VOAL

VOAL

‘Durrësi është ngritur me 10 cm’, çfarë thotë sizmologu: Tërmeti shumë i fortë, njerëzit të mos ndërmarrin aventura

Pas konstatimit te eksperteve te huaj, se pas termetit shume te fuqishem, Durresi eshte ngritur me 10 cm, sizmologu Llambro Duni shpjegon me thjeshte se çfare ka ndodhur dhe çfare do te thote nje gje e tille.

Ne nje pronocnim per ‘News 24’, ai sqaron se pas nje termeti kaq shume te fuqishem, nje femomen i tille eshte i logjikshem.

Durresi eshte ngritur me 10 cm, cfare do te thote kjo? 

Kemi te bejme me nje thyerje tektonike, ka nje plan te pjerret dhe sipas mekanizmit qe ka gjeneruar termetin, e ka ngritur pjesen e siperfaqes. Ka levizur ne drejtimin lart dhe eshte e arsyeshme pas nje termeti kaq te forte.

Po ndertesat qe kane pesuar krisje, çfare duhet te behet?

Ai ishte termeti shume i forte, rast pas rasti eshte e dosmosdoshme qe njerezit te mos marrin ne aventura te hyjne ne struktura qe jane te demtuara, duhet te vleresohen strukturat me pare. te behet inspektimi me pare, aty ku thyhet se nuk banohet njerezit nuk duhet tet entojne te hyjne, te ndjekin keshillat per tu strehuar ne vende te tjera.

ZBULIMI NGA SATELITI: TOKA NË DURRËS ËSHTË NGRITUR 10 CENTIMETRA MË SHUMË SE PARA TËRMETIT

Tërmeti katastrofik që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ka shkaktuar ngritjen e tokës me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit. Fakti i pazakontë bëhet i ditur nga agjencia e njohur italiane “Ansa”, sipas së cilës këtë e tregon sateliti Sentinel-1 i programit europian të Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA), i cili ka analizuar të dhënat. Harta e deformimit të tokës, e marrë në bazë të të dhënave nga satelitët europianë Sentinel, tregon deformimin e tokës, siç ka ndodhur në tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana. Deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur imazhet e marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit. Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, dmth hartën e zhvendosjes së tokës. Kjo bazohet gjithashtu edhe te sinjalet elektromagnetike të emetuara nga sateliti i pasqyruar nga sipërfaqja e tokës dhe e kapur nga sensori, i cili përfaqësohet në imazhin e marrë me cikle të ndryshme ngjyrash.

Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Pamje nga Thumana.

Qindra persona kanë kaluar natën e dytë mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit që ka goditur të martën Shqipërinë, duke lënë të paktën 40 persona të vdekur dhe mbi 650 të plagosur.

Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve lokale më 27 nëntor, për të kërkuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Tërmeti me magnitudë, 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada, ka goditur Shqipërinë në orët e para të 26 nëntorit, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Shumica e viktimave janë shkaktuar në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë.

Përveç tërmetit të madh së të martës dhe lëkundjeve të tjera, një ditë më parë është raportuar për një tjetër tërmet prej 5.3 shkallësh të Rihterit.

Kryqi i Kuq në Shqipëri ka thënë se rreth 2,500 persona janë zhvendosur.

Si pasojë e kësaj situate, në këtë shtet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Shqipëri, shkon në 40 bilanci i viktimave

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi në orët e para të mëngjesit të së martës Shqipërinë. Numri i atyre që kanë humbur jetën, arriti në 40 persona këtë të enjte. Të paktën 9 trupa u nxorrën gjatë natës nga rrënojat e pallateve dhe banesave të shembura. Numri më i madh i viktimave, 23 persona, është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate. Ndërsa 16 është numri i atyre që kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe në vilë tre katëshe në zonën e Kënetës , ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç, dhe 18 gra.

Në mëngjes, kërkimet në Thumanë, u ndërprenë përkohësisht, pasi duket se nuk ka më banorë që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Megjithatë po bëhen dhe verifikimet e fundit përpara se gjithçka të deklarohet e mbyllur. Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë ndërkohë në zonat e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama thirri një tjeër mbledhje të qeverisë, duke kërkuar që të bëhet një verifikim i plotë i të gjithë personave të strehuar tanime nëpër hotele, ku vijon transferimi nga tendat i banorëve të prekur. Kryeministri tha gjithashtu se ka nisur dhe inventarizimi I dëmve në godina dhe banesa. zëri i amerikës

Kërkimet në rrënojat e vilës 4 katëshe në ish-Kënetë, flet zjarrfikësi italian: Ka sinjale për të gjallë

Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë akoma punën për të nxjerrë trupat në rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish Kënetës, ku në ndihmë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse italiane.

Gjatë kërkimeve, një nga zjarrfikësit italianë, Michelangeo Saporito tha  se ka pasur sinjale për shenja jete të personave nën rrënoja.

“Ndjehen sinjale që mund të na drejtojnë drejt kërkimeve të personave të familjes Lala nën rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-kënetës. Shpresojmë që personat të jenë ende gjallë, ne do të vijojmë kërkimet deri sa të kemi forcën dhe të nxjerrim të gjithë personat nga rrënojat, shpresojmë edhe të gjallë. Ne do të vijjmë të punojmë pavarësisht kushteve të motit. Derisa nuk krijohet rrezik për forcat e kërkim shpëtimit ne do të vijojmë operacionin pa ndalur”.

