Të martën, e emëruara e Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë Amy Coney Barrett nuk pranoi t’u përgjigjet një sërë pyetjesh të senatorëve se çfarë vendimi do të merrte mbi mosmarrëveshje të ndryshme ligjore me të cilat mund të përballet në rast konfirmimi. Megjithatë zonja Barrett tha se ajo nuk do të lejonte që pikëpamjet e saj personale e fetare, të përcaktonin vendimet e saj.
“Unë nuk kam axhendë”, tha zonja Barrett gjatë ditës së dytë të seancës dëgjimore në Komisioni Juridik të Senatit mbi emërimin e saj për një mandat të përjetshëm në gjykatën prej nëntë anëtarësh. “Do të zbatoj ligjin”, tha më tej ajo.
Në pyetjet e fillimit drejtuar nga dy republikanë, kryetari i komisionit senatori Lindsey Graham dhe senatori Chuck Grassley si dhe dy demokratë, senatorja Dianne Feinstein si dhe senatori Patrick Leahy, zonja Barret nuk pranoi të thoshte se çfarë qëndrimi do të mbante lidhur me një vendim të gjykatës të vitit 1973 mbi legalizimin e aborteve, të drejtën e pronësisë mbi armët që garantohet nga Kushtetuta amerikane dhe mbi një çështje të cilën gjykata do ta marrë në shqyrtim muajin tjetër që lidhet me fatin e ligjit të kujdesit shëndetësor.
U.S. Supreme Court nominee Judge Amy Coney Barrett reacts as she sits in front of her children and her husband Jesse Barrett during the second day of her confirmation hearing before the Senate Judiciary Committee on Capitol Hill in Washington, D.C.
Senatorët e pyetën zonjën Barret nëse në rast konfirmimi do të ishte e gatshme të hiqte dorë nga shqyrtimi i një mosmarrëveshjeje të mundshme ligjore lidhur me zgjedhjet e 3 nëntorit. Pyetje së cilës zonja Barret nuk pranoi t’i përgjigjet.
Presidenti Trump po përpiqet të fitojë një mandat të dytë katër-vjeçar përballë ish-nënpresidentit demokrat Joe Biden. Ai ka kritikuar votimin masiv me postë dhe ka thënë se dëshiron që gjykata të ndihmojë për të vendosur mbi rezultatin e zgjedhjeve. Presidenti i cili renditet pas zotit Biden në sondazhet kombëtare, thotë se ai dëshiron që zonja Barrett të konfirmohet për të shmangur një bllokim të mundshëm të një vendimi mbi çështjen e zgjedhjeve në 4 me 4, për shkak të vendit bosh të krijuar në gjykatë.
Zonja Barrett tha se ajo nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me Presidentin Trump apo stafin e tij mbi atë se cili do ishte vendimi i saj lidhur me një mosmarrëveshje zgjedhore. Ajo tha se zhvillimi i një bisede të tillë do të kishte qenë joetik për të si një gjykatëse federale e apelit.
48-vjeçarja Barrett pritet t’i japë gjykatës një shumicë të fortë konservatore 6 me 3 në dekadat që vijnë. Ajo shpesh i është referuaranëtarit të ndjerë të Gjykatës së Lartë Antonin Scalia, për të cilin ka punuar si nënpunëse ligjore dy dekada më parë, si udhëheqësin e saj filozofik, për shkak të interpretimit të tij të rreptë të Kushtetutës amerikane sikurse është shkruar dy shekuj më parë dhe duke shmangur interpretimin e saj bazuar në zhvillimet aktuale.
Por zonja Barrett tha se nëse konfirmohet si gruaja e pestë që do të shërbejë në këtë gjykatë: “ju do të keni një gjykatëse Barrett dhe jo një gjykatës Scalia”, siç tha ajo.
Nëse konfirmohet, zonja Barrett do të zëvendësojë gjykatësen e ndjerë Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq muajin e kaluar në moshën 87 vjeçare. Kritikët demokratë druhen se zonja Barrett do të votojë për të zhbërë shumë nga reformat e mbështetura nga zonja Ginsburg, përfshirë të drejtën e abortit dhe të drejtën e homoseksualëve për t’u martuar e për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë në shoqërinë amerikane.
Senatori Graham e quajti zgjedhjen e zonjës Barrett “një nga zgjedhjet më të shkëlqyera që Presidenti Trump mund të bënte”. Ai parashikoi të hënën se të 12 republikanët e komisionit do të votojnë të gjithë në favor të emërimit të saj ndërsa të 10 demokratët kundër. Udhëheqësit republikanë thonë se kanë mjaftueshëm vota në Senat për konfirmimin e saj.
