VOAL

VOAL

Atdheu që të dëbon – Këto që vuajta 27 ditë në Atdhe nuk i kam vuajtur 27 vite jashtë Atdheut Nga Linda Kalemi

August 6, 2017
44 Comments
  • author avatar
    Lexues i voal.ch 7 years ago Reply

    Rri atje ku je moj nuse se te pasksa ra per shrati rrugeve te botes me sa duket.
    Dhe mos u merokos se po i bjen kujt ndermend se “na ishre se c’na ishte na ishte nje here nje valltare…”.
    Nuk na the si po e siguron jeten atje ku jetoke…? Por ama fol drejte sic po flet per atdheun.
    …prapa diellit qe te jesh edhe me e relaksuar zonje!!!

  • author avatar
    popullk 7 years ago Reply

    Mos spekullo me Vacen… se nuk i vjen as tek gishti i kembes
    Nuk thua ku jeton qe te themi se si eshte..
    Ne cdo vend ka gjera te mira dhe te keqia, ne shume vende , biles dhe ne Amerike e gjermani te thone mos leviz prane stacionit te trenit pas ores 10 te darkes ose mos shko ne filan vend e ne filan vend..
    E dime qe jemi te varfer, por na lini te kenaqemi sepse ju prandaj iket

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 7 years ago Reply

      Nuk flitet keshtu. Linda Kalemi eshte valltare e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve. Ka krijuar emrin e saj si Artiste. Dhe eshte nje Zonje e nderuar. Ka shume te drejte kur e permend Vaçen.

  • author avatar
    Sonja 7 years ago Reply

    Sa mire e ke thene moj vajze Edhe pse ste njoh.Jetova 27 vjet ne kete vend nuk u trajotva kure ashtu sic na trajtojne aty ku jetojme.Shkova ne zyren e gjendjes civile punonjesia fliste ne tel cellular duke i lene njerezit ne rradhe Pse??? Nga injoranca arroganca etj.Sikur te mos ishte per njerezit qe dua sdo te vija me.Nuk do shtoja as nje pike apo presje nga ato qe ka thene kjo zonja.Kam dy muaj mesi pres te iki.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Ohu sa e sa here kemi pare provuar pa mbarim po sado valltare degjuar te jesh shiko keto gjera ne vendin tone nuk mbarojne menjehere po jap nje she bull kur limo po doli nga shtrati dhe beri deme te medha dhe nga goja e nje plaku degjova une e dua shume akoma kete lime

  • author avatar
    Kamber Cano 7 years ago Reply

    Po shtohen per dite maskarenjte e maskareshat qe na shajne atdheun.
    Atdheu me te mirat e te keqiajt e tij. ..mbetet atdhe.
    C’jane keta artist qe nese nuk ju plotesua nje teke. ..nje ender e jetes. ..pergojojne atdheun.
    Ai qe e do me zemer atdheun ka mall edhe per rruget plot balte te tij…edhe per njerzit e varfer. ..ka mall e dashuri per cdo gje shqiptare. ..

  • author avatar
    Rovena 7 years ago Reply

    Nuk di ku banon kjo shoqe….
    Por une sa her qe vij ne tirane e gjej te bukur dhe te paster.Co gje do kohe dhe pune per te ndryshuar.
    Shifi pe mak miresi gjeret.Perpiqu te shofesh anet pozitive se ka plot ai vend mos u kap me gjerat negative. Me shume respekt!!

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    E dhimshme po shume e vertete.

    • author avatar
      oskeola 7 years ago Reply

      linda nuk shan atdheun nuk shan popullin por duhet ta mendoni thelle ajo shan ate pjese te njerezve qe per pak kohe u bene milarder qe qeverisin me doreza per te mos lene gjurme ne……..

  • author avatar
    Amy 7 years ago Reply

    Nuk e di pse e ka nxire Linda ne kete derexhe Tiranen….une kur isha para nje vite me pelqeu shume : me ra ne sy pastertia,sherbimi ne lolale dhe as goma nuk na u cpuan dhe kenaqeshim qe degjonim shqip rreth e rrotull….nuk e di ne cfare lagje ka shkuar Linda,por kudo ne bote ndodhin Gjera jo te kendshme….kur shikon per te marre apartment, Gjeja e pare shifet lagja ,perberja e banoreve etj
    ..me vjen keq

  • author avatar
    epsi 7 years ago Reply

    C” fare ju pickoi the gjithe ju we u ngritet kunder kesaj zonje .Tha nje the vertet te madhe se I tille ka mbetur ky vend ,ne pisllek,ne mizerie ,me varferi .Pse s”ngriheni the pakten me fjale the bashkoheni per nje jete me te mire

  • author avatar
    Pëllumbi 7 years ago Reply

    Paradoksale të dëgjosh këto lloj artistësh,që sigurisht kanë vlerat e tyre për çfarë kanë bërë,por ti dëgjosh të flasin me këtë gjuhë për vendin e tyre duke nxjerrë në pah vetëm anën negative ashtu siç egziston në çdo vend të rruzullit,kjo është e pa pranueshme.Pse moj zonjë e nderuar nuk flet për gjërat e mira që ka ky vend që edhe ato “bashkëqytetarët” tuaj të rinjë që ndoshta të kanë bërë më të pasur nga ekonomia por të kanë varfëruar në shpirtë, të kenë mundësi t’a vizitojnë këtë vend që e ka bekuar Zoti me gjithçka që ka,përjashtuar ju që jepni leksione të paguara nga larg.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Si ka mundësi që s’i pëlqen askujt e vërteta…??!!!

  • author avatar
    nje njeri qe ja u do te miren 7 years ago Reply

    Keq eshte, por per ne qe jemi rritur aty eshte nje nostalgji dhe mall qe nuke i veme re aq shume te keqiat .Kur vete per qef behet qef ne cdo vend te botes,per hall , aty sju jane zgidhur hallet atyre qe rrojne aty te te zgjidhen ty . Ndaj mendim te ndryshem me zonjen ,kam bredhur neper shume vende te botes , por nuke me ndodh asnjehere qe nje nate para mos me zere gjumi ,kjo me ndodh vetem kur nisem per ne shqiperi, kjo eshte arsyeja pse vihet ne shqiperi .EMOCIONI .Dhe une qe ju flas nuk eshte se jam ndonje patriot i madh dhe ky emocion ,mall nuk eshte detyrimisht i lidhur me shqiperin, eshte i lidhur me ty, mbase eshte mall per vehten tende ,per ate pjes te jetes tende per rinin tende per vallen tende……etc Njerezit ofendohen kur ju shajne vendin ,jam i bindur keshtu do ofendoheshe dhe ti po ta shanin vendin e origjines aty ku jeton, eshte e hidhur kur te shajne te huajt dhe ti per ata njerez aty je pak e huaj . nu jeton aty,nuk ha aty ,nuk punon aty.Degjo mua shko me mendje tjeter heres tjeter dhe ke per tu kenaqur ne cdo vend te botes njerezit kenaqen kur ju lavderon vendin, shtepin makinen dhe cdo gje te tyren keshtu je dhe ti !

  • author avatar
    Bujar 7 years ago Reply

    Dikur burri jetonte me trendin e bytheve të forta dhe I shtrëngonte fort që kush mos ja cenonte. Po shkrimet e ditës sotme, provojnë që disa shqiptarë muti, e fatkeqësisht artistë, bythën e paskan vu në treg me kohë dhe ‘ti Shqipërisë më jep nder, më jep e nine shqiptar’ i çnderoka këtë bastarde!

  • author avatar
    Xhavit 7 years ago Reply

    Shqiperia vazhdon te kaloje neper transicionin me te gjate nga vendet e bllokut lindor. Dhe nuk i shihet fundi askund! U bene 27 vjet! Krejt cka thote zonja jane te verteta e nga dhimbja.

  • author avatar
    Besiani 7 years ago Reply

    Çudi me keto delet e perendise! Te hidhen si macet per çobanin! I pafshi hajrin, por mos shani intelektualet, qe duan t’ju mbrojne. Cili prej ju komentuesve e gjen te shtruar ne çdo segment te administrates tone militante? Bashkohuni me intelektualet qe grejne zerin per te miren e te ardhmen e femijeve tuaj, ne se jeni qytetare te vertete, ne se jeni komentare te paguar per te mbrojtur mbretin, vazhdoni bini rrangalles tuaj te vjeter per armiqte e partise dhe udheheqesit…

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Po nje gje te bukur nuk.gjete ne Atdhe moj goce??Ruga e mbare te qofte

  • author avatar
    Beni 7 years ago Reply

    Te shashe per atdheun tende dhe per popullin tende eshte injorance keta artista pse u largusn nga vendi pse nuk ndenjen ta rregullonin vendin po brredhin botes si njerez te medhenje e te zgjuar

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Une qesh ne Shqiperi per 3 jave e sa jemi kthyer para 2 ditesh. Jam kenaqur tej mase shume. Ndryshime shume te medha per me mire. Vajta ne Jug e Veri. Si bukuri nuk ka vend me te bukur se Shqiperia. Ushqimi I persosur! Njerezit te dashur! Ne Jug ne Sarande e Gjirokaster shume te huaj per Turizm. Gjithashtu e ne Durres. Ne jemi kenaqur tej mase shume. Femijet e mi 9 e 11 vjec duan te vin cdo vit ne Shqiperi. Cdo vend ka te vetat po ndryshimi ne Shqiperi eshte kolosal per me mire.

