VOAL

VOAL

Ambasadorja Kadare takim me anëtaret e “Hope & Peace” në New York

October 19, 2017

Komentet

(Video) Mbyllja e Dyerve te Vatres ne Festen e Kosoves, akt antikombetar Nga Valentin Lumaj

Mbyllja e Dyerve te Vatres ne Festen e Kosoves, akt antikombetar.
Në diten e Pavaresise Kosoves, Kryesia pa mandat e Vatres, ka marre arratine, ka anulluar festen dhe nje simpozium per kete feste, mbasi asnje nga ligjeruesit nuk u pataqiten, qe e justifikuan per “arsye te motit te keq”.
Nderkaq dhjetra vatrane veterane, mbasi e kishin shpallur qe me pare, u mblodhen pas dyerve te mbyllura dhe festuan dhe uruan njeri tjetrin. Me vete kishin nje Flamur te madh kombetar qe jua mbante ndezur zjarrin e patriotizmit.
Mbylljen e dyerve te Vatres ne Festen e Kosoves, e vleresoj si akt te papargjegjshem me nuanca antikombetare te Kryetari nga Kosova i Vatres dhe drejtuesve te saj,
Poshte tradhetaret, Rrote Pavaresia, Liria, dhe Flamuri Kombetar!

Porta e Vatrës më 17 Shkurt 2024 – Ditën e Pavarësisë së Dardanisë – për Vatranët rishtas mbyllur Nga Marjana Zeneli Bulku

Portat e mbyllura të Vatrës në Ditën e Pavarësisë së Kosovës i ngjajnë Shqipërisë komuniste që i linte bijtë e vet më të mirë përtej kufijve duke i shpallur tradhëtarë dhe Kosovën e ndante nga shqiptarët ndërsa kosovarët nga Shqipëria amë.
Është e dhimbshme në fakt kur portat e Vatrës mbyllen, një herë, dy herë…disa herë.
Akoma më e dhimbshme është kur në data historike, kur paqja flet përmes historish të përgjakshme dyert e kujtesës i mbyllen medias, gazetarëve, aktivistëve , individualiteteve, vatranëve.
Kush po e kyç Vatrën?
Kush po i shpall armiq dhe kriminel kontributorët të cilët e mbajtën hapur atë derë historike që bëri histori?
Pse po përçahen e ndahen shqiptarët përsëri si dikur , në armiq imagjinarë etj, etj.
Anës Vatrës , pas portave të mbyllura të saj u thirr përsëri për liri e pavarësi . Është ditë pavarësie Kosove dhe kush ka luftuar për liri ia din fort mirë vlerat asaj. E kundërta ndodh me dhunuesit e lirisë …ata veç dhunojnë. Anës Vatrës mund të thërrasësh për liri sepse Vatra është gjenerator lirie, si e tillë u krijua, ashtu historikisht veproi e prej lirisë do të mbijetojë .
Gëzuar Idriz Lamaj , ish -gazetar i Zërit të Amerikës!
Gezuar drejtues të Albanian Culture TV, një vatër e Vatrës dhe çdo shqiptaro -amerikani që çmon lirinë.
Gëzuar vëllezër e motra që dy Pavarësitë i konsideroni si themele të kombit tonë .
Marjana Bulku
17 Shkurt 2024

KOMUNITETI SHQIPTAR I LAS VEGASIT I JEP LAMTUMIREN E FUNDIT PIRRO DOLLANIT Nga Teuta Mulaj

Te shtunen,me 17 shkurt te ketij viti, familja Dollani shtroi nje dreke perkujtimore dhe nderuese per Pirro Dollanin, qe u nda nga kjo bote me 2 janar 2024 ne Washington DC.

Pirro me familjen jetuan tre vitet e fundit ne Washington DC dhe eshtrat e tij(sipas amanetit te vet)u shperndane midis dallgeve te lumit Potomac,por ata jetuan pothuajse 30 vjet ne Las Vegas dhe kjo dreke ishte lamtumira e ketij qyteti per Pirron e dashur.

Restoranti i mirenjohur grek ne gjithe Las Vegasin “Elia Greek Taverna”mblodhi kete dite shume e shume te ftuar, miq te Pirros shqiptare dhe amerikane,qe kane punuar me te nder vite si edhe miq te afert te familjes.

Tashme eshte e njohur figura poliedrike e Pirros si muzikant, mesues, drejtues i talentuar dhe perkthyes autoresh te medhenj.Te gjitha keto dhe vlerat e medha njerzore te tij do te mbeten ne kujtesen e njerezve bashke me emrin e nderuar te Pirro Dollanit.

Dreken e hapi Gjergj Dollani Chief Growth Officer, Bay Atlantic University,Washington DC, djali i Pirros, i cili i uroi mirseardhjen te ftuarve dhe ndau me te gjithe,mes emocionesh dhe nje sinqeriteti te mrekullueshem,kujtimet me te dashura me te jatin,qe nga femijeria deri ne oret e fundit.Ai u ndal jo vetem ne kujdesin e vazhdueshem per edukimin dhe shkollimin e te birit, por edhe ne rrenjosjen e vlerave te miresise njerezore, qe ai do t’i kujtoje gjithe jeten, duke patur udherrefyese figuren e babait te tij.

