VOAL

VOAL

“Bullgaren, Janinën e dashur, s’e ndihmuan dot as ‘dashuria’ e Shvarcit dhe as lidhja fisnore e të shoqit me Spiro Kolekën…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të Radio-Tiranës

November 3, 2021

Komentet

“Vëndstrehimin e kohës së diktaturës që do na mbronte nga armiku imagjinar, unë e ktheva në një kantinë, ku prodhoj verë e raki…”!/ Historia e rrallë e mjekut të njohur sportiv

Nga Uvil Zajmi

Të transformosh një vend strehim të kohës së diktaturës, në një kantinë vere, duhet të kesh fantazi të jashtëzakonshme. Të duket e pabesueshme kur e sheh që ekzistojnë ende ato strehime, që për disa breza kanë dalë nga memoria. Kur kujton se për çfarë kanë shërbyer, si janë ndërtuar, por që nuk u përdorën asnjëherë, pastaj braktisja, humbja pa lënë gjurmë, dhe harresa për to…! Një nga këto fortifikime, e ka nxitur mjekun e njohur Pertef Rusi që, pas shumë dekadash, t’i ndërrojë destinacion. Pasi ka marrë në përdorim vend-strehimin që ndodhet pranë shkollës me emrin e poetit Naim Frashëri, labirintet e rifuxhios i ka shndërruar në një vend ideal për të ruajtur, mbajtur e sistemuar për një kohë të gjatë shishet e verës e rakisë.

Në prodhimin e të cilave është angazhuar familja edhe të afërm të tij, atje te “Vreshtat e Pashajt”, ku prodhohet në Leskovikun e largët. Por deri në shndërrimin e këtij vend-strehimi në kantinë vere, është një rrugë e gjatë. Një kthim pas në kohë, te strategjia e mbrojtjes së popullsisë në vitet ’70-të, mes ndërtimit të vend-strehimeve e bunkerëve, sirenave të alarmit dhe pushtimit imagjinar prej “armiqve imperialistë e revizionistë”, pas daljes nga Traktati i Varshavës…!

Ideatori i vend-strehimit-kantinë, është Pertef Rusi, mjek traumatolog-sportiv, i diplomuar në vitin 1973 në Fakultetin e Mjekësisë. Ai filloi punën si pediatër në Spitalin Nr. 3 në Tiranë, ku punoi deri në vitin 1982, (njëkohësisht shërbente edhe si mjek sportiv pranë skuadrës së futbollit “17 Nëntori”). Pikërisht në këtë periudhë shkëputet nga pediatria, me një vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Tiranë, si njeri që po “dëmton” këtë sektor shëndetësor të kryeqytetit. Fillimisht ishte një kërkesë e bërë nga shefja e Pediatrisë së Tiranës, Pandora Ketri, e cila i propozon këtij këshilli, transferimin në Ministrinë e Arsimit të dosjes së Rusit, pasi kërkohej si mjek sportive, në Shkollën Sportive “Loro Boriçi”.

Nesip Ibrahimi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv në ato vite, nuk pranoi, duke e anulluar propozimin, por me këmbënguljen e Rusit për t’u transferuar te “Loro Boriçi”, pas 6 muajve Ketri e paraqet kërkesën sërish, duke folur për një mjek që nuk ka “rezultate” në punë. Këtë herë, Ibrahimi dha miratimin. Lidhur me këto dhe të tjera, na njeh vetë z. Rusi në këtë intervistë ekskluzive që po botojmë në këtë shkrim.

Doktor Rusi, jeni rikthyer në vendstrehim? Rikthimi dhe futja te një vendstrehim i diktaturës pas shumë vitesh ishte surprizë.

I kisha harruar ato, ndonëse për brezin tim, janë të pandara për shumë arsye. M’u kujtua vrapi për t’u futur aty bashkë me të tjerët, në pritje të ardhjes së armikut, apo të rënies së sirenave të alarmit. Madje kam marrë pjesë në ndërtimin e tyre, që bëhej me punë vullnetare të dielave, apo në mesditë, se duhet të përfundonin shpejt. Nuk e kisha menduar se pas gjysmë shekulli, një e tillë do të më shërbente për tjetër gjë.

Çfarë ju shtyu për ta marrë në përdorim?

Ka qenë ideja e Pandi Sares, ish-nënkryetar i njësisë që përfshin shkollën 8-vjeçare “Naim Frashëri” në kryeqytet, pikërisht ngjitur me murin e saj, ku unë kam klinikën time. Sare, edhe ky ish-sportist (portier i ekipit “Shëkndia” dhe “Dinamo”) e drejtor i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive, ku kemi punuar bashkë, më rekomandoi për ta bërë pjesën e sipërme të vend-strehimit, një lulishte me pemë, fruta, lule, trëndafila, dhe për këtë më garantoi ndihmën e tij. Propozimi i Sares më pëlqeu dhe menjëherë e zbukurova, ndërkohë që pjesa e poshtme ishte vend-strehimi. Pasi e hapëm, sepse ishte e mbyllur prej shumë kohësh dhe e papërdorur, bisedova për ta administruar.

Ma dhanë me qira për përdorim për 39 vjet, me një pagesë 42 mijë lekë (të vjetër) në muaj. Është e gjatë 100 m., por e ndarë në dy pjesë nga 50 metra, mbi 2 metra e lartë dhe po kaq e gjerë, e gjitha në beton, është ndërtuar në vitin 1968, për vetëmbrojtje. Rifuxhio ka qenë jo vetëm për sistemimin e popullsisë, por aty ka edhe një zyrë, në të cilën ishte menduar të qëndronte komanda, madje edhe një banjë për popullsinë. Ndërkohë nënshkrova edhe një kontratë dypalëshe me Drejtorinë e Njësisë Bashkiake Nr. 3, që mbulon kopshtet, çerdhet, gjelbërimin, si dhe strehimin, në pritje për ta blerë e privatizuar. Ndërkohë, ende nuk kisha një ide të qartë se çfarë do të bëja me të.

Si ju lindi ideja për ta kthyer në një kantinë pijesh?

Pasi e pastrova, sistemova ndriçimin, më lindi ideja për ta kthyer funksional mjedisin e tij. Pas viteve ’90-të, na u njoh pronësia e disa pronave në Leskovik, të cilat na i kishte lënë gjyshi im nga nëna, Sadetin Zavalani, ish-ministër dhe prefekt në Kukës, këshilltar i Kryeministrit Koço Kote, në qeverinë e Zogut. Duke përfituar edhe nga një grant i dhënë nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Zonave Malore Kufitare, punësimin e banorëve të këtyre zonave, u ngritën vreshta ku u kultivuan lloje të ndryshme rrushi. Edhe një fabrikë (në ish-repartet ushtarake kufitare) që shërben e funksionon në përpunimin e varieteve të tij. Aty punojnë banorë vendës, të cilët kujdesen për mirëmbajtjen e vreshtave, mbledhjen e rrushit, sistemimin dhe prodhimin e verës, rakisë dhe shpërndarjen.

Si ju duket një gotë verë në rifuxhio?

Askush nuk e kupton se aty poshtë në ish-rifuxhion e ndërtuar për mbrojtje, është një kantinë vere. Përveçse një kantinë vere, ato nuk kanë asnjë destinacion tjetër, pasi kanë lagështirë, çka dëmton gjithçka nëse qëndron për një kohë të gjatë. Por, sa herë që zbres, kam ende ndjesinë e më duket sikur është dhënë alarmi, e më duhet të nxitoj, për të zënë një vend në atë korridorin e gjatë prej betoni. Duke qenë se e kam ngjitur me klinikën, kujdesem dhe nuk përtoj asnjëherë të futem brenda.

Dua të shoh e komunikoj me shishet e verës, ndarëset prej druri që kam përgatitur ku janë vendosur e qëndrojnë ato. Ka qenë një pasion i hershëm, një lidhje me verën, në veçanti nga gjyshi im. Dhe unë vendosa ta mbaj gjallë këtë pasion familjar. Kam një kontingjent modest të pijeve, përveç verës, rakisë edhe produkte të tjera. Vetë nuk e konsumoj, veçse me raste, e kam për miq e shokë, të cilëve ua dhuroj, madje aty ka verë disavjeçare.

Çfarë vlere ka sot një vend-strehim i diktaturës?

Së pari ka një vlerë historike, si një sistem fortifikues mbrojtës për popullsinë, gjatë viteve të diktaturës. Brezi i ri shpreh habi, sa herë që mëson se përse janë ndërtuar. Kam aplikuar për ta blerë e privatizuar.

Kur e mora në përdorim në vitin 2006, çmimi për një metër katror i një rifuxhioje, ishte vetëm 2 mijë lekë të vjetër, ndërsa tani shifra është qindfishuar. Kam pyetur e më kanë thënë se një e tillë, në qendër të Tiranës, kushton shumë shtrenjtë, deri në 200 mijë lekë të vjetra m². Duke bërë llogaritë për 50 m² që kam, më duhen 10 milionë lekë, për ta blerë e privatizuar atë.

Historia e vend-strehimeve dhe pushtimet imagjinare nga armiku!

Zanafilla e një Shqipërie të mobilizuar dhe nevoja për t’u mbrojtur ushtarakisht, lindi pas 18 gushtit të vitit 1968, kur Bashkimi Sovjetik sulmoi Çekosllovakinë, vend i Traktatit të Varshavës. Pas këtij veprimi, Shqipëria do të reagonte përmes një fjalimi të kryeministrit Mehmet Shehu, më 13 shtator 1968, në sesionin e 6-të të Legjislaturës së 6-të të Kuvendit Popullor, në përputhje me vendimet e Plenumit V-të të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, për denoncimin e Traktatit të Varshavës, dhe çlirimin e Shqipërisë nga çdo detyrim që rrjedh prej këtij Traktati.

Kështu, Shqipëria Socialiste, e ndarë tashmë nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Lindjes, fillon një fushatë dhe strategji për fortifikimin e vendit, me sloganin për “Mbrojtje të popullsisë”, nga një sulm armik, bombardimet ajrore, tokësore, ato atomike etj., një mobilizim i gjithanshëm ushtarak, me një strategji gjithëpërfshirëse të popullsisë, pa asnjë dallim. Në qendra pune, lagje, shkolla, universitete, kudo. U përdorën bodrumet e pallateve, duke i sistemuar e pastruar, por filloi edhe ndërtimi i vend-strehimeve, që në popull u quajtën “rifuxhio”, si vende të sigurta për të strehuar popullsinë.

HISTORIA E RIFUXHIOVE

U quajtën rifuxhio nga italishtja: një konstruksion që shërben si vend mbrojtjeje nga rreziqet natyrale, i ndërtuar në nëntokë, për të mbrojtur persona nga bombardimet apo shpërthimet atomike, helmimet, etj. Të ndërtuara me punë vullnetare nga banorët, ato do të shërbenin si vend-mbrojtje në rast pushtimi apo sulmi nga forcat “armike”, nga ajri e toka. Të tilla, me gjatësi deri në 100 metra, gjerësi 2.5 dhe lartësi mbi 2 m., u projektuan në çdo bllok, lagje pranë shkollave, apo qendër banimi. Në të duhet të qëndronin mbi 100 persona, ajo ishte tërësisht në beton, nëntokë dhe me disa tuba për ajrim, njëkohësisht edhe ndriçim. Mirëmbahej dhe çelësat e tyre i mbanin njerëz të autorizuar e besuar.

ALARMET NË MESNATË, PROVA PËR POPULLSINË

Bashkë me ndërtimin e vend-strehimeve, filluan provat sistematike, për të parë gatishmërinë, si dhe kohën e shpejtësinë që, në rast alarmi, popullsia duhej të strehohej brenda 15 minutave. Në pallate, pika të larta të qytetit, në ndërmarrje ishin vendosur aparate alarmi, (çanga, sirena, etj.) të cilat me një komandë nga qendra, dhe në veçanti natën, fillonin të ulërinin, çka do të thoshte se ishte dhënë alarmi për një pushtim imagjinar.

Banorët vraponin me shpejtësi për t’u futur në rifuxhio. Pas një qëndrimi në heshtje, për një kohë të pacaktuar, sërish me sirena njoftohej se popullsia duhet të dilte e, të kthehej në shtëpitë e tyre. Për shumë kohë ka funksionuar një sistem i tillë, tronditës në aspektin fizik edhe atë psikologjik. Për të ardhur më pas te bunkerët e njohur, ndërtimi i të cilëve filloi pak vite më vonë. Edhe këto ishin pjesë e strategjisë mbrojtëse ndaj një armiku, që nuk u shfaq kurrë…?!

EVAKUIM NË FSHAT, MAKINAT ME LISTË

Një plan tjetër në raste alarmi, ishte ai i evakuimit të popullsisë në periferi të Tiranës, drejt fshatrave Farkë, Babrru, Zall-Herr, Mullet etj., pasi krahas sistemimit dhe orientimit për një strehim të shpejtë në rifuxhio, qeveria kishte edhe një plan të dytë: largimin në fshat të popullsisë. Çdo familje kryeqytetase, sipas një planifikimi, u lidh me një familje në fshat, ku do të qëndronte në rast të një invadimi të gjatë.

U hartuan lista, njohjet e familjeve që shkëmbenin vizita midis tyre, një organizim i madh dhe i detajuar. Vajtja atje organizohej si një marshim dhe familjet ishin të detyruara të niseshin në këmbë nga Tirana, pasi mjete nuk kishte. Madje edhe targat e makinave, ndonëse jo shumë në qarkullim, ato të ndërmarrjeve, drejtorëve, institucioneve, ishin të skeduara dhe me destinacionin dhe funksionin që do të kryenin në rast lufte.

STUDENTËT, ROJE TE DEPOT E ARMËVE

Për studentët e fakulteteve të ndryshme në Tiranë, kishte tjetër strategji. Në rast alarmi, ato do të vraponin për të qenë pranë fakultetit të tyre, për të marrë nën kontroll depon e armatimit. Duke qenë se konsideroheshin si nënoficerë, u besohej edhe një detyrë e tillë e rëndësishme. U krijuan çetat, forcat vullnetare, këmbësoritë, dhe popullsia u instruktua si të përdoren maskat kundër zjarrit, lëndëve helmuese etj. Në tarracat e pallateve u vendosën mitraloza kundërajrorë, si dhe personat që do t’i përdornin ata. Në shkolla filluan teoritë e luftës mbrojtëse, kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, faktorët pozitivë të një terreni malor, jo të favorshëm për armikun, ndërkohë që zboret morën tjetër trajtim dhe gjithçka jetohej, punohej me sytë dhe veshët ndaj një sulmi armik.

HABIA E TË HUAJVE

Jemi në vitet 1968 e në vijim, kur sistemi i alarmit dhe frika nga një agresion armik kishte pushtuar të madh e të vogël, çdo familje. Por, ajo që ishte tejet kurioze, ka lidhje me të huajt që vinin në Shqipëri në ato vite. Në këtë periudhë ka qëlluar skuadra e futbollit Torino, e ardhur në Tiranë në shtator të vitit 1968, për t’u ndeshur me “Partizanin” në Kupën e Kupave.

Ndërsa ishin në Hotel “Dajti”, një ditë para takimit, dëgjohet alarmi dhe i gjithë qyteti mbulohet në errësirë. Pa kuptuar asgjë e të shqetësuar, sportistë e drejtues zbresin shkallët e dalin në rrugë, në sheshin përballë “Dajtit”, krejtësisht të boshatisur.

Pasi ka përfunduar alarmi, janë informuar për atë çfarë kanë përjetuar. Ndërkohë, situata politike ka tjetër rrjedhë, pasi janë vitet e fillimit të miqësisë shqiptaro-kineze, kur edhe Mao Ce Duni e mbështeti denoncimin e Traktatit të Varshavës, duke u dhënë një garanci shqiptarëve, se ata do të ishin në mbrojtje dhe përkrah tyre në aspektin ekonomik, ushtarak, kulturor, në sport, art, infrastrukturë, ndërtim, kudo.

U propagandua si një miqësi e pathyeshme në shekuj, por që nuk do të ishte e tillë deri në fund, pasi Enver Hoxha, pas afrimit të Kinës me SHBA-të, në fillimin e viteve ’70-të, dalngadal filloi ftohjen me “Partinë motër” të vendit të largët aziatik, gjë e cila bëri që në 1978-ën, Pekini të tërhiqte nga Shqipëria, të gjithë specialistët e tyre, ushtarakë dhe civilë./ Memorie.al

RIKUJTESë: Burrat që shpëtuen Shqipninë nga coptimi Nga Fritz Radovani – QERSHOR 2025

 

Historia e shkrueme pa të Vërteten e saj, asht përrallë!..

Lufta e Parë Botnore në fund të vitit 1918, dukej, sikur kishte pushue. Edhe ata që e filluen Luftën Botnore ishin ma të sigurtë në kenjen e tyne se Shteti Shqiptar. Ndonse Shqiptarët nuk kanë kercënue asnjë shtet fqinjë, të mëdhej’ e të vegjel u çuen me shkye nga një copë, e sejcili, tue kerkue me pushtue ma të madhen. Italia tue kenë andej detit kerkonte Vlonën. Greqia si gjithmonë, kerkonte Shqipninë e Jugut, ku do të perfshihej Korça e Gjinokastra. Serbia dhe Rusia ishin edhe ata që do të firmonin dokumentat e coptimit tue na pushtue!

 

 

DOKUMENTAT VERTETOJNë:

Serbia nuk ngopej vetem me Vermoshin e Shkodren… Pritej vendimi i Shteteve të Europës, që me 18 Janar 1919, u mblodhën në Paris, ku u hap Konferenca e Paqës. Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e kryesueme nga Turhan Pashë Permeti, as nuk u perfill fare nga Lidhja e Kombeve. Në shkurt 1919 një delegacion Shqiptarësh u nis për Paris. Askush nuk ua hapi dyertë e Konferencës.

Deri këtu, edhe sot, dy “Akademitë e Shkencave Shqiptare”, ajo e Tiranës’’ dhe ajo e Prishtinës, mundohen me krijue “emna të përvetshëm”, të cilët, “arrijtën me një perkushtim të posaçem me shpëtue Shqipninë nga një coptim i sigurtë!” Fatkeqsisht, pothuej, të gjitha tekstet e Historisë së Shqipnisë së këtyne “Akademive”, të formueme nga antishqiptarët edhe sot, nuk e shkruejnë të Verteten e Shpëtimit të Shtetit Shqiptar nga një coptim i sigurt në Konferencën e Paqës në Paris, në vitët 1919 – 1920.

 

E Verteta asht vetem një! Kujt nuk i pelqen të vazhdojnë me pertypë rrêna! Në vitin 1999, ishte e para herë që kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 – 1920”, të thanun troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën (Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe Mihajl Turtullin…” Kur mërrijtën në Paris këta drejtues, në shkurt 1919 “u këshilluen nga Ministri i Jashtem i Italisë Sonino, “që në delegacion të kishte edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme…” Pra, kishte shkue puna deri aty, që “italianët” me u mësue mend delegatëve tanë, sesi me veprue per mos me na coptue shtetet fqinjë, bash atëherë kur vetë italianët, nuk i lenin asgja mangut komshijëve tjerë! Ndersa, mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga askush as sot gati mbas 100 e sa vjetësh, edhe pse bash atyne përçarësve përditë “u thuret lavdi” për damin e madh që i kanë ba Popullit e Shtetit Shqiptar, që ditën e Shpalljes së Pavarsisë në 1912.