Zonja Barrett siguroi zotin Graham se pavarësisht se familja e saj zotëronte armë, ajo do të gjykonte dhe vendoste me drejtësi “mbi një rast të tillë” duke kërkuar kufizime më të rrepta lidhur me pronësinë mbi armët që garantohet nga amendamenti i dytë i Kushtetutës. Në mënyrë të ngjashme, zonja Barrett tha si gjyqtare e gjykatës së apelit ajo e kishte lënë mënjanë besimin e saj si katolike e devotshme duke marrë vendime sipas ligjit amerikan dhe se do ta bënte këtë sërish edhe në Gjykatën e Lartë. Por ajo nuk bëri asnjë premtim se çfarë vendimi do të merrte në në rastin e abortin, të cilin Kisha Katolike e kundërshton.
Ajo tha se precedenti i Gjykatës së Lartë nga vendimet e shumë kohëve më parë “supozon kontrollin”, dhe se disa vendime bien në kategorinë “super precedentit”, të tilla si një vendimin i vitit 1954 që ndalon ndarjen brenda shkollave për arsye racore si trajtim i pabarabartë i afrikano-amerikanëve dhe antikushtetues. (super precedenti i referohet atyre vendimeve të cilat konsiderohen imune ndaj shfuqizimit).
Gjykatësi Scalia e ka kundërshtuar të drejtën e abortit, por zonja Barrett nuk pranoi të thotë nëse edhe ajo gjithashtu mendon se vendimi për ta shpallur abortin të ligjshëm, ishte i gabuar.
“Do të ishte e gabuar për mua si gjykatëse ta thosha një gjë të tillë”, i tha zonja Barret senatores Feinsteinit. “Unë duhet të vendos kur çështjet të paraqiten para meje. Në asnjë mënyrë nuk mund të angazhohem paraprakisht për të gjykuar një çështje. Do të zbatoj ligjin”, tha ajo.
Zonja Berret tha se edhe pse gjykata ka vendosur që amerikanët të gëzojnë të drejtën e armëmbajtjes, vendimi “lë hapësirë për rregullore mbi armët. Premtoj se do ta trajtoj këtë çështje me mendje të hapur. Çdo çështje duhet të vendoset nga faktet e paraqitura mbi të”.
Nesër pritet të zhvillohet një raund tjetër pyetjesh ndaj zonjës Barret. Zoti Graham ka caktuar një votim fillestar të enjten mbi emërimin e saj.
Kjo do të mundësojë miratimin përfundimtar të saj javën e ardhshme dhe një votim nga Senati me shumicë republikane para fundit të muajit, vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Seanca e parë dëgjimore në Komisionin Juridik të Senatit
Me mbërritjen e saj Kongres, i cili u mbyll javën e kaluar në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, zonja Barrett shpjegoi përpara Komisionit Juridik të Senatit filozofinë e saj ligjore.
“Gjykatat nuk janë krijuar për të zgjidhur çdo problem, ose për të korrigjuar çdo gabim të jetës sonë publike. Miratimi i vendimeve dhe politikave qeverisëse u takon institucioneve politike të zgjedhura nga populli e që japin llogari përpara tij. Publiku nuk duhet të presë që gjykatat të miratojnë politika qeverisëse dhe ato nuk duhet ta bëjnë këtë”, tha Amy Coney Barrett, e emëruara për në Gjykatën e Lartë.
Mundësitë që udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell të dështojë për të mbushur vendin bosh të krijuar nga vdekja e gjykatëses Ruth Bader Ginsburg muajin e kaluar dhe për të konfirmuar të emëruarën e Presidentit Donald Trump para zgjedhjeve të 3 nëntorit, janë të vogla. Kandidatja demokrate për nënpresidente, anëtare e Komisionit Juridik të Senatit, tha se procesi nuk respekton vullnetin e votuesve amerikanë.
“Një shumicë e qartë e amerikanëve dëshiron që vendin bosh ta plotësojë fituesi i zgjedhjeve”, tha senatorja denokrate Kamala Harris.
Por Senati po bën përpara me procesin edhe pse disa anëtarë republikanë të komisionit rezultuan të infektuar me COVID-19, dhjetë ditë më parë.
“Nuk ka asgjë antikushtetuese lidhur me këtë proces. Ky është një vend bosh i krijuar nga humbja tragjike e një gruaje të shkëlqyer. Dhe ne do ta plotësojmë atë me një grua tjetër të shkëlqyer”, tha Lindsey Graham, kryetar i komisionit Juridik të Senatit.
Demokratët thonë se zoti Trump po nxiton me konfirmimin e zonjën Barrett për dy arsye.
