Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj.
Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi kjo agjenci është një prej institucioneve më sensitive në vend.
AKSHI menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe të ashtuquajtën ministrja “Diella” e krijuar me Inteligjencë Artificiale. AKSHI menaxhon sisteme dhe të dhëna që konsiderohen pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, çka e bën funksionimin e këtij institucioni një provë lakmusi për stabilitetin dhe besueshmërinë e administratës publike. Në këtë aspekt, ndikimi I punës së agjencisë nga një grup kriminal ka ngritur shqetësime mbi kufirin mes korrupsionit administrativ dhe cenimit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas ekspertëve të sigurisë, kur një institucion që administron infrastrukturë digjitale kritike kapet nga interesa kriminale, shteti humbet kontrollin mbi informacionin që garanton funksionimin, vendimmarrjen dhe sigurinë e tij.
“AKSHI është një institucion që menaxhon infrastrukturën digjitale kritike të vendit dhe, për këtë arsye, çdo devijim serioz në mënyrën se si funksionon ai përbën rrezik për sigurinë kombëtare,” tha Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
“Fakti që drejtues të kësaj agjencie dyshohen se kanë bashkëpunuar me një grup të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura prokurimi dhe duke përdorur dhunë për të ndikuar rezultatet, tregon që është vënë në rrezik jo vetëm integriteti i tenderëve, por vetë integriteti dhe sovraniteti digjital i shtetit,” theksoi ai.
Rreziku merr një dimension edhe më konkret në këndvështrimin e ish-kreut të Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili thotë se të dhënat kritike që përpunon AKSHI mund të jenë sot në duart e kompanive që kanë mirëmbajtur sistemet duke fituar tenderat, të cilët, nga hetimi, dalin se janë diktuar nga një grupi kriminal.
“Një nga filtrat, i cili pengon rënien në dorë të këtyre të dhënave të grupeve kriminale është besueshmëria e kompanive kontraktore që garanton AKSHI,” tha Meçollari për BIRN, duke shtuar se “nëse këto kompani, të cilat janë nën akuzë nga Prokuroria si grup i strukturuar kriminal, kanë qenë të pajisur me çertifikatë sigurie nga DSIK, çështja është edhe më e rëndë, pasi vë në diskutim të gjithë sistemin e sigurisë kombëtare”.
AKSHI konsiderohet infrastrukturë kritike kombëtare për shkak të informacionit që zotëron dhe përpunon dhe kjo është arsyeja, sipas Meçollarit, që një pjesë e procedurave tenderuese janë klasifikuar si sekrete.
“Zotërimi nga grupet kriminale i këtyre të dhënave krijon mundësi për tregtimin e tyre në tregun e zi për qëllime përfitimi dhe që mund të bien në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare ose shteteve jo dashamirëse apo armike të Shqipërisë,” paralajmëroi më tej ai.
Ekspertët besojnë se korrupsioni në tenderat publikë në një agjenci të tillë shtetërore është një indicie e drejtpërdrejtë për cënimin e sigurisë kombëtare, një akt që ka treguar se institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj nuk kanë reaguar në kohë ose janë kompromentuar.
Sipas Dyrmishit, rasti ekspozon dobësi serioze strukturore brenda AKSHI-t; një dështim të thellë të kontrollit dhe mbikëqyrjes; mungesë kontrolli efektiv mbi drejtuesit dhe mekanizma të brishtë dhe lehtësisht të manipulueshëm të prokurimeve publike. Përdorimi i dhunës “ për t’u mbyllur gojën atyre që dalin kundër”, e bën sipas Dyrmishit edhe më të rrezikshme situatën.
“Në një institucion të tillë që menaxhon sisteme kritike, kjo klimë frike e bën sigurinë operacionale jo funksionale, pasiqë vendimet merren për të garantuar funksionimin e skemës kriminale, jo për të mbrojtur shërbimet dhe të dhënat shtetërore,” tha Dyrmishi.
Rezultatet e hetimeve të deritanishme, sipas Dyrmishit, tregojnë se depërtimi i krimit të organizuar në drejtimin e institucionit ka sjellë pasoja që nuk janë vetëm ligjore apo morale, por kanë prekur drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, besimin e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare në kuptimin e saj modern: garantimin e sovranitetit, mirëqenien dhe stabilitetin e vendit.
