VOAL

VOAL

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Valona Tela

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor.

Ato u shpallën pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht këtë javë, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare e fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për tentim të përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

Legjislatura e dhjetë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjati më pak se tre muaj.

Ato zgjedhje u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë përfunduan pa sukses.

Analistët paralajmërojnë se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional.

Ata shtojnë se kriza ndikon edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore dhe sjell barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

Më 2 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur afati për partitë politike për t’u deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për formimin e koalicioneve, i cili do të zgjasë deri më 7 maj.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ-ja, më 2 maj ka nisur edhe afati për certifikimin e partive të reja dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja përfundon më 10 maj, ndërsa për listat e kandidatëve më 12 maj.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të kushtojnë 10 milionë e 887 mijë euro.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen vendvotimet.

Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa një ditë para zgjedhjeve do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike.

Regjistrimi për votim nga jashtë vendit do të bëhet nga 6 deri më 17 maj.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind.

“Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari e ka cilësuar Tunelin e Llogarasë si një nga projektet më problematike në vend. I ftuar në Kjo Javë, ai u shpreh se ndërtimi i tunelit nuk justifikon kostot e larta dhe se, sipas tij, ka pasur alternativa më ekonomike dhe më efikase.

Ngjeqari shkoi edhe më tej me kritikat, duke deklaruar se projekti është “anti-ekonomik dhe anti-kombëtar”, ndërsa ironizoi duke thënë se tuneli mund të përfundojë duke u përdorur për strehimin e bagëtive nga banorët e zonës së Dukat.

Sipas tij, një zgjidhje më e favorshme do të ishte ndërtimi i një tuneli më të shkurtër në zonën e Orikum, që do të lidhte më drejtpërdrejt korridorin turistik me bregdetin, me më pak kosto.

Xhevair Ngjeqari: I bëj një thirrje banorëve të Dukatit: mos ndërtoni stalla për bagëtinë sepse do t’i strehoni në tunelin e Llogarasë, është një nga veprat më anti-ekonomike dhe anti-kombëtare që nuk i shërben komunizmit. Në Orikum me 2.8 km tunel do të dilej në bregdet. Korridori turistik ndërtohet në buzë të detit. Llogaraja është dega më e prapambetur që mori në qafë Shqipërinë. Për çfarë u harxhuan gjithë ato lekë?

SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës

SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke futur në “unazë” të gjithë rrethin familjar dhe atë shoqëror të saj.

Ylli “polar” i kontrolleve më të fundit ndaj rrethit të Ballukut ka qenë edhe gazetari Sokol Balla, ish-bashkëshorti i numrit dy të Ramës.

Pak ditë më parë SPAK ushtroi kontroll në banesën e Sokol Ballës, i cili edhe pse është zyrtarisht ish-bashkëshorti, duket se ka shërbyer si mekanizëm për pastrimin e parave të ish-gruas, dyshon SPAK.

Kujtojmë se para se ish-bashkëshorti i Belindës, Sokol Balla, të kontrollohej nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai është paraqitur në SPAK dhe ka dhënë shpjegime lidhur me disa transferta parash në Austri dhe jo vetëm.

Gjatë daljes nga ambientet e SPAK, Balla doli i “trullosur”, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe, për më tepër, ngatërroi derën e daljes nga ambientet.

SPAK ka ngritur dyshime të forta se ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut ka përfituar benefite financiare dhe pasuri të paluajtshme, duke shfrytëzuar këtë lidhje me zyrtaren e lartë të qeverisë Rama.

Ndërkohë, paralelisht me këto kontrolle, SPAK ka kërkuar në gjykatë dy ditë më parë autorizimin për lejimin e këqyrjes dhe ekspertimit të sendeve elektronike të sekuestruara në ambientet ku është ushtruar kontrolli.

Gjithashtu, hetimi është intensifikuar me marrjen në pyetje të disa personave, mes të cilëve edhe biznesmenë që kanë përfituar tenderat e 7 loteve për ndërtimin e Unazës së Madhe. syri.net

Skandali i onkologjikut- Dërgonin pacientët në klinika private kur shërbimet duhet të jepeshin falas, Prokuroria Tiranë mbyll hetimet, çon në gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT (EMRAT)

Alketa Pere

TIRANË- Prokuroria Tiranë ka përfunduar hetimet për skandalin e Onkologjikut  dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona. Mes të cilëve zv.Drejtoreshën, koordinatorin, mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike.

Ata akuzohen për veprat penale ‘Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’. Hetimet zbuluan raste ku pacientëve të ndryshëm nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe orientoheshin në klinikat private, ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT.

Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton.

Të pandehurit për këtë rast janë Emiljano Lela, Alketa Pere, Brikena Qirjazi, Drilona Kishta, Halil Gashi dhe Florian Marku.

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, mes të cilëve zv.Drejtoreshën, koordinatorin, mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike për veprat penale ‘Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ parashikuar nga nenet 248, 180/1 dhe 178/1 të Kodit Penal.

Fillimisht çështja u dërgua në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim nëse kishte të bënte me ndonjë bashkëpunim që ishte kompetencë lëndore e kësaj prokurorie. Por u risoll në Prokurorinë Tiranë duke veçuar materialet në ngarkim të mjekut onklog E.G, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Si rrjedhojë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5071 të vitit 2023 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, arritën të dokumentojnë raste ku pacientëve të ndryshëm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor orientoheshin në klinikat private ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT.

Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Që të përdorej kjo aparaturë duhet të krijohej më parë një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare IEAHEA. Ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike e në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë me një lloj radioaktiviteti që nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë provoi se shtetasi Emiljano Lela  në cilësinë e koordinatorit pranë Spitalit Onkologjik të QSUNT, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procesin e administrimit dhe orientimit të pacientëve tek klinikat private për të marë kurën e trajtimit në luftën kundër sëmundjeve tumorale, në një kohë kur sigurohej nga shteti. Ai përzgjidhte pacientë nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku që kishin të rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke përfituar përqindje monetare. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se i pandehuri Emiljano Lela  ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po kështu edhe e pandehura Alketa Pere në cilësinë e administratores pranë Spitalit Onkologjik të QSUT, u provua se dërgonte pacientët drejt klinikave private, në tejkalim të kompetencave dhe në kundërshtim me rregullat ligjore dhe procedurale që rregullojnë ushtrimin e profesionit mjekësor dhe administrimin e dokumentacionit shëndetësor. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se e pandehura Alketa Pere  ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë provoi gjithashtu se edhe shtetasja Brikena Qirjazi në cilësinë e Zv/Drejtoreshës në QSUT e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e funksionimin e rregullt dhe të sigurt të pajisjes së burimit të kobaltit. Ajo nuk ka marrë masa për vënien në funksion të kësaj pajisjeje, duke bërë që pacientëve të mos u ofrohej në kohë shërbimi i nevojshëm mjekësor. Për pasojë, pacientëve nuk u është dhënë mundësia e zgjedhjes së metodës së trajtimit, duke u kufizuar vetëm në një alternativë të vetme trajtimi. Sa më sipër, rezulton e provuar se e pandehura Brikena Qirjazi ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe shtetasja Drilona Kishta në cilësinë e specialistit pranë QSUT ka pasur detyrimin ligjor të kryejë ekspertizën lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive dhe mbetjeve të tyre. Kjo shtetase hartoi një ekspertizë që nuk ishte në përputhje me gjendjen reale dhe me të dhënat e dhëna nga përfaqësuesit e njësisë së Radioterapisë.

Gjithashtu rezulton se kjo ekspertizë është kryer përpara procesit të porositjes së burimit të kobaltit, çka ka sjellë si pasojë marrjen e një vendimi për porositjen e një burimi radioaktiv që nuk është vendosur në funksion dhe nuk është përdorur. Si pasojë e kësaj veprimtarie është shkaktuar dëm ekonomik për institucionin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit. Sa më sipër, shtetasja Drilona Kishta., rezulton se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Përsa i përket shtetasit Halil Gashi rezultoi se ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për operacionet dhe shërbimet e kryera në klinikë, duke përfshirë shërbime si skaner dhe mamografi, si dhe ka lejuar që mjekë të punojnë në mënyrë të paregjistruar. Ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për shërbimet dhe operacionet e kryera në klinikën që administronte, ka lejuar mjekë të punojnë pa regjistrim ligjor dhe ka përfituar materialisht nga ky sistem i fshehjes së të ardhurave. Sa më sipër rezultoi e provuar se i pandehuri Halil Gashi ka konsumuar veprën penale të “Fshehja e të ardhurave”.

Së fundmi, shtetasi Florian Marku në cilësinë e administratorit të “Flori Farma”, ka bërë blerjen dhe vënien në qarkullim të barnit “Valamor”, të cilin e dinte ose duhej të dinte se ishte kontrabandë (pa pullë të AKBPM-së dhe me barkod të dëmtuar). Si administrator i subjektit farmaceutik ka marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të barnave kontrabandë, duke ditur ose duke qenë i vetëdijshëm për statusin e paligjshëm të barnit të blerë duke konsumuar veprën penale ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’./Dosja.al

Dëshmi e krimeve serbe – Nga libri dokumentar “Masakrat në Kosovë: 1998-1999” Nga Shkëlzen Gashi

Shumë prej të mbijetuarve të Masakrës së Studimes, forcat sërbe-jugosllave i dërguan në hangarët e kooperativës bujqësore të Vushtrrisë. Të nesërmen në mëngjes, gratë dhe fëmijët i nisën për në Shqipëri, kurse nja 4,500 burra i futën në burgun e Smrekonicës, nëpër dhoma të mbingarkuara e të papastra, ku i torturonin derisa e humbnin vetëdijen. Sipas një të burgosuri të intervistuar nga Amnesty International:

«Të burgosunit i detyrojshin me knu kangë popullore sërbisht. I shtishin m’u rrokë vlla me vlla edhe baballarët me i rrehë djemtë e vet, veç sa m’u argëtu ata për veti».

© Reuters

Shqiptarët e liruar nga kampi në Smrekonicë të Vushtrrisë e kalojnë kufirin me Shqipërinë.

 

STUDIME

Në fund të marsit dhe fillim të prillit 1999 forcat sërbe urdhëruan shqiptarët e qytezës së Vushtrrisë dhe të fshatrave përreth që t’i braktisnin shtëpitë, pastaj një pjesë të tyre e nisën drejt Shqipërisë, ndërsa të tjerët i lejuan të qëndronin në zonën rreth Vushtrisë deri më 2 maj 1999. Shumë nga të zhvendosurit përfunduan në fshatrat Bajgorë, Vesekoc, Kurillovë e Sllakovc në verilindje të Vushtrrisë.

Në fund të prillit 1999 forcat sërbe-jugosllave i detyruan të strehuarit në këto zona të largoheshin. Një numër të madh të banorëve që po largoheshin drejt Vushtrrisë, forcat sërbe i grumbulluan në Studime të Ulët dhe Studime të Epërme, bashkë me banorët e këtyre dy fshatrave. Një burrë, që ishte gati në ballë të kolonës, në dëshminë dhënë OSBE-së tregon se asaj i prinin udhëheqësit politikë shqiptarë të zonës duke mbajtë një flamur të bardhë.

Megjithëkëtë, ushtarë jugosllavë, të mbështetur nga policë e paramilitarë, me uniforma të gjelbërta e të kaltërta, disa me mjekra e disa me maska, e ndaluan kolonën prej qindra automjetesh e mija të zhvendosurish, i nxorën burrat nga traktorët, i detyruan t’i vinin duart mbrapa kokës e të uleshin në rrugë, i fyen, i rrahën, ua morën paratë dhe arin. Sipas dëshmitarëve të intervistuar nga HRW, ata që nuk kishin pará i vrisnin, e ata që kishin e ua jepnin, i lironin, ndonëse kishte plot raste që edhe ua merrnin paratë edhe i vrisnin.

Një pjesëtar i forcave sërbe e ekzekutoi një 37-vjeçar pasi ia shtyu tutje me pushkë djalin katërvjeçar. Një i plagosur në krah rrëfeu se pas dy ditëve një mjek në mal u detyrua t’ia amputonte krahun me sharrë. Një tjetër dëshmitar tregoi se forcat sërbe ia vranë djalin që ishte martuar atë mëngjes. I njëjti rrëfeu edhe se i ka ndier pjesëtarët e forcave sërbe duke komunikuar në radio-lidhje që t’i vazhdonin vrasjet derisa të mbërrihej numri 100. Shumica e trupave të vrarë ishin të gjymtuar: pa krahë, pa këmbë, pa kokë.

Dëshmitarët e intervistuar më vonë nga Amnesty International, pohuan se atë mbrëmje, forcat sërbe vranë dhjetra burra duke kaluar nëpër kolonën e traktorëve. Një i mbijetuar i kësaj masakre i tha HRW-së:

«Mbasi më rrehën, i pashë tre ushtarë a policë, tue i ngrehë zhag dy çika, dikund midis 17 e 20 vjeçe. I ngrehën qashtu nja njizet a tridhetë metra, e nuk pashë ma çka u ba me to. Po kur u kthyen mbas nja pesëmbëdhetë a njizet minutash, e pashë që këmishat i kishin të shkyeme për midisi».

Fadil Beqiri, aktivist i të drejtave të njeriut gjatë viteve ‘90 në Vushtrri, dëshmitar i masakrës në Studime, në intervistën e dhënë për autorin norvegjez, Josef Martinsen, thotë se forcat policore, ushtarake e paraushtarake sërbe e jugosllave i kishin rrethuar të dëbuarit në formën e patkoit dhe u kishin lënë vetëm një dalje për në Vushtrri:

«Forcat sërbe arritën në Studime të Epërme në grupe. Grupi i parë plaçkiti gjithçka që gjeti, grupi i dytë hodhi granata mbi njerëzit nga largësia, grupi i tretë vrau dhe ekzekutoi njerëz. Ata dogjën tërë fshatrat e Shalës së Bajgorës. Ata e ndoqën karvanin e njerëzve, pritën deri sa të bëhej terr e pastaj filluan ekzekutimin e njerëzve… Viktimat mbetën aty, në mes të Studimes së Epërme dhe të Poshtme».

Besim Gërxhaliu, të cilit forcat sërbe ia kishin vra 11 anëtarë të familjes, ia doli të ikte sapo pushuan të shtënat e të fshihej në male. Në një prononcim fill pas luftës për Chicago Tribune, ai thotë:

«Nisën me gjuejtë hala sa ishin njerëzit në traktora… Nji vëllaut tem, që i grahke traktorit, i thanë me zhdrypë edhe mandej e vranë. Krejt m’i kanë vra 11 anëtarë të familjes. Do njerëzve iu merrshin pare për mos me i vra. Krejt bashkë, më duket i kanë plaçkitë rreth 18,000 marka ($10,000). Nisën me i marrë thminë prej traktorave, e kah i ulshin, unë u lëshova teposhtë edhe iu ika. U nisa tue nga kah kodrat, e prej aty e shihsha katundin qysh po kallet. Gjysën e shpijave, në të paktën dhetë katunde, i kanë kallë».

Shumë prej të mbijetuarve të Masakrës së Studimes, forcat sërbe-jugosllave i dërguan në hangarët e kooperativës bujqësore të Vushtrrisë. Të nesërmen në mëngjes, gratë dhe fëmijët i nisën për në Shqipëri, kurse nja 4,500 burra i futën në burgun e Smrekonicës, nëpër dhoma të mbingarkuara e të papastra, ku i torturonin derisa e humbnin vetëdijen. Sipas një të burgosuri të intervistuar nga Amnesty International, «Të burgosunit i detyrojshin me knu kangë popullore sërbisht. I shtishin m’u rrokë vlla me vlla edhe baballarët me i rrehë djemtë e vet, veç sa m’u argëtu ata për veti».

Në aktakuzën e TPNJ-së kundër Presidentit të RFJ-së, Slobodan Milošević dhe të tjerëve thuhet se rreth datës 2 maj 1999 ose në atë datë, forcat sërbe-jugosllave sulmuan disa fshatra të Vushtrrisë, duke dëbuar fshatarët nga shtëpitë dhe duke ua djegë ato. Më pas fshatarët i detyruan të udhëtonin në konvoj për në fshatin Studime në drejtim të Vushtrrisë, ku forcat sërbe-jugosllave ndaluan, ngacmuan, rrahën, si dhe vranë afërsisht 104 shqiptarë.

Të nesërmen, të mbijetuarit, së bashku me pjesëtarë të UÇK-së që fshiheshin maleve duke mbijetuar nga racione të varfëra me bukë e patate, i varrosën trupat e të vrarëve në një varrezë masive në Studime. Fill pas luftës, ekspertët e TPNJ-së i zhvarrosën dhe i ekzaminuan.

Romeu Ventura, hetues i TPNJ-së, lidhur me vrasjet e civilëve më 2 maj 1999 në Studime, për gazetën ‘Independent’ deklaroi:

«Vrasjet filluan dikur mes orës 8 e 9 të natës, sapo u errësua… Shumica nga të vrarët janë meshkuj. Të gjithë ishin të qëlluar nga afërsia… Shumë të mbijetuar të masakrës dhanë hollësi prej dëshmitarësh okularë të kasaphanës… I kanë njohur shumicën e vrasësve sepse këta njerëz kanë jetuar bashkë me vite të tëra. Ky ishte nga ato rastet kur fqinji i sulet fqinjit… I kemi emrat e ushtarëve dhe të shefave të policisë sepse shumë prej të mbijetuarve i njihnin».

Sipas të dhënave të Fondit për t ë Drejt ën Humanitare, më 2 maj 1999 në Studime të Vushtrrisë forcat sërbe-jugosllave kanë vra 108 persona: 98 meshkuj e 10 femra, të gjithë shqiptarë. Prej tyre, 5 ishin të mitur, me më të voglën Antigona Idrizin, dyvjeçare, e 12 ishin të moshës mbi 65-vjeçare, me më të vjetrën, Kada Hasanin, 92-vjeçare.

Prej 108 të vrarëve, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, 8 figurojnë të regjistruar si pjesëtarë të formacioneve të armatosura përkatësisht ushtarë.

Sqarim: Lista e të dhënave për personat e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1998–1999, e përpiluar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, nën udhëheqjen e zonjës Nataša Kandić, është një burim i etabluar referencial. Megjithatë, për disa masakra, kjo listë përmban pasaktësi ose kategorizime të kontestueshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse, sipas dokumentit metodologjik të hartuar nga ekspertë të angazhuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, statusi i viktimës në listë – civil apo anëtar i një formacioni të armatosur përkatësisht ushtar – i referohet statusit në momentin e vdekjes ose zhdukjes, e jo ndonjë statusi të mëparshëm. Prandaj, në rastet kur persona të masakruar figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura, përkatësisht si ushtarë, ndonëse në momentin e vrasjes ishin civilë të paarmatosur, të pauniformuar dhe nuk kishin bërë rezistencë, një kategorizim i tillë duhet marrë me rezervë.

Në shkurt 2009 dhe në janar 2014, Tribunali i Hagës, për vrasjet mes të tjerash edhe në Studime, si krim kundër njerëzimit dhe si shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, i dënoi këta persona: Nikola Šainović, zëvendës-kryeministër i RFJ-së (1996-2000) me 22 vjet burg; Nebojša Pavković, komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë (1998-1999) me 22 vjet burg; si dhe Sreten Lukić, komandant i policisë sërbe në Kosovë (1998-1999) me 20 vjet burg.

Më 23 shkurt 2011, TPNJ gjeti se Vlastimir Đorđević, shef i Departamentit të Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Sërbisë, ishte fajtor për pesë pika, e katërta prej të cilave e ngarkonte për kryerjen e krimit të vrasjes, si krim kundër njerëzimit, nëpërmjet pjesëmarrjes në ndërmarrjen e përbashkët kriminale, si dhe për ndihmesën dhe nxitjen në vrasjen e shqiptarëve të Kosovës, mes të tjerash edhe në Studime, (por vetëm për këto katër viktima: Haki Gërxhaliu, Miran Xhafa, Veli Xhafa dhe Hysni Bunjaku), prandaj e dënoi me 27 vjet burg. Më 27 janar 2014 Dhoma e Apelit e TPNJ-së ia uli dënimin në 18 vjet.

Më 20 prill 2017, prokurori i EULEX-it Paul Flynn ngriti aktakuzë kundër të pandehurit Zoran Vukotić, me arsyetimin se më 2 dhe 3 maj 1999 ka marrë pjesë në sulmin mbi popullatën civile shqiptare në Studime, me ç’rast janë privuar nga jeta shumë persona. Por, më 25 maj 2018, i pandehuri është liruar nga kjo pikë e akuzës, në mungesë të provave të mjaftueshme që do ta vërtetonin pjesëmarrjen e tij në sulm.

© Reuters

Shqiptarët e liruar nga kampi në Smrekonicë të Vushtrrisë e kalojnë kufirin me Shqipërinë.

Ethnic Albanian men aledgedly released by Serbs from a camp in Smrkovina between the towns of Vucitrn and Mitrovica in Kosovo arrive in the northern Albanian village of Morina May 22. About 800 men crossed the broder.
NSO/ME

 

Lorna Hajdini drejtuesja shqiptare e bankës JPMorgan hedh poshtë akuzat dhe premton bashkëpunim për pastrimin e emrit

U padit për abuzimin seksual

Lorna Hajdini

 

Lorna Hajdini, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare që mban post ekzekutiv drejtues në bankën amerikane JPMorgan, ka mohuar me forcë akuzat për abuzim seksual ndaj vartësit të saj indian Chirayu Rana, duke i cilësuar pretendimet si “të fabrikuara dhe mashtruese”.

Ekipi i saj ligjor i hodhi poshtë akuzat në një deklaratë për “The New York Post”, në përgjigje të një padie të depozituar të hënën në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut, nën pseudonimin “John Doe”.

Sipas mbrojtjes së saj, pretendimet rrjedhin nga një mosmarrëveshje në vendin e punës dhe janë nxjerrë jashtë kontekstit. Rasti është bërë publik përmes kanaleve të brendshme dhe ligjore, duke tërhequr vëmendje në sektorin bankar dhe atë korporativ.

Hajdini ka deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me procesin ligjor për të pastruar emrin e saj.

Në padi, drejtoresha 37-vjeçare akuzohet se ka ushtruar presion dhe abuzim ndaj vartësit të saj, përfshirë pretendime për drogim me substanca si Rohypnol dhe Viagra, si dhe kërcënime për heqjen e bonusit në rast mosbindjeje.

JPMorgan i ka mohuar fuqimisht të gjitha akuzat. Një zëdhënës i bankës deklaroi se një hetim i brendshëm i kryer nga burimet njerëzore dhe juristët e kompanisë nuk ka gjetur prova që mbështesin pretendimet.

Sipas bankës, hetimi ka përfshirë analizimin e të dhënave telefonike dhe emaileve të ekipit. Ndërsa disa punonjës kanë bashkëpunuar me hetimin, paditësi thuhet se ka refuzuar të marrë pjesë dhe të japë detaje kyçe për çështjen.

 

SA VITE SERBIA USHTROI PUSHTET NË KOSOVË ? Apo MATEMATIKA KUNDËR MITOMANISË Shkruan: Milutin L. Cerović

Le të shohim si matematika bëhet armik i mitit serb. Sepse po të mbaheshin ndonjëherë lojëra olimpike në gënjeshtër, medalja e artë, pa asnjë konkurrencë, do t’i takonte Serbisë.

Sidomos për temën e Kosovës legjendare.

Por nuk na duhen emocione as retorikë. Na duhen vetëm numrat.

Llogaritja – nga 1389 deri në 2026

Ta marrim periudhën e kufizuar që edhe vetë serbët pëlqejnë ta citojnë, nga Beteja e famshme e Kosovës në vitin 1389 e deri sot, në vitin 2026.

2026 − 1389 = 637 vite

Ky është korniza e përgjithshme kohore me të cilën operohet kur flitet për “Kosovën serbe”.

Tani ta shtrojmë pyetjen e vërtetë:

Sa nga këto 637 vite Kosova ka qenë realisht nën pushtetin e Serbisë?

Matematika e vërtetë

Serbia formalisht mori pushtetin mbi Kosovën në vitin 1912 dhe atë me forcë, përmes armëve, e jo me të drejtë.

Ai pushtet zgjati deri në vitin 1999, kur Kosova doli nga administrimi serb.

1999 − 1912 = 87 vite.

Pra, gjithsej vetëm 87 vite.

Përkundër kësaj, në 550 vitet e mbetura Kosova ishte nën të tjerët.

E megjithatë, logjika serbe pretendon se numri 87 është më i madh se numri 550.

Ja rekordi olimpik në matematikën mitomane.

Konteksti që heshtet

Të kthehemi në vitin 1878 dhe Kongresin e Berlinit, kur Serbia për herë të parë në histori u njoh ndërkombëtarisht si shtet. Me kufij që shtriheshin nga Beogradi deri në Vranjë.

Për Kosovën asnjë gjurmë. Asnjë përmendje.

Kosova u përvetësua vetëm në vitin 1912 – po atë vit kur Shqipëria u njoh ndërkombëtarisht si shtet i pavarur.

Rastësi? Vështirë.

Pyetja kyçe

Mbi çfarë baze Kosova ka qenë ndonjëherë “serbe”, kur Serbia nga të gjithë pushtuesit e ka mbajtur më së shkurtri dhe vetëm me pushkë e ka marrë?

Nëse nga ato 87 vite e zbresim periudhën e Jugosllavisë së Titos (45 vite), në të cilën Kosova nuk ishte nën Serbi por nën administrim federal — del se Serbia ka qeverisur Kosovën në mënyrë të pavarur vetëm rreth 42 vite.

Tani një postskriptum spektakolar për kishat dhe manastiret

Tregimet për kishat ortodokse dhe manastiret si “provë e Kosovës serbe” paraqesin një mashtrim të rëndë historik.

Këto objekte sakrale, si edhe ato në Mal të Zi, nuk janë dëshmi e një serbizmi fantomik.

Ato janë dëshmi e ortodoksisë.

Dhe ortodoksia nuk është shpikje serbe. Atë e kanë besuar edhe më herët dhe më thellë:

Bullgarët, grekët, maqedonasit, rumunët, malazezët…

Kisha nuk dëshmon se e kujt është toka. Dëshmon vetëm se e kujt ka qenë feja.

Prandaj ky tekst do të shkaktojë shumë polemika, por jo te ata që e duan historinë, por te ata që e duan mitin.

Te ata të cilëve faktet dhe matematika thjesht nuk u pëlqejnë.

Burimi:

Aktuelno, datë 30 prill 2026

 

Pretendonte i ‘skllavëruar seksualisht’ nga Lorna Hajdini – Ish-bankieri që fabrikoi akuzën u largua nga puna e re

‘New York Post’ –

Financieri i Wall Street-it, Chirayu Rana, personi anonim “John Doe” që ngriti një padi sensacionale — dhe mjaft të kontestuar — për ngacmim seksual ndaj një drejtuesi të JPMorgan Chase, është larguar nga firma e investimeve Bregal Sagemount, bëjnë të ditur burimeve të larta të kompanisë për “The Post”.

Gazetë kontaktoi Bregal Sagemount për një koment përpara se të publikonte lajmin ekskluziv që zbulonte identitetin e “John Doe”.

