Që në fillim të këtij shkrimi shtroj pyetjen: A do të ndikojë eksperienca dhe filozofia politike e C.D.U.-së gjermane për ringritjen dhe reformat në P.D.?! Ekperienca politike dhe organizative e partive liberal demokrate, popullore të djathta sic është C.D.U. e zonjës Merkel janë të nevojshme dhe të domosdoshme për P.D.-në në opozitë. Por me një kusht që këto bashkëpunime të jenë të sinqerta dhe të bëhen në kuadrin e reformave të vërteta politike, duke ruajtur identitetin dhe natyrisht nuk mendoj që P.D. ose ndonjë parti tjetër në Shqipëri do të funksionojë si C.D.U. për një ditë dhe një javë. Duhen vite që të arrijmë mentalitetin gjerman në të gjitha fushat dhe në politikë. Isha shumë optimist për një marrëveshje që P.D. dhe Basha bënë para disa muajsh, por jam skeptik sot duke filluar që nga përfaqësimi dhe platforma e delegacionit që përfaqësoi P.D.-në në Berlin dhe nga mënyra se si po e menaxhon deri tashti P.D.-në Basha. Opinioni im nuk ka të bëjë me rezulatin e zgjedhjeve lokale të qershorit. Opinioni im ka të bëjë me mentalitetin dhe metodat e vjetra që kanë sunduar dhe vazhdojë të sundojnë në P.D.
Unë kam patur dhe vazhdoj të kemë besim tek Lulzim Basha, në drejtimin e P.D.-së, por nuk jam shumë dakord me mënyrën se si po bën opozitë. Lulzim Basha duhet të jetë i vetëdijshëm se me oportunizëm politik dhe gjysmëreforma e ardhmnja e P.D.-së nuk do të jetë e sigurtë. “The game is over”, është shprehur ambasadori Arvizu në Tiranë, por dikush nuk don me çdo çmim që loja të përfundojë, por kërkon të vazhdojë paafat. Kam shkruar para disa muajsh që Basha nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën dhe mentalitetin ish-komunist dhe për këtë jam përsëri i bindur. Nuk e kam fjalën për individët në P.D., mbi të gjitha mendoj për filozofinë e ndërtimit të një platforme krejt tjetër, që do ti shërbejë së ardhmes. E kuptoj që nuk është e lehtë, por në të kundërtën nuk kemi të bëjmë me reformim ose me ringritje të P.D.-së. Në këtë plan kemi të bëjmë vetëm me reforma të cilat nuk do të kenë të ardhme. Individë të cilët kanë të bëjnë me të kaluarën e P.D-së, në qeverisjen 8 vjecare dhe me metodat e vjetra nuk duhet të jenë pjesë e stafeve të ringritjes ose e reformave në P.D. Nuk e kam fjalën për moshën. Ideja ime është për metodat dhe mënyrat e të drejtuarit të një partie demokratike dhe për konsumimin që ka të bëjë me ish-qeverisjet dhe koalicionet jo shumë inteligjente të P.D.së dhe në favor të së ardhmes në opozitë.
P.D. e ka shumë të vështirë të ndahet me klanet, menatlitetin dhe grupet e interesit që janë krijuar në këtë forcë politike në këto 23 vjet.
