VOAL

VOAL

Albumi i Piktorit- Avni Delvina: E kthyt tjetrin në mit e në legjendë

July 23, 2022
blank

Komentet

blank

Vladimir Llakaj, një artist, një shok – Nga Artur Spanjolli

 

 

Vladimirin, për shokët Ladi-n, e njoha në Firenze rreth vitit 1996-7 nëse nuk gaboj. Ishin kohë të vështira emigracjoni, kur ne, një grup shokësh shqiptarë, e mbushnim kohën duke punuar dhe duke u shoqëruar me njëri tjetrin tek sheshi më i madh i qytetit me emrin: “Piazza Duomo”. Por nuk ishte vetëm kjo arsyja kryesore përse ne rrinim të gjithë bashkë. Arsyja kryesore e grupit tonë pse rrinim të gjithë bashkë ishte sidomos fakti që të gjithë ne djemtë e rinj që aspironim të bëheshim artistë, vinim nga licetë e artit apo Instituti i Lartë e Arteve, në Tiranë. Era e fortë e ndryshimeve në vitet 90, na fshiu nga toka mëmë, dhe na degdisi gjithkund nëpër botë. Ne u rigjetëm fare rastësisht në Firenze. Shumica nuk e njihte njëri tjetrin. Ndaj, na lidhi aty nevoja për punë, por aty, jo vetëm që u miqësuam shpejt e shpejt, por ftuam edhe miqtë dhe shokët tanë që i njihnim më parë, të na ndiqnin. Dhe ajo që e mbante gjallë grupin tonë ku bënte pjesë edhe Vladimiri ishte solidariteti, aspiratat tona për t’u bërë artistë dhe respekti që kishim për njëri tjetrin. Vladimiri, ishte një nga djemtë më të pjekur dhe të hedhur të grupit. Aq i sigurtë, i guximshëm dhe i kujdesshëm me shokët e tij, sa grupi, vërtetë nuk kuptohej pa të. Vladimiri dinte fare mirë se ç donte të bënte me jetën e tij, dhe kishte arritur në konkluzjone, të cilat ne akoma i kishim të paqarta. Natyrisht mbi ç kërkonim të bënim në jetë. Darkave, atyre darkave kur mblidheshim për të ngrënë një Picë, të gjithë bashkë, dhe ku unë mungoja shpesh; – studimet universitare më merrnin shumë kohë-, gjendej gjithmonë mes grupit edhe Ladi, një nga djemtë më me zemër dhe karizmatik të grupit.
Kur e njoha, e kujtoj si tani, ishte i heshtur, i zymtë dhe rrudhte vetullat me një egërsi gati prej luftëtari. Jeta kishte plot probleme asaj kohe. Probleme që ne, fare të rinj dhe pa eksperiencë duhej ti zgjidhnim. Firence, ishte një nga qytet më të bukur në botë, por edhe nga më të shtrenjtët dhe indiferentët gjithashtu. Ladi, në pamje të parë dukej i zymtë, por kur flisje pastaj me të. Kur diskutoje, kur pije kafe dhe njiheshe, e kuptoje shpejt, se brenda tij fshihej një shpirt i madh. Një shpirt shumë i ndjeshëm artisti. Ladi kishte një zëmërgjërësi për të ndihmuar të tjerët, një pregatitje artistike fare të veçantë.
Ladi vinte nga Bolonja ku kishte mbrojtur dipllomën për Akademi me një studim mbi veprën e Xhakometit, dhe në qytetin e Firences, ku sapo ishte transferuar, – flas për vitet 1998 -2000, kishte edhe shumë probleme, për të zgjidhur. Vitet rinore në Firence, ishin vite të vështira, plot sakrifica por edhe gazmore dhe të mbushura me gjallëri. I gjithë grupi jonë, po përballej si me mentalitetin e vendalinjve, i cili na paragjykonte, por edhe me përpjekjet tona titanike, për të siguruar jetesën, me artin tonë. Ladin e kujtoj gjithmonë me një nostalgji të veçantë. Energjik dhe i heshtur, reflektues dhe i matur, Ladi kur kishim nevojë, ai na gjendej gjithmonë përkrah. Djali i mençur rreth të cilit përherë mbidheshin djem të tjerë dhe diskutonim për problemet tona të emigracjonit. Problemet tona nuk kishin fund. Nuk na jepnin shtëpi sepse ishim shqiptarë. Nuk na krijonin asnjë mundësi ekspozitash dhe na shihnin nga lart poshë. Pika jonë e takimit ishte veç Piazza. Ladi në atë kohë jetonte në një shtëpi po në qytet, bashkë me djemë të tjerë, kushërinj të tij. Ishte një shtëpi e vjetër, si gjithçka në Firence. Si e sajuar, dhomë mbas dhome, ku njëra nga dritaret shihte mbi çatinë e shtëpisë ngjitur; dhe nga ku futeshin pa pushim disa mace bredharake të lagjes aty poshtë. Shpesh Ladi na ftonte për kafe dhe më kujtohet, na tregonte punët e Akademisë. Të cilën e kishte filluar në Aquila dhe kryer në Bolonjë.
Ishin vizatime energjike, plot dell. Vizatime që ndiqnin formën, tamam vizatime monumentale prej skulptori. Kujtoj se e vuante shumë atë gjendje tranzicjoni, ku ai, si gjithë ne, dëshironte të bënte krijimtari të mirfilltë artistike, por atyre viteve kjo ishte e pamundur. Dihet, skulptura është një zonjë e rëndë që cila ka nevojë për kushte. Nuk është si piktura të cilën mund ta bëje në çdo ambjent të improvizuar. Qoftë edhe në rrugë.
Darkave dilnim për qejf. Shpesh ngjiteshim mbi makinën e Ladit, dhe ia mbathnim në plazh. Apo darkave, gazmorë dhe problematikë, bënim shëtitje rrugëve të qytetit, ku bisedat, debatet, diskutimet për artin e “madh” na zhurmonin në kokë si zukamë bletësh. Aso kohe, e bënim artin më shumë me llafe se sa me vepra.
Mbas gati dhjetë vjetësh, ishte viti dymijë, Vladimirit, iu mbush mëndja të kthehej fare. “Nuk kam ç bëj këtu!” Thonte. “Nuk e duroj dot këtë vogëlsinë e këtyre. Më ngre nervat ky meskiniteti mizerabël i njerëzve në këtë vend.” Ndaj, lodhur edhe nga problemet burrokratike, iu mbush mëndja dhe u kthye. Në atdhe, rreth viteve 2000, dukej sikur gjërat po merrnin për mirë. Më pas e kam takuar disa herë në Tiranë ku rrinim gjatë duke biseduar mbi artin, duke kujtuar kohët e Firences, duke shkëmbyer ide dhe duke tokur gotat me verë. “E shikon!” i thoja. “Mirë bëre që u ktheve në atdhe. U bëre më i dobishëm këtu!”
Ndërkohë, ndiqja me kujdes dhe ecurinë e krijimtarisë së tij artistike. Bustet dhe skulpturat që ai i modelonte vit mbas viti, gjithnjë e më shumë shprehnin edhe anën më të thellë, më intime të shpirtit të tij krijues. Një ecuri e gjatë ndër dhjetvjeçarë. Një kërkesë artistike që nuk ka rreshtur kurrë. Në fakt, artisti, edhe pse nuk krijon përditë, oficina e tij krijuese, truri prodhimtar, është gjithmonë në punë. Ai elaboron, zgjedh, krijon ide, i shtyn ato tutje, i rimerr. Pret që të kuptojë nëse ideja ja vlen apo jo të marri formën e skulpturës. Oficina intime e artistit, nuk mbyllet kurrë. Edhe gjatë gjumit, ajo rri hapur, në formë ëndërrash absurde, duke ofruar, që prej subkonshit, varjante të ndryshme, forma shprehje, tema sociale a intime, të cilat mund dhe duhet të jenë vlera universale. Dihet tashmë. Veç vlerat e vërteta njerëzore, të shprehura me gjuhën e formave në skulpturë, mund t’i rrezistojnë kohës. Këtë artisti skulptor Vladimir Llakaj e ka kuptuar fare mirë. Janë, pikërisht këto vlera universale, vlera të thella ku mbështetet çdo shoqëri, që Vladimiri ka hulumtuar, ka shprehur, na ka dhënë me skulpturat e tij, edhe tek ekspozita personale hapur në mars të këtij viti me titull: “My Loved Ones”. Aty hulumtohen vlerat e familjes. Familja pra, me universin e saj të shëndetshëm, të bukur, të përhershëm, na del këtu, si strumbullari dhe përçuesi i mirësisë, i civilizimit, i edukatës dhe i harmonisë në mbarë shoqërinë tonë.
Kjo ekspozitë personale ishte një arritje e madhe personale për artistin Vladimir Llakaj. I cili, jo vetëm që nuk i braktisi kurrë ëndërrat e tij rinore, por i shtoi ato, i kultivoi dhe i realizoj në jetë.
Tek shihja me Vladimirin punët e tij, kisha një ndjesi të dyfishtë. Nga njëra anë kisha emocjonin e mirë dhe kënaqësinë e thellë që e shihja si artist të realizuar, por nga ana tjetër, duke kujtuar kohërat rinore dhe të vështira në Firenze isha i lumtur që e shihja në këtë pikë të jetës së tij. Është e vërtetë që njeriu nuk i realizon të gjitha ëndërrat, dëshirat dhe aspiratat e tij në jetë, por edhe sikur të realizonte gjysmat e tyre, prap duhej të ishte i lumtur. Ndaj duke menduar nga ku dhe si e kishte filluar Vladimiri karrijerën e tij si artist, kjo ishte simbas mendimit tim, një arritje shumë e madhe në jetën e tij krijuese. Më pëlqyen të gjitha punët që ai kishte prezantuar në ekspozitën e tij personale. Nga të cilat spikasnin bustet e fëmijëve dhe portreti në vaj i bashkëshortes së tij. Një ekspozitë intime, e ndjerë, e mbushur përplot me dashuri për familjen. Një ekspozitë e menduar dhe realizuar, gjatë kohës së pandemisë. Punë si “Busti i vajzës” i tonuar në dy ngjyra, është një kryevepër e mrekullueshme në minjaturë të artistit mik, me origjinë nga Fieri. Natyrshmëria e pozës, plasticiteti i formave, dashuria me të cilën autori ka modeluar figurën, flet qartë se sa e rëndësishme është për Vladimirin gjithashtu pulsjoni familjar. Duke u marrë me tema kaq intime dhe njerëzore, tema që na prekin nga fare afër, artisti don të evidencojë edhe një herë me mjetet e tij artistike se: dashuria themeltare dhe e përjetëshme e njeriut, mbetet përherë: gjiri i familjes. “Familja” shprehet artisti, “është edhe bërthama kryesore e shoqërisë.” Aty, tek zjarri bubulak familjar, fshihen, në të padukshmen, të gjithë engjëjt e mirësisë njerëzore. Aty, tek perkujdesja për foshnjën, tek mirkuptimi me partneren, tek respekti reciprok, gjendet edhe sekreti më i madh; origjina e çdo suksesi.
Delikatesë, përkushtim, ëmbëlsi dhe intimitet, janë edhe simbas mendimit tim, fjalët çelsa me të cilat duhej lexuar edhe ekspozita e tij e fundit. Ndjesia e vizitatorit, është një ndjesi e mbushur me ngrohtësinë familjare, të një njeriu, të një babai, të një bashkëshorti, të një artisti të pjekur, i cili tashmë duhet të ndihet i realizuar në jetë si familjar edhe si artist. I uroj Vladimiri Llakajt suksese të mëtejshme.