Fjalen e rastit e mbajti Profesori i Universitetit te Las Vegasit Vladimir Cicani,figure e nderuar ne gjithe komunitetin shqiptar te Las Vegasit dhe miku me i afert i tij.

Ai foli me nje vleresim te vecante per Pirron,jo vetem si intelektual i nivelit te larte,por si nje njeri me zemer te madhe,ndihmen dhe kujdesin e te cilit e ka ndjere nga afer pothuajse cdo familje shqiptare e Las Vegasit.Mes te tjerash ai na kujtoi rolin e Pirros ne ekskursionet e bukura,pjesmarjen e perbashket ne koncerte si edhe kremtimin e festave te nentorit,duke i dhene nxitje afrimit te familjeve te komunitetit tone dhe mbajtjes gjalle te kujteses tone kombtare.

Me nota te ngrohta miqesie te perjetshme foli Sean Clark, Emeritus, Screenwriter and award-winning playwright.

Nga ana e tij Klodian Dorzi, shprehu mes emocionesh, mirenjohjen e pakufishme per ndihmen e pakursyer te Pirros per te dhe gjithe familjen e tij,qe nga momenti i mbrritjes ne aeroport e nder vite.

Me shume respekt nga te gjithe u percoll fjala e Elham Manajt, nje nga personalitetet e mirenjohur te komunitetit tone,i cili e vleresoi shume lart kontributin e cmuar te Pirro Dollanit dhe familjes se tij ne jeten e shqiptareve te ketushem.

Falenderuese ishin bisedat mes te ftuarve gjate gjithe kohes se drekes.

Ne perfundim, vajza e Pirros Arbana Dollani-stiliste e mirnjohur e studiove te Hollivudit,i falenderoi te gjithe miqte qe erdhen te nderojne kujtimin e te jatit.Ajo i lidhi ditet e ndarjes me babain e saj te dashur me ndjesite e perftuara nga leximi i librit”Ura e mbretit Shen Luigj”perkthyer mrekullisht nga Pirro.Libri-tha ajo mes te tjerash,fillon me shembjen e nje ure qe dukej sikur nuk mund te prishej kurre dhe 5 vete qe perfundojne ne humnere,si per te na kujtuar se ka nje toke te te gjalleve dhe nje toke te te vdekurve dhe dashuria eshte ura,e vetmja mbijetese,i vetmi kuptim.

Keshtu u mbyll 17 shkurti, kur Komuniteti Shqiptar i Las Vegasit i dha lamtumiren e fundit Pirro Dollanit.

“Lidershipi” i Vatrës paska ndryshuar datën e festimit të pavarësisë së Kosovës- Nga RAMIZ MUJAJ

PER OPINJONIN E GJER.
02-16-24.
Une, sekretari i keshillit te pergjithshem i VATRES Ramiz Mujaj.
“Lidershipi” paska ndryshuar daten e festimit te pavaresise se Kosoves qe ishte shpallur ne gazeten Dielli me 17 shkurt diten e shtune .Thone se do mbahet me 25 mars.Ky “ lidership”pa transparence pa komunikim pa dakordim ,tani e 4 vite keshtu vepron . Keta keshtu mrena minutash vendosin vetem nje njeri apo dy telefona dhe maroj puna . Tani e 4 vite vetem ky avaz perseritet .Vitin e kaluar ky “Lidership “ Nuk u tregoj vatranve dhe mu per festen e Pavarsise se Kosoves shkuan ne kosove dhe kryetari i vatres me dy tre kolege te tij e festuan pevaresin atje . Kryetari duke i argetuar me qifteli sikur te mos kishte Kosova rapsod vetem Kryetarin e Vatres te shkonte nga Amerik po me te kuj fonde.
Qdo vit me pare festohej ketu ne selin e vatres e komunitet . Vatra festonte pervjetorin e pavaresise ne selin e vatres ata iken pa treguar .Ne nje grup Vatranesh kur e pam se nuk do festohej e festuam pa ta mrena 24 orve i thirrem vatranet dhe e festuam pavarsin e kosoves ne selin e Vatres .Keta nuk perfaqesojne masen e gjere te vatres.Nuk eshte e vertet si thot “Lidershipi” … Aktiviteti eshte shtyr thjeshte për problemet qe kane krijue dhe po krijojne “ banditet” e perjashtuar “zyrtarisht” nga VATRA . …. “Banditet “e perjashtuar “zyrtarishte” mes te cile jane:Idriz Lamaj ,Gazetar i Zerit Te Amerikes per 20 vite, vatran me shume dekada ,historian enciklopedik i komunitetit Shqiptaro Amerikane . Nazo Veliu Sekretare e Vatres dhe vatrane e devotshme per shume vite . Perfaqesuesja e vetme bijë e Çamerise martire .Muhamet Omari nje veprimtar i pa shoq i vatres per shume vite . Mark Merrnacaj nje kontribues i pa lodhur dhe patriot i pa shoq per qeshtjen e Kosoves dhe qeshtjen kombetare . Profesor dhe aktivisti Vatran Pren Qeta dhe une Ramiz Mujaj sekretar i keshillit te pergjithshem i vatres dhe antare aktiv gjate 35 vite .

