VOAL

VOAL

Vladimir Kristo shpjegon dorëheqjen dhe sulmon kreun e Kushtetueses

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo sulmon kreun e Kushtetueses, në lidhje me shortin e hedhur pak ditë më parë për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas tij, kur është hedhur shorti i anëtarëve, kreu i Gjykatës Bashkim Dedja të gjithë anëtarët e Kushtetueses i ka çuar si kandidat për te shorti, por Kristo mohon të ketë pasur dijeni për këtë.

I kontaktuar nga “Panorama Online” Kristo tha:

“Se fundi, edhe dicka per shortin me gogla qe u hodh te premten per anetaret e KED ne te cilin une u bera pjese ne menyre te njeaneshme nga kryetari i kesaj Gjykate pa dijenine dhe vullnetin tim.

Per te njejtat arsye si me lart por edhe per faktin se une jam ne konflikt interesi ne raport me objektin e veprimtarise se ketij Keshilli, deklaroj se Nuk do te jem pjese e tij.

Konflikti i interesit qendron ne faktin se, ky Keshill do te perzgjedhe edhe Anetarin e Gjykates Kushtetuese qe do te jete Zevendesuesi im…”

Shorti dha këtë rezultat:

Anëtarët nga Gjykata Kushtetuese: Besnik Imeraj dhe Vladimir Kristo (Altina Xhoxhaj, anëtar zëvendësues).

Anëtarët nga Gjykata e Lartë: Mirela Fana (Artan Zeneli, anëtar zëvendësues).

Anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi.

Anëtarët nga prokuroritë e Apelit: Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj.

Anëtarët e KLD-së nga Gjykatat e Apelit: Brikena Ukperaj Lubonja, Ervin Metalla.

Anëtar nga gjykatat administrative: Kastriot Selita (Gentian Medja, anëtar zëvendësues).

Rama dhëmbë për dhëmbë Metës: I kemi 71 vota pa LSI-në

Burime nga brenda mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste i thanë Top Channel se, për herë të parë kryeministri Rama ka folur hapur lidhur me situatën e krijuar në koalicion me partinë e Ilir Metës

“LSI po luan taktikisht dhe është në të drejtën e saj ta bëjë këtë. Por pozicioni ynë, – citohet të ketë thënë kryeministri, – nuk ndryshon dhe ne nuk e kthejmë në një çështje taktike këtë partneritet strategjik. Natyrisht, LSI mund të vendosë të dalë vetëm, por kjo s’është arsye për t’u shpërqëndruar nga objektivi ynë”.

Por deklarimi më i rëndësishëm, në mbledhjen e Kryesisë socialiste, i kryeminitrit duket të ketë qenë pikërisht mbi shifrën 71, në të cilën mbështeti argumentin e tij më herët Ilir Meta. Sipas Edi Ramës, me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve, “Partia Socialiste merr 69 deputetë po të jemi në koalicion me LSI, PDIU, FRD”.

Por sipas Edi Ramës, koalicioni merr 71 deputetë nëse LSI del veç, sepse e tillë është formula.

Sipas kryeministrit, aleanca me LSI-në krijon një mazhorancë solide reformash, jo thjesht një mazhorancë numrash, dhe reformat e jo numrat janë arsyet e koalicionit me Metën, citohet të ketë thënë Edi Rama.

Rihapet çështja e pasurisë së gjyqtarit Gjin Gjoni

Çështja e pasurisë së gjyqtarit Gjin Gjoni është rihapur, pas mbërritjes në Shqipëri të dokumenteve të reja hetimore nga Gjermania dhe Franca. Megjithatë, hetimet e reja nuk dihet nëse do të përfshijnë gjyqtarin apo vetëm persona të tretë, për shkak të vendimeve të debatueshme të gjykatave mbi këtë dosje. Artikulli që vijon është një bashkëpunim i Zërit të Amerikës me Rrjetin e Gazetarisë Investigative, BIRN.

Hetimi i iniciuar në vitin 2014 nga Prokuroria e Elbasanit kundër gjyqtarit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, Elona Çaushi është rihapur pas mbërritjes në Shqipëri të të dhënave hetimore nga Gjermania dhe Franca nëpërmjet letër-porosive. Por mbetet e paqartë nëse të dhënat e reja do të sjellin pasoja për bashkëshortët, për shkak se gjykatat kanë vendosur më parë mbylljen e çështjes penale për ta.

Riaktivizimi i hetimeve për dosjen “Gjoni” u konfirmua për BIRN nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, pas një kërkese për të drejtë informimi.

Sipas prokurorit të Elbasanit, çështja e pezulluar për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “fshehjes së pasurisë” u rihap pas mbërritjes së akteve të reja të dërguara nga autoritetet gjyqësore kompetente të shteteve të Gjermanisë dhe Francës.

“Nga shqyrtimi i akteve të sjella nga organet kompetente të drejtësisë së shtetit të Gjermanisë është konstatuar se ka pasur vend për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve lidhur me faktet e përmendura në kallëzimin penal,” u përgjigj prokurori Gina.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni u kallëzua penalisht në vitin 2014 nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehjen e burimeve të pasurisë së tij familjare, që sipas ILDKPKI vlerësohej në rreth 2 milionë dollarë si dhe për falsifikim dokumentesh. Pjesë e kallëzimit ishin dhe disa notere të dyshuara për falsifikim dokumentesh.

Në maj 2014, çështja i kaloi Prokurorisë së Elbasanit, e cila regjistroi procedimin penal me nr: 1098 për dy veprat penale.

Më 20 prill 2015, Prokuroria e Elbasanit pushoi ndjekjen penale në ngarkim të Gjonit dhe bashkëshortes së tij, ndërsa dosja ka vazhduar të qëndrojë në hetim pa autorë, në pritje të letër-porosive nga Franca dhe Gjermania.

I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Gjin Gjoni pretendoi se hetimet kundër tij dhe bashkëshortes nuk mund të rihapen, pasi janë mbyllur me vendim gjyqësor të formës së prerë.

“Çështja shtrohet a ka vepër penale për noteren?,” argumentoi Gjoni.

“Letër-porosia që ka ardhur përputhet tërësisht me deklarimet e dhëna dhe deklaron që kanë kaluar shumat që janë pretenduar si të paqena. Nëse do të kishte rihapje dosjeje, dosja do të ishte në Elbasan dhe jo në Tiranë, por mund të jetë për persona të tjerë,” shtoi ai.

Prokuroria e Elbasanit i tha BIRN se hetimi i mëtejshëm i ka kaluar për kompetencë dhe po ndiqet nga Prokuroria e Tiranës.

Ndërsa drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha sqaroi se çështja është sjellë nga Prokuroria e Elbasanit vetëm për një notere, por ajo po shqyrtohet në kuadrin e kompetencave.

Prokuroria e Tiranës po shqyrton nëse provat e reja implikojnë dhe gjyqtarin Gjoni. Në këtë rast, çështja do t’i rikthehej sërish për kompetencë Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

“Ne po e shqyrtojmë dokumentacionin që na ka ardhur në kuadër të kompetencave, sepse nuk mund të kryejmë hetime për gjyqtarë dhe prokurorë që kryejnë funksionin e tyre në rrethin e Tiranës. Nuk është marrë ende vendim nëse do ta mbajmë këtu apo do ta kthejmë mbrapsht në Elbasan”, tha Fusha për BIRN.

Kallëzimi i ILDKPKI-së u shoqërua me akuza politike për shkak të pozicioneve kyçe që Gjin Gjoni mban në sistemin e drejtësisë si gjyqtar i Gjykatës së Apelit, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe së fundmi edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Çështja mbeti në vobullën e debatit publik edhe për shkak të betejës ligjore midis prokurorisë dhe gjyqtarit Gjoni për afatet hetimore.

Pas regjistrimit të procedimit penal në vitin 2014, Prokuroria e Elbasanit kërkoi disa herë zgjatjen e afateve hetimore me argumentin se ishte në pritje të ardhjes së letër porosive nga Gjermania dhe Franca.

Gjoni dhe Çaushi e ankimuan në gjykatë zgjatjen e hetimit.

Në përgjigje të ankesës së tyre, Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan me vendimin Nr. 1482 caktoi si afat përfundimtar të hetimeve datën 12 shkurt 2015. Prokuroria e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Durrësit, e cila me 17 mars 2015 vendosi të lërë në fuqi mbylljen e hetimeve, me argumentin se “fakti nuk ekziston”.

Ky vendim u lë në fuqi dhe nga ana e Gjykatës së Lartë, ç’ka sipas gjyqtarit Gjoni e bën nul çdo hetim të ri kundër tij dhe bashkëshortes.

E kontaktuar nga BIRN, Prokuroria e Përgjithshme nuk komentoi mbi çështjen duke u shprehur se pas ndryshimeve të fundit kushtetuese nuk kishte më autoritet mbi prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Situata PS-LSI: Rama mbledh urgjent kryesinë e partisë

VOAL – Pas situatës së krijuar në koalicionin qeveritar me largimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe reagimit të LSI-së, Rama mbledh urgjent kryesinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja e kryesisë po zhvillohet në selinë rozë. Shkarkimi i Manjanit erdhi pas disa deklaratave të këtij ministri dhe të zyrtarëve të tjerë të LSI-së, por edhe kundërdeklaratave të zyrtarëve të Partisë Socialiste. Fërkimet brenda koalicionit dy ditët e fundit janë përshkallëzuar.

Pas shkarkimit të Manjanit – Meta ua kujton kufijtë Ramëve, Bashëve, Berishëve dhe të tjerëve

TIRANË- Një ditë pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, pjesë e LSI, kryetari i kësaj force politike Ilir Meta mblodhi gazetarët në një bashkëbisedim, dhe i dha një përgjigje aleatit të tij, Edi Rama kur tha se Ilir Meta nuk ka frikë.

“Ilir Meta në 2008-2009 dhe LSI edhe pse forca shumë të reja, kur dy kolegët e mi u bashkuan Rama dhe Berisha, për të bërë ndryshimet kushtetuese që synonin eliminimin e LSI. Ilir Meta nuk u dorëzua ndaj dy partive, jo vetëm kaq por u bë edhe faktor stabiliteti që Shqipëria të ecte para. Ilir Meta nuk dorëzohet para asnjë presioni, as nga Rama, as nga Berisha nga Basha jo e jo, as edhe nga vetë LSI”, tha ai.

A i beson Meta “faktet” e Manjanit
Sa i takon largimit nga detyra të ministrit Manjani mendoj se ka folur shumë LSI për këtë çështje. Ka folur një herë Erisa Xhixho në 12:30 në mënyrë shumë të qartë, dhe pas konferencës për shtyp të ministrit të liruar nga detyra, më duket se ka folur shumë qartë Luan Rama. Unë besoj se është e domosdoshme për të gjithë ne që të përqendrohemi tek problemet më të rëndësishme që ka vendi, te problemet që kërkojnë zgjidhje, dhe të gjithë së bashku të hedhim sa më pak shashka. Se njerëzit janë të lodhur nga kjo. Çdo zyrtar shqiptar që ka fakte për implikimin e çdokujt me krimin, duhet të ndjekë rrugën e drejtësisë. Kam qenë dhe jam për rrugën institucionale, aq më tepër kur secili prej nesh përfaqëson një institucion qeveritar, publik, e politik. Përndryshe vendi do të vazhdojë edhe 26 vite të tjera me retorika akuzuese, e shfajësuese, duke mos e konsoliduar shtetin ligjor, e duke mos patur nivelin e duhur të ndëshkueshmërisë. Ky është vizioni i LSI, kush del jashtë këtij mesazhi institucional, parimor, konstruktiv, padyshim që ka përgjegjësinë e tij.

Meta justifikon Lefter Kokën
Fryma e bashkëpunimit të koalicionit nuk është lajm për ju, dhe kjo nuk është shumë e mirëpritur as nga opozita. Deklarata e çdo politikani është e drejtë e tyre. Pavarësisht nga problemet që kanë partitë tona sa i takon nivelit të brendshëm politik, unë nuk mendoj se Koka ka patur arsye për të ngritur disa shqetësime, të cilat me sa më informoi i ka ngritur edhe më parë në rrugë institucionale. Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje pozitive për problemet, dhe që i shërben jo thjesht çështjeve të mbarëvajtjes së një koalicioni, por edhe ecurisë në vend. Sa i takon mbarëvajtjes së koalicionit, ju them se probleme ka edhe brenda një force politike.

Reformat
Kryetari i Kuvendit, deklaroi ndër të tjera se vendi ka nevojë për të çuar përpara procesin e reformave, ndërsa çështjet që lidhen me krimin dhe korrupsionin duhet të ndjekin rrugën e drejtësisë.
“Çdo ministër, ish-ministër kur ka fakte duhet të ndjekë rrugën institucionale. Mjaft me shashka. Tymi e bën të pamundur çdo gjë. Jam për rrugën institucionale në luftimin e fenomeneve negative. Qytetarët janë të lodhur nga retorikat shfajësuese te politikës. Kush del jashtë këtij mesazhi institucional parimor ka përgjegjësinë e tij”, tha Meta.

Më tej, lideri i LSI veçoi rëndësinë e reformës zgjedhore që është çështja më shqetësuese dhe më alarmante e cila, sipas tij, duhej mbyllur me kohë. “Çështja e zgjedhjeve është serioze, nuk pret më, ne jemi të gatshëm në çdo ditë dhe natë, të mbyllemi diku dhe tu japim zgjidhje përfundimisht rekomandimeve të OSBE-ODIHR për çdo kërkese realiste. Vazhdimi transparent i kësaj reforme dhe krijimit të institucioneve të reja larg çdo ndikimi jotransparent, klientelist, besueshmëri”, apeloi kryeparlamentari.

Gjithashtu, Meta solli në vemëndje miratimin e 27 ligjeve të tjera në mënyrë që te mos vendosemi në mënyrë të papritur përpara situatave spontane. “Njëkohësisht dekriminalizimi është jetik për zgjedhjet. Për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Njëkohësisht ekonomia, jemi në marrëdhënie me FMN, është e rëndësishme qëndrueshmëria e ekonomisë sonë, përmirësimi i klimës së biznesit dhe rritjes së punësimit”, tha ai.

Ilir Meta deklaroi sot se LSI nuk do të jetë shtojcë e asnjë force politike në zgjedhjet e ardhshme, por forcë që i shërben stabilitetit dhe integrimit të vendit, ndërsa paralajmëroi aleatin e tij Rama se do të priste datën 19 qershor për koalicionin në zgjedhje. Sipas tij, nëse PS merr 71 mandate LSI del në opozitë.

“Do ju them të gjitha sorrave anti LSI se kjo parti nuk është parti klienteliste. Nëse PD në 2009 do kishte 72 mandate LSI nuk do kishte hyrë në koalicion. Nëse Rama konfirmon 71 mandate, LSI del në opozitë që tani. Nëse në 19 qershor, Rama dhe Basha konfirmojnë 71 mandate LSI do jetë në opozitë. Do votojmë gjithmonë çdo ligj që e kërkon integrim evropian”.

I pyetur nëse me këtë nënkuptonte se po pret rezultatin e zgjedhjeve, Meta tha: “Unë nuk thashë atë. Atë e përcakton LSI-­ja për koalicionin. Unë dhashë një përgjigje të qartë për çdo gazetar dhe çdo ngatërrestar. LSI ka përgjegjësitë e saj mbi Shqipërinë dhe kërkon t’i mbajë ato. Ne duam përmirësimin e qeverisjes së vendit. LSI nuk është, nuk ka qenë dhe s’do të jetë shtojcë e ndonjë partie politike që i ka 71 vota, apo mazhorance. Ne nuk marrim përgjegjësi, që për një debat të caktuar, apo mosmarrëveshje, ta çojmë vendin në një vakum qeverisjeje. Nëse dikush tjetër merr përsipër qeverisjen e vendit pa LSI­-në, është i lutur të vazhdojë, ne do të japim votat tona për ligjet e nevojshme për integrimin e vendit”.

Meta u ndal dhe tek koalicioni aktual me PS, duke theksuar se LSI po zbaton pikë për pikë marrëveshjen e 1 prillit.

“Fryma e bashkëpunimit të koalicionit nuk është lajm për ju, dhe kjo nuk është shumë e mirëpritur as nga opozita. Deklarata e çdo politikani është e drejtë e tyre. Pavarësisht nga problemet që kanë partitë tona sa i takon nivelit të brendshëm politik, unë nuk mendoj se Koka nuk ka patur arsye për të ngritur disa shqetësime, të cilat me sa më informoi i ka ngritur edhe më parë në rrugë institucionale. Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje pozitive për problemet dhe që i shërben jo thjesht çështjeve të mbarëvajtjes së një koalicioni, por edhe ecurisë në vend. Sa i takon mbarëvajtjes së koalicionit, ju them se probleme ka edhe brenda një force politike.

Çështja e koalicionit me PS është çështje e një përgjegjësie që buron nga detyrimi ynë për koalicionin parazgjedhor, dhe për votat që kemi marrë në qershor 2013 për të bashkëqeverisur me PS në bazë të një marrëveshje dhe platforme, marrëveshja e Shkodrës e quaj unë, ju e quani e 1 prillit. LSI dhe Meta kanë qëndruar pikë për pikë, në gërmë dhe frymë të kësaj marrëveshje. Këtu ka patur raste kur përfaqësues të LSI nuk i kanë qëndruar kësaj marrëveshje, dhe në këtë rast LSI ka reflektuar.

Se çfarë koalicioni do të ndiqet i takon LSI. Kjo parti kërkon t’i përmbushë detyrimet me përgjegjshmëri maksimale, pa qenë e bindur se është një forcë perfekte, por e angazhuar për t’u përmirësuar, dhe për të zbatuar angazhimet e saj.

LSI nuk ka qenë dhe nuk do të jetë shtojcë e asnjë force politike, që i ka 71 vota. Për një mospajtim të caktuar, për një debat të caktuar. ne nuk mund të marrim përgjegjësinë të çojmë vendin në një vakum qeverisje legjitimiteti, dhe që mund të cënojë reformat dhe integrimin e vendit”, tha Meta.

Ju thatë se koalicionin do ta vendosin forumet e LSI, dhe po kështu thatë se po zbatoni marrëveshjen e Shkodrës. Por kjo marrëveshje parashikon bashkëpunim 8–vjeçar, si do veproni?
Besoj se në kohën e duhur forumet e LSI do të japin përgjigjet e duhura. Nuk duhet të kemi probleme në zgjedhjet e qershorit, se kjo do të thotë probleme me integrimin e vendit.

Kreu i LSI-së Ilir Meta, njëherësh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, është shprehur i vendosur për luftën kundër kanabisit në vend. Duke u shprehur se ky është një faktor shqetësues për vendin, Meta ka kërkuar angazhim maksimal të policisë, shërbimeve sekrete dhe të gjithë institucioneve përgjegjëse, që të luftohet në themel ky fenomen.

Meta tha se jo vetëm që “nuk duhet të shikohen më policë duke korrur kanabis”, por të mos lejohet fare mbjellja e tij.

“Policia dhe shërbimet sekrete nuk dua të shohim më policë duke korrur kanabis. Të gjithë institucionet të përfshihen për të parandaluar grupet kriminale për të sjellë farat e kanabisit. Aq më tepër që ky është një sezon që përkon me fushatën elektorale. Shteti duhet të tregojë forcën, dhe të bëjë këtë gjë, dhe të lërë deklaratat në televizione. Nuk duhet të vazhdohet me dënimin e hallexhinjve që punojnë në arat e kanabisit, por ata që e kontrollojnë këtë gjë. Mos të lejohet më kultivimi i kanabisit në vend”, tha Meta.

