Arian Çani mbrëmë kishte ftuar tek Zona e Lirë Ilir Metën,
nga ku hodhi fishekzjarre të serta për Edi Ramën dhe Erion Veliajn;
këtë program e mban publiku, tha Çani, i cili vite më parë ka marrë kërcënime nga njerëzit e Edi Ramës dhe prej asaj kohe marrëdhëniet midis tyre kanë mbetur të ngrira, akull.
Nga Zona e Lirë duket se Çani nuk ka simpati për Piktorin.
Por kur emisionin e mban publiku, a nuk e di Çani se publiku nuk i do fare politikanët shqiptarë.
E di Çani e di.
Aq më tepër kur Ilir Meta e ka aleat bashkekzistencial Edi Ramën !
Që do të thotë se është Edi Rama kryeministër, prandaj është Ilir Meta kryetar parlamenti.
Aq më tepër ne e dimë atë proverbin se miku i mikut tim është miku im, ndërsa armiku i mikut tim është edhe armiku im.
Por Doktori e urren këtë aleancë midis atyre të dyve dhe u rri gati kurtheve dhe intrigave,
ndërsa ata të dy, dmth Rama-Meta betohen se aleanca e tyre është e betonuar,
paçka se hekurat e betonit dhe çimentoja mund t’u ketë skaduar afati me kohë.
Me këtë ftesë për Metën, Çani a mos po kërkon të amplifikojë Berishën.
Dmth të punojë për Doktorin ?
Pyetje është ?
Që ta kalojë Metën në krahun ku e pret partneri i tij i vjetër, të cilin Meta e braktisi në ditën e rrenave, se ju e dini se aleanca Meta-Rama është firmosur në 1 prill.
Arian Çani e ka ftuar shpesh Sali Berishën në emisionin e tij, ku deklarativisht Sali Berisha hiqet se është në opozitë me Ilir Metën.
Në media të pavarura, çdo gjë do të gjente justifikim, por në Shqipëri jo!
Nuk del kush në televizion pa leje!
Sepse aty çdo hallkë është e lidhur me tjetrën.
Pra zgjidhni pak këtë rebus.
Komentet