Mërgata Shqiptare në Çikago të Amerikës,nis urimin për 16-vjetorin e Ditës së Pavarësisë: TUNGJATJETA KOSOVË!

Në vend të urimit
Mërgata Shqiptare në Çikago të Amerikës,nis urimin për 16-vjetorin e Ditës së Pavarësisë:
TUNGJATJETA KOSOVË!
Çikago,më 17 shkurt 2024

Sekretari i Këshillit te Vatres Ramiz Mujaj per situaten ne Vatër: Prej katër vitesh në Vatër vetëm shantazhojnë, kërcënojnë, i quajnë tradhëtarë

Shkruan Sekretari i Këshillit te Vatres Ramiz Mujaj per situaten ne Vatër:
“Ne selin e Vatres qe shpenzova gati 35 vite te jetes sime duke punuar dhe vepruar ku e lypte nevoja,
tani njerezit qe nuk kane fare iden se si duhet organizuar dhe udhehequr kjo organizate gjithshqiprare .
Tani e gati 4 vite vetem shantazhojnë, lenqitin, kercnojnë, hudhin Vatranë
qe kanë punuar pjesen me te madhe te jetes se tyre ne kete tempull
i quajn tradhetar, enveristë dhe me fjalet me te ndyra te mundshme
ky i ashtuquajtur Lidership jo legjitim pa pervojë dhe i ardhur nga rruga.”

Vatrani Valentin Lumaj – Iris Halilit: Zgjedhja jote kryetare e deges mendoj se ka qene me rekomandim nga lart!

Nëse neser ka nje proces gjyqesor per Kuvendin e 2022, gjykata nuk jua njeh dekegatin tuaj dhe te dy degeve te tjera, duke perfshi te dhe degen e Kanadase. Une kam marre keshille ligjore per kete.

——

Elida Buçpapaj

Pergjigje Znj. Iris Halili

Në rradhe te pare une konstatoj disa momente te mungeses se etikes nga Znj. Halili ne komentet e saj me siper:

-e para, Znj. Halili, perpara se te lakonte emrin tim me siper, me ka bllokuar pa asnje arsye, por qe une te mos kem mundesi qe te shoh komentet dhe te pergjigjem. Kjo nuk eshte e drejte e as etike.

-E dyta: Znj. Halili I ka kaluar emaile private konfidenciale te kryesise dhe te Keshillit te Vatres, publikisht nje gazete private te pavarur qe nuk eshte organ i Vatres. Në kohen e atij emaili, ajo ka qene anetare e Kryesise. Kjo eshte kunder etikes dhe luajalitetit ndaj organizates qe perfaqeson.

Une kam shkruar qindra emaile ne grup, dhe në shume raste gazetat me kane kerkuar qe tua jap por nuk kam pranuar.

-Gazeta Dielli per janarin mund te jete shtypur por nuk eshte shperndare akoma. Mendoj se Znj.Halili po genjen publikisht qe Gazeta e janarit eshte shperndare para nje muaji. Ne dijenine time, snje ne Vater nuk e ka marre akoma. Le te publikoje ajo vulat me daten e nisjes, dhe une I kerkoj falje.

-Nuk eshte e vertete se Znj. Halili te kete lajmeruar mbi 50 vatrane qe eshte dorehequr nga Kryesia e Vatres. Nga ai email citoj tekstualisht te kete shkruar: “ E kam nisur doreheqjen e paevokuar”. Pra ka thene se e ka nisur dhe jo se e ka perfunduar. Sepse doreheqja eshte nje proces qe ka nje fund. Doreheqjen nga kryesia une e mora vesh dje nga komentet ne kete shkrim. Di me dhjetra vatrane me te cilet konunikoj cdo dite qe nuk e kane ditur se Iris eshte dorehequr perfundimisht.

-Per doreheqjen, thua se nuk e ben në social media, çdo me thene me kete? Ti në FB e VOAL-it e bere. Ne ketu e morem vesh.

Në fakt ti nje njoftim anetaresise duhet qe t’ja beje qe para tre muajsh, pse ta marrim vesh ne se je dorehequr mbas tre muajsh nga Elida Buçpapaj. Shkrimi I saj u be sebep qe te njoftohemi

-Me siper Znj. Halili shkruan: “…Shpifje, fantazi dhe spekulim i denueshem ligierisht!!”

Fantazia dhe spekulimi nuk jane shpifje, ato jane ne kontektsin e fjales se lire. Po ashtu, fantazia dhe spekulimi ne Amerike nuk jane te denueshme ligjerisht, siç thua ti. Ato jane mendime te lira, dhe nuk ka gjykate ne bote, perveç ne shtetet komuniste, nga vijme ne, qe denon njeriun per mendimet e tij apo te saj.

-Se edhe ti spekulon kur thua: “Jam zgjedhur pasi ata qe me propozuan mendonin se sillnin ne vater nje fryme te re”.