“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ai dëshiron një tjetër të emëruar nga ai vetë në Gjykatën e Lartë para zgjedhjeve, sepse ai ka paralajmëruar mbi sfidat që do të paraqiten në gjykata rreth procesit të votimit, veçanërisht mbi votimin me postë, të cilën ai e ka sulmuar vazhdimisht pa dhënë prova. Presidenti Trump ka treguar se do të ishte krejtësisht i lumtur që të kishte një rezultat të ngushtë në votime e që gara të vendosej nga shumica konservatore gjashtë me tre në Gjykatën e Lartë dhe jo nga vota e popullit amerikan”, tha senatori demokrat Dick Durbin.
Ndërkohë vetëm një javë pas ditës së zgjedhjeve, Gjykata e Lartë do të trajtojë një çështje të rëndësishme atë që lidhet me ligjin mbi kujdesin shëndetësor të miratuar nga administrata e Presidentit Obama.
“Administrata Trump do të argumentojë se ky ligj është antikushtetues dhe në fakt do të kërkojë shfuqizimin e ligjit që garanton sigurim shëndetësor për miliona amerikanë, si antikushtetues. Pra, gjykatësja Barrett do të jetë një nga faktorët vendimtarë në këtë çështje madhore”, thotë Kejsi Burgat nga universiteti George Washington.
Demokratët planifikojnë të përqendrohen në kritikat e tyre gjatë seancat të konfirmimit tek vota mundshme përcaktuese e zonjës Barrett kundër ligjit për kujdesin shëndetësor.
“Garantimi i sigurimit shëndetësor për miliona amerikanë është në rrezik me këtë emërim“, tha senatorja demokrate Dianne Feinstein.
Senatorët demokratë pritet të ndryshojnë taktikë pas paralajmërimeve të republikanëve dhe të mos ngrejnë si çështje gjatë konfirmimit besimin si katolike e devotshme të nënës së shtatë fëmijëve.
“Kemi lexuar histori rreth stilit tuaj të jetës si katolike. Rrëfime se si i rrisni fëmijët, rreth asaj se si i keni birësuar ata apo rreth doktrinës katolike ku ju besoni. Pyetje pa pushim nëse gëzoni pavarësinë për të qenë një gjykatëse, një anëtare e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara“, tha senatori republikan Josh Hawley.
Kandidati demokrat për President Joe Biden, i cili është gjithashtu katolik, tha se zonja Barrett nuk duhet të përballet me pyetje lidhur me fenë e saj.
“Jo, besimi i saj nuk duhet të merret parasysh“, tha zoti Biden.
Komisioni Juridik i Senatit ka gjasa ta miratojë emrin e zonjës Barrett deri më 22 tetor, duke krijuar mundësinë e një votimi në Senat një javë para ditës së zgjedhjeve.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka rënë dakord që të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, një nga kalimet detare më strategjike në botë për transportin e energjisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump e cilësoi zhvillimin si “një ditë të madhe për botën”, duke theksuar se kjo rrugë jetike nuk do të përdoret më si instrument presioni ndaj komunitetit ndërkombëtar.
Në një reagim tjetër, ai pretendoi se Irani, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ka nisur ose ka përfunduar heqjen e të gjitha minave detare nga kjo zonë, megjithëse nuk dha detaje konkrete mbi operacionin.
“Irani, me ndihmën e SHBA-së, ka hequr ose është duke hequr të gjitha minat detare të tij. Faleminderit!”, shkroi ai.
Gjithashtu, Trump deklaroi se bllokada detare ndaj Iranit mbetet ende në fuqi, të paktën deri në përfundimin e një marrëveshjeje të plotë me Teheranin.
Kapacitetet hapësinore janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit, me misionin Artemis II të NASA-s që çoi në Hënë astronautët Reid Wiseman, Christina Koch, Victor Glover dhe Jeremy Hansen në misionin e parë hënor në më shumë se 50 vjet.
Tani, agjencia hapësinore amerikane po synon një qëllim edhe më ambicioz: të vendosë reaktorë bërthamorë në Hënë deri në vitin 2030 përmes Projektit të saj të Energjisë Sipërfaqësore Fission, me plane për të lëshuar në orbitë një reaktor me fuqi mesatare deri në vitin 2028.
Për këtë detyrë të vështirë, NASA do të duhet të bashkojë forcat me Departamentin e Energjisë të SHBA-së dhe Departamentin e Mbrojtjes.
Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë e Shtëpisë së Bardhë (OSTP) ka ndarë tashmë udhëzime të reja për agjencitë federale për të zhvilluar një plan veprimi për teknologjinë bërthamore hapësinore.
“Energjia bërthamore në hapësirë do të na japë energjinë elektrike, ngrohjen dhe shtytjen e qëndrueshme, thelbësore për një prani të përhershme në Hënë, Mars dhe më gjerë”, tha OSTP në një postim në X.
