VOAL

VOAL

Albumi i Piktorit AVNI DELVINA: Grafikë nga cikli “Teatri Kombetar ENVER HOXHA”

June 6, 2019

Komentet

AI dhe Arti – Studiuesit krijojnë një mjet me inteligjencë artificiale që restauron veprat e dëmtuara nga koha

Shekujt lënë gjurmë mbi pikturat me vaj, pasi konsumimi dhe vjetrimi shkaktojnë çarje, ndryshim ngjyrash dhe zona ku pigmenti është zhdukur.

Riparimi i këtij dëmtimi mund të marrë konservatorëve vite të tëra, prandaj zakonisht bëhet vetëm për veprat më të vlefshme, por një qasje e re premton të transformojë këtë proces duke restauruar pikturat e vjetra brenda pak orëve.

Teknika mbështetet në inteligjencën artificiale dhe mjete të tjera kompjuterike për të krijuar një rindërtim digjital të pikturës së dëmtuar. Më pas kjo shtypet mbi një fletë polimeri transparente që vendoset me kujdes mbi veprën.

Për të demonstruar këtë metodë, Alex Kachkine, një studiues pasuniversitar në Massachusetts Institute of Technology (MIT), restauroi një pikturë të dëmtuar në vaj mbi panel që i atribuohet Master of the Prado Adoration, një piktor holandez emri i të cilit ka humbur, një pikturë nga fundi i shekullit XV pas modelit të Martin Schongauer-it.

Piktura është shumë e detajuar, por është ndarë dukshëm në katër panele, e mbuluar me çarje të imta dhe e shpërndarë me mijëra pika të vogla ku është hequr boja.

“Shumë nga dëmtimet janë në elementët e vegjël dhe të ndërlikuar,” tha Kachkine, i cili vlerësoi se do të duheshin rreth 200 orë për ta restauruar pikturën me teknikat tradicionale të konservimit. “Ka kaluar shekuj të tërë degradimi.”

Kachkine filloi me një skanim të pikturës për të përcaktuar madhësinë, formën dhe vendndodhjen e zonave të dëmtuara. U identifikuan 5612 seksione të ndara që kishin nevojë për riparim.

Më pas, një “maskë” digjitale u ndërtua në Adobe Photoshop. Për të rikuperuar pikat e humbura të bojës, u shtuan pika dhe u përshtatën me ngjyrat përreth. Dëmtimet në zonat me motive u korrigjuan duke kopjuar modele të ngjashme nga pjesë të tjera të pikturës. Fytyra e munguar e një foshnjeje u mor nga një vepër tjetër e të njëjtit artist.

Pasi u përfundua, maska u shtyp mbi një fletë polimeri, u llakos për të parandaluar shpërhapjen e bojës dhe u vendos mbi pikturën.

Në total, u përdorën 57,314 ngjyra për të mbushur zonat e dëmtuara. Korrektimet janë krijuar për të përmirësuar pikturën, edhe nëse nuk janë ravijëzuar në mënyrë të përsosur.

Image

Kur pa rezultatin, Kachkine ishte i entuziazmuar. “Ishte kulmi i viteve përpjekje për ta bërë këtë metodë të funksionojë,” tha ai. “Ishte njëfarë lehtësimi që më në fund kjo metodë ishte në gjendje të rindërtonte dhe bashkonte pjesët e mbetura të pikturës.”

Qasja, e përshkruar në revistën Nature, mund të përdoret vetëm në piktura të lyer me llak dhe të mjaftueshëm të lëmuara sa që fleta të shtrihet rrafsh mbi to. Maska mund të hiqet lehtësisht ose të largohet me tretës të konservatorëve, pa lënë gjurmë mbi veprën origjinale.

Kachkine shpreson se kjo metodë do t’u lejojë galerive të restaurojnë dhe ekspozojnë dhjetëra piktura të dëmtuara që nuk konsiderohen mjaftueshëm të vlefshme për restaurim tradicional.

Por ai pranon se ka çështje etike për t’u shqyrtuar, si për shembull nëse është e pranueshme që një film të mbulojë një pikturë, nëse kjo pengon përjetimin vizual, dhe nëse korrigjimet e caktuara, si kopjimi i tipareve, janë të përshtatshme.

Në një artikull shoqërues, prof. Hartmut Kutzke në Muzeun e Historisë Kulturore të Universitetit të Oslos tha se kjo qasje ofron një mënyrë për të restauruar pikturat e dëmtuara më shpejt dhe më lirë sesa metodat tradicionale.

“Kjo metodë ka më shumë gjasa të përdoret te pikturat me vlerë të ulët që në rast të kundërt do të mbaheshin pas dyerve të mbyllura, dhe mund të mos jetë e përshtatshme për veprat e famshme dhe me vlerë të madhe,” tha ai. “Megjithatë, ajo mund të zgjerojë aksesin e publikut në art, duke nxjerrë nga depot piktura të dëmtuara dhe duke i sjellë para një publiku të ri.” / The Guardian – Syri.net

Më 8 qershor 1927 lindi Çesk Zadeja, kompozitori që shënoi fillimin e profesionalizmit në muzikën shqiptare

Kompozitori i njohur shqiptar nga Shkodra Çesk Zadeja lindi më 8 qershor 1927, në një familje qytetare, e vdiq në Romë, më 15 gusht 1997.

Hapat e parë të Zadesë nisën në vendlindje në shkollën françeskane, ku u njoh dhe me muzikën.

Rrugëtimi i tij nisi në korin e Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova.

Më tej u angazhua në grupet amatore, ku shfaqi dhe talentin e tij.

U largua drejt Italisë pr më vonë u rikthye përsëri në Shqipëri pas çlirimit të vendit, në vitet 1946-1947 punon në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor.

Ishin pikërisht eksperiencat e mëdha që provoi të cilat e sprovuan dhe realizuan edhe famën e tij.

Punoi dhe si dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë, e mëvonë Çesku iku në Moskë për studime muzikore, në degën e kompozimit në Konservatorin Petar Iliç Çajkovski të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki.

Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet dhe punon si udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar, dhe ku Çesk Zadeja zhvilloi një veprimtari të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobektë muzikore.

Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite-1962-1965, e më pas emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966.

Arriti të merrte postin e kryetarit të degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe në vitin 1972 doli si kompozitor në profesion të lirë.

Sërish udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit në vitet 1973-1979, kurse në vitin 1979 del në profesion të lirë, duke krijuar si i tillë deri në vitin 1990, për t’u kthyer në vitet 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve, ku jep kompozicion dhe muzikologji.

Profesor Zadeja është kompozitor që përfaqëson në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese, emblemë e vërtetë kombëtare, i cili kalon në mit, sepse potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të shquar dhe doyen të muzikës bashkëkohore shqiptare, i cili kohërisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, duke i vënë bazat muzikës klasike, që merr përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit.

Si pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar.

Shumë kompozitorë që janë bartës të veprimtarive muzikore sot në Shqipëri, janë diplomuar nën drejtimin e kompozitorit Zadeja.

Ata sot zhvillojnë veprimtari të shumta dhe shumë programe të shkollave muzikore shqiptare janë të punuara, të redaktuara dhe të mbikëqyrura prej tij. Nëse shohim listën e të diplomuarve, do të vërejmë se sot kreu i krijimtarisë muzikore përbëhet nga kompozitorët e diplomuar te profesor Zadeja, dhe disa prej tyre nuk janë më gjallë.

Por kontributi i tyre ka qenë i madh, siç janë, bie fjala, Tonin Harapi, Kujtim Laro; kurse sot krijojnë Thoma Gaqi, Agim Krajka, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Kozma Lara, Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Ali Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo Nova, Fatos Qerimaj, Ihsan Shehu dhe dhjetëra të tjerë, krijues që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën muzikore sot në Shqipëri.

Ndikimi i krijimtarisë së Zadesë ishte i madh te një sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë mbizotëruese, superiore dhe udhërrëfyese për brezat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës.

Vizitat e shpeshta të kompozitorëve tanë dhe anasjelltas na sillnin informacione të shumta për krijimtarinë muzikore, jo vetëm të Zadesë, por edhe të shumë krijuesve të tjerë, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë.

Zgjodhëm të rendisnim si fillim veprimtarinë e tij jetësore për të kuptuar çdo epitet madhështie që mun ti dhurohet më tej figurës së tij, si simbol i këngës.

Muzika e tij i shmanget tërësisht standarteve tradicionale dhe në mënyrë të vazhdueshme ofron një bifunksionalitet.

Harmonia e tingujve, bashkëekzistenca e vargjeve të notava muzikore.

Karakteristika më e veçantë e Zadesë lidhet me bashkëjetesën e elementëve nga burime folklorike të zonave të ndryshme dhe i shkrirjes organike mes tyre, ruan strukturën me origjinë nga folklori verior shqiptar.

Përsëri te harmonia midis muzikës së veriut me marrëdhëniet harmonike që burojnë nga pentatoni i harmonisë së jugut.

Mund të themi që ishte një mjeshtër i ndërthurjes së dy skajeve, sa të linte të dyshoje që lidhet me muzikën e veriut por ndërkohë në thellësi, elementët e zonës jugore ishin plot.

Çiftelia daullja e shumë e shumë, vegla e mjete të tjera muzikore ishin karakteristikë e tij, pas ngjyrat e tyre tibrike i përfshinte me siguri.

Muzika e tij është një shprehje e spikatur shqiptare, një tingullim tipik autokton.

Në pikëpamje të tingëllimit, këtu krijohet një ngjyrë krejtësisht tjetër, për shkak të timbrikës që është zgjedhur, kryesisht përmes imitimit të një instrumenti si lahuta.

Zadeja kompozitori krejtësisht harmonik.

Dalja nga rregullat e harmonisë klasike erdhi duke u thelluar gjithnjë e më shumë në kompozimet e tij.

Ndër veprat e tij më të njohura janë:

  1. “Suita e Veriut”,
  2. “Suitë korale”,
  3. “Skica simfonike”,
  4. “Poema vokale”,
  5. “Romanca”,
  6. “Simfoni”,
  7. “Rapsodi për violinë”
  8. “Hej ju male”
  9. “Suita”

shkodrazone.com

 

Fatos Kola, magjia e skulpturës shqiptare Behar GJOKA

Gjurma më unike, që na e la si trashëgimi të vyer, mjeshtri dhe dijetari, Fatos Kola, është skulptura, një dëshmi e gjallë modelimi, konceptualiteti dhe materializimi estetik. Një përvojë nga më të spikaturat, të figurave të skalitura, mjeshtërisht nga skultptiri, në bashkëkohësinë e arteve figurative. Mjafton të sjellësh në vëmendjen punën e përkryer, të titulluar “Pena Budi”, pasojë e një densiteti figurimi dhe ngjizje të përveçme, për të ndjerë nga afër trasfigurimin e gjetur, që kishte në objektiv, për të kuptuar sadopak, aktin përlindës të personazheve të shndërruar në figura të përpunuara nga duart e artistit. Po ashtu arti i figurës, që shkon gjer në magji, është konceptimi, krejt i veçantë i kokës së figurave, që natyrshëm përmbledh përvojën dhe fuqinë shprehëse, të sendërgjimit estetik, nga ana e skulptorit mjeshtër, që njihte si pak të tjerë, vlerat e krijuara në artin egjyptian, në qytetërimin greko-romak, si dhe të gjithë epokave të mëvonshme. Figura e Kostandin Kristoforidhit, e gjuhëtarit të rrallë të gjuhës shqipe, e cila në syrin tim përfaqëson një punë të përkryer, një tranfigurim estetik i pazakontë, njëherit mishëron personazhin, por edhe frymën mjeshtërore të skulptorit, që punimin e kokës e shpërndërroi në magji, në mjeshtri që shpesh herë rrok përsosjen. Po në këtë nivel shprehës, madje me një denduri të shtuar emocionaliteti, për shkak të miqësisë së pa të dytë që pati me muzikologun dhe mendimtarin e ndrituar, vjen figura e Ramadan Sokolit, mikut, mentarit, udhëheqësit shpirtëror të Tosit, e të sa të tjerëve, në shtegtimin për te rrënjët e kulturës dhe të qytetërimit arbnor. Në këtë dimension, të shenjimit të përveçëm estetik vjen edhe figura e Rinush Idrizit, poetit dhe studiuesit të letërsisë së bashkëkohësisë, gjithnjë duke kapur karakterin, njëherit duke përçuar respektin dhe adhurimin për secilin nga këto pika reference, të historisë dhe kulturës sonë.

