VOAL

VOAL

Rezultatet e zgjedhjeve për Kongresin amerikan

Balanca e forcave u zhvendos dje në Uashington pasi demokratët e opozitës morën nën kontroll Dhomën e Përfaqësuesve duke u dhënë një goditje republikanëve dhe Presidentit Trump. Por republikanët forcuan kontrollin në Senat, gjë që i hap rrugën një politike konfliktuale, në vija të prera partiake në dy vitet që i mbeten mandatit të presidentit.

Demokratët shpresonin të fitonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe ia arritën, kishte edhe shpresa të vakëta se ata mund të fitonin në Senat, por këto shpresa u shuan me daljen graduale të rezultateve. Madje republikanët duket se e kanë zgjeruar epërsinë e tyre në Senat. Nëse deri tani flisnim për përçarje në vija partiake, kjo pritet të thellohet tani që edhe kontrolli i Kongresit është i ndarë mes dy partive. Kjo u dallua edhe në komentet e demokrates më të lartë në Dhomën e Përfaqësueve mbrëmë.

“Ne kemi përgjegjësinë të gjejmë terrenin e përbashkët aty ku është e mundur, por t’u përmbahemi parimeve tona aty ku kompromisi është i pamundur”, tha zonja Nancy Pelosi.

Nancy Pelosi pritet të bëhet kryetarja e ardhshme e Dhomës së Përfaqësuesve, falë anëtarëve të rinj demokratë në këtë dhomë, si Jennifer Wexton, e cila fitoi në Virxhinia:

“E kam thënë që në fillim të fushatës se në Amerikë po vjen ndryshimi; në distriktin e 10 zgjedhor të Virxhinias erdhi sonte ndryshimi,” tha kandidatja Wexton, e cila fitoi zgjedhjet.

Por republikanët zgjeruan shumicën që kontrollojnë në Senat, duke mundur demokratët në Dakotën e Veriut, Mizuri dhe Indiana ku fitues doli republikani Mike Braun:

“Ne jemi konservatorë, udhëhiqemi nga Presidenti Trump. Ne duhet të dëshmojmë përse mendësia jonë, atë parime që funksionojnë në shtetin Indiana do të funksionojnë edhe për gjithë Amerikën. Besoj me zemër se do të kontribuoj në këtë drejtim,” tha kandidati republikan Mike Braun, i cili fitoi zgjedhjet në Indiana.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se Presidenti Trump ishte i kënaqur që republikanët kanë mbajtur kontrollin e Senatit:

Analistja Rebecca Gill thotë se retorika e ashpër e presidentit motivoi votues nga të dyja anët e spektrit:

“Kjo retorikë polarizon opinionin dhe i mobilizon njerëzit nga të dyja skajet e spektrit”.

Kjo dukej qartë në intervistën me një përkrahës të presidentit në Kaliforni:

“Jam dakord me shumë nga gjërat që ka bërë, jo me të gjitha, por me shumë prej tyre. Mendoj se niset nga dëshira për të bërë më të mirën në interes të vendit, si në politikat e brendshme, edhe të jashtme”.

Një votues në Nju Jork shprehet me kritika:

“Shpresojmë që është thjesht një ëndërr e keqe dhe tani po fillojmë të zgjohemi. Fillimisht morëm Dhomën e Përfaqësuesve, pas dy vjetësh do të marrim Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë. Lamtumirë Trumpit”.

Presidenti Trump ishte një faktor qendror për të dyja palët, thotë analisti Capri Cafaro:

“Të dyja palët ishin mobilizuar. Kishte gara të forta në një numër zonash, në shtete të ndryshme në të gjithë vendin”.

Tani një sprovë e re shtrohet përpara presidentit dhe demokratëve – a mund të punojnë palët bashkë, ndërkohë që së shpejti do të fillojë gara për zgjedhjet presidenciale që zhvillohen pas dy vjetësh.

Presidenti Trump në një postim në Twitter sot në mëngjes, nuk i kushtoi vëmendje fitores së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, por u shpreh me vetëkënaqësi për ato që i cilësoi si “Fitore të Mëdha”.

Ai shtoi se vendet e tjera kishin shpresuar se rezultati i zgjedhjeve do t’u garantonte atyre marrëveshje tregtare në interes të tyre, por nuk u doli ashtu, shkruan presidenti. Pra presidenti e bën të qartë se do t’u përmbahet politikave të tij.

Ndërkaq, demokratët, me kontrollin që morën tani në Dhomën e Përfaqësuesve do të kenë mundësi të hapin procese hetimore mbi presidentin dhe administratën, përfshirë lidhur me financat e familjes Trump, mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet 2016. Kanë autoritetin të thërrasin zyrtarë të lartë të administratës për të dëshmuar. Pra zgjedhjet e mbrëmshme e kanë përgatitur terrenin për një betejë edhe më të ashpër partiake në Uashington.

Zgjidhen dy myslimanet e para në Kongresin Amerikan

UASHINGTON – Rashida Tlaib nga Michigan dhe Ilhan Omar nga Minnesota kanë fituar në zgjedhjet e djeshme në SHBA dhe u bënë gratë e para muslimane që janë zgjedhur në Kongresin Amerikan.

Tlaib si kandidate e Partisë Demokratike fitoi në njësinë zgjedhore 13 në Michigan. Ajo është shtetase e SHBA-ve me origjinë palestineze, e cila për 6 vite punon në administratën shtetërore.

Fitorja e saj ishte e pritshme, pasi që nuk pati kundërkandidat republikan, por si kundërshtarë pati dy parti më të vogla.

Në Dhomën e Përfaqësuesve Tlaib do të zë vendin e John Conyers, i cili për shkak të akuzave të një skandali seksual u detyrua të largohet nga skena politike.

Përveç Tlaib, në Dhomën e Përfaqësuesve është zgjedhur edhe një myslimane, Ilhan Omar me origjinë nga Somalia.

Ajo pati një rrugë shumë më të vështirë deri tek fitorja, pasi në njësinë zgjedhore në Minnesota për kundërshtare pati kandidaten republikane Jennifer Zielinski.

Omar njëkohësisht do të jetë dhe myslimanja e parë me mbulesë në Kongresin Amerikan. Ajo do të zërë vendin, të cilin edhe në mandatin e kaluar e mbante po ashtu myslimani Keith Ellison.

Votouesit në SHBA zgjodhën përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga gjithsej 100 delegatët e Senatit.

Republikanët në mandatin e kaluar kishin shumicën në të dyja Dhomat. Sipas rezultateve paraprake do të mbajnë shumicën vetëm në Senat ndërsa demokratët do të marrin Dhomën e Përfaqësuesve.

Këto janë zgjedhjet e para për Kongresin që nga ardhja e Trumpit në pushtet. Në të ardhmen e presin sfida më të mëdha për zbatimin e politikave të tij pa mbështetjen e Dhomës së Ulët të Kongresit. aa

SHBA: Demokratët rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

General elections

General elections

Demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës për Kongresin, ndërsa republikanët mbajtën kontrollin e Senatit, duke krijuar një Kongres të ndarë që do të vendosë pengesa ndaj programit legjislativ të Presidentit Donald Trump në dy vitet e ardhshme.

Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera demokrate me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën.

“Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që e rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan”, tha ajo.

“Dita e sotme nuk është thjesht për demokratët apo republikanët, është për rikthimin e kontrolleve dhe balancave ndaj administratës së Presidentit Trump”, tha ajo.

Megjithëse demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit dhe që analistët kishin thënë se do të kishte qenë një kundërshtim ndaj presidencës së presidentit Donald Trump.

Mbajtja e kontrollit të Senatit nga republikanët u duk thuajse e padiskutueshme kur demokratët humbën gara kyçe në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016.

Megjithatë, demokrati nga Virxhinia Perëndimore, Joe Manchin arriti ta mbante vendin e tij në senat dhe fitoi ndaj republikanit, Patrick Morrisey, prokurori i përgjithshën i këtij shteti. Parashikimet për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, vijnë ndërsa qendrat e votimit po mbyllen në gjithë vendin.

Demokratët siguruan fitoren e parë të rëndësishme në Virxhinia, në rrethinat e Uashingtonit, ku Jennifer Wexton, një prokurore dhe senatore e legjislaturës së shtetit, fitoi ndaj anëtares aktuale të Dhomës së Përfaqësuesve, Barbara Comstock.

Democrat Jennifer Wexton speaks at her election night party after defeating Rep. Barbara Comstock, R-Va., Nov. 6, 2018, in Dulles, Virginia.

Democrat Jennifer Wexton speaks at her election night party after defeating Rep. Barbara Comstock, R-Va., Nov. 6, 2018, in Dulles, Virginia.

Me humbjen e zonjës Comstock, një tjetër fitore demokrate në Florida, dy të tjera në Pensilani dhe dy në Kolorado, si edhe disa në shtete të tjera, demokratët arritën të marrin shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve.

Demokratja Donna Shalala, ish-sekretare e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale fitoi ndaj republikanes, Maria Elvira Salazar për një vend që mbahej nga anëtarja veterane republikane e Kongresit, Ileana Ros-Lehtinen nga Florida.

Balanca e pushtetit

Marrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët për herë të parë që prej tetë vjetësh, do të thotë që ata do të jenë në gjendje të frenojnë axhendën e Presidentit republikan, Donald Trump. Por jo vetëm kaq. Ata mund të hidhen në sulm, duke marrë drejtimin e komisioneve të rëndësishme që kanë kompetenca të gjera për hetime.

Disa demokratë kanë lënë të kuptohet se do të kërkojnë të shohin formularët e taksave të presidentit dhe të hetojnë financat e tij personale dhe interesat e biznesit, si edhe lidhjet e fushatës të tij presidenciale me Rusinë.

“Është një kontroll kritik ndaj Presidentit Trump. Legjislacione madhore me ngjyrime ideologjike, nuk do të miratohen dy vitet e ardhshme. Demokratët kanë tani pushtetit të thërrasin në pyetje kështuqë presidenti dhe administrata e tij, mund të presin të hetohen, jo të mbrohen nga Dhoma e Përfaqësuesve”, thotë analisti i Universitetit të Virxhinias, Larry Sabato.

Për çështje si imigracioni për shembull, Presidenti nuk do të jetë në gjendje të veprojë pa mbështetjen e demokratëve që kanë pak gjasa të bien dakord me të për këtë temë.

Por ruajtja e kontrollit të senatit, do të thotë që republikanët do të vazhdojnë të kenë aftësinë të konfirmojnë të emëruarit në gjyqësor dhe kandidatura të tjera të Presidentit Trump. Senati i kontrolluar nga republikanët mundet gjithashtu të mos lejojë Kongresin të shkarkojë Presidentin Trump, nëse Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët fillon procesin për shkarkimin e tij.

Hera e fundit që ka patur një ndarje të tillë të pushtetit, që demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe republikanët senatin, ishte në vitin 1986 në mandatin e dytë të presidentit Ronald Reagan.

Një numër rekord fitoresh nga kandidatet gra

Një numër rekord prej 237 grash kandiduan për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 23 në garat për senatin në gjithë vendin, përfshirë 185 Demokratë dhe 52 republikanë.

Deri në numërimin në orët e para të mëngjesit, 92 gra kishin fituar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 10 në Senat, duke iu bashkuar 10 senatoreve aktuale, duke kapur një numër prej 112 grash anëtare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, numri më i madh ndonjëherë në Kongres. Rekordi i mëparshëm ishte 107.

Gratë patën edhe disa arritje të tjera. Deb Haaland dhe Sharice Davids, janë të parat gra nga indianët e Amerikës. Rashida Tlaib dhe ILhan Omar janë të parat gra myslimane që do të përfaqësojnë shtetet e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Dhe Alexandria Ocasio-Cortez dhe Abby Finkenauer, janë gratë më të reja në moshë që shërbejnë ndonjëherë si ligjvënëse.

Shumë prej tyre kandiduan në dy vitet e fundit, të mobilizuara nga njoftimet për sjelljen e Presidentit Donald Trump ndaj grave, lëvizjes #MeToo që ka hedhur dritë mbi përmasat e sulmeve seksuale dhe platformave të politikave republikane për çështje si e drejta e abortit.

Por një nga garat më të rëndësishme për Senatin, u fitua nga Marsha Blackburn, një mbështetëse e fortë e Presidentit Trump, në shtetin e Tenesisë.

Pjesëmarrja

Votuesit ishin të vendosur që zëri i tyre të dëgjohej të martën, duke pritur në radhë të gjata dhe duke shpërfillur të ftohtin dhe motin me shi për të hedhur votën.

