Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’. Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i Ballukut ka kerkuar 3 jave kohe te njihet me dosjen, por prokuroret e SPAK ka thënë se mund të marrë 5 ditë kohë maksimumi. Ndërkohë, PS ka propozuar që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar./Dosja.al




“Te gjithe shqiptaret te ngrihet ne kembè per te mbrojtur vjedhjet e Saliut dhe Ilir Metes, duke u justifikuar me grabitjet e Rames!
Skema eshte e Sliut , e vjeter sa “demokracia”, por rromuja eshte nje tjeter si ajo e çdares se poshtersisè!
Qellimi eshte per te shpetuar kater kryetaret e korrupsionit ,por gjithenje ne emer te popullit te vjedhur!
Atje ne shesh, nuk del njeriu i ndershem !