VOAL

VOAL

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj Zef Kurtin

Lajmin e ka bërë publik me një status në “Facebook” shkrimtarja Flutura Açka

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj Zef Kurtin. Një vdekje e papritur për aktoren që disa ditë më parë u përball me probleme shëndetësore.

Lajmin e ka bërë publik me një status në “Facebook” shkrimtarja Flutura Açka, e cila rrëfen se nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëllojë aktoren e madhe të skenës shqiptare për këtë humbje.

“Tinkën, ç’e paska gjetë!
Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin. Sa tepër duken fjalët. I paqes, Zef Kurti!”

Opozita: ja data e fillimit të ofensivës së re të protestave

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se nuk do të ndalë protestat deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie antimafie.

Pas protestës masive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit më 27 janar, ende nuk ka zyrtarisht një datë se kur do të zhvillohet protesta e radhës.

Por burime brenda frontit opozitar bëjnë me dije për ‘GSH’ se është në diskutim që protesta e radhës të zhvillohet më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha.

Burimet sqarojnë se protesta e fundit që sipas opozitës do të çojë në arritjen e qëllimit, largimin e qeverisë, pritet të jetë data 22 mars, datë e cila përkon me 26-vjetorin e fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Gjithsesi, krerët e opozitës së bashkuar janë ende në diskutim për vendosjen e datave se kur do të rinisin protestat kundër qeverisë. Liderët e opozitës së bashkuar synojnë të tjera protesta masive me pjesëmarrjen edhe më të madhe se ajo e 27 janarit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi një ditë pas 27 janarit se protesta e opozitës e një dite më parë ishte “betejë madhështore e fituar e shqiptarëve”.

Zbardhet e shkuara e ish-oficerit grek, roje në ambasadën shqiptare në Athinë

Zbardhen të tjera detaje nga e shkuara e grekut, Eftimiu Eftimius, arrestuar në Tiranë, me akuzën e ekzekutimit të Devi Kasmit, kundrejt një pagese prej 25 mijë eurosh.

 

Mediat greke, raportojnë se ish-agjenti special grek, Eftimius ka shërbyer si roje në Ambasadën shqiptare në Athinë si edhe për mbrojtjen e objekteve publike në sheshin Sintagma, raporton “Panorama”.

Ai është nje emër i njohur për policinë dhe drejtësinë greke, pasi në 2009 ishte përfshirë në trafik kokaine nga Kolumbia në aeroportin e Frankfurtit. Trafiku i lëndës narkotike u zbulua në maj të vitit 2016 në Artë, vendbanimin e tij. Hetimet treguan aso kohe se Eftimius ishte pjesë e një rrjeti kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi.

Ndërkohë që emri i tij del edhe në një tjetër rast trafiku droge, kur ai së bashku me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë u përfshinë në trafik kokaine. Bëhej fjalë për një operacion që u kodua “Themis”, në hetim të të cilit u bë pjesë edhe DEA amerikane.

Në atë kohë, vetë i akuzuari grek deklaroi se e kishte kokainën për përdorim personal. Emri i tij doli edhe në një tjetër goditje të rrjetit të trafikur të drogës përmes aeroportit “Elefteros Venizelos”.

Mediat greke duke iu referuar policisë së Tiranës shkruan se ai është arrestuar si ekzektutori i Devi Kasmit, si porosi e një bandë shqiptare për trafikun e drogës.

“Edi Rama nuk është mirë”, gafa e kryeministrit në orët e vona të natës (FOTO)

Edi Rama ka bërë një gabim mbrëmjen e djeshme, pasi postimin që duhej ta postonte sot në mëngjes e ka hedhur në orët e vona të natës, duke e shoqëruar edhe me fjalën ‘Mirëmëngjesi’.

Duket se stafi i kryeministrit ka programuar gabim postimin, duke ngatërruar orën. Pas këtij postim, të shumtë kanë qenë komentues të cilët janë tallur me të, duke i thënë se ka humbur sensin e kohës dhe se nuk është mirë.

Po ashtu, mjaft kritika ka pasur ndaj tij, sidomos për çështjen më të fundit të hapur në Shqipëri, atë të marrëveshjes detare që pritet të arrihet mes vendit tonë dhe Greqisë.

Postimi i Ramës: 

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë përshkrim fantastik të Shqipërisë në mediat austriake, ju uroj një ditë të mbarë 

* * *

UDHËTIM PËRMES SHQIPËRISË

Vetëm disa dekada më parë, për Shqipërinë dihej shumë pak. Vizitorët e huaj vinin në mënyrë sporadike dhe vetëm për raste të veçanta, siç ishin ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në futboll, në dhjetor të vitit 1980.

Në atë kohë vetëm pak gazetarë kishin mbërritur, të cilët u dërguan nga aeroporti drejt qendrës së Tiranës. Autobusi ecte në një rrugë virtuale pa trafik, ku kishte vetëm njerëz me biçikleta. Në hollin e hotelit kishte një pemë Krishtlindjesh. Një gjë e rrallë, pasi Shqipëria komuniste në atë kohë ishte e izoluar dhe ateiste.

Por, që nga viti 1990, Shqipëria ka patur zhvillime të jashtëzakonshme. Rreth 12 vite më parë, aeroporti u shndërrua në një kompleks modern dhe mori emrin ”Nënë Tereza”, emri i shenjtores së famshme shqiptare. Trafiku tashmë është i rënduar si në çdo qytet tjetër të Evropës. Rrugët janë të mbushura me reklama të mëdha të kompanive ndërkombëtare, të kompanive të njohura të prodhimit të makinave dhe të universiteteve private.

Trashëgimia e romakëve

Thesari kulturor i Shqipërisë ndodhet jashtë kryeqytetit, ku të presin peizazhe madhështore dhe vlera të çmuara kulturore. Në rrugën drejt bregdetit ju kaloni në Apolloni, një pllajë e gërmuar nga arkeologët, që ju fton të ecni përmes pjesëve të rikonstruktuara të tempujve romakë dhe te teatri. Larg në horizont, dielli që po perëndon reflekton në detin Adriatik. Në Antikitet, ky qytet ishte i aksesueshëm nga anijet dhe shumë i rëndësishëm ekonomikisht, por pas një tërmeti në shekullin III, porti u shkatërrua.

Në qytetin port të Vlorës, ju prekni detin Adriatik. Vetëm pak kohë më parë është përfunduar një shëtitore me palma, e quajtur “Lungomare”. Ende, shezlongët e hoteleve të rinj janë të paprekur dhe në pritje të turistëve. Në vitin 1912 pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Otomane u shpall në Vlorë. Relike, foto dhe dokumente ju mund t’i shihni dhe admironi në Muzeun e Pavarësisë.

Riviera shqiptare

Sapo kalon Vlorën, peizazhi bëhet më tërheqës, ndërsa rruga e bregdetit më e gjarpëruar. Edhe këtë herë, përpara shfaqet pamja e gjireve të vegjël, që të joshin me plazhet me guralecë me ujëra të kaltra dhe të kristalta.

Këtu gjendet kufiri mes Adriatikut dhe Jonit. Pas udhëtimit nëpër rrugën e ngushtë gjarpëruese mbërrin në Qafën e Llogarasë. Pamja nga kjo lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit është mahnitëse. Përgjatë gjithë gjatësisë së Rivierës Shqiptare shtrihen ullishte dhe plantacione agrumesh, që formojnë një peizazh mbresëlënës mbi plazhet e mrekullueshëm me zall.

Një parashutist bëhet gati të fluturojë nga kjo pikë vrojtimi. Nisja është e shpejtë dhe erërat e ngrohta e shtyjnë parashutën në fluturim mbi plazhet e gjera përgjatë bregdetit. Atje poshtë ndanë plazheve dallohet një kantier ndërtimi. Së shpejti turistët do të mund të akomodohen në këtë resort të ri.

Përgjatë rrugës panoramike të jugut, rrallë ndodh të shohësh ndonjë makinë, por dhjetëra njerëz mbi biçikleta. Sidoqoftë ata nuk ishin vendas, por turistë amerikanë, të cilët sodisnin peizazhin mahnitës në atë ditë të bukur vjeshte me mot të ngrohtë. Nga larg dallohet ishulli i Korfuzit.

Përballë, në skajin më të largët jugor të Shqipërisë, gjendet Parku Kombëtar i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndoshta më i rëndësishmi në vend. Një rrugë me ekualipte formon hyrjen e parkut, që të çon drejt një amfiteatri të mirëruajtur antik grek.

Për orë të tëra mund të shëtisësh dhe eksplorosh parkun nën hijen e pemëve. Veçanërisht interesante janë rrënojat e një tempulli, të një bazilike bizantine e shekullit VI dhe një mozaik i bukur.

Rruga e kthimit kalon nëpër një qafë mali dhe kalon ndanë Gjirokastrës, “qytetit të gurtë”, që gjithashtu është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Rrugët e kalldrëmta të qytetit të çojnë në kala, pasi kalon ndanë dyqaneve të vegjël që ofrojnë qëndisma, punime artistike të skalitura në gur dhe suvenire.

Në kala gjendet Muzeu Kombëtar i Armëve, që përfshin një koleksion mahnitës me objekte të periudhës mes vitit 1912 dhe Luftës II Botërore. Pamja e qytetit të vjetër është mbresëlënëse. Çatitë janë të mbuluara me rrasa, që gjenden me bollëk në mjedisin malor përreth.

Rruga për në Veri është shumë e mirë dhe kalon në një prej zonave më piktoreske të Shqipërisë. Luginat e lumenjve, të gjera dhe të zhdërvjellta me ura të gërryera dhe me një mal gjigand në sfond të sjell në mendje kujtimet e Karl May në novelën ”Përmes mbretërisë së shqiptarëve”.

Shumë shpejt mbërrin në Berat, një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Lagjja ”Kala”, sipër një kodre përbëhet nga shumë shtëpi, shumica të pabanuara, por si zonë e konsideruar Trashëgimi Botërore nga UNESCO, ato janë nën një mbrojtje speciale.

Një ish-katedrale përdoret si muze. Ndërsa ikonat e çmuara nëpër mure me skena nga jeta e Krishtit dhe 12 dishepujve dhe shenjtorëve janë të jashtëzakonshme. Poshtë kalasë ndodhet lagjja ”Mangalem”, në qytetin që quhet ndryshe ”qyteti i një mbi një dritareve”, me xhami dhe shtëpi të mrekullueshme antike.

Heroi kombëtar Skënderbeu

Sipër një mali të thepisur gjendet qyteti i Krujës, që është i lidhur ngushtë me historinë e Shqipërisë. Nga këtu, heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu drejtoi një kryengritje të suksesshme kundër ushtrisë turke.

Në këtë kështjellë, përshkruhet nëpërmjet pikturave historia shumë e trazuar e Shqipërisë.

Kur shikon fushat, mund të dallosh periferinë e Tiranës, destinacioni i fundit. Ndërkohë që hyn për në kryeqytet, ende mund të vëresh godina parafabrikate depresuese, relike nga epoka komuniste. Por, qendra paraqitet shumë kozmopolite, me një bulevard të gjerë që kalon përmes godinave të qeverisë me arkitekturë të kohës së Musolinit dhe parqe të mirëmbajtur duke dalë përfundimisht në sheshin ”Skënderbej” me Pallatin e Operas, i vitit 1960.

Si përfundim Shqipëria është për të gjithë ata që interesohen për kulturën.

Hotelet janë të mira, ndërsa në gatim do të shijoni më të mirën nga kuzhina italiane, greke dhe turke, një kombinim fantastik. Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit, ku të gjitha rrugët kryesore janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të mira. Një udhëtim për të zbuluar një pjesë ende të panjohur nga bota të Evropës.

Moti me shi në Shqipëri shkakton probleme

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë gjatë orëve të fundit janë evakuuar disa familje nga banesat e tyre në Vlorë dhe Fier

TIRANË – Shqipëria gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit, si me ndërprerjen e energjisë elektrike, probleme në qarkullimin rrugor, si dhe dëme në banesa dhe toka bujqësore.

Në jug të vendit, si në Vlorë, Gjirokastër dhe Fier janë përmbytur toka bujqësore, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimin e familjeve të rrezikuara.

Për përballimin e situatës janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ndërsa sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë gjatë orëve të fundit janë evakuuar rreth 20 familje nga banesat e tyre në Vlorë dhe Fier.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Shqipëria u përball me një situatë përmbytjesh në zonat jugore të vendit.

Tiranë: Protesta qytetare kërkoi transparencë mbi bisedimet shqiptaro – greke

Në Tiranë, dhjetëra qytetarë të thjeshtë iu bashkuan thirrjes së organizatave të shoqërisë civile për të marrës pjesë në një tubim proteste para kryeministrisë.

Ata shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e transparencës në bisedimet e fundit shqiptaro-greke mbi hapësirën detare dhe tema të tjera mes dy vendeve.

Qindra qytetarë dhe veprimtarë të shoqërisë civile zhvilluan sot një tubim proteste përpara selisë së qeverisë, duke kërkuar transparencë për bisedime dhe marrëveshjet me Greqinë, mes të cilave edhe ndarja e hapësirës detare mes dy vendeve.

Pjesëmarrësit protestuan duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe harta të Shqipërisë etnike, protestuesit kënduan himnin kombëtar përpara Kryeministrisë.

Opinioni publik dhe qarqet politike po ndjekin me vëmendje bisedimet shqiptaro-greke dhe po presin me shqetësim rezultatet përfundimtare të marrëveshjes, pas deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, në televizionet e Athinës se hapësira detare greke zgjerohej me 12 milje përkundrejt Shqipërisë.

Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi se delimitimi i hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është në interes të të dy vendeve dhe se përcaktimi përfundimtar i kufijve është i nevojshëm për ushtrimin e sovranitetit dhe të drejtave sovrane në këto hapësira dhe për shfrytëzimin ekonomik të tyre.

Diskutimet mes dy qeverive nisën 5 vjet më parë në mungesë të një marrëveshje mes tyre, duke kërkuar një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje.

Ministria e jashtme e Shqipërisë deklaroi se do të mbështetet tek parimet e Konventës për të Drejtën e Detit, ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm.

Historiku i kësaj çështjeje nisi afro 10 vjet më parë, ku qeveria e kryeministrit Sali Berisha nënshkroi në Tiranë një marrëveshje me palën greke. Kjo marrëveshje për ndarjen e hapësirës detare mes dy vendeve u padit nga Partia Socialiste si antikushtetuese në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit e hodhi poshtë atë.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, pritet të vizitojë Tiranën pak ditë para pashkëve, në vazhdën e bisedimeve për një seri temash, që kanë mbetur hapur mes dy vendeve prej shumë dekadash.

