VOAL

VOAL

Hahn thirrje opozitës: Debati të zhvillohet në Parlament

February 23, 2017
blank

Komentet

blank

Nga Shkodra “Big Brother” zhvendoset në Vlorë, çmontohen 16 kamera në qytet, kontrolloheshin nga grupet kriminale

Të paktën 16 kamera që kontrolloheshin nga grupet kriminale janë çmontuar nga policia në Vlorë.

Kamerat ishin vendosur përkatësisht në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Theksohet se gjithashtu ishin të vendosura me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë,.

Kujtojmë se më herët grupet kriminale kishin vendosur kamera edhe në qytetin e Shkodrës, të cilët u zbuluan dhe çmontuan nga policia.

Njoftimi:

Vlorë/Vijon faza e tretë e planit operacional policor të koduar “Fijet”.

Plani operacional intensiv, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizimi i fazës së tretë të operacionit “Fijet”, rezultoi me çmontimin e 16 kamerave që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal, me qëllim informimin. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë, në qytet.

Vijojnë hetimet në nivel qëndror dhe vendor, me qëllim identifikimin e shtetasve që i kontrollonin këto kamera, për qëllime kriminale.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qytetit të Vlorës, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.bw

blank

Hiqen 38 kamera të tjera sigurie në rrugët e Shkodrës, 5 të shoqëruar në Polici

Çmontimi i 38 kamerave spiune në 3 lagje të Shkodrës të instaluara nga ‘të fortët’, ka sjellë shoqërimin e 5 personave në Komisariatin e Policisë së Shkodrës.

5 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Fijet”, menjëherë pas heqjes së 38 kamerave të tjera të sigurisë në 3 lagje të qytetit.

Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës.

Por duket se kamerat nuk kanë të mbaruar, pasi burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se do të ketë sërish aksione për pastrimin e zonave të tjera nga kamerat që dyshohet se janë vendosur nga eksponentë të grupeve kriminale./ dita

blank

Begaj mesazh parlamentit në seancën për holokaustin: Krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror. Shqipëria, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë një mesazh për holokaustin, i dhënë gjatë seancës plenare të posaçme të organizuar nga Kuvendi.

Begaj citoi diplomatin Noach Flug: Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj.

Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë.

Ai theksoi se teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri tjetrin!

MESAZHI I PLOTË
Lejomëni që të sjell në vëmendje fjalët e të ndjerit Noach Flug, diplomat dhe mbrojtës i shquar për të drejtat e të mbijetuarve të Holokaustit.

“Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj.” – deklaroi Flug.

Kujtesa i ndihmon qeniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara dhe pa të, shoqëritë nuk mund të arrijnë kurrë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Kujtojmë sot viktimat e Holokaustit, krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror falë presionit, frikës paragjykimeve dhe ekstremizmit që shoqëronin luftën.

27 janar, është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë.
Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë anti-semitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik.

Jam i nderuar t’ju drejtohem sot, si President i këtij vendi që u distancua nga një prej akteve më çnjerëzore të historisë.

Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë. Zgjedhje jo vetëm zyrtare, në formën e vendimeve, por edhe vlerave njerëzore, përmes solidaritetit.

Besa dhe mikpritja e shqiptarëve, është origjina e këtij solidariteti të pashoq e të pazakontë.
Të gjithë e dimë se cilat ndër vlerat tona e frymëzuan këtë qasje, për ne të natyrshme, dhe që forcoi miqësinë me Izraelin:
Mbështetja e dokumentuar e Shqipërisë ndaj komunitetit hebre, me legjitimimin e të drejtës së hebrenjve për të mos punuar gjatë Shabbatit.
Refuzimi i shtetit shqiptar për të dorëzuar tek nazistët listën e hebrenjve të strehuar në vendin tonë.

Përpjekjet e shqiptarëve, myslimanë e të krishterë, për të fshehur dhe mbrojtur hebrenjtë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre për t’i njësuar ata në komunitetin shqiptar.

Kemi ndërmarrë nisma në përkujtim jo vetëm të viktimave të Holokaustit, për edhe të rolit të Shqipërisë në mbështetjen e tyre ashtu edhe të miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Memoriali i Hebrenjve në Tiranë dhe Muzeu Solomon në Berat.

Muzeu Hebraik në Vlorë së bashku me rikonstruksionin e Rrugës së Hebrenjve në këtë qytet.
Shqipëria është vlerësuar nga Fondacioni Ndërkombëtar hebre “Raoul Wallenberg” si “House of life”.