Nga i di ti mendimet e tyre se pse te zgjodhen ty. Ti ne mendjen e tyre nuk ke hyre apo ke hyre. Sepse une e kujtoj ndryshe perzgjedhjen tende ne krye te deges Miami. Nje here kane filluar kontaktet me redaktorin me shkrimet dhe kryetarin e Vatres. Une e dija se do te ishe kryetare pa u bere mbledhja juaj. Zgjedhja jote kryetare e deges mendoj se ka qene me rekomandim nga lart dhe jo me zgjedhje nga poshte. Apo jo? Sepse Kanunorja qe I referohesh ti thote se kryetarin e deges e zgjedh Kuvendi i deges. Ju nuk patet Kuvend as zgjedhje me delegate, nuk pati konkurence e as kandidate, si dega Boston, por nje mbledhje me pranine e drejtuesve qendrore te Vatres, në konflikt te paster interesi. Prandaj nuk fitoi i perzgjedhuri i kryesise se Vatres, Theofanis Koja, ne Boston, se u be Kuvend atje me kandidate dhe votim te fshehte, apo jo. Zgjedhjet e deges duhet te jene te pavarura nga kryesia e Vatres.

-Ne artikullin e Znj Buçpapaj nuk ka “malice” apo keqdashje ndaj teje, perkundrazi me kerkesen e saj per doreheqjen tende bazuar ne informacionet qe kishte, une kam kuptuar se ajo deshiron qe ti si figure e respektueshme reputative, te mos jesh pjese e kesaj maskarade qe po bejne drejtuesit e Vatres ditet e fundit. Keshtu e kam kuptuar une dhe mua me duket se po nxitohesh ne komentet e tua ofensive. Ti shkurt mund ti shkruaje, “e dashur Elida, une nuk jam me anetare e Kryesise” dhe kaq, dhe mbase Elida do ta kishte hequr shkrimin.

-E dashur Iris, lexova nje pyetje tenden per ne komentuesit, nese ka ndonje qe ka stergjyshin e vrare…Po jam une qe kam bash stergjyshin, gjyshin e te tjere te familjes te vrare per lirine e Shqiperise, por nuk me ke degjuar ndonjehere te marr flamurin e tyre per betejat e mija. Suksesi im sot eshte çfare bej une sot për Shqiperine, jo çkane bere te paret e mij.

-Dhe e fundit, në baze te Kanunores se 1926, deget e krijuara në mes dy kuvendeve nuk kane te drejte delegati. Kjo eshte bere nga korifejt e Vatres per te shmangur konfliktin e interesit dhe manipulimet nga kryetari i Vatres. Mbaj mend ne nje koment kam pas shkruar se dega Miami u krijua nga kryetari i Vatres per te pasur nje delegat me shume ne rizgjedhjen e tij. Marifete keto te hershme. Ti nuk ke qene ne Kuvend, por ka qene nje debat edhe per delegatin e deges tuaj, si i jashteligjshem, Une jam ngritur dhe e kam kundershtuar aq shume, edhe sot delegatja juaj s’do te me shohe me sy hahah. Kuvendi pati konsensus qe te pranohen, prandaj ajo mori pjese në votime, jo se ishte nje gabim i Ervinit. E shikon, edhe ti flet me hamendje, por askush nuk po te çon ne gjyq.

Por, nese neser ka nje proces gjyqesor per Kuvendin e 2022, gjykata nuk jua njeh dekegatin tuaj dhe te dy degeve te tjera, duke perfshi te dhe degen e Kanadase. Une kam marre keshille ligjore per kete.

Te lutem e dashur Iris, eshte e drejta jote te bllokosh ke te duash, por per korrektese, nese kerkon debat me mua ketu, hiqe bllokimin qe te mund ti shoh komentet e tua, kjo eshte nje e kerkese elementare dhe pike kryesore e etikes se komunikimit. Nuk mund te rri gjithe diten duke pyetur miqte se çfare ka shkruar Irisi. Te pershendes!

Dega Vatra Manhattan Branch dënon sulmin ndaj Sekretares se Pergjithshme të Vatrës znj Nazo Veliu

Dega Vatra Manhattan Branch dënon sulmin ndaj Sekretares se Pergjithshme të Vatrës znj Nazo Veliu
Sekretarja e Vatres znj Nazo Veliu sot, eshte zonja e hekurt qe nuk u thye nga bandat e 1997, punoni me zemer e shpirt per demokraci e liri.
Në vitin 1997 kur kriminelët e Lushnjës vranë dhe terrorizuan popullin, shteti veproi, ligji funksionon.
Gjyqtarja e asaj kohe, zonja Nazo Veliu, në bazë të ligjit dhe kushtetutës dënoi kriminelët.
Sot Vatranet Miçiganit ka dalë në mbrojtje të kriminelëve të vitit 1997, duke e quajtur kriminele Sekretaren e Zemrës sepse ajo zbaton ligjin dhe dënon kriminelët që vranë shqiptarët.
Lexoni më poshtë se çfarë kanë shkruar mbështetësit e kriminelëve të Lushnjës, athere do te kuptoni se llumi dhe mbeshtetsit e kriminelve po shkaterrojne Vatrën.
—-
Teksti i Vatranët e Michiganit i mbushur me shpifje sikur të jenë celulë e Sigurimit të Shtetit