Një ditë më parë, në konferencën e mbajtur pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani tha se denoncimi i situatës me kanabisin në vend, ishte një nga arsyet e përplasjes së tij me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i LSI-së Ilir Meta tha se i vetmi shqetësim që zyrtarët amerikanë ngritën gjatë kohës që ai vizitoi Shtetet e Bashkuara, ishte mos arrestimi i bosit të drogës, Klement Balili.

“Para disa kohësh keni ndjekur një shqetësim të ambasadorit amerikan për mos arrestimin e tij, dhe njëkohësisht dhe pikëpytjet që ngriti për institucionet shqiptare që vënë në pikëpytjet edhe seriozitetin e politikës kundër krimit. Në vizitën time të fundit, në një takim në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, pata një bisedë me zyrtarët atje, ku mora fjalë të mira për reformën në drejtësi, të vetmin shqetësim ka pasur, më ka kërkuar, që të tërheq vëmendjen e autoriteteve ne vendin tonë për mos arrestimin e Balilit. Kjo është një çështje që nuk e ndihmon reputacionin tonë në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Pas 20 janarit kemi një partner të ri, Presidentin Trump i cili ka disa prioritete të qarta, që kërkon nga vendet e NATO-s të rrisin kapacitetin e tyre, si dhe forcimin e kufijve jo vetëm të vendit të tij në luftën kundër krimit e drogës. Kështu mendoj se kjo është rruga më e mirë që të nxjerrim mësime se si të bashkëpunojmë në të ardhmen,” tha ai.

Gjithashtu kreu i kuvendit tha se ishte një përkrahës i flaktë i Policisë së Shtetit, pavarësisht akuzave të disa anëtarëve të LSI-së se policia është palë me krimin.

“Lidhur me cështjen e policisë jam përkrahës i fortë i Policisë së Shtetit edhe kur ajo është sulmuar nga banditë mes bulevardit. Kam qenë mbrojtës i flaktë i policisë së shtetit dhe i kam dalë për zot gjithmonë në mbrojtjen e ligjit. Dhe do vazhdoj ti mbroj, sepse polici është kontakti i pari i shtetit që përballet me krimin. Ashtu sikurse jam i bindur që të gjithë ata që nuk e meritojnë unifromën duhet të ndëshkohen ashtu siç duhet të dënohen dhe zyrtarët,” tha Meta.

Vettingu: Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, tregon arsyen e dorëheqjes

TIRANE– Mirela Fana është një nga gjyqtarët që kanë dorëzuar dorëheqjet ditën e sotme, kur shënohet edhe afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të pasurisë në ILDKPKI në kuadër të vettingut. Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana i ka paraqitur paraditen e sotme dorëheqjen e saj, kryetarit të kësaj gjykate, Xhezair Zaganjori.

Mësohet se në kërkesën e dorëheqjes së saj, Fana është shprehur se po largohet nga detyra për të vazhduar jetën akademike.

Mirela Fana disa ditë më parë u zgjodh në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë.

Mësohet se gjyqtari tjetër që ka paraqitur sot dorëheqjen është Ilir Pashaj nga Gjykata e Elbasanit.

Luan Rama: Po të mos largohej Manjani, ikte kryeministri

Kreu i ri i grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia e Kuvendit ku ka folur për shkarkimin e ministrit Manjani.

Ai tha se mes tij dhe Ramës ka patur një konflikt dhe se mazhoranca gjendej përballë dy rrugëve. Sipas tij njëra të çonte në shkarkimin e kryeministrit dhe tjetra të ministrit.

“Konflikti kishte agravuar deri në atë pikë sa kishim vetëm dy rrugë. O largohej kryeministri, ose largohej ministri.

Por tani e rëndësishme është që të vijojë qeverisja”, ka thënë Luan Rama.

PYETJE-PERGJIGJE

Si ju duket marrja e një posti të tillë dhe çfarë komenti për shkarkimin e z. Manjani?

Nuk kam asnjë koment për të bërë, vetëm më lejoni të shpjegoj që është e vërtetë që në raportet e bashkëpunimit dhe të komunikimit midis Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë ka ekzistuar një situatë problematike, e cila për fat të keq është agravuar ditë pas dite derisa mbërritëm një zgjidhje që kishte vetëm dy rrugëkalime.

Njëri ishte të shkarkonim Kryeministrin ose të shkarkohej ministri. Pranuam zgjedhjen dhe zgjidhjen e Kryeministrit për të dëshmuar edhe një herë tjetër që Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të bashkëpunojë me shumë seriozitet dhe në partneritet të plotë për të krijuar klimë bashkëpunimi, bashkëqeverisje dhe mirëkuptimi për ecurinë e mëtejshme të reformave të integrimit evropian të vendit.

A do të ketë largime të tjera z. Rama?

LSI-ja do të vazhdojë të kontribuojë me shumë seriozitet dhe me shumë përkushtim për të normalizuar edhe raporte të kësaj natyre dhe për të bërë funksionale gjithnjë e më mirë në të mirë të qytetarëve qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për qeverisje rezultative, për qeverisje demokratike dhe për qeverisje që sjell produkt.

Vendin e z. Manjani e ka zënë në z. Vasili, i cili ka qenë po aq kritik ndaj policisë…

Nuk ka lidhje fare kritika, sepse kritika është një forcë zhvillimi. E rëndësishme është që qeverisja të shkojë më tej dhe të gjejmë atë çfarë është e përbashkët në funksion të mirëqeverisjes.

Akuzat e Manjanit: Ministrat e Ramës flinin me dashnoret te “Santa Quaranta” e Balilit

Akuza të forta në adresë të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit ka lëshuar Ylli Manjani, vetëm pak çaste pas vendimit të Ramës që e shkarkon atë nga posti që mbante në krye të Drejtësisë.

Duke thënë se nuk kishte asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen dhe duke numëruar gjithë përplasjet me Ramën për cështje shumë sensitive në vend, Manjani ka theksuar se në kojhën që ai denonconte dhe kërkonte zbatimin e ligjit për arrestimin e Klement Balilit, ministrat e Ramës flinin me dashnoret në resortin e tij.

“U shtuan presionet kur bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytyetar i shqetësuar. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim. Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situiate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet me emrin tim me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta”- tha ai.

Ai theksoi se për këto akuza faktet i kanë shërbimet e huaja. “Mos m’i kërkoni mua, i kanë shërbimet e huaja të gjitha këto”- tha ai.

Manjani shtoi se ndihet i nderuar që eshte i shkarkuar.

“Do isha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen. Unë nuk  marr përgjejgësitë e kanabizimit të vendit. Edhe sikur kjo të jetë dita ime e fundit e politikës. Këtë e kam shumë sinqerisht. Me shumë dashuri dhe me shumë dashamirësi. Nëse koalicioni vazhdon kjo është një ccështje që nuk më takon mua dhe sdua të dëgjoj më për këtë histori. E dini ju që në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur. Shikoni TIMS, shumica e ministrave ishin jashtë shtetit. Si mund të jetë dakord ministri i drejtësisë me këtë çështje? Këto janë historitë. Këto janë ndarjet parimore. Këto gjëra nuk duhen thënë? Çfarë kam thënë unë? Kam thënë të arrestohet Klement Balili. Ndërkohë që unë bëja këtë drejtorët e policisë hanin dhe pinin te Santa Quaranta”- tha ai.

Manjani, ministri i tretë i LSI-së që largohet nga qeveria

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Lëvizja e zotit Rama vjen pas një situate të tensionuar në gjirin e koalicionit qeverisës gjatë fundjavës, për shkak të disa deklaratave të forta të përfaqësuesve të LSI-së kundër punës së qeverisë apo eksponentëve lokal socialistë.

Vetë zoti Manjani disa herë me radhë ka bërë deklarata që kanë qenë në linjë të kundërt me atë të qeverisë. Që ka pakënaqësitë për mënyrën se si u çua përpara procesi I Reformës në Drejtësi, apo dhe deklaratat e tij për fenomenin e kultivimit të marijuanës dhe së fundmi për cështjen Balili ku ai thuajse drejtpërdretë drejtoi gishtin ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për mosarrestimin e një prej personazheve, i konsideruar si drejtues i një organizate të fuqishme të narkotrafikut.

Gjatë ditës së sotme Kryeministri u takua fillimisht me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, njëkohësisht dhe kryetar I LSI-së, Ilir Metën. Më pas ky i fundit thirri në zyrën e tij zotin Manjani. Tani në vend të tij në ministrinë e Dretësisë është propozuar Petrit Vasili, një nga figurat drejtuese të Lëvizjes socialiste për Integrim, ndërsa zyrtarisht nuk është dhënë asnjë motiv për këtë lëvizje. Zoti Manjani, u emërua në fund të vitit 2015. Ai është ministri i tretë i LSI-së që largohet nga qeveria, pas ish ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe më pas të ish ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto.

Lajmi i fundit – Rama firmos shkarkimin e Manjanit, propozon Vasilin ministër Drejtësie

TIRANE- Nuk ka më asnjë dyshim. Pas takimit kokë më kokë me Ilir Metën, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili u thirr pak minuta më parë në zyrën e Metës. Duket se prania e Petrit Vasilit në kryesi nuk ka qënë e rastësishme, ai është propozuar nga Rama që të zëvendësojë, Manjanin.

 (Manjani duke dalë nga zyra e Metës)
Është ende e paqartë nëse shkarkimi ka qenë një vendimmarrje e njëanshme e kryeministrit Rama, apo ka arritur në një dakordësi. Gjithçka është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Kryeministrit Rama, me anë të një shkrese të firmosur nga vetë ai se, shkarkonte Manjanin dhe propozonte në vend të tij numrin dy të LSI-së, zv.kryetarin Petrit Vasili.

Në këtë shkresë që i dërgohet Kreut të Shtetit, Bujar Nishani nuk është specifikuar motivacioni i shkarkimit të Manjanit.

Ja pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Disa nga anëtarët e institucionit të sapo konstituuar të drejtësisë së re, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, posedojnë një pasuri të pazakontë në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Përpos shërbimit në hetuesinë e diktaturës së tre anëtarëve, disa nga anëtarë të tjerë të institucionit më të ri të drejtësisë, kanë deklaruar prona në bregdet të blera me vlerë qesharake, apartamente, biznese, transaksione, makina të shtrenjta etj.

Anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, zonja Mirela Fana, bashkëshortja e avokatit të Sali Berishës, Neshat Fana, ka deklaruar dy apartamente, me sipërfaqe 143 m2 dhe 127 m2, ku vetëm njëri ka kushtuar 170 mijë euro. Zonja Fana, ka deklaruar pranë ILDKP se bashkëshorti i saj, Neshat Fana, i cili u shkarkuar nga kreu i Shkollës së Magjistraturës, ka blerë një livadh në Himarë, me sipërfaqe 2000 m 2, për vetëm 600 mijë lekë.

Pyetjes së si mund të blihet një livadh në Himarë për kaq para mund t’i japin përgjigje vetëm institucionet e Vetingut, para të civilëve zonja në fjalë duket të justifikojë pasurinë me dokumentacion ligjor. Zonja ka deklaruar gjithashtu se bashkëshorti i saj, gjatë vitit 2015, ka tërhequr nga një shoqëri tregtare rreth 100 mijë USD. Në deklaratën e pasurisë nuk jepen arsye për këtë tërheqja, por deklarata nënkupton për aksione në shoqëri tregtare.

Ervin Metalla
Gjyqtari i apelit Ervin Metalla është zgjedhur gjithashtu me short anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Metalla ka qenë pjesë e treshes së gjykatësve, të cilët vrasjet e kryera në 21 Janar nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideruar “vrasje nga pakujdesia”.

Metalla ka deklaruar dy makina me vlerë 5 500 euro dhe 1 200 000 lekë. Ai thotë se ka zgjidhur kontratën për blerjen e një apartamenti banimi si dhe ka lidhur kontratën me një sipërmarrje tjetër për të blerjen e një apartamenti me vlerë 7 500 000 lekë. Metalla deklaron 1 500 000 lekë gjendje cash, 1 230 609 lekë të ardhura nga paga etj.

Ndërsa Besnik Imeraj, i cili votoi kundra ligjit të Vetingut, deklaron një kredi për blerje banese, 707,123 lekë gjendje në llogarinë e pagës, 399,460 lekë gjendje në llogari dhe 1,180,033 lekë depozitë në emër të vajzës. Po ashtu, Imeraj deklaron 1,874,538 lekë të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese si dhe 1,261,752 lekë të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari.

Zëvendësuesit
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli janë zgjedhur me short anëtarë zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për vitin 2015, zonja Altina Xhoxhaj, ka deklaruar pranë ILDKP se nga dhënia me qira të një apartamenti në Tiranë ka fituar 3780 euro.

Po ashtu, Xhoxhaj ka deklaruar një llogari rrjedhëse, plus depozitë dhe kartë krediti, me vlerë 9 mijë USD. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron pagën 1,874,538 lekë dhe të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687 lekë. Bashkëjetuesi i saj, Arben Idrizi, ka marrë dy paga nga ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit, 567,000 lekë. Idrizi deklaron 5,379 USD të ardhura si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB. Ndërkaq, anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli deklaron pagën e tij, të bashkëshortes dhe dy kredi.

Pasuria e disa prej anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Mirela Fana, anëtare e KED
Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë.
Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro.
Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.
Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë.
Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë.
Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë.
Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë.
Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.
Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë.
Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.
Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.
Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.
Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.
Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

Ervin Metalla, anëtar i KED
Pronar një veture tip Mercedes Benz në vlerën 5 500 euro.
Pronar i një autoveturë, blerë 1 200 000 lekë.
Zgjidhje kontratës së porosisë për blerje apartament banimi me kredi dhe lidhje e një kontrate të re sipërmarrje në të njëjtën vlerë, përkatësisht 7 500 000 lekë.
Gjendja cash, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 230 609 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në programin e trajnimit vazhdues dhe pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 75 600 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në qendrën “L.I.S.T”, të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, 180 360 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert i Unionit të Gjyqtarëve në implementimin e projektit “Reforma Kushtetuese në optikën e Gjyqtarëve”, mbështetur nga OSFA/SOROS, 1 683 dollarë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në hartimin e “Manuali i gjyqtarit për gjykimin civil”, 252 000 lekë.

Besnik Imeraj, anëtar i KED
Kredi në bankë për blerje banese, detyrimi 2,116,816 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës, 707,123 lekë.
Gjendje në llogari, 399,460 lekë.
Depozitë në emër të vajzës, 1,180,033 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari, 1,261,752 lekë.

Vladimir Kristo, anëtar i KED
Tërhequr nga Banka Popullore, 2.800,000 lekë.
Tërhequr nga banka, 740,000 lekë.
Depozitë në bankë, 750,000 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 339,848 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 164,400 lekë.
Pasuria 2014
Gjendja e depozitës, bono thesari, në Bankën e Shtetit, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, 19 000 euro.
Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit ë dytë, pakësuar me – 117 500 lekë.
Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 2 658 000 lekë.
Gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit, obligacione me afat 2-vjeçar, 2 658 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 689 800 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit në bono thesari, 689 800 lekë.

Altina Xhoxhaj, anëtare zëvendësuese e KED
Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë, 3780 euro.
Llogari rrjedhëse plus depozitë dhe kartë krediti, 9 mijë USD.
Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687.
Bashkëjetuesi, të ardhura nga 2 paga, nga ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit, Arben Idrizi, 567,000 lekë.
Bashkëjetuesi, të ardhura si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB, 5,379 USD.
Llogari kursimi, 2 mijë USD.
Llogari rrjedhëse, 2 mijë USD.

Artan Zeneli, anëtar zëvendësues i KED
Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes zonja Valbona Zeneli dhe bonuse (punonjëse banke) neto 4 659 494 lekë.
Gjendje e llogarive të bashkëshortes në bankë 9 317 euro.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortes 1 141 407 lekë.
Gjendja e Investimit në një fond të tillë në lekë 5 953 172 lekë dhe 5 498 euro.
Fondi i pensionit vullnetar 1 614 413 lekë.
Është paguar një kredi në principal 6 316 euro dhe interesa 367 euro. Në dhjetor 2015 kredia ka detyrim të mbetur 111 387 euro.
Kredi e deklaruar më parë është shlyer gjatë vitit 2015 me vlerën 5 480 euro e mbetet pa shlyer 4 207 euro.

3 anëtarë hetues në kohën e komunizmit
Tre anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kanë përvojë si hetues në sistemin e drejtësisë në kohën e diktaturës. Ata janë Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese, Besnik Imeraj gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese si dhe Mirela Fana nga Gjykata e Lartë. Vladimir Kristo dhe Besnik Imeraj e kanë të shënuar në jetëshkrimin e tyre se kanë punuar në detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë, por nuk e kanë specifikuar se çfarë funksioni kanë ushtruar. Kurse Mirela Fana, e ka publikuar pa komplekse në jetëshkrimin e saj, përvojën tri-vjeçare si hetuese në hetuesinë e Mirditës. Ndërkaq, ligji i Vetingut nuk verifikon të shkuarën komuniste të njerëzve të drejtësisë, por ligjet e posaçme për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, kanë vendosur si kusht që bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit si dhe hetuesit e komunizmit, nuk mund të zgjidhen as gjyqtarë dhe as prokurorë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i pavarur që verifikon përmbushjen e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Anëtarët e këtij institucioni kanë mandat njëvjeçar. Sipas ligjit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme. Selia e Këshillit është Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e nevojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksionit dhe të detyrave të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në këtë ligj. Mbetet për t;u parë nëse anëtarët e këtij organi do t’i rezistojnë skanerit të trefishtë të Vetingut. Ky proces do të fokusohet kryesisht tek ligjshmëria e pasurive, por edhe tek kontrolli i figurës dhe aftësive profesionale.

Çmenduria shqiptare – Çdo vit Shqipëria “prodhon” 1500 Doktorë Shkencash!

Nuk ndodh në asnjë Universitet të rajonit dhe as Europës. Çdo vit nga shkollat tona të larta dalin 1500 doktorë shkencash. Të paktë janë ata që synojnë shkencën e mirëfilltë sepse për pjesën më të madhe diploma e doktoraturës është një mundësi punësimi. Ky mentalitet i krijuar prej vitesh reflektohet edhe tek studentet e sotëm.


Të gjithë duan doktoraturën, por asnjë nga të intervistuarit nuk do dhe nuk mundet të merret me shkencë. Drejtues të shkollave të larta me keqardhje tregojnë se ashtu si në ciklet e tjera të studimit edhe doktoraturat po shkojnë drejt zhvlerësimit. Krahas studenteve që synojnë doktoraturën si mundësi punësimi, vitet e fundit tundimit për një diplomë apo titull “Doktor Shkencash” nuk i kane rezistuar politikanët dhe zyrtarët e lartë edhe pse shumë prej tyre nuk kanë lidhje me arsimin e aq më pak me shkencën.
Sot titulli “Doktor Shkencash”, nëse punon në administratë, të siguron një rritje page prej 20 mijë lekësh të rinj. Për të frenuar ketë bum “shkencëtaresh” që del çdo vit nga Universitete tona dhe me një kosto prej 300 mijë dollarësh për buxhetin e shtetit, Ministria e Arsimit po shikon mundësinë e një kontrolli më të rreptë mbi këtë shkollë studimi. Ndërkohë qeveria ka bllokuar kuotat e pranimeve për doktoraturë ndoshta deri publikimin e politikes së re të Ministres së Arsimit.
(Shekulli)

Shpërthen deputeti socialist: Më mirë koalicion me PD-në, se me Metën

Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta ka shpërthyer ndaj LSI-së dhe akuzave të kësaj të fundit drejtuar kryesisht Policisë së Shtetit.

