VOAL

VOAL

Analiza; Liria e fjalës, liria për t’u mbledhur dhe foltoret e Berishës – Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Europën

November 6, 2021

Komentet

Arkiv i Voal.ch 4.11.2010 – DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Tashmë rezultatet e zgjedhjeve për senatin e kongresin amerikan janë shpallur. Demokratët humbën shumicën në Kongres, ndërsa arritën që të ruajnë shumicën në Senat, megjithëse me diferencë të ngushtë. Për ne shqiptarët pak rëndësi ka se kush fiton, pasi si Demokratët, ashtu dhe Republikanët janë mbështetësit e dëshmuar të shqiptarëve si komb.

Por këto zgjedhje kishin si risi pjesëmarrjen në garë të Joe Dioguardit, këtij amerikani me rrënjë shqiptare, i cili ka më tepër se 20 vjet që e mbron çështjen shqiptare në metropolin e politikës botërore Washington D.C.
Në faqen elektronike të garës për Senatin Amerikan, tashmë Joe Dioguardi e ka pranuar fitoren e kundërshtares së tij, për të vazhduar me sfidat që e presin.

Nëse do të kishte fituar, ish Kongresmeni Joe Dioguardi, që njihet si lobisti më i famshëm dhe më suksesshëm i shqiptarëve në Washington D.C., do të hynte në histori si Senatori i parë me rrënjë shqiptare në Senatin Amerikan për të përcjellë aty zërin e shqiptarëve dhe mbrojtur çështjen shqiptare.

Mua si gazetare dhe si fanse e Joe Dioguardit dhe bashkëshortes së tij Shirley Dioguardi, më mbetet të sqaroj opinionin publik shqiptar se gara e Joe Dioguardit ishte shumë sfiduese. Joe Dioguardit iu desh të garonte së pari në vetë partinë Republikane. Sfida e parë e Dioguardit ishte kur fitoi në zgjedhjet primare si kandidati republikan për Senatin Amerikan, pas një gare të fortë që zgjati rreth 6 muaj.

Duke iu referuar rezultateve, senatorja demokrate Kirsten Gillibrand ka fituar me 58.5%  ndaj kandidatit Republikan Joe Dioguardi i cili mori  38.6%, kur pjesëmarrja në votime ishte rreth 40 %.

Për Demokraten  Kirsten Gillibrand ky është mandati i saj i parë që ka fituar direkt në zgjedhje, ngaqë ajo vendin e senatores e trashëgoi prej Zonjës Clinton, pasi kjo u zgjodh Sekretare e Shtetit në Janar 2009. Hillary Clinton u zgjodh senatore në vitin 2006, duke i fituar zgjedhjet me 67 %. Kirsten Gillibrand u emërua në janarin e vitit 2009 prej Governorit  David Paterson që të trashëgonte vendin e zonjës Clinton.

Në titull kam thënë që Joe Dioguardi i fitoi zgjedhjet, të cilat i humbëm ne shqiptarët. Për t’i bindur shqiptarët se kam të drejtë po sjell disa argumenta.

Së pari, Joe Dioguardi për vendin në Senat kishte hyrë në garë në New York, mandatin e të cilit në zgjedhjet e mëparëshme e kishte fituar Hillary Clinton, pra nuk ishte shaka. Këtë vit gara ishte edhe më e egër, nisur nga fakti, se nga sondazhet e bëra dihej se Demokratët do të humbisnin, dhe për ta bërë këtë humbje sa më pak të dhimbshme, Demokratët, ishin koncentruar në fushatën për Senat, me qëllim që të mos humbnin këtu kontrollin. Në fushatën e këtyre zgjedhjeve siç dihet u përfshi edhe vetë Presidenti Obama.

Së dyti, në zgjedhjet amerikane kanë rëndësi fondet e mbledhura. Është e qartë se sa më tepër të holla të kenë kandidatët, fushata bëhet më e mirë. Në këto zgjedhje kundërshtarja e Dioguardit, Kirsten Gillibrand, sipas të dhënave të publikuara, kishte mbledhur rreth 12 milionë $, ndërsa kandidati republikan, Joe Dioguardi kishte mbledhur vetëm 3 milionë $, duke mbetur gjysmë milioni borxh. Pra Kirsten Gillibrand kishte arritur të mblidhte rreth 4 herë ose 9 milionë $ më tepër se Dioguardi. Nuk po i zgjas komentet në këtë pikë sepse shqiptarët e kuptojnë vetë rëndësinë e këtij fakti.

Sikur komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA, që është rreth 1 milionë të ishte angazhuar seriozisht në këto zgjedhje, duke i siguruar Joe Dioguardit paratë e nevojshme për fushatë, ashtu si pala tjetër, Joe Dioguardi sot do të mund të ishte Senator në Senatin Amerikan, pasi fushata do të ishte shtrirë për të tërhequr sa më tepër nga përqindja e atyre votuesve që kanë abstenuar.

Së treti, rezultati i Dioguardit do të ishte i ndryshëm nëse komuniteti shqiptar në New York jo vetëm që nuk do të abstenonte masivisht, por do të ushtronte ndikimin e vet edhe tek abstenuesit e tjerë amerikanë që të votonin pro Dioguardit.

Nga prononcimi telefonik i gazetares Mimoza Dajçi, e cila ishte njëkohësisht edhe anëtare komisioni për këto votime në një qendër të Bronxit, nga të paktat shqiptare që kanë qenë nëpër qendrat e votimit në rang Amerike, mësuam me keqardhje se pjesëmarrja e shqiptareve ishte e pakët kur dihet që sipas statistikave nga Bashkia e New Yorkut në Bronx jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve krahasuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Sipas Dajçit, ndërgjegjësimi i tyre për të dhënë votën për ish-kongresmenin me origjinë shqiptare Joe Dioguardi, linte për të dëshiruar. Mimoza Dajçi po ashtu, si anëtare komisioni nënvizoi kulturën zgjedhore demokratike të votuesit amerikan që e bën procesin zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të pa kontestueshëm. Kjo shihet qartë në faktin se Dioguardi e njohu menjëherë rezultatin zgjedhor.

Së katërti, një mangësi esenciale që u vu re në këtë fushatë ishte indiferenca totale nga klasa e politikanëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke shtuar këtu edhe indiferencën totale të mediave elektronike, të cilat do të luanin një rol sensibilizues të pazëvendesueshëm si për mbledhjen e fondeve, ashtu edhe për të tërhequr sa më shumë votues. Sa për klasën politike ajo mori notën zero. Për më shumë se 20 vjet rresht Joe Dioguardi ka sjellë me dhjetëra delegacione nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në Washington D.C., dhe ka bërë gjithçka për të mbrojtur çështjen shqiptare në Kapitol Hill, Kongresin Amerikan, ndërsa politikanët shqiptarë të cilët i shohim në çdo sekondë nëpër ekranët e shumtë të televizioneve të panumërt, në vend që të mbështesinin Joe Dioguardin, vazhduan diskutimet të mbushura me medioktitet.

E pesta, duke krahasuar numurin e votuesve, në garën me Kirsten Gillibrand, për  Joe Dioguardin votuan rreth rreth 1 milionë e gjysmë Amerikanë, ndërsa për kundërshtaren e tij rreth 2 milionë e gjysmë.

Duke i krahasuar me votimet në Kosovë e Shqipëri, Joe Dioguardi ka fituar rreth 8 herë më tepër se e gjithë PDK-ja, që i fitoi më 2007 zgjedhjet në Kosovë, ku si parti kishte fituar rreth 195 mijë vota për rreth 37 vende në Parlament.

Edhe po të bësh krahasim me fituesit e zgjedhjeve 2009 në Shqipëri, përsëri Joe Dioguardi ka fituar të paktën 2 herë më shumë se shumica aktuale, e cila përfaqësohet në parlament me më tepër se 70 vende nga zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 që u mbajtën në Shqipëri.

Pra Joe Dioguardi si individ ka fituar disa fish më tepër vota se partië dhe alencat qeverisese si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Një gjë dua të them në fund, sikur Joe Dioguardi të ishte me rrënjë joshqiptare, por serbe për shembull, ai sot patjetër do t’i kishte fituar zgjedhjet në Senatin e SHBA.

Në fund të këtij vështrimi më mbetet të shpreh edhe një herë keqardhjen jo për Joe Dioguardin, por për ne shqiptarët, që e humbëm edhe këtë sfidë, pasi deri më sot nuk kemi mundur të kemi në Senatin Amerikan një Amerikan me rrënjë shqiptare. Joe Diogaurdi do të ishte i pari në histori nëse ne të gjithë së bashku do të bëheshim njëherë të përgjegjshëm.

NË KUJTIM TË XHAFER VOKSHIT – KËTIJ SHPIRTI TË MADH LUFTËTAR- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Mbrëmjen e 23 dhjetorit 2012 në Durrës, në shtëpinë e tij, u nda nga jeta Xhafer Vokshi,  i fundmi pjesëmarrës i gjallë i Kosovës  në Konferencën historike të Bujanit (1943-44). Lajmin e jepte, nëpërmjet një kumtese, Kryesia e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare të Kosovës.

Xhafer Vokshi i mbajti me dinjitet deri në fund të jetës emrin e njërës prej familjeve të mëdha më të shquara të Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Xhafer Vokshi ishte djali i Ali Vokshit, nipit të Sulejman Vokshit, ish-komandantit të Ushtrisë Kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe vëllai i Asim Vokshit, ish-luftëtar i brigadave internacionale të Spanjës Republikane të viteve1936-1939, të dy Heronj të Popullit. Ai ishte gjithashtu vëlla i Sabrije (Bije Vokshit) Vokshit, pjesëmarrëse dhe veprimtare e shquar e Luftës Nacionalçlirimare të Kosovës dhe të Shqipërisë.

