Blinken dhe Borrell me deklaratë të përbashkët: Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, çelësi i stabilitetit të Evropës
Me dhimbje të madhe familjarë, miq, kolegë të medias dhe qytetarë të Vlorës i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti në zonën e Zvërnecit.
Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit ka sjellë reagime të shumta nga bota e medias, e cila humbi një nga zërat e njohur të gazetarisë lokale në Vlorë.
Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve.
Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.
Redaksitë e BalkanWeb dhe News24 u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të gazetarit Enrik Mehmeti për humbjen e tij të parakohshme.
Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e 18 korrikut, pas një aksidenti me një motomjet me katër rrota në zonën bregdetare të Zvërnecit.
Ai dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili u përmbys, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Pavarësisht transportimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. bw
Për ta kuptuar hipokrizinë e klanorëve në LDK mjafton ta analizoni vetëm këtë element: ata që aktin e dorëheqjes së Lumirit e kthyen në mocion votëbesimi, të njëjtët po e kërkojnë mocionin e ri per “shkarkimin” e tij!
Lojë përfide brenda klaneve në LDK
Kam informacione të sakta, që pas shpelljes së kandidatures time për kryetar të LDK-së në fillimjanarin e këtij viti, klanorët fillimisht e heshtën, pastaj i vërsulën veglat e tyre kondom kundër meje!
Mirëpo, tani kur po e shohin vendosmërinë time dhe mbështetjen e gjërë në elektorat, kanë filluar t’i lakojnë disa emra servil në Diasporë, me qëllim të relativizimit të kandidaturës time, sa fisnike po aq hyjnore për ringritjen e LDK-së!
Ndër emrat që po lakohen është edhe emri i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për kryetar të LDK-së, këtij produkti servil i kryetarit aktualë, i ardhur nga Londra aksidentalisht dhe pa asnjë meritë në krye të Prishtinës, madje pa qenë fare anëtarë i LDK-së! Kjo nuk është që po e themë unë, por vetë ai e kishte pohuar gjatë fushatës zgjedhore për mandatin e parë, të cilin e mori falë luftës së përbashkët të të gjitha partive kundër Shpend Ahmetit, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje!
Edhe tani, klanorët e LDK-së e duan një “Përparim” servil dhe të dëgjueshëm, i cili zbaton urdhëra nga nëntoka e LDK-së, të cilët i shpërblen me tendera njëburimor!
Servil të tillë ka me bollëk ndër shqiptarët e mërgatës sonë!
Si t’i flas dhimbjes nga zjarri i dashurisë?!
Çdo ditë shkruaj dhe meditoj me mall vitet e krenarisë kombëtare, kur fjala e dhënë bëhej realitet. Çdo ditë e projektoj me kujdes të ardhmen e vendit tim, me paanësi, pa inate dhe pa xhelozi por me shpresë dhe dashuri siq duhet vendlindja nga mërgimi i largët.
Gjithçka e më pak nga vlerat po mbetët në Kosovë, kurse në LDK asnjë!
Si të jetojmë kur shpresa na mungon!
Si të jetojmë kur dashuria dhe urrejtja bashkëjetojnë në ambientin e kontaminuar politik në LDK!
Si t’i flas dhimbjes nga zjarri i dashurisë?!
LDK është dashuria që ma vodhën hijenat, është dhimbja që ma shkaktuan miqtë hileqarë që ju besova verbërisht!
Hijenat dhe hileqarët janë varremihësit e krenarisë kombëtare!
Unë që jetën e shikoj në mënyrë reale nuk dorëzohem lehtë!
Dhimbja dhe zhgënjimi më bëjnë akoma më të fortë dhe më të qëndrueshëm në rrugëtimin tim dhe në përballje me sfidat e kohës!
Iluzionistët e ringjalljes së LDK-së përmes klaneve dhe grupeve të interesit do të mashtrohen keq, ashtu siq u zhgënjyen nga “Rruga e Re” dhe nga “Bashkimi i të djathtës shqiptare”!