Deputeti Kosta ka shigjetuar Vangjel Tavon, i cili sipas tij është një “ordiner” dhe sillet si be në Gjirokastër.

Ai madje bën thirrje që PS-ja të ndahet nga LSI-ja dhe të dalë e vetme në zgjedhje.

STATUSI

Aleanca me LSI-në , është vetëm – për PS- në !

Kam pasur jo pak kritika për punën e ministrave të LSI apo dhe deputetët e saj. Madje për Tavon, që sillet si beu i ri arrogant i Gjirokastrës, mund të flisja gjatë edhe për çështje konkrete. E kam akuzuar dhe e akuzoj publikisht për abuzime dhe shpërdorime skandaloze me pushtetin politik që i është dhënë në Gjirokastër, si dhe për sjelljen e tij ordinere dhe fjalorin e ulët ndaj drejtuesve të PS dhe Kryeministrit. Tavo është njeriu i fundit që duhet të akuzonte dhe të hidhte baltë më qeverisjen dhe strukturat e shtetit. Nuk ka as moralin si zyrtar dhe as si politikan të lëshojë akuza kriminale.

Teksa po dëgjoj nga përfaqësuesit e LSI të hedhin vrer ndaj PS dhe qeverisë ku edhe ata janë pjesë, shoh që akuzat e tyre janë dhe më të ndyra se sulmet që na bën Saliu. Por këto ditë po shoh atë që shohin gjithë shqiptarët; LSI po sulmon PS-në dhe qeverinë më keq dhe në mënyrë më të poshtër se PD. Nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS dhe kur dyshokan për skenarë haluçinant nga ana e policisë.

Lad KostaPersonalisht mendoj se vazhdimi i koalicionit me LSI është i pamundur dhe duhet të ndahemi menjëherë. Nuk na bashkon asgjë me ta. PS është forcë kryesore në vend dhe fiton e vetme. Për kolegët e mi që kanë merak numrat, u them se PS mund të jetë në koalicion me çdo parti tjetër që nuk ka stil pune pazaret dhe shantazhet. E them këtë sepse dhe nga pikëpamja e raporteve njerëzore kjo aleancë me LSI ka marrë fund.

Ne nuk mund të jemi në aleancë me deputetë që nuk kanë pikë respekti për kolegët e tyre të partisë aleate. Me deputetë që thonë se jemi aleatë dhe fyejnë e shajnë gjithë ditën jo vetëm kolegët e PS, por edhe Kryeministrin dhe qeverinë ku janë pjesë. Edhe deputetët e PD janë më dinjitoz si kundërshtarë politik sesa LSI. Ky mund të jetë një qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me LSI në koalicion.

Berisha si i lëpihet Metës

Sali Berisha me anë të një mesazhi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ bën diversion teksa bën sikur u ka dalë në mbrojtje deputetëve të LSI-së, ndërsa theksoi se urdhrin ministrit Tahiri për të sulmuar deputetët, pjesë e aleancës së koalicionit, ia jep Rama. Ish-lideri i PD-së shtoi se: “Petrit Vasili vuan nga mani e tmerrshme e persekutimit, shenja qe ai nuk i ka shfaqur kurrë, ose Edi Rama do me çdo kusht të lidhë Ilir Meten dhe LSI me drogën.”

Po postojmë të plotë statusin e Berishës në rrjetin social facebook:

Rama urdheron Saje Qorrin te sulmohen me droge deputet e LSI Vasili mbledh me urgjence grupin parlamentar te LSI!

Te dashur miq, mediat informojne se kryetari i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka mbledhur me urgjence grupin e tij parlamentar me kerkesen me te çuditshme qe njeriu mund te degjoje ne historine e nje mazhorance parlamentare. Ai iu ka kerkuar me urgjence deputeteve te LSI, pjese e mazhorances qeverisese, te kene kujdes me makinat se policia do ju vendose droge, nderkohe qe me ligj policia nuk kontrollon makinen e deputetit. Keshtu qe duhet pranuar se, ose Petrit Vasili vuan nga mani e tmerrshme e persekutimit, shenja qe ai nuk i ka shfaqur kurre, ose Edi Rama do me çdo kusht te lidhe Ilir Meten dhe LSI me drogen. Ky vendimin ekstremis i Edi Rames eshte paraprire nga perpjekjet e tij te jashtezakonshme per t’i faturuar Ilir Metes, Eskobarin e Ballkanit.

Muaj me pare sapo doli emri i Eskobarit, Rama jo vetem perhapi fotot e inaugurimit te Santa Quaranta ku ishte i pranishem Ilir Meta por ai informoi trupin diplomatik dhe mediat se Klement Balili, sipas te dhenave te sigurta te policise mbrohet nga Ilir Meta madje edhe fshihet prej tij, cka veshtiresin dhe ben pothuaj te pamundur arrestimin e tij. Por shpejt, ky variant i mbijeteses se Balilit te fshehur nga Meta, ju kthye Rames ne bumerang.

Kjo sepse ne rast se Meta pengonte arrestimin e Balilit do te thote qe Rama per hir te qeverisjes nuk arrestonte Balilin, keshtu qe aleanca ishte e tera ne kurriz te Balilit. Pervec kesaj, Meta vet nuk kishte asnje fuqi ekzekutive mbi policine as ta pengonte dhe as ta urdheronte, keshtu qe ishte e qarte se Balili mbrohej direkt nga Edi Rama per te akuzuar Meten ose per te ndare me te vet dhe familjaret e tij milionat e eurove te krimit. Shtoj ketu se, per te lare duart me arrestimin e Balilit, muajin e fundit, Rama me Fugen e tij hapi llafin se ai ia ka besuar FBI-se arrestimin e Eskobarit, duke menduar se u çlirua nga akuzat qe rendonin mbi te per mos arrestimin e tij.

Levizja e fundit e Metes per t’i kerkuar presidentit te Republikes mbledhjen e Keshilli te Sigurise Kombetare, sado qe kishte edhe qellime personale, ishte plotesisht e justifikuar, pasi Eskobari i Ballkanit, i bere problem nderkombetar, jo qe nuk po arrestohej por perkundrazi po perdorej per alibira dhe qellime politike dhe leshonte nje hije te zeze mbi vendin tone. Me kete rast pershendes vendimin e presidentit per te thirrur per here te dyte Keshillin e Sigurise Kombetare per shkak te shnderrimit te Shqiperise ne Kolumbi te Europes.

Dhe natyrisht, thirrja heren e dyte per qendrimin e qeverise ndaj Klement Balilit, i shpallur nga agjensite nderkombetare te luftes kunder droges si Eskobari jo i Shqiperise por i Ballkanit eshte plotesisht e domosdoshme. Ne keto kushte, ne nje akt hakmarrje te verber, kreu i qeverise/ i drejtesise/ i policise, Edi Rama ka urdheruar ne nje akt ekstrem policine per vendosje droge ne makinat e deputeteve te LSI, anetare te mazhorances se qelbesirave! Te gjitha keto deshmojne kurthe, intriga, sulme, banale, vulgare, nderqeveritare te mazhorances se aleances se qelbesirave, por deshmojne para se gjithash se mbi cfare amoraliteti ekstrem qendron qeverisja e ketij vendi anetar i NATO-s dhe kandidat per anetar i BE! sb

Ben Blushi rrëfen sherrin me grushte me Ilir Metën dhe përjashtimin nga shkolla (video)

Ben Blushi ka rrëfyer sot nje zenke qe ka ndodhur mes tij dhe kreut te Kuvendit Ilir Meta, ne kohen qe ata kane qene shoke klase ne gjimnazin “Sami Frasheri”. Ai ka thene se shkaku nuk i kujtohet, ndersa ka folur edhe se çfarë ka ndryshuar me Metën dje dhe sot.

Jeni zënë me grushta me Ilir Metën te “Sami Frashëri”… 

Histori të vjetra. Sot me Ilir Metën kemi vetëm dy gjëra të përbashkëta, që kemi qenë të dy te i njejti gjimnaz dhe që të dy i kemi selitë e partive te rruga “Sami Frashëri”. Është koicidencë, ne jemi fiks përballë tyre.

Konflikti per cfare ka qene? 

Ka qenë një zënkë klase, kemi qenë shoke klase.

Për ide politike ishte?

Atëherë s’fisnim për politikë, do ketë qenë një gjë shumë banale që mua s’më kujtohet, sherr klase por unë di që për atë shkak jam përjashtuar 2 javë nga shkolla.

Dhe s’ja merr mendja njeriut që Ben Blushi të jetë përjashtuar nga shkolla për dy javë….

Dhe s’besoj se do më ndodhë prapë që të zihem me Ilir Metën dhe të përjashtohem nga Parlamenti. (qesh)

Ndiqni videon për t’u informuar me shumë rreth historisë në fjalë!

Kuvendi hedh shortin, ja 9 anëtarët në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot shortin e parë me gogla për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni i parë që krijohet nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Katër institucionet e Drejtësisë kanë depozituar në Kuvend listën e kandidatëve që plotësojnë kriterin e vendosur në Kushtetutë, që ka të bëjë me faktin se në karrierën e tyre nuk kanë marrë asnjëherë masë disiplinore.

Por deputetja e PS-së, Vasilika Hysi tha se në proces, veçanërisht në mbledhjen e kandidaturave të KLD-së është shkelur ligji, pasi kandidatët që nuk janë përzgjedhur për tu dërguar në Kuvend, nuk janë njoftuar me shkrim.

Megjithatë vërejtja e deputetes së PS-së nuk u mor në konsideratë nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke vijuar me hedhjen e shortit.

Anëtarët e përzgjedhur

Nga Gjykata Kushtetuese

Besnik Imeraj

Vladimir Kristo

Altina Xhoxhaj (anëtar zëvendësues)

Nga Gjykata e Lartë

Mirela Fana

Artan Zeneli (anëtar zëvendësues)

Nga Prokuroria e Përgjithshme

Rovena Gashi

Gentian Trenova

Fatjona Memçaj

Nga KLD

Brikena Ukperaj Lubonja

Ervin Metalla

Kastriot Selita

Gentian Media (anetar zevendesues)

Balili “fshihet” brenda vendit, komunikon me familjarët me letra e korrier

Prokuroria dhe Policia e Shtetit dyshojnë se Klement Balili fshihet brenda territorit shqiptar dhe nuk është larguar nga vendi. Sipas këtyre dy institucioneve ka dyshime se Balili komunikon me pjesëtarët e familjes së tij vetëm me letra dhe korrierë. Kelment Balili i cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, dyshohet se fshihet brenda territorit shqiptar.

Burimet zyrtare nga prokuroria dhe Policia e Shtetit, i thanë ABC News se po punohet në rrugë operative dhe me metoda speciale për të gjurmuar vendstrehimin e Balilit, tashmë i shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së krimeve të rënda.

Dyshohet se ai fshihet brenda territorit shqiptar pasi në sistemin TIMS rezulton se nuk ka kaluar kufirin. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet pista e hetimit të largimit të tij nga Shqipëria edhe në mënyrë ilegale apo dokumente të tjera te falsifikuara.

Burimet thonë, se veç shpalljes në kërkim brenda territorit shqiptar dhe pikave të kalimit kufitar Balili është shpall edhe në kërkim ndërkombëtar. Por te faqja zyrtare dhe publike e INTERPOLIT, me emrin e Klemend Balilit ende nuk figuron ndonjë e dhënë siç ka ndodhur me rastet e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Burimet nga policia dhe prokuroria thonë se është i vështirë identifikimi i vendndodhjes së Balilit, pasi njerëzit pranë tij përdorin numra telefoni të paregjistruar në emrin e tyre apo pjesëtarëve të familjes, të cilat vazhdojnë të blihen në tregun e zi.

Pavarësisht kësaj, burimet thonë se me metoda speciale janë në vëzhgim thuajse të gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Ndërkohë, një burim operativ mësohet se i ka thënë grupit hetimor të çështjes, se njerëzit e Kelmend Balilit komunikojmë me këtë të fundit vetëm me letra dhe me anë të korrierëve,te cilët nuk janë pjesëtare apo të afërm të familjes.

Kjo është një tjetër pistë përmes se cilës po punohet për të identifikuar këto persona. Komunikimi me letra, për hetuesit tregon se është me e mundshme pista që Balili nuk është larguar nga Shqipëria por ndodhet brenda territorit

Për mos gjetjen dhe arrestimin e tij nga policia, kohët e fundit ka pas reagime edhe të ambasadorëve të huaj, ministrave të qeverisë si dhe angazhimi i kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili i ka kërkuar përmes një letre, Presidentit të Republikës të mbledh këshillin e sigurisë kombëtar. Kërkesë, e cila është pranuar nga Presidenti, qe shumë shpejt do të njoftoje edhe datën e mbledhjes së anëtarëve të këshillit të sigurisë kombëtare.

Kelmend Balili akuzohet nga autoritet greke dhe shqiptare, si kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës në kuadër të organizatës kriminale, e cila dyshohet se funksionon prej vitesh.

Edi Rama, ti si kryeministër, u mohove fëmijve tanë Shqipërinë!!! Jakup B. GJOÇA

– Cili është Atdheu i fëmijve të mi? Ndodhia e familjes time

Në gushtin e 2016-s unë isha në Tiranë dhe prisja familjen time nga Athina, ku jeton 24 vjet,  të vinte edhe ajo për pushime në Shqipëri. Fëmija i madh (punon në Zvicër, pasi mbaroi studimet universitare në Tiranë) mbërrin në Athinë për pushimet verore, por nuk pranoi që të vinte në Shqipëri. Edhe pse mamaja këmbënguli që fëmija të pranonte të vinin të gjithë  familjarisht për pushime në Shqipëri, fëmija kundërshtoi me forcë.

-Nuk dua më të shkoj as për vizitë në Shqipëri. Atë turp që më bënë  qeveritarët në Tiranë, duke më mohuar edhe praktikën mësimore, nuk do ta harroj tërë jetën time, – ishte përgjigja e prerë e fëmijës.

Dhe familja ime nuk erdhi për pushime në Shqipëri, sepse ndënji me fëmijën në Athinë. Unë, nuk munda ta takoj fëmijën, ngaqë isha në Tiranë.

Ndjeva boshllëk, hidhërim shpirtëror, jo aq për mallin, që nuk munda ta takoj atë gusht fëmijën, por  nga turpi ndaj atyre që qeverisin Atdheun tim.

Jo aq, që nga sjellja e keqqeverisjes së tyre, po na detyrojnë, që të ndahemi nga familjet tona, duke na detyruar të marrim rrugët e kurbetit, sepse në Shqipërinë e qeveritarëve tanë, nuk kemi më shpresë as për të mbijetuar përballë Mjerimit!!!

U ndjeva keq, përballë mohimit të fëmijës tim, që nuk do më të vijë as për vizitë në Atdheun vet.

U ndjeva keq, jo kaq sepse nuk mundesha, si prind, ta kundërshtoja, ngaqë fëmija im ka plotësisht  TË DREJTË, dhe unë nuk kam as të drejtë morale, as si prind, ta kundërshtoj dot.

Si prind ndjeva hidhërimin e madh, që pushtetarët tanë i mohuan fëmijës tim Atdheun e vet!!!

Fëmija lindi në Shqipëri, kur unë isha emigrant dhe e pashë fëmijën e parë, kur u ktheva në Atdhe, për herë të parë, kur fëmija ishte 3 muajsh. Fëmija, u rrit  2 vjet me gjyshin dhe gjyshen, sepse ne prindërit e foshnjës së porsalindur, emigruam dhe nuk kishim mundësi ta merrnim foshnjë.

Fëmijën e mora në emigrim, kur ishte 2 vjeç. Mbaj mend, që fillimisht fëmija nuk më njihte, që unë isha babai i saj. U rrit, mësoi në emigrim. Kur erdhi çasti të zgjidhte për profesionin që do studionte në universitet, kishte dëshirë të studionte për ushtarak. Në tërë ciklin shkollor arriti rezultate të shkëlqyera, por i mohuan të drejtën të ndiqte studimet në universitetet ushtarake, sepse nuk kishte shtetësinë e vendit ku jemi emigrantë. Fëmija, nuk mund ta pranonte, që vetë Shteti ta diferenconte nga shoqet  në shtetin që u rrit, u shkollua, dhe t’i privojnë  TË Drejtën e Studimit për çfarë dëshiron, vetëm e vetëm nga përkatësia kombëtare, ndaj nuk pranoi që të studionte në asnjë Universitetet tjetër, këtu, në shtetin që jemi emigrant.

E bindëm fëmijën, që të vazhdonte studimet në Tiranë, në vendlindje.

Fëmija u diplomua në universitet në Tiranë me rezultate të larta dhe bëri kërkesë në një universitet të Hollandës, për studime pasuniversitare të specializuar në profesionin që kishte zgjedhur. Universiteti i Hollandës, veç notave, i kërkon kriter edhe ushtrimin e praktikës.

Fëmija bëri kërkesë  në 2015 për të bërë praktikë në një institucion shtetëror në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i institucionit nuk iu përgjigj kërkesës së fëmijës për praktikë, pa dhënë shpjegim. Takova Zvdrejtorin e  përgjithshëm i atij institucioni me ndërmjetësinë e zvministrit përkatës dhe ky premtoi të ndihmote. Por më vonë, edhe zvdrejtori i Përgjithshëm, nuk na përfilli, duke mos miratuar kërkesën për praktikë, por na tha, që  mund të ja jepte dokumentin që fëmija e bëri praktikën në institucionin përkatës. Fëmija nuk pranoi dokumentin, ngaqë donte të ushtrohej në praktikë.

Në një moment dëshpërimi, fëmija më thotë:

-Babi, përse më detyruat të vija të studioja në Shqipëri, kur këtu më mohojnë  edhe të drejtën të bëj një praktikë, për t’u pranuar për master në universitetin e Hollandës?

Nuk dija çfarë përgjigje t’i thosha fëmijës, por ndjeva fajësi prindërore, që solla fëmijën tim të studionte në Vendlindjen e vet, sepse ky faji im prindëror, po i bëhet pengesë për t’u arsimuar në jetën e tij. I ngarkuar me peshën e këtij faji, i dërgoj deputetit Fatmir Xhafa një mesazh në telefon, duke përfituar nga njohja personale që kisha, si gazetar, me këtë përmbajtje: “Zoti Xhafa, ju na premtuat Rilindjen e Shqipërisë! Si mund t’ju besojë fëmija im, të cilin e solla nga Athina të studiojë universitet në Tiranë, që qeveria juaj socialiste do të Rilindë Shqipërinë, kur drejtorët tuaj i mohojnë fëmijës të drejtën e një praktike pasuniversitare (pa kërkuar shpërblime financiare, as punësim) në një institucion shtetëror, e cila i duhet për t’u pranuar në Universitetin e Hollandës për Master? Zoti Xhafa, ju lutema na thoni: Ta çojmë në Athinë të bëjë këtë praktikë, sepse këtu në Shqipëri këtë të drejtë ia mohojnë drejtorët tuaj?”