Kush ishte Kristi Reçi, studentja e Mjekësisë që humbi jetën në rrënoja (Mesazhet prekëse)

Kristi Reçi është një viktimat e cila u nxor e pajetë nga rrënojat e ndërtesës, bashkë me të atin, Eduartin ndërsa ende vijojnë kërkimet për gjetjen e nënës dhe vëllait të saj.



25-vjeçarja studionte në Universitetin e Mjekësisë në Tiranës dhe rektori i këtij insititucioni, Arben Gjata konfirmon se tërmeti i 26 nëntorit preu në mes ëndrrat e mjekes së ardhshme nga Durrësi.

“Mes viktimave të tërmetit edhe studentja jonë, e ndjera Kristi Reçi. Për të dhe për të gjithë viktimat e kësaj dite të kobshme; ju qoftë përherë e gjelbër lëndina, u prehshi në paqe dhe ngushëllime familjeve!”, shkruan Gjata në Facebook.

Lajmi për ikjen e hershme nga jeta ka tronditur miq e të afërm të saj.

“Fatkeqësisht midis viktimave, ishte dhe mjekja dermatologe e ardhshme Kristi Reçi”, shkruhet në dedikimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.

Doktoresha Monika Fida, një mike e afërt me Kristin shkruan: “Ma copëtove shpirtin Kristi Reçi! Ëndërr e ndërprerë në mes … Dermatologia e ardhshme … RIP”.

Panik në Durrës, tërmeti i fundit rrëzoi depozitat e ujit nga pallatet

Qytetarët e Durrësit kanë dalë nëpër rrugë të panikosur nga lëkundjet e tërmetit të fundit.

Ata kanë filluar të derdhin dhe rrëzojnë depozitat sipër pallateve, për të shmangur dëme të tjera që mund të vijnë si pasojë e lëkundjeve sizmike, që janë të shpeshta dhe pak më parë është regjistruar një tjetër tërmet 5.2 i shkallës rihter.

Është ndërhyrë me anë të zjarrfikësve për të mos rrezikuar banorët që ndodhen poshtë. Gjatë gjithë kohës bëhen patrullime nga ajri me helikopterë.

Dy të rinj në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, në Itali niset vetëm Marlind Shkodrani

Ishte parashikuar që të transportoheshin drejt Italisë dy persona Marlind Shkodrani dhe Xhesika Biqiku.

Por si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë Xhesika Biqiku, lëvizja e saj do të ishte fatale dhe drejt Italisë, do të transportohet vetëm djali, përcjell report tv.

Ndërkohë një problem tjetër ka qenë ulja e helikopterit të ardhur nga Italia. Për shkak të madhësisë së tij ai nuk ka mundur të ulet në pistën e helikopterëve në spitalin e Traumës.

Grupi Italian ndodhet në spitalin e Traumës. Ndërsa për sa i përket helikopterit gjasat janë që të ulet ne Rinas, ndërsa e plagosura të transportohet me ambulancë deri tek helikopteri.

Një tjetër hotel në Durrës rrezikon të shembet

Një tjetër godinë hoteliere rrezikon seriozisht të shembet. Ndërtesa ndodhet në zonën e plazhit të Golemit në Durrës.

Zona është rrethuar nga autoritetet teksa godina është anuar dhe kolonat mbajtëse duket sikur do të shkërmoqen nga çasti në çast.

Tërmeti i fundit sjell të tjera probleme, në rrezik një pallat 11- katësh në Durrës

Pas tërmetit të fundit me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter një kompleks pallatesh 11-katësh në Durrës ka pësuar dëmtime të mëdha.

Raportohet se ky kompleks pallatesh ka 185 hyrje dhe aty jetonin 150 banorë.

Nga tërmeti i fundit janë shkëputur pjesa më e madhe e mureve anësore, janë shembur shkallët, ndërsa pallati është anuar.

Banorët ngrenë alarmin se janë të rrezikuar që të strehohen në banesa.

Thaçi në Thumane, tërmeti 5.6 shkallësh godet derisa ai flet me gazetarët

Një termet tjetër ka goditur Thumanën para pak minutash. Ndërkaq në momentin e lëkundjes së tokës, prezent ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi raporton Express

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Thumanën, për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë.

Derisa Thaçi po fliste, një tërmet tjetër ka goditur Thumanën, raporton Express. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit.

Dy nga tri pallatet që u shembën në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme që pas tërmetit të shtatorit

 

Dy nga tri pallatet që u shembën nga tërmeti i djeshëm në Thumanë, ishin shpallur të pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit të këtij viti. Pas atij tërmeti, atje kanë shkuar edhe ekspertë të Institutit të Ndërtimit e më tej edhe të institucioneve vendore, që kanë bërë vlerësimin. 

Megjithatë, edhe pse ndërtesat ishin dëmtuar nga tërmeti i dy muajve më parë, banorët ishin lejuar të jetonin aty, me pretendimin se nuk ishte dëmtuar struktura e tyre. Zyrtarisht, ky fakt nuk konfirmohet nga institucionet vendore apo qendrore, por banorët e zonës pohuan se sapo kanë ndjerë tërmetin kanë nxituar të dalin nga shtëpitë edhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve aty.