Disa orë më vonë, drejtues të burimeve njerëzore dërguan një deklaratë ku thuhej se Rana nuk ishte më pjesë e kompanisë.

“Chirayu Rana ka qenë i punësuar në Bregal Sagemount nga 20 tetori 2025 deri më 2 prill 2026. Ai nuk është më punonjës,” shkruanin drejtuesit e tij tashmë ish-punëdhënës. “Nuk jemi në gjendje të ndajmë informacione të tjera (mbi rrethanat e largimit të tij).”

Adresa e emailit të Rana-s në kompani, e cila ka selinë në Manhattan, në 200 Park Avenue, duket ende aktive. Një zëdhënës i Bregal nuk iu përgjigj kërkesës së “The Post” për koment të mëtejshëm.

Ndërkohë, ish-financieri ka nisur të fshijë gjurmët e tij digjitale pasi u publikua lajmi se ai qëndronte pas akuzave ndaj Lorna Hajdini, duke çaktivizuar profilet e tij në LinkedIn dhe Instagram.

Dokumenti shpërthyes gjyqësor, i depozituar fillimisht të hënën në një gjykatë shtetërore në Nju Jork dhe më pas i tërhequr për “korrigjime”, pretendonte se Lorna Hajdini e kishte droguar Chirayu Rana me Rohypnol dhe Viagra, e kishte kërcënuar me bonusin për të përfituar marrëdhënie seksuale dhe e kishte përndjekur në apartamentin e tij në Manhattan.

Por këto akuza, që u bënë virale, po rrëzohen pothuajse po aq shpejt sa u përhapën.

“The Post” ka konfirmuar se të dy raportonin te dy drejtorë të ndryshëm menaxhues, çka do të thotë se Hajdini nuk kishte asnjë mundësi të ndikonte në kompensimin vjetor të tij.

Padia e Rana-s kërkonte dëmshpërblime të papërcaktuara për humbje të ardhurash, stres emocional dhe dëmtim të pretenduar të reputacionit.

Një hetim i brendshëm i JPMorgan, që shqyrtoi email-e, regjistra telefonikë dhe deklarata dëshmitarësh, nuk gjeti “asnjë provë” që mbështeste pretendimet e “John Doe”, sipas një zëdhënësi të bankës.

“Pas hetimit, nuk besojmë se këto pretendime kanë bazë,” tha zëdhënësi, i cili nuk pranoi të japë detaje mbi identitetin e paditësit, por shtoi se ai kishte refuzuar të merrte pjesë në hetim ose të jepte fakte kyçe.

Një burim i tha “The Post” se Rana kishte tentuar pa sukses të negocionte një pagesë nga JPMorgan që arrinte në “miliona”.

Ndërkohë ekipi ligjor i Hajdinit ishte edhe më i prerë.

“Lorna i mohon kategorikisht këto akuza,” thanë avokatët e saj në një deklaratë. “Ajo nuk ka pasur kurrë asnjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ dhe nuk ka qenë kurrë në vendin ku pretendohet se ka ndodhur sulmi seksual.”

Miq të drejtueses, që e përshkruan si një yll në ngritje në bankë, thonë se situata ka qenë shkatërruese për të. “Ai e ka njollosur me një fabrikim të plotë,” tha një i afërt për “The Post” të enjten.

Nga ana tjetër Rana ka pasur një karrierë të lëvizshme në disa nga institucionet më prestigjioze financiare të Wall Street-it.

I diplomuar në Rutgers University dhe ish-lojtar basketbolli në kolegj, ai ka punuar më parë në Houlihan Lokey, Credit Suisse, Morgan Stanley dhe The Carlyle Group, përpara se t’i bashkohej ekipit të financave me levë të JPMorgan në pranverën e vitit 2024.

Deri në maj të vitit 2025, marrëdhënia ishte përkeqësuar. Chirayu Rana paraqiti një ankesë të brendshme në JPMorgan, duke pretenduar ngacmime dhe hakmarrje të bazuara në racë dhe gjini.

Më pas, ai u punësua te Bregal Sagemount, një firmë relativisht diskrete e fokusuar në rritje, e drejtuar nga ish-punonjësi i Goldman Sachs, Gene Yoon, që menaxhon miliarda në kapital.

Aty, Rana kishte për detyrë të gjeneronte dhe të financonte marrëveshje në fushat e softuerit, fintech-ut dhe IT-së në shëndetësi, përpara largimit të tij misterioz muajin e kaluar.

Image

./New York Post

Forumi i IDU në Zagreb, Mediu: Në fokus integrimi në BE i Shqipërisë dhe influenca ruse në rajon

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ndodhet në Zagreb në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) që po zhvillohet në Zagreb.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu thekson se në fokus ishte situata në Europë, prespektiva Europiane e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kërcënimet e Sigurisë, influenca e Rusisë dhe Kinës në rajon, lufta në Ukrainë dhe në lindjen e mesme, NATO dhe mardhënia Europë SHBA.

Postimi i plotë:
Forumi i IDU(Unioni Nderkombetar per Demokraci),i partive të djathta ku morën pjesë autoritete të larta Kryeministra, Ministra, ish Kryeministra, ish Presidentë, nga Kanadaja, Britania, Irlanda, Europa, Europarlamentarë, deputetë nga Gjermania Italia, Ukraina ballkani etj. Në këtë forum u diskutua për Situatën në Europë, prespektiva Europiane e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kërcënimet e Sigurisë, influenca e Rusisë dhe Kinës në rajon, lufta në Ukrainë dhe në lindjen e mesme, NATO dhe mardhënia Europë SHBA.
Kënaqësi të takohesha dhe të shkëmbenim mendime me Ministrin e Jashtë të Kroacisë Gordan Grlić Radman, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Verout Timcho Muchunski, Kryetarin e Komsijonit të Jashtëm të parlamentir Kroat Ando Kristulovic, Përfaqësuesim e IRI, Institutit Republikan për rajonin Pauë Prososki ish Ministrin e Mbrojtjes së Britanis Michael Fallon etj bw


“Dyshoj se NATO mund të vazhdojë të ekzistojë si një aleancë transatlantike!” – Ish kryediplomati gjerman: Evropa nuk mund të mbështetet më te SHBA

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer shpreh skepticizëm mbi të ardhmen e NATO-s si një aleancë transatlantike. Në një intervistë për Der Spiegel, ai komentoi rendin gjeopolitik, duke vënë në dyshim mbijetesën e NATO-s si aleancë transatlantike nën ndikimin e Donald Trumpit.

 

Ish zyrtari gjerman u shpreh kritik ndaj Presidentit të SHBA, duke theksuar se politika e tij ndaj Iranit ka dështuar, duke fuqizuar, sipas tij, edhe më shumë elementet radikale në Teheran. Ai e cilësoi vendimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz për të mos marrë pjesë në luftë si të “mençur”.

Trump është jashtëzakonisht i pakëndshëm për mua. Qeveria gjermane ka shkuar mirë me të deri më tani, ashtu si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte. Ata shpesh kritikohen se po i bëjnë ballë. Megjithatë, në situatën aktuale, ata nuk kanë shumë mundësi. Merz përjashtoi kategorikisht pjesëmarrjen në luftën kundër Iranit dhe ishte një vendim i mençur.

Sipas mendimit tim, Trump bëri një gabim në mandatin e tij të parë duke anuluar marrëveshjen bërthamore me Teheranin, e cila u arrit nga Barack Obama dhe evropianët. Kjo luftë nuk ka sjellë ende ndonjë rezultat. Regjimi ka të ngjarë të qëndrojë në pushtet dhe uraniumi i pasuruar do të mbetet nën kontrollin e tij. I vetmi ndryshim regjimi që Trump ka arritur është se mullahët kanë hequr dorë vendit të tyre si forca kryesore Trupave të Gardës Revolucionare Islamike. Regjimi është bërë edhe më radikal.”, u shpreh ai.

Sipas tij, besimi te SHBA-ja si fuqi mbrojtëse është thyer në mënyrë të pariparueshme dhe Europa nuk mund të mbështetet më te siguria që vjen nga përtej Atlantikut, pavarësisht se kush mund të jetë në Shtëpinë e Bardhë.

“Meqenëse Shtetet e Bashkuara kanë pushuar së luajturi rolin e patronit, Gjermania duhet së pari të forcojë pozicionin e saj ushtarak. Zgjidhja më e thjeshtë do të ishte të mbështetesh në një koalicion vendesh të kërcënuara nga Putini (përgjigjet e presidentit rus ndaj provokimeve perëndimore perceptohen në mediat e huaja si kërcënime), që do të thotë edhe përdorimi i fuqisë kombëtare.

Gjermania dhe Franca janë të domosdoshme në Evropë në këtë drejtim. Në të ardhmen, thjesht nuk do të jemi në gjendje të mbështetemi te Shtetet e Bashkuara. Dyshoj se NATO do të vazhdojë të ekzistojë. Të paktën si një aleancë transatlantike. E konsideroj të këshillueshme që të vazhdojë ekzistenca e NATO-s në formatin evropian.”, shtoi ai.

Ai komentoi edhe çështjen e Kosovës, të cilën e konsideron si pikë kthese që ndryshoi rolin ushtarak të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai mbrojti vendimin e tij të vitit 1999 për të ndërhyrë ushtarakisht kundër regjimit të Slobodan Millosheviçit, duke e cilësuar si një domosdoshmëri historike për të parandaluar një gjenocid të ri në territorin evropian.

“Në vitin 1995, ne ishim dëshmitarë të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë. Më vonë u njoh si gjenocid. Nëse mund ta fajësoj veten për diçka në rastin e Kosovës, është vetëm se më duhej kaq shumë kohë për të kuptuar natyrën e vërtetë të këtij konflikti. Domethënë, kthimin e një nacionalizmi jashtëzakonisht të rrezikshëm, të gatshëm për vrasje masive dhe terror. Nëse presidenti i atëhershëm serb Millosheviç do ta kishte çuar përpara axhendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi në Ballkan mund të ishin harruar.”, tha ai.

“BE pezullon fondet për Serbinë”- Marta Kos: Po shohim regres në sistemin e drejtësisë

Bashkimi Evropian ka pezulluar mbështetjen financiare për Serbinë për shkak të shqetësimeve mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë. Lajmi është konfirmuar nga komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, raportojnë mediat në Beograd. 


“Për momentin kemi pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë në kuadër të planit të zhvillimit, pasi po shohim sërish regres në sistemin e drejtësisë. Derisa kjo të korrigjohet, vendi nuk do të mund të përfitojë mbështetje financiare nga BE”, deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp.

Marta Koss shprehu shqetësim për miratimin e ligjeve që minojnë pavarësinë gjyqësore, si dhe shtypjen e protestuesve dhe presionin mbi median e pavarur. Brukseli thekson nevojën për respektim të rreptë të standardeve evropiane për të vazhduar bashkëpunimin financiar.

Sipas raportimeve të mëparshme nga Politico, Bashkimi Evropian po shqyrton edhe ndërprerjen e një pakete financimi prej rreth 1.5 miliardë eurosh për Serbinë.

Ky hap lidhet jo vetëm me çështjet e sundimit të ligjit, por edhe me marrëdhëniet e afërta të Beogradit me Rusinë. gsh

“Do të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve”, Gjermania: Ukraina ka zhvilluar me shpejtësi teknologji të reja të provuara në fushën e betejës

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se Ukraina ka zhvilluar me shpejtësi teknologji të reja të provuara në fushën e betejës. Gjermania do të forcojë bashkëpunimin në mbrojtje midis dy vendeve.

Gjermania përfiton nga mbështetja e saj ushtarake për Ukrainën, deklaroi të martën Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Në një diskutim në tryezë të rrumbullakët me zyrtarë qeveritarë nga të dyja palët, si dhe përfaqësues të industrisë gjermane, Pistoriusi vuri në dukje se Gjermania po mëson nga Ukraina në fusha të tilla si teknologjia e dronëve dhe mbrojtja kibernetike.

“Ukraina është një vend që, nga nevoja, ka zhvilluar një kapacitet të jashtëzakonshëm për inovacion dhe shpejtësi,” deklaroi Pistorius.

“Ata nuk zhvillojnë teknologji në kushte laboratorike, por – fjalë për fjalë – në fushën e betejës.”

Gjermania do të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën
Pistorius vuri në dukje se Ministria Gjermane e Mbrojtjes planifikon të dërgojë më shumë atashe ushtarakë në ambasadën gjermane në Kiev për të vepruar si ndërlidhës për një bashkëpunim më të ngushtë në mbrojtje.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, e cila gjithashtu mori pjesë në bisedime, njoftoi planet për të krijuar një zyrë ndërlidhëse të dedikuar për kompanitë gjermane që dëshirojnë të bashkëpunojnë me Ukrainën.

Nga ana e tij, Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil deklaroi pas bisedimeve se buxheti gjerman për vitin 2027 – i planifikuar për prezantim të mërkurën – do të tregojë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë për Ukrainën.

Sipas njoftimeve të mëparshme, Gjermania planifikon t’i japë Ukrainës 11.6 miliardë euro në vitin 2027, të pasuara nga 8.5 miliardë euro në vit midis viteve 2028 dhe 2030./DW

BE shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka ndjekur ende përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Pamje nga seanca e 24 prillit në Prishtinë, kur janë dënuar tre të akuzuarit për sulmin në Banjskë.

 

Radio Evropa e Lirë

Bashkimi Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka marrë ende hapat e nevojshëm për t’i përballur me drejtësinë përgjegjësit për sulmin në fshatin Banjskë të Kosovës në vitin 2023.

Një zëdhënës i BE-së i ka bërë këto deklarata, teksa e ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 24 prill i ka dënuar tre të akuzuarit për sulmin: Bllagoje Spasojeviqin dhe Vladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, si pasojë e të cilit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në këmbim e sipër të të shtënave u vranë edhe tre sulmues serbë.

Millan Radoiçiq, atëbotë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – mori përgjegjësinë për sulmin.

Tre të dënuarit kanë qenë pjesë e grupit prej 45 personash ndaj të cilëve kanë ngritur aktakuzë autoritetet e Kosovës, përfshirë Radoiçiqin. Përveç tre të dënuarve, pjesa tjetër e të akuzuarve janë në arrati.

Për autoritetet e Kosovës, Radoiçiq ka qenë “udhëheqësi i grupit terrorist” dhe sulmi është organizuar nga shteti i Serbisë. Beogradi, në anën tjetër, i hedh poshtë këto akuza.

Autoritetet në Kosovë i kanë ndarë procedurat penale kundër Spasojeviqit, Tolliqit dhe Maksimoviqit, të cilët ndodheshin në paraburgim që nga shtatori 2023, ndërsa e kanë hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale për një gjykim në mungesë për 42 të pandehurit e tjerë.

Institucionet e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje rregullisht autoriteteve të Beogradit që të përcaktojnë përgjegjësinë për sulmin dhe t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga blloku evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, autoritetet në Serbi nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë, madje as ndaj Radoiçiqit i cili besohet se është në Beograd.

Gjykata e Lartë në Beograd ka bërë të ditur se ekziston vendimi që ia ndalon Radoiçiqit largimin nga banesa e tij dhe ka detyrim që të paraqitet në polici, ndërsa Zyra e Prokurorit nuk e ka komentuar ndonjë aktakuzë eventuale.

“Ndonjëherë jam e trishtuar si kurrë më parë!”- Rrëfimi i Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron: Në Elysee kam parë errësirën e botës dhe ligësinë!

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ka dhënë një intervistë të rrallë për mediat franceze, ku ka bërë një bilanc të viteve të saj në Pallatin Elysee, që nga ardhja në pushtet e bashkëshortit të saj, Emmanuel Macron, në maj të vitit 2017.


73-vjeçarja, ish-mësuese e gjuhës frënge, ka treguar se mban një ditar personal për të përballuar momentet e vështira, të cilin nuk ia ka treguar askujt.

“Ndonjëherë e kam të vështirë të shoh qiellin blu. Më parë kisha një jetë normale, me fëmijë dhe punë, si të gjithë. Këtu në Elysee vitet kanë kaluar shumë shpejt… Kanë qenë jashtëzakonisht intensive. Kam parë errësirën e botës, budallallëkun dhe ligësinë. Ndonjëherë ndihem e trishtuar si kurrë më parë”, është shprehur ajo.

Rrëfimi i saj vjen në një kohë kur ajo dhe familja e saj janë përballur me sulme të vazhdueshme online. Në muajin janar, disa persona u dënuan me deri në tetë muaj burg me kusht për shpifje dhe përhapje thashethemesh mbi identitetin e saj dhe diferencën në moshë me presidentin.

brigitte macron

Gjatë procesit gjyqësor, vajza e saj, Tiphaine Auzière, denoncoi publikisht sulmet, duke i cilësuar si një “vënie sistematike në dyshim të identitetit dhe integritetit” të nënës së saj.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Brigitte Macron, si pasojë e një fushate dezinformimi që është përhapur në shkallë globale.

“Kjo vorbull që nuk ndalet kurrë po ndikon gjithnjë e më shumë në jetën dhe shëndetin e saj”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, çifti presidencial ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore për të luftuar shpifjet dhe teoritë konspirative, si në Francë ashtu edhe në SHBA. Në muajt e ardhshëm pritet një tjetër proces gjyqësor në Delaware, ku në fokus është influencuesja amerikane Candace Owens.

Sipas burimeve, Emmanuel dhe Brigitte Macron janë të gatshëm të dëshmojnë në gjykatë dhe të paraqesin prova për të ndëshkuar të gjithë ata që përhapin lajme të rreme për ta. GSH

brigitte macron

 

Emanuel brigitte macron

 

brigitte macron

Tusk vë në pikëpyetje besnikërinë e SHBA në rast sulmi nga Rusia: BE duhet të bëhet një aleancë e vërtetë jo vetëm në letër

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka vënë në pikëpyetje nëse SHBA-të do të jenë “besnike” ndaj angazhimit të tyre në NATO për të mbrojtur Evropën në rast të një sulmi rus dhe i ka kërkuar BE-së të bëhet një “aleancë e vërtetë”.

Tusk tha për Financial Times se “pyetja më e madhe dhe më e rëndësishme e Evropës është nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të jenë aq besnike sa përshkruhet në traktatet tona [të NATO-s]”, ndërsa paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë një anëtar të aleancës brenda “muajve”.

Ndërhyrja e pazakontë, nga një vend që prej kohësh e ka parë SHBA-në si aleatin e saj më të rëndësishëm, pasqyron pasigurinë në rritje në Evropë mes angazhimit të lëkundur të Presidentit Donald Trump ndaj NATO-s, përfshirë kërcënimet e fundit për t’u tërhequr plotësisht nga aleanca.

Tusk theksoi se fjalët e tij nuk duhen trajtuar si “skepticizëm” ndaj klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të Nenit 5 të NATO-s dhe se ai nuk kishte komplekse në lidhje me lidhjet SHBA-Poloni.

“Uashingtoni e trajton Poloninë si aleatin më të mirë dhe më të ngushtë në Evropë. Por për mua, problemi i vërtetë është se si do të jetë në praktikë nëse ndodh diçka.”

Ai kujtoi se disa anëtarë të aleancës “u bënë sikur nuk ndodhi asgjë” kur rreth 20 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë vitin e kaluar, duke shtuar: “Nuk ishte e lehtë për mua të bindja partnerët tanë në NATO se nuk ishte një incident i rastësishëm, por një provokim i planifikuar dhe i përgatitur mirë kundër Polonisë.”

Aleanca përfundimisht ngriti në ajër avionë luftarakë që rrëzuan disa nga dronët, në atë që ishte përballja e parë e drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe aseteve ruse që nga viti 2022.

“Kjo është arsyeja pse dua të jem, e dini, i sigurt se nëse ndodh diçka, që… Rusia e di se reagimi do të jetë i ashpër dhe i qartë”, tha Tusk.

“Po flas për perspektiva afatshkurtra, në vend të muajve sesa viteve”, shtoi Tusk në lidhje me një sulm të mundshëm rus. “Për ne, është me të vërtetë e rëndësishme të dimë se të gjithë do t’i trajtojnë detyrimet e NATO-s po aq seriozisht sa Polonia”.

Polonia është shpenzuesja më e madhe e aleancës sipas PBB-së dhe aktualisht është një nga vendet më të vendosura pro-NATO-s dhe pro-transatlantike të Evropës. gsh

Avokatja e njohur italiane në qendër të skandalit, dyshohet si ndërmjetëse e mafias shqiptare në trafikun e drogës

Prokuroria në Itali ka hapur një procedim penal ndaj një avokateje të njohur, Daniela Paccoi, e cila dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetëse në një rrjet kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës me lidhje me organizata shqiptare.

Hetimet po zhvillohen në qytetin e Perugia, ndërsa për momentin ajo po hetohet në gjendje të lirë. Sipas dosjes hetimore, Paccoi dyshohet se ka luajtur rol kyç në komunikimin mes drejtuesve të një organizate kriminale dhe një klienti të saj, i arrestuar më parë me një sasi prej rreth 65 kilogramësh kokainë.

Prokuroria pretendon se avokatja ka përcjellë mesazhe midis Shqipërisë dhe burgut, duke ndihmuar në koordinimin e komunikimeve dhe duke siguruar që identitetet e bashkëpunëtorëve të mbeteshin të fshehura. Madje, sipas hetuesve, ajo ka marrë pjesë në një skemë të inskenuar për të simuluar bashkëpunim me autoritetet, përmes “gjetjes së rreme” të një sasie droge të kontrabanduar.

Në hetimin e koordinuar nga prokuroria e Peruxhias, përmenden edhe dy persona të tjerë: një shtetas shqiptar i dyshuar si korrier dhe arkëtar i organizatës në Itali, si dhe biznesmeni Matteo Coresi. Sipas hetuesve, Coresi – vëllai i një klienti të mbrojtur më parë nga Paccoi – ishte arrestuar në një operacion ku u zbuluan 65 kilogramë kokainë të fshehura në një automjet dhe në një biznes në Foligno.

Autoritetet e Guardia di Finanza kanë ndjekur rastin përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve, përfshirë edhe brenda burgut të Capanne Prison. Sipas akuzës, rrjeti kriminal dyshohet se ka përdorur kanale të fshehta komunikimi dhe pagesa për të ndikuar në procesin gjyqësor, duke ofruar madje edhe “zgjidhje” për trajtim më të lehtë nga drejtësia italiane.

Hetuesit thonë gjithashtu se është organizuar transporti i një sasie tjetër droge, e cila më pas është fshehur në një zonë rurale pranë Casenove, me qëllim simulimin e një bashkëpunimi me autoritetet. Coresi pritet të dalë para gjykatës më 7 maj në procedurë të përshpejtuar, ndërsa hetimet për rolin e avokates dhe rrjetit të dyshuar kriminal vijojnë. bw

Nga përplasja me “tiranët” te sfidimi i elitës politike, Papa Leo: Stop abuzimit me pushtetin

 

Papa Leo

Në një turne 11-ditor në katër vende, Papa ndërthur mesazhet fetare me kritika të drejtpërdrejta ndaj korrupsionit, luftës dhe elitave politike

Në ditën e tij të fundit të plotë gjatë vizitës së parë në Afrikë, Papa Leo XIV ripërsëriti tonin që kishte shoqëruar gjithë udhëtimin: mesazhe thelbësore të krishtera të kombinuara me sinjale politike, të cilat liderët e pranishëm duhej t’i kuptonin si të drejtuara ndaj tyre.

Të mërkurën, në shtetin e vogël të Guinesë Ekuatoriale, Papa bëri thirrje që “t’i shërbehet së mirës së përbashkët dhe jo interesave private” dhe që të “ngushtohet hendeku midis të privilegjuarve dhe të pafavorizuarve”.

Në bazilikën e qytetit Mongomo, përballë tij ndodheshin pikërisht përfaqësuesit e elitës: presidenti Teodoro Obiang, i cili drejton vendin që nga viti 1979 dhe konsiderohet një nga liderët më jetëgjatë në pushtet në botë, si dhe djali i tij dhe pasardhësi i mundshëm, Teodorín. Ky i fundit është dënuar në Francë për përvetësimin e dhjetëra milionë eurove që i përkisnin popullsisë së vendit.

Ndërkohë, qytetarët e zakonshëm qëndronin jashtë kishës. Rreth 100 mijë besimtarë u mblodhën për të parë Papën, të paktën përmes ekraneve të vendosura jashtë.

Papa Leo XIV udhëtoi për 11 ditë në katër vende afrikane: Algjeri, Kamerun, Angolë dhe Guinenë Ekuatoriale. Ky ishte udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që nga fillimi i pontifikatit në maj 2025 dhe një sinjal i qartë për rëndësinë në rritje të Afrikës për Kishën Katolike.

Vizita ndikoi gjithashtu në perceptimin e Papës, i cili konsiderohej më parë si i rezervuar. Gjatë këtij turneu ai u shpreh hapur kundër korrupsionit, shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe konflikteve të armatosura. Në Kamerun, në prani të presidentit 93-vjeçar Paul Biya, i cili ka qeverisur për dekada, Papa deklaroi se “zinxhirët e korrupsionit duhet të thyhen”.

Turneu mori edhe një dimension ndërkombëtar për shkak të tensioneve me Shtetet e Bashkuara. Para nisjes së udhëtimit, Papa kritikoi deklaratat e Donald Trump lidhur me Iranin, duke i cilësuar si “vërtet të papranueshme”. Si reagim, Trump e akuzoi Papën në rrjetet sociale se ishte “i dobët në luftën kundër krimit” dhe “katastrofë për politikën e jashtme”.

 

Megjithatë, gjatë udhëtimit Papa tentoi të zbusë situatën, duke deklaruar se nuk kishte si qëllim të hynte në debat me qeverinë amerikane. Mediat kishin interpretuar disa nga deklaratat e tij, si ajo se “bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh”, si të drejtuara edhe ndaj Trump.

Ndalesa e parë ishte Algjeria, ku toni ishte më pak konfrontues. Vatikani e paraqiti vizitën si një përpjekje për të forcuar dialogun me botën islame, një objektiv që Papa kishte ndjekur edhe në udhëtimin e tij të parë në Turqi dhe Liban në fund të vitit 2025.

Në Algjeri, Papa vizitoi gjithashtu rrënjët e tij teologjike. Ai mbajti një meshë në qytetin bregdetar Annaba, ku Shën Augustini kishte shërbyer si ipeshkëv në shekujt IV dhe V. Papa Leo XIV është i pari Papë që vjen nga urdhri augustinian dhe e ka drejtuar atë nga viti 2001 deri në 2013.

Disa prisnin që ai të trajtonte drejtpërdrejt çështjen e kufizimeve ndaj rreth 10 mijë katolikëve në Algjeri dhe ndaj pakicave të tjera fetare. Ai nuk e bëri këtë, por në takimin me presidentin algjerian kërkoi një “shoqëri civile të gjallë, dinamike dhe të lirë”.

 

Në Kamerun, një vend me rreth 10 milionë katolikë, Papa u përpoq të jepte një mesazh paqeje. Ai vizitoi rajonin anglishtfolës, ku separatistët janë në konflikt prej dekadash me qeverinë qendrore frankofone. Ky konflikt ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka zhvendosur qindra mijëra njerëz. Në qytetin Bamenda, një nga qendrat kryesore të konfliktit, Papa deklaroi se “bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh”.

