VOAL

VOAL

Tony Blair me helikopter në Himarë, takoi Edi Ramën

TIRANE- Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka prekur djet rreth orës 18:30 tokën shqiptare. Raportohet se këshilltari i qeverisë shqiptare ka zbritur me helikopter në fushën e stadiumit të Hiamarës dhe jo pa qëllim.

Burime të News 24 bëjnë me dije se ai është takuar me kryeministrin Rama në këto momente në vilat qeveritare në Himarë.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ndodhet prej disa ditësh me pushime në Jug të vendit, ndërsa ka zëra se edhe Tony Blair mund të kalojë disa ditë pushime në bregdetin shqiptar.

Pranohet dorëheqja e Ilir Kernit nga posti i drejtorit të TKOB-it

Qeveria e Shqipërisë ka pranuar dorëheqjen e Ilir Kernit nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Vendimi për pranimin e dorëheqjes së Ilir Kernit u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë, transmeton Ora.

Ilir Kerni dha dorëhqjen nga ky post tre ditë më parë.

Ndërkohë dy ditë më parë artistët përmes një peticioni i kanë kërkuar kryeministrit Rama t’ia refuzojë dorëheqjen drejtorit të tyre, duke e quajtur njeri të pastër, me parime dhe që ka arritur të mbajë larg TKOB pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmin.

Lirohet biznesmeni Ilir Karçini, porositi vrasjen e konkurentit Piro Bare

Është liruar biznesmeni Ilir Karçini nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Kërkesa e bërë nga avokati i tij mbrojtës është pranuar në seancën e zhvilluar pasditen e djeshme.

Biznesmeni akuzohet të ketë porositur vrasjen e në tentativë të biznesmenit Piro Bare. Dy javë më parë, Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi biznesmenin Karçini me 5 vite burg.

Vendimi për lirimin e Ilir Karçinit do të hyjë në fuqi, pasi të marrë vendimin e formës së prerë nga Apeli.

Arrestimi i biznesmenit të gazit u bë pas marrjes së dëshmisë nga kreu i “Bandës së tritolit”, Juljan Sinanaj, i cili ka zbardhur një sërë vrasjesh me pagesë që vetë ai ka bërë.

Karçini porositi vrasjen e rivalit të tij duke kontaktuar me vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonën, mirëpo atentati ndaj biznesmenit dështoi pas tërheqjes së vrasësit me pagesë.

Karçini u dënua me 5 vjet burg nga Krimet e Rënda dhe Shkalla e Parë i pranoi ndryshimin e pasës së sigurisë, pasi ka kaluar gjysmën e dënimin në paraburgim.

Karçini është aksionari i vetëm i firmës së gazit “Prima Gaz”. Ai u vu në pranga pas hetimeve të kryera nga Krimet e Rënda.

Banka e Shqipërisë pa kasaforta – u blenë 10 ditë pas vjedhjes

Dhjetë ditë pasi Ardian Bitraj, rrëfeu supervjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë, ky institucion ka marrë masat e menjëhershme, duke blerë dy kasaforta.

Pikërisht këto kasaforta që duhet të ekzistonin në ambientet e Thesarit të Shtetit qysh prej vitit 2009, ku do të mbylleshin çelësat dublikatë të Arkës Stok dhe Arkës në Veprim, janë blerë nga banka, 10 ditë pas plasjes së skandalit të vjedhjes së 713 milion lekë të vjetra, shkruan “Shqiptarja.com”.

Pas një kërkesë zyrtare nga Departamenti i Administrimit dhe më konkretisht nga drejtori Agron Skënderaga, i cili ka miratuar kërkesën e sektorit teknik për blerjen e dy kasafortave me një çmim deri në 3 milion lekë të vjetra.

Kërkesa është përpiluar dhe firmosur në 31 korrik 2014, ndërkohë që në 21 korrik vetë ish-përgjegjësi Ardian Bitraj tregoi skemën e vjedhjes së parave, duke nënvizuar se çelësat e dyerve i mbante gjithmonë ai, për shkak se nuk kishte një kasafortë të veçantë për mbylljen e çelësave që hapnin kasafortën e dy arkave stok dhe asaj në veprim.

Dy kasafortat janë blerë me një çmim prej 990 mijë lekë të vjetra secila, ndërkohë që janë tërhequr nga Departamenti i Administrimit në datën 31 korrik 2014 nga dy punonjësit e bankës të arrestuar Petrit Ramohitaj dhe Lavdim Canaj.

Nga hetimi i njësisë hetimore Task-Forcë, është evidentuar se Bitraj ka mbushur me topa spangoje pjesën më të madhe të kutive të boshatisura.

Reforma: Opozita 55 faqe me vërejtje për ligjin e “Vetingut”

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi rifilloi punën i plotë bashkë me anëtarët e opozitës. Opozita u rikthye në këtë komision pas afro dy muajsh dhe pasi ka votuar me konsensus të plotë draftin e ndryshimeve kushtetuese më 22 korrik.

Rikthimi i opozitës në Komisionin e Posaçëm të reformës kishte si qëllim paraqitjen e vërejtjeve dhe sugjerimeve të saj ndaj projektligjit të “Vetingut”. Si asnjëherë tjetër, gjithçka u krye për më pak se një orë, pasi palët ranë dakord t’ua kalojnë ekspertëve materialin e paraqitur nga opozita për rishikimin tërësor të draftit.

Si anëtarët e maxhorancës, ashtu edhe ata të opozitës, nuk preferuan të komentonin asgjë nga mbledhja e djeshme, por ata i janë përmbajtur përcaktimit të kreut demokrat, se në lidhje me diskutimin dhe miratimin e 7 projektligjeve, procesi është thjesht ligjor dhe jo politik.

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm të reformës, demokrati Oerd Bylykbashi, tha se “Paraqitëm pikëpamjet tona, tani do të presim ekspertët”.

Opinioni i opozitës, një dokument voluminoz me 55 faqe, paraqet kritika dhe vërejtje për pothuajse të gjitha nenet e draftit të “Vetingut”, një tregues se procesi mund të jetë po aq i vështirë sa ai i ndryshimeve kushtetuese.

Mësohet se projektligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose siç njihet ligji për “Vetingun”, është hartuar vetëm nga ekspertët e EURALIUS-it dhe është certifikuar nga drejtoria juridike në Bruskel.

Anëtarët e shumicës dhe opozitës janë dakordësuar se duhet të jenë vetëm ekspertët që duhet të merren me ligjin dhe sugjerimet e bëra për të, duke mos u dhënë mundësi palëve politike të debatojnë rreth tij.

Ekspertët do të kenë mundësi pas të enjtes të marrin në duar materialin e përkthyer me sugjerimet e plota të EURALIUS për të nisur punën. Bëhet gjithashtu me dije se thirrja e seancës ka qenë në vëmendje të diskutimeve dhe të gjitha palët kanë qenë dakord për një seancë brenda gushtit, por data ende mbetet e pacaktuar.

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi erdhi pas takimeve të së premtes që ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin zhvilluan me kryetarin e këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, por edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit.

ARISTIR LUMEZI

Majlinda Bregu: Ja pse nuk ndahet çifti i pa lumtur Rama-Meta

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu thotë se mbështet plotësisht idenë e krijimit të një qeverie teknike para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por thotë se kjo është thuajse e pamundur për t’u arritur.

Sipas Bregut, pavarësisht se Rama dhe Meta kanë problemet e tyre brenda koalicionit, ata nuk do ta prishnin këtë marrëdhënie për të kaluar në opozitë. Ajo thotë se dashuria e tyre për pushtet është më e fortë sesa urrejtja për njëri-tjetrin.

Bregu:

Shume dakord qe te kete qeveri teknike deri ne zgjedhje!
Kush nuk do ta donte po te ishte ne opozite dhe perballe t’kishte alternativen e manipulimit te sigurt te zgjedhjeve te ardhshme me financime hashashi, tenderash, korrupsioni dhe jo vetem! Dhe fatkeqesisht ia dalin me kete se njerezve ju ka shkuar ku s’ mban me!

Po si mund te arrijme tek qeveria teknike kur qeveria joteknike ka mbi 3/5-at e parlamentit qe jane paja e çiftit te palumtur???

Kush beson se partneret e ciftit te palumtur e duan kete?!

Se keta te dy çfare premtojne naten e prishin diten.
E kane ndare mendjen te ndahen keta cifti i palumtur, apo do t’ i ndajme ne në opozite?

Pastaj, e pse te ndahen ata kur dashuria e tyre per pushtetin eshte dukshem me e forte se sa urrejtja per njeri-tjetrin?!

Apo do bindim partnerin tone konsensual qe te binde partnerin e tij konfliktual dhe te vine drejt nesh te ndare, per t’u ribashkuar ne nje qeveri ku do kene me pak per te shperndare per oborrtaret e tyre?!

Po ja nuk i bindem qe te ndahen, keta qe na jane bere si Yin e Yang, pastaj si do i’a bejme?!

Apo do t’i kerkojme popullit qe te dale e t’u thote ndahuni ju te dy Politikisht, Rilindni edhe njehere teknikisht, se keshtu mund te kontrollojme edhe konsensualin edhe konfliktualin!

E kam nje dyshim te forte se mos sa me shume perpiqemi t’i ndajme ne keta, aq me shume i bindim se bashke jane me mire!!!

Halli i tyre kjo marredhenie, jo i demokrateve.

Por kryepyetja qe kam eshte:
Cfare do te ndodhe me reformen zgjedhore?! Asnjera nga dy partite qeverisese nuk ka cuar ende asnje propozim ne Komisionin e Reformes Zgjedhore megjithese i yni ka tre muaj qe eshte depozituar.
Atehere?
Nuk behet Reforma Zgjedhore?
Domethene mund te shkojme ne zgjedhje me Marreveshje Partiake pa Reforme Zgjedhore???

Pse nuk thone c do bejne me Reformen Zgjedhore as Konfliktuali dhe as Konsensuali?!

Kam frike se ajo qe duam ne me plot te drejte, nje Reforme Zgjedhore per te garantuar Zgjedhje te Lira e te Ndershme, dhe sigurisht edhe si garanci per Celjen e Negociatave po behet viktime e radhes e pazarit te ri te Ciftit Te Palumtur!

Ja 87 shtetet ku mund të përdoret patenta shqiptare

TIRANE – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar listën e shteteve ku janë të vlefshme patentat e lëshuara në Shqipëri falë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Po ashtu DPSHTRR informon edhe mbi hapat që duhen ndjekur nga qytetarët për t’u pajisur me lejedrejtimi ndërkombëtare.

Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet nga çdo drejtori rajonale. Qytetari mund të aplikojë për lejedrejtimi ndërkombëtare në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti janë lejedrejtimi kombëtare që verifikohet nga pranuesi, fotografi me ngjyra, 1 (një) copë, me përmasa 4 x 5 cm si dhe mandat pagesën prej 500 lekë për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare.

Me dorëzimin e dokumenteve të mësipërme, qytetari pajiset me lejedrejtimi ndërkombëtare, e cila lëshohet menjëherë. Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet në bazë të lejedrejtimit kombëtare. Vlefshmëria e saj është deri në datën e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vjet

Lista e shteteve palë të Konventës për Trafikun Rrugor Vienë 1968, e shteteve të Bashkimit Europian, dhe e shteteve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe për njohjen dhe konvertimin e lejedrejtimit.

1. Armenia 2. Austria 3. Azerbajxhani 4. Bahama 5. Bahreini 6. Bjellorusia
7. Belgjika 8 . Bosnje Hercegovina 9. Brazili 10. Bullgaria 11. Republika e Afrikës Qendrore
Kili 12. Kosta Rika 13. Bregu i Fildishtë 14. Kroacia 15. Kuba 16. Republika Çeke
17. Republika Demokratike e Kongos 18. Danimarka 19. Ekuadori 20. Estonia
21. Finlanda 22. Franca 23. Gjeorgjia 24. Gjermania 25. Gana 26. Greqia
27. Guajana 28. Selia e Shenjtë 29.Hungaria 30 Indonezia 31. Irani
32. Izraeli 33. Italia 34. Kazakistani 35. Kenia 36. Kuvajti 37.Kirgistani
38. Letonia 39. Liberia 40. Lituania 41. Luksemburgu 42.Meksika
43.Moldavia 44. Monako 45.Mongolia 46. Mali i Zi 47. Maroku
48. Hollanda 49. Nigeri 50. Norvegjia 51. Pakistan
52. Peruja 53. Filipine 54. Polonia 55. Portugalia
56. Qipro 57. Katari 58. Republika e Koresë 59. Rumania
60. Federata Ruse 61. San Marino 62. Senegali 63. Serbia
64. Sejshel 65. Sllovakia 66. Sllovenia 67. Afrika e Jugut
68. Spanja 69. Suedia 70. Zvicra 71. Taxhikistani 72. Tajlanda
73. Irlanda 74. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 75. Tunizia
76. Turqia 77. Turkmenistani 78. Ukraina 79.Emiratet e Bashkuara Arabe
80. Malta 81. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut
82. Uruguai 83. Uzbekistani 84. Venezuela 85. Vietnami
86. Zimbabve 87. Kosova

Pëllumbi: LSI do ta prishë koalicionin. PS luftë në dy fronte

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSIja shkëputet nga koalicioni qeverisës.

I pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me deklaratat kontradiktore mes palëve në koalicion, Pëllumbi e cilëson situatën komplekse dhe të tensionuar. “Situata politike është komplekse dhe e tensionuar. Gjithsesi, mund të dallohen disa ‘piketa’.

PD po vazhdon përpjekjet për të shtyrë miratimin e 7 ligjeve për të sabotuar zbatimin e Reformës në Drejtësi”, vëren profesor Pëllumbi. Ish-drejtuesi i Partisë Socialiste në vitet e qeverisjes së parë të Partisë Demokratike, 1992-1996, sheh një bashkëpunim mes LSI-së dhe PD-së, që sipas tij po përpiqet që të prishë koalicion me PS-në, por nuk ngurron të japë dhe këshilla se si duhet vijuar me situatën e krijuar. “Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në; PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël”, shënon profesor Pëllumbi në refleksionet e tij për zhvillimet aktuale politike.

ZGJEDHJET

Profesori ka dhe një këshillë për socialistët, në këto momente të tronditjes së koalicionit të majtë. Sipas tij, largimi i LSI-së nga koalicioni nuk e dëmton aspak PSnë për një fitore të ardhshme elektorale, përkundrazi.

“Nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por ‘shans’ për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-në”, shkruan Pëllumbi. Ai sheh një ndikim edhe më të fortë të ndërkombëtarëve në politikën shqiptare, që me Reformën në Drejtësi tregoi se mund të arrijë që t’i detyrojë palët të pranojnë standardet europiane.

“Ndërkombëtarët pritet të vijojnë ndikimin e tyre dhe më të fortë në zhvillimet politike shqiptare”, shprehet profesor Pëllumbi. Ish-kreu i Kuvendit në vitet 2002-2005 jep qëndrimin e tij edhe për përpjekjet që po bëhen si nga faktori ndërkombëtar, ashtu dhe ai vendës për gjetjen e konsensusit edhe për miratimin e 7 ligjeve që do të shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij, nuk mund të kërkohet konsensus për ligjet, por vetëm për Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSIja shkëputet nga koalicioni qeverisës. ndryshimet kushtetuese. “Insistimi për konsensus për miratimin e 7 ligjeve, është absurditet, sepse vjen në kundërshtim me Kushtetutën që përcakton se si votohen projektligjet që vijnë në Parlament”, shprehet profesor Pëllumbi.

PËRPLASJET

Marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës nuk janë më ato të shtatorit 2013, ndërsa disa ngjarje janë zhvilluar që atëherë kur shumica me 84 vota premtonte një qeverisje të fortë, ku nuk ishin të paktë ata që thoshin se do të zgjaste në disa mandate. Zgjedhjet vendore të 2015-n evidentuan krisjen e parë, ku baza socialiste nuk iu bind marrëveshjeve të bëra në zyrat e kryetarëve të koalicionit qeverisës, duke mos pranuar dhe mbështetur disa nga kandidatët e propozuar nga partitë e tjera.

Rasti më tipik ishte ai i Bashkisë së Pogradecit, ku nga pakënaqësitë mes PS-së dhe LSI-së, Bashkia u fitua nga PD-ja, ndërsa aleati i socialistëve e cilësoi atë një “Pazar të Roskovecit”. Marrëdhëniet mes aleatëve vijuan me kërkesat e përsëritura nga LSI për ndryshime në qeveri, lëvizje të disa ministrave të PS-së, të cilat LSI i quajti kërkesa për “impulse të reja”.

Por paketa e ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi duket se i ashpërsoi marrëdhëniet mes dy aleatëve, ku nuk munguan edhe kërcënimet e kreut të Kuvendit për dorëheqje dhe nevojën e një qeverise teknike, që do të përgatiste zgjedhjet e radhës parlamentare.

ARISTIR LUMEZI

Petro Koçi: Ja roli i Meidanit ndaj koalicionit PS-LSI

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është i pari nga radhët e qeverisë që komenton takimin e djeshëm mes ish-Presidentit Meidani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Takimi i tyre në një nga restorantet e Tiranës ka ngritur zërat se Meidani mund të bëhet kryeministër i një qeverie teknike.

I ftuar në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, Petro Koçi ka komentuar daljen në skenë të Rexhep Meidanit dhe të ardhmen e koalicionit PS-LSI.

Ai është shprehur: ‘’Meidani është më shumë një analist se sa një protagonist politik’’.

Petro Koçi ka thënë se nuk e shikon Meidanin të përfshirë politikisht në jetën e vendit. Sa i përket koalicionit PS-LSI ai është shprehur se është i fortë dhe se mund të funksionojë edhe përtej 2017-s. ”Edhe PS edhe LSI nuk kanë arsye të prishin koalicionin i cili ështe duke funksionuar normalisht”, ka theksuar zëvendës ministri i Mbrojtjes.

Detajet e takimit Meta-Meidani: flasin për qeveri të re konsensuale

Ishin më shumë se dy orë takim, një drekë e konsumuar mes tre miqve të vjetër socialistë, siç e cilësoi ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima.

Në një prej lokaleve të kryeqytetit në zonën e ish-Bllokut, kreu i Kuvendit Ilir Meta kishte ftuar sot ish-presidentin Rexhep Meidani dhe ish-deputetin socialist Kokëdhima.

 

Në fund të takimit, vetëm socialisti Kokëdhima ka pranuar të flasë për mediat dhe i pyetur për krisjen e koalicionit PS-LSI, ka thënë se dy partitë e mëdha do dinë se si t’i zgjidhin problemet.

Por “Panorama.al” ka mundur të sigurojë detaje nga takimi i sotëm, ku burimet thanë se është biseduar në tryezë për një qeveri të re konsensuale.

Diskutimi se si mund të arrihet që qeverisja e koalicionit Meta-Rama të zgjasë, ka prekur edhe disa nga pikat e nxehta që në opinionin publik tashmë janë ngritur si pikëpyetje.

Diskutimi ka shkuar tek zgjidhjet e mundshme, rrugët si mund të arrihet vazhdimësia e koalicionit, si janë numrat dhe formulat e mundshme per krijimin e qeverisë së re që ti shërbejë vendit, konsensusit dhe rifitimit të besimit si të shqipëtarëve për qeverinë e tyre, si të ndërkombëtarve për ecje para e progres por dhe për të qetësuar gjithë palët për zgjedhje të lira e të ndershme.

Prej javësh po flitet për marrëdhëniet e krisura tashmë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ky i fundit me lëvizjet që po bën duket se po planifikon diçka për në Shtator.

Ajo që diskutohet në kafet e Tiranës është një dalje nga Qeveria e Ilir Metës dhe 20 deputetëve të tij dhe diskutimi i një qeverie teknike.

Ndërkohë që 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.

Marrëdhëniet brenda koalicionit të majtë qeverisës, nuk janë më ato të shtatorit 2013, kur ata hynë në zyrat e pushtetit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohoi para disa ditësh se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë.

Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, tha ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vasilit, i cili tha se Majko nuk e njeh mirë realitetin.

Majlinda Bregu – Genc Pollos: Nuk bëhem pjesë e asnjë makinacioni!

Majlinda Bregu i është përgjigjur kolegut të saj Genc Pollo dhe disa mediave pranë PD që e projektonin si pjesë e qeverisë “Rama 2”.

Ajo thotë se as i bie ndër mend të bëhet pjesë e ndonjë makinacioni dhe ndjen keqardhje për shpërndarësit e këtij lajmi.

Reagimi:

Dy fjale atyre qe lexojne portalet mediatike ku perflitem si pjese e nje skenari “shpetimi”te qeverise Rama1 permes nje qeverie Rama2 , (perballe kercenimit te supozuar nga nje manover MetaX ne bashkepunim te supozuar nuk e di se me ke, ne partine ku une bej pjese!)…

Nuk e di a eshte nje fantazi vere per arsye te vapes dhe thatesires se lajmeve, apo eshte nje diversion i sponsorizuar nga njeri prej dy partnereve te ciftit te palumtur, pra Rama ose Meta.

Ajo qe di une, eshte qe s’jam marre asnje minute me hallet e ciftit dhe te partive respektive. Nuk kam patur asnje dite piken e deshires per te qare hallet e palumturise se lidhjes se tyre.

Nga ana tjeter kam qene e qarte ne cdo deklarim qysh prej “kurorezimit ” te lidhjes se ciftit Rama-Meta, qe jane per njeri-tjetrin, sic thote populli ne raste martesash jo fatlume: dy gjarperinj ne nje jastek!

Me kane dale dhe tepruar hallet partise time qe duhet te binde njerezit se nuk jane krejt pa shprese.

Ndarja mes Konfliktualit dhe Konsensualit nuk mund te jete per asnje moment shpresa e PD per t’ u rikthyer ne qeveri.

Rikthimi i PD ne pushtet me alternative qeverisjeje serioze, eshte i vetmi hall qe me shqeteson.

Sidoqofte, per sa me takon eshte e sigurte se:

Nese do kete nje qeveri Rama2, une NUK do te jem pjese e saj dhe nese do kete nje makinacion MetaX une NUK do te behem pjese e tij!

Keshtu qe kush ka fantazuar rreth meje ne vorbullen e halleve te çiftit te palumtur, le te kerkoje gjetke lajme verore.
Ndersa ne qofte diversion, keqardhje per autoret dhe shperndaresit e “informacionit”.

 

Meta drekon me Meidanin e Kokëdhimën, çfarë planifikon kreu i LSI-së?

 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ish presidenti Rexhep Meidani

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ftuar sot për një drekë një emër të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ish Presidentin Rexhep Meidani.

Dreka ka nisur pak para ores 14:00 në një restorant në zonën e ish Bllokut.

Burimet bëjnë të ditur për “panorama.al” se Meidani ka qenë duke pushuar në Pogradec deri në momentin kur ka marrë një telefonatë nga Meta për drekën e sotme.

Ai ka ndërprerë pushimet dhe është nisur drejt Tiranës.

Drekes se Metes dhe Meidanit i eshte bashkuar edhe ish deputeti i PS-se, Koço Kokëdhima.

Prej javësh po flitet për marrëdhënien e krisura tashmë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ky fundit me lëvizjet që po bën duket se po planifikon diçka për në shtator.

Ajo që diskutohet në kafet e Tiranës është një dalje nga Qeveria e Ilir Metës dhe 20 deputetëve të tij dhe diskutimi i një qeverie teknike.

Ndërkohë që 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.

Marrëdhëniet brenda koalicionit të majtë qeverisës, nuk janë më ato të shtatorit 2013, kur ata hynë në zyrat e pushtetit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohoi para disa ditësh se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë.

Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, tha ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vasilit, i cili tha se Majko nuk e njeh mirë realitetin.

Kushtetuesja rrëzon Shukri Xhelilin, Dibra shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kerkesen e Shukri Xhelilit per te shpallur te pavlefshem vendimin e Qeverise per shkarkimin e tij.

Vendimi eshte njoftuar sot ne faqen e Gjykates Kushtetuese.

Kështu, Shukri Xhelili, kryebashkiak i Dibrës kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit qarkullues të qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra pas skandalit seksual.

Kështu, Gjykata Kushtetuese shkruan në një njoftim të sajin se “pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, VENDOSI: – Rrëzimin e kërkesës”.

Kjo do të thotë se në Bashkinë e Dibrës do të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të saj.

Shukri Xhelili u përfshi në një videoskandal me një punonjëse të Bashkisë së Dibrës. Ky i fundit u filmua nga kamera e fshehtë e vajzës në mjetin e tij, teksa i kërkonte favore seksuale vajzës në këmbim të rritjes në detyrë.

Madje, ai e dërgon edhe në hotel vajzën dhe më pas ajo refuzon të shkojë me tej. Rasti i tij tronditi mbarë opinionin publik.

Genc Pollo shpërthen kundër ambasadorit Lu: Deputetët u kërcënuan sikur të ishin terroristë e kriminelë

Voal – Ish-ministri i Inovacionit dhe deputeti demokrat, Genc Pollo, vlerëson aftësinë negociuese të kreut të opozitës, Lulzim Basha, për Reformën në Drejtësi

Në një intervistë për “Panorama”, Pollo sqaron edhe rolin e ndërkombëtarëve në proces dhe mesazhet e përcjella nga Ambasada e SHBA-ve për deputetët e Kuvendit.

Deputeti demokrat i cilëson si të papranueshme mesazhet që ambasada nisi për deputetët, duke theksuar se masat për të cilat flitej në ato tekste janë të rezervuara për terroristët dhe kriminelët.

Pollo flet edhe për debatet në Grupin Parlamentar të PD-së, duke sqaruar se votat e demokratëve që u vetëdeklaruan pro reformës, dobësuan pozitat e negociatorëve të PD-së.

“Çdo betejë ka kosto, pavarësisht se mbyllet me fitore a disfatë. Për fatin e mirë të PD-së e të shtetit ligjor, kjo betejë u mbyll me fitore. Ndërsa deklarimi publik i votës pro reformës pikërisht në momente kritike të vendimmarrjes, mendoj se i dobësoi pozitat e negociatorëve të PD-së e deputetëve të opozitës në komision. Z. Xhafaj, në anën tjetër të tryezës, e kishte kollaj t’u thoshte mos na kërkoni kaq shumë, se dy-tri vota i morëm e tri-katër do t’i marrim dhe e miratojmë edhe pa ju. Fatmirësisht, siç e dimë tashmë, në fundore nuk e dhanë këtë efekt negativ”, thotë Pollo për “Panoramën”.

I pyetur lidhur me nje sms kercenues qe i shkoi disa deputeteve nga ambasada amerikane se do te kishin penalitete nese nuk votonin reformen, Pollo shprehet “Vota e deputetit përcaktohet në trekëndëshin interesi i zonës zgjedhore-linja e partisë-bindja vetjake. Këtë e kemi mësuar nga leximi i Letrave të Federalistit të Etërve Themelues të Amerikës e nga traktate të iluministëve europianë. Të shtosh kërcënimin si kënd të katërt është fyese. Të kërcënosh me masa që rezervohen për terroristët e kriminelët është e papranueshme. Por edhe e padobishme e kontraproduktive. Nuk ishte mjet që realizon qëllimin, siç edhe e tregoi akordi i të enjtes pasdite e votimi i të premtes pa gdhirë. Duke reaguar, ndoshta mbrojta dinjitetin e atyre që nuk mundnin a nuk donin të flisnin”.

Sali Berisha: Kjo quhet shpartallinë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për situatën dhe gjendjen e vendit pas ngjarjeve që ndodhën dje në dy burgje të vendit.

Berisha shkruan në Facebook se kjo situatë i ngjan një shpartalline, duke përmendur grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit që duhet të jetë vendi më i mbrojtur, për të cilën akuzon Kryeministrin Rama se u vodhën 21 milionë Euro për llogari të tij.

Ish-Kryeministri akuzon direkt kreun e Qeverisë se po qeveris me krimin.

auto_sali11469993941

Snajperi gaboi shënjestër në Vaqarr, ja i burgosuri që do eleminonte

Snajperi gaboi shënjestër në Vaqarr, duke goditur personin e gabuar. Pas hetimeve të sotme është zbardhur emri i të burgosurit që ishte planifikuar të eleminohej.

Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëririn e tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezulton se  dy personat kanë qëlluar me armë zjarri dje ku mbeti i plagosur Lili Dulaj nga Kosova, por objektiv i tyre Dulaj, por Gazmir Daci, raporton ‘’Report’’.

Daci akuzohet për vrasjen e vëllait të të arrestuarit Ergys Kolaveri. Konflikti mes tyre ka nisur për trafikun e emigrantëve në Angli. Për Dacin ka akuza të forta për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të Robert Kolaverit, që aktualisht ka mbetur i paralizuar.

Detaje të reja zbardhen edhe nga momenti i atentatit të djeshëm jashtë burgut të Vaqarrit. Mësohet se dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi me automjetin tip “Mercedes Benz” të Ergys Kolaverit. Në makinë u gjetën edhe një palë dylbi që shërbenin për të parë të burgosurit. Ende nuk dihet se kush e ka kryer qitjen, pasi arma e krimit nuk është gjetur.

Pakti ynë: T’i mbajmë larg duart nga drejtësia – Nga Ilir Meta*

Në mesnatën e 21-22 korrikut lindi një dritë shprese për të gjithë shqiptarët, një konsensus i paparë, unanim, i paparashikuar edhe për më optimistin në këtë botë mëngjesin e 21 korrikut. Ka shumë që e shohin si rastësi, si mrekulli. Jo! Unë personalisht jam i bindur se konsensusi ishte dhe mbetet domosdoshmëri! Domosdoshmëri për të çelur një epokë vërtet të re për vendin tonë, për 30 vitet që vijnë, që mbyll tranzicionin e tejzgjatur për shkak kryesisht të konfliktit të shfrenuar politik.

Më kujtohet shpesh apeli që bëri 15 vjet më parë në Tiranë ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi. Ai nënvizoi tre herë me vendosmëri apelin për “Stabilitet, Stabilitet, Stabilitet”, që Shqipëria të ecte më shpejt për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian.

Për fat të keq, ne politikanët shqiptarë, kush më shumë e kush më pak, nuk e vlerësuam si duhet këtë këshillë, jo vetëm institucionale, por edhe prindërore.

Atëherë Shqipëria ishte ndjeshëm përpara disa vendeve të rajonit, pjesë e ish-Jugosllavisë që kishin dalë nga luftërat dhe ende përjetonin konflikte etnike në drejtim të procesit të integrimit evropian.

Sot për fatin e mirë të këtyre vendeve, por për fatin tonë të keq, Shqipëria është pas tyre në ecurinë e integrimit evropian.

Çfarë e la pas këtyre vendeve të tjera të rajonit vendin tonë në procesin e integrimit evropian gjatë këtyre 15 viteve që kur Romano Prodi me shumë dhembshuri na porositi stabilitet, stabilitet, stabilitet?

Mos na la vallë ndonjë konflikt etnik? Jo, absolutisht! Ne na ka lënë pas, dhe ende na kërcënon si hije të na çojë edhe më pas vetëm konflikti i paprinciptë dhe i shfrenuar politik.

Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus.

Jo vetëm për ligjin e vetingut, i pari që duhet miratuar, dhe shtatë ligjet e tjera, por për të 40 ligjet që mbështesin realizimin dhe zbatimin me sukses të kësaj reformë.

Sepse konsensus do të thotë stabilitet, sepse konsensus do të thotë dialog politik, sepse dialog politik do të thotë sukses, jo vetëm për zbatimin e reformës kryesore në fushën e drejtësisë, por për të gjitha reformat kyçe që kërkon integrimi europian i vendit dhe çelja e negociatave për anëtarësim.

Sepse dialog politik do të thotë forcim i institucioneve të pavarura dhe konsolidim i shtetit të së drejtës.

E kundërta, konflikt politik do të thotë dobësim i institucioneve dhe i shtetit të së drejtës.

Do të thotë më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë papërgjegjshmëri, pandëshkueshmëri, dhe njëkohësisht, pasiguri për të ardhmen.

E falënderoj opozitën, sepse ndryshe nga gabimi historik që ajo bëri duke zgjedhur mos përfshirjen në realizimin e një reforme tjetër historike të vendit, atë administrative-territoriale, edhe pse me vonesë, ajo u përfshi, dhe sikurse e përmendi dhe me të drejtë edhe Presidenti i Komisionit të Venecias, z. Buquiçhio, ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm dhe substancial për përmirësimin e drafteve të para.

Është e vërtetë që ata kanë luftuar për të fituar garancitë që u jepte Komisioni i Venecias, dhe unë mund t’ju them edhe juve që edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore që sipas saj e mbante larg nga konsensusi, të famshmin rekomandimin 88, vetëm për një arsye, që Shqipëria të fitonte konsensusin e domosdoshëm, dhe me këtë rast e ftoj opozitën të vazhdoj në rrugën e konsensusit në mënyrë konstruktive, në mënyrë racionale, në mënyrë konkrete, sepse në këtë mënyrë i bën nder edhe vetes së saj, por natyrisht jep një kontribut historik për përmbylljen me sukses të një reforme madhore për 30 vitet që vijnë. Njëkohësisht kam edhe një mesazh për kolegët e mazhorancës. Nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë të gjithë në opozitë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një demokraci e pakthyeshme, ku rotacioni është i pashmangshëm për të gjithë ne dhe një ditë përsëri do të jemi në opozitë. Unë e kuptoj ndonjëherë kur opozita kërkon tension, por nuk besoj kurrë se është interesi i mazhorancës dhe i qeverisë që t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Nuk fitojmë asgjë në rast se opozitën e detyrojmë të duket më keq, sepse kjo nuk e ndihmon Shqipërinë, për të cilën ne si mazhorancë kemi përgjegjësinë kryesore sot, që të duket më mirë përpara BE-së, përpara NATO-s dhe SHBA-ve, përpara të gjitha vendeve partnere në rajonin tonë. Njëkohësisht dua të theksoj se kam një mesazh tjetër për koleget opozitarë dhe për kolegët e mazhorancës. Këtë e kam menduar sot kur po kthehesha në avion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Le të punojmë ne politikanët shqiptarë për vendin tonë, të paktën për reformën në drejtësi dhe për reformat e tjera kyçe që kanë të bëjnë me rritjen dhe konsolidimin e shtetit tonë si shtet i së drejtës, si një shtet demokratik, si një shtet që ofron siguri për të gjithë gjeneratat dhe sidomos për fëmijët e të gjithë Shqipërisë, siç punojnë dy të huaj për integrimin europian të Shqipërisë, pikërisht si punon Eurodeputeti i majtë, Fleckenstein dhe Eurodeputeti i djathtë, Kukan.

Nuk do ta harroj sa të jetoj kur e kam telefonuar z. Fleckenstein dy ditë para votimit në darkë vonë dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar për ta informuar se si po ecnin diskutimet dhe bisedimet.

Dhe më ka thënë që ta merrja në çdo orë të ditës dhe në çdo orë të natës, sepse kjo gjë duhet të përmbyllet patjetër me sukses. Jo vetëm kaq por më ka thënë, që të nesërmen paradite kishte për katër orë një operacion, “kështu që po pati ndonjë gjë më dërgo mesazh”.

Dhe kjo ndodhte ndërkohë që unë dhe shumë të tjerë shikonim shkëmbime titrash nëpër televizione si të ishin shkëmbime zjarri midis armiqve të përbetuar politikë, kur kërkohej më shumë se kurrë përqendrim për të përmbyllur gjithçka me sukses një punë të jashtëzakonshme të bërë prej dy vjetësh nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, nga Komisioni i Venecias, nga Komisioni Europian dhe EURALIUS në mënyrë të veçantë dhe nga OPDAT-i. Unë dua t’iu them shumë sinqerisht që për Ilir Metën si Kryetari i Kuvendit, nuk ka rëndësi se ku do të jetë pas një viti në zgjedhjet e ardhshme, as pas 10 vjetësh dhe as pas 30 vjetësh. Për Ilir Metën si shqiptar ka rëndësi ku do të jetë Shqipëria pas 30 vjetësh. I ftoj të gjithë kolegët e mi që në këtë moment kaq të rëndësishëm dhe historik, kur me votimin e mesnatës së 21-22 korrikut i kemi dhënë një shpresë popullit shqiptar, të ngrihemi në lartësinë e këtij momenti historik.

Kjo është rruga më e mirë për të shlyer çdo gabim që kemi ndaj popullit dhe ndaj vendit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të angazhimit publik. Ky është detyrimi më i madh që kemi për të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë, që të rriten në një vend të së drejtës, në një vend të sigurt.

Gjithashtu, këto ditë kam menduar se spanjollët menjëherë pas vdekjes së Frankos, pas përjetimit të një sistemi diktatorial, në një kohë rekord arritën përmes pakteve të Moncloas, jo vetëm të përmbyllnin plagët e diktaturës, por njëkohësisht të hynin të sigurt në rrugën e demokracisë, të anëtarësoheshin në BE dhe të bëheshin një ndër vendet më të zhvilluara të kontinentit.

Përse ne politikanët shqiptarë pas 26 vitesh demokraci të mos bëjmë të paktën një pakt, paktin e drejtësisë që t’i mbajmë larg duart nga kjo drejtësi që lindi në mesnatën e 21-22 korrikut, që duhet t’i japë shpresë dhe garanci të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë t’i japë të ardhme të gjithë të rinjve dhe fëmijëve të Shqipërisë. Me këtë rast nuk mund të rri pa shprehur disa falënderime të veçanta.

Falënderim të veçantë për Ambasadorin Lu për angazhimin dhe për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe të SHBA-ve. Një falënderim të jashtëzakonshëm për Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Europën, znj. Nuland. Ardhja e saj në Shqipëri në një moment kritik, kyç, kur ajo personalisht ndeshet me shumë sfida të tjera, për të na futur në rrugën e konsensusit dhe respekti që ajo tregoi për sovranitetin e vendit ishin një kontribut i veçantë për atë që ne arritëm në mesnatën e 21-22 korrikut.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Ambasadoren Vlahutin, për angazhimin dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm. Dua të falënderoj të gjithë personalitetet në Komisionin Europian, nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, znj. Mogherini e shumë të tjerë dhe në mënyrë të veçantë komisonerin Hahn për angazhimin e tij personal në 72 orët e fundit për të sqaruar çdo paqartësi lidhur me draftin final dhe për të inkurajuar politikanët shqiptarë që të mbyllnin çdo gjë me sukses dhe me konsensus ashtu sikurse ndodhi.

Dua të falënderoj të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së dhe vendeve anëtare të NATO-s që na kanë mbështetur gjatë kësaj kohe, por edhe gjithë të tjerët.

Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë, është një moment i rëndësishëm për NATO-n sepse Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti në të gjithë rajonin, është po kështu për BE-në, por është edhe për fqinjët tanë. Një falënderim të veçantë e kam për Kryeministrin Rama, iniciatorin e kësaj reforme. Një falënderim të veçantë e kam për kryetarin e opozitës z. Basha, i cili në dy muajt e fundit bëri përpjekje të lavdërueshme sipas mendimit tim për të ecur në rrugën e duhur sepse rruga e konsensusit është drejtimi i duhur për Shqipërinë e 30 viteve që vijnë. Faleminderit të gjithëve edhe një herë.

*Pjesë nga fjala e kryetarit të Kuvendit në pritjen e organizuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi

Majko: koalicioni qeverisës mund të kërkojë rishikim

I ftuar nga Institutin Demokratik Amerikan në Kuvendin e Filadelfias ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ish-kryeministri Pandeli Majko. Dje zoti Majko foli me kolegen Keida Kostreci, gjatë punimeve të kuvendit, që e vlerësoi si një nga momentet më të rëndësishme të politikës amerikane.

Zoti Majko në bisedën me Zërin e Amerikës flet edhe për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai shprehet i çliruar që reforma në drejtësi u miratua, por pohon se reforma vështirë se do të ishte miratuar pa një presion të fortë nga Perëndimi. Në gjykimin e politikanit veteran, procesi politik në Shqipëri doli i humbur, pasi aktorët politikë nuk arritën të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të dëshmuar gatishmëri dhe vullnet dhe për ta miratuar vetë reformën. Kuvendi, vazhdon zoti Majko, “u kthye në një regres dhe ne u dukëm pak a shumë në statusin e ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës në periudhën e viteve ‘90”.

Zoti Majko thotë se procesi për miratimin e reformës në drejtësi nuk lë vend për optimizëm për punën e Kuvendit, dhe se arritja e votave ishte pasqyrë e insistimit të fortë nga ambasadorët e huaj si dhe presionit të publikut, pasi mungonte vullneti i palëve politike në vend për të përmbushur këtë mision.

Miratimi i reformës ishte dëshmi se Perëndimi në marrëdhëniet e tij me Shqipërinë mbajti krahun e publikut shqiptar dhe jo të politikës shqiptare, shprehet zoti Majko. Ky ka qenë një fakt i qëndrimit amerikan ndaj Shqipërisë, vazhdon më tej deputeti socialist: “Miqësia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kaluar nga dyert e politikës, ka kaluar nëpër dyert e shqiptarëve”.

Zoti Majko fajëson opozitën për pengesat deri në arritjen e miratimit, gjë që dëshmohet, thotë ai, edhe nga kritikat e Perëndimit shpesh shumë të ashpra në adresë të udhëheqjes së opozitës. Në gjykimin e tij, kundërshtia nuk lidhej me nene të caktuara, por me interesa politike të pushtet-mbajtjes sot, dhe pushtet-marrjes së nesërme.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohon se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë. Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, thotë ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent. E ardhmja e kësaj qeverisjeje, thotë ai, nuk është një histori sallonesh, por një diskutim serioz që t’i shërbejë mbarëvajtjes së qeverisjes, si dhe reformave në pritje, përfshirë reformën zgjedhore.

Nëse marrëdhënia PS-LSI vazhdon përmes deklaratave, dhe në distancë nga njëra-tjetra, do të bëhet e nevojshme marrja e një vendimi për partneritetin e palëve në koalicion, shprehet anëtari i Partisë Socialiste, zoti Pandeli Majko.

Kemi dy qeveri: Rama apo Meta, kush do godasë i pari? – Nga Blendi Fevziu

Premtuan se do të qeverisnin së bashku; premtuan një rilindje të shoqërisë shqiptare; premtuan se do të vënë në vijë reforma të mëdha dhe thelbësore, por e gjitha ç‘po bëjnë aktualisht është një betejë deklaratash. Një betejë në distancë, por që bëhet edhe më evidente sa herë janë përballë. Në pritje, konferënca, apo ceremoni si ajo e djeshmja. Rama dhe Meta nuk kanë më asnjë linjë politike që t’i bashkojë. Nëse heq këtu administrimin që i bëjnë pushtetit që kanë ende bashkë, mes tyre s’mbetet më asgjë.

Meta i kujtoi dje se në politikë ka edhe rotacion nëse nuk ka konsensus. I kujtoi se nga mazhoranca mund të dalësh edhe në opozitë. Ndërsa Rama nuk harroi të përsëriste pikërisht atë që Meta ka refuzuar më shumë: që kjo ishte një reformë që e donte mazhoranca, por jo opozita. Madje që opozita u detyrua nga ndërkombëtarët dhe jo se kërkoi konsensusin.

Replikuan dje në afërsi, por duket se po e bëjnë çdo ditë në distancë. Me deklarata deputetësh e ministrash, me deklarata të rinjsh, por edhe komentatorësh. Rama dhe Meta nuk kanë më asgjë që t’i bashkojë, por kanë të gjitha arsyet që mos jenë më bashkë. Madje nuk duhet të jenë, sepse qeverisja nuk mund të mbetet peng i paaftësisë së dy forcave politike për të ndërtuar një vizion të përbashkët qeverisjeje. Dhe i paaftësisë së dy liderëve për të ndarë qëndrime të ngjashme për problemet thelbësore të vendit.

Nuk ka nevojë të ripërsëriten gjithë deklaratat e ditëve të fundit, por kushdo që merret me politikë e di që nuk ka më një qeveri, por dy. Qeveria e PS dhe Qeveria e LSI. Dy qeveri që nuk bashkohen më nën një kryeministër dhe një program, por nën llogaritjen e përditshme për të parë se kush i bën 71 vota për të përzënë nga mazhoranca tjetrin. Ky është edhe sporti më popullor sot në politikën shqiptare: llogaritja e votave, trafikimi i deputetëve, vendosja e njërit apo tjetrit në kolona mbështetësish pro Ramës apo Metës. Se kur do të shpërthejë kjo strategji llogarish është vështirë të thuhet. Vështirë të përcaktosh nëse furtuna mes Ramës e Metës do nisë në Gusht, në Shtator apo pak më vonë. Vështirë të thuash edhe kush do godasë i pari.

Por analiza është e qartë, i pari do hidhet në sulm ai që do besojë se ka 71 vota të sigurta. 71 vota për të garantuar veten dhe për të nxjerrë në opozitë tjetrin. Deri atë ditë nuk ka as qeverisje dhe as program. Ka vetëm matematikë dhe operacion financiar e trafik influencë në mbështetje të tij. Sepse Rama dhe Meta nuk janë më bashke. Edhe kur shtrëngojnë dorën, edhe kur buzëqeshin, edhe ku flasin kanë në mend vetëm një moment, atë kur do të flakin tjetrin. Dhe kush do ta bëjë i pari këtë. Deri atëherë, shqiptarët do asistojnë në teatrin më komik që kanë parë ndonjëherë: atë të dashurisë së sforcuar për hir të interesave.

Sekuestrohen pasuritë e ish deputetit Mark Frroku

Gjykata ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e ish-deputetit Mark Frroku. Sekuestrimi është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se pasuritë, Frroku i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal. Objektet që do të sekuestrohen janë disa apartamente dhe disa dyqane.

Frroku aktualisht është i arrestuar për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, ndërsa ndaj tij janë zhvilluar edhe hetime për vënien e pasurisë.

Meta: Seanca për 7 ligjet vendoset këto dy ditë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas takimit me ambasadoren gjermane Susanne Schutz, foli para mediave për reformën në drejtësi.

Meta deklaroi se  “Jemi në një proces diskutimesh edhe me zotin Xhafa dhe Bylykbashi dhe me dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin, do të jemi në komunikim vazhdimisht dhe me kryetarët e grupeve parlamentare. E vetmja gjë që mund tju them me siguri është se deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë e të vazhdojnë programin e tyre. Besoj se këto dy ditë do të jemi shumë të qartë. Pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus do ju njoftojmë në orët e ardhshme për datat, kur jemi të bindur se po shkojmë drejt një seance të suksesshme

“Miratimi i 7 ligjeve edhe sipas planit me ndërkombëtarët. Folëm për miratimin e Vettingut. Çdo gjë do të shkojë sipas afateve Kushtetutese. Komisioni do të mblidhet në kohën e duhur. Të gjithë janë të angazhuar pozitivisht. Kemi komunikim të vazhdueshëm” 

“Një gjë është e sigurtë se unë dhe zoti Xhafa dhe Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore” tha Meta duke qeshur.

Meta – Ramës: Ka edhe rrotacion

TIRANË-Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se miratimi i reformës në drejtësi ishte hapja e një epoke të re për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij nga pritja e organizuar nga Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, kryeparlamentari përcolli mesazhe pozitive, ndërsa kryefjala ishte; konsensusi.

Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës, ndërsa rikujtoj edhe thënien e Romano Prodit disa vite më parë, ‘Solidaritet, solidaritet, solidaritet’. Ndër të tjera Meta nuk la pa falënderuar edhe bashkëpunëtorët për arritjen e konsensusit dhe miratimit të reformës në drejtësi.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Një falendeirm të veçantë e kam për Kryetarin e Reformës, zotin Xhafaj. Një falënderim të veçante e kam edhe për zotin Bylykbashin. Një falënderim të jashtëzakonshëm e kam për Komisionin e Venecias. Nëse do të kisha një fjalë si dje do thosha: ‘Rroftë Venecia, rroftë konsensusi’. Ne do ta kishim të pamundur që ta bënim mbrëmjen e 21-22 korrikut. 21 korrikun është domosdoshmëri për të çelur një epokë në vendin tonë, që mbyll tranzicionin e tejzgjatur. Më kujtohet shpesh apeli që bëri 15 vite më parë në Tiranë, Romano Prodi, ‘Stabilitet, stabilitet, stabilitet’. Për fat të ketë, ne politikanët shqiptarë kush më shumë e kush më pak, nuk e vlerësuam shumë këtë këshillë, institucionale por dhe prindërore. Në atë kohë Shqipëria ishte e ndjeshme. Sot, për fatinë mirë të këtyre vendimeve, por për fatin tonë të keq, Shqipëria është pas tyre në integrimin evropian.”, tha Meta.

Nga ana tjetër kryeparlamentari pohoi se ajo çka e la pas Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE, në krahasim me vendet e tjera të rajonit ishte pikërisht konflikti mes palëve politike. Kreu i Kuvendit tha se qeveria nuk duhet të sulmojë opozitën, pasi ka qenë dikur edhe në vendin e saj, duke shtuar se ka dhe rrotacion politik.

“Çfarë e la pas Shqipërinë, me këto vende të rajonit, për procesin e integrimit? Mos na la vallë ndonjë konflikt etnik?Jo. ne na ka lënë pas dhe kërcënon të na çojë pas konflikti i shfrenuar politik. Kjo reformë historike ishte dhe mbetet domosdoshmëri dhe duhet të vazhdoje me konsensus. Konsensus do të thotë stabilitet, dialog politik. Sepse dialog politik do të thotë forcim i institucioneve të së drejtës. Konflikti politik do të thotë më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Do të thotë pasiguri për të ardhmen. Dëshiroj të falënderoj opozitën që u përfshi me të drejtë. Ne vendosëm ta fokusonim në Kuvend, pasi atje është opozita. Ndryshe nga gabimi historik që ajo bëri duke zgjedhur mospërfshirjen në një reformë si ajo Administrativja, ajo tashmë u përfshi edhe pse me vonesë. Opozita dha kontribut për përmirësimin e drafteve. Edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore, që e mbante larg konsensusit, pasi Shqipëria duhet të fitonte konsensusi i nevojshëm. E ftoj opozitën të vazhdoj konsensus në mënyrë racionale, pasi i bën nder vetes së saj dhe jep kontribut për këtë reformë. Kam edhe një mesazh për kolegët e mi të maxhorancës, nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë në opozitë, rrotacioni është i pashmangshëm. Një ditë të gjithë do jemi në opozitë. E kuptoj kur opozita kërkon tension, por se kuptoj që është interesi i mazhorancës, apo qeverisë t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë, se ndihmon Shqipërinë për të cilën ne si mazhorancë kemi përgjegjësi të duket më mirë përpara BE, SHBA, vendeve partnere në rajonin tonë. Pasi kemi interes që të duket më mirë, para BE, SHBA-ve dhe vendeve partnere të rajonit tonë. Dua të theksoj dhe kam një mesazh për kolegët opozitar dhe ata maxhoritar; le të punojmë me politikanët shqiptarë për vendin tonë.”, pohoi Meta.

Bashkëpunimi sipas Metës, opozitë-maxhorancë duhet të jetë për reformat kyçe, siç është ajo në drejtësi. “Të paktën për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera kyçe që kanë të bëjnë me rritjen dhe konsolidimin e shtetit tonë, si shtet i të drejtës. Le të punojmë për vendin për integrimin e Shqipërisë, siç punon edhe eurodeputuet. Nuk do ta harroj sa të jetoj kur e kam marrë zotin Flanchestain dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar në darkë, për ta informuar, dhe më ka thënë që më merr në orë të ditës e natës, por kjo gjë duhet të mbyllet nesër. Nesër paradite kam një operacion për 4 orë, po pate ndonjë gjë serioze më lajmëro, ne shihnim titra nëpër televizione dhe shihnim sikur të shkëmbenin sulme zjarresh mes armiqve politikë.”, bëri të ditur Meta.

Në mbyllje të fjalës së tij Meta tha se: “Për Ilir Metën shqiptar ka rëndësi ku do të jetë Shqipëria pas 30 vjetësh. I ftoj të gjithë kolegët e mi që në këtë moment kaq historik, ne në votimin e 22 korrikut i kemi dhënë një shpresë popullit shqiptar, të ngrihemi në lartësinë e këtij momenti historik. Ky është detyrimi më i madh që kemi për të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë që të rriten në një vend të së drejtës dhe në një vend të sigurt. Përse ne politikanët shqiptarë pas 26 vitesh demokraci, të mos bëjmë të paktën një pakt, paktin e drejtësisë që ti mbajmë duart larg nga kjo drejtësi që lindi në mesnatën e 21 -22 korrikut që do ti japë shpresë të gjithë qytetarëve shqiptarë.”.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË KUVENDIT, ILIR META
Një falënderim të veçantë e kam për Kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, z. Xhafaj, dhe njëkohësisht përfaqësuesit e mazhorancës në Komision që janë sot këtu me ne, pasi z. Xhafaj ishte edhe iniciatori në emër të Komisionit për këtë event. Por një falënderim akoma më të veçantë e kam për nënkryetarin e këtij komisioni, z. Bylykbashi dhe për anëtarët opozitarë të këtij komisioni, që në këto momente janë duke punuar me ligjin për vetingun. Një falënderim të jashtëzakonshëm e kam për Komisionin e Venecias. Nëse unë do të kisha sot dy fjalë që t’i shoqëroja me thirrjen “rroftë” si një herë e një kohë, do të ishte “Rroftë Venecia, rroftë konsensusi”. Pa këtë angazhim të jashtëzakonshëm të këtij institucioni të gjithëpranuar në të gjithë botën demokratike, dhe në vendin tonë, i cili na bëri një Kushtetutë të shkëlqyer në vitin 1998, të cilën ne politikanët e deformuam rrugës dhe që tani u detyruam ta ribëjmë në mënyrë që të bëjmë një pakt kombëtar për drejtësinë, ne do ta kishim të pamundur të arrinim atë që ndodhi në mesnatën 21-22 korrikut. Në mesnatën e 21-22 korrikut lindi një dritë shprese për të gjithë shqiptarët, një konsensus i paparë, unanim, i paparashikuar edhe për më optimistin në këtë botë mëngjesin e 21 korrikut.

Ka shumë që e shohin si rastësi, si mrekulli. Jo!
Unë personalisht jam i bindur se konsensusi ishte dhe mbetet domosdoshmëri! Domosdoshmëri për të çelur një epokë vërtet të re për vendin tonë, për 30 vitet që vijnë, që mbyll tranzicionin e tejzgjatur për shkak kryesisht të konfliktit të shfrenuar politik. Më kujtohet shpesh apeli që bëri 15 vjet më parë në Tiranë ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi. Ai nënvizoi tre herë me vendosmëri apelin për “Stabilitet, Stabilitet, Stabilitet”, që Shqipëria të ecte më shpejt për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian. Për fat të keq, ne politikanët shqiptarë, kush më shumë e kush më pak, nuk e vlerësuam si duhet këtë këshillë, jo vetëm institucionale, por edhe prindërore. Atëherë Shqipëria ishte ndjeshëm përpara disa vendeve të rajonit, pjesë e ish-Jugosllavisë që kishin dalë nga luftërat dhe ende përjetonin konflikte etnike në drejtim të procesit të integrimit evropian.

Sot për fatin e mirë të këtyre vendeve, por për fatin tonë të keq, Shqipëria është pas tyre në ecurinë e integrimit evropian. Çfarë e la pas këtyre vendeve të tjera të rajonit vendin tonë në procesin e integrimit evropian gjatë këtyre 15 viteve që kur Romano Prodi me shumë dhembshuri na porositi stabilitet, stabilitet, stabilitet? Mos na la vallë ndonjë konflikt etnik? Jo, absolutisht! Ne na ka lënë pas, dhe ende na kërcënon si hije të na çojë edhe më pas vetëm konflikti i paprinciptë dhe i shfrenuar politik. Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus. Jo vetëm për ligjin e vetingut, i pari që duhet miratuar, dhe shtatë ligjet e tjera, por për të 40 ligjet që mbështesin realizimin dhe zbatimin me sukses të kësaj reformë. Sepse konsensus do të thotë stabilitet, sepse konsensus do të thotë dialog politik, sepse dialog politik do të thotë sukses, jo vetëm për zbatimin e reformës kryesore në fushën e drejtësisë, por për të gjitha reformat kyçe që kërkon integrimi europian i vendit dhe çelja e negociatave për anëtarësim. Sepse dialog politik do të thotë forcim i institucioneve të pavarura dhe konsolidim i shtetit të së drejtës.

E kundërta, konflikt politik do të thotë dobësim i institucioneve dhe i shtetit të së drejtës.
Do të thotë më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë papërgjegjshmëri, pandëshkueshmëri, dhe njëkohësisht, pasiguri për të ardhmen. Unë dëshiroj sot të falënderoj opozitën që u përfshi në këtë proces, dhe siç e përmendi me të drejtë z. Xhafaj, ne vendosëm ta fokusonim këtë reformë në Kuvend pikërisht sepse aty është opozita. Ajo nuk ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë, që gjithashtu mund të lozte një rol kryesor. E falënderoj opozitën, sepse ndryshe nga gabimi historik që ajo bëri duke zgjedhur mos përfshirjen në realizimin e një reforme tjetër historike të vendit, atë administrative-territoriale, edhe pse me vonesë, ajo u përfshi, dhe sikurse e përmendi dhe me të drejtë edhe Presidenti i Komisionit të Venecias, z. Buquicchio, ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm dhe substancial për përmirësimin e drafteve të para.

Është e vërtetë që ata kanë luftuar për të fituar garancitë që u jepte Komisioni i Venecias, dhe unë mund t’ju them edhe juve që edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore që sipas saj e mbante larg nga konsensusi, të famshmin rekomandimin 88, vetëm për një arsye, që Shqipëria të fitonte konsensusin e domosdoshëm, dhe me këtë rast e ftoj opozitën të vazhdoj në rrugën e konsensusit në mënyrë konstruktive, në mënyrë racionale, në mënyrë konkrete, sepse në këtë mënyrë i bën nder edhe vetes së saj, por natyrisht jep një kontribut historik për përmbylljen me sukses të një reforme madhore për 30 vitet që vijnë.

Njëkohësisht kam edhe një mesazh për kolegët e mazhorancës.
Nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë të gjithë në opozitë.
Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një demokraci e pakthyeshme, ku rotacioni është i pashmangshëm për të gjithë ne dhe një ditë përsëri do të jemi në opozitë.
Unë e kuptoj ndonjëherë kur opozita kërkon tension, por nuk besoj kurrë se është interesi i mazhorancës dhe i qeverisë që t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Nuk fitojmë asgjë në rast se opozitën e detyrojmë të duket më keq, sepse kjo nuk e ndihmon Shqipërinë, për të cilën ne si mazhorancë kemi përgjegjësinë kryesore sot, që të duket më mirë përpara BE-së, përpara NATO-s dhe SHBA-ve, përpara të gjitha vendeve partnere në rajonin tonë. Njëkohësisht dua të theksoj se kam një mesazh tjetër për koleget opozitarë dhe për kolegët e mazhorancës.

Këtë e kam menduar sot kur po kthehesha në avion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Le të punojmë ne politikanët shqiptarë për vendin tonë, të paktën për reformën në drejtësi dhe për reformat e tjera kyçe që kanë të bëjnë me rritjen dhe konsolidimin e shtetit tonë si shtet i së drejtës, si një shtet demokratik, si një shtet që ofron siguri për të gjithë gjeneratat dhe sidomos për fëmijët e të gjithë Shqipërisë, siç punojnë dy të huaj për integrimin europian të Shqipërisë, pikërisht si punon Eurodeputeti i majtë, Fleckenstein dhe Eurodeputeti i djathtë, Kukan.
Nuk do ta harroj sa të jetoj kur e kam telefonuar z. Fleckenstein dy ditë para votimit në darkë vonë dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar për ta informuar se si po ecnin diskutimet dhe bisedimet.
Dhe më ka thënë që ta merrja në çdo orë të ditës dhe në çdo orë të natës, sepse kjo gjë duhet të përmbyllet patjetër me sukses. Jo vetëm kaq por më ka thënë, që të nesërmen paradite kishte për katër orë një operacion, “kështu që po pati ndonjë gjë më dërgo mesazh”.

Dhe kjo ndodhte ndërkohë që unë dhe shumë të tjerë shikonim shkëmbime titrash nëpër televizione si të ishin shkëmbime zjarri midis armiqve të përbetuar politikë, kur kërkohej më shumë se kurrë përqendrim për të përmbyllur gjithçka me sukses një punë të jashtëzakonshme të bërë prej dy vjetësh nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, nga Komisioni i Venecias, nga Komisioni Europian dhe EURALIUS në mënyrë të veçantë dhe nga OPDAT-i. Unë dua t’iu them shumë sinqerisht që për Ilir Metën si Kryetari i Kuvendit, nuk ka rëndësi se ku do të jetë pas një viti në zgjedhjet e ardhshme, as pas 10 vjetësh dhe as pas 30 vjetësh. Për Ilir Metën si shqiptar ka rëndësi ku do të jetë Shqipëria pas 30 vjetësh. I ftoj të gjithë kolegët e mi që në këtë moment kaq të rëndësishëm dhe historik, kur me votimin e mesnatës së 21-22 korrikut i kemi dhënë një shpresë popullit shqiptar, të ngrihemi në lartësinë e këtij momenti historik. Kjo është rruga më e mirë për të shlyer çdo gabim që kemi ndaj popullit dhe ndaj vendit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të angazhimit publik. Ky është detyrimi më i madh që kemi për të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë, që të rriten në një vend të së drejtës, në një vend të sigurt. Gjithashtu, këto ditë kam menduar se spanjollët menjëherë pas vdekjes së Frankos, pas përjetimit të një sistemi diktatorial, në një kohë rekord arritën përmes pakteve të Moncloas, jo vetëm të përmbyllnin plagët e diktaturës, por njëkohësisht të hynin të sigurt në rrugën e demokracisë, të anëtarësoheshin në BE dhe të bëheshin një ndër vendet më të zhvilluara të kontinentit.

Përse ne politikanët shqiptarë pas 26 vitesh demokraci të mos bëjmë të paktën një pakt, paktin e drejtësisë që t’i mbajmë larg duart nga kjo drejtësi që lindi në mesnatën e 21-22 korrikut, që duhet t’i japë shpresë dhe garanci të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë t’i japë të ardhme të gjithë të rinjve dhe fëmijëve të Shqipërisë. Me këtë rast nuk mund të rri pa shprehur disa falënderime të veçanta. Falënderim të veçantë për Ambasadorin Lu për angazhimin dhe për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe të SHBA-ve.

Një falënderim të jashtëzakonshëm për Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Europën, znj. Nuland. Ardhja e saj në Shqipëri në një moment kritik, kyç, kur ajo personalisht ndeshet me shumë sfida të tjera, për të na futur në rrugën e konsensusit dhe respekti që ajo tregoi për sovranitetin e vendit ishin një kontribut i veçantë për atë që ne arritëm në mesnatën e 21-22 korrikut. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Ambasadoren Vlahutin, për angazhimin dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm. Dua të falënderoj të gjithë personalitetet në Komisionin Europian, nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, znj. Mogherini e shumë të tjerë dhe në mënyrë të veçantë komisonerin Hahn për angazhimin e tij personal në 72 orët e fundit për të sqaruar çdo paqartësi lidhur me draftin final dhe për të inkurajuar politikanët shqiptarë që të mbyllnin çdo gjë me sukses dhe me konsensus ashtu sikurse ndodhi. Dua të falënderoj të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së dhe vendeve anëtare të NATO-s që na kanë mbështetur gjatë kësaj kohe, por edhe gjithë të tjerët. Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë, është një moment i rëndësishëm për NATO-n sepse Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti në të gjithë rajonin, është po kështu për BE-në, por është edhe për fqinjët tanë.

Një falënderim të veçantë e kam për Kryeministrin Rama, iniciatorin e kësaj reforme.
Një falënderim të veçantë e kam për kryetarin e opozitës z. Basha, i cili në dy muajt e fundit bëri përpjekje të lavdërueshme sipas mendimit tim për të ecur në rrugën e duhur sepse rruga e konsensusit është drejtimi i duhur për Shqipërinë e 30 viteve që vijnë.
Faleminderit të gjithëve edhe një herë.

