Kumbulla
e oborrit të fëmijërisë
arqipelag i përhumbur
mjegullnajash malli
në lisharësin prej resh
më përkund
gunga malesh
karvani devesh
më mban të lidhur fort
me venat e gjakut
litar shtrënguar rrotull pas trungut
hijet e Carl Jungut
***
treshja perfekte
Mix, Max, Mex 1)
një çift i ri me një fëmijë
trinom trinie
një zgjua që vlonte
ëndërrash të zjarrta rinie
në apartamentin 84
shkalla 12
Pallatet e Aviacionit
Tirana e re
kati i tretë
parashutë qielli
aty ku ndërtonin
foletë dallandyshet
e ktheheshin çdo pranverë
përballë Dajtit
kuvlisë djep
ku lind dhe sot dielli
***
një mbrëmje
im atë nuk u kthye në shtëpi
ime më u përpoq
të më shpjegonte
me gënjeshtra të bardha më kot
veshët i mbaja përpjetë
të dëgjoja trokitjen e nxituar
ta shihja tim atë të hynte
të më ngrinte në duar
pastaj të më vinte në gjumë
me përrallën e shpikur
enkas për mua
atë natë
mosha e përrallave
kish perënduar
bota e madhe ish futur e gjitha
në syrin e një dritareje
e zvogëluar
***
sa ngrinte qerpikët dita
lavjerrësi i frikës
binte me ding dong
kērceja si sustë
shtrati ishte me ethe
nga mardhësia
në dritare
pa abrakadabra
ja behte gjithësia –
***
bota që shfaqej
oborri i lojrave
shoqja ime besnike
kumbulla
dhe pallati përballë
ndërtuar gjatë
pushtimit italian
banohej nga ish gjeneralë
dikur djem të trimëruar
të luftës antifashiste
trimëri e thërmuar
pa nam e pa nishan
***
për kumbullën
çdo ditë dilja
nga koraca e kërmillit
ku fshihesha kruspull
m’i vrente lastarët
me antenat e bisqeve
kumbulla e bukur manekine
bënte pasarela mode
e ngulur në oborrin tonë
të lojrave
në varësi si i lakoheshin
rrezet e diellit,
shirat, stinët
ndërronte veshjet,
me kostume marsi,
prilli, maji, qershori…
në dimër dremiste përzishëm
më ngjasonte me gjyshen
ia dëgjoja këshillat
m’a largonte frikën
***
kur i fryheshin
e i plasnin sythet
gjelbërore
deri sa shpërthenin petalkat
nga fryma pranverore
për ne vajzat e vogla
të dy pallateve përballë
fillonin shtegtimet
mbi kuaj flatrorë
ditë vellobardha nusërore
me lulekumbullat
kurora aureole
***
sa hapja sytë
t’i ikja lakut gotik
me padurimin vrik
që se fshihja
zija vend në dritare
kiçin e anijes së shpëtimit
pikën e vrojtimit
gjithë rruzullin
një grusht fëmije
si në pëllëmbën e dorës
ta shihja
***
e para ishte sythesumbulla
gjumin aty e bënte
edhe zgjimin
ku kishte ngulur
këmbët e drunjta
e ngritur me degëza
shtëpizën e saj kumbullore
pa kumt tingëlluar
kumbuese kumbanore
hija e lulzimi i saj
na shoqëroi si shenjtore
në rritjen zemërmardhur
në ditë të paluajtura
lojrash fëmijënore
faltore e pafajësisë
në kohë fatkeqësish
prej marramendjes
me habinë që na mbështolli
qoftë e bekuar
ajo dorë e panjohur që e mbolli
***
e pavarur nga mjergullat
sorrat e zeza të reve,
e pa ndikuar
nga fatthënat e rreshjeve
kumbulla botën
360 gradë
rreth e rrotull e kundronte