Në ndalesën e radhës, Angolë, ku jetojnë rreth 20 milionë katolikë, Papa kritikoi “despotët dhe tiranët” që shfrytëzojnë burimet natyrore dhe premtojnë mirëqenie, por në realitet sjellin vuajtje dhe vdekje. Këto deklarata u interpretuan si mesazh për elitën politike të vendit, i cili megjithëse është i pasur me naftë dhe diamante, ka një të tretën e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme.

Në Angolë, Papa rikujtoi gjithashtu historinë tragjike të skllavërisë. Nga brigjet e këtij vendi, midis shekujve XVI dhe XIX, miliona njerëz u transportuan si skllevër. Ai vizitoi një vend të shenjtë në Muxima, ku skllevërit dikur pagëzoheshin me forcë përpara se të dërgoheshin jashtë vendit.

 

Në Guinenë Ekuatoriale, pas meshës ku mori pjesë familja presidenciale, Papa ndërmori një gjest simbolik duke vizituar një burg në qytetin Bata. Me këtë veprim, ai vazhdoi traditën e paraardhësit të tij, Papa Françesku, dhe tërhoqi vëmendjen ndaj kushteve të ndalimit në një vend që shpesh akuzohet nga OKB dhe organizata të tjera për tortura dhe vrasje jashtëgjyqësore.

Para udhëtimit, disa vëzhgues kishin shprehur shqetësimin se Papa mund të përdorej për propagandë nga regjimet autoritare. Megjithatë, deklaratat e tij gjatë vizitës i zbehën këto frikëra. Në disa raste, ai kujtoi stilin e Papa Françeskut, i cili shpesh kritikonte hapur korrupsionin dhe shfrytëzimin.

Papa Leo XIV pritet të rikthehet sërish në Afrikë në të ardhmen, duke ndjekur shembullin e paraardhësit të tij që e vizitoi kontinentin pesë herë. Afrika është rajoni ku katolicizmi po rritet më shpejt: rreth 300 milionë katolikë jetojnë aktualisht atje, duke përbërë një të pestën e besimtarëve në botë. Së fundmi, Afrika ka më shumë katolikë se Europa dhe vetëm Amerika Latine ka më shumë besimtarë. Deri në vitin 2050, afrikanët mund të përbëjnë deri në një të tretën e katolikëve në botë. /Përshtatur nga NZZ/

Hungaria heq dorë nga vetoja- BE nis procedurën për zhbllokimin e 90 mld eurove për Ukrainën dhe sanksionet e reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka nisur zyrtarisht procesin e brendshëm për të zhbllokuar kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke e çuar ngërçin midis Budapestit dhe Kievit drejt fundit pas muajsh intrigash.

E ashtuquajtura procedurë me shkrim filloi të mërkurën pasdite gjatë një takimi të ambasadorëve në Bruksel. Shtetet anëtare kanë deri në 24 orë kohë për të regjistruar çdo kundërshtim.

Qiproja, vendi që mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, pret që procedura të përfundojë të enjten pasdite, kur mund të shpallet një vendim përfundimtar.

Hungaria ose Sllovakia mund ta parandalojnë miratimin me unanimitet nëse zgjedhin ta bëjnë këtë, por diplomatët besojnë se kjo është e pamundur.

Në vend të kësaj, diplomatët e BE-së të konsultuar nga Euronews besojnë se një marrëveshje është pothuajse e sigurt pas restaurimit të tubacionit të naftës Druzhba, i cili është në qendër të vetos.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të martën se infrastruktura e epokës sovjetike, e dëmtuar në fund të janarit nga dronët rusë, është riparuar dhe mund të rifillojë operacionet. Flukset pritet të rifillojnë në orët në vijim.

“BE-ja i kërkoi Ukrainës të riparojë tubacionin e naftës Druzhba, i cili ishte shkatërruar nga Rusia. Ne e kemi riparuar atë. Shpresojmë që BE-ja do të përmbushë gjithashtu angazhimet e rëna dakord”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes të martën.

Kredia prej 90 miliardë eurosh është bllokuar prej muajsh nga kryeministri hungarez në largim, Viktor Orbán, i cili e ka akuzuar Kievin për bllokimin e flukseve për arsye “politike”.

Orbán e bëri mosmarrëveshjen e tij me Zelenskyy-n për Druzhbën një temë të spikatur në fushatën e tij shpërthyese për rizgjedhje. Megjithatë, kryeministri veteran u mund bindshëm nga udhëheqësi i opozitës Péter Magyar nën premtimin për rivendosjen e sundimit të ligjit, përmirësimin e lidhjeve me BE-në dhe zhbllokimin e parave të BE-së të bllokuara nga Brukseli për shkelje të ligjit.

Tranzicioni hungarez, i pari në 16 vjet, hapi rrugën për të thyer bllokimin.

Ndërkohë, paketa e sanksioneve është bllokuar nga Hungaria dhe Sllovakia, gjithashtu për shkak të çështjes së Druzhbës. Sllovakia ka thënë se vetoja do të hiqet sapo nafta të fillojë të rrjedhë përsëri.

Sanksionet përfshijnë një ndalim të plotë të shërbimeve detare për anijet cisternë ruse të naftës, por kjo masë është kushtëzuar nga një marrëveshje në nivelin e G7 pasi Malta dhe Greqia, dy vende bregdetare, shprehën shqetësime serioze.

Marrëveshja e G7-ës nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti, duke pasur parasysh vendimin e fundit të Shtëpisë së Bardhë për të zgjatur lehtësimin e sanksioneve për naftën ruse, diçka që i ka shqetësuar evropianët. bw

Dëshmi e krimeve serbe – Nga libri dokumentar “Masakrat në Kosovë: 1998-1999” Nga Shkëlzen Gashi

Shumë prej të mbijetuarve të Masakrës së Studimes, forcat sërbe-jugosllave i dërguan në hangarët e kooperativës bujqësore të Vushtrrisë. Të nesërmen në mëngjes, gratë dhe fëmijët i nisën për në Shqipëri, kurse nja 4,500 burra i futën në burgun e Smrekonicës, nëpër dhoma të mbingarkuara e të papastra, ku i torturonin derisa e humbnin vetëdijen. Sipas një të burgosuri të intervistuar nga Amnesty International:

«Të burgosunit i detyrojshin me knu kangë popullore sërbisht. I shtishin m’u rrokë vlla me vlla edhe baballarët me i rrehë djemtë e vet, veç sa m’u argëtu ata për veti».

© Reuters

Shqiptarët e liruar nga kampi në Smrekonicë të Vushtrrisë e kalojnë kufirin me Shqipërinë.

 

STUDIME

Në fund të marsit dhe fillim të prillit 1999 forcat sërbe urdhëruan shqiptarët e qytezës së Vushtrrisë dhe të fshatrave përreth që t’i braktisnin shtëpitë, pastaj një pjesë të tyre e nisën drejt Shqipërisë, ndërsa të tjerët i lejuan të qëndronin në zonën rreth Vushtrisë deri më 2 maj 1999. Shumë nga të zhvendosurit përfunduan në fshatrat Bajgorë, Vesekoc, Kurillovë e Sllakovc në verilindje të Vushtrrisë.

Në fund të prillit 1999 forcat sërbe-jugosllave i detyruan të strehuarit në këto zona të largoheshin. Një numër të madh të banorëve që po largoheshin drejt Vushtrrisë, forcat sërbe i grumbulluan në Studime të Ulët dhe Studime të Epërme, bashkë me banorët e këtyre dy fshatrave. Një burrë, që ishte gati në ballë të kolonës, në dëshminë dhënë OSBE-së tregon se asaj i prinin udhëheqësit politikë shqiptarë të zonës duke mbajtë një flamur të bardhë.

Megjithëkëtë, ushtarë jugosllavë, të mbështetur nga policë e paramilitarë, me uniforma të gjelbërta e të kaltërta, disa me mjekra e disa me maska, e ndaluan kolonën prej qindra automjetesh e mija të zhvendosurish, i nxorën burrat nga traktorët, i detyruan t’i vinin duart mbrapa kokës e të uleshin në rrugë, i fyen, i rrahën, ua morën paratë dhe arin. Sipas dëshmitarëve të intervistuar nga HRW, ata që nuk kishin pará i vrisnin, e ata që kishin e ua jepnin, i lironin, ndonëse kishte plot raste që edhe ua merrnin paratë edhe i vrisnin.

Një pjesëtar i forcave sërbe e ekzekutoi një 37-vjeçar pasi ia shtyu tutje me pushkë djalin katërvjeçar. Një i plagosur në krah rrëfeu se pas dy ditëve një mjek në mal u detyrua t’ia amputonte krahun me sharrë. Një tjetër dëshmitar tregoi se forcat sërbe ia vranë djalin që ishte martuar atë mëngjes. I njëjti rrëfeu edhe se i ka ndier pjesëtarët e forcave sërbe duke komunikuar në radio-lidhje që t’i vazhdonin vrasjet derisa të mbërrihej numri 100. Shumica e trupave të vrarë ishin të gjymtuar: pa krahë, pa këmbë, pa kokë.

Dëshmitarët e intervistuar më vonë nga Amnesty International, pohuan se atë mbrëmje, forcat sërbe vranë dhjetra burra duke kaluar nëpër kolonën e traktorëve. Një i mbijetuar i kësaj masakre i tha HRW-së:

«Mbasi më rrehën, i pashë tre ushtarë a policë, tue i ngrehë zhag dy çika, dikund midis 17 e 20 vjeçe. I ngrehën qashtu nja njizet a tridhetë metra, e nuk pashë ma çka u ba me to. Po kur u kthyen mbas nja pesëmbëdhetë a njizet minutash, e pashë që këmishat i kishin të shkyeme për midisi».

Fadil Beqiri, aktivist i të drejtave të njeriut gjatë viteve ‘90 në Vushtrri, dëshmitar i masakrës në Studime, në intervistën e dhënë për autorin norvegjez, Josef Martinsen, thotë se forcat policore, ushtarake e paraushtarake sërbe e jugosllave i kishin rrethuar të dëbuarit në formën e patkoit dhe u kishin lënë vetëm një dalje për në Vushtrri:

«Forcat sërbe arritën në Studime të Epërme në grupe. Grupi i parë plaçkiti gjithçka që gjeti, grupi i dytë hodhi granata mbi njerëzit nga largësia, grupi i tretë vrau dhe ekzekutoi njerëz. Ata dogjën tërë fshatrat e Shalës së Bajgorës. Ata e ndoqën karvanin e njerëzve, pritën deri sa të bëhej terr e pastaj filluan ekzekutimin e njerëzve… Viktimat mbetën aty, në mes të Studimes së Epërme dhe të Poshtme».

Besim Gërxhaliu, të cilit forcat sërbe ia kishin vra 11 anëtarë të familjes, ia doli të ikte sapo pushuan të shtënat e të fshihej në male. Në një prononcim fill pas luftës për Chicago Tribune, ai thotë:

«Nisën me gjuejtë hala sa ishin njerëzit në traktora… Nji vëllaut tem, që i grahke traktorit, i thanë me zhdrypë edhe mandej e vranë. Krejt m’i kanë vra 11 anëtarë të familjes. Do njerëzve iu merrshin pare për mos me i vra. Krejt bashkë, më duket i kanë plaçkitë rreth 18,000 marka ($10,000). Nisën me i marrë thminë prej traktorave, e kah i ulshin, unë u lëshova teposhtë edhe iu ika. U nisa tue nga kah kodrat, e prej aty e shihsha katundin qysh po kallet. Gjysën e shpijave, në të paktën dhetë katunde, i kanë kallë».

Shumë prej të mbijetuarve të Masakrës së Studimes, forcat sërbe-jugosllave i dërguan në hangarët e kooperativës bujqësore të Vushtrrisë. Të nesërmen në mëngjes, gratë dhe fëmijët i nisën për në Shqipëri, kurse nja 4,500 burra i futën në burgun e Smrekonicës, nëpër dhoma të mbingarkuara e të papastra, ku i torturonin derisa e humbnin vetëdijen. Sipas një të burgosuri të intervistuar nga Amnesty International, «Të burgosunit i detyrojshin me knu kangë popullore sërbisht. I shtishin m’u rrokë vlla me vlla edhe baballarët me i rrehë djemtë e vet, veç sa m’u argëtu ata për veti».

Në aktakuzën e TPNJ-së kundër Presidentit të RFJ-së, Slobodan Milošević dhe të tjerëve thuhet se rreth datës 2 maj 1999 ose në atë datë, forcat sërbe-jugosllave sulmuan disa fshatra të Vushtrrisë, duke dëbuar fshatarët nga shtëpitë dhe duke ua djegë ato. Më pas fshatarët i detyruan të udhëtonin në konvoj për në fshatin Studime në drejtim të Vushtrrisë, ku forcat sërbe-jugosllave ndaluan, ngacmuan, rrahën, si dhe vranë afërsisht 104 shqiptarë.

Të nesërmen, të mbijetuarit, së bashku me pjesëtarë të UÇK-së që fshiheshin maleve duke mbijetuar nga racione të varfëra me bukë e patate, i varrosën trupat e të vrarëve në një varrezë masive në Studime. Fill pas luftës, ekspertët e TPNJ-së i zhvarrosën dhe i ekzaminuan.

Romeu Ventura, hetues i TPNJ-së, lidhur me vrasjet e civilëve më 2 maj 1999 në Studime, për gazetën ‘Independent’ deklaroi:

«Vrasjet filluan dikur mes orës 8 e 9 të natës, sapo u errësua… Shumica nga të vrarët janë meshkuj. Të gjithë ishin të qëlluar nga afërsia… Shumë të mbijetuar të masakrës dhanë hollësi prej dëshmitarësh okularë të kasaphanës… I kanë njohur shumicën e vrasësve sepse këta njerëz kanë jetuar bashkë me vite të tëra. Ky ishte nga ato rastet kur fqinji i sulet fqinjit… I kemi emrat e ushtarëve dhe të shefave të policisë sepse shumë prej të mbijetuarve i njihnin».

Sipas të dhënave të Fondit për t ë Drejt ën Humanitare, më 2 maj 1999 në Studime të Vushtrrisë forcat sërbe-jugosllave kanë vra 108 persona: 98 meshkuj e 10 femra, të gjithë shqiptarë. Prej tyre, 5 ishin të mitur, me më të voglën Antigona Idrizin, dyvjeçare, e 12 ishin të moshës mbi 65-vjeçare, me më të vjetrën, Kada Hasanin, 92-vjeçare.

Prej 108 të vrarëve, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, 8 figurojnë të regjistruar si pjesëtarë të formacioneve të armatosura përkatësisht ushtarë.

Sqarim: Lista e të dhënave për personat e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1998–1999, e përpiluar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, nën udhëheqjen e zonjës Nataša Kandić, është një burim i etabluar referencial. Megjithatë, për disa masakra, kjo listë përmban pasaktësi ose kategorizime të kontestueshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse, sipas dokumentit metodologjik të hartuar nga ekspertë të angazhuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, statusi i viktimës në listë – civil apo anëtar i një formacioni të armatosur përkatësisht ushtar – i referohet statusit në momentin e vdekjes ose zhdukjes, e jo ndonjë statusi të mëparshëm. Prandaj, në rastet kur persona të masakruar figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura, përkatësisht si ushtarë, ndonëse në momentin e vrasjes ishin civilë të paarmatosur, të pauniformuar dhe nuk kishin bërë rezistencë, një kategorizim i tillë duhet marrë me rezervë.

Në shkurt 2009 dhe në janar 2014, Tribunali i Hagës, për vrasjet mes të tjerash edhe në Studime, si krim kundër njerëzimit dhe si shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, i dënoi këta persona: Nikola Šainović, zëvendës-kryeministër i RFJ-së (1996-2000) me 22 vjet burg; Nebojša Pavković, komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë (1998-1999) me 22 vjet burg; si dhe Sreten Lukić, komandant i policisë sërbe në Kosovë (1998-1999) me 20 vjet burg.

Më 23 shkurt 2011, TPNJ gjeti se Vlastimir Đorđević, shef i Departamentit të Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Sërbisë, ishte fajtor për pesë pika, e katërta prej të cilave e ngarkonte për kryerjen e krimit të vrasjes, si krim kundër njerëzimit, nëpërmjet pjesëmarrjes në ndërmarrjen e përbashkët kriminale, si dhe për ndihmesën dhe nxitjen në vrasjen e shqiptarëve të Kosovës, mes të tjerash edhe në Studime, (por vetëm për këto katër viktima: Haki Gërxhaliu, Miran Xhafa, Veli Xhafa dhe Hysni Bunjaku), prandaj e dënoi me 27 vjet burg. Më 27 janar 2014 Dhoma e Apelit e TPNJ-së ia uli dënimin në 18 vjet.

Më 20 prill 2017, prokurori i EULEX-it Paul Flynn ngriti aktakuzë kundër të pandehurit Zoran Vukotić, me arsyetimin se më 2 dhe 3 maj 1999 ka marrë pjesë në sulmin mbi popullatën civile shqiptare në Studime, me ç’rast janë privuar nga jeta shumë persona. Por, më 25 maj 2018, i pandehuri është liruar nga kjo pikë e akuzës, në mungesë të provave të mjaftueshme që do ta vërtetonin pjesëmarrjen e tij në sulm.

© Reuters

Shqiptarët e liruar nga kampi në Smrekonicë të Vushtrrisë e kalojnë kufirin me Shqipërinë.

Ethnic Albanian men aledgedly released by Serbs from a camp in Smrkovina between the towns of Vucitrn and Mitrovica in Kosovo arrive in the northern Albanian village of Morina May 22. About 800 men crossed the broder.
NSO/ME

 

Një vlerësim dhe mirënjohje e thellë për Dr. Luljeta

Dr. Luljeta Gashi përfaqëson një shembull të mirë të profesionalizmit mjekësor të ndërthurur me etikë të lartë humane dhe përkushtim të sinqertë ndaj pacientit. Si mjeke e përgjithshme me ordinancën e saj dhe me një formim akademik të avancuar, përfshirë përvojën në Universitetin e Tübingenit, ajo ka arritur të krijojë një standard të lartë shërbimi shëndetësor në komunitetin ku ushtron veprimtarinë e saj, në rrethin e Fellbach-ut, pranë Stuttgart-it.

Përkushtimi i saj ndaj pacientëve reflektohet jo vetëm në kompetencën profesionale, por edhe në kujdesin e vazhdueshëm dhe të personalizuar që ajo ofron. Që nga momenti i diagnostikimit tim e deri më sot, Dr. Luljeta ka dëshmuar një angazhim të palëkundur në ndjekjen e gjendjes sime shëndetësore, duke ofruar këshillim të detajuar dhe duke koordinuar me përgjegjësi trajtimet përkatëse në institucionet spitalore relevante.

Një ndër aspektet e çmuara të punës së saj mbetet gatishmëria për të shkuar përtej detyrës profesionale. Vizitat e saj mjekësore në shtëpi, të kryera me përkushtim dhe pa hezitim, përbëjnë një dëshmi të rrallë të humanizmit në praktikën mjekësore bashkëkohore. Në këto momente, ajo nuk është vetëm mjeke, por edhe një mbështetje e çmuar njerëzore.

Dr. Luljetën , e njoh që nga periudha e studimeve të saj, kohë gjatë së cilës ajo shquhej për angazhim të lartë, disiplinë akademike dhe vullnet të vazhdueshëm për të kontribuar në komunitet, përfshirë edhe aktivitetet pranë zyrës së Kosovës në Stuttgart. Këto cilësi janë konsoliduar dhe reflektuar në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj profesional.

Në përmbyllje, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për kujdesin e vazhdueshëm dhe në veçanti për vizitën mjekësore që më bëri në shtëpi, e cila për mua kishte një vlerë të veçantë si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë njerëzor.

Me këtë rast, i uroj një fundjavë të këndshme, të mbushur me qetësi, energji pozitive dhe momente të bukura që i japin forcë dhe frymëzim për angazhimet e saj të çmuara profesionale dhe njerëzore.

 

Kosova përparon për 15 vende në lirinë e shtypit

 

Kosova është ngritur për 15 vende në renditjen e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit. Në raportin e publikuar nga “Reporterët pa Kufij” gjatë së enjtes, KOHA është përmendur si një nga mediat më të njohura dhe më me ndikim në vend. Por për përfaqësuesit e organizatës “Reporterët pa Kufij”, pozita e 84-të për Kosovën në këtë indeks nuk duhet të shihet si pozitive

Kosova ka shënuar përparim në fushën e lirisë së medias, bazuar në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të “Reporterëve pa Kufij”, duke u ngritur për 15 vende krahasuar me një vit më parë.
Në Indeksin e sivjetmë, Kosova është renditur e 84-ta në mesin e 180 shteteve të botës, ndërsa më 2025 ka qenë e 99-a.

Siç citohet në raport, liria e medias në Kosovë vazhdon të kërcënohet nga rregullimi i politizuar, nga paditë SLAPP, si dhe nga qasja e pamjaftueshme në informacion publik.

“Edhe pse tregu mediatik në Kosovë është i larmishëm, zhvillimi i tij kufizohet nga madhësia e vogël dhe ndarjet etnike. Liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), qasja e pamjaftueshme në informacion publik dhe rreziqet për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në raportin e “Reporterëve pa kufij”, i cili është publikuar të enjten.

Me gjithë këto kufizime, raporti specifikon se Kosova ka një treg mediatik dinamik dhe të shumëllojshëm.

E ndër mediumet kryesore përmendet edhe KOHA, si një nga mediat më të njohura dhe më me ndikim në vend.

“Sektori televiziv, megjithëse shumë i përqendruar, dominohet nga kanale private me seli në Prishtinë, ndërsa transmetuesi publik RTK luan një rol të rëndësishëm. Portalet online të lajmeve përfshijnë media të njohura dhe me ndikim si KOHA, BIRN, Kossev dhe Kosovo 2.0, kjo e fundit një nga të paktat që publikon si në shqip ashtu edhe në serbisht”, është specifikuar në raport.

Në këtë raport është theksuar njashtu se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. “Reporterët pa kufij” e kanë cilësuar rregullatorin e mediave, Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), si joefektiv. Gjithashtu, kanë përmendur edhe ankesat e mediave në gjuhën serbe.
Raporti e ka përmendur si pozitiv faktin që sistemi gjyqësor ka filluar që t’i trajtojë si prioritet rastet që lidhen me gazetarët.

“Edhe pse mediat arrijnë t’i mbajnë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i mediave, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), iu nënshtrua një reforme legjislative që u vlerësua antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Para zgjedhjeve të përgjithshme në fillim të vitit 2025, disa media private u përballën me bojkot nga qeveria, e cila gjithashtu kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik RTK. Mediat në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasjen në informacion publik, veçanërisht në gjuhën e tyre, e cila është gjuhë e pakicës kushtetuese”, thuhet në raport.

Në fund, raporti ka theksuar se mediat e pavarura dhe disa gazetarë hulumtues shpesh bëhen objekt i fyerjeve dhe i lajmeve të rreme në rrjetet sociale.

Sipas këtij raporti, gazetarët akuzohen padrejtësisht për “bashkëpunim me armikun”, një retorikë e përdorur nga grupe politike dhe fetare.

Pavol Szalai, i cili është drejtor i byrosë në Pragë të “Reporterëve pa Kufij”, renditjen e sivjetme të Kosovës nuk e ka kualifikuar si pozitive, ndërsa përmirësimin e ka vlerësuar si modest.

“Përmirësimi i pikëve mbetet modest, ndërsa në këtë pjesë shumë të ngjeshur të renditjes, edhe ndryshime të vogla në pikë mund të sjellin lëvizje të mëdha në pozicion. Rritja në renditje është gjithashtu pjesërisht pasojë e rënies së vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Bosnjës dhe Serbisë. Kosova mbetet ndër vendet me performancën më të dobët në Evropë, duke u renditur e katërta nga fundi mes 40 vendeve të BE-së dhe Ballkanit —menjëherë pas Shqipërisë dhe përpara Bosnjës e Serbisë, të cilat kanë pësuar rënie”, ka theksuar ai.

Raporti i “Reporterëve pa Kufij” mbulon 180 shtete të botës. Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria sivjet ka pësuar rënie në renditje. Nga vendi i 80-të në vitin e shkuar, sivjet ka rënë në atë të 83-n. Më së miri nga rajoni është renditur Mali i Zi, në vendin e 41-të. Maqedonia e Veriut në të 45-tin. E Serbia ka shënuar sërish rënie, duke u renditur në pozitën e 104-të.koha,net

Haxhiu shpall 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë

Një burrë duke votuar në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare. Këto do të jenë zgjedhjet e tretat brenda rreth një viti e gjysmë dhe pritet ta thellojnë krizën politike dhe institucionale.

Vendimi i Haxhiut të enjten vjen pak pas mbajtjes së një takimi me liderë dhe përfaqësues të partive politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen më 7 qershor”, tha Haxhiu në një konferencë për media.

Më vonë, ajo e bëri publik edhe dekretin formal për mbajtjen e zgjedhjeve më 7 qershor.

Ajo tha se 15 nga 17 partitë e ftuara morën pjesë në takim për të zgjedhur mes dy datave të mundshme, 31 majit dhe 7 qershorit.

Edhe përfaqësuesit e disa prej partive më të mëdha thanë pas takimit se ishin pajtuar që zgjedhjet e reja të mbaheshin më 7 qershor.

Bedri Hamza, kreu i partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha pas takimit se “shumica e partive politike të përfaqësuara këtu edhe prezente, kanë qenë për datën 7”.

Një ditë më parë, Haxhiu e takoi kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili tha se ky organ – i cili bën mbarëvajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve – parapëlqen 7 qershorin si datë të zgjedhjeve.

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike (LDK) në opozitë theksoi se partia e saj është “dakord me datën 7 qershor”.

Po ashtu, edhe anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, konfirmoi se ka “pajtueshmëri pothuajse të plotë” që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor.

Zgjedhjet e reja vijnë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë një president të ri brenda afatit, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike.

Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e së martës për ta zgjedhur kreun e shtetit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit.

Shpërndarja e Kuvendit të martën nënkuptoi se zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditëve të ardhshme dhe 7 qershori ishte data e fundit e mundshme.

Zgjedhjet e treta të njëpasnjëshme

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajsh, pas atyre në shkurt dhe dhjetor 2025, që sipas ekspertëve e kanë futur vendin në krizë institucionale sistematike.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova po përjeton krizë politike e institucionale dhe se zgjedhje e parakohshme parlamentare “nuk garantojnë stabilitet” as tani.

Ai nënvizoi se, në sytë e faktorit ndërkombëtar, Kosova po përjeton “krizë politike dhe institucionale sistematike”.

Më herët të enjten, Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike nuk e gjetën asnjë figurë unifikuese për kandidat për president të vendit për t’i shmangur zgjedhjet e treta të njëpasnjëshme.

Një zëdhënës i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se blloku evropian u bën thirrje partive politike të gjejë gjuhë të përbashkët për t’i shmangur krizat institucionale në vend.

“Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësi që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë ato nga Plani i Rritjes”, tha zëdhënësi.