Ata shpreheshin dje se ishin të bindur që ato pallate nuk do t’i rezistonin një tërmeti të tillë, pasi e dinin që ishin të dëmtuar. Banorët thanë gjithashtu se kryefamiljarëve të familjeve që jetonin aty, u ishin marrë edhe firmat për qëndrimin e tyre në godinat e dëmtuara pas tërmetit të 21 shtatorit. Ata shkojnë edhe më tej, duke u shprehur me bindje se e gjithë kjo ka ndodhur për të shmangur dëmshpërblimin. Kjo më pas solli tragjedinë e djeshme, pasi gërmadhat e pallatit të shembur zunë poshtë familjet që banonin aty.

SHEMSI PREMÇI 

Faktin se pallatet e Thumanës ishin shpallur të pabanueshme, e konfirmoi dje edhe ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.

I ftuar në studion e “ABC News”, Premçi u shpreh se dje në Thumanë nuk duhej të shkonin strukturat operacionale, por përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi është një ngjarje që duhet hetuar. Sipas Premçit, pallati i shembur nga tërmeti është shpallur si i pabanueshëm. Ky pallat sipas Premçit është shpallur i pabanuar pas tërmetit të 21 qershorit, ndaj për këtë Prokuroria duhet të nisë hetimin. “Ky pallat ka qenë i shpallur i pabanuar, madje është bërë edhe vlerësimi. Nëse ka një vend që s’duhet të ketë struktura operacionale, por duhet të ketë strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurorja e Përgjithshme duhet të jetë sot në Thumanë me ekipin më të mirë të prokurorëve, pasi pallati ka qenë shpallur i pabanueshëm”, tha ish-drejtori i Emergjencave Civile.

Godinat e shembura ishin të dëmtuara më parë

Duket se edhe godina të tjera që u shembën nga tërmeti i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit të djeshëm, kanë qenë të dëmtuara në strukturë që pas tërmetit që goditi vendin më 21 shtator të këtij viti. Të paktën një pjesë prej tyre kishin pësuar krisje që, ose nuk janë vënë re nga strukturat përkatëse të vlerësimit, ose nuk janë vlerësuar siç duhet. Ende nuk ka të dhëna zyrtare në këtë drejtim, për aq kohë sa disa ditë më parë qeveria kishte akorduar fondin për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga tërmeti i shtatorit dhe sipas llogarive bëhej fjalë për ato godina që zyrtarisht ishin shpallur të pabanueshme.

PAMJET- Dëmtohet nga tërmeti edhe banesa e gazetarit, Bashkim Hoxha nxjerr foton

Mes banesave të dëmtuara nga tërmeti i fortë që tronditi Shqipërinë një ditë më parë është edhe ajo e Bashkim Hoxhës, gazetarit të emisionit të mëngjesit në Neës24.

Në pallatin ku banon gazetari Hoxha janë shkaktuar dëme serioze.

Ai ka postuar sot në Facebook foton e dëmeve që la pas tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, ku duket se suvaja është rrëzuar dhe kanë dalë tullat e pallatit.

VIDEO – Sekondat e tmerrit, dalin pamje të reja nga tërmeti i fuqishëm. Ja si ‘shkunden’ pallatet në Tiranë

Këto janë disa pamje të reja nga kryeqyteti që një kamera sigurie ka fiksuar momentet e lëkundjes së fuqishme të tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e të martës.

Pamjet janë publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha në FB.

Në postimin e tij ai shkruan se kamerat e një pallati tek Shkolla e Kuqe në Tiranë kanë regjistruar sekondat e lëkundjeve të tmerrit.

“Për miqtë tanë në Shqipëri që kaluan 2 netë shumë të vështira”. EMSC jep lajmin e mirë

Faqja e specializuar për tërmete All Quakes – EMSC, ka raportuar në kohë reale të gjithë tërmetet që kanë lëkundur Shqipërinë.

Përmes dy postimeve të Twitter, EMSC ka shprehur solidaritet për shqiptarët që po kalojnë ditë të vështira, pas dëmeve që la tërmeti.

Gjithashtu ata kanë dhënë lajmin e mirë duke treguar tabelën se numri i tërmeteve po zvogëlohet.

“Për miqtë tanë në Shqipëri që kaluan 2 netë shumë të vështira, këtu është evolucioni në kohë i sizmicitetit.

Siç e keni vërejtur numri i lëkundjeve po zvogëlohet, që është ajo që vërehet përgjithësisht pas një tërmeti të fuqishëm”, thuhej në një nga postimet.

Ndërkohë në një postim tjetër, EMSC, shkruan: 

“Shpresojmë që ky evolucion të vazhdojë edhe në vijim, kështu njerëzit mund të pushojnë pak pas tërmetit. Shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe personat e prekur. Qëndroni të sigurt!

8 orë pa ndihmë?! Misteri i vilës së familjes Lala që u shua e gjitha

Analiza më të hollësishme, padyshim që do të bëhen në vijim, kur të mbarojë emergjenca e kërkimit në rrënoja për të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues që ra dje rreth orës 4 të mengjesit.