Vendi ynë mbajti për herë të parë në Ballkan një forum kundër anti-semitizmit tre vjet më parë, i cili do të mbahet përsëri këtë tetor.

Parlamenti shqiptar ka legjitimuar unanimisht përkufizimin e anti-semitizmit, si dëshmi e një mbështetjeje që nuk mbaroi me mikpritjen tonë gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore.

Të nderuar miq,
Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrëdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme.

Teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri tjetrin!
Ju faleminderit!

blank

Konferenca shkencore “Shqiptarët dhe hebrejtë në Luftën e Dytë Botërore”

Akademia e Shkencave dhe Israeli House në Shqipëri në ditën e Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit organizojnë konferencën shkencore “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë

Botërore”.

Të ftuar në konferencë do të jetë kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi si dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Galit Peleg.

Të pranishëm për të drejtuar konferencën do të jenë gjithashtu Pëllumb Xhufi, Felicita Jakoel, Arben Cici, Artan Puto, Shaul Yanai, Monika Stafa. Marenglen Kasmi, Ido Zelkovitz etj…

Më 27 janar shënohet dita e Kujtesës së Holokaustit të popullit hebraik.

Dita e Kujtesës i kushtohet viktimave të Holokaustit, sulmit shfarosës të nazistëve kundër hebrenjve.dita

blank

Berisha i përgjigjet akuzave të Gjiknurit: Agron Nezën s’e kam kushëri dhe nuk e njoh personalisht

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat ka folur për çështjen e McGonigal, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesat e tij.

Gjithashtu Berisha i është përgjigjur edhe akuzave të Damian Gjiknurit duke thënë se Agron Nezën nuk e ka kushëri dhe se nuk e njeh personalisht

blank

 

Pjesë nga deklarata:

blank

 

Gjiknuri foli për lidhjet tuaja me një prej personave që e keni akuzuar zotin Neza që tha se është kushëriri juaj, deklaratat i cilësoi për t’u ikur përgjegjësive për 21 janarin?

 

 

 

Berisha: Duhet të jetë kretin. Unë ia thashë Agron Nezën për shërbime, ai…Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh. Kam njohur të tjerë, por jo atë. Ai sekretari i PS është mafioz.

blank

 

PD drejtuar nga ju, do të ndërmerrni ndonjë hap konkret , padi në SPAK apo kërkesë parlament?

blank

 

Berisha: Edi Rama duhet të shkojë dhe të pësojë fati e MC Gonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve me SHBA. Unë nuk them se Edi Rama i dobësoi karakterin amoral një zyrtari që kishte një besim të larta sa pak kush tjetër në vendin e tij, pro kryeministri i një vendi partner nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllime të veta as dobësinë më të vogël, më partnerin kryesor strategjik. Rama duhet të ikë sa më parë, njëra anë është çështja penale për të cilët duhet të merret drejtësia, por ana morale është e rëndë. Ka përdorur korrupsionin se çfarë tregon ky rast. Një korrupsion ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare dhe tregon se Tirana e Edi Ramës është epiqendër e korrupsionit të njerëzve dhe se Rama për interesa të pushtetit të tij nuk njeh asnjë parim. Ka kryer akte të tmerrshme, nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner, ka përdor segmente sekrete të Enver Hoxhës, për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet midis dy vendeve. Edi Rama do të zbërthehet, do të ketë çdo përpjekje për t’i shkuar deri në fund këtë çështje… Unë ja dhashë Agron Nezën Edi Ramës për shërbime, nuk kam asnjë lloj gjëje me të, unë nuk e njoh personalisht. Në dijeni time ka punuar në qytete të ndryshme. Ai i ka dhënë me koncesion hidrocentrale e Shushicës, ka vallëzuar deri në 3 të natës me MC Gonigal në Tiranë. Këto janë që të gjitha si i mbyturi që kapet në fijen e barit dhe kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund sepse po zien bota. Shqipëria ka paguar shefin e kundërinteligjencës të organizatës më të fuqishme në botë. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama.

blank

 

(BalkanWeb)

blank

Marrëveshja e plotë: PD mbështet kandidatët e PBDNJ-së në 3 bashki

Publikohet teksti i marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zgjedhjet e 14 majit. Sipas këtij teksti, PD do të mbshtesë kandidatët e PBDNJ në tri bashki: Himarë, Dropull dhe Finiq.