Këte e verteton qendrimi i perfaqsuesëve të Shqiptarëve të Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri aty sa me kerkue “edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e shtetit shqiptar”… Anglia, Franca e Italia ishin per coptimin e Shqipnisë. Qeveria e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit Shqiptar, në Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At GJERGJ FISHTA. Nga Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja.

Në delegacionin e ri u caktue edhe Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica. Me datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At GJERGJ FISHTA u nisën në Romë, për me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar. Mbas takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për Paris. Shkelqimi i dy figurave të Klerit Katolik Shqiptar, kje i paimagjinueshem në Konferencën e Paqës. Imzot Luigj Bumçi ishte një përfaqsues i denjë i Atdhetarizmit dhe i çeshtjes sonë aq të randsishme për kenjen e Kombit Shqiptar. Imz. Bumçi takohet me të gjithë delegatët e të gjitha shteteve, dhe me njohjen e disa gjuhëve të hueja, Ai asht në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqitë atyne se, “Shqiptarët sot janë vertetë pjesë e Europës së qytetnueme”.

Takimet dhe kambngulja e Tij për zgjidhje të drejtë të çeshtjes Shqiptare, oratoria dhe prezenca e At Gjergj Fishtës përkrah Tij, janë një model i papersëritshëm! Imz. Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë Guci e Gjakovë. I kerkoi hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës. Protestoi tek Ministri i Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë.

Në muejn Tetor 1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e delegacioneve të Shteteve të Bashkueme dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar. Ndersa At GJERGJ FISHTA, udhtoi per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A. Delegacioni Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per zgjidhjen e drejtë të atyne problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit 1919 nderhymjen urgjente të Tij tek Vatikani.

Imz. Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet kombtare, u pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual i njohun, u nis për Romë, dhe arrijti me 28 Dhjetor në Vatikan. Takimi i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920, vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi tek Papa. Në kujtimet e Tij historike Imz. Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në Boten marë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos.” Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e më tha: “Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrdhanjet janë këputë – shka të bâj?” U pergjegja (Imz. Bumçi): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se Bota s’ka metë vetun në Itali e në Francë; ka në Botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës!”

Papa bâni buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të Bashkueme; e po t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti ka m’e e ba mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’ asht Zoti drejtsija s’ mundet me kênê!” Këtu u mbyll biseda. Imz. Bumçi në fund i la një memorandum me shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi Frashërin ikën në Paris, ku priteshin nga delegatët tanë. Atë natë u takuen me delegatët Shqiptarë, e mbasi Imz. Bumçi i vuni në dijeni per biseden me Papen, të gjithë u ngritën në kambë plot gëzim tue thirrë: “Rrnoftë Papa! Korça e Gjinokastra shpëtuen!” Me daten 6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue në Vatikan me Papen Benedikti XV, në Paris mërrijti një notë e Presidentit të Sh.B.A. Wilson, simbas së cilës “integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm!” Çeshtja Shqiptare u diskutue aty tue iu referue Programit të Presidentit amerikan W. Wilson: “E Drejta e Kombeve per vetvendosje”, që favorizoi Shqipninë. Shteti i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920 emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi mërrijti zyrtarisht në Shqipni.

Papa Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”. Burrat që shpetuen Shqipninë e sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin: Imz. Luigj Bumçi, Papa Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A. W. Wilson.

Kjo asht e Verteta historike e kenjes së Shtetit Shqiptar!

PO SOT SI PARAQITET GJENDJA E SHTETIT KOMUNIST ?!

Melbourne, Shtator 2014.

Riipersëritja nga Melbourne, 21 Qershor 2025.    

Kujtimet e ish-të dënuarit të Qafë-Barit: U improvizua një dhomë mbi banjot, ku të gjithë të burgosurit e rinj rriheshin tre herë në ditë nga policët

Pas amnistisë së vitit ‘82 dhe pas vrasjes së Rexhep Gecit, gjendja u rëndua më shumë në burgun e Spaçit, ku policia nisi të shtrëngojë masat e regjimit të brendshëm me oraret, radhët e ushqimit e zgjatjen e kohës së pritjes në tarracë për apel. Në fund-janarin e vitit ‘83, na njoftojnë se një pjesë e burgut të Spaçit, do të transferohej. Ishte hapur një burg i ri pranë malit Munellë të Pukës dhe duheshin krahë pune, për shfrytëzim. Punëtorët e fortë dhe problematikët, u futën në listën që do të nisej për në minierën e Pukës. Transferimi i rreth 200 të burgosurve, ishte mundim i madh për ta, pasi duhej të bëheshin dorëzimet e batanijeve, çarçafëve, dyshekëve dhe enëve, si; tas, lugë e pagure, duhej të merrje sendet e tua personale nga depot e, t’i bëje gati për kontroll.

 

Të gjitha këto, duke pritur në radhë shoqëruar me “lehje” policësh. Pothuaj se ishim bërë gati, kur papritur një erë e fortë solli një reshje të dendur dëbore, e cila në një kohë shumë të shkurtër, arriti në një metër trashësi. Për atë ditë ishte e pamundur të lëvizje dhe një anomali e krijuar nga gjendja në të cilën ndodheshim, bëri që natën ta kalonim me të keq, pasi gjithçka ishte dorëzuar.

Të nesërmen në mëngjes, në një ambient të mbuluar tërësisht nga dëbora, na nxjerrin tek fusha e zezë dhe policët e burgut të Spaçit, së bashku me ata të shoqërimit të ardhur nga Tirana, pasi na kontrollojnë, na lidhin me zinxhirë dy nga dy, dhe me sendet personale nëpër duar, ashtu duke u zvarritur, na hipin në makina të mbuluara me mushama. Rruga ishte e mundimshme por edhe e rrezikshme, pasi dëbora e kishte bërë terrenin të rrëshqitshëm.

Autokolona ndalet në Fushë-Arrëz, pasi trashësia e dëborës atje kishte kaluar një metër lartësi dhe rrugët po hapeshin me traktorë. Kasem Kaçi, zyrtarë i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Dhimitër Kristafi, drejtor i Zbatimit të Vendimeve Penale (drejtor i përgjithshëm i burgjeve), të cilët drejtonin këtë operacion, kontrollonin direkt rrethimin provizor, si dhe punën për hapjen e rrugës, e cila ishte pastruar përgjatë natës, por reshjet e mëngjesit e kishin rimbushur.

Ky ishte prezantimi i parë, me klimën e ftohtë të burgut ku po na transferonin. Makinat nisen sërish dhe trupat tanë të bërë kërcu, ngjeshur pas njeri-tjetrit, ashtu kruspulluar nën tronditjen e gropave të rrugës, prisnin mbërritjen në rrethin tjetër të ferrit.

Pas disa orësh udhëtimi, me në fund ato ndalojnë. Kur zbresim, shikojmë se kishim mbërritur në një oborr të rrethuar me tela e ushtarë, ku makinat merrnin mineralin e nxjerrë nga miniera dhe në anë të sajë tre godina, që ishin brenda një rrethimi tjetër. Ky ishte burgu i Qaf-Barit. Një tufë policësh drejtuar nga një polic i ri në moshë, që ishte në mes të tyre, na u afruan dhe filluan të na kontrollojnë edhe një herë e, pastaj na drejtonin për të hyrë në ambientet e këtij burgu, i cili ishte shumë më i mbledhur sesa burgu i Spaçit, por sërish në formë hinke, rrahur nga tre gryka malesh.

Të dërmuar nga rruga e të mbledhur nga të ftohtit, me ato pak sende që dispononim, çapitemi mundimshëm drejtë asaj dere të vogël, që do të na fuste në shpellën e madhe. Të burgosur nga burgu i Ballshit (burg me klimë shfarosëse, i cili mbas amnistisë së vitit ’82, ishte shkrirë duke u ndarë në dy pjesë, njëra transferuar në Zejmen të Lezhës, dhe tjetra këtu në Qaf-Bari) dualën të na ndihmonin, se kush të njohurin a mikun e tij, shoqëruar gjithnjë nga policët dhe shefi i tyre, polici me moshë të re. Sistemohemi në dhomat e paracaktuara për ne.

Hyrja në banesë dhe kontakti me të njohurit, na gjallëruan disi, duke na ç’tendosur, por vetëm për pak kohë, se dang-dangu që bëri të lëviznin paraardhësit tanë e, pas tyre edhe ne, ishte shenjë urdhëruese. “Çfarë është kjo” -, pyes Fatmirin, mikun tim, shokun e hekurave të bashk-idealit, i cili kishte ardhur nga burgu i Ballshit, një muaj më parë. – “Çanga, këtu të gjitha veprimet bëhen me dang-ding” – më thotë duke qeshur dhe vazhdojmë pas të tjerëve.

Me të mbërritur buzë shkallëve ku zbritëm në një fushë të shtruar me beton, përballë së cilës ishin disa çezme uji dhe në cep të tyre, djathtas, një shtyllë e betonuar hekuri, ku varej një predhë 200 m/m., të përshëndeste çanga që do të zëvendësonte zërin e tellallit Grigor Xarxalli, të Spaçit. Duke nxituar pas të tjerëve, hyjmë në një sallë me stola e tavolina të gjata, që kuptohej lehtë se ishte menca.

Nuk vonoj shumë dhe ballina e mensës ku na kishin ulur, u mbush me gardianët e burgut dhe në qendër të tyre dy oficerë, një i moshuar me veshje ushtarake, Riza Musollari, i cili ishte komandanti i burgut dhe tjetri që dukej si fëmija i tij në moshë, me veshje policie, Edmond Caja, ishte shefi i policisë së burgut.

Ata kërkuan të vihej qetësi se kishte komunikim. Policët me benevrekë nëpër duar, filluan të lëviznin nëpër sallë, duke u skërmitur kërcënueshëm. Efektivi i policisë së këtij burgu, përbëhej prej dibranësh, të mbetur nga të burgosurit ordinerë që ishin transferuar më parë nga burgu i Bulqizës. Ata nuk kishin nevojë të skërmiteshin, pasi fytyrat e tyre ishin vetiu të deformuara çuditshëm.

Kryepolici që quhej Myzafer, ishte natyrshëm i shpërfytyruar, një neandertal në kohën tonë, sinonim i kryepolicit të Spaçit, Pjetër Koka. Prezantimi i ambientit dhe personelit, po bëhej natyrshëm, referatet do të retushonin peizazhin.

Komandanti na njoftoj zyrtarisht, se ndodhemi në burgun e Qaf-Barit, ku kërkohej rregull dhe disiplinë e, mbi të gjitha norma e punës, nuk duhej të diskutohej. “Ata që do të thyejnë rregulloren dhe nuk do të bëjnë normën e punës në galeri, do të ndëshkohen”, e mbyll fjalën e tij Komandant Rizai, me katër klasë shkollë. Nën lodhjen e rrugës, të ftohtin therës dhe kërcënimet e komandantit të burgut, do të kalonte nata e parë në “varrin e ri”.

Mëngjesi i ditës së re do të na gjente të ndarë në brigadat e punës dhe për këtë na nxjerrin të gjithë forcat e punës, që të pajisemi me mjetet e nevojshme, si; lopata, kazma, kandil, çizme e kapele. Në turnin e parë punonin tre brigada nën tokë, prodhimi, avancimi dhe armatorët.

Nxjerrja e mineralit, përveç proceseve gjeologjike, kishte edhe disa procese të tjera, si avancimi me hapje galerie, deri sa të arrihej në damarin e mineralit, shtrirje shinash për vagonët dhe tuba ajrimi, veshja me trupa (armatim), të galerisë e, më pas punohej për nxjerrjen e mineralit. Unë isha caktuar me Nazim Saitin dhe Lukën, në avancim. Galeria ishte shumë afër fjetoreve. Pasi ndërrohemi në dhomat e zhveshjes, hyjmë brenda sajë.

Përgjatë të gjithë rrugës, kur sipër në sipërfaqe kishte shtresë dëbore ose reshje shiu, brenda galerisë pikonte shumë, aq sa kur mbërrije në frontin e punës, ishe i bërë qullë. Nga hyrja deri tek plani i pjerrët, ishte rreth dy km. largësi e cila, në kushtet e këqija të rrugës, të nxituar nga policët dhe koha e nevojshme për të bërë normën, bëhej për gjysëm ore.

Plani i pjerrët ishte 45 gradë dhe kishte në njërën anë, një vagon të mbushur me hekurishte, i cili ishte më i lehtë se karatrukja me vagon plot, ç’ka e mundësonte uljen e komanduar nga lart dhe ishte më i rëndë se karatrukja me vagon bosh, që lejonte ngritjen e sajë të komanduar. Në planin e pjerrët, ishin katër horizonte (galeri), nga ku nxirrej minerali dhe i pesti që ndodhej lart, afër arganellës, ishte horizonti i avancimit.

Prej aty do të bënim edhe 1500 m., për të arritur në frontin e punës. Detyra jonë ishte të hiqej materiali i përfituar nga plasja e minave e më pas, të bëheshin një palë bira, për plasjen tjetër. Nga plasja e minave, nën gurë kishin mbetur dhe gjysma kallëp dinamitesh pa plasur, të cilat e helmonin ambientin, por koha nuk priste.

Pasi mbushej vagoni i parë, trupi i kontaminuar provokonte për nxjerrje ushqimi dhe sytë e skuqur, ishin të mbushur me lot. Unë duhej të merrja vagonin dhe ta dërgoja 1500 m. larg, deri tek plani i pjerrët dhe më pas të merrja vagonin bosh dhe ta sillja në të njëjtën rrugë. Ndonjë herë brigadieri Bashkim Allmuça, vinte dhe na jepte nga një dorë, por prapë puna bëhej jashtë mundësive.

Mbasi mbaronim, na duhej të bënim edhe një orë rrugë në këmbë, për të dalë nga galeria, ku të tjerët ishin rreshtuar për t’u kthyer në fjetore. Ndërroheshim nxitimthi dhe ashtu të pluhurosur, në rresht për dy, hynim në oborrin e burgut, ku fillimisht na duhej të hidhnim disa grushte ujë fytyrës, për t’u pastruar disi, e më pas të shkonim në mencë.

Ushqimi ishte shumë i dobët dhe i pa mjaftueshëm, për të përballuar energjinë e harxhuar në nxjerrjen e mineralit, kjo mungesë treste çdo ditë trupat e strapacuar të cilët, hiqeshin zvarrë nën kërcënimin e kërbaçit të policëve dhe si të mos mjaftonte kjo, në ushqim hidheshin medikamente me veprim të ngadaltë.

Çdo veprim drejtohej nga shefi i policisë, Edmond Caja i cili, sa herë që hynte furishëm në ambientet e burgut, do të komunikonte një masë të re shtrënguese a rënduese. E diela filloi të bëhej, nën drejtimin e tij, më e rëndë se ditët e tjera të punës, pasi duhej të realizohej mbi 150 përqind e normës së caktuar. Për trupat e tej lodhur, kjo u bë më e vështirë, pasi të dielat që shërbenin për të shplodhur sadopak kockat, u kthyen në ditë aksioni!!

Policët e urdhëruar e survejuar nga shefi i tyre, bëheshin çdo ditë e më të ashpër dhe mbas çdo shtrëngimi, do të futej me eskortë policësh ai, i cili ishte “shtrirë” si ferrë, në çdo qelizë të jetës së atij burgu. I ardhur nga Shkolla e Policisë dhe i rritur në mes të Tiranës, ky njeri, nuk do të demonstronte vetëm kohën, por edhe edukatën ekstermisht komuniste të familjes së tij, me anë të së cilës do të rëndonte në maksimum jetën e këtyre njerëzve të ndëshkuar nga politika, sepse nuk i përkisnin asaj.

Të shumtë ishin ata që dualën të paaftë për të punuar në minierë, nga sëmundjet e përfituara prej punës së rëndë dhe kushteve ç’njerëzore e, kjo shtroje nevojën e ngritjes së një kapanoni të gjatë, ndërtuar me dërrasë, i cili u bë fjetore e këtyre njerëzve.

Shkodrani Mark Prendi, do ta quante “MAUNE” dhe ashtu i mbeti.  Ajo fjetore që ishte si një frigorifer në dimër dhe si saç në verë, do të menaxhohej djallëzish prej shefit Edmon Caja, i cili urdhëron të mbyllet kjo fjetore, nga ora 06 e mëngjesit, deri në orën 19.00 të mbrëmjes. I ftohti i Qaf-Barit, arrinte -18, deri – 20 gradë.

Pleqtë e të sëmurët, mundoheshin të gjenin ndonjë cep, për t’u mbrojtur nga erërat dhe ngrica, shirat i lagnin trupat e tyre të uritur, të cilët për të shpëtuar sadopak, hynin në ambientin e tualetit dhe kur ai i gjente në korridore, ju bërtiste të dilnin jashtë e, policit i tërhiqte vërejtje, duke e dërguar si dënim, në vendin më të vështirë të shërbimit. Ndërsa në zhegun e vapës, shpesh herë pleqtë dhe të sëmurët, asfiksoheshin nga mungesa e ajrit dhe rrëzoheshin të alivanosur.

Këto masa dhanë efektin e tyre, duke detyruar disa të sëmurë, që të kërkonin të ktheheshin sërish në punë. Mundoheshim t’i shpëtonim përballjes me të, sa herë që hynte brenda burgut, pasi në 90 përqind të rasteve, do të përfundojë tek Zyra Teknike, ku kërbaçët nuk pyesnin se ku qëllonin, ose në birucë. Një ditë i humbur në mendime, dal në sheshin e betonuar ku ishte çanga dhe nuk e shoh që ai po vinte për inspektim në fjetore, ishte vonë, nuk munda të kthehesha pas.

Unë e kisha fytyrën me push, se ende nuk i kisha shkuar brisk dhe e pastroja një herë në muaj, kur qetheshim. Ai më thërret, duke më thënë:-  “Hë more Tufa, pse nuk rruhesh ti”?  – “Unë nuk rruhem – i them”, jo për ta kundërshtuar, por për t’i thënë të vërtetën. I prekur në sedër, pasi e mori përgjigjen time, si kundërshtim para policëve, i urdhërojë ata të më kapnin dhe zvarrë më dërguan në berberhane që ishte aty pranë e, pasi me ulin në karrige, urdhëroj berberin, të më rruante përpara tij, pa shkumë. Për herë të parë, brisku në fytyrën time, ka kaluar dhunshëm, urdhëruar nga shefi Edmond Caja, pa u shkumuar.

Komanda e burgut fillojë të bënte kursime në ushqime dhe në kulmin e të ftohtit, punëtorëve ju shpërndante, jo 800 gr., por 600 gr. Bukë, të kompensuara me dy kokrra të vogla patate, shpesh jeshile, ndërsa për të papunët, nga 600 gr., shpërndahej 450 gr. Bukë, kompensuar me dy kokrrat e patateve, për të cilat duhej të mbanin radhë tre herë në ditë, në dëborën që shpesh e kalonte gjatësinë e trupave të tyre të mpakur, dhe ato duar të ngrira të cilat, mbanin tasin e aluminit të shtrira për lëtyrë shpirt – mbajtëse, formonin figurën e persekutimit ekstrem.

Ushqim që shpesh përdorej sa për të ngrohur pakëz duart e, më pas derdhej, (pasi vetëm era e tij të bukoste), përbëhej nga qepë dhe spinaq 10 vjeçar, të mykur, nxjerr skarco, nga magazinat e rezervave të shtetit. Ne që nuk kishin asnjë ndihmë, dalloheshin lehtë nga fytyrat e zgavëruara.