  • author avatar
    Sadri Sadrija 7 years ago Reply

    O vend me te bukur se nena Shqiperi nuk ka ne bot vend qe te jep dashuri mikpritje si nena shqiperi nuk ka por diqka mungon ai esht ligji per pushtetart vetem kjo i mungon nan Shqiperis ju pershendes te gjithve duajeni atdheun kudo qe jeni

  • author avatar
    AVDI gjini 7 years ago Reply

    Nuk me qudit qfar ka thëne ajo goca ka SHUM te drejt me nji ane Por problemi nuk ësht te memëdheu problemi ësht te qeveria DHE te disa persona qe fyejn ligjin e qeveria nuk zbaton ligjin. Un jetoi JASHT atëdheut ne ket rast ne Amerik por nji gje ësht e sigurt se po nuk zbaton ligjin kryetari I komunes me puntor te tij ai e ka te sigurt se NUK mund te rrij PRAP ne at karrige. Per SHQIPRI DHE per popullin shqiptar demokracin e perdhunojm se nuk e kuptojm Kurse diktatura ne na ban si popull I qytetruar KET e provuam para dy dekadave e u vertetuam se vetem me frig shqiptari din si te sillet si nji njeri I cilivizuar fatkeqsi! Por mëbij te gjitha te te kqiave Rroft SHQIPRIA DHE POPULLI SHQIPTAR.

  • author avatar
    Gjergj 7 years ago Reply

    Gjergji

    Edhedielli do ta dijë
    edhe hana do t’ketë pa
    se përqark kësaj rrokllie
    si Shqipria i’ vend nuk ka.

    Gjergj Fishta

  • author avatar
    Arbër Abrori 7 years ago Reply

    Arbri

    Lexojeni, ju lutem, këtë poezi të poetit Ismail Kadare, zonjë apo zonjushë qofshi ju, Linda Kalemi;
    lexojeni si bijë e shqipërisë ose edhe thjesht si një turiste dhe na thoni pastaj simqerisht

    JU RRAHU APO NUK JU RRAHU ZEMRA?

    ISMAIL KADARE

    MALLI I SHQIPERISE

    Me ka marre malli per Shqiperine tone.
    Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
    Tymi i cigarit “Partizani”qe pinte dikush
    Dridhej kalteronte,bente spirale,
    Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
    Mua bashkatdhetarit.

    Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
    Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
    Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
    Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
    Inatin akoma do ma mbajne,
    Koken do ma tundin,
    Por une s’do ta marr per keq,
    Se malli me ka marre.
    Dhe t’eci rrugicave plot gjethe te thara,
    Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
    Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

    Me ka marre malli per Shqiperine tone;
    Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
    Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
    Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
    Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
    Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
    Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
    shtegtojne
    Per lokomotivat dhe kuajt,
    Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
    Per qiparisat,kopete dhe varret
    Malli me ka marre.
    Malli me ka marre,
    Per shqipetaret.

    Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
    Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
    Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
    Aerodromi do te dridhet nga uturima,
    Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
    Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
    Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.

    Arbri

  • author avatar
    Adi 7 years ago Reply

    Ai esht raliteti jon

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Zonjusha apo zonja , mesa duket paska nostalgji ta shikonte Shqipërinë siç e la 27 vite më parë !
    Mos vallë është rikthyer nga ndonjë planet tjetër ?
    Mos vallë priste ti bënin elozhe njerëz të panjohur ?!
    Zonjushë apo zonjë , shko andej nga ke ardhur se ne jemi mirë edhe pa ty .

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    I hidhur tregimi juaj por une besoj se ke perjetuar edhe gjana pozitive ne keto 27 dite, apo jo! Prandaj le te fokusohemi me shume ne ato pozitivet qe i marrim nga atdheu dhe ju siguroj qe gjanat negative do te zbehen. Vetem ne atdhe frymojme SHQIP!

  • author avatar
    anonymous 7 years ago Reply

    Fatkeqesisht cfare eshte shkruar me lart eshte realitet. Per ne qe jetojme larg prej vitesh perhere e me e larget dhe e ftohte behet Tirana. perhere e me shume thellohet hendeku midis asaj qe duam dhe asaj qe gjejme ne vendin ku na ka rene koka. Jetesa ne vende te zhvilluara te ndryshon mentalitetin dhe te ben te kuptosh qe rrahja e gjoksit ‘ jam shqiptar’ nuk mjafton. Autorja sigurisht e do vendin e saj, por mbetet e zhgenjyer nga cfare gjen kur vjen atje. Ne vend te frazave fyese secili te mendoje te beje 1 cent pune qe gjerat te permiresohen.

  • author avatar
    Timgerg 7 years ago Reply

    Faleminderit Linda qe ne pak rreshta artistike u the atdhetareve shqipetare nje te vertete.
    Me pelqeu shume ky shkrim.
    Une kam qene nje here vjet pas 13 viteve, ndenja nje jave dhe mu duk vehtja futur ne nje thes me kalbesira dhe ere te keqe.
    U largova me nje shije te keqe nga ai qe me ra per hise te quhet atdheu im.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Cfar artiste paska qene kjo linda,nje balerine e pa shquar,ka ikur ne greqi mbas divorcit me burin ne fillimet e demokracise,u mor me pas me fiskulture……dhe tani po na tregon neve qe jetojme ne Tirane dhe i njohim mire kushtet se ketu gjithcka nxin.Vazhdo bej jeten tende aty ku je dhe mos na bej moral ne .

  • author avatar
    bujari 7 years ago Reply

    …nuk ka njerez me te poshter dhe poshtersia e tyre arrin kulmin kur shajne dhe poshterojne atdheun e tyre…kjo tregon se keto njerez nuk kane asnjehere njerez te mire…edhe pse mun te kene njerez te njohur apo publik…beni mire mos te vini me sepse atdheu nuk ka nevoje per ju…po ju keni nevoje per atdheun…

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Provoni ti hpni kufijte shqipres dhe do shikoni se sa te verteta jane fjalet e lindes,as nje kembe shqiptari nuk ngel ne shqiperi.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Nuk bëhet Shqipëria duke u kthyer për një vizitë e pastaj duke ikur tu e sharë, Shqipëria bëhet duke u kthyer e investuar gjithçka të mirë që ke përfituar nga ai vend që ke emigruar. ..

  • author avatar
    teodori 7 years ago Reply

    Une sapo jam kthyer nga pushimet. Qendrova me pushime nje muaj por te them te drejten ndjeva kenaaqesi te madhe, ate kenaqesi qe se gjen dot ne sanje vend tjeter vec ne vendlindje. Mendoj se shume gjera jane bere dhe shume te tjera do te behen dhe per kete une kam shprese.

  • author avatar
    VILI 7 years ago Reply

    GURI i rende ne vendin e vet asht thenie qe nuk mohohet, por fatkeqesia e Shqiptarit asht ai njeriu yne i ri dhurata e vyer e PARTISE po imponon cdo njeri te largohet,te rrevoltohet e te rrebelohet.Si LINDA ka edhe te tjere qe shprehen nga dyzimi shpirteror; se si vendi yt nuk ka…… Une per vehte jetoj jashte por gjindem mes thenies qe; JASHTE NUK RRIHET dhe ne SHQIPERI NUK VIHET……. Pa e shiku rrealitetin ne sy ne kurre nuk e korrigjojme situaten ku gjindet SHQIPERIA COPE COPE E IMJA……

  • author avatar
    Ela 7 years ago Reply

    Nacionalizmi,karakterisike e vendeve te varfra e te lodhura nga skamja ,populluar me injorante .

  • author avatar
    Dori 7 years ago Reply

    Mos i ofendoni njerezit kur nuk i njifni o atdhetare mediash sociale.
    Kapni thelbin e shkrimit, realiteti eshte i hidhur, por mos fantazoni sharje qe nuk jane thene.
    Edhe po nuk bete kondrapedalin ne komente, s’ka gje, Partia nuk merzitet me ju o dele.

  • author avatar
    malko durmishi 7 years ago Reply

    mos flisni kot.Mund te flasesh edhe ashtu edhe keshtu.Punoj fotograf .Disa kur u vdes babai vine dhe i zmadhojne shume fotografi.I adaptojne,i veshin me kostum sepse s kane asnje foto per te qene.Pse kujtohen keta njerz kur vdes ?! Keshtu jemi ne shqiptaret edhe me atdheun. E duam vetem per ta mbrojtur se mos na e pushtojne.Por sa eshte gjalle e vjedhim.E bejme pis,i hedhim plehra,e braktisim.Ne keshtu jemi.Pse merni zjarr kot.Pse s beni pyetjen e pare Cfare kam bere dhe beje une per atdheun ? Apo pres sa ta shaje ndonjeri dhe une ti versulem…

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Shqiptar e shqipnise jan bythqim . Fund

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Shqiperi moj te kam dhjere nuk me prite as nje here..Nga Faik Konica.