Fronti i një të djathte të bashkuar dhe alternativa opozitare e ndryshimit – Nga Av. Sergjio Mazreku

Asnjëherë vendi ynë nuk ka qenë më i ekspozuar ndaj problematikave të mprehta ekonomike, sociale e politike  se sa këto pesë vitet e fundit,kur  e majta shqiptare, e uzurpuar nga e ashtuqujatura Rilindja, me lidershipin e saj arrogant dhe nepotik, po e çon “sovranin” në një rrugë të pakthyeshme fasadash dhe eksperimentesh të pafundme. Mbjellja e vendit me drogë, shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të gjithfarshëm, veçanërisht krimit të organizuar të lidhur me politikën, rënia e nivelit ekonomik të shumicës së shqiptarëve, janë tashmë realitete të prekshme dhe të denoncuara jo vetëm nga opozita dhe shoqëria civile,por dhe nga strukturat ndërkombëtare.

Këmbanat e krizës politike, ekonomike,sociale, të vetë vlerave të një shoqërie të hapur në kapërcyll të tranzicionit po bien përditë e më me ngulm dhe paralajmërojnë një nevojë urgjente për ndryshime radikale politike.

Në kushtet kur e majta e bashkuar në formacionin e Rilindjes duket se e ka humbur fillin e Arianës, në rreth pesë vite qeverisje, për shkak të një game të gjërë problematikash të pazgjidhura, e djathta ende nuk po konturohet bindshëm, nuk po krijon një profil të detajuar e bindës, në përfaqësimin dhe mbrojtjen e platformës së saj politike.

Në fakt në mjaft aspekte ka ndodhur një devijim alternativash dhe programesh, ku e majta dhe e djathta kanë lozur fort në rrugëtimin e tyre, jo rrallë me ide dhe qasje të njëra tjetrës, pra, e thënë më shkoqur, e majta ka lozur me “teza të djthata” dhe e djathta me “teza të majta”.

Sot ka një keqkuptim të madh në përdorimin e fjalorit politik, në diskursin e leksikut politik, për shkak të rrëmujës dhe amullisë sonë njëçerekshekullore, ku janë përplasur në mënyrë kaotike idetë dhe kauzat partiake, përgjatë një tranzicioni tejet të vështirë. Nëse e majta ia ka dalë të krijojë një farë modeli të sjelljes së saj politike, në mbrojtje të shtresave që përfaqëson dhe mbron, e dajthta ka qenë e konturuar dobët dhe asnjëherë gjatë gjithë këtyre viteve në Shqipëri nuk është zbatuar një program ekonomiko-social dhe politik i spektrit të djathtë real.

Po ku ndryshojnë e majta dhe e djathta? Le të hedhim një vështrim të shpejtë rreth dallimeve thelbësore të tyre.

Termat “parti e majtë-e djathtë”, “krahu i majtë- i djathtë”,  “koalicion i majtë- i djathtë”, “politika ekonomike të majta-të djathta” apo fare shkurt, “e majta– e djathta” hasen shpesh në bisedat e përditshme, në median e shkruar dhe elektronike, dhe sidomos në fushatat zgjedhore.

Sipas Fjalorit Politik të Oksfordit, këto terma kanë lindur gjatë Revolucionit francez (1789–1799); deputetët që ishin për republikën, kundër Monarkisë u vendosën në të majtë të kryetarit të Asamblesë Kombëtare, ndërsa përkrahësit e Regjimit të Vjetër, në të djathtë.

Prej asaj kohe, “e majta” ka fituar imazhin e një force që kërkon ndryshime politike ekonomike dhe sociale kurse “e djathta” kërkon ruajtjen e institucioneve ekzistuese.

Kuptimi i këtyre termave ka evoluar në vende dhe në kohë të ndryshme, por në përgjithësi, e majta mbështet më shumë barazinë sociale, kurse “e djathta”, drejtësinë sociale. “E majta” është e lidhur më shumë me vlerat liberale, rolin e shoqërisë, dhe shtetin e mirëqënies, kurse “e djathta”e vë theksin në tregun e lirë dhe politikën e taksave të ulëta.

Në Shqipëri nuk ka pasur ndonjë traditë të hershme për pluralizëm politik dhe aq më pak, për parti të majta dhe të djathta. Partitë e para politike u krijuan pas Kongresit të Lushnjës, nga fundi i 1920, në kuadrin e zgjedhjeve të para parlamentare të prill 1921.

Në Shqipëri këto tendenca të njërit apo tjetrit krah politik shpesh janë këmbëyer dhe kanë ndërruar kahjet, por më shumë zbuluar në këtë tranzicion ka mbetur roli I të djathtës shqiptare, që vlen shumë për të dëshiruar.

Analistët dhe politologët, jo vetëm të spektrit të djathtë, ka disa kohë që janë fokusuar tek kriza e qeverisjes por dhe tek kriza e opozitës që nuk gjen dot rrugën për të mbledhur rreth vetes elitën e shoqërisë dhe shtresat që kanë mbetur zbuluar nga tammburet e të ashtuquajturave reforma etj.

Bie fjala, një forcë politike serioze si  FRD-ja, që synonte të zinte një vend deri tani bosh në spektrin e djathtë politik shqiptar, nuk arriti të sendërtohet në lartësitë e një misoni historik për rigrupimin e të djathtës, por ky nuk është as një mision i mbaruar e as i pamundur. Janë të justifikueshme barrierat që nuk e kanë lënë FRD-në të kryejë këtë mision, por sot, kur lypset një bashkim i madh për ndryshimin, nuk mund të ketë më alibi.

Konturimi i spektrit politik shqiptar, që gjatë këtyre njëzet e gjashtë viteve tranzicion të brishtë e demokraci të cunguar ka qenë vendosur në instikame ballë për ballë, duke konkurruar dy parti kryesore politike, PD e PS, për herë të pare u thye me daljen në skenë dhe konkurrimin në disa zgjedhje të FRD-së, por kjo parti, për fat të keq,nuk arriti të bëhej një faktor përbashkues i të dajthtës.

Në ambientin konfrontues dhe epiko-komik të politikës sonë, ku vringëllijnë mamuzet e betejave fantazmagorike, një parti vizionare si FRD-ja duhet të tregonte dhe ende nuk është vonë të tregojë një fytyrë tjetër, fytyrën e një politike ndryshe, të sjellë një model për rigrupimin dhe rithemelimin principial të Frontit të Bashkuar të së Djathtës Reale Shqiptare. .

Përtej çdo retorike dhe virtualiteti, me të cilat është mbushur dëng bipartitizmi politik në Shqipëri, ka ardhur koha që FRD-ja, partia e Spartak Ngjelës, partia e Bilal Kolës, partia e Legalitetit, Balli Kombëtar me të gjitha kahjet e tij, LZHK-ja dhe gjithë partitë e djathta të grupohen më vete në një Front të Bashkuar të Dajthtë dhe të bëhen pjesë e fuqishme e lobimit opozitar. Por ky lobim nuk duhet as të harrojë dhe as t’iu mbyll dyert partive të spektrit të majtë, që janë shprehur si parti “antirilindje”. Pra krahas PD-së dhe LSi-së, si dy parti kryesore të këtij spektri, në bashkëpunim me Frontin e Bashkuar të së Djathtës Reale Shqiptare, por pa përjashtuar dhe parti të tilla si Partia e Koço Kokëdhimës, Partia Libra etj, alternativa antiqeveritare e ndryshimit të madh do të jetë një qasje në veprim, me pritshmëri të mëdha.

Sot shoqëria shqiptare pret të zgjidhen një herë e mirë çështjet e pronave në Shqipëri, një histori dështimi çerekshekullor, të marrë fund dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, të marrë fund skllavërimi i biznesit dhe biznesëmnëve nga një administratë xhahile, pagesat dhjetëravjeçare të papaguara biznesmëneve nga shteti, të marrë fund nepotizimi në administratë dhe deliri militantist, që e ka zëvendësuar meritokracinë me partitokraci etj. Ka aq shumë plagë që duhen prekur dhe e vetmja alternativë që nuk I ka prekur ato ende është ajo e një të djathte reale, pasi Partia Demokratike dhe aleatët e saj deri tani nuk kanë ecur me një program të djathtë, por me një program liberal që anonte nga majtizmi.

Njerëzit nuk kanë pse të tremben nga e dajthta reale, pasi ajo kudo ku ka pasur dhe ka pushtetin në Evropë ka sjellë progres dhe lulëzim ekonomik, ka ulur në mënyrë të ndjeshme varfërinë dhe ka rritur tregun e punës dhe efektshëmrinë e sipërmarrjes së lirë. Në Shqipëri nuk ka pse të ndodhë ndryshe.

Është cilësi e krahut të djathtë që të mos e pranojë gjendjen e rëndë në sistemin e shëndetësisë, të nxisë dhe inkurajojë shtimin sasior në arsimin e lartë, duke nxitur krijimin e standardeve të reja bashkohore, të luftojë me efikasitet nivelin e lartë të varfërisë, duke hequr barrët e rënda fiskale dhe duke nxitur sipërmarrjen e lirë etj.

Ka ardhur koha për Ndryshimin e Madh dhe ky nuk mund të ndodhë (edhe nëse ndodh nuk do të jetë efektiv) pa ridimensionimin e të Djathtës Reale Shqiptare, pa përfshirjen e saj në Frontin e Madh Opozitar, si një prurje e nevojshme për  këtë front, për të ndodhur ajo që pritet të ndodhë dhe nuk ka asnjë gjasë të mos ndodhë, si ligjësi e demokracisë, rotacioni politik dhe një mundësi reale për shqiptarët për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. 

Arrestohet autori i vrasjes së Devi Kasmit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga vrasësin e Devi Kasmit, vrasje kjo e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet.

Ende nuk ka të dhënë mbi identitetin e tij, ndërsa pritet që të dalë në një konferencë për shtyp, Drejtorit i Policisë së Tiranës Ardi Veliu për të dhënë detaje më shumë.

Sakaq, “News24” dhe “BalkanWeb” mëson se është arrestuar ekzekutori i atentatit.

Nga tuneli i Elbasanit në rrugën e Kombit, ja historiku i drejtorëve të arrestuar të rrugëve

Pas arrestimit të Xhikës kanë ardhur edhe 10 fletë-arreste të tjera ku personazhi më i njohur është Andi Toma, i cili ka pasur problem me çështjen e përfolur të rrugës së Kombit. Dashamir Xhika akuzohet për abuzime në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan. Arrestimi i Xhikës erdhi pas auditit nga ministria për këtë aks. Kallëzimi i Xhikës u bë në Prokurorinë e Krimeve të rënda nga ministri Damian Gjiknuri. Dashamir Xhika ka qene kreu i ARRSH, si perfaqesues i Levizjes Socialiste per Integrim.
Pas auditit, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dërgoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të Dashamir Xhikës, ish-Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH; Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë ARRSH.
Auditi gjeti dëm ekonomik në vlerën 53,9 milion USD. Përveç kësaj, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,1 milion USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi.
Pas arrestimit të ish-drejtorit të ARSH-së Dashamir Xhika, prokuroria e Elbasanit ka lëshuar edhe 10 urdhër-arreste të tjera për skandalin e rrugës së Gjinarit në Elbasan.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa dhe Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.
11 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 6 prej tyre, ndërsa priten ende të tjera arrestime. Përveç masës së arrestit, policia ka ushtruar edhe kontrolle në banesë tek zyrtarët në fjalë. Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës së Elbasanit.

Historiku
Ka qenë prokuroria e Elbasanit ajo që ka firmosur 11 fletë-arrestet e bujshme të zyrtarëve të lartë të drejtorisë së rrugëve në 8 vitet e fundit. Në pranga ka rënë Andi Toma, ish-drejtori i Drejtorisë së Rrugëve për periudhën 2009-2013 dhe pasardhësi i tij në krye të ARRSH-së për vitet 2013-2017,Dashamir Xhika. Fletë-arreste janë ekzekutuar edhe për 4 zyrtarë të tjerë në Tiranë dhe Elbasan ndërsa procedimi penal do të vazhdojë edhe për 5 persona të tjerë. Arrestimi i Xhikës është bërë në banesën e tij.
I gjithë operacioni është udhëhequr deri në mesnatë nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha. Shkak është bërë një tender për ndërtimin e rrugës Elbasan – Gjinar. Zyrtarët që kanë bërë kolaudimin fiktiv të rrugës. Lapsi.al mëson se procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009. Abuzimet financiare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra.
Nën akuzë janë kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese “Arifaj” dhe “Tre vëllezërit Hysa”. Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001. Dy vëllezërit tashmë janë arrestuar nga policia.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë pasur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar” – thuhet në akuzën e prokurorisë për zyrtarët e lartë.
Cilët janë Xhika dhe Toma
Dashamir Xhika qëndroi për 4 vjet në krye të ARRSH-së. Ai vinte nga radhët e LSI-së dhe nuk u lëviz pavarësisht akuzave për korrupsion. Xhika kandidoi deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 nga radhët e LSI në qarkun e Elbasanit. Ai nuk arriti që të hynte në Kuvend, pasi kjo forcë politike mori vetëm 2 deputetë, Kryemadhin dhe Haxhinaston ndërsa Xhika ishte i treti në listë. Në vitin 2017, Xhika u kallëzua penalisht për shpërdorim detyre në punimet e rrugës Elbasan-Tiranë nga ministri Damian Gjiknuri.
Zv/ drejtori Andi Toma është personi tjetër që është arrestuar nga policia për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar. Ai ka qenë ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD). Andi Toma ka qenë funksionar i Partisë Demokratike. Ai i arrestu dhe disa vite më parë i akuzuar për abuzime gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.

Pse Basha e sulmoi Lubonjën – Nga Andi Bushati

Shumëkush nga ata që e kanë parë të enjten në mbrëmje debatin nervëtendosur në “Studio e hapur” kanë mbetur të befasuar teksa e dëgjonin Lulzim Bashën ta akuzonte Lubonjën si antiopozitar, si ndihmues të Edi Ramës dhe kulmi i kulmeve, si njeri që e kishte detyruar atë vetë të shkonte e të bënte një pakt me kryeministrin në 18 maj.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që në një studio televizive, lideri i PD zgjedh të hiqet si viktima e antiopozitarizmit të shpallur të shqiptarëve. Nuk është një risi që në mungesë të argumentit, ai të bërtasë se nuk mund t’i mbyllet goja pakicës. E me siguri, nuk ka për të qenë as tentativa e fundit, për të sulmuar ata që pretendojnë se dy partitë e mëdha ngjajnë si dy pika uji.