Mirëpo, janë disa detaje që të bëjnë përshtypje.

Një prej dramave më të mëdha ishte ajo e familjes Lala në Durrës.

Anëtarët e kësaj familje të madhe me origjinë nga Kosova ishin në vilën 3 katëshe. Prej tyre ka mbijetuar deri tani vetëm 17 vjeçari Ramë Lala.

Po ka diçka tronditëse në këtë rast – shkruan gazeta Mapo.

Sipas vëzhguesve dhe specialistëve të ndërtimit, kjo godinë ka marrë goditjen e parë në orën 4 të mengjesit.

Për 8 orë me radhë, objekti me banorët brenda ka qendruar e anuar, e pjerrët, por e pashembur. Anëtarët e familjes Lala ishin aty brenda.

E pamundur të dilnin, për shkak se dyert ishin bllokuar. Ata mund të kishin pësuar dëmtime, ose plagë, për shkak të goditjes së parë, por me siguri ishin gjallë. Kanë komunikuar dhe kanë kërkuar ndihmë.

Vila u shemb dhe ra përdhe në orën 12:00 dhe kjo u pa ‘live’ nga transmetimet e televizioneve. Në këtë moment, nuk kishte më çfarë të shpëtoje, sepse kishte vetëm gërmadha.

Pyetja është, përse për 8 orë nuk u bë asgjë? Pse nuk pati një ndërhyrje?

Mund të ishte e vështirë. Disa thonë që ajo godinë nuk kishte mjaftueshëm hekur, dhe mund të binte nga çasti në çast, e të thyhej si të ishte lodër. Kështu që, dukej e pamundur ndërhyrja. Por fakti është, se aty qendruan për 8 orë shumë prej viktimave, përpara se ndërtesa të binte krejt në tokë.

Ditët në vijim ndoshta do të sjellin një analizë më të qartë për këtë situatë. Misteri ngelet i fortë.

Gjendja e jashtëzakonshme- Ndalohen nismat ligjore dhe tubimet, çfarë ndodhë në këto 30 ditë

Që prej ditës së djeshme ka nisur debati përse Qeveria ende nuk kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Mëngjesin e sotëm kryeministri u shpreh se në dy qarqet do të shpallej gjendja e jashtëzakonshme.  “Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni shtjellojnë, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin.



Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash, por e një sërë masave. E thashë dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave.

Gjendja e jashtëzakonshme, për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.

Por sipas Kushtetutës, çfarë ndodh kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

Sipas Nenit 173 të Kushtetutës, gjendja e jashtëzakonshme vendoset nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave në rastet kur cënohet rendi kushtetues dhe siguria publike ndërsa Neni 174 i Kushtetutës thotë se “për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.”

Në bazë të asaj çfarë thotë ligji, deri me 27 dhjetor do të ndërpriten të gjitha nismat ligjore, përfshi këtu edhe atë për shkarkimin e Metës. Nga ana tjetër gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në zonat ku ajo është shpallur nuk mund të organizohen tubime nga qytetarët. Mbetet për t’u parë nëse pas kësaj, Meta do të anulojë tubimin e thirrur në 8 dhjetor, tubim tashmë që i ndalohet me ligj.

Solidaritet me situatën në Shqipëri pas tërmetit, hiqet përkohësisht pagesa në Rrugën e Kombit

Albanian Highway Concession, kompania që menaxhon “Rrugën e Kombit”, që nga dita e djeshme ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjitha makinave; individëve, shoqatave, institucioneve të Kosovës, të Shqipërisë etj.

Ndihma të shumta kanë ardhur nga Kosova për qytetarët shqiptarë të prekur nga tërmeti i djeshëm kryesisht në Durrës e Fushë-Krujë por edhe në Tiranë.

Përveç forcave të Ushtrisë së Kosovës, ndihma të ndryshme janë dhënë nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë organizuar fushata solidarizimi me të prekurit. Pikërisht për këtë arsye, Albanian Highway Concession ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjithë atyre të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për t’iu ardhur në ndihmë dhe mbështetje të prekurve nga tërmeti.

Sipas njoftimit, këto grupe personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundimin e situatës emergjente.

Banorët e Unazës së Re hapin dyert për të prekurit nga tërmeti: Kjo godinë 5-katëshe në dispozicion për të pastrehët

Banorët e Unazës së Re i vijnë në ndihmë familjeve të prekura nga dëmet e mëdha që solli tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës dhe kanë vendosur në dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!

NJOFTIMI

Ne familjet dhe banoret e Unazes se Re, ne solidaritet te plote me situaten e post-termeteve, veme ne dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!

Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, eshte 5 kateshe me uje, drita, e kushte higjeno sanitare shume te mira, eshte afer 1 deri 3 minuta stationeve te autobuseve, urban e interurban.

Spitali Ushtarak eshte vetem 15 minuta larg ne kembe nga godina.

Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.

Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyne ne Unaze te Re krahu i djathe te Sheshi Shqiponja.

Ne banoret e Unazes se Re bashke me Aleancen per Teatrin marim persiper strehimin e te pastreheve pa afat deri ne nje zgjidhje te dyte!

