(Nga Arkivi i Voal.ch – E botuar për herë të parë më 15 Mars 2015)
BRONX NEW YORK : Në kujtim të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të diplomatit, shtetarit, përkthyesit, priftit, poetit e historianit shqiptar të shquar, Fan S. Nolit, Federata PanShqiptare e Amerikës, mbajti, dje, një sesion përkujtimor në selinë e saj në Bronx, New York, për ta përkujtuar edhe si një nga themeluesit kryesorë të saj.Më 13 Mars diten qe bëhen 50 vjet që kur Kryepeshkopi Theofan Stilian Noli, vdiq në Florida – SHBA, ishte Vatra, me komunetin shqiptar te Amerikës në përkujtim të 50 vjetorit të ditës, kur u nda nga jeta Noli, e kujtojë me nderim dhe respekt Imzot Nolin, themeluesin kryesor te saj – si një patriot të madh dhe klerik largpamës që bëri të mundur krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare, me bindjen se ne jemi të gjithë, pa dallim feje, motra dhe vëllezër Shqiptarë.Sesionin përkujtimor e hapi Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj, me një përshëndetje rasti. Përveç hymneve kombëtare, kumboi edhe Hymni i Vatrës, i cili u dhurua, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga arkiva e shtetit në Shqipëri, nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.Moderatori i këtij sesioni përkujtimor ishte editori i Diellit, Dalip Greca.Pastor fr. Nathan Preston nga Kisha Ortodokse St. Nicholas bekoi takimin dhe lexoi mesazhin e Atë Arthur Liolin, Kryekancelarit të Kishës së Nolit, dërguar enkas për këtë rast. Më pas, u shfaq dokumentari ”Me Zërin e ngrohtë të Nolit”, nga Arkivi i Vatrës, i përgatitur nga “TV Albanian Culuture”.Disa nga studiuesit e njohur të komunitetit shqiptar, erdhën në këtë sesion përkujtimor, me ligjëratat e tyre të shkurtra (mbasi të plota do të botohen në organin e Vatrës – “Dielli”): – Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu paraqiti kumtesën: “Pranimi i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve dhe roli i Fan Nolit”; – Poeti, studiuesi, ish editor i Diellit- Anton Çefa: “Vatra”, Noli, Konica dhe Wilsoni”, –
Gazetari dhe ish drejtori i Zërit të Amerikës për Europën dhe Azinë, Frank Shkreli “Noli dhe Gurakuqi, Role të mëdha në fatin e kombit” – Ish gazetari i TV të Prishtinës, ish kryeredaktor i gazetës “Illyria”, Sinan Kamberaj: “Noli në fushën e letrave, poet, përkthyes e historian” – Ish gazetari i “Zërit të Amerikës”, studuesi Idriz Lamaj “Noli, Konica, Mbreti Zog- përpjekjet për një Qeveri në mërgim – Letra origjinale” – Editori i Diellit, Dalip Greca “Vatra, Dielli dhe Përcejellja e Imzot Nolit 50 vite të shkuara nga Shqiptarët e Amerikës.
Veprimtaria e poetesha Rita Saliu, përshëndeti me një pozi kushtuar Nolit.
Nepermjet kumtesave iu dha nje rendesi e vecante vendit qe kishte diaspora shqiptare në SHBA, sidomos Vatra dhe Noli për ate periudhë historike të kombit shqiptar./Beqir SINA
********************
LAMTUMIRË KRYEZOT I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS!- 50 VJET NGA SHUARJA E FAN S. NOLIT
Nga DALIP GRECA
“Vatra, Dielli dhe përcjellja e Imzot Nolit 50 vite të shkuara: Pusho në Paqe, At i dashur! Sa të rrojë raca shqiptare, aq do të rrosh dhe Ti në zemrat e popullit shqiptar./
*Vatranët mbajtën 40 ditë zi për humbjen e atit shpirtëror, At Fan S. Noli/
* Misioni shqiptar në New York u ndalua që të merrte pjesë në varrimin e Nolit. Telegrami i Mehmet Shehut dhe i Halim Budos, tendenca për përçarjen e shqiptarëve të Amerikës./
* Shteti komunist i kërkoi Amerikës trupin e Nolit/Jeta e Imzot Nolit kishte marrë goditje në vjeshtën e vitit 1964. Më 2 Nëntor u operua. Mjekët kur e hapën panë se brenda ishte shfaqur e keqja, sëmundja kanceroze që do t’i merrte jetën. E mbyllën sakaq. Pas 2 javësh doli nga spitali. Më 20 Dhjetor u nis drejt shtëpisë dimrore që ia kishte blerë Vatra në Florida. Atje, nën diellin e Floridës do t’i shtynte çastet e fundit të jetës. U shua më 13 mars, në orën 11 të ditës, kur Meri Xhons e kishte nxjerrë të përshëndetej me diellin e ngrohtë. Por gjithçka mbaroi aty. Ai u shua. Lajmi tronditës është përcjellë në Gazetën Dielli të 17 Marsit 1965, e mërkurë me titullin: Shqiptarë a e dëgjuat? IMZOT NOLI NUK ËSHTË MË MES NESH!Në komentin hyrës shkruhej me shkronja të zeza: Njeriu që përfaqësoi racën shqiptare si kryetar Fetar, si shkrimtar, si studiues, si poet, si udhëheqës, nuk është më.Ati i shqiptarëve, që kishte personifikuar të gjithë gjërat e shenjta të gjakut e të traditave shqiptare, vdiq me 13 Mars 1965 në momentin më të vështirë për komunitetin shqiptar në Amerikë dhe në tërë Botën e Lirë si dhe për shqiptarët në Shqipëri. Vatra e shqiptarëve të pastër përulet përpara trupit të kryetarit të saj të djeshëm dhe të sotshëm dhe i puth ato duar të bekuara, që lartësuan Kombin shqiptar dhe Vatrën tonë.
Komisioni i Vatrës urdhëroi 40 ditë zije për të gjithë vatranët për humbjen e prijësit shpirtëror. Përmes lotëve ata ngushëlluan njëri-tjetrin dhe pranë arkivolit të Atit të Kombit vajtuan: Pusho në Paqe, At i dashur! Sa të rrojë raca shqiptare, aq do të rrosh dhe Ti në zemrat e popullit shqiptar. Vatra do të qajë me lot, por edhe do të mburret në çdo kohë, që pati fatin të ketë si Atë, si themelonjës, si prijës, TY- Atin Shqiptarëve!
Në kohëndarjen nga jeta të atij që editoi i pari Diellin, Gazeta e Vatrës kishte për editor Athanas Gegën, një diejtar i kohës, një nacionalist antikomunist ndër më të betuarit, ndërsa kryetar i Vatrës ishte James Thanas.
Në faqen e parë të Gazetës DIELLI publikohej shkrimi i Editorit Gegaj:VATRANË: VDIQ ATI YNË!, ndërsa kryetari i Vatrës në të njëjtën faqe botonte përcjelljen zyrtare të lajmit tronditës:VDIQ ATI I TË GJITHË SHQIPTARËVE. Po në faqen e parë të Diellit, botohej edhe shkrimi”VATRA NË ZI”, një shënim shpirtëror i Antoni Athanans në gjuhën angleze, një esse nga Peter D. Peterson, si dhe mesazhe nga personalitete të botës shqiptare dhe të huaj.
VATRA E MORI LAJMIN TË NESËRMEN
Drejtuesit e Vatrës e kishin marrë lajmin e hidhur, të nesërmen e vdekjes, me 14 mars, ndërkohë që ishin në mbledhjen e bordit. Nga rekordet e Vatrës sjellim reagimin: I hidhëruar thellsisht nga kjo humbje e madhe, Komisioni ndërpreu rendin e ditës, mbajti një minut heshtje dhe më pas filloi nga përgatitjet për përcjelljen e Atit shpirtëror. Vendimi: I gjithë numri i Diellit do t’i kushtohej Nolit!Numri u përgatit në një kohë rekord: U punua të dielën, të hënën, të martën u dërgua në shtypshkronjë dhe u shpërnda të mërkurën. Të gjitha degëve iu përcoll me telefon e telegrame lajmi i vdekjes dhe botimi i Diellit. Ky edicion, që pati dhe një ribotim, u dërgua në të gjitha kolonitë shqiptare edhe në Europë e Australi.
LAMTUMIRË KRYEZOT!
Vdekja e imzot Nolit i pikëlloi thellë shqiptarët e Amerikës. Kryetari i Vatrës shkruante:”Ati i të gjithë shqiptarëve, kryetari ynë shpirtëror, u nda nga ne e na la të shkretë dhe të varfër. Me vdekjen e Tij mbyllet një kapitull i historisë shqiptare, sepse ne humbëm udhëheqësin tonë dhe themelonjësin e Kishës Kombëtare, Federatës Vatra, si dhe të parin prift shqiptar e të parin editor të Diellit. Kryezot dhe metropolit i Kishës sonë, burrë shteti, diplomat,shkrimtar i mbaruar, theolog, muzikant, orator i shquar, poet, studiues i çështjeve shqiptare.
Lamtumirë o Kryezot!
Lamtumirë Ati Ynë, vendin që leni bosh është e vështirë dhe e pamundur ta zërë ndonjë tjetër. Lamtumirë At, se po vete të shlodhesh nga puna e gjatë dhe nga zhurma e kësaj Bote duke u çliruar nga vargonjtë e kësaj jete dhe nga pamarrveshjet që ngjajnë në çdo shoqëri njerëzore. Po ndarja jote, na shqetësoi shumë e na la të shkretë. E të kërkojmë ndjesë se si bijtë e tu nuk e kemi bërë përherë detyrën tonë.
Veprat tuaja, At i dashur, do të çmohen më tepër paskëtaj. Është shumë zor që ta gëlltitim këtë hidhërim, se jemi në mes të valëve dhe s’ka kush të na dërgojë më, të na japë Këshilla për problemet e vështira, që kemi përpara. Ju keni qenë shtylla e fortë ku mbështetej i tërë komuniteti ynë, ju keni qenë shtylla jonë, dhe e popullit shqiptar.