Por, pyetja që shtrohet pasi ke ndjekur atë përballje të ashpër është: si ka mundësi që mllefi breshëror i Bashës të mbërrijë deri te Lubonja? Cfarë vizioni të errësuar të realitetit duhet të kesh, sa të etiketosh kritikun më epik të Edi Ramës, njeriun që e denoncon atë prej dy dekadash, si një avoakat të kryeministrit aktual? Cfarë paaftësie për të bërë opozitë parimore dhe të ndershme të detyron t’a quash kundërshtarin mashtrues dhe marksist? Dhe, në fund të fundit, cili ligj i logjikës e përligj akrobacinë që Basha lëshoi nga goja dje: “Unë shkova e u ula në marrëveshje me Ramën, ngaqë Lubonja ashtu si një pjesë e elitës së Tiranës nuk më përkrahu gjatë aksionit të çadrës (Gjë që nuk është e vërtetë, por që edhe po të ishte, nuk e përligj tradhëtimin e bindjeve për hir të rrethanave).

Për të kuptuar këto qëndrime, që të radhitura kështu duken si të dala nga goja e një njeriu që ka humbur sensin e realitetit, duhet të kuptojmë pak më mirë kontekstin se si u zhvillua ky debat. Që në fillim, Lubonja, një kritik i ashpër dhe i palodhur i Rilindjes, i tha Bashës në sy se opozita e drejtuar nga ai nuk ngjall shpresë. Se vërtet qeveria është fajtore që Shqiptarët po e braktisin në mënyrë masive vendin, por kjo ndodh edhe për shkak se ata nuk perceptojnë asnjë alternativë që do t’i bënte të qëndronin këtu. Se vërtet Edi Rama po e grabit çdo pasuri të këtij vendi në bashkëpunim me oligarkët, por fatkeqësisht, ata janë të njëjtat emra që e kanë bërë këtë edhe gjatë pushtetit të PD. Se vërtet Edi Rama i’a ka nënshtruar kryeqytetin një “terrori urban”, por edhe vetë Basha ka qenë në origjinë të gradaçielave që po ngrenë sot ndërtuesit më të pasur të Tiranës.

Ndaj këtyre kritikave, të cilat Lubonja i artikulon si flamurtari i zëshëm i një shumice të heshtur, Basha kishte dy rrugë: ose së pari reflektimin dhe si pasojë e tij, përpjekjen titanike për pastrimin e opozitës, për ribashkimin e saj dhe për rishikimin kritik të së shkuarës, ose mohimin total të këtij obsioni dhe sulmin personal të atyre që i kërkojnë misionin e pamundur të tjetërsimit të saj.

Fatkeqësisht Lulzim Basha zgjodhi këtë të dytën, sepse ai i përket asaj race politikanësh që nuk besojnë tek ardhja në pushtet pa ndihmën e oligarkëve, që ndajnë llokmat e mëdha me qeverinë, por që gjithësesi i hedhin edhe thërrime PD-së; sepe ai as që e imagjinon dot t’i kundërvihet mediave të mëdha, pronarët e të cilave edhe kur i kritikon ditën shkon e u kërkon falje në mbrëmje; sepse ai nuk e ka as në versionin e ëndrave të veta më të fshehta, mundësinë që pushtetit autarkik të Ramës, t’i vendosë një front të bashkuar, demokratik, ku nuk mbisundon hierarkia e mykur e kryetarit të partisë dhe përkundja e djepit të kryeministrit të ardhshëm.

Dhe të gjitha këto e kanë një shpjegim. Ato vijnë nga bindja e thellë e Bashës se në këtë vend, nuk ka nevojë të bësh as revolucione, as sakrifica të mëdha. Mjafton të uzurposh opozitën dhe të presësh radhën që pushteti të degradojë dhe të shkërmoqet vetë. Boll të kesh durim dhe radha për t’u bërë kryeministër do të vijë, ashtu siç i erdhi njëri pas tjetrit edhe Nanos edhe Berishës edhe Ramës.

Ndërsa Lubonja prej kohësh mbron një ide tjetër. Pasi e ka provuar disa herë, ai është i bindur se përpos rrokadës së liderëve, rrotacioni nuk është më garanci për ndryshim. Se pavarësisht se kush është në qeverisje, përsëri në Shqipëri fitojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe varfërohet shumica, se qytetarët vidhen njësoj me të njëjtat praktika privatizimesh mafioze, me të njëjtat koncesione dhe leje për grataçiela. Prandaj ai është skeptik për përmbysjet e pushteteve që vijnë pa garanci maksimale nga opozita.

Pikërisht këtë vizion ai shkoi të përballte me Bashën në “Studio e hapur”. Dhe ngaqë nuk gjeti dot një bashkëbisedues të aftë për të debatuar më këtë sfidë titaneske, ai dëgjoi paranojat e rëndomta dhe absurde, se kishte kontribuar për ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe po vazhdonte t’i shërbente atij.

OPOZITA NË KËMBË PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË, NDERIN DHE DINJITETIN E ATDHEUT – Nga Azgan HAKLAJ

(Pse  tmerrohet Rama dhe Rilindja nga  kauza e Opozitës për Qeverinë anti-mafia)

 

Protesta e datës 27 Janarit është një rast sui generis në krejt historinë e  tranzicionit Shqiptar.

Jo vetëm për faktin se është më e madhja  pas rrëzimit të regjimit komunist, por në rradhë të parë nga simbolika që trasmetoi tek qytetarët shqiptarë, faktori ndërkombëtar  dhe aleatët strategjikë të vendit tonë.

Jehona ndërkombëtare dhe komentet në  mediat prestigjoze, janë fitorja  e parë e madhe  e qytetarëve shqiptarë të marrë peng nga Edi Rama dhe e opozitës  si zëdhënëse dhe udhëheqëse e betejës kundër regjmit despotik, tribal e anti-demokratik të Edi Ramës.

Beteja e opozitës kundër një regjimi e tejkalon  modelin klasik  të të bërit politikë në një shoqëri normale  ku parlamenti dhe institucionet e tjera të Shtetit të së drejtës ,kanë  si busull orientuese  Kushtetutën dhe Ligjin, parimin e ndarjes së pushteteve dhe respektimin e lirisë dhe të drejtave të njeriut .

Arsyet se përse Edi Rma dhe banda e Rilindjes arriti të instalohet si regjim  janë të shumta dhe kërkojnë një analizë të gjërë dhe të hollësishme, natyrisht të pamundur për ta trajtuar në një shkrim të vetëm.

Opozita  dhe kryetari i  saj Z. Basha, në 5 vjet të betejës politike janë përballur me një kurajo të pa shembullt, sy për sy e dhemb  për dhëmb me pushtetin e mafias  politke, bandave e trafiqëve  të instaluara pas zgjedhjeve të vitit 2013. Ajo çka opozita ka denoncuar  në sytë e shqiptarëve e të faktorit ndërkombëtar  është katërcipërisht as më shumë e as më pak veçse  fytyra e vërtetë e një qeverie monstër e cila në aleancë me krimin ka rrënuar institucionet, demokracinë parlamentare, funksionimin e Shtetit të së Drejtës, ekonominë dhe sipërmarrjen e lirë.

Qeveria Rama ja ka dalë me sukses ta shndërrojë Shqipërinë në Kolumbi të Europës, të bllokojë prespektivën e integrimit të saj  në BE.

Qeveria Rama 2 e dalë nga trustet e drogës, trafiqeve e parave të pista nuk mundi  për  asnjë ditë të vetme të legjitimojë  fitoren e blerë të 25 qeshorit. Referendumi  popullor i  datës 27  janar e rrëzoi pushtetin e Rilindjes. Sovrani popull foli. Ky gjykatës  i  pa kontestueshëm e dha verdiktin, pikërisht në vitin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Zgjedhjet e 25 qershorit ranë. Opozitarizmi shqiptar u kthye në mazhorancë morale. Në këto 5 muaj skandalet e qeverisë Rama të gatuara që në mandatin e parë, janë spektakolare dhe mëse të  mjaftueshme jo vetëm për ta rrëzuar nga pushteti por dhe për ta dëbuar njëherë e përgjithmonë nga parlamenti  dhe për ta çuar përpara  drejtësisë.

Me skandalin  Tahiri  e mbrojtien e tij, Rama u  vetë identifikua  si kapo i krimit e tutor i Tahirit, Habilajve, Nezar Seitit, Beqajve e bandave te tjera kriminale  që e sponsorizuan për të blerë votat e 25 qeshorit.

Marrëveshja e fshehtë me grekët. Shitja e një kauze mbarë shqiptare, siç është çështja Çame për të cilën Parlamenti i Shqipërisë ka hartuar një rezolutë të aprovuar nga të gjitha palët.  Shitja e detit, duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuse. Bonusi që ai u jep qarqeve ultra-nacionaliste  greke  me varrezat e ushtarëve të tyre. Plani për të kthyer marrëveshjen e detit në koncesion politik  në favor të përkrahjes  së regjimit të tij, përbën një akt të pashembullt  të tradhëtisë kombëtare, për të cilën ai duhet të përgjigjet një ditë.

Në politikën e brendshme, Rama mund ta lërë trashëgim hashashin, kokainën, heroinën, shkatërrimin e institucioneve, kapjen e shtetit nga pushteti, falimentimin e mijëra  bizneseve, dëbimin e investitorëve të huaj, grabitjen e pasurisë kombëtare, taksimin e lartë të shërbimeve  publike, konccesioneve që iu dhuroi kumbarëve të tij të krimit. Në politikën e jashtme ai ka guxuar të lërë në hije  edhe diktatorë të urryer e të perënduar  si: Somoza i Nigaragos, Gedafi i Libisë apo Bashar Alasadi i Sirisë. E theksova këtë fakt  sepse asnjëri prej këtyre monstrave nuk ka arritur të  shkojë deri aty sa t`i japë mend amerikanëve e të etiketojë  zotin D. Trump si e keqe e njerëzimit sikurse është shprehur Kryeministri Shqiptar Rama.

Fitorja spektakolare e presidentit Trump. Mrekullia ekonomike që ai realizoi për vetëm një vit të qeverisjes së tij. Kthimi i Amerikës në lidership botëror  dhe mbrojta e interesave Amerikane kudo në botë i treguan mbarë njerëzimit  se ajo qeë e dallon këtë komb të madh të lirisë nga të tjerët  është pikërisht fakti se qytetarët e këtij vendi  zgjedhin kurdoherë alternativën më të mirë për të qeverisur.

Megallomania e Ramës i ka bërë Shqipërisë, diplomacisë dhe imazhit të saj  dëme të pa  llogaritshme, duke shkatërruar boshtin e politikës së jashme prej gati 3 dekadash .

Lideri Basha  e etiketoi  Z.Rama si një  despot lindor. Nuk besoj se ka kostum që i shkon më mirë  i  cili në sinkron të plotë me Putinin dhe Erdoganin, votoi në OKB kundër SHBA- së ,aleatit të madh strategjik  për shqiptarët, kombit të cilit i  detyrohemi përjetësisht,  jo vetëm  për çlirimin e Kosovës  por  edhe për veton  e presidentit Willson ,i  cili në Konferencën e Paqes së Parisit të vitit 1919 e shpëtoi Shqipërinë nga kthetrat  grabitqare të fqinjëve të saj shovinistë.

Në turrneun e saj  të lamtumirës Znj. H. Klinton, tha  në foltoren e Parlamentit Shqiptar: “Amerika ka qenë me ju njëqind vitet e shkuara. Ajo do të jetë me ju dhe njëmijë  vitet e arrdhshme”.

Pabesia e Ramës ndaj SHBA-ve, e shqiptarëve  si populli më pro-Amerikan në planet. Kërcënimi i lidershipit politik të BE-së, se ai ka alternativa të tjera veç BE-së , Rusinë dhe Kinën, dikur aleatë të Hoxhës, tregojnë qartësisht se ai e konsideron Shqipërinw  si Sulltanat  të tij , dhe qytetarët e saj si dele, që mund t`i çojë për t`i kullotur në stepat Siberiane, apo në Rrafshnaltën Tiberiane.

A mund të qeverisë një kryeministër armik dhe persekutor i  popullit të  tij, i cili  mori vendimin për t`ua hequr dëmshpërblimin të përndjekurve politikë që u përsekutuan  nga  baballarët e tij ? A mund të qeverisë një kryeministër  aventurier dhe  i  pabesë ndaj aleatëve strategjikë të Shqipërisë ? Mendja e tij haluçinante  e tutorët  e tij thonë po.  Ansambli i  khmerëve të kuq, Ruçi, Xhafa,  etj  nën maskën e Rilindjes  thonë po. Qindra  mijëra qytetarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i  thanë me datë 27 janar: Jo.

Sovrani u shpreh me qartësi dhe vendosmëri, se me kapon e krimit të organizuar, qoftë ky dhe kryeministër  kanë hesape për të larë. Në vazhdën e strategjisë së tij djallëzore për të demonizuar opozitën dhe për të provokuar trazira të paralajmëruara më parë ,Rama dhe segmente kriminale të shtetit tonë , panë të tmerruar se si u dogj skenari i tyre .

Asnjë incident nuk ndodhi. Lumenjtë e protestuesve  që kishin ardhur nga të katër anët e Shqipërisë , i  dëshmuan Ramës  se qytetaria , e paqia janë  binomi e ADN–ja  e shqiptarëve dhe epoka e 21 janarit, kur i  sulej  selisë së qeverisë me kriminelë e banditë, makina tritoli, molotoveve e gurë  ka perënduar njëhere e përgjithmonë .

Në rradhë të parë se ka filluar data e skadencës , për qeverinë e tij  dhe së shpejti  ai dhe timonierët  e tjerë të Rilindjes do ta shohin veten  shumica para drejtësisë  dhe të tjerë në koshin e plerave të historisë .

Së dyti  Rama pa me dëshpërim  të shkërmoqeshin  të gjitha   akuzat dhe shpifjet ndaj Opozitës . Ai doli para opnionit  një mashtrues  ordiner e lakuriq, ashtu sikurse ishte shfaqur dikur  në plazhet e bukura të Francës dhe Spanjës.