Firenze 30 09 22

blank

blank

blank

blank

Më 27 shtator 1917 u nda nga jeta piktori i shquar Edgar Degas

VOAL- I lindur në Paris më 19 korrik 1834, emri i tij i vërtetë është Hilaire Germain-Edgard De Gas.

I ndjeshëm dhe i talentuar me një karakter ëndërrimtar, por në të njëjtën kohë të vendosur, ai tërhiqet menjëherë nga shkencat humane, një atraksion që i ati e ndihmon ta kultivojë me “mësimet” personale të letërsisë dhe artit. Për sa i përket karakterit të tij, vetë Degas do ta përshkruajë veten si më poshtë: “Unë isha ose dukesha i fortë si gjithë të tjerët, nga një lloj impulsi ndaj brutalitetit që më vinte nga dyshimi dhe humori im i keq. U ndjeva aq i lënduar, aq naiv, aq i dobët, ndërsa më dukej se llogaritjet e mia të artit ishin kaq të drejta. Unë i fyeva të gjithë dhe veten time.”

Degas i pjekur ishte i vetmuar, edhe nëse ndonjëherë shqetësohej vetë për këtë. Ai shpesh jetonte i mbyllur në studion e tij, i zhytur plotësisht nga puna dhe eksperimentet e tij me teknikat më të ndryshme të pikturës.

Në vitet e para, kur u regjistrua në shkollën e mesme, prirjet e tij drejt materies së pastër piktorike u theksuan gjithnjë e më shumë, në dëm të kërkimeve letrare e poetike. Një shenjë e fortë e kësaj prirjeje vjen kur mësojmë se i riu Dega frekuentonte me ngulm Kabinetin e Estampes të Bibliotekës Kombëtare, një vend që e lejon të vinte në kontakt me riprodhimet e mjeshtërve të mëdhenj të së shkuarës.

I pakënaqur me soditjen pasive të veprave të admirueshme, ai fillon të kopjojë disa nga ato printime: në thelb, një studim indirekt të artistëve si Mantegna, Durer, Rembrandt apo Goya.

Fatkeqësisht, ndër angazhimet që duhen respektuar, është edhe ndjekja e leksioneve universitare në të cilat ai merr pjesë si student i drejtësisë. Por është vetëm një formalitet, sepse mendja e tij shkon vetëm tek imazhet e pikturave të mëdha apo veprave që do të krijohen.

Një urgjencë e fortë krijuese fillon të përhapet.

Degas i la shpejt studimet për t’iu përkushtuar tërësisht artit. Një i ri i asaj kohe nuk kishte perspektiva të mëdha në këtë kuptim, përveçse iu përmbahej moduleve dhe njohurive të diktuara nga Akademia e Arteve gjithëpërfshirëse e atëhershme.

Më 1854 ai filloi të ndiqte mësimet e Louis Lamothe, një artist i vlerësuar në atë kohë, por tashmë pothuajse i harruar. Lamothe, dikur nxënëse e Ingresit, arrin t’i përcjellë Degas rëndësinë që Ingres i jepte vizatimit.

Madje, në vitin 1855 Edgar Dega takoi mjeshtrin, i cili në atë kohë ishte 75 vjeç, nga i cili mori këtë këshillë: “Vizato vija, o djalë, shumë rreshta, pavarësisht nëse vijnë nga kujtesa apo nga natyra”.

Degas me një zgjedhje të guximshme vendos të mos përqafojë modelet e propozuara nga Akademia, të konsideruara prej tij si të vjetruara dhe pa forcë krijuese, por preferon t’i përkushtohet përfaqësimit të asaj që e rrethon, duke i kushtuar vëmendje të madhe jetës ashtu siç u shpalos në tensioni i saj i papërpunuar historik, edhe nëse piktori do të përpiqet gjithmonë të kuptojë aspektet më poetike.

Nuk mund të humbisni një udhëtim në Itali, shtëpia e kryeveprave të mëdha dhe lartësisë artistike. Në vitet ndërmjet 1856 dhe 1860, në shoqërinë e një tjetër piktori të madh dhe vizionar, Gustave Moreau, Degas vizitoi Napolin, Romën, Firencen, Pizën dhe Sienën.

Nëse Italia është padyshim një burim reflektimesh të thella artistike, thellimi dhe ndikimi në ndjeshmërinë piktoreske, Degas po kërkon edhe elementë “të tjerë” që nuk i përkasin traditës tanimë (të lodhur?) perëndimore. Prandaj ai është i interesuar (disi në vazhdën e modës së kohës), për serialet japoneze dhe veçanërisht për produktin më tipik të asaj shkolle figurative: printet. Këto këndvështrime të reja dhe origjinale të ilustrimit oriental i rrënjosin bindjen se gjuha figurative mund të përdoret në një mënyrë tjetër, në një mënyrë më pak konvencionale dhe të shkëputur nga tradita perëndimore dhe më pas fatalisht “akademike” e këndvështrimit dhe e mënyrës “e drejtë” të renditjes së objekteve.dhe figurave.