Lamtumirë, o Ati ynë, se ti e kreve punën si një nga njerëzit më të përsosur të racës dhe gjakut shqiptar: Well done! We Will miss You very much!
Çlodhu në qetësi!
“Fortesa e Shqiptarizmës u përmbys”-Kështu e qau ikjen e Noli, dishepulli i tij, editor për 18 vjet i gazetës Dielli,sekretari i Vatrës Qerim Panariti.
UDHËTIMI I FUNDIT NGA FLORIDA NË BOSTON
Noli u shua me 13 Mars. Trupi i Hirësisë së Tij udhëtoi nga Miami i Floridës drejt Bostonit më 15 Mars.Shoqëruesi i tij në udhëtimin mortor drejt Bostonit ishte Geri Riska.Po atë ditë, pra të Hënën e 15 Marsit, në orën 3 e 30 minuta arriti në aeroportine Bostonit. Vatra dërgoi në aeroport që ta prisnin arkivolin: anëtarin e Bordit të saj z. Anthony Athanas, Barny Kirka-arkëtar i Vatrës, dhe Peter Chikos, Mangar i Diellit. Arkivoli me trupin e Imzot Noli nga aeroporti u dërgua në Funeral Home, ku e veshën me rrobat peshkopale. Me 16 Mars arkivoli u dërgua në Kryekishën e Shën Gjergjit. Trupi u ekspozua për vizitorët në mjedisët e KryeKishës së Shëngjergjit me 17, 18, 19 Mars 1965. Shqiptarët e shumtë që kishin ardhë edhe nga kontinete të largët, përuleshin me nderim para arkivolit dhe qanin me lot të nxehtë ikjen e prijësit. Drejtuesit e Vatrës i shprehën ngushëllimet para arkivolit të kryetarit të tyre, të mërkurën e 17 Marsit.
Editori Athanas Gegaj shkruante:”I veshur me rrobat e praruara episkopale, i mbuluar me Flamurin Kombëtar, …Ai dukej se po flinte gjumin e përjetshëm.Fytyra si në bronx, e zbehtë, pa shumë rudha.” Mbi arkivolin e Nolit u përulën mbi 5 mijë shqiptarë.
PËRCJELLJA NGA KRERËT FETARË
Lamtumirën ia dhanë me lutje e fjalime të zjarrta Ikonom Sokrat Sotiri, i cili foli në gjuhën shqipe dhe Atë Sotir Dilogjika në gjuhën angleze.
Në Kishën e Shëngjergjit u organizuan ceremonitë e rastit. Krerët fetarë nuk i kursyen vlerësimet dhe lutjet. Imam Vehbi Ismaili, e cilësoi ikjen e Nolit si një fatekqësi, që goditi gjithë koloninë shqiptaro-amerikane, e mbarë popullin shqiptar, pse me këtë fatkeqësi shqiptarët humbën frymëzuesin e parë të ndjenjave kombëtare, udhëheqësin dhe Kryemësuesin e të gjitha Lëvizjeve Patriotike, fetare e kulturore në këtë vend të bekuar. Me këtë humbje, tha ai, shuhet një kandil që ndriçoi dhe udhëhoqi me sukses Lëvizjen e madhe kombëtare në SHBA.
Dijetari tjetër fetar, Baba Rexhepi, e konsideroi Nolin si një pishtar që ndriçoi botën shqiptare për gjysëm shekulli, njeriu që krijoi Atdhe, aty ku s’pat, këtu në Amerikë. Me ikjen e Nolit,tha ai, fiket një pishtar i ndritun që për më se një gjysmë shekulli i dha dritë botërisht Atdheut të largët me pendën e tij fatlume në lami të ndryshme të diturisë. Emigracioni shqiptar, i hershëm dhe i ri, humbi pionierin që u mundua dhe ia doli më së miri për të krijuar Atdhe aty ku s’pat. Në Amerikë Imzoti, mbas përpjekjeve të tij politike, me suskes e pa sukses- të kohës së rinisë,e zhvilloi veprimtarinë e vet të shumanshme në lëmin e diturisë, që spikati në tre drejtime kryesore: Histori, Liturgji dhe Muzikë. Por ajo që do ta bëjë të pavdekshëm Imzot Nolin në Historinë e hershme dhe të vonë të Diasporës shqiptare, është krijimi mes vështirësive i Kishës Orthodokse Metropolitane Shqiptare në Amerikë: Luftë nga të Huajtë dhe moskuptim nga të vetët!
Monsinjor Zef Oroshi, shkruante në ngushëllimin përcjellës:” Me rastin e humbjes së pazëvendësueshme të Metropolitit të Madh, dëshiroj t’u parqes bashkëvllaznve Orthodoks të Amerikës, në emën të Grupit Katolik Shqiptar- teksa të formuem, dhe timin personal, përdhimtuninat ma të thellat e ma të ndieshmet, njëheri tue i lutë Zotit të gjithëpushtetshëm, që t’i ndrisi Për zgjedhjen e Pas-Ardhsit dhe vijimin e veprës së pavdekshme të Metropolitit Fan Stylian Nolit: Për Fe e Atdhe!-R.I.P
At. Dr. Zef Oroshi.
NDARJA E FUNDIT- 20 MARS 1965 NË FOREST HILLS
Varrimi u krye të premten me 20 Mars 1965. Lulet dhe lotët e shqiptarëve të Amerikës i dhanë lamtumirën e fundit në një ditë të ftohtë, ditë me borë. Vatra kishte porositur të gjitha degët të përfaqësoheshin në përcjelljen e Atit, ata që s’kishin mundësi të porositnin kurora me lule. Në krye të kortezhit mortor printe Governori i Shteti z.John Volpe me krerët fetarë. Bota shqiptare përfaqësohej jo vetëm nga të gjitha orgnanizata në SHBA, por edhe nga Kanadaja, Evropa e Australia. Ishin mijëra qytetarë shqiptarë dhe amerikanë që e përcollën kryeprijësin e shqiptarëve të Amerikës.
Në varrezat e Forest Hills, të mbuluar nga dëbora, arkivoli u ndal. Imam Vehbi Ismaili dhe Baba Rexhepi do të mbanin fjalime lamtumire.
Bashkë me Nolin po mbyllej aty në Forest Hills epoka mëse 50 vjeçare Noliane.Sami Repishti në përcjelljen e imzot Nolit shkruante në Dielli: Tetëdhjet e sa vjetë ma parë, kur Shqipnia s’ishte zojë dhe shqiptarët s’ishin zotë, lindi Noli. Në gji të ngrohtë familjesh arbnore Ai mësoi Shqipen, kur shqipja s’shkruhej, desht Shqipninë kur ajo fyhej, desht shqiptarin, kur ai përbuzej, desh të vorfnin për ç’ka s’kishte, desh vëllaun pse s’pati vlla, desh njeriun si krijesë të Zotit….E kishte thanë Zoti që Noli të flasë gjuhën e shqiptarëve…Vdekja e mori Nolin, por Noli vetë, na la Nolin përjetë mes nesh!
Degët e Vatrës dhe vatranët nga të gjitha anët ngushëllonin për ikjen e kryetarit të tyre. Arkëtari i i asaj kohe i Vatrës, Barney Kirka vajtonte:” Imzot, shtjerrë sytë nga qielli e vështro dhe vizito këtë vreshtë që e ka mbjellë dora jote, dhe na ndriço që të plotësojmë porosinë tënde të çkëlqyer. Nga Ohio përcillej vaji i kryetarit të degës 54, ndërsa Ingj. Mahmut Cungu, e cilësonte imzot Nolin si “Ylli i fundit dhe më i shkëlqyshmi i Rilindjes Kombëtare….
Nga Nju Jorku në emër të degës 29 ngushëllonin Kryetari Shazuvan Pashun dhe Sekretari Agim Karagjozi.
Degët e Vatrës nga Chikago, Detroit, Meriland, Pitsburgh, PA, Ontario-Canada, e shumë të tjrea ngushëllonin me telegrame.
NOLI DHE TESTAMENTI SHPIRTEROR
Edhe organizatat e tjera u bënë pjesë e dhimbjes së kolonisë shqiptare për Ikjen e Imzot Nolit. Familja Mbretërore ngushëllonte me 17 Mars, që nga Madridi:” Lajmi i idhët i humbjes të patriotit të madh Imzot Nolit na shqetësoi së tepërmi. Shërbimet e mëdhaja që i ka sjellë Atdheut kanë qenë dhe mbeten gjithmonë të çmushme. Si unë dhe Mbertnesha bashkohemi me Vatrën në këtë zi të madhe. Shpirti i Tij u qetësoftë në Paqe e qetësi!
Leka I
Në emër të Komitetit Shqipëria e Lirë, ngushëllonte Prof. Rexhep Krasniqi: “Thellësisht të prekur për humbjen e madhe që ka pësuar Kombësia e Shqiptarëve me vdekjen e Imzot Fan S. Nolit, udhëheqësit të ndritshëm shpirtëror, letrarit gjenial, mbrojtësit të shquar të shqiptarizmit në Botë,bashkëthemeluesit dhe Kryetar Nderi i Vatrës famëmadhe, në emër të Komitetit Shqipëria e Lirë, ju shpreh ngushëllimet më të ndjeshme.”- Rexhep Krasniqi, Kryetar.
Në emër të Asmblesë së Kombeve të Robëruara ngushëllonte kryetarin e Vatrës James Thanas, Z.Vasil Gërmenji-Kryetar dhe Brutus Coste, sekretar i përgjithshëm. Për Hasan Dostin, vdekja e Peshkop Nolit, patriot i madh, themelonjës i Kishës Autoqefale, Kryetar Nderi i Federatës Vatra, ishte një humbje e rëndë për të gjithë Kombin Shqiptar. “Shoqërohem në zinë që goditi Vatrën dhe shfaq ndjenja të simpatisë së sinqertë. Populli Shqiptar është i sigurtë se Vatra do të vijojë mbushjen e Misionit të mbrojtjes së Lirisë, indipendencës së tërësisë toksore të Shqipërisë dhe mbajtjes së presitigjit të Kishës Autoqefale Orthodokse që përfaqësojnë Testamentin shpirtëror të Përjetshëm të Kryeprijësit të Madh që varroset sot jashtë Atdheut në tokën e Georgë Washngtonit.”- Hasan Dosti Los Angeles.