  • author avatar
    anonim 7 years ago Reply

    ç’komb ka jashteqiteje,dhe ti pjese e tij je.plere.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Nuk u kenaq njehere kjo se andej nga jeton nuk ka probleme.Keta njerez qe flasin keshtu vetem shqiptare nuk jane.

  • author avatar
    Sako 7 years ago Reply

    Shume Konstatim I sinqert, realitet I pa mohushem. Duam token qe na lindi, por jo mungesen e njerezve te pa qytetruar…

  • author avatar
    Engel 7 years ago Reply

    Shum bukur fjalet dhe ngjarjen qe ke shkruar po kujt i tregon cdo gje eshte ne vesh te shurdher.. kurse ata dhe ato qe gjoja te kritikojn jane servila nga pushtetit.. ke thene fjal te verteta me pike dhe presje..

Komentet

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?

Nevena Bogdanoviq, Branko Vuçkoviq

Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të banuar me shumicë shqiptare.

Deri në zgjedhjet lokale, Presheva do të menaxhohet nga Autoriteti i Përkohshëm i emëruar nga Qeveria e Serbisë, pasi e shpërndau Kuvendin lokal.

Me shpërndarjen e Kuvendit i ka përfunduar mandati edhe kryetarit të komunës dhe anëtarëve të tjerë të pushtetit lokal.

Kryetari i fundit i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar autoritetet në Beograd për largim “të dhunshëm” dhe diskriminim të shqiptarëve.

“Mënyra e zgjedhjes së Autoritetit të Përkohshëm është krejtësisht e paligjshme dhe antikushtetuese”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kabinetit të Shqiprim Arifit për Radion Evropa e Lirë (REL).

Partia Alternativa për Ndryshim, nga e cila vjen Arifi, kishte shumicën në Kuvendin komunal të Preshevës, i cili ka gjithsej 38 delegatë.

Nga ana tjetër, Ragmi Mustafa, i cili është emëruar nga Qeveria e Serbisë për kryetar të Autoritetit të Përkohshëm, thotë se Kuvendi vendor nuk është mbledhur që nga korriku i vitit 2023 dhe se kjo ka qenë arsyeja e shpërbërjes së tij.

“Koalicioni i mëparshëm i mbledhur rreth Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit e humbi shumicën në Kuvend dhe për nëntë muaj nuk mund të thërrasë asnjë seancë”, tha Ragmi Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Ai është kreu i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), e cila ishte e dyta më e madhe në Kuvendin lokal.

Kjo është hera e tretë që Qeveria e Serbisë emëron Autoritetin e Përkohshëm për të udhëhequr Preshevën në shtatë vjetët e fundit.

Gjatë këtyre shtatë vjetëve këto do të jenë zgjedhjet e katërta lokale.
Votimi duhet të mbahet më 2 qershor, kur përveç Beogradit, duhet të votohet në më shumë se 80 qytete dhe komuna.

Komuna e Preshevës ka më shumë se 33.000 banorë dhe në të jetojnë gjysma e 61.000 shqiptarëve të regjistruar sipas regjistrimit të fundit në Serbi.

Ata janë të përfaqësuar edhe në Bujanoc dhe Medvegjë, dy komuna në jug që janë pjesë e asaj që njihet si Lugina e Preshevës.

Në vitet e fundit, Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit dhe Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit, aktualisht përfaqësuesi i vetëm shqiptar në parlamentin republikan, kanë qenë në pushtet në Preshevë.

Çfarë vendosi Qeveria e Serbisë?

Në vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Preshevës, të miratuar më 18 prill, Qeveria e Serbisë iu referua nenit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ku thuhet se kuvendi lokal mund të shpërndahet nëse nuk mblidhet më shumë se tre muaj.

Me vendim të Qeverisë janë emëruar pesë anëtarë të Autoritetit të Përkohshëm, ndërsa ligji urdhëron që përfaqësuesit e partive të përfaqësuara në Kuvendin e shpërndarë të zgjidhen “duke pasur parasysh përbërjen politike dhe kombëtare”.

Përveç kryetarit Ragmi Mustafa, në atë trup janë edhe Tefik Bajrami nga PDSH-ja, kryetari i Lëvizjes për Reforma Sami Salihu, Shkëmbim Veliu nga Partia për Veprim Demokratik dhe Branko Trajkoviq nga Partia Progresive Serbe (SNS).

Në Kuvendin e shpërbërë të Preshevës, 36 delegatë ishin nga partitë shqiptare dhe dy nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe.

Zyra e ish-kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar këshilltarët nga Partia Progresive se nuk janë paraqitur në seancën e fundit të Kuvendit të paraparë në muajin tetor “pa kurrfarë njoftimi apo shpjegimi”, pas së cilës Alternativa për Ndryshim e ka humbur shumicën.

Branko Trajkoviq nga SNS-ja nuk ishte i qasshëm për koment për REL-in deri në publikimin e këtij tekstit – pra, pse nuk e përkrahën pushtetin e kaluar në Preshevë?

Ragmi Mustafa thekson se pyetja për Beogradin zyrtar është pse nuk është formuar më herët Autoriteti i Përkohshëm.

“Nuk kemi mundur të ndikojmë më shumë se sa t’u tregojmë ambasadave dhe ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale se nevojitet shpallja e zgjedhjeve dhe shpërndarja e Kuvendit”, shton ai.

Pse u shpërnda Kuvendi tani?

Qeveria e Serbisë, Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk iu përgjigjën akuzave të Shqiprim Arifit për “largimin e paligjshëm dhe të dhunshëm” nga pozita e kreut të Preshevës dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve.

Pyetja se pse u prit formimi i Autoritetit të Përkohshëm është gjithashtu pa përgjigje.

“Do të ishte e vështirë të thuash se ajo komunë është jashtë syve të Beogradit, nëse tashmë ekziston një Trup Koordinues qeveritar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai organ fillimisht duhet të ngrejë alarmin se gjërat nuk janë në rregull dhe se qeverisja nuk është duke funksionuar” , thotë Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizëm.

Trupi koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është themeluar më shumë se 20 vjet më parë, pas konfliktit të policisë dhe ushtrisë me Ushtrinë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇMB).

Konfliktet shpërthyen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës në qershor të vitit 1999, e cila i dha fund luftës në Kosovë. Përleshjet e armatosura në jug të Serbisë zgjatën deri në maj të vitit 2001.

Trupi koordinues është dashur të ndihmojë në qetësimin e tensioneve ndëretnike dhe normalizimin e jetës në Luginën e Preshevës.

Akti themelues parashikon që shteti të fokusohet në fuqizimin e përshpejtuar ekonomik dhe integrimin politik dhe social në të tri komunat.

Mosmarrëveshjet mes partive shqiptare

Për shkarkimin e tij, përveç autoriteteve në Beograd, Shqiprim Arifi fajësoi edhe disa përfaqësues politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Në një postim në Facebook të datës 20 prill, ai i akuzoi ata se u bënë “një vegël e lehtë për (presidentin serb Aleksandar) Vuçiqin dhe Serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare”.

Ragmi Mustafa i quan “demagogji dhe trillime” akuzat e Arifit ndaj përfaqësuesve politikë shqiptarë.

“Kur emërohet nga pushteti në Beograd është krejt normale dhe kur nuk emërohet, bën akuza dhe goditje absolutisht të ulëta ndaj politikanëve të tjerë”, thotë Mustafa.

Qeveria e Serbisë kishte emëruar Autoritetin e Përkohshëm në Preshevë në vitin 2017 dhe 2020 dhe më pas në krye të tij u emërua Shqiprim Arifi.

Partitë që përbëjnë Kuvendin Komunal kanë të drejtë t’i propozojnë Qeverisë kandidatët e tyre për Autoritetin e Përkohshëm.

Alternativa për Ndryshim e Arifit, siç thuhet në përgjigjen për REL-in, këtë herë ka refuzuar.

“Për shkak se asgjë nuk po kalonte në rrugë zyrtare, emrat (e kandidatëve) janë kërkuar përmes Viberit në mënyrë urgjente. Ministria kompetente nuk ka marrë pjesë fare, ndryshe nga hera e fundit kur janë drejtuar me shkrim dhe kanë dhënë afat ligjor që secila palë të propozojë një emër për Autoritetin e Përkohshëm”, shton kjo parti.

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive politike shqiptare, pushteti lokal në Preshevë ka disa vite që është i paqëndrueshëm, kujton Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizëm.

“Konflikti mes Shqiprim Arifit dhe politikanëve të tjerë shqiptarë ka kohë që po vazhdon. Arifi konsiderohej një politikan që ka marrëdhënie të mira me Beogradin. Natyrisht, tani ka pasur një përmbysje”, shtoi ai.

Popov, gjithashtu, thekson se “politika e vjetër” e Beogradit është të krijojë mosmarrëveshje midis përfaqësuesve politikë të një komuniteti.

