Sentenca nga eksperienca e tyre e gjatë krijuese
* * *
Shkrimtari shpirtëzon botën.
Zh.P.Sartre
* * *
Një nga motivet kryesore të krijimit është nevoja për t’u ndjerë
i rëndësishëm në raport me botën.
Zh.P Sartre
* * *
Shkrimtari punon me domethëniet.
Mbretëria e shenjtë është proza.
Zh.P.Sartre
* * *
Bashkësia e fjalëve të zgjedhura funksionon si imazh i nuancës.
Zh.P.Sartre
* * *
Prodhimi i mendjes është një objekt konkret dhe abstrakt.
Zh.P.Sartre
* * *
Surealistët: Çrregullim i organizuar i gjuhës.
Zh.P. Sartre
* * *
Floberi shkruante për t’u çliruar nga njerëzit dhe sendet.
Zh.P.Sartre
* * *
Shkrimtari bëhet i vetëdijshëm për rolin e tij ndërmjetës.
Ai i lidh ato me fillin që mban intrigën
Zh.P.Sartre
* * *
Shkrimtari: Zbulon duke krijuar
Krijon duke zbuluar.
Zh.P.Sartre
* * *
Shfaqja e një vepre është një ngjarje që
nuk do të mund të shpjegohet nga dhunti të brendshme.
Zh.P.Sartre
* * *
Libri…një nxitje e lojës së rregullt të fantazisë.
Zh.P.Sartre
* * *
Libri është një mënyrë për të mbajtur gjallë urrejtjen dhe dëshirën.
Zh.P.Sartre
* * *
Një vepër letrare mund të përkufizohet si një prezantim imagjinar i botës.
Zh.P.Sartre
* * *
Shkrimtari ruan artin e të gjeturit të fjalëve plot shkëlqim
Zh.P.Sartre
* * *
Kinemaja u flet turmave, libri është forma më fisnike dhe më e vjetër.
Zh.P.Sartre
* * *
Lënda dhe mjeti i shkrimtarit është gjuha,
është normale që autorët të pastrojnë mjetet e punës së tyre.
Zh.P.Sartre
* * *
Nëse shkrimtari ka hyrë në urgjencën e problemit të tij,
të jeni të sigurt se do të propozojë një zgjidhje në trinitetin
krijues të veprës së tij, domethënë ,
në turbullirën e lëvizjes së tij krijuese.
Zh.P.Sartre
* * *
Shkrimtari duhet të dijë të injorojë.
Të shikojë atë që duhet të shikojë dhe të harrojë
aq sa duhet nga ajo që ka parë, për të mos e shkruar kurrë të gjithën.
Zh.P.Sartre
* * *
Çfarë mundimi vetëm për tremijë lexues.
Zh.P.Sartre
* * *
Një ide për të qenë e pranueshme duhet të provojë vjetërsinë e saj.
Zh.P.Sartre
* * *
Shkrimtari gëzon kënaqësinë e një markezi,
por, për t’u martuar martohet me një shërbëtore.
Zh.P.Sartre
* * *
Problemi që një shkrimtar kërkon të zgjidhë në punën e tij
është një problem që u takon të gjithëve.
Zh.P.Sartre
* * *
Letërsia duhet të zgjedhë subjekte të përjetshme.
Zh.P.Sartre
* * *
Alegoria e sendërton dukurinë në koncept dhe konceptin në figurë.
Goëthe
* * *
Eshtë shumë ndryshe që poeti të kërkojë të veçantën në funksion të universales,
apo të shohë tek e veçanta universalen. Në këtë rast e veçanta vlen si emblemë
e universales….Kush e kap këtë të veçantë të gjallë, kap njëkohësisht universalen,
pa u kujtuar për këtë, ose duke u kujtuar vetëm më vonë.
Goëthe
* * *
Filloj me fanitjen e një trajte, të një lloj ishulli të largët, që ka mundësi të shndërrohet
ose në tregim ose në poezi. E shikoj fillimin dhe fundin por jo trungun e veprës.
Ky më shpërfaqet dora dorës, kur yjet apo rasti është i volitshëm.
Më tepër se një herë më është dashur të bëj të njëjtën udhë nëpër hije.
Përpiqem të ndërhyj sa më pak të jetë e mundur në evoluimin e veprës,
pasi nuk dua që ajo të shkatërrohet prej mendimeve të mia.
Nocioni i artit si kompromis është një thjeshtëzim
pasi askush në të vërtetë nuk e di se çfarë po bën.
Borges
* * *
Çfarë është një libër nëse nuk e lexojmë?
Borges
* * *
Një libër është dialogu që nis me lexuesin e vet, intonacioni që i imponon zërit të tij,
si dhe imazhet e ndryshueshme dhe përzgjedhëse që lë në kujtesën e tij.