Tani fjalët ShQUP , Opozitë pa alternativë , kazan mediatik duhet  ti mbllaçitë mbrapsht, si kafshët ripërtypëse. Opozitta dhe populli janë në këmbë. Demonstrimi madhështor i 27 janarit  është  vetëm  starti i  marshimit  triumfal të Shqipëtarëve të udhëhequr nga  Opozita e  Bashkuar me korifeun  Lulzim  Basha, për të marrë në dorë fatin e vet e për t’iu rikthyer qytetarëve pushtetin e vjedhur brutalisht nga Edi Rama, me zgjedhjet e manipuluara të 25 qeshorit.

Rezistenca e Ramës për të mos  dhënë dorëheqien, apo  klithmat e seimenëve të tij  gazetarë e analistë, se qeveria  Rama është mandatuar për të  qeverisur për 4 vjet, vetëm do të përshpejtojë  fundin e tij të turpshëm .

Shqipëtarët e kanë treguar mëse një herë gjatë historisë së tyre se s’ka zot që i mban, nëse dikush iu cënon lirinë , nderin, dinjitetin, atdheun. Zgjedhjet e 25 qershorit  e qeveria e dalë prej tyre kanë rënë. Opozita Shqiptare po lufton me mjete demokratike  kundër një regjimi kriminal. Në mos mjaftofshin protestat, atëherë opozita është e detyruar t’i bindet vendimit të Sovranit, sepse ai e ka jo vetëm të drejtën morale e hynore, por edhe mjetet për të shpordhur uzurpatorët  dhe sunduesit, të cilët janë siç thotë  populli: “pa dinë e  imanë”.

                                                   

 

Azgan HAKLAJ

Artan Lame: Një vendprehje në territorin grek për të rënët shqiptarë në luftën italo-greke

Artan Lame bëri dje në mbrëmje në emisionin “Opinion” një përshkrim të plotë të luftës italo- greke 1940-41.

“Sipas statistikave ushtarake në këtë luftë u mobilizuan rreth 6000 deri 8000 ushtarakë shqiptarë, të të gjitha armëve, 6 batalione këmbësorie, 4 bateri artilerie, 2 legjione të milicisë, si edhe reparte të tjera mbështetëse.

Midis tyre rezultojnë rreth 140-160 ushtarë dhe oficerë shqiptarë të vrarë, kryesisht në fazën e parë të konfliktit në tokën greke. Si ushtarakë të rënë në detyrë atyre ju takon një vendprehje.

Historia dhe politika dënon dhe duhet të dënojë, ata që ndërmarrin aventura të çmendura si ajo e Luftës italo-greke, por nga ana tjetër është në nderin e kombeve të nderojnë të vrarët e këtyre luftërave, të cilët kanë dhënë jetën duke ju bindur shtetit, flamurit dhe betimit të bërë”, tha Lame.

Ai shtoi se është pro ndërtimit të varrezës së ushtarakëve grekë të vrarë në Shqipëri, ndërsa theksoi se duhet dhe një vendprehje për të rënët shqiptarë.

“Unë jam shprehur vazhdimisht pro ndërtimit të varrezës së ushtarakëve grekë të vrarë në Shqipëri, si një shenjë elementare dinjiteti e shtetit shqiptar. Por nga ana tjetër, edhe ne shqiptarët, nëse duam që të tregojmë dinjitet dhe respekt për të rënët tanë, duhet që një ditë të kërkojmë që edhe këta të rënë tanët të kenë një vendprehje”.

Nga ana tjetër, Lame vlerësoi faktin që këto zhvarrime po kryheshin nga një komision kompetent e jo si ato të Kosinës në Përmet, ku siç tha, tek eshtrat gjetura ka patur dhe kopsa të veshjeve ushtarake osmane.

“Shpresoj dhe besoj që Komisioni aktual i përbashkët që po kryen zhvarrimet në zonën e Këlcyrës, të lajë me sa të jetë e mundur turpin e zhvarrimeve të Kosinës, ku të gjithë, shqiptarë, priftërinj e grekë, u sulën të mbledhin ç’kocka ju dilnin përpara dhe t’i shisnin për grekë të vrarë në luftë”, tha Lame.

“Çështja e monumentit për çamët, nuk mund të trajtohet si çështje reciprociteti, pra meqenëse ne po lejojmë një varrezë ushtarake greke në Shqipëri edhe grekët duhet të lejojnë varrezën apo përkujtimoren për çamët e vrarë.

Janë dy ngjarje të palidhura me njëra-tjetrën, të distancuara në kohë nga njëra-tjetra dhe flitet për kategori të ndryshme të rënësh. E drejta e çamëve për të patur një varrezë të të vdekurve të tyre, nuk ka nevojë për reciprocitet që të trajtohet”, tha Lame në “Opinion”.

Ja pse dorëhiqet anëtari i Gjykatës Kushtetuese

Sot anëtari i Gjykatës Kushtetues, Besnik Imeraj, ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se arsyet e dorëheqjes janë personale dhe shëndetësore.

Pas dorëheqje së Imeraj, Gjykata Kushtetuese mbetet me 6 anëtarë. Dorëheqja e tij u bë pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi Parlamentin dhe Presidentin të cilët pranuan dorëheqjen e tij.

Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut, ndërsa më herët kishte nisur verifikimi i gjithë anëtarëve të trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Edi Rama ia shpërblen Majlinda Bregut !

Majlinda Bregu merr post nga Edi Rama. Ja ku është emëruar ish-deputetja e PD.

Pasi i mbaroi detyra në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ish deputetja e PD, Majlinda Bregu nuk ka pasur asnjë detyrë tjetër publike.

Sipas burimeve të Dritare.net, Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë.

Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama.

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, ka qenë eksponenti i parë i opozitës, që bashkoi qëndrimet në Bruksel me Ramën.

Bregu u la jashtë listave të PD në zgjedhjet parlamentare, nga Basha, ndërsa duket se u bë pjesë e listës së Ramës, për këtë post shumë të rëndësishëm, që do e kishte zili çdo ministër socialist.

Bildergebnis für edi rama majlinda bregu

“12 milje det më tepër për Greqinë”, reagon Ministria e Jashtme

Pas deklaratave të ministrit  të jashtëm grek Niko Kotzias se është arritur një marrëveshje për 12 milje det që do të përfitojë shteti fqinj nga Shqipëria ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në një deklaratë për mediat kjo ministri sqaron se:

Duke marrë shkas nga reagimet e sotme të pa bazuara në lidhje me procesin e diskutimeve në tërësi më Greqinë, e më posaçërisht për çështjen e delimitimit të hapësirave detare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dëshiron të sqaroj opinionin publik se:

Delimitimi i hapësirave detare është në interes të të dy vendeve si për sa i përket përcaktimit përfundimtar të kufijve të ushtrimit të sovranitetit dhe të drejtave sovrane në këto hapësira, po ashtu në drejtim të shfrytëzimit ekonomik të tyre.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2009. Në mungesë të një marrëveshje mes tyre, që prej vitit 2013 palët kanë kryer një sërë diskutimesh ekploratore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje.

Në këto diskutime qëndrimi i palëkundur i palës shqiptare ka qenë dhe mbetet lidhja e një marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare bazuar në parimet e Konventës për të Drejtën e Detit ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm që do të mundësojë një ndarje të drejtë dhe të pranueshme për të dy palët.

Është ky qëndrim i palëkundshëm pika e nisjes për ekspertët që do të negociojnë me palën greke për këtë çështje. Çdo interpretim tjetër nga aktorët politikë është qëndrim dashakeq që synon të relativizojë, apo më keq, mohojë gabimet trashanike të së shkuarës.

“12 milje më shumë për Greqinë”, Lubonja: Po humbasim Shqipërinë, ja interesi i vetëm i Ramës

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka komentuar lajmin e publikuar se Greqia do të marrë nga Shqipëria 12 milje det.

Lubonja ka akuzuar për mungesë transparencë ministrin Bushati duke thënë se ne e marrim vesh nga ministri Grek dhe jo nga ministri ynë se përse po dialogohet në takimet e njëpasnjëshme të tyre.

“Na e thotë Kotzias se ç’është biseduar dhe jo Bushati. Nuk ka transparencë në këtë gjë. Del ministri dhe nuk flet për ne se çfarë po negociohet dhe del ministri grek dhe na informon se është rënë dakord për detin.

E gjitha kjo nuk është vetëm në këtë fushë gënje mashtro, dhe  bëj atë që ke kundërshtuar deri tani është e përditshme, konkretisht e Ramës.

Këta nuk na thonë edhe një gjë, se sa ishte kjo marrëveshja që kishte bërë Berisha. Të na thonë që Berisha kishte lënë në marrëveshje 20 milje dhe ne arritëm kaq.

Ajo që i djeg më shumë Ramës është çështja e detit. Ai duhet të thoshte se çfarë po bisedohet, jo siç e bën Ra gjithnjë që prisni se çfarë do të bëjmë dhe nuk bën asgjë. E fyt pykën dhe pastaj ne nuk kemi se ç’i bëjmë.

Nuk del Bushati të thotë. Gënjejnë përditë. E  përgënjeshtrojnë të nesërmen atë që thonë një ditë më parë. Nuk është se ne po humbim vetëm disa milje, ne po humbim Shqipërinë,” tha Lubonja.

“Instrumenalizohet  dhe është që nga kthimi pronave, e deri tek bashkimi me Kosovën e Shqipërinë.  Çështja çame ka ambiguitet. Nuk mendohet se do ndërrohen kufijtë kaq kollaj në Ballkan. Mendoje që kjo zhurmë e madhe, dhe shkon si jehonë, këto gjëra janë popull më të ndjeshme dhe prandaj krijohet çarja dhe mos dialogu.

Rama është gati të shesë Çamërinë që të hapen negociatat e me Bashkimin Evropian, kjo është gjeja që mendohet për këtë marrëveshje. Grekët janë superiorë, dhe ata kanë mbyllur marrëveshjen për varrezat.

Nuk përcaktohet ndërrim i kufirit me këto varreza. Grekët në këtë aspekt kanë edhe çështjen e teksteve, pikërisht kjo fryma shqiptare. Besoj se këto duhen zgjidhur, historia duhet lexuar mirë,” shtoi Lubonja.

PDIU reagon ashpër për bisedimet me Greqinë: Mos bëni pazar me çamët, ekzistojnë nga Zoti

Me tone te ashpra reagon PDIU-ja pas zhvillimeve me te fundit rreth bisedimeve te Shqiperise dhe Greqise, ku eshte prekur edhe çeshtja çame. Ceshtje per te cilen, vete Kotzias, ne median greke, deklaroi se nuk e njeh, duke pergenjeshtuar keshtu ministrin tone te Jashtem, Ditmir Bushati.

 

Reagimi vjen nje dite pasi, Ministria e Jashtme greke i hodhi poshtë deklaratat e ministrit Bushati për diskutim të temave, që lidhen me çështjen çame.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ministria e Jashtme greke shprehet se fakti që pala shqiptare ka dëshirë ta hedhë si çështje, nuk do të thotë se është pranuar nga pala greke.

Deklaratë e PDIU dhe e Shoqatës Patriotike Çamëria.

Kemi ndjekur me shumë vëmendje takimet për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Për Çështjen Çame ka një ligj të Kuvendit të Shqipërisë që në vitin 1994 për njohjen e 27 Qershorit si dita e Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë.

Parlamenti i Shqipërisë e ka përcaktuar qartë, pa ekuivoke si Genocid atë çka ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë.
Po ashtu, ka dhe një rezolutë të miratuar në vitin 2012 për Çështjen e shqiptarëve të Çamërisë detyruese për çdo qeveri.

Të gjithë forcat kryesore politike e kanë në program zgjidhjen e Çështjes Çame si çështje e të drejtave të njeriut.

Madje, theksojmë se forca kryesore në vend kanë propozuar dhe projekt-rezoluta, ku kryeministri do raportonte çdo gjashtë muaj për ecurinë e zgjidhjes së Çështjes Çame.

Komisioneri Han një vit më parë inkurajoi në mënyrë të drejtpërdrejtë , zgjidhjen në tryezën e bisedimeve Shqiptaro – Greke të çështjes Çame .

Ministri i Jashtëm grek deklaroi se Çështja Çame nuk është pjesë e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve dhe ajo nuk ekziston.

Ministria jonë e jashtme është e paqartë në verbin e saj publik për çka ka biseduar për Çështjen Çame.

Kërkojmë publikisht nga Kryeministri dhe Ministria e Jashtme të informojnë shqiptarët dhe në veçanti ata çamë – për ecurinë e bisedimeve për një nga çështjet më të ndjeshme për mbi 300 mijë qytetarë të tyre, të cilët presin që autoritetet shqiptare të trajtojnë me detyrim kushtetues e reciprocitet zgjidhjen e kësaj çështje, ku u masakruan 20 përqind e popullsisë dhe 80 përqind e saj u shpërngul në një pastrim etnik të paparë në Europë.

Kërkojmë nga Ministria jonë e Jashtme që duke kryer detyrim kushtetues për reciprocitet, të na informojnë për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e një permendoreje përkujtimore dhe varrezë për mijëra pleq, gra e fëmijë çamë që nuk u vranë në luftë, por në pragun e shtëpive të tyre.

Presidenti i Greqisë në mënyrë të përsëritur kërkon respektimin e të drejtave të njeriut për pakicën greke në Shqipëri, ndërsa nuk ka asnjë problematikë të tillë në vendin tonë, përkundrazi në vendin e tij nuk njihet asnjë minoritet.

Ndaj, i kërkojmë ministrit të Jashtëm për reciprocitet çfarë u bisedua për kerkesën e kahershme tonën për të kërkuar dhënien e statusit të minoritetit etnik shqiptar – popullsisë shqiptare çame që jeton sot e kësaj dite në trojet e veta në Artë, Pargë, Volë, Filat, Paramithi, Margëlliç, Gumenicë e gjetkë që politikanët shqiptarë i takojnë çdo vit, kur shkojnë me pushime në vendin fqinj e bisedojnë shqip me ta.

Kërkojmë të informohemi që bashkë me Ligjin e Luftës a është biseduar për heqjen e efekteve të ligjit të luftës që me një sërë ligjesh-pasojë, kur më i fundit është ai i vitit 1998 për kadastrat greke që pamundësojnë kthimin e pronave të grabitura me forcë.

Ne kemi besuar me durim që qeveritë shqiptare dhe forcat politike do të zgjidhnin me seriozitet e detyrim kushtetues Çështjen e bashkëkombasve të tyre çamë.