“Nuk do të habitesha sikur të kishte nga ato lojëra, të futej grimca e sherrit në mesin e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, të përkeqësohej gjendja në atë vetëqeverisje lokale (Preshevë), nëse nuk kishte harmoni dhe performancë të përbashkët të përfaqësuesve të shqiptarëve në jug”, thekson Popov.

“Kërcënimet e Vuçiqit”

Shqiprim Arifi në një postim në Facebook më 20 prill ka thënë se shkarkimi i tij ka ardhur pas “kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit”.

Më 14 prill, presidenti i Serbisë njoftoi se kushdo që shkel rendin kushtetues të vendit do të “arrestohet dhe do të ndiqet penalisht”.

“Të gjithë ju që e shkelni rendin kushtetues të Serbisë, të gjithë ju që merrni pjesë në të në çfarëdo mënyre, me protesta, demonstrata, në çfarëdo mënyre – do të përgjigjeni për të, do të përgjigjen të gjithë shqiptarët që marrin pjesë në të “, tha Vuçiq.

Tri ditë më vonë, më 17 prill, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq dhe katër policë të Kosovës u ndaluan në pikat kufitare me Serbinë.

Policia serbe ka bërë të ditur se ata janë dërguar në mbajtje për “kontroll sigurie”.

Jankoviq u ndalua deri në 48 orë, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Jankoviq ishte në paraburgim nën “akuzat për përmbysje të rendit kushtetues të Serbisë”.

Më 17 prill, sipas autoriteteve të Kosovës, Serbia ka mbajtur mbi 1400 shtetas të Kosovës në pikat kufitare për më shumë se 20 orë.

Qeveria e Kosovës i cilësoi këto veprime si hakmarrje të Serbisë për mbështetjen që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dha për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i mohoi këto akuza, duke thënë se vonesat në kufi janë shkaktuar nga masat shtesë të sigurisë dhe se lëvizja e qytetarëve të Kosovës “nuk është e kufizuar”.

Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit reaguan ndaj arrestimeve.

Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ndëshkimi për vendosjen e flamurit shqiptar

Shqiprim Arifi e lidhi shkarkimin e tij me vendimin e gjykatës në Vranjë, e cila e urdhëroi atë dhe partinë Alternativa për Ndryshim të paguajnë një gjobë prej 470 eurosh për vendosjen e flamurit shqiptar në objektin e partisë në Bujanoc më 27 nëntor 2022, një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në vendim thuhej se ai dhe partia e tij janë shpallur fajtorë pasi më 27 nëntor 2022 “kanë shfaqur flamurin e një shteti të huaj, Shqipërisë, dhe nuk e kanë shfaqur flamurin e Serbisë”.

Me këtë, tha gjykata, Arifi dhe partia e tij kanë shkelur ligjin që rregullon përdorimin e flamurit dhe simboleve të tjera kombëtare të Serbisë.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj as pyetjeve të REL-it për akuzat e Arifit.
Nuk është hera e parë që përfaqësues politikë të shqiptarëve dënohen për vendosjen e flamurit shqiptar.

“Neglizhimi i Beogradit”

Autoritetet serbe kanë nënshkruar tri marrëveshje për integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet shtetërore të Serbisë në vitin 2001, 2009 dhe 2013.

Ato lidhen kryesisht me ushtrimin e të drejtave kolektive dhe integrimin e vazhdueshëm në institucione si policia, gjyqësori dhe arsimi.

Mirëpo, shqiptarët nga jugu shpesh e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të të drejtave të tyre – për shembull, për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe ose për pasivimin e adresave, pra fshirjen e qytetarëve nga adresa ku ishin regjistruar.

“Ka kohë që ka pakënaqësi me qëndrimin e autoriteteve në Beograd ndaj shqiptarëve, se mbretëron pakujdesia, se zhvillimi nuk merret parasysh”, shton Popov.

Në zgjedhjet të Republikës të dhjetorit 2023, shqiptarët u shfaqën në dy kolona.

Partia për Veprim Demokratik e udhëhequr nga Shaip Kamberi ka kaluar pragun zgjedhor dhe ka fituar një mandat, ndërsa lista e udhëhequr nga Shqiprim Arifi ka mbetur pa përfaqësues në Kuvendin e Serbisë.

Asnjë pakice kombëtare nuk i garantohet mandati parlamentar, por ata kanë një prag përqindjeje më të ulët në zgjedhje, gjë që i lejon ata të hyjnë më lehtë në Kuvend.

Sipas të dhënave të regjistrimit, shqiptarët janë pakica e katërt sipas madhësisë në Serbi. Radio Evropa e Lirë

IDM: Në Shqipëri – Korrupsioni i madh dhe kapja e shtetit janë rritur ndjeshëm në dekadën e fundit

VOA/Ilirian Agolli

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi sot në Tiranë Raportin e Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit për Shqipërinë, mbi efektivitetin e mekanizmave kombëtarë kundër korrupsionit.

Raporti i Vlerësimit të Integritetit, IDM

Raporti i Vlerësimit të Integritetit, IDM

Raporti, një bashkëpunim me Organizatën Transparency International, me mbështetjen e Bashkimit Europian, vëren një rënie në sektorin publik sa u takon mekanizmave kundër korrupsionit, një stanjacion në media dhe shoqërinë civile, ndërsa veçon si përparimin më të rëndësishëm atë në sistemin gjyqësor dhe në prokurori.

“Kuadri legjislativ i Shqipërisë mbetet i fragmentuar dhe efektiviteti i reformave është i kufizuar; shumë institucioneve publike u mungojnë kapacitetet, burimet dhe stafi i nevojshëm për detyrat e tyre”, thuhet në raport.

Në Raportin e Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit, një instrument i organizatës Transparency International, analizohen mirëqeverisja, transparenca dhe llogaridhënia tek Kuvendi, qeveria, partitë politike, gjyqësori, media, institucionet e pavarura, organizatat e shoqërisë civile si biznesi privat.

“Sektori publik i Shqipërisë është shtylla me pikët më të ulëta, sepse vuan nga standarte të paqarta profesionale, nga rreziku i korrupsionit dhe nga ndikimi politik”, thuhet në raport.

Sipas tij, përpjekjet për reforma dështojnë në krijimin e një sektori publik profesional dhe të përgjegjshëm, ku shkarkimet e padrejta mbeten një shqetësim me rëndësi.

IDM thekson në raport se në Shqipëri janë të pranishme forma të ndryshme korrupsioni, nga korrupsioni i vogël dhe nepotizmi deri te pastrimi i parave dhe kapja e shtetit, të cilat kanë marrë një rritje të konsiderueshme.

“Korrupsioni i madh dhe kapja e shtetit janë rritur ndjeshëm në dekadën e fundit, pasi Shqipëria ka rritur rreziqe të tilla nëpërmjet privatizimit, koncesioneve dhe partneriteteve publik-privat PPP. Këto mënyra të transferimit të parave publike dhe kapitalit në duar të privatit kanë qenë të prirura ndaj korrupsionit dhe pretendohet se kanë kontribuar në pasurimin personal të zyrtarëve qeveritarë”, thekson raporti.

Sektorët ekonomikë më të prekur nga korrupsioni i madh, sipas këtij raporti, kanë qenë energjia, transporti, ndërtimi, shëndetësia dhe turizmi.

“Pastrimi i parave dhe marrëveshjet e fshehta ndërmjet partive politike, zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve të organizuara kriminale janë shqetësuese dhe janë përkeqësuar”, thuhet në raport.

Kuadri legjislativ kundër korrupsionit vlerësohet se është mjaft gjithëpërfshirës, por jo mjaftueshëm i qartë në përcaktimin e përgjegjësive institucionale për ta zbatuar atë.

“Mungesa e transparencës lehtëson vendimmarrjen e korruptuar dhe kapjen e shtetit”, thekson raporti.

Pavarësisht Ligjit për të Drejtën e Informimit dhe Ligjit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, institucionet publike, sipas raportit, ende nuk arrijnë të zbulojnë të dhënat përkatëse buxhetore dhe të prokurimit, ndërkohë që proceset e konsultimit publik priren të jenë formale.

Në të theksohet se “ndikimi i qeverisë mbi Kuvendin është i rëndësishëm dhe institucionet e pavarura si KLSH, ILDKPKI dhe Avokati i Popullit ushtrojnë presion të kufizuar thelbësor mbi ekzekutivin për të hartuar politika efektive kundër korrupsionit”.

Pavarësisht një ligji të ri për prokurimin publik, raporti thekson se “procedurat e prokurimit publik në sektorin shëndetësor dhe në infrastrukturë vuajnë nga një sërë çështjesh që variojnë nga ofertat fiktive deri te mungesa e mbikëqyrjes efektive”, ndërsa “nuk bëhen të ditura detajet në lidhje me zbatimin dhe ekzekutimin e kontratave të koncesionit/partneritetit publik-privat (PPP)”.

Në këtë raport theksohet se zbatimi në praktikë i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe për mbrojtjen e sinjalizuesve mbetet i dobët.