Në emër të Ballit Kombëtar të Bashkuar ngushëlonin Theodor Papalilo dhe Halim Begeja, nga Blloku Independent Kol Çuni, në emër të Partiasë Katundare Organizata e Bashkimit Shqiptar dhe Heroizma Shqiptare, ngushëllonte Isa Elez Ndreu, në emër të Lidhjes së tretë të Prizrenit ngushëllonte Ismet Ukë Sadiku, nga Australia ngushëllimet e shqiptarve i përcillte Safet Aliaj, nga shqiptarët e Turqisë ngushëllonte kryetari i Kolonisë Shqiptare të Stambollit dr. Tare Libohova.
Për vdekjen e Nolit shkroi edhe shtypi amerikan: The New York Times, Boston Globe, The Evening Gaztte- Worcester, Boston Herald,The Boston Sunday Globg, Post Journal-Jamestown, Worcester Daily Telegraph, Miami Herlad etj.
MISIONI SHQIPTAR ANKOHET NË OKB
Misioni Shqiptar kërkoi leje tek Qeveria Amerikane që të shkonte në ceremoninë e varrimit të Nolit në Kryekishën e Shën Gjergjit, që t’i bënte nderet në emër të Shtetit Shqiptar, por nuk u lejua. Shefi i Misionit Shqiptar u ankua me anë të një proteste drejtuar sekretarit të përgjitshëm të Kombeve të Bashkuara. Përgjigjen e dha publikisht në media në emër të autoriteteve amerikane Mr. Stefenson, kryetar i misionit Amerikan në OKB. Ai shprehu nderim për Peshkop Nolin në emër të qeverisë amerikane, por tha se nuk mund ta kuptonte se si mund të nderohej një fetar si Noli nga Kryetari i Misionit Shqiptar, që përfaqësonte një qeveri ateiste”! Ja si e komentoi DIELLI refuzimin e amerikanëve: “Përfaqësuesit e Misionit Permanent të Qeverisë Komuniste të Tiranës, për arsye diplomatike, nuk u lejuan të vinë në Boston. Kurora lulesh të dërguara nga autoritetet komuniste të Tiranë figuronin në Shën Gjergj. Gjesti i Qeverisë amerikane, nuk ka të bëjë me popullin shqiptar; ky është vetëm një akt diplomatik mes Tiranes e Washingtonin, janë masa reciproke e asgjë tjetër.”
Gjithësesi qeveria e Tiranës nuk e gëlltiti lehtazi masën ndaluese të amerikanëve, por shkoi më tej: Kërkoi trasportimin e trupit të Kryepeshkop Nolit në Shqipëri. Këtë kërkesë të Qeverisë së Tiranës e konfirmon Dielli në kronikën e shkurtër me titull ”Trupi i At Nolit Pushon në Amerikë”, publikuar me 24 Mars. Dielli shkruan: Sipas informatave që kemi, Qeveria Komunsite e Tiranës kërkoi transportimin e trupit të Kryepeshkopit tonë në Shqipëri. At Noli që nga viti 1932, kur mori pasaportën amerikane, jetoi vazhdimisht në Amerikë dhe qe një nështetas amerikan. Gazeta jonë nuk bën asnjë koment më shumë për këtë çështje.
Megjithatë, duket se editori dhe Vatra ndërrojnë mendje për të mos e komentuar faktin, aq më shumë kur Shefi i Misionit Permanent Shqiptar dhe Kryeministri Mehmet Shehu, dërgojnë telegrame ngushëllimi(Ia dërguan Kishës), që tentojnë të përçajnë shqiptarët e Amerikës. Thënë më shqip, Qeveria e Tiranës bënë prova nëse mund ta shkëpusë Nolin nga Vatra pasvdekjes. Në numrin e Diellit të 7 prillit 1965, Vatra i rikthehet problemit të Mehmet Shehut dhe Halim Budos. Dielli merr shkas nga një telegram që kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë Mehmet Shehu, i dërgonte Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë. Dielli korrekton Mehmet Shehun dhe Halim Budon, përfaqsuesi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, për formulimin gabim të emërtesës së Kishës shqiptare në Amerikë dhe për togfjalshin që përdor Mehmet Shehu, vëllezërve patriotë. Dielli shkruan” Gabon rëndë Mehmet Shehu kur na drejtohet me fjalët ”Vëllezër patriotë”, ne nuk jemi vëllezër të atyre që shtypin popullin. Gabon rëndë edhe kur e kërkon trupin e Hirësisë Noli drejtëpërdrejtë nga Kisha kombëtare -amerikane. Ai harron se -Kisha, duke qenë një institucion amerikan nuk ka të drejtë të vendos në një çështje kaq delikate e që është kompetencë e autoriteteve amerikane, dhe vetëm i atyre, sepse At Noli është nënshtetas amerikan. Këto gjëra Mehmet Shehu i din, por nuk i dijnë”patriotët vëllezër”(këtu është fjala për anëtarët e Organizatës Shqipëria e Lirë, që bashkëpunonin ngushtësisht me regjimin e Tiranës), që duke qenë amerikanë, lipset që të mos çajnë fare kokën për shokun Mehmet Shehu, qesëndis Dielli. Shqiptaro-amerikanët kanë për Kryetar presidentin L. B.Johnson. Pra Mehmet Shehu na fyen rëndë duke kërkuar të na ndajë dhe të themelojë këtu në Amerikë një kollonë të pestë me’vëllezërit patriotë”.
Dielli merret gjatë me telegramin e Halim Budos, me tituj kilometrikë.
“Amerika bëri mirë, që e ndaloi diplomatin sepse Halim Budo mbron Kinën, Vietnamin e Veriut, Kubën dhe atakon Amerikën. Kësaj i thonë përfaqësi e popullit shqiptar? “. Budo-, shkruan Dielli, që është njeri me kulturë, por janë kanë larë trurin me doktrinën e Marksit, Englesit, Leninit, Stalinit e Maos, – citon Nolin më së pari në”Kryetrimat që çliruan Shqipërinë” e harron se kjo shprehje ishte e mirë në atë kohë, por pastaj nuk pinë më ujë , sepse Amerika i konsideronte si aleatë ata që u fshihnin nën maskën e Frontit Nacionalçlirimtar, çpikje si ato të gjitha vendeve komuniste, që përmbysin një regjim e ngrinin një tjetër dhe më të zi.
Dielli komenton një shprehje të Budos në telegramin ngushëllues, ku shkruante:” Fronti Demokratik i Shqipërisë e Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë parë gjithëmonë te personi i Nolit patriotin e madh e të palodhur.”
“Akoma nuk janë mërzitur me këto shprehje?” shkruan Gazeta e Vatrës: Sa për At Nolin, po ta kishte pasur në dorë Qeveria e kuqe, Ati Ynë sigurisht do të kishte mbaruar në burg ose edhe në litar, ku kishin shkuar shokët e tij. Një njeri, siç ishte Peshkop Noli, do të kishte protestuar me tërë afshin e zemrës së tij kundër gjaksirave që ngjanë nën regjimin komunist gjer në ditët e sotme. Tani kërkojnë të na e grabisin për së vdekuri,e të lavdërohen me emrin e tij.
Dielli replikon gjatë me telegramin propagandistik të kryediploamtit komunist në New York, që përpiqej t’i hidhe benzinë zjarrit të përçarjes, duke i ndarë shqiptarët e Amerikës në armiq dhe vëllezër patriotë.
Sigurisht qëllimi i Qeverisë komuniste nuk u relaizua, Kryetari i Vatrës mbeti përjetë me Vatrën.
Në fjalimin e tij të lamtumirës në Kongresin Amerikan, më 18 dhjetor 2020, në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel u ndal pak edhe te një nga historitë e tij të preferuara, vizitën që Harry Bajraktari i bëri kongresistit të ri në Zyrën e tij në Bronx.
Ishte një vit i rëndë për shqiptarët e Kosovës. Slobodan Millosheviqi ishte në kulm të popullaritetit të tij dhe kishte nisur përpjekjen për ta kthyer Jugosllavinë në Serbosllavi. Hapi i parë për këtë ishte eliminimi i Autonomisë së Kosovës dhe zbatimi i një sistemi segregacioni për shqiptarët që do të prekte shkollat, spitalet dhe çdo institucion të domosdoshëm të jetës së përditshme. Një ditë vjeshte, në Bronx, një biznesmen i ri, Harry Bajraktari, që kishte ardhur me prindërit nga Kosova, në moshën 13-vjeçare, i përfshirë nga emocionet rreth asaj që po ndodhte në Kosovë trokiti në derën e kongresistit të lagjes, në Bronx. Nju Jork. Harry ishte vetëm 32 vjeç dhe pas një suksesi të madh në biznesin e pronave të patundshme me partnerin dhe dajën e tij Rrustem Gecaj, po përpiqej si shumë shqiptarë të tjerë të bëhej avokat i Kosovës në politikën amerikane. Ndonëse nuk kishte takim, kongresisti e priti. Engel ishte lindur dhe rritur në lagjet e varfra në Bronx dhe i njihte shqiptarët por për Kosovën nuk dinte shumë. Por e dëgjoi me vëmendje vizitorin dhe premtoi se do të mësonte më shumë. Harry premtoi se do t’i dërgonte informacione vazhdimisht. Ashtu si Harry, edhe Eliot Engel ishte relativisht i ri. 42-vjeçar, i sapozgjedhur në Kongresin Amerikan; ai ishte ende duke mësuar rrugët në Uashington dhe influence e tij politike ishte minimale.