I lindur në Gjakovë në vitin 1924, shumë herët, Xhaferi, bashkë me familjen emigroi në Shqipëri, prej nga u kthye në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova u bashkua me Shtetin Shqiptar të okupuar nga Italia fashiste. I rritur dhe i ushqyer me ndjenja patriotike në një familje patriotike  revolucionare pranë vëllait më të madh, Asimit, Xhaferi, që kur ishte në shkollë të mesme në Shqipëri, iu bashkua Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Xhafer Vokshi ishte edhe njëri nga pjesëmarrësit më të rinj të Konferencës Themeluese të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit më 31 dhjetor 1943 e 1 e 2 janar 1944, në të cilën u miratua njëzërit Rezoluta historike e Bujanit, me të cilën Kosovës i njihej në mënyrë decidive e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje nga ish-Jugosllavia dhe bashkimi me Shqipërinë.

 

Ky fakt dhe përkushtimi i tij ndaj së drejtës së mohuar të Kosovës nga regjimet në Tiranë e Beograd, do të ishin deri në fund të jetës mallkim për Xhafer Vokshin dhe familjen e tij, të përndjekur gjatë gjithë diktaturës, të dënuar me internime të rënda dhe të gjatër. Atij nuk iu lejua e drejta e ushtrimit të profesionit të gazetarit dhe nuk iu lejua kurrë e drejta e botimit.

Do të ishte përkrahës i flaktë i proceseve që ndodhën në Shqipëri pas Luftës së Ftohtë dhe i proceseve të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës të kryesuara nga Presidenti Ibrahim Rugova dhe Ushtria Çlirimtare të Kosovës.

Mik i ngushtë e i përhershëm i poetit Vehbi Skënderi që nga rinia e hershme, Xhafer Vokshi do të vizitonte Kosovën e çliruar. Pikërisht të kësaj kohe janë tri nga fotografitë që i kemi kujtim nga Xhafer Vokshi. Në fotografinë nga qyteti i Prizrenit, Xhafer Vokshi ka një kushtim për djalin tonë të madh që mban emrin e këtij qyteti simbol, kryeqytetit të Shqipërisë natyrore.

Në kushtimin e tij Xhafer Vokshi shkruante: Djalit të mirë që mban emrin e Prizrenit historik, për kujtim nga Xhafer Vokshi. Tetor 1999.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i Xhafer Vokshit, këtij luftëtari të madh e të paepur për liri kombëtare, drejtësi e dinjitet njerëzor të shqiptarëve!



Djalit të mirë që mban emrin e  Prizrenit historik, për kujtim nga Xhefer Vokshi, tetor 1999


Në foto: Xhafer Vokshi në mes të miqve të tij Zekerija Cana, Mark Krasniqi, Idriz Ajeti, Bujar Hoxha, Gjergj Deda

 

Qeveria Konjufca, tramplin deri në zgjedhjet e reja për tejkalimin e kolapsit nga vonesat e Gjykatës Kushtetuese Nga Elida Buçpapaj

Presidentja e Kosovës znj.Vjosa Osmani në respekt të Gjykatës Kushtetuese mandatoi Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër, duke i bërë thirrje opozitës që ta votojë si reagim ndaj një emergjence kombëtare kur rrezikohet kolapsi institucional.

Opozita ka qënë aktorja kryesore e mbërritjes deri këtu, duke e kthyer në kauzë luftën politike kundër Albinit, Vjosës e Donikës,

një trinom që identifikohet me erën e re të lidërshipit të Kosovës, larg aferave dhe korrupsionit që i kthente kryepolitikanët në pengje të konjukturave diplomatike, lobiste dhe agresivitetit konstant të Serbisë.

Apeli i Presidentes për votimin e qeverisë Konjufca si shërbim që i bëhet direkt popullit të Kosovës pa dallime politike, i hap rrugën votimit të buxhetit dhe projekteve të BE me kosto shumë të lartë në interes të shtetforcimit e demokracisë në Kosovë.

Deri tash apelet nuk janë dëgjuar nga opozita e cila ka teatruar dhe ka kaluar gjithçka nga llogaritjet profitere në indiferencën e ironive, pa marrë para sysh se pozitat e tyre nuk janë aspak për t’u patur zili pasi PDK-LDK-AAK së bashku mezi i bëjnë aq ndejtëse sa VV-Guxo-AL.

Pra elektorati i ka sakatuar si formacione partiake dhe aleancash për shkak të keqqeverisjeve, si dhe qasjeve të tyre politike e qendrimeve fanatike besnike ndaj një urdhëri okult që i bën bashkë mish e thua.

Kujtoj këtu apelin nominativ që Donika Gërvalla u drejtoi disa deputetëve të LDK, apel që u refuzua.

Kandidatura e Glauk Konjufcës mund të votohet, edhe prej marrëdhënieve të tij personale me opozitën si dhe nën dritën e faktit se Albin Kurti i ka kërkuar Hagës lirimin e katërshes nga paraburgimi.

Votimi do të dukej si zgjim i ndërgjegjeve të fjetura të deputetëve “llogaritarë” të opozitës që Kosova ta kalonte rrezikun për kolaps.

Qeveria Konjufca ngjan edhe si një devijacion i votës së lirë, megjithëse i legjitimuar nga Gjykata Kushtetuese, pasi elektorati nuk e ka votuar atë për kryeministër.

Gjithësesi Qeveria Konjufca do të jetë një tramplin në kuadrin e një qeverie të përkohëshme për të tejkaluar kolapsin e shtetit shkaktuar prej vonesave proceduriale nga vetë Gjykata Kushtetuese, deri në zgjedhjet e reja parlamentare.

 

Kartela e Pleqërisë- Nga ARBEN KALLAMATA

Nuk jam nga ata njerëzit delikatë që preken lehtë me fjalë, veçanërisht kur flitet për moshën. Sinqerisht s’më rëndet fare t’i pranoj vitet që kam në kurriz, aq sa shpesh herë, edhe pa qenë nevoja, i referohem vetes si plak. Kjo edhe ngaqë gjithmonë kam qenë i mendimit se pleqëria është alternativa më e mirë e mundshme.
Duke qenë se çdo njeri që ka lindur edhe do të vdesë, logjikisht i bije më mirë plakesh se sa të mos plakesh, sepse të mos plakesh do të thotë të vdesësh i ri. Për më tepër që mosha e vjetër vjen me disa përparësi, ndër të cilat edhe përshtypja e përgjithshme (ndonëse shumë e gabuar) se njerëzit e moshuar janë më të mençur. Megjthatë, kjo është thjesht çështje opinioni. Unë kështu mendoj dhe e quaj veten me fat për çdo ditë që arrij të thith ajër të pastër, të shoh dritën e djellit dhe, mbi të gjitha, të shijoj praninë e njerëzve të dashur rreth meje.
Me fat edhe që kapa moshën e pensionit dhe tani po përpiqem të marr atë që shoqëria ka për detyrë të ma kthejë për kontributin që kam dhënë duke punuar dhe duke lënë mënjanë një pjesë të pagës për pension. Duke qenë se kam kontribuar me punë dhe me para në dy shoqëri (shqiptare dhe kanadeze), aplikova njëkohësisht për pension në të dy vendet. Por ndërsa procesi për të marrë në Kanada pensionet që më takojnë ishte i thjeshtë, i shpejtë (online) dhe pa asnjë ndërlikim – nuk pata nevojë të bisedoj me asnjë nëpunës administrate dhe pagesat filluan të derdhen në llogarinë bankare që dhjetorin e kaluar, sapo mbusha moshën), procesi në Shqipëri nuk ka mbaruar ende dhe s’i dihet sa do shkojë.
Nuk kam ndërmend t’i qahem njeriu për këtë, sepse të gjithë e dijnë si shkojnë punët administrative atje. Desha vetëm të merrem vetëm me një incident të vogël që ka të bëjë me taktin, njerëzillëkun, mirësjelljen.
Pas shumë përpjekjesh dhe ndërhyrjesh arrita të nxjerr miratimin për marrjen e pensionit. Ky miratim u lëshua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe në doli në e-Albania me titullin “Kartelë e Pleqërisë”.
Më shqetëson titulli “Kartela e Pleqërisë”, jo për vete po për të gjithë ata që arrijnë moshën e bukur të pensionit dhe që shteti i tyre ua pështyn në fytyrë, pa u menduar fare se si tingëllon.
Emërtimi “Kartela e Pleqërisë” është fyes dhe i pasaktë. Kartela në fjalë është thjesht një dokument që të njeh të drejtën për të marrë pensionin, jo kartelë mjekësore që përcakton se i përket kësaj apo asaj moshe. Askush nuk besoj se i ka kërkuar shtetit shqiptar të përcaktojë zyrtarisht se cilit emërtim moshor i përket. Askush nuk harxhon kohën e vet online dhe nëpër zyra shtetërore për të marrë vërtetimin idiot se është plak. Qytetarët bëjnë kërkesë për të marrë pension sepse iu duhen për të jetuar paratë që shteti ua ka mbajtur gjithë jetën nga rroga. Shteti duhet t’i japë atë për të cilën bëjnë kërkesë dhe atë që iu takon. Shteti duhet t’iu jetë qytetarëve mirënjohës për kontributin e tyre dhe t’i falenderojë, t’i nderojë dhe respektojë, jo t’i fyejë ata kur dalin në pension.
Fare mirë dokumenti mund të quhej “çertificate pensioni”, ose diçka e tillë. Mund të gjendej çdo lloj formulimi tjetër për të shmangur atë fjalën aq shumë të shmangshme, të panevojshme dhe të rëndë për shumë njerëz – pleqërie.
Në vendet e qytetëruara fjala “plak” ka ndonja tridhjetë vjet që është hequr nga qarkullimi, të paktën në komunikimin zyrtar. Përdoren fjalë të tjera, më të buta, për të mos i bërë qytetarët të ndihen keq. Thonë se Shqipëria është pesëdhjetë mbrapa qytetërimit. Dhe nja njëzetë të tjera anash.