Nuk duhet të harrojmë se ato janë vitet në të cilat një shpikje e re teknike shpërtheu si një rrufe në qiell, e destinuar të revolucionarizojë vetë konceptimin e artit piktor: fotografisë. Nga ky i fundit i zbuluar, nga studimi i rezultateve që imazhi i realitetit shfaqet pasi filtrohet nga thjerrëza, Degas nxjerr qëllimin e transferimit të një pjese të atij konceptimi të ri në telajo, duke u përpjekur të kapë edhe ato momente kalimtare të realitetit. të vështira për t’u kuptuar, të tilla që të duken, në shikim të parë, si fotografi të rastësishme, veçanërisht në rregullimin hapësinor.

Prandaj, pikturat e tij marrin korniza fotografike. Tipike në këtë kuptim janë pikturat “Orkestra all’Opera” (nga viti 1869) dhe “Luci della limalta” (1876-77); Së fundi, sërish përsa i përket fotografisë, kontributi i këtij mediumi është thelbësor në studimet e tij mbi kuajt e vrapimit, me të cilat artisti punon që nga viti 1861.

Jo çuditërisht, Degas ‘interesohet për kuajt, si dhe për kërcimtarët shumë më të famshëm (përfaqësimi poetik i të cilëve është arsyeja e vërtetë e lavdisë së Degas me publikun). Në fakt, lëvizja e kalit, në natyrën e tij substanciale enigmatike (para ardhjes së kamerës), përfaqësonte një mundësi shumë interesante dhe të pashtershme studimi për të kapur shumëllojshmërinë e pozave të një trupi në veprim.

Në të njëjtat vite, Degas u takua me Edouard Manet, përmbysësin e shkëlqyer të “zakoneve” të mira pamore të borgjezisë, i cili pasi e inkurajoi të kultivonte interesin e tij për realitetin bashkëkohor, e prezantoi atë me atë grup artistësh të rinj që më vonë do të bëheshin të famshëm si impresionistë. .

Megjithatë, përkatësia në një klasë më të lartë shoqërore i bën Degas dhe Manet të zhvillojnë interesa dhe zakone të ndryshme nga ato të impresionistëve të tjerë, të cilëve u pëlqente të pikturonin jashtë, duke preferuar peizazhet dhe një jetë të lidhur me “bohemën”. Dy artistët i duan garat me kuaj dhe ndajnë një pasion për muzikën, gjë që i bën ata të ndjekin teatro.

Pikërisht në këto vite Degas merret shpesh me tema teatrale dhe muzikore, edhe pse ndonjëherë ai sigurisht që nuk e përçmon peizazhin.

Duhet theksuar se e vetmja ekspozitë personale e organizuar nga Degas daton në vitin 1892, në të cilën ai prezantoi njëzet e gjashtë “peizazhe imagjinare” të cilat nënvizojnë në këtë specifikë ndryshimin në krahasim me kolegët e tij impresionistë.

“Mësimi i vallëzimit”, i përfunduar në 1875, është piktura e parë në shkallë të gjerë kushtuar kërcimtarëve. Piktura e tij përbëhet nga ambiente të brendshme, drita artificiale, studime mbi lëvizjen. Një deklaratë e vetë piktorit na jep këto fjalë: “Piktura është para së gjithash produkt i imagjinatës, nuk duhet të jetë kurrë një kopje. Ajri që shihni në piktura nuk merr frymë”.

Dhe duke folur për nudot e Degas, J.K. Haysmans, në vitin 1889, shkruante: “… Nuk është më mishi i sheshtë dhe i lëmuar, gjithmonë i zhveshur i perëndeshave, … por është me të vërtetë i zhveshur, i vërtetë, mish i gjallë, mish i prekur nga abdesi dhe tekstura e tij e ftohtë është gati të shkrihet”.

Në vitin 1883 vdekja e mikut të tij Manet e prek atë thellë, aq sa ai tërhiqet dhe izolohet nga bota. Dobësimi progresiv i shikimit shkakton një ndalim të konsiderueshëm të prodhimit të tij.

Edgard Degas vdiq në vendlindjen e tij, tashmë plotësisht i verbër, në moshën tetëdhjetë e tre vjeç, më 27 shtator 1917.
Disa vepra të Degas

Kuajt e garës përpara tribunave (Parada) (1866-1868)
Prova e baletit në skenë (1874)
Klasa e vallëzimit (1873-1875)
Kërcimtar i Gjelbër (1877-1879)
Hekuruesit (1884-1886)/Elida Buçpapaj

blank

Iu dha lamtumira e fundit artistit Sali Shijaku

Dje në hollin e Teatrit të Operës dhe të Baletit për gati 2 orë, nga ora 10:00-12:00, të afërm, miq e dashamirës i kanë dhënë lamtumirën e fundit artistit të njohur, Sali Shijaku.

Homazhet në nder të artistit të njohur janë organizuar nga Bashkia e Tiranës. Shumë qytetarë dhe dashamirës të artit të tij të veçantë patën mundësi që të nderojnë artistin e talentuar.

Sali Shijaku ishte një nga mjeshtrit e rrallë të pikturës. Një artist ekspresionist që u bëri sfidë edhe metodave të ngurta të realizmit socialist gjatë periudhës së komunizmit. Ai mbeti artisti i ngjyrave origjinale dhe triumfator i lirisë krijuese në art.

Vokacioni i artistit është të ndriçojë thellësitë e shpirtit njerëzor me dritë dhe sot mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku ndriçohet nga drita e parajsës.

Shijaku është cilësuar nga studiuesit si një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ai krijoi vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare të viteve 1965-1980. Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijuesi I kompozimeve, një figurë shembull në artin piktorik shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.

Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku u shua në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në moshën 89-vjeçare, pasi prej disa ditësh ishte në gjendje kome.gsh

blank

VOA- Sali Shijaku, piktori i identitetit kombëtar, ndërroi jetë në Tiranë

Ilirian Agolli

Piktori i njohur shqiptar dhe pedagogu shumëvjeçar i arteve të bukura, Sali Shijaku ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare në Tiranë pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes shëndetësore.

Ai vlerësohet nga qarqet artistike si një nga autorët më të rëndësishëm në radhët e impresionistëve dhe ekspresionistëve shqiptarë, i cili ndikoi me veprat e tij plot ngjyra të ndezura dhe motive lirike në modernizimin e arteve shqiptare.

Folklori dhe identiteti kombëtar janë tipare kryesore në veprat e Sali Shijakut, pohojnë kolegët e tij, për shkak të lidhjes së fortë të tij me kulturën shiprtërore dhe traditën popullore.

Ai krijoi një mori veprash mbi epikën heroike me kreshnikët dhe luftëtarët shqiptarë në shekuj, si dhe vepra lirike mbi bukuritë njerëzore dhe natyrore të Shqipërisë.

Sali Shijaku njihet si piktor i kompozimeve masive dhe portreteve të ndezura plot ngjyra shprehëse, piktori i natyrës dhe abstrakteve kontrastuese.

Krijimtaria e tij e gjerë e të shumëllojshme është ekspozuar në Kosovë, Itali, Francë, Rumani, SHBA, Austri dhe në shumë shtete të tjerë.

Sali Shijaku është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” dy vjet më parë nga presidenti i Republikës, ndërsa në jetën e gjatë krijuese ka marrë një seri titujsh në pesë dekadat midis diktaturës dhe demokracisë.

blank

Thellësia sipërfaqësore (gjermane), dhe sipërfaqësorja e thellë (franceze)! – Nga SENAD GURAZIU

blank

Nga kujtimet e Bekim Fehmiut: takimi me Irene Papas

Bekim Fehmiu dhe Irene Papas

Aktori shqiptar që rrëmbeu vëmendjen e shumë regjisorëve të huaj, Bekim Fehmiu, do të kishte një karrierë të përmasave botërore. Jeta e tij, mes kinemasë, suksesit e famës dhe… brengës shqiptare, do të përmbyllej në mënyrë tragjike, 15 qershorin e vitit 2010…

U bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura, veçohen: “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori” – këto, konsideruar si kryevepra të mjeshtrit të interpretimit.

Po ashtu, Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore, si: John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë, si dhe ka interpretuar në disa gjuhë, transmeton ‘konica.al’.

Nga kujtimet e artistit, veçojmë fragmente pikante të përvojës së tij jetësore dhe artistike të cilat i përktheu Sabit Abdyli:

Pse ju shqiptarët pas luftës (fjala është për luftën 1940/45) nuk u kthyet në Shqipëri – pyeti serbi 70-vjeçar. M’u kujtua pyetja e njëjtë e Jovan Mileçevit në Maribor. Tentova t’i përgjigjem. Po më ndali cimeri im, prit unë – Cernoputi Kovinac i mbajti leksion për shqiptarët si profesori im (dikur) Dr. Millosh Gjuriq. – Nëse dikush duhet të kthehet diku, atëherë ata duhet të jemi ne (serbet), jo shqiptarët. –ju përgjigj bashkëfshatarit.

Në vitin 1926 (vazhdoi 70-vjeçari) kur u bë reforma agrare më kanë ofruar tokë gati falas nëse vendosem atje (Kosovë). Po nuk shkova.

“Shkëlqim dhe tmerr”, 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 380.2.

Irena (fjala është për artisten Irene Papas) kish imigruar në Romë, për shkak grushtshtetit të Juntës ushtarake në Greqi. Kish vuajtur (merakosur) për mikun e saj kompozitorin Teodorakis. Për ta disponuar propozova të shkonim në restorant. Fillova të këndoj një këngë. Ajo pranoi këngën dhe vazhdoi ta këndojë në greqisht. I habitur reagova: 

“Prej ku e di ti këtë?” Kjo është këngë dashurie shqiptare. Jo, kjo është këngë greke nga Janina – tha Irena. Atje jetojnë Arvanitasit, shqiptarët, apo? Duke vazhduar këngën nxori nga çanta e dorës pasaportën dhe – Lexo. Irini Leleku (mbiemrin në shqip dmth lejleku). Di ti flasësh shqip? – e pyes. Jo, por jam me origjinë shqiptare – më tha Irena. Për ty do ishte fantastike të jesh në rolin e Teutës, mbretëreshës ilire.

blank

Nga libri (pjesa dytë) “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 167 3.

Regjisori (fjala është për regjisorin italian të filmit “Odisea” Franko Rosi) papritmas më pyeti.

-Çka mendon për Rade Sherbexhijen?

-Në ç’kuptim?-Si artist.

Po përgatisim “Iljaden” dhe po mendojmë për të.

-Mirë keni menduar. Rade, nuk është vetëm artist i shkëlqyeshëm, por edhe poet, këngëtar… Ai është i zoti për të gjitha rolet; nga lypsari deri te mbreti. Shikimet e Frankos dhe bashkëpunëtorit të tij, u kryqëzuan. Përnjëherë një si heshtje.

-Si ashtu, Bekim (Bekim Fehmiu): sa herë të kem pyet ty për kolegët nga Jugosllavia, gjithmonë i ke lavdëruar. Por, kur kem pyet për ty derisa xhironim filmin “Quo Vadis” në Beograd, ata (artistët serbë) përgjigjeshin se je verbuar, se je irredentist, nacionalist. (Unë, thotë Rosi) Nuk kam mund ta shoh Odisen tim të verbuar.

ObserverKult

blank

IN MEMORIAM -Kam parë nga afër aktorët IRINI PAPA – ΕΙΡΗΝΗ ΠΑΠΑ dhe BEKIM FEHMIU- Nga PETRO MEJDI

Sa jam penduar që nuk pata guximin që t’ i qëndroja deri në fund atij vendimi për t’i dhënë dorën aktores Irini Papa! Tani që iku, ky ngurim më rëndon më shumë në ndërgjegje.

Prolog

Më pëlqen të besoj se këtë fat ,këtë rastësi fatlume , që të shoh në kohë të ndryshme dhe në shtete të ndryshme , ndoshta do të jem nga të paktët .Dhe të doje që ta krijoje këtë mundësi dhe me fantazinë më të marrë ,do të ishte shumë e guximëshme , dhe të mendosh se që të dy jetonin dhe vepronin në Hollivud dhe në dy a tre shtete kapitaliste ( Amerika dhe Greqia ) dhe revizioniste ,(Jugosllavia dhe Kosova ) , shto dhe mbylljen hermetike të kufinjve ,kjo ëndërr që në fillim ishte e parealizueshme .Do t’ i rrëfej sipas rradhës kronologjike që kanë ndodhur .

I

— Kam parë dramën “Shtëpia në bulevard ” në të njejtën shfaqje me BEKIM FEHMIUN.–

Ishte pranverë , ndoshta muaji prill i vitit të largët 1972.Ndodhesha në Gjirokastër i ftuar nga komiteti i Rinisë në një takim letrarësh të rinj .Kurrë nuk mund ta mendoja se ato poezi të shkruara në blloqe nga ato të magazinës ( depos ) së Skoresë , do të më fshihnin një nga ngjarjet më të bukura për mua. Qe mbasdite herët , ecja në rrugët e qytetit dhe disa herë në ato kthesat e papritura të rrugicave të Qafës së Pazarit më dilte përpara i njejti grup njerëzish , të cilët hërë me ecje të nxituar , dhe herë të ndalur në mes të rrugicës dëgjonin dikë që u tregonte për qytetin . Më i vëmendshëm tregohej një burrë , të cilin të tjerët gati e kishin vënë në mes.E pashë mirë grupin.Njoha disa nga gjirokastritët që ishin në grup.Njeri më tërhoqi vëmëndjen vetëm për favoriritet më të gjata e më të gjëra dhe xhaketa e çarë , krejt ndryshe nga e të tjerëve .Ndonjë markist – leninist , mendova .

Ashtu si unë qëndronin dhe të tjerë .Të fshehtën e atij grupi , që me sa dukej e njihnin me qytetin , e zbuloi dikush që u shkëput nga ata dhe një kalimtar që e njihte diçka e pyeti .–Është aktori i madh i Hollivudit , Bekim Fehmiu. Të gjithë hodhëm vështrimin nga burri më shtatshkurtër në atë grup dhe e njohëm, ishte Odiseja .

Ata morrën të përpjetën e rrugicës që të çonte në kala .

Takimi i letrarëve do të zhvillohej në një sallë të Pallatit të kulturës .Sapo kalova kafenenë poshtë rrapit , e gjuetarëve , i thoshnin në Gjirokastër , në fillim të rrugës për në pallat , në një të përpjetë , më tërhoqi vëmëndjen reklama e një teatri .Atë mbrëmje teatri i qytetit shfaqte ” Shtëpia në bulevard “, drama e njohur e Fadil Paçramit .Nuk kisha parë teatër në skenë .Shkova dhe preva biletë .
Shfaqja po vononte pak. Për një çast të gjithë spektatorët , thuajse të gjithë , kthyen kokën nga lozha .Disa , pyetën pak të habitur :–Pse kthejnë kokën andej ?–Ndoshta ka ardhur në teatër ndonjë i madh , ( pra nga të Byrosë Politike ) tha dikush me zë të ulët .–Shfaqjen do ta shohë dhe aktori i madh kosovar Bekim Fehmiu , ndërhyri dikush ,dhe i tha këto fjalë me një krenari të dukëshme , nga që ishte ai që na zgjidhi enigmën .Ja , sa me fat që isha , u ndodha në Gjirokastër në një ditë që më fali dy kujtime që kanë lidhje me artin: së pari isha në një shfaqje në të cilën ishte dhe Bekim Fehmiu .Me siguri që ajo shfaqje ishte dhënë për të nderuar aktorin e madh dhe së dyti, pata fatin të shoh ” Shtëpia në bulevard ” të Fadil Paçramit , e cila pas disa muajsh u ndalua , pasi Pleniumi i Katërt dënoi autorin e saj .Nga ajo shfaqje nuk më harohet interpretimi i Piro Qiqit në rolin e bagabondit .Në dalje pashë që atë e kishte ndjekur dhe Thoma Naka , shoku im i fëminisë në Skore , një djalë që e donte teatrin , që luante në teatër .Ai kishte ardhur nga Libohova , ku ishte nxënës .

