Berisha në Sarandë: Rama i bëri llogaritë me ‘peng kryetarin’, por e garantoj se kohërat do të jenë të shkurtra për të
Saranda është ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha në vijim të lëvizjes ‘Foltorja’.
Përpara demokratëve dhe mbështetësve të qytetit bregdetar, Berisha u shpreh se Rama i ka bërë llogaritë gabim me ‘peng kryetarin’, siç e quan ai Lulzim Bashën, ndërsa i përcolli një mesazh të fortë.
“Ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD-së dhe pluralizimit shqiptar. Ju firmosët për të marrë në dorë Kuvendin, organin më të lartë si një akt shpëtimtar për PD-në dhe pluralizimin politik në Shqipëri. Edi Rama festoi para kohe marrjen peng të pluralizmit. Ai mendoi se i lau duart me PD-në, ai mendoi se tani do të mund të vendoste çdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi çdo muaj, javë, rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. Pasi nxori në treg kufijtë e Kosovës por jo më pak të Shqipërisë. Edi Rama gaboi shumë rëndë sepse llogariti peng kryetarin dhe nuk llogariti ju burrat dhe gratë e Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë që nuk shiti dhe s bliheni, që nuk nënshtroheni, që i thoni dinjitetit njerëzor dinjitet dhe sovranitetit sovranitet.
Foltorja është mrekullia më e madhe e 30 viteve të fundit, sepse jeni ju tashmë në mbështetje të vlerave të lirisë, në mbështje të votës së lirë, në mbështetje të normës demokratike të partisë që solli pluralizimin, në emër të një opozite të vërtetë vutë firmën tuaj për të bledhur Kuvendin Kombëtar, për të bashkuar PD-në, për ta shndërruar në shtëpinë e lirëisë për demokratët, për të vendosur normat më demokratike duke qenë të bindur se fuqia e lirisë është fuqia supreme e njeriut dhne shoqërisë së një vendi. J
Ju me firmën tuaj, një lloj siç thotë kushtetuta e SHBA ne populli, i thatë udhëheqjes së marrë peng të PD, ne anëtaët do të mbledhim Kuvendin tonë, do të vendosim normat më demokratike, do të ngrihemi opozitë vigane, fitimtare dhe i çuat Edi Ramës mesazhin më drithërues të këtyre 8 viteve. E garantoj atë se kohërat do të jenë të shkurtra, ne që çmontuam sistemin komunist, ne do të çmontojmë narkoshtetin”.
“Asgjë nuk mund të ndalë uraganin e Foltores. Pak ditë më parë 4200 firma u depozituan, që të gjitha me emër, mbiemër, me funksione, me firmën, me numrin e kartës së identetit dhe anëtarësisë në PD nga delegatët e Kuvendit. E paimagjinueshme. Drita e tyre e verboi selinë, kryetarin e saj, kryetarin pa parti, apo njeriun që është ndryn në katër muret e dhomës së tij. Atë e ka pushtuar në të gjithë qenien e tij një frikë e tmerrshme. Nga kush? Jo nga pushteti, se me pushtetin është në ujdi, por nga ju. Por nga i buron kjo frikë nga ju? Ju jeni njerëz të civilizuar, e keni pritur dhe e keni përcjellë. Por ai e di që ju nuk pranoni kurrë pazaret me Edi Ramën, shndërrimin e pluralizimit politik në pluralizëm fasadë, që nuk pranoni të shkalmohet sovraniteti i forcës politike, sepse jeni të bindur se një opozitë jo sovrane nuk vjen kurrë në pushtet, por mbetet vasale e një pushteti që degradon çdo ditë e më shumë në honet e narkoshtetit. Janë këto arsyet se pse kryetari peng ka frikë dhe tmerr e nuk takohet dot me tre prej jush të paktën. Dhe tani së fundi, këtë frikë që ka nga ju ai e demonstroi në mënyrë primivite, se njerëzit primitivë jetonin me frikëra të ndryshme, tani frika e tij e madhe janë firmat tuaja. Tmerri, jo vetëm i atij, por tmerri i kreut të meduzës, janë firmat tuaja, tmerri i mafies së Soros i cili kishte parashikuar shkatërrimin e forcës konservatore në Shqipëri. Janë firmat tuaja garancia më e madhe e një opozite vigane, sovrane dhe së shpejti fitimtare. Do bëjnë mirë të çlirohen nga frika. Nuk janë firma që ngjallin frikë”, u shpreh Berisha.
Ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se opozita do ta largojë nga pushteti.
“Ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e Ramës dhe për hapjen e rrugës që shqiptarët të votojnë të lirë. Por më përpara ne duhet të votojmë të lirë në PD, duhet të zgjedhim përfaqësuesit tanë më votën e anëtarësisë, duhet të përcaktojmë ne se kush do të në përfaqësojë, do i caktojë kryetari? Jo. Do i caktoni ju, do i zgjidhni ju, që të ndjehen deputetë dhe përfaqësues tuaj dhe jo të kryetarit”, theksoi ish-kryeministri.
Komentet