VOAL

VOAL

SHBA, arrin në 200 mijë numri i vdekurve nga koronavirusi

Të martën Shtetet e Bashkuara regjistruan 200 mijë raste vdekjesh si pasojë e koronavirusit, por ekspertët e shëndetit thonë se shifra mund të vazhdojë të rritet me dhjetëra mijëra në muajt e ardhshëm. Numri i të vdekurve i ka tejkaluar parashikimet e hershme dhe shifra është gati sa dyfishi i viktimave amerikane në luftërat e zhvilluara në Kore, Vietnam, Gjirin Persik, Afganistan dhe Irak.

Në prill, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci pati thënë se numri i të vdekurve do të arrinte “në më shumë se 60 mijë”, ndërsa Presidenti Donald Trump, i cili fillimisht e minimizoi koronavirusin si diçka të ngjashme me gripin sezonal, tha në muajin maj se numri mund të shkonte diku tek 75 në 100 mijë të vdekur.

Tashmë ekspertët e shëndetësisë në universitetin e Uashingtonit thonë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 410 mijë deri në fund të vitit.

Në fund të prillit në SHBA regjistroheshin çdo ditë më shumë se 2,000 vdekje, tashmë shifra është rreth 800 vdekje në ditë.

Ekspertët po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë kundër koronavirusit e cila mund të miratohet për përdorim urgjent në muajt e ardhshëm. Por në mungesë të një vaksine dhe me futjen në një sezon të ftohtë, ekspertët druhen se numri i përditshëm i të vdekurve mund të rritet sërish. SHBA-ja ka numrin më të lartë të vdekjeve krahasuar me të gjitha vendet e botës, por disa vende në Evropë dhe në Amerikën Latine kanë regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve për frymë.

Të martën Presidenti Trump nuk bëri asnjë koment mbi shifrën e të vdekurve si pasojë e virusit. Përpjekjet kundër COVID-19 janë shndëruar në një pikë kryesore të debatit në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Zoti Biden akuzon Presidentin për keqmenaxhimin të krizës e cila ka çuar në ato që ai i quajti vdekje të parandalueshme, ndërsa presidenti Trump i dha vetes “notën 10” gjatë një intervistë të hënën lidhur me përgjigjen ndaj pandemisë.

Ata po vdesin. Kjo është e vërtetë. Situata është ajo që është. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk po bëjmë gjithçka që mundemi. Situata ndodhet nën kontroll për aq sa mund ta kontrollojmë“, tha zoti Trump gjatë një interviste në fund të korrikut për Axios.

Të martën në një konferencë për shtyp Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany u pyet se çfarë do t’u thoshte Shtëpia e Bardhë atyre amerikanëve që e fajësojnë për 200 mijë rastet e vdekjeve si pasojë e virusit.

Fakti që jemi shumë larg shifrës prej 2 milionë të vdekurish është një dëshmi se ky president po ndërmerr veprime të menjëhershme“, tha ajo.

Të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se 156 vende do të marrin pjesë në një iniciativë globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë një vaksinë kundër COVID-19.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, tha se 64 vende të pasura kanë rënë dakord të marrin pjesë në lehtësimin e qasjes globale ndaj vaksinave kundër COVID-19, falë një projekti të përbashkët të quajtur COVAX, bashkëpunim i OBSH-së, Koalicionit për Inovacione e Gatishmëri ndaj Epidemive dhe Gavi-t, Aleanca e Vaksinave, një organizatë e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates, që synon vaksinimin e fëmijëve në vendet më të varfra të botës.

Nisma synon të shpërndajë deri në 2 miliardë doza të një vaksine të sigurt dhe efektive në të gjithë botën deri në fund të vitit 2021, duke nisur fillimisht me 3 për qind të popullsisë së vendeve pjesëmarrëse, ku futen punonjës e kujdesit shëndetësor dhe ata me rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundja.

Zoti Tedros tha se 38 vende të tjera pritet t’i bashkohen COVAX-it në ditët në vijim.

“Kjo nuk është bamirësi është në interesin më të mirë të çdo vendi”, tha ai. “Ne do të fundosemi ose do të notojmë së bashku”.