Voters wait in line at Boise City Hall in Boise, Idaho, to cast ballots in early voting, Nov. 2, 2018. An unusually high number of Idahoans have voted early, and two high-profile ballot initiatives appear to be driving some of the turnout.

Voters wait in line at Boise City Hall in Boise, Idaho, to cast ballots in early voting, Nov. 2, 2018. An unusually high number of Idahoans have voted early, and two high-profile ballot initiatives appear to be driving some of the turnout.

Pjesëmarrja e lartë të martën pason një numër rekord votimesh të hershme gjatë javës së kaluar.

Megjithëse emri i Presidentit Donald Trump nuk ishte në fletët e votimit, shumë votues në gjithë vendin, i shohin këto zgjedhje so një referendum për dy vitet e para të tij në detyrë.

Sipas anketave parazgjedhore, demokratët ishin më shumë të shqetësuar për kujdesin shëndetësor dhe ekonominë, ndërsa emigracioni është çështja kryesore mes republikanëve. Presidenti Trump e kishte vënë imigracionin në qendër të fjalimeve të tij të fushatës, duke shpresuar të bënte për vete votuesit e pavendosur.

Një somalezo-amerikane gati për të fituar në zgjedhje

ërfaqësuesja e Minesotës Ilhan Omar pritet të bëjë histori në politikën amerikane të martën si favorite për të fituar një vend në Kongresin amerikan, duke u bërë ish-refugjatja e parë dhe gruaja e parë nga Afrika që i bashkohet Dhomës së Përfaqësuesve. Zonja Omar thotë se përdorimi i politikës për të ndikuar pozitivisht dhe për të zgjeruar demokracinë është e rëndësishme për të.

36 vjeçarja Ihan Omar erdhi në Minesota 20 vite më parë, pasi u largua nga Somalia e përfshirë nga lufta dhe kaloi katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia.

Ajo pritet të fitojë me lehtësi ndaj sfidantes së saj republikane Jennifer Zielinski në Minesota, një bastion demokrat.

Nëse zonja Omar fiton të martën, ajo mund të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve së bashku me një tjetër grua të besimit mysliman, demokraten Rashida Tlaib nga Detroiti, e cila pritet të fitojë një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.

Zonja Omar thotë se nëse shkon në Uashington, ajo do të përballet me Presidentin Donald Trump, për të cilin thotë se po nxit politika që i ndalojnë njerëzit si ajo të vijnë në Amerikë.

“Këto politika janë shumë të rrezikshme. Mendoj se ato shkojnë kundër idealit të këtij vendi. Shpresoj të shkoj në Uashington me kolegë të cilët ndajnë të njëjtën qasje sikurse unë, në mënyrë që ta vendosim presidentin përpara përgjegjësisë për politikat që po promovon, të cilat përhapin frikë e ndarje”, thotë Ilhan Omar, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve.

Në vitin 2016 Ilhan Omar bëri histori, kur u bë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Minesotës dhe u bë ligjvënësja e parë somalezo-amerikane e shtetit të saj ku ndodhet dhe komuniteti më i madh somalezo-amerikan në SHBA.

“Mundësia e përdorimit të politikës si një mjet për të bërë ndryshime pozitive ka qenë ajo që më ka frymëzuar të përfshihem në politikë e të jem e angazhuar. Po kështu ka ndikuar mundësia për zgjerimin e demokracisë sonë tek të gjithë dhe konkurimi me qëllimin për të hartuar politika me ndikim pozitiv në jetën e njerëzve”

Në një vit me një numër rekord grash që konkurrojnë për poste publike, zonja Omari frymëzoi shumë gra myslimane anembanë vendit, përfshirë Hodan Hassan, e cila po kandidon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës.

“Arsyet se përse po konkurrojnë shumë gra janë dy: e para lidhet me lëvizjen #METOO dhe e dyta me Donald Trump-in. Ai vazhdimisht nuk i respekton gratë, pra të dyja këto arsye bashkë kanë bërë që shumë gra të ndryshojnë status quo-në dhe një nga mënyrat për të arrritur ndryshimin është të kandidosh për funksion zyrtar”.

Zgjedhjet për Kongresin vijnë në një kohë kritike ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një ndarje të fortë politike. Zonja Hassan thotë se politikanët duhet ta bashkojnë vendin dhe të përhapin mesazhe më unifikuese.

Çelen qendrat e votimit në Shtetet e Bashkuara

Një elektorat amerikan i ndarë prerazi po voton sot për të zgjedhur Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin e tyre për punën e Presidentit Donald Trump. Rezultati mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Uashington dhe dy vitet e ardhshme të presidencës Trump.

Sot amerikanët zgjedhin të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve (435 ligjvënës), 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane.

Anketimet dhe analistët sugjerojnë se demokratët në opozitë kanë avantazhin në betejën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Për të rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët duhet të fitojnë në këto zgjedhje 23 ligjvënës të tjerë.

Republikanët po mbështeten tek Presidenti Donald Trump për të mobilizuar mbështetësit e tij dhe për të ruajtur kështu shumicën e ngushtë në Senat prej 51 nga 49 senatorët. Nga 35 vendet në Senat për të cilat votohet sot, 26 janë aktualisht të mbajtura nga senatorë demokratë dhe 9 nga senatorë republikanë.

Gjyqi ndaj El Chapo-s, ndër më të shtrenjtët në SHBA

Në Nju Jork filloi gjyqi ndaj El Chapo-s, një prej kriminelëve më famëkeq të botës. Ai themeloi kartelin e Sinaloa-s në vitin 1989, që vazhdon dhe sot të mbetet i fuqishëm. Procesi do të kushtojë miliona dollarë dhe do të zgjasë për më shumë se katër muaj.

Gjyqi ndaj Joaquin “El Chapo” Guzman filloi të hënën një Nju Jork.

Ai akuzohet si kreu i kartelit më të madh dogës që për një çerekshekulli ka trafikuar mbi 155 ton kokainë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përballja me drejtësinë amerikane të një prej kriminelëve më famëkeq të botës do të kushtojë miliona dollarë dhe do të zgjasë për më shumë se katër muaj.

Prej disa vjetësh prokurorët po punojnë për të plotësuar dosjen kudër Guzman-it, i cili u ekstradua në vitin 2017 pas dy arratisjeve nga burgjet meksikane.

Ekspertët thonë se autoritetet kanë siguruar çdo provë që u duhet për ta dërguar 61- vjeçarin Guzman, në një burg të sigurisë së lartë për pjesën e mbetur të jetës. Por për këtë çmimi do të jetë i lartë.

Karteli i Sinaloa-s, të cilin Guzman-i e themeloi në vitin 1989, vazhdon të mbetet i fuqishëm.

Ndërkohë ortaku i tij, Ismael “El Mayo” Zambada është ende në kërkim.

Vitin e kaluar në Meksikë u regjistruan 29,000 vrasje.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara ka shpërthyer epidemia kriza e opiodeve.

Në vitin 2016, mesatarisht 174 amerikanë humbën jetën nga mbidoza.

SHBA, një ditë para zgjedhjeve për në Kongres

Kandidatët për në Kongres dhe përkrahësit e tyre të profilit të lartë po përdorin ditën e fundit të fushatës, të hënën, për të tërhequr votuesit, ndërsa partitë e mëdha politike luftojnë për kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet që bien në mes të mandatit të presidentit.

Presidenti Donald Trump kërkon që republikanët e tij të mbajnë shumicën e tyre në të dy dhomat e Kongresit, ndërsa demokratët po përpiqen të thyejnë monopolin.

Analistët politikë dhe rezultatet e sondazheve të opinionit u japin demokratëve një shans më të mirë për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve sesa në Senat. Votuesit të martën do të zgjedhin se kush do t’i mbushë të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet e Senatit.

Presidenti Trump bën të hënën fushatë në Ohajo, Indiana dhe Misuri.

Para se të udhëtonte të dielën për fushatë në Xhorxhia dhe Tenesi, presidenti Trump shprehu optimizëm për perspektivat e partisë së tij.

“Mendoj se ne do të dalim mirë në Dhomën e Përfaqësuesve, por siç e dini, fokusi im kryesor ka qenë Senati dhe mendoj se përpjekjet tona do të japin rezultate të mira në zgjedhjet për në Senat,” tha ai.

Donal Trump tha në një tubim në Xhorxhia se votuesit duhet të vendosin nëse do të ndërtojnë mbi atë që ai e quajti “begatinë e jashtëzakonshme që ne kemi krijuar” ose do të lejojmë demokratët t’i japin një goditje shkatërruese ekonomisë për të ardhmen tonë”.

Ish-Presidenti Barack Obama bëri fushatë të dielën në mbështetje të Senatorit demokrat Joe Donnelly në Indiana, duke u thënë zgjedhësve se ishte administrata e tij që filloi rimëkëmbjen ekonomike pas recesionit të rëndë që goditi vendin në vitin 2008.

Barak Obama akuzoi Kongresin e kontrolluar nga republikanët për përpjekje për të anuluar politikat e tij dhe p[r ndaljen e progresit të bërë gjatë tetë viteve të tij në detyrë.

Në një tjetër ndalesë për fushatë në Çikago, ish-presidenti Obama foli më në përgjithësi rreth votimit të së martës, duke thënë se kjo mund të ishte “zgjedhja më e rëndësishme e jetës sonë”.

“Ekziston një garë e ideve që po ndodhin tani, se kush jemi dhe çfarë lloj vendi do të jemi. Karakteri i kombit tonë është në fletëvotim,” tha Barak Obama.

Përveç garave të kongresit, 36 nga 50 shtetet e SHBA-së kanë për të zgjedhur guvernatorë të martën. Aktualisht kandidojnë 33 guvernatorë republikanë, 16 demokratë dhe një i pavarur.

Zgjedhësve gjithashtu do t’u kërkohet të votojnë për një numër iniciativash. Ato përfshijnë çështje të tilla si nëse do të legalizohet marihuana, nëse do t’u rikthehet ish-të dënuarve e drejta e votimit, nëse do të zgjerojnë mbulimin e Medicaid që ofron kujdes shëndetësor për shtresat e varfra, si dhe të përcaktojnë se çfarë lloj identifikimi duhet të kërkohet për të votuar.

Majami, Historia e Allison Norlandit (video)

Në fillim të këtij viti, gazetarët e Zërit të Amerikës, Chris Simkins dhe Jeff Swicord ndërmorën një projekt të posaçëm njëvjeçar për të dokumentuar krizën e opioideve në Shtetet e Bashkuara, në fjalët e vetë amerikanëve që vuajnë nga kjo epidemi. Rezultati është një seri e quajtur “Të jetosh makthin e krizës së opioideve në Amerikë”. Në këtë episod do t’ju çojmë në Majami, ku njihemi me Allison Norlandin, që sapo ka dale nga një qendër rehabilitimi dhe po përpiqet të mos bëhet përsëri pre e drogës.

2400 fëmijë mes karvaneve të emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara

Ndërsa Presidenti Donald Trump bën deklarata të ashpra ndaj emigracionit, disa karvane emigrantësh po përpiqen t’i afrohen kufirit të Shteteve të Bashkuara. Në Meksikë ndodhet një pjesë e mirë e tyre. Sipas UNICEF-it, nga emigrantët që kanë hyrë deri tani në Meksikë, 2400 janë fëmijë.

Karvani i emigrantëve vazhdon të lëvizë. Dhjetëra prej tyre, një pjesë me kamiona dhe të tjerë më këmbë, mbërrijnë në qytetin e vogël meksikan, Sayula, që është shndërruar në pikën më të fundit të takimit të emigrantëve. Sipas llogaritjeve më të fundit, ata numërohen ende me mijëra. UNICEF-i njoftoi se rreth 2400 prej emigrantëve që kanë hyrë në Meksikë janë fëmijë.

Viktor Escobar la vendin e tij, El Salvadorin, për të arritur karvanin që Presidenti Donald Trump e krahasoi me një pushtim. Këtë javë, Presidenti Trump urdhëroi dërgimin e 5 mijëve ushtarëve të parë në kufirin SHBA – Meksikë.

“Nuk mund të jetë pushtim. Fëmijët nuk pushtojnë. Shumica janë njerëz punëtorë”, thotë emigranti Victor Escobar.

Shumica prej tyre dëshirojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ku emigracioni është shndërruar në një çështje qendrore në prag të zgjedhjeve për Kongresin, duke ndikuar ndoshta tek votuesit e hershëm dhe retorika e fortë në të dyja palët. Ish-Presidenti Obama deklaroi se ushtria po përdoret politikisht.