LDK E BLLOKUAR NGA LIDËRSHIPI; PDK-JA TOLEROHET; NDËRSA LVV REFUZOHET PA ARSYE- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Vrasjet politike ndër shqiptare datojnë që nga vitet `80-a. Themi ndër shqiptare, sepse e gjithë logjistika, në përgatitjen e atentateve, ishte shqiptare, ndërsa projekti ishte jugosllav. Kurse vrasjet politike, gjatë dhe pasluftës, ishte instruktim i Sigurimit sekret i Tiranës zyrtare, social-komuniste, të realizuara nga krerët dhe eksponentët e LPK-së të djeshme, me bandat e tyre koordinuese, pothuaj se, gjysmë-legale, ndoca syresh, agjent të Serbisë dhe të Shërbimeve tjera, përkatësisht, PAN-it të sotëm, i përbërë nga subjektet politike: PDK-AAK-NISMA.
     Subjektet e koalicionuara në Pan, bënë çmos, për t`i afatizuar hetimet për vrasjet politike, vetëm deri në fund të vitit 2000, edhe pse ato kanë vazhduar edhe dy dekada tjera, siç janë ekzekutimet e dëshmitarëve të Gjykatës të Hagës. Ishin të njëjtit hartues të listave emërore të viktimave  cilësore të radhës, të njëjtat skuadra atentatore dhe me metoda të njëjta ekzekutuese, pikërisht, me veprime si -Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale-, siç e ka emërtuar, ekzaktësisht, Prokurori amerikan, Xhak Smith.
     Në debatet televizive, kemi dëgjuar deputetë, vrasës politikë, të konfirmuar nga Gjykata, duke thënë se “janë vjetruar dhe duhet harruar vrasjet politike”. Edhe pse LDK-ja nuk e thotë këtë, por qëndrimet ndaj këtyre vrasjeve janë zvetënuar, gati në harresë!
     Moto e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit ishte: Me të gjitha subjektet mirë, pa atakuar asnjë parti politike, pa përmendur të “bëmat” kriminale të subjekteve politike të kriminalizuara. Si pasojë e heshtjeve të krimeve serike politike, PDK-ja, të cilën Gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, e kanë identifikuar si subjekt me kuadro e zyrtarë të kriminalizuar. Dhe, megjithatë, ka pasur ngritje elektorale, duke e spostuar LDK-në në vendin e tretë, edhe pse LDK-ja ka listën më të pastër të deputetëve dhe të kuadrove të tjerë partiakë, ka bërë paqen dhe luftën.
     Kryetarët e LDK-së, të cilët e pasuan Rugovën në drejtimin e partisë, selektuan kuadrin e hershëm dhe ofruan rishtarë, pothuaj se, me kontribute të pakta partiake. Me shpërbërjen e Aktivave të LDK-së, filloi çmontimi i rugovizmit. Shpërfillja e veprimtarëve, miq e bashkëpunëtorë të Presidentit Rugova, janë bërë normale. Fryma e qendrës u bartë edhe në bazë. Koalicionet e LDK-së me PDK-në, përkundër vullnetit të anëtarësisë dhe të vetë strukturave të partisë, dobësuan aq shumë partinë, dikur krenare të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-në, në kuotën e 10 % -it. Anëtarësia dhe elektorati i LDK-së, e vlerësojnë Lidershipin aktual, për rimëkëmbjen, ngritjen e partisë në zgjedhjet e shkurtit. Por, janë qortues racional pse LDK-ja nuk e shfrytëzon shansin e artë, bashkëqeverisjen me LVV, kur bllokada e krijuar po dëmton shtetin e Kosovës. Ndërkohë, edhe qëndrimi i gjatë në opozitë, dëmton edhe partinë.
         Dr. Rugova: “Të shantazhuarit, larg pushtetit!”    
     Tashmë, është konfirmim zyrtar i Gjykatave të Kosovës dhe ndërkombëtare, se disa krerë dhe eksponentë LPK-së të djeshme, të konvertuar në PAN-in e sotëm, u bënë argatë të Shërbimeve të huaja, duke vrarë veprimtarë dhe ushtarakë luftëtarë për lirinë e Kosovës, për ta sabotuar luftën. Duke vrarë kundërshtarët politikë, synonin pushtetin dhe pasurinë, të cilët, realisht, për një kohë, ia arritën qëllimit.
     Disa “komandantë” mujsharë e zuzarë, duke shkelur mbi kufoma, arritën kupolën e pushtetit dhe të shtetit. Ata, me dajak e plumb, në stilin enverist-fashist, arritën të tmerrojnë dhe nënshtrojnë edhe disa nga drejtuesit e partive rivale. Edhe pse ishin viktima të tyre, ata i detyruan të koalicionohen, për të qeverisur së bashku, duke i përzgjedhur edhe disa nga ministrat e përshtatshëm. Krimi dhe marrëzia ndodhi. Elektorati, anëtarësia, strukturat e partisë viktimë, madje edhe shumësia e Kryesisë, heshtën, u nënshtruan dhe një klan, që kishte pushtuar partinë, gjithnjë, me ndihmën e persekutorit, duatrokiste koalicionin, për ta katandisur partinë e Rugovës në 10 %!
     “Edhe Presidenti Rugova bëri koalicion me persekutorët”,- justifikohen klanorët. Por, ishte kohë zezonë, nuk mund të zgjidhje, veçse pakicën serb, ndërkohë që Kosova nuk kishte pavarësi dhe bllokimi për gjithçka ishte i pritshëm. Pra, nuk kishte alternativë, ndërsa tani ka një LVV, që nuk ka vrarë, nuk ka vjedhur, nuk ka kontrabanfuar, nuk ka vjelur haraç. Dhe, Dr. Rugova, me dhimbje vendosi, duke thënë se “zgjodha të keqen më të vogël!” Por, për muaj të tërë, Kosova në vend të Qeverisë, kishte banda. Dhe, megjithatë, të keqin e madh, nuk e pranoi në krye të qeverisë, duke ia lënë partisë së tij amanetin e madh: “Hashimi të mos e lejohet të ngritet në poste të larta, sepse është i dëmshëm për Kosovën”! Një profeci, parashikim i saktë. “Njerëzit e shantazhuar, duhet mbajtur larg pushtetit, sepse janë të rrezikshëm për shtetin”! Amanetet, porositë e mëdha i shpërfilli partia e Presidentit, por edhe vet Kosova! Dhe, Kosova e pësoi dje, vazhdon të lëngojë  edhe sot.
      “Është e poshtër LVV, pse ajo prishi koalicioni Kurti 1”! Rrenë qoftë! Atë koalicion e prishi Hashimi, Grenell, Vuçiq dhe Rama, ndërsa veç “Aminin” ia bëri Isa Mustafa! Është hipokrizi, ta refuzosh partinë që nuk të ka vra dhe ta pranosh atë që t`i ka vrarë meshkujt më të mirë të kombit -pushkë hekuri”, – siç shprehet populli.
       “Kurrën e kurrës koalicion me LVV, por me PDK-në po”-, shkumonte njëri nga anëtarët e Kryesisë. Dhe, megjithatë LDK e kandidon për kryetar të komunës të rangut të parë, edhe pse anëtarësia paralajmëroi se “nuk e votojmë, ka mbetur rob i Isës dhe nuk donë koalicion tjetër, përveç PDK-së!”
     Jo vetëm anëtarësia e LDK-së, por edhe e gjithë shqiptaria e përbotshme, përjashto PAN-in e kriminalizuar, kërkojnë bashkëqeverisjen LVV -LDK, sepse plotësojnë kushtin bazë, nuk janë të kriminalizuara. Dhe, Lidershipi aktual po heziton ta bëjë zhbllokimin, të vazhdojë bashkëqeverisjen, kur dihet se gjysma e elektoratit të LDK-së është atje, në GUXO dhe VV, Alternativa. “Një herë vjen vera kah dera”,- thotë urtësia.
 
          Protesat e OVL, përkatësisht, të PAN-it, janë kriminale të trefishta
      Protestat në Prishtinë dhe Hagë, më parë dhe, së fundi, në Tiranë, janë pjellë e përgjakur e PAN-it marroq. Krerët dhe eksponentët e kriminalizuar të OVL të UÇK-së të LPK-së, argatë të PAN-it, janë bërë tellall të PAN-it. Ata i fusin hundët kudo, shantazhojnë qeverinë, shtetin, popullin e Kosovës. Thënë troç, ata janë bërë xhandarë të PAN-it dhe provokojnë, poshtërsisht e rrugaçërisht, ditë e natë, në mediat lehaqene të  sponsorizuara nga PAN-i.
     “Ra ky mort dhe u pamë”, -thotë populli, e  ndoshta më shumë gratë. Shqiptarët u marrosën, sikur nuk mjaftuan as 300 dëshmitarët, në mes tyre familjarë të viktimave, vuajtës të torturuar, në burgjet rurale, tej fashiste, të Qeverisë të Përkohshme dhe shumë dëshmitarë okularë edhe nga rojet e këtyre burgjeve-ahure. Me kot mburrën shqiptarët për drejtësi. Mirë tha mikja e madhe e Kosovës dhe e shqiptarëve, euro-deputetja për shumë mandate, gjermania DORIS PACK, se “më kriminelë janë ata që protestojë, se sa këta që akuzohen në burgun e Hagës”!
     Vizitorë në burgun e Hagës, në mes tjerëve, kanë qenë edhe disa nga klanorët, me shefin e tyre Isa Mustafën. Këto janë rrjedhojat që sjellë votimi aklamativ, fiktiv, i hapur, i rrejshëm, duke e refuzuar votimin e fshehtë, siç ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse Kushtetuta shkruante qartazi se lejohet “votimi i hapur, votimi i fshehtë dhe forma të tjera”, opozita komplete çirrej rrejshëm, se i ligjshëm është vetëm votimi i hapur dhe jo ai i fshehtë, duke e kamufluar me një klauzolë qorre, të bërë nga hartues dallaveraxhinj. Refuzimi i votimit të fshehtë, është metodë komuniste dhe fashiste, i refuzuar nga sundimtarë që duan pushtetin deri në cofjen e tyre.
     Në protestën e turpshme dhe skajshëm kriminale, veç të tjerëve ishte edhe njëri që e ndajnë vetëm tri germa nga pozita e kryetarit të LDK-së! Sigurisht ka qenë për ngushëllime ke Nënë Naxhireja e Bardhyl Ajetit, i goditur me plumb kokës, me urdhër të shefave të PAN-it. Kam dëgjuar edhe “xhevahire” të tjera nga kuadri në fjalë i LDK-së: “Mbledhja e Osllose e vitit 1998  ishte e rëndësishme, sepse u bë bashkimi i faktorit ushtarak”! Rrenë e kulluar. Përkundrazi, nga aty nuk u pranua për Ministër të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, njëherësh, u vendos ekzekutimi i tij, në ujdi SHTAB-i i UÇK-së dhe Qeveria shqiptare. Pra, kjo është “rëndësia” e asaj Mbledhje ogurzezë, e kryesuar nga Adem Demaçi dhe Xhavit Haliti – nga LPK dhe Kolonel Ahmet Krasniqi dhe major Agfim Mehmeti – nga FARK-u.
     Pjesëmarrja në një protestë, e cila është kriminale e trefishtë:
E para, thirret rrejshëm për mbrojtje të ushtarëve apo komandantëve të PAN-it, por, realisht, ishte për fushatë elektorale të PAN-it;
E dyta, u tha se protesta në Tiranë u thirr nga OVL të UÇK-së, por në fakt u thirr dhe u organizua nga PAN-i dhe Partia Socialiste e Edvin Ramës;
E treta, u thirr për drejtësi korrekte, por ishte ultimatum i poshtër dhe idiotesk, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm i të akuzuarve të burgut të Hagës!
     Nëse pjesëmarrja në protestën kriminale, e kryetarit komunal, për të përfituar vota në Prishtinë, është e rëndë. Por, nëse Përparim Rama e ka bindjen se ata janë të pafajshëm, keqardhje për naivitetin e tij, si intelektual -par exelance-. Por, nëse ai e dinë se krimet e tyre janë faktike, kjo është fajësi e skajshme, që nuk e nderon një qytetar të natyralizuar në shoqërinë demokratike Perëndimore.
     LDK-ja është parti akademike, me kuadro të bollshme dhe me përgatitje supreme. Për zgjedhjet e 9 shkurtit, një ekip i tërë, për të gjitha fushat, kishte bërë një përgatitje solide, për ta gëzuar resorin e ekzekutivit. Ndoshta, po të vendosnin për bashkëqeverisje me LVV, duke u pajtuar që kryetar Lumiri ta kryesonte qeverinë, me siguri do të ishte qeverisje e suksesshme. Nëse do të pajtoheshin për një punë kolegjiale, fare pak rendësi do të kishte se kush është i parë apo i dytë. Jeta ime ekstrem e vështirë, në burgjet e monizmit tipik stalinist, më ka krijuar ndjenjën e kursimit. Andaj, më tmerron abuzimi me milionat e eurove të buxhetit të shtetit, kur me aq lehtësi vendoset shkuarja në zgjedhje të serishme, kur ato mund të shmangen, me kompromise, qoftë edhe të dhimbshme.

Kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u kthye në Krujë- 3 Nëntori 1443- Nga FRANK SHKRELI

Historia shënon se në këtë datë të rëndësishme në historinë e fisit shqiptar, Heroi iPërgjithmonshëm i Kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skenderbe, në atë datë, shekuj më parë, u kthye nëAtdhe për të filluar kryengritjen e shqiptarëve kundërpushtuesve osmanë. Me një grup prej 300-kalorsishbesnikë shqiptarë që shërbenin në ushtrinë osmane, Gjergj Kastrioti-Skenderbe braktisi ushtrinë turke dhe u nis drejt Krujës. Pas largimit nga beteja e Nishit, siudhëheqës ushtarak i ushtrisë osmane në vitin 1443, aii drejtohet vendlindjes së tij Shqipërisë, duke arrijtur nëKrujë, ku me 28 nëntor po të njëjtit vit, Gjergj Kastriotingriti flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare, duke shpallur, njëkohësisht, çlirimin e trojeve arbërore ngapushtuesit turq dhe themelimin e shtetit të parë shqiptarpas disa shekujsh. Me marrjen nën kontroll të kështjellës së Krujës, si një prijës i vërtetë i Kombit të vet, Skënderbeu shpall pavarësinë nga PerandoriaOsmane, duke u bërë kështu udhëheqsi i parë për njëçerek shekulli i shqiptarëve, por jo vetëm, në luftën e tyre për liri nga pushtuesit osmanë. Pa dyshim një datëe tillë historike do ishte me rendësi për çdo komb tjetërnë botë, si një ditë që shënon, sado simbolikisht dhe përkohsisht, lirinë dhe pavarsinë e vet, nga Perandoriamë e fuqishme kohës.

Po a shënojnë sot, zyrtarisht, Shqipëria dhe Kosova sidy shtete shqiptare të lira e të pavarura të kohësmoderne, përvjetorin e nëntorit historik të vitit 1443 —si një ditë simbolike të çlirimit të trojeve shqiptare ngaSkendërbeu – dhe si një kujtim por edhe reflektim ithellë – ndaj meritave të Prijsit të Kombit, i “ciligjithëherë, mbi çdo interes, ka venë vlerat kombëtare tëtrashëguara të besës, të nderit, e të burrënisë”, siç e ka cilësuar Papa Pali i VI me rastin e 500-vjetorit të Heroit të Shqiptarëve, duke u shprehur se, “FatosiGjergj Katrioti- Skënderbeu ka qenë personifikimi igjallë i këtyre cilësive dhe se këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në rojë e trashëgim të shënjtë nëAtdhe dhe në mërgim”, është shprehur Papa Pali i VI, në fjalimin e tij para shqiptarëve mërgimtarë në Romëdhe Vatikan, me rastin e 500-vjetorit të Skenderbeut.

Po çfarë ndodh sot me trashëgiminë dhe vlerat e Gjergj Kastriotit-Slenderbe: të besës, të nderit, e të burrënisëndër rradhët e shqiptarëve në Atdhe dhe në mërgim? Sot, në këtë përvjetor të hyrjes së Gjergj Kastriotit nëKrujë, i bie kujt në mend – sidomos klasës politike, këtyre “prisjave” aktualë të kombit sot, përtrashëgiminë dhe vlerat e Heroit të madh Kombëtar. Nuk ma merr mendja!

Nëqoftse historia e këtyre 35-viteve të fundit na mësonndonjë gjë sa i përket kujtimit, respektimit dhe nderimit të trashëgimisë dhe vlerave të HeroitKombëtar, anë e mbanë trojeve shqiptare, atëherë, mbetet shumë për tu dëshiruar.

Për fat të keq, vihet re gjatë viteve se në vend që – me zemër dhe me shpirt të pathyeshëm shqiptari –me respekt dhe mirënjohje të kujtohet dhe të nderohetpërgjithmonë Heroi i Kombit Gjergj Kastrioti –Skenderbe, pushtetarët e sotëm sidomos në Tiranë, prania e përmendores së Gjergj Kastriotit në kryeqyteinshqiptar është më shsumë një prani e bezdishme mëshumë se një simbol krenarie. Shpeshherë gjatë viteveata kanë mbuluar statujën e Skenderbeu në Sheshin mu në qëndër të Tiranës gjatë vizitave të presidentit turk, Erdogan në Tiranë, ndërkohë që Presidenca në raste të tilla ka hequr bustin e Skenderbeut nga salla e takimitnë takimet me presidentin Erdogan në Tiranë.

Merreni me mend nëse Londra zyrtare do i kishtekërkuar presidentëve amerikanë që në vizitat e udhëheqsve britanikë në Shtëpinë e Bardhë të heqninfotografitë e Xhorxh Washingtonit ose të tjerëve për të mundësuar vizita të tilla zyrtare, me qëllim që të moszemëronin anglezët. Absolutisht e paimagjinueshme! Por për botën e çudirave të politikkës aktuale shqiptare, çdo gjë është e mundur dhe e lejueshme në emër të interesave personale, qofshin ato edhe në dëminhistorik ndaj vlerave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Uroj në këtë përvjetor (3 nëntor, 1443) të hyrjes sëGjergj Kastriotit-Skenderbe në Krujë, që ky brez ishqiptarëve, mbrojtës dhe përgjegjës sot i interesavedhe identitetit historik kombëtar të shqiptarëve — tëmos jenë një brezni e nemur, e papërcaktuar dhe epapërgjegjshme ndaj identitetit kombëtar dhe qëllimevedhe interesave madhore të Kombit shqiptar. Por të jetënjë brezni burim shpresash për liri dhe bashkimkombëtar, në mbrojtje të vlerave bazuar nëtrashëgiminë morale, shpirtërore dhe kombëtare të Gjergj Kastriotit – Skendërbe.  Gjithmonë sipasSkënderbeut, me porosinë e tij: “Ngrehni Flamurinpërpara dhe tregohuni burra si gjithënjë.  Perëndia, sigjithnjë edhe pasketaj do të na ndihmojë dhe do të nanxjerrë faqebardhë.”  Ishte dhe është edhe sot kybesimi dhe amaneti i të Madhit dhe të Përgjithmonshmit të Kombit shqiptar. Por, për fat të keq, deri më sot është vështirë të thuhet se shqiptarëtjanë treguar “burra”, siç i donte Skenderbeu. Sigurishtqë jo duke mbuluar fytyrën e të Madhit Gjergj Kastriotit –Skenderbe, mu në mes të Tiranës, vetëm e vetëm, se dikush i huaj e kërkon një gjë të tillë.

