https://gazetadita.al/analiza-e-bugajskit-ne-dita-ku-do-ta-cojne-rajonin-demonstratat-masive-ne-beograd-dhe-dhuna-ne-kosove/

blank

SHIFRAT: Popullsia në Shqipëri ra me 1.1% më 2022, rreth 46.5 mijë persona ikën në emigracion. Ja sa arrin mosha mediane

Popullsia e Shqipërisë ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, duke pësuar rënie me 1,1%, krahasuar me 1 janar 2022.

Rënia ka ardhur si rrjedhojë e ikjes së një pjese të popullsisë në emigracion, ndërsa u kthyen më pak persona.

Nga ana tjetër, popullsia nuk po shtohet në mënyrë natyrore, pasi numri i vdekjeve është pothuajse i njëjtë me atë të lindjeve. Gjatë vitit 2022, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje, që është niveli më i ulët historik, me përjashtim të periudhës së pandemisë.

Numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10,5% më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Nuk ka vetëm të ikur, pasi rezulton të jenë rritur dhe personat që kthehen në vend. Numri i imigrantëve në vitin 2022 ishte 13.963 persona: 51,9% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT, migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) shënoi një përmirësim të lehtë, krahasuar me një vit më parë: nga -32.853 në -32.497 banorë në 2022.

Shqipëria plaket më tej, gjysma e popullsisë mbi 38.8 vjeç

Ikja e popullsisë në emigracion, kryesisht në moshë të re dhe rënia e lindjeve po sjellin një rritje të moshës mediane, që është mosha që e ndan popullsinë përgjysmë.

Sipas INSTAT, Në 1 janar 2023 mosha medianë e popullsisë rezulton 38,8 vjeç nga 38,2 që ishte më 1 janar 2022, që nënkupton që gjysma e popullsisë së vend është nën 38.8 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë.

Në 1 janar 2023 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2022: nga 24,0 % në 23,8%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 23,1% në 24,4% gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej më 1 janar 2023 ka pësuar rënie, në krahasim me 1 janar 2022: nga 98,6 në 98,0 meshkuj për 100 femra.

Raporti gjinor në lindje pësoi rënie të lehtë, duke shënuar vlerën 107,4 në vitin 2022, nga 107,6 që ishte në vitin 2021.

Gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2022 ishte 23.998 persona, duke pësuar një rënie prej 21,3%, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2022 numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10,5% më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Numri i imigrantëve ishte 13.963 persona: 51,9% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 janar 2023 Tirana zë rreth 33,5% të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,5% dhe 9,8% përkatësisht.

Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 1,9% deri 4,1% të popullsisë gjithsej.

Më 1 janar 2023 popullsia u rrit vetëm në një qark të vendit

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2023 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,6%).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 3,6%), Berat (- 3,1%) dhe Dibër (- 2,9%).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,7%), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra me (28,0%), ndjekur nga qarku i Lezhës me (27,8%).

blank

Monitor

./ dita


Send this to a friend