Në listën e kombeve pjesëmarrëse mungojnë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia. SHBA-ja paralajmëroi më parë se nuk do të marrë pjesë në projektin COVAX për shkak të rolit udhëheqës të OBSH-së në këtë përpjekje. zëri i amerikës

Presidenti Trump flet në asamblenë e OKB-së për virusin, sulmon Kinën

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, Presidenti amerikan Donald Trump tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB-së, bota është përsëri e përfshirë në një luftë të madhe globale, atë kundër “një virusi të padukshëm”.

Presidenti Trump, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë mobilizimin më agresiv që pas Luftës së Dytë Botërore, duke përmendur prodhimin e një numri rekord të respiratorëve, trajtimet që po zhvillohen, uljen e përqindjes në 5 për qind që nga prilli, dhe përpjekjen për zhvillimin e vaksinave që ai tha se janë në fazat përfundimtare të provave klinike.

“Ne do ta mundim virusin dhe do t’i japim fund pandemisë”, tha Presidenti Trump.

Fjalimi i pararegjistruar, pjesë e një Asambleje virtuale të Kombeve të Bashkuara, jepej ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara arriti në 200 mijë dhe vendi ka numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në botë, 6.9 milionë.

Presidenti Trump është kritikuar ashpër nga rivali i tij demokrat, Joe Biden për mënyrën si e ka trajtuar pandeminë.

“Ai po i nxit njerëzit që të mos ndjekin këshillat shkencore të ekspertëve të shëndetësisë. Presidenti duhet japë dorëheqjen”, tha zoti Biden, duke shtuar se nëse ai do të kishte vepruar më herët, do të kishte shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga koronavirusi”.

Në fjalimin e tij, zoti Trump, që e quajti COVID-19-ën një virus kinez, tha se OKB-ja duhet ta vërë Kinën para përgjegjësisë si vendi që e “përhapi këtë murtajë” dhe kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata të rreme për virusin. Ai tha se ajo kontrollohet nga Kina.

Presidenti Trump tha se nëse OKB-ja do që të jetë efektive, duhet të përqendrohet tek problemet e vërteta të botës, përfshirë terrorizmin, shtypjen e grave, punën e detyruar, trafikun e drogës dhe atë të njerëzve, persekutimin fetar dhe spastrimin etnik të pakicave fetare.

“Amerika do të jetë gjithnjë një udhëheqëse për të drejtat e njeriut. Administrata ime po çon përpara lirinë fetare dhe mundësitë për grate”, tha ai duke shtuar se “ne e dime që mirëqenia e Amerikës është guri i themelit i lirisë dhe sigurisë së botës”.

Presidenti Trump përmendi rritjen e ekonomisë para virusit dhe tha se Shtetet e Bashkuara po e bëjnë përsëri me shpejtësi një gjë të tillë. Ai përnendi gjithashtu edhe shpenzimet për ushtrinë dhe tha se SHBA rigjallëroi NATO-n ku vendet e tjera po paguajnë tani shumë të tepër në kuotat për aleancën.

politikën e tij jashtme, zoti Trump ka vënë pikëpyetje publikisht vlerën e aleancave dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, Organizatën Botërore Tregëtisë dhe Organizatën Botërore Shëndetësisë.

Mes atyre që i quajti suksese ndërkombëtare të administratës, Presidenti Trump përmendi marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Këtë muaj ne arritëm një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës. Ne arritëm dy suksekse të mëdha me dy marrëveshjeje paqeje në Lindjen e Mesme”, tha ai duke iu referuar atyre të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

Presidenti Trump foli gjithashtu edhe për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Afganistan, ku forcat amerikane janë dislokuar nga viti 2001. Sipas planeve administratës, niveli i trupave amerikane atë vend, do ulet 4,500 deri nëntor.

Shtetet e Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund luftës Afganistan, duke i sjellë trupat shtëpi. Amerika po kryen rolin e saj historik për vendosjen e paqes”, tha ai.

“Ne jemi më të fuqishëm se kurrë më parë”, tha Presidenti Trump duke shtuar se vetëm duke u kujdesur për qytetarët e tu, mund të arrish bashkëpunim të vërtetë.

“Unë me krenari vë Amerikën të parën, ashtu si edhe ju duhet të vini vendet tuaja të parat”, tha ai.

Presidenti shprehu bindjen se vitin e ardhshëm Asambleja do të mblidhet si gjithmonë me praninë e udhëheqësve dhe se do të jetë një nga vitet më madhështore në histori.