PAN-i, GJYKATA SPECIALE DHE PËRPARIM RAMA- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

       Është në vullnetin e subjekteve politike, për të emëruar kuadro në përfaqësim të partisë, qoftë kryetar komune apo ministër. LVV ka emëruar ministra që nuk kanë pasur asnjë kontribut partiak, por që e konsideruar kompetent për resorin ministral. Si duket një përzgjedhje të tillë e ka bërë edhe LDK, me emërimin fillestar  Përparim Ramën, katër vjet më parë, duke e përsëritur edhe tani, për  mandatin e dytë. Fundja, Përparim Rama, të paktën, në dy raste ka deklaruar se nuk është anëtar, por, përfaqëson LDK-në në detyrën e kryetarit të komunës. Madje, në një debat publik ka deklaruar se “kam votuar Shpend Ahmetin”, kur ai është kandiduar nga LVV, për kryetar të komunës së Prishtinës.
  Prandaj, ajo që thonë lukunia lehaqene e anal-banalistëve në debate se Përparim Rama shkoi në protestën e PAN-it në Tiranë, për të fituar ndoca vota në balotazhin e pritshëm me LLV, nuk qëndron. Sepse ai ishte edhe në protestën e Prishtinës, kur nuk ishte në balotazh. Pjesëmarrja në një protestë trefishtë të turpshme, nuk nderon asnjë njeri dhe aq më pak kryetarin e komunës të Prishtinës, Përparim Ramën!
     E para, protestë partiake e PDK-AAK-NISMA, pra, e PAN-it, kundër LVV dhe LDK-së;
     E dyta, është protestë kundër shtetërore, sepse Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, është krijuar nga Parlamenti i Kosovës, me kërkesën ekskluzive të SHBA-së dhe të BE-së, kryesisht, të shteteve të Quintit;
     E treta, protesta është tërësisht antidemokratike dhe kundra kombëtare, sulm i drejtpërdrejtë kundër drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, pengimin e saj, me mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve.
     “Komandantët” kriminelë, të instruktuar nga Sigurimsat e Enver Hoxhës, erdhën në pushtet me dhunë e përgjakje, me Qeverinë e Përkohshme, identike me partinë fashiste të monizmit shqiptar, të kompozuar në
Bllokun e Zi të Tiranës. Dhe, po të mos ishin ndërkombëtaret në Kosovë, shteti do të degjeneronte në diktaturë fashiste. Pikërisht për këtë, për krimet e luftës dhe të pasluftës po gjykohen banda e Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, në Gjykatën e Hagës.
  Goditja e parë ishte rrënimi i Sistemit të Drejtësisë, pamundësoi ndëshkimi e krimeve vrastare të kundërshtarëve politikë dhe të makro-hajnisë zyrtare, përfshirë kontrabandën galopante të kastës të “komandantëve” kriminelë dhe bandave të tyre, në bashkëpunim me serbët e veriut të Kosovës. Ata i shkaktuan miliarda euro humbje buxhetit shtetëror, sipas përllogaritjeve financiare, të bëra nga Dogana e Kosovës! Paralizimi total i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë dhe vazhdimi i vrasjes të dëshmitarëve në Kosovë, lindi nevojën e krijimit të Gjykatës Speciale, me seli në Hagë.
 Kozmopolizmi i Përparim Ramës është i dukshëm, rrast i dëmshëm, sfidues unik i shtetit dhe i Qeverisë të Kosovës. Ekspozimi i tij në “safin”, radhën e parë të protestës, pranë të birit të Hashim Thaçit dhe të lukunisë mercenare, të krerëve dhe eksponentëve banditër të OVL të UÇK-së të PAN-it; të “skitalicës” Ali Ahmeti, pjesë e kurthit kriminal të djemëve në burgun e Kumanovës, në ujdi me disa “komandantë” kriminelë të Kosovës, për të humbur gjurmët e krimeve makabre; të shiturit Azgan Haklaj me soj sorollopin e tij; klerikëve matrapazë dhe llumhania tjetër zhurmuese.
 Të gjithë këta mercenarë, në shërbim të PAN-it, për të përfituar në balotazhin e pritshëm dhe përpjekja e dështuar, për rehabilitimin e krerëve sabotues të konsolidimit të shtetësisë të Kosovës. Destruktiviteti i kryeministrit namkeq shqiptar, Edvin Rama, mik besnik i presidentit serb, Vuçiq, aprovues i planeve ogurzeza të Serbisë për Kosovën, duke kulmuar me tradhtinë e madhe, së bashku me Hashim Thaçin, ndarjen e Kosovës. (Shih shkrimin: Tre banditërit me thika mbi hartën e Kosovës”).
 Përveç qortimit të madh, e një pjesëmarrje në një maskaradë karnevaleske, siç ishte protesta, gjithë pompë e bujë, në Tiranë, ku u shpërfaqë hipokrizia dhe turpi i skajshëm. Përparim Rama, me kryekomunarët tjerë, penalizohen për abuzimin e parasë të popullit, duke vënë në dispozicion, për veprimtari private, autobusët shtetërorë, për bartjen e PAN-istëve dhe të dostave të tyre, “kolonë e pestë” në LDK dhe ndoca partiza tjera.
  Meqenëse protesta ishte thirrur në mbështetje të “ish-ushtarëve dhe të komandantëve të UÇK-së”, për hirë të së vërtetës, nga 4 të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, tre syresh nuk ishin as ushtarë dhe as komandantë të UÇK-së, ngaqë nuk ishin pjesë e luftës. Pjesë e luftës ishte vetëm Rexhep Selimi. Ata nga Tirana komunikonin me disa komandantë në Kosovë, lëshonin komunikata, të ngjashme me atë numër 59, përzgjidhnin viktimat nga radhët e kundërshtarëve politikë, ndërsa ekzekutimet i realizonin komandantët vendorë, me skuadrat e tyre ekzekutive, pushkatare.
 Organizatorët delikuentë, kryesisht, të dënuar të kësaj kategorie, para nisjes për protestën e turpshme dhe kriminale unike, në Tiranë, mashtruan  se “kërkojmë vetëm monitorimin dhe gjykimin e drejtë, pa ndërhyrje, pa ndikime, pa i paragjykuar dhe papenguar procesin gjyqësor”! Përkundrazi, në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, e quajtën “raciste dhe fashiste”! Dhe, kërkuan me ultimatum lirimin e menjëhershëm të “komandantëve heronj të luftës”, pa hyrë në luftë fare!
  Po citojmë kryeplakun e kësaj proteste, ish-presidentin shqiptar, Alfred Moisiu: “Asnjëri nuk ka kryer asnjë krim. Ata që nuk u bënë pjesë të kësaj proteste, i shërbejnë politikës serbe dhe ruse”. Dhe, aludimi i Gjeneralit, të shkollës ruse, ishte për LDK-në, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë!
 Të gjitha këto akuza dhe lumë të tjera i dëgjoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjithnjë i buzëqeshur dhe në përqafim me Ali Ahmetin e Zajazit, kryetar i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, duke e lënë me një anë politikën dhe altruizmin e tij, amnistimin, faljen e krimeve dhe të kriminelëve, madje ata, pa u penduar dhe pa kërkuar falje, për krimet serike e makabre të tyre, lë të mbetet në ndërgjegjen e Përparimit.
 Por kandidimi për mandatin e dytë të kryekomunarit të Prishtinës, është diç tjetër, meqë ai ka preferencë të mos identifikohet me partinë, në rastin konkret, me LDK-në. E njoh familjen Rama, si familje konak dhe intelektuale e hershme, që nga vitet `60-a, kur shërbeja mësues në atë zonë. Zanatin e kryekomunarit, atëbotë, e ushtronte vëllai i gjyshit të Përparimit. -Tradita vazhdon-, siç thonë aktivistët e LDK-së. Edhe Kryesia e LDK-së nuk mund të fajësohet për kandidimin e tij, sepse ka menduar më shumë për të mirën e Prishtinës, duke besuar në novatorizmin profesional të Përparimit, se sa për partinë. Dhe, kjo është fisnikëri, në traditën e partisë Institucionale.
  Kandidatët konkurrues për Prishtinën, kanë qenë të mrekullueshëm. Temë parësore problematike, paradoksalisht, ishin qentë dhe bërlloku! Me keqardhje, dy shtetet shqiptare: Kosovën dhe Shqipërinë po i hanë qentë dhe po i mbulon bërlloku! Kandidatët folën edhe për infrastrukturën dhe të tjera. Por, vizioni i arkitektit londnez, Perparim Rama, për veprën madhore, bërjen e unazës zhbllokuese për kryeqytetin është e veçantë, madje e domosdoshme, si dhe rrugë alternative.
     Ideja e hedhur e arkitektit Rama, qysh në fushatën e mandatit të parë, për frymëmarrjen e shpenguar, shëndetin e mushkërive të Prishtinës, fort të ngulfatur, bërja e stadiumit një mini-liqe, duke e shtrirë edhe në hapësirën rrethuese, është risi gëzimplote. Andaj, dhënia e një mandati të dytë arkitektit Përparim Ramës, gjithësesi, do ta përmbushte ëndrrën fisnike të arkitektit dinjitar dhe stoik, Rexhep Lucit, i cili u ekzekutua nga komandantët uzurpator të tokave të kryeqytetit, duke u bërë – Kurban – në mbrojtje të urbanizimit modern të Prishtinës.

NGA PROJEKTI I ASHTUQUAJTUR  ’’BOTA SERBE’’, MË SË SHUMTI DO TË DUHEJ BRENGOSEMI, NE SHQIPTARËT – Nga REFIK HASANI

 

Projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’,  është një sinjal dhe alarm destabilizues, kjo me arsye të bazuar që do të duhej të brengosemi më së shumti ne shqiptarët,  njëkohësisht kjo  ka ngjallur shqetësimin është për shkak të përvojave të hidhura nga kujtesa kolektive e shqiptarëve, ku me një sërë platformash, dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave. Këto projekte të hartuara kryekëput kundër neve shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombëtarizimin,  shfarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve  të quajtur  ’’Naçertanija” e Ilija Grashaninit. Ky ishte  një projekt i detajizuar, por është paraqitur në formë të një  plani e platforme e sintetizuar e  si një dokument sekret,   në vitin 1844.

Serbia  edhe projekte  tjera të hartuar kryekëput kundër neve shqiptarëve të quajtur, si  ’’Dëbimi i Shqiptarëve”, në vitin 1937, nga Akademiku Vaso Çubriloviç, pastaj  memorandumin, si ’’Spastrimi i shqiptarëve’’, nga  Ivo Andriçi, të botuar  më 30 janar  të vitit 1939, por edhe Elaborate për shpërnguljen për Turqi,  aksioni i kolonizimit, programe të  aksioneve të armëve  deri në vitin 1960-të, hartuar nga Akademikë Dobrica Çosiç, por edhe plane, programe, elaborate, dokumenta të hartuar për më shumë se një shekull nga Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave. Serbia e mbështetur nga Rusia, e që  bashkarisht po e quajn ’’Vëllazëria Sllave’’.