Mbi aftësinë e pazakontë për realizimin e skulpturave, të mjeshtërisë së endjes së kokave, po flas vetëm si njohës i punëve të mëdha në lëmin e skulpturës, pa guxuar të hyj te interpretim, por vetëm si një akt i përshtypjes dhe mbresave që më ka krijuar magjia e tij, për ta shprehur botën e madhe, me anë të skulptures, artit më madhor të arteve figurative. Mendoj se ky sukses, në punët e mbaruar, në realizimin e kaq shumë skulpturave, në mënyrë të posaçme, më së shumti lidhet me dy aspekte, tejet të rëndësishme:

E para, njohja e thellë, e gjithë përvojës botërore, në lëmin e sendërgjimit të skulpturave, madje edhe në nivelin e interpretimit të saj, jo vetëm si pedagogë, por më tepër si një bashkëbisedues mendjehapur, pra duke u lidhur ngushtësisht me dijen dhe vetëdijen e shenjave që vijnë nga klasiciteti dhe në gjithëkohësinë ekzistenciale të skulpturës.

E dyta, pasioni i pakarahsueshëm për ngjyrat, për gurin dhe baltën, për të endur magji të përveçme në majën e artit të figurës, siç edhe shihet nga artistët, shpalimi i vlerave nëpërmjet skulpturës.

Pra, kuptohet se njohja e thellë e historisë së skulpturës, adhurimi i mjeshtrave të gjithë kohërave dhe pasioni prej artisti të lindur, mundësuan që të realizonte vepra kualitative, madje kryevepra të përveçme në skulpturën bashkëkohore, duke mbetur një rast model, për artistët dhe për studentët. Në fakt, këto dy anë, të artistit të figurës, të mjeshtrit të skulpturave, të njohësit të përvojës botërore dhe shqiptare, shpesh shpërfaqen edhe në dialogimin për estetikën e arteve figurative, duke përvijuar njërin nga mendjet e ndrituar në betejën e pandërpreme me realizmin socialist, në artet figurative, por edhe në letërsi. Bisedat mbi këtë temë, kanë qenë të shpeshta dhe të thella, në kërkim të alternativave për të dalë nga tuneli i socrealizmit, ose siç e pati formuluar Tosi, “E bukura në gijotinë”. Trajtimet e bëra, me nota të qarta polemizuese, e diçka më tepër me qasje të holla estetike, madje mirëfilli teorike, shpesh herë bëri që të zgjoheshin “djajtë” që notojnë dhe ndjehen mirë në kënetën e socrealizmit. Skulptura, si magji artisti, si dhe dija dhe kultura mbi të, u bë vatra e formësimit të një dijetari, të një personaliteti me dije të gjera, tejet të thella, duke u shpërndërruar në modelim, të një mjeshtri të rrallë, në këto kohë, kur “ustallarët” e socrealizmit zënë fronet, ekranet e televizoneve.

Më është gdhendur në kujtesë, një ngjarje e pazakontë, para viteve ’90, kur në një ekspozitë të arteve figurative, në qytetin e Burrelit, Fatosi kishte vendosur veprën Pena Budi, një kenceptim skulpturor befasues. Pati shumë zhurmë atëbotë, nga hienat e komunizmit, për atë punimim mjeshtëror, si koncept dhe realizim, e parë si një punim që kishte deformuar parimet e realizmit socialist, sepse me “gjasë” kishte rënë preh e dekadentizmit. Si tani e mbaj mend, kur hyra në ekspozitë, pikërisht puna e Fatosit, Pena Budi, më tërhoqi veçmas nga pikturat dhe skulpturat e paraqitura, madje gati më përthithi, si një gjetje e veçantë, si një simbolikë që lidhte fjalën e poetit dhe prozatorit të parë të letrave shqipe, Pjetër Budit. Më kujtohet që në atë gjendje mrekullimi, kam pëshpëritur, me tepër me vete “një punë magjike”, në konceptualitet dhe mishërimin estetik, të simbolikës së penës. Mbas atij momenti, kur gjeja kohë, shkoja për ta takuar në atelie, ku gjithmonë kishte punë të shumta, gati në përfundim, në mesin e tyre, ose fillesa të një boceti të një pune që ishte në kokën e mjeshtrit të skulpturës, Fatos Kola. Punimet në skulpturë të tij, me krijonin një ndjesi të veçantë, sa shpesh më fanitej si një poezi që flet me imazh, sidomos me kokën e protagonistëve, që vinte në qendër të zbërthimit etik dhe estetik. Edhe sot e gjithë ditën, kur ndeshem me punët e tij, vetvetiu kam një grimë kohë stepje, një ofkamë që tanimë më thërret nga amshimi. Fati i artistit, përveç shpirtit që endet në pambarim, lë gjurmë të një kujtese të pashmangshme, që herëdokurë e ndesh diku. Gjurma e frymimit, e ekzistimit edhe në amshim, me gjasë kryegjurma, është skulptura, pasqyra që na sjell pranë mjeshtrin, dhe kur duam të shmallemi, vizitojmë punët e bukura, që mbaroi, anipse pengjet janë më të mëdha, pengjet e pranisë në hapësirat e qyteteve të punëve të tij.

Kuptohet më në fund që skulptura është vetëmse maja e piramidës njerëzore dhe artistike, por njëherit është edhe një kamer këndshikimi për të parë, ndjerë pranë përmasat e shumta të magjistarit të skulpturës. Pranë mjeshtrit të imazhit, ishte njeriu me zemër të madhe, miku, vëllai, shoku i derteve dhe gëzimeve, njeriu mentar që sa herë flet, të shtang me gjykimin, që po kaq dinte të dëgjonte logjikën dhe argumentin, e kujtdo, madje edhe kundërshtarëve, që ia zunë udhën shpesh. Jo rrallë, në mes miqësh, kam dëgjuar të thuhet, lum ai që e ka mik Tosin, e mjerë ai që i del kundërshtar, i vihet përballë, sepse nuk ka shans të shpëtojë pa e marrë përgjigjen e merituar. Njeriu, shfaqej në të dy anët e medaljes, si humanist dhe i brishtë në ndjesi, si i paepur në mbrojtjen e ideve dhe bindjeve të veta. Në fakt ishte vështirë të ishe mik i Tosit, ama pasi të bënte mik, ishe mik për kokë, mik i përjetshëm, që nuk të ndërronte për asnjë shkak. Arti i skulpturës e kishte bërë njeri të fortë dhe të lire, një burrë të mençur dhe fisnik.

Si njeri i lirë, si artist pa asnjë kompromis, e shumë pranë tyre, tanimë vjen në fokus përmasa e intelektualit, që mbi të gjitha ka dinjitetin dhe larminë, syçeltinë dhe vendosmërinë e pashoqe. Personaliteti i fortë, karakteri i paepur, për çudi u shpërfaq në të dy kohët. Në monizëm, për shkak të artit, kundër rrjedhës së realizmit socialist, në mënyrën më habitore të mundshme, e ndalojnë të ushtrojë magjinë e skulpturës, sepse e caktuan të punonte si lulishtar, një sprovë unike, e cila për shumëkënd duket si legjendare, në fakt kemi të bëjmë me ndodhi reale, të shekullit të njëzet. Mjerisht, edhe në kohën e demokracisë, me gjasë të demokraturës, që nuk po shkëputet nga mendësia e përjashtimit të tjetrit, të mendimit ndryshe, sërish erdhi ndëshkimi. Ishte pedagog në Universitetin e Arteve dhe në vitin 2010, propozon një platformë të plotë të shkollimit në degën e skulpturës. Jo vetëm që ra në veshë të shurdhër, por idetë e platformës, u bënë shkak të largonin nga puna, në mënuyrë më të mbrapshtë. Jemi në këto vite, kur shkolla ka rënë në mjerim, kur akademizmi, më tepër udhëton krenar në shtegun e analfabetizmit funksional.

E lënduan si njeri, e fyen si pedagog, ama artin, fuqinë e lirisë së tij, magjinë e skulpturës nuk e prekën dot. Magjia e artit dhe liria është aty, ku janë vënë punët e tij, në dosjet e punëve të lëna, në kujtesën e miqëve dhe studentëve. Po vrisja mendjen, se mos në këto vite i kanë bërë ndonjë vlerësim, gjë që në mes kolegëve nuk ka munguar, mos e kanë veçuar me ndonjë dekoratë…Nuk ndesha gjëkund, por artisti i lirë, njeriu dijetar, intelektuali pa kompromis, nga kundërshtarët e lirisë, nuk e pranojnë si model. Më erdhi në mend shprehja e Balzakut: “Kush i kërkon dekoratat nuk meriton. Ai që i meriton nuk ka nevojë për to.”, e cila jam i bindur se i rri për shtati Fatos Kolës, artistit, njeriut dhe intelektualit të pazakontë.

VASO PATA SHKRUAN PËR PIKTORIN NESTOR JONUZI, PËR DRITËN DHE SHPIRTIN E VLORËS- Nga Albert HABAZAJ

 

– Parathënie e monografisë “Nestor Jonuzi” së Vaso Patës –

Vaso Pata shkruan për Nestor Jonuzin. Në fakt shkruan miku për mikun, intelektuali për intelektualin, vlera për vlerën. Shkruan njeriu i shkencave të natyrës, të cilit i ka peshë specifike fjala për mjeshtrin e tonaliteve ngjyrore të peizazhit, të zotin e penelit të detit dhe qiellit. Në fakt, këtë monografi nuk do ta quaja ngushtësisht një libër të Vasos për Nestorin. Vaso Pata shkruan për dritën dhe shpirtin e Vlorës.