Çelësi i ringritjes së LDK-së dorën time, jo të kusarëve politik
Gajtë viteve të ’90-ta, si nënkryetar i Forumit Rinor i Degës së LDK-së në Klinë ndodhesha në një aktivitet politik në fshatin Gremnik. Me atë rast, kryetari historik i Klinës, Ismet Raci në mënyrë simbolike e futi dorën në xhepin e djathtë të xhaketës dhe ju drejtua të pranishmëve me këto fjalë, po citoj: “Rugova e ka në xhep çelësin e zgjidhjes së problemit të Kosovës!
Pa u zgjatur shumë në zbërthimin e kësaj ngjarje interesante të tre dekadave më parë, më pak fjalë po i drejtohem elektoratit të LDK-së, se çelësi i ringritjes së LDK-së nuk është në dorën e pengmbajtësve dhe uzurpatorëve, as në dorën e klanorëve dhe grupeve tjera të interesit, e më së paku në dorën e parashutistëve dhe mercenarëve, por, Çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën time dhe të secilit veprimtar që nuk është pjesë dhe as në shërbim të tyre!
Çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën e secilit që e don me shpirtë e me zemër LDK-së, kurse Fitili detonues dhe Ora e kurdisur ndodhet në dorën e matrapazëve politik që i sollën në këtë gjendje mjeruese tri shkronjat e arta-LDK.
Sa më pak respekt dhe dashuri e ndërsjellë, aq më pak njerëzillëk dhe rritje e urrejtjes mes njerëzve në vendin e paradokseve të mëdha, të quajtur Kosovë, në të cilën po lulzon prostitucioni politik si produkt i anashkalimit të vlerave njerëzore.
Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së!
Orsago (Itali), 19.07.2026
Gazetari i News24, Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë.
I apasionuar pas Lajmit të Fundit, por u bë lajmi më i pabesueshëm dhe më i trishtë për këdo që pati fatin ta njohë, të bisedojë dhe të punojë me të, Enrik Mehmeti la pas një karrierë të gjatë e të begatë në median e shkruar e vizive.
Ai iu bashkua News24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke raportuar me përkushtim dhe profesionalizëm për ngjarjet e ndodhura në qytetin e Vlorës, nga kronika e zezë, operacionet e bujshme policore, problematikat sociale, turizmi etj., duke lënë pas një humbje të madhe për familjen mediatike Focus Media Group.
Me guxim të jashtëzakonshëm që kur ishte fëmijë, në plumbat që vërshëllenin pranë tij në vitin famëkeq 1997, Enrik Mehmeti asokohe vetëm 11 vjeç iu bashkua kampit misionar “Alba” si përkthyes, duke u bërë kështu zëri i të pamundurve.
Në guximin e fëmijës, të burrëruar ende pa u rritur, Enrik Mehmeti siç ka deklaruar më parë, kuptoi se gazetaria ishte misioni i tij i jetës, duke rendur jo thjesht në kërkim të lajmit, por lajmi ndodhte atje ku ai ishte, në kohë reale.
Me vendosmërinë si forcë të karakterit të tij dhe fjalën si mjetin më të fuqishëm të gazetarit, ai iu bashkua si korrespondent edhe televizionit “Rai” në Itali, duke transmetuar drejtpërdrejt ngjarje nga Shqipëria.
Largimi i parakohshëm nga jeta, është një humbje e madhe për komunitetin e gazetarëve, humbje për Vlorën e vlonjatët, për të cilët u bë zëri i munguar dhe imazhi që i përfaqësonte!
News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama shprehin ngushëllime të përzemërta për nënën, bashkëshoren, fëmijët, vëllanë dhe familjarët e tjerë, duke u përbashkuar në lutje që shpirti i Tij të gjejë paqen e merituar.
Profesori i njohur i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila deklaroi në një emision televiziv se, nëse do të kishte qenë në pozitën e liderit serb gjatë luftës, Slobodan Millosheviç, ajo do ta kishte ‘pastruar etnikisht Kosovën’ në vitin 1998.
Në një intervistë për televizionin N1, Serwer e cilësoi deklaratën e ministres si jashtëzakonisht të rëndë dhe të papranueshme, duke theksuar se një reagim serioz institucional nga udhëheqja serbe do të duhej të ishte i menjëhershëm.