Trump bën pjesë të fjalimit arritjen e marrëveshjes: Po ndalojmë vrasjet masive Kosovë- Serbi, u thashë: Djema, le të bëhemi bashkë!

Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë një tubimi në Karolinën Veriore ka cekur mes arritjeve të tij, dhe marrëveshjen Kosovë- Serbi.

Trump theksoi gjatë tubimit për fushatën se marrëveshja e 4 shtatorit është për Çmim Nobel, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë po ndalon vrasjet masive mes dy shteteve.

Po ashtu ai thotë se u tha krerëve të shteteve respektive, që të bëheshin bashkë. Trump përmendi se Kosova dhe Serbia prej qindra vjetësh janë në konflikt me njëra- tjetrën.

“Historia tjetër, unë jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë [vite]. Ata do të ndalojnë vrasjen. Unë i thashë” fellas, le të bashkohemi. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet sinqerisht me emra të ndryshëm, “tha Trump. bw

Media: Zarf me lëndë helmuese drejtuar Shtëpisë së Bardhë

Marrë nga Reuters

Një zarf që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, përmbante një substancë të identifikuar si ricinë, një lëndë helmuese vdekjeprurëse, njoftuan disa media të shtunën, duke cituar një zyrtar federal të informuar për këtë çështje.

Zarfi që besohet të ketë ardhur nga Kanadaja u kap në një qendër postare qeveritare para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan New York Times, CNN dhe Wall Street Journal.

I pyetur në lidhje me njoftimet, FBI-ja tha se agjencia dhe “Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe dhe partnerët e Shërbimit të Inspektimit Postar po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një objekt të postës qeveritare. Në këtë moment, nuk ka ndonjë kërcënim për sigurinë publike”.

Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret i SHBA nuk pranuan të komentojnë.

Ricina gjendet në gjendje të natyrshme, por duhet ndërmarrë një veprim i qëllimshëm për ta shndërruar atë në një armë biologjike. Ricina mund të shkaktojë vdekje brenda 36 deri në 72 orësh nga ekspozimi në një sasi aq të vogël sa një majë gjilpëre. Asnjë antidot i njohur nuk ekziston.

Ka pasur incidente të shumta që përfshijnë zarfe të postuara me ricinë për zyrtarët amerikanë.

Në vitin 2018, një person nga Utah, William Clyde Allen III, u akuzua për kërcënimeve të lidhura me ricinë, përfshirë postimin e një kërcënimi kundër Trump dhe zyrtarëve të tjerë federalë përfshirë Drejtorin e FBI-së Christopher Wray. Të gjitha zarfat e dërguara përmbanin ricinë. Allen mbetet në paraburgim.

Dy persona u dënuan në incidente të veçanta për dërgimin e letrave të me ricin Presidentit të atëhershëm Barack Obama.

Në maj të vitit 2014, një person nga Misisipi, James Everett Dutschke, u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dërgimin e letrave me substancën vdekjeprurëse zotit Obama, si dhe një senatori amerikan dhe një gjykatës i shtetit.

Në korrik 2014, një aktor nga Teksasi u dënua me 18 vjet për dërgimin e letrave që përmbanin ricinë për zotin Obama dhe ish-kryebashkiakun e New York-ut, Michael Bloomberg. zëri i amerikës

Fillon beteja politike për zëvendësimin e anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg

Masood Farivar

Vdekja e anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg i jep Presidentit Donald Trump një mundësi për të emëruar një tjetër konservator në gjykatën më të lartë të vendit dhe për ta zhvendosur edhe më shumë nga e djathta, balancën e saj, vetëm më pak se shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale.

Vdekja e saj po ndez një betejë politike lidhur me faktin nëse zoti Trump duhet të emërojë dikë për të zëvendësuar gjykatësen me një seancë konfirmimi në senatin me shumicë republikane, apo ta lërë të paplotësuar vendin e saj, derisa të dalë rezultati i zgjedhjeve.

Aktualisht gjykata ka një shumicë konservatore 5 me 4. Emërimi në Gjykatën e Lartë është i përjetshëm.

Presidenti Trump shkruante të shtunën në Twitter se republikanët kanë detyrimin “të veprojnë pa vonesë”, për të zëvendësuar gjykatësen Ginsburg.