Në shumë kuptime, ai takim mund të ngjante si humbje kohe, nëse keni parasysh se shqiptarët kishin miq të fuqishëm në kryeqytet si kryetari i shumicës në Senatin Amerikan, Bob Dole, senatorët Al D’Amato dhe Larry Pressler apo kongresistë të famshëm si Tom Lantos e me përvojë të madhe si William S. Broomfield. Por nga ai takim nisi një miqësi e re që vetëm u rrit dha fryte për dekada me radhë. Engel do të bëhej shumë shpejt një nga kongresistët më të informuar e më me fantazi në Kongresin Amerikan. Jo vetëm që pati vizionin të themelojë Kaukusin e Çështjeve Shqiptare në Kongres, por mësoi si të kalonte kufirin më të vështirë në botë atë mes legjislativit amerikan dhe ekzekutivit, duke u hapur dyer shqiptarëve në shumë institucione e agjenci federale qeveritare amerikane. Lidhjet e tij personale me presidentit Bill Clinton dhe George W Bush patën një rëndësi të madhe historike për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan. Asnjë ambasador apo kompani lobimi në Uashington nuk do të bënte dot çfarë ka bërë ai në këto vite. Çdo delegacion shtetëror shqiptar nga trojet shqiptare në Uashington, është pritur, orientuar, këshilluar, ndihmuar e promovuar nga Zyra e Engelit në kryeqytetin amerikan, pa asnjë interes apo shpërblim. Në vitin 1991, Harry themeloi gazetën “Illyria”, e cila bombardoi për vite me radhë rrethet politike dhe diplomatike në Uashington me fushatë informuese për Kosovën dhe shqiptarët. Në vitin 1996 u themelua Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.
Së bashku me zyrën e kongresistit Engel të tria këto institucione koordinon veprimet e tyre në shërbim të kauzës shqiptare në Uashington. Historinë e tij të gjatë të bashkëpunimit me shqiptarët e kam përshkruar në një libër kushtuar jetës së tij. Ai bëri shumë miq personalë në këtë komunitet nga vëllezërit Bitici te Vehbi Bajrami (botuesi gazetës “Illyria” (që nga 2006), e shumë të tjerë me lidhje që kalonin politikën dhe ishin familjare e shoqërore. Engel ishte një mik që kishte humor, humanizëm dhe mirëkuptim. Kur u bë kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Engel u bë një nga figurat më të fuqishme të politikës së jashtme amerikane në një kohë të rëndësishme kur interesi dhe vëmendja amerikane po largoheshin nga Ballkani dhe pozitat tradicionale me të cilat ishin mësuar shqiptarët. Edhe njëherë u gjend për ne në kohën e duhur, në vendin e duhur. Një mësim i madh i kësaj historie është vlera e fillimeve modeste të avokatisë në shërbim të një çështjeje. Të përpiqesh të lidhesh me figurat dominuese të politikës është e arsyeshme.
Janë ata që mund të bëjnë kthesat e mëdha. Por nuk duhen harruar ata që sapo kanë nisur rrugën e tyre: udhëheqësit e ardhshëm të brezave që po vijnë. Gati 37 vjet më parë, Harry Bajraktari nuk u nis duke bërë kalkulime strategjike, kur trokiti në derën e kongresistit të sapozgjedhur. Por ai akt i sinqertë pa paragjykime për moshën dhe emrin e kongresistit të ri hodhi themelet e një bashkëpunimi nga më të frytshëm në historinë e komunitetit shqiptar në Amerikë. Njihuni me njerëzit që ju përfaqësojnë në nivelet më të ulëta, njihni politikanët e rinj, ata që ende duken si të parëndësishëm e të panjohur. Shpesh ndikimet dhe përvojat e hershme në jetë, mbeten të pashlyeshme. Aq më mirë nëse u përkisni brezave të afërt. Është një mundësi për të dy palët për të mësuar e edukuar njëra-tjetrën. Sidomos kur e di që po punon për një kauzë të drejtë e me zemër të pastër, avokatia nuk është punë, por një mënyrë për të mbushur jetën dhe shpirtin.
Në demokraci, dallimet në pikëpamje janë normale. Por bllokada dhe përçarjet politike në Kosovë po e tejkalojnë çdo kufi.
Historia na mëson një të vërtetë të thjeshtë: edhe kundërshtarët më të ashpër, kur është në pyetje interesi kombëtar, gjejnë mënyra për të punuar së bashku.
Shembullin e fundit e kemi në Shtetet e Bashkuara. Nënpresidenti amerikan JD Vance ka pasur në të kaluarën kritika të forta ndaj Presidentit Donald Trump. Por sot, ata kanë lënë dallimet anash dhe punojnë së bashku në një administratë, për të mirën e vendit.
Ngjashëm ndodhi edhe në vitin 2008, kur Presidenti Barack Obama dhe Hillary Clinton, pas një gare të ashpër mes tyre, bashkuan forcat në interes të shtetit.
E njëjta frymë mbizotëroi edhe në vitet ’90. Presidenti Bill Clinton dhe Senatori Bob Dole, nga dy parti rivale, bashkuan forcat për çështjen e Kosovës. Falë këtij bashkëpunimi, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur.
Edhe historia jonë kombëtare jep të njëjtin mësim. Marrëdhënia e tensionuar mes Mbretit Zog dhe Faik Konicës nuk i pengoi ata që, kur e kërkoi interesi i shtetit, të bashkëpunojnë.
Udhëheqësit e vërtetë dëshmohen në kohë krizash. Pyetja është: a ka Kosova udhëheqës që janë të gatshëm të tejkalojnë interesat personale apo partiake dhe të vendosin shtetin në radhë të parë?
Të gjithë përfaqësuesit politikë, pa përjashtim, kanë shkëmbyer akuza të rënda. Por sot, për hir të vendit dhe interesit kombëtar, duhet të dalin përtej tyre dhe të bashkëpunojnë.
Nuk mund ta imagjinoni sa keq shihet Kosova nga jashtë me këtë bllokadë të tejzgjatur. U bë kohë që miqtë tanë në Washington, në çdo bisedë që kemi, na qortojnë duke na thënë se, nëse Kosova, një vend i vogël, nuk po arrin të gjejë marrëveshje brenda vetes, çfarë prisni nga ne?
Rastin e fundit e kisha në takimin me Presidentin Bill Clinton, i cili më pyeti për situatën në Kosovë dhe nëse është zgjidhur kriza politike. Është e vështirë për ne ta shpjegojmë këtë situatë. I kemi duart e lidhura.
Ne duhet t’i tregojmë botës se jemi të aftë ta udhëheqim vendin tonë. Kjo situatë shkon në favor të Serbisë dhe të gjithë atyre që nuk e duan përparimin e Kosovës.
Çdo orë e humbur e dëmton ekonominë, sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit euro-atlantik.
Prandaj, u bëj thirrje të gjithë liderëve politikë:
Uluni.
Bisedoni.
Gjeni zgjidhje.
Bëjeni për Kosovën. Historia i kujton ata që ofrojnë zgjidhje, që e zhvillojnë vendin — jo ata që e bllokojnë
Mos harroni ku ishim dhe ku mund të jemi, nëse punojmë së bashku.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar
***
Harry Bajraktari është një personalitet i shquar shqiptaro-amerikan, themelues dhe botues i gazetës “Illyria” në shqip dhe anglisht (1991–1998), si dhe nënkryetar themelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). Veprimtar i përjetshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, ai është nderuar me “Urdhrin e Lirisë” nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (2025), me Medaljen “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani (2014), me “Çmimin Presidencial për Shërbim Vullnetar” nga Presidenti amerikan George W. Bush (2006), si dhe me vlerësim nga Kongresi amerikan, me nismën e Kongresmenit Eliot Engel, me rastin e 50-vjetorit të ardhjes së familjes Bajraktari në SHBA si dhe me shumë çmime, medalje e mirënjohje nga organizata të ndryshme dhe nga bashki në Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë.
Vatrani Vetaran Ramiz Mujaj shkruan në rrjetin social:
“Foto me Vatranët.
Foto historike. Kjo foto më përkujton shumë gjëra në selinë e Vatrës me ish kryetari e saj Dr.Gjon Buçaj me bijtë e tij, Edward dhe Alex Buçaj: Alexi ishte percaktues i pikave në bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe ne vitin 1999. Si dhe miku im Vatran, historiani Idriz Lamaj . Nje mik i çmuar Vatran ma dergoi këtë foto i jam mirënjohës.
Para pak javësh mora ftesën zyrtare për t’iu bashkangjitur Samitit të IV të Diasporës, i cili çelet këtë javë në Tiranë.
Do të gënjeja po të thosha se nuk u befasova.
Për ata që më njohin mua, rrugëtimin tim, dhe kontributet e mia për Shqipërinë, kjo ftesë mund të dukej një vlerësim krejt i natyrshëm, ndoshta dhe i vonuar, por sidoqoftë i pritshëm.
Por befasia ime lidhet me faktin se prej gati një dekade kam qenë dhe vazhdoj të jem shënjestër e sulmeve të shumta, direkte dhe indirekte, nga po të njëjtët përfaqësues të diasporës që sot mirëpresin të ulen në të njëjtën sallë me mua.
Jo sepse sot ata më në fund vlerësojnë vërtet mendimin tim apo kanë ndryshuar qëndrim ndaj bindjeve të mia, por sepse çdo përfshirje, qoftë edhe formale a simbolike, i shërben një agjende të mirëllogaritur proqeveritare.
Ata që deri dje nuk lanë epitet pa përdorur për të më diskredituar, sot shpresojnë që pjesëmarrja ime t’u shtojë një numër më shumë në listat e gojëmbyllurve të blerë, dhe një emër më shumë në shërbim të fasadës së një uniteti të rremë.
Samiti i Diasporës, prej një dekade tashmë, ka qenë dhe mbetet një instrument politik i Ramës për të pastruar imazhin e qeverisjes së tij.