Kështu që, pa drojë, mund të themi se lexuesi mund të ndihet i kënaqur, pasi ka në dorë një libër të mirë, të shkruar me dashuri e vërtetësi, thjeshtë e mençurisht, bukur e pastër, me mesazhe e fjalor të pasur, me fjalë të zgjedhura e në respektim të kriterit hyjnor të respektimit të fjalës, sepse e njeh, e peshon, e vlerëson dhe e nderon lakonizmin dhe shenjtërinë e fjalës.
Vaso Pata ka lindur në vitin 1945 (një vit mbas Nestorit), është i njohur në qytet dhe gëzon mirënjohjen qytetare, fituar me jetën dhe veprën e tij në edukimin e sa e sa brezave. Ai është nder i arsimit në Vlorë, mësues, inspektor arsimi, pedagog i lëndës së fizikës në Universitetin “Ismail Qemali”, autor tekstesh mësimore, i monografive shkencore, një metodist model, njohës i shkëlqyer i pedagogjisë dhe psikologjisë shkollore. Përveç punës së dobishme që ka bërë me tekstet mësimore të fushës dhe librat metodologjikë, ai spikat edhe me tekste informative për nobelistët apo “Sekretet bërthamore”etj., me heronj të shkencës e viktima të dijes. Është mjeshtëria e autorit, që dobinë e shkencës na e bie bukur, sa të na ngjallë emocione e të na sjellë kënaqësi. Ai është burrë zotni e mendjehapur, që guxon e futet në detin e gjerë e të thellë të diturisë me stilin e tij të preferuar të “notit”. Vaso Pata punoi për vite e vite të tëra në një ndërmarrje të vështirë por lakmuese, legjendare por torturuese, me një këndvështrim krahasimtar por lavdërues, siç janë “Simbolet e Vlorë në pikturë”. Dhe ia doli mbanë e faqebardhë, falë edhe mundësisë si koleksionist i veprave të artit, si mik i artistëve, si intelektual guximtar me intuitën profesionale të vëzhgimit, si dhe duke qenë një studiues i vëmendshëm, i pasionuar dhe këmbëngulës ndaj vlerave qytetare dhe kulturore që na dhurojnë piktorët me koleksionet e tyre të bukura, aq mbresëlënëse.

Vaso Pata e do shumë vendlindjen, ndjenjë kjo që e shpreh natyrshëm dhe me një krenari fisnike. Ai ndjek me vëmendje dhe falënderime ata që bëjnë për Nartën, ku ka lindur. Nuk ka se si t’i shpëtojë Vasos fakti që “Nestori ishte edhe piktori i parë vlonjat që zbuloi dhe shijoi magjinë e rrugicave të Nartës”, ndërkohë, që Vaso Pata ka mbi 150 koleksione të punëve të Piktorit tonë.

Edhe unë, sikurse Vasoja, i shpreh mirënjohje të thellë Nestorit, sepse ndër shumë motive që merr nga Labëria dhe Lumi i Vlorës, ai trajton edhe natyrën e Tërbaçit tim me ata njerëz të mirë, me historinë, kulturën e personazhet, që kanë lënë gjurmë. E kush nuk i është mirënjohës Nestorit!?

Vaso Pata dhe Nestor Jonuzi janë dy burra të lartë me kulturë qytetare, që i bëjnë mirë Vlorës dhe shoqërisë shqiptare.

Vaso Pata është një aristokrat shqiptar i fizikës, njeri me fat dhe fatlumturisht mirënjohës ndaj Nestor Jonuzit, të parit piktor vlonjat që ka njohur, i cili është i mbarënjohur si një personalitet i shquar jo vetëm i pikturës shqiptare, që ka merituar titullin më të lartë “Piktor i Popullit”, por i spikatur si kulturolog me autoritet në thjeshtësinë e tij madhështore.

Dashamirësit e Nestorit e dinë që kompozimi është dashuria e tij në penel, ku kërleshet bukurisht fort trinia: portret, peizazh, natyrë e qetë, në marrëdhënie aq të ngrohta midis vajit dhe akuarelit. Këtë të vërtetë artistike na e thotë autori: “Detet e Nestorit në akuarel janë po aq të bukur sa edhe ato në vaj”. Vetë jeta e Nestorit ka qenë si deti, po det dimri me dallgë, të cilat përplaseshin pamëshirshëm me egërsi në shkëmbin e karakterit të paepur të Piktorit. As kur qe ende i brishtë dhe ende i ri, nuk e thyen dot, nuk e rrëzuan 23 vjeçarin e talentuar. As me vërshimin e ashpër prej lubie të kritizerëve lipiputë, të atyre palo censorëve eunukë ndaj “Zgjimit të aksionistes” – njërës nga më të mrekullueshmet piktura të ëmbla të N. Jonuzit tejshikues, që monografisti Pata e quan Sirena e Nestorit. Ata s’kishin ç’t’i bënin talentit të tij të jashtëzakonshëm dhe, duke shfrytëzuar “kartën e biografisë”, i tundnin me ngërdheshje tinzare “cenet biografike”… Të mbaruarit lumëzes të harruar koha në llumin e neverisë i vërviti, se vetë u fëlliqën…

…Kemi dëgjuar që “rastësia është mbreti i botës”. Dhe nuk thonë kot. Rasti e solli që këta çuna Vlore, 25-26 vjeçarë, të njiheshin në një mjedis jashtë qytetit të tyre, tutje, në Xibrakën e largët në zonën e Labinotit – Elbasan në vitin 1970…

Pikërisht atje nisi udhëtimi i gjatë i miqësisë të Fizikanit artist me Piktorin e ditur. Dhe jo vetëm me fjalë, me veprime, shkëmbime mendimesh, idesh, mbështetjesh, por domosdoshmërisht edhe me një “dokument” të posaçëm, siç i përshkuan me dashuri e humor ato çaste aq të dëlira me familjen e vëllezërve bujarë Mentor e Nestor Jonuzi. Vaso Pata u bekua nga nënë Lakja dinjitoze, e bija e atdhetarit Ibrahim Abullahu, i cili njihej si Rilindasi i Vlorës. Qe pikërisht nënë Lakja, ajo që e nderoi Vason me certifikatën “Mik shtëpie i familjes Jonuzi, Vlorë”. Po ç’i ka hije Vasos ky përshkrim si “lezet me kripë”!… Këto marrëdhënie kaq të mira e këtë lidhje sivëllazërore të Vasos me dy djemtë e asaj nëne kapedane, vijoi aq harmonishëm edhe nga bashkëshortja e Vasos – Eli me dy kunatat motra – Nolen e Dianën. Po ashtu, Vasoja e mbajti miqësinë edhe me fëmijët e shtëpisë Jonuzi: Rubenin, Andin, Rudinën, Aulonën dhe Simin (shkurtim i emrit të gjyshit, që mban nipi). Sinqerisht, këtë lloj lidhjeje të veçantë dhe aq të admirueshme, mund ta quaj Miqësi familjare në përmasat e Shenjtërimit njerëzor.

Nestorin e njohin shumë, por Vasoja është i pari monografist i Nestorit apo i një piktori të përmasave të Nestorit. Në këtë libër kemi Nestorin e njohur, sidomos atë të panjohurin, por me aq vlera qytetare, kulturore, atdhetare.

Fizikën dhe pikturën, dmth, Vason dhe Nestorin i bashkojnë edhe ngjyrat, të cilat Vasoja i zotëron shkencërisht, ndërsa Nestori i përdor mjeshtërisht, duke njohur mirë dhe shijuar sipas rastit (motivit, gjinisë) “gradacionin” e ngjyrave.

Punimet e Nestorit dallojnë që përtej, që janë të tij, edhe sikur mos ta kenë të shënuar emrin a firmën, sepse njihet dora e Nestorit. Ai ka stilin e tij, ka fizionominë e tij të lartë morale, shpirtërore, kulturore dhe kombëtare, që i ka dhënë vulën artistike, qysh në vitin 1967 a më parë…

Nestori është piktor i identitetit të qytetarit vlonjat. Sikurse në jetë, edhe në pikturë, tek ai vëren harmoninë e qytetarit me atdhetarin, të njeriut besnik e fjalëmbajtës, po qe nevoja edhe me sakrifica, sepse atë edukatë mori nga prindërit, nga gjimnazi, nga liceu, nga arti, nga jeta.

Rikthehemi tek libri i Vasos për Nestorin. Libri më duket si një ndërtesë 5 katëshe, me themel të forta shkrimore, me një lëndë cilësore, ndërtuar për bukuri nga Ustai i Ndërtimit Bukurshkrimor Vaso Pata. Unë nuk do të zbërthej librin e Vasos, se s’është misioni im, por 2-3 mbresa do t’i shpreh.

Vasoja, qysh në fillim na jep pemën gjenealogjike, atë kulturore – shkencore dhe atdhetare e bujare të familjes Jonuzi në Vlorë, atë që i nevojitet lexuesit të sotëm dhe kohës. E njeh dhe e vlerëson gjithë Vlora dhe bota shkencore e vendit babain e Torit dhe Nestorit, dr.Tahsin Jonusin, një intelektual i shquar, qytetar i lirisë dhe antifashist nga ata të vërtetët, që u lidh me Lëvizjen. Ai rridhte nga një familje tregtare, i biri i të mirënjohurit Musa Jonuzi dhe kishte lindur në Elbasan më 10 Mars 1912. Ky normalist i Elbasanit, jetoi në Vlorë, ku krijoi dhe familjen. Në moshën 20 qe universitar i Innsbruck, Austri dhe në vitin 1937, po në universitetin “Leopoldina Fransiscea”, Fakulteti i Filozofisë, Innsbruck, pasi vlerësohet lavdërueshëm në Histori dhe Arkeologji, fiton gradën shkencore “Doktor në filozofi” me disertacionin “Topografia dhe rrjeta e rrugëvet të Shqipnis në kohët e vjetra”. Ai punoi mësues, drejtor i Institutit Tregtar, Vlorë, drejtor i Apollonisë, … por nuk e lanë bishat naziste studiuesin të ndizte dritë për shkencën e brishtë shqiptare. E internuan dhe e ekzekutuan në kampin famëkeq nazist të shfarosjen së masë, Mauthausen, më 1 Gusht 1944, në moshën 32-vjeçare. Kujtojmë, që nën kujdesin e mbesës Aulona Nestor Jonuzi, të shtunën e 13 nëntorit 2021, në Ujë të Ftohtë, Vlorë u bë një përurim serioz dhe i merituar i librit “Topografia dhe rrjeta e rrugëvet të Shqipnis në kohët e vjetra” (270 f., me referenca, bibliografi, indekse, harta, faksimile, etj.), punimit shkencor me të cilin Tahsin Jonusi, mbrojti doktoraturën në Austri, botuar në shqip si libër mbas 84 vjetësh nga Onufri përkthyer nga origjinali nga Frida Vokopola dhe Albert Gjoka, me parathënie nga prof. Përparim Kabo. E ku e gjen më kumbueshëm se në këtë rast domethënien fjala e të parëve “Jeni mjalti i mjaltit tim”?!

Në këtë monografi kemi një paraqitje jo thjesht njohëse që rrjedh sipas kriterit kronologjik, veçse kemi të bëjmë me një libër të gjallë, të zhdërvjellët e dinamik, ku na duket sikur çdo gërmë e fjalë merr frymë dhe unë e ndjej atë frymë ngrohtësisht të pastër.