“Tani po dërgojnë ushtarakët tanë trima. Po i dërgojnë për një manovër politike”, u shpreh gjatë një tubimi elektoral ish-Presidenti Barack Obama.

Një karvan i dytë u përplas në kufirin me Guatemalën me rojet kufitare meksikane, duke i goditur ata me gurë. Presidenti Trump sinjalizoi se nëse veprojnë njësoj në kufirin me SHBA-në, atëherë do të priten me armë zjarri.

“Nuk do tolerojmë. Nëse godasin me gurë, ushtria do të kundërpërgjigjet. U kam thënë ta konsiderojnë goditje me armë”, deklaroi Presidenti Trump.

Por më vonë u duk se Presidenti u tërhoq.

“Nuk thashë të qëllojnë. Por, nëse na godasin, do futen në burg për një kohë të gjatë”, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë, Cindy Ramirez nga Hondurasi, së bashku me motrën e saj, qajnë çdo natë, ndërsa shpresojnë të lejohen të hyjnë në SHBA.

Shtohet retorika, tri ditë para zgjedhjeve për në Kongresin amerikan

Mbeten vetëm tri ditë para zgjedhjeve për në Kongresin amerikan. Presidenti Trump mori pjesë në dy tubime dje, dhe do të marrë pjesë në dy të tjera sot. Trump ka në plan të vazhdojë kështu, deri ditën e zgjedhjeve më 6 nëntor. Por, nga ana e demokratëve, figura si ish-presidenti Barak Obama, ish-nënpresidenti Joe Biden, madje edhe Oprah Winfrey janë angazhuar gjithshtu nëpër tubimet para zgjedhore.

Vetëm 72 orë kanë ngelur deri ditën e zgjedhjeve për në Kongres. Presidenti Trump dhe ish-presidenti Obama kanë folur nëpër tubime…të dy, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme.

“Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të vazhdojmë me zhvillimin e jashtëzakonshëm që kemi parë, apo nëse do t’i lejojmë demokratët radikalë të marrin kontrollin e Kongresit” tha presidenti.

“Këtë herë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Pasojat e të qëndruarit pa votuar janë të mëdha”.

Ndërsa të premten, lajmi i uljes së papunësisë shërbeu si adrenalinë për Trump-in.

Raporti i së premtes për punësimin tregonte se 250 mijë vende pune janë shtuar në tetor, dhe se pagat janë rritur më shpejt brenda një dekade.

Ish-presidenti Obama dikur ngurronte të fliste kundër pasardhësit të tij, por duke iu përgjigjur shifrave të punësimit në një tubim në shtetin e Xhorxhias tha:

“Më duhet ta shpjegoj se republikanët tani thonë, shikoni sa mirë është ekonomia. Nga mendoni se erdhi kjo?”

Presidenti Trump dhe ish-presidenti Obama kanë pikëpamje të ndryshme për sa i përket çështjes së imigracionit.

“Ata duan që këto karvanë të mbushur me njerëz që vijnë në mënyrë të jashtëligjshme të vërshojnë në vendin tonë, duke rrezikuar komunitetin tuaj” tha presidenti Trump.

“Ata po ju tregojnë se kërcënimi ekzistencial për Amerikën është një bandë refugjatësh të varfër një mijë milje larg” u shpreh ish-presidenti Obama.

E fejuara e Khashoggi-t: reagimi i administratës Trump ndaj vrasjes, pa baza morale

E fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, tha se përgjigja e administratës Trump ndaj vdekjes së Khashoggi ka qenë pa “baza morale”.

“Shtetet e Bashkuara duhet të jenë vendi që të udhëheqë përpjekjet për nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë”, – shkruante Hatice Cengiz në një artikull të botuar të premten në gazetën “The Washington Post”.

Përkundrazi, shkruan Cengiz: “Ka disa në Uashington, që shpresojnë se kjo çështje do të harrohet, thjesht duke përdorur taktika vonuese. Por ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion ndaj administratës Trump, që të ndihmojë për vënien në vend të drejtësisë për Jamalin. Mënyra e vdekjes së tij nuk ka për t’u mbajtur e fshehtë.”

Duke cituar dy njerëz të afërt me çështjen, gazeta “The New York Times” njoftoi të premten se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e dinin që nga telefonata e datës 9 tetor me Princin Saudit të Kurorës Mohammed bin Salman, se ai e konsideronte Khashoggin një islamik të rrezikshëm, prandaj dihej që princi saudit kishte një motiv të mundshëm për të kryer vrasjen.

Por për shkak të partneritetit me Princin Mohammed, si një person të rëndësishëm për realizimin e axhendës së administratës në Lindjen e Mesme, administrata Trump vendosi që të mos ndërhynte.

Përkundrazi, Shtëpia e Bardhë “ju bashkua qeverive të vendeve të rajonit, duke konsideruar pasojat të mund të ketë stigma e vrasjes së Khashoggit në aftësitë qeverisëse të princit të kurorës – dhe çfarë përfitimesh mund të nxirren nga dobësitë që ai mund të ketë”, shkruhet në artikull e gazetës The Times, duke cituar njerëz të afërt me administratën.

Khashoggi, me banim në Shtetet e Bashkuara, u zhduk muajin e kaluar, pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, për të marrë një dokument që i duhej për t’u martuar.

Gazetari, i cili punonte për gazetën “The Washington Post’, ishte kritik i Arabisë Saudite”. Sipas njoftimeve, atë e kanë vrarë mizorisht në konsullatë. “Nuk ka shpjegime për këtë urrejtje kaq të madhe”- tha e fejuara e tij.

“Qeveritë e vendeve të ndryshme – tha Cengiz, “duhet të shtrojnë një pyetje bazë: në se demokracitë e botës nuk marrin hapa për t’i nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi mizor, që ka shkaktuar zemërim në mesin e qytetarëve të tyre, çfarë autoriteti moral u mbetet atyre? Të drejtat morale dhe njerëzore të kujt do të mund të mbrojnë ata në mënyrë të besueshme?”

Cengiz shkruan në artikullin e saj në “Washington Post” të premten, se ka kaluar një muaj që kur ajo e pa për herë të fundit të fejuarin, kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll. Ajo shkruan se 2 nëntori është Dita Ndërkombëtarepër t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve.

“Kjo koinçidencë është tragjike dhe e dhimbshme”, – shkruan e fejuara e Jamal Khashoggit.

Shtetësia në lindje dhe Kushtetuta Amerikane

 

Michael Bowman

“Nuk ka asnjë mënyrë që Presidenti Trump të mund t’i japë fund të drejtës së shtetësisë në lindje me një urdhër ekzekutiv”, thotë profesori i ligjit në Universitetin Georgetown Nan Hunter. “Kjo është një dispozitë kushtetuese”.

“Nuk mund ta imagjinoj që të ketë një gjyqtar të vetëm në të gjithë vendin që do të mbështeste një urdhër të tillë ekzekutiv”, thotë Ilya Shapiro, një bashkëpunëtor i lartë për studimet e së drejtës kushtetuese në Institutin Cato të Uashingtonit.

Amendamenti i 14-të i Kushtetutës amerikane, i ratifikuar në vitin 1868 tre vjet pas përfundimit të Luftës Civile, thotë: “Të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe nën juridiksionin e tyre, janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe shtetit ku banojnë.”

“Pohimi se shtetësia vjen me lindjen apo me natyralizimin – këtë kushtetuta nuk mund ta thotë më qartë se kaq”, shpjegon zoti Hunter.

Por nuk është kështu, thotë Presidenti Trump.

“E ashtuquajtura e drejtë e shtetësisë në lindje … do të marrë fund, në një mënyrë a një tjetër” shkruante presidenti të mërkurën. “Kjo e drejtë nuk mbulohet nga Amendamenti i 14-të thjesht sepse për mban fjalët ‘nën juridiksionin e tyre’”.

Disa studiues konservatorë pajtohen, duke argumentuar se gjuha e Amendamentit të 14-të përmban një shteg.

“Pyetja është, çfarë do të thotë ‘nën juridiksionin e tyre’” thotë analistja e politikës ligjore të Fondacionit Heritage, Amy Swearer, dhe shton: “Duke u bazuar në historinë legjislative në atë kohë, hartuesit e Amendamentit të 14-të synonin t’i jepnin qytetarinë vetëm atyre që detyroheshin të ishin besnikë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ishin nën juridiksionin e plotë të Shteteve të Bashkuara. Qëllimi kryesor i këtij amendamenti ishte dhënia e shtetësisë skllevërve të sapo liruar, të cilët ishin vetë banorë të përhershëm të ligjshëm. Ata nuk ishin subjekte të një fuqie të huaj. Ata nuk kishin borxh besnikëri ndaj një fisi apo ndonjë autoriteti tjetër.”

Kush në Amerikë është i përjashtuar nga juridiksioni i SHBA-së dhe nga ligjet federale? Pothuajse askush, sipas analistit Shapiro dhe të tjerëve. “Nën juridiksionin e tyre” përjashton diplomatët ose ushtritë e huaja.

Edhe ata që janë këtu në mënyrë të paligjshme janë subjekt i juridiksionit amerikan – ata mund të dënohen për krimet që kryejnë,” thotë Ilya Shapiro.

“Kjo është ndryshe nga diplomatët, për shembull. Diplomatët rusë në OKB marrin miliona dollarë gjoba parkimi në Nju Jork dhe mund të largohen nga vendi, por nuk mund të detyrohen të paguajnë gjobat”.

Historiani politik i Universitetit Amerikan Allan Lichtman thotë se çdo lexim i debatit origjinal që rrethon Amendamentin e 14-të tregon se përkrahësit e tij kishin në mendje shtetësinë universale të së drejtës në lindje.

“Hartuesit e bënin atë të qartë se kishte një mbulim shumë të gjerë, saqë aplikohej edhe tek kinezët, të cilët në atë kohë nuk kishin të drejtë për shtetësi. Ata nuk mund të votonin, ata nuk mund të shërbenin në juri, por fëmijët e tyre ishin shtetas të SHBA-së,” thotë analisti Lichtman.

Në një polemikë të famshme në vitin 1866, senatori republikan Lyman Trumbull i Illinois u pyet nga një senator nëse shtetësia në lindje do të “kishte efektin e natyralizimit të fëmijëve të kinezëve dhe të ciganëve të lindur në këtë vend.”

“Pa dyshim,” u përgjigj Trumbull, duke shtuar se “fëmija i një aziatiku është po aq qytetar sa edhe fëmija e një europiani”.

Në vitin 1898, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara konfirmoi shtetësinë amerikane të një fëmije të lindur në SHBA me prindër kinezë, duke vendosur një precedent ligjor që Gjykata e Lartë e sotme do të merrte parasysh nëse një çështje e re vinte para saj, ose si rezultat i një urdhri ekzekutiv ose një akti të Kongresit që kufizon shtetësinë e lindjes së parë.

“Ekziston një statut (federal) që në thelb përsërit atë që është në Amendamentin e 14-të, dhe Kongresi sot mund ta ndryshojë këtë statut. Por nëse kjo do të bëhej, statuti i ri do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe kjo është pikërisht lloji i situatës në të cilën Gjykata e Lartë do të vendoste”, thotë analisti Nan Hunter.

“Unë mendoj se Gjykata e Lartë do ta anulonte këtë (urdhër ekzekutiv ose akt të Kongresit).” Disa ligjvënës republikanë nuk janë të kënaqur. “Ka një statut në lidhje me Amendamentin e 14-të, kështu që unë mendoj se është diçka që Kongresi do ta peshojë,” thotë senatori republikan i North Dakota John Hoeven.

“Ne duhet të sigurohemi që po sigurojmë kufirin, se nuk po krijojmë nxitje për të ardhur këtu në mënyrë të paligjshme. Pra, duhet të kemi diçka të përbashkët.”

Nëse një urdhër ekzekutiv ose një veprim i kongresit nuk ka gjasa të ketë sukses, një ndryshim i ri kushtetues do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund shtetësisë për fëmijët e imigrantëve pa dokumente.

“Është një proces jashtëzakonisht i vështirë për të ndryshuar Kushtetutën,” thotë profesori Hunter i Universitetit Georgetown. “Është një shumicë prej dy të tretash (në Kongres) që duhet të propozojë një ndryshim të Kushtetutës dhe ratifikimi kërkon një shumicë prej tre të katërtave të shteteve. Ky është një konsensus super-shumicë, prandaj është bërë relativisht rrallë në historinë tonë. Është një sfidë jashtëzakonisht e ashpër.”

Përqëndrimi i presidentit Trump mbi shtetësinë në dhe emigracionin e paligjshëm ka sjellë një shpërthim të debatit shpesh të acaruar në të gjithë Amerikën. Shumë vëzhgues besojnë se deklaratat e presidentit nuk kanë të bëjnë aspak me propozimet serioze të politikave.

“Mendoj se në fund të fundit kjo është një manovër politike,” thotë Ilya Shapiro. “Presidenti vendosi që përpara zgjedhjeve të javës së ardhshme (afatmesme) do të ishte mirë ta ngrinte këtë çështje.”

“Ajo që qëndron prapa kësaj është politika e vështirë, jo kuptimi kushtetues”, thotë analisti Lichtman. “Qarkullimi i kësaj ideje, që me një firmë presidenti t’i privojë njerëzit nga të drejtat e tyre të shtetësisë, është vetëm pjesë e demonizimit të emigrantëve dhe i bën njerëzit të kenë frikë nga një i ashtuquajtur rrezik nga imigrantët”.

Konservatorët kundërshtojnë akuzën. “Nuk është çnjerëzore që një vend të ketë kufij, të përpiqet të respektojë ato kufij dhe të kthejë mbrapa disa nga joshja për të ardhur këtu në mënyrë të paligjshme dhe të kenë fëmijë qytetarë”, tha Amy Swearer.

“Kjo nuk është e motivuar nga raca, as nga urrejtja për shtetasit e huaj. Kjo thjesht do të thotë se kemi ligje dhe duam njerëz që vijnë këtu për të ndjekur këto ligje”.

Analisti Lichtman vë në dukje se shumë nga argumentet e sotme mbi emigracionin i bëjnë jehonë betejave të së kaluarës.

“Frika e emigrantëve nuk është asgjë e re. Ky lloj nacionalizmi foshnjor ekstrem, shkon prapa në ditët më të hershme të republikës,” thotë ai.

“Për një kohë shumë të gjatë, ligjet e natyralizimit në Amerikë nuk lejonin natyralizimin e aziatikëve kinezë dhe të tjerë. Objektivat kanë ndryshuar me kalimin e kohës, por retorika dhe ndjenjat jo.”

Uster (SHBA) – Përkujtohet Prof. Petrit Skënde – Fotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ

“Shqiptari i dijes dhe i shkencës” ishte dokumentari televiziv që mbodhi pasditen e së Djelës (28 Tetor), në Uster kujtimin e jetës dhe veprimtarisë së Prof. Petrit Skënde.

Familja dhe bashkëatdhetarët, kryesisht dardharët mposhtën dhimbjen e mungesës së  njeriut të tyre afërt duke e respektuar Petrit Skënden (1937-2018), në 81 vjetorin e tij të lindjes.

Njeriu i thjeshtë dhe i ditur edhe pse larg vendlindjes tregon se ka lënë gjurmë dhe kujtohet si vëlla dhe shok shkolle i fëmijërisë së hershme në Dardhë, Korçë dhe Uster; si student dhe pasuniversitar me prirjet në letërsi, dhe thellësisht i dhënë pas matematikës e fizikës në Universitetin e Tiranës  gjatë viteve 1954-1959; si kërkues shkencor gjatë gjithë jetës së tij në dobi fushave prodhuese për mineralet, ujrat, mjeksinë dhe bujqësinë të pandara ato nga mësimdhënia dhe udhëheqësia akademike në auditorët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës së Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës.

Pikërisht këtë ngjeshje ngjarjesh të jetës ta sjellin kujtimet e Koli Skënde (vëllai), Prof. dr. Aleko Minga (matematicien) dhe Prof. dr. Kostandin Dollani  bashkëkohës dhe ndjekës të arritjeve të fizikës elektrodinamike dhe atomike nga Prof Petrit Skënde. Më tej Prof. dr Fatos Ylli dhe Prof. dr Betim Çiço në tregimet plot pasion të veprimtarisë së Institutit të Fizikës Bërthamore (1972-1991), çmojnë energjitë e një mësuesi që ndihmoi brezat e rinj të shkenëtarëve për t’u ballafaquar  me arritjet bashkëkohore.

Por të gjitha këto sëbashku të rradhitura në orën e një ekranizimi të bëjnë të kuptosh edhe Petrit Skënden si prind e gjysh në familje, i afërt në lidhjet mes miqve e kolegëve si edhe mes bashkëfshatarëve dardharë që dallojnë  më së shumti atë marrëdhënie të mërgimtarit me vendlindjen, Shqipërinë.

Familja Skënde, Shoqata “Bleta” (dardharët nga Boston, Hartford, Kanadaja dhe Usteri), ndanë një kujtim të shënuar të jetës së Prof. Petrit Skënde me dokumentarin e RTSH-tv Korçës, ku shumë nga pjesëmarrësit veç tregimeve që sollën, përgëzuan realizuesit si dhe organizatorët e kësaj pasditeje përkujtimore.

Trump kërcënon emigrantët me “kundërpërgjigje zjarri”

ANKARA – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se forcat amerikane të sigurisë mund të kundërpërgjigjen me zjarr nëse emigrantët që lëviznin nga Amerika Latine drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës hedhin gurë ndaj ushtarëve.

Sipas lajmeve në mediat amerikane, Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pasi ka rikujtuar se disa emigrantë kanë hedhur gurë ndaj forcave meksikane të sigurisë, u shpreh se ushtarët amerikanë nuk do të tolerojnë emigrantët që hedhin ndaj tyre shishe ose gurë.

Duke vënë theksin se “nuk ka shumë ndryshim” mes gurit dhe armës, Trump ka bërë të ditur se forcave të sigurisë u ka thënë se gurët që do të hedhin emigrantët “t’i vërejnë si armë” dhe se forcat e sigurisë mund të kundërpërgjigjen me hapjen e zjarrit kundrejt gurëve të hedhur.

“Nëse do të hedhin gurë mbi ushtarët tanë, ato do të kundërpërgjigjen. Nëse tentojnë të hedhin gurë ashtu sikurse kanë vepruar me ushtarët e Meksikës, u kam thënë forcave tona të sigurisë që këtë ta vërejnë si armë”, tha Trump.

Ligji amerikan i emigracionit dhe shtetësisë u njeh mundësinë emigrantëve që kanë hyrë në vend ligjërisht apo ilegalisht për të aplikuar për azil.

Trump, në një deklaratë më parë ishte shprehur se ata nuk do të lejojnë hyrjen e karvanit të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se në kufirin me Meksikën do të dërgonin 10-15 mijë ushtarë.

Ndërsa Kombet e Bashkuara (OKB) kanë raportuar se më shumë se 7,000 njerëz u bashkuan me “karvanin e emigrantëve” nga Amerika Qendrore për të arritur në SHBA. aa

SHBA: Trupi i Khashoggit duhet t’i jepet familjes për varrimin

UASHINGTON – Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Arabisë Saudite se duhet të gjendet trupi i gazetarit teë vrarë saudit Jamal Khashoggi dhe t’i jepet sa më parë familjes për procesin e varrimit.

Zv/zëdhënësi i Departamenti Amerikan të Shtetit, Robert Palladino, në një konferencë për media foli për vrasjen e Khashoggit. Ai duke i bërë thirrje qeverisë së Arabisë Saudite, tha se “për SHBA-të do të konsiderohen përgjegjës jo vetëm vrasësit e Khashoggit, por edhe personat që kanë lidhje me vrasjen”.

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor mbetën të detyruar të pohojnë se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Ndërsa në një deklaratë të lëshuar nga Prokuroria Publike e Stambollit u theksua se “gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë sipas një plani të parapërgatitur, duke u mbytur sapo ka hyrë për procedura të martesës në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor, ndërsa më pas kufoma e tij është zhdukur duke u copëtuar”. aa

Zëdhënësja e DASH-it konsiderohet e denjë si ambasadore e SHBA-së në OKB

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai është duke konsideruar seriozisht emërimin e zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert si pasardhëse të Nikki Haleyt, e cila ka hequr dorë nga pozita e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

“Ajo është duke u konsideruar seriozisht”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 1 nëntor.

“Ajo është fantastike. Ajo ka qenë me ne për një kohë të gjatë. Ajo ka qenë mbështetese për periudhë afatgjatë. Ndoshta do të marrim vendim javën e ardhshme”, është shprehur presidenti amerikan.

ABC News dhe Fox News kanë raportuar më 1 nëntor se Nauert tashmë ka pranuar ofertën për këtë pozitë, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, Trump atë e ka përmendur si zgjidhjen e parë duke thënë se “ne kemi shumë persona që e duan atë pozitë. Madje ka persona shumë të mirë”, por pa dhënë ndonjë emër specifik.

ABC ka thënë se ende nuk është e qartë nëse Nauert është pajtuar për të pranuar nominimin.

Ajo ka qenë moderatore lajmesh dhe korrespodente për Fox News para se t’i bashkohej Departamentit amerikan të Shtetit në prill të vitit 2017.

Ky emërim mund të konsiderohet i pazakonshëm, pasi ajo nuk ka përvojë paraprake në çështjet politike.

Haley ndërkohë ka njoftuar muajin e kaluar se do të largohet nga pozita që ka në OKB, në fund të këtij viti.

I akuzuari për sulmin në Pitsburg deklarohet i pafajshëm

Robert Bowers, i akuzuari për vrasjen e 11 hebrenjve derisa kanë qenë duke u lutur në një sinagogë në Pitsburg të shtunën, është deklaruar i pafajshëm.

Mediat amerikane kanë raportuar se 46 vjeçari ka kërkuar që procesi të zhvillohet mbi bazën e një jurie gjykatësish.

Ai përballet me 44 akuza, duke përfshirë, vrasjen, krime me baza të urrejtjes dhe krime tjera.

Refugjati iranian mbledh 700,000 dollarë për viktimat e sinagogës në Pensilvani

Prokurorët janë duke kërkuar që ai të ndëshkohet me dënim me vdekje.

Autoritetet e kanë cilësuar sulmin në sinagogë, incidentin më të keq anti-semitik në gjithë historinë amerikane.

Përveç personave të vrarë janë plagosur edhe gjashtë persona të tjerë, në mesin e tyre katër zyrtarë policorë.

Zgjedhjet e 6 nëntorit – Reportazh nga Kalifornia

VOAL – Më 6 nëntor, dy vjet pas zgjedhjes së Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara, Amerika kthehet në një votim më e ndarë se kurrë.

Më 24 tetor të vitit të kaluar – siç shkrun New York Times – në Shtetet e Bashkuara ishin tashmë shtatë milionë qytetarë të cilët hodhën votën e tyre përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit “” (zgjedhjet afatmesme) Agjenda më 6 nëntor. Numra rekord, sipas gazetës, që çojnë në vlerësimin e pjesëmarrjes përfundimtare të 48% të atyre që kanë të drejtë, një shifër që nuk është regjistruar që nga viti 1966.

Dy vjet më parë, në fund të një fushate të zjarrtë, president i SHBA u zgjodh Donald Trump.

Tani, pas dy viteve që nga marrja e detyrës, Donald Trumpi gjendet për herë të parë përballë me qytetarët amerikanë të cilët janë thirrur në votime për të zgjedhur 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një të tretën e 100 anëtarëve të Senati. SHBA, sot, si kurrë më parë, është e ndarë dhe e polarizuar. Për më tepër, nuk duhet harruar se zgjedhjet afatmesme kanë të bëjnë edhe me guvernatorët e tridhjetë e gjashtë nga pesëdhjetë shtetet anëtare të Bashkimit. Midis tyre edhe Kalifornia, e cila e vetme përfaqëson ekonominë e pestë më të madhe në botë, një shtet që do të shohë sfidën midis republikanit John Cox dhe demokratit Gavin Newsom. Bookmakers japin pak përpara Newsom, por edhe e konsiderojnë abstenimin e gjerë një trend të shtyrë në vitet e fundit nga lëvizja indipendentiste YesCalifornia, peticioni publik me të cilin dëshirohet të paraqitjen e një kërkesë zyrtare për shkëputjen e Shtetit të Artë deri në vitin 2020.

Ne, duke filluar sot, përpiqemi të propozojmë – nëpërmjet internetit – një lloj check-upi të shoqërisë amerikane dy vjet pas instalimit të Donald Trumpit. Le të fillojmë me Lëvizjen e Grave të “Marshit për Gratë”, të cilat kanë parë në rritje numrin e pasuesve dhe mbështetësve të tyre.