Pse energjia diellore është e kufizuar në hapësirë
Ky ndryshim ndodh kryesisht sepse energjia diellore dhe burimet e tjera tradicionale të energjisë nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbështetur në mënyrë të besueshme vendbanimet njerëzore afatgjata në Hënë ose në planetë të tjerë, siç është Marsi.
Nata hënore është një arsye kryesore për këtë, pasi një natë e vetme në Hënë zgjat rreth 14 ditë në Tokë. Gjatë kësaj kohe, panelet diellore nuk mund të përdoren dhe bateritë nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të mbështetur një bazë të tërë gjatë periudhave të ftohta dhe të errëta.
Mbështetja vetëm në energjinë diellore e bën gjithashtu më të vështirë për programe si Artemis të eksplorojnë rajone të errëta përgjithmonë, siç është poli jugor hënor, i cili nuk sheh kurrë rrezet e diellit, por përmban akull uji të vlefshëm.
Në të kundërt, reaktorët bërthamorë ofrojnë kryesisht energji të vazhdueshme dhe të bollshme për vite me radhë përmes ndarjes bërthamore, pavarësisht nga moti, rrezet e diellit apo vendndodhja. Shtytja elektrike bërthamore mund të ndihmojë gjithashtu anijet kozmike të kryejnë misione komplekse dhe afatgjata pa rrezikuar shterimin e karburantit .
“Ka ardhur koha që Amerika të fillojë me energjinë bërthamore në hapësirë”, shkroi administratori i NASA-s, Jared Isaacman, në X.
Projekti i Energjisë Sipërfaqësore Fission pritet të ketë një kapacitet projektimi prej 40-100 kilovat energji elektrike, i cili duhet të jetë i mjaftueshëm për të mbështetur një habitat të vogël hënor me laboratorë shkencorë dhe pajisje për nxjerrjen e burimeve për disa vite.
Ky projekt pritet të ndihmojë SHBA-në të forcojë pozicionin e saj në teknologjinë hapësinore në krahasim me Kinën dhe Rusinë, ndërkohë që ofron një platformë testimi hënor për të avancuar teknologjitë për misionet e ardhshme me ekuipazh në Mars.
Sistemi pritet të funksionojë në mënyrë autonome me mirëmbajtje minimale të kërkuar nga astronautët, duke mbetur i shkallëzueshëm dhe modular. Do të duhet të marrë parasysh aplikimet që mund të mbështesin si shtytjen hapësinore ashtu edhe jetën e ardhshme në Hënë.bw
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar emrin zyrtar të një monumenti që do të ngrihet në Uashington për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së : ” Harku i Triumfit të Shteteve të Bashkuara “.
Kjo u njoftua nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt , duke theksuar se monumenti do të ndërtohet me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, një përvjetor që do të festohet më 4 korrik.
“Në nder të këtij rasti historik”, Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij do të paraqesin planet për “Harkun e Triumfit të Shteteve të Bashkuara”, tha Levitt.
Duke prezantuar një poster me një përshkrim artistik të saj – fillimisht duke e mbajtur përmbys – Levitt shpjegoi se harku do të jetë 250 metra i lartë (mbi 76 metra), duke iu referuar 250 viteve të pavarësisë së SHBA-së.
Me një Statujë të Lirisë në majë, monumenti do të jetë më i lartë se Harku i Triumfit në Paris, i cili është 50 metra i lartë.
Synohet të bëhet struktura më e lartë e këtij lloji në botë, duke tejkaluar Monumentin e Revolucionit në Meksikë (67 metra) dhe duke e lënë Harkun e Triumfit në Korenë e Veriut (60 metra) në vendin e tretë.
Planet për harkun në Uashington u zbuluan për herë të parë në tetor, kur gazetarët e AFP panë një model në Zyrën Ovale.
Përshkrimet e para realiste të monumentit të ardhshëm u bënë publike të premten.
Harku është një nga disa projekte arkitekturore të frymëzuara nga Presidenti Trump, duke përfshirë një sallë banketesh shtetërore në Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë.
Harku i veshur me ar do ta bëjë Memorialin e Linkolnit aty pranë, i cili është vetëm 30 metra i lartë, shumë të gjatë. Kritikët e projektit thonë se nuk do të jetë gjë tjetër veçse një monument për kotësinë e presidentit 79-vjeçar.
Edhe pse kostoja totale nuk është zbuluar nga Shtëpia e Bardhë, ndërtimi do të financohet pjesërisht nga taksapaguesit amerikanë.
Sipas Caroline Levitt, “Harku i Triumfit i Shteteve të Bashkuara” do të ngrejë lart krenarinë kombëtare. “Fëmijët dhe nipërit tanë do të vazhdojnë të frymëzohen nga ky monument kombëtar”, siguroi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. BW
Hapja fillestare (5 qershor 1996): Shtetet e Bashkuara hapën zyrën e parë zyrtare në Kosovë, të njohur si Zyra e Shërbimit Informativ të SHBA-së (USIS), në lagjen Dragodan (Arbëria) të Prishtinës. Ky ishte hapi i parë i pranisë diplomatike amerikane në Kosovë.
Në foto Kongresmeni Eliot Engel duke ngritur Flamurin e SHBA bashkë me Rugovën
Shndërrimi në Ambasadë (8 prill 2008): Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike (më 18 shkurt 2008), statusi i misionit ndryshoi zyrtarisht nga “Zyra e SHBA-së” në Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Konferenca për shtyp pas rikthimit të suksesshëm të kapsulës Orion përmbylli një nga momentet më të rëndësishme për programin Artemis II, me drejtuesit e NASA-s që e cilësuan këtë mision si një pikë kthese për eksplorimin njerëzor të hapësirës.
Menaxheri i programit Orion, Howard Hu, deklaroi se dita e sotme shënon “fillimin e një epoke të re të eksplorimit të hapësirës nga njeriu”, duke nënvizuar rëndësinë historike të këtij misioni.
Ndërkohë, drejtori i fluturimit, Rick Henfling, bëri të ditur se misioni i radhës është “tamam në cep”, duke konfirmuar se fluturimi i ardhshëm pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, ekuipazhi i Artemis II përshkoi rreth 700,237 milje gjatë misionit, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 24,664 milje në orë – një performancë që demonstron kapacitetet e avancuara të teknologjisë së re hapësinore.
Gjatë konferencës u rikujtuan edhe momentet më mbresëlënëse të udhëtimit. Administratorja e përkohshme, Lori Glaze, veçoi vëzhgimin e një eklipsi diellor nga hapësira, duke e përshkruar atë si një “përvojë krejtësisht unike”.
Ajo shtoi se, përveç imazheve mahnitëse të dërguara nga ekuipazhi, janë mbledhur edhe të dhëna të shumta shkencore që do të analizohen në javët në vijim, duke ndihmuar në përmirësimin e misioneve të ardhshme.
Në një moment më personal, Hu ndau emocionet e tij, duke thënë se përjetimi i sotëm ishte “mijëra herë më i mirë” se Star Wars, një film që ai kujtoi se e kishte parë dikur me babanë e tij të ndjerë.
Me këtë sukses, NASA po i afrohet gjithnjë e më shumë objektivit për të rikthyer njeriun në Hënë dhe për të ndërtuar një prani të qëndrueshme përtej orbitës së Tokës. bw
Misioni Artemis II është përshëndetur si një sukses i jashtëzakonshëm nga NASA, me drejtuesit që e cilësojnë atë si një hap të madh përpara në epokën e re të eksplorimit hapësinor.
Nga dhoma e kontrollit në Hjuston, atmosfera u përshkrua si “e mbipopulluar” me entuziazëm dhe emocione. Administratori i asociuar i NASA-s, Amit Kshatriya, deklaroi se misioni tejkaloi çdo pritshmëri, duke e quajtur atë një “dhuratë për botën”.
“Shikoni çfarë mund të bëjmë kur punojmë së bashku… nuk ka rëndësi sa të vështira janë problemet, ne mund t’i zgjidhim ato,” u shpreh ai, ndërsa theksoi se suksesi nuk ishte rastësi, por rezultat i punës së mbi një mijë specialistëve.
Sipas Kshatriya-s, astronautët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe pritet të transferohen në qendrën mjekësore për kontrolle të mëtejshme, ndërsa familjet e tyre kanë përjetuar emocione të forta mes ankthit dhe lumturisë gjatë kthimit.
Nga ana tjetër, menaxheri i programit Orion, Howard Hu, e cilësoi ditën si “fantastike”, duke shtuar se ekipi kishte ëndërruar për këtë moment për vite me radhë. “Ky është fillimi i një epoke të re të eksplorimit njerëzor të hapësirës,” tha ai.
Një nga pikat më të forta të misionit, sipas NASA-s, është fakti se janë arritur objektiva që as programi historik Apollo program nuk arriti dot. Kshatriya theksoi se, ndryshe nga periudha e Luftës së Ftohtë, kur gara gjeopolitike përshpejtoi uljen në Hënë, sot agjencia ka ndërtuar një bazë më të fortë, duke përfituar nga më shumë se 25 vite eksperiencë në International Space Station.
Në aspektin teknik, ekipet kanë mbledhur një sasi të madhe të dhënash, veçanërisht mbi performancën e mburojës termike.