Fronti i punës sonë u ndërpre dhe ne na kalojnë në brigadë prodhimi. Një herë po punoja me Lush Bushgjokën. I mbushim vagonët e normës dhe bëjmë të dalim jashtë, polic Beqir Vrenozi na sheh dhe thotë: – “Pse keni dal 20 minuta para kohe nga galeria”?! – “Mbaruam punë dhe dolëm” – i themi. Ai raporton ke porta dhe Lushi përfundon në birucë, mua po më vriste ndërgjegjja dhe nuk mundë ta pranoja, që të ndëshkohej shoku im dhe unë të qëndroja i pa prekur. Në mbrëmje, kur turni i tretë bëhej gati për punë, unë kundërshtoj daljen në punë dhe përfundoj në birucë.

Në minierën e Qafë-Barit nxirrej mineral piriti dhe bakër blister, që ishin shumë të rënda dhe për të nxjerrë atë, punohej me vagonë fikse. Pesha mesatare e një vagoni, arrinte në 2.5 ton. Norma, nga katër vagonë, do të shkonte pesë vagonë, ose 12.5 ton për njeri. Më pas më kalojnë në prodhim, ku bashkohem në grup me Dilaver Hysin dhe Ylmi Çoçkën, të dy njerëz të shkëlqyer. Me shumë mundim, mundoheshim të bënim normën, për të mos u përplasur me policinë, por shpesh ishte problem, se nuk gjenim mineral në front dhe për këtë duhej të gërmonin në vende të rrezikshme për jetën. Përplasja me policinë, duhej evituar me çdo kusht.

Arroganca e policëve, ishte bërë e padurueshme. Nuk pyesnin nëse ishe i ri a, i moshuar, kur të kalonin ata, duhej të ngriheshe në këmbë dhe të hiqje kapelën, për t’i nderuar. Kush nuk bindej, ndëshkohej. Kjo kishte bërë që shumë të rinj edhe pse bënte ftohët, nuk mbanim kapele. Një herë tek çezmat e çangës, Havzi Nela më thotë: – “Po pse nuk mban kapele mor djalë, është ftohtë i keq dhe të jep ndonjë sëmundje, duhet me e ruajt shëndetin”. Sytë e tij të bardhë, si të shqiponjës, dhe dhëmbët si rruaza, atë moment, më kanë mbetur gjatë në kujtesë.

Përveç lodhjes në punë, kur trupat tanë kishin nevojë për pak pushim, duhej të shkonim në sallë e, të dëgjonim lexim të detyruar. Shefi i policisë, që gradualisht kishte marrë frenat e burgut, vepronte me prepotencë, duke e trashur zërin gjithnjë e më shumë. Shpikja e tij, ishte KARANTINA. U improvizua një dhomë mbi banjat, ku ishte lavanteria dhe të gjithë të burgosurit e rinj, kalonin fillimisht në këtë ambient, ku tre herë në ditë, rriheshin nga policët, nën drejtimin e shefit, për dy javë rresht. Kur hynin në ambientet e burgut, ata ishin të terrorizuar.

Më pas më kalojnë të punoj tek plani i pjerrët, bashkë me Bashkim Harunin, duhej të fusnim vagonët plot e, të nxirrnim vagonët bosh, nga karatrukja. Unë isha dobësuar aq shumë, sa lopata me mineral, ishte më e rëndë se unë! Bashkimi i fuqishëm shtynte edhe për mua, megjithëse unë mundohesha me shpirt, të punoja sa mundja. Dikush më tha; “kërko të peshohesh, se rregullorja e minierës, nuk lejon të punojë nëntokë, një person që peshon nën 50 kg”.

Së bashku me Ahmetin dhe Fatmirin, shkojmë tek doktori, që lajmëroj oficerin e rojës e, më pas vjen shef Edmond Caja, i cili personalisht më vendos në kandarin e kuzhinës, ku rezultoi 47 kg. Dalja në papunësi, do të më qetësonte dhimbjet e trupit nga puna e sforcuar, por shpejt dy orë lexim i detyruar, qëndrimi tërë ditën përjashta në diell e dëborë, si dhe ushqimi i pakët e shumë i keq, do të bëheshin ekuivalentë të vagonëve, shoqëruar me presionin e policëve, të drejtuar nga shefi, në çdo hap. Masat shtrëngues, e kishin bërë tepër të rëndë vuajtjen e dënimit në burgun e Qaf-Barit, ku të dënuarit ishin tendosur tej limitit të durimit! Memorie.al Nga Skënder Tufa

“Dyshimet e mija se kush nga pjesëtarët e grupit të Tiranës apo Durrësit, na dekonspiroi te Sigurimi i Shtetit, që na arrestuan të gjithëve dhe…”! Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

Nga Uran Kalakulla

Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e një natyre më të stërhollë, e cila nuk mbështetej në një program që ishte sheshit barbar, si ai i Hitlerit, por mbi një ideologji socialiste, përparimtare, shkencore e popullore, në sy e punonjësve; një ideologji që ishte si një perde e volitshme dhe komode për të gënjyer klasën punëtore, për të përgjumur mprehtësinë e intelektualëve dhe të rivalëve në luftën për pushtet.

Një nga pasojat e kësaj veçantie të stalinizmit, është ajo që mbarë populli sovjetik, përfaqësuesit e tij më të mirë, të aftë, punëtorë e të ndershëm, pësuan goditjen më të tmerrshme. Së paku 10-15 milionë sovjetikë, humbën jetën në dhomat e torturave të KGB-së, të martirizuar apo të ekzekutuar, si dhe në kampet e gulakëve e të të tjerëve si ata, kampe ku ishte e ndaluar të korrespondoje (në fakt ato ishin prototipe të kampeve naziste të vdekjes); në minierat nëpër akujt e Norilskut dhe të Vorkutes, ku njerëzit vdisnin nga e ftohta, nga uria, nga puna dërrmuese nëpër kantieret e panumërt, në shfrytëzimin e pyjeve, në hapjen e kanaleve dhe gjatë transportimit nëpër vagonë të plumbosur, apo në hambaret e përmbytur të anijeve të vdekjes.

Vijim

Kështu, mua dhe Tanushit na ndodhi tamam si thotë proverbi popullor: “Miun s’e nxë vëra, kërkon dhe kungullin pas”. Ne diskutonim ende punën e Pjetrit, kur na doli dhe një bisht i tij pas! Këtë, në një mënyrë disi më të njerëzishme, ia thashë Pjetrit, a Pjerinit, siç e thërriste Tanushi, që nga koha e njohjes në Shkodër. Dhe atëherë Pjetri na bëri prezantimin, me të dhënat e sipërshënuara. Madje shtoi se Zeqiri e njihte mirë rusishten dhe se kishte çuar për botim një libër (të përkthyer prej tij), të Kuprinit.

Në dukjen e parë Pjetri m’u duk djalë i ri, që sapo kishte nisur të bëhej tullac, me një fytyrë simpatike dhe me sy inteligjentë. Ndërsa Zeqiri, një burrë me i pjekur, me flokë të dendura që sapo kishin nisur të thinjeshin, me mustaqe të trasha, si të Stalinit. Nuk di me siguri se çfarë kishte biseduar Tanushi paraprakisht me Pjetrin, pra nëse e kishte mbajtur porosinë, që me të të bënte vetëm sondazhe dhe të mos i zbulonte aspak, jo me ekzistencën e grupit të Tiranës, por asgjë tjetër me rëndësi.

E them këtë sot, sepse që atëherë vura re që Pjetri sikur nxitonte të hynte shpejt në temë, pas disa lloj “nxemjesh” më gazmore disi me thimth politik, ndaj të cilave unë mbajta përgjithësisht një qëndrim të matur. Por sidoqoftë ishte e pashmangshme ndonjë replikë politike, pa u shtyrë fort. Kurse Pjetri sikur nxitohej të zbrazte tërë arsenalin e vet, pa rezervën më të vogël.

Kështu, kam bindjen edhe sot, siç e pata edhe atëherë, se Pjetri mendonte që ne të katërt, të ishim nismëtarët e një grupi politik, pa e ditur asfare se ne e kishim tashmë prej një viti një grup të tillë dhe se ai takim për ne të Tiranës, nuk ishte veçse një sondazh, asgjë më shumë. Shumë-shumë madje, për ne njohja dhe pranimi i këtyre dy elementëve të rinj, do të mbetej edhe në takimet e tjera të mundshme, vetëm në rangun e kandidatëve të diskutueshëm për t’u pranuar ose jo në grup e, gjithmonë në periferi të tij, të paktën derisa të bindeshim plotësisht e të krijonim besimin e duhur. E kjo ishte më se e natyrshme.

Pjetri a Pjerini, si i thoshte Tanushi që e kishte patur shok të shtatëvjeçares, që nga njohja e parë m’u qep mua pak si fort, madje më shumë se Tanushit, që e kishte patur shok të vjetër. Pse vallë? Mos ngaqë unë isha më i madh se ai në moshë, nja gjashtë vjet, apo se shihte si më respektonte Tanushi dhe kjo i jepte atij të kuptojë, se unë duhej të kisha një peshë disi të veçantë? Po, me këtë nuhatjen time, nuk isha gabuar aspak, sepse përvoja e mëtejshme në jetën e burgut, ma vërtetuan plotësisht këtë hamendjen time. Në fakt, një nga tiparet e tij psikologjike, ishte t’u qepej personave që i dukej atij se kishin “kuotë” dhe mund ta ndihmonin të kapej pas diçkaje që atij i interesonte fort.

Mbiemri Arbnori nuk m’u duk i natyrshëm dhe kur e pyeta për këtë ai më tha se ishte tamam mbiemri i tij, që vinte nga fshati i tij i origjinës së familjes, se paskësh një fshat matanë kufirit, në zonën e Krajës, që quhej Arbnor. Në atë kohë unë nuk dija shumë për gjeografinë dhe sidomos për toponimin e rrethit të Shkodrës, por kur dola nga burgu dhe m’u desh të ambientohesha me Shkodrën, pyeta dhe asnjë shkodran, madje as shirokas si Pjetri, nuk më thanë se me të vërtetë ekzistonte ndonjë fshat i tillë, me mbiemrin Arbnori. Kështu m’u vërtetua dyshimi im i atëhershëm, se ai mbiemër ishte krejtësisht i sajuar, me një synim të dukshëm ambicieje, lavdie, tingëllues…?!

Në takimin e dytë në Tiranë, këtë herë vetëm me Pjetrin, ku ndodhej prapë edhe Tanushi, durrsaku më tha se kishte hartuar një projekt-program, të cilin kishte shumë dëshirë që ta shihnim edhe ne. I thashë Pjetrit, që nuk ishte fare nevoja për një punë të tillë, sigurisht pa i dhënë asfare të kuptojë, se tashmë ne e kishim programin tonë, dhe pse jo të shkruar, si donte ta mbante ai. Por meqë nguli këmbë shumë, i thamë të vinte në Tiranë në datën 27 maj me gjithë Zeqirin, te shtëpia ime, ku do të ishte edhe Tanushi dhe aty do ta shihnin me nge atë që kishte shkruar ai. Takimi ishte në orën dy fiks. Nuk lejohej asnjë vonesë ose mungesë. Mungesa donte të thoshte ose vdekje e ndonjërit prej të dyve, ose arrestim. Dhe ashtu ndodhi me të vërtetë. Mbi rezultatin e takimit, do t’u referonim shokëve të tjerë të grupit tonë të Tiranës.

Në ditën dhe orën e caktuar, ata nuk erdhën. Si morëm vesh më vonë, në orën 09.00 të asaj dite, Sigurimi vajti dhe e arrestoi Zeqirin te zyra e tij, ndërsa po shtypte pjesën e dytë të programit të Pjetrit. Kurse këtë e arrestoi tek kalonte para Degës, në orën 12.00 të drekës. Mua dhe Tanushin na arrestuan rreth orës 07.30 të asaj mbrëmjeje, tek shëtisnim në bulevardin e Tiranës, si do të shikojmë më tutje.

Mbas një hetuesie të gjatë mbi njëvjeçare, më në fund, më datën 8 gusht 1962, na nxorën në gjyq së bashku, “grupin e Tiranës” dhe dy kandidatët e mundshëm të tij, nga Durrësi. Gjyqi vazhdoi katër ditë. Ai u zhvillua në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, që ndodhej atëherë te “Rruga e Durrësit”. Ai u bë me dyer të mbyllura, me ftesa vetëm për partiakë dhe sigurimsa, kurse asnjë nga familjarët tanë, nuk u lejua të jetë i pranishëm.

Gjykimin tonë e bëri një ekip i Gjykatës Ushtarake të Rrethit të Tiranës, me kryetar kolonel Llazi Polenën, anëtar; nënkolonel Reshat Nepravishtën (medemek edhe shkrimtar), dhe kapitenin e parë, njëfarë Mexhiti. Kurse prokuror ishte major Sami Kapllani, i cili, pas disa kohësh nga gjyqi ynë, mora vesh se kishte rënë vetë në burg, si ordiner, më duket për vjedhje. Ditën e katërt të gjyqit u dha vendimi: unë dhe Pjetri me vdekje (me pushkatim), Zeqir Koçi me 20 vjet burgim, Riza Kuçi me 15, Agim Musta dhe Tanush Kaso, me 13 secili dhe, në fund, Kahreman Paftali, me 10 vjet.

Zbulimi dhe arrestimi

Zbulimi i grupit tonë, që solli, domosdo, arrestimin dhe likuidimin e tij, sot e kësaj dite ka mbetur për mua, një ekuacion me shumë të panjohura. Unë kam vetëm dy të dhëna, por të vërtetën e plotë ende nuk e di. Ajo mund të fshihet ende në ndërgjegjen e ndonjë pjesëmarrësi në grup, ose atyre që do t’i atashoheshin atij mundësisht më vonë. Them kështu, sepse kam të dhëna jo të plota e të sakta, se njeri nga anëtarët e grupit, duket i frikësuar nga pjesëmarrja në të, ka vajtur dhe ka denoncuar ekzistencën e tij dhe emrat e pjesëmarrësve, sigurisht në Degën e Brendshme, kohë më parë se të arrestoheshim.

Varianti i dytë, dhe më i besueshëm për mua, është se ne u denoncuam pak kohë mbasi u njohëm, u takuam dhe nisëm të bisedojmë me Pjetër Filipin (Toma ose Arbnori) dhe shokun e tij të ngushtë, Zeqir Koçin, me origjinë nga Golloborda, që të dy atëherë banues në Durrës. Gjatë gjyqit, unë gjeta rastin ta pyes Pjetrin për këtë punë. Dhe ai më tha se e kishte porositur shokun e vet, Zegirin, që, për bisedat që kishin bërë ata mes tyre dhe më pas me mua e me shokun tim të grupit, Tanushin, le të bisedonte po të donte me të gjithë Durrësin, por jo me kushëririn e vet, Zenun Ballën, se ky ishte agjent i Degës. Por Zeqiri kishte bërë të kundërtën dhe si do të shikojmë më tutje, kur të flitet për hetuesinë time të parë në Degën e Tiranës, pas arrestimit, kjo teza e Pjetrit, sikur m’u vërtetua.

Kurse, përsa i përket variantit të dytë, ende nuk kam ndonjë konfirmim të drejtpërdrejtë, apo anësor. A ka variante të tjera në këtë mes? Mundet! Por unë nuk kam fakte dhe nuk e kam zakon të merrem me hamendje. Kjo puna e zbulimit tonë, variantin më i saktë, duhet ta ketë në dosjet operative të Sigurimit. Po ku ta gjej unë atë dosje, ku ta kërkoj, kush ma jep vallë, sot e kësaj dite? Ishte ditë e shtunë, 27 maj 1961. Unë, si u ktheva nga shkolla e fshatit ku jepja mësim, kryesisht gjuhë shqipe dhe elementet e letërsisë, hëngra drekë dhe prita më parë të vinte Tanushi.

Ime më, e shkreta, u kujdes ta nderonte shokun tim, meqë nuk ndodhej në shtëpi ime shoqe, e cila bashkë me djalin, kishin dy javë që ndodheshin në Shkodër, tek e ëma e saj. Dhe pritëm të vinin dy durrsakët. U kisha thënë atyre, se ata jo vetëm duhej të vinin, por të ishin të përpiktë në orar, gjallë a vdekur. Mosardhja do të thoshte ose arrestim, ose ndonjë fatkeqësi më e madhe. Ora kaloi dy e më tutje dhe unë nisa të nervozohesha. Po të vinin me vonesë do t’i prisja me këmbët e para, si thotë një shprehje e shqipes. Por ata vazhdonin të mos vinin.

Tanushi ndihej apo tregohej më i qetë. Kurse unë nisa të shqetësohesha seriozisht. Jo më pse s’po na urdhëronin “zotërinjtë e tyre durrsakë”, por sepse nisa të parandiej rrezikun. Ndërsa Tanushi vazhdonte hamendjet e tij naive dhe ngushëlluese, si një lloj Kandidi i Volterit, me moton e njohur të tij: “Gjithçka shkon nga e mira në këtë botë”. E kishim lënë që, pas takimit, ata të Durrësit, do të ktheheshin në qytetin e tyre, ndërsa unë me Tanushin, do të takoheshim me shokët tanë, në një nga kafenetë e bulevardit, që t’u shpjegonim mbi rezultatet e arritura.

Andej nga ora gjashtë, vesha kostumin e ri që kisha, të vetmin, dhe bashkë me shokun tim, dolëm për në bulevard. Por ndërsa nisëm të largoheshim nga banesa ime, vura re se kisha harruar orën e dorës. Dhe u ktheva në shtëpi që ta marr. Tek dola prapë, vura re se në cepin e pallatit ku banoja atëherë, buzë Lanës, rrinte një njeri me kasketë në kokë, që me ndiqte me sy. Mendja më shkoi fill, se ai do të ishte i Degës, dhe këtë ia thashë edhe Tanushit. Por ai, si gjithnjë, qeshi dhe u çudit me natyrën time sa dyshuese, aq edhe të prirur nga ngjarjet e këqija.

Në bulevard ndeshëm vetëm Agimin, me një shokun e vet, të cilin e njihja edhe unë, por që s’kishte të bënte fare me punët tona. Riza Kuçi, nuk kishte dalë fare, nuk di përse. Dhe vazhduam shëtitjen, siç ishte e zakonshme në ato vite. E bulevardi kishte nisur të mbushej me shëtitës si puna jonë, burra, gra, të rinj, të reja. Por tek ecnim, vura re se pas nesh, në një farë distance, na ndiqnin major Besim Selita, i shoqëruar me ca civile e ushtarakë. Unë e dija se kush ishte ai. Ai ishte kryetari i Degës së Brendshme të Rrethit të Tiranës (jo të qytetit), e njëkohësisht edhe anëtar i Byrosë së Partisë të Rrethit.

Për më tepër e njihja, se e kisha parë të vinte herë pas here në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit dhe se kishte marrë për grua një vajzë nga Petrela, të cilën unë e kisha patur, vite të shkuara, nxënëse në shtatëvjeçaren e Mulletit. Kjo në atë kohë punonte si nëpunëse në aparatin e Komitetit. Dhe unë ia shfaqa dyshimet e mia tashmë, si Tanushit, ashtu edhe Agimit, por ata qeshën me këto dyshime. Sigurisht ua thashë në një mënyrë që të mos e merrte vesh shoku i Agimit, një inxhinier i ri, i quajtur, në mos gaboj, Muharrem Seseri, tiranas.