Në një intervistë në gazetën ” Drita ” Bekim Fehmiu tha se i kishte pëlqyer shumë shfaqja në Gjirokastër dhe se kjo dramë mund të kthehej në një skenar filmi .

II
–Salutova nga fare pranë aktoren e famëshme greke Irini Papa –Ειρήνη Παπά .—

E mbaj mënd mirë .Ishte një pasdite e vonë gushti .E dhe pse dita ishte thyer , vapa dhe lagështia ishin të padurueshme në brigjet e Egjeut, ujërat e të cilit lagin limanin e Rafinës .Po nxitoja që të hyja në vaporin që sa po kishte ankoruar , i ardhur nga Mikonos , ishulli më kozmopolit grek .Në platformën e betontë po ecte e vetme , pasagjerët e tjerë kishin kapërcyer hyrjen e limanit , me hap pak të nxituar , një grua shtatlartë dhe e brishtë .E veshur thjeshtë dhe bukur .Flokët e zinj dallonin që larg të cilët bënin kontrast me këmishën dhe pantallonat e bardha .Kishte hedhur në supe një çantë grash , në të njejtën ngjyrë më robat që kishte veshur .Sa po u gjendem paralel e njoha .Penelopa , thashë me vete .Ktheva trupin në atë pozicion qe të marrë një kthesë të shkurtër majtas që të shkoj ta takoj .Thjesht , t’ i jepja doren .Nuk e di seç mendim i brendëshëm , nga ato mendime , që lindin pa pritur nga subkoshienca jonë , i cili më bëri të stepem .Ndoshta më stepën llotot që mbaja në dorë dhe çanta blu e OPAP-it .Ndoshta do të mendonte se i afrohem që të marrë lloto .Mendova se kjo do të ishte një ofendim për aktoren e madhe .Me siguri që kjo më stepi që të bëj përpara.Ajo e kuptoi dhe buzeqeshi .E dhe unë i buzeqesha , e salutova duke përkulur trupin dhe kokën lehtas , ashtu siç bëjmë në ato raste kur duam të përshendesim nga larg dikë. E pershendeta dhe me dorë .Edhe ajo me përshendeti në të njejtën menyrë .E shoqërova me sy deri sa humbi aty pranë kthesës së limanit .Trupi i saj të krijonte përshtypjen se luante ende basket .Atë pasdite m’ u kujtuan shumë filma të saj , të huaj dhe grekë .Ne të gjitha rolet është e mrekullueshme , e madhe .Por mua atë pasdite gushti me ngjau sikur pashë Penelopën.Penelopa është ndoshta roli i saj i vetëm ku ajo nuk ka bërë thuajse asgjë nga ato ndërhyrjet që bëjnë grimiorët me aktoret para se të hyjnë në fushën e xhirimit .Ajo kishte lindur për këtë rol .Ashtu si dhe partneri i saj shqiptar Bekim Fehmiu .Një rastësi tjetër e bukur kjo .Kush tjetër më shumë se një aktoreje greke , i takonte që të luante mitologjinë e popullit të saj dhe një aktori shqiptar në rolin e Odisesë , të një aktori, i cili i takonte një populli , që është fqinji mijëravjeçar i grekëve .

Ndoshta ai film më ka lënë më shumë mbresa , nga që luante në krah të Bekim Femiut .Dhe ja se si rastesia e sjell që të plotesohet pazlli .Pazëll quaj faktin që më rastisi në jetë, në diapazon kohe prej disa dekadash , të shoh nga afër të dy protagonistët e filmit serial “Odisea “.Ndodhën në vitin e larget 1972 në Gjirokastër dhe pas katër dekadash në limanin e Rafinës , pra i kam parë secilin në Atdheun e vet .

Epilog

Dhe isha një djalë 18 vjeçar që kisha zbritur nga Zagoria në Gjirokastër , dhe isha 37 vjeçar kur u hapën kufinjtë .Të dy këto çaste përjetësojnë dy nga kujtimet artistike më të mëdha të jetës time .
Më thoni , a nuk isha fatlum në këto dy rastësi .Ndoshta , e dhe kështu ,siç ndodhën këto takime ,kam të drejtën që të krenohem .

blank

I tretuni – Poezi nga Ndre Mjeda Interpreton aktori Ymer Bala

GJOJA e PESHKUT te FRYMEZON !

Tashti qe jam ne pension,kam kohe me dale me gjuejte peshk ma shpesh.

Ky pasion(hobby) a si po i thone “marakut”ne shqip…e ka zanafillen qysh ne rinine time…kur fillova me gjuejt peshk tek Ura e Bunes(e vjetra)dhe ma vone ,kur fillova me e zotnue ate “zanate”,shkova pak ma larg, ne Shiroke e ne Zogaj, ne Zuse e ne Derdhje te Bunes,ne Rragam e ne Velipoje….

Ne te gjithe ata vende kam shkue me biciklete…!

…Kur erdha ne Amerike,para 25 vjetesh,puna e pare qe bana ishte me mesue me grahe makinen e me ble vegla peshkut.

Ata dyqanet e shumta e te medhej ku shiteshin me “miliona”vegla peshku, me lane pa mend!

Me dukej sikur po vizitoja ndonji “Galeri Arti”.

…Tashti shkoj me gjuejte si “zotni”, me makine…shpesh edhe nji ore larg shpise.

Ka i’here ne te rralle marr me vedi edhe “Zonjen e Shtepise”se ciles nuk i pelqen gjoja e peshkut por kur une e xa peshkun e fresket dhe kur ia ve ne tavolinen e bukes,te pjekun ne furre apo te ferguem e me dy gota vene te shoqnuem…nuk ban za hic por…tuj lepi gishtat, peshkun e “rruen” !

Rrisku i saj…cfar fatit ka pase me mue!

…Kisha dale nji dite me gjuejt peshk afer shpise,tek nji liqen i vogel i rrethuem me peme te nalta e gjelbrim.

Ne ate park vijne me gjuejt shume moshatare te mi.

Me disa prej tyne kam krijue miqesi.

…Kishte disa jave qe me sillej nder mend poezia e pashoqe e Mjedes, “I TRETUNI”!

Disa vargje ende i kujtoja permendesh.

Ndersa po gjuejsha ate dite, i ulun ne stolin tim portativ, me cigare ne goje e tuj “ruejte” dy kallamat e peshkut qe kisha hedhe ne uje…me shkuen syte perballe tek nji peme gjyse e thame, ne nji dege te se ciles kishte xane vend nji LEJLEK i bardhe!

Ia kisha ngule syte atij lejlekut me sqep te gjate dhe i mallengjyem e krejt papritmas, fillova te “flas”me vedi:

“O lejlek, o shpend udhtar…
Qi prej s’largut je tuj mrri…!”

Une kujtova se fola me vedi me za te ulet por…kur ktheva kryet anash, pashe dy moshatare te mi amerikane te cilet po me veshtrojshin me cudi!

U ndodha ngusht por u buzeqesha me dashtuni e u thashe:

“It’s an albanian song” ( asht nji kange shqiptare ) !

“Oh, you have a nice voice,my friend” ( oh, ju keni nji za te bukur,miku im ).

“Oh, thank you”- iu pergjigja une i emocionuem dhe shi, bash,tamam ne ate cast, me lindi idea me realizue nji video me poezine e Mjedes.

I thashe vedit:

“Shko ne shpi…ban nji dush…rrueju e krueju, veshu per bukuri dhe regjistroje fill ne fb ate te mrekullueshme poezi!”

EPILOG….!

Emocionet qe me krijuet ju mue te dashtun miq e dashamires me komentet tueja mbasi e shikuet videon time, ishin 10-te fish ma te medhaja se sa emocionet qe ju krijova une me recitimin tim !

Asht e veshtire per mue qe te gjithve, nji e nga nji, me iu pergjigje me fjale komenteve te shumta e te bukura qe per mue keni shkrue!

Ne fakt fillova me shkrue ne fb por u “lodha” rruges sepse ishin me qindra urime e pergezime.

Kerkoj ndjese.

Amerikanet kesaj i thone:

“You made my day”…qe ne shqip i bjen me kene:

“Ma zbukuruet diten” !

MIRENJOHJE per te gjithe ju!