Ta shpëtojmë Vatrën ! Dora e ndyre qe ka prek çdo gje n’Vater duhet t’keputet ! – Nga Muhamet Omari

Voal.ch po e ilustron opinionin me një foto të autorit si Vatran mes ikona Vatranësh: –  Nga e majta i ndjeri Zef Balaj, i ndjeri Dalip Greca,i ndjeri Uran Kostreci, Muhamet Omari, Ramiz Muja, i ndjeri Agim Karagjozi, i njeri Zef Perndocaj. Autori i shkrimi ka mbi 25 vjet në Vatër, sapo ka vënë këmbën në SHBA. Bëni llogari me anëtarë të kryesisë të emëruar me 5 muaj anëtarësi në Vatër dhe sot me 2.5 vjet anëtarësi në shërbim të Elmi Berishës, personit që shkel Amendamentin e parë të Kushtetutës së SHBA, që çon në gjyq Vatranë me mbi pesë dekada kontribute, që përjashton Vatranë me gjithë jetën kontribute në Vatër dhe që i bën emërimes sipas shijes së tij të mbrapshtë! Më poshtë opinioni i Muhamet Omarit.

—–

Para disa ditesh, sharlatanet uzurpues qe vetshpallen si kryesi e Vatres e dale pas nje procesi Ilegjitim zgjedhjesh ( te filmuar me ze dhe figure ) paskan marr vendim t’me perjashtojne nga Vatra pas nje aktiviteti 25-se vjeçar.

Nje kryesi ilegjitime s’mund t’prodhoje vendime legjitime .

Ajo qe m’ngacmon n’keqardhje eshte perdorimi i gazetes Dielli, me gjuhen e perdorur te tipit Komunist Mugoshian t’fillim viteve 1945 .

S’çuditem, pasi pjesa me e madhe e personave kanë preardhje gjeneze nga ai kontigjent kafsheror social-komuniste.

Tek ky sorollop sacial, instikti gjithmon prevalon dhe ka pushtet mbi arsyen.

Keto maniakë te instikteteve i mbizotnon skermitja e dhembeve .

”Sundimin”e vetvehtes e kan gjithmon me nje perfitim ose kapje peng, fenomen qe egziston tek shume antare te vetshpallur t’kryesisë .

Keta e njohin teper mire Lidershipin e fshehur “i padukshem”qe komandon ket’ turme n’Vater .

Ai e din mire : MUA S’ME FSHIHET DOT.

Loja nen petkun e”mikut”s’eshte funksionale .

Lidershipi i “fshehte” ,duke praktikuar artin e maskimit ,gjen streh vetem tek Delitantet shumkembesh t’kryesis ilegjitime t’vetshpallur .

Lidership “i’fshehte”, qellimet e “fshehta”i ke t’lexura .

Si eshte puna e “rekomandimit”per tu zgjedhe ne Boston ai Prifti ?

Kush ta serviri si alternative ?

Si i dhe urdher Hilmis ?

Ju s’keni “faj” , jeni n’procesin e zbatimit t’urdhrave per prishjen me çdo kusht te Vatres .

Per patriotë Shqiptarë,shkatrrimi i Vatres eshte Ore shqetsimesh Kombetare .

Sot Vatra eshte zone shume e infektuar .

Shenjat e pare t’infektimit te dukshem ishin para 5-se vitesh .

Djalli e ka lugen e gjate (thuhet n’Shkoder) .

Ato koka t’zbrasta te turbullta ,qe perpiqen t’fshihen pas ngerdheshjeve dhe marrëzive t’shfrenuara me mediokritetin e thelle do t’thellojne pasojat .

Dora e ndyre qe ka prek çdo gje n’Vater duhet t’keputet .

S’eshte humbje kohe t’luftojme per t’shpetuar Vatren .

Dy miq t’ngushte m’rekomanduan qe t’mos reagoj ndaj tyre duke ju referuar maksimes t’arte te Cyrus Cing : Shume kohe me pare kam mesu te mos zihem me derrat . Ju baheni pis dhe, perveç kesaj derrave u pelqen nje gje e tille .