‘Nëse Vuçiç do të kishte qoftë edhe një pjesë të vetme të tij që nuk pajtohej me këtë, ai do ta shkarkonte menjëherë. Është një deklaratë aq e dënueshme sa është e vështirë ta përshkruash’, deklaroi Serwer.
Sipas profesorit amerikan, moslargimi i Paunoviçit nga posti ministror tregon se çështja nuk lidhet vetëm me një deklaratë personale, por ngre pikëpyetje mbi qëndrimin më të gjerë politik të institucioneve serbe ndaj retorikave që lidhen me spastrimin etnik.
Deklarata e ministres serbe, e bërë gjatë një interviste më 11 korrik në televizionin Kurir TV, shkaktoi reagime të forta në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Paunoviç, e cila është pjesë e Partisë Socialiste të Serbisë që dikur e ka udhëhequr ish-kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviç, u kritikua për normalizimin e një ideje që lidhet me krimet dhe dëbimet masive gjatë luftës në Kosovë.
Institucionet e Kosovës e kanë shpallur atë person non grata, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj saj. Kritika ndaj deklaratave të saj kanë ardhur gjithashtu nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
“Këta të rinj rriten natyrshëm me ide të ndryshme nga tonat, sepse ata lindin për kohë kur ne nuk do të jemi më këtu.” Emile Zola
“Protestat në Shqipëri kanë hyrë në javën e tyre të gjashtë”, shkruan media amerikane, duke përmendur gjithashtu se revolta qytetare ka marrë edhe mbështetjen e yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
“Ajo që filloi si një “revolucion flamingo”, për të ruajtur jetën e egër bregdetare të mbrojtur nga një zhvillim turistik prej 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, u shndërrua në protesta masive kundër qeverisë shqiptare.“, shkruan media.
Artikulli i plote:
Protestat në Shqipëri të shkaktuara nga një sipërmarrje pasurish të patundshme me vlerë shumëmiliardë dollarësh e mbështetur nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë hyrë në javën e tyre të gjashtë, duke marrë mbështetje nga ylli i popit Dua Lipa, prindërit e së cilës janë shqiptarë të Kosovës.
Në qershor, WIRED raportoi se si ajo që filloi si një “revolucion flamingo”, për të ruajtur jetën e egër bregdetare të mbrojtur nga një zhvillim turistik prej 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, u shndërrua në protesta masive kundër qeverisë shqiptare.
Më 23 maj u përhap fjala për një zhvillim të propozuar në zonën e Zvërnecit – rreth 9 milje larg ishullit të Sazanit – i cili është i lidhur me kompaninë e Kushnerit, Affinity Partners. Lajmi u prit me një reagim të fortë për shkak të ekosistemit Vjosa-Narta, një nga sistemet e fundit bregdetare të egra të Evropës. Përplasjet midis vendasve dhe sigurisë së vendit të zhvillimit sollën vëmendjen kombëtare ndaj një projekti që kritikët thonë se ishte diskutuar më parë me transparencë të kufizuar.
Protestat shpejt u përhapën në kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe shfuqizimin e legjislacionit që shumë thonë se mundëson investime të pakontrolluara. Flamingot – speciet e shpendëve që banojnë në zonën e propozuar të zhvillimit – u bënë simbole të rezistencës kundër asaj që protestuesit e përshkruajnë si privatizim të tokës bregdetare dhe natyrës publike. Panorama


LDK dikur ishte krenaria, shpresa dhe besimi i qytetarëve të Kosovës, tani është kthyer në farsë politike të cilës nuk i beson më askush në Kosovë! Si t’i besohet një subjekti politik që mbahet peng nga klanet dhe grupet e interesit, të cilat po e dëmtojnë të ardhmen e shtetit!
Iniciatorët e ‘votëbesimit’ janë mbështetësit më besnik të kryetarit dështak të partisë
Pengmbajtësit, të ndarë dhe përqarë për ambicie personale po e rrënojnë pamëshirshëm në themelet e saj LDK-në e liderit historik, Ibrahim Rugova!
LDK-ja përveqse amanet i Rugovës, është amanet politik i mijëra aktivistëve dhe veprimtarëve të orëve të para që sakrifikuan në kohët më të vështira për Kosovën.