Nga projekti  i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, është shqetësuese për ne shqiptarët,  sepse ky   projekt  është duke u manifestuar përmesë tubimeve masovike, të gjithë Serbëve nga ish-hapsirat e RSFJ-ës, sepse Serbia  gjithnjë po vazhdon të ushqej e helmoj  popullin e vetë, vazhdon të synoj me plane pushtuese, kolonizuese edhe shtrirjen në territoret shqiptare, përmesë fjalimeve luftënxitëse,duke manifestuar  përmesë parakalimeve me parada ushtarake, vrehet se jan shtuar apetitet për dominim, hexhemoni, dhe kështu po   kërcnojn haptas edhe publikisht edhe këtë  pjesë të Ballkanit Perëndimor. Serbia nuk bashkëpunin me fqinjët nuk është duke promovuar një klimë të besimit, respektit dhe mirëkuptimit reciprok dhe fare nuk kan krijuar një atmosferë të favorshme për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Ne, shqiptarët më së shumti kërcnohemi, se nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, po tregohen duke manifestuar haptas   me ritëm më të shpejt për të  shfaqur e vazhduar hegjemoninë e Serbisë në raport me fqinjët, janë me ambicie ekspansioniste, me ambicien shofeniste, e në këtë rast pretendimin Serbia, ushqen më së shumti kundër neve shqiptarëve, edhe pse sot e asaj dite ka territore shqiptare që është zgjeruar në dëm të neve shqiptarëve.Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit, të kaluarës dhe të së ardhmes, në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake.

Serbia, nuk po ndalet me politika luftënxitëse, duke vazhduar  në realizimin  e ’’Serbisë së madhe’’, mban pengë jo vetëm Bosnjë Hercegovinën, por është duke penguar shumë shtetin e Kosovës, por edhe duke u munduar të shtrijë ndikimin edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Nga projekti i ashtuquajtur  ’’Bota Serbe’’, që dëshirohet të realizohet  ’’Serbia e Madhe’’,e në këtë më së shumti ishim të dëmtuar ne shqiptarët, dhe prap më së shumti rrezikohemi,  sepse përpjekja është të pengohet Republika e Kosovës, dhe të ri-krijohet një mini Jugosllavi, që në të vërtet do të jetë një Serbi e madhe, që mendohet se do të përfshij edhe Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedonin e Veriut.

Ne, shqiptarët më së shumti do të duhej   brengosemi,  nga projekti  i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, marrë parasysh se në vendbanimet dhe lokalitete e Rajonit që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanocit, hasen dukuri të shpeshta në grafite antishqiptare, edhe nga instanca më të lartë dhe të liderëve politik dhe institucional, gjuha dhe retorika e provokimit, duke përfshi edhe fjalimet me plotë urrejtje, në Parlamentit e Serbisë, në media me frekuenca nacionale të Serbis, ku rregullisht flitet e shkruhet me diskursin e njëjtë shekullor të drejtuar kundër neve shqiptarëve me gjuhën e urrejtjes, provokim, frikësim,në kuptimin e nxitjes, e instalimit të frymës së fyerjes, ofendime, jan  shfaqur edhe me mbishkrime në pankarate me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve’’. 

Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, më së shumti kanosemi nga projekti  i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’,sepse përkundër mbajtjesë së Referendumit të 1 e 2 marsit 1992, përkundër kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare  përmesë Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, përkundër Marrëveshjesë së Konçulit në monitorimin, prezencën dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarër, ende kjo Krahinë është e diskriminuar tani edhe pasivizimi i adresave si pastrim etnik dhe vazhdim i diskriminimit klasik, kurse me projektin  e ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, rinia nga kjo Krahin më e diskriminuar në gjithë Evropën do nxitet të shpërngulet dhe migroj nëpër vende tjera.

Nga projketi i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, pasi ende nuk kemi grumbulluar dhe  dorëzuar  PADI-n, në Gjygjin ndërkombëtarë, duke  kalkuluar  dëmet e shprehura  në valutën € apo në valutën $ në  Miliarda, Bilion e Trilon  dëme të shkaktuara për më shumë se një shekull. Vetëm atëherë nga Serbia, Jo nuk do të vazhdoj t’na rrezikon duke na kanosur, dhe vetëm atëherë  Serbia, do të fillon ndoshta të ndërron qasjen ndaj neve Shqiptarëve.        

Projekti  i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, ëshë vazhdimësi e Elaborateve por edhe plane, programe, dokumenta të hartuar për më shumë se një shekull nga Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave, andaj do të duhej brengosemi, ne Shqiptarët  pasi, mbi të gjitha ende sot e asaj dite Serbia, nuk ka kërkuar asnjë kërkim falje, me vones të pajustifikueshme, Sebia do të duhej të zgjohet  nga ajo që ka kryer në dëm të shqiptarëve dhe të paraqes së paku një PENDIM, sikur  që Gjermani u përkul para gjenociodit të Hebrenjëve që kreu Adolf Hilteri, gjatë luftës së II Botërore.

Projekti, i ashtuquajtur  ’’Bota Serbe’’, emrin e ka të ri, kurse mjetet dhe koha e realizimit edhe mund të ndryshojnë, por qëllimi është i njëjtë, por ai i vjetër,  dëshirohet   ’’Serbia e Madhe’’.

 

 

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI                                  3 nëntor 2025

In Memoriam : Mallkuar qofsh Fatos Nano që i solle Shqipërisë këtë diktator me atlete ! Nga Elida Buçpapaj

Ky opinion është botuar më 2018. Sot e sjell In Memoriam, në kujtim të një politikani socialist liberal, që u përpoq të reformonte të majtën, duke dhënë shembullin personal. Qendroi pak në pushtet, bëri 4 vite burg, burgosjen e tij e perdorën si profit krahu konservator i PS që e luftoi  Nanon kur më 1997 u bë kryeminister. Dha dorëheqjen dy herë. Nuk ishte i përkryer, por thelbësorja nuk ishte as hakmarrës dhe as uzurpues i pushtetit. Fatos Nano solli në politikë figura të reja nga Rinia Socialiste, të papërlyera nga e shkuara. Solli edhe Edi Ramën, që nuk i ishte kurrë mirënjohës, për kundrazi e nxori nga skena politike. Ngushëllime Familjes dhe Familjes Socialiste që sot është një iluzion dhe jo një realitet.

———————-

 

Edi Rama ka studiuar për pikturë.

Si i biri i një artisti dhe për shkak të lidhjeve të së jëmës me nomenklaturën, në diktaturë gjithçka i ka shkuar fjollë.

Ka patur vetëm katapultime, pa pikë djerse!

Prej këtej e ka të ushqyer parazitizmin dhe arrogancën!

Kështu shikonte diktatura, me sytë e egër dhe pa asnjë shprehje që na shikon sot Edi Rama me orë të tëra nga ekranet e televizioneve duke hyrë pa u ftuar nëpër shtëpitë e familjeve shqiptare!

Mbasi mbaroi Liceun u katapultua në Akademinë e Arteve,

Pasi mbaroi Akademinë e Arteve katapultohet aty si pedagog, direkt në vendin më të lakmuar duke e urryer nocionin e meritokracisë!

Ju kujtohet koha në Tiranë në mes të diktaturës kur Edi Rama dilte gollomesh sipër biçikletës, pa e trazuar askush, sepse gjithmonë i ka patur krahët e ngrohta!

Asgjë nuk e ka arritur në sajë të personalitetit apo talentit të tij, gjithçka e ka arritur qyl.

Qyl në diktaturën e proletariatit,

qyl në demo(n)kracinë e tranzicionin mafioz!

Prej vitit 1998 është  në kupolen e sistemit të kapur.

Edi Rama është trashëgimtar i sistemit të vjetër dhe timonier i kastës në sistemin e kalbur në çdo qelizë!

Edi Rama është produkt i koktejlit me përbërësit: parti e punës, nomenklaturë e superstrukturë komuniste, Fatos Nano e Gramoz Ruçi.

Pa njërin nga këta ingredientë të përmendur më sipër Edi Rama kush e di se sot ku do të ishte !

Ka një periudhë tranzit të jetës së Edi Ramës, jo si periudhat e krijimtarisë të Pikasos natyrisht, në  postdiktaturë, kur u rrek të përfshihej në rradhët e PD, pastaj në shtypin pseudopluralist dhe në fund përfundoi si refugjat në Europë, sepse u fol se gjatë trazirave të 1997 u sulmua fizikisht “për arsye politike”.

Kjo është periudha e anonimatit të Edi Ramës, sipas vlerës të vërtetë !

Pikërisht pas trazirave te 1997 kur e majta u rikthye në pushtet, ne prill te 1998, Fatos Nanos i shkrepi në kokë ta katapultonte Edi Ramën nga refugjat në Parisi direkt Ministër të Kulturës!

Fatos Nano ka menduar meqë është artist dhe bir artisti, shoku Edi Rama do të bëjë diç për kulturën kombëtare.

Por gaboi rëndë, se për parazitin e tranzicionit shqiptar, kulturë kombëtare do të thotë vetëm Edi Rama!

Edi Rama është Teatri Kombëtar, Opera Kombëtare, Estrata, Kabareja, Cirku!

Ose thënë ndryshe Edi Rama do të thotë rrafshim i kulturës kombëtare!

Sikur të kishte fuqi edhe artistët që kanë fituar famë nëpër botë, Edi Rama do t’i kthente në atdhe e do t’i linte me rroga nga 100 Euro!

Se çfarë ka bërë për kulturën shqiptare Edi Rama mjafton të shihen monumentet arkeologjike të kulturës shqiptare që rrezikojnë të kthehen në themele rrokaqiejsh ose t’i shiten të huajve.

Pra Edi Rama është dora vetë sinonimi i rrënimit kulturor!

A e shihni si i poshtron artistët Edi Rama nga kolltuku i kryeministrit,

kur llap për sistem kapitalist njëri nga personat përgjegjës për këtë katrahurën shqiptare të degradimit të sistemit.

Sistemi kapitalist bazohet në vlerat perëndimore që janë principet demokratike për treg dhe iniciativë të lirë, për shtet të së drejtës, për institucione të pavarura, për mundësi punësimi, për meritokraci, për mirëqënie, jetë me dinjitet dhe siguri!  Ndërsa sistemi demo(n)kratik që ka ndërtuar Edi Rama me shpurën e kupolës  politike siguron privilegje vetëm për kastën duke fuqizuar antishtetin dhe kapjen e sistemit!