“Ne jemi vendosur në këtë pozicion me pushtet dhe rëndësi për të marrë vendime për njerëzit që me aq krenari na zgjodhën dhe për një kohë të gjatë më i rëndësishmi është konsideruar ai për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. E kemi këtë detyrim, (ta bëjmë) pa vonesë”, tha ai.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell tha në një deklaratë të premten se çdo kandidat që mund të caktojë Presidenti Trump “do të marrë një votim votim në senatin amerikan”.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden tha i bëri thirrje Senatit që të priste për konfirmimin e dikujt tjetër në postin e gjykatëses, duke thënë se “votuesit duhet të zgjedhin presidentin dhe presidenti duhet të zgjedhë kandidatin që duhet të shqyrtojë Senati”.

Radioja publike NPR njofton se vetëm disa ditë para se të vdiste, gjykatësja Ginsburg i kishte diktuar një deklaratë mbesës së saj, ku shprehej: “Dëshira ime më e zjarrtë është që mos zëvendësohem deri kur të zgjidhte presidenti i ardhshëm”.

Me një shumicë të re edhe më të thellë, forcat konservatore mund të mbizotërojnë për çështje që nga të drejtat e abortit, tek imigracioni dhe deri tek kompetencat ekzekutive. Deri tani zoti Trump ka ruajtur status quo-në, duke caktuar dy gjykatës konservatorë – Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh – për të zëvendësuar anëtarë të tjerë të emëruar nga republikanët.

Por me vdekjen e gjykatëses Ginsburg, Presidenti Trump mund të bëjë diçka që asnjë president nuk e ka bërë prej dekadash, të zëvendësojë një anëtare demokrate me një anëtar republikan të gjykatës. Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 1991 kur Presidenti republikan, George H.W. Bush emëroi gjykatësin konservator Clarence Thomas për të zëvendësuar ikonën liberale, Thurgood Marshall.

E emëruar në vitin 1993 nga ish-Presidenti Bill Clinton, zonja Ginsburg që vdiq në shtëpinë e saj në Uashington në moshën 87 vjeçare nga kanceri, ishte gjykatësja liberale më e moshuar dhe që kishte shërbyer më gjatë në Gjykatën me nëntë anëtarë.

Për shumë liberale, mundësia e emërimit të një kandidati konservator, materializon diçka të cilës i ishin druajtur prej kohësh.

“Kandidati i ardhshëm, me siguri do të ketë pozicione edhe më të djathta se sa gjykatësit Kavanaugh dhe Gorsuch”, thotë drejtori ekzekutiv i organizatës “Fix the Court”.

Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts. Zonja Ginsburg, gruaja e dytë që shërbeu në gjykatën më të lartë amerikane, e filloi profesionin në një periudhë kur kishte shumë pak gra juriste. Ajo u përpoq gjatë karrierës së saj të zgjeronte barazinë e grave dhe arriti në statusin e pothuajse një ikone në radhët e qarqeve progresiste.

“Unë kam katër vajza dhe u thashë atyre se kjo grua konsolidoi të drejtat e grave si qenie të barabarta njerëzore”, tha Kimberly Wehle, profesore e së drejtës në Universitetin e Baltimorës.

“Sigurisht ka shumë gra dhe burra që kanë pasur rol në këtë drejtim. Por përsa i takon jurisprudencës, ishte puna e saj si jurist dhe sigurisht si anëtare e Gjykatës së Lartë”, tha ajo.

E nohur si dikush që shprehte atë që mendonte, gjykatësja Ginsburg u përplas me zotin Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, duke thënë se ai ishte dikush që shtirej, duke shkaktuar reagimin e tij që ajo të jepte dorëheqjen.

Presidenti Trump u shpreh në një deklaratë pas vdekjes se “gjykatësja Ginsburg tregoi se mund të mos jesh dakord, pa qenë i pasjellshëm ndaj kolegëve apo këndvështrimeve të ndryshme”.

Pas vdekjes së gjykatëses Ginsburg, një betejë e pritshme politike

Një flamur amerikan i ulur në gjysmë shtizë për nder të gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, para Gjykatës së Lartë

 

Vdekja e anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg i jep Presidentit Donald Trump një mundësi për të emëruar një tjetër konservator në gjykatën më të lartë të vendit dhe për ta zhvendosur edhe më shumë nga e djathta, balancën e saj, vetëm më pas se shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale.

Vdekja e saj ka gjasa ta ndezë një betejë politike lidhur me faktin nëse zoti Trump duhet të emërojë dikë për të zëvendësuar gjykatësen me një seancë konfirmimi në senatin me shumicë republikane, apo ta lërë të paplotësuar vendin e saj, derisa të dalë rezultati i zgjedhjeve.

Aktualisht gjykata ka një shumicë konservatore 5 me 4. Emërimi në Gjykatën e Lartë është i përjetshëm

Radioja publike NPR njofton se vetëm disa ditë para se të vdiste, gjykatësja Ginsburg i kishte diktuar një deklaratë mbesës së saj, ku shprehej: “Dëshira ime më e zjarrtë është që mos zëvendësohem deri kur të zgjidhte presidenti i ardhshëm”.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell tha në një deklaratë të premten se çdo kandidat që mund të caktojë Presidenti Trump “do të marrë një votim në senatin amerikan”.

Presidenti Trump u shpreh në një deklaratë se “gjykatësja Ginsburg tregoi se mund të mos jesh dakord, pa qenë i pasjellshëm ndaj kolegëve apo këndvështrimeve të ndryshme”.

Ai shkruante sot në Twitter se republikanët kanë detyrimin “të veprojnë pa vonesë”, për të zëvendësuar gjykatësen Ginsburg.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden tha për zonjën Ginsburg, se ajo “ishte gjithmonë zëri që godiste në zemër të çdo çështjeje”.

Ai i bëri thirrje Senatit që të priste për konfirmimin e dikujt tjetër në postin e gjykatëses, duke thënë se “votuesit duhet të zgjedhin presidentin dhe presidenti duhet të zgjedhë kandidatin që duhet të shqyrtojë Senati”. zëri i amerikës

Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë të SHBA, Ruth Bader Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njftoi Gjykata. Ajo ishte 87-vjeçe.

Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.

Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.

“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Para se të bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë në 1983, zonja Ginsburg kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave.

Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjyjatës të tretë gjatë mandatit të tij.

Kanali radiofonik NPR njoftoi se disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi një deklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku zonja Ginsburg thoshte: “Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”. zëri i amerikës

Drejtori i FBI-së: Rusia nuk heq dorë nga ndërhyrja në zgjedhje

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi ligjvënësit se Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve të nëntorit, duke u munduar të dëmtojë shanset e fushatës së kandidatit demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden, një përfundim që duket se nuk po i shkon për shtat Presidentit Donald Trump.

Zoti Wray, duke dëshmuar para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare i përshkroi operacionet e Kremlinit për ndikim si “shumë, shumë aktive” në mediat sociale, në mediat shtetërore dhe organe të tjera të lidhura me të.

Ai tha se synimi i këtyre operacioneve është “kryesisht të denigrojnë ish-nënpresidentin Biden dhe atë që rusët e shohin si strukturë anti-ruse”.

Ishte hera e parë që zoti Wray paralajmëronte publikisht për intensifikimin e operacioneve ruse, që kur fushata presidenciale hyri në fazën e saj të fundit. Paralajmërimi i tij përputhej gjithashtu me vlerësimin e zyrtarit më të lartë amerikan të kundërzbulimit, William Evanina në gusht.

Zoti Evanina, kishte paralajmëruar gjithashtu se aktorë të lidhur me Rusinë, po “përpiqeshin të rrisnin shanset” për kandidaturën e zotit Trump, diçka që zoti Wray nuk e pohoi, kur u pyet për ndërhyrjen ruse.

Presidenti Trump reagoi të enjten duke iu drejtuar drejtorit të FBI-së me emër.

“Por Chris nuk po sheh aktivitet nga Kina, megjithëse është rrezik SHUMË më i madh sesa Rusia, Rusia, Rusia. Të dyja ato, plus të tjerë do të jenë në gjendje të ndërhyjnë në zgjedhjet e 2020-ës, me votimin tonë të ekspozuar me manipulimin e fletëve të votimit”, shkruante ai në Twitter.

Megjithë akuzat e presidentit për problemet e votimit me postë, që ai i ka përsëritur shpesh, drejtori i FBI-së u tha ligjvënësve se shqetësime të tilla ishin pa bazë.