Partitë liberale demokrate të krahut të djathë europian janë të interesuara për një opozitë me nivel dhe profil të lartë politik, në shërbim të zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe integrimit në Europë. Kërkesat e Kristian demokratëve të Zonjës Merkel dhe koncepti për demokracinë dhe tregun e lirë janë të qarta jo vetëm për qeverinë që po bashkëpunojnë me projekte konkrete por janë jetike edhe për opozitën. Zhvillimet në rajon dhe krizat financiare dhe politike së fundi kërkojnë një bashkëpunim të qeverisë me opozitën sic është edhe modeli gjerman. Projektet për zhvillim për qeverinë dhe asistenca e C.D.U. për P.D.-në, duhet shikuar në planin e së ardhmes së opozitës e cila ka një rol të madh në demokraci dhe zhvillimin tek neve. Riorganizimi dhe ristrukturimi i P.D.-së duhet të bëhet me normat e partive popullore europiane dhe eksperienca e C.D.U.-së është një fat jo vetëm për qeverinë por edhe për opozitën. Gjysmë reformat dhe lëvizjet konformiste dhe të paqarta politike, nuk kanë të bëjnë me filozofinë e kulturës politike gjermane europiane dhe amerikane. Para disa muajsh kam shkruar një artikull me titull “Na shikoni në sy dhe thoni të vërtetën”. Me këto fjalë ju drejtu në Berlin Zonja Merkel Kryeministrit të vendit Rama. Pra nëse duam integrim, bashkëpunim për reformat të vërteta tipike politike përëndimore atëherë duhet ti dëgjojmë shumë mirë përfaqësuesat politikë të vendeve që kanë bërë shumë për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit. Marëveshtjet për projektet ekonomike që pritet të nënshkruajë Zonja Merkel me kryeministrin Rama janë në favor të ekonomisë dhe stabilitetit të rajonit dhe Shqipërisë. “Na shikoni në sy dhe thoni të vërtetën” është mesazh edhe për opozitën. Prandaj opozita shqiptare kryesisht P.D. i ka të domosdoshme reformat politike të ristrukturimit të saj në të gjitha planet, politik dhe mbi të gjitha për krijimin e një mentaliteti perëndimorë në strukturat politike, larg militantizmit dhe opozitës po platforme të qartë. Në demokraci në një parti moderne vendimet i marrin elitat dhe P.D. duhet të bëjë reformat ë vërteta pa kompromise për të ardhmen e saj. Nuk ka nevojë asnjë personazh tjetër përvec elitave dhe institucioneve politike të dali me konkluzione dhe analiza të cilat nuk i shërbejnë zhvillimit dhe riformatimit të vërtetë të opozitës dhe P.D-së.
P.D. ka bërë një marrëveshje për bashkëpunim me C.D.U. A ka bërë reforma sipas stilit të C.D.U-së. P.D. në opozitë?!
Në realitet ka patur tentativa për një ristrukturim të partisë, por këto reforma duhet të jenë më të qarta, konkrete dhe të ndikojnë në të ardhmen e P.D.-së dhe opozitës. Individë të cilët kanë lënë përshtypje të keqe tek elektorati në qeversijen në 8 vite, nuk duhet të kenë vend në nivelet e larta të P.D.-së dhe opozitës shqiptare. Në të ardhmen P.D. duhet patjetër të projektojë një projekt-platformë më të qartë dhe ambicioze për pozicionin në opozitë dhe të ardhmen e vendit dhe integrimit. Zhvillimet politike dhe rajonale, kërkojnë mbi të gjitha përgjegjësitë e qeverisë por edhe opozita ka vendin e saj shumë të rëndësishëm.
Nuk kam ndërmend të bëj analizën e zgjedhjeve të fundit lokale, mbasi është një projekt që duhet të bëhet në të ardhmen, por riorganizmi dhe riforamtimi i vërtetë i P.D.-së duhet të zhvillohe në një klimë krejt tjetër dhe i shërben vendit dhe zhvillimit tonë.
Bashkëpunimi me parti të cilat kanë dhënë rezultate konkrete për zhvillimin e vendeve të tyre biles edhe në politikën europiane dhe botërore janë një shans i madh. Eksperienca e C.D.U.-së është e domosdoshme për modelin dhe mentalitetin tonë politik.