Pas disa orësh, më telefonon ai zvdrejtori i Përgjithshëm i institucionit, i cili fillimisht, edhe pse na premtoi, më vonë nuk e dha autorizimin  për kryerjen e praktikës.

-Sapo më telefoi zoti Xhafa. Nesër hajdeni të merrni autorizimin për praktikë.- më thotë zvdrejtori i Përgjithshëm, i cili është emëruar nga PS në atë institucion.

– Po ju deri tani, na i mohuat këtë të drejtë, pa na dhënë shpjegime, – i them me një ton ironie.

– Derisa më urdhëroi zoti Xhafa, të vini nesër e ta mirrni autorizimin dhe të filloni praktikën.

Të nesërmen, pasi morëm autorizimin e firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i institucionit, shkojmë me fëmijën te drejtoria përkatëse. Dorrëzuam autorizimin dhe prisnim që fëmija të pranohej aty për të filluar praktikën.

Pas disa orësh, na telefonon një nëpunës, Ii cili na pohoi që është përgjegjës për edukimin në drejtori (subjekti i praktikës).

-Fëmija juaj nuk do të bëjë praktikën këtu. Unë nuk e pranoj, sepse nuk dua ta njoh firmën e drejtorit të Përgjithshëm të institucionit!

Sado u mundova të sqarohesha, nëpunësi që më telefonoi, ma bëri të qartë. Ai vendos në atë drejtori kush do bëjë praktikë dhe jo drejtori i Përgjithshëm, madje as ministri vetë, po ta urdhërojë!!!

I telefonoj drejtorit të Përgjithshëm të institucionit. Ai nuk e hap telefonin, edhe pse e njihte numrin tim. I dërgoj mesazh foton e shkresës,  dhe e pyes, a është firma e tij në shkresën që më dhanë, apo u tall me ne, derisa vartësi i tij, nuk ia njeh firmën dhe shkresën e vulosur nga ai. Sërish drejtori i Përgjithshëm nuk kthen përgjigje!!!

Fëmija, duke parë, që nuk e pranojnë të bëjë praktikën, edhe pse kemi në dorë shkresën e Drejtorit të Përgjithshëm të institucionit, më thotë:

-Babi, vërtet akoma do të më thuash, që unë të punoj këtu në Shqipëri? E kupton, sa më fyejnë tani këta që qeverisin Shqipërinë sot, duke mos më pranuar të bëj as praktikën, që më kërkon universiteti në Hollandë???

Të nesërmen kërkuam që fëmija të bënte praktikë në një institucion tjetër shtetëror që ka lidhje me specializimin pasuniversitar që do të studiojë fëmija. Drejtori i Klinikës e pranoi kërkesën. Pas 15 ditëve praktikë, drejtori i Klinikës na thotë, që të bëjmë një kërkesë në drejtorinë e Institucionit, që ata të miratojnë praktikën e fëmijës, për ta dhënë më vonë vlerësimin në mënyrë zyrtare, siç e kërkon procedura. Pas 10 ditëve nga kërkesa që bëmë në drejtorinë e Institucionit, përgjigja që dha drejtoresha e institucionit është refuzim i kryerjes së praktikës, me arësyetimin, që ky institucion nuk ka marrëveshje me universitetin, ku është diplomuar fëmija im.

E sqarojmë drejtoreshëm, që fëmija është diplomuar nga Universiteti, por praktikën ia kërkon universiteti i Hollandës, si kriter pranimi për studime pasuniversitare. Drejtoresha e institucionit nuk pranoi më, as të na dëgjonte, as të na sqaronte më!!!

I dërgoj një mesazh ministrit Ilir Beqaj, si ministri që ka në varësi institucionin, duke i thënë: “Zoti ministër. A mund t’i jepni ju fëmijës tim, motiv, arësye, që të kthehet nga emigracioni ku jeton dhe studion, e  të punojë e jetojë  në Shqipëri, kur në Shqipëri drejtoresha juaj tani i mohon edhe të drejtën që të  kryejë një praktikë, për të përmbushur kriterin e pranimit për studime pasuniversitare në një universitet të Bashkimit Europian? Po të ishte fëmija juaj dhe kjo drejtoreshë t’i mohonte të drejtën të kualifikohet në institucionin shtetëror, ju, si prind, çfarë do të bënit?”.

Ministri Beqaj më kthen përgjigje: “Derisa drejtoresha ju ka thënë “JO”, unë nuk e detyroj dot. Por, ju çoj në këdo tjetër institucion që të doni ju”.

Mirëpo, praktika nuk mund të bëhej në tjetër institucion, për shkak të specializimit pasuniversitar që dinte fëmija të kryente.

Në ndërkohën që fëmija studionte në universitet në Tiranë, i jepet edhe shtetësia greke, ngaqë, si fëmijë emigrante, plotësoi të gjitha kriteret e ligjit.

Derisa në Tiranë fëmijës i mbyllën çdo portë në institucione shtetërore, për të bërë praktikë specializimi për studime pasuniversitare, i telefonoj zvministrit grek R.S, dhe i kërkojmë ndihmë që fëmija im, ngaqë tashmë ka edhe shtetësinë greke, të bëjë praktikën në një institucion shtetëror në Athinë. Zëvendësminsitrit grek i kërkuam ndihë, duke përfituar nga njohja familjare që kemi, sepse unë dhe vëllezërit e mi emigrantë kishim punuar 4 vjet në fermën e familjes së tij. Zëvendësministri grek, më kujton  që e mban mend fëmijën tim, që kur  hidhte hapat e para atje në fermën e tyre, më thotë që gëzohet tani, që fëmija im ka mbaruar universitet  dhe i premton çdo ndihmë të menjëhershme për studimet pasuniversitare.

Viti akademik 2016 u “dogj” për studimet pasuniversitare për fëmijën tim, ngaqë drejtorët e Përgjithshëm të institucioneve shtetërore në Tiranë, ia mohuan fëmijës të drejtën të kryejë praktikë të specializuar, për të përmbushur kriteret  e universitetit të Hollandës për studime  të specializuara pasuniversitare!!!

Asnjë nga drejtorët e Përgjithshëm të Rilindjes Socialiste nuk i arësyetoi  rrefuzimin fëmijës, të bazuar në  ndonjë ligj, që i mohuan të drejtën e praktikimit për studime pasuniversitare, në institucione shtetërore. Përkundrazi. Po këta drejtorë të Përgjithshëm të Rilindjes Socialiste, pamë që  nuk pyeteshin fare nga vartësit e tyre, edhe kur u jepnim vartësve shkresat e vulosura nga drejtorët e tyre. Dhe, po kështu, këta drejtorë të Përgjithshëm të Rilindjes Socialiste, ndryshonin urdhërat e tyre që firmosin dhe vulosin, nëse  u telefononte  ministri dhe deputeti “I fortë”, dhe, në raste të tjera, ata vetë  nuk pyesnin fare, as ministrin që kanë epror!!!

Asnjë nga shqiptarët, nuk emërohen në Shtetin e Rilindjes Socialiste, ngaqë ka studiuar dhe është specializuar në universitetet e Europës, apo të Botës. Asnjë shqiptar, nuk mund të emërohet në Administratën Publike të shtetit që qeveriset nga Rilindja Socialiste, me kriteret e MERITOKRACISË, Intelektualizmit, Personalitetit!!!

Në Shtetin ku qeveris Rilindja Socialiste, shqiptarët mund të punësohen vetëm nëse katandisen puthëdorë dhe servilë të kryeministrit socialist, nëse financojnë fushatat zgjedhore të kryetarit të Partisë Socialiste.

Në realitetin e Shqipërisë, që qeveriset nga Rilindja Socialiste, nëpunësit e Administratës Socialiste nuk u shërbejnë as shqiptarëve, as Shqipërisë, por janë shërbëtorë të interesave personale dhe partiake të kryeministrit Edi Rama!!!

Ju, ED, si kryeministër, me Partneritet Publik Privat, u vodhe shqiptarëve, jo vetëm Tokën, Ujin, Ajrin e Shqipërisë, por u vodhe, edhe fëmijve tanë, edhe universitetet Publike!!!

Atëhere, ju pyes, zoti Ed, kryeministri i Rilindjes Socialiste:

-Cili është Atdheu i fëmijës tim? Ai Atdhe, që qeveriset nga ju, dhe i mohoni fëmijës tim edhe dëshirën, edhe përpjekjet për t’u arsimuar?

Ju, kryeministri Ed, i keni marrë peng fëmijës tim, Atdheun e tij, sepse me (keq)qeverisjen tuaj, Atdheun, ku lindi fëmija im, e trajtoni plaçkë, që e shitni dhe e bleni në tregun e Korrupsionit.

Ju, kryeministri Ed, me keqqeverisjen tuaj, e fyeni, e injoroni fëmijën tim, edhe ndaj dëshirës që ka për t’u arsimuar në Atdheun e vet, saqë fëmija im të mos dojë të shkelë më në Atdheun e poshtërsuar nga keqqeverisja juaj!!!

Ju, kryeministri Ed, duke e trajtuar Shqipërinë, si një copë tokë, që e shisni për të bërë miliardat  euro që depozitoni nëpër OFSHORET e Panamasë, u vrisni fëmijve tanë, që lindin dhe rriten në emigracion, edhe ndjenjën e atdhedashurisë, edhe krenarinë për Atdheun, sepse turpërohen, kur qeveritarët si Ti, i mohojnë të DREJTËN E SHKOLLIMIT në Atdhe!!!

Ju, kryeministri Ed, a keni lënë më ndonjë copë nga Shqipëria, pa e dhënë me koncension, që fëmijët tanë, ta ndjejnë se është akoma Atdheu i tyre?

Ju, kryeministri Ed, u mohoni fëmijëve tanë në emigrim Atdheun e tyre, u keni vrarë  fëmijëve tanë emigrantë edhe dëshirën  të vinë në Atdhe një vizitë te gjyshi dhe gjyshja, ngaqë ua bëni shtetin, ku ju qeverisni, një vrasës të ëndërrave, të dëshirave të tyre, sepse realtiteti juaj qeverisës është jashtë çdo imagjinate të tyre.

Sepse  shteti që ju qeverisni,  kryeministri Ed, është FRIKA e fëmijve tanë emigrantë.

Ju, kryeministri Ed, i trajtoni fëmijët tanë emigrantë, si të jenë armiqtë tuaj të klasës, ngaqë NUK JANË  pagëzuar si fëmijët e FRESSH-it dhe NUK JANË militantëe e tu partiakë.

Ju, kryeministri Ed, i detyroni shqiptarët, të shpëngulen nga Atdheu -Shqipëri dhe të katandisen azilantët e bukës së gojës nëpër Botë, sepse keni vrarë edhe shpresën për të mbijetuar nga Mjerimi dhe Varfëria e madhe që kultivojnë korrupsionet, tenderimet e pasurisë së Shqipërisë nga qeverisja juaj.

Ju, kryeministri Ed, e qeverisni Shqipërinë, jo sepse jeni, apo ndiheni patriot! Jo, sepse jeni atdhetar! Jo, sepse ndiheni shqiptar!

Ju, kryeministri Ed, e qeverisni Shqipërinë, që ta vidhni, duke detyruar parlamentin që të votojë koncensionet, me të cilat u shisni klientëve pasuritë e Shqipërisë për 30 vjet, për 99 vjet! Ju, kryeministri Ed, që mandatin e qeverisjes e keni 4 vjet, ndërkohë, që Shqipërinë e jepni koncension për 99 vjet!!!

Atëhere, cila Shqipëri është Atdheu i fëmijve tanë?

Vazhdon greva e urisë së të përmbyturve në Shkodër, nisin negociatat

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Shkodër, Albert Tuka, ka hyrë në një marrëveshje gjatë natës me grevistët e urisë që kanë qëndruar pranë prefekturës për të zgjidhur çështjen e dëmshpërblimeve të tyre për përmbytjet e 2010-2011-ës që nuk iu janë paguar nga shteti. Sipas kësaj marrëveshjeje, që shçnon fillimin e negociatave me prefekturën, grevistët edhe janë zhvendosur në një ambient tjetër me ngrohje.

Grevistët janë tetë: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.

Dje, Policia e Shtetit krijoi gardh rrotull grevistëve, duke shkaktuar indinjatë; grevistët u mbështetën edhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi, që deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se ‘kjo është alternativa e kësaj qeverie për Shkodren, asnjë lek, asnjë fond, asnjë interesim. Në vend të zgjidhjeve për njerëzit, ofrohet dhunë, kordona policie. Të përmbyturit janë në të drejtën e tyre, por diskriminohen hapur nga Edi Rama e qeveria e tij që pas braktisjes po tenton të fuse dhe konfliktin në qytetin më të madh të Veriut, – ka nënvizuar Ademi. –  Meqe ai nuk votohet në Shkodër, hakmerret dhe çon deri në fund trillet e tij. Nuk i ka bërë mirë llogarite. Shkodra dhe shkodranët nuk jane sunduar me polici e forca të armatosura as në ditët me të këqia të diktatures. është koha që ai të reflektoje, të ndryshoje raportin me Shkodrën, duke respektuar në mënyrë të barabartë të drejtat e çdo individ në këtë vend, e të ushtroje detyrimin që ka si kryeministër.”

Deputetja e Shkodrës, Jozefina Topalli, po ashtu i ka mbështetur fuqimisht grevistët. “Situata e grevisteve ne Shkoder eshte dramatike,- deklaroi Topalli. – Ne kete te ftohte te eger , ku njerezit kane ftohte edhe neper shtepia , grevistet jane jashte , nen qiell te hapur. Eshte çnjerezore braktisja e tyre ne kete te ftohte te acarte . Greva kerkon kushte. Grevisteve i duhet siguruar me urgjence nje ambjent i ngrohte. Shteti e pushteti t ‘i siguroje kushtet greves.”

Gentiana Sula: “Hapja e dosjeve të komunizmit mund të sjellë edhe trazira në shoqëri”

“Hapja e dosjeve të ish-sigurimit mund të sjellë pas trazira në shoqëri”. Deklarata vjen nga kryetarja e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit Gentiana Sula.

E ftuar në “Ora e intervistës” ne Ora news, Sula tha se procesi është delikat por në përfundim ka për qëllim shkëputjen njëherë e mirë nga e kaluara komuniste.

“Nuk është e kolljashme të përballesh me një gjë të rëndë që ka ndodhur në familjet, në lagjen, ose në qytetin ose në shoqërinë tonë.

Është një dhimbje e madhe dhe vetë shoqëria pas 25 vitesh akoma nuk e ka hedhur akoma këtë hap, unë them që është një peshë e madhe është një plagë që me përulje i afrohemi, nuk është se do jetë një gjë e thjeshtë. Është thënë që shpesh herë mënyra si ka vepruar sigurimi ka qenë me dhunë, me shtërngim. Kështu që kjo është një aspekt që e vë ne pozitë atë që ka shpërbyer pa dashje si instrument”, deklaron Sula.

Pikërisht për këto arsye, rekomandon ajo, grupet që do të jenë të angazhuara me këtë proces duhet të vendosin ngjarjet në kontekstin e kohës.

“Unë i vë shumë theksin rolit që do kenë historianët, gazetarët, publicistët që ta tregojnë si ka funksionuar makineria e dhunës që pastajs ecili ta kuptojë rolin që ka pasur në këtë lojë që është bërë me qytetarët”, kryetarja e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit.

Sula paralajmëroi se interesi do të jetë i lartë, teksa në përfundim çdo qytetari i lind e drejta të shohë dosjen e vet.

‘Mosarrestimi i Balilit’, Meta letër Nishanit: Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nga TEDI BLUSHI
I shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Klement Balili ende nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ndonëse ndaj tij është dhënë edhe masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për shkak të paaftësisë së Policisë shqiptare, për të arrestuar “Eskobarin e Ballkanit”, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që për këtë çështje të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“BalkanWeb” ka siguruar ekzkluzivisht letrën që Meta i ka dërguar Nishanit ku ndër të tjera i parashtron kërkesën “Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla”, – shkruan Meta.
Referuar letrës së siguruar ekzkluzivisht nga “BalkanWeb” kreu i Kuvendit shprehet gjithashtu se “Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impact në sigurinë kombëtare”, – shkruan Meta. Ky është rasti i parë kur një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, reagon zyrtarisht dhe shpreh zyrtarisht në mënyrë institucionale shqetësimin e tij për faktin e mosarrestimit të një personazhi kryesor të botës së krimit, sikundër është Klement Balili. “BalkanWeb” boton ekzkluzivisht letrën e plotë që Meta i ka dërguar Nishanit.

Teksti i letrës që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

I nderuar z.President
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ushtrimin e kompetencave dhe funksioneve kushtetuese, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më lejoni që t’Ju parashtroj kërkesën si vijon:

Ashtu siç edhe mund të jeni bërë me dije, nga media e shkruar dhe elektronike apo burime të tjera informacioni, Klement Balili, një person me probleme serioze me ligjin, pavarësisht akteve procedural apo akuzave, të përcjella apo të paraqitura nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare, ende nuk është ndaluar për t’iu nënshtruar drejtësisë.

Partnerët tanë të SHBA, por edhe të tjerë ndërkombëtare, kanë përcjellë shqetësime dhe rezerva për mosndalimin e tij si dhe moskryerjen e veprimeve të shpejta dhe efikase, nga organet kompetente shqiptare, sipas përcaktimeve të akteve ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.

Për shkak të seriozitetit që paraqet çështja në fjalë dhe shqetësimit që ekziston për mosveprimin e institucioneve shqiptare, paraqes kërkesën:

Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla.

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impact në sigurinë kombëtare.

Me besim të plotë në marrjen në konsideratë të kësaj kërkese, Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Me respekt ILIR META

Ajtanga Lubonja paralajmëron vetëvrasjen si Klajdi Muça, për shkak të faturave të energjisë elektrike

Voal.ch shkruan se pas lajmit të vetëvrasjes të të riut 31-vjeçar që i dha fund jetës mesditën e së hënës, në pamundësi për të paguar faturën e kripur të energjisë elektrike, ka reaguar Ajtanga Lubonja, e cila po ashtu gjendet në kushte shumë të vështira ekonomike. Si e persekutuar politike ajo nuk ka marrë dëmshpërblimin për vitet e vuajtjeve që nuk kanë marrë fund as pas rrëzimit të diktaturës. Ajtanga prej 25 vitesh jeton në një dhomë në Qytetin Studenti dhe tani i kërkojnë të paguajë 120 mijë lekë për energjinë elektrike, kur ajo merr 157 mijë lekë pension, është diabetike dhe në kushte të trishta. Deri tani askush nuk e ka ndihmuar, paçka se Ajtanga ka trokitur në dyert e shtetit që ekziston veç për shtetarët dhe jo për qytetarët.

Viktima që u vetëvar është Klajdi Muça, i cili kishte dalë nga burgu vetëm prej pak ditësh, pasi përfitoi nga amnistia. Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj.

Para që ai e kishte të pamundur t’i gjente, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, pasi viktima ishte edhe i papunë dhe gjatë kohës që ishte në burg i ishin mbledhur shumë borxhe. Ngjarja ndodhi të hënën në banesën e viktimës, në rrugën “Jehona”, në Kamzë të Tiranës. I riu u gjet i varur në një pemë në oborrin e shtëpisë nga i vëllai, i cili menjëherë lajmëroi policinë.

Pas këtij lajmi Ajtanga Lubonja ka shkruar në rrjetin social duke iu drejtuar Klajdi Muçës:

” O Bir, ti ike, se nuk munde të paguash…

Më prit po vi edhe unë!