I tretuni – Poezi nga Ndre Mjeda Interpreton aktori Ymer Bala

 

I tretuni – Poezi nga Ndre Mjeda Interpreton aktori Ymer Bala

I TRETUNI – Poezi nga NDRE MJEDA

 

blank

Dy artistë shqiptarë fitojnë çmimin prestigjoz “Ponte Vecchio” në Firence

Do të jenë edhe dy artistë shqiptarë në listën e fituesve të edicjonit të 13 me rastin e dhënjes së çmimit “Ponte Vecchio” në Firence. Njëzet do të jenë fituesit, mes artistësh, piktorësh, skulptorësh, shkrimtarësh kritikëve të artit dhe profesorash akademikë. Dy artistët shqiptarë, Helidon Xhixha dhe Milot, arrijnë ta fitojnë këtë çmim, në sajë të një pune të madhe vetmohuese në fushën e arteve vizive. Xhixha me skulpturat e tij gjigande në çelik reflektues, vepra të vendosura nëpër sheshe, kopshte, rrugë apo hapësira private në të gjithë botën. Skulptor tashmë i njohur në nivelet më të larta të tregut botëror, ai shquhet për karrjerën e tij të mrekullueshme si artist. Ndërsa Milot, falë punës së tij të palodhur si skulptor ai i ka provuar të gjitha zhanret dhe format e artit. Nga vizatimi, tek piktura mbi telajo, deri tek skulpturat e tij gjigande në hekur. Mega projekte të vendosura nëpër shumë sheshe në jug të Italisë. Mjafton të kujtojmë skulpturën prej 40 metrash me titull: “Çelësi i Montevergine” që po instalohet në rajonin e Kampanjas. Çmime të merituara plotësisht, falë lodhjes, kërkimit dhe sukseseve të dy artistëve shqiptarë. Artistë të njohur me njëri tjetrin që adoleshentë në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli” në Durrës, plot tridhjetë e pesë vjet më parë.

blank

Ceremonia e dhënjes së çmimeve do të zhvillohet sot me datë 14 shtator në orën 17, tek Kopshtet e Villa Bardini në Firence. Ajo do të prezantohet nga gazetari fjorentin Fabrizio Borghini, dhe filmimet do të bëhen nga kanali 7.

 

 

Artur Spanjolli

blank

Τ’ju prezantojmë me gjyshin tim, këngëtarin korçar dhe Artistin e Merituar Piro Sulioti? Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

 

📆Lindi në Korçë me 7 Shtator 1924

📆Në vitin 1937 këndoi para një publiku të gjerë këngë qytetare korçare në një koncert që organizoi Kristo Konos

📆Në vitin 1943 ka kënduar në grupe të ndryshme të qytetit dhe ka marrë pjesë në melodramën ‘’Vllavrasja’’, ku interpretonte rolin e xhandarit.

📆Në vitin 1944 pas një takimi ilegal me Kristo Konon, Piro mësoi marshin e Brigatës së II sulmuese dhe shkon në fshatin Dardhë ku ua mëson partizanëve.

📆Aktivizohet në korin e Nozulimit, i cili drejtohej nga prof. Mihal Ciko

📆Pas çlirimit të vendit merr pjesë në Korin e Rinisë që drejtohej nga Misto Nuke, por largohet së shpejti për në Ansamblin e Ushtrisë ku këndoi pranë Gaqo Avrazit.

📆Pas vitit 1949 aktivizohet nëpër aktivitete të ndryshme të Shtëpisë së Kulturës në Korçë, duke u bërë njëkohësisht anëtar i Grupit të Amatorëve të Radio Korçës.

✅1954 Luajti Rolin e protagonistit (Sokolin) në Opereta e parë Shqiptare ‘’Agimi’’

📆Në vitin 1960 bashkë me Ilo Evron formuan korin Partizan në Korçë dhe gjatë së njejtës periudhë kohore mori pjesë dhe në Operetën “Sëbashku jeta është këngë” si dhe në operetën “Lugina e artë”.

📆Konkuron vazhdimisht në të gjitha festivalet e këngës së lehtë të qytetit të Korçës

📽Νë vitin 1967 bë pjesë e korit k karakteristik “Lyra” (Nder i Kombit) dhe nderohet me “Medaljen Naim Frashëri II”.

📆Në vitin 1968 bëhet pjesë e Korit Kombëtar të Klasës Punëtore, duke marrë pjesë në shfaqjet e Ansamblit Artistik Amator të Tiranës në Republikën e Kinës

📜Dallohet për pjesëmarrjen e tij edhe në Festivalin Kombëtar të Ansambleve Artistike në Vlorë dhe për punën kulturore nga Komiteti i Kulturës dhe i Arteve

🏅Në vitin 1978 u nderua me “Urdhërin e Punës të klasit të III-të” dhe në vitin 1979 u nderua me “Medaljen për shërbim të mirë të popullit”. Në vitet 1980 dhe gjithmonë nën Korin “Lyra” interpretoi pas shumë vitesh sërish këngë lirike dhe satirike

🏅Në vitin 1982 u nderua nga “Bashkimet Profesionale”, në vitin 1984 mori “Urdhrin për shërbim të mirë të popullit”, në vitin 1985 mori “Urdhrin Artistik Naim Frashëri të klasës së I” dhe në vitin 1991 bëhet “Artist i Merituar”.

🎼Pas ndryshimeve politike të vendit zhvilloi shume koncerte herë si solist dhe herë si anëtar i grupit “Lyra” ndërsa risolli një numër të madh serenatash

🎥Në vitet 1999-2001 u shfaq “Tek netet e Serenatës”

🏅Në vitin 2004 u nderua me “Medalje për çlirimin e Atdheut” nga Presidenti i Republikës

🎟Në vitin 2008 u largua nga Grupi “Lyra” duke u zëvëndësuar nga i biri i tij Gjergj Sulioti duke ruajtur titullin e anëtarit më jetëgjatë të këtij Kori.

📢Këmbëngulja dhe beteja kundër inciativave lidhur me shpërndarjen e Grupit ‘’Lyra’’ në vitet 1968-1969 dhe në vitet e para të demokracisë, u konsideruan si një nga kontributet më të rëndësishme të dhëna prej tij.

☦️U nda nga jeta më 24 Dhjetor të vitit 2011 në Korçë.
~

blank

blank

Armatosur me penel – Hakmarrja në vaj e Artemisia Gentileschit – Nga Jonathan Jones The Guardian

Artemisia Gentileschi i ktheu makthet e jetës së saj – shtypjen, padrejtësinë, përdhunimin – në piktura brutale biblike të cilat ishin gjithashtu një kushtrim për gratë e shtypura.
Pse është anashkaluar gjenia e saj?

Nga Jonathan Jones
The Guardian

Dy gra po mbajnë me forcë një burrë në krevat. Njëra shtyn grushtin e saj kundrejt kokës së tij, që të mos e ngrejë dot nga dysheku, ndërsa shoqëruesja e saj i mban torson në vend. Kanë trup të fortë me krahë të fuqishëm, por gjithsesi duhet forca e të dyjave për ta mbajtur pa lëvizur viktimën teksa njëra i pret fytin me një shpatë të ndritshme. Gjaku buron nga gejzerë të kuq të thellë ndërkohë që ajo sharron. Sytë e viktimës janë të hapur. Ai e di saktësisht se çfarë po i ndodh.

Burri që po jep shpirt është Holofernes, një armik i izraelitëve në Testamentin e Vjetër, dhe gruaja e re që po i pret kokën është Judith, vrasësja e caktuar nga hyjnitë. Por në të njëjtën kohë ai është edhe një piktor italian i quajtur Agostino Tassi, ndërsa gruaja me shpatë është Artemisia Gentileschi, e cila e pikturoi. Pra, është një autoportret.

Dy piktura të mëdha, të përlyera me gjak të Judith-it dhe Holofernes-it nga Gentileschi mbijetojnë ende, njëra në Capodimonte në Napoli, tjetra në Uffizi në Firence. Janë thuajse identike përveç disa detajeve të vogla – në Judith-in e Napolit fustani është blu, në Firence i verdhë – sikur ky imazh të ishte një makth që e shihte vazhdimisht, akti final i një tragjedie që luhej pambarimisht në kokën e saj.