Pastaj, përsëri me Riccardo Ferraris, nesër – 2 nëntor – do të dëgjojmë arsyet e republikanëve që mbështesin Trumpin. Mendimi i separatistëve në Kaliforni do të jetë tema e së shtunës, 3 nëntor, ndërsa punëtorët e sistemit amerikan të kujdesit shëndetësor do të flasin të dielën më 4 nëntor. Poli i tretë – ose partia liberale amerikane – do të jetë në skenë të hënën, më 5, dhe të martën, 6 nëntor – ditën e zgjedhjeve – ne do të njohim lëvizjen e “të krishterëve kundër Trump”.

Raporti përfundon nga Emiliano Bos dhe Andrea Vosti, korrespondentët e RSI në SHBA.

Trump: Një e treta e amerikanëve besojnë se media “është armik i popullit”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi mediat amerikane, duke thënë se ai “e dënon me forcë urrejtjen dhe fanatizmin”, porse kjo nuk raportohet.

Duke folur në një tubim në Florida, përpara zgjedhjeve për Kongres më 6 nëntor, ai tha se një e treta e amerikanëve besojnë se media “është armik i popullit”.

Presidenti nuk dha prova për këtë.

Kritikët e akuzojnë Trumpin për nxitje të dhunës duke përdorur retorikë ekstreme kundër kundërshtarëve, mediave, emigrantëve dhe myslimanëve.

Këtë javë, Trump ofroi ngushëllime për 11 të vrarët nga të shtënat masive në një sinagogë, në qytetin Pitsburg të Pensilvanisë.

Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë fajin për sulmin në tempullin Pema e Jetës që ndodhi në fundjavë.

FBI heton pretendimet për të njollosur zotin Mueller

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po heton rreth pretendimeve të një gruaje, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, se i janë ofruar 20 mijë dollarë me qëllimin për të akuzuar Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller për sulm seksual.

Zoti Mueller po heton nëse zyrtarët e fushatës presidenciale të zotit Trump kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë me qëllimin për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, si dhe nëse zoti Trump u përpoq të pengonte procesin hetimor.

Sipas medias amerikane, gruaja në fjalë ka thënë se aktivisti republikan dhe komentatori radiofonik i krahut të djathtë Jack Burkman, i ka ofruar asaj para për të deklaruar se zoti Mueller e ka sulmuar seksualisht dekada më parë (në vitet ‘70) gjatë periudhës kur ata punonin bashkë në FBI.

Zoti Burkman mohon të ketë gisht në këtë çështje. Të martën në një postim në mediat sociale ai shkruante se në mesditën e 1 nëntorit, do të publikonte viktimën e parë të sulmeve seksuale të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller.

Sulmohet autobusi me udhëtarë shqiptarë nga Kosova në Serbi – Nga Skënder Karaçica

Si shihet atdheu nga larg

Është bërë skenarë i ditës që autobusët dhe udhëtarët shqiptarë nga Kosova,që ia mësyejnë vendeve të BE-së atje ku jetojnë e punojnë,sulmohen në rrugët e Serbisë.

Kjo tregon qartë se Serbia fashiste nuk ka ndryshuar asgjë me regjimin ultranacionalistë me Vuçiçin dhe Daçiçin këto dy ,,figura politike,,që i kanë duart me gjak ndaj popujve joserb dhe ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës në kohën vrastare deri në shkallë të gjeniocidit me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq dhe me ultranacionalistin Voisllav Sheshel.

Do të ishte mirë e kemi ritheksuar edhe më parë,që udhëtarët shqiptarë nga Kosova në shenjë proteste para botës demokratike të BE-së në Bruksel dhe Washington,tash e tutje mos të marrin udhën kah Serbia armike shekullore,por të nisën në Udhën e Kombit,,Ibrahim Rugova,,Prishtinë-Tiranë-Ulqin-Dubrovnik-për në vendet e BE-së!

Në shenjë proteste gjithëshqiptare:Rrugët e Serbisë të mbetën të zbrazta dhe në heshtjen e orës historike të tregojmë para botës demokratike dhe para BE-së dhe Washingtonit se regjimi në Beograd,ndryshe po flet e ndryshe po vepron kundër popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës.

Shqiptarët dhe serbët në vitin 1999,janë ndarë njëherë e përgjithmonë,udhëtuam apo nuk udhëtuam nëpër rrugët e Serbisë!

Çikago,30 tetor 2018

S.K.

Vuçiq serbëve: Mos u bëni pjesë e ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

Ai i ka bërë këto komente pas një takimi në Beograd me udhëheqësit e Listës Serbe, e cila është partia kryesore e serbëve në Kosovë.

“Edhe një herë, u bëj thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e saj. Publikisht dhe hapur, u bëj thirrje që të mos marrin pjesë sepse Kosova po e formon atë ushtri për asgjë tjetër përveçse t’i shfrytëzojë ata serbë që një ditë të qëllojnë mbi serbët. U bëj thirrje serbëve të mos u ndihmojnë atyre në këtë punë të pistë”, ka deklaruar ai.

Vuçiq po ashtu ka thënë se në 18 muajt e ardhshëm do të ndajë mbi 50 milionë euro për objektet infrastrukturore në Kosovë.

“Do të fillojmë ndërtimin e Qendrës Klinike në Graçanicë. Do të ndërtojmë qendra turistike, do të investojmë në rrugë, infrastukturë dhe furnizim me ujë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe ministrat e Qeverisë serbe janë takuar me një delegacion të serbëve të Kosovës, të udhëhequr nga Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

A jemi të vetëm në univers?

Kongresi i Shteteve të Bashkuara i ka paraqitur një pyetje të rëndësishme Akademisë së Shkencave. Ai dëshiron të dijë “nëse jemi të vetëm në univers”, apo nëse ka planete të tjera si planeti ynë, me forma të jetës inteligjente. Akademia po punon me shkencëtarët në mbarë vendin për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Teleskopi Hubble na ka ofruar pamje të jashtëzakonshme të hapësirës, por ato nuk kanë detaje të mjaftueshme për të na ndihmuar në kërkimin për jetën, në miliarda galaksitë e mbarë universit.

“Nëse një përqindje shumë e vogël e yjeve kanë planete që mund t’i ngjajnë Tokës dhe mund të përmbajnë jetë, atëherë mund të rezultojë se vetëm brenda Rrugës së Qumështit ka miliarda prej tyre”, thotë Justin Crepp, profesor i fizikës në Universitetin e Notre Dame.

Si anëtar i Komisionit të NASA-s për Strategjinë Shkencore Jashtëplanetare, Justin Crepp është fokusuar tek çfarë dhe në ç’mënyrë SHBA-ja do të eksplorojë hapësirën gjatë dekadave të ardhshme.

Në shtator, komisioni botoi një raport me disa rekomandime. Së pari, inkurajohet NASA të krijojë dhe të nisë një mision që do të regjistrojë dhe përshkruajë planete të ngjashme me Tokën në sistemet e yjeve të tjerë. Por, kjo nuk është kaq e lehtë.

“Nëse përpiqesh të ndërtosh imazhin e një planeti, do të hasësh në disa vështirësi. Planetet është e vështirë t’i veçosh nga njëri-tjetri në distancën e largët dhe për këtë të duhet një teleskop me përmasa të caktuara. Problemi është se atmosfera e Tokës i turbullon imazhet duke e vështirësuar punën”, thotë profesori Crepp.

Komisioni mendon se zgjidhja do të ishte një mision i NASA-s që do të mbledhë të dhëna mbi atmosferën e Tokës nëpërmjet paisjeve më të fuqishme. Për këtë duhet të ndërtohen dy teleskopë të mëdhenj që do të prodhojnë imazhe dhjetë herë më të qarta se të teleskopit Hubble. Zoti Crepp dhe kolegët e tij po punojnë në laborator për disa paisje të tjera të reja.

Sisteme të reja të sofistikuara do t’i ndihmojnë shkencëtarët, ndërsa shpresohet të plotësohet financimi për Teleskopin e Vëzhgimit të Rrezeve Infra të Kuqe me Fushë të Gjerë. Kur të dërgohet në hapësirë, ai jo vetëm do të kërkojë për planetet që ndodhen qindra vite drite larg, por edhe do të përpilojë informacion rreth materialeve të tyre përbërëse dhe nëse ato mund të mbështesin zhvillimin e jetës.

Profesori Crepp thotë se kështu mund t’i përgjigjen pyetjes së kahershme…

“A jemi vetëm? Kjo është një pyetje që ndikon jo vetëm shkencën, por edhe teologjinë, filozofinë dhe fusha të tjera. Është një kuriozitet. Është pjesë e të qenit njeri. A është bota jonë e veçantë? A është e izoluar? A ka planete të tjera që përmbajnë jetë? A mund të komunikojmë me ta?”, thotë ai.

Një tjetër rekomandim është ndërtimi i sistemeve moderne teknologjike dhe financimi i një rrjeti shkencëtarësh nga mbarë bota që do të bashkëpunonin për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Raporti do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan dhe do të bëhet pjesë e planit federal për të gjurmuar planete të reja dhe jetën jashtëtokësore gjatë dekadës së ardhshme.

Ç’është krimi i urrejtjes?

Robert Bowers, personi në Pensilvani i akuzuar për kryerjen e një vrasjeje masive në një sinagogë në Pittsburgh të shtunën, është ngarkuar me akuza të shumta për krime të urrejtjes dhe vepra të tjera penale nën ligjet federale dhe shtetërore. Në mesin e 28 akuzave për krime federale, me të cilat akuzohet Bowers, 15 bazohen në një ligj federal për krime të urrejtjes që lejon dhënien e dënimit me vdekje. 35 akuzat shtetërore kundër tij përfshijnë 13 për kërcënime etnike të ngritura në bazë të ligjit për krimin e urrejtjes. Ligjet për krimet e urrejtjes janë në thelb mjete për zgjerimin e ndëshkimit në duart e prokurorëve. Këto ligje i lejojnë prokurorët shtetërorë dhe federalë të akuzojnë një të pandehur për një dënim të shtuar dhe të kërkojnë dënime më të ashpra. Për shembull, krimi i një sulmi të thjeshtë, zakonisht një kundërvajtje e dënueshme deri në një vit, mund të ndiqet penalisht si një krim i dënueshëm me një dënim më të gjatë burgimi nën ligjin e krimeve të urrejtjes. Brian Levin, drejtor i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në San Bernardino, thotë se prokurorët federalë në përgjithësi i lejojnë prokurorët shtetërorë të merren me rastet e krimeve të urrejtjes. “Por në rastet ku ata besojnë se ka një interes kombëtar për ndjekjen e rastit, prokurorët federalë kërkojnë zbatimin e ligjit federal pavarësisht nga ajo që bëjnë prokurorët e shtetit”, thotë Brian Levin.

Ndër rastet e krimit të urrejtjes së profilit të lartë të viteve të fundit, prokurorët federalë akuzuan Dylann Roof me 33 akuza për krime të urrejtjes, pengim të ushtrimit fetar dhe akuza për armë zjarri në lidhje me vrasjen e besimtarëve afrikano-amerikanë në një kishë në Charleston të Karolinës së Jugut në vitin 2015. Roof u gjet fajtor dhe u dënua me vdekje. Çfarë është krimi i urrejtjes? FBI-ja thotë se një krim i urrejtjes është “një vepër si vrasje, zjarrvënie ose vandalizëm me një element të shtuar të paragjykimeve”. FBI-ja, e cila heton dhe mbledh të dhëna mbi krimin e urrejtjes, e cilëson atë si “vepër penale kundër një personi ose pasurie të motivuar në tërësi ose pjesërisht nga paragjykimet e një krimineli kundër një race, feje, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, etnisë, gjinisë ose identitetit gjinor”. Gjuha e urrejtjes, nga ana tjetër, nuk është krim në Shtetet e Bashkuara.

Në dallim nga Kanadaja dhe Bashkimi Europian, gjuha e urrejtjes mbrohet nën Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA, që garanton lirinë e fjalës. Ligjet federale për krimet e urrejtjes Ligjet federale për krimet e urrejtjes datojnë në epokën e të drejtave civile të viteve 1960. Në vitin 1968, katër vjet pas vrasjes së tre punëtorëve të të drejtave civile, Kongresi miratoi ligjin e parë të krimeve të urrejtjes, duke e bërë atë një krim për këdo që përdorte forcën ose kërcënonte të përdorte forcën “për të ndërhyrë me dashje ndaj çdo personi për shkak të racës, fesë apo prejardhjes kombëtare” dhe për shkak se personi është i angazhuar në një aktivitet të mbrojtur nga ligji federal siç është arsimi publik.