Bashke me Aleancen per Teatrin do t’ju sigurojme ushqime rroba batanije dysheke e c’fare tjeter ju nevojitet per ta kalur me sa me pak dhimbje kete situate te veshtire!

C’do familjee banor i demtuar nga termeti mund te na kontaktoje jemi ne dispozicion 24 ore per Ju. SHPERNDAJE SA ME SHUME!

Familjarët e vëllezërve të vdekur: Nuk e besojmë se janë ata

Ngjarjet më të dhimbshme të shkaktuara nga tërmeti kanë të bëjnë kryesisht me hotelet. Në hotel “Miramare” u zunë brenda stafi që në atë orë ishte duke mbyllur punën. Mes viktimave janë një banakiere dhe një balerinë, trupat e të cilave janë nxjerrë të pajeta. 

Nën gërmadhat e hotelit që shërbente dhe si restorant vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se ka dhe persona të tjera në rrënoja.

“Pronari i restorantit ‘MiraMare’ është hedhur nga dritarja dhe u ka thënë punëtorëve dilni se po këputet pallati dhe thonë se kanë zënë banakierin mbi 40 vjeç, më duket se është nga Korça, madje edhe dy balerina kanë qenë aty, njëra u nxor e vdekur. Mendohet se tani janë edhe dy brenda, një vajzë doli e vdekur. Vajza që u nxor e vdekur thonë se ishte kameriere, banonte tek ‘Astiri’ në Tiranë, i prishën shtëpinë. Një banakier nga Fieri shpëtoi. Ky djali që shpëtoi ka qenë te dhoma 101. Hoteli rrinte hapur 24 orë”, deklaron një nga dëshmitarët.

Ndërsa një histori edhe më të dhimbshme kanë dy vëllezër nga Kosova, të cilët kishin rezervuar në hotel “Tropikal”. Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë.

Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i Komunës së Gjilanit patën fatin e keq e mbetën nën gërmadhat e hotelit. Familja Abazi për vite u përcoll nga histori tragjike. Mbijetesën po e siguronin nga punët që kohë pas kohe po i kryenin si mekanikë në Shqipëri. Me këto punë, dy vëllezërit tashmë të ndjerë, Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29- vjeçar, po merreshin një kohë të gjatë. Por e marta doli të jetë fatale për ta, pas tërmetit të fortë që shkatërroi hotelin ku po qëndronin. Për fatin e tyre nuk u dit asgjë për më shumë se 15 orë.

I pari pa shenja jete u gjet Isai, 29 vjeç. Më pas, i vdekur u gjet edhe vëllai i tij, Shemsedini, 32 vjeç.

“Nuk po duam të besojmë se ata janë djemtë tanë. Kjo nuk është e mundur. Thjesht nuk mund që të jenë ata”, flasin nën lot familjarët e dy vëllezërve tashmë të ndjerë, për gazetën “Express”.

Ata tregojnë se Shemsedini e Isai kishin shkuar për punë në Durrës. Këta të dy kanë lënë pas edhe fëmijë, njëri katër, tjetri dy. Familjet e të ndjerëve jetonin në kushte të rënda sociale. Por kjo familje para shtatë viteve është përballur me një tragjedi tjetër. Djali i tyre ishte therur me thikë në një pishinë dhe nga plagët kishte ndërruar jetë. Tash në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë, i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.

PANORAMA.al

“Na e bëtë shpirtin copë o shpirt i motrës”, gruaja që humbi vëllain, kunatën dhe nipin, mesazh rrëqethës

Gruaja qe humbi nen rrenojat e termetit shkaterrues vellain, kunaten dhe nipin prek me nje mesazh rreqethes.

Keta qe shihni ne foto jane Hajredin, Lute dhe Klement Çupi, qe humben jeten kur termeti shkaterrues i zuri në banesën e tyre në katin e tretë të pallatit 6-katësh.

Teksa poston foton e tyre, ajo shkruan ne faqen e saj ne FB edhe nje mesazh prekes, per te afermit e zemres.

Mesazhi 

Te preheni ne paqe ! Qofshi engjej te parajses!
O Keli hallës ike shume shpejt nga ne o shpirt ❤❤😭😭😭
O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bete shpirtin cope o shpirt i motres !
Do jeni gjithmone me ne! 🙏🙏🙏 Pushofshi ne xhenet Hajredin, Lute & Keli Çupi❤

Kush është nëna 30-vjeçare që vdiq në spital disa orë pas të bijës, piktorja kishte humbur edhe bashkëshortin (Fotot)

Doli e gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën humbi jetën pak orë më vonë. Diena Meçaj Karanxha, në mëngjes sot e kishte humbur fëmijën e saj 8-vjeçare.

Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. U dërgua në spital por tani në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.

Familja Karanxhaj ka pesuar nje tragjedi te vertete, duke qene se pak kohe me pare Diena kishte humbur bashkeshortin, ndersa sot humbi vajzen dhe ju bashkua familjes edhe vete. Dhimbje.

Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete.

“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo./GSH.al

 

Tërmeti- Vjen pas 19 orësh kërkime lajmi i mirë për Klajdi Qaton

Plot 19 orë ka zgjatur operacioni i kërkim-shpëtimit për të riun Klajdi Qato, i mbetur nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Zyrtarisht nga ministria e mbrojtjes u bë e ditur rreth një orë pas mesnate se nxjerrja e të riut nga rrënojat u bë e mundur falë ndërhyrjes së ekipeve shqiptare e greke të kërkim shpëtimit.