Mirëpo, drejtuesit post-rugovian, po e trajtojnë LDK-në si plaçkë lufte dhe si mjet për arritjen interesave personale.
Garën e ndershme dhe demokratike e kanë kthyer në maskaradë zgjedhore brenda partisë!
Votën e lirë e kanë kthyer në aklamacion, kurse rivalitetin politik e kanë kthyer në luftë klasash brenda partisë!
Degradimi e arriti kulmin kur dorëheqja e kryetarit humbës të zgjedhjeve u kthye në ‘votëbesim’ (uzurpim të partisë)!
Klanorët gjedhjet e brendshme i kanë zëvendësuar me ‘mocione votëbesimi’ për kryetarin sa për të justifikuar pazaret politike për poste të larta në parti!
Iniciatorët e ‘votëbesimit’ janë mbështetësit më besnik të kryetarit të partisë!
‘Votëbesimi’ është loja më e pandershme që ka ndodhur ndonjëherë në LDK nga themelimi e deri në ditët e sotme!
Kjo lojë është e organizuar nga klani i Isa Mustafës për ta mbrojtur produktin e tij-Lumir Abdixhiku!
Në fakt, që pas vdekjes së liderit historik, LDK është në kërkim të një lideri karizmatik, por ndodhet shumë largë atij qëllimi, për shkak të largimit të figurave markante dhe themeltarët nga klanorët aktualë!
Beteja politike mes klaneve për kapjen e partisë e ka dobësuar aq shumë LDK-në, saqë vetëm një figurë e re mund ta bëjë kthesën e madhe në këtë subjekt politik!
Liderët lindin, ata nuk krijohen me stimulime dhe ndarje të partisë!
Partia nuk bashkohet me fjalë por më vepra!
Aktivistët dhe veprimtarët që i qëndruan besnik idealit të tyre, që dhanë gjithçka për LDK-në, nuk iu besojnë më klaneve dhe grupeve të interesit që e ndanë dhe përqanë partinë!
Ata që i dhanë shtëpisë emër nuk janë më pjesë e saj, vendet e tyre i zunë matrapazët dhe mercenarët, parashutistët dhe të ricikluarit politikë! Ata që sot e kërkojnë besimin në LDK janë njerëz pa themel dhe pa asnjë gjurmë rugoviane në LDK!
Ka ardhur koha që Lidhjen Demokratike të Kosovës ta udhëheqë një intelektual i kalibrit nga mërgata. Lideri i LDK-së duhet të jetë i vendosur dhe i guximshëm, përbashkues dhe unifikues i vlerave rugoviane i cili nuk është pjesë e klaneve dhe grupeve të interesit në LDK.
I tillë jam unë, e kam dijen, dëshirën, vullnetin, vendosmërinë dhe guximin për reformimin e thellë të LDK-së pa asnjë ambicie personale, me forcën dhe qëllimin hyjnor, me besim në Zot dhe elektorat për ringritjen e partisë.
Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së!
Orsago (Itali), 17.07.2026
THIRRJE PUBLIKE PËR SPASTRIM ETNIK TË KOSOVËS NGA NJË MINISTRE E SERBISË- Nga ARIF EJUPI
NEOFASHIZËM DHE URREJTJE ME VULË MINISTRORE- Nga ARIF EJUPI
HOROSKOPI I JAVËS 13-19 KORRIK 2026
UGSHPD: KUSH DËGJOHET MË SHUMË ?!
“Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët”- Arben Malaj kritikon Ramën: Shqipëria mori famë më shumë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës dhe bipolar! Ke babëzi kriminale
“Evropa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”/ 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Neomalësorja për median holandeze: Protestat do të rriten edhe më shumë!
Këndi i humorit: Mjeku i drejtohet pacientit
Aforizmi i ditës- 20 korrik 2026
HOROSKOPI I JAVËS 20-26 KORRIK 2026
HOROSKOPI E HËNË 20 KORRIK 2026
Në Serbi arriten në pushtet të çmendurit letrarë dhe të çmendurit ushtarakë- Nga Skënder MULLIQI
Anthony Athanas, Shqiptari që nderoi Amerikën dhe nuk harroi kurrë Shqipërinë- Nga FRANK SHKRELI
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet