Ditën e sotme, në orën 10:00 ka nisur seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Në nisje të seancës është lexuar prokura në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës ish-kryeprokurori Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.
“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time,
Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka qenë përmbajtja e prokurës.
Nderkohe qe mesohet se Llalla ndodhet ne Turqi. Burime te Panorama konfirmojne krahas vendit ku ndodhet ish kryeprokurori, edhe faktin se prokura ne turqisht, eshte firmosur prej tij pardje.
Pas terheqjes se trupit gjykues per te marre vendim, eshte rene dakord nga pese anetaret e Komisionit qe prokura te pranohet.
“Vullneti i Adriatik Llallës për tu përfaqësuar nga avokati Hazizaj, është deklaruar në 28.5.2018 përpara një noteri publik në shtetin turk, në prani të një përkthyese. Sipas përmbajtjes që e lexuam në seancën e mëparshme, ky dokument është pajisur edhe me vulë apostile. Në këto kushte trupi gjykues arriti në konkluzionin se avokati Hazizaj i ka tagrat e përfaqësimit të subjektit Adriatik Llalla”, tha kryetari i trupit gjykues, Sokol Como.
***
Seanca e sotme është vazhdimi i asaj të 15 ditëve më parë, e cila u shty pasi Llalla nuk kishte marrë njoftim për të dhe se avokati i tij duhet të rifreskonte prokurën. Ai tha se kishte dy javë që nuk komunikonte me klientin e tij, duke ngjallur reagime të ndryshme në media.
Hazizaj kërkoi jo më pak se 15 ditë kohë nga trupi gjykues, në përbërje të të cilit është edhe paraardhësja e Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, Ina Rama.
Kujtojmë se procesi i rivlerësimit për ishKryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-Kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel.
Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ishKryeprokurorit.
Mbetet të shihet se cilat janë argumentet e komisionarit për vazhdimin e vetingut për Llallën. Nga ana tjetër, ish-Kryeprokurori është nën hetim për katër vepra të ndryshme penale.
Cfare ndodhi ne seancen e 16 majit
Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.
Sokol Çomo:Kur keni komunikuar për herë të fundit me të përfaqësuarin tuaj?
Avokati i Llallës: Para dy javësh.
Sokol Çomo:Keni komunikuar direkt?
Avokati i Llallës: Jo, përmes familjarëve, përmes bashkëshortes.
Sokol Çomo:Po direkt kur ka qenë komunikimi i fundit?
Avokati i Llallës: Më shumë se dy javë më parë.
Luan Daci: Keni tagër të mbroni këtë subjekt?
Avokati i Llallës: I kam të gjithë tagrat.
Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë një vendim për prokurën e përfaqësimit të avokatit
Sokol Çomo: I kërkojmë avokatit të plotësojë prokurën e përfaqësimit, duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullneti i Llallës për ta përfaqësuar plotësisht në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Sokol Hazizaj: Brenda 15 diteve mund te realizohet njoftimi i subjektit te rivleresimit.
Sokol Çomo: Shtyhet seanca per ne 31 Maj 2018 ora 10.
Zbulimi i një peshkaqeni fantazmë pranë Sazanit në Shqipëri ka befasuar shkencëtarët.
Sipas LIVE Science, bëhet fjalë për një peshkaqen të bardhë që jeton në ujërat e thella.
Peshkaqeni këndor ‘Oxynotus centrina’ është një specie e rrezikuar.
Ai është i pari nga speciet e tij me leuçizëm, një çrregullim gjenetik që prish prodhimin e melaninës, duke shkaktuar një reduktim të pigmentit, raportojnë shkencëtarët në një studim të ri.
Ndryshe nga albinizmi, në të cilin kafshëve u mungon plotësisht melanina dhe kanë iris të kuqe, peshkaqenë leuçistikë kanë pigment normal të irisit, edhe nëse duken plotësisht të bardhë.
“Me leuçizëm, një krijesë mund të prodhojë ende melaninë, por i mungon në rajone të caktuara ose në të gjithë trupin”, tha autori kryesor i studimit, Andrej Gajić, drejtor i Sharklab ADRIA.
Ky peshkaqen ishte leuçist dhe jo albin, sepse “ishte dukshëm i zbehtë me njolla pothuajse të bardha në bisht, por sytë tregonin pigmentim normal të retinës,” tha Gajić.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK duke kaluar në gjykim 7 të akuzuar të dosjes “Metamorfoza”.
Të pandehurit e çështjes biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita kaluan për gjykim në seancën e kësaj të premte.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët.
Gjatë shqyrtimit paraprak këta tre të pandehur kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar, vendim për të cilin gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.
Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve Sky Ecc, për te cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila do ta marrë në shqyrtim kërkesën më 19 nëntor në orën 10.00. bw
Ish-deputeti socialist Alqi Bllako merret i pandehur për “korrupsion” kryer në dy raste, edhe për inceneratorin e Tiranës.
Disa ditë më parë, prokurori Dritan Prençi i ka komunikuar akuzën Bllakos, i cili prej më shumë se dy vitesh ndodhet në qeli për inceneratorët.
Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës. Konkretisht ish- ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiun, Etleva Kondin, Alba Thomain, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Jetmir Llapajn si dhe Silena Tolën.
Organi i akuzës u komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.
Koka, Bllako, Tusha dhe Karoli ndodhen në masën “arrest në burg”, ndërsa Alba Thoma, Ballgjini, Temali, Kondi, Abeshi dhe Tola në masën “arrest në shtëpi”.
Namik Simixhiu ka masën “detyrim paraqitje”.
Për inceneratorin e Elbasanit, Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. sn
Bllokohet nga protestuesit qarkullimi i mjeteve në Pajovë. Dhjetëra banorë të fshatit Pajovë në Peqin kanë dalë sot në protestë, për të kërkuar masa nga autoritetet për shkak të aksidenteve të shumta rrugore.
Me foton e 8-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë në një aksident rrugor, protestuesit kanë kërkuar reagimin e autoriteteve.
Ata mbanin në duar parulla “Mbroni jetën e fëmijëve”, “Kufizues bordure në rrugë”, “Na siguroni jetën”, “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë”, etj.
Protestuesit kerkojnë gjithashtu që në zonen e banuar të vendosen urgjent kufizues shpejtësie dhe të ketë polici në hyrje të rrugës pranë shkollë.bw
Anija Moliva me 102 konteinerë futet për shkarkim në portin e Durrësit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ankorimi i anijes “Moliva” ka nisur dhe pritet të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të autoritetit portal me policinë të zhvilluar dje.
Sipas disa burimeve nga porti dhe kapiteneria ” është parashikuar qe 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit.
Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontejner dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar.
Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Prej më shumë se 10 ditësh anija ndodhej në radën e portit.
Deputeti Agron Shehaj ka kërkuar sqarime nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha se çfarë po ndodh me kontejnerët me mbetje toksike.
Nga Kuvendit, Shehaj hodhi akuza duke thënë se gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal të trafikut të mbetjeve toksike.
Si përgjigje, ministri i Brendshëm u shpreh se shumë shpejt kontejnerët dot zbresin në një hapësirë publike.
Agron Shehaj: Ka 11 ditë që një anije me kontejnerë me mbetje toksike të trafikuara nga porti i Durrësit ndodhet përballë Portit të Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japë përgjigje se çfarë po bëhet. Ka një interes, publiku do të dije se çfarë po ndodh me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike. Duhet të informoni qytetarët, çfarë po ndodh me mbetjet toksike.
Ervin Hoxha: I nderuar zoti Shehaj në lidhje me informacionin që kërkuar, Prokuroria Durrës ka bërë një njoftim publik në bashkëpunim me policinë, agjencinë2 doganore dhe autoritetet portuale po ekzekuton urdhrin dhe vendimin e marrë. Shumë shpejt kontejnerët dot zbresin në një hapësirë publike, e cila po krijon kushtet dhe mundësinë sipas kapaciteteve dhe infrastrukturës për çështjet e sigurisë në ambientet e Durrësit. gsh
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.
Teksa ministri i Brendshëm e quajti Gazment Bardhin “një gënjeshtar përsëritës”, kreu i Grupit të PD-së iu drejtua duke thënë që “yt vëlla do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun”.
“Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë”, tha Bardhi, duke hedhur akuza se vëllai i ministrit “është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë”.
Pjesë nga replika:
Ervin Hoxha: Më dëgjo një sekondë, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psikokriminale që unë kam për shkak të detyrës, tek njerëzit recidivist, përsëritës gënjeshtar. E dyta që t’i gënjen, akuzon dhe u beson atyre që akuzon kjo është shumë e vërtetë. Policia bëri detyrën, nuk ka hyrë në Kuvend, turma që drejtohet nga ty po sillet drejt institucioneve Kushtetuese. Policia mbrojti Kuvendin.