Ndërkohë, sytë janë tashmë te misioni i ardhshëm. Sipas zyrtarëve të NASA-s, fluturimi i radhës i programit Artemis pritet të realizohet vitin e ardhshëm. Rick Henfling u shpreh se “misioni tjetër është shumë afër”, duke theksuar se mësimet e nxjerra nga Artemis II do të jenë thelbësore për përgatitjet.bw
Katër vjet më parë, NASA vlerësoi se 93 miliardë dollarë do të shpenzoheshin për Artemis midis viteve 2012 dhe 2025 – shumë më tepër se vlerësimet e mëparshme. Edhe pse programi filloi zyrtarisht në vitin 2017, ndërtimi i raketës filloi shumë më herët.
Por sipas raportit më të fundit të auditimit, kostot janë rritur që atëherë. Edhe pse shfrytëzimi i burimeve të Hënës mund të sjellë shpërblim të mundshëm ekonomik, kjo është ende shumë larg.
Por NASA argumenton se programi në formën e tij aktuale sjell përfitime të konsiderueshme për ekonominë amerikane. Të dhënat e fundit nga organizata tregojnë se ajo punëson gati 20,000 njerëz që gjenerojnë 75.6 miliardë dollarë prodhim ekonomik.
Argumenti i dytë është se SHBA-të nuk mund të përballojnë humbjen ndaj rivalëve të tyre. Në një seancë dëgjimore të vitit 2024 nga Komiteti për Shkencën, Hapësirën dhe Teknologjinë për të vlerësuar programet e NASA-s, Kryetari, përfaqësuesi republikan Frank Lucas tha: “U kujtoj kolegëve të mi se ne nuk jemi i vetmi vend i interesuar për të dërguar njerëz në Hënë. Partia Komuniste Kineze […] ka deklaruar ambicien e saj për të pasur astronautë njerëzorë në sipërfaqe deri në vitin 2030. “Vendi që do të ulet i pari do të ketë aftësinë të vendosë një precedent nëse aktivitetet e ardhshme hënore do të kryhen me hapje dhe transparencë apo në një mënyrë më të kufizuar.” bw
Eliot Engel, ish-kongresmeni i Nju Jorkut nga Bronksi, vdiq të premten, tha familja e tij sot (10 prill) në një deklaratë. Mbështetësi i madh i shqiptarëve dhe avokati i zjarrtë i Kosovës mbylli sytë në moshën 79 vjeç.
Demokrati përfaqësoi pjesë të Qarkut Westchester dhe veriun e Bronx-it gjatë 16 mandateve në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 deri në vitin 2021.
“Gjatë më shumë se 44 viteve të tij në shërbim publik, Eliot Engel luftoi pa u lodhur për zgjedhësit e tij në vend dhe për paqen dhe sigurinë në mbarë botën. Ne e duam dhe na mungon shumë”, tha familja.
Engel u zgjodh për herë të parë në vitin 1988. Ai u mund në zgjedhjet paraprake demokrate të vitit 2020 nga Jamaal Bowman, fituesi përfundimtar në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti, informon CBS News.
Engel shërbeu si anëtar i lartë dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në vitet e fundit të mandatit të tij.
“Gjatë gjithë karrierës së tij, kongresmeni Engel ishte një avokat i zjarrtë i zgjedhësve të tij në Westchester dhe Bronx. Ai ishte një kampion i të drejtave të njeriut dhe … ndihmoi në formësimin e politikës amerikane në skenën globale”, tha në një deklaratë ekzekutivi i Qarkut Westchester, Ken Jenkins. “Trashëgimia e tij është një trashëgimi angazhimi, bindjeje dhe shërbimi.”
Përfaqësuesi amerikan Ritchie Torres tha se Engel “ishte një gjigant i politikës së Nju Jorkut dhe një nga kampionët më të mëdhenj që Bronksi ka pasur ndonjëherë në Kongres”, në një deklaratë në mediat sociale .
“Ai shërbeu për më shumë se tre dekada me përkushtim të palëkundur, duke luftuar për zgjedhësit e tij dhe duke u ngritur në këmbë për demokracinë në të gjithë botën”, tha Torres. “Ai ishte një pionier për Bronxin në Uashington dhe një avokat i zjarrtë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në një kohë kur pak të tjerë po i kushtonin vëmendje. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen e tij dhe të gjithë ata që e donin.”
Engel ishte anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut për më shumë se 10 vjet përpara se të bëhej kongresmen.
Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje
Ka vdekur kongresmeni amerikan, mbështetësi i madh i çështjes së Kosovës, Eliot Engel.