As unë nuk mundem të paguajë energjinë elektrike,

jam e persekutuar politike

me një pension qesharak,

e sëmurë!

Dhe shteti nuk më jep dëmshpërblimin e të persekutuarit

dhe më vë faturën 120 mijë lekë për një dhomë konvikti!

Më prit bir !

Po vi!”, shkruan Ajtanga Lubonja duke paralajmëruar vetëvrasjen!

 

Po shteti i tregon dhëmbët e egra! Si në diktaturë ashtu edhe tani në këtë sistem të kalbur!

Kush dëshiron ta ndihmojë Ajtanga Lubonjën të mos e lerë në duart e shtetit gjakpirës.

E persekutuar nga komunizmi dhe demokracia. Me zor shtyn jeten. Kush ka mundesi ta ndihmoje:

Ti dergojme ca leke ne llogari se shteti nuk do ti jape leket qe i takojne. Te paguaje dritat.

Kontoja bankare nga ku mund të ndihmohet  Ajtanka. ja të dhënat si më poshtë:

Atanka Llazar Lubonja.
Raiffeisen Bank SHA
IBAN AL67202112570000000021048996 ALL
IBAN AL97202112570000000001048996 CHF
IBAN AL82202112570000000011048996 EUR
SWIFT CODE: SGSBALTX

Ushqimet ja gjeti nje mik i dashur.

Ju lutem ta perhapni, se ajo e meriton.

S’paguante dot faturën e dritave, vrau veten. Fjalët e fundit të të riut

Klajdi Muça, 31-vjeçari që u vetëvra në Kamzë
Një 31-vjeçar i ka dhënë fund jetës mesditën e së hënës, në pamundësi për të paguar faturën e kripur të energjisë elektrike, raporton “Panorama”.

Viktima është Klajdi Muça, i cili kishte dalë nga burgu vetëm prej pak ditësh, pasi përfitoi nga amnistia. Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj.

Para që ai e kishte të pamundur t’i gjente, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ngjarja ndodhi të hënën në banesën e viktimës, në rrugën “Jehona”, në Kamzë të Tiranës. I riu u gjet i varur në një pemë në oborrin e shtëpisë nga i vëllai, i cili menjëherë lajmëroi policinë.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, që konstatuan vetëvrasjen e 31-vjeçarit, baba i një fëmije të mitur. Trupi i tij u dërgua në Mjekësinë Ligjore ku iu nënshtrua ekzaminimeve, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e vetëvrasjes.

Burimet thanë se familjarët kanë pretenduar se ngjarja ka ndodhur për shkak të problemeve të shumta ekonomike, pasi viktima ishte edhe i papunë dhe gjatë kohës që ishte në burg i ishin mbledhur shumë borxhe.

Nga ana tjetër, ata kanë treguar edhe një debat që ai kishte bërë në zyrën e OSHEEsë që ndodhet përballë Bashkisë Kamzës, pasi kishte mësuar shumën që i duhej të paguante për dritat. Në momentin që ai ka debatuar me arkëtaren, aty ka pasur dhjetëra dëshmitarë që prisnin në radhë për të paguar dritat.

DËSHMITARËT

“Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamzë, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës, raporton “Panorama”.

Menjëherë pasi ka debatuar aty, Muça është larguar duke përplasur derën dhe ka shkuar në shtëpinë e tij, që ndodhet në një rrugicë përballë Bashkisë së Kamzës, pak metra larg zyrës së OSHEE-së. Atë që kishte thënë në nerva e sipër, 31- vjeçari e ka bërë realitet me të mbërritur në shtëpi, duke lidhur një litar në një prej pemëve në oborrin e banesës dhe më pas është vetëvarur.

“Ai mund të ketë pasur edhe 100 halle të tjera, sepse e njoh dhe ia di vështirësitë, por unë isha aty kur debatoi me arkëtaren. Ishin shumë para për t’u paguar. 80 mijë lekë për një faturë janë shumë edhe për ata që kanë rrogë, jo për atë që ishte i papunë dhe me një fëmijë të vogël për të rritur. Iu mblodhën të gjitha hallet bashkë dhe vrau veten”, u shpreh një nga dëshmitarët që po priste në radhë në zyrën e OSHEE-së për të paguar dritat.

Ndërsa një tjetër dëshmitar, që është edhe fqinj i viktimës, tha se sapo mori vesh për vetëvrasjen e kuptoi se motivi ishte ai, për të cilin debatoi në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes.

“Sapo mora vesh që Klajdi kishte vrarë veten, e kuptova pse e kishte bërë. Ai e tha në sy të të gjithëve që do vriste veten. Madje, edhe arkëtarja i tha: ‘Nuk kam çfarë të bëj, vrit veten…’”, tregon dëshmitari.

FAMILJARËT

Të gjendur të papërgatitur përballë asaj që u ka ndodhur, familjarët e Klajdi Muçës thanë se nuk ishin gati të komentonin atë që ka ndodhur. Megjithatë pranuan se ai kishte shumë probleme ekonomike dhe sociale dhe, sipas tyre, ato janë bërë shkak për vetëvrasjen. Të njëjtat arsye u kanë thënë edhe oficerëve të policisë që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

ETLEVA DELIA/PANORAMA

Telegram Ngushëllimi për ndarjen nga jeta të pinjollit të Engjëllorëve Willy Gjon Kamsi

(ne foto Willy Kamsi)

E nderuara Familja Kamsi!

Të nderuar Ithtarë të Shqipëris Etnike në të gjitha Trojet Shqiptare.

Shoqata e Intelektualëve gjithshqiptarë Trojet e Arbrit me dhimbje të thellë e mori lajmin e kalimi të në amshim të studiuesit diplomatit dhe atdhetarit Willy Gjon Kamsit. Willy Kamsi për 10 vite të tëra ishte aktiv dhe ka marrë pjesë në shumë sesione shkencore për ndriçimin e Historisë Shqiptare të mbajtura në të gjitha Trojet Shqiptare. Ai me studimet dhe pjesmarrjen e tij i jepte seriozitet shkencor dhe kombëtar sesioneve tona shkencore. Madje i ndjeri Willy së bashku me të ndjerinë Mentor Quku, ishin dy ikona Shkodrane që përfaqësonin Shkodren në kuvendet e Shqipëris Etnike, ku ishin të nderuar, dhe të respektuar nga mbarë Intelektualët nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora e madhe Atdhetare.

nue-oroshi

Familja Kamsi është një familje e nderuar e cila dha intelektualë dhe atdhetarë që bën emër në botën shqiptare.Simbas studiuesit Karlo Kamsi, pinjoll i kësaj familjeje, ai rrëfen historinë e njerëzve që kanë dhën një kontribut të madh në jetën e vendit, që në kohët e hershme. Duke folur për prejardhjen, ai thotë se Drishti ose siç njihet ndryshe Drivastumi ka qenë një ndër qendrat më të zhvilluara që në shekullin XII dhe se Kamsi është mbiemri i njërës prej dy degëve të familjes së sundimtarëve të Drishtit, asaj të Ejllorëve ose Ëngjëllorëve. Kjo familje i ka rrënjët tek Dhimitër Ejlli dhe më pas ajo u nda në dy degë, në atë Kamsi dhe Radovani. Me pushtimin e Drishtit dhe fortesës së saj nga turqit, Ejllorët (Ëngjëllorët) u shpërndanë, ku një pjesë e tyre merr mbiemrin Kamsi dhe zotëron fshatrat mes Cukalit e Drishtit. Më pas ata u shpërndanë në zona të ndryshme të Shkodrës. Vlen të theksohet se përfaqësuesi i kësaj familje atdhetare Pal Engjëlli ishte i pari që e kishte shkruar Formulën e Pagëzimit.

Gjon Kamsi

Edhe babai i Willy Kamsit, Gjoni kishte dhënë një kontributë të qmuarë atdhetar, dhe ishte krahu i djathtë i Luigj Gurakuqit. Gjon Kamsi ishte intelektuali i cili e kishte bërë publike shpallljen e Pavarsis së Shqipërisë në mediat italiane dhe botërore te asaj kohe. Edhepse i lindur në Mërgim në Bari të Italisë në dhjetor të vitit 1926, e ku jetoj deri në vitin 1943, ku u kthye në Shqiperi së bashku me babain Gjonin, Willy Kamsi dha një kontribut të madhë Intelektual duke e vazhduar traditën e Engjellorëve të mëdhenj. Kur shkendijat e Demokracisë dukeshin në shesh aji më plotë dinjitet e perfaqsoi Shqiperinë si Ambasador i parë i saj në Vatikan. Shoqata e Intelektualëve Trojet e Arbrit ndihet e priviligjuar që Willy Gjon Kamsi mori pjesë për 10 vite me radhë dhe dha një kontribut të çmuar, nëpër sesionet dhe akademitë tona shkencore. Ai gjithmonë fliste pak, por fjala e tij kishte peshë të madhe, për ndriqimin e kulturës, historisë, dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike.

willy-kamsi-2

Willy Kamsi i la Kulturës Shqiptare disa vepra të botuara, si dhe disa studime shumë me vlerë që presin ta shohin dritën e botimit. Aji ishte Intelektuali i cili me forcën e argumentit historik dhe me gjurmimet nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme, la gjurmët e shkruara që do tju shërbejnë brezave të ardhshëm për orjentimin e drejtë shkencor dhe kulturor të kulturës dhe traditës sonë shqiptare. Shpirti i Willy Gjon Kamsit pushoft në Paqë. Familjes dhe të gjithë përkrahësve të Shqipërisë Etnike ju shprehim ngushllime të thella me rastin e ndarjes nga jeta të studiuesit, atdhetarit, e diplomatit Willy Gjon Kamsi. Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë Trojet e Abrit

Nue Oroshi Kryetar, 24 Janar 2017.

willy-kamsi-3

Ndërron jetë ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan, Willy Kamsi

SHKODER- Ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan, Willy Kamsi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 91-vjeçare, në qytetin e Shkodrës.

Ai u shqua për veprimtarinë e tij në fushën e arsimit, etnografisë, diplomacisë e bibliografisë.

Willy Kamsi lindi në Bari të Italisë në dhjetor të vitit 1926. Ai u rrit në mërgim, nga ku erdhi në Shqipëri në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, në qershor të vitit 1943.

Familja e tij u vendos në kryeqytet, por mbarimi i Luftës do të sillte ndryshime të mëdha në jetën e tij. Edhe pse i ati, Gjoni, nuk ishte marrë gjatë Luftës me politikë, familja e tij në qershor të vitit 1953 dëbohet nga Tirana dhe detyrohet të shkojë në Shkodër.

Në vitet e egra të terrorit komunist në Shqipëri, Willy Kamsi, punoi si bibliotekar pranë Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër, ku u vlerësua për përkushtimin e tij.

Krahas punës së bibliotekarit, Kamsi është i njohur dhe për studimet e tij historike dhe bibliografike, duke botuar një seri artikujsh. Ai gjithashtu ka kontribuar në fushën e përkthimit.

Pas rënies së komunizmit, në vitin 1993, ai u emërua nga qeveria demokratike ambasadori i parë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.

Kamsi qëndroi në këtë detyrë deri në dhjetor të vitit 1996, të cilën e kreu me përgjegjshmëri të lartë, duke nderuar Shqipërinë para përfaqësuesve të tjerë diplomatikë dhe para Selisë së Shenjtë.

Si diplomat Willy Kamsi la shembullin e të përkushtuarit, serioz dhe fisnik, mbase pa frakun ceremonial, se ishin vitet e varfërisë, po ai shkëlqeu mes kolegëve për virtytin dhe dinjitetin, duke e nderuar shtetin e tij.

Në vitet e tjera të jetës Willi Kamsi iu përkushtua botimit të disa veprave të rëndësishme, si numrit të plotë të revistave “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Albania” e Konicës, “Shêjzat”, si edhe disa materialeve me rëndësi historike, si “Ditari” historik i Shuk Gurakuqit, “Kujtimet” e Gjon Kamsit, një përmbledhje e studimeve të tij historike, etj.

 

Zbulohen të tjerë ‘ushtarë’ të Emiljano Shullazit në Tiranë e Durrës, priten arrestime

Prokuroria për Krime të Rënda zgjeron hetimet ndaj personave, që dyshohet se janë pjesë e organizatës kriminale që drejtohet nga Emiljano Shullazi. Sipas ABC News, veç të arrestuarve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Zela, Endri Qyqja dhe Blerim Shullazi, prokuroria po heton edhe një grup personash me banim në Tiranë dhe Durrës, që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal.

Burimet thonë se prej muajsh po kryen veprime hetimore me metoda speciale ndaj këtyre personave, disa prej të cilëve janë identifikuar duke kryer veprime konkrete për llogari të të dyshuarve të arrestuar. Apo edhe kanë vepruar e bashkëpunuar me të dyshuarit e arrestuar para prangosjes së tyre. Sipas akuzës, mësohet se me administrimin me cilësinë e provës materiale të dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja, e cila pritet të bëhet mesditën e datës 27 Janar, prokuroria do të konkretizojw veprimet, duke mos përjashtuar edhe arrestimin e ndonjërit prej tyre.

Këto persona, dyshohet se kryejnë aktivitetin në Tiranë dhe Durrës dhe mbajnë kontakte të vazhdueshme edhe me të dyshuarit që ndodhen të arrestuar.

Nga ana tjetër, zyrtarisht prokuroria për krime të rënda që në fazën e hetimit paraprakë ka siguruar dëshminë e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili ka pranuar të rrëfej kërcënimet dhe gjobat që ka paguar për llogari të bandës së drejtuar nga i dyshuari Emiljano Shullazi. Ai ka treguar hetuesve se prej vitesh ndodhej nën kërcënimin e të dyshuarve, të cilët për një afat të shkurtër kohorë në formën e gjobë si kanë marr reth 550 mijë euro cash.

Këto para, ka thënë Beqja, ishin të shitjes së një përqindje të caktuar të siperëfaqes së ish-hotel Vollgës në Durrës. Parat, sipas prokurorisë, në disa raste Beqja i ka lëshuar me çeqe për llogari të bandës me arsyetimin se nuk mund të kalonte para cash nga banka. Veç kësaj, Beqja ka rrëfyer edhe për rastet kur Shullazi i ka vendosur pistoletën në barkë,duke e kërcënuar që nëse nuk i paguante do të ekzekutohej.

I papunë, por Durim Bami rezulton pronar i disa apartamenteve

BAMI NE GJYKATEN E LARTE
Prokuroria e Krujës ka ngritur akuzë të re për ‘pastrim parash’ ndaj të pandehurit Durim Bami, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për kallëzim të rremë në çështjen ‘Doshi’. Sipas prokurorisë së Krujës, Durim Bami nuk justifikon blerjen e disa apartamenteve në Durrës dhe në Tiranë.

Por pavarësisht akuzave të reja në ngarkim të Bamit, Gjykata e Krujës ka shpallur moskompetencë për çështjen, ndërsa i akuzuari ka ankimuar vendimin në gjykatën e Apelit.

Më herët, Prokuroria e Krujës kishte përfunduar hetimin dhe dërgoi për gjykim Durim Bamin, i akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Nga hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, ka lidhur kontrata për shitblerjen dhe qiradhënien e pasurive, në zyra noteriale të ndryshme.

Konkretisht në harkun kohor 2011-2015, i pandehuri ka kryer transaksione të ndryshme në fushën e “Dhënies së huasë” dhe “Blerje apartamenti” në vlerën totale 15.670.000 lekë.

Nga ky total, ai ka “dhënë hua” 5 400 000 lekë, si edhe ka shpenzuar për “ndërtim të paluajtshëm” vlerën 10.270.000 lekë.

Prokuroria e Krujës ka arritur në konkluzionin se ky shtetas, pa pasur asnjë të ardhur financiare të ligjshme (vetjake apo të familjes së tij), nëpërmjet këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, veprimeve aktive të kundraligjshme, konkretisht formave të paraqitura me poshtë, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal. I pandehuri është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, në bazë të të cilave Prokuroria e Krujës ka krijuar bindjen se ka gjeneruar përfitime ekonomike në vlera të konsiderueshme. /BalkanWeb/

Tre gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion

Një treshe gjyqtarësh nga Durrësi janë nën hetim për korrupsion pasiv, pasi dyshohen se kanë përfituar një udhëtim për të parë ndeshjen Real Madrid – Barcelona nga një biznesmen, palë në një gjykim civil.

Materiali në kuadër të bashkëpunimit të Zërit të Amerikës me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, është përgatitur nga gazetari Flamur Vezaj.

Tre gjyqtarë të gjykatës së Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.

Të dhënat e siguruara nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.

Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij.

Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali.

Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më 18 shkurt 2015, Ushina ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, ku akuzonte treshen e gjyqtarëve se kishin marrë vendim në favor të Sadikut, pasi kishin përfituar prej tij dy udhëtime jashtë vendit.

Zyra e shtypit e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmoi procedimin penal në adresë të gjyqtarëve, ndërsa pohoi se çështja është ende në hetim.

I kontakuar nga BIRN, Sadiku mohoi kategorikisht se kishte udhëtuar bashkë me gjyqtarët në Itali dhe Spanjë si dhe akuzën se kishte sponsorizuar shpenzimet e tyre. Sipas Sadikut, përkimi i datave të udhëtimit me ato të gjyqtarëve ishte krejt rastësore.

Ai shtoi se gjatë këtyre udhëtimeve nuk ka pasur kontakt me gjykatësit e çështjes.

“Unë nuk kam pirë as edhe një kafe me gjyqtarët. Më zvarrisin prej një viti e tetë muajsh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pa asnjë provë,” i tha Sadiku BIRN.

Sipas një dokumenti të siguruar nga BIRN, kallëzimi kundrejt tre gjyqtarëve është depozituar fillimisht në prokurorinë e Durrësit dhe më pas i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo Prokurori ka regjistruar procedimin me nr.113 të vitit 2015, për veprat penale të “korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe të “korrupsionit pasiv…”

Dokumentet hetimore të para nga BIRN tregojnë se tre gjyqtarët kanë udhëtuar në drejtim të Spanjës nga aeroporti “Nënë Tereza” më 24 tetor 2014, me linjën tranzit Alitalia dhe janë kthyer më 26 tetor 2014. Ndërsa biznesmeni Sadiku ka udhëtuar drejt Spanjës një ditë më parë, më 23 tetor 2014, dhe është kthyer me të njëjtin avion me gjyqtarët më 26 tetor.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i udhëtimit në Spanjë i të dyshuarve ishte ndjekja në stadium e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. I ashtëquajturi derbi “El Classico” u mbajt në Madrid në 25 tetor 2014 dhe u fitua me rezultatin 3:1 nga skuadra pritëse e Realit të Madridit.

Më herët, më 2 tetor 2014, gjyqtarët Spahiu dhe Dhimitri kanë udhëtuar drejt Italisë në të njëjtën linjë dhe avion me Sadikun. Si gjyqtarët dhe biznesmeni janë kthyer nga Italia në të njëjtën ditë dhe orë.

Dyshimet për financimin e këtyre udhëtimeve janë në proces hetimi prej më shumë se një viti e gjysmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. BIRN mësoi se tre prokurorë janë ndërruar përgjatë kësaj kohe, pa arritur ende në një vendimarrje.