Kjo monografi i thyen ca klishe shkrimore të lodhshme e i shpërfill bindshëm ato frazat shabllone, pa frymë njerëzore e pa pikë gjaku. Pra, libri është i ndërtuar me 5 kre. Pas hyrjes përnjohëse që bën autori, kreu i parë na njeh me: “Hapat e parë të një piktori”, i dyti na shpalos pamje mahnitëse nga “Piktura vlonjate dhe Nestor Jonuzi”, ku falë Mësuesit të Parë Human Vasil Talo, spikatën piktorët Skënder Kamberi, Sabaudin Xhaferri, Hilmi Bani, Nestor Jonuzi, Skënder Milori, Rakip Shabani, Petrit Ceno, Ovanes Rrapi, Bujar Kapo, Lefter Shtëmbari e “floriri i vogël”Agron Dine. Pra, Nestori është një nga nismëtarët e themelimit të shkollës artistike në Vlorë e sidomos, një nga krijuesit e “Shkollës Vlonjate” të pikturës, siç e cilësoi kritiku i Artit Kudret Velça këtë grupim talentesh të penelit në vitet Gjashtëdhjetë, që dha ndihmesën e tij edhe në emancipimin konceptual dhe kulturor të pikturës shqiptare. Unë mendoj se si Poeti i Fizikës, edhe Piktori i Mendimit ndihen mirë, që Stafeta e Shkollës Vlonjate të Pikturës ndihet mirë e sigurt në penelin e Agim Sulajt, Arben Meksit, Edi Kojanit, Artan Shabanit, Roland Runaj.

Ndërkohë, mund të themi se nuk mund të kuptohet Nestor Jonuzi pa “Gëzimin e fitores”. Piktura shqiptare do të ishte e cunguar pa këtë tablo. Kështu që tek kreu i tretë është tërësisht i kompozimit të madh “Gëzimi i fitores”, i lidhjeve të tij me punimet pararendëse të Piktorit tonë, i simbolikës së fuqishme të “Kështjellës”, që mbart simbole më domethënëse dhe përtej çdo kohe e përtej çdo hapësire, sepse Kështjella na mbron dhe na lejon të jetojmë ashtu siç duam të jetojmë, edhe sipas këndvështrimit të Poetit të Fizikës, që është shumë i qartë, i plotë e mbushmendës.

Kreu i katërt merret me “Nimfat e ujit” apo akuarelet. Ato janë të brishta, me shumë naze e teka. Për to nuk jepen shumë nota. Ka vetëm 2: ose dysh, ose dhjetë me yll. Nuk ka notë katër,që ta përsëritësh në vjeshtë për ta marrë. Dhe këtu Nestori shkëlqeu.

Kreu i sipërm, ai i pesti paraqet një përmbledheje përmbyllëse shumë të bukur mbi “60 vjet krijimtari artistike” të Piktorit të Popullit Nestor Jonuzi.

Duke shkruar këto shënime të vogla për këtë libër lakonik me gjerësi shpirti e thellësi mendimi, mu kujtua, ajo shprehja, që sa sa bukur e thotë Vasoja, qysh në nisje të këtij nderimi të merituar shkrimor: “Nestori më mësoi alfabetin e pikturës”.

Kujtoj tablonë “Vjelja e qershive”, që erdhi 10 vjet mbas “Zgjimit…” të 1973-shit, punë të cilën autori e analizon me vëmendjen që meriton.

Në këtë monografi na vjen Nestori që njohim dhe ai që nuk kemi mundur ta njohim si njeri, si gjimnazist, si liceist, si sportist, altet e notar kampion i detit në gara noti e kampion në magjinë e ngjyrave, që përdorte Nestori si artist. Njihemi me Nestorin si ndikues formësimin në Shkollën Vlonjate të Pikturës, me Nestorin dhe risitë që solli në pikturën shqiptare, si dhe me raportin talent punë i Piktorit tonë.

Përveç talentit, Nestor Jonuzi pati fat për pedagogët piktorët e shquar Abdurahim Buza, Kel Kojdheli, Janaq Paço, Nexhemdin Zajmi, Vilson Kilicën. Me një veprimtari krijuese shumëplanëshme, me ekspozita të shumta në vend e jashtë shtetit, me vepra në fondin e Galerisë Kombëtare, Vlorë, muze e tek shtëpitë e miqve dhe dashamirësve të pikturës, me disa portrete, kompozime,që ka në epiqendër Themeluesin e Shtetit Shqiptar, Ismail Qemalin, Piktori ynë është një firmë autoritare në pikturën shqiptare.

Është rastësi e mrekullueshme që, pikturat e Nestorit, sikurse emri, janë të këndshme, madhështore, të bukura, me fuqi magjepse të imazhit. Edhe sipas Vasos, tek Nestor Jonuzi piktura ka filozofi brenda. Në pikturën e tij lëvizja vjen mendueshëm me lojën mistike të dritë-hijeve, me befasitë mrekullore të nuancave të ngjyrave dhe na shfaqet si zonjëz e bukur, elegante, që të bën për vete, na rrëmben në thellësi të veprës. Në pikturat e Nestorit kuptojmë dhe shijojmë unitetin e ngushtë si piktor sa i ndjenjës aq dhe si piktor i mendimit.

“Ai ulet në nivelin e bashkëbiseduesit, jo për të qëndruar me të, por për t’u ngritur bashkë me të”, shkruan Poeti i Fizikës për Piktorin tonë.

Në një vështrim sipërfaqësor, shkencëtari dhe artisti, më ngushtë, fizikani dhe piktori duket sikur nuk kanë të bëjnë me njëri-tjetrin, sikur janë larg sho-shoqit. E kam fjalën sidomos për lartësi të tilla njerëzore të klasit Vaso e Nestor. Përveç se ngjyrave (fizika i studion hollësisht, piktura i përzgjedh në tonet e duhura) ata kanë tipare përbashkuese në logjikën e kohës së angazhuar me të tjerët, si dhe në logjikën e punës vetmore në studio, laborator, bibliotekë, terren, sipas rastit. Pikërisht këtë shqetësim shpreh dhe autori i kësaj monografie shembullore: “…jo të gjithë e jo gjithnjë e kuptojnë kur duhet ta lënë të lirë për të punuar”.

Punën nderimtare dhe kaq fisnike të profesor Vasos për Piktorin e Vlorës do ta përcaktoja me një thënie të mençur të Nënë Terezës, e cila, siç e vë në dukje me vërtetësi aq elegante Vaso Pata, është “e vetmja shenjtore midis shumë nobelistëve dhe e vetmja nobeliste”. Shenjtorja ka dhe një shprehje frymëzuese: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Vaso Pata është elitar në miqësi të ngushtë me shoqërinë elitare të Vlorës, një pjesë të së cilës e kam njohur fatmirësisht edhe unë.

Autori ngre një shqetësim për humbjen e vlerave autentike të trashëgimisë kulturore, sidoms të kulturës materiale dhe jo vetëm me banesat e vjetra, aq karakteristike. Jo vetëm në Nartë, “Sot shtëpitë e vjetra po shëmben. Vendin e tyre po e zënë shtëpi të reja shumëkatëshe. Rrugicat po zhduken njëra pas tjetrës. Pas disa vitesh s’ka për të mbetur më asnjë prej tyre. Ato do të mbijetojnë vetëm në tablotë e Nestorit dhe piktorëve të tjerë vlonjatë duke fituar në këtë mënyrë vlerën e dokumenteve të pazëvendësueshme. Një fakt, të cilin na e përmend Vaso Pata në këtë monografi dhe që na bën krenarë dhe na plotëson konceptualisht në rrafshin e antropologjisë kulturore, në staturën e lartësive psikologjike e sociale në shoqërinë shqiptare, rajonale apo kontinentale e më gjerë: “Nestor Jonuzi është një zë i veçantë në pikturën shqiptare. Sipas ligjeve të kohës titulli i lartë e i lakmueshëm “Piktor i Popullit” është dhënë nga viti 1960 deri në vitin 1991 dhe atë e kanë merituar vetëm 14 piktorë shqiptarë: “më të shquar, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të cilët kane krijuar vepra me vlera të larta ideo-artistike në fushën e pikturës e kanë merita të veçanta në zhvillimin e arteve pamore të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Dy prej tyre janë vlonjatë, Nestor Jonuzi dhe Skënder Kamberi. Nuk është pak për Vlorën, as për Nestorin po të kujtojmë se 12 titujt e tjerë i kanë merituar piktorët Vangjush Mio, Kolë Idromedo, Abdurahman Buza, Guri Madhi, Zef Kolombi, Sali Shijaku, Vilson Kilica, Foto Stamo, Danish Jukniu, Ismail Lulani, Agim Zajmi, Nexhmedin Zajmi.

Nuk mund të harroj një këshillë të vyer të mikut tim të paharruar piktorit të njohur dhe kritikut të artit Ilmi Bani, që ma thoshte sa me merak e besim, aq natyrshëm dhe me dashamirësi përpara se të shkonim në çelje ekspozitash të piktorëve vlonjatë apo të piktorëve nga qytete të tjera si Pogradeci, Berati, Fieri etj tek Galeria e Artit e Saimir Çuçit. Sipas protokollit të programit të asaj shoqërie të organizuar të shkrimtarëve dhe artistëve të Vlorës, unë kisha fjalën përshëndetëse të mirëseardhjes dhe një urim miqësor midis krijuesish (në ato kohë, deri ditën që iku aksidentalisht nga jeta, Ilmiu qe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Vlorën, ndërsa unë sekretar). “Berti – më porosiste Ilmiu me zë të ulët e të qetë – ti e njeh artin e komunikimit e di të lozësh me fjalën, s’ta kam merakun, por pa u futur në teknikalitete, se mund të ngatërrohesh tek gjuha teknike dhe profesionale dhe…”. Dhe unë ruhem nga zona e zjarrit…

Përveç kënaqësisë së madhe në lexim, (në fakt më dukej sikur unë i këndoja fjalët, fjalitë, paragrafët, faqet, gjithë këtë libërth, që më erdhi si një vizatim poetik), tani, që mbylla dhe faqen e fundit të librit, unë do ta shpreh një mërzi që ndjeva kam ndaj Vasos: “Po pse kaq qe libri?! Si mbaroi kaq shpejt? Pse nuk zgjati dhe pak?! Po unë, e lexova apo e këndova librin?! A, more Vaso, a! Sa i mirë je! Sa i mirë je, o Nestor! U pastë Vlora me jetë sa dy detet e sa mali i Çikës!

Një takim i bukur në NY me Profesor Limoz Dizdarin- Nga INVA MULA

Nje takim i bukur ne NY me Profesor Limoz Dizdarin . Nje mendje e ndritur, nje shpirt poetik I mbushur me melodite e jetes .
Teksa e degjoja te kuvendonte I ngadalte ne ritem por I thelle ne mendim me kujtoheshin gjithe melodite qe kane formuar rinine tone qe na kane pasuruar shpirtin per te mbetur pergjithmone ne ADN e kultures shqiptare .
Faleminderit Profesor, mbetem adhuruese e “gjetheve te dafines ne fjalet e qiririt “ ! Dhe jo vetem !

Dita Botërore e Artit

15 prilli njihet ndryshe si Dita Botërore e Artit, një festë për të promovuar zhvillimin, përhapjen dhe kënaqësinë e artit. Kjo ditë u shpall nga UNESCO, në vitin 2019, në nder të Leonardo da Vinçit, një prej artistëve më të famshëm në histori, i cili ka lindur më 15 prill 1452.

Tema e Ditës Botërore të Artit 2025 është: “Kopshti i shprehjes: Kultivimi i komunitetit përmes artit”. Tema e Ditës Botërore të Artit ndryshon nga viti në vit, duke u fokusuar në aspekte të ndryshme se si arti ndikon në shoqëri dhe në jetën tonë personale.

UNESCO thotë se, arti ushqen kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt anembanë globit dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe inkurajimin e kuriozitetit dhe dialogut. Zhvillimi i mëtejshëm i artit çon më tej mjetet tona për të arritur një botë të lirë dhe paqësore.