Atë ditë kishte përfunduar gjyqi i Teme Sejkos dhe i shokëve të tij, dhe vendimi kishte qenë me vdekje, me pushkatim, për nja katër a pesë pjesëtarë të atij grupi. Gjykimi ishte zhvilluar në kinema “Brigada”, një barakë e stërmadhe në sheshin prapa ministrive, ndërtuar në kohën e Italisë. Dhe tek ecnim me Tanushin për të dalë në bulevard, kaluam nga ai shesh, duke shkelur tamam mbi gjurmët e rrotave të makinës, që i kishte marrë me vete të sapo-dënuarit e atij gjyqi, për t’i çuar përpara, skuadrës së pushkatimit. E këtë mendim ia kisha shprehur edhe Tanushit. Por ai prapë qeshi, me atë të qeshurën karakteristike dhe më tha, si me një lloj qortimi, se mua po më bëhej ferra Brahim! Por unë iu përgjigja:

– Ashtu thua ti, Brahim-Brahim, por në shpëtofshim sonte pa arrestuar, ahere do të shpëtojmë për fare!

Dhe fatkeqësisht doli fjala ime dhe jo ajo e tij. Aty ku “Rruga e Dibrës” nxjerr krye në bulevard, më takoi një shoku im, që nuk njihej me të tjerët. Ai ishte me biçikletë. Dhe më kërkoi nja 2.000 lekë (të vjetra), hua për ca ditë, se kishte mbetur pa para buke, për vete e familjen. Unë, domosdo, ia dhashë, megjithëse kisha pak për vete e, familjen time. Tamam në ato çaste, arriti autobusi urban i asaj rruge dhe ndaloi pak, sa për të marrë kthesën e bulevardit. Ato çaste më lindi mendimi, t’ia merrja biçikletën shokut tim dhe të bëhesha erë, nëpër rrugicat e asaj ane, që i njihja mirë, se isha lindur e rritur në Tiranë. Por mendimi, që gjithmonë është më i shpejtë se veprimi, më pengoi.

Së pari, unë nuk do të mund të kthehesha më në shtëpi. Kush do të mund të më strehonte në ilegalitetin e detyruar? Së dyti, e vetmja udhë shpëtimi për mua, do të ishte arratisja përtej kufirit. Po unë nuk i dija as rrugët, as zonat dhe nuk kisha asnjeri që të më ndihmonte. Së treti, ilegal apo i arratisur, do ta pësonte familja, nëna plakë, ime motër e re, vëllai, e sidomos ime shoqe, ende nuse e re dhe djalthi kërthi.

Se katërti, a nuk do të quhej tradhti edhe për shokët e mi të grupit, duke ua lënë gjithë përgjegjësinë atyre? Jo, i thashë vetes, dorëzohu dhe paguaj vetë për punën tënde. Kështu e lashë shokun tim të ikte me biçikletë dhe u bashkova me shokët e mëparshëm të shëtitjes, pa u thënë asnjë fjalë atyre, për ç’kisha menduar më parë. Lexuesi i këtyre radhëve, sot ka të drejtë të gjykojë, për zgjedhjen e alternativave të mia për atëherë: a ishte logjik dhe e drejtë tentimi i arratisjes, pale i mundshëm? Apo ishte i drejtë dorëzimi im? A ishin bindëse arsyet e këtij dorëzimi, apo ishin një budallallëk me brirë?

Kur unë ndalova me shokun tim me biçikletë dhe autobusi urban ndërhyri mes meje dhe gjurmuesve tanë, vura re se gjurmuesit tanë u shqetësuan dhe diç biseduan mes tyre. Pra m’u bë tepër e qartë tashmë, se ata më kishin në objektivin e ndjekjes. Dhe vura re se u afruan edhe më shumë rreth nesh e, diç biseduan njëri me tjetrin. Pra, çasti i aksionit të tyre po afronte. Dhe për këtë u binda plotësisht. Por prapë, një iluzion që s’i ndahet njeriut, si shpresa para rrezikut, sikur më gënjente, duke më thëne se gjithë vrojtimi dhe mendimi im për rrezikun e pritur, s’ishte veçse një hamendje dhe se prania e sigurimsave, nuk ishte veçse një rastësi, dhe asgjë më shumë. E ky iluzion i ngjante fort atij të gomarit të fabulës, që mendonte, duke patur ujkun në shpinë, se ishte vetëm një ëndërr e asgjë tjetër.

Ajo shëtitja jonë e fundit, në fakt, nuk vazhdoi më gjatë, sepse sapo arritëm para Xhamisë së Sahatit, sigurimsat e ngushtuan rrethin, na vunë në mes dhe na shtynë drejt trotuarit të faltores. I pari i tyre, major Besim Selita, foli i pari:

– Mos bëni asnjë veprim që të shkaktojë skandal! – Dhe pas pak shtoi:

– Nxirrni dokumentet!

Isha gati i sigurt se më njihte, duke u nisur nga e shoqja që më kishte patur mësues, siç tregova më parë. Por ai nguli këmbë në të tijën dhe unë nxora letër-njoftimin. Si u sigurua se kush ishim, majori foli prapë:

– Ecni mes nesh, pa folur asnjë fjalë!

Na kapën përkrahësh dhe u vumë në lëvizje drejt rrugës së ngushtë prapa Bashkisë së sotme, rrugë që të çon në drejtim të Ministrisë së Brendshme të atëhershme dhe të sotme. Nuk vura re nëse arrestimi ynë në mes të pjacës, u ra në sy kalimtarëve. Jam i bindur se po, sepse ata ecnin pak metra larg nesh. Dhe ne nuk ishim njerëz fare të panjohur në Tiranë, si qytetarë të vjetër të saj. Fakt është se, si kam marrë vesh vite e vite me vonë, kur qeshë liruar tashmë nga burgu, lajmi i arrestimit tonë u muar vesh shpejt e, po atë natë në Tiranë, duke iu futur dridhmat në shtat, gjithë të njohurve e shokëve tanë.

Vura re mirë, se tre shokët e mi ishin bërë të bardhë në fytyrë. Dhe ai mes nesh, inxhinieri, që nuk ishte fare anëtar i grupit, m’u duk se dridhej si purteka. Veçse çudia më e madhe ishte, se m’u duk se dridheshin edhe arrestuesit tanë. Mos mendonin se ne kishim armë dhe ishim terroristë të stërvitur, që do t’u kundërviheshim dhe t’u merrnim jetën aty për aty, për t’u bërë pastaj erë! Kaq trima na paskëshin qenë sigurimsat? Vërtetë unë vura re shokët e mi dhe vetë sigurimsat, por fytyrën time, nuk e di si e kisha. Ndjeva vetëm se trupi më ishte bërë si prej guri dhe në fytyrë them se do të isha, tepër i vrenjtur.

Ishte diçka sikur në ato çaste një trysni fizike ma kishte mbërthyer trupin, dhe në shpirt, ndieja një revoltë të brendshme, që po më rritej nga çasti në çast. Por për mua, mësimi më i madh i atyre çasteve të rënda, veç të tjerave, qe se sigurimsat, nuk paskëshin qenë ata trimat kapadainj që krekoseshin bulevardit, kur ndeshnin me armikun e vërtetë, dhe pse pa armë, dhe as ata “heronjtë e heshtur” e trima me fletë, për të cilët nxinin aq qartë kalemxhinjtë e regjimit, apo bënin filma të porositur kineastët e asaj kohe.

Te kthesa e rrugicës, mua dhe Tanushin na hipën në një lloj kamionçine, me shpinë nga shoferi. Në të dy krahët, na mbanin fort major Besimi, nga ana ime, dhe një tjetër kalec, nga ana e Tanushit. Vura re se edhe ata ishin të tronditur, madje e ndieja në krahun tim, të dridhurit e majorit. Ç’të ishte kjo e dridhura e tij, tension nervor apo frikë? Apo ndjenja e një “përgjegjësie të madhe”, se kishin arritur të kapnin “gjah fort të majmë” dhe donin ta shpinin “të freskët” në kuzhinën e sulltanit të kuq, si qen të bindur e të stërvitur gjahu, për të siguruar mish të zgjedhur, për sofrën e padronit të tyre?

Mua dhe Tanushin kështu, kurse Agimin dhe shokun e tij, e lanë nën kujdesin e oficerit të rojës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ish- ndërtesa e Bankës së Napolit dikur, që në kohën e Zogut. Pra ishte e qartë që unë dhe Tanushi, paskëshim qenë “pjata e parë”, e zgjedhur, e parapëlqyer. Dy të tjerët, një lloj sallate …!

Rruga nga aty te Dega e atëhershme, nuk ishte larg, sidomos me makinë. E të gjithë tiranasit e dinë që ajo e mallkuar Degë, ndodhej te Selvia. Kjo pemë e lartë, gati më tepër se një minare xhamie të madhe, bashkë me pishën e rrugës së sotme, me emrin “Tefta Tashko”, mund të quhen si monumente kulture natyrore për Tiranën, por në regjimin e Hoxhës, selvia e shkretë ishte bërë një simbol i së keqes, i frikës, i tmerrit për kryeqytetasit.

Ajo ishte bërë si simbol i Degës së Sigurimit pranë saj. Aq sa shprehja kërcënuese apo paralajmëruese; “Mos llap, se do përfundosh te Selvia”, do të thoshte për Tiranën, njësoj si t’i thoje në Moskë një rusi…se; “do shkosh te Lubjanka”! S’ke ç’i thua, komunistët, apo pararoja e tyre, Sigurimi, ishin fort të shkathët, për të krijuar kësi simbolesh tmerri.

E shkreta selvi, kjo pemë e lashtë zbukuruese e paqes, e prandaj edhe e varreve, ishte katandisur në simbiozë të torturës, si paralajmërim i mundimeve të mëdha, vuajtjes infernale, si porta e vdekjes me tmerr. Oh, kushedi se sa ulërima dhimbjeje nga të rrahurat e torturat, kishte dëgjuar ajo pemë e lashtë; sidomos natën, kur lagja aty rrotull strukej nga tmerri dhe njerëzit në gjumë, zgjoheshin të tromaksur e me dridhmat në shtat e, mbulonin edhe kokën me jorgan, si ata fëmijët që duan t’i fshihen, nga frika, imazhit të lugatit.

Njerëzve që u takonte të kalonin para selvisë, shpejtonin hapat, a thua se dera e Degës aty pranë, ishte një lloj thertoreje që, po t’i afroheshe, të thithte brenda saj, nga ku ishte pak si zor të dilje i gjallë. Ajo derë ishte tamam si dera e hyrjes së ferrit të Dantes së madh, këtij perëndie poetike të krijimit të botës së mundimeve, të përtejvarrit.

Kam qenë, pse jo edhe mbetem, që nga rinia e parë, një adhurues pasionant i fiorentinit të madh, aq sa, veç leximeve e studimeve për të, me volume të tëra, dija atëherë përmendësh kantika të plota të “Komedisë hyjnore”. Tamam për këtë, kur kalova ato çaste hyrjen e atij vendi të mallkuar, ju betohem me nderin tim, gati si krejt papritur, në harkun metalik të asaj dere, m’u bë se lexova, shkruar me shkronja të zjarrta, fjalët skulptorike të hyrjes së Ferrit dantesk: “Lini çdo shpresë, o ju që hyni brenda…”!/ Memorie.al

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

“Njeri pa patriotizëm dhe pa ndërgjegje, armik i bashkimit kombëtar”- Kongresi i Durrësit dhe konflikti deri në vdekje i Konicës me Gurakuqin!

Në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të ndritura të historisë shqiptare, Arkivi i Shtetit në Bari, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapi një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij.

 

Ekspozita paraqet një ndërthurje të dokumenteve origjinale dhe materialeve të digjitalizuara, që hedhin dritë mbi kontributin e Gurakuqit në formësimin e shtetit shqiptar, nga Rilindja Kombëtare deri në përfshirjen e tij në jetën politike, kulturore dhe institucionale të vendit. Ky aktivitet është pjesë e një serie të ngjeshur ngjarjesh që DPA ka zhvilluar në Itali, përfshirë Konferencën IX Mbarëkombëtare të Arkivistikës në Shën Mitër, vizitën në komunitete arbëreshe në Kalabri dhe Pulja, si dhe bashkëpunime me institucione si Universiteti i Kalabrisë, Dioqeza e Rosanos dhe Arkivi i Barit. Përmes kësaj ekspozite, Gurakuqi nuk përkujtohet vetëm si një figurë historike, por si një simbol i lidhjes së fortë kulturore e historike midis Shqipërisë dhe Italisë.

KONTRIBUTI

I përpirë nga fryma e Lidhjes së Prizrenit dhe idetë nacionaliste vjershën e parë e ka shkruar 13 vjeç. Nis shkrimet me pseudonimet Marosh Ujka, Jakin Shkodra, Lek Gruda, Pjetri dhe Pali, Hamidi. Me veprën Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim botuar në Napoli më 1906, bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin Abetar i vogël shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dhialektet e në Napoli Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja etj. Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár». I dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh. Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tone. Parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Sipas një shkrimi përkujtimor nga Harapi, interesat kulturore të Gurakuqit shtriheshin nga kultura klasike romake e latine, historia e vendit dhe ajo botërore, arkeologjinë, shkencat ekonomike e financiare, trashëgiminë pedagogjike kombëtare dhe europiane.Zotëronte latinishten, italishten, turqishten dhe frëngjishten, njihte greqishten e gjermanishten, ka të ngjarë edhe anglishten dhe kishte një kujtesë të çuditshme. Është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të levizjes kombëtare për autonomi, liri e pavarësi. Në këtë kuadër ai ishte njohësi dhe propaganduesi më i mirë i traditave të popullit tonë, i traditave kulturore e patriotike, i traditës gojore e shkrimore dhe i psikologjisë së popullit shqiptar. Si krijues Gurakuqi pati marrëdhënie të shkëlqyera me elitën intelektuale të vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtës, Prenk Doçit, Hilë Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e përkushtime nga Filip Shiroka, Hilë Mosi vazhdon ta quajë bylbyl në tingëllimin që i kushton, “S’kndôn bylbyli”. Gjergj Fishta i dedikon atij vepren “Pika e voeset”.

KONLIKTI MË KONICËN

Me Konicën nuk shkonte mirë që në kohën e Kongresit të Durrësit, gjë të cilën nuk ia fali as pas vrasjes së Gurakuqit, duke shkruar më 12 nentor 1925 “Luigj Gurakuqi ishte njeri pa patriotizëm dhe pa ndërgjegje, armik i bashkimit kombëtar dhe i kuptimit modern të shtetit, intrigant, prapanik dhe i errët”. Miqtë e tij do ta kujtonin në mënyra të veçanta, Noli do t’i kushtonte poezinë elegjiake me titull “Syrgjyn vdekur”, ndoshta më e ndjera ndër poezitë shqiptare. Në publicistikë kanë shkruajtur për të P. Harapi, P. Shllaku, S. Vinjau, F. Fishta e Dom L. Shantoja. «Tjetërkund, njerzit e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni. Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen? Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë?» Fjalët e P. Gjon Shllakut në një artikull përkujtimor për përvjetorin e vrasjes. Miku i tij, piktori dhe fotografi Kel Kodheli, i kushtoi një kompozim në vaj mbi karton, në përmasat 55 me 78 cm, që ka fiksuar kthimin në Shkodër të Gurakuqit pas shpalljes së kushtetutës osmane me 2 korrik 1908. Pas zbarkimit te moloja e qytetit, anës pajtonit, të cilit në çast turma që shtyhej t’i dilte para, ia ka shmprehur kalin, për të tërhequr vetë shtagat e për të çuar Luigjin gjer në Miletbahçe. Piktura u ekspozua në shtëpinë e Gurakuqve kur u shndërrua në shtëpi muze më 19 shkurt 1964.

ATENTATI NË “CAVOUR”

Mbrëmjen e 2 marsit 1925, në restorantin e hotelit “Cavour”, Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke thënë: do t’shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij.” Duke dalur nga restoranti i hotelit u pa me Balto Stamollën, i cili i zbrazi tri plumba. Në xhepat e shqyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat. Kuestura lajmëroi koloninë shqiptare që ceremonia nuk mund të zhvillohej në qytet, por vetëm brenda mureve të varrezës. Drejt Barit rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, Ll. Fundos, B. Valterit etj. Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do të shprehej: “Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës.” Në çastet e përgatitjes së varrimit, miku i afërt i Gurakuqit, Gjon Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte veshur kur u vra. Më 27 nëntor 1957 qeveria komuniste që në dukje mbështeste Lëvizjen e Qershorit, solli në Shkodër eshtrat e tij të cilat u rivarrosën te varrezat e dëshmorëve. Regjimi komunist i dha titullin Hero i Popullit./ Gazeta Panorama 

Historia e panjohur e ministrit të Leka Zogut- “Për 4 muaj me radhë, nga një anije e vogël ushtarake, fare pranë brigjeve shqiptare, diku në mes Borshit dhe Sarandës, ai hodhi…”

 

Nga Eugen Shehu/ Nëpër malet e lartë të trevës dardane, shekujt që shkuan, derdhën stuhi rrebeshesh të pa ndalur. Në supe të bjeshkëve, ndriçuan sa e sa vetëtima gjigante, duke dashur të mposhtin qëndresën e fisnikëve dardanë. Por as stuhitë dhe as vetëtimat, nuk mund të ulnin kokën e malit  që merrte krenari prej krenarisë dhe trimërisë së bijve të vet. Në këtë vargmal qëndrese, do të lindej e rritej edhe Abedin Mulosmani, më 5 maj të vitit 1938, në Fang të Bujanit, të Krasniqes. Ai do të ishte i vogël 3 vjeç, atëherë kur kullat e famshme të gjyshit të tij, do të goditeshin prej artilerisë italiane, vetëm e vetëm pse Mulosmanajt, patën marrë pjesë aktive në rezistencën e 7 prillit 1939, duke kundërshtuar me armë në dorë, pushtuesin italian.

Goditja me artileri dhe aviacion i kullave të Binak Alisë, do të thoshte se pat filluar lufta e hapur midis një grushti burrash kreshnikë dhe mijëra ushtarëve italianë. Një urdhër i komandës së lartë italiane të pushtimit, (i lëshuar në korrikun e vitit 1941) në bajnë me dije se; “të arrestohen menjëherë dhe në rast të mos dorëzimit, të pushkatohen rebelët, Malë Shaban Mulosmanaj dhe Zenun Ali Mulosmanaj, si organizatorë të gjakderdhjes më 7 prill 1939”.

Malë Shaban Mulosmanaj, i ati i Abedinit, mbante mbi supet e veta, një histori të tërë luftërash e përpjekjesh për pavarësinë e trojeve etnike shqiptare. Kur ai ishte ende i ri dhe sapo kish nisur të qëllonte me pushkë, babanë vet Shabanin, e rrethojnë ushtria turke dhe duke luftuar 20-25 ushtarë, me trimin e vetëm, mundin ta kapin atë të gjallë. I njohur për trimërinë e tij, si kundra serbëve, ashtu edhe kundër turqve, dy ditë pasi ishte burgosur, nga Porta e Lartë shkon në Gjakovë fermani që urdhëronte varjen në litar të Shabanit. Kështu në tetorin e vitit 1910, në pazarin e Gjakovës, vartet Shaban Mulosmani, duke përcjellë heroizmin dhe shpirtin atdhetar, ndër djemtë e tij.

Mal Shabani, merr pjesë aktive në veprimet luftarake të shpalljes së pavarësisë shqiptare e më tej, drejton çetën e Fangut, për të ruajtur Krasniqen, prej veprimeve aneksioniste të Serbisë. Për merita të shquara të tij, në lëvizjen kombëtare shqiptare, në vitin 1924, me nismën e ministrit shqiptar të Luftës, Mal Shabani, merr detyrën e oficerit me gradën e togerit, në ushtrinë tonë kombëtare. Në këtë detyrë, në çdo moment, do të spikasin së bashku edhe devocioni për atdheun, edhe besnikëria e paluajtshme e birit të Krasniqes, për Mbretin Zog.