Vet krijimi i Këshillit Koordinues të Diasporës ishte një hap për të katapultuar patronazhistët jashtë vendit në role të dukshme, për të shtrirë ndikimin e Ramës në diasporë, si edhe për të kontrolluar mesazhin dhe votën përtej kufijve.
Por kjo përpjekje thjesht ka krijuar një dallim të dukshëm mes patronazhistëve të blerë, që tregtojnë propagandën pro-Rama pas dyerve të mbyllura të ambasadave, dhe patriotëve zëlartë pro-Shqipërisë, që përballen vazhdueshëm me sulme të koordinuara nga ‘dora’ e Ramës në diasporë.
Përtej ftesave të personalizuara, videove me inteligjencë artificiale apo vargjeve të sforcuara për “bijtë e historisë”,
Samiti i Diasporës mbetet një lavatriçe propagandistike e premtimeve të zbrazëta dhe arritjeve të rreme ndër vite, si dhe një përpjekje patetike për të hedhur hi syve të shqiptarëve anembanë, të cilët përballen çdo ditë me realitetin e krimit, korrupsionit dhe keqqeverisjes së Ramës.
“Me thuaj me kë rri, të them se kush je”, thotë një shprehje popullore. Prandaj, ndonëse mirënjohëse për individët në veçanti që më ftuan në shenjë vlerësimi, vazhdoj të zgjedh të mos jem në një sallë me ata që e shohin Samitin e Diasporës si një trampolinë për në kolltukët e drejtorive KÇK, që vazhdojnë të varfërojnë e rrënojnë Shqipërinë.
Dega Vatra Manhattan Branch ju drejtohet lidhur me nje permbajtje te transmetuar ne platformen tuaj, ku nje individ eshte prezantuar si “Kryetar i Vatres” dhe eshte paraqitur sikur organizata ka funksionuar nen drejtimin e tij.
Ky prezantim eshte faktikisht i pasakte dhe krijon nje perceptim te gabuar per publikun, duke mos reflektuar realitetin aktual te procesit ne zhvillim, i cili eshte nen trajtim nga Gjykata Supreme e Shtetit te New York-ut.
Ne praktiken e mediave ne SHBA, publikimi i informacionit te pasakte qe ndikon ne reputacion ose krijon konfuzion publik mund te sjelle pasoja civile, perfshire:
• Pergjegjesi per shpifje ose keqinformim
• Kerkesa per korrigjim ose terheqje permbajtjeje.
• Demtim te besimit publik dhe reputacionit te medias.
Per kete arsye, ne kerkojme:
• Heqjen ose korrigjimin e menjehershem te kesaj videoje nga platforma juaj.
• Sqarimin publik te natyres reale te procesit ne zhvillim.
• Shmangien e prezantimeve qe krijojne autoritet te pa verifikuar.
Qellimi i kesaj kerkese eshte te parandalohet keqinformimi dhe te ruhet integriteti i komunikimit publik.
Presim qe kjo ceshtje te trajtohet me seriozitet dhe pa vonese.
Në pranverë të vitit 1896 kombëtaristi Ferit Vlora takoi ambasadorin e Austro-Hungarisë në Stamboll, Heinrich Calice që t’i shprehë mendimin e tij për planet e Ballhausplatz, ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë.
Ferit Vlora e falenderoi për Austro-Hungarinë, për rolin e saj ndaj myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës. Austro-Hungaria ishte kujdesur të fitojë besimin e myslimanëve Shqiptarë. Gjatë vizitës, Ferit Vlora i dha një memorandum ambasadorit Austro-Hungarez, Calice. Ky dokument ishte i rëndësishëm, pa ekzagjerim.
Një zyrtar udhëheqës i perandorisë Ottomane si Ferit Vlora ishte duke pyetur Austro-Hungarinë, një perandori e Krishterë Europiane për mbrojtje të popullit Shqiptar me shumicë myslimane.
Memorandumi i Ferit Vlorës ishte në thelb një plan i detajuar politik dhe ai përfundoi duke shërbyer si baza e programit të konferencës së Vienës më 1896 dhe të ashtuquajturit ”Planet e Veprimit Shqiptar ” që ishte rezultat i konferencës.
Ferit Vlora kërkoi që ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë të luajë një rol si mbrojtëse kundër Sllavëve të Ballkanit dhe gjithashtu të fillojë një politikë Shqiptare të qëndrueshme kundër sulmeve të Portës së Lartë ndaj Shqiptarëve, në mbrojtje të kombit Shqiptar.
Kjo politikë ndërhyrëse e Austro-Hungarisë ishte që të kishim anën ushtarake dhe atë ekonomike.
Ferit Vlora propozoi që luftanijet Austriake të dukeshin më shpesh në portet Shqiptare, sa të munden dhe Austro-Hungaria të marrë koncensione për ndërtimin dhe administrimin e hekurudhës në Adriatikun Lindor.
Deri më 1896 brënda kornizës së kultit të Protektoratit Katolik, vetëm Shqiptarët Katolikë që banonin në Shqipërinë Veriore i përkisnin juridiksionit të Vienës.
Në datat 17 Nëntor, 8 dhe 23 Dhjetor 1896 u mbajt konferenca për Shqipërinë në Vienë me qëllim të diskutohej Politika e Re Shqiptare.
Në takime ishin bashkëministrat Agenor Goluchowski dhe Benjamin Kallay, si dhe disa ekspertë që ishin ftuar.
Kush ishin pjesëmarrësit e konferencës së Vienës për Shqipërinë?
Julius von Sundenhorst, ishte një ish-student në akademinë e gjuhëve Orientale në Vienë që kishte trajnuar konsuj, përkthyes, ekonomistë; ai ishte zyrtari udhëheqës në ministrinë e Jashtme. Ai ishte i identifikuar jo vetëm si një ekspert në Çështjen Shqiptare, por gjithashtu edhe si një autoritet ndërkombëtar dhe publicist në perandorinë Ottomane, në tregëtinë e Lindjes, në Levant e Siri.
Norbert Schmucker ishte një tjetër ish-student në akademinë e gjuhëve Orientale që shërbeu në disa konsullata Shqiptare nga 1881-1893.
Adalbert Fuchcs, shefi i departmentit për politikën koloniale ishte ftuar prej ministrive të Jashtme.
Kallay solli Lajos Thalloczy, një ekspert në Orient, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri.
Konsulli i përgjithshëm në Shkodër, Theodor Ippen ishte ftuar nga ministritë e Jashtme edhe nga eksperienca e tij e pjesshme si një diplomat civil në Sanxhakun e Pazarit të Ri.
Julios Pisko pas gradimit në akademinë e gjuhëve Orientale shërbeu si konsull në Beograd, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipërinë gjeografike.
Ambasadori Austro-Hungarez në Stamboll Heinrich Calice rekomandoi tek organizatorët e konferencës priftin Shqiptar Prenk Doçi.
Prenk Doçi ishte pjesëmarrës i Kryengritjes së Lidhjes së Prizrenit kundër Ottomanëve, 1878-1881. Doçi i shpëtoi ekzekutimit duke ikur në Romë me ndihmën e shërbimit konsullor të Austro-Hungarisë.
Në Romë Prenk Doçi punoi si sekretar i kardinalit Antonio Agliardi, diplomat i Papatit që e mori Doçin si delegat apostolik të Papatit në Kanada dhe Indi për të riorganizuar kishën Katolike.
Heinrich Calice pati një marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë me Prenk Doçin, e cila u zhvillua gjatë periudhës së luftrave Ballkanike kur Doçi ishte nunçio në Vienë. Doçi e prezantoi veten si një nga ekspertët e Papës për Shqipërinë.
Duke qënë pjesës e nismës Shqiptare, Prenk Doçi shkroi një memorandum për ministritë e Jashtme Austro-Hungareze më 1897, në të cilin ai bëri sugjerime konkrete fokusuar në potencialin organizativ të Shqipërisë, si një shtet.
Nëse ndonjë analizon propozimet e Prenk Doçit, të cilat përfshinin një rajon Katolik, Principatë Katolike, në Shqipërinë Veriore si një njësi administrative autonome e varur formalisht nga Porta e Lartë dhe praktikisht e varur nga Austro-Hungaria duket fare thjeshtë e mundur, se Doçi kishte parasysh shëmbullin në Indi kur shkroi këtë memorandum.
Shënimet e konferencës së Vienës shfaqin se ministritë e Jashtme dhe të Financave të Austro-Hungarisë luajtën role të ndryshme strategjike në krijimin e politikës së Re për Shqipërinë.
Ky material është bazuar në punimin shkencor me materiale arkivore të arkivave të perandorisë Austro-Hungareze nga K. Degovics.
Më rastin e hapjes së ndeshjes sportive tashmë tradicionale Bulls-Indiana Parcers në Çikago,grupet artistike me program të pasur kulturor të traditës së këngëve dhe të valleve shqiptare,krijuan atmosferë të këndshme për sportdashësit amerikanë.Kjo paraqitje është hera e parë në historinë e klubit të njohur Bulls,që,përmes tipareve të kulturës e të traditës shekullore të popullit shqiptar,i jep pamje e shije artistike në Unitet Center për frymën e sportit,kur e kur arti sportiv di të bashkojë njerëzit në Amerikë dhe në botë.
Në kalendarin e veprimtarisë kombëtare të KSHA-së është vënë në spikamë kjo ngjarje për afirmimin e vlerave të kulturës e të traditës së këngëve dhe të valleve popullore shqiptar,thotë me entuziazëm të frymës së brezave të rinj në Çikago,kryetari i KSHA-së,Edon Shaqiri.Para publikut sportdashës amerikanë,koreografi me përmasën ndërkombëtare Altin Naska,kishte afruar për mbrëmjen sportive të klubit Bulls në sallën e ngjyrosur kuq e zi, me tipare të traditës të këngëve dhe të valleve shqiptare të trevave etnike,që,tingujt dhe vokali i këngëve u duartrokitën gjatë nga të pranishmit në NBA në Çikago.