larg nënqeshjeve
oborri i lojrave
një pus i mbyllur,
me kova imagjinare
të zbrazura e mbushura
me ujë të bekuar
një furrë tavëpjekëse
me prush të valë
në jetën reale
ishin kontinente më vete
dy pallatet kundruall
dy shtete
banuar me fëmijë, të rinj
prindër e gjyshër
që donin të jetonin plot poterë
nën syrin e vigjilencës
njëri pallat i zbukuruar
me mermere e porta druri
rimeso të stilizuar
ndërtuar nga arkitektë italianë
gjatë pushtimit fashist
tjetri kur kisha lindur unë
i thjeshtë, skematik,
si letërsia socrealiste
ndērtuar sipas thatësirës moniste
pa shfaqje të huaja
perëndimore
me ornamente të fshehura
veshësh përgjimi
që gjithësesi
gumëzhinte nga zërat fëmijnore
***
kumbulla shoqja ime unike
alter egoja binjake
e pandashmja
si kukulla fëmijës
nga duart nuk më shqitej
shoqja ime fisnike
me lapsat magjikë të bojrave
ia ndryshonte ngjyrat kohës
e vishte me imagjinatë futuriste
oborrin e lojrave
***
një botë më vete
ishte furxhiu tiranas
që piqte me gruan e tij
tavat e gjithë lagjes
radion e hapte në kupë të qiellit
për këngët e Hafsa Zymerit
***
në furrë sillnin
tava me perime, speca të mbushura e patëllxhanë imam bajëlldi
byrekë gjithëfarësh
të holluar nga duar të rrudhura gjyshesh
gjirokastrite, labesh, e korçaresh,
shkodranesh, sarandiotesh e lushnjaresh
për Vitin e Ri dyndeshin
e viheshin në rradhë tepsitë
me gjela deti e bakllava
të prera në forma trekëndëshash
e me rombe,
revani e kadaif
gjyshet kremtonin në fshehtësi
Krishtlindje, Bajram e Pashkë
e në Netët e Mira
gatuanin hallvë
për shpirtrat e burrave të tyre
por ne fëmijëve nuk na tregonin
qysh e përse
era e gjalpit përhapej
e ngjitej në çdo kat
deri kur doli shpikja e tollonit
hyri në çdo shtëpi
si shpikja sot e ajfonit
dhe era e gjalpit mori fund
e zëvendësoi 100% policia popullore
spiunimi u bë meny kursimi
shkallë më shkallë
e pallat më pallat
atëherë furra u mbyll me qepena
kumbulla dhe unë qamë me lot
u përmbyt një kontinet
nga gjithësia
askush nuk mërmëriti
një të vetme Ave Maria
***
im atë ishte shtatë Dajte larg
pranë gjirit të klasës punëtore
saldonte nëpër skela
dimrat e ftohtë
mendimet që kishte në kokë
e urdhëronin t’i digjte
me saldatriçe
***
tek tavëpjekësi
në pushimet verore
unë fëmija çova tavën time të parë
patate me kripë e vaj ulliri,
kur erdhi ime më nga puna
drekuam nënë e bijë
patate të pjekura në furrë
me thëngjij të kuq si kratere
vullkani të shuar
dreka e përgatitur
me duart e mija të vogla
ishte sikur dhashë koncert
një kapriçio Paganini me violinë
në guzhinën tonë të thjeshtë buiti
në tavolinën ku ishim ulur ajo dhe unë
ime më e mahnitur më duartrokiti
***
kumbulla me durim priste
t’i shpërthenin
nga lulkat bardhoshe
frutet e vogla gjelbëroshe
e ne fëmijët
e dy pallateve përballë
të linim oborrin e lodrave
t’i kacavareshim si majmunë