Borges
* * *
Karakteri i njeriut dhe variacionet e tij janë thelbësore për romanin e kohës sonë.
Borges
* * *
Teoritë ashtu si bindjet e politikanit apo të besimtarit,
s’janë gjë tjetër veçse ngacmime.
Borges
* * *
Unë nuk shkruaj për një pakicë të zgjedhurish, e cila për mua s’ka as edhe një kuptim,
as për atë etnitet të lajkatuar platonian të njohur si “Masat”.
Unë nuk u zë besë këtyre abstragimeve që i kanë aq për zemër demagogët.
Unë shkruaj për vete dhe për miqtë e mi,
unë shkruaj për të bërë të durueshëm kalimin e kohës.
Borges
* * *
Kur shkruaj, së pari rrekem të përkthej marrëdhënien time me të përditshmen.
Jetojmë në një kohë të trazuar dhe të bombarduar nga një kaos idesh.
Roli i letërsisë ,ndoshta, është reflektimi i këtij kaosi.
Clesio.
* * *
Fjalët janë të mbushura si pistoleta, nëse flet zëre se ke qëlluar
B.Paroni
* * *
Ka dy lloj letërsish, e dobët, e i cila është e palexueshme
(që e lexojnë shumë) dhe e mirë që nuk e lexojnë
Paulen
* * *
Pika imagjinare ku përplasen ëndrra dhe zgjimi,realja dhe fiksioni,
objektivja dhe subjektivja, konfuzioni dhe sinteza.
Paulen
* * *
Ju do të shkruani një roman? Shkruajeni në mënyrë të atillë sikur qëndisni në kanavace.
Shkruani shumë, me hollësi. Shkruani dhe shkurtoni! Shkruani dhe shkurtoni.
Çehov
* * *
Nëse dëshiron të vësh në lëvizje lexuesin shkruaj ftohtë.
Çehov
* * *
Endrra dhe zgjimi janë enë komunikuese.
A.Mezei
* * *
Miti objektiv i çdo vepre jetëgjatë ka sekretin e vet.
A.Mezei
* * *
E vetmja detyrë është të gjesh stilin,ideja vjen më vonë.
Zhirand
* * *
Hija është e domosdoshme për ndriçimin e dritës.
Laibnic
* * *
Shpesh kam pikasur se disa personazhe romani fitojnë një reliev
që kurrë nuk do t’i arrinin miqtë dhe të njohurit tanë,
ata që na flasin dhe na dëgjojnë në jetën e përditshme.
F.Pessoa
* * *
Pse shkruaj nëse nuk shkruaj më mirë?
F.Pessoa
* * *
Mania për të krijuar një botë kallpe më shoqëron akoma,
dhe do të më braktisë ditën kur të vdes.
Sot nuk rreshtoj brenda sirtarit tim ushtarë prej shahu
(me një fil e një kalë që rrinë përbri) rreshtoj në imagjinatën time
ai në dimër kur rrimë pranë vatrës.
Figura që banojnë në jetën time të brendshme dhe që janë konstantë dhe të gjallë.
F.Pessoa
* * *
Ah!Sikur të mund të takoja personazhet që kam krijuar?
F.Pessoa
* * *
Sendet janë lëndë e ëndrrave
F.Pessoa
* * *
Kur shkrimtari ka gjetur një çarje të pafundësisë ai s’ka të sharë,
pasi ai përfiton nga drita të cilën mund t’ia komunikojë turmës vulgare.
F.Pessoa
* * *
Romani është një eksperiencë fiktive dhe konkrete
F.Pessoa
* * *
Letërsia ka për objekt një lloj përjetësie të patregueshme;
e cila në thelbin e vet ka lidhje me realizimin imagjinar të së parealizueshmes.
F.Pessoa
* * *
…E gjithë letërsia qëndron në një orvatje për ta bërë jetën më reale….
F.Pessoa
* * *
…Çdo mbresë është e pa transmetuar po nuk e bëmë letrare
F.Pessoa
* * *
Konradi kurrë nuk i shpik vendet që përshkruan.
Pasi huazon disa elementë nga realiteti, mediton.
F.Pessoa
* * *
Pasi kishte eksploruar gjithësinë e vet dhe kishte një përvojë jete të gjerë,
ai qe bërë zot i një lënde të mjaftueshme për meditime.
F.Pessoa
* * *
Çdo ndjesi, çdo mendim, çdo imazh duhet ta nxirrni nga vetvetja.
F.Pessoa
* * *
Thurja e intrigës… duhet t’i nënshtrohet provës së imagjinatës dramatike
të autorit dhe elementët e ndryshëm të saj të mos shuhen.
F.Pessoa
* * *
…Arti na çliron në mënyrë iluzore nga shurdhësia e të qenit.
…Në art nuk ka zhgënjim nëse zhgënjimi është pranuar që në fillim.