Pas nxjerrjes fatmirësisht gjallë nga rrënojat, Klajdi Qato eshtë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Foto e rëndë- 17 orë nën beton, ndërron jetë i riu në Thumanë, mesazhi i fundit që iu tha ekipeve shpëtuese

Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë, nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, dhe që u shoqërua me një sërë pasgoditjesh të tjera të forta.

Gazetari Erjon Skëndaj tha në një lidhje live në emisionin “Real Story”, në News24, se kishte shumë shpresë që i riu të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit.

Por i riu me mbiemrin Çuka ka ndërruar jetë, pasi një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.

I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Më poshtë, “Balkanweb” ju sjell foton e rëndë, para se i riu të jepte jetë, teksa është duke luftuar me jetën poshtë rrënojave.

‘Mos qëndroni brenda tyre’! Këto janë pallatet dhe banesat e shpallura të pabanueshme në Durrës (Lista)

Është publikuar lista e të gjithë pallateve dhe banesave të pabanueshme në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Bashkia e Durrësit njofton se në total janë 27 pallate dhe 163 banesa të pabanueshme.

Zona Shkembi Kavajes
1. Pall. Besnik Qoshja pall. 62, rr. Iliria
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Konstruksioni ok, vetem ka cedim te lehte kafazi i shkalleve.
D. Ka leviz drejtimi i pallatit dhe ka shtypje muresh ne krahun lindor

2. Pall. 61, rruga Iliria Aurel Toska 0672511828
A. Konstruksion ok
B. Carje muresh ne fasaden jug dhe te brendshem.

3. Pall. 63, rr. Iliria
A. Konstruksioni ok
B. Ka levizje ne drejtim qe ka krijuar shtypje e carje muresh te brendshen dhe fasade.

4. Pall. 64, rruga Iliria Restorant Troplini.
A. Ka carje muresh.
B. Ka levizje qe ka krijuar carje e rrudhim muresh.
C. Ka carje ne konstruksionin e shkalleve.

5. Pallati 60, rr. Iliria, Ramazan Dollaku 0682027366
A. Levizje niveli
B. Carje muresh
C. Konstruksioni ok.

6. Vila 59, rruga Iliria, Ramazan Dollaku 0682027366
A. Carje muresh
B. Konstruksion ok

Pall. 58 jeshil. Rr. Iliria
A. Plasaritje fasade
B. Plasaritje muresh
C. Ka leviz drejtimi duke krijuar carje dhe rrudhosje
D. Ka plasaritje te shkalleve.

Benilva 1 dhe 2
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Konsteuksioni ok

Hotel Rinia

A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Konsteuksioni ok

Hotel Belkonti
A. Ok

Belvedere bamboo para hotel marine
Valter Cakerri +355686122186
A. Ka nje kollone te thyer.
B. Plasaritje fasade
C. Konsteuksioni eshte ok pervec 1 kollone ne cep te thyer.

Vila Daniele
Nikolla Comashi 0682187980
A. Ka kollona te demtuara qe jane thyer.
B. Carje muresh
C. Plasaritje fasade.
E pabanueshme

Inn Hotel, Nuredin Salillari, 0695313965
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Ka nje kollone ne kuzhine te plasaritur

Arben Brameta ish hotel titanik
A. Ka kollona te thyera dhe mund te rrezohet duke demtuar pallatin tj.

Krenar Sulaj, pallati Big Market, 0699199083
A. Konstruksion i thyer.
B. Plasaritje fasade
Nuk mban asnje person brenda dhe eshte me rrezik per objektet e tjera

Ismet Beqiri, 0696424135
Pallati me thyerje kosntruksioni
A. Jane 4 pallate te pariparueshme qe jane rrezik per tjeret.

Nikoleta Cako, 0697665505
Pallat i banuar
A. Ka demtime te mureve
B. Ne katin 0 ka thyerje te shkalles.

Gezim Deliallisi, 0697459752
A. Konstruksion i thyer i kollonave
Objekt ne rrezik

30- vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 14 orësh

Policia e Shtetit njofton se pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzën e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën.

Çun LAJÇI Kur dridhësh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni

Kur dridhësh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshehesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhësh e përkundesh
Termetësh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni😢

E trishtë në Thumanë- Polici thirret në operacion për të shpëtuar nënën e tij

Rreth 1900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

 

Por një prej tyre ka mbërritur pikërisht në pallatin ku jetonte nëna e tij, në Thumanë.

Top Channel raporton se polici, i cili mban edhe një shall jeshil, është përfshirë intensivisht për të nxjerrë nga rrënojat nënën e tij dhe banorët e tjerë të bllokuar.

Në Thumanë numërohen deri më tani 5 viktima, ndërkohë që në total janë 21 persona që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve të godinave në Durrës dhe Kurbin.

Minxhozi: “Tërmeti do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomike”

Bardhyl Minxhozi, një ekspert me përvojë në tregun e sigurimeve dhe themeluesi i kompanive në këtë fushë, ka pohuar në një status në facebook se ky tërmet do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomike.

