Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme para demokratëve të Korçës se qeveria nuk kontrollohet nga qytetarët, por nga interesat kryekëput të qeveritarëve.
Sipas Berishës, qeveria ka plaçkitur taksat e qytetarëve ndërsa për veten shton pasuri përrallore.
“Regjim i cili është shkëputur tërësisht nga qytetarët. Krijon për vete klanet, pasuri përrallore, duke vjedhur, plaçkitur taksat e qytetarëve, pasuritë publike. Ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre.
Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik, është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur këtë vend pas regjimit të Enver Hoxhës.
Shqipëria, çdo skaj i vendit, ka pasuri përrallore, burime të pafundme, ku janë banorët? Ku janë shqiptarët e mbarë Shqipërisë në raport me këto pasuri?
Ata jetojnë sikur ndodhen në një botë tjetër.“-tha Berisha.
Berisha: Rama nuk thotë një fjalë të keqe për Beogradin! Vetëm lavdërime për Vuçiçin
Nga Korça, në vijim të turit të takimeve me demokratët, në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit për kryetarin e PD, lideri historik, Sali Berisha, hodhi akuza në drejtim të Ramës.
Berisha tha se kryeministri ka ashpërsuar retorikën ndaj BE, por nuk thotë asnjë fjalë të keqe për Beogradin.
Gjithashtu, Berisha shtoi se Rama i thur lavdërime mikut të tij Vuçiç.
“Kemi 9 vite në vendnumëro. Kemi 9 vite mbrapa kthehu, kemi 9 vite që shpërbëjmë ato që arritëm. Dhe tani është e qartë për secilin prej nesh, se jo Brukseli, po të keni parasysh retorikën e Edi Ramës vitet e fundit, ju nuk e gjeni atë të thotë një fjalë të keqe për Beogradin. Jo, absolutisht! Vetëm lavdërime për mikun e tij Vuçiç. E gjeni të thotë, sa herë flet, fjalë kundër Europës, se ata na e kanë fajin, se ata nuk duan”, u shpreh Berisha.
3 mandatet e Ramës – Berisha: Krijoi narkoshtetin, mori peng opozitën, sot po shkatërron kombin
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta këtë pasdite në takimin me demokratët e Korçës. Berisha deklaroi se Rama në tre mandate, ka krijuar narkoshtetin, shndërroi opozitën në fasadë dhe po shkatërron kombin shqiptar dhe identitetin e tij.
Berisha denoncoi se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.
Përtej shkatërrimit që Rama i ka bërë vendit, Berisha theksoi se sot në dallim nga dje janë një opozitë e vërtetë dhe jo fasadë.
“Sot në dallim nga dje, ne jemi në këmbë, opozitë e vërtetë, dhe jo opozitë fasadë. Rama në mandatin e parë zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.
Me shtetin e drogës. Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve.
Unë e kam denoncuar, kjo është e faktuar. Aeroportet e vendit përdoreshin për narko-flotën.
Kokaina sot, ngarkesat njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të zakonshme. Garbiani i Portit të Durrësit, është famozi i Xibrakës, Nallbati i Xibrakës. Zëvëndësoi shtetin ligjor, me narkoshtetin.
Në mandatin e dytë kompromenbtoi drejtimin e opozitës. E lidhin afera, e shndërroi atë në fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin dhe identitetin e tij.“-tha Berisha.
Berisha: Nga kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet e bandave kriminale
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.
Berisha theksoi se Rama ka shkatërruar vendin ndërsa shtoi se sot janë një opozitë e vërtetë, dhe jo fasadë si ajo e Lulzim Bashës.
“Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve“-tha Berisha.
‘Bota e Ramës është droga’/ Berisha: Ka rrethuar Kosovën me armiqësi prej miqësisë që ka me Beogradin
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se Rama flet vetëm për drogën pasi kjo është bota e tij bujqësore. Ai theksoi se Rama e ka rrethuar Kosovën me armiqësi për shkak të afërsisë që ka me Beogradin. Sipas Berishës shqiptarët kanë fatin e keq që qeverisen nga Rama, regjim të cilin tha se duhet ta largojmë sa më parë.
“Mora vetëm këtë aspekt, se në atë politik është më tragjik akoma. Ka rrethuar Kosovën në armiqësi. Në vend të ndihemi dy herë më të fuqishëm se jemi të lirë, tani ky ndihet afër me Beogradin, Kosova ndihet larg me Tiranën.”-deklaroi Berisha.
Më tej lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh se Shqipëria ka çdo potencial që qytetarët e saj të jetojnë e të begatohen gjithnjë e më shumë.
“S’ka asnjë vend në Rajon me pasuritë e mëdha që ka Shqipëria. Fati i saj i keq është kjo qeverisje që duhet ta largojmë sa më parë.”-tha Berisha.
‘I bëjnë Like njëri-tjetrit’/ Berisha: Rama dhe Vuçiç nuk fshihen më! Soros kërkon t’i emërojë kryetarin PD-së
Jo vetëm që e ndjekin njëri-tjetrin, por Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç nuk kursejnë as Like-t për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Një ditë më parë, Vuçiç pëlqeu postimin e kryeministrit për Ballkanin e Hapur, ku sulmonte Vjosa Osmanin dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviç.