Analistët kanë paralajmlruar gjithashtu se kriza ngadalëson reformat kyç dhe krijon kosto të vazhdueshme financiare për buxhetin e shtetit, pa asnjë garanci se zgjedhjet e reja do të sjellin stabilitet politik.

Naim Jakajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i tha REL-it se pasoja e parë është paralizimi i procesit legjislativ. Në mungesë të një Kuvendi funksional, nuk miratohen ligje të reja dhe ngadalësohen reformat kyç, përfshirë ato që lidhen me sundimin e ligjit dhe integrimin evropian.

Ai nënvizoi se mungesa e një Qeverie me mandat të plotë reflektohet drejtpërdrejt edhe në planin ndërkombëtar.

Sipas tij, kjo mund të shkaktojë vonesa në procese të rëndësishme, si aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës apo përmbushja e obligimeve në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Zgjedhjet e reja do t’i kushtojnë shtetit gjithashtu edhe me barrë financiare, pasi besohet se nevojiten rreth 10 milionë euro për mbajtjen e tyre.

Përpjekjet e dështuara

Përpjekjet disamujore për zgjedhjet e presidentit të ri dështuan në mungesë të lëshimeve nga paria në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, dhe dy partive më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK.

Kurti kishte zhvilluar takime me liderët e tyre në muajt e kaluar, por ata asnjëherë s’u dukën afër një marrëveshjeje për një president të ri.

Partia në pushtet nxori në dy raste nga dy kandidatë në votim në Kuvend, përfshirë dy që tha ishin jopartiakë këtë muaj në përfundim të mandatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit – por në të dyja rastet opozita e braktisi sallën duke e pamundësuar votimin.

Nevojitet prania e 2/3 të deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Moszgjidhja e presidentit brenda afatit çoi në shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen drejtpërdrejt në zgjedhje parlamentare.

“I është kufizuar koha e ajrimit”, Blushi publikon raportin e KShH për Ilir Metën: Konfirmon trajtimin çnjerëzor dhe kriminal të tij! Të nisin hetimet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), duke ngritur akuza të forta për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj presidentit të kësaj force politike, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në paraburgim.

Në reagimin e tij, Blushi shpreh falënderim për KShH, duke theksuar se raporti konfirmon “pa asnjë ekuivok” denoncimet e bëra më herët nga Meta për kushtet në institucionin e paraburgimit IEVP “Jordan Misja”.

Sipas raportit të KShH, Meta është përballur me shkelje të lirive themelore, përfshirë kufizimin e lirisë së shprehjes, pengimin e komunikimit me median dhe kufizime në kontaktet me familjarët dhe bashkëpunëtorët politikë.

Blushi thekson se raporti përforcon edhe gjetjet e mëparshme të Avokatit të Popullit, rekomandimet e të cilit, sipas tij, janë shpërfillur prej muajsh.

Një nga çështjet kryesore të ngritura lidhet me kohëzgjatjen e ajrimit. KShH konstaton se Meta ka qëndruar në ambiente të hapura më pak se 2 orë në ditë, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ku në disa raste ajrimi ka zgjatur vetëm 40 deri në 90 minuta.

Raporti evidenton gjithashtu kufizime në takimet me përfaqësues politikë dhe familjarë. Sipas KShH, këto takime janë trajtuar si familjare, duke kufizuar numrin e tyre dhe duke sjellë, sipas raportit, një cenim të të drejtave të parashikuara me ligj.

 

Po ashtu, përmendet edhe çregjistrimi i një numri kontakti të një zyrtari të Partisë së Lirisë, që sipas Blushit ka ndikuar në izolimin e Metës dhe kufizimin e komunikimit të tij politik.

Reagimi i plotë:

Falenderim publik për Komitetin Shqiptar të Helsinkit, që në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe nën një klimë presioni të vazhdueshme, ia ka arritur të kryejë me profesionalizëm, paanësi dhe integritet misionin e tij të monitorimit dhe verifikimit të kushteve kriminale të paraburgimit politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta.
Raporti konfirmon pa asnjë ekuivok vërtetësinë e të gjitha denoncimeve publike të Presidentit Meta, jo vetëm lidhur me shkeljet flagrante të lirive dhe të drejtave të tij themelore njerëzore dhe politike gjatë paraburgimit në IEVP “Jordan Misja”, por edhe kushtet çnjerëzore për të gjithë të paraburgosurit e tjerë, që vuajnë po njësoj në të gjithë vendin.
Jo vetëm kaq, por ky raport përforcon edhe konstatimet e mëparshme të institucionit kushtetues të Avokatit të Popullit, rekomandimet e të cilit për muaj me radhë janë shpërfillur qëllimisht, duke konfirmuar se kjo situatë shumë e rëndë nuk është rezultat i neglizhencës apo papërgjegjshmërisë, por dëshmi e qartë e persekucionit të qëllimshëm politik të Z. Meta të urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Ramës, që siç dihet botërisht është “de facto” jo vetëm gardiani, përgjegjësi i seksionit, drejtori i IEVP “Jordan Misja”, por njëherazi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.
Trajtimi çnjerëzor dhe degradues, kushtet denigruese dhe poshtëruese që i janë imponuar për më shumë se 20 muaj Z. Meta, si dhe kufizimet e padrejta që variojnë nga cenimi flagrant i lirisë së shprehjes deri te pengimi i kontakteve me familjarët dhe bashkëpunëtorët politikë, tashmë janë të dokumentuara qartë në këtë raport të KSHH, alarmues sa i përket nivelit të shkeljes së legjislacionit të brendshëm, Kushtetutës, por edhe të standardeve të Këshilli i Evropës mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve, si dhe të praktikës së konsoliduar të Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Konkretisht, KSHH evidenton cënimin e lirisë së shprehjes së Z. Meta, referuar faktit se ai është privuar nga e drejta për të komunikuar me median, të drejtë që ia garanton ligji, në veçanti me gazetarët që janë pajisur me leje nga Prokuroria e Posaçme SPAK për ta intervistuar.
(DOKUMENTI 2)
KSH konstaton gjithashtu vërtetësinë e denoncimit publik të Z. Meta lidhur me trajtimin diferencues, duke mos u lejuar, në shkelje flagrante të ligjit, që të dalë në ajrim dy herë në ditë si pjesa tjetër e të paraburgosurve dhe të burgosurve, si dhe duke qëndruar në mjedise të hapura më pak se dy orë në ditë.
(DOKUMENTI 3)
“Kjo ankesë u verifikua nga gjetjet e monitorimit dhe këqyrja e librit të hyrje-daljeve për periudhën 06-09 Prill 2026, ku rezultoi se kohëzgjatja e ajrimit ka qenë më pak se 2 orë, duke variuar nga 40 deri në 90 minuta në ditë. Ky fakt bie ndesh me me pikën 1 të nenit 37¹ të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” i cili garanton jo më pak se 2 orë ajrim në ditë. KShH rekomandon marrjen e masave të menjëhershme për respektimin e kohës ligjore të ajrimit dhe trajtim të barabartë me të paraburgosurit e tjerë”.
Një tjetër shkelje flagrante e ligjit, e konstatuar gjithashtu nga KSHH, që konfirmon vërtetësinë e denoncimit të Z. Meta, që gjithashtu është një nga 9 rekomandimet ende te pazbatuara qëllimisht prej muajsh të Avokatit të Popullit, lidhet edhe takimet e tij me familjarët dhe bashkëpunëtorët politikë në ambientet e paraburgimit.
(DOKUMENTI 4)
“Meta u ankua se takimet me përfaqësues të partisë politike që ai drejton dhe me deputetët e Kuvendit të RSH llogariten si takime familjare, duke i kufizuar numrin total të takimeve të lejuara së paku 4 herë në muaj. Sikurse e ka evidentuar edhe në korrespondenca te mëhershme, KShH vlerëson se ky kufizim përbën shkelje të nenit 51 të ligjit nr. 81/2020, I cili parashikon se deputetët kanë të drejtë të hyjnë në institucion pa autorizim paraprak dhe pa asnjë kufizim të shprehur në numër takimesh. Duke konsumuar ‘kuotën’ e takimeve me subjekte politike, i paraburgosuri privohet de-facto nga kontakti me familjen, situatë kjo që sjell cënim të detyrimeve që burojnë nga nenet 49 dhe 49 të Ligjit nr.81/2020, si dhe dobëson efektivisht lidhjet e të paraburgosurit në kontakte fizike të rregullta me familjarët e tij.”
Në këtë kuadër, KSHH ka konstatuar edhe faktin, gjithashtu një rekomandim tjetër i Avokatit të Popullit, që qëllimisht nuk zbatohet, sa i përket heqjes së paligjshme të numrit të regjistuar të Sekretarit të Përgjithshëm, të Partisë së Lirisë, numër i ç’regjistruar në funksion jo vetëm të izolimit ekstrem por edhe për t’i pamundësuar në ekstrem Z. Meta komunikimin e tij politik me drejtuesit e partisë.
(DOKUMENTI 5)

Vijojmë me të tjera shkelje të të drejtave themelore të njeriut, sa i përket kushteve të paraburgimit
(DOKUMENTI 6 – ZILJA E EMERGJENCËS)
(DOKUMENTI 7 – MOSPËRFSHIRJA NË AKTIVITETE SPORTIVE)
(DOKUMENTI 8 – HIGJENA)
(DOKUMENTI 9 – DRITA)
(DOKUMENTI 10 – BIBLIOTEKA)

Këto fakte përbëjnë një shkelje të rëndë jo vetëm të legjislacionit të brendshëm, Kushtetutës, KEDNJ por edhe të standardeve të Këshilli i Evropës mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve, si dhe të praktikës së konsoliduar të Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Heshtja dhe mosveprimi përballë këtyre shkeljeve shumë të rënda të të drejtave të njeriut, reflekton jo vetëm persekutimin politik të Z. Meta dhe shndërrimin e institucionit të paraburgimit në një institucion mesjetar ndëshkimi politik nga Edi Rama, por përbëjnë edhe shkelje që minojnë themelet e shtetit të së drejtës.
Sepse nuk janë vetëm kushtet e Z. Meta, por këto janë edhe standardet e trajtimit të të gjithë të paraburgosurve të tjerë, jo vetëm te 313 por në mbarë vendin, përfshi edhe standardet e trajtimit çnjerëzor të vetë gardianëve, që punojnë në kushte shumë të vështira, me paga mizerabël dhe që nuk trajtohen financiarisht për orët shtesë.
I bëjmë thirrje publike Ministrit të Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të reagojnë pa vonesë, jo vetëm në zbatimin e 9 rekomandimeve të Avokatit të Popullit por edhe të rekomandimeve të fundit të KSHH.
I bëjmë thirrje gjithë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë të drejtat e njeriut në vendit tonë, të reagojë fuqishëm dhe të nxisin Qeverinë shqiptarë të heqë dorë nga trajtimi çnjerëzor ndaj të gjithë të paraburgosurve, si dhe praktikave kriminale ndëshkimore ndaj drejtuesve politikë.
Dy palë verifikime, Avokati i Popullit dhe KSHH që konfirmojnë shkeljen me qëllim të ligjit, vë para përgjegjësisë edhe drejtësinë që duhet të reagojë menjëherë për këto dosje të gatshme, që meritojnë hetim të thelluar dhe ndëshkim sipas ligjit, jo vetëm në funksion në vend të sjelljes kriminale ndaj Z. Meta por edhe vendosjen e një standardi për mënyrën e trajtimit të gjithë të paraburgosurve në Republikën e Shqipërisë.
Nuk mund të ketë Shqipëri europiane në një realitet ku standardet themelore të shtetit ligjor rrëzohen njëra pas tjetrës, ku lufta kundër korrupsionit mbetet selektive, ku liria e medias dhe e shprehjes degradojnë, dhe ku liritë politike shtypen përmes praktikave të papranueshme të ndëshkimit dhe paraburgimit.

Një vend që trajton të paraburgosurit në mënyrë çnjerëzore dhe përdor sistemin e drejtësisë si instrument presioni politik, jo vetëm që largohet nga vlerat europiane, por rrezikon të kthehet në një model që bie ndesh me çdo standard demokratik. Madje, në disa raste, këto praktika janë më shqetësuese sesa mënyra se si regjime autoritare, si ai i Vladimir Putin, kanë trajtuar kundërshtarët e tyre politikë, ku figura si Alexei Navalny apo Mikhail Khodorkovsky kanë pasur mundësi të komunikojnë dhe të japin intervista publike.

Pa garantimin real të të drejtave themelore të njeriut, pa standarde minimale humane në sistemin e paraburgimit dhe pa respekt për pluralizmin politik, çdo retorikë për integrim të shpejtë në BE mbetet thjesht propagandë. Integrimi europian nuk është një proces formal, por një provë konkrete e demokracisë funksionale një provë që Shqipëria, në këto kushte, rrezikon ta dështojë. bw

Ulutash: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në veri të Kosovës

Radio Evropa e Lirë

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash, tha se që nga tetori i vitit 2025, situata e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por me potencial që të ketë tensione të reja.

“Ne nuk kemi parë përsëritje të dhunës, siç kemi parë më 2023. Megjithatë, situata mbetet e brishtë, me potencial për tensione të reja, veçmas në veri të Kosovës”, tha ai gjatë një takimi me ambasadorët e shteteve të NATO-s dhe partnerëve që kontribuojnë në NATO në Bruksel më 29 prill.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, më 2023, fillimisht në maj, kur serbët lokalë kundërshtuan nisjen e punës të kryetarëve shqiptarë të katër komunave në veri, të cilët u zgjodhën pasi serbët lokalë bojkotuan zgjedhjet lokale.

Tensionet kulmuan në shtator të po atij viti, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon çdo përfshirje.

Më herët gjatë këtij viti, shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se ende pret që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për Banjskën.

Ulutash gjatë takimit në Bruksel po ashtu tha se ka nevojë “urgjente për një zgjidhje afatgjatë politike”.

“NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Në fund, stabiliteti varet kur të gjitha palët zgjedhin diplomacinë mbi dhunën. Rruga drejt paqes afatgjatë është politike, nuk është ushtarake. KFOR do të vazhdojë ta mbështesë këtë proces”, tha Ulutash.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011.

Një sërë marrëveshjesh janë arritur përgjatë viteve të dialogut, por shumë nga to nuk janë zbatuar në terren.

Megjithatë, takim në nivelin e lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023. Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit ishte zhvilluar disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, për të cilin Kosova e fajëson Serbinë, por Beogradi mohon çdo përfshirje.

Tërmkolli godet ashpër Opozitën: “Frikacakë, kujt po i shërbeni? Po e dëmtoni Kosovën pariparueshëm!”

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorja e ngushtë e Presidentit Ibrahim Rugova, Melihate Tërmkolli, ka lëshuar një kritikë të ashpër ndaj partive opozitare në Kosovë.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

Si ka mundësi që në seancën e Kuvendit për President-e, e cila po mbahet tash, nuk është prezente e quajtura opozitë, së paku për të sqaruar qëndrimet e tyre apo refuzimin, procesin e deritanishëm për këtë çështje, argumentet e tyre, qëllimet e tyre, etj!
Kujt po i shërbejnë këta frikacakë, maskarenj?!
Kosoves, jo!
Po e bëjnë Albinin me pushtet të “ përjetshëm”!
Kosova po dëmtohet, mbase pariparueshëm!

Ambasadori i Serbisë në Bernë citon kryetarin e Pejës për të sulmuar kryeministrin e Kosovës

Ivan Trifunoviq, i cili ka qenë aktiv si lobist i qeverisë serbe në SHBA dhe nga ministri i jashtëm Marko Gjuriq është shpërblyer me postin e ambasadorit të Serbisë në Bernë, e ka lavdëruar kryetarin e Pejës dhe anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i cili e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me Sllobodan Millosheviqin.

Në një intervistë për portalin zviceran të lajmeve “20 minuten” ambasadori i Serbisë në Bernë, Ivan Trifunoviq, ka folur edhe për situatën në Kosovë. Ai e ka quajtur qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti si “ekstremiste”. Si shembull Trifunoviq ka marrë një deklaratë të kryetarit të Pejës dhe anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri.

Trifunoviq e lavdëroi Muhaxherin duke thënë: “Vetë udhëheqësit e opozitës shqiptare thonë për Kurtin: Ajo që ai po u bën serbëve është e papranueshme. Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka krahasuar veprimin e Kurtit në komunat serbe me veprimin e Millosheviqit në vitin 1989 ndaj Kosovës”.

Trifunoviq, një biznesmen serb i emigruar në SHBA, ka qenë aktiv si lobist i qeverisë serbe në Washington dhe nga ministri i jashtëm Marko Gjuriq është shpërblyer me postin e ambasadorit të Serbisë në Bernë. Trifunoviq tha se qeveria e Kurtit dëshiron t’i heqë qafe serbët e Kosovës ngjashëm siç ka bërë Kroacia me pakicën serbe. Ambasadori serb në Bernë tha se policia e Kosovës po hyn në shkolla e spitale të menaxhuara nga serbët, gjë që sipas të gjitha raportimeve të deritanishme është e pavërtetë. Trifunoviq përmendi, sipas tij, “arrestimet arbitrare” të serbëve në Kosovë, por nuk përmendi me asnjë fjalë sulmin terrorist të bandës së Millan Radoiçiqit më 2023, me ç’rast u vra një polic i Kosovës. Megjithatë, sipas Trifunoviq, çfarë po bën qeveria e Kosovës në veri është “saktësisht ajo që Millosheviqi u bëri shqiptarëve”. Trifunoviq deklaroi se një përfaqësues i qeverisë serbe ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë terroriste. Ai, sipas Trifunoviq, u arrestua, për diçka që hyn te liria e tij e shprehjes. “A synojnë të arrestojnë çdo zyrtar apo diplomat serb që thotë se UÇK-ja ka qenë një organizatë terroriste – përfshirë edhe mua?”, pyeti Trifunoviq./koha.net

Kur do të mbahen zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë?

Një person me fletëvotim në dorë duke shkuar për ta hedhur votën e vet në kutinë e votimit në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

 

Ekrem Idrizi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë tani ka pak më shumë se një muaj kohë për t’i përgatitur dhe zhvilluar zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, të tretat radhazi brenda rreth një vitit e gjysmë.

Zgjedhjet e reja vijnë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë një president të ri brenda afatit, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike.

Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e së martës për ta zgjedhur kreun e shtetit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit. Por kryeministri Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri.

Cilat janë data e mundshme për ditën e zgjedhjeve?

Janë vetëm dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme sipas procedurave ligjore: 31 maj dhe 7 qershor, sipas Melos Kolshit, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

Për shkak se presidenti nuk u zgjodh brenda afatit prej 34 ditësh që Gjykata Kushtetuese e kishte vendosur në një aktgjykim në mars, Kuvendi u shpërnda automatikisht më 28 prill, shpjegon Kolshi për Radion Evropa e Lirë (REL).

Përndarja e Kuvendit, sipas tij, nënkupton nisjen e menjëhershme të procesit drejt zgjedhjeve të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve të ardhshme.

“Në këtë mënyrë, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, krijohet një rend i detyrueshëm veprimesh: së pari, shpërndarja automatike e Kuvendit si pasojë kushtetuese; së dyti, aktivizimi i kompetencës së ushtrueses së detyrës së presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve; dhe së treti, organizimi i zgjedhjeve të parakohshme brenda afateve të përcaktuara ligjore”, thotë Kolshi për REL-in.

Si caktohet data e zgjedhjeve?

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, duhet tani t’i ftojë partitë politike në takim për të biseduar për datën e parapëlqyer për mbajtën e zgjedhjeve.

Këtë herë, ato do ta kenë më të lehtë të zgjedhin, sepse kanë vetëm dy opsione: 31 majin, ose 7 qershorin.

Pas një takimi të tillë dhe pajtueshmërisë për datën e zgjedhjeve, Haxhiu duhet ta shpallë zyrtarisht datën e zgjedhjeve të parakohshme dhe ajo ka kohë deri në fund të javës së ardhshme për ta bërë këtë.

“Ky vendim duhet të merret brenda një afati prej 10 ditësh nga dita e shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa data e zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje me kufijtë kohorë të përcaktuar me ligj, përkatësisht zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë nga dita e shpërndarjes”, tregon Kolshi.

Pse vetëm dy data të mundshme?

Gjithë këto zhvillime kanë bërë që të mos ketë shumë opsione.

Përveç afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit, ekziston edhe një praktikë zgjedhore në vend që lë kaq pak hapësirë: mbajtja e zgjedhjeve në një ditë fundjave.

“Gjithashtu, ligji kërkon që zgjedhjet të mbahen në një ditë të diel, duke respektuar praktikën dhe standardet zgjedhore; në këtë rast konkret, duke pasur parasysh se data e shpërndarjes së Kuvendit është 28 prill, datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maj dhe 7 qershor”, shpjegon Kolshi.

Sipas Kolshit, ky zhvillim përfaqëson një shembull tipik të mënyrës se si Gjykata Kushtetuese, përmes interpretimit të saj, ka saktësuar dhe operacionalizuar normat kushtetuese, duke krijuar një mekanizëm të qartë dhe automatik për zgjidhjen e krizave institucionale.

“Njëkohësisht e ka kufizuar hapësirën për ndërhyrje diskrecionale nga ana e ushtrueses së presidentit në këtë rast, e po ashtu ka kufizuar mundësitë për ndonjë abuzim eventual me të drejtat e afatet nga ndonjë subjekt”, përfundon ai.

“Je ëndrra e çdo vajze” Media greke: Politikani i ri shqiptar që është bërë viral në TikTok për pamjen e tij

Media greke Protothema shkruan se, ai është anëtari më i ri i organit suprem të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe ka marrë një rol aktiv në çështjet politike dhe ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit shqiptar.

TIRANË-  Një valë e papritur popullariteti është shkaktuar nga analisti politik dhe akademiku shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ylli Pacuku i cili është bërë viral në TikTok.

Media greke Protothema shkruan se, ai është anëtari më i ri i organit suprem të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe ka marrë një rol aktiv në çështjet politike dhe ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit shqiptar.

Ai mban gjithashtu pozicionin e Zëvendëspresidentit të Shoqatës Evropiane të Studentëve të Drejtësisë (ELSA) në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse deri më tani ai njihej kryesisht për praninë e tij publike dhe aktivitetin shkencor, këtë herë interesi është drejtuar te pamja e tij, me shumë përdorues që e krahasojnë atë madje me një model.

Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të zjarrta me shumë gra që e përshkruajnë atë si “ëndrra e çdo vajze”, “jashtëzakonisht simpatik”, ndërsa nuk mungojnë as referencat për “bukurinë e gjakut ilir”, me një ton krenarie. Në shumë postime, ai paraqitet si një kombinim i pamjes dhe inteligjencës, një fakt që e ka bërë atë një nga figurat më të diskutuara në skenën politike të Maqedonisë së Veriut./Dosja.al

“Po ata idiotët shqiptarë atje” Koalicioni shqiptar në RMV reagon ashpër ndaj Ferit Hoxhës: Skandal i rëndë! Të kërkojë falje publike

Koalicioni shqiptar në RMV, VLEN ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi të zbuluar të ministrit shqiptar Ferit Hoxha, duke e cilësuar atë një skandal të rëndë politik dhe diplomatik, pasi sipas tyre ai ka përdorur gjuhë përçmuese ndaj shqiptarëve në Maqedonia e Veriut, duke i quajtur “idiotë”.

Në reagimin zyrtar, VLEN thekson se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe fyese, duke treguar mungesë të theksuar të etikës dhe kulturës diplomatike. Sipas tyre, deklarata ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si një përfaqësues i shtetit shqiptar mund të shprehet me përçmim ndaj bashkëkombësve jashtë kufijve.

VLEN nënvizon se ky nuk mund të konsiderohet një incident i zakonshëm komunikimi, duke sjellë në vëmendje reagimet e shumta nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, përfshirë politikanë, gazetarë dhe qytetarë, të cilët e kanë dënuar gjuhën e përdorur si fyese dhe të papranueshme.

Sipas deklaratës, fshirja e mesazhit nga Hoxha nuk mjafton për të zhbërë dëmin e shkaktuar publikisht, ndërsa kërkohet një falje e qartë dhe publike. VLEN kritikon gjithashtu heshtjen e institucioneve zyrtare në Tiranë, duke theksuar mungesën e distancimit ndaj kësaj gjuhe.

VLEN thekson se kjo çështje nuk prek vetëm një subjekt politik, por një pjesë të gjerë të elektoratit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke kujtuar se pas këtij subjekti qëndrojnë mijëra qytetarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Në përfundim, në reagim thuhet se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe çdo gjuhë përçmuese ndaj tyre përbën fyerje ndaj një pjese të rëndësishme të tij. VLEN kërkon që Ferit Hoxha të kërkojë të paktën falje publike për deklaratën e tij.

Reagimi i plotë i VLEN:

VLEN: Fshirja e postimit nuk mjafton, ministri Ferit Hoxha duhet të kërkojë falje publike
Mesazhi përçmues i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur “idiotë”, përbën skandal të rëndë politik dhe diplomatik. Një gjuhë e tillë është e papranueshme, fyese dhe larg çdo etike. Ajo dëshmon mungesë të kulturës diplomatike dhe hap dilema serioze se si mund një përfaqësues i shtetit shqiptar të flasë me përçmim për shqiptarët këtej kufirit.
VLEN nuk mund ta trajtojë këtë rast si një incident të zakonshëm komunikimi. Reagimet e shumta nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, përfaqësues politikë, gazetarë, publicistë dhe qytetarë dëshmuan se kjo gjuhë u lexua ashtu siç ishte fyese, përçmuese dhe e papranueshme.
Pas kësaj, Hoxha e fshiu postimin, sikur me një klik mund të fshihej edhe ofendimi publik. Por fshirja e postimit nuk mjafton. Për një akt të tillë duhet falje publike. Edhe më shqetësuese është heshtja e Tiranës zyrtare. Asnjë distancim dhe asnjë fjalë për këtë gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Mesazhi bëhet edhe më i rëndë nga fakti se në atë komunikim figuron edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Në vend që të dënohej një gjuhë e tillë, me të drejtë është krijuar përshtypja se Tirana zyrtare, përmes ambasadorit të saj, po vendoset në funksion të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kjo është e papranueshme.
Kush përpiqet ta paraqesë këtë si ofendim vetëm ndaj VLEN-it, gabon rëndë. VLEN-in e kanë votuar dhjetëra mijëra shqiptarë. Pas VLEN-it qëndrojnë familje, intelektualë, punëtorë, pleq e të rinj, njerëz të ndershëm që kanë zgjedhur me votë rrugën e tyre politike.
Prandaj, ky nuk është vetëm sulm ndaj një subjekti politik, por përçmim ndaj një pjese të madhe të elektoratit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë periferi e kombit. Ata janë pjesë e pandashme e trungut shqiptar. Çdo gjuhë përçmuese ndaj tyre nuk prek vetëm një subjekt politik, por fyen një pjesë të gjallë të kombit shqiptar.
Ferit Hoxha duhet së paku të kërkojë falje publike. bw

“Kërko falje për ofendimet”- Reagon ministri shqiptar i Ekonomisë në RMV pas mesazhit të Ferit Hoxhës: Presim reagim urgjent

Në një postim në Fabook, Besar Durmishi shprehet se fjalori i përdorur nga ministri Hoxha është zhgënjyes dhe i papërshtatshëm, teksa shton se presin reagim dhe sqarim urgjente nga Tirana zyrtare.