Për ish-drejtuesin e Forcave Detare, Meçollari, rasti ngre gjithashtu pikëpyetje për funksionimin e institucioneve të tjera, kur sipas tij, fakti që hetimi është iniciuar dhe çuar përpara nga SPAK “tregon se hallka të tjera të sistemit të sigurisë kombëtare nuk kanë funksionuar siç duhet, si SHISH, DSIK, Policia Kriminale, etj”.
“Pasiviteti i shtetit në çështje të tilla sensitive për të dhënat personale të qytetarëve, të dhënat e biznesit dhe sigurisë kombëtare, ka inkurajuar shkelësit e ligjit të jenë të pacënueshëm dhe të veprojnë lirshëm në bashkëpunim me elementët e korruptuar brenda sistemit. SPAK-u e bëri detyrën dhe shumë mirë,” shtoi më tej Meçollari.
Hetimet për tenderat e AKSHI-it duket se do të testojnë kufijtë mes përgjegjësisë penale, dështimeve institucionale dhe debatit politik mbi mekanizmat shtetërorë që duhet të garantojnë të dhënat jetike të qytetarëve dhe ato shtetërore.
Mazhoranca është mjaftuar me përshëndetjen e aksionit të SPAK pa marrë përgjegjësi dhe akte llogaridhënie. “Unë gëzohem sa herë që SPAK-u realizon operacione,” deklaroi të enjten për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Por për opozitën, ngjarja nuk mund të kalojë si një aksion rutinë i Prokurorisë, por duhet të shërbejë për një llogaridhënie dhe nxjerrje të përgjegjësive për institucionet shtetërore që duhet të garantojnë sigurinë e vendit.
“Siguria kombëtare ka rënë, jo thjesht kompromentuar,” tha Erald Kapri, anëtar i komisionit parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen si përfaqësues i Partisë Mundësia
Ai sugjeron që deputetët e opozitës në këtë komision të kërkojnë seancë dëgjimore urgjente me Shërbimin Informativ Shtetëror, Ministren e Brendshme, ndërsa konsideron të nevojshme thirrjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare si dhe pezullimin e çdo veprimtarie nga personat nën akuzë.
“Ende ka procedura të hapura tenderimi nga AKSHI, çka flet qartë për kaosin qeveritar dhe drejtuesit e akuzuar janë ende në detyrë,” i tha Kapri BIRN, duke shtuar se ai deputet do të këmbëngulë në ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, NATO dhe BE.
“Që të marrim garanci nga partnerët, pasi qeveria e ka humbur besueshmërinë,” thekon ai.
Edhe Klevis Balliu, deputet I Partisë Demokratike dhe anëtar i komisionit parlamentar që merret me çështje të sigurisë kombëtare, e quan rastin si alarmant dhe “cënim të rëndë të sigurisë kombëtare”.
“Kur një institucion kaq kritik shndërrohet në mjet shërbimi për kartele kriminalë dhe interesa familjare të pushtetit, atëherë rrezikohen drejtpërdrejt siguria shtetërore, ekonomike dhe personale e qytetarëve,” tha Balliu për BIRN, duke shtuar se “përballë kësaj situate, opozita do të veprojë me të gjitha mjetet kushtetuese dhe parlamentare për të rikthyer ligjshmërinë dhe përgjegjësinë”./BIRN
Eshte pak ato qe permebdni. Keta jane me Keq se krimineli me i poshter. Jane njerzit qe nuk lane gje pa bere vetem per para .Jane bloza, zgjyra dhe kanceri i ketij vendi,qe bashke me politikanet e cdo ngjyre ne keta 25 vjet,shkaterruan cdo gje
Ky sharlatan lehes per gjakpiresit e djeshem na e paska me ata gjyqtaret e plepave te Durresit, se ku koketul e ka shume te qarte se 6 muaj kurs per njohjen e ligjeve demokratike ishin mijra here me mire se juristet e shkolles komuniste, qe dinin vetem nje ligj-te denonin kundershtaret e regjimit. gazetar llafazan, qe na ben investigatorin dhe eshte i barabarte me ata qe permend ne shkrimin e tij kunder suopermiljardwereve. Ky eshte nje sherbetor shume i keq.