Kauza e Edi Ramnës sot është rrënimi total i kulturës shqiptare,

kauza e Edi Ramës është që t’i poshtrojë të gjithë artistët dhe krijuesit përmes mjerimit ekonomik që i shndërron ata nga vlerë kombëtare në dordolecë që nuk sigurojnë dot bukën e gojës pas një jete punë dhe kontribute!

Parazitii Edi Rama fiton miliona, kush krijon vlera kombëtare vdes për bukën e gojës!

Kjo është strategjia diabolike antikombëtare e Edi Ramës!

Edi Rama është askushi përpara Robert Ndrenikës,

Edi Rama është askushi përpara Bujar Lakos;

Edi Rama është askushi përpara e sa e sa artistëve të tjerë që sot në Shqipëri bëjnë jetë qeni!

Sot Edi Ramës i paska shkuar mendja të ndërtojë Teatrin, si ngrehinë, duke i hedhur në kosh të plehrave Artistët si qënie njerëzore dhe si personalitete të kulturës!

E dëgjuat Inva Mulën se si tha, turp e faqja e zezë që Artistët e Operas nuk kanë Teatër!

Inva Mula tregoi se si Artistja e shquar Vikena Kamenica për hir të artit kishte pranuar që të bënte prova në një pallat mbledhjesh sikur është Pallati i Kongreseve dhe prej kushteve pa ngrohje kishte marrë të ftohur!

Të njëjtën gjë tha edhe Bujar Asqeriu, se si i madhi Roland Trebicka vinte në Teatër në kushte aspak njerëzore kur artistët bënin prova duke u dridhur prej të ftohtit!

Po a rri dot zonja ministreshë e çkulturës e Edi Ramës në zyrën e saj moderne pa ngrohje?

Nëse do të ishte njeri i kulturës sikur e imagjinoi Fatos Nano, Edi Rama sot nuk do të ishte ekzekutori i rrënimit të identitetit kombëtar shqiptar !

E dini që në Shqipëri nuk ekziston më kritika!

S’ka kritikë! Janë shuar kritikët!

Se po të ekzistonte kritika, kritikët do t’i thoshin Edi Ramës të parit se zhgarravinat e tij janë idiote!

E atëhere e çfarë do t’i mbetej Edi Ramës? As gjethja e fikut!

Edi Rama ka plot 20 (njëzet) vjet në kupolën e politikës shqiptare dhe është një nga rrëmimtarët dhe shkaktarët e degradës të vendit!

Edi Rama s’ka identitet personal, ka vetëm identitet politik, partiak.

Brutaliteti dhe arroganca e tij barazohet me një bazhibozuk shallvaregjërë me atlete, i pacipë, një sulltan sallahan, që nga pozita uzurpatori poshtron emrat e ndritur të elitës kulturore që nuk pranojnë të rreshtohen në skalinonet puthadore të partive politike.

Sot Edi Rama na flet për sistem kapitalist, kur gjithë shteti dhe burimet kombëtare janë ka kthyer në pronë private të tij, të Gramoz Ruçit dhe shpurave politike majtas e djathtas!

O popull, meqë e zura në gojë Gramoz Ruçin, babain shpirtëror të Edi Ramës, pa të cilin Edi Rama do t’i kishte thënë më 2005 lamtumirë politikës, a e mendoni, a ka logjikë që Gramoz Ruçi prej 25 vitesh paguhet me rroga dhe privilegje të majme, ndërsa Artistët shqiptarët me emrat e të cilëve identifikohet kombi, kanë mbetur në mëshirë të Edi Ramës dhe kupolës politike shqiptare !?

Elita kulturore pas një karriere të suksesëshme, së cilës i ka kushtur gjithë jetën, jeton në kushte mjerimi sa nuk ka mundësi të paguajë mjekimin apo Artistë me dimensione gjigande shuhen nën indiferencën e plotë të shtetit barbar të Edi Ramës në apartamente 50 metër katror apo artistë të tjerë për ekzistencë janë të detyruar  t’i luten aparatçikëve idiotë të Edi Ramës që të mos mbeten pa rroga?!

Gjithë interesat kombëtare janë në dorën e një egoisti mediokër, i cili gjithë jetën veç ka parazituar e përfituar prej katapultimit pa asnjë kontribut si në diktaturë dhe në demo(n)kraci!

Prandaj Fatos Nano e ka hak mallkimin, mallkuar qoftë që sikur të mos i dilnin eurosocialistët shkoi edhe peshkoi një parazit të çmendur pas pushtetit, që për hir të pushtetit të përfituar pa asnjë mundim, është gati të shkatërrojë gjithë shtetin dhe kulturën!

Ju kujtohet 21 janari 2011?

Ju kujtohet 1 prilli 2013?

Ju kujtohen këta pesë vjet ?!

Ju kujtohet koha kur ishte Ministër i Kulturës?

Ju kujtohet koha kur ishte kryebashkiak?!

Koha që është kryeministër ?!

Mallkuar qoftë Fatos Nano, që Edi Rama “për mirënjohje” e çrrënjosi nga PS brënda 24 orëve  pa marrë parasysh se lideri i socialistëve ishte bamirësi i tij !

Fatos Nanos mirë ia bëri, por ç’kusur kanë shqiptarët që të durojnë rrëmetin, tërmetin e qametin që ku shkel atletja e tij mbjell vetëm varfëri e mjerim për popullin e shkretë dhe gjithçka që ka emër apo histori e identitet shqiptar e shndërron në një gërmadhë!

2018

Sovrani me votë gjithmonë i ka bërë katharsis klasës politike të Kosovës Nga ELIDA BUҪPAPAJ

Janë ca pragmatistë me demek që u digjet shpirti për Kosovën –

Janë t’Kosovës, shpirtërat e mjerë binjakë me opozitën – që llogaria u shkon me e bë shkaktar Albin Kurtin për rrjedhat e situatës deri këtu –

Janë gati me i çu në gijotinë

Albinin, Vjosën e Donikën, që e përfaqësojnë aq denjësisht Kosovën si brënda sovranitetit shtetëror ashtu në metropolet në Perëndim,

Prej shkurtit e deri sot maxhoranca në Kuvendin e Kosovës ka respektuar procedurat ligjore dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila nga ana e saj i di shumë mirë afatet dhe konseguencat e vonesave –

Historia moderne e Kosovës është konfiguruar me kontributin e popullit të Dardanisë

për ndryshimet thelbësore në skenën politike –

Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Donika Gërvallën nuk i sollën në pushtet soji i pragmatistëve por vota e Sovranit –

Sovrani voton për një Kosovë demokratike,

e demokracia nuk bën kompromis me standartet e nuk pranon me bashkëqeveris me të korruptuar –

me opozitën, që me autodestruktivizmin e saj i bën selfi vetes –

e Kosova i sheh se me cilët ka të bëjë –

Në fakt Kosova i njeh mirë dhe i ka ndëshkuar e ua ka vendosur kapelën sipas kokës që kanë

Këta 26 vjet Kosova ka shku në mënyrë të vijueshme në zgjedhje –

dhe Sovrani me votë gjithmonë i ka bo katharsis klasës politike të Kosovës,

duke i nxjerrë nga loja elitat e vjetëruara e duke sjellë elitat e reja

Albini, Vjosa, Donika janë elita e re që nuk pranojnë të bashkëqeverisin duke vënë në një balancë shtetin e Kosovës me grykësinë për pushtet të aleancave të konsumuara shterrshëm nga pabesitë ndaj Sovranit –

Elita e re e Kosovës është krijuar nga Sovrani –

e tash i bjen përgjeshmëria rishtas Sovranit të Kosovës me vendosë,

Lavdi popullit të Kosovës që nuk gabon sa herë voton!

 

Monist Macedonia, a state at war with its own citizens! By Isuf B.Bajrami

 

For the monist state apparatus in Macedonia, people are not important, because for it the system of rule is important! For it, life is not important, because for it ideology is important. Macedonia is a “state” that cannot be stabilized, because it is not assured of the freedom of its citizens. It is a “state” of ideological, political and police persecution, of prisons, massacres and mass deportations. “A state” whose political philosophy is violence, method – manipulation and result – the general fear of its citizens.

The “state”, which in the name of “democracy” defends itself from the free thoughts of its citizens! Even with its political opponents, it speaks through the muzzle of a gun! Even from free thought and criticism, it defends itself as from the enemy!

A “state” that does not want to understand that state and social laws and norms, political, literary and artistic theories, are the same today so that they can be surpassed tomorrow by newer and more just laws, norms, theories! It says that throughout history everything has changed, but it itself thinks that it is unchangeable and eternal.

The “state” that everywhere and at all times creates and seeks the same, the sameness, which, for these reasons, leaves a desert in the souls of people. The consequence of this political philosophy is the serious spiritual and moral crisis that they experience today and that everyone will experience tomorrow. It is a psychological and historical necessity to get out of this pond – dictatorship and from this “state” – camp. All of this is a yesterday, but a yesterday that brings bitter experience to today and tomorrow.

Albanians living in their own lands do not ask for anything more, they want to be treated as equal citizens with Macedonians. If this discriminatory policy continues in the future, then Albanians would seek to put an end to this abnormal situation and would seek to separate from Macedonia. Without any hesitation or discussion, this would bring about the disintegration and disappearance from the European map of the Macedonian nation. If the policy of the Macedonian rulers adhered to the messages and teachings of Goce Delchev; “Nations should engage in cultural competitions and not competitions of violence and intrigue”!. If the Macedonian rulers returned to real and friendly policies towards the Albanian people, who are the oldest and indigenous people in Macedonia. If they democratically agreed to recognize social, political, national, civic and state equality for Albanian citizens, this would be the policy that would bring this Balkan country out of the endless abyss. This would serve as an important factor for the existence of the “state” of Macedonia. With complete equality in every field, without violence and discrimination among all the nationalities that coexist in Macedonia today.

The Macedonian army and police were put at the service of the destructive actions of the anti-Albanian policy, which, through violence and terror, raids, beatings, imprisonments, murders! The Macedonian government seeks to extinguish the aspiration of the Albanians for their legitimate national rights. These bandit actions of the Macedonian authorities and political police are an expression of the deep hatred that they harbor towards the Albanian population, with their anti-human, anti-cultural actions, which is unprecedented for any European country. These actions are carried out at a time when various political leaders, high-ranking Macedonian personalities speak loudly about the “equality” of peoples, about the “respect” of human rights and freedoms. And this is the greatest hypocrisy and the lowest deception that is currently appearing in the Balkans, especially in the lands where Albanians mainly live.

