Voal – Ju kam thene qe kam ndenjur ne konvikt ne godinen 13 ketu ne Q.Studenti, me Adriatik Llallen-KRYEPROKURORIN E SOTEM!
Une kisha disa vjet qe isha strehuar aty (adresa e vetme e strehimit tim…nga konvikti do dal e vdekur)!
Familja Llalla erdhen me mac e kuç nga fshati… a nga Gramshi, a nga Librazhdi, nuk me kujtohet!
U vendosen ne katin e 2 ne nje dhome pak me te gjate se tonat, ishin gjithe ata…5-6 vete!
U tha qe ishin te persekutuar, ishin njerez te mire!
Tiku (Adriatik Llalla – formë e shkurtuar e emrit – shpjegim Voal) punonte hetues ne Gramsh me duket!
Une venja shpesh ne dhomen e tyre, se ne dritaren e tyre kisha vene antenen e TV dhe e leviznja sipas stacioneve!
Kur vinte Tiku, rrinja me shume e benja muhabet e hanja buke te zeze fshati qe e bente e kunata!
Pasi u martua Tiku, ndenji dhe pak (kish ardhur ne Tirane dhe ishte bere zv/prokuror) dhe iku nga konvikti!
Kur e takova nje dite ne ato kohe, me tha qe po bente nje shtepi diku ketu lart ne Qytetin Studenti!
Shpejt u be me vajze… jo,jo vajzen e bene qe kur ishin ne konvikt dhe e kishin te vogel kur iken!
Keshtu vitet iknin….
Tiku ecte ne kariere!
U vu ne krye te deklarimit te pasurive… uuuu thashe (une punonja ne Sherbimet Qeveritare), te shkoj t’i them Tikut per nusen time ( i plotesonte te gjitha kriteret ekonomiste, me gjuhe te huaja… anglishten e dinte aq mire sa e merrte FMN per perkthyese)
Tiku, me priti si nenen e vet, me shume respekt e dashuri (ketu ishte fundi i NJERIUT, pas kesaj lindi VIP-I – ADRIATIK LLALLA, s’me ktheu kurre pergjigje, nuk ma hapi me telefonin!
Kur u propozua per kryeprokuror…. une perseri shkrojta per te duke e trajtuar si i persekutuar qe u ngrit ne piedestal dhe e meritonte te ish KRYE-PROKUROR!
Kam shume vite qe nuk e kam takuar, po ne muajin mars kisha nje hall jo per vete jo… pyeta per shtepine e tij dhe vajta!
UUUAAAUU, u mahnita… rruga perpara shtepise se tij e shtruar me asfalt, shtepia si shtepi SHEIKESH (mu shqye goja) Roja -polic civil ke dera , me njojti kush isha, po qe nuk mund te lajmeronte ne familje pa ja kerkuar ata!
Ika si i thone asaj fjales “me bisht ne shale!”
Dhe sot e kesaj dite, nuk e kam takuar ADRIATIK LLALLEN-KRYEPROKURORIN!
E shoh ne TV, kur e therret KRYEMINISTRI NE ZYRE!
(Kryeprokurori, te tund tepelekun, ate e therrasin si DELE!
Vip-at hane ne nje tas dhe pislleqet ja u nxjerrin femijet me super llukset e tyre
( SOJSEZI NUK BEHET KURRE SOJLI!)!
Komentet