“Do të ketë familje të tëra pa shtëpi, me biznese të rrenuara, për vite të tëra.”

Ai ka shtuar se për 20 vjet rresht i është propozuar të gjitha qeverive nga industria e sigurimeve për një skemë kombëtare të sigurimeve në rast fatkeqësish natyrore.

“Jo vetëm në vesh të shurdhër, por dhe duke e paragjykuar kjo kërkesë. Unë kam vite që nuk jam në tregun e sigurimeve dhe sot ndihem i zhgënjyer se si nuk arritëm t’u jepnim njerëzve në fatkeqësi një mbrojtje financiare dinjitoze. Skema të tilla mbrojtëse janë implementuar në vende me rrezik sizmik të lartë që nga Kaliforina deri në Turqi dhe Rumani etj”.

Ky tërmet, thotë Minxhozi, shkundi Shqipërinë, por duhet të shkunde edhe ata që duhet të mendojnë seriozisht për vendosjen e një skeme të detyrueshme kombëtare në raste fatkeqësish natyrore. “Sigurimet nuk janë shpikje shqiptare. Sigurimet kanë lindur kryesisht edhe si një solidaritet financiar social.

Që nga djegia e Londrës rreth 200 vjet me pare, ku sigurimi i shtëpive u bë një sigurim i detyrueshëm deri te skemat moderne të mbrojtjes nga rreziku i tërmeteve, domosdoshmëria e një skeme të detyrueshme kombëtare për Shqipërinë duhet të jetë një prioritet i Qeverise të sotme”.

Përfytyroni mijëra familje që pas ndihmës së parë emergjente, do të mbeten pa shtëpi dhe pa të ardhura për të mbijetuar. Ky tërmet do t’i ndjeke si një mallkim për gjithë jetën!, paralajmëron eksperti i sigurimeve.

“Në nderim të jetëve të humbura”, Presidenca ul flamurin kombëtar në gjysmë shtizë

Flamuri Kombetar ulet ne gjysme shtize ne Institucionin e Presidentit te Republikes.

Kreu i shtetit, Ilir Meta, permes nje postimi te fundit ne rrjetet sociale, teksa publikon pamje nga ulja e flamurit kombetar ne gjysme shtize, shkruan: Në nderim të jetëve të humbura nga kjo fatkeqësi e madhe për mbarë vendin tonë!

Kërkimet- Të paktën 11 të zhdukur në Durrës, emergjencat në punë për të gjetur të mbijetuarit

TIRANË

Janë të paktën 11 persona të zhdukur që po kërkohen në Durrës nga forcat e shpëtimit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se 7 persona po kërkohen në lagjen numër 17 pranë Kryqit të Kuq dhe 4 të tjerë në lagjen numër 6, pranë lokalit të njohur “Barons” i cili në fakt nuk ekziston më.

Pallati 6-katësh ku ndodhej lokali është fundosur dy kate. Dy persona raportohet se janë gjallë por nuk janë nxjerrë ende.

Brohorima gëzimi! Nxirret i gjallë nga rrënojat 27 vjeçari

Nxirret i gjallë nga rrënojat e Vila Palmës një i ri.

Mësohet se ekipi i shpëtimit ka zhbllokuar nga rrënojat e vilës një 27-vjeçar, emri i së cilës ende nuk bëhet me dije. I riu është dërguar me urgjencë drejt spitalit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Ndërkohë nga rrënojat e Vilës janë nxjerrë sot tre persona të pajetë, kryesisht dy grad he një burrë. Sakaq, vijojnë kontrollet për persona të tjerë.

Rëndohet bilanci i viktimave- Shkon në 13 numri i të vdekurve, mes tyre 2 fëmijë

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti, ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri tani 13 persona kanë humbur jetën nën rrënojat e pallateve të shembura në Durrës dhe Thumanë, ndërkohë vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë të ngelur nën rrënoja.



Dy personat e fundit të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Thumanë duke e çuar në 5 numrin e personave që humbën jetën, ndërsa 4 viktima janë shënuar në Durrës dhe 2 në Kurbin. Tragjikisht është konfirmuar se edhe një punonjës policie ka humbur jetën. Bajram Hadermataj, punonjës policie të Kavaleshenca ka humbur jetën për shkak se është zënë nga rrënojat.

Gjithashtu raportohet se mbi 300 persona po marrin ndihmë mjekësore në Tiranë dhe në Durrës, dhe fatmirësisht raportohet se gati 30 persona janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.

FOTOLAJM – Ky është personi që nxorën gjallë nga rrënojat në Thumanë

Mes dhimbjes se madhe per jete te humbura dhe te tjere qe jane nen rrenojat e shkaktuara nga termeti i fuqishem qe goditi Shqiperine ne mengjesin e sotem, nga rrenojat jane shpetuar deri me tani 28 persona ne Thumane dhe Durres, dy zonat e prekura me rende.

Personi qe shihni ne kete foto eshte nje nga te shpetuarit nen rrenoja ne Thumane paraditen e sotme.

Ai eshte nxjerre gjalle nga rrenojat e baneses, pas nderhyrjes se ekipit te kerkim shpetimit.