Tre gjyqtarët e akuzuar kanë një karrierë të gjatë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Petrit Çeno drejton prej vitit 2010 Gjykatën e Apelit të Durrësit, ndërsa në vitin 2013 ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në Gjykatën e Lartë. Gjithsesi, Çeno mbeti në Apel pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e promovimit të tij.

Gjyqtari Kliton Spahiu është emëruar në Apelin e Durrësit pas disa vitesh karrierë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa Petraq Dhimitri punon prej vitit 2010 në këtë gjykatë.

Të kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, të tre gjyqtarët nuk iu përgjigjën një kërkesë për koment mbi hetimin e prokurorisë dhe udhëtimet e dyshuara. Ndërsa Sadiku i shpjegoi BIRN se e kishte vënë re praninë e gjyqtarëve në aeroport, por udhëtimet e tij kishin qëllime biznesi dhe axhendë të ndryshme nga ajo e gjyqtarëve.

Ndryshe nga Sadiku, një burim i Prokurorisë i tha BIRN se ekzistojnë një seri provash hetimore që dëshmojnë udhëtimin e gjyqtarëve në shoqërinë e biznesmenit. Në funksion të këtij hetimi, Prokuroria ka dërguar letër porosi në Itali dhe Spanjë, duke mbledhur dëshmi mbi itinerarin e të dyshuarve.

Prezenca e këtyre letër porosive konfirmohet dhe nga Sadiku, i cili tha BIRN se edhe vëllai i tij në Itali ishte marrë në pytje si pjesë e këtij procedimi, duke i shkaktuar “shqetësim familjar”.

Sadiku e cilëson kallëzimin kundër tij një fabrikim të ish-ortakut Ushina, të mbështetur nga lidhjet e tij të ngushta familjare në Gjykatën e Durrësit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. I kontaktuar nga BIRN, Ushina nuk pranoi të komentonte mbi konfliktin gjyqësor dhe arsyet që e shtynë të bënte kallëzim penal.

BIRN mësoi gjithashtu se tre gjyqtarët janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kanë mohuar të kenë marrë përfitime nga biznesmeni durrsak. Gjyqtarët kanë pretenduar se i kanë paguar vetë shpenzimet e udhëtimit, ndërkohë që relatori Spahiu deklaroi se shpenzimet e udhëtimeve i kishte paguar me paratë e fituara në lloto sportive.

Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar se ka fituar në total 2 791 676 lekë dhe 4246 dollarë prej llotove sportive në vitet 2012-2014.

Rama: 21 janarit rigjykim pas reformës

Në 6-vjetorin e 21 Janarit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot drejtësia për katër vrasjet në bulevard është më afër se kurrë dhe kjo falë reformës në drejtësi.

“21 Janari është një nga ato momentet në historinë e një vendi që krijojnë një peng dhe që nuk janë asnjëherë të lehta për t’u zbardhur dhe për të çliruar pengun që krijojnë, por pa as më të voglin ndryshim, sot falë procesit të reformës në drejtësi, drejtësia për 21 Janarin është më afër dhe marrja e drjetësisë është një opsion shumë më realist seç ishte”, tha Kryeministri.

Duke folur në takimin e organizuar në Pallatin e Brigadave me familjarët e viktimave, Kryeministri tha se pikërisht kjo ngjarje tragjike ishte motivi më i madh që e shtyu atë personalisht dhe mazhorancën në ndërmarrjen e reformës në drejtësi.

“Është fakt i padiskutueshëm se vrasjet e 21 Janarit dhe viktimat e pafajshme të plumave të shtetit u bënë nxitja më e fortë mes shumë nxitjeve, arsyeja më e fortë për të ndërmarrë ne reformën më të thellë dhe më transformuese të drejtësisë në këtë vend prej 25 vjetësh. 21 janari ka qenë një motiv dhe mbetet një motiv i patjetërsueshëm që jo vetëm të hapim këtë reformë, që pështjelloi në mënyrë të veçantë politikën, por edhe ta çojmë atë përpara nga Kushtetuta si letër në ligjshmërinë e jetës së përditshme të vendit dhe qytetarëve”, tha ai.

Rama tha se Qeveria njeh de facto si krim shtetëror këto vrasje dhe premtoi njohjen edhe de jure të tij, për t’i dhënë mundësi rihapjes së çështjes dhe rigjykimin e saj pas reformës në drejtësi.

Ky rigjykim, tha Rama, nuk mund të përfundojë ashtu siç përfundoi herën e parë.

“Kjo Qeveri ka bërë maksimumin për këtë çështje, por do të vazhdojë detyrën duke njohur edhe de jure, sepse de facto e njohim, si krim shtetëror 21 Janarin, qoftë edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për t’i dhënë mundësi rigjykimit të çështjes, rigjykim që nuk mund të përfundojë ashtu siç përfundoi herën e parë”, deklaroi ai.

Më pas, kryeministri dhe familjarët bënë homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku humbën jetën 4 protestuesit.

Fejton Thoma Gëllçi ose “Artileria e rëndë e partisë” në veprim! Nga Tanush Kaso

Jo më kot diktatori Hoxha e kishte quajtur Televizionin Shtetëror Shqiptar “Artilieria e rëndë e Partisë”. Sepse efekti i veprimtarisë së tij propagandistike, d.m.th. bombardimi i trurit të shqiptarëve që nga mëngjesi e deri në mesnatë (me emisionet për shqiptarët jashtë atdheut), me doktrinën e dështuar  komuniste, ishte jashtëzakonisht i madh. Këtë kishin parasysh edhe ata, të cilët, në kuadrin e “Rilindjes” (komuniste), sollën që nga SHBA, ku prej disa vitesh ishte rehatuar për shtatë palë qejfe, ish-kryeredaktorin e gazetës komuniste “Zëri i Popullit”, Thoma Gëllçin, dhe e vunë në krye të Radiotelevizionit Shqiptar. Njeri më i përshtatshëm nuk mund të gjendej, as brenda dhe as jashtë shtetit.

-“Shoku Thoma! – i thanë – na vjen keq që po të shkëpusim për një kohë të pacaktuar nga gjiri i ngrohtë i imperializmit amerikan, por ka ardhur koha për sakrifica sublime, për ringjalljen e frymës komuniste në Shqipëri. Kemi besim tek përvoja e jote e përparuar, si ish-kryeredaktor i asaj gazete, e cila ka luajtur një rol të madh në konsolidimin e vlerave marksiste-leniniste tek ky brez që sot ka marrë frenat e pushtetit të këtij vendi, i cili kishte devijuar paksa nga rruga e ndritur staliniste. Është e vërtetë se ajo gazetë e themeluar nga shoku Enver nuk del më, për çështje taktike, por punën e saj po e bëjnë më së miri disa filiale të saj, siç janë gazeta “Dita”, “Tema”, etj.. Po ashtu edhe disa televizione, si Top Channel, TVSH dhe disa të tjerë “të ndërtuar me punë vullnetare” e “me goditje të përqendruar”. Është koha që TVSH, nën drejtimin tuaj, të rifillojë nga goditjet e rënda të artilerisë, ashtu siç na ka mësuar shoku Enver.”…

Dhe ky kuadro i vjetër e i lartë i dikurshëm, nuk ia bëri fjalën dy Partisë. Ia nisi punës menjëherë, me shumë pasion e nostalgji. Bëri njëfarë pastrimi radikal të disa elementëve të lëkundur, që nuk kishin dhënë prova besnikërie ndaj PPSH-së, të cilët i zëvendësoi me militantë  partiakë të rekomanduar nga lart, që prisnin radhën prej tre vjetësh. Pastaj përpiloi “kuadrin ligjor”, duke respektuar disa nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që i shkonin pas oreksit dhe duke anashkaluar të tjerë, që nuk ishin në përputhje me programin e Partisë së tij të dikurshme. I ndryshoi që nga themeli programet televizive, duke i dhënë përparësi paraqitjes së të kaluarës së lavdishme komuniste, të LANÇ-it dhe betejave të tij, të veteranëve të vjetër e të rinj, duke përfshirë edhe ata të lindurit mbas vitit 1944.

Përkujtimi i ngjarjeve të mëdha historike, i kongreseve të Partisë, të Rinisë e të Bashkimeve Profesionale; i festimeve dhe parakalimeve të 1 Majit; paradat e forcave të armatosura, të cilat me një heroizëm të rrallë e mbrojtën vendin tonë nga sulmet (imagjinare) të imperializmit amerikan dhe të revizionizmit sovjetik; filmat e mykur të realizmit socialist me partishmëri të lartë dhe me frymën e urrejtjes klasore, e të tjera, do të ishin imazhet e përditshme e të përnatshme për teleshikuesit shqiptarë brenda e jashtë atdheut. Dhe të gjitha këto, në saje të profesionalizmit të lartë të shokut Thoma, i cili din si t’i kënaqë nostalgjikët e kallëpit të tij.

Po ai nuk mund të linte pa përkujtuar edhe 11 janarin, atë ngjarje të madhe të lënë padrejtësisht në harresë gjatë këtyre 26 vjetëve, atë ditë të shënuar kur u shpall Republika (e përgjakur) Demokratike Popullore Socialiste e Shqipërisë. Ashtu si Don Kishoti, që nxorri nga qilari rrobat kalorësiake të mykura dhe mburojën e shpatën e ndryshkur, edhe Thoma Gëllçi nxorri nga arkivi disa dokumentarë të hedhur në koshin e plehrave të historisë dhe i shfaqi për publikun e gjerë më 11 janar 2017. Kjo ishte një risi e tij, e cila i kënaqi pa masë nostalgjikët enveristë. Me lotë ndër sy, ata panë madhështinë e kremtimit të asaj feste 71 vjet më parë, kur Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Gjin Marku dhe shumë fantazma të tjera komuniste, qëndronin në tribunë pranë njëri-tjetrit, si shokë lufte e vëllezër të pandarë (pavarësisht se më pas ata akuzuan e vranë njëri-tjetrin pabesisht e mizorisht).

Veprimtarinë e tij të ethshme, shoku Thoma e ka bazuar mbi direktivat e Partisë, si edhe mbi një rregullore apo “kontratë” të sajuar prej tij në këtë mënyrë:“

KONTRATË E SHËRBIMIT TË TRANSMETIMIT PUBLIK

Lidhur midis Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), përfaqësuar nga Kryetari, z.Gentian Sala, dhe Radio Televizionit Shqiptar, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, z.Thoma Gëllçi”

Kjo Kontratë, e hartuar me frymën marksiste-leniniste dhe të luftës së klasave, përbëhet nga 21 nene, ku është bërë kujdes që të mos përmenden asnjëherë “ish-armiqtë e popullit” dhe “klasat e përmbysura” dhe të mos u krijohet atyre asnjë hapësirë mediatike, ndonëse edhe këta e paguajnë rregullisht taksën e radiotelevizionit, si gjithë qytetarët e tjerë. Me këtë e ka shprehur fare qartë urrejtjen e tij klasore për ish-të dënuarit e të përndjekurit politikë si edhe për ish-pronarët e ligjshëm. Kësisoj, që nga fillimi i punës së tij si drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, nuk është pasqyruar asnjë nga veprimtaritë e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, si: Konferenca Shtypi, vendosje pllakash përkujtimore, promovime librash, përkujtime ngjarjesh e figurash të shquara të rezistencës antikomuniste, etj., edhe pse vazhdimisht i është dërguar ftesa për të asistuar e për t’i pasqyruar këto, gazetarët e atij televizioni.

Në nenin 3 – Parimet – të asaj Kontrate, renditen plot 18 “parime”, që nuk gjejnë kurrë zbatime, si p.sh.: *Parimi i garantimit të lirisë së shprehjes, dhe të informimit.
*Parimi i paanshmërisë gjatë transmetimeve.
*Parimi i paraqitjes objektive e të paanshme të informacionit për publikun.
*Parimi i mosdriskiminimit dhe barazisë së individëve përsa i përket përkatësisë në racë, ngjyrë, seks, origjinë kombëtare apo anëtarësisë në sindikata, etj..

Pra, flitet për “mosdriskiminim të sindikatave” (që në Shqipëri janë inekzistente) dhe nuk përmendet mosdriskiminimi për shkak të bindjeve politike! Me këtë farë kontrate, të sajuar prej tij, shoku Thoma Gëllçi kujton se arrin t’ua mbushë mendjen shqiptarëve dhe monitoruesve evropianë, se është në rregull me detyrën e tij dhe me të gjitha shtresat shoqërore në Shqipëri.

Të dënuar në Zvicër e Itali, 3 deputetët e tjerë që rrezikojnë mandatin

Të paktën tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë aktualisht në hetim në lidhje me dekriminalizimin. Lajmi është mësuar nga burime jozyrtare, të cilat kanë pohuar se bëhet fjalë për një deputet i së djathtës dhe dy deputetë të koalicionit të majtë, raporton “Panorama”.
Zyrtarisht Prokuroria nuk pranon të bëjë asnjë koment në lidhje me hetimet apo edhe verifikimet që po kryhen për një numër zyrtarësh, që në total po arrin në 600.

Megjithatë, burimet jozyrtare të organit të Akuzës pohojnë se në tre deputetët që po hetohen, dyshohet se njëri prej tyre nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një ndalim nga policia.

Ndërkohë, dy deputetët e tjerë dyshohet se kanë dënime të padeklaruara në Itali dhe në Zvicër. Siç dyshohet, nga ana e Prokurorisë, dënimet e dhëna ndaj dy deputetëve të së majtës, variojnë nga 10 deri në 15 vjet burg dhe kanë të bëjnë me trafiqe të paligjshme e shpërndarje droge.

Hetimet mësohet se kanë nisur nga sektori i verifikimeve për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme i krijuar enkas në pranverën e këtij viti, pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për dekriminalizimin”.

Verifikimet kanë nisur pas indicieve dhe informacioneve të marra nga prokuroria prej tri burimeve: institucionet, qytetarët, përfshi edhe informacionet anonime dhe informacionet e publikuara nga media.

HETIMET

Pak javë më parë, Prokuroria deklaroi se u ka kërkuar 15 zyrtarëve të lartë shenjat e gishtave për verifikim e ballafaqim me databazën e Interpolit dhe Europolit. Pas këtij hapi, Prokuroria zgjeroi hetimet dhe kërkoi shenjat e gishtave edhe për 15 zyrtarë të tjerë të lartë.

Gazeta “Panorama” ka mësuar dje se ky proces vazhdon dhe nuk ka përfunduar ende. Ndërkohë për tre deputetët, për të cilët ka pretendime konkrete, përveç analizimit të shenjave të gishtave, janë nisur edhe letërporosi në tri shtete.

Fjala është për kërkesa për informacion të nisura nga Prokuroria shqiptare në drejtim të Italisë, Zvicrës dhe Kosovës. Prej policive, gjykatave e prokurorive të këtyre vendeve janë kërkuar informacione, dënime apo procedime që janë kryer ndaj tre deputetëve që po verifikohen nga organi i Akuzës.

Aktualisht mësohet se Prokuroria e Përgjithshme është pikërisht në fazën e pritjes së dokumenteve dhe informacioneve që ka kërkuar nga këto shtete të huaja.

Pas mbërritjes së materialeve nga Kosova, Zvicra dhe nga Italia, organi i Akuzës do të shqyrtojë vërtetësinë e indicieve të deritanishme dhe nëse konstatohen deputetë të dënuar dhe me precedentë të padeklaruar në formularët e dekriminalizimit, Akuza do t’i drejtohet menjëherë KQZ-së. Ligji parashikon që veç heqjes së mandatit në KQZ, për zyrtarët të ushtrohet ndjekje penale me akuzën e falsifikimit të formularëve.

TRAZHGIM SOKOLAJ/PANORAMA

CEZ – Nën hetim edhe Shkëlzen Berisha

Shqiptarja.com ka mësuar se, institucionet ligjzbatuese, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë nisur hetimet ndaj shtetasit kosovar Nuel Kalaj, për pastrim parash, evazion fiskal dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Autoritet përgjegjëse, përfshirë edhe shërbimet inteligjente, bazuar në indiciet e ditëve të fundit, po hetojnë burimin e 7 milionë eurove të tërhequra nga Nuel Kalaj, mundësinë e ndarjes me persona të tjerë, tjetërsimin si dhe skemën e investimit në pasuri të paluajtshme, nëse ka.

Shkëlzen Berisha nën hetim 

Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se verifikimit për pastrim parash po i nënshtrohen edhe rrethi i personave të lidhur me sekserin Nuel Kalaj, ku përfshihet edhe i biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.

Sipas një e-maili të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, Nuel Kalaj rezulton mik i besuar i Shkëlzen Berishës, ku ky i fundit duket se i ka vënë vulën shitjes së OSSH tek çekët. Po ashtu, organet kompetente po verifikojnë edhe veprimet dhe mosveprimet e ish-drejtuesve, gjatë kohës kur Nule Kalaj ka mundur të tërheqë 7 milionë euro, nën hundën e institucioneve, pa paguar taksa dhe pa kryer një shërbim të dokumentuar.

Për një hetim sa më efikas, ka nisur edhe një bashkëpunim mes institucioneve kompetente, në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara vitet e fundit. Në ditët në vijim pritet të dalin edhe rezultatet e para të verifikimit për lëvizjen e parave dhe personat e përfshirë në skandalin më të madh të 25 viteve të fundit.

Lëvizja e parave  

Edhe pse ka dyshime të forta se paratë e tërhequra mund të jenë ndarë jashtë sistemit bankar, mes personave që kanë mundësuar shitjen e OSSH në dëm të shqiptarëve, komisioni hetimor parlamentar u ka kërkuar bankave transaksionet bankare për Nule Kalajn, Shkëlzen Berishën, Sali Berishën dhe Hamza Merxhanin. Komisioni hetimor ka dyshimet të forta për 15 milionë euro transaksione bankare të dyshimta, të cilat kanë lidhjet me privatizimin e OSSH.

Po ashtu komisioni u ka kërkuar bankave transaksionet bankare për Suzana Guxhollin, Mimoza Vokshin, Neritan Alibalin, Enno Bozdon dhe familjarët e tyre, si dhe transaksionet bankare për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Negocimit dhe Transparencës.

Po verifikohen gjithashtu edhe lëvizjet e Kastriot Ismailajt dhe Shkëlzen Berishës, pas informacioneve se në periudhën 2009, 2010, 2011 kanë qenë së bashku në Pragë.

Po verifikohen edhe tablatet telefonike të Sali Berishës dhe Nuel Kalaj, pas informacioneve se ka pasur mbi 100 telefona mes tyre. Gjithashtu po verifikohen në sistemin TIMS lëvizjet e Sali Berishës, Shkëlzenit dhe të Nuel Kalajt nëse përkojnë me e-mailet dhe dëshmitë e administruara nga komisioni hetimor.

Intervista – Basha: Qeveria, autore e kapjes dhe vjedhjes së zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Uashington për të marrë pjesë nesër në ceremoninë e përurimit të presidentit të ri Donald Trump. Por, ndërsa në Shtetet e Bashkuara nesër fillon nga detyra administrata e re, Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve të përgjidhshme që do të zhvillohen në qershor. Në intervistën për shefin e shërbimit shqip Arben Xhixho, zoti Basha flet për gjendjen në Shqipëri në prag të zgjedhjeve dhe kërkesat që ka bërë Partia Demokratike për to.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha ju ndodheni këtu në Uashington për ceremoninë e përurimit të Presidentit të ri Donald Trump. Fillimisht do të kërkoja një sqarim për statusin me të cilin po merrni pjesë ju në këto ceremoni. Ka pasur spekulime në shtypin shqiptar për mënyrën se si vijnë zyrtarët shqiptarë këtu në Uashington. Ajo që dihet është që nuk ka ftesa zyrtare nga qeveria amerikane. Ftesat lëshohen nga anëtarët e kongresit, ligjvënës ose senatorë. Cili është statusi juaj?