Mjedisi i biznesit në Shqipëri vlerësohet se ka mbetur i prirur ndaj korrupsionit për shkak të sfidave si informaliteti, administrata publike joefektive dhe besimi i ulët në sistemin e drejtësisë. Rastet e zyrtarëve publikë që marrin pagesa nga sektori privat janë të përhapura, megjithëse ka pasur iniciativa për të reduktuar kontaktet mes bizneseve dhe zyrtarëve publikë”, thuhet në raport.

Në të theksohet se shoqëria civile, mediat dhe partitë politike kanë shënuar rezultate të dobëta.

“Besimi tek partitë politike është shumë i ulët, sepse partitë politike kanë përqafuar klientelizmin, duke ofruar përfitime në këmbim të mbështetjes elektorale dhe financiare, duke shtuar dyshimet për përfshirjen e grupeve kriminale në këtë marrëdhënie”, thuhet në raport.

Në raport thuhet po ashtu se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ende i mungojnë burimet e mjaftueshme për të monitoruar financimin e partive politike dhe të ndëshkojë shkeljet e ligjit nga partitë politike, ndërsa “ka akuza për ndërhyrje të partive politike në burimet dhe dhënat shtetërore”, por “mekanizmat për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve publike gjatë fushatave politike janë joefektive”.

Lidija Prokic, këshilltare rajonale e organizatës Transparency International për Europën Lindore dhe Juglindore, Transparency International, tha në konferencë se raporti rendit një mori problemesh me korrupsionin dhe mosfunksionimin si duhet të mekanizmave kundër tij, që nga Kuvendi, qeveria dhe sektori publik, por shqetësim i madh është po ashtu gjendja e shoqërisë civile në Shqipëri, e cila nevojitet të veproë dhe të dëgjohet më shumë.

Në të theksohet se organizatat e shoqërisë civile monitorojnë llogaridhënien e qeverisë me metoda të ndryshme, por ndikimi i tyre është i kufizuar, ndërsa përballen me vëmendje të kufizuar, me frikësime të vazhdueshme, ngacmime dhe sulme.

Sa i takon gazetarisë, në raport thuhet se materialet e përgatitura nga qeveria dhe reklamat e fshehura vënë në dyshim integritetin gazetaresk dhe rolin publik të medias.

Pavarësia editoriale kushtëzohet nga interesat e pronarëve dhe vlerësohet se mediat promovojnë axhendat e qeverisë, biznesit dhe grupeve kriminale për përfitime personale në tregje fitimprurëse”, theksohet në raport, i cili veçon si problem kufizimet mbi informacionin për gazetarët investigativë, shoqërinë civile dhe profesionistët e medias.

“Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim në vitin 2021 ka centralizuar më tej kontrollin e përmbajtjes së informacionit që bëhet publike nga institucionet qeveritare”, thuhet në raport.

Ai thekson se “liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar”, ndërsa “media priret të politizohet ndjeshëm dhe marrëdhënia midis qeverisë dhe pronarëve të medias duket se lidhet me një ërfitim reciprok: mbulim pozitiv për qeverinë në këmbim të aksesit në fondet publike dhe lehtësimit të procedurave administrative”.

Në raport theksohet se linjat editoriale të mediave diktohen nga interesi vetjak ekonomik; fakti që pronarët e kompanive më të mëdha mediatike janë aktivë edhe në sektorë si ndërtimi, shëndetësia ose financa.

“Këto marrëdhënie zhvillohen më tej në rrjete klientele të plota thelbësore për korrupsionin e madh dhe mundësinë për të përfituar nga kontratat publike”, thekson raporti i IDM-së për vitin 2023, i cili vjen pas atij të fundit në vitin 2016.

Raporti vlerëson reformën në drejtësi, procesin e vetingut, si dhe ngritjen e një prokurorie të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por thekson se ende gjendja e qeverisjes demokratike është përkeqësuar, ndërsa gjendja e shtetit të së drejtës ka ardhur ngadalë në rënie. Po ashtu regjistrohet përkeqësim edhe sa i takon mbrojtjes së drejtave njerëzore dhe qytetare, ku janë dokumentuar shkelje të së drejtës për tubim të lirë, ndalime të paligjshme dhe shkelje të së drejtës për strehim nëpërmjet dëbimeve me forcë dhe prishjes së pronës për t’i krijuar hapësirë projekteve të infrastrukturës në kryeqytet.

Osmani – Vuçiçit: Viktimat janë këtu, kërkoju falje nëse ke dinjitet!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar në Një Jork katër gra kosovare që i ka marrë në delegacionin e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat edhe e kanë irrituar presidentin e Serbisë, Alekander Vuçiç. Osmani i quan heroina Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin.

“Me katër heroinat, mbrojtëset e së vërtetës!”, ka shkruar Osmani në një foto që ka paraqitur nga Nju Jorku. Madje vetë prezantimi në Këshillin e Sigurimit me katër gratë që përjetuar dhunën seksuale, dhunën shpirtërore, terrorin e masakrimin, e bënë që të reagoj presidenti serb.

“Keni sjellë njerëz që nuk janë pjesë e kontingjentit politik. Ndodhi për herë të parë në këtë organ. Keni sjellë njerëz që nuk e kanë vendin këtu në korin diplomatik, apo këshillëdhënës të zonjës Osmani. Është teatër politik dhe një kurth për delegacionin serb”, kështu ka deklaruar presidenti Vuçiq pasi Osmani në KS u ul me katër gratë kosovare.

“Unë fola për raportin dhe procesin e ju për diçka që ka ndodhur 25 vjet më parë. Pse nuk ka informuar se kush do të jetë pjesë e delegacionit. A besoni se nuk ka gra të dhunuara serbe në Kosovë”, foli më tej Vuçiq.

Kundër këtij reagimi foli drejtuesja e KS të OKB-së nga Malta e cila tha se kjo çështja nuk i përket Këshillit, por vet delegacioneve.

Ndërsa presidentja Osmani i tha presidentit serb që t’i kërkoj falje këtyre grave që u ka shkaktuar aq shumë dhimbje regjimi serb. “Viktimat janë këtë, kërkoju falje nëse ke së paku një shenjë humanitet, nëse ka mbetur në ty pak dinjitet”, deklaroi Osmani, për të cilat më herët tha se janë pjesë e delegacionit të saj. sn

DASH: Problemet në pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, korrupsioni, ndërhyrja e politikës, shqetësimet kryesore për Shqipërinë

VOA/Keida Kostreci

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar të hënën.

DASH nënvizon se nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2023. Në raport thuhet se qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Lidhur me korrupsionin, Departamenti i Shtetit vë në dukje se në përgjithësi qeveria e Shqipërisë e zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe që ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste të tjera qeveritare ose shtetërore, megjithatë thotë se pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri.

“Korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë përmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private, megjithëse autoritetet bënë përparim gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe drejt dhënies fund të mosndëshkimit”, thuhet në raport.

DASH- përmend arrestimet e nivelit të lartë nga SPAK-u dhe dënimet për raste korrupsioni, përfshirë dënimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij të Përgjithshëm Alqi Bllako.

“Në korrik SPAK-u lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar për ish-zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave (dhe deputet i Partisë Socialiste) Arben Ahmetaj. Ai u largua nga vendi pasi parlamenti pranoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ahmetajt që ai të mund të arrestohej me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie”, thuhet në raport.

Në raport përmendet gjithashtu rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Në tetor, SPAK njoftoi se po hetonte zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv lidhur me një marrëveshje toke nga e cila dhëndri i tij përfitoi rreth 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës, urdhëroi Berishën të paraqitej rregullisht në policinë gjyqësore dhe i ndaloi daljen nga vendi”, thotë DASH-i.

Po ashtu Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit njoftoi se deri në muajin gusht kishte referuar gjashtë çështje të reja për ndjekje penale, ku përfshihej një deputet, një prokuror, tre drejtorë në agjencitë qeveritare dhe një administrator në një kompani qeveritare. Akuzat përfshinin refuzimin e deklarimit të pasurisë, fshehjen e pasurisë ose falsifikimin e deklaratave të pasurisë; Pastrim parash; dhe evazion fiskal.

Duke folur për korrupsionin në policor, raporti thotë se vazhdoi të ishte problem, sidomos mes oficerëve të policisë së vijës së parë.

Pavarësia e gjyqësorit

“Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

DASH shton më tej se vazhdoi zbatimi i procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurororët, në mënyrë që të përjashtoheshin nga sistemi ata që kishin pasuri të pashpjegueshme, ose lidhje me krimin e organizuar.

“Avokati i Popullit vlerësoi se gjyqësori kishte bërë përparim drejt krijimit të një sistemi më të pavarur, por shtoi se nevojiteshin më shumë burime”, thotë raporti.

Sipas raportit sistemi gjyqësor po bëhet më i pavarur falë procesit të vetingut dhe veprimeve të SPAK-ut, megjithatë vihet në dukje se qytetarët janë ankuar për mungesë transparence në hetime, zvarritje të konsiderueshme të proceseve dhe vendime të padrejta gjyqësore.

Departamenti i Shtetit thotë se megjithëse kushtetuta dhe ligji parashikojnë të drejtën për një gjykim të drejtë dhe publik, dhe se gjyqësori në përgjithësi e zbatoi këtë të drejtë…

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit vuri në dukje se çështjet e prapambetura të grumbulluara, vendet vakante në gjyqësor dhe mungesa sistematike e efikasitetit, minuan besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet në raport.