Çdo vit, më 15 prill, festimet e Ditës Botërore të Artit ndihmojnë në përforcimin e lidhjeve midis krijimeve artistike dhe shoqërisë, inkurajojnë ndërgjegjësimin më të madh për diversitetin e shprehjeve artistike dhe nxjerrin në pah kontributin e artistëve për zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo ditë është gjithashtu një rast për të theksuar edukimin artistik në shkolla, pasi kultura mund të hapë rrugën për arsim gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

Në Ditën Botërore të Artit, UNESCO inkurajon të gjithë të bashkohen përmes aktiviteteve të ndryshme si debate, konferenca, seminare, ngjarje kulturore dhe prezantime ose ekspozita. bw

LYUDMILA MAKEY NJË BASHKATDHETARE E DENJË E TARAS SHEVÇENKOS NË NJË RUBRIKË KULTURORE TË GAZETARES LUMIRA KELMENDI- Shkruan: Xhemail Peci

(Gazetarja Lumira Kelmendi duke i pri bisedës me gazetaren dhe piktoren Lyudmila Makey)

⦁ Një bashkëbisedim për admirim

Në një nga rubrikat e saj të shumta kulturore, gazetarja e emisionit Art Tema të Radio Televizionit të Kosovës, Lumira Kelmendi përmes një interviste, shpalosi në plotni portretin e gazetares dhe piktores ukrainase, Lyudmila Makey.
E veçanta e kësaj kronike ishte fakti se iu dha hapësirë një intelektualeje ukrainase, e cila përpos prirjes së saj profesionale si gazetare, shquhet edhe për dhuntinë e saj krijuese si piktore. Në rrjedhën e një bisede e cila u zhvillua në rrafshin e një komunimikimi të lirshëm, të natyrshëm e të vetvetishëm, u dëshmua se fjala e folur bukur bashkon në një emision, një mision krejtësisht të veçantën të artit dhe kulturës si ura lidhëse mes kombeve por njëkohësisht edhe vizionin se si arrihet deri tek liria e shumëpritur, jo vetëm me fjalën e shkruar apo të fulur, por para së gjithash e mbi të gjitha, me gjuhën e veçantë të luleve.

E mirëpritur në Kosovë, si gazetarja e para ukrainase, e cila kishte arritur në vendin tonë si pasojë e luftës në Ukrainë, e nderuar dhe e respektuar në rrethin ku jeton, ku krijon dhe ku gjakon për lirinë e kombit të vet, gazetarja dhe piktorja Lyudmila Makey u mirëprit njëlloj edhe nga gazetarja kosovare, Lumira Kelmendi.
Që të dyja, pra edhe Lyudmilën e edhe Lumirën, i bashkon fakti se që të dyja i kanë shërbyer dhe i shërbejnë me devotshmëri profesionit të tyre fisnik-gazetarisë, dhe që të dyja, si Lyudmila edhe Lumira e kanë përjetuar luftën në gjakimin e tyre drejt lirisë.
Për më tepër se kaq, ato i bashkon edhe një dhunti e përbashkët, dhuntia e rrallë e komunikimi mjaft të çiltër, e një bashkëbisedimi të një rrafshi kulturor në të cilin ato shpalosin ide, mendime, e vizione të përbashkëta, në një ligjërim krejtësisht fjollor.
Madje, ato zhvilluan një bashkëbisedim për admirim, duke lënë përshtypjen sikur ishin takuar kohë më parë, sikur ishin dakorduar për të synuar rrugëtimin sa të veçantë po aq edhe të vështirë, në fushën e gazetarisë, ku parimet e vërtetësisë së informacionit mëtojnë t’i shërbejnë misionit dhe vizionit të cilit lajmëtarët e dritës dhe prijatarët e së vërtetës, i kanë shërbyer dhe i shërbjenë gjitmonë, me një përkushtim proverbial, si dhe me një besim të pathyer se terri gjithmonë është lëbyer nga drita, se heshtja gjithmonë është mundur nga fjala, se kronikat e kohës jo rrallë i kanë shërbyer dhe i shërbejnë kujtesës kolektive, në të cilën kultura dhe arti përbëjnë një nga hallkat më të rëndësishme të krijimtarisë shpirtërore të popujve.

(Vepër arti nga Lyudmila Makey)
⦁ Mitrush Kuteli: Taras Grigoroviç Shevçenko-poeti vigan i Ukrainës. Një shpirt vigan dhe heroik, fjala e tij – pasqyrë e shpirtit dhe e dhembjes së atdheut të tij

(Poeti kombëtar i Ukrainës, Taras Shevçenko)
Në librin e tij ‘Shënime Letrate’ të botuar në Tiranë, mjeshtri i rallë i prozës shqipe Mitrush Kuteli, autori i poemthit epiko-tragjik për Kosovën, atdhetari të cilin diktatura e varrosi për së gjalli, veç tjerash do të shkruante për Shevçenkon:
‘Vetë Boçkovski, djemtë edhe “pilotka” – si i thesha me të qeshur vogëlushes së bardhë dymbëdhjet vjeçare, me flokë ngjyrë-kashte – e dinin përmendësh një pjesë të veprës së tij.

Më pëlqente fort ritmi i tij i plotë, muzikal, me përsëritje sugjestive e sidomos metrika e tij specifike, me alternativitet tetë e gjashtë rrokje, kaqe e aftë për shprehjen e tallazeve të dhembjes. Edhe pikërisht dhembjen këndon poeti Shevçenko.
Në një kohë kur ndjehesha fort i mjeruar, vjershat e tija ku këndohet dashurija e tokës lindore me një idhullatri pa shoq, mburimet e kodrave, ujrat e lumënjve të skuqura me gjakra luftrash, valët e kaltra të detit të larguar – shpesh vjen në vjershat e tija vargu nostalgjik (“sinee more”) dhe përmbi të gjitha, trimëritë dhe vojtjet e një populli të skllavëruar, – vinin e më ndisnin një llambadhe drite në shpirt.’
Më tej, Kuteli me një të vërtitur të lehtë të penës së tij, tërheq një paralele mes botës së tij dhe shkrimtarit ukrainas:
‘Shumë gjëra e ndanin, pa fjalë, botën time nga bota e tij, po që të dyja këto botë i bashkonte, përnjëmend, fjala e zjarrtë e Shevçenko-s Shkruan ay vetë:
E dinja mirë se vetëm piktura munt të ish për mua një profesion me fitime, po, në vend të ndjek studimin e mystereve të saj nënë udhëheqjen e të pavdekëshmit Brjulov, fillova të shkruaj vjersha për të cilat askush nuk më pagonte, vjersha të dhembëshme të vendit tim të cilat do binin më von si një barrë e rëndë në shpirtin tim e do më kushtonin lirinë e fituar me kaqe mundime.
Po ç’munt të bënja unë? Kur gjendesha përpara veprave të Brjulov-it unë mendohesha në “kobzarët” e dheut tim. Në hijen e parfumuar të ateljerit të tij luksoz, unë ëndëronja stepën time të dashur, varret e saj të larta, Dniprin – plak edhe gjithë Ukrainën time të mjeruar, me bukurit e saj virgjine dhe të trishtme”. Ky kontrast rrjedh nga fakti se Taras Shevçenko nuk ish një artist i thjeshtë, një fytyrë kontemplative, egoiste, po një shpirt vigan dhe heroik i cili jo vetëm se ndjente thellësisht vuajtjet e një populli të skllavëruar po edhe desh t’i shprehë botërisht këto dhembje.’

 

Por ajo që do t’i përshtypje të veçantë Kutelit, do të ishte roli i poetit si mishërimi i lirisë së kombit të tij, si zë-dhënës e shpresëdhënës i lirisë e cila do të vinte patjetër:
‘Ca më fort ay desh të këputë zinxhirat e robërisë politike-ekonomike moskovite. Këto të gjitha nuk munt të shpreheshin e të mernin zë përmjet artit kontemplativ të pikturës. Ato lypnin një shprehje dinamike, tingëllonjëse, që vetëm poezija munt ta jepte.
Dhe pikërisht poezisë (një Golgotha, kur është poezi e vërtetë) iu kushtua mish e shpirt ish-skllavi Shevçenko. Më 1840 nxori në dritë të parën përmbledhje të vjershave të tija. E kish emrin “Kobzar” – emër që mbajnë këngëtorët e rapsodive të vendit. Vjershat ishin shkruar në stilin e thjeshtë e turbullonjës të këngëve popullore. Po në një gjuhë të ëmbël, si nuk pat shkruar askush përpara tij. Gjithë Ukraina u trondit nga fjala e tij që ish pasqyra e shpirtit dhe e dhembjeve të saj.
Taras Shevçenko këndonte edhe qante: këndonte bukuritë e vendit të vet, trimëritë edhe lavditë e hatmanëve luftëtarë, lirinë që kish mbretëruar dikur; qante: vojtjet e kombit të robëruar. Dhe mburon nga kjo vepra e Shevçenko-s një dashuri e egër, pagane, për kombin dhe vendin e vet si s’ka tjatër.’

(Piktura ‘Fusha’ e Taras Shevçenkos)
Përfundimisht, duke e përmbyllur gdhendjen e poetit të madh ukrainas, Kuteli vë në pah se ai vuri në shërbim të një kauze të shenjtë gjithë dhuntinë e tij krijuese:
‘Në të famshmen “Zapovit” muzika e së cilës më pat turbulluar aqë fort n’atë vend të largë, Taras Shevçenko shkruan: “Gjer të mos shoh se kombi im është i lirë unë nuk njoh as Perëndi” (vargun “Ja ne znaiu Bogu” Fedia Boçkovski ma kujtonte si themel ateismi. Po Fedia im nuk kish lëçitur gjithë veprën e Shevçenko-s pa cenzurën e vitit 1940). Dhe sepse poezija nuk mjaftonte për të këputur zinzhirat e skllavërisë (vetë ay pat bërtitur “Kajdani porvite!” – “Këputni zinxhirat!”) hyri në organizatën “Kiril edhe Metodi” brenda së cilës vepëronin fytyrat më të zgjedhura të kombit të vet.
I ndjekur prej kohe u burgos më 1847. Pas disa kohë burgu të rëndë e bënë ushtar dhe e dërguan syrgjyn në një kumpanjë të dishiplinës, në Asinë Qendrore, kur ndenji dhjetë vjet. Me dorën e vet Cari kish shkruar dënimin e tij më të ashpër: “Do ndalohet të shkruajë e të pikturojë”. Po tinas e në burgje e në syrgjyne poeti vazhdoi të shkruajë.
U lirua më 1857 dhe u këthye më parë në Nijni-Novgorod dhe më von në Petrograd, gjithmonë nënë vërejtjen e policisë. Vetëm më 1859 mundi të shohë vendin e tij ku dhëmbjet e skllavërisë vazhdonin. Iku dhe së andejmi. Kërkonte pak qetësi po nuk e gjente asgjëkund.
Nuk kish as shëndet të mirë. Me gjith këto vazhdoi të punojë. Vdekja nuk vonoi ta marrë në krahët e saj. Kjo ngjau në Petrograd, më 26 Shkurt 1861, kur nuk kish mbushur dyzet e shtatë vjet.’
Tingëllon aktuale dhe është tepër përmbajtësore poezia e Shevçenkos, e cila ka përmasat e një testament të mirëfilltë, e titulluar Amaneti:
Kur të vdes, të më mbuloni
Te ndonjë kodrinë,
Që ta shoh gjithnjë, vëllezër,
Mëmën Ukrainë;
Të vështroj me gaz në zemër,
Fushën pa kufi.
Të vështroj si derdhet Dnjepri,
Si buçet ai,
Si vrapon mes Ukrainës,
Drejt e për në det,
Do t’i lë më nj’anë aherë,
Fushat dhe rrëketë;
Do të ngjitem lart në qiell
Perëndinë të shoh,
T’i flas hapur e t’i lutem,
Se tani s’e njoh.
Kur të më mbuloni mua,
Prangat flakini,
Derdheni në shesh të luftës
Gjakun për liri!
Dhe në familjen e madhe,
Të re dhe të lirë,
Ma kujtoni fjalën time
T’urtë dhe të mirë!…

Një zemër-thirrje dhe një parandjenjë e veçantë e poetit kombëtar. Një varg i latuar me një dhunti të theksuar poetike, një përjetim i veçantë dhe një sfond ku mishërohet aq bukur dhe aq fort figura monumentale e poetit me atdheun e tij, me tokën e tij, me lirinë e pritur dhe të adhuruar aq shumë .