MARRËVESHJE PËR ZGJEDHJET VENDORE TË 14 MAJIT 2023, NDËRMJET PARTISË DEMOKRATIKE DHE PARTISË BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT,

Sot, me datë 25 janar 2023, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:

I.   për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;

II.  të asgjësimit të pluralizmit politik në nivel vendor;

III. të shpopullimit masiv dhe tragjik;

IV.  të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;

V.   të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.

Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (në vijim PBDNJ), dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

VENDOSIN:

1. Partia Demokratike e Shqipërisë dhe koalicioni i drejtuar prej saj do të mbështesë kandidatët për kryetar bashkie të propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zonat zgjedhore bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq.

Kandidatët përkatës do të konsiderohen kandidatë të koalicionit opozitar dhe do të përfaqësojnë alternativën e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14. 05.2023 në të njëjtën mënyrë, formë dhe mbështetje me kandidatët e tjerë të koalicionit të përzgjedhur nëpërmjet procesit të primareve të organizuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

2. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut angazhohet të mbështesë kandidatët për kryetar bashkie të Partisë Demokratike dhe koalicionit të drejtuar prej saj, në të gjitha zonat e tjera zgjedhore, bashkitë e vendit përveç atyre të përmendura në pikën

3. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, në të gjithë territorin e vendit, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

4. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve, gjelbërimit të qyteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm. syri.net

blank

Agron Shehaj tregon se Edi Rama do ta emëronte Charles McGonigal kreun e Antikorrupsionit

 

Deputeti demokrat Agron Shehaj tregoi se përvecc lidhjeve me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, Rama i kishte premtuar edhe një post të rëndësishëm.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Shehaj u shpreh se  Rama i kishte premtuar ish-zyrtarit amerikane kreun e Antikorrupsionit.

“Këtë zotërinë donin ta vendosnin në krye të strategjisë antikorrupsion, kjo është çmenduri. Pasi i kanë dhënë lekë, donin ta vinin edhe në krye të strategjisë antikorrupsion. Imagjinoni çfarë është bërë në këtë vend me zyrtarët që kanë ardhur. Kur Rama ka arritur deri këtu, mund të ketë bërë gjithçka dhe është në gjendje të bëjë gjithçka”, tha Shehaj./politico.al

blank

Oligarku rus i lidhur me McGonigal ka shtrirë aktivitetin në Shqipëri, pronar i kompanisë që ndërton hidrocentrale

Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të ish agjentit të FBI-së, Charls McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

McGonigal u akuzua se kishte ndihmuar oligarkut rus të sanksionuar Oleg Deripaska. Miliarderi rus duket se e ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në Shqipëri.

Oleg Deripaska rezulton pronar i kompanisë “TREMA ENGINEERING 2”, sipas të dhënave të publikuara të OpenCorporates.al.

Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 31.05.2021, terhequr nga QKB ne daten 30.03.2022, pronar perfitues i shoqerise eshte:

Oleg Deripaska, shtetas rus, i datelindjes 1968, pronar perfitues pasi zoteron 25.9% te kapitalit te STRABAG AG- ortak i vetem i shoqerise TREMA ENGINEERING 2. Data e percaktimit si pronar perfitues: 17.08.2007.

Kompania “TREMA ENGINEERING 2” është zotëruese e një koncesioni me objekt “Ndërtim, operim, transferim i hidrocentraleve mbi lumin Shushicë (HEC Drashovicë, HEC Kote, HEC Gjorm dhe HEC Brataj)./Politiko.al

blank blank blank blank blank blank

blank

Rrëzohet raketa kineze, mbetjet dyshohet se ranë në Shqipëri e Greqi

Nuk kishte ndodhur më parë! Mbetjet e një rakete kineze, e cila ka dalë jashtë kontrollit në atmosferën e Tokës pasditen e 21 janarit, thuhet se kanë rënë pranë Shqipërisë dhe Greqisë.

Meteoweb‘ raporton se një pjesë të raketës kineze CZ-2C-Y35, e lëshuar në orbitë në vitin 2014 janë shpërndarë në vende të ndryshme, duke mos përjashtuar mundësinë që mbetjet të arrijnë në Tokë.

 

Mbetje të raketës të dalë jashtë kontrollit besohet të kenë rënë në jug të Shqipërisë dhe perëndim të Greqisë.