nëpër degë deri në lartësirë
duke shtrëmbëruar
fytyrkat e bukura
prej thartësirës
***
poshtë pemës na luteshin
më të vegjlit fare
ej na jepni edhe ne ca
kumbulla
ështē e të gjithë fëmijëve
nuk është vetëm juaja
asnjëherë frutet nuk
i lamë të rritën,
nuk u bënë rrumbullake
topka të blerta
ping-pongu,
po kumbullës nuk i bëhej vonë
në këtë periudhë të vitit
kur rreth saj roisnim
si bletët në hoje
kumbulla harenë
e vinte në pah
e gatëshme të fluturonte
në qiellin e shtatë
me krahë
***
oborri i lodrave
fushëz e baltosur kur binte shi
lëndinëz e gjelbëruar
ditëve me diell
shesh i vogël pikpjekje, piktakimi
nga dritaret përballë
njëri tjetrin thërrisnim
me emra, me tinguj, me jehona,
me personazhet e librave e filmave
hej Spartak, Guliver, Paris
Helenë e Trojës
me shenja, me mimikë,
me gishtrinj, alfabete fëmijësh
ej do vish të luajmë,
erdha më prit,
s’kam bërë ende
detyrat e matematikës
sot nuk mundem
kam gabuar
po vij sa të hapesh
e të mbyllësh sytë
po hidhem direkt
nga dritarja sa mirë
që jemi kati i parë
dhe oborri gumëzhinte
vinin fëmijë nga pallatet fqinjë
futboll, me cingla, hapa dollapa
kukafshehtas, ne vajzat
kërcenim në litar
e kujdeseshim
mos të na dukeshin breçkat
në atë oborr lodrash
deshëm të mbeteshim
Piter Panë në përjetësi
nën të njējtin qiell, diell e hënë
nën sytë e spektatores
kumbullës Shën Mëri
por nuk ishte e thënë
***
fëmijë moshatarë
orë pas ore zgjateshim
çdo ditë na ngushtoheshin
rrobat e trupit
na rritej këmba e numri i këpucës
Zoti na përgatiste
të nisnim fluturimin
në sheshin e lojrave të shpikur
mes dy pallateve tona
një fushë e baltosur kur binte shi
aty ku lodrat vriteshin
e ne kishim frikë të rriteshim
***
një mëngjes herët
pa u zbardhur
i dridhur, i mardhur
erdhi kamioni i internimit
nga pallati i ish gjeneralëve
mori shokët tonë të lodrave
bashkë me prindërit,
vëllezër e motra
kamionët e internimit atë ditë
kishin ngarkuar familje në masë
me plot fëmijë të lagjes sonë
kryeqyteti ish boshatisur
nga armiqtë e klasës
***
kur u ktheva atë ditë
nga shkolla
dhe vrapova në pikën e vrojtimit
sytë më mbetën tek dritaret bosh
ku shoket e shoqet e mia
nxirrnin kokat
bota ishte shuar
të dyja me kumbullën
qamë prapë me lot
kur u takuam
***
në oborrin e lojrave
atë ditë nuk dolëm të luanim
por të nesërmen
asnjëri nga ne
nuk pyeti për shokët
që na mungonin aq shumë
ishin pyetje të ndaluara
që na shkaktonin të dredhur
pyetje që ia bënin vetëm vetes
si këngët e Bitëllsave
që i dëgjonim fshehur
***
një ditë shtatori
një kamionçinë e mori
edhe familjen tonë
asnjë nga fëmijët
e dy pallateve nuk na përcolli
me ne nuk u përshëndet
kokat e tyre fshiheshin
në dritare pas perdeve
vetëm kumbulla
më qendroi besnike
fëmijëri e çrrënjosur
hedhur si një rreckë
gjithë pluhur
në një kamion rrangallë
me një adresë
në një fshat të humbur
me kujtesën e helmuar