Është domethënës fakti se poezia përfundon me parandjenjën e pjesëmarrjes në famlijen e madhe, të re dhe të lirë, siç shprehet poeti i cili si trashëgim u lë brezave, fjalën e tij të madhe si një porosi të madhe e të paharruar për atdheun e tyre të shumëvuajtur.

(Piktura ‘Katerina’ (1842) e Taras Shevçenkos)
Shevçenko shkroi shumë dhe mbrojti figurën e gruas ukrainase, sa trimnëreshë aq edhe punëtore, sa e zgjuar aq edhe luftëtare. Gjenerata të tëra u rritën me vargjet e poemës së tij Katerina (një dashuri e braktisur sa edhe e lënduar nga i dashuri, si pasojë e së cilës ajo bën vetëvrasje), vargje të cilat popullii i Ukrainës i di përmendësh dhe të cilën Shevçenko e përjetësoi edhe në pikturë. Ai u bë zëdhënës i fatit t< përbuzur e të pambrojtur të gruas ukrainase.

(Katja, Vajza Kozake, vizatuar në Kështjellën Fort, në Novopetrovsk, 1856-1857)

⦁ Lyudmila Makey-një bashkatdhetare e denjë e Taras Shevçenkos
Shpesh, duket sikur nuk ka rastësi. Sfondi i kohës trazohet, toka një pellg gjaku, frymëzimet shëmbëllejnë me njëra-tjetrën, fate njerëzish që kryqëzohen në rrokullimë të shekujve, vargje që për sfond kanë përpunime të nduarduarta parafytyrimesh të shumta, lule që sfidojnë luftën, drita që e mund terrin. Fjala vjen, në poezinë Mendimet e mia, Shevçenko shkruante:

Lulet e mia, fëmijët e mi,
Pse ju kam ledhatuar,
Pse ju kam mbrojtur?
A qan një zemër në botë,
Siç kam qarë unë me ju?

Ndërkaq, historia sikur përsëritet sërish. Më 1847, nga Fortesa Orska, përtej Kaspikut ku ishte internuar me urdhër të Carit, në poezinë Lart në mal kujtoj Ukrainën, Shevçenko shprehte dhembjen dhe mallin e tij:
O vend i dashur, fati im,
Kur do të kthehem në Ukrainë?

Ndërkaq, në poezinë tjetër Pa liri, njëlloj si poeti polak Adam Mizkijeviç, do të gjakonte për lirinë e shumëpritur:
I dëbuar e në vetmi,
Vitet ikin kot e pa liri.

Njëlloj sikurse Shevçenko, frymon edhe bashkatdhetarja e tij. Gjakon edhe ajo njëlloj si poeti i vet kombëtar. Ajo flet përmes pikturës, sepse siç është thënë piktura është poezi që flet. Komunikon përmes saj. Shpalos perla të një arti tradicional, ku talenti i saj ka vulën e veçantë.

Ekspozita e saj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës i dha shkas gazetares Lumira Kelmendi për një bashkëbisedim, të cilën që të dyja e filluan në gjuhën shqipe, dhe të cilin e vazhduan më tej në në gjuhën angleze. Një bashkëbisedim për artin tradicional të Ukrainës, si pjesë e UNESKO-e ku shquhet prirja dhe dashuria e ukarinasve për të zbukuruar shtëpitë e tyre. Lyudmila i kthehet artit tradicional plt pasion dhe dashuri. Ajo është piktorja e cila shpalos ngjyrat e ylberit me dëshirën sa njerëzore aq edhe artistike që këto ngjyra aq të bukura dhe aq të dashura, t’i kthehen sërish Ukrainës dhe lirisë së saj.
Kam një gropë të madhe të zezë në shpirtitn tim! – thotë piktorja, dhe kësaj grope të madhe, këtij sfondi të errët ajo ia vë kundruall lentat e ylebrit, shpresën dhe ëndrrën se të gjitha ngjyrat e ylberit pas luftës, sërish do t’i kthehen atdhuet të saj, Ukarinës.
Petrykivka (‘formë tradicionale e artit dekorativ dhe trashëgimi kombëtare e Ukrainës’), është universi ideal i Lyudmilës, duke u frymëzuar nga gjyshet, të cilat kanë punuar këtë art para se më shumë se njëqind vjetësh, thekson gazetarja Lumira Kelmendi, e cila bashkëbisedon por edhe shijon me vëmendje e përplot admirim veprat artistike të Lyudmilës, duke shtuar se Lyudmila është e foksuar në natyrë, veçanërisht në lule dhe zogj.
Ndërkaq, duke folur me po aq pietet, Feride Rushiti vuri në pah se: ‘Ngjyrat janë ato që e bëjnë Lyudmilën të lumtur’ duke e vënë më tej në spikamë figurën shumëdimensionale të Lyudmilës, në fushën e pikturës, shkrimit, dokumentimit, organizmit etj., ku siç tha zonja Rushiti, ‘ajo shkrinë gjithë energjinë e saj krijuese.’
Duke e shpalosur në plotni portretin krijues të bashkëbisedueses së saj, gazetarja Lumira Kelmendi dëshmoi prirjen e saj të një ligjërimi sa lakonik po aq edhe domethënës, dëshmi e një shijeje të veçantë estetike në të cilën ajo vlerëson si të bukurçn ashtu edhe të madhërishmen:
‘Në çdo prekje të penelit shihet që artistja Lyudmila Makej shpalos dashurinë për atdheun, dhimbjen dhe shpresën, ku drita mbi një sfond të errët triumfon dhe merr jetë me ngjyra të reja, duke ndërthurë estetikën popullore ukrianase me një vizion modern artistik… Çdo pikturë e prezentuar në këtë ekspozitë, është dëshmi e guxmit dhe e qëndrueshmërisë që ka mbijetuar mes sfidave të luftës’.
Një bisedë e zhvilluar me respekt të ndërsjelltë, përplot takt, elegancë, profesionalizëm, mirësi; bisedë e foksuar në të tashmen dhe në të ardhmen e piktores, duke veënë në pah se ‘ajo ruan traditën dhe e përuron atë gjithandej nëpër botë, duke bashkuar tradicionalen me modernen’. Përkatësisht, siç u shpreh me konsideratën e veçantë dhe vlerësimin e merituar edhe bashkëbiseduesja Tetiana Kresylnikova, duke thënë: ‘Pikturat e saj nga thellësia e zemrës paraqesin kombinimin e mundësive dhe dashurinë e saj për vendin e lindjes. e dini, ajo arrin jo të krahasoj por të kombinoj kulturën ksovare-shqipatre me ate ukrainase. Ajo edhe këndon. Kështu, shpirti i saj është një zog i lirë. Mund të këndojë, të pikturojë, eshtë tejet e rëndësishme që ajo arrin të shfaq kryeveprat e saj para njerëzve, e këta njerëz kanë ardhur sot t’i shohin. ‘

⦁ Kur flasin lulet
Piktorja ukrainase Lyudmila Makey foli me gjuhën e luleve. Dhe nuk është rastësi që lulet janë pjesë e pandashme e shpirtvae krijues. Ajo u shpreh mjaft bukur duke theksuar një të vërtetë të madhe, se ‘veprimtaria artistike dhe publike është për shpirtat tanë.’
Nuk është rastësi që pararendësi i saj i madh e edhe ajo vetë, luleve u kanë dhënë një hapësirë të konsiderueshme: bukurisë dhe magjisë së ngjyrave të tyre, njëlloj ci cicërimave të zogjve. Nuk është rastësi që poetët si Naim Frashëri apo edhe Sharl Bodler, do të titullonin kryeveprat e tyre poetike me simbolikën e luleve. Nuk është rastësi që bota e luleve triumfon mbi botën e armëve, bota e zogjve triumfon mbi botën e vringëllimave të armëve, sepse historikisht paqja triumfon mbi luftën.

(Vepër Arti nga Lyudmila Makey)

Nuk është prandaj thjesht një koincidencë takimi i dy gazetareve, takimi i dy kulturave, takimi i dy bashkëbisedueseve. Prologu i kësaj interviste ishte përshëndetja që Lyudmila ia fali Lumirës duke e përshëndetur shqip, dhe se epilogu i saj ishte sërish në shqip: ‘Ju faleminderit shumë! Ju uroj lumturi dhe suksese, edhe dashuri!’
Ka kaq shumë finsikëri, ka kaq shumë bujari, ka kaq shumë respekt dhe mirënjohje, ka kaq shumë kulturë, kaq shumë takt, kaq shumë art në një përshëndetje si kjo. Një përshëndetje si kjo, nuk është thjesht një modesti, më shumë se kaq, një përshëndetje si kjo, është vetvetiu një madhështi.
Në të vërtetë, me shumë takt dhe me një elegancë të veçantë, gazetarja dhe piktorja Lyudmila Makey apostrofoi një emër të përveçëm, e që ishte emri i bashkëbisedueses së saj, por në simbolikën e një shprehje aq kuptimplote e përplot mirënjohje, domethënia ishte shumë më e gjerë: ‘E dua Ukrainën, por Kosova është shtëpia ime e dytë dhe do të jetë pëjetësisht në zemrën time.’
Lyudmila Makey gjithsesi se është një zemër e madhe, e cila shpalos një kulturë të madhe. Ajo flet aq bukur shqip, dhe këndon njëlloj po në shqip, gjë që e ka dëshmuar me kryevargun e këngës Mora fjalë!
Ndërkaq, gazetarja Lumira Kelmendi dëshmoi sërish dhuntinë e saj proverbiale për gazetarinë televizive, por edhe profesionalizmin e saj, intuitën e saj të mrekullueshme prej bashkëbisedueseje, prirjen për intervista të pregatitura mirë e përplot përkushtim, së bashku me diskursin e një bisede ku shpalosen dhe lartësohen vlerat e mirëfillta të artit.
Nuk ka gati fushë të kulturës që nuk e ka përfshirë në rubrikat e saj, nuk ka talente që nuk ka afirmuar para publikut ardtdashës, nuk ka vlera të cilave nuk u është gëzuar, sa herë që ka përgatitur kronikat e saj, si brenda ashtu edhe jashtë atdheut.