Në vitin 1996, pas një sulmi ndaj kishave, Kongresi miratoi Aktin për Parandalimin e Zjarrvënies në Kishë, gjë që e bën atë një krim për të shfytëzuar, dëmtuar ose shkatërruar çdo pronë fetare. Ligji gjithashtu ndalon pengimin e qëllimshëm “me anë të forcës ose kërcënimit të forcës, të një personi për ushtrim të lirë të fesë ose përpjekje për ta bërë këtë.” (Https://www.law.cornell.edu / uscode / text / 18/247) Dylann Roof u akuzua sipas këtij statuti. Robert Bowers përballet me 11 akuza të “pengimit të ushtrimit të besimit fetar që rezulton në vdekje” dhe katër akuza të “pengimit të ushtrimit të besimit fetar që rezulton me lëndim trupor të një oficeri të sigurisë publike”. Mbrojtja më e plotë federale kundër krimeve të urrejtjes u miratua në vitin 2009, kur ish-Presidenti Barack Obama nënshkroi aktin Matthew Shepard dhe James Byrd Jr. për Hetimin e Krimeve të Luftës. I quajtur sipas emrave të dy viktimave të krimeve të urrejtjes, ligji zgjeroi përkufizimin e një krim të urrejtjes, duke shtuar mbrojtje të reja kundër krimeve të bazuara në gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual dhe aftësinë e kufizuar.

Departamenti i Drejtësisë thotë se ka akuzuar më shumë se 300 të pandehur me krime të urrejtjes federale gjatë 10 viteve të fundit, duke përfshirë mbi 50 të pandehur në 2017 dhe 2018. Ligjet e shtetit për krimet e urrejtjes Pjesa më e madhe e krimeve të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara ndiqen penalisht në gjykatat shtetërore. Për momentin, 45 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë kanë disa forma të ligjeve të krimit të urrejtjes. Ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet. Shumë shtete njohin vetëm racën, ngjyrën, fenë ose origjinën kombëtare si faktor motivues në një krim të urrejtjes. Pensilvania është një prej tyre. Eksperti Levin thotë se ligji i Pensilvanisë është “në anën më të dobët, sepse përjashton shumë nga grupet që mbulohen nga shtetet fqinje si New Jersey dhe Nju Jork, si dhe ligji federal”.

Pesë shtete – Arkansas, Indiana, Gjeorgji, Karolina e Jugut dhe Wyoming – aktualisht nuk kanë ligje për krimet e urrejtjes, por avokatët po nxisin ligjvënësit në ato shtete për të miratuar legjislacionin kundër krimit të urrejtjes.

Presidenti Trump do t’i japë fund shtetësisë amerikane në lindje

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do që t’u mohojë shtetësinë fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër që nuk janë shtetas amerikanë, apo që janë emigrantë të paligjshëm.

Zoti Trump tha në një intervistë për emisionin Axios në kanalin HBO se ka në plan të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund politikës aktuale, që parashikon të drejtën e shtetësisë në lindje. “Është në proces e sipër. Do të bëhet”, tha ai.

“Ne jemi i vetmi vend në botë ku një person mund të vijë, të lindë një fëmijë dhe fëmija bëhet automatikisht qytetar amerikan … me gjithë përfitimet e këtij statusi. Është qesharake. Duhet të marrë fund”, shtoi ai.

Ndalimi i kësaj politike ka shumë gjasa që të përballet me sfida ligjore në gjykatë.

Presidenti Trump tha se e kishte diskutuar këtë ide me këshilltarin e tij ligjor, i cili siç tha ai e informoi se nuk ka nevojë për një amendament kushtetues për t’i dhënë fund të drejtës për shtetësi në lindje.

Një sfidë ligjore do të thoshte se gjykatat duhet të marrin një vendim për një debat lifhur me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës, ku thuhet:

“Të gjithë personat që lindin ose që marrin shtetësinë në Shtetet e Bashkuara, dhe subjekt të këtij lloj juridiksioni, janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku banojnë”.

Megjithatë disa konservatorë këmbëngulin se amendamenti kishte si synim vetëm t’u siguronte shtetësinë foshnjave të lindura në Shtetet e Bashkuara nga prindër që janë ligjërisht banorë të përhershëm.

Plani i Presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj politike, i përshkallëzon edhe më tej përpjekjet e administratës së tij për ta bërë emigracionin një çështje madhore të fushatës para zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kongresin.

Dy javët e fundit, zoti Trump dhe aleatët e tij konservatorë kanë bërë paralajmërime për karvanin e imigrantëve nga Amerika Qendrore që është disa qindra kilometra lag kufirit jugor të Amerikës.

Të hënën presidenti Trump e përshkroi karvanin si “një pushtim të vendit tonë”, ndërsa administrata e tij deklaroi planet për të dërguar të paktën 5 mijë e 200 trupa në kufi deri në fund të kësaj jave.

Trumpi fajëson shtypin për ‘Zemërimin e Madh’ në ShBA

Presidenti Donald Trump fajësoi të hënën shtypin se po nxit zemërim në vend, çka rezultoi në aktin e vrasjes në masë në një sinagogë, si dhe në dërgimin e pakove-bombë kritikëve të presidentit.

Kundërshtarët politikë të presidentit fajësojnë atë për ndarjet e thella në shoqërinë amerikane, që janë shkaktuar nga retorika e tij e ashpër kundër demokratëve të opozitës, emigrantëve të paligjshëm dhe atyre që kundërshtojnë politikat e tij.

Presidenti u shpreh në një postim në Twitter se “Ekziston një zemërim i madh në vendin tonë, i shkaktuar pjesërisht nga lajmet e pasakta dhe shpesh herë mashtruese. Shtypi i Lajmeve të Rreme, që është Armiku i vërtetë i Popullit, duhet të heqë dorë nga armiqësia e hapur dhe e dukshme dhe të raportojë me saktësi dhe drejtësi. Kjo do të kontribuonte shumë për të shuar flakët e Zemërimit dhe Inatit dhe atëhere do të ishim në gjendje t’i sillnim të gjitha palët bashkë në Paqe dhe Harmoni. Lajmet e Rreme Duhet të Ndalojnë!”

First responders surround the Tree of Life Synagogue where a shooter opened fire Saturday, Oct. 27, 2018, wounding three police officers and causing "multiple casualties" according to Police.

First responders surround the Tree of Life Synagogue where a shooter opened fire Saturday, Oct. 27, 2018, wounding three police officers and causing “multiple casualties” according to Police.

Disa orë para këtij postimi, presidenti kishte thënë të djelën vonë se “Lajmet e Rreme po bëjnë gjithshka munden për të fajësuar republikanët, konservatorët dhe mua për ndarjet dhe urrejtjen që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në vendin tonë. Por janë lajmet e Rreme dhe të Pandershme që shaktojnë probleme shumë më tepër se sa ata mund ta marrin me mend!”

The Fake News is doing everything in their power to blame Republicans, Conservatives and me for the division and hatred that has been going on for so long in our Country. Actually, it is their Fake & Dishonest reporting which is causing problems far greater than they understand!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 29, 2018

Presidenti Trump kishte shprehur keqardhje për vrasjen masive të së shtunës në një sinagogë në Pitsburg, ku humbën jetën 11 besimtarë dhe 6 të tjerë u plagosën. Ai tha se “ky sulm i urryer anti-semitik është një sulm ndaj njerëzimit. Duhet që të gjithë të punojmë së bashku për të larguar helmin anti-hebre nga bota jonë. Duhet të bashkohemi për të fituar ndaj urrejtjes.”

Javën e kaluar, ndërsa pako-bombë iu dërguan me postë disa personaliteteve të njohura demokrate, disa komentatorë konservatorë në stacione radioje, apo televizione amerikane, lanë të kuptohet se ky mund të ishte një operacion i sajuar, i kryer nga kundërshtarë të majtë të presidentit, në përpjekje për të siguruar mbështetje në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres.

(Top L-R) packages with explosives were sent to actor Robert De Niro, Representative Debbie Wasserman Schultz, former Democratic presidential candidate Hillary Clinton, Democratic Party donor George Soros and former President Barack Obama, (Bottom L-R) former Attorney General Eric Holder, Congresswoman Maxine Waters, former Vice President Joe Biden and former CIA director John Brennan.

(Top L-R) packages with explosives were sent to actor Robert De Niro, Representative Debbie Wasserman Schultz, former Democratic presidential candidate Hillary Clinton, Democratic Party donor George Soros and former President Barack Obama, (Bottom L-R) former Attorney General Eric Holder, Congresswoman Maxine Waters, former Vice President Joe Biden and former CIA director John Brennan.

Por të premten, agjentët federalë arrestuan një përkrahës së zotit Trump dhe e akuzuan atë si autorin e dërgimit të pakove bombë tek ish presidenti Barak Obama, ish nën presidenti Joe Biden, që mund të jetë rival i presidentit Trump në 2020, dhe ndaj ish rivales së presidentit Trump më 2016, ish Sekretares së Shtetit Hillary Klinton, si dhe ndaj disa zyrtarëve të lartë të sigurimit kombëtar që kishin shërbyer në administratën e presidentit Obama. I dyshuari, sipas autoriteteve, jetonte në një furgon të mbuluar me pankarte pro presidentit Trump.

Presidenti Trump vlerësoi zyrtarët e zbatimit të ligjit në SHBA që bënë arrestimin dhe tha se dhuna politike nuk duhet të tolerohet asnjëherë.

Cesar Sayoc, who was arrested during an investigation into a series of parcel bombs, is escorted from an FBI facility in Miramar, Florida, Oct. 26, 2018 in a still image from video.

Cesar Sayoc, who was arrested during an investigation into a series of parcel bombs, is escorted from an FBI facility in Miramar, Florida, Oct. 26, 2018 in a still image from video.

Disa orë pas arrestimit të 56-vjeçarit Cesar Sayoc, zoti Trump tha në një tubim politik, “Kemi parë një përpjekje të medias orët e fundit për të shfrytëzuar aktet djallëzore të një individi për të fituar pikë politike kundër meje dhe republikanëve. Mbulimi i pandërprerë i mediave, armiqësia e thellë dhe sulmet negative shërbejnë vetëm për të larguar njerëzit dhe për të minuar debatin e shëndetshëm”.

Dy nga kritikët më të ashpër demokratë të Presidentit Trump, udhëheqësi i pakicës në Senat, Charles Schumer dhe udhëheqësja e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e fajësuan atë se po ndez tensionet. Ata thanë se fjalët e Presidentit “tingëllojnë të zbrazëta” në dritën e deklaratave të tjera që ai ka bërë.

Senate Minority Leader Chuck Schumer, left, House Minority Leader Nancy Pelosi, blame President Donald Trump for inflaming tensions in the country.

Senate Minority Leader Chuck Schumer, left, House Minority Leader Nancy Pelosi, blame President Donald Trump for inflaming tensions in the country.

Këshilltarja e zotit Trump Kellyanne Conway e hodhi poshtë idenë se retorika e Presidentit ka nxitur tensionet në Shtetet e Bashkuara, duke i thënë rrjetit CNN: “Ky president, nëse kthehesh dhe lexon të gjitha fjalët e tij pas çdo tragjedie, edhe pas fatkeqësive natyrore që kanë ndodhur, fjalët e tij kanë qenë shumë frymëzuese, kanë qenë absolutisht larg frymës partiake, presidenti po përpiqet të shërojë vendin”.

Pastori Brunson tregon lirimin nga burgu turk

Pas dy vitesh burg nën akuzat për terrorizëm, pastori amerikan Andrew Brunson u lirua me 12 tetor nga një gjykatë turke. Aktualisht i kthyer pranë familjes së tij, pastori Brunson dhe bashkëshortja e tij Norine biseduan me gazetarin Mehmet Toroglu të sherbimit turk të Zërit të Amerikës. Pastori Andrew Brunson kujton vitet pas hekurave në burgun turk.

“Kur më thanë se isha gjetur fajtor, nuk më erdhi mirë sepse nuk isha fajtor. Por tani, zyrtarisht sipas gjykatës, isha fajtor për mbështetje të terrorizmit, kjo nuk është aspak ajo me të cilën merremi ne.”

Pastori Andrew Brunson u lirua me 12 tetor nga një gjykatë turke pasi bëri dy vjet burg nën akuzat për terrorizëm. Pavarësisht se pas çdo apeli atij ju mohua lirimi, pastori thotë se besimi i dha fuqi. Zoti Brunson kujton ngjarjet që çuan në arresimin e tij.