vëth në vesh
thoni shyqyr që mbetët gjallë
***
kumbulla mbeti aty
nuk mundi t’i ndalte ikjet
e fëmijve të oborrit të lodrave
midis dy pallateve kundruall
fëmijëri e prerë në mes dhunshëm
kumbulla mbeti aty
gjethetharë
deshmitare e fëmijërisë sonë
të vrarë
***
kur u ndamë
i premtova se do të kthehesha
sido të më hidhte fati
sa për t’ia prekur
me gishta trungun e ledhatuar
e për t’i thënë se kurrë
nuk e kam harruar
në labirintet tunel
nga ku ma hodhën
si breshëri automatikun terrin
mbulesë qielli e tokë përfund
arkitektët e zinj të ferrit
që na dizajnonin jetët
ku drita nuk dukej askund
***
mallin për kumbullën
e mora me vete
në çdo kontinent e vend të botës
që i rashë rrotull të gjeja strehë paqeje
ku humba si një grimcë atomike
në qiellin pa kufij e praqe
në çdo metropol të rruzullit,
bulevarde, lulishte e parqe
pashë si lulëzonin lumturisht kumbullat
prej mrekullisë e kujdesit
të gjithë Perëndimit demiurg
nga Central Park
në Jardin du Luxemburg
asnjëra nuk e pati atë hijeshinë
e kumbullës sime
mrekulli mes ditësh e fëmijërish
të djegura nga inkuizicioni
sidomos kur lart në degët e saj
një zog i friksuar fshihesh
përballë dritares së pallatit
në katin e tretë
parashutë qielli ngrihesh
ku shfaqej ime më
një e bukur grua a perëndi
në kohë të shterpëra apokaliptike
krijuar prej shkumës së detit dhe erës
që më thërriste
“Zbrit nga kumbulla Lidka se do të biesh”
me kumtin e Herës.
***
1) Tre personazhë të një romani të Luis Sepúlveda-s
Janar-Prill 2024
(Nga libri në përgatitje Skaterr)
Të gjithë shqiptarët kanë origjinën nga besimi pagan. KËTË po e them për t’i treguar Gani Mehmutajt që ai mundë të gënjejë vetëm veten dhe askend tjetër për evoluimin e tij fetar. Eshtë lehtë të llomotitësh pa argumente dhe të vjellësh shumë urrejtje ndaj një konfesioni fetar sikur ky që përmendë por është e kotë pasi I mungojnë argumentet për këtë. Tekefundit besimi është e drejtë dhe çështje personale e individit e jo më gjërë. Gani Mehm… kot e ka që tenton tI kryqëzoj shqiptarët myslimanë pasi këtë nuk ka mundur ta bëjë as Janullatosi grek qe 27vite në Shqipëri.
Por ka edhe një mundësi: le të përkulet para mysafirit të tij – kryellapoqit nga Rusia sllave pasi z.Ganiu ka gjak sllavi nga Mali I Zi nga ku ka emigruar për të kullotë dhe më pas për të neperkëmbë bukën e shqiptarëve të Kosovës, mbi të cilët vjellë vnerë që nuk po sllavizohen gjegjësisht nuk po kryqëzohen. Kot e ke se këtë s’e arriti as vendësi yt Garashanin, vendës I yti, e as Ćubrillović – racistët dhe antishqiptarë më të dalluar sllav në histori.
Te lumte Gani e vertete po ky Shabuni qenka cuditrisht shume inteligjent .Ore Shaban kujdes mos gabosh ndonje gje pervec atyre qe din hahaha qesharake.
O shaban o shakllaban,
Qka po flet e qka po ban,
Sikur qeni, ham ham ham,
S’je Shqiptare, je turkoman.