Ky moment ka sjellë reagimin e liderit historik të PD, Sali Berisha, nga Korça ku takoi demokratët.
Berisha tha se Rama dhe Vuçiç e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe nuk fshihen më.
Gjithashtu, Berisha akuzoi Soros se kërkon t’i emërojë kryetarin PD-së, në mënyrë që kjo e fundit të shndërrohet në shtojcë të Edi Ramës.
“E keni vënë re tani, nuk ka më të fshehur, Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si me qenë dy adoleshentë edhe në Facebook, po, pëlqehen. Është fakt real, nuk e fshehin. Pra, kemi edhe mafien e George Soros. Është mafia e George Soros që kërkon t’i emërojë PD-së kryetarin, që kërkon ta bëjë shtojcë të Edi Ramës Partinë Demokratike.
Por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni jonë është liria e shqiptarëve. Ne vazhdojmë këtë betejë, vazhdojmë këtë mision, më të vendosur se kurrë si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD. Si një lëvizje e fuqishme e cila do të bëjë me vete çdo shqiptar që beson te ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët, që vendos t’i thotë vetes të bashkohemi me këtë lëvizje, të mos themi më kurrë “ç’më duhet mua”, të mos themi më kurrë “s’ke ç’ti bën”, t’i harrojmë këto, por kemi ç’ti bëjmë dhe e përmbysim me siguri, kemi ç’ti bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje, rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj”, u shpreh Berisha.
‘Demokratët u kërcënuan që mos t’i bashkoheshin Foltores’/ Berisha: Ne u ngritëm si njerëz të lirë…
Gjatë takimit entuziast në qytetin e Korçës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se demokratët janë shantazhuar e kërcënuar prej mujash që të mos i bashkoheshin Foltores.
Berisha u shpreh se demokratët janë kërcënuar se do të hiqen nga puna nëse do t’i bashkoheshin lëvizjes së tij, apo se do u hiqeshin vizat amerikane, por u ngritën absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë.
Berisha: Në të gjithë këtë situatë, mund të themi se zhvillim historik, ishte vepra juaj, vepra e demokratëve shqiptarë që ngritën në një afat kohor rekord opozitën e vërtetë shqiptare. U ngritët si misionarë të vërtetë. Këto 10 muaj, kanë qenë muaj presionesh të mëdhash mbi ju.
Kanë qenë muaj shantazhesh, kërcënimesh. Njëri ju kërcënonte se do ju heq nga puna po u bashkuat me lëvizjen. Tjetri ju kërcënonte se do ju pushonte gruan apo prindërit nga puna. Tjetri ju kërcënonte se viza amerikane nuk do i shihni me sy. Ne u ngritëm absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë. Ne u ngritëm sepse e konsiderojmë pluralizëm jetik për veten tonë, për fëmijët tonë dhe të afërmit tonë. Ne u ngritëm pavarësisht nga privacionet që mund të pësonim.
Berisha: I dhamë fund kryetarokracisë! Asnjë nga kerët e degëve nuk është i emëruar
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se asnjë nga krerët e degëve të PD nuk janë të sugjeruar apo emëruar nga lart, por janë zgjedhur me vullnetin e lirë të demokratëve.
Berisha deklaroi se i kanë dhënë fund kryetarokracisë ndërsa shtoi se një kryetar partie duhet të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij.
“Për herë të parë në ekzistencën e PD, sot asnjë kryetar partie nga Tropoja deri në Gjirokastër, nga Korça në Peshkopi, nuk është absolutisht i emëruar, i përzgjedhur, i përcaktuar, i sugjeruar nga qendra e PD.
Të gjithë janë të zgjedhurit e demokratëve. Kjo ka qenë e qëllimshme, së pari fundi i kryetarokracisë. Kryetari nëse do që të drejtojë partinë, ka aq shumë gjëra për të bërë.
Gjëja më e madhe që bën është të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij.”-deklaroi Berisha.
Berisha: George Soros non grata në Shqipëri, akti i parë i PD në pushtet
Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi nga Korça se George Soros do të shpallet non grata në Shqipëri.
Berisha tha gjithashtu se i ka kërkuar Parlamentit Europian dhe Kongresit të SHBA, të ndalojnë veprimtarinë e Soros jashtë SHBA.
“Nga aktet e para të PD në pushtet do të jetë George Soros non grata. George Soros me rivendosjen e monizmit në Shoqërinë Civile në Shqipëri, me vendosjen e drejtësisë në kontrollin e qeverisë, me implikimin direkt në shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, është një armik i vërtetë i demokracisë shqiptare.
Kam kërkuar nga PE dhe Kongresi i SHBA, të ndalojnë çdo veprimtari politike të tij jashtë SHBA. Dhe kjo për Shqipërinë, ai nuk do të ketë vend më dhe veprimtaria e tij nuk do të ushtrohet në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Berisha.
syri.net
Komentet