Shumica e ankesave nga qytetarët kishte të bënte me mungesën e përgjigjes nga organet qeveritare ndaj shqetësimeve të tyre, shkeljet e procesit të rregullt ligjor, gjykimet dhe dënimet e padrejta.

Në raport përmenden shqetësimet për proceset gjyqësore administrative lidhur me padinë e ngritur nga Fondacioni Gulistan për mbylljen e shkollës së mesme të vajzave “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit të fëmijëve “Zubeyde Hanim” në vitin 2022.

DASH thotë se Komiteti Shqiptar i Helsinkit vërejti se “palët nuk u trajtuan në mënyrë të barabartë gjatë gjykimit” dhe se kishte pikëpyetje në lidhje me paanshmërinë e gjyqtarëve.

Parregullsitë në zgjedhjet e fundit

DASH i referohet raportit të ODIHR-it, sipas së cilit zgjedhjet vendore të 14 majit, “në përgjithësi ishin të administruara mirë, konkurruese dhe paqësore”, por se ato u shoqëruan edhe me probleme, përfshirë

“Raporti gjithashtu vuri në dukje keqpërdorimin e burimeve administrative në nivel qendror dhe lokal, ankesat për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime për blerje votash”, thotë Departamenti i Shtetit.

DASH vazhdon më tej se “rregullat për mbulimin mediatik të fushatës favorizuan fuqishëm partitë kryesore” dhe se përdorimi i vazhdueshëm nga media i materialeve të fushatës të përgatitura nga partitë në emisionet e lajmeve “minoi një pasqyrim gjithëpërfshirës dhe objektiv të fushatës”.

“Raporti përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it për zgjedhjet e majit identifikoi raste të keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, pretendime për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si dhe akuza për blerje votash”, thuhet në raport.

Po ashtu DASH i referohet gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si sipas së cilave ky Komitet kishte vërejtur “frikësim të votuesve, parti politike që vëzhgonin aktivitetet e votuesve” dhe mungesën e pasqyrimit nga media të fushatës së partive të vogla.

Shqetësime për gjendjen e medias

Raporti shpreh shqetësimin për gjendjen e medias duke vënë në dukje se “organizatat e pavarura të medias dhe gazetarët profesionistë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

“Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensurë”, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thotë se mungesa e kontratave të rregullta të punës, reduktoi pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi tek njëanshmëria e raportimit.

DASH përmend vonesat në pagesat për gazetarët në shumë media, “përfshirë të paktën tetë stacione televizive, në disa raste deri në pesë muaj”, duke iu referuan Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Sipas raportit, problemet financiare detyruan disa gazetarë të mbështeteshin më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe integritetin e raportimit të tyre.

Megjithëse qytetarët ishin të lirë të kritikonin qeverinë hapur, përfshirë në mediat tradicionale dhe ato sociale, DASH vë në dukje shqetësimet se “kritika e hapur ndaj qeverisë mund të kishte pasoja negative”.

“Instituti Shqiptar i Studimeve Politike raportoi se individët që kritikuan publikisht qeverinë dhe politikanët kryesorë u përballën me fushata shpifëse nga mbështetësit e qeverisë dhe udhëheqësit politikë”, thotë raporti.

Po sipas raportit, politikanët përdorën mediat e njohura për të përhapur lajme të rreme në lidhje me rivalët dhe kritikët e tyre dhe se interesa politike dhe të biznesit, u bënë presion gazetarëve.

Në raport përmenden disa raste të dhunës dhe frikësimit kundër gazetarëve, përfshirë rastin e Elvis Hilës i televizionit Report TV dhe gruaja së tij që u sulmuan në Lezhë, pasi Hila publikoi një raport, sipas së cilit njëri prej autorëve të sulmit.

Raporti gjithashtu radhit sulmin me arnë zjarri ndaj televizionit Top Channel, ku humbi jetën një roje sigurie.

Organizata të ndryshme sipas raportit, kanë pohuar se në dy vitet e fundit n”dryshimet e pronësisë tek televizionet rezultuan në mbulim më të favorshëm të qeverisë”.

Po ashtu DASH thotë se pasi televizioni ABC News ndryshoi pronësinë, pati raportime se programet e drejtuara nga gazetarë kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe ata gazetarë u larguan nga stacioni.

Një shembull tjetër është televizioni publik, Radio Televizioni Shqiptar ku në raport thuhet se pas ndryshimit të drejtuesve të lartë, disa njoftime mediash thanë se u bënë shkarkime të pajustifikuara.

Në raport thuhet gjithashtu se sipas njoftimeve, menaxherët e lartë i medias private Syri.net, monitoruan komunikimet e gazetarëve dhe redaktorëve në mënyrë elektronike për t’u siguruar që ata respektpnin prirjet politike të pronarëve.

Unioni i Gaztarëve shprehu gjithashtu shqetësimin për shtimin e padive ndaj gazetarëve.

“Fëmijët janë djegur të gjallë nga serbët”, Osmani në KS të OKB: Kujtimet e luftës janë në mendjet dhe shpirtrat tone

Presidentja Vjosa Osmani fjalimin e saj në seancën e rregullt raportuese për situatën e sigurisë në gjashtëmujorin e fundit në Kosovë e nisi duke përmendur ndërhyrjen e NATO-s 25 vjet më parë në vend. Ajo tha se me këtë u shënua një moment historik në historinë moderne të njerëzimit dhe një kthesë për kosovarët që ishin në kërkim të lirisë.

“Sot, teksa qëndroj këtu duke përfaqësuar vendin tim, Republikën e Kosovës, më kujtohet ndikimi i thellë i bashkimit të demokracive për një qëllim të përbashkët. Ishte vetëm 25 vjet më parë, kur ndërhyrja e NATO-s së bashku me aspiratën e palëkundur të popullit tim për liri shënuan jo vetëm një kthesë vendimtare në historinë e vendit tonë, por edhe një moment historik vendimtar në historinë moderne të njerëzimit. Ajo ndërhyrje nuk kishte të bënte vetëm me ndërtimin e paqes, ishte kryesisht dhe më e rëndësishmja, për mbrojtjen e shenjtërisë së jetës njerëzore dhe të drejtën e të gjithë njerëzve për të jetuar të lirë nga frika e shkatërrimit dhe persekutimit. Ai zhvillim theksoi domosdoshmërinë që kur njëri prej nesh kërcënohet nga tirania, kjo është një kërcënim për të gjithë. Na kujtoi domosdoshmërinë e të vepruarit si një forcë e bashkuar përballë padrejtësisë së rëndë, duke mbrojtur me çdo kusht jetë njerëzore”, tha Osmani.

Osmani me vete sot në seancë mori edhe katër heroina të Kosovës: Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin. E para e vendit përmendi Masakrën e Poklekut, pjesë e së cilës ishte Elhame Muqolli e që i shpëtoi kësaj masakre.

“Pesë ditë më parë, ne shënuam 25 vjetorin e njërës prej masakrave më mizore, më çnjerëzore të regjimit të Millosheviqit. Elhame Muqolli, që më shoqëron sot në takim, ishte vetëm 14 vjeçe kur shtëpia e saj u bastis nga forcat policore të Serbisë. Fillimisht u qëllua mbi 53 civilë, kryesisht fëmijë, pasi të gjithë ishin mbledhur në një dhomë. Ndërkohë që policia u largua për t’u furnizuar, Elhamja arriti të hidhej nga dritarja dhe të largohej me vrap, pavarësisht se ishte plagosur nga plumbat. Menjëherë pas kësaj, policia u kthye e pajisur me benzinë për t’i vënë flakën të gjithë 53 civilëve. Elhamja nuk do të mund të harrojë kurrë ulërimat shurdhuese të disa prej fëmijëve që ishin ende gjallë teksa po digjeshin. Dhe si të mos mjaftonte kjo, policia i vuri flakën vazhdimisht. Fëmijët e vegjël 6 dhe 10 muajsh u dogjën në përpjekje për t’i zhdukur nga faqja e dheut vetëm se ishin shqiptarë; vetëm sepse i përkisnin një etnie të ndryshme nga ajo e policëve dhe ushtrisë. Shkalla e djegies së trupave ishte aq e rëndë sa që anëtarëve të mbijetuar të familjes u mbeti aq pak nga më të dashurit e tyre sa të mund t’i vendosnin të gjitha 53 viktimat në një varr të vetëm. Një memorial u ndërtua në përkujtim të viktimave afër vendit ku ndodhi gjithçka, por asnjë politikan serb – asnjë i vetëm, nuk u gjunjëzua para varrit të atyre fëmijëve të vegjël. Dhe kur mendon se masakra të këtyre përmasave ndodhën pothuajse në çdo cep të vendit, me fëmijë të vegjël, gra, duke përfshirë edhe shtatzëna, të vrarë pa mëshirë, për shkak të mendësisë luftënxitëse që është ende e gjallë dhe ka nisur në Beograd”, tha Osmani.