Projektet për bashkëpunim në politikën e jashtme të një partie politike janë shumë të rëndësishme për të ardhmen mbasi krijojnë bindjen tek partnerët tonë për qeverisje më të mira në të mirë të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Europë. Bashkëpunimi me Parti të spektrit të qendrës së djathtë, sic janë edhe Kristiandemokratët Gjermanë merr një rëndësi të veçantë në planin politik dhe diplomatik. Që në fillimet e demokracisë mbas viteve 90-të, Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimet demokratike dhe ekonomike tek neve. Por rikonsiderimi dhe intensifikimi i këtyre marrëdhënieve në një moment të kur P.D. është në opozitë. Marrëdhëniet e shkëlqyera me Kristian demokratët Gjermanë me Shqipërinë u filluan nga kancelari Helmut Kohl, dhe po vazhdohen nga Zonja Merkel dhe gjithmonë kanë patur dhe do të kenë një rëndësi të vecantë për P.D. dhe të ardhmen e Shqipërisë në politikën Europiane. Kristian demokratët Gjermanë janë krijuar më 26 Qershorë 1945 mbas luftës së dytë botërore. C.D.U. është një parti Kristian demokrate dhe një parti liberal-konservatore në Gjermani. Sëbashku me partinë motër Bavareze, Unionin kristian social (C.S.U), C.D.U. krijon grupin C.D.U-C.S.U të njohur si “Unioni në Bundestag”. C.D.U është anëtare e Partive popullore Europiane dhe e grupit të partive popullore në parlamentin Europian. Në planin ndërkombëtarë C.D.U është anëtare Unionit të demokratëve të qendrës dhe Unionit ndërkombëtarë demokrat. Anëtarësia e C.D.U-së është 469, 575 anëtarë. Ideologjia e C.D.U.-së është Demokracia kristiane, pro–europianizmi dhe konservatorizmi liberal. Pozicioni i saj politik është e djathtë i qendrës. Koalicioni Europian është me Partitë Popullore Europiane dhe bën pjesë në grupin e parlamentit europian të Partive Popullore Europiane. Historia e C.D.U-së është e lidhur fort me zhvillimet dhe me rritjen ekonomike dhe forcimin e demokracisë të Gjermanisë mbas luftës së dytë botërore. Në fillim nuk ishte e qartë se cila parti do të favorizohet nga fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore, por deri në fund të viteve 1940, qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë filluan tendencat për bashkëpunim drejt C.D.U-së, duke ju larguar nga Partia Demokratike Sociale e Gjermanisë (SPD). S.P.D. ishte më nacionaliste dhe kërkoi bashkimin gjerman, në kurriz të koncesioneve të Bashkimin Sovjetik dhe përshkruanin Konrad Adenauerin si një instrument të amerikanëve dhe Vatikanit. Fuqitë perëndimore vlerësuan moderimin e C.D.U-së, fleksibilitetin e saj ekonomik dhe vlerën e saj si një forcë opozitare e komunistëve. Konrad Adenauer gjithashtu ishte i besuari i britanikëve. Adenauer mbrojti qëndrimin e tij pro-perëndimor. Ai refuzoi të marrë në konsideratë S.P.D.në si parti të koalicionit. C.D.U. ishte partia dominuese për dy dekadat e pas krijimit të Gjermanisë Perëndimore në vitin 1949. Konrad Adenauer qëndroi udhëheqës i partisë deri në 1963, dhe u zevendësua nga ish-ministri i ekonomisë Ludwig Erhard. Ndërsa Partia Demokratike e Lirë (F.D.P) u tërhoq nga koalicioni qeverisës në 1966 për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikën fiskale dhe ekonomike dhe Erhard u detyrua të japë dorëheqjen. Si pasojë mori qeverinë një koalicion i madh me S.P.D nën C.D.U. dhe Kancelar u bë Kurt Georg Kiesinger. Bashkëpunimi me këtë forcë politike shumë të rëndësishme në Gjermani merr vlera të veçanta dhe përbën një ngjarje me vlera për një forcë politike dhe qeverinë. C.D.U. është një partnere e qeverisë edhe për P.D.-në sot në opozitë dhe patjetër do të jetë avokatja dhe mbështetësja e zhvillimeve cilësore për të ardhmen.
Shanset për bashkëpunime historike politike si në rastin e C.D.U.-së nuk i shoh vetëm në kontekstin e një partie politike dhe lidërve të këtyre partive, si në rastin e P.D.-së. Biles partitë tona politike dhe lidërshipi i tyre janë bërë shumë të bezdishme për të gjithë partnerët tonë gjermanë, europianë dhe amerikanë. Koncepti im për politikën është se a do të mendojnë partitë politike tek neve në pozitë apo opozitë, për zhvillimet politike dhe ekonomike jo vetëm në vend dhe që ju detyrohen shumë shqiptarëve, por edhe për zhvillimet rajonale, shanset historike politike dhe të ardhmen e të gjithë ceshtjes sonë në kontekstin integrues dhe zhvillimit e prosperitetit ekonomik.
Komentet