VOAL

VOAL

Bizneset e rajonit të Kukësit mbyllin aktivitetin në shenjë proteste: ‘JO’ taksës për Rrugën e Kombit

September 20, 2016
blank

Komentet

blank

“Ushtari” i Nuredin Dumanit, i pranishëm në vrasjen e bujshme të Pjerin Xhuvanit!

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në dosjen që gazetarja Lala ka siguruar për “BalkanWeb” rezulton se në vendngjarje, ditën e krimit të bujshëm, ka qenë mes të tjerësh, edhe Gentian Sharra, i cili është arrestuar nga operacioni “Plumbi i artë”, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

 

Më tej, gazetarja Lala sqaron me detaje si ka ndodhur përplasja mes grupeve, që ka nisur fillimisht me sharje, pastaj me konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e armëve, ku u vra mjeku Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

blank

“Dy zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë për të sqaruar të gjitha pretendimet. Në këto momente, teksa po diskutonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me tre makina shtetasit Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, MArsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni “plumbi i artë” pas pendesës së Nuredin Dumanit.

 

Ata janë përplasur fillimisht me fjalë fyese e më pas fizikisht, deri në përdorimin e armëve. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se fillimisht ka pasur një përplasje nga Elton Bodinaku, që është konfliktuar dhe sharë me Erjon Demushin, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, që ishte duke filmuar ngjarjen me telefon, dhe në këto momente është afruar ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka.

Pjerin Xhuvani, sipas dosjes, ka hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe në këto momente në mbështetje të tij kanë ardhur Klement Xhaferi, Elton Bodinaku, që kanë filluar të përplasen dhe konfliktohen fizikisht me Arbën Paplekan. Në këtë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit, ku Arbër Papleka ka përdoru armën që mbante me leje, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërkohë që në drejtim të tij kanë qëlluar dy persona, që nuk janë identifikuar ende”, raporton gazetarja Lala.

blank

“Dhanë fakte të ndryshme, por u ballafaquan me pamjet”! Si u “fundosën” dy ish-zvdrejtorët e Policisë Elbasan

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në dosjen që gazetarja Lala ka siguruar për “BalkanWeb” rezulton se dy ish.zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, kanë kryer disa shkelje të rënda, ku përveçse nuk kanë ndërhyrë në momentin e vrasjes, kanë dhënë dhe dëshmi të rreme.

Siç raporton gazetarja Lala, referuar dosjes së Prokurorisë, dy ish.zv-drejtorët kanë dhënë fakte të ndryshme, por janë ballafaquar me pamjet filmike nga vendngjarja.

“Nuk evituan konfrontimin fizik, por as përdorimin e armëve. Ata nuk kanë ndërhyrë dhe kjo është një shkelje e rëndë. Në një situatë të tillë, thekson prokuroria, ata mund të reagonin dhe të përdornin armët e zjarrit, jo vetëm për të mbrojtur jetën, por edhe për strukturën e tyre.

Një tjetër moment i shpërdorimit të detyrës ka të bëjë me faktin që ata kanë lejuar përdorimin e armëve të zjarrit nga personat që ndodheshin aty dhe nuk kanë ndërhyrë. Këto janë shkelje të rënda dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale. Gjithashtu, ata kanë dhënë fakte të ndryshme, pasi janë ballafaquar me pamjet filmike.

Ata jo vetëm nuk kanë ndërhyrë, por, pasi ka përfunduar ngjarja, policia është mjaftuar vetëm me shoqërimin e katër personave, që e kishin të pamundur të largoheshin nga vendngjarja, për shkak se nuk e njihnin territorin. E paqartë mbetet se përse Prokuroria e Elbasanit veproi pikërisht tani, kur ka kaluar mbi një vit nga ngjarja”, tha gazetarja Lala.

blank

Protesta e 7 korrikut bashkon grupin e PD! Deputetët që konfirmojnë pjesëmarrjen në tubimin e thirrur nga Berisha (LISTA)

Ish-Kryeministri Sali Berisha konfirmoi dje edhe vendin e protestës së datës 7 korrik, e cila do të jetë para Kryeministrisë, në orën 19:00. Në një postim në “Facebook”, Berisha ftoi të gjithë që të bashkohen në atë që ai e quajti “Fronti për të Shpëtuar Shqipërinë”.
Ndërkohë, për të dalë kundër qeverisë “Rama”, duket se kanë lënë mënjanë përplasjet e brendshme shumica e deputetëve.

Gazeta “Panorama” kontaktoi dje me deputetët e grupit të PD-së, duke pasur në fokus ligjvënësit që nuk i janë bashkuar lëvizjes së Berishës. Jo të gjithë iu përgjigjën pyetjes nëse do të merrnin pjesë në protestë, megjithatë shumica prej tyre iu përgjigj madje duke dhënë edhe qëndrimet e tyre.

blank

Nga përgjigjet rezultoi se janë mbi 31 deputetë, të cilët do jenë pasditen e 7 korrikut në shesh kundër qeverisë.

blank

Grida Duma: Është detyrë qytetare, pastaj detyrë si politikanë që të marrin pjesë në protestë, sidomos kur kjo është e munguar. PD-ja duhet të bëjë gjithçka për të ngritur forcën e opozitës dhe pa diskutim, njëra anë është forca e fjalës dhe argumentit dhe protestat janë mjeti kryesor që i jep forcë njerëzve që janë tulatur nga varfëria dhe nga problemet që aktualisht ndodhemi në një sistem autokratik.

 

Dhurata Çupi: Kam marrë pjesë në çdo protestë që është thirrur qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga PD-ja. Mos harrojmë që nga viti 2013, PD-ja ka organizuar protestat nga më të mëdha. Nuk kam arsye, përkundrazi janë pafund arsyet që ne duhet të marrim pjesë në protestë kundër pushtetit të Edi Ramës.

blank

Ervin Salianji: Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ia jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë, duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regjiJorida Tabaku: Unë kam marrë pjesë në çdo protestë qytetare, isha dhe para një jave me 3 fëmijët. Do të dal në çdo protestë.

blank

Dashnor Sula: Patjetër që do të marr pjesë, madje do të ftoja të gjithë qytetarët që të dalin të protestojnë për të drejtat e tyre. Për t’u bërë barrierë ndaj abuzimeve të qeverisë, e cila edhe në këtë kohë krize kërkon t’u pijë gjakun shqiptarëve.

 

Saimir Korreshi: Do të marr pjesë në protestë.

 

Xhelal Mziu: Me shumë kënaqësi dhe angazhim, për ta rrëzuar këtë sistem diktatorial dhe të korruptuar.

 

Orjola Pampuri: Unë marr pjesë në çdo protestë që thirret nga qytetarët.

Lefter Gështenja: Do jem bashkë dhe në krahë me qytetarët!

Zef Hila: Patjetër që do të jem.

Greta Bardheli: Patjetër që do të marr pjesë.

Zheni Gjergji: Unë kam qenë dhe do jem në çdo protestë kundër kësaj qeverie.

Ndërsa, Flutura Açka thotë se e mbështet protestën, por për shkak të angazhimeve të saj nuk do ta ketë të mundur të marrë pjesë. “Nuk e di nuk e kam vendosur, kam përshtypjen që nuk do jem këtu. Njerëzit janë të lirë, kush dëshiron të shkojë në protestë. Duhet të dalin patjetër”.

Ndërkohë, i vetmi që ishte krejtësisht i qartë për mospjesëmarrjen e tij ishte deputeti i Durrësit, Ferdinant Xhaferaj. “Jo, më 7 korrik nuk do të jem, pasi marr pjesë vetëm në ato protesta që i shoh si zgjidhje për problemet që po hasim të gjithë”, tha Xhaferaj.

DEPUTETET E OPOZITES PER PROTESTEN E 7 KORRIKUT

AGRON GJEKMARKAJ-Nuk përgjigjet

AGRON SHEHAJ Po

ALFRED RUSHAJ- Nuk pergjigjet

ANDIA ULLIRI- Nuk e ka vendosur

ARBI AGALLIU- Nuk është përgjigjur

BELIND KËLLIÇI- Po

ILDA DHORI – PO

BLEDJON NALLBATI- Po

BUJAR LESKAJ- Po

DASHNOR SULA- Po

DHURATA TYLI (ÇUPI)- Po

EDI PALOKA- Po

ELDA HOTI- Po

ERALDA BANO (TASE)- Po

ERVIN SALIANJI- Po

FATION VEIZAJ- Po

FERDINANT XHAFERAJ- Jo

FLAMUR HOXHA- Po

FLUTURA AÇKA- Mbase jo

GRETA BARDELI- Po

GRIDA DUMA- Po

HELIDON BUSHATI- Po

INA ZHUPA- Po

ISUF ÇELAJ- Po

JORIDA TABAKU- Po

KASËM MAHMUTAJ- Po

LEFTER GËSHTENJA- Po

LINDITA METALIAJ- Po

LUÇIANO BOÇI- Po

MERITA BAKIU- Nuk përgjigjet

OERD BYLYKBASHI- Po

ORJOLA PAMPURI- Jo

RAMADAN LIKAJ- Nuk përgjigjet

SAIMIR KORRESHI- Po

SELADIN JAKUPLLARI- Po

SORINA KOTI- Po

TOMOR ALIZOTI- Po

TRITAN SHEHU- Po

XHELAL MZIU- Po

ZEF HILA- Po

ZHENI GJERGJI- Po

/Panorama

blank

VIDEO/ I pranishëm në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, kush është zvdrejtori i policisë emri i të cilit doli edhe në përgjigjet e “Babales”

Ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurisë për tetë zyrtarë policie, pas përplasjes me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Mes të arrestuarve për ngjarjen, të cilët gjykata i ka lënë në “arrest shtëpie”, janë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Nushi është një emër i dëgjuar edhe më parë, pasi dilte në përgjimet e dosjes “Babale”. Në atë kohë Ervin Salianji publikoi një bisedë të re, në lidhje me këtë ngjarje ku shprehej se Fredi Alizoti ka marrë para nga kreu i policisë së Fierit, Albert Nushi.

Bëhej fjalë për një bisedë audio e publikuar në Facebook, për të cilën Salianji thotë se është pjesë e përgjimeve të prokurorisë shqiptare.

Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç deklaronte Salianji. Në përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji, dëgjohet Alizoti që i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.

Kujtojmë se Fredi Alizoti është njeriu që dyshohet se në audiopërgjimin e njohur si Babalja, imitoi zërin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Agronit. bw

blank

Protesta e 7 korrikut- Salianji: Asnjë opozitar nuk mund të refuzojë. Rama duhet rrëzuar!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do t’i bashkohet protestës së opozitës dhe qytetarëve shqiptarë në 7 korrik para Kryeministrisë. 

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, Salianji tha se në 7 korrik duhet të protestohet fuqishëm për çmimet që janë rritur dhe qytetarët që po varfërohen.

Protestat sipas tij duhet të jenë të fuqishme për të frenuar qeverinë që po kthehet në regjim.

“Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ia jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regjim“, u shpreh Salianji.

Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, Salianji thotë se asnjë opozitar nuk mund të refuzojë organizimet apo thirrjet për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Iu përgjigja interesit të gazetarëve për protestën që do të mbahet në 7 korrik! Asnjë opozitar nuk mund të refuzojë çdo organizim apo thirrje që ka për qëllim rrêzimin e qeverisë! Ka më shumë se 1001 arsye për të protestuar, protesto për arsyet e tua!”, shkruan deputeti demokrat.

syri.net

blank

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, arrestohet nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, ekzekutohen masat e sigurisë për 7 zyrtarë të tjerë

Janë ekzekutuar masat e sigurisë për tetë zyrtarë policie, pas përplasjes me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Mes të arrestuarve për ngjarjen, të cilët gjykata i ka lënë në “arrest shtëpie”, janë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, si dhe ish-zëvendësdrejtori i kësaj policie, Nikollaq Palla.

Njoftimi i plotë:

Elbasan – Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për:

– A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– N.P., 57 vjeç, me detyrë ish Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për:

– D. D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm.

bw

blank

Pamjet/ Damian Gjiknuri fton ‘çunat e Londrës’ të legalizojnë paundët në Shqipëri

Te ndodhur para fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste ka angazhuar strukturat e saj nëpër Europë.

Deputeti Gjiknuri i shoqëruar edhe nga deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, kanë zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë që ndodhen në Londër.

Gjatë fjalës së tij, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje ‘çunave të Londrës’ që të vijnë dhe të legalizojnë paratë e tyre, duke paguar një taksë që do ta vendosë qeveria.

Këtë thirrje Gjiknuri e ka bërë edhe për ata shqiptarë që janë pa letra në Angli, por nuk përjashtohen edhe ‘çunat’ e aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Ndiqni videon e siguruar nga AlbUkTv:

Pamjet/ Gjiknuri fton ‘çunat e Londrës’ të legalizojnë paundët në Shqipëri

Pikërisht pak ditë më parë, qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë nga sirtarët e saj, Amnistinë Fiskale, që u premton të gjithë shqiptarëve që të legalizojnë paratë e tyre, deri në 2 milionë euro, duke paguar vetëm një taksë, e duke mos u kërkuar asnjë llogari se si i kanë bërë këto para.

 

 

blank

BIRN: Rama ia merr dekoratat presidentit, projektligji i ri ia kalon në kompetencë kryeministrit

Qeveria Shqiptare ka në plan të reformojë sistemin e dekoratave në vend, e cila deri sot ka qenë në masë të gjerë diskrecion i Presidentit të Republikës, duke propozuar një projektligj që parashikon një numër titujsh nderi të dhëna me sasi të kufizuara çdo vit dhe pas një procesi përzgjedhës të realizuar nga një institucion i ri, kancelari i të cilit do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri Edi Rama.

Projektligji parashikon gjithashtu që Rama të ketë të drejtë të japë një dekoratë ndërsa dekoratat e dhëna nga presidenti do të miratohen paraprakisht nga një këshill, në të cilin zyra e presidentit do të ketë vetëm një anëtar, ndërsa të tjerët do të jenë praktikisht vartës të kryeministrit.

Projektligji “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë” u publikua për konsultim publik në faqen e konsultimeve publike.

Relacioni shoqërues i propozimit argumenton se projektligji në fjalë përbën një “rikthim te tradita shtetërore shqiptare e periudhës 1914-1944,” një periudhë gjatë së cilës, në fakt Shqipëria ishte në pjesën më të madhe një monarki absolute dhe në një pjesë jo të vogël, nën pushtimin nazi-fashist.

Sherri me Metën dhe komisioni kryeministror

Maxhoranca socialiste aktuale dhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësi në lidhje me dekoratat e shpërndara nga presidenti në largim Ilir Meta. Në një rast, vetë Rama deklaroi se “Meta shpërndan dekorata të pavlera” ndërsa deputetët socialistë në hetimin parlamentar që synoi shkarkimin e Metës konsideroi dhënien e dekoratave prej tij si “shkelje ligjore”.

Në fakt Meta firmosi disa qindra dekorata në një numër të lartë ceremonish ndërkohë që funksionet e tij politike si president ishin të kufizuara dhe u kufizuan akoma edhe më shumë gjatë zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ndërsa vëzhguesit vërejtën se si Meta vendosi të përdorë sa më shumë të mundej të vetmin mjet politik në dispozicion të tij me synimin e fitimit të simpatisë nga individë, familje apo grupime shoqërore të ndryshme, Rama duket se ka në plan që të përcaktojë vetë dekoratat që do të jepen.

Sipas projektligjit të propozuar, medaljet, pavarësisht se do të firmosen formalisht nga presidenti, do të kalojnë fillimisht nga një institucion i ri i quajtur Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve. Kancelaria do të drejtohet nga Kancelari, i cili, sipas projektligjit, do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri dhe pranë tij do të funksionojë një “Kolegj i Urdhrave dhe Medaljeve”, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të kontrolluara kryesisht nga kryeministri si dhe një përfaqësues i presidencës, i cili do të ketë rolin e nënkryetarit. Projektligji i jep dorë të lirë kryeministrit të emërojë dhe shkarkojë kancelarin sipas dëshirës, “bazuar në kodin e punës”.

Në administratën publike shqiptare, kodi i punës zbatohet për marrëdhëniet e punës së rëndomta dhe nuk i jep mbrojtje zyrtarëve publikë nga pushimet e padrejta nga puna ndërsa Statusi i Nëpunësit Civil është ligji që duhet teorikisht të mbulojë marrëdhëniet e punës së zyrtarëve të nivelit të mesëm dhe të lartë të administratës publike dhe t’i mbrojë këta të fundit nga diskrecioni politik i drejtuesve politikë të institucioneve. Fakti që kryeministri ka zgjedhur kodin e punës për rregullimin e marrëdhënieve të punës së kancelarit, i jep atij mundësi të zgjedhë dhe shkarkojë kancelarë sipas dëshirës.

Pavarësisht kësaj, projektligji sanksionon që kancelari, për shkak të funksionit, të mbajë një titull të lartë. Ai do të quhet: Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës.

Ligji i vitit 2013 që rregullon dekoratat përcakton që dekoratat “jepen kryesisht” nga presidenti i republikës ose me propozim të një numri titullarësh institucionesh. Në rastin e projektligjit të ri, presidentit i lind e drejta të japë vetëm 10% të dekoratave të përcaktuara me kuota vjetore ndërsa pjesa tjetër, pra 90%, duhet të kalojë përmes Kancelarisë dhe Kolegjit. Kolegji, sipas projektligjit, përbëhet nga nëntë anëtarë, nga të cilët, kancelari, drejtuesi i protokollit të shtetit dhe dy ekspertë, emërohen nga Këshilli i Ministrave, njëri emërohet nga Akademia e Shkencave, ndërsa tre duhet të jenë të moshuar të dekoruar më parë. Presidencës, institucionit që deri më sot jepte dekorata, i lihet një përfaqësues në këtë këshill.

Komandar, por kur je gjallë

Projektligji parashikon njëmbëdhjetë tituj nderi dhe medalje, ku secili nga titujt ka disa kategori. Titulli më i lartë do të quhet “Urdhri suprem i Shqiponjës”, e cila zëvendëson në këtë mënyrë dekoratën e Flamurit Kombëtar, e cila ishte dekorata më e lartë e ligjit aktual. Ajo do të jepet në gjashtë kategori: Gjerdani i madh, Ylli i Madh, Oficer i Madh, Komandar, Oficer dhe Kalorës. Presidenti i Republikës për shkak të funksionit shpallet menjëherë komandant i këtij urdhri me titullin “Ylli i Madh” ndërsa mbajtësit e titullit Ylli i Madh do të nderohen pas vdekjes me funeral ushtarak. Urdhri i Skënderbeut do të ketë gjithashtu të njëjtat kategori ndërsa në rang të tretë do të jetë Urdhri i Lisit Akademik, në bazë të së cilit, qytetarët me merita të veçanta në kulturë, shkencë, arte apo sport, do të mund të nderohen me titujt: Ylli i madh, Komandar ose Kalorës. Edhe në këtë rast, presidenti i republikës shpallet kryesisht komandant i urdhrit të lisit akademik pavarësisht nëse është apo jo akademik.

Projektligji parashikon 20 tituj kalorës të shqiponjës dhe 50 kalorës të Skënderbeut pasuar nga 80 kalorës të lisit akademik të dhëna çdo vit. Në vitet pasardhëse, këta kalorës do të kenë mundësinë të ngjisin shkallët e karrierës së titujve duke u bërë Komandarë, Oficerë e të tjerë më sipër, deri sa të bëhen Yll i Madh.

Rama ka ruajtur për vete Medaljen e Meritës Civile, të cilën do të ketë të drejtë t’ia akordojë qytetarëve të ndryshëm. Rama do të ketë të drejtë të pajisë qytetarët me medalje të artë, të argjendtë ose të bronztë ndërsa ka të drejtë të pajisë të njëjtët njerëz më shumë se një herë.

Projektligji thekson se urdhrat duhet të jepen për njerëzit që janë gjallë “ose menjëherë pas vdekjes” me përjashtime të medaljes Pishtar i Demokracisë, dukshëm ky një reflektim ndaj dilemave të shkaktuara nga dekretet e Metës për të shpërndarë dekorata për figura të ndryshme historike si Pjetër Bogdani.

