VOAL – BRUKSEL – Në raundin e sotëm të bisedimeve në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, aktualisht është një pushim, pasi bisedimet e filluara më herët sot, përfunduan pak pas orës 16, për shkak të disa obligimeve të tjera të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropan për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini, e cila i ndërmjetëson këto bisedime.
Siç rapoprton korrrespondenti i Radios Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se “janë përafruar qëndrimet rreth temave për telekom dhe për Asosacionin” e komunave serbe. Sipas tij, temat ende janë në tryezën e bisedimeve, por ai ka shfaqur shpresën se do të ketë marrëveshje.
Pritet që bisedimet të vazhdojnë aty rreth orës 21, pasi të kthehet zonja Mogherini, ndërsa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka shtyrë udhëtimin e planifikuar në Gjermani. Ai në Berlin do të udhëtojë nesër.
Komentet