 

TIRANË- Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut nga radhët e partisë BESA, ka reaguar pas publikimit të mesazhit të ministrit të jashtëm shqiptar, dhe komentit të bërë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Fabook, Besar Durmishi shprehet se fjalori i përdorur nga ministri Hoxha është zhgënjyes dhe i papërshtatshëm, teksa shton se presin reagim dhe sqarim urgjente nga Tirana zyrtare. Ai thekson se, ministri Hoxha, duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e thëna.

Postimi i plotë: 

“Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”.

Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti”, shkruan ai.

Më tej i kujton ministrit se ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombësit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.

“I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.

Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut”, e mbyll ai reagimin./Dosja.al

Gruevski drejt Rusisë apo Bjellorusisë?

Partia opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) deklaroi të enjten se ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski, mund të jetë duke përgatitur një largim të ri nga Hungaria drejt Rusisë ose Bjellorusisë, duke akuzuar qeverinë aktuale të Shkupit për mosveprim të qëllimshëm, përcjell INA.

Sipas një njoftimi zyrtar të kësaj partie, ndryshimi i pritshëm i kursit politik në Budapest ka krijuar një urgjencë të re. Pas paralajmërimeve të liderit opozitar hungarez dhe kandidatit për kryeministër, Péter Magyar, se Hungaria nuk do të jetë më një strehë e sigurt për individët me precedentë penalë, shtetet e tjera kanë filluar të lëvizin. LSDM vuri në dukje se Polonia ka dërguar tashmë kërkesa zyrtare për ekstradimin e politikanëve të saj nga territori hungarez, ndërsa pretendon se qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski po e bllokon procesin për Gruevskin.

Sipas inteligjencës partiake të cituar në deklaratë, opsioni i Turqisë si vendstrehim i ardhshëm është përjashtuar, duke lënë si alternativa të vetme Moskën dhe Minskun. “Pyetja që shtrohet është çmimi që ai do të paguajë me paratë e qytetarëve maqedonas për këtë mbrojtje të re,” thuhet në kumtesë, ku shtohet se ekziston një rrezik real që ai t’i shpëtojë përfundimisht drejtësisë për shkak të vonesave nga Ministria e Drejtësisë.

Nikolla Gruevski, i cili udhëhoqi Maqedoninë e Veriut nga viti 2006 deri më 2016, u arratis drejt Hungarisë në vitin 2018 për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit me burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai mori azil politik nën qeverinë e Viktor Orbanit, një aleat i ngushtë ideologjik. Megjithatë, presioni i brendshëm politik në Hungari dhe ardhja në pushtet e pasardhësit të tij partiak në Shkup, Hristijan Mickoski, kanë krijuar një dinamikë të re komplekse. Edhe pse Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë rrënjë të përbashkëta me Gruevskin, marrëdhëniet e tyre janë ftohur publikisht, ndonëse opozita insiston se ekziston një marrëveshje e fshehtë për të parandaluar ekstradimin e tij që do të shkaktonte “trazira politike” brenda strukturave të pushtetit. (INA)

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, pjesë e Artemis II, misionit të NASA-s në Hënë

Nga një fshat i Gostivarit drejt një prej projekteve më ambicioze në historinë e eksplorimit hapësinor – historia e Albon Rexhepit është një dëshmi e qartë se përkushtimi dhe dija nuk njohin kufij.

Sot, ai është pjesë e misionit Artemis II të NASA, një projekt që synon rikthimin e njeriut në Hënë pas dekadash.

Me një rol drejtues në kompaninë DEWETRON në Shtetet e Bashkuara, Rexhepi kontribuon në teknologjinë e testimit dhe matjes – një komponent thelbësor për sigurinë dhe suksesin e misionit.

rugëtimi i tij profesional nisi pas studimeve në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa përvoja e parë në SHBA e çoi në kompani të njohura si Pfizer dhe më pas Legrand, ku ndërtoi një karrierë të qëndrueshme përpara se t’i bashkohej DEWETRON-it në vitin 2022.

“Produktet tona përdoren në fazën e zhvillimit dhe prodhimit të komponentëve për Artemis II. Testimet janë thelbësore që projekti të mos ketë asnjë dështim”, është shprehur Rexhepi, duke theksuar rëndësinë kritike të punës së ekipit të tij.

Ai nënvizon se përgjegjësia në projekte të tilla është e jashtëzakonshme, pasi çdo detaj lidhet drejtpërdrejt me jetën e astronautëve.

“Në projekte të tilla duhet të jesh jashtëzakonisht i përpiktë, sepse këtu në pyetje janë siguria dhe jeta e astronautëve. Nuk ka hapësirë për gabime”, ka thënë ai për Portalb.mk.

Megjithatë, përtej suksesit profesional, Rexhepi e sheh historinë e tij edhe si një mesazh frymëzues për të rinjtë shqiptarë.

“Punoni dhe mësoni. Askush nuk mund t’ju mposhtë nëse keni një qëllim në jetë. Punoni fort dhe do t’ia dilni”, është thirrja e tij për brezat e rinj.

Ndërsa misionet e ardhshme pritet të hedhin më shumë dritë mbi planet për krijimin e një baze në Hënë, kontributi i profesionistëve si Albon Rexhepi mbetet një gur themeli në këtë kapitull të ri të njerëzimit në hapësirë – dhe një arsye krenarie për gjithë shqiptarët./Ina

Shqipja nuk preket dhe nuk negociohet! Shkruan: Mevlan Ademi

Kjo protestë nuk duhej të ndodhte kurrë.
Nuk duhej (as mendohej) që në vitin 2026
studentët të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre.
Por ja ku jemi.
Por para se të jemi studentë, para se të jemi profesionistë,
ne jemi shqiptarë.
Dhe kur preket gjuha,
preket vetë themeli ynë.
Gjuha shqipe nuk është veç mënyra si flasim.
Është mënyra si ekzistojmë.
Është mënyra si kemi mbijetuar, si kemi qëndruar, si kemi ardhur deri këtu.
Siç thoshte Gjergj Fishta:
“Gjuha shqype, sa e mirë!
Sa e ambël, sa e dlirë!”
Kjo është gjuha jonë.
Ky është identiteti ynë.
Dhe Shqipja kurrsesi nuk negociohet.
Ne jemi studentë të drejtësisë.
Ne jemi ata që nesër do të mbrojmë ligjin.
Por sot jemi detyruar të dalim këtu për të kërkuar diçka që ligji tashmë e njeh.
Të drejtën për të përdorur gjuhën tonë.
A është kjo shumë?
A është kjo kërkesë e tepruar?
Ky është minimumi.
Kjo është baza.
Është dinjitet.
Sepse një shtet që nuk zbaton të drejtat që vetë i ka shkruar,
nuk është i fortë — është i brishtë.
Sot nuk kërkojmë privilegje.
Nuk kërkojmë favore.
Kërkojmë barazi.
Dhe le të jetë e qartë për të gjithë:
Ne nuk jemi këtu kundër askujt.
Ne jemi këtu për veten tonë.
Për gjuhën tonë.
Për të ardhmen tonë.
Nelson Mandela thoshte:
“Të flasësh me dikë në gjuhën e tij, do të thotë t’i flasësh në zemër.”
Sot ne kërkojmë që shteti të na flasë në zemër.
Në gjuhën tonë.
Në shqip.
Sepse gjuha:
Është histori.
Është gjak.
Është kujtesë.
Dhe një popull që detyrohet të kërkojë gjuhën e vet,
nuk ka problem gjuhe — ka problem drejtësie.
Sot jemi këtu të qetë.
Të vendosur.
Të bashkuar.
Por le të mos ngatërrohet qetësia jonë me dobësi.
Sepse kjo është një gjeneratë që nuk tërhiqet.
Ne nuk kemi ardhur për të bërë zhurmë.
Kemi ardhur për të bërë histori.

“Të flasësh një gjuhë do të thotë të marrësh mbi vete një botë.”
Dhe ne nuk do të lejojmë që bota jonë të zvogëlohet.
Nuk do të lejojmë që shqipja të trajtohet si opsion.
Sepse shqipja nuk është opsion.
Shqipja është identitet.
Sot, nga ky shesh, nga ky zë i përbashkët,
ne po themi një gjë shumë të thjeshtë:
Nuk ka shtet të së drejtës pa respekt për gjuhën.
Nuk ka barazi pa shqipen.
Nuk ka të ardhme pa dinjitet.
Dhe ne jemi këtu për këtë.
Jo për sot.
Por për nesër.
Për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh.
Sepse ne jemi brezi që nuk hesht.
Ne jemi brezi që nuk dorëzohet.
Ne jemi brezi që e mbron shqipen — me zë, me mendje me dinjitet, me zemër e me gjithcka që sjell nevoja.
kjo nuk është vetëm beteja jonë.
Është amaneti i atyre para nesh,
dhe përgjegjësia ndaj atyre që vijnë pas nesh.
Le ta dëgjojnë të gjithë:
Ne nuk do të tërhiqemi.
Ne nuk do të lodhemi.
Ne nuk do të ndalemi.
Derisa e drejta të bëhet realitet.
Shqipja nuk negociohet!

*Autori është një nga drejtuesit e nismës dhe protestës për kërkesën për provimin e jurisprudencës në shqip

“Stop diskriminimit!”- Protesta përmes fotove e studentëve në Maqedoninë e Veriut: Mos mohoni një të drejtë të fituar!

 

Qindra studentë shqiptarë në Shkup, kanë dalë sot për të protestuar pasi u mohohet e drejta për të dhënë provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase.

 

Para ministrisë së Drejtësisë ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov.

Të shumta kanë qenë edhe pankartat që ata mbanin në duar, ndër të cilat thuhej: “Respekto ligjin për gjuhët!”; “STOP diskriminimit institucional”; “Mos mohoni një të drejtë të fituar”; “Ligji për gjuhët është i qartë”, e të tjera.

studentet shkup protesta gjuha shqipe (5)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Studentët theksuan se gjuha shqipe është identiteti i tyre dhe se ata nuk do të lejojnë që shqipja të trajtohet si opsion.

“Kjo është gjuha jonë, identiteti ynë. Ne jemi student të drejtësisë që nesër do të mbrojmë ligjin, dhe sot jemi këtu për të përdorur diçka që ligji tashmë e njeh. Jemi këtu për të drejtën tonë. Gjuha është historia.

Sot jemi të bashkuar dhe nuk do lejojmë që shqipja të trajtohet si opsion, sepse nuk është opsion por identitet. Nuk ka shtet të së drejtës pa respekt për gjuhën. Ky është amaneti i atyre para nesh, dhe porosia për ata që do të vijnë pas nesh. Shqipja nuk negociohet”, u shpreh një prej studentëve. gsh

Pajaziti: Zemra mal me këtë rini që nuk përkulet!

 

Gazetari Naser Pajaziti ka vlerësuar lart guximin dhe masovitetin e rinisë studentore shqiptare sot në Shkup, duke theksuar se mbrojtja e gjuhës është mbrojtje e dinjitetit kombëtar dhe të drejtës së tyre akademike.

Ja mesazhi i plotë:

Zemra mal me këtë rini që nuk përkulet!

Sot studentët shqiptarë na kujtuan se kush është forca e vërtetë e këtij vendi. Në një marsh dinjitoz dhe masiv, ata u rreshtuan në mbrojtje të asaj që është më e shenjtë: dinjitetit dhe gjuhës sonë amtare.

Kur integriteti takon guximin, politikanët e “stivuar” në karriget e tyre e kuptojnë se llogaritë i kanë bërë gabim. Kërkesa e studentëve nuk është lëshime politike, por kërkesë për drejtësi – dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, e cila nuk mund të mbetet peng i burokracive apo vullneteve të mbrapshta politike.
Nuk ka pushtet që mposht dritën e rinisë. Ata që tentuan t’i nënçmojnë apo t’i heshtin, sot morën leksionin më të mirë: Vendin jua treguan aty ku e keni – jashtë vullnetit të popullit dhe larg realitetit të kësaj rinie që nuk bën kompromis me të drejtat e saj.
Zëri i tyre sot ishte kumbues: Gjuha shqipe në provimet juridike nuk është dëshirë, është ligj!(INA)

“Do të kthehemi përsëri!” – Studentët dërgojnë mesazh të fortë Fillkovit për provimin e jurisprudencës

Protestë e përbashkët e studentëve: Kërkohet drejtësi, barazi dhe zbatim i ligjit

“Fillkov dorëheqje” dhe “Gjuha shqipe nuk negociohet” ishin mesazhet kryesore që dominuan protestën e studentëve shqiptarë sot në Shkup raporton INA.

Në këtë protestë u bashkuan studentët shqiptarë nga tre universitete – Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Nënë Tereza – të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, si e drejtë e garantuar me ligj.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, pas deklaratave të tij se nuk do të lejojë zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe. Studentët theksuan se kërkesa e tyre është e qartë: zbatimi i plotë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Njëri nga zërat kryesorë të protestës, studenti Mevlan Ademi, u shpreh se kjo protestë është pasojë e një padrejtësie që nuk duhej të ekzistonte në vitin 2026.

“Kjo protestë duhej të ndodhte dikur. Nuk duhej të mendohej që në vitin 2026 studentët të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre. Para se të jemi studentë e profesionistë, ne jemi shqiptarë. Gjuha shqipe nuk është vetëm mënyra si flasim, por mënyra si kemi ekzistuar dhe kemi ardhur deri këtu. Gjuha shqipe nuk negociohet. Ne jemi studentë të drejtësisë – nesër do të mbrojmë ligjin, por sot kërkojmë të drejtën tonë për gjuhën amtare. Një shtet që nuk zbaton të drejtat e veta, nuk mund të ekzistojë”, deklaroi Ademi.

Ndërkohë, studenti Besar Sejdiu theksoi se kërkesa e tyre është minimale dhe plotësisht ligjore.

“Kërkesa jonë është e thjeshtë: respektojeni Kushtetutën dhe ligjin – as më shumë, as më pak. Kolegët tanë kanë të drejtë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Çdo zvarritje është përpjekje për ta mohuar këtë të drejtë”, deklaroi ai.

Në përfundim të protestës, studentët dërguan një mesazh të qartë paralajmërues për institucionet: “Do të kthehemi përsëri”, nëse nuk zgjidhet çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.(INA)

SA VITE SERBIA USHTROI PUSHTET NË KOSOVË ? Apo MATEMATIKA KUNDËR MITOMANISË Shkruan: Milutin L. Cerović

Le të shohim si matematika bëhet armik i mitit serb. Sepse po të mbaheshin ndonjëherë lojëra olimpike në gënjeshtër, medalja e artë, pa asnjë konkurrencë, do t’i takonte Serbisë.

Sidomos për temën e Kosovës legjendare.

Por nuk na duhen emocione as retorikë. Na duhen vetëm numrat.

Llogaritja – nga 1389 deri në 2026

Ta marrim periudhën e kufizuar që edhe vetë serbët pëlqejnë ta citojnë, nga Beteja e famshme e Kosovës në vitin 1389 e deri sot, në vitin 2026.

2026 − 1389 = 637 vite

Ky është korniza e përgjithshme kohore me të cilën operohet kur flitet për “Kosovën serbe”.

Tani ta shtrojmë pyetjen e vërtetë:

Sa nga këto 637 vite Kosova ka qenë realisht nën pushtetin e Serbisë?

Matematika e vërtetë

Serbia formalisht mori pushtetin mbi Kosovën në vitin 1912 dhe atë me forcë, përmes armëve, e jo me të drejtë.

Ai pushtet zgjati deri në vitin 1999, kur Kosova doli nga administrimi serb.

1999 − 1912 = 87 vite.

Pra, gjithsej vetëm 87 vite.

Përkundër kësaj, në 550 vitet e mbetura Kosova ishte nën të tjerët.

E megjithatë, logjika serbe pretendon se numri 87 është më i madh se numri 550.

Ja rekordi olimpik në matematikën mitomane.

Konteksti që heshtet

Të kthehemi në vitin 1878 dhe Kongresin e Berlinit, kur Serbia për herë të parë në histori u njoh ndërkombëtarisht si shtet. Me kufij që shtriheshin nga Beogradi deri në Vranjë.

Për Kosovën asnjë gjurmë. Asnjë përmendje.

Kosova u përvetësua vetëm në vitin 1912 – po atë vit kur Shqipëria u njoh ndërkombëtarisht si shtet i pavarur.

Rastësi? Vështirë.

Pyetja kyçe

Mbi çfarë baze Kosova ka qenë ndonjëherë “serbe”, kur Serbia nga të gjithë pushtuesit e ka mbajtur më së shkurtri dhe vetëm me pushkë e ka marrë?

Nëse nga ato 87 vite e zbresim periudhën e Jugosllavisë së Titos (45 vite), në të cilën Kosova nuk ishte nën Serbi por nën administrim federal — del se Serbia ka qeverisur Kosovën në mënyrë të pavarur vetëm rreth 42 vite.

Tani një postskriptum spektakolar për kishat dhe manastiret

Tregimet për kishat ortodokse dhe manastiret si “provë e Kosovës serbe” paraqesin një mashtrim të rëndë historik.

Këto objekte sakrale, si edhe ato në Mal të Zi, nuk janë dëshmi e një serbizmi fantomik.

Ato janë dëshmi e ortodoksisë.

Dhe ortodoksia nuk është shpikje serbe. Atë e kanë besuar edhe më herët dhe më thellë:

Bullgarët, grekët, maqedonasit, rumunët, malazezët…

Kisha nuk dëshmon se e kujt është toka. Dëshmon vetëm se e kujt ka qenë feja.

Prandaj ky tekst do të shkaktojë shumë polemika, por jo te ata që e duan historinë, por te ata që e duan mitin.

Te ata të cilëve faktet dhe matematika thjesht nuk u pëlqejnë.

Burimi:

Aktuelno, datë 30 prill 2026

 

Pas humbjes së Orbanit, bashkëpunëtorët e tij nxjerrin pasuritë jashtë Hungarisë! Asetet zhvendosen drejt vendeve të Lindjes së Mesme

Humbja e Orbanit në zgjedhje, i hapi rrugën një kapitulli të ri politik në Hungari nën drejtimin e Peter Magyar. Por, paralelisht me ndryshimin e pushtetit, raportohet për një “garë” të shpejtë nga rrethi i ngushtë i Orbanit për të transferuar pasuritë jashtë vendit.

Sipas burimeve të cituara nga mediat ndërkombëtare, avionë privatë po nisen nga Vjena, ndërsa individë të lidhur me partinë Fidesz po zhvendosin asetet e tyre drejt vendeve si Arabia Saudite, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në destinacione më të largëta si Australia dhe Singapori.

Që nga ardhja në pushtet e Orbanit në vitin 2010, një rreth i vogël bashkëpunëtorësh të afërt me të ka grumbulluar pasuri të mëdha, pjesërisht falë kontrollit në rritje mbi ekonominë dhe kontratave publike të financuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i ardhshëm, Peter Magyar, ka ngritur alarmin, duke akuzuar persona të lidhur me Fidesz se po përpiqen të mbrojnë pasuritë e tyre nga llogaridhënia përpara se qeveria e tij të marrë detyrën në fillim të majit.

“Oligarkët e lidhur me Orbanin po transferojnë dhjetëra miliarda forinta jashtë vendit”, ka deklaruar ai, duke u bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë largimin e personave të dyshuar drejt vendeve ku ekstradimi është i vështirë.

Mes emrave të përmendur është edhe familja e Lorinc Meszaros, një nga aleatët më të afërt të Orbanit dhe një prej njerëzve më të pasur në Hungari, pasuri e cila, sipas kritikëve, është rritur ndjeshëm përmes kontratave publike.

Raportimet flasin gjithashtu për familje oligarkësh që kanë nisur të largohen nga vendi, duke tërhequr edhe fëmijët nga shkollat dhe duke organizuar masa sigurie për largimin e tyre.

Ndërkohë, media investigative hungareze paralajmërojnë se përpjekjet për rikuperimin e pasurive të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme mund të zgjasin me vite.

Magyar ka premtuar një luftë të fortë kundër korrupsionit dhe klientelizmit, duke deklaruar se Hungaria është përballur me “plaçkitje dhe degradim” gjatë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, akuzat për shkatërrim provash gjatë javëve të fundit të qeverisjes së Orbanit janë hedhur poshtë nga zyrtarët aktualë si të pabaza.

Pas humbjes, Orban ka bërë të ditur se nuk do të marrë mandatin parlamentar, por synon të mbetet në krye të Fidesz për të udhëhequr një proces “rinovimi”.

Raportohet gjithashtu se ai mund të udhëtojë drejt Shtetet e Bashkuara në javët në vijim, ndërsa disa figura të lidhura me Fidesz po aplikojnë për viza pune atje, duke synuar të lidhen me rrjete pranë Partisë Republikane dhe lëvizjes MAGA. gsh

Presidenti kroat: Kroacia nuk ka armik tjetër përveç Serbisë

Presidenti kroat Zoran Millanoviq deklaroi se Kroacia “nuk ka armiq përveç Serbisë”, me të cilën marrëdhëniet nuk janë të harmonizuara, dhe se Zagrebi nga ana e tij “po bën gjithçka që mundet” për përmirësimin e marrëdhënieve.

“Kroacia, në fakt, nuk ka armiq, ka vetëm Serbinë me të cilën nuk po arrin dot të harmonizojë marrëdhëniet”, deklaroi Millanoviq në një seancë solemne me rastin e Ditës së Qarkut Krapina-Zagorje.

Do të ishte shumë mirë, siç tha ai, sikur kjo të ishte e mundur, por nuk është e mundur dhe “për këtë vërtet nuk shoh fajtorë në Kroaci”.

“Ne po bëjmë nga ana jonë gjithçka që mundemi”, tha ai, duke theksuar veçanërisht se Kroacia duhet të jetë shumë e kujdesshme nëse tërhiqet, qoftë me plan, qoftë nga inercia, në ndonjë armiqësi të re globale me disa shtete.

“Nuk duam përplasje, nuk duam konflikt. A kemi të drejtë për një lloj të tillë të politikës së jashtme? Nevoja jonë ekzistenciale është të jemi zot në vendin tonë, por jo me portofol në xhep – sepse sot askush nuk mban më para në xhep, por me mendjen tonë dhe me gjykimet tona se çfarë është e mirë për ne dhe çfarë nuk është”, theksoi Millanoviq.

Duke folur për Bashkimin Evropian, Millanoviq theksoi se blloku kryesisht prodhon ushqim vetë dhe kështu siguron nevojat e veta.

“Bashkimi Evropian është një projekt paqeje dhe sigurie, jo një projekt lufte, në të cilin po shndërrohet dita-ditës, ndërsa jemi ulur këtu”, tha presidenti kroat.

Ai theksoi se “ka një sërë përpjekjesh për të armatosur BE-në, dhe ky nuk është më një projekt paqeje”.

“Ne jemi pjesë e një shoqërie ku po hartohen plane të mëdha, në mendimin strategjik të së cilës ne pothuajse nuk mund të marrim pjesë. Jemi shumë të vegjël, por ato na prekin shumë”, tha ai.

“Gjermania ka 250.000 ushtarë, ndërsa cila është perspektiva që të ketë një milion? Shumë e vogël, pothuajse aspak, duke pasur parasysh kulturën dhe rendin juridik të Gjermanisë. Njerëzit nuk duan të shkojnë në ushtri”, shtoi ai.

“Cilat janë shanset që Kroacia, me 17.000 ushtarë në letër dhe 13.000 në realitet, të arrijë në 50.000 me rezervë, që është minimumi minimal për të filluar planifikimin e një vizioni mbrojtës? Cilat janë shanset për këtë? Më të vogla se të voglat”, vlerësoi Millanoviq. syri,net

Hungari, kryeministri i ri Peter Magyar zotohet të hapë arkivat e policisë sekrete të epokës komuniste

Qeveria e re e Hungarisë do të hapë arkivat historike të policisë së saj sekrete të epokës komuniste, sipas njeriut që do të drejtojë zyrën e Peter Magyar, fituesit të zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji , i cili pritet të bëhet kryeministër më 9 maj.

Partia hungareze e qendrës së djathtë, Tisza, mundi partinë Fidesz të liderit veteran Viktor Orban më 12 prill, me premtimet për ta rikthyer Hungarinë në një kurs pro-evropian, për të ringjallur një ekonomi në agoni dhe për të siguruar lirimin e miliarda eurove nga fondet e ngrira të Bashkimit Evropian.

Balint Ruff, i konfirmuar nga Hungaria të mërkurën si kandidati i tij për të drejtuar zyrën e kryeministrit, i tha faqes së lajmeve Valasz Online se hapja e arkivave të policisë sekrete do të ishte “detyra e tij numër një”.

“Kjo është një detyrë për historianët, por unë do të jem në gjendje të sigurohem që qeveria e ardhshme të ofrojë një kornizë për këtë, domethënë, që do të ofrojë mundësinë për të bërë kërkime pa presion politik”, tha Ruff, një avokat dhe këshilltar politik.

Ndryshe nga Polonia ose Republika Çeke, Hungaria nuk i ka zbuluar kurrë zyrtarisht emrat e bashkëpunëtorëve të policisë sekrete të epokës komuniste, megjithëse me kalimin e viteve disa emra janë përfolur në media.

Individët mund të hyjnë në dosjet e tyre, por jo, për shembull, në materialet rreth të tjerëve, duke përfshirë informatorët e mëparshëm.

Historiani Krisztian Ungvary, një mbështetës i zëshëm i transparencës së plotë, tha në një leksion të vitit 2023 se, ndërsa “e kaluara e figurave publike nuk është publike, ata do të jenë vazhdimisht të prekshëm nga shantazhet nga ata që kanë qasje në informacion rreth së kaluarës së tyre”.

Ruff tha se synonte të krijonte një zyrë për të rikuperuar miliarda forinta të humbura për shkak të korrupsionit dhe gjithashtu do të mbikëqyrte çështjet e BE-së në mënyrë që hungarezët të mund të mbikëqyrin nga afër punën për zhbllokimin e fondeve të BE-së. bw

Shqipëria bllokohet për shkak të Ramës – BE ngre grupin e punës për anëtarësimin e Malit të Zi

Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviç, tha se ky është një “moment historik dhe hapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në BE”.

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së miratuan sot krijimin e një grupi pune ad hoc për të hartuar Traktatin e Anëtarësimit me Malin e Zi, raportoi Radiotelevizioni i Malit të Zi (RTCG). Informacioni u konfirmua nga Presidenca Qipriote e Këshillit të BE-së.

“Sot, ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) miratuan krijimin e një grupi pune ad hoc për të përgatitur Traktatin e Pranimit të Malit të Zi. Presidenca qipriote ka punuar shumë për të siguruar që grupi i punës të ngrihet sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht duke pasur parasysh punën e gjatë teknike që duhet të përfundojë përpara se të fillojë hartimi aktual i Traktatit të Pranimit. Jemi të bindur se kjo do të dërgojë një mesazh të qartë se pranimi është i arritshëm për partnerët nga vendet e zgjerimit”, tha një zëdhënës i Presidencës qipriote.

Se marrëveshja e pranimit të Malit të Zi do të jetë e para që do të përfshijë mekanizma të rinj mbrojtës, u deklaroi së fundmi nga Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), raporton RTCG.

“Klauzolat mbrojtëse nuk janë asgjë e re, por kjo do të jetë e re. Dhe kjo tani lidhet me rishikimet e politikave para zgjerimit. BE-ja duhet të përgatitet institucionalisht, politikisht dhe financiarisht”, tha Kos.

Në deklaratën e sotme të lëshuar nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministrja Maida Gorčević tha se ky është një “moment historik dhe hapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në BE”, i cili vjen si një sinjal i qartë dhe konfirmim i mbështetjes së fortë të Bashkimit Evropian për gjithçka që është arritur në periudhën e mëparshme.

“Lajme të shkëlqyera po vijnë nga Brukseli. Formimi i Grupit Punues për hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi në BE është një tjetër konfirmim se jemi në rrugën e duhur që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028”, deklaroi Gorçeviç.

Ajo shtoi se krijimi i një grupi pune ad hoc është një praktikë standarde në procesin e zgjerimit, por në këtë moment, pas shumë vitesh, ai mbart një mesazh të fortë politik dhe konfirmon se Bashkimi Evropian ka besim tek kjo qeveri për të përfunduar procesin e negociatave brenda afatit të planifikuar, deri në fund të vitit.

Ajo shpjegoi se detyra e këtij grupi do të jetë koordinimi i përgatitjes përfundimtare ligjore dhe teknike të Traktatit, duke përfshirë përcaktimin e periudhave kalimtare dhe mekanizmave mbrojtës, me qëllim sigurimin e integrimit gradual dhe të qëndrueshëm të Malit të Zi në kuadrin ligjor dhe institucional të Bashkimit Evropian.

Traktati i Anëtarësimit përgatitet teknikisht paralelisht me fazën përfundimtare të procesit të negociatave, por finalizohet vetëm pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt negociues. Kjo do të thotë që Mali i Zi duhet të tregojë përputhshmëri të plotë të legjislacionit të tij me acquis të Bashkimit Evropian, kapacitet të vendosur administrativ për zbatimin e tij, si dhe një plan të qartë për financimin dhe kryerjen e detyrimeve të marra përsipër.

Një rëndësi e veçantë reflektohet edhe në faktin se ky do të jetë Traktati i parë i Anëtarësimit pas 13 vitesh që nga zgjerimi i fundit, duke e bërë atë një traktat të gjeneratës së re dhe një model të mundshëm për zgjerimet e ardhshme, përfundon deklarata.

Mali i Zi deri më tani ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt negociues me BE-në, shkruan, europeanwesternbalkans.com.

Ndërkohë Shqipërisë i është bllokuar procesi i integrimit për shkak të Ramës që mbron korrupsionin e zëvendëses së tij por edhe të anëtarëve të tjera të kabinetit.

Por edhe për shkak të lidhjeve tashmë të konfirmuar të rilindjes me bandat dhe kriminalitetin dhe kartelet që pastrojnë paratë në Shqipëri.

Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

Radio Evropa e Lirë

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit të reformave, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime në Komisionin Evropian (KE).

Sipas informacioneve jozyrtare, komisionarja Kos e ka dërguar këtë letër më 17 prill në të gjitha kryeqytetet e rajonit.

Burimet e REL-it kanë konfirmuar se me këtë letër, komisionarja Kos u ka kërkuar të gjithëve vendeve të përshpejtojnë reformat e parashikuara në Planin e Rritjes, në mënyrë që të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e kësaj pakoje financiare.

Në fakt, mjetet financiare nga Plani i Rritjes janë të kufizuara në kohë. Për çdo hap reformues është paraparë një afat përfundimtar për zbatim dhe është ndarë një shumë e caktuar parash.

KE-ja ka paraparë edhe të ashtuquajturën “periudhë grejs”, e cila mundëson shtyrjen e zbatimit për një periudhë të caktuar kohore. Për hapat që duhej të përmbusheshin në mesin e vitit 2025, afati përfundimtar skadon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa për hapat që duhej të realizoheshin në fund të vitit 2024, ky afat përfundon gjatë vitit 2026.

“Nëse nuk përmbushen, partnerët rrezikojnë të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro”, konfirmoi për REL një zyrtar i KE-së.

Ndryshe, këstin e parë ose disa mjete nga Plani i Rritjes i kanë marrë pesë shtete të rajonit, me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës, e cila është vonuar me miratimin e agjendës reformuese.

Fundi i qershorit të këtij viti përbën momentin kur secili vend hyn në të ashtuquajturin moment të humbjes së përhershme, nëse nuk i përmbush reformat e dakorduara më herët.

Sipas burimeve në Bruksel, humbjet e mundshme sipas shteteve, në rast se nuk ndërmerren të gjitha reformat, janë si vijon:

  • Kosova: 68.8 milionë euro
  • Shqipëria: 67.7 milionë euro
  • Bosnja dhe Hercegovina: 373.9 milionë euro
  • Mali i Zi: 15.1 milionë euro
  • Maqedonia e Veriut: 49.2 milionë euro
  • Serbia: ndërmjet 108.7 dhe 135.9 milionë euro

Bazuar në shumën maksimale, në total mund të humben 710.6 milionë euro, që përfaqëson 11.84 për qind të financimit të përgjithshëm nga Plani i Rritjes.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori.

Më 16 prill, Kosova mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.

Ky plan, ndër të tjera, synon të dyfishojë ekonomitë e këtyre vendeve gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Greqia nis shpimet për gaz në Jon, deri në thellësi 4600 metra dhe sasi të mundshme në 270 miliardë metra kub! 5 mld euro investim, sot u firmos dhe marrëveshja

Të ardhurat potenciale për shtetin grek nga shfrytëzimi komercial i bllokut 2 në Detin Jon gjatë një periudhe 20-vjeçare pritet të arrijnë në 10 miliardë euro, pa kërkuar pjesëmarrje të drejtpërdrejtë financiare nga shteti grek nga burimet shtetërore.


Kjo u deklarua gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës midis konsorciumit ExxonMobil, Energean, Helleniq Energy dhe Stena Drilling, i cili do të ndërmarrë programin 60-ditor të shpimit, nga Mathios Rigas, Drejtor Ekzekutiv i Energean.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dhe të Suedisë, Håkan Emsgårdn.

Kreu i kompanisë greke, e cila është edhe operatori i bllokut 2, deklaroi se deri më 15 qershor, studimi mjedisor i projektit do të jetë paraqitur në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, me qëllim që të miratohet deri në mesin e nëntorit, gjë që do të lejojë që programi i shpimit të fillojë në shkurt 2027.

“Në të njëjtën kohë, investimi total – i vlerësuar në mbi 5 miliardë euro – pritet të veprojë si një levë rritjeje për ekonominë greke. Krijimi i 180 vendeve të reja të punës, si gjatë fazës së ndërtimit ashtu edhe gjatë funksionimit të projekteve, do të forcojë komunitetet lokale dhe do të kontribuojë në uljen e papunësisë”, informon “Protothema”.

Siç u përmend nga Rigas, kompania tani po synon një strukturë të gjerë gjeologjike, të cilën ai e karakterizon si veçanërisht premtuese. Vlerësimet flasin për rezerva që mund të arrijnë në 270 miliardë metra kub gaz natyror. Për krahasim, konsumi vjetor i Greqisë është afërsisht 6 miliardë metra kub, gjë që thekson rëndësinë potenciale të zbulimit.

Siç u tha, probabiliteti i suksesit të shpimit është 16%, një përqindje që konsiderohet e zakonshme për projekte të këtij lloji. Rreziku i investimit, megjithatë, merret përsipër tërësisht nga kompania.

Shpimi i planifikuar do të zhvillohet në një thellësi prej afërsisht 4,600 metrash, në një zonë detare me një thellësi uji prej 840 metrash, duke e bërë projektin teknikisht të vështirë.

greqi

Sipas të dhënave të paraqitura, vitet e fundit Energean ka investuar mbi 4 miliardë euro në Mesdheun Lindor për zhvillimin e depozitave të naftës dhe gazit.

Në të njëjtën kohë, janë kryer më shumë se 10 shpime në ujëra të thella, gjë që tregon nivelin e lartë të ekspertizës dhe përvojës. gsh

Magyar paralajmëron ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria: Është kriminel ndërkombëtar, s’ka vend këtu!

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, është një kriminel ndërkombëtar dhe nuk duhet të jetë në Hungari, tha lideri i ri hungarez Peter Magyar pas fitores bindëse të partisë së tij Tisza ndaj Fidesz të Viktor Orban.

Magyar kritikoi ashpër vendimin e qeverisë Orban për t’u dhënë azil politikanëve polakë Zbigniew Ziobro dhe Marcin Romanowski, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ai bëri një paralele të drejtpërdrejtë me rastin e Gruevskit, i cili gjithashtu mori mbrojtje në Hungari nga Orban.

Magyar tha se Hungaria nuk duhet të bëhet strehë për kriminelët ndërkombëtarë dhe theksoi se kjo vlen jo vetëm për politikanët polakë, por edhe për Gruevskin, të cilin ai e përshkroi si një kriminel të dënuar. Ai shtoi se vendet e tjera evropiane duhet të ekstradojnë gjithashtu çdo kriminel politik hungarez që përpiqet të largohet jashtë vendit, në frymën e bashkëpunimit evropian.

Në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, Fidesz i Orbanit pësoi një humbje dërrmuese. Në parlamentin e ri me 199 vende, formacioni i Peter Magyar do të ketë 138 vende, Fidesz 55 dhe Mi Hazank pro-rus gjashtë.

Gruevski, i cili shërbeu si kryeministër nga gushti 2006 deri në mesin e janarit 2016, u dënua në shtator 2018 me dy vjet burg. Disa ditë para arrestimit të tij, më 12 nëntor 2018, ai u largua ilegalisht nga Maqedonia e Veriut, duke udhëtuar nëpër Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Orban i dha atij azil po atë nëntor sipas një procedure të përshpejtuar. bw

Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari

Qeveria në të cilën Tiszaa do të ketë shumicën do të hetojë përpjekjen e supozuar për të sulmuar gazsjellësin pranë Kanjizhës, tha fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Hungari dhe udhëheqësi i Tisza-s, Peter Magyar.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga mediat serbe, ai tha se është e rëndësishme për të që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë të mbeten të mira, kryesisht për shkak të hungarezëve në Vojvodinë, megjithëse supozoi se kush janë “kumbarët” e miqësisë së madhe midis Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban, por edhe Robert Fico.

Ai shtoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë, por se mund t’i thotë popullit serb të “nxjerrë forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari”, transmeton Telegrafi.

Gjatë fushatës zgjedhore, ndodhi një veprim që i ngjante një të ashtuquajturi operacioni “flamur i rremë”, të dielën e Pashkëve, kur ishte planifikuar një përpjekje e supozuar për të sulmuar gazsjellësin, për të cilin kryeministri Viktor Orban kishte folur tashmë një javë më parë, duke njoftuar se diçka e tillë do të ndodhte, kujtoi Peter Magyar.

“Pra, mund të them se u bë mjaft ngadalë dhe ishte e qartë se organizatorët u tërhoqën prej saj dhe nuk shkuan aq larg sa prisnin eprorët e tyre në Rusi dhe Viktor Orban. Mendoj se ata bënë gjënë e duhur, sepse qeveria e Tiszës do të hetojë se çfarë ndodhi saktësisht, nëse kishte një rrezik të vërtetë – sepse është e mundur që të kishte. Por nëse kishte një rrezik të vërtetë, atëherë kryeministri duhet të drejtojë vendin dhe jo të luajë një rol në një shfaqje si Viktor Orban të dielën e Pashkëve, i cili fluturoi me helikopter dhe mblodhi të gjithë propagandën hungareze me helmeta dhe uniforma për t’u ‘frikësuar’ së bashku”, tha ai.

Në një situatë të tillë, kryeministri duhet të garantojë sigurinë e vendit, shtoi hungarezi.

“Qytetarët e Hungarisë, si qytetarët e Serbisë, me të drejtë presin që udhëheqja e tyre të sigurojë siguri, zhvillim dhe paqe. Nën qeverinë e Tiszës, do të ketë rend, paqe, siguri dhe zhvillim në Hungari – kjo është ajo që mund të them”, tha ai.

Ai do të ishte shumë i lumtur të takohej me udhëheqjen serbe, shtoi Peter Magyar.

“Unë e di saktësisht se çfarë po ndodh në Serbi dhe e di se çfarë lloj lidhjesh ka pasur, ka dhe mund të ketë midis qeverisë së Orbanit dhe Serbisë së udhëhequr nga (Aleksandar) Vuçiq, ashtu siç e di se çfarë lloj lidhjesh ka midis Sllovakisë së Robert Ficos dhe Viktor Orbanit dhe e di përafërsisht se kush qëndron pas këtyre marrëdhënieve, kush është ‘kumbari’ i këtyre miqësive të mëdha”, shtoi ai.

Megjithatë, për hir të hungarezëve që jetojnë në Serbi, është shumë e rëndësishme për Budapestin që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë, të cilat aktualisht mund të konsiderohen të mira, të mbeten të tilla dhe të mos varen nga individët, tha Magyar.

“Unë besoj se kjo është në interesin si të udhëheqjes aktuale serbe ashtu edhe të hungarezëve që jetojnë në Serbi, si dhe të interesit tonë. Jam i hapur për bashkëpunim, pavarësisht faktit se ne ndoshta mendojmë ndryshe për botën në shumë mënyra sesa presidenti Vuçiq ose udhëheqja serbe. Megjithatë, miqësia e popujve tanë dhe marrëdhëniet e mira ekzistuese janë shumë të rëndësishme për ne. Mund të them se nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera. E shoh vetë se si janë protestat dhe si i trajtojnë autoritetet ato”, tha ai.

Ai vuri në dukje se, siç tha ai, “ngjashëm me Hungarinë, mediat e pavarura në Serbi janë në një situatë shumë të vështirë”.

“Ajo që mund t’i them popullit serb, pa ndërhyrë në punët e tyre të brendshme, është se ata duhet të nxjerrin forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari. Këtë ua them edhe shumë vendeve të tjera ku njerëzit janë në një situatë të vështirë, ku ekziston një regjim i ashtuquajtur hibrid, domethënë ku nuk ka sundim të plotë të ligjit: është e mundur, është vërtet e mundur nëse njerëzit bashkohen. Ne hungarezët e kemi përjetuar këtë shumë herë gjatë historisë. Nëse bashkohemi, mund të përparojmë edhe në rrethanat më të vështira dhe të arrijmë sukses. Dje ishte pikërisht kjo – treguam se pavarësisht të gjitha pengesave dhe mbështetjes ndërkombëtare që kishte Viktor Orbán, nga praktikisht e gjithë elita politike globale – presidenti rus, presidenti amerikan, presidenti kinez, presidenti turk, kryeministri izraelit, si dhe shumë udhëheqës të tjerë si Vuçiq dhe Robert Fico – populli hungarez tha se historia e Hungarisë është shkruar nga hungarezët në Hungari dhe populli hungarez fitoi”, tha hungarezi.

Pavarësisht të gjithave, thotë ai, është i lumtur të takohet dhe të flasë, të jetë i pranishëm dhe të bashkëpunojë, shtoi ai.

“Dhe do të bëj të njëjtën gjë me Aleancën e Hungarezëve të Vojvodinës, pavarësisht faktit se ata e mbështetën plotësisht fushatën e Viktor Orbanit, në kundërshtim me pikëpamjet e shumë hungarezëve të Vojvodinës të cilët thanë se donin të vendosnin vetë se për kë të votonin. I falënderojmë të gjithë hungarezët e Vojvodinës që votuan për ne, por mund t’u them të gjithë hungarezëve, përfshirë ata jashtë vendit, se mund të mbështeten te qeveria Tisza. Ata do të marrin të njëjtën mbështetje si më parë, do të ruajnë shtetësinë e dyfishtë dhe të drejtën e votës, por paratë që morën nuk do të përvetësohen më kryesisht nga njerëz të afërt me Viktor Orbanin, por në fakt do të arrijnë te hungarezët – qoftë në Vojvodinë, Transilvani apo Rumani”, i tha ai diasporës. /Telegrafi/

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Valona Tela

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor.

Ato u shpallën pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht këtë javë, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare e fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për tentim të përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

Legjislatura e dhjetë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjati më pak se tre muaj.

Ato zgjedhje u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë përfunduan pa sukses.

Analistët paralajmërojnë se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional.

Ata shtojnë se kriza ndikon edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore dhe sjell barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

Më 2 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur afati për partitë politike për t’u deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për formimin e koalicioneve, i cili do të zgjasë deri më 7 maj.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ-ja, më 2 maj ka nisur edhe afati për certifikimin e partive të reja dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja përfundon më 10 maj, ndërsa për listat e kandidatëve më 12 maj.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të kushtojnë 10 milionë e 887 mijë euro.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen vendvotimet.

Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa një ditë para zgjedhjeve do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike.

Regjistrimi për votim nga jashtë vendit do të bëhet nga 6 deri më 17 maj.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind.

Lorna Hajdini drejtuesja shqiptare e bankës JPMorgan hedh poshtë akuzat dhe premton bashkëpunim për pastrimin e emrit

U padit për abuzimin seksual

Lorna Hajdini

 

Lorna Hajdini, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare që mban post ekzekutiv drejtues në bankën amerikane JPMorgan, ka mohuar me forcë akuzat për abuzim seksual ndaj vartësit të saj indian Chirayu Rana, duke i cilësuar pretendimet si “të fabrikuara dhe mashtruese”.

Ekipi i saj ligjor i hodhi poshtë akuzat në një deklaratë për “The New York Post”, në përgjigje të një padie të depozituar të hënën në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut, nën pseudonimin “John Doe”.

Sipas mbrojtjes së saj, pretendimet rrjedhin nga një mosmarrëveshje në vendin e punës dhe janë nxjerrë jashtë kontekstit. Rasti është bërë publik përmes kanaleve të brendshme dhe ligjore, duke tërhequr vëmendje në sektorin bankar dhe atë korporativ.

Hajdini ka deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me procesin ligjor për të pastruar emrin e saj.

Në padi, drejtoresha 37-vjeçare akuzohet se ka ushtruar presion dhe abuzim ndaj vartësit të saj, përfshirë pretendime për drogim me substanca si Rohypnol dhe Viagra, si dhe kërcënime për heqjen e bonusit në rast mosbindjeje.

JPMorgan i ka mohuar fuqimisht të gjitha akuzat. Një zëdhënës i bankës deklaroi se një hetim i brendshëm i kryer nga burimet njerëzore dhe juristët e kompanisë nuk ka gjetur prova që mbështesin pretendimet.

Sipas bankës, hetimi ka përfshirë analizimin e të dhënave telefonike dhe emaileve të ekipit. Ndërsa disa punonjës kanë bashkëpunuar me hetimin, paditësi thuhet se ka refuzuar të marrë pjesë dhe të japë detaje kyçe për çështjen.

 

Pretendonte i ‘skllavëruar seksualisht’ nga Lorna Hajdini – Ish-bankieri që fabrikoi akuzën u largua nga puna e re

‘New York Post’ –

Financieri i Wall Street-it, Chirayu Rana, personi anonim “John Doe” që ngriti një padi sensacionale — dhe mjaft të kontestuar — për ngacmim seksual ndaj një drejtuesi të JPMorgan Chase, është larguar nga firma e investimeve Bregal Sagemount, bëjnë të ditur burimeve të larta të kompanisë për “The Post”.

Gazetë kontaktoi Bregal Sagemount për një koment përpara se të publikonte lajmin ekskluziv që zbulonte identitetin e “John Doe”.

Disa orë më vonë, drejtues të burimeve njerëzore dërguan një deklaratë ku thuhej se Rana nuk ishte më pjesë e kompanisë.

“Chirayu Rana ka qenë i punësuar në Bregal Sagemount nga 20 tetori 2025 deri më 2 prill 2026. Ai nuk është më punonjës,” shkruanin drejtuesit e tij tashmë ish-punëdhënës. “Nuk jemi në gjendje të ndajmë informacione të tjera (mbi rrethanat e largimit të tij).”

Adresa e emailit të Rana-s në kompani, e cila ka selinë në Manhattan, në 200 Park Avenue, duket ende aktive. Një zëdhënës i Bregal nuk iu përgjigj kërkesës së “The Post” për koment të mëtejshëm.

Ndërkohë, ish-financieri ka nisur të fshijë gjurmët e tij digjitale pasi u publikua lajmi se ai qëndronte pas akuzave ndaj Lorna Hajdini, duke çaktivizuar profilet e tij në LinkedIn dhe Instagram.

Dokumenti shpërthyes gjyqësor, i depozituar fillimisht të hënën në një gjykatë shtetërore në Nju Jork dhe më pas i tërhequr për “korrigjime”, pretendonte se Lorna Hajdini e kishte droguar Chirayu Rana me Rohypnol dhe Viagra, e kishte kërcënuar me bonusin për të përfituar marrëdhënie seksuale dhe e kishte përndjekur në apartamentin e tij në Manhattan.

Por këto akuza, që u bënë virale, po rrëzohen pothuajse po aq shpejt sa u përhapën.

“The Post” ka konfirmuar se të dy raportonin te dy drejtorë të ndryshëm menaxhues, çka do të thotë se Hajdini nuk kishte asnjë mundësi të ndikonte në kompensimin vjetor të tij.

Padia e Rana-s kërkonte dëmshpërblime të papërcaktuara për humbje të ardhurash, stres emocional dhe dëmtim të pretenduar të reputacionit.

Një hetim i brendshëm i JPMorgan, që shqyrtoi email-e, regjistra telefonikë dhe deklarata dëshmitarësh, nuk gjeti “asnjë provë” që mbështeste pretendimet e “John Doe”, sipas një zëdhënësi të bankës.

“Pas hetimit, nuk besojmë se këto pretendime kanë bazë,” tha zëdhënësi, i cili nuk pranoi të japë detaje mbi identitetin e paditësit, por shtoi se ai kishte refuzuar të merrte pjesë në hetim ose të jepte fakte kyçe.

Një burim i tha “The Post” se Rana kishte tentuar pa sukses të negocionte një pagesë nga JPMorgan që arrinte në “miliona”.

Ndërkohë ekipi ligjor i Hajdinit ishte edhe më i prerë.

“Lorna i mohon kategorikisht këto akuza,” thanë avokatët e saj në një deklaratë. “Ajo nuk ka pasur kurrë asnjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ dhe nuk ka qenë kurrë në vendin ku pretendohet se ka ndodhur sulmi seksual.”

Miq të drejtueses, që e përshkruan si një yll në ngritje në bankë, thonë se situata ka qenë shkatërruese për të. “Ai e ka njollosur me një fabrikim të plotë,” tha një i afërt për “The Post” të enjten.

Nga ana tjetër Rana ka pasur një karrierë të lëvizshme në disa nga institucionet më prestigjioze financiare të Wall Street-it.

I diplomuar në Rutgers University dhe ish-lojtar basketbolli në kolegj, ai ka punuar më parë në Houlihan Lokey, Credit Suisse, Morgan Stanley dhe The Carlyle Group, përpara se t’i bashkohej ekipit të financave me levë të JPMorgan në pranverën e vitit 2024.

Deri në maj të vitit 2025, marrëdhënia ishte përkeqësuar. Chirayu Rana paraqiti një ankesë të brendshme në JPMorgan, duke pretenduar ngacmime dhe hakmarrje të bazuara në racë dhe gjini.

Më pas, ai u punësua te Bregal Sagemount, një firmë relativisht diskrete e fokusuar në rritje, e drejtuar nga ish-punonjësi i Goldman Sachs, Gene Yoon, që menaxhon miliarda në kapital.

Aty, Rana kishte për detyrë të gjeneronte dhe të financonte marrëveshje në fushat e softuerit, fintech-ut dhe IT-së në shëndetësi, përpara largimit të tij misterioz muajin e kaluar.

Image

./New York Post

Bgnes Agency: Trump e shkarkoi Richard Grenell, lobistin kryesor për Vuçiçin e Serbisë

———

Trump shkarkon Richard Grenell, lobistin kryesor për Vuçiçin e Serbisë

Lëvizja pritet të finalizohet gjatë një takimi të bordit në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka shkarkuar Richard Grenell nga roli i tij mbikëqyrës i ndryshimeve të mëdha në Qendrën për Artet Performuese John F. Kennedy, duke e zëvendësuar atë me Matt Flocka. Lëvizja pritet të finalizohet gjatë një takimi të bordit në Shtëpinë e Bardhë.

Trump njoftoi vendimin në mediat sociale përpara mbylljes së planifikuar të qendrës kulturore gjatë verës për rinovime. Ai vlerësoi punën e Grenell gjatë periudhës së tranzicionit, duke shkruar:

“Rich Grenell bëri një punë të shkëlqyer duke ndihmuar në koordinimin e elementëve të ndryshëm të Qendrës gjatë periudhës së tranzicionit dhe dua ta falënderoj për punën e jashtëzakonshme që bëri. Kur Qendra ‘TRUMP KENNEDY’ të përfundojë, ajo do të jetë objekti më i mirë i këtij lloji në botë.”

Grenell kishte qenë një figurë qendrore në përpjekjet e Trump për të riparuar Qendrën Kennedy pas kthimit në detyrë. Projekti u bë pjesë e fushatës më të gjerë të presidentit kundër asaj që ai e quan “kulturë e zgjuar”. Trump zëvendësoi udhëheqjen e mëparshme me një bord të zgjedhur me kujdes që votoi për të riemëruar kompleksin në “Qendra Trump Kennedy”, një veprim që kritikët thonë se duhet të kërkojë miratimin e Kongresit. Emri i Trump u shtua së fundmi në fasadën e ndërtesës.

Transformimi shkaktoi reagime të forta nga komuniteti i arteve. Prodhime të tilla si muzikali Hamilton anuluan shfaqjet, ndërsa aktorja Issa Rae dhe autorja Louise Penny u tërhoqën nga projektet në vend. Konsulentët, përfshirë muzikantin Ben Folds dhe sopranon Renée Fleming, gjithashtu dhanë dorëheqjen.

Grenell ka qenë prej kohësh një këshilltar i shquar republikan për politikën e jashtme. Gjatë mandatit të parë të Trump, ai shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si i dërguar presidencial për negociatat midis Serbisë dhe Kosovës. Ai më vonë u bë drejtor në detyrë i inteligjencës kombëtare dhe dikur u konsiderua si kandidat për sekretar shteti përpara se roli t’i shkonte përfundimisht Marco Rubio.

Në Ballkan, Grenell shihej gjerësisht si një mbështetës i fortë i Presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Udhëheqësit në Beograd dhe Shkup shpesh mbështeteshin në aksesin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut madje publikuan foto me të gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih në fillim të këtij viti.

Raportet në gazetën britanike “Daily Mail” më parë pretenduan se Grenell ishte i lidhur me një siklet diplomatik gjatë vizitës së Vuçiç në Florida vitin e kaluar, kur udhëheqësi serb thuhet se u largua pa u takuar me Trump. Burimet sugjeruan se shefja e stafit të Trump, Susie Wiles, bllokoi takimin, duke sinjalizuar se Grenell nuk kishte më liri të plotë për të vepruar në mënyrë të pavarur. Zyrtarët serbë në atë kohë thanë se Vuçiç e ndërpreu vizitën për arsye shëndetësore.