Kërkimet vijojnë për të parë nëse realisht mbetje të kësaj rakete kanë përfunduar në Tokë.

Astronomi Jonathan McDowell ka ndarë në Twitter këtë ngjarje, duke paralajmëruar se raketa do binte në Shqipëri./ dita

blank

‘Deputete e opozitës që voton buxhetin e qeverisë’- Zhupa: Flutura në kabinën e qeverisë!

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar edhe njëherë në lidhje me akuzat që i ka bërë deputetes Flutura Açka për votimin e saj pro buxhetit të qeverisë.

Në postimin e saj në Facebook, Zhupa e quan ‘Flutura në kabinën e qeverisë’, pasi si deputete e opozitës që voton pro buxhetit të qeverisë!

Postimi i plotë:

Flutura në kabinën e qeverisë!

Flutura ka rekord historik në historinë e parlamentarizmin: si deputete e opozitës që voton PRO BUXHETIT TE QEVERISE! Ndiqni videon nga komisioni👇🏻

Qeveria do punoj justifikohet Flutura me togfjalëshin “Njerëzit do punojnë”

Tani le të dali Petro Koçi prap të mbroj publikisht, ose le të përgatiti nje trill letrar se aty ka talent qe nuk ja mohojme dot e le te stisi justifikimet qe do.

Ndersa mbledhjet jane publike edhe kushdo e gjykon opozitarizmin tone duke na pare, ashtu si shikon edhe raportet e pavarura te ISP per te pare aktivitetin e deputeteve.

Une sigurisht bej lajm, mos u merzit e dashur, se kam ca them dhe bej opoziten dhe smarr askend dhe as kam grup me gazetar. Por ti mos merr naten ne cel kryeredaktoret se nuk te bejne dot lajm po nuk the gje me vlere sado shkrimtare e nderuar qofsh. Shkelqen si shkrimtare dhe te respekton gjithe Shqiperia, mos u bej pis duke te perdorur me apo vetedije mazhiranca.

Jam ne sherbim te demokrateve me krenari, dhe nuk do me futem kurre ne shinat e socialisteve dhe aq pak te PSV te Petro Kocit. Njoh lirine dhe vetem ate!

Edhe nese do te dish mendimin e demokrateve hap komentet ne facebook tend, ose shiko te une po deshe.

PS: Uroj qe te kuptosh qe na kane votuar per te bere opozite.

blank

Kush e drejton qeverinë?! Arben Ahmetaj apo Edi Rama?! Edi Rama kryesoi vetëm 42% të mbledhjeve

Të dhënat e monitorimit formal të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave gjatë vitit 2022, kryer nga stafi i Institutit të Studimeve Politike tregojnë se pushteti ekzekutiv dhe kompetencat e nenit 101 të Kushtetutës janë ushtruar jo nga kryeministri, por nga zëvendëskryeministri. Konkretisht, 60% e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave janë drejtuar nga zv/kryeministri dhe jo nga kryeministri.

Në një demokraci parlamentare pushteti ekzekutiv, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, përbën një nga tri shtyllat kryesore të shtetit. Në sistemin tonë politik, bazuar në hierarkinë e kompetencave faktike, sidomos pas 2008, kryeministri është figura kryesore politike dhe vendimmarrëse. Në rastin tonë kur kryeministri është edhe kryetari i partisë në qeveri dhe kështu edhe kryetar i mazhorancës në parlament, dhe referuar një sërë raportimesh të ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike, de facto dhe de juro është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri. Pushteti ushtrohet përmes akteve ligjore dhe mekanizmi i vetëm i kryeministrit në dispozicion janë aktet e Këshillit të Ministrave apo aktet e ndërmarra me cilësinë e kryeministrit dhe të deputetit.

Sipas Kushtetutës së RSH, neni 100 dhe 101, “Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore”, “Kryeministri përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij”, si dhe ai ka edhe kompetencën “bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit” si dhe “zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave”. Bazuar në ligjin 9000/2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, neni 5, zv/kryeministri “zëvendëson Kryeministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative”. Ai/ajo kryen detyra që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.

Të dhënat e monitorimit formal të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave gjatë vitit 2022, kryer nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) tregojnë se pushteti ekzekutiv dhe kompetencat e nenit 101 të Kushtetutës janë ushtruar jo nga kryeministri, por nga zëvendëskryeministri. Konkretisht, 29 nga 48 mbledhje të Këshillit të Ministrave ose 60% e tyre janë drejtuar nga zv/kryeministri dhe jo nga kryeministri.