Serbia do t’i kthejë në Kosovë 11 mijë refugjatë serbë nga Mali i Zi

Gjatë një vizite të cilën kryetari i listës “Srpska”, Sllavklo Simiç, ua ka bërë refugjatëve serbë në Mal të Zi, këta të fundit kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, “ndoshta jo në Gjakovë, Deçan e Pejë, por në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Graçanicë”.

Tani kur janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar punimet në ndërtimin e vendbanimit “Lugina e diellit”, serbët janë në kërkim të familjeve serbe që do të duhej të ktheheshin për të jetuar në këtë vendbanim, për të cilin Serbia investon mbi 5 milionë euro, shkruan “Zëri”.

Në këtë vendbanim me 300 shtëpi, ku do të vendosen 1500 serbë, kryesisht refugjatë që jetojnë në Serbi, por njëkohësisht edhe serbët e ikur nga Kosova e të cilët jetojnë jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi, refugjatët serbë në Mal të Zi kanë kërkuar që të jenë pjesë e këtij projekti, të cilin shqiptarët e kanë cilësuar kolonizues.

E për t’ua matur pulsin serbëve të zhvendosur në Mal të Zi, saktësisht në Podgoricë dhe në Sutumore, ata i ka vizituar kryetari i listës “Srpska”, Sllavko Simiç, dhe kryetari i Shoqatës për Refugjatë, Milenko Jovanoviç.

Sipas tyre, “në Mal të Zi aktualisht jetojnë rreth 11 mijë refugjatë nga Kosova.

Ata i kanë siguruar refugjatët serbë se për ta do të krijohen kushte për t’u kthyer për të jetuar në Kosovë, në pronat e tyre, por nëse nuk mund të krijohen kushte të sigurisë, atëherë për ta duhet të ndërtohen vendbanime në komunat me shumicë serbe”.

Mori ryshfet 50 mijë euro, shpallet në kërkim ndërkombëtar burri i gjyqtares

Odhise Andrea

Bashkëshorti i ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, Odhisea Andrea është shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije për “Panorama” se së fundi Interpol Tirana e ka shpallur atë person në kërkim ndërkombëtar.

Fakti që së bashku me gruan iu drejtuan Italisë, e prej saj erdhi vetëm ish-gjyqtarja dhe jo bashkëshorti, ka shtuar dyshimet se ai mund të jetë në Itali.

Odhise Andrea së bashku me gruan, Majlinda Andrea u larguan nga Shqipëria një ditë para vendimit për arrestimin e tij dhe para se gjykata të vendoste pezullmin e Majlindës nga detyra.

Ajo u kthye me të njëjtin traget që iku në Itali, përmes Durrësit, por burri i saj, ndaj të cilit ishte caktuar “arrest me burg”, nuk u kthye.

Odhise Andrea akuzohet se përmes sekserit Petraq Dashi ka marrë 50 mijë euro, që e shoqja të jepte një vendim në favor të Ilia Çabirit dhe Eleni Linos, për njohjen e pronësisë së rreth 40 hektarëve tokë në Butrint.

Një ditë pas dhënies së parave, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe Majlinda Andrea, u shpreh në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

Gjykata pak ditë më parë vendosi që Eleni Lino të hetohet në masën arrest shtëpie, ndërsa Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi u lanë në arrest me burg.

Një ditë më parë prokuroria vendosi sekuestro për 50 mijë Euro të çiftit, në dy banka të nivelit të dytë.

Punimet në TAP, del në dritë kapiteli i shekullit VI (fotot)

Një kapitel i shekullit të VI është zbuluar gjatë punimeve në Polenë të Skraparit. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare njofton se “në kuadër të projektit TAP gjatë punimeve për zgjerimin e rrugëve hyrëse që TAP po realizon në Çorovodë, në Polenë Skrapar, seksioni Zogas-Potom, u zbulua një kapitel paleokristian”. Sipas DRKKsë, punimet u ndërprenë menjëherë pas evidentimit të gjetjes në kantier.

kap1

“U morën masa mbrojtëse, duke e kufizuar zonën e pezullimit të punimeve me shirita me ngjyra të dallueshme. Kapiteli u zhvendos përkohësisht në mjediset e siguruara me roje të përhershme të zyrave të TAP-it në Çorovodë”. Bëhet me dije se u njoftuan specialistet e ASHA dhe specialistët e DRKK-Berat, të cilët u paraqiten në zyrat e TAP në Çorovodë, ku mbajt një procesverbal për transferimin e përkohshëm në mjediset e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat. Transferimi u krye në kushte të plota sigurie.

Tek përshkrimi i gjetjes, DRKK shënon se: “Gjetja u përcaktua si një kapitel i një kolo-ne të një monumenti (strukturë me natyrë fetare), ndoshta kishë të shekullit të 6-të të e.s. Kapiteli është 0.40 m i lartë dhe diametri i bazës rrethore të tij është 0.24 m. Baza rrethore e kapitelit ka të ruajtur në qendrën e saj një gropëzim që shërbente për lidhjen e tij me trupin e kolonës (me metal të derdhur). Trupi i kapitelit vjen duke u holluar lehtësisht në mes dhe zgjerohet në pjesën e sipërme të tij, duke marrë formë katërkëndëshe. Lënda e parë e përdorur për kapitelin është gur gëlqeror cilësor dhe trupi i tij është zbukuruar me vija të thelluara, që krijojnë tetë figura florale të përsëritura dhe që lidhen në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën”.

Sipas njoftimit të DRKK-së, përmasat, forma dhe zbukurimet e tij sugjerojnë krahasime relativisht të sigurta me shumicën e monumenteve paleokristiane nga vendi ynë. Sipas monitoruesit të Trashëgimisë Kulturore, ekspertit të Trashëgimisë Kulturore të TAP, bllok-menaxherit të kompanisë supervizore dhe inxhinierit të kontraktorit në terren, duhet nënvizuar që artifakti nuk u gjet insitu.

kap2

Vendimi më i fundit i Ramës ia jep Gjirin e Lalëzit për 20 vjet Saimir Manes (dokumentet)

Edi Rama vendos në mbledhjen e sotme të qeverisë që t’i japë Hamallajn, në Gjirin e Lalëzit për shfrytëzim 20 vjet biznesmenit Samir Mane.

ramavendimi

Rama ka lejuar me këtë vendim, përdorimin e brigjeve për investuesin strategjik ‘’New Born’’. Po cila kompani do bëjë ndërtimin?

‘’E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Mane TCI”, me NIPT/NUIS K22203004A, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Durrës’’, thuhet në vendim.

‘’Mane TCI’’ është kompania që ka si ortak ‘’BALFIN’’, e cila është në pronësi të biznesmenit të njohur Samir Mane.

Pagesa për kontratën 20-vjeçare është vetëm 100 lekë për metër katrorë.

qkr

V E N D I MI I PLOTË:

PËR

LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “NEË BORN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Neë Born”, Hamallaj, gjiri i Lalëzit, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e asistuar, me vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
  2. Afati për përdorimin e brigjeve, sipas këtij vendimi, të jetë 20 (njëzet) vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  3. Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m2 në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.
  4. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Durrës.
  5. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Mane TCI”, me NIPT/NUIS K22203004A, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Durrës.
  6. Ngarkohet Bashkia Durrës për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik në zbatim të këtij vendimi. Në këtë kontratë parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik.
  7. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

BE dhe SHBA nxjerrin Bashën gënjeshtar: Draftin ua dhamë në qershor!

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh në një intervistë për VOA-n një ditë më parë se është i gatshëm ta mbledhë Kuvendin këtë javë për të votuar ligjet në mënyrë që reforma në sistemin gjyqësor të nisë sa më shpejt nga zbatimi. Por për demokratët, është antikushtetuese që Kuvendi të votojë ligjet në një kohë kur ende nuk kanë hyrë në fuqi amendimet kushtetuese të miratuara në seancën e 22 korrikut. Ata thonë se Kuvendi duhet mbledhur pas datës 11 gusht kur plotësohet afati prej 15 ditësh.

Në një deklaratë të përbashkët nga delegacioni i BE dhe SHBA në Shqipëri, ku kërkohej votimi i paketës ligjore sa më shpejt, thuhej se ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë marrë konfirmimin e kryeparlamentarit Ilir Meta se është i gatshëm që të thërrasë kuvendin pas 11 gushtit, në një seancë të jashtëzakonshme.

Por ajo që bie në sy është fjalia e fundit e kësaj deklarate: “Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor”.

Në një deklaratë që lideri demokrat Lulzim Basha bëri këtë pasdite në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se projektligji i është vënë në dorë demokratëve vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme. Ai tha se ekspertët e PD janë duke e shqyrtuar draftin në mënyrë që të kenë gati qëndrimin apo propozimet e tyre gjatë ditës së nesërme. Por në deklaratën e BE dhe SHBA thuhet se ky draft i është vënë në dispozicion anëtarë të komisionit të posaçëm të drejtësisë, në gjysmën e dytë të muajit qershor, dhe jo më 26 korrik siç pretendoi publikisht Basha./Gazeta Express/

Reforma në Drejtësi – Rama: Do të gjykohen ata që kurrë s’janë gjykuar

Ndryshe nga aleati i tij në qeveri, Kryeministri Edi Rama nuk i njeh merita opozitës në kalimin e paketës së ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi me konsensus të plotë. Në një fjalë të mbajtur me rastin e 25-vjetorit të pranisë në Shqipëri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Rama shprehu falënderim vetëm për ndërkombëtarët.

“Reforma siç është tashmë një paketë kushtetuese është integruar me një konsensus mjaft të madh në kushtetutë si rezultat i një bashkëpunimi me miqtë e aleatët tanë. Ka shumë njerëz që kanë variantin e tyre, unë kam variantin tim dhe ky konsensus ishte një kryevepër e një kombinimi mjaft fatlumë të shqiptarëve dhe partnerëve. Ata inevstuan përpjekjet dhe imazhin e atyre”, tha Rama.

Kryemistri më tej theksoi se, kjo reformë krijon instrumente ligjore për të “gjykuar ata që kurrë nuk janë gjykuar” dhe se tani “drejtësia nuk shndërrohet më në diçka që mund ta shesës apo mund ta blesh”.

“Me 140 vota tanimë kemi hyrë në një epokë të re të historisë shqiptare, pasi tani kemi instrumentet të gjykojmë ata që kurrë nuk janë gjykuar e që kanë tjetërsuar misionin dinjitoz të gjyqtyarëve për ta pasur si instrument që e shndërron drejtësinë në dicka që e blen e shet”, nënvizoi Rama.

Ndocaj: Largimi i Metës nga koalicioni, nder i madh për PS-në

 Eduart Ndocaj

Deputeti i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj në një shkrim të gjatë në profilin e tij në Facebook, shkruan për zhvillimet e fundit në kampet politike, sidomos sjelljen e kreut të LSI-së, njëherazi edhe kreu i Kuvendit, në raport me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Sipas Ndocajt, largimi i Metës nga koalicioni qeverisës do t’i bënte një nder të madh PS-së.

Statusi i Ndocajt:

Prapë këta???