Lulzim Basha: Unë jam ftuar në ceremoninë e inaugurimit dhe në ceremonitë e tjera me rastin e inaugurimit, nga anëtarë të mazhorancës, pra të partisë republikane të kongresit amerikan. Për shembull, dje kam qenë i ftuar i senatorit Ted Cruz. Për ceremoninë e inaugurimit kam ftesë të përbashkët nga kryetari i komisionit për Europën në komisionin e jashtëm të Kongresit dhe nga bashkëkryetari i komisionit për OSBE-në, nga dy kongresmenë të njohur republikanë dhe po kështu kam një numër ftesash nga kongresmenë dhe senatorë të partisë demokratike për disa nga aktivitetet e tjera që organizohen gjatë inaugurimit të presidentit Trump. Pra, ftesat janë ftesa, nuk janë bileta, janë të papaguara, janë të dërguara dhe jo të kërkuara dhe unë jam i nderuar që u jam përgjigjur ftesave të përfaqësuesve të shumicës në kongresin amerikan dhe të partisë republikane, komitetit kombëtar republikan për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Trump, pra, në ceremoninë e inaugurimit dhe të gjithë festimet dhe ceremonitë e tjera.

Zëri i Amerikës: Në fakt do të bëj një sqarim. Do të thotë se ju i quani ftesa ato që quhen po bileta. Por dallimi është që disa prej këtyre dalin në forume të ndryshme të shtiblerjes online, përfundojnë atje, në rrugë pa të drejt dhe njerëz të ndryshëm mund të arrijnë t’i blejnë me çmime nga pesëqind deri në disa mijë dollarë.

Lulzim Basha: Nuk e kam ndjekur këtë proces, me thënë të drejtën. Unë jam i ftuar zyrtarisht nga anëtarë të kongresit, nga anëtarë të mazhorancës dhe nga komiteti kombëtar republikan për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit dhe në të gjitha ceremonitë e tjera që zhvillohen gjatë kësaj jave, disa prej të cilave kanë filluar.

Zëri i Amerikës: E qartë. Zoti Basha zgjedhjet e tanishme presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara ishin nga më interesantet dhe në të njejtën kohë më përçarëset në historinë e Amerikës. Megjithatë, nesër kur të bëhet ceremonia e përurimit presidenti i zgjedhur Trump do ta filloj ditën me një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama. Prej andej, të dy do të shkojnë në kongres. Do të fillojnë pastaj ceremonitë e tjera përuruese. Rivalja e tij kryesore, Hillary Clinton do të jetë e pranishme në ceremoninë e përurimit. Pra kjo do të thotë se në Amerikë, një nga thelbet, çelësi i demokracisë, tranzicioni paqësor i pushtetit nuk po cënohet aspak. Të kthehemi në vendin tuaj në Shqipëri. Pas gjithë këtyre viteve të tranzicionit në sistemin demokratik, zgjedhjet, tranzicioni i pushtetit ka qënë gjithmonë jo aq i suksesshëm. A ka ardhur koha që edhe në Shqipëri këto ndryshime pushteti, pasi mbarojnë zgjedhjet pala humbësa ta përgëzoj palën fituese dhe jeta të vazhdoj normalisht?

Lulzim Basha: Unë do të thoja se konstatimi është pjesërisht i drejtë. Në zgjedhjet e 2005 dhe në zgjedhjet e 2013 pati rotacion pushteti. Të dyja këto unë do t’i vlerësoja si relativisht të qeta dhe joproblematike. Do të vlerësoja në veçanti tranzicionin e vitit 2013, kur mazhoranca e atëhershme përgatiti dosjet për të gjithë institucionet në mënyrë të plotë dhe substantive për t’i lehtësuar tranzicionin e pushtetit qeverisë që erdhi drejtuar nga zoti Rama dhe zoti Meta. Kjo u vlerësua nga shoqëria shqiptare edhe ndërkombëtarisht. Pra, ishte një hap drejt konsolidimit të praktikës demokratike në Shqipëri. Problemi është se që nga ky moment kemi patur probleme të njëpasnjëshme me zgjedhjet. Dy muaj pas tranzicionit të pushtetit ne patëm zgjedhje lokale në Korçë për shkak se ish-kryetari i bashkisë u emërua zëvendës-kryeministër. Nga mediat shqiptare, të cilat nuk mund t’i akuzosh se janë afër opozitës, u filmua një proces i turpshëm i shit-blerjes së votës. Opozita protestoi dhe ngriti zërin. Unë insistova për një hetim të plotë. Hetimi nisi dhe në korrik të vitit tjetër, pra, në 2014, maxhoranca në mënyrë të njëanshme kaloi një amnisti për të bllokuar nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të shitblerjes së votës në Korçë. Mosndëshkimi i këtij krimi elektoral ishte paralajmërim për atë që ndodhi në 2015, për atë që OSBE e quajti minim të besimit tek vota e lirë. Ky ishte konkluzioni i OSBE për zgjedhjet e 2015. Për të arritur në shfaqjen më të shëmtuar në zgjedhjet e Dibrës në shtator të vitit të kaluar, ku përveç shitblerjes së votës, problemi i madh i rolit të kriminelëve në politikë dhe në zgjedhje, i infektuar edhe me problemin e drogës, sollën asgjësimin e procesit politik. Çfarë është procesi politik? Ai është një garë. Edhe këtu në Amerikë patëm garë mes dy alternativave.

Zëri i Amerikës: Keni të drejtë. Ideja është kjo që në Amerikë ose në Shqipëri kur të mbarojnë zgjedhjet të mos vazhdojnë më thirrjet për bojkotim parlamenti, protesta të kryesuar nga partitë ose deputetët vetë. A është maturuar sa duhet politika shqiptare?

Lulzim Basha: Problemi numër një me Shqipërinë sot është se qeveria është treguar jo e paaftë për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme, por autore e kapjes dhe prishjes së zgjedhjeve. Sot në Shqipëri kemi një problem, që është konstatuar botërisht nga shumë sondazhe të pavarura, që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk besojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira e të ndershme. Dhe ky është një problem i madh jo vetëm për opozitën, për partinë demokratike apo për mua. Ky është një problem i jashtëzakonshëm për vendin. Sepse të mos besosh që do të kesh zgjedhje të lira e të ndershme do të thotë të mos besosh tek e ardhmja, të mos kesh shpresë se përmes votës mund të ndryshosh politikën. Kjo ka sjellë një valë të re emigracioni. Shqiptarët po largohen nga Shqipëria, sepse ka një humbje besimi te politika si instrument ndryshimi. Kjo është detyra jonë e parë dhe kryesore; të rikthejmë besimin te politika, si instrument në duart e qytetarëve për të ndryshuar, e jo për të ndryshuar ministrat apo klientët e qeverisë, por për të ndryshuar jetën e qytetarëve. Që kjo të ndodhë, duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Sot zgjedhjet janë të kërcënuara nga shitblerja e votës, nga moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, apo kriminelët në politikë, nga përdorimi i shtetit. “Shteti u bë njësh me partitë” – tha OSBE-ja. Ndaj ne kemi propozuar një paketë ku përfshihet votimi dhe numërimi elektronik, dekriminalizimi i shpejtë i politikës, aksesi i barabartë në media, kufizimi i shpenzimeve elektorale dhe transparenca e financimit të partive politike.

Zëri i Amerikës: Pikërisht kjo, sot reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik që po bëhet në Shqipëri. Por ky debat i madh po bëhet pikërisht para zgjedhjeve.

Lulzim Basha: Nuk është e vërtetë. Debati ka nisur qysh në vitin 2011, që të jemi të drejtë. Partia Socialiste ka ngritur disa çështje, që ishte votimi elektronik në 2011, u bënë prova në 2013 për numërimin elektronik. Ato dështuan, por nuk ka dështuar teknologjia, sepse është alibi të thuhet kështu, që pse dështoi në 2013 numërimi elektronik nuk mund të kërkohet sot votimi elektronik. Ne kemi bërë kërkesën në maj 2016. Në 17 maj PD e ka zyrtarizuar kërkesën, sepse kërkesa është më e hershme. Qysh pas zgjedhjeve të 2015 unë i kam shkruar komisionit të ODIHR-it dhe i kam këkruar zyrtarisht maxhorancës votimin elektronik: le të marrim së bashku masat për votimin elektronik.

Zëri i Amerikës: Në komisionin paralamentar për zgjedhjet, partia demokratike, pra opozita dhe shumica kanë pak a shumë të njejtin numër anëtarësh. Pra, komisioni është i ndarë në mënyrë të barabartë dhe nuk kemi dëgjuar që partia juaj që nga maji, siç thatë ju vetë, deri sot të keni insistuar në votimin elektronik. A mendoni ju se votimi elektronik mund të arrijë të realizohet, mund të bëhet në këto pesë muaj? Kryetari i OSBE-së në Shqipëri tha që është pak vonë.

Lulzim Basha: Unë nuk kam ndërmend të hyj në debat që kanë për detyrë të ndihmojnë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Detyra e OSBE-së është që shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është detyrë kryesore e opozitës. Duhet të jetë detyrë kryesore edhe e maxhorancës. Duhet të jetë detyrë kryesore e çdokujt që i dhimbset Shqipëria, çdo shqiptari dhe e miqve tanë. Ne kemi një propozim konkret, i cili është zyrtarizuar më 17 maj 2016, pra, çdo alibi se nuk e kemi thënë në kohë, se nuk kemi kohë është vetëm një alibi. Të thuash se nuk kemi kohë për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, kjo është qesharake. Shqiptarët duan zgjedhje të lira e të ndershme dhe meritojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është një zgjidhje që ne kemi ofruar. Ne jemi të hapur nëse maxhoranca apo nëse partnerët kanë zgjidhje të tjera më të mira se kjo. Ne jemi të hapur t’i dëgjojmë e t’i pranojmë. Shqetësimi ynë ka të bëjë me faktin se shitblerja e votës, që gjithë shqiptarët e dinë se është një problem i madh, deformon vullnetin e qytetarëve. Çfarë ndodh? Nuk zgjidhet një qeveri në bazë të dëshirave, projekteve dhe kërkesave ë qytetarëve, por në bazë të parave që blejnë varfërinë e qytetarëve. Dhe me t’u zgjedhur një qeveri e tillë, ajo në vend që t’u përgjigjet qytetarëve me investime, me punësim, me ekonomi më të fortë, me të ardhme më të sigurtë, me gjithë masat që duhet të marrë, fillon e merret me xhepat e saj, me xhepat e klientëve, që u kanë dhënë paratë për të blerë votat e qytetarëve. Pra, varfëria, papunësia dhe kriza ekonomike janë drejtpërdrejt të lidhura me zgjedhjet e prishura dhe të kapura. Që të kemi një ekonomi funksionale, që të kemi një punësim real, jo vetëm premtime për 300 mijë vende pune, por punësim real, duhet të kemi një qeveri të përgjegjshme, dhe kjo del vetëm nga zgjedhje të lira e të ndershme.

Zëri i Amerikës: Në qoftë se ky kushti që keni vënë ju për votimin dhe numërimin elektronik nuk arrin të zbatohet teknikisht, çfarë qëndrimi do mbani ju për zgjedhjet?

Lulzim Basha: Ne besojmë që kemi dhënë një zgjedhje të duhur për të zgjidhur një pjesë të problemit. Ka probleme që otimi elektronik nuk i zgjidh, si është problemi i drogës.

Zëri i Amerikës: Padyshim, është rrugëdalje shumë e mirë. Por është çështje kohore. Bëhet apo s’bëhet?

Lulzim Basha: Më lejoni ta shtjelloj pak se këtë kam biseduar këtu edhe me përfaqësuesit amerikanë, të cilët më kanë dhënë mbështetje të plotë dhe janë realisht të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri. Ky është një shqetësim i madh për partnerët tanë euro-amerikanë, një shqetësim i madhe edhe për SHBA-të, për gjithë bashkëbiseduesit që kam patur deri sot këtu, dhe kanë premtuar mbështetje. Mbështetjen e premtoi Victoria Nuland disa herë në bisedat që kam patur me të, mbështetje kanë premtuar drejtues të lartë në senat dhe në kongresin amerikan. Përfaqësues të administratës së presidentit Trump po e ndjekin me një shqetësim të veçantë problemin e zgjedhjeve, por edhe problemin e krimit, të drogës në Shqipëri, dhe janë të angazhuar dhe mbështesin plotësisht përpjekjet e mia dhe të partisë demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme. Unë besoj se ka ardhur koha që gjithë këto forca, jo vetëm opozita shqiptare, jo vetëm partia demokratike, por edhe partnerët tanë edhe shoqëria civile, edhe media shqiptare, gazetarët shqiptarë, qytetarët, të bashkohemi për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme.

Zëri i Amerikës: Në kuadër po të zgjedhjeve, partia juaj sot ka të njejtat figura kryesore që ka pusur edhe në tetë vitet kur ishit në qeverisje dhe në zgjedhjet e kaluara të cilat i humbët. Ju jeni në zgjedhje të reja, dhe padyshim që synoni t’i fitoni ato. A mendoni se kjo mund të përbëj problem? Ju keni bëri thirrje, e keni hapur partinë javët e fundit. A është pak vonë për këto gjëra?

Lulzim Basha: Partia Demokratike ka qënë në një proces rinovimi prej ditës së parë të zgjedhjes sime si kryetar, më lejoni ta sqaroj. Pas momentit të daljes…

Zëri i Amerikës: Megjithatë, dominojnë figurat kryesore.

Lulzim Basha: Po sigurisht pasi grupi parlamentar nuk ndërrohet rrugës apo jo. S’ndodh as me Kongresin amerikan, as me senatin. Por ndryshe nga sporti, politika nuk është vetëm çështje moshe. Është çështje kontributi dhe gadishmërie për t’i shërbyer njerëzve. Kushdo që ka gadishmërinë, integritetin, energjinë për t’i shërbyer njerëzve, është i mirëpritur të jap këtë kontribut brenda partisë demokratike duke ndarë vlerat tona, ato që besojmë ne.

Zëri i Amerikës: Po. Dhe pasi shërbejnë, pasi japin kontributin, kur rezulton i humbur ia lë vendin të tjerëve. Apo jo?

Lulzim Basha: Dhe padyshim partia është hapur. Unë kam kënaqësinë të ndaj me ju, siç kam ndarë me shqiptarët përmes mediave në Shqipëri, faktin se me dhjetra të rinj të mirëshkolluar në Shqipëri, dhe jashtë Shqipërisë, të punësuar në institucionet prestigjoze private dhe publike, i janë bashkuar Partisë Demokratike. Ne kemi sot një ekip të jashtëzakonshëm, me juristë, me ekonomistë, me profesionistë të fushave të ndryshme të cilët kanë hartuar një program të Partisë Demokratike për një ekonomi të fortë dhe për të nxjerr vendin nga kriza ku ndodhet sot. Punësimi i shqiptarëve, hapja e vendeve të punës, ringritja ekonomike janë tre propozimet kryesore me të cilat ne dalim para shqiptarëve, propozime konkrete, jo me fabula, 300 mijë vende pune kot. Por për mua sot si kryetar i opozitës dhe nesër si kryeministër detyra numër një është të kthejmë vendet e punës që janë zhdukur si rezultat i politikave të gabuara, i represionit, i arrogancës, i taksave të larta. Kjo është plotësisht e mundur dhe sot unë kam një program, kam një ekip që ndërthur kontributet në vite dhe energjinë dhe potencialet e reja të cilat janë bashkuar me Partinë Demokratike jo për të marr, se ne sot jemi në opozitë, por për të dhënë dhe për të kontribuar. Pra Partia Demokratike shkon në këto zgjedhje me një ekip ku ndërthurret eksperienca më e mirë, integriteti dhe energjia rinore. Dua të sjell në vëmendjen tuaj faktin që dy ditë para të nisesha për këtu, ne kemi hapur një proces unik në politikën shqiptare, të përthithjes të kandidaturave për deputet, jo vetëm duke pyetur strukturat tona, ananëtarët tanë dhe mbështetësit tanë por duke pyetur qytetarët anembanë. Duke ju drejtuar kështu, jo vetëm drejtuesve të partisë demokratike, por edhe shoqërisë civile, botës akademike, botës së sipërmarrjes, të përndjekurve politikë, pronarëve, organizatave jo-fitimprurëse, rinisë, pensionistëve. Pra, të gjitha kategorive shoqërore, për të evidentuar njerëzit më të gatshëm dhe më të besueshëm për të qenë deputetët e ardhshëm të partisë demokratike. Ky është një proces i domosdoshëm për të kthyer besimin tek politika, hapja e partive politike. Sepse këtu ku kemi ardhur, zoti Xhixho, kemi ardhur si rezultat edhe i partitokracisë, i vendim-marrjes së mbyllur, i korrupsionit të ngritur në sistem për shkak se të gjitha vendimet merren dhe kontrollohen nga një palë duar dhe po kështu kontrollohet pushteti që lind nga këto vendime. Kjo do të marrë fund me mua. Partinë po e hap. Hapja do të jetë e parikthyeshme, do të vazhdojë të zgjerohet dhe kështu me këtë frymë hapjeje, siç menaxhojmë sot betejën opozitare nesër do të menaxhojmë qeverisjen e vendit. Në konsultim të plotë me qytetarët, duke përfilllur kërkesat e qytetarëve, duke mos i shkelmuar ato, pa arrogancë, duke i njohur problemet, duke i zgjidhur problemet.

Zëri i Amerikës: Si do të jenë listat e deputetëve të partisë, do të jenë lista të hapura apo do të jetë të përcaktuara nga kryetari i tanishëm?

Lulzim Basha: Sistemi aktual nuk lejon lista të hapura por propozimi ynë për votimin elektronik i hap rrugë listave të hapur. Partia demokratike nuk kemi qenë dhe nuk mund të jemi kurrë pengesë për listat e hapura. Unë e kam thënë dhe dua ta përsëris, për mua çdo sistem që e sjell deputetin më afër qytetarit është i pranueshëm. Por për momentin, vëmendja jonë është tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të garantohet vota e shqiptarit, le ta zgjedhin vetë kë sistem të duan. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me mbështetjen e partnerëve tanë amerikanë dhe euroatlantik, partia demokratike shkon e sigurt drejt fitores.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit, lidhur me një reform po aq të rëndësishëme që është ende duke u kryer në Shqipëri, që u miratua, po vazhdojnë ende të miratojnë ligje të tjera për reformën në drejtësi. Nuk dua të ndalem në meritën, në vlerat ose në difektet e kundërshtimeve ose ankesave që keni pasur ju ndaj këtre ligjeve. Por, do të ndalemi tek çështja e përceptimit, e imazhit. A mendoni se kundërshtimi që ju i keni bërë kësaj reforme ose çuarje e këtyre ligjeve të reja në gjykatën kushtetuese që mund të kenë qenë ankesa tuaja plotësisht të drejta, por ka përfunduar që janë rrëzuar, mund ta dëmtojë imazhin e partisë dhe mund të ketë një kosto elektorale?