Mesa duket zotit Kozias duhet t’ia tregojmë përsëri që Çështja Çame egziston dhe shqiptarët e Çamërisë egzistojnë nga Zoti, pavarësisht se ju u munduat t’i zhdukni.

Por, duke ndjekur të gjithë hapat e duhur ligjore, padyshim dhe protestat e çdo formë tjetër të arsyeshme e demokratike jemi gati t’ia u tregojmë se Çështja Çame egziston e kërkon drejtësi europiane, por edhe çdokujt që mendon se mund ta përdorë sipas interesave të ditës apo të bëjë pazar me këtë Çështje apo çdo Kali Troje që harron që asnjë nuk mund të negociojë për ne, përveçse Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU.

Ndryshe turpi i historisë dhe jo vetëm do të bjerë mbi çdokënd që mendon se mund të lozë, të bëjë pazar apo mund ta lërë apo marrë këtë çështje.

Urojmë shumë si gjithë shqiptarët që ky të jetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait!

Tiranë: Parlamenti hodhi sot shortin e dytë për komisionet e reformës në drejtësi

Pas rrëzimit me votimin e parë nga parlamenti, nënkomisioni ad-hoc përsëriti të hënën shortin manual dhe përzgjodhi listën me emrat e 10 kandidatëve jogjyqtarë e joprokurorë për 5 vende në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Për anëtarë të KLGJ u përzgjodhën me short Fatos Lazimi e Fatmira Luli nga avokatia, Maksim Qoku e Mirela Bogdani nga pedagogët, ndërsa kandidatja e shoqërisë civile është Naureda Llagami.

Për anëtarë të KLP kandidatë janë Gëzim Allaraj e Fjoreta Xhimi nga avokatia, Eneida Sema e Genti Ibrahimi nga trupa e pedagogëve, si dhe kandidati Andi Murataj nga shoqëria civile.

Kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja tha se listat me kandidatët do t’i nisen parlamentit për votim në seancën e të enjtes.

As për këtë listë opozita nuk dha mirëkuptim dhe pritet që edhe kjo listë të rrëzohet nga parlamenti.

Opozita e kundërshtoi përsëri listën, duke e cilësuar atë “një çorbë që do të sillte vetëm rrëmujë në drejtësi”.

Deputeti Oerd Bylykbashi tha se ky proces ishte i korruptuar dhe se nga totali i kandidatëve, vetëm një prej tyre plotëson kushtet ligjore.

Opozita është ankuar se midis të kualifikuarve janë edhe dy emra avokatesh, Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti, të cilat sipas Autoritetit për Informimin mbi dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, kanë marrë pjesë, e para si gjyqtare dhe e dyta si prokurore në procese politike të zhvilluara deri para mesit të vitit 1991.

Po sot para shortit, komisioni përjashtoi nga procesi kandidatin Altin Hazizaj, për shkak të fakteve shtesë për dënime të tij të mëparshme nga drejtësia.

Zoti Hazizaj ka deklaruar më parë se ai nuk ishte njoftuar nga drejtësia dhe as ishte në dijeni që gjykatat e kishin dënuar dy herë me vendim të formës së prerë.

Një kandidat tjetër, Kozma Jano, po verifikohet më në detaje nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit.

Partia Demokratike publikoi të dhëna se ai ishte bashkëpunëtor i Sigurimit famëkeq të Shtetit, me psudonimin “Telefoni”, por ai i quajti këto të pavërteta.

Nëse lista e sotme do të rrëzohet, procesi rikthehet në nënkomisionin ad hoc.

Ligji parashikon tre raunde votimi me 2/3 për miratimin e kandidatëve në parlament.

Nëse parlamenti nuk miraton për 3 herë rresht listën e paraqitur, kandidatët konsiderohen të zgjedhur.

Tiranë: Ministri i Jashtëm Bushati informon deputetët për bisedimet shqiptaro-greke

Marrëdhëniet shqiptaro-greke ishin sot në qendër të vëmendjes së komisionit parlamentar të politikës së jashtme në Tiranë.

Disa deputetë thirrën për një seancë dëgjimore ministrin për Europën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, mbi tema që shqetësojnë dy vendet.

Ai përshëndeti hapat e Greqisë për të hequr ligjin e luftës mes dy vendeve, duke theksuar se bisedimet me homologun Kotzias në Korçë ishin në vazhdim të bisedimeve prej afro 5 vjetësh mbi disa tema të mbetura hapur mes dy shteteve, duke nisur nga kërkimi i ushtarëve grekë nga lufta italo-greke, zhvilluar në territoriin shqiptar.

Ministri Bushati theksoi se marrëveshja për vend-prehjen e ushtarëve grekë nga lufta italo-greke është firmosur në vitin 2009 dhe gjatë viteve të fundit u përmirësua për t’u bërë e zbatueshme nga gërmimi, identifikimi, mbikëqyrja e varrimit nga të dy palët.

“Grupi i ekspertëve shqiptarë ka punuar me përkushtim, i ndihmuar edhe një ekspert amerikan. I gjithë procesi do të mbyllet bashkarisht. Statusi i varrezave është i saktë nga ana ligjore. Vendi i kërkimit dhe vendi i prehjes nuk janë e njëjta gjë” – theksoi ai.

Ministri Bushati tha se krahas temave historike, diplomatët shqiptarë dhe ata grekë po diskutojnë edhe një paketë të dytë me tema aktuale si vulat apostile të dokumentave shqiptare, që kushtojnë rreth 4-5 milionë euro cdo vit, të drejtat dhe kushtet e jetesës për 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Po ashtu temë e bisedave është ndarja e hapësirës detare, patentat e automjeteve, shkëmbimet tregtare dhe investimet mes dy vendeve, respektimi i bashkëkombësve në dy anët e kufirit e deri te ankesat e secilës palë për tekste të ndryshme shkollore.

Deputetët e Partisë Demokratike të opozitës kërkuan më shumë transparencë në bisedimet shqiptaro-greke.

Deputeti Tritan Shehu i Partisë Demoratike të opozitës shprehu rezerva ndaj diplomatëve shqiptarë “për mungesën e transparencës mbi bisedimet shqiptaro-greke dhe kërkuan më shumë të dhëna e detaje nga propozimet që shqyrtohen se sa shkojnë ato vërtet në dobi të qytetarëve të thjeshtë”.

Ministrat e jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias floën pas takimeve në Kretë e në Korcë për përparim në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështje me përfitim reciprok për dy vendet dhe popujt e tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”.

Tirana dhe Athina u angazhuan “për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim”.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shoqëruar prej kohësh me ulje ngritje të theksuara.

Mes palëve qëndrojnë problem të hershme dhe të reja, që nga mbajtja formale në fuqi nga ana e Greqisë e ligjit të luftës, çështja çame, apo dhe ajo e përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.

Foto e Bashës në avion – e vërteta pse iku për fundjavë në Holandë

Lulzim Basha ditën e djeshme u shfaq në një foto në avion dhe u përfol sikur kishte ikur nga Shqipëria për të bërë një udhëtim familjar në Holandë.

Të shumta ishin komentet për këtë foto, dhe aludimet po ashtu. Një dit pas publikimit të ksaj fotoje, Basha ka njoftuar se sot ai ndodhet në Bruksel ku do të zhvilloj një takim me Partitë Popullore Evropiane.

“Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike ku do të ketë takohet me përfaqësues të lartë të politikës europiane, me të cilët pritet të diskutohen zhvillimet politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e PD.

Ben Blushi nga sot Drejtor i Përgjithshëm në Top Channel

Ben Blushi do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel. Lajmin e ka dhënë vetë Presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha në një komunikimin që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të Top Channel.

“Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e Top Channel se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse.

Dua t’i siguroj të gjithë se Top Channel i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, thuhet në komunikimin e Presidentes Vjollca Hoxha.

Konsulli kërkon bashkimin e grekëve në Shqipëri

Organizata që mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri ‘OMONIA’ ka festuar në Dervicjan 27-vjetorin e themelimit.

I pranishëm ka qenë edhe Konsulli grek në Gjirokastër,  Vasileos Tolos, i cili ka qenë i kujdesshëm në mesazhet politike në raport me Shqipërinë, ndërsa ka kërkuar që partitë që mbrojnë të drejtat e grekëve në Shqipëri të bashkohen, raporton shqiptarja.com.

Të pranishëm si rrallë herë në një aktivitet dhe të ulur pranë njëri tjetrit kanë qenë kryetari i PBDNJ, Dule dhe kryetari i MEGA-s, Kristaq Kiço duke lënë dasitë. Presidenti Meta përmes një telegrami urimi vlerëson organizatën, ndërsa shpreh mbështetjen për aspiratat.

SHBA “fal” Shqipërinë për votën e Jerusalemit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën deklaruar se nuk do ta harronin votën kundër për Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Mes vendeve që votuan kundër ishte edhe Shqipëria.

Kjo që bëri që eksponentë të ndryshëm të opozitës, por edhe presidenti i vendit, Ilir Meta, të dilnin kundër qeverisë duke kritikuar kryeministrin Edi Rama.

Por Uashingtoni duket se e ka harruar votën kundër të Shqipërisë.

Kjo kuptohet edhe nga takimi që ambasadorja shqiptare në Uashington Besiana Kadare ka zhvilluar me “nusen shqiptare”, Nikkey Haley që është ambasadorja e SHBA-ve në OKB.

“Falenderime të ngrohta ambasadores së SHBA, Nikkey Haley për mikpritjen e saj. SHBA është një partner strategjik i pazëvendësueshëm për Shqipërinë”, shkruan Kadare në profilin e saj në Twitter.

Vrau ish të dashurën, vdes në spital 1 javë pas krimit Aldison Belulaj

ETLEVA DELIA/ Ndërron jetë pak ditë pasi u vetëplagos me armë zjarri Aldison Belulaj, i riu nga Fieri i cili vrau Ariela Muratin, studenten e vitit të 3 për Drejtësi në Tiranë.

 

Ngjarja ndodhi te dielen e kaluar, para Fakultetit te Mjekesise, ku Ariela ishte duke ecur me te motren dhe kusheriren kur u ndal ne rruge nga autori Aldison Belulaj i cili pas nje bisede te tensionuar as 1 minute, nxori armen dhe e qelloi me nje plumb ne koke te rene, e me pas u veteplagos ne vendin e krimit dhe ra ne koma. Ai ishte shtruar ne spitalin e Traumes dhe pak dite me pare, mjeket nuk dhane shpresa per te riun, pasi kishte marre demtime te parikuperueshme.

Nga deshmite e familjareve te tyre, eshte mesuar se Aldisoni kishte simpati dhe nje ndienje te forte per Arielen qe ne gjimnaz ku kishin studiuar bashke dhe kishin qene edhe te dashur, por lidhjes se tyre i kishin dhene fund ne nentor te vitit 2017. Por Aldisoni nuk e kishte pranuar kete gje. Ai kishte kohe qe e perndiqte te rene e cila nje jave para se te vritej kishte nderruar edhe numrin e telefonit per te mos pasur kontakt me ish te dashurin.

Por ky veprim mesa duket ka nxehur gjakrat dhe ka detyruar djalin qe kishte nisur pune si infermier se fundmi te ndermerrte aktin ekstrem.

aldison belulaj ariela aldison

Zëri i Amerikës: Opozita kërkoi qeveri të përkohshme antimafia

Partia Demokratike e opozitës zhvilloi sot një tubim proteste para selisë së qeverisë, duke kërkuar një qeveri të përkohshme antimafia, e cila të garantojë votimin e lirë dhe luftën ndaj kriminalitetit.

Folësit në tubim akuzuan qeverinë për bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës dhe bashkëpunim me strukturat nostalgjike të komunizmit, që janë bërë pjesë e qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se “qeveria Rama ka rënë pas një bashkëpunimi aq të ngushtë me grupet kriminale”.

Zoti Basha tha se sot është largimi i qeverisë së paligjshme, krijim i qeverisë antimafia, që lufton krimin, çon përpara reformën në drejtësi dhe përgatit zgjedhjet e lira e të ndershme.
Mijëra protestues erdhën në kryeqytet nga krahinat e tjera të Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë tubim.

Berisha flet mes protestuesve: Sot vdiqën zgjedhjet e 25 Qershorit. Rama kufomë e pakallur

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, ish-Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të mos flasë në podiumin e protestës së opozitës.

Por në përfundim të tubimit të PS e LSI përpara Kryeministrisë, ish-Kryeministri Berisha ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku theksoi se “sot kanë vdekur zgjedhjet e 25 qershorit”.

Sipas Berishës, kjo protestë varrosi narko-shtetin e dalë nga narko-zgjedhjet.

“Sot më 27 Janar me vullnetin e tyre të lirë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë varrosën 25 qershorin, ditën e triumfit të krimit dhe narko-zgjedhjeve. Ikën zgjedhjet, Edi Rama është kufomë e pakallur” tha ndër të tjera Berisha mes turmës së simpatizantëve.

Basha mesazh të fortë ambasadorëve: Iu themi të huajve se kjo nuk është Shqipëria europiane

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e ngritur para kryeministrisë është shprehur se Shqipëria sot nuk ka demokraci europiane.

Basha tha, se populli nuk mund të durojë më dhe se ka ardhur koha t’i japim fund kësaj agonie.

“Thika iu ka arritur shqiptarëve në palcë, iu them të huajve se kjo nuk është Shqipëria europiane. Kjo është diktaturë europiane. Ne e refuzojmë, nuk e duam e nuk e duam shqipërinë me standardet e Afrikës e Azisë. Unë jam kryetari i një partie që ka lindur me thirrjen ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Në Shqipëri po zbatohet një projekt antikombëtar, aniteuropian, antidemokratik, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm mbi të gjithë Shqipërinë. Për pushtetin e tij, ky njeri ka bërë ortakëri me krimin, me oligarkinë dhe mercenarët e pangopur.Shqipëria e Edi Ramës i ngjan shteteve të falimentuara të Afrikës dhe Azisë.

Vetëm në një vend si Guinea ndodh që familja e të parit të vendit të drejtojë trafikun e drogës dhe larjen e parave. Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës”,- shprehet Basha.

Kryemadhi: Kërkoj falje që e lejuam Ramën të vijë në pushtet, por sot nuk e shpëton askush!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është drejtuar me fjalët të ashpra Kryeministrit Edi Rama, dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Në fjalën e saj nga podiumi i protestës përpara Kryeministrisë, Kryemadhi i kërkoi falje popullit shqiptar që LSI i dha mundësinë Ramës që të vinte në pushtet.