Gazment Bardhi: Së pari, turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty duke përfshirë dhe tët vëlla që do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, bashkë me të, Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë. Është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë, Ju jeni tufë, jo deputetët e opozitës. gsh
Kamala Harris tha të mërkurën se “duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve” pasi inkurajoi mbështetësit që të vazhdojnë të luftojnë për vizionin për vendin pas humbjes ndaj ish-Presidentit Donald Trump.
Nënpresidentja demokrate tha se beteja do të vazhdojë “në kutitë e votimit, në gjykata dhe në sferën publike”.
“Ndonjëherë beteja zgjat. Kjo nuk do të thotë se nuk do të fitojmë”, tha zonja Harris në fjalën e saj ku pranoi humbjen që e mbajti në Universitetin Howard, ku ka ndjekur studimet, një nga shkollat më të njohura të afrikano-amerikanëve, ku ajo shpresonte të mbante fjalimin e fitores.
“Megjithëse e pranoj humbjen në këto zgjedhje, nuk heq dorë nga beteja që e nxiti këtë fushatë,” tha zonja Harris. Guvernatori i Minesotës Tim Walz, kandidati për nënpresident, ishte i pranishëm, ashtu si edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe ligjvënësja Barbara Lee, të dyja nga Kalifornia, shteti i lindjes i zonjës Harris.
Para fjalimit të saj, Kamala Harris telefonoi Presidentin e zgjedhur Donald Trump të mërkurën për të pranuar humbjen në garën presidenciale dhe për ta uruar atë për fitoren, sipas një këshilltari të lartë të nënpresidentes. Këshilltari, i cili nuk pranoi të identifikohej në mënyrë që të diskutonte për një bisedë private, tha se zonja Harris foli për nevojën për një transferim paqësor të pushtetit.
Nënpresidentja Harris u konsiderua si shpresa e Partisë Demokrate për fitore pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara por ajo u përball me refuzimin e votuesve amerikanë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Ajo humbi tek të gjitha shtetet që ishin vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve ndaj ish-Presidentit Trump të cilin ajo e përshkroi gjatë fushatës si një rrezik ekzistencial për institucionet themelore të vendit.
Zoti Trump duket se po fiton edhe votën popullore, për herë të parë në tre fushatat e tij për Shtëpinë e Bardhë – edhe pas dy proceseve që synonin shkarkimin e tij, shpalljes fajtor për krime dhe përpjekjes së tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të kaluara.
Nënpresidentja Harris planifikon të mbanjë një fjalim për të pranuar humbjen të mërkurën pasdite, siç njoftoi zyra e saj. Ajo do të flasë në Universitetin Howard në Uashington, ku ka kryer studimet dhe ku mbështetësit e saj ndoqën të martën në mbrëmje shpalljen e rezultateve për çdo shtet, përpara se të njoftohej që zonja Harris nuk do të fliste atë natë dhe zoti Trump po dilte në epërsi në shtetet vendimtare.
Zoti Biden planifikon të flasë para kombit për rezultatin e zgjedhjeve të enjten. Shtëpia e Bardhë tha se ai kishte folur me zonjën Harris dhe zotin Trump të mërkurën dhe ftoi presidentin e zgjedhur për një takim në Shtëpinë e Bardhë së shpejti.
David Plouffe, një këshilltar i lartë i zonjës Harris, tha se ekipi i fushatës “u përpoqën me mish me shpirt për vendin e tyre”.
“Ne u ngritëm nga një pikë shumë e ulët, por mesa duket jo mjaftueshëm,” tha ai. “Një humbje e dhimbshme”.
Tani si nënpresidente në detyrë, ajo pritet të drejtojë seancën e certifikimit të zgjedhjeve nga Kongresi. Është i njëjti rol që luajti Mike Pence katër vjet më parë, kur zoti Trump i nxiti mbështetësit e tij të shkonin drejt Kapitolit.
Megjithëse kritikët thanë se ajo ngjarje nxorri në pah kërcënimin që paraqet zoti Trump për demokracinë amerikane, kjo nuk i shkurajoi votuesit që ta rizgjidhnin atë.
Zonja Harris u bë kandidatja demokrate pasi zoti Biden pati një paraqitje të dobët në debatin presidencial të 27 qershorit përballë ish-Presidentit Trump. Ai u tërhoq nga gara më 21 korrik dhe mbështeti nënpresidenten e tij e cila bashkoi me shpejtësi Partinë Demokratike rreth kandidaturës së saj.