Janë të njohura trimëritë Male Shaban Mulosmanit, sidomos në ruajtjen e kufijve verilindorë të Shqipërisë, në kuadër të Rojës Kufitare Shqiptare. I pajisur me cilësi të larta luftarake, i ati i Abedinit, me një grusht burrash gjakovarë, bëhet tmerr i formacioneve luftarake serbe e bullgare. Është kjo arsyeja që më 28 nëntorin e vitit 1937, Male Shabani  dekorohet prej Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare, Mbretit, Zogu i Parë.

Ashtu siç kemi përmendur edhe më lartë, kullat e Mulosmanajve, gjatë viteve 1924-1939,u kthyen në vatra bujare, jo vetëm për Ahmet Zogun, por krejt mbështetësit e Monarkisë Shqiptare. Duke parë tek kjo Monarki, ndryshimin e madh të Shqipërisë në kahjen amtare, Mulosmanajt u shndërruan në karakolle trimërore të Mbretërisë Shqiptare. “Kur Italia fashiste okupoi pabesisht vendin tonë, më 7 prill 1939, Mulosmanajt i qëndruan besnik atdheut, kombit e Mbretit dhe për të mos i’u nënshtruar këmishëzinjve të Romës, emigruan në Sarajevë, si major Zemin Ali Mulosmanaj edhe toger Male Shaban Mulosmanaj, bashkë me familjet”. (Gazeta “Atdheu”, e diel, 23 shtator 2001).

Në janarin e vitit 1944, familja e Male Mulosmanit, kthehet sërish në vendlindje, në Fang të Krasniqes, me shpresën e madhe për të jetuar përgjithmonë në atdhe. Por edhe aty nuk gjetën qetësi, ngase lufta vëllavrasëse, kish nisur të luante tragjedinë e madhe të shqiptarëve. Male Mulosmanaj, u rreshtua që në ditët e para të janarit  me forcat nacionaliste të Krasniqes, nisur nga ideja e madhe se “krushqia” e komunistëve të Tiranës, me ata të Beogradit, s’ish tjetër, veç një ogur i zi për Shqipërinë Etnike.

Male Mulosmani, gjatë vitit 1944, në krye të 20-30 burrave të Krasniqes bënë çfarë është mundur, për fitimin e kufijve etnike shqiptare, sipas ideve të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit. Dhe vërtet, krushqia midis Beogradit dhe Tiranës, nuk do të zgjaste shumë. Mijërat e djelmoshave të Kosovës e Maqedonisë shqiptare, të vrarë prej pushkës tradhtarë komuniste serbo-sllave e shqiptare, e vërtetojnë këtë. Ndërkaq, për kullat e Mulosmanajve, me fitoren e “madhe” të nacionalçlirimtarëve, nuk do të kishte paqe.

Bolshevikët e Tiranës, e patën mohuar kuvendin emblematik të Lidhjes të Dytë të Prizrenit dhe u vërsulën si bisha kundër pishtarëve të këtyre ideve. Në marsin e vitit 1945, kulla e Male Mulosmanit, digjet e tërë prej forcave të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, të cilat, në fakt u shndërruan në tmerr për popullin nacionalist, të trevave veriore shqiptare. Nuk mundet të jetë kurrsesi e rastit, që në krye të këtyre forcave bolshevike, komandonin gjakpirësit Shefqet Peçi dhe Hysni Kapo.

Meqenëse Male Mulosmani ish rreshtuar në forcat e rezistencës antikomuniste shqiptare, pasi i djegin kullën, komunistët internojnë familjen e tij, në një fshat të largët të Beratit. Këtu Abedini 7 vjeçar, ndonëse në kushte tejet të vështira, duke dëgjuar këshillat e nënës së vet, do të ulej në bangat e shkollës. Bolshevikët e arsimit, dhe në shkollë, do t’i krijonin një gjendje gati të papërballueshme “armikut të popullit”. Por djaloshi shtatëvjeçar, i mësuar të emigrojë që kur ishte 3 vjeçar, do të qëndronte kurdoherë i heshtur, ai do të mësonte abe-cenë e dashur, përmes shikimeve të egra të bashkëmoshatarëve të vet, të indoktrinuar prej sëmundjes kanceroze të komunizmit.

Në vjeshtën e vitit 1946, vriten në përpjekje me forcat komuniste, ish-majori i Monarkisë së Zogut, Zenun Ali Mulosmani, ndërsa Male Shabani, arrestohet i tradhtuar. Sigurimi famëkeq shqiptar, bën të gjitha përpjekjet, që t’a kalojnë Malen në anën e vet, por ky i fundit, mban një qëndrim të prerë e burrërorë, deri në çastin e mbramë. Kur e panë se loja e tyre nuk eci, oficerë të lartë të Sigurimit shqiptar, në bashkëpunim edhe me ata rusë, përgatitën vdekjen makabre të burrit të Krasniqes, në birucat e burgut të Shkodrës, duke iu trembur gjykimit dhe kalimit në burg të tij, sepse ai mund të fliste mbi poshtërsitë komuniste, për “rehabilitimin” e tij.

Në këtë mënyrë, në dhjetorin e vitit 1948, në një mëngjes gjendet pa jetë trupi i Male Shabanit, i cili hidhet diku, ngase trupi nuk mund t’i dorëzohej familjes. Pa i lajmëruar fare për këtë kob, komunistët e Tiranës, nën pretekstin se Mulosmanajt mund të jenë të rrezikshëm në Berat, i dërgojnë ata familjarisht në kështjellën e Tepelenës, në një ferr të vërtetë, të ndërtuar sipas modeleve të shpikura nga Stalini. Një tjetër kalvari të rëndë, do t’i nënshtrohej këtu Abedini, tanimë 10-11 vjeçar, ku pos leximit të librave të shkollës, do t’i duhej të punonte edhe disa orë në ditë, për të siguruar bukën e gojës, që të mos mbetej barrë e familjes.

Në verën e vitit 1951, duke përfituar nga një leje disa ditore, për të shkuar tek disa të afërm në Berat, familjet e Male Shaban Mulosmanit dhe Çele Shaban Mulosmanit, duke marrë parasysh edhe jetën e tyre të rrezikuar, i drejtohen kufirit me Jugosllavinë dhe pas dy tri ditësh vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha, arrijnë të lanë mbas shpinë, ferrin komunist shqiptar.

Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, janë ende sot, një sërë shkresash të titullarëve të regjimit komunist të asaj kohe, dërguar UDB-së jugosllave, për ekstradimin e Mulosmanajve. Por fati i shpëtoi këtë radhë burrat dhe djemtë e Krasniqes. Pala jugosllave, për shkëmbimin e tyre, ka pas kërkuar disa prej bashkëpunëtorëve të vet, të cilët ishin vrarë në birucat e hetuesisë shqiptare, këtu dhe mjerimi i Mulosmanajve, mori fund.

Pas disa muajsh të marrjes së mësimeve plotësuese, Abedin Mulosmani, në vitin 1952, regjistrohet në gjimnazin e lartë të Gjakovës. Mbiemri i tij në Gjakovë e rrethina, thirrej tanimë me respekt të madh nga mësuesit dhe nxënësit. Ky fakt e detyronte Abedinin të mësojë pa u ndalur dhe me vullnet të jashtëzakonshëm. Në verën e vitit 1958, dëftesa e notave të Abedin Mulosmanit, do të dallohej ndër gjithë gjimnazistët e Gjakovës, sa për nota të larta, aq edhe për sjellje shembullore në shkollë e jashtë saj.

Në vitet 1960-1963, Abedini punoi si arsimtar, në Istog të Pejës. Në tri këto vite, ai do të lidhej me nxënësit e vet, më parë se me udhët e dijes, me ato shfaqje të mrekullueshme, të shqiptarizmës së tij. Dikur, ndërsa thirrej nga autoritetet serbe dhe i hiqej vërejtja, pse shumë po përmendët historitë e motit të shqiptarëve, ai i përgjigjej se; ajo ish histori e tyre dhe askush s’kish të drejtë t’ua mohonte.

Ngase mbante një qëndrim të tillë, për katër vjet me radhë, nga institucionet arsimore të Beogradit, do t’i mohoje birit të Krasniqes, vazhdimi i fakultetit. Vetëm në vitin 1965, me ndërhyrjen e disa prej personaliteteve shqiptare të arsimit në Prishtinë, Abedin Mulosmanit, iu lejua vazhdimi i Universitetit, në Fakultetin Ekonomik. Edhe këtu, në dy vitet e para, Abedini do të arrije rezultate tejet të larta, duke bërë që personaliteti i tij, të mëshironte po aq sa vullnetin për dije, edhe dëshirën e lume, për të begatuar sa më shumë tokat e Kosovës kreshnike.

Por gjithsesi, shqiptarët e ardhur nga shteti amë për arsye politike, gjendeshin kurdoherë të rrezikuar, prej dhunës psikologjike dhe fizike, serbo-sllavo-maqedonase. Është kjo arsyeja që në vitin 1967, Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndërmori nismën për largimin e shumë azilantëve politikë të shteteve komuniste, e sidomos ata të ardhur nga shteti amë, drejt vendeve perëndimore. Kështu, duke marrë parasysh edhe dëshirat e tyre, shteti Amerikan, hap dyert, si për shumë shqiptarë, edhe për Mulosmanajt. Në nëntorin e vitit 1967, Abedini tanimë 29 vjeçar, me një formim të plotë intelektual, përballet me metropolin perëndimorë, pa iu dridhur aspak qerpiku.

Në fillim ai merret me lloj lloj punësh, për të patur mundësinë më tej, të ndjek rrugën e madhe të shqiptarizmës. Kështu në fillim të viteve ‘70-të, së bashku me dhjetëra e dhjetëra bashkëkombës të tij, nacionalist dhe mbretërorë, organizon një sërë tubimesh në Amerikë, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, që jetonin nën kthetrat e bolshevizmit në Shqipëri, si edhe nën dhunën serbo-sllavo-maqedonase në Kosovë e Maqedoninë shqiptare. Për dy vjet me radhë, 1975-1977, Abedin Mulosmani është editor i gazetës “Atdheu”, që dilte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me frymën e tij luftarake, me realizimin në përshkrimin e kohërave, me guxim në demaskimin e ideologjisë bolshevike, Abedin Mulosmani, u shndërrua në simbol të rezistencës shqiptare, për liri dhe demokraci, në krejt trojet etnike shqiptare. Qartësia e mendimit dhe thirrja e hapur për t’u bashkuar në frontin kundër komunizmit, për të ç’prangosur bashkatdhetarët e vet, bënë që të rritej së tepërmi autoriteti dhe respekti për birin e Krasniqes, për nipin e legjendës, Binak Alisë.

Pikërisht në verën e vitit 1977, mbas disa ideve të publikuara prej tij, lidhur me periudhën e ndritur të Mbretërisë Shqiptare, Abedin Mulosmani thirret në Spanjë prej Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Leka i Parë. Do të mjaftonin aty dy vjet pune dhe veprimtarie të madhe antikomuniste dhe atdhetare, që biri i Krasniqes, të ngjitej (gusht 1979) në funksionin e Ministrit të Oborrit, ku Abedin Mulosmani, nuk do t’i kushtohej punës në zyrat komode.

I pasur me guxim dhe energji të mëdha, në pranverën e vitit 1978, për 4 muaj me radhë, Abedini do të qëndronte në një anije të vogël ushtarake, fare pranë brigjeve shqiptare, duke nisur nëpër disa thasë plasmasi, mijëra e mijra trakte, nëpërmjet të cilave, njoftoheshin shqiptarët se ishin formuar Këshilli Ushtarak për çlirimin e Shqipërisë Etnike, me në krye NMT Leka i Parë, dhe ku pos të tjerave, apelohej edhe kundër komunizmit enverian.

E vërteta është se shteti shqiptar i asaj kohe, vuri në lëvizje forca të mëdha të rojeve bregdetare, për të rënë në gjurmët e kësaj anijeje, por asnjë grackë nuk mund të kapte dot Abedin Mulosmanin! Ndërsa batalione të tëra ushtarësh, në vijën bregdetare Sarandë-Borsh, çdo mëngjes si në luftë, kanë pritur traktet, i kanë mbledhur dhe djegur në fshehtësi, duke u trembur nëse do të binin në duart e popullit të thjeshtë, të prangosur në shpirt, prej dogmave komuniste.

Pas këtij akti, Abedin Mulosmani shkon në Spanjë dhe përgatit të tjera materiale propagandistike. Ai ka dhënë me dhjetëra intervista nëpër radio, televizione dhe gazeta evropiane, duke iu bërë thirrje kombeve të qytetëruara, që të ndërhyjnë energjikisht dhe jo të bëjnë sehir, lidhur me dhunimin e të drejtave elementare të bashkëkombësve të vet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë shqiptare.

Dhe sërish në vitet e mëpastajme, ai është shfaqur në brigjet e Adriatikut, duke hedhur trakte në gjuhë të pastër shqipe dhe duke i bërë thirrje të hapura bashkatdhetarëve të vet, për t’u ngritur me armë në dorë kundër klikës komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxha. Ndonëse lufta e ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit, kishte ligjet e veta të hekurta, Abedin Mulosmani, nëpërmjet këtyre trakteve (ku shpesh i rrezikohej jeta), donte të përcillte nëpër Europë, mesazhin e madh se komunizmi, ishte shndërruar nga një shpresë, në një realitet të tmerrshëm për popullin e vet.

E trembur prej ringjalljes së imazheve mbretërore, klika komuniste e Tiranës, ndërmori një varg aksionesh diplomatike kundër ekzistencën së Oborrit Mbretëror Shqiptar. Ishin pikërisht këto lëvizje diplomatike të Tiranës dhe Beogradit, të cilat çuan në vitin 1979, në refuzimin e qeverisë Spanjolle, për rezidencën e NMT Leka i Parë, në Madrid. Edhe në këto momente tensioni të madh, Abedin Mulosmani nuk u përkul.

Krejt besnikërisht ai përballoi diplomatikisht e fizikisht shpërnguljen e Oborrit Mbretërorë, i bindur se kjo ishte një tjetër grackë midis zbulimeve lindore, për të mbajtur peng NMT Leka i Parë, si edhe krejt lavdinë Mbretërore shqiptare. Ai ishte plotësisht i bindur, se me largimin e Oborrit tonë Mbretërorë nga Spanja, kërkohej t’i jepej një goditje e fortë veprimtarisë nacionaliste shqiptare, por koha që rrodhi më pas, vërtetoi të kundërtën.

Me t’u instaluar në Afrikën e Jugut, Ministri i Oborrit Mbretërorë, Abedin Mulosmani, nuk vonoi të shkëmbejë informacione, ide dhe protesta, me familje të tjera mbretërore, duke kërkuar ndihmën e këtyre të fundit, lidhur me përpjekjet diplomatike dhe propagandistike kundër qeverisë Spanjolle. Duhet të them se, ajo masë ekstreme e marrë prej Madridit asokohe, mbetet ende njollë e zezë e vetë Mbretërisë spanjolle. Vitet ’80-të të shekullit që lamë pas, mbeten vite intensive të Abedin Mulosmanit, sa në rrafsh të veprimeve propagandistike kundër komunizmit në Shqipëri, aq edhe atë diplomatik për të zbuluar dhunën e egër fizike, ndaj Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.

Natyrisht përmbysja e regjimit totalitar, në shtetin amë, në marsin e vitit 1992, do të përcillej përmes emocionesh të mëdha edhe në Oborrin Mbretëror, në Afrikën e Jugut. Qindra telegrame urimi mbërritën ato ditë prej besnikëve të Monarkisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia shqiptare, Franca, Belgjika dhe Amerika, duke i kujtuar NMT Leka i Parë, se rrugët për në atdheun e tij të dashur, ishin hapur përgjithmonë. Gjatë viteve 1992-1993, Abedin Mulosmani u ndodh përballë problemeve të mëdha, për të sjellë në Shqipëri, Mbretin e ri, duke anashkaluar me urtësi dhe pjekuri, një varg mentalitetesh shqiptare të indoktrinuara prej diktaturës pesë dekadash.

Do të desha t’ju sjell në këto radhë, një prej prononcimeve të tij, në prillin e vitit 1997, në Tiranë, kur Agjencia Telegrafike Shqiptare, iu drejtua ministrit të Oborrit Mbretëror, Abedin Mulosmanit, të fliste diçka për 7 prillin e vitit 1939, pos të tjerave, në këtë fjalë, ai do të kumtonte: “Më 6 prill 1939, Italia fashiste kishte paraqitur kërkesat ultimative për nënshtrimin pa luftë të Shqipërisë.

Zugu i Parë dhe qeveria shqiptare, përpara këtij ultimatumi të shëmtuar, të një shteti aleat, kishte dy rrugë: pranimin e ultimatumit dhe deklarimin e luftës kundër pushtuesit. Ai thirri Parlamentin, i paraqiti qëndrimin e tij kundër këtij ultimatumi, gjë që parlamenti e miratoi njëzëri dhe kështu zgjodhën rrugën e nderit, që nuk mund të shmangte disfatën, mirëpo, shpëtonte nderin dhe krenarinë kombëtare”. (Nga fjala e z. Abedin Mulosmani, i dhënë ATSH-së, dt. 6 prill 1997).

Në turin e madh veri-jug, që NMT Leka i Parë, organizoi në pranverën e vitit 1997, shkëlqeu veç të tjerave, fjala dhe mendimi i pjekur i Ministrit të Oborrit Mbretërorë, Abedin Mulosmani. Kryemotivi i ligjërimeve të tij, nga Delvina në Koplik, nga Zerqani në Himarë, ishin fjalët paqë, bashkim, vëllazërim. Rrebeshet e duartrokitjeve nuk do të pushonin sigurisht, kur në fund të çdo ligjërate, ai do të përmendte me veneracion, lirinë e krejt trevave etnike shqiptare.

Mendimi i tij për Shqipërinë Etnike, jo vetëm nuk do të zbehej, por gjithmonë e më shumë do të ndrinte nëpër çdo situatë. Në çdo moment, kur evokonte të kaluarën e familjes Mbretërore, Abedin Mulosmani, në mënyrë të qartë, u kujtonte bashkëbiseduesve të vet, se lëvizja lineare e kohës, jo vetëm që nuk e zbehte shkëlqimin e Monarkisë Shqiptare, por përkundrazi, ftonte rilindjen e asaj epoke të madhe, në historinë tonë. E shoh të udhës, të nënvizojë këtë shkrim, dy tri pasazhe të fjalës së Ministrit të Oborrit Mbretëror, në Tiranë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretit Zogu i Parë.

“Më 9 prill të vitit 1961, Zogu i Parë, ndërroi jetë në Paris të Francës dhe ai la për trashëgimtar të Dinastisë Zogiste, birin e tij, NMT Leka i Parë, Mbret i Shqiptarëve, i cili po atë ditë bëri betimin dhe mori mbi supet e tija barrën e rëndë të legjitimitetit të Monarkisë Shqiptare, sipas Kushtetutës së vitit 1928, e cila në mënyrë të pakontestueshme, shpreh dhe ruan Legjitimitetin dhe vullnetin e Kombit, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë politike, duke ja kushtuar jetën e tij Shqipërisë Etnike, mirëqenies dhe të ardhmes, si dhe lumturisë së popullit shqiptar, për të qenë Zot dhe krenar në trojet e tyre Iliro-Dardane.