“Kjo është unaza që më dhé e këto janë premtimet e tua!” – bërtiti Gentileschi teksa e torturonin në një sallë gjyqi në Romë më 1612. Gishtat ia kishin mbështjellë me litarë të shtrënguar fort. Gjykatësi kishte udhëzuar përdorim të zbutur të sibille,siç quhej kjo torturë, pasi ajo ishte vetëm 18 vjeçe. Përtej gjykatës qëndronte burri i cili e përdhunoi. Asnjë nuk mendoi ta torturonte atë. Sfiduese, Gentileschi i tha se vidat e gishtit ishin unaza e martesës që ai i premtoj. Vazhdimisht ajo përsëriste se dëshmia e saj për përdhunimin ishte e besueshme: “Është e vërtetë, është e vërtetë, është e vërtetë.”

Gentileschi ishte artistja më e madhe e periudhës baroke dhe një nga ndjekëset më brilante të artistit zjarrvënës Caravaggio, dhe u frymëzua nga piktura e tij tmerruese e Judith-it dhe Holofernes-it. Me fjalë dhe imazhe, ajo luftoi kundër dhunës mashkullore që sundonte botën ku jetonte.

blank
Gentileschi, Judith duke i prerë kokën Holofernes-it

Gentileschi arriti diçka kaq të pangjashme, kaq afër së pamundshmes, sa meriton të jetë një nga artistet më të famshme në botë. Jo vetëm se u bë një artiste e suksesshme në një epokë kur shoqëria dhe akademitë u mbyllën dyert grave. Ajo gjithashtu bëri atë që asnjë grua e Rilindjes apo barokut nuk mundi ta arrinte: ajo komunikoi një vizion të fuqishëm personal. Pikturat e saj janë dukshëm autobiografike. Si Frida Kahlo, Louise Bourgeois apo Tracey Emin, ajo e vendosi jetën e saj në art.

Dhe sa jetë mizorisht e dëmtuar ishte. Në botën e egër të artit në Romën e Caravaggio-s, artistët ishin të pasur, arrogantë dhe mund të bënin çfarë të donin për sa kohë që e kishin mirë me papën. Gentileschi duhet ta ketë takuar disa herë Caravaggio-n kur ka qenë fëmijë: ai ndoshta dhe e ka inkurajuar që të pikturojë. Babai i saj, Orazio, gjithashtu artist i talentuar, ishte mik i ngushtë i Caravaggio-s. Më 1603, Orazio dhe Caravaggio ishin në gjykatë së bashku pasi shkarravitën shpifje për një artist armik në rrugët e Romës. Gjatë dëshmisë, Orazio rastësisht përmendi Caravaggio-n që erdhi në shtëpinë e tij për t’i marrë borxh një palë krahë engjëlli.

Kjo na jep një pamje të këndshme të fëmijërisë së Gentileschi-t: i madhi Caravaggio i cili u vjen në shtëpi për të marrë objekte skene. Lindur më 1593, ajo ishte 10 vjeçe kur kjo ndodhi. Kur ishte 13 vjeçe, katastrofa goditi rrethin e Caravaggio-s. Ai ishte gjithmonë në kufijtë e rrezikut – mbante një shpatë dhe ishte i gatshëm ta përdorte – por më 1606 vrau një burrë i cili kishte miq te gjykata e papatit. U arratis. Orazio dhe e bija nuk do ta shihnin më kurrë frymëzimin e tyre.

Duke qenë vajzë artisti, ishte e vetmja mënyrë që një grua e re mund të shpresonte të mësonte aftësitë e ndërlikuara që duheshin për të pikturuar profesionalisht në epokën baroke. Duket sikur Orazio kishte ambicie për bijën e tij – në fund të fundit, i vuri një emër klasik goditës. Teksa iu zhvilluan aftësitë, ai punësoi një artist të ardhshëm, Agostino Tassi, që t’i jepte mësime. Më pas, më 1612, Orazio e akuzoi Tassi-n se i kishte përdhunuar të bijën, si dhe ia kishte hedhur për një pikturë te studioja e tij.

Gjyqi rezultues zgjati për shtatë muaj dhe tronditi Romën. E bëri të famshme Gentileschi-n – në mënyrën më të keqe të mundshme. Çuditërisht, çdo fjalë e kësaj çështjeje gjyqësore mbijeton në një transkriptim i cili na hap një dritare drejt jetës së artistëve në epokën e Caravaggio-s. Gentileschi na flet nga ky dokument 400-vjeçar me një zë elokuent, të guximshëm dhe bindës. Është shembull i rrallë i një gruaje në epokën paramoderne e cila po mban qëndrim kundër shtypjes që ishte thjesht pjesë e jetës së përditshme.

blank
Gentileschi, Autoportreti si alegori e pikturës

Tassi hyri me hile në dhomën e saj dhe filloi t’i bënte oferta të padëshiruara për seks, dëshmoi ajo. “Më pas më hodhi në cepin e krevatit, më shtyu me një dorë mbi gjoksin tim dhe vuri një gju mes kofshëve të mia që të më ndalonte t’i mbyllja. Duke më ngritur rrobat, vendosi një dorë me shami në gojën time që të mos bërtisja”.

Ajo iu kundërvu. “I gërvishta fytyrën, – i tha jurisë, – dhe i shkula flokët, dhe para se të më penetronte sërish, ia kapa penisin aq fort sa madje i shkula një copë mish”. Por nuk arriti ta ndalte. Më pas nxitoi për te një sirtar dhe nxori një thikë. “Do të doja të të vrisja me këtë thikë, sepse më ke çnderuar”, – bërtiti ajo. Ai hapi pallton e i tha: “Ja ku jam.” Gentileschi hodhi thikën, por ai e mbrojti veten. “Në të kundërt, – tha ajo, – mund ta kisha vrarë”.

Gjyqi gjithashtu spikati me muaj të tërë marrjesh në pyetje të dëshmitarëve. Miq, qiraxhinj, artistë e të afërm ndërtuan një imazh të shtëpisë së Gentileschi-t. Ajo u portretizua si një adoleshente e cila e kalonte gjithë kohën duke pikturuar, duke dalë rrallë. Nga ana tjetër, përdhunuesi i saj doli si një personazh akoma më i keq nga sa dukej në fillim. Disa dëshmitarë deklaruan se ai kishte vrarë gruan e tij – dhe ai nuk dinte si të mbrohej.

Sidoqoftë, Gentileschi u torturua dhe Tassi u lirua. Pse? Ai ishte i mbrojtur nga papa, sepse arti i tij – tashmë i harruar – ishte i vlerësuar në atë kohë. Të gjithë e dinin se ai ishte horr. “Tassi është i vetmi nga këta artistë i cili nuk më ka zhgënjyer”, – tha Papa Innocent X. Artistë të tjerë pretendojnë të jenë burra të ndershëm, shpjegoi, por e zhgënjenin. Me Tassi-n e pandreqshëm, ai e dinte se ku qëndronte.

Gentileschi, ende adoleshente në përfundim të gjyqit, u turpërua në një kulturë ku nderi ishte gjithçka. Gjithashtu, i ofroi një publicitet monstruoz. Në vitet 1620 ajo ishte artiste e suksesshme e cila po punonte sa më larg Romës të ishte e mundur. Po hakmerrej me të vetmen armë që kishte: penelin. Nuk mund ta shkruante historinë e saj sepse, siç zbuloi në gjyq, ajo ishte pak a shumë analfabete. Mund ta pikturonte ama, dhe të ndryshonte përfundimin – siç tregojnë pikturat e Judith-it dhe Holofernes-it.

Gentileschi, sidoqoftë, sjell një element të historisë biblike të cilën asnjë burrë nuk ka arritur ta mendojë. Në shumicën e pikturave, duke përfshirë prodhimin halucinant të Caravaggio-s, Judith ka një shërbëtore e cila pret të marrë kokën e prerë. Por Gentileschi e bën shërbëtoren një grua të fortë e cila merr pjesë në vrasje. Kjo bën dy gjëra. Shton një realizëm të egër që as Caravaggio nuk e ka menduar – do të duhen dy gra për ta vrarë këtë bishë. Por edhe i jep skenës një nënkuptim revolucionar. “Po sikur, – pyet veten Gentileschi, – gratë të bashkoheshin? A mund t’i kundërvihemi kësaj bote të sunduar nga burrat?”