Po ashtu Osmani tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, asnjëherë nuk ka kërkuar falje për masakrat që janë bërë nga Serbia në Kosovë.

“Pra, zonja dhe zotërinj, ju mund të dëgjoni propagandën e Vuçiqit dhe ta lini atë të shtyjë revizionizmin e historisë së tij bazuar në librin e lojërave të Rusisë, por e vetmja e vërtetë për regjimin e Vuçiqit është ajo që është një mohim i vazhdueshëm dhe duke mos pranuar kurrë përgjegjësinë për këto krime të tmerrshme; duke mos kërkuar falje asnjëherë apo duke treguar një shenjë pendimi. Kurrë. Masakra e Poklekut, si të gjitha masakrat nëpër Kosovë, tregoi se Millosheviqi dhe ministri i tij i atëhershëm i propagandës, sot ulur në karrigen e një presidenti, jo vetëm që kërkonin të fshinin të gjithë shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut, por edhe të shkatërronin provat në tërësi dhe të mos linin asnjë dëshmitar. Megjithatë, ata dështuan, pa pushim. Derisa Elhamja ulet me mua sot këtu, duke kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë, Vuçiqi, i ulur atje, ende ofron strehim, mbrojtje dhe promovim, për njësitë speciale të policisë dhe brigadën e ushtrisë që kreu krimet kundër familjes së Elhames”, tha ajo.bw

Osmani: Serbët e Kosovës janë nën presion të Qeverisë së Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se serbët e Kosovës janë nën presion të Qeverisë së Serbisë, dhe jo asaj të Kosovës.

“Tashmë janë të qarta përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të penguar procesin e integrimit të serbëve në Kosovë, duke përdorur taktika kriminale dhe terroriste për të fituar kontroll dhe për të përhapur frikë, dhe kështu, njëkohësisht duke minuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të organizuar për të diskutuar raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Osmani ka thënë se serbët e integruar në institucionet e Kosovës janë detyruar të japin dorëheqje për shkak të presionit të kryer prej strukturave ilegale serbe, sulmeve në pronat e tyre, shkatërrimin dhe rrezikimin e jetëve të tyre, me vetëm një qëllim: t’i detyrojnë ata të ikin.

“Vetëm imagjinojeni një politikan serb që ka vendosur lule para varrit të një vajze shtatëvjeçare gjatë kohës së luftës, i cili është arrestuar menjëherë dhe është torturuar në burgjet e Serbisë”.

Ky, sipas saj, është fati i çdo serbi që nuk është në linjë me qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Nikolla Sandulloviq nga Serbia, është arrestuar më 3 janar të vitit 2024, pak kohë pasi pati publikuar fotografi nga kompleksi memorial në Prekaz, Kosovë.

Ai është arrestuar nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”.

Ndërkohë ai është liruar, por i është konfiskuar pasaporta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se ai është keqtrajtuar pasi ka kërkuar falje për krimet e Serbisë.

Kur ka folur për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, Osmani ka thënë se serbët në Kosovë duhet ta falënderojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pse kryetarët shqiptarë janë ende në ato pozita.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, e ka bojkotuar procesin e votimit për largim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore, më 21 prill, dhe ua ka kërkuar të njëjtën edhe banorëve serbë.

Kjo parti ka pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka thënë se iniciativa për largim ose jo të kryetarëve ka dështuar, pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.

Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues.

Kjo nënkupton se kryetarët aktualë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do t’i vazhdojnë mandatet e tyre.

Përgjatë fjalimit të saj, Osmani ka folur edhe për gratë që ka qenë pjesë e delegacionit të saj në takim, të mbijetuara të masakrave të kryera nga forcat jugosllave në Kosovë, gra që kanë familjarë të zhdukur në luftë, si dhe të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Vuçiq është ankuar pse ato gra kanë marrë pjesë në takim, duke thënë se ato nuk janë pjesë e stafit diplomatik, dhe pse është diskutuar për të kaluarën, sidomos për kohën e luftës, duke pretenduar se në kohën e luftës ka pasur edhe gra serbe të dhunuara seksualisht në Kosovë.

Osmani, në anën tjetër, ka thënë se gratë pjesëmarrëse janë edhe pjesë e kabinetit të saj.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, e ka kritikuar Serbinë që nuk ka marrë ende asnjë veprim për të dënuar personat e përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar, duke përmendur në mënyrë specifike Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, i cili e ka marrë përgjegjësinë për organizim dhe kryeje të sulmit.

Ai aktualisht besohet se është në Serbi.

Wood ka shprehur shqetësim edhe për ndalimin që u është bërë kosovarëve ditë më parë, teksa kanë kaluar nëpër territorin e Serbisë për në Kosovë.

Serbia i ka arsyetuar vonesat me rritje të kontrolleve kufitare.

Wood e ka përsëritur edhe në këtë takim se SHBA-ja beson që misioni i UNMIK-ut në Kosovë e ka kryer punën e vet dhe që duhet të përmbyllet.

Vuçiq: Numri i votuesve shqiptarë u rrit artificialisht në veri të Kosovës, bojkoti i Listës Serbe i arsyeshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën në Nju Jork, se serbët në Kosovë po vazhdojnë të përballen me ngacmime dhe forma të ndryshme të dhunës nga autoritetet, por pa ofruar dëshmi.

Vuçiq i ka quajtur farsë deklaratat e Kosovës si lidere në fushën e demokracisë në Ballkanin Perëndimor, dhe ka shprehur keqardhje që raporti i OKB-së nuk ka ofruar të dhëna të mjaftueshme për të kundërtën.

Përgjatë fjalimit të tij, presidenti serb e ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjeje me Kosovën, me ndërmjetësim të BE-së, më 2013, dhe sipas tij, janë bërë “11 vjet të premtimeve të pambajtura dhe arsyetimeve, dhe paaftësisë së BE-së për t’i lëvizur gjërat”.

Kur ka folur për çështjen e dinarit, presidenti serb ka thënë se vendimi i Prishtinës zyrtare ua ka vështirësuar përditshmërinë serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë.

Më 1 shkurt, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka nisur së zbatuar një rregullore të re e cila e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kështu, komunitetit serb në Kosovë i është pamundësuar përdorimi i dinarit, valutës serbe.

Serbia deklaron se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për serbët në Kosovë, dhe ua paguan atyre pagat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Sa u përket votimeve për largim ose jo të kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, ai ka thënë se rritja e numrit të votuesve shqiptarë është rritur artificialisht në muajt e fundit në komunat veriore, prandaj, sipas tij, është i kuptueshmëm bojkotimi i votimit të 21 prillit nga ana e serbëve lokalë.

Asnjë anëtar i misioneve diplomatike në Kosovë, dhe as monitorues ndërkombëtarë të zgjedhjeve në Kosovë, nuk i kanë konfirmuar supozimet e Vuçiqit për rritje artificiale të numrit të votuesve.

Ziadeh: Pak përparim në normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi në muajt e fundit

Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, ka shprehur të hënën pakënaqësinë e saj për mungesën e përparimit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në muajt e fundit, drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ajo i ka bërë këto deklarata në Nju Jork, në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa e ka prezantuar raportin për Kosovën.

Ziadeh ka raportuar për zhvillimet në Kosovë për periudhën 19 shtator 2023 deri më 15 mars 2024.

Sipas saj, disa herë gjatë kësaj periudhe është shënuar kthim mbrapa në normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke përmendur incidentin në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, kur një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Mes tjerash, ajo e ka shprehur shqetësimin e saj edhe për mënyrën e zbatimit të rregullores së re të BQK-së për dinarin,

Ajo e ka përgëzuar Kosovën për finalizim të procesit të regjistrimit të 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, sipas një vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të marrë më 2016.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatimin e këtij vendimi, me arsyetimin se diçka e tillë është kyçe për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës. REL

Dështimi i votimit në veri, Osmani: Vuçiçi shkeli fjalën, masat ndaj Kosovës të hiqen menjëherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas dështimit të votimit në veri për largimin e kryetarëve shqiptarë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo thotë se qytetarët nuk e shfrytëzuan këtë mundësi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale.

“Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë. Por Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin”.

Ajo kërkon nga BE heqjen e masave ndëshkuese që i janë vënë Kosovës.

“Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, tha Osmani.

(Balkanweb)

Albin Kurti: Më 21 prill 1999, në Dragaqinë të Therandës, forcat serbe torturuan 11 civilë shqiptarë. Pastaj i hodhën në pus

11 burra shqiptarë, pasi i torturuan, i hodhën të gjallë në pus. Më i riu ishte 49 vjeç e më i moshuari 91 vjeç.
Më 21 prill 1999, në fshatin Dragaqinë të Therandës, forcat e armatosura të Serbisë torturuan 11 civilë shqiptarë. Pastaj i hodhën në pus. Pusin e mbushën me mbetje ndërtimore.
Trupat e tyre u gjetën pas luftës, rastësisht, kur pronari i pusit kishte filluar të pastroj pusin.
Kjo është edhe një dëshmi që policët dhe ushtarët e Serbisë kanë pasur urrejtje të madhe e plan të detajuar për të kryer krime kundër shqiptarëve, dhe për t’i fshehur ato. Preokupimin më të madh e kanë pasur si t’i zhdukin trupat. Hedhja në puse, djegiet, zhdukjet, rrëmbimi i kufomave, e forma të tjera ҫnjerëzore të dëmtimit dhe zhdukjes së trupave, e faktojnë këtë.
I përkujtojmë sot martirët e Dragaqinës.
E kujtojmë përditë sakrificën dhe dhembjen që përjetoi populli ynë për lirinë që e gëzojmë.