“Pas grushtit të shtetit Turqia kaloi një periudhë tensionesh. Kuptohet që qeveria ishte nën presion të madh. Në atë kohë, ne po punonim me refugjatët sirianë, ishte një krizë humanitare. Por shumë prej tyre që erdhën në Izmir ishin kurdë dhe ne i ndihmuam. Kjo e bëri qeverinë nervoze sepse për shkak të terrorizmit kurd përmes Partisë Komuniste të Kurdistanit. Pra ata kishin dyshime. Po ashtu ne jemi amerikanë dhe të krishterë dhe të krishterët shpesh shihen me dyshim. Pra e gjithë kjo ndodhi njëkohësisht.”

Pastori thotë se kishte parë shenja të qarta kur po arrestohej se ai nuk do të deportohej por do mbahej në Turqi.

“Kur na arrestuan, na thanë se ishim kërcënim për sigurinë kombëtare. Normalisht, kur ndodh kjo dhe u ka ndodhur miqëve të mi, ata deportohen brenda dy ditësh. Por gjatë arrestimit tonë, dikush shkruajti në dokumente ..terrorizëm. Atëherë e kuptuam që situata ishte ndryshe dhe ne kishim frikë që situata do të bëhet më serioze, siç edhe u bë dhe vazhdoi për dy vjet.”

Pastori Brunson u dënua me 37 muaj dhe kaloi dy vite në burgun turk. Ai thotë se sfida më e vështirë në burg ishte pasiguria.

“Mu deshën 18 muaj që në fakt të zbuloja se për çfarë akuzohesha. Gjatë kësaj kohe frika ishte diçka e natyrshme. Pse jam këtu dhe për sa kohë? Për çfarë do të më akuzojnë?”

Ai thotë se dalja nga burgu e lehtësoi.

“Kur dëgjova se do të më dënonin me tre vjet burg dhe pastaj duke më liruar për shkak të kohës që kisha kaluar në burg, dy vite isha mbajtur nga qeveria. U lehtësova shumë. Unë dhe bashkëshortja u gjunjëzuam në sallën e gjyqit dhe u lutëm sëbashku, falë Zotit që ky makth dy vjeçar mori fund.”

Bashkëshortja e tij, Norine, ia atribuon gjithçka besimit dhe atyre që u lutën për lirimin e burrit të saj.

“Fillimisht falenderoj Zotin sepse falë tij u lirua. Ai e bëri përmes lutjeve të njerëzve në Turqi, Kinë, Senegal, dhe kudo. Ishte e mbinatyrshme.”

Pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara pastori Brunson vizitoi Shtëpinë e Bardhë për të bekuar Presidentin Donald Trump. Të njëjtën gjë do ta bënte edhe për presidentin turk, Erdogan, thotë ai.

“Do të doja të takohesha me Edoganin dhe t’i thosha se Zoti e do atë dhe do ta përdorë atë të bekojë popullin turk. Udhëheqësit kanë nevojë për lutje, si të krishterë, na është thënë të lutemi për udhëheqësit tanë.”

Brunson ka një mesazh për popullin turk.

“Zoti e do popullin turk dhe na dha pak nga dashuria që ka pë popullin turk dhe na e vëndosi në zemrat tona.”

Viktima të shumta nga një incident me armë në Pitsburg

Zyrtarët në Pitsburgh të Pensilvanisë thonë se të paktën katër vetë kanë vdekur pasi një person i armatosur, tani në paraburgim, hapi zjarr të shtunën në një sinagogë.

Shumë njerëz janë plagosur. Një zëdhënës i departamentit të policisë së Pitsburgut, Chris Togneri, tha se katër oficerë policie janë qëlluar. Një tjetër zyrtar i policisë, komandanti Jason Lando, u tha gazetarëve se ka “viktima të shumta”.

Policia tha se një i dyshuar, i identifikuar nga mediat si 46 vjeçari Robert Bowers, u dorëzua tek një grup i skudrës SWAT që u përgjigj ndaj incidentit.

Një zyrtar në sinagogën The Tree of Life tha se besimtarët po kryenin ritualin e Shabatit kur personi i armatosur hyri në ndërtesë në mesditë të shtunën.

Guvernatori i Pensilvanisë, Tom Wolf, lëshoi një deklaratë duke e quajtur incidentin “një tragjedi absolute”. Ai tha se ka folur me udhëheqësit vendorë dhe do të sigurojë burime për të ndihmuar forcat e zbatimit të ligjit dhe ekipet e shpëtimit.

“Këto akte dhune të pakuptimta nuk na përfaqësojnë ne si amerikanë”, tha ai.

Presidenti Donald Trump foli me gazetarët në bazën ajrore Andrews në Maryland menjëherë pas incidentit. Ai shprehu keqardhje dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë ligjet në lidhje me dënimin me vdekje. Ai tha se njerëzit që kryejnë krime të tilla “duhet të vuajnë me të vërtetë çmimin përfundimtar”. Ai gjithashtu sugjeroi që të shtënat mund të ishin parandaluar nëse kishte brenda një roje të armatosur.

Mattis: Rusia nuk mund ta zëvendësojë SHBA-në në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis u ka thënë liderëve arabë se Rusia nuk është zëvendësim për Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme, pas ndërhyrjes ushtarake të Moskës në Siri.

“Prania e Rusisë në rajon nuk mund të zëvendësojë përkushtimin afatgjatë, të qëndrueshëm dhe transparent të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme”, u shpreh Mattis më 27 tetor, në një takim në Manama të Bahrejnit.

Rusia dhe Irani mbështesin regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, në luftën civile shtatëvjeçare që ka lënë mbi 300 mijë persona të vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Mattis tha në konferencën për dialog në Manama se “oportunizmi dhe vullneti i Moskës për të mos shikuar veprimtaritë kriminale të Assadit kundër popullit të tij, dëshmon mungesën e angazhimit të sinqertë ndaj parimeve themelore morale”.

Sekretari Mattis tha se mbështetja e Iranit për regjimin sirian “së bashku me vetot e përsëritura të Rusisë ndaj rezolutave të OKB-së, është arsyeja kryesore që Assadi vazhdon të qëndrojë në pushtet”.

Mattis po ashtu ka paralajmëruar se incidentet të tilla si vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi minojnë stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa shtesë ndaj përgjegjësve.

Personi që dërgonte bombat në SHBA ishte përkrahës i Trumpit (video)

Gjatë ditës së djeshme pati një situatë emergjentë në Amerikë pasi u dërguan 13 bomba tek disa figura publike, që ishin kundërshtarët më të mëdhenj të Donald Trumpit. Gjatë ditës së djeshme u kap njeriu që i kishte dërguar këto pako-bomba. Cesar Sayoc, 56 vjeç u kap në Florida.

CNN ka zbuluar një video ku shihet Cesar në një nga mitingjet e Donald Trumpit duke e përkrahur atë. Përveç këtij rasti, Cesar ishte i akuzuar edhe për pesë vepra tjera penale.

Autoritetet hetojnë, presidenti komenton mbi bombat postare

Presidenti Donald Trump tha dje se zarfat me lëndë plasëse të dërguara në adresë të zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë amerikane nuk kanë vend në politikën amerikane. Paketat iu dërguan ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, ish-Presidentit Barak Obama si dhe një numër personalitetesh amerikane, po ashtu edhe zyrave redaksionale të rrjetit CNN në Nju Jork. Presidenti Trump, duke folur për zhvillimet e fundit, fajësoi median si pjesërisht shkaktare e problemit:

Policia në Uashington dhe në një zonë periferike në Nju Jork po hetonte përmbajtjen dhe dërguesin e disa paketave në adresë të ish-Presidentit Barak Obama, si dhe ish-kandidates presidenciale, Hillary Clinton, ndërkohë që në një tubim në Uiskonsin, Presidenti Trump i cilësoi këto akte si sulm kundër demokracisë:

“Media ka përgjegjësinë t’i përmbahet një qëndrimi të civilizuar, të heqë dorë nga negativizmi dhe tendencat armiqësore, nga sulmet shpesh të pabaza”.

Më parë dje, zyrat redaksionale të rrjetit CNN në Nju Jork, u evakuuan pasi një paketë e dyshimtë u gjet në magazinën e postës. Zyrtarët janë shprehur se këto janë akte terroriste.

“Oficerët që u dërguan në skenën e ngjarjes identifikuan një pajisje që dukej si një mjet plasës aktiv. U mobilizua skuadra për asgjësimin e bombave e cila e neutralizoi pajisjen dhe e ka sjellë për hetime. U gjet edhe një zarf me pluhur të bardhë,” tha komisioneri i policisë në Nju Jork.

Ka njoftime për paketa të dyshimta të dërguara edhe në adresë të ligjvënëses demokrate Debbie Wasserman Schultz në zyrën e saj në Florida. Po ashtu të hënën u gjet një bombë e improvizuar në kutinë postare të miliarderit, George Soros, një përkrahës i fuqishëm i demokratëve. Asnjë nga pajisjet nuk ka shpërthyer.

Nënpresidenti Mike Pence i dënoi incidentet si akte prej frikacakësh.

Në Florida, zonja Clinton u shpreh se këto janë kohë të trazuara:

“Këto janë kohë të shoqëruara me përçarje të thella. Duhet të bëjmë të pamundurën që ta bashkojmë vendin”.

Kritikët e kanë akuzuar presidentin se e ka acaruar retorikën. Një senator republikan nuk mendon ashtu, megjithatë bën thirrje për qëndrim të moderuar:

“Mendojmë se njerëzit nga të dyja kahjet politike, duhet të përqafojmë qëndrime të moderuara,” – tha Senatori Orrin Hatch.

Autoritetet vazhdojnë hetimet në Uashington, Nju Jork, Florida, si dhe në Los Anxhelos ku u interceptuan dy paketa të dyshimta në adresë të ligjvënëses Maxine Waters.

Kapen bomba të tjera dërguar me postë

Një pajisje e dyshimtë drejtuar ish-nënpresidentit Joe Biden u gjet të enjten në zyrat e një shërbimi postar në shtetin Dellauer, zhvillimi më i fundit në një valë që ka nën shënjestër demokratë me peshë, njoftuan disa media amerikane.

Paketa është e ngjashme me të paktën nëntë të tjera dërguar në shtëpitë e ish-Presidentit Barak Obama, ish-sekretares së Shtetit Hillari Klinton si dhe të tjerë përfaqësues të Partisë Demokrate.

Policia e Nju Jorkut zbuloi të enjten herët në mëngjes një pako me përmbajtje të dyshimtë, në një lagje të vogël të Manhatanit.

Sipas njoftimeve në shtyp që citonin zyrtarët e policisë, pakoja ishte dërguar në një restorant në pronësi të aktorit Robert De Niro. Autoritetet e larguan pakon nga vendngjarja dhe po e shqyrtojnë atë.

Zhvillimi më i fundit vjen pasi hetuesit po përpiqen të kuptojnë se kush është përgjegjës për dërgimin e pajisjeve shpërthyese tek disa ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë si dhe në rrjetin televiziv CNN.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Christopher Wray tha se hetimi i kësaj çështjeje do të trajtohet me prioritetin më të lartë.

Kemi angazhuar burimet më të mëdha të FBI-së dhe së bashku me partnerët tanë në grupet e përbashkëta Task-Force kundër terrorizmit, do të vazhdojmë të punojmë për të identifikuar dhe arrestuar këdo që është përgjegjës për dërgimin e këtyre pakove“, tha zoti Wray në një deklaratë.

Gjatë një takimi të mërkurën vonë me mbështetës të tij Presidenti Donald Trump tha se vendosja nën shënjestër e zyrtarëve qeveritarë “është një sulm mbi vetë demokracinë e vendit”. Të enjten në mëngjes, në një postim në Twitter, ai shkruante: “një pjesë shumë e madhe e zemërimit që shohim sot në shoqërinë tonë është shkaktuar nga raportimi qëllimisht i rremë dhe i pasaktë i mediave kryesore që unë i quaj Fake News (shtypi i rremë)“.

Të mërkurën udhëheqës të të dyja partive kryesore bënë thirrje për atë që e cilësuan kthim tek qytetaria në arenën politike, një temë që zoti Trump iu referua në tubim.