Anonymous flliqani
Je më I ndyre se shkau
e grekomani
Po t’ishe njeri do zbuloje
emrin tënd
E nuk do të fshehe she
si rrospillan
PSE KALUAN NE ISLAM PAS 1100VJET KRISHTERIM DHE VECAS PAS 400 VJET NDARJE KATOLIK-ORDODOSKE. SEPSE FEN E KRISHTER E PRANUAN ILIRET DHE E LIGJEROI KONSTANDINI I MADHE I NISHIT POR E DEGJNERUAN papati dhe territoret tona nuk mundi ti MBROJ KOSTANDINOPOJA,ISLAMI NA SHPETOI NDA ASIMILIMI DHE ESHTE PRANUAR E JO imponuar SI DUAN TE NA RIKTHEJNE SOT.MOS NGATERRONI POLITIKAT EKSPANSIONISTE PERENDIMORE ME FEN.POS PUSHTIMIT ITALIAN ME39-EN NUK PATI EMIGRACION
DHE PAS KOMUNIZMIT PATI E VAZHDON ,MESONI TE GJYKONI
Edhe besimin katolik, ortodoks etj. i morën me dhunë prej romakve, bizantve e grekve. Pra feja e shqiptarit është veq shqiptaria.
Paske hanger një mut të madh prej kishes o Gani Mehmetaj.
Shim e vetretë z.Jimmy dhe kush mendon ndryshe është ose i verbër ose i shitur.
Vrtem një popull jo kurrizor,i lig, i marrë e injorant i pranon lehtë besimet fetë apo ritet dhe mitet e huaja ! Këtë e kanë deshmuar Shqiptarët dhe për këtë e din Europa dhe bota!
Me shekuj kisha mafioze katolike dhe kleri mafioz i krishterë keqperdori dhe shfrytëzojë njerzimin anë e kënd botës.
Edhe shqipëtarët ranë viktimë e krimit te organizuar kristian me bazë ne Vatikan. Organizata kriminele e pederastëve dhe e pedofilëve të Vatikanit, i ç’njerzoj i plaqkiti dhe e degjeneroj kombin Ilirë duke i marre pasurinë materiale ,pasurinë shpirtërore , krenarinë dhe identitetin ! Më qindëra vite kjo klikë kriminelësh satrapë të quajtur “të krishterë ” qoftë katolikë apo ortodoks, e perdhunuan e perdhosen e shtypen dhe e shtydhën kombin Iliro -Shqiptarë deri në atë masë sa qe Shqiptaret e harruan se kush jane dhe nga vinë duke e humbase identitetin e tyre Pellzgo-Ilirë – shqiptarë dhe duke ua imponusr me dhune dhe manipulim identitetin e ri ,nje identitet falso te ri te quajtur i krishterë. Sa perverz dhe sa i dhimbshem ështe ky fakt.
Atë pak shqiptarizëm dhe ilirizem pagan qe arrijten ta konzervojnë dhe ruajnë Shqiptaret nga pushtuesit romako -latinë, hordhite barbare te stepeve te azise te quajtur otomanë-turq e shkatërtuan definitivishtë duke e implenentuar me dhune krimin tjeter antinjerzor te quajtur islam. Nje fe ( religjion) apo ritus komplet primitiv dhe komplet perverz dhe jashtë- tokësor per kombin tonë. Por burimi i kesaje feje ishte i njejti me burimin dhe origjinen e krishtenizmit . Rrjedhte nga i njejti vend- nga bota arabe dhe qifute . Efhe kjo fe ishte si ajo e krishterë -shfrytëzuese ,mashtruese, manipuluese, vjedhëse, perdhunuese, homofile ,pedofile, gjakatare anti njerzore vrasëse ,asimiluese dhe kriminele.
Kjo fe e huaj e cila me dhune te pergjakshme ju imponua kombit tone ma te vjeter ne Europe dhe ma te civilizuar, ja zhdukë edhe elementin e fundit shqiptaresk kombit tonë. Kjo fe dhe keta barbare osmane , i vranë shqiptarit edhe ate qelizen e fundit iliro- pellazge rracës ma te bukur te njerzimit – rraces pellazgo -ilire.
Osmanët hajdutë te stepeve te azisë i vodhet kombit Shqiptarë identitetin dhe vlerat . I vodhen shpirtin , ja mbyten energjinë dhe bukurinë duke e shendrruar shqiptarin ne nje korpus apo trup te vdekur se gjalli me nje shpirt te huaj…komplet te huaj.