Programit të mbrëmjës sportive,i dhanë shije artististike grupet me kostumet tradicionale shqiptare,Shqiponjat,grupi,,Arbëria,,nxënësit e shkollës shqipe,,Kongresi i Monastirit dhe Gurra Foundatia në Çikago dhe Viskansin.Një pamje vizuele që ishte e veçantë në këtë mbrëmje sportive ishte logoja ,,Benny the Bull,,me plisin shqiptar,të realizuar nga Print Studio nën drejtimin e Joka Siko.
Tingujt e këngëve dhe të valleve u realizuan me vokalin e Camilla Nometi,ndërsa Olti Vata me tingujt e akorduar të çiftelisë dhe Ilir e Adem Hasani me tupan,e mbuluan atmosferën artistike në sallën sportive NBA në Çikago.Këtë program të mbrëmjes sportive mori pjesë shefi i misionit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa,Drilon Zogaj dhe përkrahja e tij për afirmimit e vlerave kulturore shqiptare për popullin mik të Amerikës.
Vendimi i Gjykatës sot e bën të qartë atë që shumë e dinin, por pak e thanë: Vatra duhet të kthehet tek parimet.
Në këtë rrugë nuk isha vetëm.
Dega Vatra Manhattan Branch ishte promotori dhe mbështetja ime më e madhe.
Ajo ishte një familje e madhe që qëndroi pranë meje në çdo hap.
—–
NUK U NDALA.
Gjyqet nuk më trembën kurrë.
Edhe kur shumë kënaqeshin, unë vazhdova luftën dhe asnjëherë nuk u ndala.
Protestova sepse e ndjeja që ky pisllëk nuk duhet të përsëritet, ashtu siç ndodh në Shqipëri.
Këto metoda gjyqësore i përdorin vetëm ata që janë të pasigurt.
Ata mendojnë se janë të pathyeshëm dhe duan të mos lënë askënd të flasë.
Por kjo kohë mbaroi.
Vatranë të nderuar u bashkuan në rrugën time të pandalshme.
Protestat te shtëpia e Vatrës nuk u ndalën.
Na sollën policinë. Na mbyllën dyert. Por ne kurrë nuk u dorëzuam.
Lidershipi i vetshpallur nisi presionin: letra kërcënuese, përpjekje për përjashtim, mbledhje kundër meje, të cilat ishin qesharake.
Gjyqet vazhduan, nga Boston Federal Court, në New York Federal Court, deri në Supreme Court.
Siç u shpreh edhe vetë një prej tyre: “Duam t’i harxhojmë lekët Agustinit.”
Koha u vështirësua.
Por Zoti dhe familja ime ishin pika ime e forcës.
Ajo më mbështeti dhe më inkurajoi që kjo është lufta që duhet të fitoj.
Sepse mjaft më me përndjekje, mjaft më me padrejtësi.
O Sot ose kurrë.
Dhe që nga ai moment, zemra dhe bindja ime për të luftuar nuk u ndalën.
Përkundrazi, u forcuan edhe më shumë. Çdo fitore kundër tyre më jepte më shumë forcë për të vazhduar.
Në këtë rrugë nuk isha vetëm.
Dega Vatra Manhattan Branch ishte promotori dhe mbështetja ime më e madhe.
Ajo ishte një familje e madhe që qëndroi pranë meje në çdo hap.
Bashkë bëmë një përballje që Vatra nuk e kishte parë as në kohërat më të vështira të saj.
Pastaj mora nismën për hapjen e gjyqit bashkë me një grup vatranësh, shtatë patriotë që u bashkuan që kjo të mos ishte vetëm një betejë personale, por të bëhej betejë e vatranëve.
Dhe ashtu ndodhi.
Sot dua të falënderoj nga zemra të gjithë anëtarët e degës Vatra Manhattan Branch, si dhe çdo vatran që iu bashkua kësaj lufte, për të çliruar Vatrën dhe për ta vendosur atë në rrugën e idealeve për të cilat u krijua.
Jam shumë krenar që sot nuk jemi më pak. Jemi shumë. Dhe kjo është fitorja më e madhe.
Sepse kjo betejë më mësoi një gjë, e vërteta mund të shtypet për një kohë, por nuk mund të shuhet.
Presioni mund të të lodhë, por nuk të thyen nëse je i drejtë, dhe një njeri i vetëm mund të nisë një rrugë që shumë të tjerë e vazhdojnë.
Ky nuk është thjesht një shkrim.
Është një rrugë që u bë me sakrificë.
Vendimi i Gjykatës sot e bën të qartë atë që shumë e dinin, por pak e thanë: Vatra duhet të kthehet tek parimet.
Procesi duhet të jetë i drejtë.
Askush nuk është mbi rregullat.
Për këdo që ka dyshime, vendimi është i qartë dhe publik.
Unë nuk u ndala kur ishte e vështirë. Nuk do të ndalem as tani.
Kjo nuk është fitore personale. Kjo është fitore e Vatranëve.
Sot, kjo rrugë nuk është më vetëm e imja.
Është e të gjithë Vatranëve dhe për këtë arsye, jam i bindur më shumë se kurrë se Vatra do të triumfojë.
Në jetën e një kombi, rrallë lindin figura që me shembullin e tyre arrijnë të frymëzojnë jo vetëm një brez, por shumë breza me radhë. Figura që nuk dallohen vetëm për suksesin, por për rrugën e vështirë që kanë ndjekur për ta arritur atë. Sot, me respekt dhe përulësi, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e Agim Bardhës – një njeri i thjeshtë në dukje, por i jashtëzakonshëm në shpirt dhe në vepra.
I lindur më 7 prill të vitit 1937 në Shqipëri, jeta e tij nisi në një kohë të vështirë për vendin dhe për popullin shqiptar. Fëmijëria e tij nuk ishte e lehtë. Ishte një kohë kur liria ishte e kufizuar dhe ëndrrat shpesh mbeteshin të parealizuara. Në vitin 1953, përballë një regjimi që nuk lejonte frymëmarrjen e lirë, ai dhe familja e tij morën një nga vendimet më të vështira – të largoheshin nga atdheu i tyre.
Ky nuk ishte thjesht një udhëtim gjeografik. Ishte një rrugëtim i mbushur me sakrifica, pasiguri dhe sfida të mëdha. Nga Shqipëria në Greqi, më pas në Gjermani dhe në fund në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – çdo hap ishte një provë e forcës së karakterit dhe e shpresës për një jetë më të mirë.
Në Amerikë, Agim Bardha nuk kërkoi rrugë të lehta. Ai filloi nga e para, si shumë emigrantë të tjerë, duke punuar si berber. Me përkushtim, disiplinë dhe ndershmëri, ai ndërtoi një jetë të denjë për veten dhe familjen e tij. Por brenda tij jetonte një shpirt që kërkonte më shumë, një shpirt që nuk kënaqej vetëm me mbijetesën – por kërkonte të sfidonte vetveten.
Përtej sukseseve të tij në botën e biznesit dhe sportit, Agim Bardha ka lënë gjurmë të rëndësishme edhe në fushën e modës dhe estetikës. Në “Sallonin Bardha”, ai jo vetëm ofroi shërbime të nivelit të lartë, por krijoi një hapësirë ku stili, eleganca dhe profesionalizmi u ndërthurën në mënyrë unike. Ky sallon u kthye në një pikë referimi për komunitetin, duke reflektuar vizionin e tij për bukurinë dhe përkushtimin ndaj detajit.
Në moshën 27-vjeçare, në një moment që shumëkush do ta konsideronte të vonuar për të nisur një karrierë sportive, ai mori në dorë për herë të parë shkopin e golfit. Pa trajner, pa mbështetje profesionale, pa një rrugë të hapur përpara – vetëm me vullnetin e tij dhe besimin se mund të arrinte diçka më të madhe. Vetem duke pare se pronari Nino Gena lunte golf. Ai u dashurua me Golfin, luante dhe stervitej papushim.
Dhe pikërisht aty fillon historia e tij e jashtëzakonshme.
Me këmbëngulje të rrallë dhe një disiplinë të hekurt, Agim Bardha arriti të zhvillojë aftësitë e tij në golf, duke u bërë një lojtar i respektuar në arenën ndërkombëtare. Ai garoi në turne prestigjioze si Senior PGA Tour në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në European Senior Tour në Europë.
Në këto gara, ai nuk ishte thjesht një pjesëmarrës. Ai ishte një konkurrent i denjë, që përballej me lojtarë me përvojë të madhe dhe arriti rezultate të shkëlqyera. Vendosjet e tij në pozicione të larta në turne si Scottish Seniors Open janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij.
Por madhështia e Agim Bardhës nuk qëndron vetëm në rezultatet sportive. Ajo që e bën historinë e tij të pavdekshme është mënyra se si ai arriti këto suksese. Ai nisi vonë. Ai ishte autodidakt. Ai nuk kishte privilegjet që shumë të tjerë i kishin. Dhe megjithatë, ai arriti të ngrihej në një nivel që shumëkush vetëm mund ta ëndërrojë.
Jeta e tij është një mësim i madh për të gjithë ne. Një dëshmi se asnjëherë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat. Se pengesat nuk janë fundi i rrugës, por fillimi i një sfide të re. Se forca e njeriut nuk matet me rrethanat ku lind, por me mënyrën se si ai i përballon ato.
Sot, Agim Bardha nuk është vetëm një emër në historinë e sportit. Ai është një simbol i krenarisë shqiptare në botë. Një shembull i gjallë i asaj që mund të arrijë një shqiptar me punë, përkushtim dhe besim në vetvete.
Ai përfaqëson historinë e mijëra emigrantëve shqiptarë që lanë pas gjithçka për të ndërtuar një jetë më të mirë, dhe që me mundin e tyre i dhanë emër dhe dinjitet komunitetit shqiptar kudo në botë.
Në këtë moment reflektimi, ne nuk kujtojmë vetëm një sportist. Ne kujtojmë një njeri që jetoi me dinjitet, që luftoi me ndershmëri dhe që arriti me meritë.