Sovrani Ynë August, Mbreti Leka i Parë, duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe duke parë rreziqet që u kërcënohen trojeve tona etnike, apelon për vigjilencë dhe kujdes, për t’iu ruajtur rrezikut të marrjes së Qeverisë, nga forcat e vjetra komuniste, duke u bërë thirrje mbarë bashkëkombësve, të mbështesin Lidhjen e Djathtë Shqiptare, si edhe të gjitha forcat e djathta demokratike, për një mirëkuptim kombëtar, në mesin e tyre.

Gjendja e vajtueshme që po kalojnë motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, si edhe në Çamërinë martire, duhet të jetë preokupim kryesorë i yni. Ky ka qenë qëndrimi i Mbretit Zog i Parë, gjatë epokës zogiste në Atdhe, dhe gjatë viteve të mërgimit, dhe ky ka qenë dhe është aktualisht ideali dhe përkushtimi i NMT Mbreti Leka i Parë, Mbret i Shqiptarëve.

Duke përfunduar, ju shpreh kënaqësinë dhe përgëzimet më të sinqerta për këtë jubile të 100 vjetorit të Mbretit Zog i Parë, dhe ju sjell edhe njëherë përgëzimet dhe përshëndetjet më vëllazërore të NMT Leka i Parë, Mbret i Shqiptarëve”.

Rroftë Shqipëria Etnike dhe rroftë populli shqiptar !

(Gazeta “Atdheu”, Tiranë, më 14.10.1998).

Hallet, vështirësitë e jetës, veprimtaria e përditshme intensive, do ta lodhnin zemrën bujare të Abedin Mulosmanit. Por për turp të historisë, atë do ta lodhte së tepërmi edhe një vendim i organeve gjyqësore shqiptare (në duart e bolshevikëve të rinj shqiptarë), të cilët duke ecur në gjurmët e etërve, nëpërmjet një gjyqi farsë, e dënojnë në mungesë Ministrin e Oborrit Mbretëror Shqiptar, për kinse pjesëmarrje në kryengritje të armatosur.

Birin e kullës së famshme të Binak Alisë, të asaj kulle që u kriste kësulën shkijeve, që e rrethuan e dogjën turqit, që e bombarduan italianët, që i vunë dinamitit komunistët e Tiranës, tanimë e kërkojnë ta prangosin, eurosocialistët, bashkëkombës të vet.

Por burri i Krasniqes, nuk është frikuar aspak. Ai sërish është bërë gati për marrshim, si ushtar i mirë i Shqipërisë Etnike, ai është nisur, por vdekja se ka lënë. Ajo ka marrë në gjoks të saj të zi, personalitetin e paepur të Lëvizjes Mbretërore dhe Legaliste në Shqipëri e diasporë, duke lënë në pikëllim rreshtat e gjatë të mbretërorëve, të gatshëm të sakrifikohen, për lirinë e trojeve etnike të tyre. Memorie.al

“Nëna ime në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 votoi kundër regjimit. U kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh, u dënua me…”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur

Yllka i ka ndjerë vetë pasojat si pasardhëse e një prej degëve të trungut të madh të familjes Blloshmi. Ajo ka qenë e vogël kur në ditën e çlirimit të Tiranës më 17 nëntor, babai i saj do të pushkatohej pa gjyq. Gjatë 50 vjetëve, familja nuk do të mësonte të vërtetën e pushkatimit të Shahin Blloshmit, i cili kishte qenë një ushtarak i lartë, por do t’i priste edhe një përndjekje dhe një jetë e vështirë. Gjyshja dhe nëna e saj nuk do të fitonin të drejtën e një pune tjetër veç lopatës, kanaleve, kazmës dhe punëve nga më të vështirat që të kishin mundësi të paktën të ushqenin dy fëmijët e vegjël të mbetur jetim.

Ajo çfarë iu tha familjes për Shahin Blloshmin, ishte arratisja e tij dhe jo pushkatimi. Vetëm pas viteve ’90-të vajza e tij Yllka, mëson se babai ishte pushkatuar, ndërsa vendi dhe eshtrat e tij, nuk u gjetën asnjëherë. Historinë e përndjekjeve, vuajtjeve, persekutimit dhe vështirësitë tek pasardhësit e Blloshmëve, i tregon Yllka që edhe pse u martua me një njeri me biografi të pastër, u pushua dy herë nga puna si mësuese dhe këtij profesioni, do t’i kthehej vetëm në demokraci. Për të gjithë historinë e vuajtjes së familjes Blloshmi flet Yllka, pinjolle e saj.

Cili qe fati i Blloshmëve?
Gjyshi im u pushkatua së bashku me patriotë të tjerë Blloshmi, në ngjarjet e Dunicës në vitin 1943. Babai im Shahin Blloshmi, mbaroi në Athinë shkollën e mesme, ndërsa akademinë ushtarake e vazhdoi në Torino. Doli me nota të shkëlqyera dhe zotëronte tre gjuhë të huaja. Me kthimin në Shqipëri, fillimisht u aktivizua në ushtri ku mori gradën kapiten. Shërbeu në Shkodër, Tiranë dhe së fundi në Elbasan. Në kohën e Selaudin Blloshmit, i cili ishte ushtarak i lartë në periudhën e Zogut, shërbeu në Ushtrinë Kombëtare. Në vitin 1944 më 17 nëntor, babai im ishte në Tiranë ku edhe u pushkatua së bashku me shumë ushtarakë të tjerë.

Nga ajo ditë ne nuk mësuam asgjë dhe na kishin thënë se ishte arratisur, por babanë e kishin vrarë pa gjyq komunistët, në të njëjtën ditë me çlirimin e Tiranës. Ushtarakët ishin viktimat e para të komunistëve. Në të njëjtën kohë u pushkatua edhe Haziz Selman Blloshmi, një tjetër ushtarak. Të gjithë Blloshmët u përndoqën dhe u vranë. Ata kishin mbaruar studimet në Perëndim dhe nuk mund të pranonin devijimin komunist, duke hedhur poshtë idetë demokratike. Vrasjen e babait e mësuam vetëm pas ardhjes së demokracisë, pasi për komunistët, ai ishte arratisur.

Si reagoi nëna juaj në votimet e para në sistemin komunist?

Gjyshe Makja dhe nëna ime, Safetja shkuan për të votuar dhe ne si fëmijë i ndiqnim duke lodruar, pasi zgjedhjet u shoqëruan me festë. Ishin zgjedhjet e para pas çlirimit, në vitin 1946 dhe sistemi i zgjedhur ishte nëpërmjet goglave, me qëllim që të dalloheshin të gjithë ata që ishin kundër regjimit. Në shtëpinë ku bëheshin votimet, ishin vendosur dy kuti, një e kuqe që përfaqësonte Frontin dhe tjetra e zezë, ku votohej kundër. Ndërsa në kutinë e kuqe ishte vendosur pambuk, në arkën e zezë qëllimisht nuk ishte vendosur dhe goglat kërcisnin. Nëna ime votoi kundër, pasi lëshoi goglën në kutinë e zezë. Ndërsa ishim vënë në shënjestër për shkak të babait, kjo mjaftoi që familja të vihej nën vëzhgimin e armiqve të popullit.

Si jetuan pas kësaj ngjarjeje dy gratë Blloshmi?

Gjyshja ime dhe nëna, e cila pas pushkatimit të babait mbeti e ve në moshën 22 vjeçe me dy foshnje, u mbështetën tek njëra-tjetra, duke punuar në punë nga më të vështirat që nuk i bënin as burrat. Nëna ime vinte nga familja Agolli e Pogradecit, e cila gjithashtu pati të njëjtin fat, duke u përndjekur nga komunizmi. Nëna ime punoi gjatë gjithë jetës në ullishte, në kanale, në digat e Shkumbinit dhe në punë të tjera shkatërruese. Teksa ndërtonte një pritë në ujin e Shkumbinit, është marrë nga uji dhe vetëm një elbasanas i mirë, e ka shpëtuar. Derisa doli në pension, ajo u kujdes që ne të rriteshim mirë dhe pse jetoi vështirësi ekstreme, nuk e humbi dinjitetin dhe vlerat e familjes ku jetoi dhe nga e kishte prejardhjen.

Po ju si ju pushuan nga puna?

Unë mbarova shkollën në vitin 1958 dhe u emërova në rrethin e Fierit. Pasi u fejova erdha në Elbasan. Më 1966, u pushova për herë të parë nga arsimi, me motivin “e padëshirueshme” për arsimin. Mbeta pa punë për gjashtë vjet dhe më drejtuan në fermë. Kjo ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për mua, por vlerësoj shumë bashkëshortin tim, i cili më thoshte gjithmonë që të mos e ulja kokën, pasi nuk kisha bërë asgjë të keqe. Pushimi i dytë erdhi pasi munda të rikthehem dhe arsyeja e shkruar në biografi ishte; “e pasinqertë”. Në fakt në dokumente kisha shkruar që babai im ishte arratisur, siç edhe na kishin thënë, por kjo nuk mjaftoi që të mos merrej vendimi i pushimit bashkë me disa kolegë të tjerë, që patën të njëjtin fat. Edhe fëmijët e mi, nuk i shpëtuan përndjekjen.

Mbaj mend një rast kur vajza ishte në shkollë, u përzgjodh për të nderuar në 5 maj, dhe babai i saj bëri një buqetë, të cilën e ruajtëm gjatë gjithë natës. Në mëngjes ajo mori buqetën dhe niset, por rrugës një mësues i kishte thënë të kthehej, pasi nuk ishte e nevojshme. Fëmijët e mi nuk mundën të vazhdojnë studimet e larta. Vetëm në demokraci ata arritën të studiojnë dhe të diplomohen. Edhe unë u riktheva në profesionin e mësueses në demokraci dhe vetëm në vitin 1997, munda të dal në pension. Si ne u përndoqën edhe shumë pasardhës të tjerë Blloshmi. Do të kujtoja Genc Blloshmin, që u pushkatua në vitin 1979. Si pjesë e trungut Blloshmi, ai u vu në shënjestër dhe poezitë e tij u analizuan thellë, pasi kishte një biografi të keqe.

Përfaqësuesi i Pogradecit Hajdar Blloshmi, i vetmi delegat në Kuvendin e Vlorës

Në proces-verbalin e Kuvendit Kombëtar, të botuar në gazetën (“Përlindja e Shqipërisë”, Viti i II, Nr. 10, datë 14 shkurt 1914 dhe sipas “Dokumente Historike” të Lef Nosit, Nr. 4, faqe 119-125, qershor 1924, dhe Nr. 5, faqe 152-157, korrik 1924, Elbasan, si dhe të materialeve të Arkivit të Shtetit), shkruhet se në Kuvendin e Vlorës, morën pjesë shumë delegatë nga të gjithë rrethet e vendit. Proces-verbali përmban emra të shquar të historisë shqiptare. Ndër to Pogradecin në një ngjarjet jubile të vendit ka qenë Hajdar Blloshmi, pinjoll i familjes së madhe të Blloshmëve.

Shaban Blloshmi, historia e mikut të ngushtë të vëllezërve Frashëri

Mësuesi kaçak që luftoi maleve për liri dhe gjuhën shqipe. Gjatë periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare, në trevat e Elbasanit, Strugës, Ohrit, Dibrës, Manastirit, Pogradecit dhe Korçës spikati figura e atdhetarit të shquar Shaban Blloshmi nga Bërzeshta e Librazhdit. Patriot dhe demokrat konsekuent, që shkriu gjithçka, duke flijuar edhe jetën e tij, për lirinë dhe përparimin e Atdheut. Shaban Blloshmi u lind në vitin 1882 në fshatin Bërzeshtë në një familje të dëgjuar dhe me emër. Mësimet e para Shabani i mori në qytetin e Ohrit dhe më tej i vijoi në kryeqytetin e perandorisë turke, në Stamboll.

Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, nëpërmjet dy bashkëfshatarëve të tij shquar, që ishin miq të vëllezërve Frashëri (Naimit e Samiut), i riu Shaban Blloshmi, lidhet me rrethet patriotike, ku mësoi të shkruajë e të lexojë gjuhën e bukur shqipe. Pas kthimit në atdhe, Shabani merret me vendosmëri me aktivitete patriotike, duke u përkushtuar në zbatimin e Programit të Rilindjes Kombëtare. Shaban Blloshmi, punoi me vendosmëri për përhapjen e arsimit shqip, në të gjitha trevat e Elbasanit, Pogradecit, Strugës dhe të Korçës. Në bashkëpunim me patriotin Dervish Hima, hapën të parën shkollë shqipe në fshatin e Bërzeshtës, në ambientet e shtëpisë së Shabanit.

Patriotëve shqiptarë të Manastirit, vazhdimisht u kërkonte abetare dhe libra shqip për shkollat e fshatrave të krahinave të Çermenikës, Qukësit, Mokrës, Strugës etj. Shaban Blloshmi ngriti një çetë komitësh të armatosur, e cila zhvilloi shumë aksione luftarake. Gjatë kohës që ishte kaçak, komit, siç quheshin në atë kohë, dhe kryetar çete atdhetare, ai interesohej vazhdimisht edhe për përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Duke qenë edhe kaçak edhe mësues njëkohësisht, Shabanin e patën thirrur “mësuesi kaçak” (Intelektuali i njohur elbasanas Lef Nosi, duke përkujtuar figurën e Shaban Blloshmit, do të shkruante në kujtimet e tij: “Veprat e këtij patrioti, nuk i përkasin ndonjë historie a përmendore, po janë nga ato që i din kushdo që asht marrë me idenë e punët e shenjta kombëtare…”!

Në vitin 1913, komandant çete në Elbasan kundër rebelëve esadistë, më 1914 komandant çete kundër rebelëve në Qafë Thanë, po në këtë vit, ka luftue kundër epirotëve grekë në Arrëz të Korçës e të tjera…! Në vitin 1916, komandant çete shqiptarësh kundër Austro-Hungarezëve…! AQSH, Fondi 32, Dosja 50).

Në vitin 1920 zgjidhet delegat për në Kongresin e Lushnjës, duke përfaqësuar rrethin e Starovës (Pogradec), ku bënte pjesë edhe Qukësi e Bërzeshta. Për të zbatuar vendimet e Kongresit të Lushnjës, Shaban Blloshmi kthehet në Starovë, Qukës e Bërzeshtë dhe organizon popullin e këtyre anëve, duke dërguar vullnetarë për të luftuar kundër imperializmit italian, që kishin pushtuar Vlorën. Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, Shaban Blloshmi u aktivizua me lëvizjet demokratike të vendit.

Lidhet me rrethet e inteligjencës më përparimtare të qytetit të Elbasanit, duke krijuar grupin, “As e pashës dhe as e beut”, ku bënin pjesë Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka, Ibrahim Dedei, Qazim Dyrmishi, Kostaq Cipo etj. Në vitin 1924, Shaban Blloshmi përkrahu lëvizjen antizogiste të udhëhequr e të drejtuar nga Fan Nolin. Gjatë kohës së lëvizjes fanoliste, Shaban Blloshmi kishte bërë shumë kundërshtarë dhe armiq, disa prej të cilëve ishin edhe në sferat e larta të pushtetit të asaj kohe. Në një letër që u dërgonte miqve të tij elbasanas, Lef Nosi dhe Ahmet Dakli, Shaban Blloshmi do të shkruante: “Kanë kohë që punojnë nën dhe me çdo mjet e mënyrë të më zhdukin nga faqja e dheut…”! Armiqtë e Shaban Blloshmit i zunë pritë pranë shtëpisë së tij dhe e vranë më 5 nëntor 1929.

Selaudin Blloshmi, ushtaraku më i besueshëm i Mbretit Zog

Selaudin Blloshmi ishte një ndër ushtarakët më të besuar të Mbretit Zog. Më 14 dhjetor të vitit 1923, forcat ushtarake të komanduara nga Koço Kotta, sulmuan dhe hynë në Kapshticë. Forcat e drejtuara nga Myfit bej Libohova, sulmuan nga Kakavija, ndërsa ato të drejtuara nga Selahudin Blloshmi, sulmuan nga Qafë-Thana. Nëpërmjet një marshimi të shpejtë, tri kolonat, pas një rezistence të dobët, marshuan në drejtim të Tiranës, duke sjellë në krye Zogun. Selaudin Blloshmi ishte i martuar për herë të dytë, me mbesën e Ismail Qemalit, Sara. Sarën ai e njohu kur ishte me studime në Egjipt.

Ishte një ndër djemtë më të pashëm dhe dashuria mes tyre mori vëmendjen edhe të vetë Mbretit, i cili i afroi në Oborrin Mbretëror. Nga kjo martesë lindi Vera Blloshmi. Në prag të çlirimit familja e tij vendoset në Angli. Vetëm në demokraci vajza e Sarës dhe Selaudinit, kthehet në Shqipëri. Një piktore e shquar tashmë, Vera ka takuar gjithashtu motrat e saj në Elbasan. Një ndër pasardhëset e familjes së Ismail Qemalit dhe të Blloshmëve të Elbasanit ajo ndërroi jetë në vitin 1998. Memorie.al

Të pushkatuar në Dunicë 1943

Shefqet Blloshmi

Bajram Blloshmi

Selman Blloshmi

Sabri Blloshmi

Haki Blloshmi

Hazis Blloshmi

I vrarë më 17 nëntor 1944

Shahin Blloshmi/ Monitor

 

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Çfarë zbuluan dosjet sekrete të CIA-s

Që kur Izraeli filloi sulmin e tij ndaj Iranit, thirrjet për ndryshim regjimi janë bërë më të forta, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që kanë ngritur mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit të plotfuqishëm të Teheranit, Ajatollah Ali Khamenei.

CNN ka risjellë në vëmendje një rast ku Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar regjimin në Iran.

Ja çfarë ndodhi:

Fushat e naftës: Në vitin 1953, SHBA- të ndihmuan në organizimin e një grushti shteti për të rrëzuar kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, Mohammad Mossadegh.
Ai ishte zotuar të shtetëzonte fushat e naftës në vend – një veprim që SHBA-ja dhe Britania e Madhe e panë si një goditje serioze, duke pasur parasysh varësinë e tyre nga nafta nga Lindja e Mesme.

Kulmi i Luftës së Ftohtë: Masa për shtetëzim u pa si popullore në Iran dhe një fitore për BRSS-në e atëhershme.
Forcimi i sundimit të Shahut: Qëllimi i grushtit të shtetit ishte mbështetja e monarkut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, për të sunduar si Shah i Iranit dhe emërimi i një kryeministri të ri – Gjeneral Fazlollah Zahedi.

Grushti i shtetit: Përpara grushtit të shtetit, CIA, së bashku me Shërbimin Sekret të Inteligjencës Britanike, ndihmuan në nxitjen e zjarrit anti-Mossadegh duke përdorur propagandën. Në vitin 1953, CIA dhe SIS ndihmuan në bashkimin e forcave pro-Shah dhe organizuan protesta të mëdha kundër Mossadegh, të cilave u bashkua shpejt edhe ushtria.

Paratë e gatshme të SHBA-së: Për t’i siguruar Zahedit, kryeministrit të ri të vendit, njëfarë stabiliteti, CIA vuri fshehurazi në dispozicion 5,000,000 dollarë brenda dy ditëve nga marrja e pushtetit nga ana e tij, treguan dokumentet.

Pranimi nga SHBA-ja: Në vitin 2013, u publikuan dokumente të deklasifikuara të CIA-s, duke konfirmuar për herë të parë përfshirjen e agjencisë. Por roli i SHBA-së ishte i njohur: Ish-Presidenti Barack Obama pranoi përfshirjen në grushtin e shtetit në vitin 2009.