Albin Kurti: 16 burrat dhe djemtë e familjes Mirena më 21 prill 1999 i rrëmbeu dhe i zhduku Serbia

16 burrat dhe djemtë e familjes Mirena, policia dhe paraushtarakët e Serbisë i ndanë nga familjarët e tyre. Për herë të fundit u panë më 21 prill 1999, me duart e lidhura pas shpine, gjersa nën kërcenime e dhunë, ecnin drejt kamionit i cili po priste matanë shinave të trenit.
Familjet jetuan në ankthin e pritjes, pa ditur për fatin e tyre për shtatë vite. Në vitin 2006, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit (nga e cila u zhvarrosën gjithsej 744 shqiptarë të Kosovës).
Hetimet për masakrën në Nakaradë i kishte filluar UNMIK-u në vitin 2000. Në vitin 2008, dosja i ishte dorëzuar EULEX-it, ndërsa në 2018 çështja u dërgua në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ende nuk janë dënuar autorët e as urdhërdhënësit e kësaj masakre.
Bëjmë thirrje edhe njëherë që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë me ngulm, për të sjellur drejtësi për Nakaradën dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.
Lavdi për martirët e Nakaradës!
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

Kievi mirëpret ndihmën e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë kanë mirëpritur vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara që miratoi paketën e ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarësh, e cila tani duhet të miratohet nga Senati para se presidenti amerikan, Joe Biden, ta nënshkruajë që të hyjë në fuqi.

Furnizimet për Ukrainën do të përfshijnë municione dhe mbrojtje ajrore dhe janë pjesë e një pakete në vlerë prej 95 miliardë dollarësh që përfshin ndihmën për Izraelin dhe aleatët e tjerë të SHBA-së, sikurse Tajvani, i cili përballet me kërcënime potenciale nga Kina.

Votimi i 20 prillit u arrit me mbështetjen e demokratëve dhe republikanëve të moderuar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendimi i SHBA-së “do të shpëtojë mijëra e mijëra jetë”.

“Ne shpresojmë që projektligji do të mbështetet në Senat dhe do t’i dërgohet presidentit Biden.

Faleminderit Amerikë. Demokracia dhe liria gjithmonë do të ketë rëndësi botërore dhe kurrë nuk do të dështojë për aq kohë sa Amerika ndihmon në mbrojtjen e tyre”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Kremlini u përgjigj duke thënë se lëvizja e SHBA-së do të kushtojë me më shumë jetë të ukrainasve “për shkak të regjimit të Kievit”. Ai sugjeroi se mbështetja amerikane ka për synim të “pasurojë” SHBA-në dhe të “rrënojë edhe më tej” Ukrainën, shtet që veçse ishte duke luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, para se Rusia të niste pushtimin e plotë të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Projektligji – gjashtë muaj pasi u prezantua – kaloi me 311 vota për dhe 112 kundër, me 101 republikanë që votuan për dhe 112 kundër.

Kritikët thanë se vonesat në miratimin e kësaj ndihme, lejuan Rusinë që të marrë momentumin në luftime.

Senati pritet të miratojë pakon e ndihmës më 23 prill, para se të nënshkruhet nga Bideni, në mënyrë që Pentagoni të nisë dërgesat e ndihmës me shpejtësi.

Biden tha se paketa do të “dërgojë ndihmë thelbësore për Izraelin dhe Ukrainën, do të ofrojë ndihmën e nevojshme humanitare për Gazën, Sudanin, Haitin dhe lokacione të tjera dhe do të rrisë sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Indo-Paqësor”.

Kryeministri polak, Donald Tusk, duke komentuar vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve tha se “më mirë vonë se kurrë”, duke shtuar se “shpresoj që nuk është shumë vonë për Ukrainën”.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se vota amerikane “i dërgon mesazh të qartë Kremlinit: Ata që besojnë në liri dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe popullin e saj”.

Muajve të fundit, Kievi është përballur me presion të madh rus në fushëbetejë, pasi forcat ukrainase po përballen me mungesë të furnizimeve të artilerisë dhe mbrojtjes ajrore.REL

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin

Kryetari i Dhomës së Përfaqësueve, Mike Johnson, flet me gazetarët më 20 prill, 2024.

Dhoma e Përfaqësuesve Kongresit amerikan miratoi të shtunën me mbështetje të gjerë dypartiake ndihmën ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, mes kundërshtimeve të republikanëve të vijës së ashpër, raporton Zëri i Amerikës, duke cituar agjencionin Associated Press.

Legjislacioni tani kalon në Senatin me shumicë demokrate, i cili miratoi një projekt-ligj të ngjashëm më shumë se dy muaj më parë.

Udhëheqësit amerikanë që nga presidenti demokrat Joe Biden e deri tek kreu i republikanëve në Senat Mitch McConnell, i kishin kërkuar prej kohësh kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ta hidhte atë në votim.

Demokratët dhe republikanët bashkuan votat për të mbështetur projekt-ligjin, pas një beteje disamujore lidhur me pjesën e ndihmës ushtarake shtesë për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon përpjekjet për të zmbrapsur agresionin rus.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi pjesën e ndihmës për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh, me një mbështetje dërrmuese, në një demonstrim të fortë të mbështetjes amerikane.

Edhe ndihma prej 26 miliardë dollarësh që ndihmon Izraelin dhe ofron ndihmë humanitare për banorët e Gazës, u miratua lehtësisht.

Një pjesë e paketës ligjore mbi sigurinë kombëtare, si edhe një tjetër për ndihmën për aleatët e Shteteve të Bashkuara në Indo-Paqësor, u miratuan me shpejtësi.

Legjislacioni shkon tani në Senat, ku miratimi i tij në ditët në vijim është thuajse i siguruar.

Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Senatit të votojë me shpejtësi dhe ta dërgojë atë në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që ai ta nënshkruajë, duke e kthyer në ligj.

“Sytë e botës janë drejtuar ndaj nesh dhe historia do të gjykojë se çfarë po bëjmë sot”, tha kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, republikani, Michael McCaul.

Veprimi i ligjvënësve këtë fundjavë ishte në kontrast me muaj të tërë ngërçi dhe bllokimesh, shkaktuar nga republikanët, të cilët përbëjnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por që janë thellësisht të përçarë rreth ndihmës së huaj, sidomos për Ukrainën ndërsa ajo lufton agresionin rus.

Kryetari Johnson, duke vënë në rrezik postin e tij, u mbështet tek votat e demokratëve këtë javë për të futur në rendin e ditës disa votime për tre projekt-ligje për ndihmat, si edhe një të katërt me disa propozime të tjera për politikën e jashtme

“Ky është moment historik”, tha ligjvënësi nga Nju Jorku, Gregory Meeks, demokrati kryesor në Komisionin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve heq pengesën më të madhe ndaj kërkesës për ndihmën të Presidentit Biden, që fillimisht u bë në tetor kur pajisjet ushtarake të Ukrainës po shkonin drejt fundit.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane, skeptike për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, pati për muaj të tërë mosmarrëveshje për këtë aspekt të projekt-ligjit.

Arritja deri në pikën e votimit ka qenë një rrugë e vështirë për zotin Johnson dhe ky proces ka vënë në provë edhe vendosmërinë e tij edhe mbështetjen për të mes republikanëve, një pjesë e vogël e të cilëve por që po shtohet në numër, po kërkojnë haptazi largimin e tij nga detyra.

Megjithatë, udhëheqësit e kongresit i hodhën votat në një pikë kthese në histori, në një moment kur aleatët e SHBA-së përballen me luftëra dhe kërcënime, nga Evropa në Lindjen e Mesme dhe në Azi.REL

Vuçiçi e shkarkon kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Regjimi serb dhe antishqiptar po vazhdon traditën e Millosheviçit

Shqiprim Arifi, i cili deri dje shërbente si kryetar i komunës së Preshevës është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se është shkarkuar nga ky post mbrëmjen e kaluar pa asnjë procedurë ligjore nga regjimi serb dhe antishqiptar.

Arifi u shpreh se ka disa kohë që Vuçiç kërcënon publikisht shqiptarët e Preshevës, ndërsa tha se pas këtij veprimi ai ka njoftuar partnerët ndërkombëtare SHBA dhe BE.

Reagimi i plotë:

Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës.

Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme. Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Pra, në boshtin shoqëror të Serbisë dhe në edukimin filozofiko-politik të Serbisë, ky shtet mbetet në thelb një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor kundrejt të gjithëve, në veçanti të shqiptarëve e sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës.

Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vucic, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë! bw


Send this to a friend