Nxirren tre të pajetë nga rrënojat në Durrës, shkon në 10 numri i viktimave

Rëndohet edhe më shumë bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

Raportohet se në Durrës, në lagjen numër 13 është gjetur një person i pajetë.

Gjithashtu, një fëmijë dhe një grua nuk i kanë mbijetuar tërmetit.

Trupat e tyre janë nxjerrë të pajetë nga forcat e kërkim shpëtimit në zonën e Kënetës në Durrës.

Pritet të mësohet identieti i tyre, ndërkohë që vijojnë operacionet për shpëtimin e dhjetra personave të tjerë që dyshohet se janë nën rrënoja në Thumanë dhe Durrës, dy zonat më të prekura.

Basha, vetëm këtë thirrje për qeverinë: Të shpallet gjendja e emergjencës!

“Sot nuk ka politikë, vetëm solidaritet”. Me kete apel te forte per solidaritet dhe bashkepunim, kreu i opozites, Lulzim Basha thekson se ne kushtet aktuale, shume te renda qe po kalon vendi e vecanerisht zonat e prekura nga termeti, ka vetem nje thirrje per Qeverine: Te shpalle gjendjen e emergjeces. 

 

Mesazhi i Bashës

Të dashur bashkëqytetarë!
Ky mëngjes na gjeti të tronditur thellë nga tërmeti i frikshëm që fatkeqësisht, solli humbje jetësh njerëzore, lëndime, si dhe dëme të mëdha.

Partia Demokratike, unë dhe familja ime u shprehim ngushëllimet më të thella familjeve që kanë humbur të afërmit e zemrës, dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Ne po bëjmë gjithçka që t’i gjendemi pranë çdo shqiptari në këtë fatkeqësi dhe tronditje të madhe të përbashkët.

ZERO interpretim politik nuk kam sot, përveçse një thirrje qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës, për të mjekuar të dëmtuarit, për të inventarizuar dëmtimet, për të mirëmenaxhuar panikun dhe pasojat e tërmetit.

Vëllezër dhe motra!
Të gjithë në këmbë, solidaritet të pakursyer dhe të pakushtëzuar! Si vëllezër dhe motra të një gjaku, të një kombi, në krah te njerëzve që kanë humbur të afërmit e shtrenjtë, në krah të qytetarëve të lënduar që janë ende të tronditur dhe të dëmtuar rëndë.

Respekt, mirënjohje dhe mbështetje totale mjekëve, infermierëve, punonjësve të policisë, ushtarakëve, personelit të strukturave të emergjencës, kompanive që po ndihmojnë me çfarë munden për të përballuar këtë situatë të rëndë.

Të gjithë bashkë si një familje e madhe, pa asnjë dallim, do t’ia dalim!

Sizmiologu këshillon: Njerëzit të qëndrojnë edhe disa orë jashtë. Do ketë lëkundje të tjera

Sizmiologu Rrapo Ormëni në një lidhje direkte me News24 tha se do ketë të tjera lëkundje tërmeti por do të jenë më të lehta. Ai iu bëri apel njerëzve të qëndrojnë edhe për disa orë jashtë sepse godinat kanë pësuar ulje të rezistencës. “Do ketë lëkundje të tjera.

Por pasgoditjet do jenë të nivelit më të ulët. Njerëzit duhet të qëndrojnë edhe për disa orë jashtë sepse godinat kanë pësuar ulje të rezistencës. Në godinat e dëmtuara më shumë të hyhet vetëm pas kontrollit nga ekspertët. Njerëzit të jenë të kujdesshëm për të qëndruar jashtë godinave. Një situatë e ngjashme në vitin 1926 ku ka rënë një goditje më e madhe e më pas të tjera”, tha Ormëni.

Tragjedia nga tërmeti, Presidenti i PE solidarizohet me Shqipërinë: Evropa është në anën tuaj

Presidenti i Parlamentit Evropain, David Sassoli solidarizohet me situatën e krijuar në vend pas tërmetit të fortë që goditi vendin.

“Afërsia ime vëllazërore me njerëzit dhe me shtetin e Shqipërisë vështirë të provohej nga tërmeti shumë i rëndë i kësaj nate. Evropa është në anën tuaj. Dhe do jetë”, shkruan Sasoli në një postim në twitter.

Në pak orë 21 tërmete godasin Shqipërinë (FOTOT)

Vijon paniku në të gjithë Shqipërinë. Tërmeti i orës 3:55 ka nxjerrë në rrugë njerëzit, që i druhen lëkundjeve të tjera.

Ashtu si bëhet me dije që pas tërmetit me magnitudë 6.3 ballë vendi ynë është goditur edhe nga 21 tërmete të tjera.

Intensiteti i goditjeve ka qenë në zbritje, ku më i forti ishte ai i një ore më parë me magnitudë 5.4 ballë.

Thellohet bilanci i viktimave- Zyrtarisht 7 të vdekur, mes tyre një 10-vjeçare

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi vendin. Ministrja e Mbrojtjes konfirmon se 7 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dyshohet se ka ende persona ende nën rrënoja.

Tragjik rezulton edhe fakti për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën rrënoja e plagosur.

Ministria konfirmon se 1 viktimë është në Kurbin, 2 ne Thumanë e 3 në Durres, nderkohe qe nuk dihet detaje per viktimen e shtate.


Send this to a friend