Dialog në erë
dialog në ferr
arbitri dirigjon
në Bruksel
ti dhe viktima
sy për sy
në hije dhe diell
dialog në erë
dialog në terr
arbitri dirigjon
në Bruksel
dialog në log
dhëmb për dhëmb
që urat shemb
dialog i qorrtë
dialog i lodhtë
dialog i ngordhtë
ti me dhëmbë çeliku
të implantum
viktima
me dhëmbë
të thymë, të coptum
dialog në terr
viktima në hell
arbitri dirigjon
në Bruksel
viktima vikat
ka hak
ti veshët
me dyll i mbush
Brukseli hepohet
pro teje për fushë
vikama e viktimës
shpirtin përtej e shpon
Brukseli baketën
e dirigjentit
e hedh në hon
edhe pastaj gjithë ovacion
këlthet
rrofte dialogu
dialogu asht mbret!
(Kjo poezi është botuar në librin me poezi të Elida Buçpapajt Ujshëm, Onufri, 2019)
Dialog në erë
dialog në ferr
arbitri dirigjon
në Bruksel…nuk di se çfarë do thoshte diçka më me vlerë Fishta
Ju flm shumë i nderuar Adem! Ju përshëndes, Elida
Vargje që thekshëm reflektojnë një shpërthim mesazhi, një qortim e një këshillë… që përbrenda mbërthejnë realitetin e jetës dhe të kohës si një histori të tërë…
I nderuar Sejdi, ju shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time! Ju përshëndes, Elida