Shqipëria ka shansin më të mirë të largohet dhe të distancohet njëherë e përgjithmonë nga e keqja. Shqiptarët nuk duhet të pranojnë të vazhdojnë të tallen politikisht, të abuzohet nga pushteti e të shtypen nga arroganca.
Ndoqa me neveri disa fotot e filmime që të “deleguarit” e politikës shqiptare, me celularë në xhep kishin filmuar vetën teksa takonin dikë në konventën e Demokratëve në SHBA!
Madje, ndoqa me neveri teksa Meta i bënte elozhe Bashës, në prani të një demokrati amerikan. Meta po thoshte, se Basha është një lider social-demokrat.
E kuptoj vështirësinë e Metës për të bërë shpjegimin e PD shqiptare, sepse kjo është e djathtë dhe origjinalja në SHBA është e majtë. Pra, që këtu nis çoraplliku shqiptar. Një gjë që është tamam në Perëndim.
Po ashtu më vjen keq për Metën, i cili nga kryeministër në koalicion e Rilindjes, është kthyer në këshilltar i Bashës dhe një “përkthyes”. Pse vallë kjo zgjedhje e Metës? Pas 2013 PS është krenuar se Bashën e 2013 e mundi me një milion shpulla. E në këtë lum shpullash, bënin pjesë edhe ato të Metës. A i ka dhënë me të vërtetë Meta shpulla Bashës? Unë, nuk kam pasur kurrë iluzioni se marrëdhënia e Metës ka mbaruar me Bashën, atë ditë që ne bën koalicionin e qeverisjes pas zgjedhjeve të 2013! Po kur pashë sot skenën e “dashurisë” mes Bashës dhe Metës në Konventën e PD, më erdhi neveri për politikën shqiptare e më erdhi keqardhje për shqiptarët! PS, ka kaluar shumë sfida të vështira që kanë pasur të bëjnë edhe me ekzistencën e saj politike. Këto sfida janë edhe sot e mjaft të pranishme. Disa ngjarje kanë ndodhur në Shqipëri e një ndër ata është pikërisht 21 janari.
Ndoshta me miratimin e reformës në drejtësi dhe me nisjes e dashurisë së re të Bashës me Metë, është momenti që familjet e të rënëve në 21 janar të marrin përgjigjet e munguara dhe po ashtu është momenti që PS të gjejë kurajën për të bërë betejën e vërtetë për drejtësi.
Po ashtu ndoqa këtë herë edhe intervistën e radhës të Metës tek Zëri i Amerikës, i cili po na mbushte mendjen se Basha kishte të drejtë në lidhje me nenin 88! Mirë! Po kishin të drejtë Basha dhe Meta, apo do të kishin drejtësi shqiptarët! Jo, se është shumë e rëndësishme ta ndajmë këtë gjë!
Shqiptarët duhet ta kenë të qartë, se neni 88 është miratuar sipas rekomandimeve të ambasadorit Lu! E vërteta po manipulohet dhe po përdoret! Pra, nuk ka ndryshuar asgjë, po ndërkombëtarët do të kenë të drejtë vendimarrje në Këshillin e Prokurorëve dhe të Gjyqtarëve.
Po ashtu ndoqa me të qeshura tek sa Meta në intervistën e tij të dhënë tek Zëri i Amerikës thoshte: “Dua t’i siguroj të gjithë socialistët, pra atë me PS, unë jam një njëri që i qëndroj fjalëve dhe marrëveshjeve. Unë për respekt të tyre dhe të cilitdo që ka një shqetësim, jam gati që të shkojnë në grupin parlamentar të PS-së dhe t’i sqaroj për çdo përmirësim të qeverisë, por nuk duhet të përziejmë çështjen e shtetit me çështjet e koalicionit tonë”.
A thua të jetë e vërtetë që Meta i ka kaq merak socialistët? A thua se Meta nuk flenë gjumë për fatin e socialistëve. Kjo është e vështirë për tu besuar duke pasur parasysh se pikërisht nga Meta dhe LSI, socialistët janë trajtuar në disa qarqe si qytetar të dorës së dytë. Mjafton të përmendim rastin e Lezhës, LSI me 10% të votave, ka 90% të pushtetit edhe pse i humbi zgjedhjet në 2015. Ja cfarë i bëmë ne Metës! Atë që i bëri Berisha, e lamë të rritej e të forcohej në kurrizin e votave të socialistëve të thjeshtë! Po ashtu, Meta duhet të di një gjë, që nëse ai largohet përfundimisht nga koalicioni, mijëra e mijëra socialistë nisin festën kombëtare nëpër qytete si një formë shpëtimi. Pra, socialistët e presin me shumë dëshirën largimin e Metës.
Ajo që nuk kuptoj dhe këtë e them nga eksperienca ime politike është fakti, se si ka mundësi Basha, një lider i ri me një të ardhme, preferon të rinis lojën e pushtetit me Metën. Përsëri për të kuptuar këtë absurditet, mjafton të marrin përsëri në konsideratë Lezhën! Demokratët humbën zgjedhjet në 2013 dhe u lanë pa punë dhe u diskriminuan nga LSI dhe kryetar i Bashkisë. Në 2015 demokratët bën gjithë betejën për të mundur LSI dhe PS dhe ja dolën. A janë të gatshëm tani demokratët ta kenë përsëri aleat Metën dhe ta falin ish kryetarin e Bashkisë? Nga aq sa e njoh unë është thuajse e pamundur që kjo të ndodh!
Largimi i Metës nga koalicioni i bën një nder të madh PS! Një nder të madh u bën edhe socialsitëve të thjeshtë!
Ndërsa nëse Basha do e rimarr përsëri Metën, ai do të marr përsipër një gjë shumë të papranueshme dhe do të rrezikoj zhdukjen nga pushteti! Shpresoj se shqiptarët do e kuptojnë lojën që po bëhet dhe tu jap përgjigjen e merituar me 3 milion shpulla këtë herë!

Gjermania 50 milionë euro për linjën Shqipëri-Maqedoni

Ndërtimi për linjën e interkoneksionit Elbasan-Manastir, parashikon dhe zgjatimin nga Elbasani në Fier. Gjiknuri: Përmbyllim lidhjen me vendet e rajonit

Qeveria shqiptare firmosi sot me qeverinë gjermane marrëveshjen për financimin e ndërtimit të linjës së interkoneksionit 400 kilovolt me Maqedoninë, (Elbasan-Manastir) e cila kap një total prej 50 milion eurosh. Përmes Bankës gjermane për Zhvillim, Kfë shuma prej 30 milion eurosh është e gatshme për t’u lëvruar, ndërsa për pjesën e mbetur prej 20 milion eurosh, e cila gjithashtu është miratuar nga pala gjermane, do të ketë një marrëveshje tjetër pas pushimeve verore. E gjithë kostoja e projektit në Shqipëri, shkon në afër 70 milion euro, ku 5 milion janë parashikuar si kontribut i palës shqiptare, dhe pjesa tjetër nga Bashkimi europian.

Në territorin shqiptar projekti përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 deri në kufi me Maqedoninë, rreth 56 km. Zgjerimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 2 me dy zbara dyfishe 400 kV, një dalje të re linje 400 kV dhe një shunt-reaktor 120 MVAr. Ndërkohë, e njejta linjë do të zgjatet edhe në drejtim të Fierit. Linja ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Fier, është rreth 70 km e gjatë dhe do të ketë dhe dy dalje linje 400 kV në nënstacionin Elbasan 2 dhe nënstacionin Fier. Gjithashtu, projekti parashikon zgjerimin e nënstacionit 220 kV Fier, 1×400 MVA dhe lidhjen me rrjetin e transmetimit.

Marrëveshja për palën shqiptare u nënshkrua nga ministri i Energjitikës Damian GJiknuri sipas të cilit “bëhet fjalë për një nga projektet jashtëzakonisht të rëndësishme të ndërlidhjes, një axhendë që tanimë siç dihet mbështetet edhe nga procesi i Berlinit. Janë siguruar të gjitha financimet e nevojshme dhe procesi po ecën në rrugë të mbarë”, theksoi ministri Gjiknuri duke sqaruar se përmes kësaj linje do të përmbyllet lidhja me vendet e rajonit. Pak javë më parë Shqipëria inauguroi mbylljen e punimeve të linjës së interkoneksionit me KOsovën, ndërkohë që ajo është tashmë e lidhur me Malin e Zi dhe Greqinë.

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz, deklaroi se “përmes mbështetjes që japim duam të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit tuaj, ti japim shans brezit të ri që të ndërtojë jetën në vendin e vet por dhe të mund të ndalojmë emigracionin”, u shpreh zonja Schütz, ndërsa shtoi se bashkëpunimi ekonomik midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm dhe se “që prej vitit 1988 Gjermania ka vënë në dispozicion rreth 810 milionë euro për bashkëpunimin teknik e financiar duke qenë edhe donatori më i madh në nivelin dypalësh”.

Projekti për ndërtimin e linjës së interkoneksionit 400 kilovolt me Maqedoninë parashikohet që të fillojë zbatimin në fillim të vitit 2017 ndërsa përfundon në fillim të vitit 2020.

Bija e Bujar Kaloshit: Emri yt mbetet ende në hije dhe krimi mbetet ende i lirë!

Letra prekëse e Viola Kaloshit

 

20 vjet më parë është vrarë Bujar Kaloshi, në atë kohë Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë. Kaloshi u vra në një prit, ndërsa dilte nga shtëpia. 20 vjet më pas vajza e tij Vjola, e cila atëhere ishte fëmijë i mitur, kujton babain me një letër prekëse. Shkas për letrën duket se është bërë dhe miratimi i reformës për drejtësi dhe shpresa për tu përballur me të vërtetën e atij krimi.

I dashur babi,

Megjithëse kanë kaluar 20 vite, që nga dita kur dora kriminale qëlloi mbi ty, dhimbja e humbjes tënde, mbetet po aq e freskët dhe e pambyllur, sa 20 vite më parë, kur isha ende fëmijë, dhe nuk e kuptoja mosardhjen tënde në mbrëmje në shtëpi.

I lindur në një nga kampet më famkeqe të komunizmit në vitin 1956, mes kushteve më mizore dhe moralit njerëzor më të ulët, ti u përpoqe të shfrytëzoje shanset e lirisë, duke e marrë atë seriozisht, si shansin e jetës tënde. Ti bëre gjithçka të plotësoje atë që të kish munguar, u përpoqe të jetoja me librat që më parë të ishin ndaluar, me optimizmin e lirisë që kishe ëndërruar,me humanizmin që ëndërroje nga njerëzit në internim, me korrektësinë që të kish munguar të ta falte mjedisi rreth teje, dhe mbi të gjitha, për drejtesi dhe demokraci.

Ti e konsiderove shansin e lirisë në vitin 1990, si një rast për të dëshmuar se ky komb do t’ia dilte të bëhej një shtet i së drejtës dhe një vend i lirë. Jeta që të kishte ikur thuajse kot në komunizëm, nuk kishte më vlerë për ty, nëse nuk e sakrifikoje për lirinë, ndaj dhe ishe aq i ashpër dhe i drejt, në atë që bëje dhe me atë çfarë u përballe.

Falë guximit dhe ëndrrës tënde të  madhe për liri dhe demokraci, rrugëtimi yt që nga partia e parë opozitare në Lushnjë, e deri tek shoqata e të persektuarve dhe dënuarve politikë, ishte ideali yt.

Karakteri yt i forte dhe i pathyeshëm, shpirti tolerant, mendimi ndryshe dhe mbi të gjitha etja për drejtësi me punën tënde në krye te Policisë Financiare dhe më pas në Drejtorinë e Burgjeve  hapën siparin e luftës kundër korrupsionit dhe për të mbrojtur interesat e kombit tënd.

Ëndrra jote ishte që ti dhe bashkvuajtusit e tu të bëheshin njerëz të barabatë në liri dhe të kompesionin dramën e madhe që kishin përjetuar në komunizëm. Ishte ky ideali që të shtyu drejt themelimit të Shoqatës Antikomuniste, çka kishte si qëllim kryesor të sajin integrimin e shtresës më të vuajtur ( atë të të Përndjekurve Politike) nga regjimi famkeq i komunizmit.

Ishte pikërisht vendosmëria jote, shpirti reformator, ndershmëria, ideali etj. ato që cënuan anti vlerat, të korruptuarit, njerëzit e etur për pushtet dhe që pushteti ju dukej si pronë e tyre e që kurresesi nuk mund te pajtoheshin dot me mendimin ndryshe.

Sot tingëllon paksa patetike, por kur ti thoshje që për shtetin jap jetën, ti ishe i sinqert dhe ishe duke ballafaqur shanset e lirisë, me privimet e diktaturës. Dhe ti e dhe jetën si zyrtar i shtetit. Por, pavarësisht kësaj, emri yt mbetet ende në hije dhe krimi mbetet ende i lirë edhe sot pas 20 vitesh.

Babi,

Une sot dua të them që ëndrra dhe dëshira jote me e madhe për ndërtimin e shtetit ligjor, ku të gjithë të përkulen përpara ligjit dhe askujt tjeter, u be realitet. Shqipëria ka nisur një epokë të re, me një aksion të përbashkët politik për një sistem të ri drejtësie. Është një shans i ri për të gjithë, për drejtësinë e vonuar dhe për krimet e harruara dhe pluhurosura, jo vetëm të komunizmit, por dhe postkomunizmit, jo vetëm për krimet që mbuloi dhe fshehu diktatura, por dhe për krimet që mbuloi dhe fshehu një sistem i korruptuar drejtësie për 25 vite.

Por le të shpresojmë që krimi nuk do të endet dhe për shumë kohë i lirë dhe se orët ë drejtësisë janë afër.

Prehu në paqe i shtrenjti im!

SHBA dhe BE: Mos shkoni në pushime pa miratuar 7 ligjet

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të enjten e kaluar, tani duhet që të miratohen edhe shtatë ligjet për institucionet e drejtësisë në mënyrë që Reforma të fillojë të funksionojë. Prej dy ditësh po përflitet për një seancë tjetër ditën e enjte ku të miratohen shtatë ligjet, megjithëse Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në komisionin e posaçëm kur draftet janë diskutuar. Për këtë arsye “panorama.al” pyeti ambasadën amerikane nëse ka një kërkesë drejtuar Parlamentit që të enjten të zhvillohet seanca e radhës për Reformën në Drejtësi.

“Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi miratimin e shtatë ligjeve dhe zbatimin e plotë të Reformës nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent gjatë javëve që vijnë”, bëri të ditur zyra e ambasadës së SHBA­së në Tiranë. Ndërkohë, Top Channel raporton se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kishte kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të Vettingut brenda muajit korrik për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga BE.

Lidhur me këtë kërkesë kreu i grupit të PD­së, Edi Paloka tha se “Kemi biseduar me zotin Ruçi dhe kemi rënë dakord që 25 korriku të jetë seanca e fundit e këtij sesioni. Në Grupin Parlamentar të PD­së nuk ka asnjë kërkesë nga askush për të mbledhur seancën plenare”. Ndërsa sipas Petrit Vasilit “Më 25 korrik ishte seanca e fundit për këtë sesion. Dakordësia ka qenë kjo: që 7 ligje, nuk kanë mundësi kushtetuese të kalojnë këtë sesion dhe sesioni i radhës nis më 4 shtator”, thotë Vasili. Nga ana tjetër kreu i grupit të PS­së, Gramoz Ruçi thotë se Parlamenti nuk mbyllet asnjëherë. “Parlamenti është gjithmonë i pambyllur. Ai është funksional në çdo kohë.