Në misionin e saj fisnik të një jete të shkrirë në mikrofon, ajo afirmon vlerat kulturore kombëtare dhe u kushton vëmendje të veçantë edhe vlerave kulturore të popujve të tjerë, duke mishëruar kaq bukur kombëtaren me universalen dhe duke e shndëruar kështu mikrofonin e saj në një ogur të bardhë.
Prandaj, edhe kësaj radhe kemi sa kënaqësinë njëlloj dhe krenarinë që të shprehim ndenjat e respektit më të thellë e të falenderimit të veçantë, të mirënjohjes pa kufi e të vlerësimit më të lartë, si për Lyudmilën ashtu edhe për Lumirën!

Agron Shehaj klithmë naziskine ndaj RTSH-së – Nga Aleksandër Peçi

Mbasi i vune kazmen e shkaterruan 500 fabrika e shume e shume te tjera Agron shehaj don ti vere kazmen RTSH.

Agron Shehaj kërkon mbylljen e RTSH-së: Kursejmë 30 mln euro në vit. I përgjigjet Lutfi Dervishi

Mora indicie ngs shkrimi i Lutfi per te shpreh revolten time
@agron shehaj kam pas respekt per ty por me kete klithme NAZISKINE e ke humbur te drejten te jesh perfaqesues i popullit ne parlament.kerkoi ndjese publike Orkestra Simfonike RTSH.populli nuk voton njerez pa kulture. Kerkoi ndjese publike kompozitoreve te gjalle e te vdekur.ndjese publike artisteve interpreteve te gjalle e te vdekur. Ndjese.integrimit te muz shqip ne bote e cila ska qene kurre ne keto permasa si sot. kerkoi ndjese arkivit me te pasur te radios e TV te cilin asnje tv se ka.Ndjese te gjithe gjeneratave.

Po ça ke bere ti ne jete ne krahasim me keto kontribute kolosale te artisteve e krijuesve ne panteonin e Artit Rtsh.Ti ne dukje dukesh shpirt i bute por nese kjo eshte e vertete ti i ke te gjitha bashke, shkaterrimtar injorance naziskin si ata hitlerianet qe dikur librat e Goethe e shkrimtareve te medhenj i bene stiva zjarri.po cili je ti pepara meje e gjith kolegeve te mi e profave tane.qe po mbajme me shpirt nder dhembe mbi shpatullat tona kollonat e kultures kombetare KOLLONAT E SHQIPTINGELLIMI.po qenke dhe i pamençur.s’nxore asnje konkluzion, te tjeret ne perendim ndertojne sot bunkere dhe ti apo mentaliteti yt i shkaterroi ato e 500 fabrika.te ka peshperitur ndonje oligark apo agjent i huaj ne vesh qe pasi shkaterruan kinostudio duan e rtsh. kalova dje nga lidhja e shkrimtareve.shkaterrim i kultures .me pikoi ne zemer.shkaterrim i artit e kultures.nje shoku yt donte te shkateronte filmin dhe Piro Milkani Mevlan Shanaj opinioni reaguan fuqishem. Ti sje askushi ske asnje vlere ne raport me vlerat qe krijojme ne .

Dhe mos harro AI e ben punen tende biles kursejme shume rroga te hedhura kot.per ça duhesh ti ne parlament? Pa nje shkrim pa 1 liber.Punen time punen tone punen e krijuesit AI se ben dot.nuk i bon dot AI 963 libra sa kam une.Pa le ta besh ti qe ske 1 liber.dhe po te kesh 1 je shume larg nga 963.e kupton se sa larg je.dhe ti behesh deputet te shkaterosh kulturen???!!! po ku e kupton ti se çdo te thote krijues. Te krijosh nje gje qe nuk egxiston ne Bote.rtsh ork e rtsh eshte fabrika jone. Mos u mer me kete se e ke humb davene e deputetit.kerko ndjese publike

Kompozimi regjistrimi i filmit Gjeneral Gramafoni perpara xhirimit Nga Maestro Aleksandër Peçi

 

Te Nderuar regjizore te filmit

Nje ide organizative qe nuk ju ka shkuar ndermend e qe nuk e kuptoj pse e neglizhoni..Nga experienca e vogel e nje 27 vjeçari, ishte filmi I trete per mua ne 78, kur punooja me te madhin Viktor Gjika e skenaristin Vath Koreshi per filmin Gjeneral gramafoni , film me kup festivali per muziken me te mire te filmit, ju bej te njohur se ne sheh xhirimi punohej me muziken e regjistruar bukur paraprakisht.Punova 6 muaj dhe pasi u regjistrua muzika filloi xhirimi. Pra Bujari Kadriu Sander Prosi Gulielm Radoja etc.. punonin me muziken e incizuar sakt e bukur nga Spiro Konduri.

Pse duhet kjo zgjidhje organizative? Po sigurisht qe filmit I ben shume mire dhe I larteson shume po siqerisht shume vlerat e filmit.

Por sepse une e konsideroj muziken jo ilustrative ne film, por personazh. Ky concept eshte si nata me diten me konceptet ilustrativo – banale te muzikes. Muzika nuk ilustron.

1.Muzika eshte personazh qe flat me thellesine e nje lende motivike , te nje teme ne pak sekonda, ku ne pak masa koncentrohet gjithe skenari prej 1 ore e gjysem te filmit

2.Muzika eshte personazh qe flet me timbrin e instrumentit personazh, qe ka zgjedhur kompozitori

3.Muzika eshte personazh qe flet me intervalin berthame, ( kujtoni OI.. e Tok e pergjakur qe flet me intervalin barthame kuarta ashtu siç flet tek simf 5 Beethoven me interval tercen )

4.Muzika eshte personazh harmonik

5.Muzika eshte personazh psikologjik qe lidh, komenton, zberthen, psikologjine e personazheve te tjere,

6.Muzika eshte personazh ritmik qe ose shkon ne unison me ritmiken e filmit ose shkon ne kontrapunkt me ritmiken e filmit.Kam nje keshille me shume vlere per kete nga Dhimiter Anagnasti kur isha 25 vjeç te Monumenti qe nuk e harroj.

7.Muzika eshte personazh Gjeografik qe do ta mveshi sonoritetin me kostumin tingullor te zones gjeografike, psh tek filmi kanadez Women without wings une mjedisin gjeografik te Alpeve me ato qeleshet e bardha me debore, e mbajta me sharki, bilbila, flaut me presone fryme, cifteli etc… Francezi qe se njeh mjedisin gjeografik,tek Slogans ngjit ne Alpet me debore klarineten dhe kuartet harqesh!! Pa lidhje fare. Po e imagjononi se si do ti bente kabate tek Gjeneral gramafoni apo Mora rrugen per Janine qe nuk egziton si kenge, nje kompozitor I Hollywood qofte dhe Hans Zimer. Ju garantoj se nuk mund ta bente.Apo OI… e Tok e pergjakur, apo temen e ketij filmi qe eshte e lidhur ngushtesisht me dramen e Tokes. Apo temen polifonmike te Nje emer mes njerezve per Avni Rustemi me skenar te Natasha Lako, kenduar nga Irini Qirjako dhe kori I AKVP. Kompozitori ne keto reste duhet te ndjeki rrugen e trete thote Bartok qe te kompozopje sikur ta kishte krijuar bartesi popullor. Por kjo kerkon te njohesh venat, venat, venat, nga rrjedh gjaku identitar. Dhe hajde me thoni te dashur regjizore qe e kam gabim!??? Te tilla skena tingullore ska as Italian as francez as amerikan etc qe ti beje. I huaji qe rri 5 a po 10 vjet qe meson shqip ndjehet qe nuk flet mire shqip.IDENTITETI IDENTITETI IDENTITETI eshte kryefjala qe do te nenvizoja.

8.Muzika eshte nje personazh hapesinor tek exterieret e filmit dhe kerkon spacialitet

9.Muzika eshte personazh ne interieret e filmit qe zberthen psikologjikisht skenen e psikologjine e personazheve

10. Muzika mund te jete nje personazh vokalistik, me ka dhene shume dore futja e sopranos tek filmi ITALO SHQIPTAR Portret I pambaruar I Clara Bellini I Namik Ajazi, Cmimi I pare ne Gjermani fest.

Muzika e filmave te autoreve shqiptare ka shume shembuj te shkelqyer, por gjithmon I eshte pasngjitur, pas-shkruar filmit. Ne rastet e Gjeneral gramafoni e Ne çdp stine, ajo eshte inçizuar me pare dhe behet bashkeudhetare e gjith lojes aktoriale dhe e ritmikes se kameres, bashkeudhetare e mendimit regjizorial.

Ka ndonje rast kur regjizorit I fiksohet nje motiv si motivi I Ne çdo stine, te cilin Viktor Gjika e mbante mend qe kur e shkrova per Gjenerali, por nuk e perdora atje, dhe me tha nje dite rruge _ ma jep mua per filmin Ne cdo stine – dhe keshtu u be. Pra dhe Ne cdo stine I parapriu filmit. U inçizua me pare

E nisa kete postim si nje experience e nje 26 vjeçari me Gjeneral gramafoni dhe e gjykoj si nje sugjerim I domosdoshem per regjizoret sot, te nje 74 vjeçari pas nje experience 50 vjeçare me filmin. A e keni pare se si rudhoset balli dhe si shkojne gishtat e Bujar Lako ne klarineten perfekt sipas muzikes.E hengri dhe regjizori amerikan ne film fest Stamboll, kur i tha V. Gjika, – Si ke mundur qe kete nga klarinetist e ke bere aktor. Eshte e kunderta I tha Viktori eshte aktor qe ben sikur I bie klarinetes. Si do ndodhte kjo ne se muzika nuk do qe regjistruar para xhirimeve te filmit?Ose te marrin tangon e kompozuar dhe regjistruar para xhirimeve. Si do kercehej pa qene kompozuar me pare?? Po ky regjizor amerikan e pyeti per se dyti V. Gjika ne Stamboll.

– Ajo tangoja eshte disk I kohes se fashizmit apo e krijuar nga kompozitori. -Jo I tha Viktori – eshte krijuar nga kompozitori.- Gjeniale tha ai.- Sepse regjizoret e medhenj e dine kur e mer te gateshme diskun eshte ilustrim eshte natyralizem. Ndersa kur e krijon eshte tjeter gje je brenda ideve kreative te filmit.

Si do leviznin gishtat e violoncelistit tek Ne çdo stine por te mos ish regjistruar muzika perpara xhirimeve.

Sheshi i xhirimit pa muzike, flas per momentet kur muzika duhet, dhe jo si tek keto serialet turke ku muzIka te bezdis le që eshte pa indentitet, por te bezdis sepse futet vend e pa vend, mbushur I gjithe filmi me shoqerim muzikor, me shume koncept ilustrues, dhe pa u shndruar muzika ne personazh.

Sheshi i xhirimit pa muzike eshte si nje personazh memec, memec nga emocioni,memec nga thellesine e nje lende motivike, memec nga timbri, memec nga ritmi, memec nga mjedisi gjeografik, memec nga kontrapuntki, memec nga harmonia, memec nga intervali berthame qe udheheq cantusin, memec qe nuk I provokon syte e aktorit te lotojne kur duhet, apo gjendjen shpirterore te aktorit e publikut te tronditet. Po si te komunikoje aktori me nje personazh memec? Muzika eshte e afte ti beje keto. Po, dhe Po, muzika I ka te gjitha mundesite. Ai eshte Arti mbi Artet. Muzika eshte Arti par excellence me metafiziku thote Schopenhauer.