Qe te vendoset drejtesia ne vend ,qe mafia ,politike me pushtet ekonomik do te ndeshkohet ,eshte shume e veshtire ta besosh, pasi eshte ngaterruar lemshi aq keq sa zor se do ti gjendet filli ,pastaj kush do ta zbuloje ,kete krim ekonomik –gjyqtaret miliardere ? Kjo situate mjerisht e pa ndreqeshme mbahet ne tiro nga grupe interesa ,te cilet nuk kane per te dale kurre ne skene ,pasi jane dora e zeze e cila mban ne kembe sistemin e korruptuar ,mafioz !! Mjere ne si popull ,qe dolem ngs diktatura ,dhe perfunduam ne katrahure !!!
Nje hymn e proze poetike per vendin tim .nje kritike per ata qe u pasuruan pa te drejte .duhet te dalin para nesh ,te na japin pistoletat e te na thone hakmeruni.
BRAVO ARTAN KESHTU SI THUA TI ESHT MOS U TERHIQ QIRRJAU MASKEN TE GJITH KETYRE PLEHRAVE POLITIKAN GJYGJTAR BIZESMEN GJDO DIT SHOF GRAT TYNE NE MENGJEZ QE MARRIN TARABOSHIN PERPJET PER ME UL LLJAMIN QE KAN VU ME DJERSEN E PUNTORVE QE KAN NE PUN DUKE I PAGUAR EDHE 100000 LEK TE VJETRA NE MUAJ . PO TI MOJ PLEHJA E L. S. I. KU I KE MARR ATO PARA QE JE E PARA QE KE BA VILEN NE GJIRIN E LALZIT AE KE PYT TANSHOQ NOJ HER PER HISTORIN E TUNELIT KRRABES PSE NUK I THUA POPULLIT ATJE NE TRIBUNEN E PARLAMENTIT QE RESORTI I FAMSHEM NE VELIPOJ ASHT I YTI PO PREFEKTI I QYTETIT TON QE ASHT KONTIGJENT I YTI NE FIRMEN E TI KA PUNTOR QE MARRIN SI PARA 10 VJFETESH 800 LEK TE VJETRA PER 1NORME KPUC L.S.I U MARTUA ME P.D LSI U MARTUA PS PO TI ME KE DON ME U MARTU TESH QE JE NE PRAG TE DIVORCIT ME ILIRIN KESHTU THUHET NE FEJCBUK . PTU FAR E KEQE BRA VO ARTAN BJERU KTYRE PLEHRAVE KSAJ FARE TE KEQE
O Artan Hoxha
kesoj i thone Ndal o Beg se ka Hendek.
Tjeter here mos e prish gojen me ato qe thua se
ne fundit te fundit te gjithe ne dy metra vend
na takojn qe te shtrim kockat.
Fola si shume
Une tashti po i mbyll postimet e mija ketu.
Fjalet e shumta jane Fukarallek.
Me besin te plote dhe deshire te mire
Shqiperia do te rregullohet se shpejti.
MIRUPAFSHIM!
I madhi telekronist, trim dhe gazetar i shkelqyer qe do popullin dhe vendin e vet. Ato qe thate jane vetem maja e ajsbergut. Ata te gjithe jane antishqiptar qe e shkaterruan vendin duke importuar plehrat e mafias italiane dhe europes duke e cuar ne vdekje te ngadalshme te ketij populli vital me ushqimin me te ndyre dhe burimet e ujrave te ndotura dhe duke e lene kete popull ne nje injorance te thell ku numerohen me mijra pa shkolle ne zonat rurale te cilet pastaj per buken e gojes i cojne per lufte per ISIS.
Sali qeni montoi vetem fabrikat e plehrave te botes dhe injorancen duke e mbushur vendin me xhamite e plehrat. Ai nuk e do perendimin sepse nuk i pelqejne ligjet dhe drejtesia qytetare dhe do te jete diktaror i perjetshem ashtu sic jane ne vendet lindore dhe te mos jap llogari per krimet qe i ka bere ketij vendi dhe popullit shqiptar. Ashtu si krimineli erdogan i cili vrau dhe futi ne burg njerezit e shtypit dhe te shkences.