Diplomatët thonë se iniciativat e Grenell përfshinin edhe interesa biznesi. Një nga më të rëndësishmet ishte partneriteti i tij me Affinity Partners, kompania e investimeve e Jared Kushner. Grenell ndihmoi në fillimin e një projekti të propozuar prej 500 milionë dollarësh për një hotel luksoz dhe kompleks memorial në qendër të Beogradit, i cili më vonë u shemb për shkak të një skandali korrupsioni.

Vuçiç e ka përshkruar vazhdimisht Grenell si “një mik të Serbisë dhe një ekspert të mirë në rajon”. Më 25 tetor 2023, presidenti serb i dha atij Urdhrin e Flamurit Serb në Beograd.

Udhëheqësit politikë në rajon theksuan gjithashtu lidhjet e tyre me të. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i konsideruar i afërt si me Vuçiçin ashtu edhe me udhëheqësin hungarez Viktor Orbán, tha pas takimit me Grenell në Mynih se ata kishin zhvilluar “një takim shumë produktiv dhe një diskutim të shkëlqyer”, ndërsa ndërtuan “një partneritet të bazuar në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim ekonomik dhe një angazhim të përbashkët për paqe dhe stabilitet”. | BGNES

https://www.bgnes.com/no-filter/trump-dismisses-richard-grenell-key-lobbyist-for-serbia-s-vu-i

 

Me armë në duar dhe duke vrapuar mes agjentëve të Shërbimit Sekret, publikohen pamjet e sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë

Prokurorja në Uashington ka publikuar një video që tregon Cole Allen duke qëlluar ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së, gjatë përpjekjes së tij për t’iu afruar dhe për të vrarë presidentin Donald Trump në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

 

Pamjet, të regjistruara në hotelin Washington Hilton që priti aktivitetin të shtunën e kaluar, tregojnë autorin 31-vjeçar duke shkelur masat e sigurisë dhe duke vrapuar në korridore me armë në dorë.

Në video përfshihen edhe fragmente të tjera ku Allen shihet duke lëvizur brenda hotelit një ditë para të shtënave.

Në një moment, ai depërton përmes pikës së kontrollit të sigurisë duke qëlluar një agjent të Shërbimit Sekret që ndodhej në anën e djathtë të tij.

Agjenti i qëlluar kundërpërgjigjet me armë ndërsa më pas bie në tokë, pasi u plagos në gjoks, por shpëtoi falë jelekut antiplumb.

Forca të tjera të sigurisë hapën menjëherë zjarr në drejtim të Allen, ndërsa ai vazhdonte të vraponte drejt sallës së pritjeve, ku ndodheshin Trump, bashkëshortja e tij, zëvendëspresidenti Vance dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas Fox, prokurorët ishin përgatitur të paraqisnin videon gjatë seancës për masën e sigurisë të enjten në mëngjes, për të provuar se Allen përbën rrezik për komunitetin. Megjithatë, mbrojtja ndryshoi strategji dhe pranoi paraburgimin e tij.

trump sulmi

Cole Allen përballet me tre akuza federale: tentativë për vrasjen e presidentit, transportim të një arme zjarri përtej kufijve të shtetit dhe përdorim të armës gjatë një akti kriminal. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri me burgim të përjetshëm. Panorama

sulmi shtepia e bardhe

 

sulmi trump

 

trump sulmi darka e gazetareve

 

trump vance sulmi

 

trump sulmi

 

SHBA: Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit (VOC) mirëpret Dr. Elida Dakoli në Bordin e Administratorëve

Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit (VOC) është krenar të njoftojë zgjedhjen e Dr. Elida Dakoli në Bordin e tij të Administratorëve. Dr. Dakoli është një zë kryesor për lirinë, një edukatore dhe një e mbijetuar e persekutimit totalitar në Shqipërinë komuniste për shkak të besimit të zjarrtë të familjes së saj në liri dhe demokraci.

Pas zgjedhjeve, Kryetarja e Bordit të VOC, Dr. Elizabeth Edwards Spalding, përshëndeti Dr. Elida Dakoli, duke thënë:

“Jam e kënaqur të njoftoj Dr. Dakoli si anëtare të re të Bordit të VOC. Ajo sjell një jetë lidershipi, vizioni dhe përvojë të drejtpërdrejtë në luftën kundër komunizmit. Dr. Dakoli është thellësisht e përkushtuar për të kujtuar viktimat dhe për të edukuar të gjitha brezat rreth krimeve të komunizmit.”

Dr. Eric Patterson, President dhe Drejtor Ekzekutiv i VOC, u shpreh: “Shtimi i Dr. Elida Dakoli në Bordin e Administratorëve të VOC shënon një epokë të re për Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Jam i emocionuar që do të punoj me Dr. Dakoli për të forcuar misionin e VOC dhe për të treguar historinë e rëndësishme, por shpesh të anashkaluar, të shtypjes komuniste të Shqipërisë.”

Dr. Elida Dakoli është anëtarja më e re e Bordit, i cili është i ngarkuar me drejtimin e Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, një organizatë jofitimprurëse arsimore, kërkimore dhe për të drejtat e njeriut, e përkushtuar për të përkujtuar më shumë se 100 milionë njerëz të vrarë nga komunizmi në të gjithë botën dhe për të ndjekur lirinë e atyre që ende jetojnë nën regjime totalitare.

Duke komentuar rolin e saj të ri, Dr. Elida Dakoli tha: “Me mirënjohje të thellë, marr një rol të ri si Administratore e Bordit për Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Ky është më shumë se një pozicion; është një përgjegjësi për të nderuar të vërtetën, për të mbrojtur lirinë dhe për t’u dhënë zë historive që nuk duhet të fshihen kurrë.”

Dr. Elida Dakoli është një lidere qytetare, diplomate kulturore, studiuese akademike dhe pianiste koncertesh, puna e së cilës përqendrohet në ruajtjen e kujtesës historike dhe avancimin e vlerave demokratike. .

E lindur në Durrës, Shqipëri, gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, ajo vjen nga një familje e rrënjosur thellë në lëvizjen e hershme demokratike të Shqipërisë dhe thellësisht e prekur nga persekutimi politik që pasoi shtypjen e saj.

Stërgjyshi i saj, Hysen Myshketa, një avokat dhe pjesëmarrës në përpjekjet e hershme të ndërtimit të shtetit të Shqipërisë, u vra nën regjimin komunist.

Gjyshi i saj, Sadik Dakoli, vdiq në sistemin e burgjeve komuniste dhe eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.

Anëtarët e familjes së saj u burgosën dhe u persekutuan për përkatësitë e tyre pro-demokracisë.

Ajo është themeluesja e Institutit DFW të Avancimit Muzikor dhe themeluesja e Inspired Sounds, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për zgjerimin e aksesit në arsimin muzikor për komunitetet e pashërbyera.

Dr. Dakoli ka performuar ndërkombëtarisht, duke përfshirë në Carnegie Hall dhe Brahms-Saal në Vjenë, dhe flet për qëndrueshmërinë, identitetin dhe rolin e arteve në formësimin e shoqërive demokratike. .

Dr. Dakoli është autore e kujtimeve të ardhshme “Nën Heshtjen” (Post Hill Press, shpërndarë nga Simon & Schuster, 2026), një rrëfim shumëgjeneracional i përvojës së familjes së saj nën sundimin komunist dhe një reflektim më i gjerë mbi lirinë, qëndrueshmërinë dhe identitetin.

Si anëtare e Bordit të Administratorëve të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, Dr. Dakoli kontribuon në avancimin e ndërgjegjësimit për koston njerëzore të regjimeve totalitare dhe në sigurimin që brezat e ardhshëm ta kuptojnë, vlerësojnë dhe mbrojnë lirinë. Lexoni biografinë e plotë të Administratores së VOC, Dr. Elida Dakoli, këtu dhe mësoni më shumë rreth luftës së familjes së saj për liri në Shqipërinë komuniste në dokumentarin e VOC “Projekti i Dëshmitarëve”.

Për pyetje nga shtypi, ju lutemi kontaktoni Michal Harmata në michal.harmata@victimsofcommunism.org ose (202) 629-9500.

The King’s Address to the Joint Meeting of Congress in Washington

Mr. Vice President, Mr. Speaker, Members of Congress, representatives of the American People across all states, territories, cities and communities.

I would like to take this opportunity to express my particular gratitude to you all for the great honour of addressing this Joint Meeting of Congress and, on behalf of The Queen and myself, to thank the American people for welcoming us to the United States to mark this semi-quincentennial year of the Declaration of Independence.

And for all of that time, our destinies as Nations have been interlinked. As Oscar Wilde said, “We have really everything in common with America nowadays except, of course, language!”

Ladies and gentlemen, we meet in times of great uncertainty; in times of conflict from Europe to the Middle East which pose immense challenges for the international community and whose impact is felt in communities the length and breadth of our own countries.

We meet, too, in the aftermath of the incident not far from this great building that sought to harm the leadership of your Nation and to foment wider fear and discord. Let me say with unshakeable resolve: such acts of violence will never succeed. Whatever our differences, whatever disagreements we may have, we stand united in our commitment to uphold democracy, to protect all our people from harm, and to salute the courage of those who daily risk their lives in the service of our countries.

Standing here today, it is hard not to feel the weight of history on my shoulder – because the modern relationship between our two Nations and our own peoples spans not merely 250 years, but over four centuries. It is extraordinary to think that I am the nineteenth in our line of Sovereigns to study, with daily attention, the affairs of America. So, I come here today with the highest respect for the United States Congress; this citadel of democracy created to represent the voice of all American people to advance sacred rights and freedoms. Speaking in this renowned chamber of debate and deliberation, I cannot help but think of my late mother, Queen Elizabeth, who, in 1991, was also afforded this signal honour and similarly spoke under the watchful eye of the Statue of Freedom above us. Today, I am here on this great occasion in the life of our Nations to express the highest regard and friendship of the British people to the people of the United States.

As you may know, when I address my own Parliament at Westminster, we still follow an age-old tradition and take a member of Parliament ‘hostage’, holding him or her at Buckingham Palace until I am safely returned. These days, we look after our ‘guest’ rather well – to the point that they often do not want to leave! I don’t know,

Mr Speaker, if there were any volunteers for that role here today…?

As I look back across the centuries, Mr Speaker, there emerge certain patterns; certain self-evident truths from which we can learn and draw mutual strength. With the Spirit of 1776 in our minds, we can perhaps agree that we do not always agree – at least in the first instance! Indeed, the very principle on which your Congress was founded – no taxation without representation – was at once a fundamental disagreement between us, and at the same time a shared democratic value which you inherited from us. Ours is a partnership born out of dispute, but no less strong for it… So perhaps, in this example, we can discern that our Nations are in fact instinctively like-minded – a product of the common democratic, legal and social traditions in which our governance is rooted to this day. Drawing on these values and traditions, time and again, our two countries have always found ways to come together. And by Jove, Mr. Speaker, when we have found that way to agree, what great change is brought about – not just for the benefit of our peoples, but of all peoples.

This, I believe, is the Special ingredient in our Relationship. As President Trump himself observed during his State Visit to Britain last Autumn, ‘The bond of kinship and identity between America and the United Kingdom is priceless and eternal. It is irreplaceable and unbreakable.’

This is by no means my first visit to Washington, D.C. – the capital of this great Republic. It is in fact my 20th visit to the United States, and my first as King and Head of the Commonwealth. This is a city which symbolises a period in our shared history, or what Charles Dickens might have called ‘A Tale of Two Georges’: the first President, George Washington, and my five-times Great Grandfather, King George III. King George never set foot in America and, please rest assured, I am not here as part of some cunning rearguard action!

The Founding Fathers were bold and imaginative rebels with a cause. 250 years ago (or, as we say in the United Kingdom, just the other day….) they declared Independence. By balancing contending forces and drawing strength in diversity, they united thirteen disparate colonies to forge a Nation on the revolutionary idea of ‘life, liberty and the pursuit of happiness’. They carried with them, and carried forward, the great inheritance of the British Enlightenment – as well as the ideals which had an even deeper history in English Common Law and Magna Carta.

These roots run deep, and they are still vital. Our Declaration of Rights of 1689 was not only the foundation of our constitutional Monarchy, but also provided the source of so many of the principles reiterated – often verbatim – in the American Bill of Rights of 1791. And those roots go even further back in our history: the U.S. Supreme Court Historical Society has calculated that Magna Carta is cited in at least 160 Supreme Court cases since 1789, not least as the foundation of the principle that executive power is subject to checks and balances. This is the reason why there stands a stone, by the River Thames at Runnymede where Magna Carta was signed in the year 1215. This stone records that an acre of that ancient and historic site was given to the U.S.A. by the people of the United Kingdom, to symbolise our shared resolve in support of liberty, and in memory of President John F. Kennedy.

Distinguished members of the 119th Congress, it is here in these very halls that this spirit of liberty and the promise of America’s Founders is present in every session and every vote cast.

Not by the will of one, but by the deliberation of many, representing the living mosaic of the United States. In both of our countries, it is the very fact of our vibrant, diverse and free societies that gives us our collective strength, including to support victims of some of the ills that, so tragically, exist in both our societies today.

And, Mr. Speaker, for many here – and for myself – the Christian faith is a firm anchor and daily inspiration that guides us not only personally, but together as members of our community. Having devoted a large part of my life to interfaith relationships and greater understanding, it is that faith in the triumph of light over darkness which I have found confirmed countless times. Through it I am inspired by the profound respect that develops as people of different faiths grow in their understanding of each other. It is why it is my hope – my prayer – that, in these turbulent times, working together and with our international partners, we can stem the beating of ploughshares into swords

I am mindful that we are still in the season of Easter, the season that most strengthens my hope. It is why I believe, with all my heart, that the essence of our two Nations is a generosity of spirit and a duty to foster compassion, to promote peace, to deepen mutual understanding and to value all people, of all faiths, and of none.

The Alliance that our two Nations have built over the centuries – and for which we are profoundly grateful to the American people – is truly unique. And that Alliance is part of what Henry Kissinger described as Kennedy’s ‘soaring vision’ of an Atlantic Partnership based on twin pillars: Europe and America. That Partnership, I believe Mr. Speaker, is more important today than it has ever been.

The first reigning British Sovereign to set foot in America was my Grandfather, King George VI. He visited in 1939 with my beloved Grandmother, Queen Elizabeth The Queen Mother. The forces of Fascism in Europe were on the march, and some time before the United States had joined us in the defence of freedom. Our shared values prevailed.

Today, we find ourselves in a new era, but those values remain.

It is an era that is, in many ways, more volatile and more dangerous than the world to which my late Mother spoke, in this Chamber, in 1991.

The challenges we face are too great for any one Nation to bear alone. But in this unpredictable environment, our Alliance cannot rest on past achievements, or assume that foundational principles simply endure. As my Prime Minister said last month: ‘ours is an indispensable partnership. We must not disregard everything that has sustained us for the last eighty years. Instead, we must build on it’.

Renewal today starts with security. The United Kingdom recognizes that the threats we face demand a transformation in British defence. That is why our country, in order to be fit for the future, has committed to the biggest sustained increase in defence spending since the Cold War – during part of which, over fifty years ago, I served with immense pride in the Royal Navy, following in the Naval footsteps of my Father, Prince Philip, Duke of Edinburgh; my Grandfather, King George VI; my Great-Uncle, Lord Mountbatten; and my Great-Grandfather, King George V.

This year, of course, also marks the 25th anniversary of 9/11. This atrocity was a defining moment for America and your pain and shock were felt around the whole world. During my visit to New York, my wife and I will again pay our respects to the victims, the families, and the bravery shown in the face of terrible loss. We stood with you then. And we stand with you now in solemn remembrance of a day that shall never be forgotten.

In the immediate aftermath of 9/11, when NATO invoked Article 5 for the first time, and the United Nations Security Council was united in the face of terror, we answered the call together – as our people have done so for more than a century, shoulder to shoulder, through two World Wars, the Cold War, Afghanistan and moments that have defined our shared security.

Today, Mr. Speaker, that same, unyielding resolve is needed for the defence of Ukraine and her most courageous people – it is needed in order to secure a truly just and lasting peace. From the depths of the Atlantic to the disastrously melting ice-caps of the Arctic, the commitment and expertise of the United States Armed Forces and its allies lie at the heart of NATO, pledged to each other’s defence, protecting our citizens and interests, keeping North Americans and Europeans safe from our common adversaries.

Our defence, intelligence and security ties are hardwired together through relationships measured not in years, but in decades.

Today, thousands of U.S. service personnel, defence officials and their families are stationed in the United Kingdom, as British personnel serve with equal pride across thirty American States. We are building F-35s together. And we have agreed the most ambitious submarine programme in history – AUKUS – in partnership with Australia, a country of which I am also immensely proud to serve as Sovereign.

We do not embark on these remarkable endeavours together out of sentiment. We do so because they build greater shared resilience for the future, so making our citizens safer for generations to come.

Our common ideals were not only crucial for liberty and equality, they are also the foundation of our shared prosperity. The Rule of Law: the certainty of stable and accessible rules, an independent judiciary resolving disputes and delivering impartial justice. These features created the conditions for centuries of unmatched economic growth in our two countries. This is why our governments are concluding new economic and technology agreements – to write the next chapter of our joint prosperity and ensure that British and American ingenuity continues to lead the world.

Our nations are combining talent and resources in the technologies of tomorrow: our new partnerships in nuclear fusion and quantum computing, and in A.I. and drug discovery, holding the promise of saving countless lives.

More broadly, we celebrate the $430 billion in annual trade that continues to grow; the $1.7 trillion in mutual investment that fuels that innovation; and the millions of jobs on both sides of the Atlantic supported across both economies. These are strong foundations on which to continue to build, for generations yet unborn.

Our ties in education, research, and cultural exchange empower citizens and future leaders of both countries.

The Marshall Scholarship, named after the great General George Marshall, and the Association of which I am so proud to be Patron, are emblematic of the connection between our two nations. Since its founding, more than 2,300 scholarships have been awarded, opening doors for Americans from all walks of life to study at the UnitedKingdom’s leading universities.

So as we look toward the next 250 years, we must also reflect on our shared responsibility to safeguard Nature, our most precious and irreplaceable asset.

Millennia before our Nations existed, before any border drawn, the mountains of Scotland and Appalachia were one; a single, continuous range, forged in the ancient collision of continents.

The natural wonders of the United States of America are indeed a unique asset, and generations of Americans have risen to this calling: indigenous, political and civic leaders, people in rural communities and cities alike, have all helped to protect and nurture what President Theodore Roosevelt called ‘the glorious heritage’ of thisland’s extraordinary natural splendour, on which so much of its prosperity has always depended.

Yet even as we celebrate the beauty that surrounds us, our generation must decide how to address the collapse of critical natural systems, which threatens far more than the harmony and essential diversity of Nature. We ignore at our peril the fact that these natural systems – in other words, Nature’s own economy – provide the foundation for our prosperity and our national security.

The story of the United Kingdom and the United States is, at its heart, a story of reconciliation, renewal and remarkable partnership.

From the bitter divisions of 250 years ago, we forged a friendship that has grown into one of the most consequential Alliances in human history.

I pray with all my heart that our Alliance will continue to defend our shared values, with our partners in Europe and the Commonwealth, and across the world, and that we ignore the clarion calls to become ever more inward-looking.

Mr. Speaker, Mr. Vice-President, distinguished ladies and gentlemen, America’s words carry weight and meaning, as they have since Independence. The actions of this great Nation matter even more. President Lincoln understood this so well, with his reflection in the magisterial Gettysburg Address that the world may little note what we say, but will never forget what we do. And so, to the United States of America, on your 250th birthday, let our two countries rededicate ourselves to each other in the selfless service of our peoples and of all the peoples of the world.

God bless the United States and God bless the United Kingdom.

Trumpi do të vendosë foton e tij në pasaportat amerikane

Fotografia e Donald Trumpit do të shfaqet së shpejti në disa pasaporta amerikane, u konfirmua të martën, duke thyer një normë tjetër, ndërsa presidenti e vendos veten në mënyrë agresive personalisht në institucionet qeveritare.

Departamenti i Shtetit konfirmoi se do të ofrojë një pasaportë me edicion të kufizuar për të shënuar 250-vjetorin e këtij viti të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së.

Një artikull i Fox News, i ripostuar nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tregoi një imazh të Trump në pasaportën e imponuar mbi Deklaratën e Pavarësisë, me nënshkrimin e tij poshtë.

Veçmas tregoi një fotografi të Etërve Themelues të SHBA-së.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e Amerikës në korrik, Departamenti i Shtetit po përgatitet të lëshojë një numër të kufizuar pasaportash amerikane të dizajnuara posaçërisht për të përkujtuar këtë rast historik”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott.

Një zyrtar tjetër i Departamentit të Shtetit tha se nuk do të ketë pagesë shtesë për pasaportën.

Ka pak precedentë modernë kudo në botë, e lëre më në një demokraci, të fotografive të udhëheqësve në pozicion ulur që shfaqen në pasaporta, me shumicën e vendeve që preferojnë të përshkruajnë imazhe historike ose natyrë.

Pasaportat aktuale amerikane përshkruajnë skena të shumta nga historia e vendit, siç është ulja në Hënë së bashku me vende historike si Statuja e Lirisë.

Që kur u rikthye në detyrë vitin e kaluar, Trump ka goditur institucionet qeveritare në një mënyrë të paprecedentë, me disa ndërtesa qeveritare në Uashington që kanë vendosur banderola të tij dhe të Trumpit duke imponuar emrin e tij në qendrën e arteve performuese Kennedy Center dhe në Institutin e Paqes të SHBA-së të çmontuar.

Muajin e kaluar, Departamenti i Thesarit tha se firma e Trump do të fillonte të shfaqej në dollar, një tjetër rast i ri.

Britania dhe vendet e tjera të Komonuelthit kanë në monedhën e tyre shëmbëlltyrën e Mbretit Charles III, i cili është një kryetar shteti pa përfshirje të drejtpërdrejtë në politikë. Mbreti po takohej me Trump të martën gjatë një vizite shtetërore në Uashington.

Artikulli i Fox News tha se pasaportat me temë Trump do të lëshoheshin vetëm në Uashington dhe se ato do të mbaronin kur të mos kishte më pasaporta të disponueshme.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse një amerikan mund ta refuzonte pasaportën me temë Trump. bw

CNN: Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, akuzohet për kërcënim ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u akuzua të martën për kërcënim ndaj Presidentit Donald Trump, pasi ai postoi një foto në mediat sociale që autoritetet thonë se përbën kërcënim për Presidentin Donald Trump . Një urdhër arresti është lëshuar për të, raporton CNN.

Aktakuza u ngrit në Distriktin Lindor të Karolinës së Veriut dhe një gjyqtar federal lëshoi ​​një urdhër arresti për Comey-n. Sipas dokumenteve të gjykatës, ai përballet me akuza për kërcënim ndaj presidentit dhe transmetim të një kërcënimi përmes komunikimeve ndërshtetërore, të cilat mund të mbartin një dënim me burg deri në 10 vjet.

Në aktakuzë thuhet se Comey “postoi një foto publike në Instagram ku shfaqeshin predha të rregulluara në një mënyrë që formonin numrat ‘86 47’, të cilat një marrës i arsyeshëm, duke ditur rrethanat, mund t’i perceptonte si një qëllim serioz për të dëmtuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara”.

Gbvbtfgfbg

Postimi u botua në maj dhe u shoqërua me mbishkrimin: “Formacion i bukur guaskash gjatë shëtitjes sime në plazh.” Megjithatë, kritikët argumentuan se numri 86, si zhargon, mund të nënkuptojë “të heqësh qafe” ose “të neutralizosh”, ndërsa Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Comey u përgjigj nëpërmjet një videoje të postuar në llogarinë e tij në platformën Substack, duke deklaruar: “Unë jam ende i pafajshëm. Nuk kam frikë. Dhe unë ende besoj në një gjyqësor federal të pavarur, kështu që le të ecim përpara.”

Donald Trump ka bërë thirrje vazhdimisht për ndjekjen penale të kundërshtarëve të tij politikë, përfshirë ish- drejtorin e FBI-së , të cilin e konsideron një figurë kyçe në – sipas tij – “përdorimin” e sistemit të drejtësisë kundër tij.

Në një konferencë për shtyp të martën, Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Todd Blanch tha se çështja është pjesë e përpjekjeve të Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur penalisht kërcënimet kundër presidentit.

“Gjatë vitit të kaluar, Departamenti ka ngritur dhjetëra ndjekje penale për kërcënime kundër individëve të ndryshëm. Ne i trajtojmë të gjithë me seriozitetin që meritojnë”, tha ai.

Kur u pyet nga CNN në lidhje me urdhër-arrestin, Blanch sqaroi se vendimi u mor nga një juri e madhe: “Departamenti i Drejtësisë nuk lëshon urdhër-arreste – kjo është përgjegjësi e jurisë së madhe. Juria e madhe ka ngritur padi dhe ka lëshuar një urdhër-arresti, dhe çështja do të vazhdojë siç bëjnë qindra të tjera çdo vit.”

Sipas dokumenteve të gjykatës, dosja e çështjes përfshin një kërkesë për një urdhër-arresti në shkronjën me kokë të Departamentit të Drejtësisë, pa nënshkrimin e një jurie të madhe, gjë që mund të nxisë debat të mëtejshëm ligjor. BW

“Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari e ka cilësuar Tunelin e Llogarasë si një nga projektet më problematike në vend. I ftuar në Kjo Javë, ai u shpreh se ndërtimi i tunelit nuk justifikon kostot e larta dhe se, sipas tij, ka pasur alternativa më ekonomike dhe më efikase.

Ngjeqari shkoi edhe më tej me kritikat, duke deklaruar se projekti është “anti-ekonomik dhe anti-kombëtar”, ndërsa ironizoi duke thënë se tuneli mund të përfundojë duke u përdorur për strehimin e bagëtive nga banorët e zonës së Dukat.

Sipas tij, një zgjidhje më e favorshme do të ishte ndërtimi i një tuneli më të shkurtër në zonën e Orikum, që do të lidhte më drejtpërdrejt korridorin turistik me bregdetin, me më pak kosto.

Xhevair Ngjeqari: I bëj një thirrje banorëve të Dukatit: mos ndërtoni stalla për bagëtinë sepse do t’i strehoni në tunelin e Llogarasë, është një nga veprat më anti-ekonomike dhe anti-kombëtare që nuk i shërben komunizmit. Në Orikum me 2.8 km tunel do të dilej në bregdet. Korridori turistik ndërtohet në buzë të detit. Llogaraja është dega më e prapambetur që mori në qafë Shqipërinë. Për çfarë u harxhuan gjithë ato lekë?

SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës

SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke futur në “unazë” të gjithë rrethin familjar dhe atë shoqëror të saj.

Ylli “polar” i kontrolleve më të fundit ndaj rrethit të Ballukut ka qenë edhe gazetari Sokol Balla, ish-bashkëshorti i numrit dy të Ramës.

Pak ditë më parë SPAK ushtroi kontroll në banesën e Sokol Ballës, i cili edhe pse është zyrtarisht ish-bashkëshorti, duket se ka shërbyer si mekanizëm për pastrimin e parave të ish-gruas, dyshon SPAK.