Lulzim Basha: Absolutisht jo. Sepse partia demokratike prej ditë së parë ka qenë pro reformës në drejtësi. Të tjerat janë broçkulla dhe “fake news” për të përdorur një term nga presidenti Trump. Janë lajme të rreme të shpërndara dhe të fabrikuara nga kundërshtarët e vërtetë të një reforme të vërtetë në drejtësi, ata që i tremben drejtësisë së pavarur. Ne kemi kundërshtuar një drejtësi në duart e kryeministrit, në duart e këtij kryeministri apo në duart e mia, apo kushdo që vjen pas meje. Por ne kemi qenë prej fillimit për një drejtësi të pavarur dhe për këtë kemi marrë edhe përgëzimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Zv/Sekretarja Nuland. Unë kam patur rastin ta bisedoj këtë edhe me anëtarët dhe drejtuesit e lartë të administratës që inagurohet nesër dhe kam marrë sigurinë, garancinë, që ata do të mbështesinë plotësisht këtë përçasje parimore ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor, jo shtetit njëshit, jo shtetit të kyreministrit por shtetit ligjor, shtetit të së drejtës. Ndaj nga kjo vizitë, deri tani sepse nesër kemi ditën e madhe në Uashington, dua të ndaj me gjithë shqiptarët kënaqësinë e madhe të një Uashingtoni që mbetet thellësisht i interesuar për përparimin dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të një administrate të re të presidentit Trump që pret me padurim të vazhdoj kontributin për sigurinë, shtetin ligjor dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në të gjithë rajonin. Kam patur rastin të flasë edhe për problemet e fundit në Kosovë dhe çështjet e stabilitetit rajonal në tërësi dhe ju them në fund të kësaj interviste se për partinë demokratike me ardhjen e presidentit Trump nis erë e re, jo vetëm për Amerikën por edhe për Shqipërinë, ku në qendër do të jetë qytetari dhe fuqia e qytetarit, vota e qytetari, zëri i qytetarit do të përbëj ndryshimin e vërtetë. Unë do të mbështetem fuqimisht tek ky shembull dhe kam besim te madh se ky shembull jo vetëm do mbështesë por edhe do të frymëzojë një ndryshim të shpejtë në Shqipëri.

Ylli Manjani “bën copa-copa” ligjin e Kumbaros për Trashëgimninë dhe thotë: I pakalueshëm, ka gabime “foshnjarake”

Ligji për “Trashëgimninë dhe Muzetë” hartuar nga Ministria e Kulturës, i pakonsultuar nga grupet e interesit dhe i propozuar në Këshillin e Ministrave për miratim, është hedhur poshtë në pjesën më të madhe të tij nga Ministria e Drejtësisë, e përkatësisht mbi 40 nene të ligjit.

Me një argumentim të plotë, mbi kontradiktat që lindin me partneritetin publik-privat të dhënies së pasurive kulturore dhe të trashëgimnisë, por edhe me mosdakordësinë e këtij ligji me parimet e Bahskimit Evropian dhe të acquis communitaire, Ylli Manjani i kërkon ministres Mirela Kumbaro të rishikojë pikat e ligjit dhe të konsultojë me grupet e interesit projektin që duket se është mbajtur i fshehtë, raporton newsbomb.al për dokumentin e siguruar nga ministria e Drejtësisë.

Një ndër cështjet e trajtuara në ligj ka të bëjë me marrjen e objekteve të trashëgimnisë nga privatët. Dhe në momentin që këto shkatërrohen në duart e privatit, sipas ligjit të ri, do të duhet të detyrohet privati ta kthejë në gjendjen e mëparshme.

Pyet Manjani: Po në rastin se privati nuk do të ketë kushtet dhe gjendjen financiare për të përballuar kostot e kthimit të objektit të trashëgimnisë në gjendjen e mëparshme, si zgjidhet situata? Kush do ta mbajë përsipër koston????, shkruhet në vërejtjet e projektit, sipas dokumentit që disponon newsbomb.al.

40 verëtjet e Ylli Manjanit, në tërësi hedhin poshtë ligjin. Ministri në fund fare, I kërkon zonjës Kumbaro që të shoh me rëndësi dhe prioritet një ligj të një forme të vecantë, që ka të bëjë me pasurinë shqiptare.

Dhe i sugjeron:

“Nga shqyrtimi në tërësi i projektaktit si dhe duke marrë në konsideratë gjetjet e mësipërme propozojmë kthimin e projektaktit për plotësim dhe rregullim të detajuar sipas vërejtjeve të bëra. Vecanërisht është i nevojshëm një proces i gjerë konsultimi jo vetëm me aktorët e interesuar dhe shoqërinë civile por edhe me bashkësitë fetare përsa kohë që shumë parashikime të projektligjit prekin pasuritë kulturore në pronësi/administrim të tyre”.

Ndërkohë Manjani shkruan se me ligjin e ri të propozuar, janë dy projektligje që do të shfuqizohen. Eshtë ligji për Trashëgimninë, dhe ligji për Muzetë. Sipas ministrit, në asnjë rast në dispozita kalimtare.

Prishtina dhe Beogradi ndajnë miliona euro për serbët e Kosovës

Mitrovicë, ura që ndan pjesën veriore dhe jugore

Qeveria e Kosovës, sipas të dhënave zyrtare, për tri vitet e fundit në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica e veriut, ka investuar miliona euro.

Nga viti 2014 deri në vitin 2016, investimet nga Qeveria e Kosovës në këto katër komuna janë mbi 15 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 janë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për këto katër komuna të banuara me shumicë serbe.

Investimet e Qeverisë së Kosovës, kryesisht janë bërë në ndërtimin e rrugëve, ndriçimin publik, renovimin e objekteve publike, në arsim, shëndetësi dhe fushat tjera.

Të dhënat për investimet e Qeverisë së Kosovës për katër komunat e banuara me shumicë serbe i ka bërë të ditura për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj.

Ai thekson se është punuar dhe investuar në integrimin e serbëve të Kosovës, por që ende mbetet punë për tu bërë, pasi që në komunat veriore ende ka struktura paralele.

“Për herë të parë, në vitin 2013, janë organizuar zgjedhjet lokale në katër komunat veriore, të cilat deri atëherë nuk kanë qenë të integruara në sistemin tonë. Pra, ato komuna tani janë të integruara, por ende ka punë për tu bërë. Ne besojmë se është bërë punë e madhe, ne kemi në kontroll doganat e Kosovës, Policia e Kosovës është prezente në veriun e Kosovës dhe ata janë në zinxhirin komandues të Republikës së Kosovës”, thotë Geacaj.

Ndërkohë, investime në këto katër komuna të banuara me shumicë serbe janë bërë edhe nga Qeveria e Serbisë.

Sipas disa dokumenteve të publikuara, përfshirë edhe ato në media, thuhet se në dy vitet e fundit në këto katër komuna, Serbia ka investuar mbi 200 milionë euro, derisa për vitin 2017 ka planifikuar të investojë mbi 100 milionë euro.

Investimin më të madh, sipas deklaratave zyrtare, Serbia e ka bërë në përmirësimin e përgjithshëm të jetesës së serbëve në këto komuna dhe në procesin arsimor.

Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur investime të shumta që janë bërë në katër komunat veriore, si nga institucionet e Kosovës ashtu edhe nga Qeveria e Serbisë.

Megjithatë, ai thekson se në raste të caktuara ato investime edhe janë keqpërdoruar nga individë të caktuar dhe më së paku përfitime kanë pasur banorët e pjesën veriore të Kosovës.

“Nëse e marrim vetëm periudhën prej vitit 1999 ose dhe 2000 e deri në shpalljen e pavarësisë, kur Kosova kishte institucionet e saj të përkohshme dhe njëkohësisht kishte edhe investime nga bashkësia ndërkombëtare, pjesa veriore e Kosovës kishte me siguri më shumë se 50 për qind të investimeve nga institucionet e Kosovës se sa kishte investime të përgjithshme në pjesën tjetër të Kosovës”, ka theksuar Nojkiq.

“Kishte mjete të mëdha të investuara dhe atëherë përfaqësuesit e serbëve në institucionet e atëhershme i morën ato mjete dhe ato jo gjithmonë janë shpenzuar si duhet”, ka thënë Nojkiq.

Këto mjete në raste të caktuara, shton Nojkiq janë keqpërdoruar.

Siç thotë ai, ka “patur raste kur për të njëjtin projekt është investuar nga dy burime: njëri nga institucionet e Kosovës, në fakt nga bashkësia ndërkombëtare përmes institucioneve të Kosovës dhe burimi i dytë ishin institucionet e Serbisë”.

“Kjo është periudha që zgjati deri më 2015/2016, kur tani zyrtarët nga Beogradi provojnë që ato institucione që janë në veri të Kosovës t’i fusin nën ingerencat e tyre. Por edhe më tutje, institucionet nga Prishtina, kur bëhet fjalë për institucionet e vetëqeverisjes lokale, por edhe pjesërisht arsimi dhe shëndetësia, i financojnë”, thekson Nojkiq.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës që nga viti 2013, në bazë të marrëveshjeve të arritura në dialogun Prishtinë – Beograd ndajnë edhe një përqindje të të hyrave nga dy pikat doganore në veri, për Fondin Zhvillimor për Mirëbesim për komunat në veri.

Ky fond ka për qëllim zhvillimin ekonomik dhe social dhe integrimi i serbëve të pjesës veriore në ekonomi, shoqëri dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve në atë pjesë.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka bërë të ditur se deri më tash në këtë fond janë grumbulluar mbi 11 milionë euro.

“Ato fonde që mblidhen në pikat doganore shkojnë në këtë fond dhe këto mjete pavarësisht a shpenzohen, mbesin si fonde të mirëbesimit dhe me Ligjin për buxhet përcaktohet një shumë që mund të shpenzohet. Në këtë vit, sipas Ligjit për buxhet nga këto 11 milionë euro mund të shpenzohen 4 milionë euro, por që në rast se i shpenzojnë mund të rritet kjo shumë në kohën kur bëhen rishikimi i buxhetit”, ka sqaruar Krasniqi.

Pjesa veriore e Kosovës, që nga pas lufta ka funksionuar mbi bazën e një sistemi paralel të organizuar nga Beogradi.

Në kuadër të dialogut të Brukselit, Prishtina dhe Beogradi patën arritur marrëveshje për integrimin e kësaj pjese në kuadër të sistemit ligjor-kushtetues të Kosovës, ku investimet përbënin një element të rëndësishëm, krahas zgjedhjeve të lira, ndonëse ky proces integrues mbetet ende në vijim e sipër.

Shkodër, propagandë për Isis, arrestohet mësuesja

Një mësuese në Medresenë e Vajzave “Haxhi Sheh Shamia” të Shkodrës, u shoqërua mbrëmë vonë në polici dhe më pas u arrestua si e dyshuar për propagandë në mbështetje të organizatës terroriste ISIS dhe ish terroristit Bin Laden.

Arrestimi i mësueses Emine Alushi ndodhi vetëm pak minuta pas publikimit në emisionit investigativ “Stop” në televizionin Klan, të rregjistrimit të një bisede, të zhvilluar mes nxënëseve dhe mësueses gjatë një ore mësimore.

Në audion e trasmetuar dëgjohet se si nxënëset e pyesin mësuesen rreth ISIS dhe ajo përgjigjet se “ISIS është një organizatë myslimane që mbron popullin mysliman të Sirisë, Egjyptit dhe Palestinës”. Mësuesja shprehet më tej se luftarët e saj “janë njerëz të mirë” dhe se “nuk duhen besuar ato që thonë lajmet”. Këmbënguljes së një nxënëseje se “Isis ka vrarë”, mësuesja i përgjigjet se “dhe ata që kanë vrarë Bin Ladenin janë vrasës”.

Burimeve policore bëjnë të ditur se mësuesja Alushi është shoqëruar gjatë ditës së sotme për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, drejtuesit dhe stafi pedagogjik i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dolën me një deklaratë, përmes së cilës shprehën distancimin e menjëhershëm nga opinionet dhe mendimet e mësueses, të pasqyruara në emisionin “Stop”. Ata bënë të ditur se subjekti i videos së trasmetuar “nuk përbën linjën zyrtare të Medresesë” si institucion arsimor i Komitetit Musliman Shqiptar, dhe se deklarimet e mësuese “shkojnë krejtësisht në të kundërtën e asaj çfarë ofron dhe synon kjo shkollë në procesin edukativ. Medreseja – thuhet më tej në deklaratë – është institucion i shërbimit të arsimit parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së Komunitetit Musliman Shqiptar”.

Drejtuesit e Medresesë bënë të ditur se Emine Alushi këtë vit shkollor nuk është pjesë e stafit të saj pedagogjik, dhe se, në periudhën që ka punuar në Medrese, ajo ka qenë mesuese me kohë të pjesëshme.

Artur Zheji mbron Sali Berishën: E turpshme, të gjithë ish miqtë janë mbledhur e po bëjnë gjueti shtrigash ndaj tij

Artur Zheji ka marrë në mbrojtje Sali Berishën për rastin flagrant të aferës me CEZ.

Sipas Zhejit, ndaj Berishës po bëhet një gjueti shtrigash.

“Tanimë kemi të bëjmë me një sulm të drejtëpërdrejtë, ndaj ish kryeministrit Berisha, lidhur me cështjen e Çez dhe jo vetëm. Janë mbledhur tufë të gjithë ish miqtë e tij, ish krijesat e tija të dikurshme, të cilat kanë filluar një gjueti shtrigash ndaj një personi të vetëm, për ta pasur atë, Sali Berishën, një trofè për Zgjedhjet e ardhshme të Përgjithshme. Berisha edhe mund të ketë përgjegjësi legale për cështjen Çez, apo të tjera, sepse ka qenë më së fundi 8 vite rresht kryeministër dhe korrupsion kishte, ashtu si edhe sot.

Por kështu si po kurdiset Komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje, ashtu si edhe janë kurdisur pasqyrimet dhe interpretimet mediatike të mediave të pushtetit, koncepti i Drejtësisë dhe përdorimi politik, janë përzier në një të vetme.

Kërkohet pra, me ngulm dhe sipas një skeme të mirëmenduar, binjakëzimi i sistemit të ri të drejtësisë, me goditjen personale të kollonës më të lartë dhe më të “rrezikshme” opozitare që ka sot për sot Shqipëria”, shkruan Zheji.

“Kjo gjueti shtrigash, që njera palë po bën, me prapavijë dhe frymëzim të qartë politik dhe hakmarrës, e dëmton që në djep, ringritjen e një Drejtësie të Re, e cila duhet ti ketë sa më larg funksionit apo përfitimit të vet, përcaktimet e veta, të mbështetura në Ligj dhe jo në vullnet apo pikësynim elektoral.

Shqipëria po ndëshkohet edhe sot e kësaj dite nga një korrupsion galopant dhe rrënjë thellë. Llogjika ta do, që lufta legale kundër korrupsionit të drejtohet pikësëpari ndaj pushtetit të sotëm dhe pastaj të thellohet në të kaluarën, me të njetën rreptësi.

Sepse duhet ndëshkuar “pandëshkueshmëria e sotme” dhe jo të krijohet një epërsi e rreme morale si edhe është dogma e kryeministrit tonë të sotëm, që kërkon një përndezje të luftës ndarëse në të Mirë dhe në të Këqinj, ndërkohë që e keqja dhe korrupsioni nuk njeh as kufij dhe as sigla partish”, vijon ai.

Zheji shkruan se nëse do të dënohej Berisha, do të ishte një turp i madh:

“Drejtësia duhet të fillojë në mënyrë të shëndetshme, nga e sotmja tek e djeshmja dhe jo të fillojë nga e djeshmja, për të mos arritur kurrë tek e sotmja dhe që të shërbejë për pushtetin e nesërm, të atyre që janë sot në pushtet.

Ky dhe do të ishte një turp i ri dhe do të shënonte lindjen e një drejtësie të padrejtë, që do ta kishim mbi qafë edhe kushedi se sa vite të tjera”.

PD nxjerr vendimin e Gjykatës: Alfred Peza deklaroi rrogë 80 mijë lekë në muaj, si i kurseu 1 milion USD?

Partia Demokratike i ka kërkuar sot kryeministrit Rama të përgjigjet për deputetin e tij, Alfred Peza, pas levizjeve të fundit të ILDKP-së se do i hetohet pasuria.

Në një deklaratë për media, PD, tha se deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket se ka kryer një mashtrim tjetër.

“Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qënë i adhuruar për këtë. Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Dokumenti është një vendim gjykate, dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në vend, se sa një vendim gjykate”- tha zëdhënësja Ina Zhupa në deklaratë.

Sipas saj, publiku ka të drejtën të dijë; A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat? Taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë? Po institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, mbi cilat dokumente punojnë, mbi pretendimet e Pezës, apo dokumentat zyrtare?”- tha ajo.

Sipas saj, qytetarët e kanë dëgjuar variantin e deputetit. “Për të gjitha këto cështje, sot është mirë të përgjigjet Edi Rama”- thotë PD. ​

Balla: “Rama, çmim kufomave të 21 janarit, Meta prej 6 vitesh gjen sebep të iki”

 Momenti i vrasjes së Hekuran Dedës më 21 janar 2011

Gjashtë vjet pas 21 janarit me 4 viktima në bulevard, gazetari Sokol Balla komenton vendimin e qeverisë për dëmshpërblimin e familjarëve.

Në një opinion publikuar në Javanews, Balla kritikon ashpër Ramën, pasi “duke vendosur një çmim, mbi kufomat e katër të vdekurve, nuk kreu një akt drejtësie dhe as vazhdimësie shtetërore”.

Balla nuk lë jashtë vëmendjes edhe veprimin e Metës, që sipas tij, prej 6 vitesh gjen sebepe për t’u zhdukur pikërisht në këtë ditë.

“Gjashtë vjet pas asaj ngjarjeje të pabesueshme, kur në studio përballë meje kisha pak javë më parë Sali Berishën që pranoi se do të kishte vrarë edhe më shumë se katër, për të ruajtur pushtetin e vet, kur Ilir Meta si cdo 21 janar, ka gjashtë vjet që në këtë ditë gjen sebep dhe ikën jashtë, kur Edi Rama shpërndan dëmshpërblime për 21 janar, si gjelin e detit për Vit të Ri, unë e kam të pamundur të pranoj të barazohem me vrasësit e atyre katër fatkeqëve”-shkruan Balla.

Sipas tij, “Edi Rama me vendimin e djeshëm, duke vendosur një çmim, mbi kufomat e katër të vdekurve, nuk kreu një akt drejtësie dhe as vazhdimësie shtetërore. Në fakt ai përmbushi një ekuacion fatal: duke vënë shenjën e barazimit mes një shumëe lekësh që i nxorri nga buxheti i qeverisë së vet dhe një krimi të pandëshkuar të qeverisë së Berishës, ai thjesht barazoi veten e tij me vrasësit e vërtetë”.

Balla, shkruan se drejtësia nuk është nën ndikimin e qeverisë së majtë, por kujton deklaratën e Ramës. “Siç më ka deklaruar Edi Rama në një intervistë një vit më parë “Drejtësia e munguar në 21 janar, ka qënë motivi im i shtuar për të bërë reformën në drejtësi”. Atëherë cila është arsyeja që qeveria vonoi QELLIMISHT dëmshpërblimin e gjyqit të fituar nga familjarët e katër të vrarëve vetëm tre ditë para përkujtimit të 21 janarit, kur vendimi i gjykatës administrative është dhënë muaj më parë?”- shkruan ai.


Send this to a friend