Kjo pati efekt të kundërt: Pas rrëzimit të Mossadeghut, SHBA-të forcuan mbështetjen e tyre për Pahlavi-n që të sundonte si Shah. Iranianët e kundërshtuan ndërhyrjen e huaj, duke nxitur ndjenjat antiamerikane në vend për dekada të tëra.

Revolucioni Islamik: Shahu u bë një aleat i ngushtë i SHBA-së. Por në fund të viteve 1970, miliona iranianë dolën në rrugë kundër regjimit të tij, të cilin e konsideronin të korruptuar dhe të paligjshëm. Protestuesit laikë kundërshtuan autoritarizmin e tij, ndërsa protestuesit islamistë kundërshtuan axhendën e tij të modernizimit.

Shahu u rrëzua në revolucionin islamik të vitit 1979, i cili i dha fund monarkisë së mbështetur nga perëndimi të vendit dhe shënoi fillimin e Republikës Islamike dhe sundimit klerikal.bw

“Dënohet me vdekje së bashku me Kristaq Koçinë, më 27 dhjetor 1946 dhe 5 ditë më vonë, në natën e vitit të ri, pushkatohen te kanali varrezave…”- Historia e panjohur e themeluesit të kantierit detar të Durrësit

Ai themeloi të parin kantier modern detar. Por historia e tij do të përfundonte tragjikisht. Pas një gjyqi të montuar nga Sigurimi i Shtetit, dënohet me vdekje së bashku me ekonomistin Kristaq Koçinë dhe 5 ditë më vonë, pushkatohen në Spitallë, te kanali i varrezave të vjetra të Durrësit. Në qoftë se do të kërkohej një emër ndërmarrjeje përfaqësuese të qytetit të Durrësit, padyshim që pas Portit, do të ndaleshim tek Kantieri Detar i këtij qyteti. Kantieri është një ndërmarrje simbol, me një të kaluar historike të hershme, që sot pas shkatërrimit të tij, kujtohet më shumë nga ata që punuan ndër vite, me shumë konsideratë dhe nostalgji njëkohësisht.

Në vitin 1944 kjo ndërmarrje zuri vend në sheshin ndërmjet bregut të detit dhe Bankës Kombëtare dhe grumbulloi një kolektiv mjeshtrash dhe punëtoresh durrsakë, që u shquan për vlerat qytetare. Gjatë viteve të më pasme punëtorët e këtij kantieri, të drejtuar nga mjeshtrit më të aftë, ia dolën që të meremetojnë por edhe të ndërtojnë lloje të ndryshme anijesh, nga më të të voglat, deri te peshkatoret e më pas, te anijet oqeanike, duke treguar kështu vlera të shquara pune krijuese.

Kantieri Detar e ka nisur veprimtarinë e tij pas luftës, në dhjetor te vitit 1944 dhe fillesa ka pasur edhe një ngjarje tragjike…! Ka qenë djaloshi durrsak, 22 vjeçari Tom Goga, ai që mori nismën e krijimit të tij, duke bashkuar mjeshtra italianë dhe shqiptare, që ishin marrë me riparimin e mjeteve detare gjatë luftës. Më 13 maj 1945, kantieri ka përuruar lëshimin në det të motovelierës 75 tonëshe “Misiri 2”, e porositur nga pronari, Riza Jakupi.
Atë kohë u thanë fjalë shumë të mira për punëtorët e kantierit, inxhinierin italian, Rafaele Vangnini dhe Tom Gogën, të cilin shtypi i kohës e cilësonte inxhinier. Në këtë përurim kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të shtetërore të asaj periudhe kohe, si; Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu. Nga kronikat e kohës mësohet se: “Nga autoritetet e asaj periudhe, ishte i pranishëm Gjeneral-Leitnant Koçi Xoxe, ndërsa fjalën e rastit e mbajti gjeneral major, Bedri Spahiu”.

Pas këtij përurimi po atë muaj, lëshohet në det motoveliera 70 toneshe “Kalamishi”, ndërsa në qershor të vitit 1945, U.N.R.R.A i ka falur Shqipërisë 6 anije të vogla. Sektori detar i ATASH-it, ka marrë në dorëzim 2 anije, 2 rimorkiatorë, nga 20 metra të gjatë dhe 2 maune 200 tonëshe.

PUSHKATIMET DHE SHTETËZIMI I KANTIERIT

Tom Gogën pak njerëz kanë pasur mundësinë për ta parë fizikisht nga brezi që është tani, por për të është folur shumë. Ilir Kavaja, banues në lagjen nr. 2 të Durrësit, ka një lidhje familjare me Tom Gogën. Nëna e tij Kalipsoja. e ka pasur djalë xhaxhai.

Dhe Iliri ruante në shtëpinë e vet disa foto interesante, ku ndodhej edhe Tom Goga. Në njërën prej tyre, Toma po përcillte nuse Kalipsonë dhe pas fotos, ka të shkruar: “Kujtim nga martesa celebruar në Durrës, me datën 21 /7/1942. Duke dalë nga shtëpia e Kalipsosë”. Toma ndodhet në krah të nuses dhe ka të veshur një kostum të çelur, afër ngjyrës bezhë, me xhaketë dopjopet, të cilat kanë qenë shumë në modë në atë periudhë.

Ceremonia po kryhet në afërsi të Katedrales Katolike “Shën Luçija“. Toma është një djalë shumë simpatik, mbase nga më “trendi“-t që kishte qyteti në atë periudhë, sikurse shikohet edhe nga fotot. Një vit më pas, Toma shfaqet në një foto tjetër por tashmë me statusin e të fejuarit. Ka 2 foto me të fejuarën e tij, Jolandën. Këtu është më i lirshëm se në ceremonialin e dasmës, i veshur po me rroba të çelëta, ndërsa shoqërohet nga e fejuara.

Janë foto që po botohen ekskluzivisht për herë të parë. Iliri thotë se në fund të vitit 1946, Toma është arrestuar dhe i bëhet një gjyq i montuar nga Sigurimi i Shtetit i Koçi Xoxes. Si pretekst, vijon Iliri, u përdor riparimi i një anije italiane, dhe u akuzua sikur nuk i kishte paguar shtetit, shumën e taksave që i detyrohej.

Dënohet me vdekje së bashku me ekonomistin Kristaq Koçinë, një seancë gjyqësore farse, e zhvilluar më 27 dhjetor 1946 dhe 5 ditë më vonë, pikërisht në natën e vitit të ri, më 31 dhjetor, pushkatohen në Spitallë, te kanali i varrezave të vjetra të Durrësit, prapa ish zdrukthëtarisë. Ky qe fati tragjik i themeluesit të kantierit detar modern të Durrësit.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, është shkruar në shtyp, se në Janar të vitit 1946, Kantieri detar i Tom Gogës u shtetëzua dhe u quajt; “Kantieri Detar i Marinës Shqiptare”.

INCIDENTI ME ANIJEN “ALI KELMENDI”

Se si ka qenë klima e punës në kantier nën frymën e frikës e, tregon edhe një detaj mjaft interesant. Është fjala për incidentin me anijen 500 tonëshe prej druri, “Ali Kelmendi”. Me këtë anije të porsa ndërtuar, ndodhi një incident fatkeq. Projektin dhe ndërtimin e saj, e kishte drejtuar mjeshtëri Odise Moneta, i ardhur pas lufte në Durrës.

Dy djemtë i kishte në Amerikë, ndërsa gruan e kishte italiane. Odiseja ishte mjeshtër mjaft i përgatitur dhe i talentuar. Punonte me ndershmëri dhe u bënte ballë të gjitha vështirësive. Kur anija po lëshohej në det, duke rrëshqitur mbi urën e lëshimit, ajo u nda në dy pjesë. Pas kësaj, Odisenë dhe disa të tjerë i arrestuan, me akuzën për sabotim. Por në fakt shkaku kishte qenë një konstrukt i ngjitur me urën e lëshimit, e cila kur anija u lëshua mbi të, i shkaktoi çarjen. Odisea u dënua, por gjithsesi punonte në kantier i shoqëruar me polic. Vonë u lejua të nisej në Amerike, tek djemtë e tij.

RRITJA GRADUALE E POTENCËS SË KANTIERIT

Me kthimin e një grupi inxhinierësh të rinj që kishin studiuar në Rusi, Bullgari e Poloni, për ndërtime mjetesh detare, ndërtimi i mjeteve të reja dhe futja e teknologjive të përparuara, shtohet shumëllojshmëria e shërbimeve dhe të ndërtimeve të mjeteve lundruese. Në vitin 1960, u hapën kurse për ngritjen e aftësive profesionale me programe teorike dhe praktike për motoristë, elektricistë, mekanike skafi, saldatorë, oksigjenistë, vinçierë, etj.

Më pas një pjesë e mirë e këtyre kursantëve, shërbyen në Flotën Tregtare. Në vitin 1968, prodhohet anija metalike “Punëtori” dhe më pas lëshohet në det rimorkiatori i parë i prodhimit shqiptar, “14 Nentori” e ” Debatik”, me fuqi 1000 kuaj fuqi dhe gjatësi 32 metra. Në vitin 1970, filloi riparimi i anijes 5000 tonëshe “Durrësi”, riparim i cili tregoi aftësitë e rritura të punonjësve të Kantierit Detar, i cili po fillonte tashmë të hynte në periudhën e riparimit të anijeve oqeanike.

KANTIERI I RI

Në vitin 1974, Kantieri është transferuar në sheshin përtej portit të peshkimit, afër kalatës lindore. Kjo u bë pas një një përvoje 30 vjeçare të tij dhe për këtë u ndërtuan shkallë me përmasa të mëdha, në të cilat u lëshuan në det anijet “Saranda” 1.000 DëT dhe “Gjirokastra”, 2.700 DëT.

Me pas zhvillimet në Kantierin Detar, vazhduan me krijimin e repartit te riparimit të vaporëve e mjeteve të mëdha detare, që arriti të kryejë riparime kapitale të rimorkiatorëve, shalandave, bigën “Adem Reka”, Dragave “Rodon” e “Adriatik”, të anijeve 500 tonëshe, të avulloreve “Durrësi” , “Partizani”, “Liria” etj.

Punime kapitale u kryen edhe në anijet oqeanike “Tirana”, “Vlora”, “Shkodra”, dhe “Arbëria”. Me shume vlerë ishte ngritja e repartit te prodhimeve te reja, sepse aty u realizua ndërtimi i shumë mjeteve detare, deri në seri, si anije pilotazhi, anije peshkimi KP 300, peshkatore 2KP- 408, anije 500 tonëshe si “Ali Kelmendi”, “Vjosa”, “Ylli i Kuq”, “Dajti”, “Bajram Curri”, “Beqir Nova”, “Adriatiku”, “Tomorri”, tragete të ndryshme për zonat e liqeneve në veri, si dhe u projektuan e u prodhuan portat e H/C- ve të veriut.

SHUARJA

Në vitin 1991, u krye kalimi i Kantierit në shoqëri të përbashkët Durrës – Gdansk e, më pas kur kaluan aksionet e Gdanskut te shoqëria turke “Korum”, kantieri mori emrin “Durrës – Kurum shiping” dhe më pas shkoi drejt mbylljes së veprimtarisë ndërtuese. I gjithë kantieri shkoi për skrap. Dhe ndërtesat u rrafshuan, duke e kthyer në një rrafshirë të trishtuar atë zonë.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Peshkatarëve, Klodjan Kapiti thekson se; nga 140 mjete detare që kishte peshkimi, gjysma e tyre është jashtë funksionimit, për arsye të mungesës së kantierit detar, eliminimi i të cilit ka qenë vdekjeprurës, për peshkimin e qytetit të Durrësit. Kjo sepse, tashmë mjetet e peshkimit për riparime, duhet t’i drejtohen kantiereve në vendet fqinje, me kosto të shumëfishuar, të papërballueshme për shumë pronarë.

Ai e quan krim ekonomik lejimin e eliminimit të kantierit nga sipërmarrësit: “Është njëlloj, si të lësh një qytet pa spital”,- shprehet ai me keqardhje. Ky është historiku i këtij kantieri, një nga qendrat më të mëdha krijuese të qytetit bregdetar dhe simbol i rinisë durrsake, ku punonin rreth 4.000 punonjës, histori që nisi me pushkatimin e pronarit të parë të saj Tom Gogës dhe u shua 70 vite më pas, tërësisht!/ Memorie.al

 

Demonstrimi në Shkodër- Nga Kastriot Dervishi

Më datën 15.6.1990 u bë varrimi i 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi në Shkodër. Arkëmorti i tij u mbajt gjatë gjithë rrugës në krah duke mos u vënë në makinën e varrimit, shoqëruar nga thirrjet: “Poshtë Ramiz Alia”, “Poshtë Partia”, “Ata na vrasin djemtë tanë”, “Duam liri demokraci”, “Poshtë Nexhmije Hoxha”, “Kjo parti është gjakpirëse”, etj. Për këtë ngjarje u ndaluan tre persona. Fotoja e vajit familjar

Giovanni Brusca, implikimet morale të një lirimi të vështirë

 

VOAL- Giovanni Brusca, xhelati i Cosa Nostra-s, i njohur për vrasjen e Giovanni Falcone-s, gruas së tij Francesca Morvillo dhe eskortës së tij, u lirua më në fund në fund të majit, kur skaduan katër vitet e provës të vendosura ndaj tij nga gjyqësori. Pas arrestimit të tij në vitin 1996 dhe një pendimi të rremë të parë, ai vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë.

 

Burri, i njohur si “u Verru” (derri) ose “lo Scannacristiani” për egërsinë e tij, është i njohur për pjesëmarrjen e tij, sipas tij, në mbi 150 vrasje, përfshirë ato të gjyqtarit Rocco Chinnici dhe të vogëlushit Giuseppe Di Matteo, i cili vdiq në vitin 1996 i tretur në acid.

Pikërisht për shkak të reputacionit të Bruscës si vrasës, ky publikim ka shkaktuar trazira në opinionin publik italian, dhe jo vetëm, duke ngritur gjithashtu disa pyetje morale. Nando dalla Chiesa, profesor i sociologjisë së krimit të organizuar në Universitetin e Milanos dhe djali i gjeneralit Carlo Alberto dalla Chiesa, na foli për këtë.

A mund të na përshkruani historinë e ligjit për bashkëpunëtorët e drejtësisë?

Një nga të parët që ngriti mundësinë e zgjerimit të rolit të bashkëpunëtorit të drejtësisë edhe për mafiozët e penduar ishte babai im (Gjenerali Carlo Alberto dalla Chiesa, red.). Pasi mbërriti në Palermo (hera e tij e tretë në Siçili, shënim i redaktorit) si prefekt, ai mendoi se shteti italian mund të rikrijonte me mafian të njëjtën marrëdhënie që ishte krijuar gjatë Viteve të Plumbit me terroristët, të cilët merrnin shpërblime për bashkëpunimin e tyre me shtetin. Në atë kohë ata e tallën, duke thënë se Gjenerali nuk i njihte mafiozët. Ata nuk do të kishin folur kurrë. Ligji u dëshirua më pas me forcë nga Giovanni Falcone (i cili, në bashkëpunim me Tommaso Buscetta, arriti të përcaktojë strukturën e Cosa Nostra për Gjyqin Maxi, red.), dhe është fryt i një beteje të vështirë nga Shteti Italian, i cili ishte në gjendje të ushtronte presion mbi mafiozët, duke minuar privilegjet e tyre. Ne flasim për pushtetin e tyre të ushtruar në burgje, për certifikatat mjekësore të rreme që i mbanin në spital. Në atë moment ata filluan të flisnin. Prandaj, ligji nuk është një dorëzim i shtetit italian, por më tepër një sukses!

Karakteristikat ligjore

Ligji për bashkëpunëtorët e drejtësisë u fut në sistemin ligjor italian në vitin 1991, për të mbrojtur njerëzit që, për shkak të bashkëpunimit të tyre me shtetin italian në “identifikimin e atyre që janë përgjegjës për krime shumë të rënda dhe në marrjen në gjyq të provave që janë vendimtare për dënimin”, janë të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze.

Ky ligj prezantoi një sistem shpërblimi për të penduarit, duke u ofruar atyre dhe familjeve të tyre mundësinë për të përfituar nga një program mbrojtjeje. Kjo vlen edhe për dëshmitarët e drejtësisë (ata që bashkëpunojnë me autoritetet pa qenë pjesë e organizatës) dhe familjet e tyre.

Në vitin 2001, u bënë ndryshime në ligj, veçanërisht për të eliminuar mospërputhjet në ligjin e vitit 1991 dhe për të njohur një rregullore autonome për dëshmitarët e drejtësisë. Megjithatë, në vitin 2018, masat mbrojtëse (mbikëqyrja, mbrojtja fizike, ndihma, mbështetja ekonomike dhe riintegrimi social) u forcuan dhe u personalizuan.

Presioni më i madh i ushtruar nga shteti italian mbi mafiozët dhe rritja e bashkëpunimit me drejtësinë ndodhi pikërisht në vitin 1992, rreth një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit. Indinjata dhe frika popullore e ngjallur nga vrasja e Falcones, e kombinuar me grushtin e hekurt të përdorur nga autoritetet, kanë kontribuar ndjeshëm në përhapjen e bashkëpunimit.

Si funksionon ky rregull dhe pse u lirua Giovanni Brusca?

Është një ligj që u jep një ulje shumë të ndjeshme të dënimit mafiozëve që vendosin të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe, si në rastin e Bruskës, madje edhe për krime shumë të rënda. Nuk parashikon burgim të përjetshëm, sepse bashkëpunimi lejon një ulje të dënimit dhe vazhdimin e marrëdhënies së bashkëpunimit e cila, nëse çohet deri në fund, rezulton në vitet që u llogaritën për Bruscën. Prandaj, bashkëpunimi nuk lejon një dënim të shkurtër, por vitet ishin ende 25, që nuk është pak për Italinë, e cila në fakt pothuajse nuk njeh burgim të përjetshëm.”

Cilat janë implikimet morale të këtij lirimi?

Implikimet morale janë shqetësimi ynë. Është fakti që po flasim për këtë, që jemi të detyruar të rishikojmë kuptimin e atij ligji mbi bashkëpunëtorët e drejtësisë. Është e qartë se jemi pak të turpëruar, sepse mizoria e Bruskës ishte kaq e madhe. Këto nuk janë gjëra për të cilat mund të thuash “është në rregull”. Këto janë gjëra të vështira për t’u mbajtur mend, çnjerëzore. Megjithatë, pavarësisht këtyre ndjenjave, bashkëpunëtorët e drejtësisë parandaluan dhjetëra vdekje, sepse ata treguan se ku ndodheshin arsenalet dhe marrëdhëniet e pushtetit brenda organizatës, logjika me të cilën merreshin vendimet, ndonjëherë edhe se ku ndodheshin të arratisurit kryesorë. Nuk duhet të harrojmë klimën në të cilën lindi ky ligj, vite në të cilat pati një përqendrim shumë të lartë vdekjesh, viktima të pafajshme të mafies. Duhet të mendojmë se shfarosja ndoshta u ndalua nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Numri i viktimave po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, por në ato vite ishte një masakër e vazhdueshme.