 

Pasqyra e të dhënave krahasuese tregon se dy muaj, korrik dhe nëntor 2022, të gjitha mbledhjet e qeverisë janë drejtuar nga zv/kryeministrat. Praktika e drejtimit me zv/kryeministër ndodh kryesisht kur kryeministri ka pamundësi të përkohshme shëndetësore apo ka udhëtime të rëndësishme pune jashtë vendit, por jo në kushte normale pune, kur nuk ka vizita të rëndësishme dhe as probleme shëndeti.

Duke krahasuar datat e mbledhjeve të qeverisë dhe agjendën e kryeministrit në këto data rezulton se në pjesën më të madhe të tyre nuk ka pasur ngjarje të rëndësishme diplomatike apo vizita zyrtare dhe as zhvillime më të rëndësishme sesa mbledhja e Këshillit të Ministrave. Fakti që kryeministri zgjedh që në 58%-60% të rasteve të mos marrë pjesë dhe as të drejtojë mbledhjen e qeverisë që kryeson, përbën largim nga përgjegjësitë, neglizhencë ndaj detyrimit kushtetues, devijim nga praktikat e mira të qeverisjes, si dhe investim serioz në dobësimin e institucionit dhe në dëm të kulturës politike e institucionale.

Situata të tilla, krijojnë shqetësime të tjera me funksionimin e vetë Këshillit të Ministrave. Nëse kryeministri nuk drejton mbledhjet dhe as vendimmarrjet, si arrin ai të konceptojë dhe paraqesë drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to (Kushtetuta, 102/b), të sigurojë zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave (Kushtetuta, 102/c), të bashkërendojë dhe të kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave (Kushtetuta, 102/ç), të zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave (Kushtetuta, 102/2), “në zbatim të kompetencave të tij, të nxjerr urdhra (Kushtetuta, 102/3) apo tu kërkojë ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative (ligji 9000/2003, pika 1/b, neni 2)?

Shqipëria ka pasur praktika të ndryshme, – nga kryeministra që drejtonin qeverinë rregullisht dhe në mbledhje të mbyllura, kryeministra që drejtonin rregullisht por me fjalime mbi vendimet para se ato të diskutoheshin e të vendoseshin, kryeministër që zhvillonte deri në 10 mbledhje në muaj për të ndikuar me akte në forcimin e bazës ligjore dhe administrative të vendit apo kryeministër që zhvillonte 2-3 mbledhje në muaj, siç edhe kemi tashmë një model tjetër referues, kryeministër që nuk drejton Këshillin e Ministrave. Kushtetuta, modeli demokratik i qeverisjes, standardet perëndimore që duam të arrijmë, sensi e përgjegjësisë dhe i integritetit vendimmarrës, detyrimi moral ndaj premtimeve elektorale, cilësia e lidershipi, etj, ISP sugjeron kthimin e institucionit në praktikat kushtetuese dhe bashkëkohore, në institucion që respekton germën dhe frymën kushtetuese, kulturën e shtetit dhe atë institucionale, në qeveri që drejtohet dhe mirëqeveris me transparencë, përgjegjësi, angazhim dhe llogaridhënie./ Sipas Institutit të Studimeve Politike (ISP)/syri.net

blank

Audiopërgjimi për “21 janarin”, Berisha: Manipulim i Ardi Veliut. Rama organizator i asaj tentative për grusht shteti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur për audiopërgjimin e publikuar për fundmi për “21 janarin”, u shpreh se ky është një manipulim i Ardi Veliut.

Ai tha se Edi Rama është organizator  i “21 janarit”, duke e quajtur një tentativë për grusht shteti.

“Është një manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është gjithçka krijesë e Ardi Veliut. Theksoj se 21 janari përbën një nga ngjarjet ë tragjike, përpjekjen për një grusht shteti nga ata të cilët i kam denoncuar me kohë. Qeveria e SHBA ka insistuar në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.

Rama është personi kryesor, organizator i  dhunës. Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale e organizmit të asaj dhune.

Është i faktuar si organizator. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare, dhe janë dhënë dënimet e njohura deri tani, por meqënëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde hiq imunitetin dhe shko dëshmo për organizmin e puçit. I solli si mish për top”, tha Berisha.bw


Send this to a friend