Në art nuk ka zgjim pasi tek ai nuk kemi fjetur.
F.Pessoa
* * *
Nuk është e thënë që shkrimtari të jetë sentimental,
por që vepra e tij duhet të shkaktojë mallëngjim
- Moore
* * *
Asgjë nga çka ndodhur nuk është e humbur për historinë.
V.Beniamin
* * *
Ne nuk mund të ndryshojmë realitetin,
ne ndryshojmë vetëm syrin që shikon realitetin.
Një besimtar bizantin.
* * *
Në të vërtetë asgjë nuk ngjan më tepër me syrin e Zotit
se sa syri i një fëmije i cili për të parë shikon dhe krijon botën.
N.Kazanzaqis.
* * *
Çdo gjë modelohej si një fenomen i magjishëm,
larg logjikës e më pranë kllapisë së ëndërrimit,
ky delir është kokrra e kripës që e ruan gjykimin nga kalbja.
N.Kazanzaqis
* * *
Eshtë fëmija që jeton akoma brenda meje.
N.Kazanzaqis
* * *
Në gjakun tim qarkullojnë prindërit e mi.
N.Kazanzaqis
* * *
Shpirti im është një klithmë
dhe gjithë vepra ime është interpretimi i kësaj klithme.
Unë u thërras kujtimeve, mbledh jetën time të përhapur nëpër erë.
Unë u thërras kujtimeve,
mbledh jetën time të përhapur nëpër erë.
N.Kazanzaqis
* * *
Krijimi është një gjë magjepsëse, plot pasiguri dhe emocion, si dashuria..
N.Kazanzaqis
* * *
Në çastin kur nisesha të shkruaja romanin “Zorba”
Kërkoja zogun e pa kapshëm që herë pas here përplaste krahët thellë zëmrës sime.
N.Kazanzaqis
* * *
Ishte një krim i fshehur në krizalidë, një dallëndyshe hyjnore
e kishte pushtuar menjëherë dhe ai donte të bëhej flutur.
N.Kazanzaqis
* * *
Një vemje thosha me vete, një vemje që s’është asgjë
dhe dëshiron të bëhet flutur, dëshiron pra, të bëhet një Zorba.
N.Kazanzaqis
* * *
Shko deri atje ku ti nuk do të mundesh më.
N.Kazanzaqis
* * *
Eksperimentimi që nuk thellohet në problemet themelore
sjell rënie në reagimin e publikut.
- Naipaul
* * *
Kur arti imiton jetën dhe jeta nga ana e saj imiton artin,
ky është shpesh herë shkaku pse origjinaliteti i një autori kalon pa u ndjerë.
V.Naipaul
* * *
Konradi kurrë nuk i shpik vendet që përshkruan,
pasi huazoj disa elemente nga realiteti mediton..
Konradi pasi kishte eksploruar gjithësinë e vet
dhe kishte fituar një përvojë jete të gjerë ai qe bërë
zot i një lënde të mjaftueshme për të medituar
V.Naipaul
* * *
Çdo ndjesi, çdo mendim, çdo imazh duhet ta nxirrni ngas vetvetja
V.Naipaul
* * *
Thurja e intrigës duhet t’i nënshtrohet provës së imagjinatës dramatike të autorit
dhe elementët e ndryshëm të saj të mos shuhen.
V.Naipaul
* * *
Atij i mbetet të mësojë pjesën më të rëndësishme të artit,
artin se jo gjithçka shkruhet.
V.Naipaul
* * *
Si piktori ashtu dhe romancieri nuk e pranojnë rolin e vet
si interpretues, ata bëjnë çmos të dalin mbi këtë rol.
- Naipaul
* * *
Sipas mendimit tim modest, Zotëri,
gjithçka që nuk është letërsi është jetë.
Saramago
* * *
Kur pikturoja prindërit dhe gjyshërit me penelin e letërsisë,
kur i transformoja nga njerëz të zakonshëm prej mishi e gjaku
në personazhe, të rinj dhe në mënyra të ndryshme, ndërtues të jetës sime,
po hapja pa kuptuar rrugën në të cilën personazhet që do të krijoja më vonë,
të tjerë personazhe, thjesht artistikë, do të ndërtonin dhe do të sillnin materialet
dhe veglat me të cilat, me në fund, për mirë apo për keq, në materie apo në boshllëk,
në fitim apo humbje, në atë që është e munguar apo në atë që është me tepri,
do të punonin për të kthyer njeriun, me të cilin identifikoj veten sot,
krijues i atyre karaktereve, njëkohësisht i krijuar prej tyre.
H.Saramago
* * *
Poeti duhet t’i mbajë veshët hapur, si një “peshkaqen lakmitar”
për të kapur gjuhën e kohës së vet.
Keats
* * *
Arti nuk shmang universalet
Por godet fort nëpërmjet imtësive.