Votuesit ndërsa prisnin për të hedhur votën e tyre në Universitetin Shtetëror të Arizonas (5 nëntor 2024)
VOA/Scott Stearns
Votuesit në Shtetet e Bashkuara iu drejtuan të martën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit, në një garë që mendohej të ishte e ngushtë mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris. Gazetarët e Zërit të Amerikës biseduan me votuesit në qendrat e votimit në mbarë vendin dhe na sjellin mendimet e tyre për përzgjedhjet.
Pensilvania është një ndër shtetet që përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Votuesja Mariah Johnson thotë se mbrojtja e të drejtave të riprodhimit e motivoi atë të merrte pjesë në zgjedhje.
“Unë jam grua dhe do të doja të votoja për të drejtat e mia. Do të doja t’i mbaja këto të drejta për fëmijët e mi dhe për të ardhmen e botës”, Mariah Johnson, votuese në Pensilvani.
Në Virxhinia, votuesi Sameet Mitter thotë se ai votoi për kandidaten Kamala Harris.
“Platforma e saj në tërësi, mendoj se krijon një të ardhme më të sigurt për vajzën time, dhe sinqerisht dua që vajza ime të rritet në një botë ku të jetë nomale që një grua të bëhet presidente”, thotë Sameeti.
Votuesi nga Florida, Ricky Suyono, thotë se mbështeti ish-Presidentin Donald Trump.
“Në ekonomi mendoj se po humbasim shumë vende pune tani. Mendoj se Trumpi u dha stimuj kompanive të punësojnë amerikanë dhe jo ta largonin punën drejt vendeve të tjera”, thotë Ricky.
Votuesja në Nju Jork, Keisha Marcellin, tha se votoi për Nënpresidenten Harris.
“Meqenëse jam grua afrikano-amerikane, është paksa e qartë se për kë duhet të votoj pasi bëhet fjalë për jetën e të gjithëve; janë jetët e afrikano-amerikanëve, shëndeti riprodhues i grave; vendoset për jetën e të gjithëve dhe kjo është e rëndësishme”, thotë Keisha.
Votuesi në Xhorxhia, Michael Geisler thotë se votoi për një mandat të dytë për ish-Presidentin Trump.
“Thjesht mendoj se është alternativa më e mirë për Amerikën. Ai është kandidati mesazhi i të cilit zuri vend tek unë. Nuk isha ende në moshën e duhur për të votuar kur ai u zgjodh herën e parë, por më pëlqyen politikat e tij, politikat e tij ekonomike dhe se si ishte jeta ime kur ishte ai president. Dhe pastaj gjatë katër viteve në vazhdim me Biden-in, u bë e vështirë financiarisht. Nuk më pëlqen drejtimi që ka marrë vendi”, thotë Michael Geisler.
Votuesja në Teksas, Tinashe Makoni gjithashtu mbështeti zotin Trump.
“Ai ka mangësitë e tij. Dua të them për karakterin. Nuk ka nevojë të futemi në detaje, pasi janë shumë gjëra. Por, kur bëhet fjalë për ta lëvizur vendin përpara, që vendi të rifitojë pozitën dhe statusin dominues, ai është zgjedhja ime”, thotë votuesja Tinashe.
Këtë vit, një numër rekord amerikanësh votuan që përpara Ditës së Zgjedhjeve.
Gjykata Administrative ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e deputetëve të Partisë Demokratike mbi dënimin nga Këshilli i Etikës për periudha të ndryshme kohore, që variojnë nga 40 deri në 60 ditë.
Gazetari osman Stafa raporton se Administrativja shfuqizoi masat disiplinore, ndërsa vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.
Mësohet se për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, është vendosur shfuqizim i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimin me vetëm 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor; ndërsa për deputetët e tjerë është lënë në fuqi përjashtimi me 5 ditë nga data 3 deri më datë 8 tetor.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga Grupi Parlamentar i PD.
“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në vendim.
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.
POSTIMI I PLOTË
Donald Trump triumfoi!
Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë, President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump.
Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre.
Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aleatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë.
Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.
Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.
Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre! sn
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një mesazh të posaçëm të postuar në platformën X, Presidenti Begaj u shpreh se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urime për fitoren në zgjedhje, @realDonaldTrump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, – shprehet Presidenti i Republikës Bajram Begaj në mesazhin e urimit.
Komentet