Por nga ana tjetër, ajo theksoi se sot Rama është vetëm i rrethuar nga kukullat e tij.

Fjala e Kryemadhit:

Përshëndetje të gjithë grave e vajzave që kanë ardhur, të gjithë djemve të rinj që i pashë sot, që i thanë jo Edi Ramës, për të gjithë ju shqiptarë që jeni deri tek busti i heroi tonë kombëtar, për të gjithë ju që protestoni sot kundër një njeriu që është vetëm. Për herë të parë, historia politike, ka një politika që është vetëm, i rrethuar nga kukullat e tij të cilat nuk ja zgjasin do më jetën as edhe një ditë. Kjo nuk është tjetër veçse një protestë qytetarë, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti politike, por jam këtu si një nënë, si një grua, që e do vendin e saj. Vij këtu për të përfaqësuar zërin e cdo studenteje, cdo nënë e gruaje që do të shpëtojë nga makthi vendin e tij. Ne sot do të protestojmë për të gjithë studentët që janë të detyruar të punojnë sepse nuk kanë mundësi të paguajnë universitetin pasi kjo qeveri gjakpirëse i ka cuar tarifat në stratosferë.

Protestojmë sot për ata që s’kanë patur ujë për 27 vjet e kur hapën puset e tyre, ky kryeministër i vuri sahatet… ky njeri që vodhi gjakun e naftëtarëve, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve! Ky njeri i cili urren vendin e tij, që urren familjen e tij, ky njeri i cili nuk do flamurin tonë, ky njeri duhet të iki një orë e më përpara! Ky njeri sot është vetëm, nuk ka drejtësi, ambasador, qeveri, lule e vajza që ta shpëtojë, sepse ky njeri i ka të gjitha kundër! Ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, por shqiptarët nuk e kanë harruar që ky njeri nga 27 vjet në pushtet.

 Ky njeri, sot bën njeriun më të moralshëm, dhe më lejoni që t’ju kërkoj falje, edhe në emër të klasës politike, për gabimet që kemi bërë dhe që i kemi dhënë shansin atij që të tallet me shqiptarët. Dua t’ju bëj thirrje të gjithëve, që më shumë se kurrë të ngrihemi e të protestojmë!

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës në Shqipëri

Lulzim Basha në mesin e protestuesve

Mijëra qytetarë të Shqipërisë janë mbledhur në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pranë ndërtesës së Kryeministrisë për të protestuar kundër Qeverisë së Shqipërisë.

Me parullën “Kundër Qeverisë së Varfërisë dhe Padrejtësisë”, partitë opozitare të Shqipërisë organizuan protestës për të kundërshtuar, siç thanë ato, krimin që kryeministri Edi Rama po e bën mbi Shqipërinë.

Kryetari i partisë opozitare, Partisë Demokratike te Shqipërisë, Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta paqesore duke thënë se “do të mblidhemi paqësisht në shesh. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë spektakël, por protestë madhështore për të shpallur se shumica nuk e pranon qeverisjen nga krimi”.

Ndërsa, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se “do të protestojmë deri në rrëzimin e Ramës”.

​Ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se protesta e opozitës mund të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Nga këndvështrimi im, problemi s’janë protestat, por qasja e kësaj opozite, e kësaj tufe pa kokë, pa drejtim pa strategji, përveç një dëshpërimi të shprehur në formën e një mllefi ekstrem në raport me objektivin historik të hapjes së negociatave dhe reformën në drejtësi. Çfarë mesazhi çon kjo opozitë në BE duke protestuar për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme që është bërë me opinionin profesional të misionit të drejtësisë së BE-së, pra në Bruksel mendojnë se është bërë zgjedhja e duhur, po kjo opozitë që del çka bën, akuzon Brukselin”, tha Rama.

Kjo është protesta e dytë e organizuar nga “opozita e bashkuar shqiptare” kundër Qeverisë së Edi Ramës.

Gresa Kraja

ARMO, historia e grabitjes më të madhe në dhjetë vitet e fundit

ARMO SH.A, (Albania Refining and Marketing of Oil) lindi në vitin 1999, nga skizma e Albpetrolit. ARMO, që nga kjo kohë, ishte e vetmja kompani që kryente  përpunimin e naftës së nëntokës shqiptare. ARMO SH.A përfshinte dy uzina, të ndërtuara nga miqtë kinezë, aleatët  e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. Në fillim, kinezët, në vitin 1968 , ndërtuan rafinerinë e Fierit dhe më pas kombinatin e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, në vitin 1975. Furnitori i ARMO-s ishte Albpetrol dhe më pas kompani të tjera koncesionare, të krijuara rishtaz, ku shquhej Bankers Petroleum. Nga viti i krijimit 1999 deri në vitin 2008, ARMO ishte kompani shtetërore, që përpunonte 500 mijë ton naftë në vit dhe kishte mbi 2100 naftëtarë të punësuar. Fitimet vjetore të uzinës, përllogariteshin rreth 30-35 milionë dollarë amerikanë, nëpërmjet taksave të akcizës, tatim-fitimit, sigurimeve shoqërore dhe taksës së karbonit. Këto fitime vjetore, tregonin që ARMO ishte një kompani serioze dhe premtuese. Në maj të vitit 2008, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e drejtuar nga Sali Berisha, shpalli garën për shitjen e 85 % të aksioneve të ARMO-s. 20 kompani u interesuan për këtë proces privatizimi, por në fund vetëm 4 prej tyre paraqitën oferta. Në krye të listës, me një superofertë, prej 128 milionë eurosh dhe me premtimin për 240 milionë euro investime, në 4 vitet e ardhshme, qëndronte konsorciumi “Amra Oil” i përbërë nga “Anika Enterprises & Mercuria Energy Group” dhe “Refinery Associates of Teksas”. Pas konsorciumit me këtë përzierje të çuditshme emrash, në fakt si fitues qëndronte Rezart Taçi, një biznesmen kontrovers, i cili kishte shërbyer në Itali si kamarier dhe befas ishte kthyer në Shqipëri, si një biznesmen i rëndësishëm. Nuk dihet saktësisht sesi Taçi u bë mik i familjes Berisha, por dihet që kjo miqësi është shkaku që kamarieri i zbritur nga Italia, u bë pronar i një nga pasurive më të rëndësishme kombëtare të vendit.

I cuditshëm ishte fakti, që ato kohë u përfol shumë,  se Taçit nuk iu përllogaritën në cmimin e shitjes, 40 milionë euro naftë rezervë. E vërteta është se biznesmeni Taçi, në të gjithë këtë proces privatizimi,  paraqiti vetëm letra qindra milionëshe pa patur asnjë lek në xhep. Pas kësaj dhurate si të rënë nga qielli, Taçi u vu në lëvizje për të gjetur paratë. Duke mos patur asnjë mundësi për ta zhvilluar këtë biznes, ai krijoi për herë të parë në historinë e koncesioneve në Shqipëri, një skemë të mirëfilltë mashtrimi dhe grabitjeje nëpërmjet taksave.

Sapo fitoi koncesionin e ARMO-s, Taçi, mori një kredi prej 75 milionë euro, nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit, IBA, një institucion financiar, 50.2 % e të cilës ishte në pronësi të shtetit azer. Në atë kohë, Azerbaixhanin e vizitoi edhe Kryeministri Berisha, i cili mori pjesë në një forum, ku takoi edhe presidentin azer, Aliev, takim mjaft i përfolur ky, në atë kohë. Taçi dhe Banka azere përdorën për transfertën e 75 milionë eurove, Bankën Shqiptare,CREDINS. Një vit pas transfertave dhe blerjes së ARMO-s nga Rezart Taçi, banka azere i kërkoi kthimin e shumës mbrapsht Bankës Credins. Në fillim Credins hezitoi të pranonte se kishte marrë shumën prej 75 milion eurosh, por më pas  ktheu vetëm 1.5 milion euro. Raporti mes azerëve, Taçit, Bankës Credins, por dhe qeverisë shqiptare, është pjesa më e errët e kësaj afere. Azerët u përpoqën të merrnin paratë e tyre deri dhe me kërcënime. Në ato kohë u plagos edhe një shtetas azer në qytetin e Durrësit. Ndërkohë, një nga pistat e hetimit për vrasjen e presidentit të  Bankës CREDINS, janë azerët. Edhe sot e kësaj dite, Banka IBA nuk i ka marrë paratë për kredinë e ARMO-s, ndërsa paratë që kjo bankë transferoi në Shqipëri nuk dihet ku përfunduan. Gjithsesi, kjo është vetëm maja e ajsbergut! Në të njëjtën kohë, pra në vitin 2009, biznesmeni Rezart Taçi, nisi sagën e shmangies së taksave dhe mospagimin e detyrimeve të tjera. Drejtoria e Tatimeve dhe Doganat, cuditërisht gjatë gjithë kohës mbyllën sytë, duke vendosur gjoba qesharake ndaj ARMO-s edhe pse kjo kompani nuk kishte dorëzuar asnjë bilanc, nga viti 2010 deri në vitin 2013. Asnjë institucion nuk morri masë për bllokimin e llogarive bankare të Taçit. Dukej që lepuri flinte më lart.

Sipas auditit të kryer nga kompania audituese “Deloitte”, borxhet e ARMO-s, gjatë kohës që ishte në pronësi të biznesmenit Taçi, nga viti 2008 deri në gusht 2013, e kaluan shifrën 300 milion euro. Taçi njëkohësisht kishte marrë 2 kredi të mëdha në bankat shqiptare, me vlerë 47.5 milionë euro, duke vënë si garanci asetet e ARMO-s, duke e mbivendosur këtë garanci, kudo kur merrte para. Por këtu nuk janë vetëm bankat viktimë. E keqja më e madhe është, se ARMO e asaj kohe, rezulton të jetë debitore ndaj palëve të treta, konkretisht ndaj 10 kompanive naftë-nxjerrëse, me një vlerë që i kalon 100 milion euro. ARMO e Taçit, kishte gjithashtu mbi 40 milionë euro detyrime ndaj Albpetrol, si dhe 41 milionë dollarë ndaj një kompanie panameze, Uallis Trading Inc, ku i kishte mashtruar duke i lënë një kolateral inekzistent të ARMO-s. E sikur të mos mjaftonte degradimi që po i bënte ARMO-s, duke e fundosur me borxhe, qeveria Berisha, i jep në vitin 2012, biznesmenit Rezart Taçi, kompaninë naftë-nxjerrëse, Albpetrol. Njësoj si me ARMO-n, edhe tek Albpetrol, shfaqën interes 4 kompani, por Vetro Silk Road Equity Ltd e regjistruar në Singapor, u rendit fituesi me ofertën e majme prej 850 milionë euro. Po ngjallej ëndrra e madhe e piramidave dhe sigurisht mbrapa kuptohej që ishte… Dhe njëlloj siç ndodhi me privatizimin e ARMO-s, edhe Vetro dështoi të siguronte paratë për privatizimin e Albpetrol. Qeveria u tërhoq duke e anulluar tenderin në janar të vitit 2013. Edhe në këtë rast, kompania nën kontrollin e Taçit, kishte ofruar një garanci prej 85 milion euro nga American Chartered Bank në Çikago, e cila më vonë, sic pritej, u zbulua se ishte falso.

I gjendur në prag falimenti, me një mal me borxhe tek Tatimet, doganat, bankat, Bankers Petroleum, Albpetrol e shumë kompani të tjera, në gusht të vitit 2013, Taçi vendos të shesë ARMO-n, për 50 milionë euro, tek një kompani tjetër azere e quajtur Heaney Assets Corporation dhe e regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Britanikë Virxhin. Me ardhjen e qeverisë së majtë në pushtet në vitin 2013, shpresat se më në fund ARMO do të vihej nën kontroll, u zgjuan. Por shpresa nuk zgjati më shumë se një ëndërr. Siç do të shohim më poshtë,  Edi Rama, mori të gatshme dhe përdori të njëjtën skemë që kishte përdorur parardhësi i tij, Sali Berisha. Kompania azere, Heaney Assets Corporation, pasi morri në dorëzim ARMO-n,  u gjend e tmerruar nga borxhet e mëdha që kishte lënë Rezart Taçi. Me metodat që  dinte ti përdorte vetëm ai, Taci i kishte fshehur të gjitha borxhet me fatura fiktive, pak para se ta shiste. Kulmi i mashtrimit arriti kur edhe gjatë shitjes së ARMO-s, Taçi përdori sërish uzinën, për të marrë një borxh prej 69 milion euro, të cilën ua transferoi kompanive të tij “Taçi Oil” dhe “KUID Sh.a”. Këtë shumë gjigande e përfitoi në momentin e ndërrimit të aksionerëve. Të shokuar nga ky bilanc tronditës i ARMO-s, azerët ndërprenë punën deri në gusht të vitit 2014, ku ata lidhën dy marrëveshje kontraktuale me kompaninë Deveron Oil, e krijuar në zonë off shore dhe kompaninë tjetër, Trading Petrol and Drilling, për dhënien me qira të rafinerisë së Ballshit dhe asaj të Fierit. Kontratat që u lidhën me këto dy kompani ishin të çuditshme, pasi ARMO merrte përsipër të gjitha detyrimet tatimore, doganore, vendore, energjinë elektrike dhe çdo taksë apo sanksion. Por kjo lehtësi ndaj këtyre dy kompanive, nuk ishte rastësi. Pikërisht këtu fillon i njëjti skenar grabitjeje si ai i kohës së Berishës, por me aktorë dhe regjisorë të rinj. Në kompaninë Trading Petrol and Drilling, më herët kishte qënë administrator Mitat Sulaj, vëllai i biznesmenit Besnik Sulaj, pronarit të kompleksit Taivan, një nga miqtë e njohur të kryeministrit Rama. Ndërkohë, përfaqësuesi aktual i Trading Petrol and Drilling, është Pajtim Braçaj, vëllai i Avni Braçajt, i cili zotëron 10 % të aksioneve të kompleksit ‘Taivan’.