Autori i masakrës në spital dhe objekti i sulmit (fotot)

 Lefter Cani, autori i sulmit me benzine ne spital

Ky që shihni në foto është Lefter Cani, 57-vjeçari nga Gjirokastra, që një ditë më parë, spërkati me benzinë një pacient teksa mjekohet te Hemodializa dhe i vuri flakën.

Nga zjarri që mori përmasa të mëdha humbën jetën dy gra, po paciente në pavion. Sot, pak pasi u njoftua se ai ishte arrestuar, u mësua se autori Cani humbi jetën.

Ai ishte paraqitur dje në mëngjes për të kryer dializën dhe ishte i informuar se aty ndodhej edhe pacienti tjetër, me të cilin ai kishte konflikt, Dashamir Saraçi, ky personi qe shihni ne kete foto.

dashamiri

Dashamir Saraçi

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 57- vjeçari Cani ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën pacientit tjetër, Dashamir Saraçit, 47 vjeç, me qëllim për ta vrarë.

Nga kjo ngjarje humbën jetën Sanie Sulaj, 55 vjeç, nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë dhe Hani Mali 55 vjeç nga Laçi e cila u gjet poshtë një shtrati, e karbonizuar.

Refugjatët sirianë nisin të depërtojnë në Shqipëri

Policia e Fierit tha se bllokoi 9 shtetas nga Siria në segmentin e rrugës kombëtare Tepelenë – Fier. Sipas burimeve zyrtare refugjatët u bllokuan tek udhëtonin me një automjet luksoz BMW X 5, për ti shpëtuar kontrollit policor. Policia tha se vuri në pranga drejtuesin e automjetit, një shetas nga Tirana, i cili po realizonte transportin e refugjatëve kundrejt një shume të konsiderueshme të hollash.

Polica shqiptare po heton nëse bëhet fjalë për ndonjë rrjet të mireorganizuar të transportit të refugjatëve. Burimet policore greke njoftuan edhe për riatdhesimin e 2 refugjatëve të tjerë sirianë nga kufiri shqiptar I Kakavijes. Disa mijëra refugjatë sirianë ,të shpërngulur nga zonat e luftës ndodhen te strehuar në kampe në zona të ndryshme të Greqisë. Katër prej kampeve janë në Veri të Greqisë në zonat kufitare afër Shqipërisë.

Më parë refugjatët e vendosur ne keto kampe kishin deklaruar për gazetarët shqiptarë se nuk donin të udhëtonin drejt Shqipërisë. Por së fundi rrjete të trafikut të qënieve njerëzore kanë nisur të veprojnë në organizimin e udhëtimit të tyre duke e parë Shqipërinë si një zonë tranzit për t`i kaluar më pas refugjatët drejt Malit të Zi apo Italisë.

Pak ditë më parë polica greke goditi një rrjet të tillë që synonte të transportonte me autobuzë drejt Shqipërisë rreth 80 refugjatë.Rrjeti,sipas policsë greke, përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe shtetas grekë.

Atentat në Vlorë – Dy të ekzekutuar, një i plagosur rëndë

Policia e Vlorës ka bërë shoqërimin e tre personave si të dyshuar për atentatin me kallashnikov ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagos rëndë një i tretë. Atentati ka ndodhur në një lokal bastesh në shumë pranë Spitalit Rajonal të Vlorës.

Dy të ekzekutuarit janë Ilir Deromema dhe Dhimitër Cani, 60 vjeç. Ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj, 53 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dy viktimat dhe të plagosurit ishin ulur në një tavolinë në ambientet e jashtëm të lokalit, në momentin që janë qëlluar me kallashnikov nga një person që zbriti nga një makinë.

Paraprakisht dyshohet se kjo ngjarje ka ardhur nga një hasmëri e vjetër dhe objektivi ka qenë Ilir Deromemaj. Ky i fundit rezulton se është dhe pronar i lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

Komunikata e Policisë:

Rreth orës 22:05, në lagjen “Partizani” Vlorë, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër ka mbetur i plagosur :

1-  I.D., rrerh 45 vjeç, banues në Vlorë, pronari i një eurolloto (viktimë).

2-  Dh.C., rreth 60 vjeç, banues në Vlorë (viktimë).

3-  K.R., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë (i plagosur).

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.

Punohet për detaje të tjera, për të cilat do t’ju informojmë në vazhdim.

Sa miliona Euro na kushton Tuiteri i Rames? – Nga Blendi Fevziu

Mjaftoi nje postim ne tuiter i Kryeministrit Rama qe administrata shteterore shqiptare te mesoje se diten e hene, ne date 25 Korrik do te jete nje dite pushimi.

Nuk eshte degjuar deri me sot, qe nje postim ne rrjetet sociale te kete vleren e nje vendimi zyrtar shteteror. Kryeministri nuk sqaronte as cili organ e merrte kete vendim, as me cfare numer shkrese dhe protokolli, por sqaronte se dita e pushimit, ishte njekohesisht nje dite feste per kalimin e reformes ne drejtesi!

Padyshim qe reforma ne drejtesi ishte nje moment i rendesishem per politiken shqiptare. Shpresohet qe te jete nje moment kthese ne shtetin e se drejtes dhe ne respektimin e ligjit. Por nese Kryeministri ishte kaq entuziast per kete, ai mund te ftonte ke te donte dhe te festonte ne Kryeministri, ne shesh, ne ndonje lokal apo po te donte dhe ne shtepi. Ai mund te festonte me partine e tij, me partine e Ilir Metes e po te donte edhe me Lulzim Bashen, meqe reforma kaloi me 140 vota, por Kreu i qeverise nuk mund te merrte nje vendim personal, qe implikon administraten dhe veshtireson jeten e te gjithe shqiptareve.

Thene ndryshe, te henen asnje shqiptar nuk mund te trokase ne dyert e administrates per te zgjidhur problemet e perditshme. Do jene mbyllur zyrat e gjendjes civile, do jene mbyllur zyrat qe japin pasaportat, do jene mbyllur hipotekat, do jene mbyllur zyrat e pensioneve dhe ato te pagesave te tjera. Do jene te gjithe ne plazh, duke festuar reformen ne drejtesi dhe duke i kushtuar shtetit, me thjeshte nje tuiter te Kryeministrit disa miliona euro.

Vec problemeve qe do ndeshin qytetaret, postimi i Kryeministrit do t’i sjelle vendit edhe nje kosto prej disa miliona eurosh. Nese i referohesh fondit te pagave dhe sigurimeve shoqerore per administraten shteterore qendrore ai eshte 5.8 miliard leke ne muaj. Duke e pjesetuar me 22 dite pune, i bie qe shteti paguan per administraten 2.6 milion euro ne dite.

Dhe kjo vetem qendrorja. Po t’i shtosh edhe gjysmen e kesaj qe paguhet per administraten lokale, i bie qe Qeveria te paguaje nga parate e taksapaguesve plot, 4 milion euro vetem paga, per nje pune te pakryer.

Ky eshte nje dem i paster ekonomik pasi me nje urdher administrativ dilet mbi detyrimet ligjore kontraktuale te marredhenies punemarres – punedhenes. Nje marredhenie qe percakton se per te perfituar page, duhet te ofrosh sherbimet e percaktuara ne kontrate. Keto sherbime tashme jane anulluar me tuiter dhe shqiptaret do paguajne disa milion euro sepse Kryeministri ka vendosur te festoje.

Nese Kontrolli i Larte i Shtetit do te kerkonte nje shkelje te paster dhe nje dem ekonomik te mirefillte mund ta niste ketu.

Dhe e fundit, shteti nuk eshte nje ciflig privat qe punon kur do pronari dhe pushon kur ai nuk ka me qejf. Ne shtet marredheniet e punes i percakton kushtetuta, kodi i punes dhe shume ligje te tjera dhe jo humori i kujtdoqofte.

Ndaj te henen do te jemi pushim, sepse keshtu na u tha ne tuiter dhe do te punojne vetem deputetet, pikerisht ata qe votuan reformen ne drejtesi dhe qe me sa duket, nuk varen dot nga tuiteri i Kryeministrit!

Rekordet e beqarisë në Shqipëri ndër meshkuj dhe femra – ja lista e qarqeve

Vitet e fundit duket se është rritur numri i femrave dhe meshkujve që janë beqarë. Bëhet fjalë për femra dhe meshkuj mbi moshën 15-vjeçare.

INSTAT ka ofruar shifra që kanë tregojnë se numri i beqarëve në Shqipëri është i lartë.

Kështu mesatarja e femrave beqare është rreth 23.1 për qind në shkallë vendi. Shumë më i madh është numri i meshkujve beqar. Është rreth 32 për qind në të gjithë Shqipërinë dhe vendin e parë çuditërisht e zë Dibra.

Më poshtë qytetet me numrin më të madh të femrave dhe meshkujve beqarë.

Harta e femrave beqare:

Tiranë – 27.2 për qind

Durrës – 22.6 për qind

Vlorë – 20.3 për qind

 

Korçë – 18.3 për qind

Lezhë – 25.1 për qind

Shkodër – 24.2 për qind

Elbasan – 22.6 për qind

Dibër – 24.9 për qind

Harta e meshkujve beqarë:

Tiranë – 33.9 për qind

Durrës – 31.5 për qind

Vlorë – 29.9 për qind

Korçë – 29.0 për qind

Lezhë -33.1 për qind

Shkodër – 32.8 për qind

Elbasan – 32.5 për qind

Dibër – 35.4 për qind

Krisjen e koalicionit e konfirmon edhe Xhafa: Pse ta fsheh që…

Duket se efekti i parë i reformës në drejtësi është qetësimi i situatës në kampin e mazhorancës. Por pavarësisht se me pushimet do ketë edhe tone të ulura, socialisti Fatmir Xhafa ka pranuar se koalicioni mes PS-LSI ka probleme.

Më i matur është treguar Ylli Manjani i LSI-së, i cili sic edhe në daljet e tjera publike të tij ka theksuar se dallimet nuk mund t’i ndajnë, por të ecin përpara për të qeverisur vendin. Këto deklarata ata i bënë në një intervistë për “Vizion Plus”.

Xhafa: “Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, një marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë”.

Manjani: “Performanca e një koaliconi s’matet me çështje të caktuara, ne dallimet mund t’i mbajmë por ama ecim përpara. Këto dallime nuk mund të na ndajnë”

Hetim policëve – Kush i njoftoi grabitësit e Rinasit?

TIRANE– Operacioni që Policia e Tiranës po kryente disa ditë më parë për arrestimin e autorëve të grabitjes spektakolare në Aeroportin e Rinasit, ka dyshime se është dekonspiruar.

Në kohën që Policia ishte informuar për vendndodhjen e furgonit të bardhë, që ishte përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga vendngjarja, dikush ka informuar autorët dhe ata janë larguar para se Policia të mbërrinte në adresën ku ata ndodheshin.

Për këtë arsye ka nisur një tjetër hetim për mundësinë e dekonspirimit të operacionit të Policisë. Furgoni i përdorur nga grabitësit e 1 milion eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit është gjetur i braktisur në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”, në Tiranë.

Automjeti i bardhë, tip “Ford”, pa targa, ndodhet i sekuestruar prej afro 10 ditësh, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ekspertët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për administrimin e provave.
Burimet thanë se deri tani ende nuk është gjetur asnjë gjurmë gishtash apo ndonjë mbetje biologjike që të çojë në identifikimin e autorëve.

Furgoni është gjetur në Tiranë mbrëmjen e datës 12 korrik dhe ka të njëjtat karakteristika me mjetin e fiksuar nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugës nga Rinasi në Laknas e deri në Kamzë.

Një automjet i ngjashëm, furgon mallrash i bardhë, është përdorur nga grabitësit e Rinasit për t’u larguar nga vendngjarja, pasi i vunë flakën makinës “Benz”, me të cilën u futën brenda pistës së avionëve.

Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin automjet.

Furgoni po mbahet tashmë në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si një provë mjaft e rëndësishme për hetimin e ngjarjes. Burimet thanë se në vëzhgim po mbahen 2 grupe kriminale, një në zonën e Burrelit dhe një grup tjetër me tendencë grabitjet, ku bëjnë pjesë edhe disa shtetas kosovarë me precedentë të mëparshëm penalë.

Mësohet se hetimet po vijojnë me intensitet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.
Ndërsa dosja hetimore, që fillimisht ishte në Policinë e Durrësit, i ka kaluar Policisë së Tiranës, për shkak të dinamikës së ngjarjes, por edhe për mungesë të kapacitetit të nevojshëm për ta hetuar këtë ngjarje të rëndë nga Komisariati i Krujës, ku u referua fillimisht ngjarja. /panorama/


Send this to a friend