Lajmi u bë i ditur nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila gjatë zhvillimit të seancës plenare të Kuvendit njoftoi për vdekjen e kongresmenit Engel.
“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sapo morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kongresmenit Eliot Engel, një miku të madh të shqiptarëve të Kosovës, i cili e ndihmoi Kosovën para luftës, gjatë luftës, pas luftës e pas shpalljes së Pavarësisë. Një mbështetës i madh ndër vite i Kosovës dhe një figurë e shquar për demokracinë dhe paqen”- tha ajo, duke i ftuar deputetët për një minutë heshtje.
Zëvendëspërfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Tammy Bruce.
Radio Evropa e Lirë
Sikurse edhe në të kaluarën, Kosova dhe Serbia kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën, të mbajtur të enjten në Nju Jork, përderisa Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në qëndrimin e tyre se, normalizimi i marrëdhënieve është rruga e vetme përpara për dy vendet.
“Presidenti [amerikan, Donald] Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku. Ne shpresojmë që të dyja palët do t’i ulin tensionet dhe do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë nga afër me liderë që shohin nga e ardhmja, e jo kah e kaluara. Me dialog të vërtetë dhe jo teatër”, ka thënë zëvendëspërfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Tammy Bruce, duke përsëritur se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të ruhet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.
“Populli i Kosovës dhe populli i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë të ardhme që përkufizohet nga siguria, mundësitë ekonomike dhe marrëdhëniet fqinjësore, jo me tensione politike apo me probleme të ricikluara”, ka thënë mes tjerash ajo.
Ekipi i Kosovës ka thënë se nuk pret normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa llogaridhënie të qartë për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc dhe garanci për ndalje të agresionit, ndërsa ekipi i Serbisë e ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti për shtypje të zërit të serbëve lokalë.
Kosova e akuzon Serbinë për të kryerjen e të dyja sulmeve, mirëpo Beogradi mohon gjithçka. Në sulmin në Banjskë ishte vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës, ndërsa në Ibër-Lepenc pati shpërthim të lëndëve plasëse që rezultuan me dëmtim të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe energji elektrike”.
Qëndrimi i Kosovës
Ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë në takim se Kosova po vazhdon të garantojë stabilitet përmes institucioneve të veta demokratike, ndonëse, sipas tij, Beogradi po vazhdon të luajë rolin e vet destruktiv, duke përmendur përpjekje të Beogradit për ndërhyrje në zgjedhjet e Kosovës për të mbështetur Listën Serbe, ashtu që të pasqyrojë ”regjimin e tij përmes një partie në pushtet”.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit i ka siguruar nëntë në Kuvendin e Kosovës. Kushtetuta ia garanton këtij komuniteti 10 ulëse në institucionin ligjvënës.
“I bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, duke e mos mbajtur gjithë rajonin peng të një hegjemonie të tillë”, ka thënë Konjufca.
“Serbia dhe aktorë tjerë keqdashës vazhdojnë t’i kthejnë në armë të drejtat e pakicave dhe të eskploatojnë natyrën shumetnike të Kosovës për të promovuar përçarje, çrregullim, duke minuar edhe institucionet tona, por edhe bashkëjetesën paqësore”, ka thënë ai.
Qëndrimi i Serbisë
Serbinë e ka përfaqësuar ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, i cili e ka nisur fjalën e tij, duke thënë se Serbia “nuk është pjesë e problemit, por pjesë e zgjidhjes”.
Më vonë, Gjuriq ka thënë në takim se flet “në emër të atyre që mbahen nën presion në Kosovë”, dhe ka pretenduar se për serbët lokalë në Kosovë, identiteti është kthyer në burim të pasigurisë, pasi “nën regjimin” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, serbët identifikohen si “të tjerët” dhe që arrestimet, sulmet arbitrare dhe “eksodi i serbëve”, nuk mund të injorohen. Ai nuk i ka mbështetur pretendimet e tij me diçka konkrete.
Sipas Gjuriqit, Ligji për të Huajt ka shkaktuar brenga të mëdha për serbët në Kosovë.
“Ka pasur rrezik real që njerëzit të cilët kanë punuar me dekada, do të trajtoheshin si të huaj, duke humbur të drejtën e tyre për qëndrim apo për të jetuar në shtëpitë e tyre. Masat e tyre jo vetëm që janë të paqarta ligjërisht, por tregojnë për një vazhdimësi të riformimit të situatës. Serbët përballen me pengesa të shumta administrative e ligjore që ua bëjnë jetën më të vështirë, nga qasja në shërbime publike, deri te ushtrimi i drejtave themelore”.
Më 14 mars, Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare, siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjete.
Vendimi është përshëndur nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Serbia.