Askush nuk duhet të krahasojë shkujdesur kundërshtarët politikë me kriminelët historikë, gjë që bëhet shpesh dhe gjatë gjithë kohës. Kjo gjë duhet të ndalet“, tha presidenti. “Ne nuk duhet të sulmojmë njerëzit në vende publike ose të shkatërrojmë pronën publike. Ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona dhe ajo është rruga paqësore në kutinë e votimit. Kjo është ajo që duam“, tha ai.

Trump sulmon “armiqësinë e mediave” pas lajmit për pakot shpërthyese

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje mediave “të ndalin armiqësinë e pafund” pasi disa pako me material shpërthyes janë nisur drejt adresave të figurave të larta politike.

Ai i ka bërë këto deklarata pasi pakot janë dërguar në zyrën e CNN-it në Nju Jork dhe demokratëve, Barack Obama dhe Hillary Clinton.

Asnjëra nga pakot nuk ka shpërthyer, mirëpo FBI-ja ka nisur kërkime për të kuptuar kush qëndron mbrapa dërgesave.

Kritikët e presidentit amerikan i kanë cilësuar deklaratat e fundit të Trumpit, hipokrite, meqë ai shumë shpesh shprehet me fjalor brutal kundër kundërshtarëve të tij dhe shtypit.

Duke folur të mërkurën në një tubim në Viskonsin, presidenti Trump është zotuar për zënien e kryesit të këtij akti, derisa u ka bërë thirrje mediave të ndalin “raportet dhe sulmet negative”.

Ndërkohë presidenti rrjetit televiziv, CNN, Jeff Zucker ka kritikuar Trumpin dhe Sekretaren për media të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders që sipas tij nuk kuptojnë që “fjalët vlejnë”.

“Ekziston një mungesë e plotë në Shtëpinë e Bardhë e të kuptuarit lidhur me seriozitetin e sulmeve të tyre të vazhdueshme në media”, ka thënë ai.

Edhe kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio i ka cilësuar tentimet për sulme ndaj CNN-it dhe demokratëve si “akt të terrorit”.

Paketa të dyshimta dërguar ish-sekretares së shtetit Clinton, ish-presidentit Obama, redaksisë së CNN në Nju Jork

Ndërtesa Time Warner në Nju Jork është evakuuar pasi në magazinën e postës së rrjetit CNN u gjet një paketë e dyshimtë që ishte dërguar në adresë të CNN-it.

Ende nuk është konfirmuar nëse paketa ishte e ngjashme me pako të tjera që janë dërguar në adresë të Shtëpisë së Bardhë, si dhe në banesat e ish-Presidentit Obama, dhe çiftit Bill dhe Hillary Clinton.

Policia e Nju Jorkut tha se mori njoftim për paketën që i ishte dërguar CNN-it në ora 9:53 të mëngjesit të mërkurën.

Një tjetër paketë e dyshimtë është interceptuar nga forcat e rendit në Nju Jork, ku policia ka evakuuar zyrat redaksionale të rrjetit televiziv CNN. Paketa ishte e ngjashme me ato që janë dërguar në adresë të ish-presidentit Obama, si dhe çiftit Bill dhe Hillary Clinton.

Më parë të mërkurën Shtëpia e Bardhë dënoi tentativat për goditje me lëndë plasëse kundër ish-presidentit Barak Obama, si dhe ish-presidentit Bill Clinton dhe Hillary Clintonit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha përmes një deklarate të mërkurën se “Këto akte terrorizuese janë të pështira dhe çdokush që është përgjegjës do të japë llogari deri në maksimumin e ligjit. Shërbimi Sekret dhe agjenci të tjera të rendit po hetojnë dhe do të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur këdo që kërcënohet nga këta individë frikacakë”.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se ka interceptuar paketa të dyshimta, të identifikuara si paisje të mundshme shpërthyese, dërguar në shtëpitë e ish-Presidentit Barack Obama, dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Shërbimi Sekret tha se kishte kapur një paketë që i ishte dërguar zonjës Clinton në Westchester, një zonë në veri të Manhatanit të martën.

Gazeta New York Times njofton se paisja e gjetur pranë shtëpisë së ish-Presidentit Bill Clinton dhe kandidates demokrate për presidente në vitin 2016, është e ngjashme me atë që ishte vendosur në një kuti postare para shtëpisë së filantropistit, George Soros të hënën.

Një paketë tjetër u dërgua në banesën e zotit Obama në Uashington të mërkurën.

“Paketat u identifikuan menjëherë gjatë procedurës rutinë të kontrollit si paisje që mund të jenë shpërthyese dhe u trajtuan si të tilla”, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë.

Në deklaratë shtohet se as zonja Clinton, as zoti Obama nuk i morën paketat dhe nuk ishin në rrezik t’i merrnin.

SHBA, fituesi i lotarisë merr 1.6 miliardë dollarë

DES MOINES – Fituesi i premios në lojërat e fatit “Mega Millions” prej 1.6 miliardë dollarë, tiketën me fat e bleu në Karolinën e Jugut në SHBA.

Zyrtarët e “Mega Millions” njoftuan se blerësi i biletës ka qëlluar të gjitha 6 numrat e tërhequr mbrëmë.

Kjo është premio më e madhe e tërhequr ndonjëherë ndërsa nuk pritet publikimi i të dhënave të fituesit.

Fituesit e lotarisë kanë mundësi që mjetet t’u paguhen me këste për 29 vite, por shumica preferojnë pagesën e totalit. Nëse premio paguhet njëherësh, fituesi, pas pagesë së taksës, do të marrë 913 milionë dollarë.

“Mega Millions” luhet nga një numër qytetarësh amerikanë në 44 shtete federale. aa

SHBA: Pritet pjesëmarrje shumë e lartë në zgjedhjet afatmesme

VOAL – Shtatë milionë qytetarët e parë të Shteteve të Bashkuara tashmë kanë hedhur votat e tyre në funksion të zgjedhjeve afatmesme, të martën, më 6 nëntor.

Sipas shifrave të mbledhura nga New York Times, votimi paraprak regjistron numra rekord. Në fakt, vlerësohet një pjesëmarrje përfundimtare prej 48% të atyre me të drejtë vote, me një pjesëmarrje që nuk është arritur që nga viti 1966, përsëri me rastin e votimit afatmesëm. Për momentin është shumë herët të dihet nëse kjo prirje do të sjellë përfitime për kampin republikan të Presidentit Trump ose, përkundrazi, nëse është një shtytje demokratike drejt ndryshimit.

ANSA

Trump: Vrasja e Khashoggit, komploti më i keq në histori

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se përgjigjja e Arabisë Saudite ndaj vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë përpjekja më e keqe në histori për të fshehur të vërtetën.

Trump tha për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se kushdo që e organizoi komplotin “duhet të jetë në telashe të mëdha”.

SHBA-ja u përball me presion të madh për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Arabisë Saudite – aleate kyçe e saj.

Arabia Saudite ka ofruar raporte kundërthënëse për fatin e Khashoggit, banor i SHBA-së dhe kontribues në gazetën Washington Post.

Pas disa javësh këmbënguljeje si ai është i gjallë, autoritetet saudite thonë tani se Khashoggi, 59 vjeç, ka vdekur pas një përleshjeje që ka ndodhur pasi ka vizituar konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara “do t’i dënojnë përgjegjësit” dhe se do t’i anulojnë vizat për 21 të dyshuar të identifikuar.

Në një intervistë të veçantë për gazetën Wall Street Journal, Trump përmendi përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të lartë sauditë në vrasjen e Khashoggit, por tha se nuk beson se mbreti saudit, Salman, ka pasur njohuri paraprake për krimin.

SHBA: Të gatshëm të godasim raketat ruse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të kapin dhe të rrëzojnë raketat ruse, me rreze të mesme veprimi, të vendosura në kundërshtim me traktatin e INF që mund të prekin vendet e NATO-s në Europë ose Alaskën në Amerikë, theksoi ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison.

“Jemi përpjekur për t’i dërguar një mesazh në Rusisë për kaq shumë vite dhe ne kemi dijeni për shkeljet e traktateve nga ana e Rusisë, por ata tani po ndërtojnë një raketë balistike me reze të mesme, e ndaluar nga traktatet”, theksoi ambasadorja.

”SHBA është drejt tërheqjes nga kjo marrëveshje me Rusinë”, deklaroi të shtunën për gazetarët presidenti amerikan, Donald Trump, raporton ata.

Traktati INF është arritur në vitin 1987 mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, trashëguese juridike e të cilit është Rusia. Marrëveshjen e nënshkruan ish-presidenti amerikan, Ronald Regan dhe lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov.

Me të parashikohet ndalesa për prodhimin, testimin dhe sistemimin e raketave bërthamore dhe konvencionale me rreze veprimi prej 500-1 500 kilometra që lëshohen nga toka.

SHBA krijon një agjenci të re për investime ndërkombëtare

Presidenti Trump ka nënshkruar një projekt-ligj që themelon një agjenci të re për investimet e huaja e cila synon të lehtësojë kreditimin privat prej 60 miliardë dollarësh të projekteve infrastrukturore në vendet në zhvillim. Disa e shohin këtë si një kthesë për një president që ka bërë fushatë për strategjinë “Amerika e para” ku propozohej shkurtimi i fondeve për ndihmë ndërkombëtare. Agjencia e re krijohet për t’iu kundërvënë ndikimit në rritje të Kinës në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Stacioni Furi-Lebu pranë Addis Abebës në Etiopi, është një ndalesë kryesore në sistemin e parë modern hekurudhor të Afrikës nën-Sahariane. Ai lidh Etiopinë me daljen në det në portet e Gjirit të Adenit dhe Detit të Kuq.

Projekti i infrastrukturës masive u ndërtua me fonde kineze.
Daniel Runde i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare është ekspert për kreditë zhvillimore.​

“Kur zyrtarë të lartë të administratës Trump shkuan në Azi dhe në pjesë të tjera të botës dhe panë se Kina po merrte pjesën tonë, ata menduan se ne duhet të bëjmë diçka”, thotë ekspertë Runde.
Dhe ata bënë.

Muajin e kaluar administrata Trump krijoi një njësi të re të ndihmës për zhvillim, Korporatën Ndërkombëtare për Zhvillim, ose IDFC, bazuar në legjislacionin dy partiak të quajtur Akti BUILD.

“Është mjaft domethënëse që Kongresi dhe administrata e kanë njohur rëndësinë e financimit për të promovuar zhvillimin e SHBA në mbarë botën”, thotë George Ingram, i Institutit Brookings, raporton VOA.

Është një kthesë e një presidenti që donte të zvogëlonte ndihmën e huaj si pjesë e një plani më të gjerë për të ndryshuar mënyrën se si Uashingtoni angazhohet me botën.

“Ne e hedhim poshtë ideologjinë e globalizmit”, u shpreh presidenti Trump në OKB në muajin shtator.

Agjencia e re do të zëvendësojë OPIC, Korporatën e Investimeve Private jashtë vendit, duke marrë autoritet më të madh dhe më shumë fonde. Presidenti Trump dhe disa republikanë kishin kërkuar më parë t’i japin fund OPIC-ut, duke mos besuar se lehtësimi i kredive për kompanitë që bëjnë biznes në vendet në zhvillim është një përdorim i mirë i burimeve qeveritare.

Por ata ballafaqohen me një trilion dollarë investime kineze në projektet e infrastrukturës në mbarë botën, që e ka forcuar gjeopolitikisht Pekinin. Por ka edhe shenja shqetësimi për marrësit e fondeve.

Ja ç’thotë eksperti Daniel Runde:
“Kina është në rrugën e saj për të qenë tregtari i financave ndërkombëtare, sepse kinezët janë duke ofruar para në kushte tepër të lehta që nuk janë transparente ose sipas rregullave.”

Pekini ka hedhur poshtë akuzat se kreditë e tij jepen për të krijuar një kurth borxhi për vendet në zhvillim.

Me vetëm 60 miliardë dollarë, analistët thonë se IDFC-ja e re nuk do të jetë e mjaftueshme për t’iu kundërvënë investimeve kineze në mbarë botën, por ndikimi i saj mund të zmadhohet duke bashkëpunuar me organizata të tjera ndërkombëtare të huadhënies.

“Francezët, britanikët, skandinavët, të gjithë kanë organizata të ngjashme dhe tani që IDFC ka autoritet të barabartë, ky ent i ri do të jetë një partner shumë më efektiv se OPIC,” thotë eksperti George Ingram.

Ndërkaq, për vendet në zhvillim në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine që mund të përfitojnë nga më shumë investime amerikane, agjencia e re për investime të huaja (IDFC), është një hap në drejtimin e duhur.


Send this to a friend