Refat Gurrazezi dishepull i Faik Konicës- Nga Idriz LAMAJ*

Shumë atdhetarë të njohur të mërgatës i mbyllen sytë në varfëri të madhe, pasi i sherbyen kombit dhe kulturës kombëtare për dekada me radhë. Disa prej tyre u kujtuan me ndonjë shkrim modest, e disa të tjerë i mbuloj pluhuri i harresës dhe nuk ju dihen as varret. Një prej tyre, i cili i sherbeu me penë çështjes kombëtare për 60 vjet dhe vdiq në skamje të thellë ishte Refat Gurrazezi. Ai lindi me 15 qershor të vitit 1894 në katundin Gurrazez të Tomorricës, rrethi i Beratit. Ai erdhi në Amerikë kur ishte 22 vjeç; erdhi me ëndrën për të bërë prokopi dhe përfundoi në sherbim të atdheut, ku shpesh i mungoi edhe buka e gojës.
Vitet e para Gurrazezi punoi në Detroit në një fabrikë dhe banoi në një hyrje të vogël bashkë me tre shokë. Si tashi më kujtohen fjalët e tij: “Nga rroga e vogël që merrja pagueja pjesën e qirasë, ushqehesha, dërgoja diçka në Shqipëri dhe ndihmoja Vatrën ”.
Kohën e lirë, pas punës së rëndë, Gurrazezi e kalonte duke lexuar e studiuar çdo gjë që kishte të bënte me Shqipërinë. Për një kohë shumë të shkurtë ai e përvetësoi stilin e shkrimit të Faik Konicës në një mënyrë aq të përsosur sa pak kush mund të dallojë formën e shkrimit të tij nga shkrimi i Konicës. Ky burrë i heshtur nga natyra, me sjellje fisnike, i dashur, anëtar i palodhur i “Vatrës” dhe ndihmës i rregullt me shkrime i gazetës “Dielli”, jo vetëm tërhoqi vemendjen e Konicës, por arriti të bëhej miku i tij më i ngushtë.
Kur “Vatra” po tronditej në themel nga ndarja e pikëpmajeve politike midis kryeudhëheqësve të saj dhe Konicës po i ngushtohej rrethi i njerzëve të penës, Gurrazezi emrohet Sekretar i Federatës “Vatra” (1926), dhe dy vjet më vonë Editor i “Diellit” (1928).
Editori i ri energjik, gazetar i shkathtë e kritik i ashpër politik, me bindje të patundur monarkiste dhe përkrahje të fuqishme të Konicës, fillimisht e nxori “Diellin” dy e më vonë një herë në javë. Përmbajtjen e “Diellit” dhe aftësinë gjuhësore të Gurrazezit, Konica e vlerësoi lartë:
“Gëzohem kur marr Diellin se në çdo numër shoh që ju i mbani kurdoherë përpara syve të mendjes fjalët që i çkembyem, dhe përdorni një shqipe e cila ka ktheillsinë, ngjyrën, tingëllimin e gjuhës së gjallë të gjyshërve t’anë. Lavde më të madhe se këte s’kam”. (Dielli, 9/10/1932).

Me shkrimet polemizues kundër Nolit të përjashtuar nga “Vatra” dhe forcave liberale në mesin e vatranëve, Gurrazezi krijoi shumë armiqë e kundërshtarë. Viti 1936 për të ishte viti më i vështirë i jetës së tij. Fërkimet politike midis antarëve të “Vatrës” shkojnë aq larg sa “Vatra” ndahet dysh. Një prej kryetarëve të respektuar të “Vatrës”, mik dhe kundërshtar i Gurrazezit, dr. Andrew Elia shkruan për të:

“Në jetë të tij pati humbje si shumë të tjerë, po humbja më e madhe për të ish ftohësia që ndjeu nga Faiku kur mori inisjativën të shpjerë Shoqërinë Vatra dhe gazetën Dielli në Detroit. Konica e quajti këtë akt si një shenjë armiqësie dhe si një dëm të math për Vatrën. Po Refatit ju dha rasti (me ndihmën bujare të shokëve të Detroitit) të shikoje edhe një herë Vatrën e Bashkuar dhe të zevendësuar në Boston., në qytetin ku u fillua, pranë Kishës Autoqefale Shqiptare, e cila në atë kohë qe e vetmja fole ndihmese dhe dorë e djathtë e Rilindjes Kombëtare. Koha shëron plagët e çdo shoqërie dhe njeriu me vleftë dhe e kthen humbjen në fitim. Refati e ujdisi miqësinë me Konicën dhe arriti të vijë përsëri në Boston si editor i Diellit.” (Dielli 16/9/1979).
Megjithëse Konica ndarjen e “Vatrës” e shikoi si një gabim të madh dhe ftohi marrëdhëniet me mikun e tij më të ngushtë, Gurrazezi asnjëherë nuk ndjeu pendesë për ndarjen e saj. Ai pohoi me shkrim se “Vatra” e Detroitit me Fazlli Panaritin në krye, ishte “Vatra” legjitime dhe përfshinte në gjirin e saj shumicën e vatranëve. Gazetën “Dielli” e nxori rregullisht në Detroit. Personalisht nuk e kritikoi Konicën por ju la vënd të tjerëve ta kritikonin atë për përkrahjen që i jepte “Vatrës” së Bostonit dhe pajtimit të tij me Nolin.
Afër dyzetëvjet më vonë, Gurrazezi shkruan për marrëdhëniet e Nolit me Konicën:
“Fan Noli dhe Faik Konica u ndanë për një kohë të gjatë, njëri në Boston dhe tjatri në vende të ndryshme n’Evropë, po miqësia u shtua tepër në mes të tyre me anë të letër-kembimit. Miqësia personale dhe politike në mes të dyve vazhdoi gjer më 1925, dhe pas kryengritjes së dytë më 1924, u-ndanë politikërisht. Po miqësinë personale e vazhduan tërë jetën e tyre. Këtë gjë nuk e dinë shumica e Shqipëtarëve, po është fakt që provohet me dokumenta. Lufta e fjalëve mes tyre me anë të shtypit vazhdoj lart nga shtatë vjet, që më 1926 dhe gjer më 1933, po letër-këmbimin nuk e kishin prerë, prapë ishin miq, dhe bashkoheshin tok në Boston kur Konica vinte nga Washingtoni.” (Dielli, 28/2/1974).
Për të forcuar pohimin e tij mbi marrëdhëniet e tyre, ai botoi një letër të Nolit dërguar Konicës:
“I dashur Usta – Munt të vini dorën në zjarrë që jam hequr nga politika me një mënyrë të përfuntme, – pneumonia i vuri kapakun tërë punës sime. Jam akoma në shtrat, dhe plaga e mëlçisë është akoma e hapur… Tani e dini tërë historinë dhe munt ta merrni me mënt që s’kam më as nge as qef as takat për politikën. U zgjata mjaft në këtë pikë, se dua që t’a dini mirë punën dhe kështu të muntni t’a shiguroni qeverinë tonë që këllëçi im politik është varur në muze, dhe nuk del s’andejm kurrë më. I jap funt letrës, se u-lodha. Bile kam frikë se ju kam lodhur ca më tepër. Shtoj vetëm këto fjalë: Përpiquni të më ndihni, se jam keq nga të gjitha pikëpamjet – Me të fala. Juaji me besë, F.S. Noli.”(Dielli, 28/2/1974).
Sipas Gurrazezit: “Pak ditë më vonë, me 6 Janar 1934, Fan Noli i shkori prapë letër Konicës në Washington dhe i thosh se mori përgjegje nga Mbreti dhe i dërgoi një ndihmë prej 3000 franga ari (flori). Me atë ndihmë të Mbretit, Noli pagoi doktorin dhe vajti në spital që u shërua nga sëmundja. Po gjeti belanë nga disa njers – “shokë” dhe pasanik të tij – të cilët e kundërshtuan sepse mori ndihmë nga Mbreti, dhe i thanë: “Na tradhëtove”! Fan Noli gjysëm i sëmurë, u përgjegj: “Po të kisha marrë ndihëm nga ndonjë i huaj, fjala vjen nga Petrua i Serbisë ose Jorgua i Greqisë, kishit të drejtë të më thoshit që ‘na tradhëtove’ – po unë mora ndihmë nga Zogu i Shqipërisë, ay dhe unë të dy shqiptarë, mbase sot politikërisht nuk jemi të bashkuar në mendimet, po të dy punojmë dhe mendojmë për Shqipërinë.” Kështu u hap fjala ahere nga ata që ishin pranë tij.” (Dielli 28/2/1974).
Gurrazezi e drejtoi gazetën “Dielli” afër 12 vjet, në Boston dhe në Detroit. Ai ishte edhe një prej konferencierëve më të shquar të “Vatrës” në vitet 30-të
Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe bashkimit të dy “Vatrave”, Gurrazezin e shohim përkrah Nolit e Konicës në përpjekje për formimin e një qeverie shqiptare në mërgim nën kryesin e Mbretit Zog. Vdekja e Konicës me 1942 dhe ardhja e regjimit komunist në pushtet në Shqipëri e goditën atë si rrufe. Ai nuk u largue nga “Vatra” por ndeji në heshtje dhe rrall shkroi ndonjë artikull për gazetën “Dielli”. Prishja e marrëdhënieve të “Vatrës” me regjimin e Enver Hoxhës e inkurajoi angazhimin e mërgatës së re në Federatën “Vatra”. Siç duket ky faktor ndikoi në Gurrazezin për riangazhim të plotë në Shoqatën e tij të vjetër. Në vitet 70-të, megjithëse i thyer në moshë e i ngacmuar nga sëmurjet e ndryshme të pleqërisë, emrohet përsëri Editor i “Diellit”, shkruan në secilin numër të gazetës, redakton si dikur në moshën e re, dhe herë pas here goditë pa frikë veset e dëmshme të shqiptarëve:
“Mjerimi i Shqiptarëve ka qënë, edhe është, se gjithmonë kanë qënë të përçarë, s’kanë patur bashkim! E dimë që shumë njerës nuk do t’a pëlqejnë këtë, dhe mund të na shajnë, po është fakt, dhe fakti është ky: Si pas mendimit t’onë, dhe s’jemi të lajthitur mi këtë pikë, vetëm dy gjëra janë që munt t’i bashkojnë Shqipëtarët: Interesi i metelikut, dhe frika e kamxhikut, – dhe ajo po mbretëron sot: Frika!” (Dielli/1/21/1974).
Gurrazezin e takova për herë të parë në Selinë e Tij të Shenjët, në zyrën “Vatrës”, 25 Huntington Ave. Boston, Mass; në atë zyrë të vogël, gjysëm të errtë, me një tavolinë pune e dy-tre karrige për mysafirë, me libra të shpërndara dhe gazeta e letra të pluhrosura, ku mëmzi lëvizje dhe të zihej fryma. Në një qosh të zyrës, në anën e majtë të tavolinës së punës, ai kishte edhe një lavaman të vogël. Aty herë pasë here mbushte një gotë letre me ujë për të lagur gojën. Në atë ambjent të ndotur nga pluhuri i letrave dhe tymi i duhanit, gdhihej dhe errej kalorësi veteran i Federatës “Vatra”, i cili varfërinë e thellë në pleqëri e përballoi me stoicizëm të pashoq dhe me kryelartësinë e burrave të vjetër shqiptar. Kur i shkonte ndonjë mik për ta vizituar ose për të pirë një kafe me të, ai nuk e lëshonte pa qeras. Shpenzonte edhe ata dy-tre dollarët e fundit që i kishte ruajtur në xhep vetëm për raste të tilla. Gurrazezin e njoha atëherë kur i dridheshin duarët dhe ai shkruante e redaktonte në një makinë të vjetër shkrimi të dhuruar nga Faik Konica.
Refat Gurrazezi vdiq me 14 gusht, 1979; vdiq në (Nursing home) një shtëpi kujdesjeje të qytetit pa pasur asnjë shqiptar afër kur i mbylli sytë. Përshendjetja e fundit iu dha në Boston. Sherbimet fetare i bëri Imam Vehbi Ismaili. Anthony Athanas shtroi një drekë për kujtimin e tij. Kryetari i “Vatrës”, dr. Andrew Elia mbajti një fjalim prekës dhe më vonë botoi një nekrologji të shkurtër, të cilën e mbyll me këtë paragraf:
Refati, “… Punoj pa kursyer për Vatrën, kur me rrogë e kur pa rrogë, kur me bukë e kur pa bukë. Fjeti në bodrum të shtypshkronjës, se s’kishte mjete për fole gjumi si të tjerët dhe s’ja duronte shpirti të pushohej botimi i gazetës Dielli. Deshirat e tij në kohët e fundit qenë dy: të vdiste në zyrën e Vatrës dhe të varroseshe pranë Faik Konicës. Për fat të zi asnjë nga ne kemi në dorë të zgjedhim vendin për të dhënë shpirt. Pranë Konicës nuk kishte vent. Po trupi i Refatit u mbulua fare afër deshires së tia, nëpërmes të shumë patriotëve në Forest Hills Cemetery, në Boston, Mass …”. ( Dielli, 9/16/1979 ).
Gurrazezi në kujtesën time mbetet Xha Refati. Këtë vatran të madh e njoha kur kishte nevojën e ndihmës dhe pak kush e ndihmonte. Dikur me të më lidhi një miqësi dhjetëvjeçare, sot me të më lidh admirimi për karakterin e fortë që kishte dhe shkrimet që la mbas.
* Botohet me rastin e 125 Vjetorit te Lindjes : Refat Gurrazezi, 15 qershor 1894, 14 Gusht 1979