Ndryshe nga Trading Petrol and Drilling, pronësia e Deveron Oil nuk është e qartë. Megjithatë, ka dyshime se mbas saj mund të fshihet biznesmeni Rezart Taçi, duke qenë se është e njëjta skemë grabitjeje. Të dy kompanitë, Deveron Oil dhe Trading Petrol and Drilling, nëpërmjet lehtësive që u krijoi kompania azere Heaney Assets Corporation, dyfishuan borxhet ndaj shtetit Shqiptar. Sipas Ministrisë së Energjisë, në Janar 2016 kompania Deveron Oil krijoi një borxh prej 81.2 milionë dollarë, ndërsa TP&D Oil 55.2 milionë dollarë. Një raport tronditës i Ministrisë së Energjisë, i Shkurtit 2016, tregon që deri në Janar 2016, ARMO, duhet ti paguante shtetit një shumë prej 595 milionë dollarë detyrime, që nga koha e privatizimit në vitin 2008. Ndërsa ARMO kishte arritur kulmin e borxheve, bankat lëshuan dhëmbët e zyrave përmbarimore, për të marrë kolateralin, në këtë rast astetet e Uzinës së Ballshit dhe asaj të Fierit. Edhe pse kokoshi ishte katandisur një thelë, lufta ishte e madhe.

Banka e nivelit të dytë, CREDINS, aktivizoi në prill 2016, zyrën e saj përmbarimore, TMA, për të sekuestruar 54 asete të ARMO-s. Kjo shoqëri përmbarimore e Bankës CREDINS, i vlerësoi 54 asetet e ARMO Sh.a, 31,2 milionë dollarë dhe në muajin tetor nxori në shitje 80 % të tyre, ose afro 25 milion euro. Çuditërisht në mënyrë të paprecedent, fituese e ankandit rezulton Banka CREDINS. Pra, kjo bankë që po shiste kolateralin e vet, po e blinte po vetë?! Por, kjo skemë e përdorur nga CREDINS ishte e mirëmenduar, pasi banka zgjodhi të mos e paguajë vlerën e aseteve prej 25 milion eurosh, të nxjerrë në ankand, duke e shkëmbyer me detyrimin kreditor, që ARMO kishte kundrejt saj, që në kohën e Rezart Taçit, në vlerën prej 20 milion eurosh. Blerja nga Banka CREDINS e aseteve të ARMO-s, ka detyruar Ministrinë e Drejtësisë, që ngrihet në këmbë dhe të urdhërojë një hetim administrativ për procedurat e tjetërsimit të këtyre pronave. Sipas kodit  të procedurës civile përcaktohet qartë radha e kreditorëve preferencialë, të cilët kanë të parët të drejtën për të marrë paratë për ekzekutimin e mallit: punonjësit, autoritetet fiskale, kompanitë publike, bankat e më pas palët e treat, të lidhura me kompaninë. Por kodi i procedurës civile, në rastin e ARMO-s,  jo vetëm që nuk është respektuar, por 54 asetet e kompanisë i janë dhënë kreditorit të 4-rtë në radhë. Ngjarja më qesharake, është se i vetmi person përgjegjës u shpall kryeregjistruesi i ZVRPP Mallakastër, i cili u pushua nga puna dhe pas një padie penale në Prokurori, u arrestua. Me marrjen e aseteve në mënyrë të dyshimtë nga Banka CREDINS, azerët e Heaney Assets Corporation u larguan nga Shqipëria, duke lënë sërish borxhe me kompanitë që kishte kontraktuar.

Pas largimit të azerëve, biznesmeni i kompleksit Taivan, Sulaj vijoi ta shfrytëzonte ARMO-n, por tashmë nëpërmjet Bankës CREDINS. Një kompani e quajtur IRTC, Ioninan Refining and Trading CO, u shfaq nga hiçi në 1 shtator të vitit 2016. E regjistuar në ishujt Virxhin, IRTC kishte për administrator Mitat Sulaj, vëllain e Besnik Sulaj si dhe anëtarë të Këshillit Avni Braçaj, aksioner i komplektit Taivan bashkë me Sulajn. Në 24 nëntor 2016, Banka CREDINS lidhi një kontratë kalimi pronësie me rezervë me IRTC. Sipas kontratës që ne disponojmë, IRTC duhet të paguante dy këste shpërblimi tek CREDINS përpara se ta merrte në pronësi. Sot e kësaj dite nuk dihet nëse këto këste janë paguar. Vëllëzërit Sulaj, krijuan borxhe njësoj si paraardhësi Taçi. Mbi 50 milionë euro detyrime u krijuan ndaj tatimeve, doganave dhe OSHEE-së, edhe pse kjo kompani arkëtoi plot 220 milionë euro. E ndërsa një qytetar i thjeshtë pas disa ditësh do të shkojë në burg, nëse nuk paguan detyrimet e ujit, në rastin e paprecedent ARMO, shteti shqiptar mbylli sytë përballë kësaj mega grabitjeje. Aktualisht borxhi i ARMO-s, që nga viti 2008, deri sot, përllogaritet në 700 milion euro. Janë Sali Berisha dhe Edi Rama, ata që duhet t’ju tregojnë shqiptarëve, ku kanë shkuar këto para. Ata duhet t’ju përgjigjen edhe 1300 punëtorëve të hedhur në rrugë.

*Dokumentari i plotë u transmetua në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Top Channel

“Mbreti i kanabisit”, PD sjell kurorën me foton e Ramës dhe Tahirit

Protestuesit e opozitës kanë filluar të mblidhen nga rrethet e tjera për në Tiranë.

Disa simpatizantë të PD kanë përdorur një instalacion si kurorë mbretërore për të simbolizuar lidhjen e qeverisë me botë e krimit.

Kurora prej 2 metrash në krye të saj mban portretin e Edi Ramës.

Sipas PD, kurora rrëfen qartë se kush na ka qeverisur këto5 vjet

 “Bashkëpunëtoret e Ramës për të blerë pushtetin dhe për ta mbajtur atë janë vendosur në kurorë me portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, Emiljano Shullazit, Lul Berishës, Kelment Balilit”- thekson PD, teksa sqaron simbolin e dyte te protestës.

FOTOT: Sot protesta e opozitës, mijëra qytetarë nisen nga rrethet drejt Tiranës

Po ashtu protestës pritet t’i bashkohen edhe 2100 protestues nga Korça, të cilët janë nisur po ashtu që në orët e para të mëngjesit.

Sakaq, rreth 1500 forca policie, do të jenë të angazhuara në terren, me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, mes të cilave edhe efektivë të forcave “Shqiponja” dhe “FNSH”.

Një ditë më parë Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për mediat, theksoi se kushdo që do të shkelë rendin dhe sigurinë në protestë do të përballet me ndëshkimin ligjor.

Por nga ana tjetër, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ajo e LSI-së Monika Kryemadhi, kanë theksuar se protesta nuk do të jetë luftë, por spektakël i bashkimit të shumicës kundër pakicës.

Pas SHBA-së edhe Britania i refuzon vizën kryeministrit të Kosovës Haradinaj

PRISHTINË – Modeli politik i lidershipit institucional të Kosovës, po vazhdon të e izolojë vendin edhe nga ato shtete që e kishin ndihmuar shumë bërjen dhe ndërtimin e këtij shteti.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që refuzuan të pajisin me vizë kryeministrin Ramush Haradinaj, duke i pamundësuar edhe një vizitë në këtë shtet, të njëjtën gjë e ka bërë edhe një shtet tjetër mik i Kosovës.

Gazeta Koha Ditore në numrin e së shtunës shkruan se Britania e Madhe ka refuzuar që ta pajisë me vizë kryeministrin kosovar, duke i mohuar edhe një vizitë në këtë shtet që Haradinaj planifikon ta bëjë më 26 shkurt.
Haradinaj rrezikon që të mos marrë pjesë fare në një konferencë për investime e organizuar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet më 26 shkurt.

Koha Ditore ka tri ditë që ka dërguar pyetje për këtë në Kryeministri, por në artikull thuhet se kjo zyrë nuk ka kthyer përgjigje.

Përgjigje për këtë ka refuzuar të jap edhe ambasada e Britanisë në Kosovë, me arsyetimin se nuk e praktikojnë të japin detaje për aplikime individuale për viza.

Haradinaj së fundmi është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, që i mundëson të lëvizë pa vizë në shtetet e Zonës Shengen, por jo edhe në Britani, pasi kjo e fundit nuk është anëtare e kësaj zone.

Ky izolim i kryeministrit kosovar duket se vjen pas mbështetjes që Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi i kishin dhënë iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Dy ambasadorët, ai i SHBA’së dhe ai i Britanisë, kishin qenë më aktivët për të penguar këtë nismë. Ata shumë qartë edhe kishin kërcënuar liderët kosovarë, se nëse kjo iniciativë nuk ndalej, Kosova do të izolohej. Pra, kërcënimet e tyre, duket se tani edhe po konkretizohen.

Berisha: Shfuqizimi i Speciales do të ishte vetëvrasje për Kosovën

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dhënë mendimin e tij rreth iniciativës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, duke bërë thirrje që të ndërpritet kjo iniciativë, ngaqë sipas tij është rrezik i madh për Kosovën.

Berisha e quan ëndërr të keqe të dimrit këtë iniciativë, sepse sipas ish kreut të PD-së, nuk bën që një shtet i tërë të pësojë për interesat e disa individëve.

“Mendoj se kjo nismë shënon një tentativë për suficid politik. Ngritja e Gjykatës Speciale është një kontratë që autoritetet më të larta kosovare e kanë firmosur me vullnetin e tye, nëpërmjet ligjit që e kanë votuar vetë në parlament, me këshillat e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian”.

“SHBA dhe BE kanë angazhuar resurse të mëdha financiare dhe njerëzore për ngritjen dhe funksionimin e gjykatës, për hetimin e ndëshkimin në përputhje me ligjet të krimeve eventuale të luftës, apo krimeve kundër njerëzimit të kryera nga ish antarë të UÇK-së. Kjo ide lindi pas hetimeve të filoserbit Dick Marty, hetim që mori mbështetje nga Parlamenti Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku komuniteti ndërkombëtar e konsideroj të domosdoshëm hetimin e krimeve të mundshme nga individ apo grupe të UÇK-së në Kosovë, apo në territorin e Shqipërisë, andaj duhet hetim i paanshëm”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Por ish kryeministri shqiptar insiston në mbajtjen e raporteve me BE-në dhe SHBA-në pasi që sipas tij ky do të ishte akt pabesie ndaj fqinjëve të pandashëm të Kosovës.

“Shkelmimi i një kontrate me partnerët ndërkombëtarë do të ishte shkelmim i një kontrate me partnerët dhe miqt e mëdhenjë të Kosovës. Ky akt do të kishte pasoja më të rënda se çdo akt tjetër, apo se çdo vendim i Gjykatës Speciale. Akte të tilla nuk ndërmirren nga një vend i lirë që ndërton demokracinë, sepse akte të tilla marrin shtetet zuzare, të cilat në fund ndëshkohen. Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të shkatërronte gjithçka që është ndërtuar në Kosovë. Poashtu, Këshilli i Sigurimit bazuar në të drejtën ndërkombëtare mund të aktivizoj me gjithë fuqinë e vetë rezolutën 1244 që do të ishte mbrapakthehu i madh për Kosovën”.

“Politika mos të shikojë mbrojtjen e individëve, por interesin shtetëror. Deklaratat e pesëshes së madhe dhe të ambasadorit amerikan kanë sqaruar gjithçka për këtë, andaj kërcënimet e tyre janë tejet serioze. Këtë po e konsideroj si një ëndërr të keqe dimri që shpresoj se do harrohet sa më shpejt dhe kurrë nuk do të bëhet realitet. Nuk dua që Kosova të bëjë vetëvrasje politike, këtë nuk dua ta shoh as në ëndërr”, ka thënë Sali Berisha.

Ish-punonjësi i SHIK-ut, akuza të rënda për Fatos Klosin: Ja roli që ka luajtur

Ylberi Zyberi, ish-punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror leshon akuza te shumta ne adrese te ish-kreut të SHIK, Fatos Klosi. Ne nje reagim te gjate ne faqen e tij ne FB, ai thote se eshte deshmitar i gjithe atyre qe ka bere Klosi, teksa i rendit akuza te renda, perfshire edhe rolin qe ai, (sipas tij) ne vrasjen e Azem Hajdarit.

Ja çfarë shkruan Ylber Zyberit:

Habitem! dhe me vjen neveri per nivelin e ulet te mediave kur shikoj kete personazh ne rolin e analistit! apo disa gazetar qe i drejtohen me fjalen profesor!!!!

Mua personalisht me ngjall neveri per faktin se ia njoh aktivitetin dhe rolin qe ka luajtur ne kohen qe drejtoi institucionin e Shikut 97-2002.

Une kam qene pjese e atij insitucioni dhe jam larguar nga puna me urdherin e tij ne tetor 2001,pas denoncimeve dhe qendrimeve te mia te hapura per imoralitetin, paligjshmerin e tij dhe bashkepunetorve (misionar dhe mercenar) te tij.

Une po veçoj disa nga roli i tij ne ate periudh, per te cilat po te kishte shtet ligjor nuk do e shikonim ne rolin e analistit neper studio televizive, por te nje personazhi te diskredituar.

-Ky ka rol kryesor ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe ngjarjeve qe pasuan ne tropoj 98-2000.

-ka bere vjedhje ne tenderin e blerjes se makinave per insitucionin duke manipuluar dokumentacionin per vleren e mjeteve dhe futur ne xhep gati gjysmen e vleres + mjete te vjedhura ne kosov te UMNIKUT, te cilat i ngjyrosnin dhe ne dok i benin sikur jan blere te reja.

– ka vjedhur parat qe dhane sherbimi i amerikan per punonjesit e Drejtoris se kukesit, nga 2500-3000$ per 52 punonjes qe kishte Drejtoria, i konvertoi ne lek dhe vetem pasi e ngrita zerin une me disa koleg te tjere per kete vjedhje vendosi te na jap nga 25.000 leke (reja). Ndersa misionarve te tij (gjithsej 4) ua dha shumen e plote, aq sa kishin dhene ne te vertete Amerikanet 3000$.

Per kete te vertete; te me ndihmoj ose te me pergenjeshtroj Fiqiri Meta i cili ne ate koh ishte misionar i klosit ne kukes, ku bashke me Ram Kucen kan bashkepunuar ne kete vjedhje te turpshme, dhe sot vazhdojne pune ne drejtori te rendesishme ne Shik.

-Ka perdorur fondin e veçante ( qe perdoret per shperblimin e informatorve) te insitucionit ne kundershtim me ligjin per te paguar njerez per qellime elektorale ne zgjedhjet e vitit 2001.

-Eshte autori dhe negociuesi i marrjes ne mbrojtje te J.Saliajt ne kosov, i akuzuar si pjesmarres ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe personalisht vete ka shkuar ne kosov per ta marr nga baza ku ishte i strehuar per ta nxjerr malit naten, dhe per ta prezantuar te nesermen se e arrestoi policia.