Kujtojmë se para se ish-bashkëshorti i Belindës, Sokol Balla, të kontrollohej nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai është paraqitur në SPAK dhe ka dhënë shpjegime lidhur me disa transferta parash në Austri dhe jo vetëm.

Gjatë daljes nga ambientet e SPAK, Balla doli i “trullosur”, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe, për më tepër, ngatërroi derën e daljes nga ambientet.

SPAK ka ngritur dyshime të forta se ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut ka përfituar benefite financiare dhe pasuri të paluajtshme, duke shfrytëzuar këtë lidhje me zyrtaren e lartë të qeverisë Rama.

Ndërkohë, paralelisht me këto kontrolle, SPAK ka kërkuar në gjykatë dy ditë më parë autorizimin për lejimin e këqyrjes dhe ekspertimit të sendeve elektronike të sekuestruara në ambientet ku është ushtruar kontrolli.

Gjithashtu, hetimi është intensifikuar me marrjen në pyetje të disa personave, mes të cilëve edhe biznesmenë që kanë përfituar tenderat e 7 loteve për ndërtimin e Unazës së Madhe. syri.net

Skandali i onkologjikut- Dërgonin pacientët në klinika private kur shërbimet duhet të jepeshin falas, Prokuroria Tiranë mbyll hetimet, çon në gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT (EMRAT)

Alketa Pere

TIRANË- Prokuroria Tiranë ka përfunduar hetimet për skandalin e Onkologjikut  dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona. Mes të cilëve zv.Drejtoreshën, koordinatorin, mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike.

Ata akuzohen për veprat penale ‘Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’. Hetimet zbuluan raste ku pacientëve të ndryshëm nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe orientoheshin në klinikat private, ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT.

Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton.

Të pandehurit për këtë rast janë Emiljano Lela, Alketa Pere, Brikena Qirjazi, Drilona Kishta, Halil Gashi dhe Florian Marku.

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, mes të cilëve zv.Drejtoreshën, koordinatorin, mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike për veprat penale ‘Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ parashikuar nga nenet 248, 180/1 dhe 178/1 të Kodit Penal.

Fillimisht çështja u dërgua në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim nëse kishte të bënte me ndonjë bashkëpunim që ishte kompetencë lëndore e kësaj prokurorie. Por u risoll në Prokurorinë Tiranë duke veçuar materialet në ngarkim të mjekut onklog E.G, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Si rrjedhojë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5071 të vitit 2023 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, arritën të dokumentojnë raste ku pacientëve të ndryshëm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor orientoheshin në klinikat private ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT.

Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Që të përdorej kjo aparaturë duhet të krijohej më parë një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare IEAHEA. Ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike e në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë me një lloj radioaktiviteti që nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë provoi se shtetasi Emiljano Lela  në cilësinë e koordinatorit pranë Spitalit Onkologjik të QSUNT, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procesin e administrimit dhe orientimit të pacientëve tek klinikat private për të marë kurën e trajtimit në luftën kundër sëmundjeve tumorale, në një kohë kur sigurohej nga shteti. Ai përzgjidhte pacientë nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku që kishin të rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke përfituar përqindje monetare. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se i pandehuri Emiljano Lela  ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po kështu edhe e pandehura Alketa Pere në cilësinë e administratores pranë Spitalit Onkologjik të QSUT, u provua se dërgonte pacientët drejt klinikave private, në tejkalim të kompetencave dhe në kundërshtim me rregullat ligjore dhe procedurale që rregullojnë ushtrimin e profesionit mjekësor dhe administrimin e dokumentacionit shëndetësor. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se e pandehura Alketa Pere  ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë provoi gjithashtu se edhe shtetasja Brikena Qirjazi në cilësinë e Zv/Drejtoreshës në QSUT e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e funksionimin e rregullt dhe të sigurt të pajisjes së burimit të kobaltit. Ajo nuk ka marrë masa për vënien në funksion të kësaj pajisjeje, duke bërë që pacientëve të mos u ofrohej në kohë shërbimi i nevojshëm mjekësor. Për pasojë, pacientëve nuk u është dhënë mundësia e zgjedhjes së metodës së trajtimit, duke u kufizuar vetëm në një alternativë të vetme trajtimi. Sa më sipër, rezulton e provuar se e pandehura Brikena Qirjazi ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe shtetasja Drilona Kishta në cilësinë e specialistit pranë QSUT ka pasur detyrimin ligjor të kryejë ekspertizën lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive dhe mbetjeve të tyre. Kjo shtetase hartoi një ekspertizë që nuk ishte në përputhje me gjendjen reale dhe me të dhënat e dhëna nga përfaqësuesit e njësisë së Radioterapisë.

Gjithashtu rezulton se kjo ekspertizë është kryer përpara procesit të porositjes së burimit të kobaltit, çka ka sjellë si pasojë marrjen e një vendimi për porositjen e një burimi radioaktiv që nuk është vendosur në funksion dhe nuk është përdorur. Si pasojë e kësaj veprimtarie është shkaktuar dëm ekonomik për institucionin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit. Sa më sipër, shtetasja Drilona Kishta., rezulton se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Përsa i përket shtetasit Halil Gashi rezultoi se ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për operacionet dhe shërbimet e kryera në klinikë, duke përfshirë shërbime si skaner dhe mamografi, si dhe ka lejuar që mjekë të punojnë në mënyrë të paregjistruar. Ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për shërbimet dhe operacionet e kryera në klinikën që administronte, ka lejuar mjekë të punojnë pa regjistrim ligjor dhe ka përfituar materialisht nga ky sistem i fshehjes së të ardhurave. Sa më sipër rezultoi e provuar se i pandehuri Halil Gashi ka konsumuar veprën penale të “Fshehja e të ardhurave”.

Së fundmi, shtetasi Florian Marku në cilësinë e administratorit të “Flori Farma”, ka bërë blerjen dhe vënien në qarkullim të barnit “Valamor”, të cilin e dinte ose duhej të dinte se ishte kontrabandë (pa pullë të AKBPM-së dhe me barkod të dëmtuar). Si administrator i subjektit farmaceutik ka marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të barnave kontrabandë, duke ditur ose duke qenë i vetëdijshëm për statusin e paligjshëm të barnit të blerë duke konsumuar veprën penale ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’./Dosja.al

Forumi i IDU në Zagreb, Mediu: Në fokus integrimi në BE i Shqipërisë dhe influenca ruse në rajon

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ndodhet në Zagreb në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) që po zhvillohet në Zagreb.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu thekson se në fokus ishte situata në Europë, prespektiva Europiane e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kërcënimet e Sigurisë, influenca e Rusisë dhe Kinës në rajon, lufta në Ukrainë dhe në lindjen e mesme, NATO dhe mardhënia Europë SHBA.

Postimi i plotë:
Forumi i IDU(Unioni Nderkombetar per Demokraci),i partive të djathta ku morën pjesë autoritete të larta Kryeministra, Ministra, ish Kryeministra, ish Presidentë, nga Kanadaja, Britania, Irlanda, Europa, Europarlamentarë, deputetë nga Gjermania Italia, Ukraina ballkani etj. Në këtë forum u diskutua për Situatën në Europë, prespektiva Europiane e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kërcënimet e Sigurisë, influenca e Rusisë dhe Kinës në rajon, lufta në Ukrainë dhe në lindjen e mesme, NATO dhe mardhënia Europë SHBA.
Kënaqësi të takohesha dhe të shkëmbenim mendime me Ministrin e Jashtë të Kroacisë Gordan Grlić Radman, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Verout Timcho Muchunski, Kryetarin e Komsijonit të Jashtëm të parlamentir Kroat Ando Kristulovic, Përfaqësuesim e IRI, Institutit Republikan për rajonin Pauë Prososki ish Ministrin e Mbrojtjes së Britanis Michael Fallon etj bw

Lubonja: Gjyqi ndaj Ilir Metës, politik! Rama formoi një bandë të madhe për “eliminimin” e Berishës dhe Metës

Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”, për të komentuar gjyqin ndaj Ilir Metës në GJKKO. Lubonja theksoi se kafazi ku qëndronte Meta në gjyq është i tepruar, ndërsa shtoi se gjyqi ndaj tij është politik.

 

Sakaq, u shpreh se më parë sistemi politik në Shqipëri udhëhiqej nga 3 banda, PD, LSI dhe PS.

Tashmë me Ramën kryeministër prej disa vitesh ky sistem pësoi mutacion sipas tij, pasi Rama eliminoi me bandën e tij Berishën dhe Metën.

Lubonja: Gjëja që më bëri përshtypje ishte kafazi. Mu duk e tepruar e shëmtuar, përgjithësisht. Pastaj, lidhur me çështjen që kemi kaq kohë nëpër gojë shoh disa plane. E para, a është gjyq politik apo është ndonjë gjyq që e bën drejtësi e pavarur. Duke u nisur me deduksion mendoj se është politik. Drejtësia nëse do ishte e pavarur, duhet të kishte përdorur të njëjtën standard me shumë të tjerë që nga Fatos Nano. Edhe Rama vetë që ka shumë gjëra që drejtësia duhet të kishte vepruar.

Fatos Nano ishte i tërhequr nuk kishte rrezik pavarësisht se kishte akuza. Me këtë merren se është luftë politike. Po mirë këta, për këtë sistem kanë reflektuar ndonjë çik për këtë sistem që kanë ngritur kështu? Që të mbash klientët, të formosh parti me klientë, të përdorësh pushtetin për të rritur partinë? Ky sistem që ishte më i moderuar kur ishin të tre, kur ishte dhe Ilir Meta. Se kishte rotacion. Iliri një herë ishte këtej dhe pastaj ishte andej. Por gjithsesi mendoj që ky sistem me Ramën ka pësuar një mutacion, se nuk ka më 3 banda por një, që ka eliminuar të tjerat.

Çfarë kemi bërë ne që është katandisur Shqipëria kështu? Rama ishte njeriu më i afërt i Metës kur sulmonte Nanon atëherë.

Partia Demokratike nuk ka pse të tallet me veten dhe me demokratët! Nga Myslim Murrizi

Statuti i PD-së nuk detyron që duhet të ketë patjetër kandidat dhe që patjetër duhet të “shpikim” kandidat artificial.

Partia Demokratike nuk ka pse të tallet me veten dhe me demokratët. Nuk ka pse të shpikë kandidatura fallco nga hiçi për të thënë që ka “rivalitet” apo garë mes “kandidatëve”.

Me gjithë respektin që kam për çdo demokrat apo demokrate që aspiron për karrierë në politikë, nuk mund të jem fare dakord me formalizma hipokritë që të regjistrohet në fletën e votimit për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë një qytetar apo qytetare që nuk ka asnjë “gradë” politike në CV dhe që nuk ka qenë kurrë as kryetar seksioni, grupseksioni, dege apo anëtar kryesie dege, sekretariate, këshill kombëtar, kryesi e madhe, grup parlamentar.

Statuti i PD-së nuk detyron që duhet të ketë patjetër kandidat dhe që patjetër duhet të “shpikim” kandidat artificial.

Çdo kandidat apo kandidate “laboratorik” apo i shpikur për të thënë që ka garë jo vetëm që e dëmton procesin e zgjedhjes së kryetarit të PDSH-së, por është shumë tallës, fyes dhe denigrues për kontributin e çdo demokrati.

Sali Berisha nuk ka nevojë të shpikë kandidatë, sa kohë që ai mendon që të jetë në garë për kryetar të PDSH-së, prandaj kushdo rreth tij që mendon se po i bën nder duke i “shpikur” kandidatë artificialë e dëmton procesin dhe u jep mundësi të gjithë kundërshtarëve të tallen me PD-në dhe demokratët.

Demokratët kanë 13 vjet në opozitë që vuajnë arrogancën e pushtetit të Ramës.

Nuk besoj që kanë takat të durojnë një tallje tjetër duke u ofruar si “kandidat” për kryetar të PD-së anonimë politikë apo fallco kandidatë.

 

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK, për çfarë aferash u pyet ministrja?

 

 

Kumbaro duke dalë nga SPAK

Kumbaro merret 4 orë në pyetje, a ishte “Air Albania” alibi apo SPAK ka zbuluar një tjetër skandal?

Ministrat dhe deputetët socialistë duket se janë bërë si “të shtëpisë” në SPAK. Pas shumë figurave që kanë ngjitur shkallët e Prokurorisë së Posaçme, sot ishte ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila është marrë në pyetje për afro 4 orë.

Ajo u fut në ambientet e prokurorisë në orën 13:00 dhe doli pak më parë, teksa është marrë në pyetje sipas saj, lidhur me një hetim që SPAK ka hapur mbi ndërtimin e stadiumit “Air Albania”.

Ishte vetë Kumbaro që tha para mediave se është pyetur për këtë çështje, por pa dhënë më shumë detaje.

Isha si person në dijeni për çështjen e stadiumit ‘Arena’,” u shpreh Kumbaro, duke shtuar spekulimet për një aferë të re që po hetohet nga prokuroria speciale.

Deri më sot nuk ka pasur asnjë të dhënë se SPAK ka nisur hetimet mbi stadiumin kombëtar dhe nuk është e qartë se për çfarë çështje konkrete bëhet fjalë. Kumbaro ka qenë më herët ministre e Kulturës, më pas e Turizmit dhe Mjedisit dhe tani e Arsimit. Ndaj saj ka pasur shumë akuza dhe nuk është çudi që “Air Albania” të jetë alibi e Kumbaros për të “mashtruar” mediat, pasi ka shumë raste të tjera, sidmos me ndërtimet në zonat e mbrojtura ku Kumbaro ka gisht.

Rasti më i freskët i shkeljeve është një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për ish-Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Kumbaro.

Pjesa më kritike e raportit lidhet me mënyrën si institucioni ka trajtuar vendimet gjyqësore për rikthimin në detyrë të punonjësve. Sipas auditimit, ministria ka paguar për vite me radhë detyrime ndaj punonjësve gjyqfitues, por pa i rikthyer në pozicionet e mëparshme apo në poste ekuivalente. Për pasojë, janë krijuar pagesa të dyfishta për të njëjtin funksion: një person është paguar sipas vendimit të gjykatës, ndërsa puna është kryer nga një tjetër punonjës.

Një tjetër gjetje e rëndë lidhet me kontratën për “Rikonstruksionin e godinës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”. Nga verifikimet në terren, KLSH ka konstatuar diferenca mes volumeve të punimeve të raportuara dhe atyre të kryera realisht, si edhe punime të llogaritura jo sipas gjendjes faktike në objekt. Për këtë kontratë, auditimi evidenton një dëm ekonomik në vlerën 1.851.948 lekë.

Në drejtim të menaxhimit të brendshëm, KLSH ka konstatuar mungesë të gjurmëve të auditimit, mungesë dokumentimi për proceset vendimmarrëse, mospërditësim të rregullt të faqes zyrtare me dokumentet e transparencës dhe mungesë të një baze të centralizuar të të dhënave për të ardhurat, kontratat dhe detyrimet kontraktuale.

Një tjetër bllok problematikash lidhet me prokurimet. Sipas raportit, në disa tendera ka pasur kritere të veçanta që nuk përputheshin me objektin e kontratës, ndërsa në dy raste dokumentacioni i publikuar në sistemin elektronik të prokurimeve nuk përputhej me dokumentacionin fizik të dorëzuar pas shpalljes së fituesit. KLSH evidenton parregullsi edhe në procesverbalet e marrjes në dorëzim të shërbimeve, të cilat në disa raste nuk janë protokolluar, si dhe mungesë specialistësh të fushës në komisionet përkatëse.

Në sektorin e turizmit, auditimi thotë se në raportet e realizimit të projekteve me mbështetje financiare mungon evidenca e procesit të monitorimit nga grupet përkatëse, çka sipas KLSH cenon transparencën dhe rrit riskun për përdorim jo të verifikueshëm të fondeve. Pra bëmat e Kumbaros janë të shumta. /Pamfleti

Gjyqi për “Partizanin”- Avokatët e Malltezit dhe Berishës pyesin Ballën, gjykata i tërheq vëmendjen socialistit: Mbani vendin, jeni thjesht dëshmitar!

Seanca e radhës në GJKKO për dosjen “Partizani” është shoqëruar me debate dhe replika mes palëve, gjatë dëshmisë së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

 

Balla, i thirrur në cilësinë e kallëzuesit dhe dëshmitarit, u pyet nga avokatët mbrojtës të Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës mbi mënyrën se si ka siguruar provat dhe bazën e kallëzimit të tij.

Avokati i Malltezit, Klodian Skënderi, kërkoi sqarime mbi kallëzimin, duke pyetur nëse ai ishte bërë në cilësinë e deputetit apo qytetarit dhe nëse ishte shoqëruar me prova.

Balla u përgjigj se të gjitha materialet që kishte në dispozicion i kishte bashkëngjitur kallëzimit. Ai theksoi se informacionet i kishte siguruar nga qytetarët, media dhe burime të tjera, përfshirë edhe të drejtën ligjore si deputet për të kërkuar informacion nga institucionet.

I pyetur nëse kishte marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes për dokumentet e dorëzuara, Balla tha se nuk i kujtohej dhe se duhej të verifikonte në kallëzim.

Në lidhje me mënyrën e dorëzimit të kallëzimit, ai deklaroi fillimisht se e kishte dorëzuar dorazi në prokurori, ndërsa më pas shtoi se mund të jetë dorëzuar nga një punonjës i Kuvendit.

“Për herë të 17 po them, bazuar në dyshime kam marrë vendimin të bëj këtë kallëzim,” u shpreh Balla.

Gjatë përgjigjeve, trupi gjykues i tërhoqi vëmendjen Ballës për të respektuar rolin e tij në proces.

“Mbani vendin tuaj, jeni thjesht dëshmitar. Nuk lejohen komentet,” u shpreh gjykata.

Në vijim, avokati Skënderi e pyeti Ballën mbi ekzistencën e dokumenteve për marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij italian, si dhe për çështje të shpronësimeve.

Balla deklaroi se nuk i kujtohej nëse kishte parë dokumente të tilla, ndërsa për një shkresë të viteve 1993-1994 tha se ishte referuar nga burime publike.

Ai shtoi se, sipas njohurive të tij si qytetar, shpronësimi nënkupton marrjen e pronës për qëllime shtetërore.

Përballja me avokatin e Berishës

Avokatja e Sali Berisha, Klodiana Gjyzari, e pyeti Ballën mbi gjendjen e objekteve në momentin e hetimit.

Balla u përgjigj se ato ishin në gjendje të mirë dhe të rikonstruktuara, por shtoi se sipas tij ishin privatizuar me një vlerë “qesharake”.

I pyetur mbi vlerën reale, ai tha se nuk ishte ekspert, por vlerësoi se duhet të ishte “ndoshta 10 herë më e lartë”.

Nga ana tjetër, avokati Sokol Mëngjesi kërkoi të dinte se kush ishte favorizuar nga procesi i privatizimit.

Balla deklaroi se sipas tij përfitues kanë qenë Jamarbër Malltezi dhe subjekte të lidhura me shoqëritë përkatëse, duke shtuar se dyshimet lidhen edhe me ndikimin e tij si dhëndër i ish-kryeministrit.

“Unë jam këtu si kallëzues. Nëse do të kisha të gjitha faktet, nuk do të kishte nevojë për prokurorinë,” tha ai.

Balla përplaset me Malltezin në GJKKO: Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg

Diskutime në seancë:

Prokuroria: Ku i keni mbështetur të dhënat?

Gjykata: Të lutem hiqi që aktet që ke para se nuk lejohet.

Taulant Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën se si është proceduar për Sport Klub Partizanin. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, nga një numër shumë i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes binte në sy se si, në mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim, kthim tek ish-pronarët në një kohë rekord.

Në një kohë që ish-pronarët vuajnë për t’u kthyer pronën e tyre, ishte bërë procedura e njohjes së kthimit dhe madje edhe procedura e privatizimit të godinës. Po kthehem në vitin 2012, kur kam bërë investigime si deputet i opozitës dhe si sportdashës, për të treguar se si ishte hequr, dhe aty e keni me prova se si në një dokument është në plan përhapjeje dhe në tjetrin jo.

SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretenduat se janë dëmshpërblyer?

Balla: Jam njohur nga mediat me një dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.

A ju kujton gjë shoqëria G Kamp?

Balla: Jo, nuk më kujtohet.

Malltezi: Na sqaro pozicionin që mbani. Sa vjet keni qenë deputet?

Taulant Balla: Nga 2005.

Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?

Balla: 17 nëntor 2020 kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PS.

Malltezi: Pra e keni paraqitur në këtë pozicion dhe jo si shtetas?

Balla: E kam bërë si qytetar.

Malltezi: I tërheq vëmendjen, dëshmitari po thotë një të pavërtetë. A ka qenë kjo nismë?

Balla: Kur vihesh në dijeni të një vepre penale, duhet ta vësh në dijeni; e kam kryer këtë detyrë si qytetar dhe si deputet dhe është nder.

Malltezi: A ka qenë nismë e Grupit Parlamentar apo e juaja?

Balla: Është veprimtari e ndërgjegjshme, ka qenë vendim i imi personal, jo i grupit.

Malltezi: A i keni marrë ju të gjitha provat dhe ia keni bashkangjitur kallëzimit, po apo jo?

Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumëvjeçare, ka nisur që në 2012. Kam administruar dokumente nga burime të ndryshme dhe i kam depozituar në SPAK.

Malltezi: Si i keni siguruar si prova?

Balla: Ato dokumente që mi kanë vënë në dispozicion, ia kam vënë prokurorisë.

Malltezi: Si janë marrë provat, ka kopje pasaportash, numra personal. Nuk bëhet fjalë vetëm për Berishën.

Balla: Jam drejtuar institucioneve. Një pjesë e dokumentacionit zyrtarisht, një pjesë prej qytetarëve.

Malltezi: Alket Hyseni, a të kujtohet?

Balla: Ka qenë deputet.

Malltezi: A e keni angazhuar ju apo jo si zyrë avokatie?

Balla: Jo.

Malltezi: Deputeti Alket Hyseni, a mund të ushtronte aktivitet provat?

Balla: Nuk e di.

Malltezi: Kur i dorëzuat provat, a ju pyeti prokurori se ku i gjetët provat?

Balla: U jam përgjigjur të gjitha pyetjeve që zonja prokurore më ka bërë.

Malltezi: Ju keni bërë kallëzim dhe thoni bazuar në prova. Sot dolët tek vlerësimet, sot i bazoni në vlerësim apo prova?

Balla: Zonja gjyqtare, kallëzime kryhen mbi dyshime, këto dyshime shoqërohen me disa dokumente që kanë bashkëngjitur kallëzimin.

Malltezi: Thoni aferë korruptive, çfarë afere?

Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, se si merret një pronë shtetërore dhe privatizohet në mënyrë të paligjshme.

Malltezi: Dëshmitari tha që i ka marrë vetë provat dhe se këto prona janë tjetërsuar brenda 6 muajsh. Dokumenti i kthimit të pronës thotë që është bërë në 1999. A janë gjashtë muaj?

Balla: Kjo procedurë, nga informacioni që kam unë, është bërë në një periudhë shumë të shkurtër.

Malltezi: Zoti ka pasur dokumentet, njohja në 1999, kthimi në 2007.

Balla: Kemi të bëjmë me një pronë që në 2007 ishte në planin e përhapjes dhe nga ky moment deri në privatizim kanë kaluar 6 muaj. Mua më intereson fakti se si kjo pronë për 6 muaj iu hoq ministrisë dhe i kaloi privatit.

Malltezi: Cili ka qenë kundërplani i përhapjes?

Balla: Nuk më kujtohet emri, e keni në kallëzim.

Malltezi: Cila është procedura nga nxjerrja e planit të përhapjes?

Pyetje: A jeni në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin dhe më pas ministrat e tjerë janë shprehur për privatizimin?

Balla: Po, jam në dijeni. Në vlerësimin tim, vlerësimi i dhjetë milionë lekë i godinave ka qenë akt korruptiv.

Malltezi: Siç më ndërprisni mua kur bëj pyetje, mund të ndërprisnin edhe dëshmitarin.

Gjykata: Nuk mund t’i drejtoheni gjykatës në këtë mënyrë, i pa dehur.

Malltezi: Nga 2005 në 2009, a janë 6 muaj?

Balla: Kjo procedurë është kryer në kohë rekord dhe jo si për çdo shqiptar që pret.

Malltezi: Cilit ligj i referoheni kur thoni që ka kaluar në mënyrë të kundra ligjshme?

Balla: Nuk kuptova pyetjen.

Malltezi: Cili ligj është shkelur?

Balla: Kjo pronë duhet të ishte shtetërore, është shkelur interesi publik dhe kur shkelet interesi publik, mendoj që është shkelur ligji.

Balla: Nga investigimi në media, unë mësova se ju ishit pronar në pjesën 1/64 pjesë takuese.

Malltezi: Keni pasur dokumentet e kthimit të pronës, ju thoni që keni bërë pjesëtimin e metrit.

Balla: Keni fjetur me 1/64 dhe jeni zgjuar me 60% të pronës. Ju në të vërtetë keni më shumë se sa deklaruar dhe krijimi i shoqërisë ‘Homplan’ është bërë për të fshehur pasurinë. 2/3 e 100 janë diku tek 66%.

Malltezi: Thoni që Malltezi nuk ka bërë deklarim në ILDKPI. Jeni në dijeni se si bëhet deklarimi?

Balla: Ju jeni i lidhur me vjehrrin tuaj dhe duhet të bënit deklarim. Kështu e lexoj unë ligjin.

Malltezi: Duke qenë se zotëria ka qenë për një kohë të gjatë deputet…

Prokuroria: Po bëhen komente nga i pandehuri.

Gjykata: Pa komente për secilin.

Malltezi: Çfarë provash keni paraqitur në prokurori për të vërtetuar se unë kam 60% të pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, nuk mbaj mend prova, por unë kam ngritur dyshime dhe në kallëzim kam kërkuar që të kryhej hetim. Në kohën kur keni përfituar këtë pronë, vjehrri juaj ka qenë kryeministër dhe ju duhet të deklaroni këto prona.

Genc Gjokutaj: Kur pyetja bëhet për fakte konkrete, dëshmitari duhet të përgjigjet konkretisht. Po shikoj që ju ndërhyni tek pyetjet tona, por jo tek përgjigjet e dëshmitarit.

Gjykata: Pra gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Kjo kjo nuk është e vërtet zonja gjyqtare sepse ka prova të tjera.

Gjykata: Pra, gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Jo, kjo nuk është e vërtetë, zonja gjyqtare, sepse ka prova të tjera.

Gjykata: A jeni në dijeni se cilat janë procedurat për kthimin e pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, familja jonë s’ka patur prona, jemi familje e varfër.

Malltezi: Thoni qëllim kriminal. Ku është qëllimi kriminal kur pronarët kërkojnë pronën e tyre?

Balla: Në vlerësimin tim, është grup kriminal.

Gjykata: Oriento pyetjet, se do marrësh kështu pyetje nga dëshmitari.

Malltezi: Keni thënë në Kuvend, “nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Balla: Nëse e doni si përgjigje, ua jap.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Për shkak se ka prej orës 12:30 që po dëshmon, gjykata e ndërpret seancën për një pushim të shkurtër./Dosja.al

Send this to a friend