VIDEO: Hapen përsëri dyert e Vatrës- Nga VALENTIN LUMAJ

Dje, me prezencen e Policise NYPD dhe ndihmen e sherbimit Locksmith, hapen perseri dyert e Vatres ne New York.
Drejtuesit e Vatres, te cilet jo vetem qe nuk mblidhen vete, por nderrojne bravat sa here vatranet duan te mblidhen ne Seline s Vatres, duhet ta kuptojne mire, se shtepia e Vatres nuk eshte shtepia e tyre. Çdo vatran qe ka paguar kuotat dhe kontribuar per ate shtepi eshte bashkepronar i asaj shtepie. Keto nuk jane ligjet e Elmi Braves por ligjet e shtetit te NY.
Drejtues te Vatres, me veprimet tuaja te pakiptimta, po zhvleftesoni imazhin e Vatres dhe po beheni gazi i botes, prandaj hiqni dore nga marrezia.

(Video) Dera e Vatrës rihapet nga Policia e New Yorkut e cila bëri të qartë se të dyja palët kanë të drejtë të hynë në Vatër

Breaking news,

NYPD më dt 02/10/2024 deklaroi qartë se të dyja palët duhet të kenë të drejtën të hyjnë dhe të kenë çelësin.

Mirëpo, menjëherë pas largimit të policëve, uzurpuesit ndryshuan përsëri çelësat dhe pse NYPD e bëri të qartë që Vatranët kanë të drejta.

Me dt 02/11/2024 NYPD urdhëroi vatranët të thërrisnin një bravandreqës dhe t’u jepet e drejta vatranëve e të ushtrojnë detyrën e tyre për punimet dhe detyrat që kanunorja 1926 udhezon.

Më datë 12.02.2024, kryetari i kuvendit ka urdhëruar fillimin e menjëhershëm të punimeve.

Sekretari i përgjithshëm, sekretari i këshillit, anëtari i bordit përgëzojnë policinë për ndihmën që dha dhe për çlirimin e shtëpisë nga pushtuesit e pa mandat.


Send this to a friend