Kete t’ma pergenjeshtrojn dy ish punonjesit e shikut te asaj kohe dhe qe punojne akoma… K.P dhe A.L. te cilet ishin te besuarit e tij qe do e nxirrnin malit nga kosova ne tropoj.

Etj etj…..

Do ishte mire qe para’se te bej analiza politike ne studio tv, te sqaroj poziten dhe rolin e tij ne vrasjet e Shqiptarve te Kosoves gjate luftes dhe pas saj, brenda territorit te Shqiperise dhe ne Kosov, nga Ahmet Krasniqi e me radh….

-kam degjuar se i kan dhene nje titull “veteran i luftes se UÇK”, duhet ta sqaroj ky ose ata qe ja kan dhene kete titull , çfar lufte ka bere ky person?!

– kam shum deshire te krijohet ajo gjykata speciale ne Kosov, mbase do dali ne drite roli i tij ne vrasjet politike.

Jam i vetedishem se ky personazh negativ nuk eshte hetuar, ndeshkuar dhe nuk do ndeshkohet ne kete realitet politik, per faktin se ju ka sherbyer te gjith krahve te politikes per interesa kriminale.

Kete bindje kam patur edhe ne 2002 kur u ngrit komision hetimor parlamentar (i inicuar nga opozita e asaj kohe), per hetimin e aktivitetit te tij.

Kete ia kisha shprehur kryetarit te atij komisioni S.Ngjeles i cili ne ate koh nuk ra dakort me mendimin dhe parashikimin tim, por pasi perfundoi “hetimi” ne 2005 ne nje takim te rastesishem “Avo’koti”, me drejtohet me fjalet; me doli fjala jote!.

Si perfundim; dua te them se ky eshte vertete “llum kazani mediatik” i Edi Rames, qe e marrin kete “kok kazan”, si “luge druri” per te perzier dhe deformuar opinionin publik!.

Me te njejtin mllef siç flet sot ne emisione televizive, e ka drejtuar Insitucionin e SHIKU-ut, duke intriguar ( gjueti shtrigash) ndaj kundershtarve politik.

Berisha, takim të përzemërt me Princin e Kishës Katolike, Kardinalin Ernest Troshani

Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me Kardinalin Ernest Troshani, një takim që ai e ka përshkruar me ngjyra shumë të ngrohta:

“Një takim i përzemërt me Princin e Kishës Katolike Shqiptare, Eminencën e tij, Kardinalin Ernest Troshani, – tregon Berisha në Fb. – Në këtë takim i shpreha Eminencës së tij, Kardinalit Ernest Troshani, mirënjohjen më të thellë për qëndresën e tij epike gjatë diktaturës, dëshmi e forcës së jashtëzakonshme, e besimit të tij tek Zoti dhe vlerat hyjnore.

Mesha e çuar në vitin1962 për presidentin e ndjerë Kenedi ishte sfida më dinjitoze ndaj regjimit të diktatorit Enver Hoxha, por dhe një akt me të cilin Princi i Kishës Katolike të Shqipërisë asokohe, Dom Ernest Troshani, nderoi veten, Kishën, kombin dhe mbarë krishterimin.

Vlerësimi nga shenjtëria e tij e veprimtarisë dhe qëndresës gjatë diktaturës komuniste dhe lartësimi i merituar në Kardinal, Princ të Kishës Katolike Shqiptare është një nder i madh për besimtarët katolike dhe mbarë kombin shqiptar.

Në këtë takim të përzemërt me frymë mirëkuptimi diskutuam probleme aktuale shoqërore dhe kombëtare dhe i urova Kardinalit Troshani, Vitin e Ri dhe jetë të gjatë në shërbim të Zotit, Krishtit mbret dhe kombit tonë!”

Dokumentet – Si i refuzuan ndërkombëtarët emrat e zgjedhur në KLGJ e KLP

FATION BINJAKU/ “Panorama” zbardh rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për kandidatët e përzgjedhur me short, për të qenë pjesë e trupës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Procesi i përgatitjes së raporteve për kandidatët, që vijnë nga radhët e avokatëve, profesorëve dhe shoqërisë civile ka kaluar në duart e tre sekretarëve të përgjithshëm të Kuvendit dhe secili prej tyre ka trajtuar në mënyrë të ndryshme raportin.

Në raportin e firmosur nga ish-sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Alban Brati, jepen vlerësime shumë të ulëta për kandidatin e zgjedhur nga avokatët për në KLP, Kozma Jano. Për këtë të fundit, Kuvendi ka vlerësuar se nuk ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndryshe nga dokumentet që PD publikoi se ky i fundit kishte pasur pseudonimin “Telefoni”.

Por ai dhe përgatitja e tij vlerësohen nën mesataren, platformë të dobët dhe të paplotë dhe pa vizion. Alban Brati ka vlerësuar dhe kandidaten tjetër të KLP-së, Floreta Gjini, por për asnjë nga kandidatët nuk ka paraqitur vlerësimet e ONM-së. Ndërsa ishsekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, ka bërë vlerësimin e kandidatëve të Avokaturës, por për KLGJ.

Ajo ka zbuluar se Sokol Lamaj ka pasur detyrime në Tatime dhe ato i janë falur nga amnistia e vitit 2017. Ndërsa për kandidatët e tjerë ka dhënë vlerësime pozitive, pa cituar në raporte vlerësimet e ONM-së.

Ndërsa raportet e fundit, për Ilir Pandën, Mirela Bogdanin, Erjon Muharremajn, Alfred Ballën janë hartuar nga Genc Gjonçaj, sekretari aktual i përgjithshëm i Kuvendit dhe për ta ka dhënë dhe vlerësimet e ONM-së. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë kërkuar skualifikimin e Alfred Ballës që fitoi garën në KLP dhe kanë evidentuar se Ilir Panda ka qenë në funksione shumë të larta politike.

KANDIDATËT E ZGJEDHUR ME GOGLA PËR KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Kandidatët e zgjedhur nga avokatët

KOZMA JANO

(VLERËSIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT)

-Për sa i takon nivelit të studimeve akademike rezulton se kandidati ka përfunduar ciklin 4-vjeçar të studimeve të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate nën mesataren.

-Platforma e paraqitur nga kandidati është e dobët dhe e paplotë. Në përmbajtjen e saj nuk paraqitet një vizion i qartë i detyrave dhe përgjegjësive, që do të ketë kandidati si anëtar i mundshëm i KLP-së.

– Kandidati nuk ka vërtetuar me dokumentacion njohuri të gjuhës së huaj. -Kandidati nuk ka paraqitur asnjë certifikatë për trajnime, brenda apo jashtë vendit.

FLORETA GJINI

(VLERËSIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT)

-Për sa i takon nivelit të studimeve akademike rezulton se kandidatja ka përfunduar ciklin 4-vjeçar të studimeve të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate mesatare.

-Platforma e paraqitur nga kandidatja është një platformë bazë, e cila nuk ofron një panoramë të qartë mbi rolin dhe përgjegjësi institucionale që ka institucioni i KLP-së.

-Testi i anglishtes është kryer nga ekspertët e Komisionit Ad hoc.

-Referuar shkresës së DPT-së, rezulton se kandidatja nuk ka detyrime tatimore të papaguara.

Kandidatët e zgjedhur nga profesorët për KLP

ENEIDA SEMA(VLERËSIMI I ONM)

– Platforma e paraqitur nga kandidatja konsiston më shumë nga një letër motivuese dhe deklaratë parimesh dhe vlerash.

-Angazhimi akademik/shkencor duket të jetë mbi mesataren.

MIRELA BOGDANI

(VLERËSIMI I ONM)

-Platforma tregon dijeni të mirë për problemet që prekin gjyqësorin/prokurorinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet KLP, si dhe një qasje të mjaftueshme pragmatike.

-Jetëshkrimi tregon se kandidatja është përfshirë në mënyrë intensive në veprimtarinë e shkollës së Magjistraturës.

– Për fat të keq, nuk ishte e mundur nga jetëshkrimi i kandidates të krijohet një pasqyrë e plotë e arritjeve të saj shkencore/akademike.

Kandidati i zgjedhur nga Shoqëria Civile për KLP

ALFRED BALLA (VLERËSIMI I ONM)

-Përveç faktit që ky kandidat nuk plotëson kriteret ligjore të përmendura në nenin 152.d, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar se platforma e paraqitur nga ky kandidat është pothuajse plotësisht një plagjiaturë e një platforme të paraqitur nga një kandidat tjetër (Plarent Ndreca), aplikimi i të cilit u refuzua në fazat e mëparshme të procesit, duke qenë se nuk i plotësonte kriteret formale.

– Për këtë arsye, vëzhguesit ndërkombëtarë janë të mendimit se ky kandidat nuk ka integritet të lartë moral që shpresohet në një anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

* * *

KANDIDATËT E ZGJEDHUR ME GOGLA PËR KËSHILLIN E LARTË TË GJYQËSORIT

Kandidatët e zgjedhur nga profesorët për KLP

ILIR PANDA (VLERËSIMI I ONM)

-Platforma është një përshkrim i përgjithshëm i detyrave të anëtarit të KLGJ-së, pa dhënë ndonjë përshkrim objektivave, prioriteteve ose strategjisë personale.

– Jetëshkrimi nuk pasqyron pozitën e rëndësishme të kandidatit në bordin e drejtorëve të një banke ndërkombëtare.

– Kontributi akademik/shkencor i kandidatit është mesatar

– Ka qenë i angazhuar politikisht në nivel shumë të lartë në të kaluarën.

ERJON MUHARREMAJ (VLERËSIMI I ONM)

-Platforma tregon një ekuilibër të mirë midis motivimit dhe vizionit, me referencë specifike në disa fusha të ndërhyrjes dhe dijeni për instrumentet kryesore ndërkombëtare.

-Dokumentacioni i ofruar nuk jep ndonjë informacion të vlefshëm për kontributin shkencor/akademik të kandidatit.

Kandidatët e zgjedhur nga avokatët për KLGJ

SOKOL LAMAJ (VLERËSIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT)

-Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkrese zyrtare nr. 1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.

-Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresën nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka informuar se Studio Ligjore “Lamaj” ka detyrime tatimore të pashlyera në shumën 32 276 lekë, prej të cilave 20 mijë lekë falen në bazë të ligjit nr. 33/2017 dhe shuma prej 12 276 lekësh ka afat pagese deri më 20.07.2017.

– Studio Ligjore “Lamaj: me detyrime tatimore një pjesë e të cilave falen sipas ligjit 33/2017, ndërsa pjesa tjetër ka afat pagese deri ne datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nga rivlerësimi i ulën 3 pikë.

Vlerësimi përfundimtar është 75.6- 3= 72, 6 pikë.

Kandidati i zgjedhur nga Shoqëria Civile për KLGJ

ALTIN HAZIZAJ (VLERËSIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT)

-Për sa i takon nivelit të studimeve akademike rezulton se kandidati ka përfunduar ciklin 4-vjeçar të studimeve të larta në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës me rezultate të larta dhe studimet pasuniversitare “master”, në fushën e studimeve europiane.

-Kandidati ka marrë pjesë në trajnime profesionale të organizuara nga organizata të shoqërisë civile jo vetëm si trajnues, por edhe si lektor.

– Ka paraqitur një platformë të mirëstrukturuar dhe të kompletuar, e cila tregon për vizion dhe njohuri për angazhimet që do të ketë në kuadër të ushtrimit të funksionit, për të cilin kandidati po aplikon.

Balla: Prokuroria ka thirrur Shkëlzen Berishën për aferën e CEZ

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar Shkëlzen Berishën për privatizimin e CEZ.

Sipas tij kjo është arsyeja pse Berisha shpërtheu në Kuvend dhe kërkoi rrëzimin e Qeverisë.

DEKLARATA E BALLES

Cfarë fituan protestuesit e PD në 18 Shkurt? Fituan vetëm avokaten e popullit. Protestuan 3 muaj në çadër që Basha të merrte avokaten e popullit të vjehrrit të vet. Në 18 Maj ne votonim avokaten e popullit, por ajo nuk ishte këtu për të bërë betimin sepse 1 ditë më pas ishte në Strasburg. Kishin protestuar 3 muaj protestuesit e PD-së që të merrnin avokaten e popullit, e cila për turp shkonte në një gjyq të Xhaferr Isufit kundër Shqipërisë. Këtë fitoi Basha nga protesta e 18 shkurtit.

Në 27 Janar do të ndërtoni marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin që Xhaferri të marrë paratë nga ministria e Financave. Do vini në protestë për çfarë? Për zgjedhjet e 25 Qershorit? Kundër kujt do protestoni? Kundër 20 mijë komisionerëve të PD-së që kanë miratuar çdo procesverbal?

Ka një arsye të fortë që Berisha do dalë në protestë në 27 Janar. Mediat njoftojnë se Shkëlzen Berisha dhe Nue Kalaj janë thirrur sot nag Prokuroria, për shpërdorim detyre nga ana e babait, por edhe shndërrimi i të birit në një rrytshfetxhi. Sot kur prokuroria njofton marrjen në pyetje të Zenit, babai i tij i bën thirrje shqiptarëve të rrëzojnë këtë qeveri.

Shqipëria fiton gjyqin ndaj Beketit për hidrocentralin e Kalivaçit

Shqipëria ka arritur që të fitoj gjyqin në arbitrazh kundër kompanisë së Françesko Beketit në lidhje me ndërtimin e hidrocentralin e Kalivaçit.

Në Tetor 2014 Shqipëria u padit, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë nga shoqëria Hydro S.R.L., ku u kërkua zgjidhja e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesa e një dëmshpërblimi në një vlerë prej €137,235,090.00 si edhe e të gjithë kostove të Paditësit dhe procesit të arbitrazhit.

Shqipëria më pas paraqiti kundërpadi në këtë proces ku pretendoi se, paditësi ka qenë në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së koncesionit, për fajin e tij, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm prej €158,000,000.00. Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën prej €12,900,000.00  si edhe të kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit.

Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamat-vonesave deri në vlerën e cituar më lart dhe të të gjithë kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit të pësuara nga i Padituri, në një vlerë prej rreth €1,258,642.00 (një million e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e dy Euro).

Në një vendim të dytë, Trupa e gjykimit do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që Paditësi do të duhet t’i paguajë Shqipërisë për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit për faj të tij, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme.


Send this to a friend