Pra shkurt e dhqip SHQIPTARI ESHTE NJE KREATURE E CILA NE TRUPIN E VET E KA SHPIRTIN E HUAJ RITUALIN E HUAJ ENERGJINE E HUAJ DHE FRYMEMARRJEN E HUAJ. KJO ESHTE ARSYEJA PERSE KOMBI YNE VUAN PER OKSIGJEN DHE PER TE ECUR PERPARA SEPSE SHPIRTIN JA E KANE MARRE ORGANIZATAT KRIMINALE TE KRISHTENIZMIT DHE TE ISLAMIT.
DHE PERDERISA NE I LEJOJME KETO SHPIRTERA SATRAPËSH DHE KETO ENERGJI TE HUAJA NEGATIVE ANTINJERZORE DHE ANTISHQIPTARE TE PENETROJNE NE JETEN TONE DHE NE MENDJEN TONE KURRE SHQIPTARE NUK DO BEHEM.
DUHET TI HUDHIM KETO MBETURINA KETO RELIKTE KETO RITE TE HUAJA NE HEDHURINA DHE TE KTHEHEM TE VLERAT TONA TE SHENJETA PELLAZGO- ILIRO- SHQIPTARE TE CILAT ENDE JANE GJALLE DHE JETOJNE POR PRESIN NE NJE SKAJ TE ERRET TE ZBULOHEN TE RINGJALLEN TE AKTIVIZOHEN. JANE ATY TE MSHEFURA NE KROMOZOMET TONA DHE NE GJAKUN DHE GJENEZEN TONE POR PRESIN QE NEVE TI RILINDIM ATO DHE BEJME QE TE JETOJNE ATO DHE NEVE TE JETOJME ME TO DHE NE TO.
DHE MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA SE ATO NUK JANE TË TONAT , ATO JANE TE HUAJAT NA I SOLLEN ATA QE NA VRANE DHE NA PUSHTUAN E POSHTERUAN…ATO I SOLLI DHE I MBOLLI ROBËRIMI DHE BARBARET E HUAJ TE CILET NE TROJET TONE NE SHTEPITE TONA NE ATEDHEUN TONE NA TURPERIAN DHE NA DETYRUAN TE BEHEM TE HUAJ: TE BEHEM ROMAKË , LATINË , SLLAVË ORTODOKS, KATOLIKË, TURQ MUSLIMANË, GREKËR, HARAB…TË BEHEM GJITHËÇKA VETEM JO ATA QE ISHIM- PELLAZGË ILIRË SHQIPTARË, BIJË DHE BIJA TE DIELLIT, TE TOKES, TE HËNËS DHE QIELLIT BIJET E YJEVE DHE LASHTËSISË !
Të kthehem të rrënjet tona sepse shqiptari ka vetem nje fe e ajo quhet SHQIPTARI ; BIJËT E ILIRISË PELLAZGE KOMBIT TE PARË NE EVROPË. GJUHA MA E VJETER RRACA MA E BUKUR KOMBI MA I SHENJET.
ATA që mohojn dhe E harrojn SE simbol katolik kan qeleshen e bardhë MALLKUE KJOFSHIN E MOS PAFSHIN DITË TË BARDHË !
Të falenderoj nga Zemra Zotni Gani!
Unë përkrahi sepse interpreton sakt historin e nrrimit të fesë me dhunën e shpatës, me intriga, me pare, me poste dhe me dhurim tokash edhe për arsye dhurate kur kta ushtronin dhunë kundër shqyptarve dhe i spijunote te turqit. E sot jan pronarë tokash, ku me krenari shprehen se i kena me dokumenta në turqisht!
Kur do vij dita qi të themi sakt se Shka na bani bakalët, nevojtoret e turqisë për 432 vjet pushtim dhe shka po na bajn prapë pas 1992!
E ju qi i vërsuleni si çakejt të shpellave të errta të erdoganit mbetët skllevër të të nji pjate pilaf dhe për do kabunira e imam-bajalldinave!