E.Paund
* * *
Elioti zotëronte… Ndërthurjen e një observimi të mprehtë
Me të papërsëriturën e një klisheje.
E.Paund
* * *
Arti i mirë është një farë realizmi.
Eshtë vështirë të gjesh arsye tjetër për pakënaqësinë që të japin këto poezi.
Nuk ka inteligjencë pa emocion.
E.Paund
* * *
Imazhi është në vetvete gjuha,
Imazhi është fjala përtej gjuhës së formësuar
Ezra.Paund.
* * *
Nuk ka libra më të mirë se sa ata kur një shkrimtar
Është duke shfaqur vetveten në rrëfimin e sjelljes së bashkëkombësve të tij.
R.Gourmond
* * *
Ata shijojnë vetëm atë që është programuar në trurin e tyre.
R Gourmond
* * *
Lidhjet që kanë pjesët mes tyre s’bëjnë gjë tjetër
veç pasqyrojnë lidhjen që ka çdo pjesë me të tërën,
harmonia e pjesëve formon tërësinë, pasi e e tëra i vë bazat e unitetit të tyre.
- Peraison
* * *
Stili është vetë njeriu.
Byfon
* * *
Stili është një lloj maniere ose force,
që quhet origjinalitet.
G Leopardi
* * *
Mijëra lule sikur të mblidheshin së bashku se tregojnë dot bukurinë
dhe madhështinë e një luleje të vetme
J.Kavabada
* * *
Çdo poet ka mbjellë një pemë të ndryshme në pyllin
Në pyllin e magjishëm të pemëve që flasin.
O.Paz
* * *
Kërkimi për modernitet është një lëvizje për te origjina.
Moderniteti më çoi tek burimi i fillesës sime, tek antikiteti im.
…Poeti është një puls në rrjedhjen ritmike të brezave.
O.Paz
* * *
Moderniteti është njç fjalë në kërkim të kuptimit të saj.
…A është i vërtetë një emër që ndërron me kalimin e kohës?
O.Paz
* * *
Endrrat na mbajnë larg nga monotonia e jetës
dhe na lirojnë nga serioziteti.
Novalis
* * *
Imagjinata është vlerë.
M.Kundera
* * *
Romani është një meditim mbi eksperiencën,
parë përmes personazheve imagjinarë.
M.Kundera
* * *
Të gjithë romanet e mi janë variacione të një strukture,
të bazuar te numri shtatë. Kapitujt e romaneve janë si masat e një partiture muzikore.
Ka kapituj në të cilat masat janë të gjata, ka të tjera në të cilat masat janë të shkurtra,
dhe të tjera akoma që kanë në gjatësi të parregullt.
M.Kundera
* * *
Përse shërben kjo e mirë jo lëndësore që është letërsia?
Eshtë një emër që konsumohet gratia sui ,
dhe pra, nuk duhet të shërbejë për asgjë.
Umberto.Eco
* * *
Stili është një mënyrë veprimi sipas rregullave,
zakonisht, mjaft detyruese, dhe atje shihet ideja e normës, e imitimit,
dhe ndjekjes së modeleve. Njeriu në stil do të jetë ai që ka mendjemprehtësi,
guxim(dhe pushtet popullor) që mund të sillet duke i shkelur rregullat ose për të treguar
se ka privilegjin për të shkelur.
Umberto Eco.
* * *
Eksperimenti nuk duhet të bëhet me fjalë por me struktura konceptuale.
- Eco
* * *
Prusti me anë të përtëritjes që i bën të kryerës së thjeshtë, të kryerës, të tashmes,
pjesores dhe të pakryerës përtërin vizionin tonë.
U.Eco
* * *
Për të shkruar romanin “Ishulli i një dite më parë” shkova në detet e Jugut,
në pozicionin e saktë gjeografik për të cilin tregoj, për të parë ngjyrën e detit,
ngjyrën e qiellit, të peshqve dhe të koraleve, dhe në orë të ndryshme të ditës.
U.Eco
* * *
Natyra e botës së nisjes përcakton jo vetëm stilin por dhe vetë strukturën
e bisedës dhe të konfliktit të vazhdueshëm me gjithë rrëfyesit dhe personazhet.
U.Eco
* * *
Shkrimtari…Çdo gjë që shkruan e bën për të thënë diçka dhe për dikë.
Shkruhet vetëm për një lexues.
U.Eco.
* * *
Një kalemxhi i pacipë e përkufizon romanin si akt masturbimi.
I kapur pas sensualitetit ai nuk e kupton dot natyrën e asaj “gjëje shpirtërore”
dhe të asaj përpjekjeje për të krijuar “Qenien” duke hedhur në mënyrë të çrregullt
farën e një shpirti të dëshpëruar prej vetmisë gjer në vegim.
U.Eco.
Komentet