Në pikturën e saj Susannah and the Elders të vitit 1622 përdor sërish një histori biblike për të dramatizuar se si është të jesh grua në shekullin XVII. Dy të moshuar po përgjojnë një grua të re që po lahet, por Gentileschi e lartëson rrëqethjen duke i bërë burrat t’i ngulin sytë dukshëm, ndërkohë që artistët e tjerë i fshehin larg. Pse i tregon soditësit fare të paturp, pa u përpjekur të fshehin epshin e tyre dhe duke hyrë në hapësirën e Susannah-s?

Është një efekt shqetësues, i cili çuditërisht të kujton persekutimin e saj. Në gjyq doli se Tassi gjithashtu kishte një bashkëpunëtor i cili e ndiqte nga pas. Të dy i vinin rrotull, e bezdisnin, e shihnin, si soditësit që shqetësonin Susannah-n. Trauma e përdhunimit të Gentileschi-t dhe gjyqi që nuk i dha drejtësi përndjekin artin e saj. Sidoqoftë, nuk u shtyp nga vuajtja e saj. Përkundrazi, fuqia e brendshme e pikturave të saj e bëri një nga artistet më të famshme në Europë. Edhe gjykata e largët britanike kishte dëgjuar për të. Në vitin 1638, Charles I e ftoi personalisht në Londër që të punonte për të. Aty Gentileschi pikturoi veprën e saj më origjinale e më të rëndësishme. Në Autoportreti si alegori e pikturës ajo e shfaq veten si personazh muskulor, të fortë, si gratë që mbajnë të shtrirë Holofernes-in. Në vend të shpatës, ajo është armatosur me penel. Shekuj para feminizmit, Gentileschi lëviz përmes hapësirës me rrjedhshmëri të jashtëzakonshme, krijuesja e imazhit të saj, heroinë e jetës së saj.

Përktheu Enxhi Hudhri

Marrë nga ExLibris

blank

KOLAZH SHQIPËRIE NË METROPOLIN ÇIKAGO – mbresa të kaltra– Nga Eda & Visar Zhiti

Nuk është vetëm gëzim i beftë që në metropolin e madh botëror, në Çikagon mahnitëse, në “downtown”, ku grataçielet shkojnë deri lart midis reve, me arkitekturë atraktive, ndryshe nga njëra-tjetra, objekt studimi për arkitektët kudo, – arkitekte është dhe vajza për të cilën do të flasim, – me rrugët e mbivendosura si në një “fantashencë”, ja, liqeni qetësues, më i madh se Adriatiku dhe Joni bashkë, afër tij, përmes asaj dritnaje marramendëse, në një lokal të vogël, të ndriçuar mirë, Art Studio & Art Galery, W Armitage Ave, do të gjenim imazhe nga Shqipëria jonë.

Ishte hapur ekspozita e fotografisë artistike, eksperimenale, me një titull të gjetur “Dritë dielli dhe Mëndja” (Sunlight & The Mind). Rilindasit tanë fotografisë i thoshin “dritëshkronjë”
Njëra anë e paretit të sallonit të artit ishte mbushur me fotografitë e vajzës shqiptare, Katra Seferi, imazhe të kapura prej saj, por dhe të bashkuara me fantazi duke krijuar kompozime me kuptim nga vendet ku ajo ka qenë, në Amerikë dhe Europë.

Ja, kolazhi fantastik i Shqipërisë së saj, male dhe det dhe perëndim dielli “si një minierë floriri” më kujtoi vargun e një poezie, dallgë dhe gjire si guacka të hapura dhe re, ku është kjo pamje kështu, Zvërneci dhe jo vetëm, pranë amfiteatri antik i Butrintit, më pas ndërtesa të reja, të pambaruara, beton agresiv, blerime qetësuese më tej dhe lule të verdha sikur t’u jetë thërrmuar dielli mesdhetar përsipër dhe një siluetë njerëzore në majë mali, Mos harroni njeriun!

Nga është vajza me emrin shqiptar Kaltra, pyesin të pranishmit. Dhe lexojmë në korrnizën e varur në anë të eksponateve të saj:

…ka lindur në Shqipëri, po me edukim artistik multidisiplinor në Çikago, Duke qenë dhe në Shqipëri dhe në Romë, Kaltra hyri në mjediset kulturore, ku gjeti piktakimet frymëzuese dhe pasionin për mjeshtërinë artistike. Së fundmi Kaltra është fokusuar në zhvillimin teknik professional përmes mediumeve të ndryshme. Ka kryer studimet Bachelor në shkencën e arkitekturës në Universitetin e Çikagos në Illinois në 2019. Gjatë studimeve të saj ajo mësoi të dizenjojë peizazhe të qytetit duke përdorur fotografinë, pikturën, vizatimet dhe modelet dixhitale 3D. Pas diplomimit Kaltra ekspoloroi artin e hapësirës përmes lenteve të brendshme dhe të jashtme si arkitekte projektuese, dizenjuese e fasadave me alumin, etj.

Salla mbushet me të rinj e të reja, me fëmijë e të rritur, mes tyre është dhe autorja, Kaltra Seferi, e bukur, me luledielli në duar. Po kjo qenka mami, duket si shoqja jote, dëgjojmë, babi ky, dashamir i artit tënd.

Dalin dhe hyjnë të tjerë, raca të ndryshme që këtu s’kanë pse të bëjnë përshtypje, qeshin bashkë, miqëisht njëlloj, marrin nga gotë vere a birre, bisedojnë, bëjnë foto të fotove, ja, disa nga temat e Kaltrës, “Treni në botën tjetër”, “Perëndim i egër, i egër”, “Zvërnc i ripërfytyruar”, “Italia” me kupolat e Romës dhe Firences e të famshmen “Ponte Vechio”, “Barcelona”, “Park city”, “Chicago”, ku kontrastet janë në një plan, në një barazi shqetësuese.

Në paretin tjetër të “Art Space”, përballë atyre të Kaltrës janë fotografitë, të gjitha blu, të një djali fare të ri, Sam Bulleit, i lindur në 1998, lexojmë biografinë e tij në kornizë, artist shumëdisiplinor, është nga Louisville, CY, jeton në Çikago, ndjek Bachelor në artet, punon me fotografinë në media dhe libra, ai sikur endet në një botë konfuze, shpesh me ironinë dhe cinizmin e imazhit. I mbyllur nga pandemia e Covid-19, me fotot në këto dy vite, ai i iku kufijve të apartamentit të tij duke u bërë pjesë e së përbashkëtës. Dhe kishte sjellë pamjet nga një video game për “playStation 4”, ku elaboronte një hartë të botës reale të Japonisë, me operime të inteligjencës artificiale, fotogarfi rrëmbyese, duke të bërë, sit ë thuash pjesë e tyre, e ndjesisë etj, etj.

Menaxherja e sallonit të artit u jep fjalën dy të rinjve, Kaltrës dhe Samit, flasin shkurt dhe mençur, të sinqertë dhe duartrokiten po aq sinqerisht nga të pranishmit.

Kur dolëm në Çikagon fantastike të natës, me atë pluskim të pambarimtë dritash që përzjeheshin me yjet, si të ishin ndërkohë dhe vazhdim i ekspozitës, që porsa pamë, bota e të rinjve, po thoshim, tërheqëse në thellësitë e pasionit dhe mendimit të ri, shpesh e kuptueshme nga ne, më kurajoze, më e pastër dhe më turbulluese, ku përvoja jonë u bëhet mbështetje, por më shumë dashuria jonë dhe prej tyre ne marim vrull dhe ide, aq sa të vjen të thuash: na merrni dhe ne, të vijmë pas jush me kohën, të mos mbetemi pas…

Gjithsesi faleminderit për sonte, Sam, edhe ty, Kaltra, që solle dhe kaltërsi Shqipërie në metopolin e madh, në qendër, në Çikago, si për të ma thënë që vendlindjen e mbartim me vete, ajo nuk na pengon, përkundrazi e bëjmë pjesë të botës siç dhe është, që më shumë se sa me artin, nuk bëhet me tjetër…

Po afronte mesnata. Në atdhe ka zbardhur dita e re…

blank

blank

blank

blank

blank


Send this to a friend