Mes tjerash, ministri serb ka kërkuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sepse, sipas tij, serbët “kanë mbetur pa kornizën ligjore që u është premtuar”.
Megjithatë, ai e ka thënë në një pjesë të fjalimit që serbët janë të gatshëm të shtrijnë dorën e bashkëpunimit, pasi dy popujt “nuk janë të destinuar që të mbesin në konflikt”.
“Ka hapësirë, sidomos në bashkëpunimin ekomomik, për të ndërtuar besim dhe për të krijuar të ardhme të përbashkët, ku rajoni i afrohet Bashkimit Evropian, bëhet pjesë e tregut të përbashkët dhe shfrytëzon mundësi të zhvillimit”.
Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim marrëdhëniesh prej vitit 2011, mirëpo jo të gjitha marrëveshjet e arritura janë zbatuar.
Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) Peter Nicolaisen Due, i ka përmendur një mori procesesh që kanë marrë vëmendjen në Kosovë në muajt e fundit, nisur nga konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe çështja e presidentit, duke bërë thirrje që kjo e fundit të ketë epilog shpejt dhe që të shmangen zgjedhjet e reja.
Ai ka thënë se shpreson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në një të ardhme të afërt në Bruksel.
Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kosova, kanë insistuar që puna e misionit të UNMIK-ut në Kosovë ka mbaruar, përderisa Serbia ka insistuar në vazhdimin e punës së tij.
Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.
Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës ndërsa pas shpalljes së pavarësisë së vendit në shkurt të vitit 2008, UNMIK-u i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e shpëtimit të pilotit të rrëzuar në Iran.
New York Post raporton se CIA përdori një teknologji sekrete gjatë operacionit. Bëhet fjalë për sistemin e quajtur “Ghost Murmur”, që mund të zbulojë sinjalin elektromagnetik të një rrahjeje zemre njerëzore dhe ta izolojë atë duke përdorur inteligjencën artificiale.
Peizazhi i shkretëtirës së Iranit u bë një terren ideal testimi për përdorimin e parë të pajisjes në botën reale.
Sipas raportit, sistemi është i aftë të lokalizojë një person në një zonë të madhe me ndërhyrje minimale. Thuhet se “Ghost Murmur” është zhvilluar nga një degë sekrete e Lockheed Martin. Një rol tjetër kyç luajti sinjali i emergjencës Combat Survivor Evader Locator. Teknologjitë plotësonin njëra-tjetrën: njëra ndihmoi në përcaktimin e përafërt të vendndodhjes së pilotit, ndërsa tjetra konfirmoi pozicionin e saktë. bw
Donald Trump ka reaguar sërish për Iranin me një deklaratë të fortë në Truth Social, ku paralajmëron zhvillime dramatike dhe flet për fundin e një periudhe të gjatë tensionesh.
Presidenti amerikan deklaron se “një qytetërim i tërë mund të zhduket sonte dhe të mos rikthehet më kurrë”, duke shtuar se nuk dëshiron që kjo të ndodhë, por e konsideron si një mundësi reale.
Megjithatë, ai lë të hapur edhe një dritare për një marrëveshje të mundshme, duke theksuar se me një ndryshim të plotë të regjimit dhe me ide më të moderuara, mund të ndodhë diçka “revolucionare dhe pozitive”.
Në mesazhin e tij, Trump shprehet se bota ndodhet përballë një prej momenteve më të rëndësishme në historinë moderne, ndërsa shton se 47 vite shantazh, korrupsion dhe dhunë mund të marrin fund. Në përfundim, ai shpreh mbështetje për popullin iranian, duke uruar që zhvillimet të sjellin një të ardhme më të mirë. gsh
BBC raporton se, njëri nga krateret duhet të emërohet Integrity sipas anijes së tyre kozmike Orion, ra dakord ekuipazhi ndërsa një tjetër duhet të emërohet sipas gruas së ndjerë të astronautit Reid Wiseman, Carroll, e cila vdiq në vitin 2020.
SHBA- Dje në kapsulë pati një moment prekës kur biseda u përqendrua te propozimi i emrave për krateret në Hënë për të përkujtuar këtë udhëtim rekordthyes.
BBC raporton se, njëri nga krateret duhet të emërohet Integrity sipas anijes së tyre kozmike Orion, ra dakord ekuipazhi ndërsa një tjetër duhet të emërohet sipas gruas së ndjerë të astronautit Reid Wiseman, Carroll, e cila vdiq në vitin 2020.
Propozimet për emrin do të duhet të dorëzohen zyrtarisht në Unionin Ndërkombëtar Astronomik, i cili rregullon emërtimin e karakteristikave në hapësirë por dyshojmë se ata do të jenë të hapur ndaj sugjerimit./Dosja.al
Komentet