E pse duhet shkuar ne shesh xhirimi pa muzike? Apo mare nje kompozitor te huaj? Qe tju dali muzika pa identitet? Qe tju mbetet filmi ne sirtar?Eshte nje gabim qe nuk korigjohet. Me thoni cili film me kompozitor te huaj mund te krahasohet me muzikat e filmave te autoreve shqiptare? Une nuk di ndonje keto 35 vjet.Edhe kur ne festival kane mare pjese kompozitore huaj, kupen e ka mare kompozitori shqiptar siç ndodhi tek Dasma e Sakos. Kjo pas Gjenerali ishte kupa e dyte per muziken me te mire te filmit qe merja.

Ne listen e meposhtme do te shihni 10 filma me çmime qe mbajne autoresine time. Dhe 3 jane autoret kryesore te filmit: Regjizori Skenaristi , Kompozitori.Ketu nenkuptohet vlera e madhe e kompozitorit me shume experience ne muziken e filmit, experience klasike dhe experience moderne.

Po muzika e filmit veç gjith ketyre qe thashe me lart kerkon te kesh nje teknologji mjetesh kompozicionale, e teknika te shek 20 qe amatoret e te pakulturuarit nuk I dine. Psh si do te mbash atmosferen tingullore te nje qielli plot me re apo te nje shpirti te lenduar plot me Re grixho e te zeza ? Teknia e NUAGE ( Re ne frengj = nuage ) eshte ajo qe te jep dore, ku shtresat kompozicionale superposicionohen njera mbi tjetren e levizin ne menyre horizontale, ne kontrapunkt ashtu si rete e qiellit apo rete e shpirtit.

Si mendoni Miq Regjizore? interesante apo jo? jo vetem nga pikapamja organizative kompozimi dhe regjistrimi I muzikes para se te shkosh ne xhirim, por nga te gjitha kendveshtrimet duhet duhet duhet ndjekur kjo rruge.Digjoni nje kompozitor74 vjeçar qe ne shpirt eshte I Ri e modern sa nje 24 vjeçar. Sepse I kam kapercyer e superuar keto probleme para 50 vjetesh tek filmi I pare I dyte I trete timi. Ishte nje kohe kur me kerkonin te shkruaja edhe 3 filma ne vit. Dhe ja erdhi 2019 kur shkrova 1 ore muzike per Portret I pambaruar I Clara Bellini. I cili eshte produksioni me I mire me Hollywood virtual orkester I gjith kollonave zanore te mia.

Ju falenderoj per mirekuptimin dhe reflektimin

Aleksander Peçi

Aleksandër Peçi: Sonata Nr.15 “Deti” aty ku dallgët e detit ndërthuren me strukturat polifonike të jugut të Shqipërisë

Sonata Nr. 15 „Deti“ është frymëzuar nga deti – madhështia e tij, trazira, paleta verbuese e ngjyrave, reflektimet kaleidoskopike të dritës, dallgëzimi, valëzimi polifonik, misteri, lashtësia, por edhe tragjedia e tij. Në këtë vepër takohen dy tema qendrore: deti dhe polifonia, të cilat bashkëjetojnë në harmoni. Autori merr frymëzim nga deti pranë Vlorës, duke përfshirë të gjithë bregdetin e Labërisë deri në jug të Shqipërisë. Rezultati është një vepër muzikore, ku dallgët e detit ndërthuren me strukturat polifonike të jugut të Shqipërisë.

Vepra përfshin elemente të marra nga muzika tradicionale, veçanërisht motive të bazuara në këngët „vajza e valëve“, në rrjedhën dhe lëvizjen e dallgëve, në modulimet e toneve harmonike dhe në modulimet semitonale, të cilat janë tipike për zonën e Himarës. Kjo teksturë zanore krijon një ansambël muzikor madhështor, i cili e zhyt dëgjuesin në një botë ku tradita takohet me kompozimin modern muzikor.

Koha e dytë: „Deti i trazuar“ sjell një kontrast dramatik. Vëllimi i zërit, ritmi dhe shpejtësia i japin detit një karakter ciklonal. Autori, që nga koha kur mori pjesë në World Music Days në Seul me veprën e tij „Homothetie et quantite sonore“, anon nga teknika gjeometrike e homotetisë, domethënë reduktimi i strukturës. Motivi i veprës (shënimi i parë muzikor) në shënimin e dytë muzikor zvogëlohet katër herë, ndërsa në shënimin e tretë muzikor, autori punon me inversin e motivit të dytë. Kështu krijohet një koncept kompozicional, i cili shkon përtej perceptimit tradicional stereofonik dhe ofron një „surround kompozicional“ në tre nivele:
1. Tema e gjerë e detit,
2. Thyerja homotetike e temës në mikrovalë të përsëritura,
3. Inversi i mikrovalëve të përsëritura.

Struktura zanore ciklonale mbetet deri në fund të Sonatës Nr. 15 „Deti“. Vepra i është kushtuar pijanistit Egli Prifti, i cili vjen nga rajoni që frymëzoi këtë kompozim dhe sot shënon premierën botërore të kësaj vepre unike.

Seidelmann: Sonata Deti – Një piano sonatë ëndërr

Opinione per Sonata 15 Deti te Aleksandër Peçi nga Viene e Prage

Prof. A. Seidelmann ish shef i Dep Compozicioni Viene prezent ne koncert te 29 tetor shprehet:

“Vepra e kompozitorit shqiptar ishte shumë interesante për mua. Shumë virtuoze, pianoja pothujse gjithmonë e gjallë ku kishte tek tuk një këndim thuajse meditues, modest, duke krijuar dhe kontrast të pazakontë. Një sonatë vertet shumë personale, surprizuese – Si një piano sonatë ëndërr.”

Koncerti Instrumentalo-Simfonik i Orkestrës Simfonike të TKOBAP- së sonte i tejkaloi pritshmëritë e publikut Nga Ilirjana Dema

Koncerti Instrumentalo-Simfonik i Orkestrës Simfonike të TKOBAP- së sonte i tejkaloi pritshmëritë e publikut. Një program i përzgjedhur por më e rëndësishmja një interpretim profesional dhe artistik që la gjurmë të thella emocionale tek publiku.
Si kurrë më parë, orkestra nuk është impenjuar dhe s’ka realizuar një sukses të tillë. Pa asnjë hezitim niveli mund të krahasohej me orkestrat më të mira europiane. Padyshim kjo i dedikohet dirigjentit spanjoll Sergio Alapont, që me talentin dhe formimin profesional e kulturor mundi të frymëzojë e të bindë seicilin pjestar të orkestës të japë plot pasion dhe devotshmëri më të mirën e mundësive të tyre.
Koncerti filloi me Uverturën e operas Ruslani dhe Ljudmilla të kompozitorit Mikhail Glinka.
Entusiazmi si frymë e përgjithshme e veprës e rrëmbeu publikun që në notat e para dhe e mbajti të mbërthyer emocionalisht deri në fund, me virtuozizmin dhe qëndrimin estetik interpretativ. Ndaj duartrokitjet dhe bravot spontane s’kishin të mbaruar.
Po në këtë mënyrë u prit dhe loja e violonçelistit të talentuar Klaudio Zoto në interpretimin e Variacioneve Mbi Një Temë Rokoko – Pjotr Ilijiç Çajkovski.
Ndonëse ende në proces studimi universitar në Gjermani, Zoto veç talentit jo të zakontë, i cilësuar që në bangat e shkollës, pasqyroi në lojë pjekuri artistike, kulturë profesionale, aftësi teknike e mbi të gjitha ndjeshmëri e bindje të thellë emocionale. Me bukurinë e një tingulli të madh, gjithë ” tul” e tepër artistik ai krijoi situata kontraste emocionale në shërbim të karakterit në çdo variacion. Veçanërisht bukur shumë nzori në pah lirizmin romantik të veprës, ndërsa në variacionin e fundit aftësinë teknike virtuoze. Nja dy pasaktësi, sa për të vërtetuar se ishte i vërtetë, të ndjera vetëm nga profesionistët në sallë, nuk e zbehën aspak interpretimin. I mrekulluar publiku e riktheu, jashtë programit përsëri në skenë, për të luajtur bis Sarabandën e një prej suitave të Bach- ut.
Magjia ndodhi në interpretimin e Simfonisë nr.9, op. 95, Bota e Re të Antonin Dvorak, me kohët: Adagio-Allegro molto ( koha e parë), Largo ( koha e dytë) Molto vivace( koha e tretë) dhe Allegro con fuoco ( koha e katërt.
Këtu dirigjenti Alapont,që është vlerësuar nga kritika për qëndrimin pasionat, bindës,dhe frymëzues, duke e veçuar si një nga më në zë të brezit të tij, pasqyroi tërësinë e vlerave të shumta artistike e estetike. I formuar në konservatorët më me emër Valencia, Madrit, Mynih, diolomohet në Pescara me Cum Laude, për të vijuar në Kolegjin Mbretëror të Muzikës Stokholm, Bachakademi Shtutgard dhe në Kolegjin Bach Japoni.
Me një kurikulum të jashtëzakonshëm si dirigjent operash në vitin 2016, Alapont fiton çmimin e dirigjentit më të mirë në GBOSCAR- L’ eccellenca dell’ Opera, për interpretimin e operas Aida. Gjithashtu ka drejtuar orkestra simfonike në shumë vënde europiane.
E pra talenti dhe kjo përvojë kaq e pasur artistike muzikore vërtetë bëri magjinë me orkestrën e operas.
Nën duart e tij e blatoi atë si një trup të vetëm, duke i jetësuar idetë artistike me aq frymëzim, me aq sinqeritet artistik, me aq thjeshtësi , natyrshmëri dhe ngrohtësi, por dhe me forcë e dinamikë shprehëse sa i tejkaloi mundësitë e orkestrës.
Me sa kujdes, mendim të thellë e racionalizëm intelektual balancoi në mënyrë artistike valët e tensionimit e çtensionimit simfonik. Sa bukur nxori në pah lojën solistike të flautit në kohën e dytë, apo të kornit anglez në kohën e tretë, duke i dhënë tërë rëndësinë e duhur partit të tyre në rolin udhëheqës tematik, me sa elegancë e natyrshmëri gjarpëronin këto tema në sektorët e tjerë të orkestrës, me sa sens artistik dialogonin me njëri tjetrin dhe sa bukur luajti me ngjyrimet dinamike, herë shpërthyese e herë të qeta . Sa raport të drejtë ruajti me kulminacionet për të ardhur aq bukur në atë të kohës së katërt që vërtetë e ndezi fuqishëm emocionin si shprehje e madhështisë së Botës së re Amerikane.
Ndjemë kështu gjithë emocionet njerzore, lirizmin baritor, qetësinë e natës enderimtare pas një vrulli jetësor, nostagjinë nxitur nga dashuria, këngët, emocionin, ndjenjat dhe karakteristikat e njeriut të thjeshtë, gjithë potencialin e ideve të kësaj vepre të mrekullueshme.
Gjithmonë e më tepër bindem që publiku e ndjen dhe e ndjek me kënaqësi suksesin e vërtetë, ndaj dhe e shpërblen atë mes ovacionesh duartrokitjeje, sikundër ndodhi sonte.
Falederime të përzemërta solistit, orkestrës, dhe në mënyrë të veçantë dirigjentit.
Së fundmi dua të falenderoj edhe drejtorin për përkushtimin, përgjegjshmërinë, dhe klimën pozitive të krijuar në këtë institucion, që ndihet në disa veprimtari radhazi.
I. Dema 16 mars 2025

Send this to a friend