 

RSI

Urd (1931) Gazetarja ruso-norvegjeze Nina Arkina : Intervista ime ekskluzive me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat shqiptare

 

Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2025

 

Revista norvegjeze “URD” ka botuar, me 13 qershor 1931, në faqet n°322 — 324, intervistën ekskluzive asokohe të gazetares ruso-norvegjeze Nina Arkina me Nënën mbretëreshë Sadije Zogu dhe princeshat shqiptare (zhvilluar me 2 qershor 1930 sipas fotografive), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

VIZITA TE NËNA MBRETËRESHË DHE PRINCESHAT E SHQIPËRISË

Nga Nina Arkina

 

 

Mbreti i ri i Shqipërisë është beqar, dhe ana e pashoqe e oborrit përfaqësohet nga nëna e tij, e cila mban titullin “Nëna Mbretëreshë”, dhe motrat e tij, gjashtë Lartmadhëritë Mbretërore, Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide. Familja mbretërore shqiptare është myslimane nga përkatësia fetare, prandaj edhe këto emra që tingëllojnë të huaj, shqiptohen me një fortësi dhe ëmbëlsi të papërmbajtshme.

 

Pallati ku jetojnë Nëna Mbretëreshë dhe princeshat është një ndërtesë e gjatë dykatëshe me një kopsht me hije nga pas dhe roje të rrepta në dy hyrje. Tashmë jashtë pallatit më përshëndet princi i kurorës — duket se ndjej hijen e një drame mbretërore, por fëmija i bukur me tipare të bukura dhe flokë të errët bjondë, i cili përshëndet me një përkulje të çuditshme, është djali i Princeshës Nafije. Ajo ishte martuar me ministrin (ambasadorin) shqiptar në Pragë, Cen bej Kryeziun, i cili u vra në një atentat. Më vonë, ndërsa gjyqi ishte ende në vazhdim, vetë shërbëtori i ministrit shpalli dhe zbatoi dënimin me vdekje për vrasësin e zotit të tij : e qëlloi në përputhje me ligjin e pashkruar shqiptar të gjakmarrjes. Fëmija me flokë të verdhë, i cili është princi i kurorës së vendit derisa vetë mbreti të ketë një trashëgimtar, na ndjek me një vështrim serioz, ndërsa unë dhe oborrtari kryesor i mbretit, Shkëlqesia e Tij Ekrem Libohova, ngjitemi shkallëve të pakta.

 

Brenda derës hyjmë në një korridor të gjerë të shtruar me gurë me një rresht të gjatë qilimash dhe një rresht dritaresh të hapura, të cilat zhduken në distancë. Këtu më bie në sy edhe një kolltuk i ndërtuar çuditërisht, por nuk e kuptoj menjëherë qëllimin e tij. Një zonjë e moshuar në pritje, e veshur me të zeza, na mirëpret dhe hap derën e një salloni të kuq “Empire” me kolltuqe të mëdha e të rehatshme, qilima orientalë në dysheme dhe një kurorë veneciane mrekullisht të bukur në tavan. Dritaret e shumta në dhomën e madhe kanë perde të kuqe mëndafshi, dhe në murin e veshur me letër-muri, i cili është i motivuar me shqiponja gri në një sfond të kuq të errët, varet portreti i mbretit : një fytyrë bjonde nordike me sy të qetë blu dhe profil shqiponje. Gjatë pak minutave të pritjes, ndërsa shikoj përreth dhomës, Shkëlqesia e Saj më thotë se Nëna Mbretëreshë flet vetëm shqip dhe se ai do të veprojë si përkthyes. Një çast më vonë dera hapet menjëherë dhe një zonjë e vogël, me sy dhe flokë të zinj dhe me një fytyrë të këndshme e të re, hyn brenda.

 

Kjo është Madhëria e Saj Zonja Sadije, e lindur në vitin 1873 në kryeqytetin e sotëm, Tiranë, bijë e familjes së lashtë udhëheqëse shqiptare Toptani, që nga viti 1908 vejushë me 7 fëmijë pas guvernatorit të Shqipërisë, Xhemal pashë Zogu, dhe që nga viti 1928 — nënë mbretëreshë !

 

Pas prezantimit, Madhëria e Saj më kërkoi të ulesha përballë saj, ndërsa Kryemarshalli qëndroi në këmbë gjatë gjithë bisedës. Mbretëresha foli dhe tha diçka me një gjuhë të ëmbël dhe të këndshme, asnjë fjalë e së cilës nuk mund të kuptohej. Dhe menjëherë, Shkëlqësia e Tij përktheu në frëngjishten e harlisur :

 

— Madhëria e Saj ju uron mirëseardhjen në Shqipëri dhe shpreh kënaqësinë e saj që ju ishit kaq e interesuar dhe e guximshme për të ardhur vetëm nga pjesa më veriore e Evropës në Tiranë. Madhëria e Saj shpreson që të mos pendoheni për udhëtimin tuaj dhe që të jeni pritur mirë në Shqipëri.

 

Tani, ndërsa Shkëlqesia e Tij po merr frymë thellë, është radha ime të flas frëngjisht, dhe ju siguroj se në Shqipëri kam hasur mikpritjen dhe mirësinë më të madhe, si nga Madhëria e Tij Mbreti, ashtu edhe nga të gjithë ata me të cilët kam rënë në kontakt, dhe se Shqipëria, për mua — si një banore e veriut — është një vend mjaft i ri dhe shumë interesant.

 

Mbretëresha flet sërish dhe marshalli i oborrit përkthen.

 

— Çfarë përshtypjeje ju ka lënë vendi ynë ?

 

— Përshtypjet personale që mora, thashë, janë ato të një vendi në zhvillim, me mundësi të mëdha për iniciativë dhe kreativitet personal, dhe një gjë tjetër që më la një përshtypje të fortë : mendoj, nga ajo që pashë me sytë e mi, se këtu në Shqipëri gjenden burrat më mashkullorë, më të pashëm dhe gratë më femërore dhe më simpatike.

 

Ndërsa Shkëlqesia e Tij përkthen në shqip, unë shikoj Madhërinë e Saj. Ajo është kontrasti më i madh me djalin e saj të gjatë, bjond, mbret. Mbretëresha është e vogël, e ulur në kolltukun e kuq të thellë. Ajo ka veshur një kostum mëndafshi blu të errët me pika të bardha, me fund dhe xhaketë dhe një bluzë mëndafshi të bardhë, të qëndisur me dorë. Ajo ka këpucë të zeza dhe çorape gri mëndafshi. Flokët e saj të zinj janë të mbledhur prapa dhe të lidhur në një nyjë në qafë. Fytyra e saj është e lëmuar dhe me ngjyrë të çelët si në rininë e saj, me tipare të holla e të vogla, dhe sytë e saj — sipas “bon ton” femëror oriental — nuk e shikojnë personin me të cilin po flet, por shikojnë me edukatë anash. Nëna Mbretëreshë konsiderohet një grua shumë e mençur dhe kompetente, si dhe një diplomate e shkëlqyer, siç e konfirmojnë të afërmit e saj personalë. Madhëria e Saj tani e ka urdhëruar Marshallin e Oborrit të thotë :

 

— Shpresojmë që do të qëndroni në vendin tonë për një kohë të gjatë, në mënyrë që të shihni me sytë tuaj si avantazhet që kemi, ashtu edhe vështirësitë tona. Djali im, Madhëria e Tij Mbreti, po punon shumë dhe me sukses për ndërtimin e vendit, dhe unë besoj se po bëjmë përparim të mirë, por duhet kohë për të ndërtuar një vend, dhe kemi shumë për të përballuar, një klimë të vështirë, shumë pak shkolla, spitale e të ngjashme. Por tani gjithçka po ecën pak nga pak, madje edhe emancipimi i grave po fillon të ndihet.

 

Mbretëresha buzëqesh dhe i kërkoj Shkëlqesisë sê Tij të pyesë se çfarë mendon Madhëria e Saj për emancipimin e grave dhe “avantazhet dhe bekimet” e tij. Pas disa minutash bisede në shqip, kam përshtypjen se Mbretëresha ngurron ta përdorë gjuhën. Më në fund, Marshalli i Oborrit thotë :

 

— Madhëria e Saj është e mendimit se emancipimi i grave është i mirë dhe i dobishëm, por se ai ka, si shumë gjëra të tjera në jetë, anët e tij të ndritshme dhe të errëta. Madhëria e Saj beson më tej se edhe nëse emancipimi nxit gra të guximshme si ju, të cilat as nuk kanë frikë nga malaria tepër famëkeqe shqiptare, por që vijnë tek ne si udhëtare nga Veriu, gratë e paemancipuara gjithashtu tregojnë guxim dhe aftësi të mëdha. Madhëria e Saj beson se duhet gjithashtu guxim dhe aftësi për t’iu nënshtruar burrit, për të lindur dhe për të rritur fëmijë në kushte të vështira, ku as klima dhe as uji i pijshëm nuk janë të sigurt, dhe fëmijët duhet të shkëputen nga shtëpia në moshë të re dhe të dërgohen jashtë vendit nëse duan të kenë një arsim të duhur. Madhëria e Saj beson se është guximi dhe aftësia që gratë e paemancipuara shqiptare kanë treguar gjithmonë.

 

Kur marshalli i oborrit mbaroi përkthimin, shpreh dakordësinë time të plotë me mendimet e Madhërisë së Saj. I kërkoj Shkëlqesisë së Tij të pyesë nëse e kam lodhur shumë Madhërinë e Saj. Gjithashtu ndiej keqardhje të thellë për Marshallin e dashur të Oborrit, i cili ka qëndruar në mes të dhomës për më shumë se gjysmë ore. Mbretëresha e kupton pyetjen time, siç ka gjithashtu shumë të drejtë, se tani kam pasur mjaft shkëmbime shqip-frengjisht dhe thotë se tani marshalli i oborrit do të më çojë te princeshat.

 

E falënderoj me fjalë mirësjelljeje për “lumturinë dhe gëzimin” që kisha marrë, dhe Madhëria e Saj më përshëndeti duke më uruar një qëndrim të këndshëm në Shqipëri.

 

Nën përkuljen time të thellë dhe atë, po aq të thellë, të Marshallit të Oborrit, Nëna Mbretëreshë Shqiptare del nga dhoma dhe hapet dera e sallonit anësor — ku janë mbledhur gjashtë Lartmadhëritë Mbretërore.

 

Marshalli i oborrit prezanton princeshat, dhe unë shtrëngoj duart e tyre, një nga një. Princesha Adile, nënë e fëmijëve gjysmë të rritur, të cilët studiojnë në Gjenevë, ka një fytyrë zemërmirë me sy të ngrohtë. Princesha Nafije, nëna e princit të vogël të kurorës, e veshur me një zi të thellë, jep imazhin në miniaturë të një “Niobe” të pikëlluar. Ajo është shumë e vogël dhe sytë e saj të mëdhenj ngjyrë kafe e ruajnë shprehjen e tyre të trishtuar edhe nën buzëqeshjen zyrtare të mirëseardhjes.

 

Por Princesha Senije, 27 vjeç, është e gjallë dhe bisedon me të gjithë të tjerët. Ajo e fton të huajin të ulet, i ofron kafe dhe cigare dhe sillet si një mikpritëse e sjellshme. Ajo e zhvillon bisedën me qetësinë e saj të zakonshme. Princesha Senije është motra e preferuar e mbretit, ajo është presidente e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe është ajo që është përgjegjëse për përfaqësimin e grave në oborr.

Princesha Senije është 27 vjeç dhe presidente e Kryqit të Kuq Shqiptar. — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Tri princeshat e tjera, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide, janë vajza të reja e të adhurueshme të moshës 25, 24 dhe 23 vjeç, të gjitha me flokë kafe dhe bjonde të errët, ndoshta një model flokësh i veçantë “mbretëror shqiptar”, pasi të katër princeshat e pamartuara mbajnë këto flokë me gjatësi mesatare, të cilat u bien butësisht në qafë. Princeshat janë të veshura me fustane të lehta verore dhe mbajnë si bizhuteri një gjerdan me perla rreth qafës dhe një ose dy unaza diamanti. Këto janë — më thanë më vonë — dhurata nga vëllai, Mbreti. Në përgjithësi, mbreti i ri, ende i pamartuar, supozohet t’i dojë nënën dhe motrat e tij me gjithë zemër.

Princesha Myzejen 25-vjeçare — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Princesha Ruhije 24-vjeçare — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Më e vogla nga princeshat shqiptare, Maxhidja, është një vajzë e adhurueshme 23-vjeçare. — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Në sallonin e princeshave, biseda zhvillohet në gjermanisht, ndërsa ne pimë kafenë aromatike turke dhe cigare të mira shqiptare. Me cigaret, gjithçka shkon bashkë, kështu që krijohet përshtypja se princeshat janë mësuar të pinë duhan. Biseda sillet rreth qytetit të bukur të Vjenës, ku princeshat kanë jetuar gjatë. Ato kanë qëndruar gjithashtu në Gjermani, Hungari dhe Jugosllavi dhe kanë shumë komente për të bërë nga udhëtimet e tyre, por “Vjena është qyteti më i bukur dhe elegant”, thotë më e reja, Princesha 23-vjeçare Maxhide. Ajo ka tipare të veçanta të fytyrës, është e gjatë dhe e hollë dhe është e vetmja që i ngjan vëllait të saj mbretëror.

 

Princesha Senije flet për punën e saj si Presidente e Kryqit të Kuq dhe për jetën në oborrin mbretëror në Tiranë.

 

— Ne jetojmë, thotë Madhëria e mençur mbretërore, ashtu siç mund të jetojnë princeshat shqiptare, domethënë shumë të tërhequra. Motra ime më e madhe ka fëmijë për t’u kujdesur, sepse ata po studiojnë në Gjenevë, dhe të gjithë kemi princin e vogël të çmuar të kurorës për t’u kujdesur dhe për t’u siguruar që ai të mos jetë i llastuar midis kaq shumë tezeve tepër të sjellshme.

 

Fjalët e fundit thuhen me një vështrim plot dashuri ndaj princit të vogël, i cili ka hyrë me disa lule dhe është ulur me nënën e tij. Shoh gishtat e hollë të nënës-princeshë që kalojnë nëpër flokët e tij të çrregullt e të verdhë.

 

— Përndryshe, ne do të kujdesemi për çdo bamirësi që mundemi dhe mund të përballojmë, vazhdoi princesha. Duke folur për këtë, duhet të vizitoni ekspozitën tonë të refugjatëve. Atje do të gjeni punime artizanale dhe tapiceri kombëtare shqiptare. Ka një angleze, zonjusha Pennington, e cila është shpirti i kësaj organizate. Është një ekspozitë interesante. Ne ishim në hapje dje, dhe duhet ta shfrytëzoni rastin për ta parë.

 

Sigurisht që përgjigjem se absolutisht do ta bëj dhe pyes me kujdes se çfarë lloj refugjatësh janë në të vërtetë. Ato më shikojnë me sy të zgurdulluar :

 

— Çfarë lloj refugjatësh ? Popullsia jonë fshatare shqiptare nga Jugosllavia dhe Greqia. A keni qenë në këto vende ?

 

— Po, Madhëria Juaj, përgjigjem unë, dhe kam parë turma refugjatësh grekë nga Turqia në Greqi. Edhe atje, organizata bamirëse publike organizon ekspozita të punimeve artizanale të refugjatëve.

 

Princeshat e reja dëgjojnë me interes dhe në sytë e tyre shprehës, dhimbja e thjeshtë e gruas pasqyrohet për një moment ndaj rendit të pandjeshëm botëror.

 

Megjithatë, meqenëse dua të di më shumë rreth jetës së oborrit mbretëror në Tiranë, bëj një pyetje të kujdesshme dhe Madhëria e Saj Mbretërore raporton :

 

— Ne bëjmë një jetë familjare më private, lexojmë shumë, marrim libra të rinj gjermanë, francezë dhe italianë dhe kemi një bibliotekë të madhe. Luajmë shumë muzikë dhe bëjmë ekskursione me makinë. Në verë jetojmë buzë detit në Durrës dhe notojmë.

 

— A jetojnë madhëritë e tyre mbretërore krejtësisht pa shoqëri ? — i lejoj vetes këtë pyetje.

 

— Jo tamam, përgjigjet princesha e mençur me një buzëqeshje. Gjatë festivalit “Romasson”, i cili zgjat një muaj të tërë, ne kemi shoqëri dhe argëtohemi pothuajse çdo natë.

 

— Çdo natë, e përsëris, pak e çorientuar.

 

— Epo, po, — buzëqeshi princesha. — Agjërojmë gjithë ditën, si myslimanë të mirë që jemi, dhe flemë gjithë ditën. Vishemi vetëm në mbrëmje dhe hamë vaktin e parë kur shfaqet ylli i mbrëmjes. Në orën tetë, gjithmonë kemi një darkë të madhe, me qengj të pjekur në hell dhe gjithmonë me disa të ftuar. Ndonjëherë vjen vëllai ynë, mbreti, kur ka kohë të lirë. Janë edhe ndihmësit e mbretit, gratë e tyre dhe të afërm të tjerë të oborrit. Pas darkës, rrimë zgjuar deri vonë natën duke folur, duke luajtur muzikë dhe duke kënduar… Duhet të vish ti më pas në “Romasson”, — tha princesha duke qeshur, — dhe të hash një qengj në hell me ne.

 

Gjatë lamtumirës, ndërsa princeshat shënonin emrat e tyre poshtë fotografive që unë do t’i mbaj si kujtim, Madhëria e Saj Mbretërore Ruhije më pyet nëse erdha vërtet në Shqipëri pa njohur asnjë person; a nuk ishte kjo shumë emocionuese ?

 

E kënaqa kuriozitetin e princeshës së re duke i thënë se e njihja tashmë Ministrin e Punëve të Jashtme, Rauf Fico, se ai e kishte mbrojtur çështjen time tek mbreti dhe më kishte ndihmuar shumë, si me këshillat ashtu edhe me veprimet e tij. Menjëherë, nxora një fotografi amatore të Shkëlqesisë së Tij Fico dhe gruas së tij me kostum kombëtar shqiptar, të cilën e mora si suvenir, dhe deklarova me bindje :

 

— Shikoni këtë fotografi, Madhëria Juaj Mbretërore, ajo vetëm sa konfirmon faktin se askund tjetër nuk ka burra kaq burrërorë dhe të pashëm dhe gra kaq të adhurueshme femërore, dhe madhëria e re mbretërore e shikon ministrin e jashtëm me kostum dhe fustanellë të bardhë dhe pyet me habi :

 

— Vërtet mendoni se meshkujt shqiptarë janë kaq të bukur ?

 

— Po, Madhëria Juaj Mbretërore, unë them se burrat shqiptarë janë raca më e bukur e burrave dhe mendoj se mund të më besoni, sepse kam udhëtuar nëpër katër kontinente dhe tërësisht më janë dashur gjashtë vjet.

 

— Ju duhet të jeni me fat që jeni në gjendje të udhëtoni kaq shumë, — tha një princeshë e re ëndërrimtare.

 

Po, Madhëria Juaj Mbretërore, jam shumë e lumtur, por ai që është i lumtur në shtëpi është edhe më i lumtur ! Dhe në gëzimin e përgjithshëm dhe me një “tunjatjeta” të përzemërt, një fjalë që është një nga perlat e leksikut tim të varfër shqip dhe që do të thotë diçka si “jetë të gjatë dhe Zoti qoftë me ju”, i jap lamtumirën Madhërive Mbretërore dhe më shoqëron Marshalli i Oborrit.

 

Në korridor, shoh sërish kolltukun e çuditshëm, dhe fenomeni shpjegohet : është një karrige dentisti. Lartmadhëritë e tyre Mbretërore nuk shkojnë te dentisti, por e lënë atë të vijë tek ato, dhe kanë instaluar një kabinet dentar të improvizuar në korridor.

 


Send this to a friend