Medaljet dhe dekoratat nuk mbartin shpërblim financiar por të dekoruarit, sipas projektligjit, do të kenë trajtim prioritar në protokollin e shtetit, pra në rastet kur ka ceremoni publike, ata do të mund të zënë vend në radhë të parë apo të hyjnë të parët./Reporter.al/

blank

Salianji: Nuk kemi avionë për zjarret, ndërsa avioni i Ramës ka deri dhoma gjumi

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pyeti ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse është e dobishme mbajtja e charterit për kryeministrin Rama teksa qeveria nuk mund të përballojë mbajtjen e helikopterëve për fikjen e zjarreve.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Sigurisë të pr.ligjit për Policinë Ushtarake, Salianji u shpreh “Përpara komisionit të Sigurisë duhet të flisni si Ministër Mbrotjje dhe jo si edukatore. Thatë që nuk ia vlen të kemi helikopterë sepse kanë kosto të lartë, unë kam një pyetje: kur kanë kosto dhe sa është kosto për 1 orë fluturimi? A ja vlen të ketë një charter personal kryeministri me salltanete dhe dhoma gjumi, që nuk i sjellin ndonjë dobi qytetarëve. Charterat kushtojnë miliona euro në vit. Nëse thoni se heliikopteri ka kosto, edhe minstri ka kosto, pse na duhet? Ju si ministër keni dijeni sa helikopterë kemi sot funksionalë që ngrihen në ajër? Thatë mos u tallni me ushtarët, është tallje me qeverinë. i përdorni ushtarët si punonjës emergjencash me lopata dhe gjethe pemësh. Ju nuk mund të flisni vetëm për Forcat e Armatosura, por edhe për Emergjencat Civile. Ju duhet të kërkoni ndihmë. A keni nevojë për më shumë emergjenca civile?”.

Lidhur me charterin e kryeministrit, Ministri Peleshi deklaroi se “Pyetja për charterin është retorike, nuk ka lidhje. I bie që ne të bënim investime publike vetëm kur të mos kishte asnjë person me ndihmë ekonomike. Charteri ka lidhje me dinjitetin e një shteti. Helikopterët janë diçka tjetër. Kjo nuk është pyetje për mua, mund ta adresoni ku të doni”.

syri.net

blank

Vasili: Rama, marionetë e Vuçiçit që do të pengojë integrimin me çdo kusht!

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv bllokimin e negociatave dhe retorikën e ashpër të kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Europian.

Petrit Vasili tha se kryeministri Edi Rama shikon vetëm nga lindja ndërsa integrimi është objektivi që ai e urren dhe do ta pengojë me çdo kusht.

“Rama është një marionetë në duart e interesave që shkojnë nga Beogradi në Moskë. Rama është provokator në Bruksel.

Ai është i kapur për fyti, i pacipë, i gatshëm të bëjë pazare në dëm të Kosovës, për kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai është i shantazhuar dhe vazhdon të bëjë këtë detyrë në dëm të vendit.”-tha Vasili.

Për nismën ‘Ballkani i Hapur’, Vasili tha se është katërcipërisht e dështuar.

blank

Berisha nxjerr videon: Ja pse të gjithë duhet të protestojmë më 7 korrik

Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë sërish në vëmendje protestën e 7 korrikut.

Ai ka shpërndarë një foto dhe video në rrjetet sociale këtë të shtunë, ku iu kujton shqiptarëve se po afron protesta.

“Protesta po vjen!
Më 7 Korrik, Shqipëria proteston në Tiranë. sb”, shkruan Berisha. bw

blank

Skandali i ri- Qeveria i jep Salillarit 11,4 mln € tender pa garë për mirëmbajtjen e rrugëve të Jugut

Skandal me kontratën 11,4 milionë euro të autoritetit rrugor shqiptar për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor. Në tenderin e ARRSH me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro ka marrë pjesë vetëm kompania Salillari e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Fillimisht institucioni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhur Salillarin si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë ne fazën e dytë, duke paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender.

Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Në fakt nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtjen e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania Salillari kishte edhe kontratën e mëparshme 5 vjeçare.

Megjithatë ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro.


Send this to a friend