Le të jetë jeta e tij një frymëzim për të rinjtë, për ata që dyshojnë në vetvete, për ata që mendojnë se është vonë për të filluar. Le të jetë historia e tij një dritë që na udhëheq drejt besimit se gjithçka është e mundur kur nuk dorëzohesh.
Dhe ndërsa e kujtojmë me respekt dhe mirënjohje, le të themi me bindje të plotë:
Agim Bardha nuk ishte vetëm një kampion në golf.
Ai ishte një kampion i jetës.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.
REFUGJATI SHQIPTAR GJEN SUKSES TË RI NË SENIOR TOUR, LARG NGA BERBERHANA
The Telegraph , 14 Korrik 1988
Nga Lee Benson, Redaktor Sporti
Të dielën e kaluar, përpara raundit final të turneut GTE Northwest Classic në Kenmore, Washington, Agim Bardha, duke luajtur mes pretendentëve në grupin e tretë nga fundi, iu afrua partnerit të tij të lojës dhe i tha:
“Prej kohës kur u arratisa nga Shqipëria nuk kam ndjerë kaq shumë emocione në stomak.”
Arnold Palmer i buzëqeshi me mirëkuptim.
Pa dyshim, rruga nga Shqipëria e izoluar nga komunizmi deri në Senior PGA Tour në Amerikë është e gjatë, e ndërlikuar dhe plot vështirësi — një rrugë që Bob Rosburg do ta përshkruante si “një goditje e pamundur.”
Por ja ku është Agim Bardha — i gjatë vetëm 1.65 m dhe 63 kg — dëshmi e gjallë se është e mundur. Se mund të arrish këtu nga atje.
Këtë javë ai ndodhet në Jeremy Ranch, duke luajtur në Showdown Classic, me dollapin e tij mes lojtarëve me mbiemra që fillojnë me “B”, pranë Butch Baird dhe Miller Barber — dhe siç thotë vetë:
“Shpresoj të mos zgjohem kurrë nga kjo ëndërr.”
Ai ka fituar tashmë 27,293 dollarë këtë sezon — një shumë e madhe në krahasim me prerjet e flokëve (do vijmë tek kjo më vonë). Vetëm javën e kaluar fitoi 9,625 dollarë në Northwest Classic — çeku më i madh në karrierën e tij profesionale. Ai realizoi 71 goditje në raundin final — një më shumë se Arnie (Palmer) me 70 — dhe përfundoi në vendin e shtatë, vetëm katër goditje pas fituesit, Bruce Crampton.
Të thuash që Agimi dhe Arnie ndoqën rrugë të ndryshme për të arritur në të njëjtin vend është pak.
Kur Palmer u bë profesionist në vitin 1954 dhe nisi një nga karrierat më të mëdha në histori, Agimi jetonte në një kamp refugjatësh shqiptarë në Greqi, duke nisur jetën e tij drejt lirisë.
Agimi e donte vendlindjen, por regjimi komunist i instaluar pas vitit 1947 nga ndikimi sovjetik e kishte shkatërruar atë jetë. Në vitin 1953, në moshën 14-vjeçare, ai u arratis bashkë me nënën dhe tre vëllezërit. Familja kaloi malet drejt Greqisë, duke shmangur patrullat kufitare komuniste.
“Ishte e rrezikshme?” — e pyesin.
“E rrezikshme? Mendoni se është e rrezikshme të arratisesh nga Rusia? Kjo ishte edhe më keq,” përgjigjet ai.
Megjithatë, ia dolën.
Pas 14 muajsh në Greqi, shkuan në Gjermani, ku jetuan dy vite, dhe më pas emigruan në Shtetet e Bashkuara. Agimi u vendos në Detroit dhe filloi punë në industrinë e makinave.
Ai punoi në prodhimin e modeleve Lincoln-Mercury të vitit 1957, por më pas u pushua nga puna.
Në kërkim të stabilitetit, u regjistrua në një shkollë kozmetike në Detroit, u diplomua dhe hapi sallonin e tij të flokëve.
Për 25 vite ai punoi si berber.
Deri në moshën 50-vjeçare… kur vendosi të ndiqte golf-in.
Ai e kishte nisur këtë sport në moshën 27-vjeçare, pasi një operacion në shpinë e detyroi të linte futbollin. Shpejt u bë një lojtar i apasionuar, autodidakt, që luante në fundjavë — i varur nga loja, por edhe i frustrur, sepse koha ishte para.
Megjithatë, ai arriti të fitojë disa turne amatorë në Michigan. U kualifikua katër herë në kampionatin kombëtar Mid-Amateur dhe çdo herë kaloi fazën e prerjes.
Por golfi mbeti një pasion… deri vitin e kaluar, kur fitoi kampionatin Michigan Mid-Amateur dhe Michigan Senior Open.
Shumë njerëz e inkurajuan të provonte Senior Tour.
Njëri prej tyre ishte Chuck Koches, anëtar i Red Run Country Club në Birmingham, Michigan — një lojtar me përvojë në Walker Cup dhe Masters.
Agimi vendosi ta provojë.
Ai mori pjesë në shkollën kualifikuese të PGA në Florida dhe u kualifikua për sezonin 1988 të Senior Tour duke u renditur në vendin e 9-të. Çeku i parë profesional ishte 1,000 dollarë.
Ai e vendosi çekun në kornizë, e vari në murin e sallonit të tij… dhe e mbylli derën.
Që atëherë, ai udhëton në turneun Senior, duke luajtur krah emrave të mëdhenj si Palmer, Casper, Player dhe Crampton — yjet që dikur i shihte në televizor ndërsa priste flokë.
“Po kaloj kohën më të bukur të jetës sime,” thotë ai.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa mirë më kanë pritur të gjithë. Më ndihmojnë, më japin këshilla, më qetësojnë që të mos bëj gabime.”
Dhe në këmbim… ai u pret flokët atyre.
Kujtdo që ka ende flokë, ai i stilon — në dhomat e zhveshjes, në hotel, kudo.
Vetëm dje, Butch Baird hyri në dhomën e zhveshjes dhe i tha:
“A nuk mendon se më duhet një prerje?”
“Po dukesh pak i çrregullt,” iu përgjigj Agimi.
“Ky djalë është i shkëlqyer… na duhej një berber këtu,” tha Baird.
Dhe nuk e kishte fjalën për Miller apo Jerry.
E kishte për Agim Bardhën — refugjatin shqiptar që arriti në këtë nivel me shumë mund — dhe që nuk ka ndërmend të harrojë kurrë rrënjët e tij.
Në foto: Sergio (Sejdi) Bitiçi, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko
Ardhja ne ShBA e liderve demokratë, Dr. Sali Berisha e Dr. Gramoz Pashko, ishte lajm i bujshem ne Diasporë.
Ata moren pjese ne prezencen e ceremonise se nënshkrimit te rivendosjes të lidhjeve diplomatike mes Shqipnise dhe ShBA, qe japin fund mosnjohjes diplomatike prej 52 vitesh mes dy shteteve.
Ishin mysafir te familjes Bitiçi dhe qendruen ne banesen tone, ne Greenwich Village, NY.
Nuk kishin strategji per kontaktimin e medias, prandaj ne orgaizuem nji komision te vogel per kete qellim. Me stafin tone modest kontaktuem media me kete PRESS RELEASE, ku CNN u pergjigj me interviste te rastit. Ja Press Release e lëshuar më 17 Mars 1991, si më poshtë:
“Liderët Demokatë të Shqipërisë vizitojnë Shtetet e Bashkuara
Dr.Sali Berisha dhe Dr.Gramoz Pashko, themeluesit e së parës parti opozitare në Shqipëri në 52 vjet arritën të mërkurën në SHBA të bëjnë takime në Departamentin e Shtetit të SHBA, me liderë të Kongresit dhe Agjensi të Ndihmave. Vizita e tyre është një zhvillim historik sepse ata përfaqësojnë për herë të parë në 52 vjet liderët e opozitës nga Shqipëria që kanë vizituar SHBA.
Shqipëria, diktatura e fundit staliniste në Europë, do të mbajë të parat zgjedhje të lira më 31 Mars. Dr.Berisha dhe Dr.Pashko janë liderët e Partisë Demokratike. Partia Demokratike paraqet opozitën më të fortë ndaj Qeverisë Komuniste të Presidentit Ramiz Alia. Dr.Berisha dhe Dr.Pashko janë duke bërë takime në Departamentin e Shtetit, me liderë të Kongresit të SHBA dhe Agjensi të Ndihmave për të diskutuar për transformimet demokratike dhe të kërkojnë ndihma ekonomike. Të premten, ata ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, që i jep fund mosnjohjes 52 vjeçare midis dy shteteve. Gjatë qendrimit të tyre të shkurtër ata do të takohen edhe me komunitetin Shqiptaro-Amerikan.
Një konferencë shtypi nga Dr.Berisha dhe Dr. Pashko do të mbahet të djelën, më 17 Mars në orën 2:00 PM në sallën e ballove të Roosevelt Hotel, Madison Avenue 45th Street, New York.
Vini re se Dr.Berisha dhe Dr.Pashko e flasin rrjedhshëm anglishten
Eventi organizohet nga: Sergio (Sejdi) Bitici, John Bitici, Mike Bitici
Shefi i Ceremonive: Sergio (Sejdi) Bitici (212) 371-8144”
Salla qe kishim rezervue ne Rosevelt Hotel ne Madison Avenue, mblodhi 900 vete te komunitetit.
Mund te them pa modesti se Dr. Berisha u lancue ate dite si President i shtetit Demokratik, Shqipnise, qe posa doli nga sketerra e diktatures komuniste.
Në një moment historik dhe vendimtar, drejtësia më në fund ka triumfuar për Vatrën dhe për të gjithë ata vatranë që besuan në parimet e saj themeluese dhe e drejta. Pas vitesh shqetësimesh, përpjekjesh dhe betejash ligjore, Gjykata Supreme e New York-ut ka marrë një vendim që rikthen ligjshmërinë, transparencën dhe rendin demokratik në Federatë.