Pershendetje!
Per ku jemi nisur me vrull “injorance” !
E drejt a e mendimeve dhe ideve eshte prone e secilit ne kete Bote te “lire”!
E Verteta eshte relative dhe askush nuk eshte “pronar eskluziv” !
Ne kompromis Njerezore , moral e Ligjore pranohen te Verteta; Faktetet shkencore Historike !
Te mesojme mire Shqiptarine, ATA qe nuk e mesojne duhet ta pranojne!
Gjate rruges se te mesuarit te Shqiptarit do takojme “priftin”,” hoxhen, etj…etj …Por nuk duhet te harrojme e ngaterrojme Shqiptarine.
” nese ju merr malli per “prifti e hoxhen” shkoni e i takoni…por te jeni te bindur se nuk jane “zoti”!
Besoni, Besoni ,Besoni !
Shqiptarine e krijoje “Zoti” per ta besuar e lutur ne Gjuhen e bekuar Shqipe!
Besimi ne cilen do fe nuk eshte IDENTITET!
Shqiptari e Shqiptaria jane Identitet!
Mirenjohja ime shkon per gjithe Shqiptaret pavarsisht “besimit” qe ” bukes i thon buke “, “ujit-uje” e Zotit -Zote ne gjuhen e madhenueshme Shqipe!
“QENI I KEQ SJELLUJKUN NË TORISHT “thanje popullit.
–
LABILE=nga frengjishtja (peu stable)
Lind pyetja:Me këte labilitet ,nderimi feve mos jemi NJI lloj languesh që po sjellim Shkjaun ,si ujkun në torishtë,mos stabiliteti edhe I kështjellës kërkon me rrënue?!
-NATO me Bashkimin Ndërkombëtar,a erdhën me na ndihmue pse ishim LABILE a Po pse ishim STABIL???
-A thue ssa asht I moralshëm shkrimi I Gani Mehmetit kur Thotë:”ATA ME PEJARDHJE SHQIPËTRE NË TURQI JAN DOBIQ,KOPILA (fjal Serbe)kur dihet se përqindja e madhe kosovarëve i kan Vllaznit TË ikun nga GENOCIDI SERB.Sikurse.Ne që ikëm e po ikëm nëpër Botë,çka jemi e çka I kemi Vëlla e Motra në Turqi?
-po e ves Gani Mehmetin. Sa vet nga familja I ka TË aratisun dhe a din me na thanë dishka për genin e tyne.???
Myslimanizmi dhe Christianizmi kane lindur fillimisht ne Shqiperi.
Kete gje per myslimanizmit e trogojne dhe Emrat e Shqiptareve
qe jane te trasheguar brez pas brezi tek njeri tjetri si per shembull
Emrat Mysliman me poshte;
Fatmir
Besim
Besime
Kujtim
Durim
Ilir
Lirie
Lumturi
Luljeta
Deshire
Agron
Lavdie
Ylli
Ylber
Kushtrim
Kreshnik
Nurie
Drita
Teuta
Bajram
Afrim
Myslim
E shume e shume emra te tejre qe nuk jane te adaptuar
por qe tregojne se kane preardhje myslimane
qysh me krijimin e myslimanizmit ne Shqiperi.
Mos harroni se etymologjia e fjales eshte burimi kryesor
per te arritur me te mirat ne historine e njerezimit.
Enver Mysja
Teacher in The USA!
My Web Page:
mysja.org
Vetem ne Shqiperi Fete jane Paqesore e kjo tradite e mire
eshte e trasheguar brez mas brezi tek ne.
Zoti te krijuar perfekt o njeri dhe te ka dhene gjene me kryesore
shpirtin dhe mendjen prandaj mos u merzit.
Shikoni kete video te mrekullueshme.
http://www.youtube.com/watch?v=iR1VHEghT7g&list=P
Amin O Zot!
ENVER MYSJA
TEACHER IN THE USA!