It has never been seen or heard of in a European country that violence and terror are practiced, weapons are used and blood is shed against a people fighting for national rights, education in their native language. This only happens in countries with a Slavic-Orthodox orientation; Serbia, Montenegro, Macedonia, Greece, in these Balkan countries that are known for their cruelty and barbarity.

The bloodshed, the savage terror inflicted on Albanian citizens, reminds us involuntarily of the Middle Ages when scientists were burned alive because their science opened the eyes of uneducated people, and reminds us of Giordano Bruno who was burned alive in the square of Rome for his great scientific discoveries about planet Earth. This assassination attempt by the Macedonian government against Albanians is at the same time an assassination attempt on Albania and Kosovo, which were among the first to recognize the Republic of Macedonia after its “separation” from the former Titoist Yugoslavia. It would be good for the Macedonian government to draw positive conclusions from the realistic stance of the Albanian government, which was the only neighboring state and nation of the Macedonians that recognized the existence of the Macedonian nation and state. The formula for Macedonia’s internal stability lies in complete equality between peoples. If this is not truly understood, then the consequences will be greater and of catastrophic proportions.

It is time for Albanians to understand their friends and enemies, sincerity and hypocrisy, words from deeds. Are we living in a historical time when the fate of the Capital of Dardania – Skopje, this historically Illyrian land, is being decided, to be liberated or not liberated?! We are at a historical crossroads: to have the heavy fate that has existed so far, or to have better fate. This policy pursued by the Macedonian ruling circles is a short-sighted policy, without any future, a policy that is detrimental to the interests of the Macedonian peoples themselves. But it should be known that the existence of Macedonia itself as a state is extremely endangered, by trampling on an indigenous people, who have their own language and customs, their own culture and traditions. It is impossible to subjugate and oppress the oldest people in Macedonia, such as the Albanian people. The centuries-old history of the Albanian people testifies to the wars they have waged to preserve their identity, to protect their lands from various invaders from the earliest times to the present day.

Today’s generations are mentally, physically and morally strained: they are trying to change the inherited situation so bitter. Today’s generations are doing a lot, but who really sees the situation we are in. We are living in a time when new national states are being created in the spaces of the last empires on the European continent. Events are moving at an accelerated pace, but it cannot be ignored that we are moving with delays, with haste and improvisations, while before international institutions and forums we appear as an ethnic group and not as a Nation. We have not raised the Albanian issue as an issue of the position of the Albanian Nation as a whole, in the Balkans, on the solution of which depends whether there will be or not an order of justice, humanism and peace in the Balkans.

It is a time when, as a result of the dissolution of Tito’s Yugoslavia, the political and state consolidation of the Balkan “states” is taking place again, and we, the creation of new national states in the space of the former Tito’s Yugoslavia, find ourselves undecided about what to seek. We, however, face some internal difficulties in political and moral life that our predecessors also faced.

A new world order is being created, which has some principles to which it adheres, and we do not know clearly what our place in that order may be. The Albanian issue has been “internationalized”, but we must not forget that the internationalization has not been done correctly. We are the only Nation on the European continent, over half of which is under foreign sovereignty. The future of half of the Albanian Nation is being decided, and this ultimately means the future of the entire Albanian Nation. If until yesterday the aim was to protect the entirety of the Albanian lands, today the aim should be to unite the divided people.

This is a straight path, towards the ideal of the state, that is, towards unification, for the Albanian people it is finally a path towards the possibility, to be equal with other Balkan and European peoples, it is a path towards progress, well-being and happiness. I say this because by aiming for the equality of the Albanian people with other Balkan peoples, order and justice, humanism and peace in the Balkans are aimed at.

The Land of Lek 30.10.2025

Përse është OSBE/ODIHR në Shqipëri?- Nga Ekrem Spahiu

 

Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, përkatësisht Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) paraqiti një Raport final më shumë se të mjegullt për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Shqipëri. Kjo tregon se OSBE/ODIHR ose i njeh problemet dhe nuk ka interes t’i hapë në dritë të diellit, ose nuk don t’i njoh fare. Në të dyja rastet nuk është në misionin e saj, përderisa çdo herë shtron pothuajse të njëjtat rekomandime, ndërkohë që zgjedhjet në Shqipëri po degradojnë gjithnjë e më shumë.

Raporti final për këto zgjedhje u paraqit pas afro gjashtë muaj. Në këtë Raport, midis të tjerash, Prezenca konkludon se “fushata ishte përgjithësisht e qetë”, se “dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë” dhe se “mjedisi pas-zgjedhor mbeti i qetë”. Atëherë, në këto kushte, Raporti, normalisht, do të duhej paraqitur pas afro 6-8 javësh pas përfundimit të procesit zgjedhor, e shumta deri në dy muaj, sado “por” që shton ky Raport pas konstatimeve “të qeta”. Por jo 6 muaj! Sepse pas 6 muajsh është shuar interesi, janë zbehur problemet dhe janë krijuar të reja: praktikisht Shqipëria tani është në fushatë për zgjedhje të pjesëshme në 6 bashki.

Për të mos thënë më shumë, le të themi se që këtu fillon zvarritja e misionit të OSBE/ODIHR që ka nisur 29 vjet më parë. Ajo është i ngarkuar të vëzhgojë zgjedhjet për të vlerësuar në çfarë mase proceset zgjedhore respektojnë liritë themelore dhe karakterizohen nga barazia, universaliteti, pluralizmi politik, besimi, transparenca dhe përgjegjshmëria, si të mbështesë autoritetet në përpjekjet e tyre për të përmirësuar proceset zgjedhore dhe për të ndjekur rekomandimet e misioneve të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, duke rishikuar legjislacionin që lidhet me zgjedhjet.

Raporti, në një formë rutinë, i përshkruan mbi 10 herë listat e mbyllura, por asnjëherë nuk jep verdikt nëse kjo formë përzgjedhjeje kandidatësh është demokratike apo antidemokratike. Thjesht konstaton se “disa parti të vogla e kundërshtuan sistemin e ri në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ai favorizon dy partitë dominuese, minon mundësinë reale që kandidatët nga listat e hapura të fitojnë një mandat dhe nuk respekton kërkesat kushtetuese për votimin preferencial. Ndërsa Gjykata Kushtetuese e konsideroi sistemin në përputhje me kushtetutën, pasi ligji nuk shkel kërkesën që lidhet me listat e kandidatëve, ai gjithsesi mund të çojë në një kontroll ose ndikim të konsiderueshëm të drejtuesve të partive mbi përfaqësimin parlamentar, pjesërisht për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme partiake, pasi shumica e mandateve, në çdo rast, u shpërndahen kandidatëve nga listat e mbyllura, pavarësisht nga numri i votave që marrin kandidatët në listat e hapura.”

Ky është roli i Prezencës së OSBE/ODIHR, thjesht të përshkruajë labirinthet antidemokratike që vijojnë të mbahen me thonj në Shqipëri, apo t’i ndriçojë ato dhe të shtrojë rekomandime sipas standarteve demokratike?

Njera nga ato “partitë e vogla” (edhe ky një term antidemokratik!) që përmend Raporti, është “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, e cila, në platformën e saj për zgjedhjet politike të vitit 2025 ka këmbëngulur disa herë që reforma zgjedhore nuk duhet të bëhet për të ushqyer pazaret politike të dy partive kryesore sikurse i ka ushqyer në të gjitha zgjedhjet e kaluara., por vetëm mbi shtylla demokratike siç është barazia e votës, me një sistem proporcional kombëtar, çka siguron përfaqësim real të subjekteve në Kuvend në raport me votën; lista të hapura, ku renditjen ta përcaktojë votuesi, jo orekset, parapëlqimet dhe pazaret e politikanëve.

Nuk është e rastit që PS dhe PD, pa asnjë analizë, u deklaruan solidarë me Raportin që ditën që u shpall dhe u dakordësuan për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të ketë për detyrë hartimin e ndryshimeve ligjore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Të gjitha këto i kemi bërë të ditura dhe të qarta në Parlament e jashtë tij, te institucionet shtetërore që janë të ngarkuara ligjërisht për zgjedhjet, te ndërkombëtarët e në veçanti te OSBE, si problem madhor për demokracinë.

Raporti i OSBE/ODIHR, në thelb, është pothuajse i shkëputur nga realiteti i zhvilluar përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Shqipëri. Raporti nuk shkruan gjë për brutalitetin e pushtetit dhe gjithë shtetit; nuk shkruan se vota është kaparuar para zgjedhjeve dhe janë intimiduar zgjedhësit; nuk e përmend dyfishimin e administratës para votimeve; kalon në mënyrë sipërfaqësore infrastrukturën qeveritare të patronazhimit, përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale nga pushteti, angazhimin e grupeve kriminale në zgjedhje; anashkalon problemin që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet.

OSBE/ODIHR është në Shqipëri që të bëjë një analizë të paanëshme dhe me kritere: zgjedhjet në Shqipëri kanë shkuar dhe po shkojnë drejt “marifeteve” antidemokratike, pra drejt lustrës demokratike, apo drejt standarteve demokratike?

Në fund të fundit, misioni i Prezencës së OSBE/ODIHR është që të japë këtë vlerësim, jo të përshkruajë marifetet dhe labirinthet ku po ecin zgjedhjet në Shqipëri. Nëse e bën mirë këtë, atëherë do të gjejë se edhe këto zgjedhje nuk ishin as të lira, as të ndershme, as të besueshme dhe as të pranuara nga konkuruesit.

Nga Raporti i OSBE/ODIHR, të fituar si gjithmonë dolën dy partitë kryesore, pikërisht ato të cilat kanë përgjegjësinë e plotë për regresin që ka pësuar procesi zgjedhor në Shqipëri nga zgjedhja në zgjedhje. Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të mbetet vend krize, se nga mosrespektimi i votës burojnë të gjitha krizat e tjera në vend.
Atëherë, përse është Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri?


Send this to a friend