Pardje ishte një seancë e gjatë dhe e nxehtë gjyqësore dhe dje na erdhi vendimi i fundit i gjykatës që sjell qartësi dhe drejtësi:
• Kuvendi i shpallur i 25 prillit nuk do të zhvillohet.
• Kushtetuta e vitit 2022 shpallet e pavlefshme, (dhe për pasojë të gjitha veprimet e bazuara në të janë të pavlefshme)
• Një Kuvend i ri do të mbahet më 27 qershor, sipas kërkesës tonë.
• Kushtetuta e vitit 1926, sot në 100-vjetorin e saj, shkruar nga korifenjt e Vatrës, Konica dhe Noli, kthehet edhe një herë dokumenti i vetëm ligjor që udhëheq Vatrën, kjo sipas kërkesës tonë.
• Të gjithë anëtarët e Vatrës kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjidhen.
• Dyert e mbyllura të Selisë së Vatrës do të hapen për të gjithë vatraët që më parë ishin lënë jashtë.
Ky vendim nuk është thjesht një fitore ligjore, por fitore edhe e moralit vatran, është një rikthim te identiteti dhe vlerat e vërteta të Vatrës. Është një dëshmi se askush nuk është mbi rregullat dhe se demokracia nuk mund të zëvendësohet me vendime të njëanshme, një mesazh i qartë se Vatra nuk mund dhe nuk do të jetë kurrë pronë e askujt dhe dëshmi se e drejta triumfon.
Kjo situatë filloi në Kuvendin e Vatrës të shkurt të vitit 2022, kur një Kanunore e re u propozua, por nuk u miratua dhe nuk u certifikua kurrë sipas rregullave. Megjithatë, ajo u trajtua si e vlefshme nga drejtuesit, duke u përdorur si bazë për ndryshime të rëndësishme strukturore. Madje, pas përfundimit të Kuvendit, iu shtuan edhe nene të tjera në mënyrë klandestine, në kundërshtim të plotë me çdo procedurë demokratike. Kryetari i Vatrës, i zgjedhur për një vit, tjetërsoi votat dhe qendroi në krye të Vatrës jashtë çdo të drejte dhe morali demokratik për më shumë se 4 vjet.
Sikur nuk u mjaftuan me kaq, të gjitha strukturat drejtuese nuk u zgjodhën sipas Statutit, por u emëruan nga kryetari i Vatrës duke e kthyer Vatrën në një piramidë pa baze ligjore.
Detyrimet për transparencë financiare çdo katër muaj, u shpërfillën për më shumë se katër vite. Mbi $80 000 të mbledhura nga vatranët për termetin në Shqipëri, nuk dihet fati tyre. Vatranët dhe publiku shqiptar nuk patën asnjë transparence se ku shkojnë pagesat e anëtarësisë, donacionet, te ardhurat nga reklamat apo nga qeratë e apartamenteve të Vatrës. Për 4 vjet nuk u paguan taksat e shtetit apo as faturat e ujit të shtëpisë së Vatrës, që rrezikoi marrjen nga shteti të saj. Kërkesat për auditim të pavarur u refuzuan vazhdimisht.
Lista e abuzimeve është pafund. Këto nuk ishin gabime të vogla, por shkelje serioze të parimeve të përgjegjshmërisë dhe mirëqeverisjes, të një organizate famëmadhe si Vatra.
Pergjegjes për këtë situatë, mendoj se janë ata që janë në timonin e Vatrës, Elmi Berisha kryetar dhe Alfons Grishaj nënkryetar, po ashtu edhe Pashko Camaj sekretar, si nënshkrues i gjyqeve ndaj Vatranëve.
Dhjetra vatranë që ngritën zërin me kritikën e tyre për të shpëtuar Vatrën nga ky degradim i vlerave të saj, u përjashtuan, u anatemuan, u paditën nëpër gjyqe apo ju mbyllën dyert e Vatrës. Kjo goditi rëndë jo vetëm strukturën, por edhe shpirtin e organizatës duke krijuar një ndarje të madhe në mes vatranëve.
Për më tepër, gjatë kësaj periudhe, shumë nga veteranët e Vatrës dhe intelektualët që për dekada kanë kontribuar në ruajtjen dhe forcimin e saj, u lanë mënjanë, dhe nuk u trajtuan me respektin që meritojnë. Zëri i tyre, përvoja dhe mençuria e tyre, në vend që të vlerësoheshin, u injoruan, duke dëmtuar jo vetëm unitetin, por edhe vetë frymën e organizatës.
Në Nëntor 2025, një grup i madh anëtarësh ndërmorën hapin e duhur ligjor, duke kërkuar nga gjykata të shqyrtojë vlefshmërinë e bazës ligjore të strukturave të Vatrës dhe të ashtuquajturës Kanunore e re. Në Janar 2026, megjithëse çështja ishte në gjykim, drejtuesit e Varës shpallën Kuvendin e ri të Vatrës me 25 prill 2026, kuvend që do të mbulonte një herë e mirë shkeljet dhe abuzimet 4-vjeçare. Ne kërkuam nga gjykata ndërhyrje urgjente për të parandaluar dëme të mëtejshme të pariparueshme. Gjykata miratoi një urdhër ndalues të përkohshëm ndaj drejtuesve të Vatrës (TRO), duke ndalur këtë proces.
Ndërsa pardje ishte një seancë e gjatë dhe e nxehtë gjyqësore dhe dje na erdhi vendimi i fundit i gjykatës që sjell qartësi dhe drejtësi, vendimet e së cilës i shkrova më lart.
Së fundmi, mbas këtë përballje, ndihem mirë që isha ndër të parët që ngrita zërin kundër këtyre padrejtësive dhe shkeljeve, duke filluar këtë lëvizjeje për rikthimin e ligjshmërisë dhe demokracisë në Vatër. Për pasojë isha i pari që drejtuesit me moral të kufizuar më dënuan me “fletërrufe”, më përjashtuan, më paditën në gjykatat e larta Federale dhe Supreme të Massachuset dhe New York në emër të Vatrës dhe kërkuan miliona dollarë shpërblim. Në vazhdim gjykatat mohuan një nga një dhe të gjitha kërkesat dhe mocionet e drejtuesve e Vatrës ndaj meje. Pavarësisht kërcënimeve, presioneve dhe përpjekjeve për të më heshtur përmes proceseve gjyqësore, dhe me shpenzime të mëdha financiare, nuk u tërhoqa. Qëndrova i palëkundur në mbrojtje të së vërtetës dhe të interesit të Vatrës, së bashku me dhjetra vatranë të tjerë që iu bashkuan kësaj kauze të drejtë.
Sot unë personalisht, së bashku me miqtë e mij vatranë që ngritën zërin, që qëndruan të palëkundur përballë presioneve dhe që luftuan për të vërtetën, ky është një moment krenarie dhe drejtësie.
Por mbi të gjitha, ky është një moment reflektimi dhe bashkimi.
Le të shërbejë kjo fitore si një urë bashkimi, jo si një arsye për ndarje. Le të rikthejmë dialogun, mirëkuptimin dhe frymën e bashkëpunimit. Vetëm të bashkuar mund të përmbushim misionin e saj dhe të ndërtojmë një të ardhme më të fortë dhe më të drejtë për Vatrën.
Me Kuvendin e 27 qershorit përpara, kemi një mundësi të artë për të rifilluar mbi baza të shëndosha, me ligjshmëri, disiplinë, transparencë dhe përfshirje të vërtetë të të gjithë anëtarëve. Është koha për të rikthyer besimin, për të respektuar kontributin e çdo brezi dhe për të ecur përpara së bashku.
Është koha që të kthehemi në mision e shenjtë të Vatrës: të mbrojmë dhe promovojmë çështjen kombëtare shqiptare, të ruajmë identitetin, gjuhën dhe kulturën shqiptare në diasporë, si dhe të forcojmë lidhjet midis shqiptarëve kudo që ndodhen. Ky mision kërkon përkushtim, unitet dhe integritet, vlera që duhet të udhëheqin mendjet dhe veprat tona në vazhdim.
Sot është koha që të gjithë anëtarët e Vatrës, pa dallim se kë kanë mbështetur në të kaluarën, të lënë pas përçarjet dhe të shohin përpara me përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë. Kur u ndamë, të gjithë humbëm, humbi Vatra, tani që fituam, të gjithë fituam, fitoi Vatra. Vatra është më e madhe se çdo individ apo grup. Ajo i përket të gjithëve.
KUVENDI I 25 PRILLIT SHPALLTET I PAVLEFSHËM – VENDIMI I GJYKATËS ËSHTË I DETYRUESHËM
Dega e Vatrës Manhattan Branch (VMB), në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Supreme të Shtetit të New York-ut, informon publikun dhe gjithë anëtarësinë se:
• Çdo veprimtari e mëparshme e shpallur jashtë kuadrit ligjor, përfshirë të ashtuquajturin “Kuvend” i datës 25 Prill, nuk ka vlefshmëri dhe konsiderohet i pavlefshëm.
• Procesi i Kuvendit të Federatës “VATRA” do të zhvillohet sipas vendimit të gjykatës, me datë 27 Qershor 2026, në përputhje me Kanunoren e vitit 1926.
• Të gjitha degët janë të detyruara të paraqesin listat e anëtarësisë brenda afatit të përcaktuar nga gjykata.
Ky vendim erdhi si rezultat i insistimit të Degës Vatra Manhattan Branch dhe të vatranëve të palëkundur, të cilët qëndruan fort në mbrojtje të Kanunores së vitit 1926, ligjshmërisë dhe integritetit të Federatës Vatra.
Vatra Manhattan Branch rithekson se çdo përpjekje për të vepruar jashtë këtij vendimi përbën shkelje të rendit ligjor dhe do të trajtohet në përputhje me ligjin.
Ftojmë Gazetën Dielli, si organ zyrtar i Federatës, që të informojë në mënyrë të drejtë dhe të plotë komunitetin mbi këtë vendim dhe mbi ecurinë ligjore të Kuvendit.
Komentet