“Nuk kemi parë ndonjëherë deri tani në zgjedhje kombëtare një përpjekje të koordinuar për mashtrim me votimin”, tha zoti Wray, duke u bërë jehonë garancive të dhëna nga zyrtarë të lartë amerikanë të rendit dhe zbulimit, të cilët folën me gazetarët muajin e kaluar.

Drejtori i FBI-së tha se është më i shqetësuar për valën e keqinformimeve nga Rusia dhe të tjerë, që kanë në shënjestër votuesit amerikanë.

“Shqetësimi im më i madh është breshëria e keqinformimit dhe amplifikimi i ndërhyrjeve më të vogla kibernetike. Druhem se me kalimin e kohës këto do të kontribuojnë tek gërryerja e besimit e votuesve amerikanë”, tha zoti Wray.

“Një përshtypje e tillë do të ishte perceptim, jo realitet. Mendoj se amerikanët mundet dhe duhet të kenë besim tek sistemi ynë i zgjedhjeve dhe tek demokracia jonë”, shtoi ai. zëri i amerikës

SHBA: E pakuptueshme zvarritja e gjykimit për rastin e djegies së ambasadës në Beograd

Djegia e ambasadës amerikane në Beograd më 2018.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë (RFE) se është “vështirë për Shtetet e Bashkuara të kuptojnë pse nuk është vendosur ende drejtësia” për rastin e djegies së ambasadës gjatë trazirave të muajit shkurt të vitit 2008 në Beograd.

“Është e rëndësishme të theksojmë faktin se disa individë nuk kanë përmbushur detyrat e tyre ligjore. Kjo vlen edhe për policinë serbe që u tërhoqën nga pozicionet e tyre pranë ndërtesës së ambasadës pak para sulmit. Është gjithashtu jetike të zbulohet se cilat autoritete mund të jenë përfshirë në këtë akt të paligjshëm me pasoja kaq tragjike”, tha ambasada amerikane në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Gjyqi ndaj pesë drejtuesve të policisë, para Gjykatës së Lartë në Beograd, të akuzuar për dështim në ofrimin e sigurisë për Ambasadën e SHBA-së, u anulua më 17 shtator, për shkak të detyrimeve zyrtare të gjyqtarit të përkohshëm.

Gjyqi do të vazhdojë të premten më 18 shtator.

Radio Evropa e Lirë e ka parë aktakuzën, ndaj pesë oficerëve të lartë të policisë.

Ata akuzohen për veprim serioz kundër sigurisë publike. Sidoqoftë, aktakuza nuk shqyrton përgjegjësinë e mundshme politike për trazirat që ndodhën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjyqi i oficerëve të policisë është shoqëruar me disa shtyrje të seancave dhe ndryshime në aktakuzë. Gjyqi filloi pas seancave përgatitore në qershor të këtij viti.

“Tani që gjyqi për zjarrvënien në Ambasadën e SHBA-së është riaktivizuar, pas kaq shumë vitesh vonesash të pakuptueshme, Shtetet e Bashkuara theksojnë rëndësinë e sjelljes para drejtësisë të atyre, veprimet ose mosveprimet e të cilëve, kishin pasoja kaq të tmerrshme, përfshirë vdekjen tragjike të një shtetasi serb, si dhe dëmin e madh që zjarri i shkaktoi ambasadës sonë”, thuhet në deklaratë.

Rasti i djegies së ambasadës, së bashku me çështjen ende të pazgjidhur të vrasjes së vëllezërve Bytyqi, shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare, konsiderohet si një pengesë serioze për përmirësimin dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Akuzë ndaj një shqiptaro amerikani për mbështetje të ISIS-it

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se të mërkurën në gjykatën federale të Qarkut të Kolumbisë është hapur akuza ndaj Lirim Sylejmanit, shtetas i natyralizuar amerikan i lindur në Kosovë, për komplot për t’i ofruar mbështetje Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS), një organizatë e huaj terroriste dhe trajnim nga kjo organizatë.

Sylejmani ishte arrestuar nga Forcat Demokratike të Sirisë (SFD) dhe së voni i është dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). Sylejmani bëri paraqitjen e tij fillestare në Gjykatën e Qarkut të në Uashington.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbajtur përgjegjës ata që janë larguar nga ky vend për t’u bashkuar me ISIS-in”, tha ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John C. Demers. “Dua të falënderoj agjentët, analistët dhe prokurorët e përfshirë për përpjekjen e tyre për ta vënë të pandehurin para përgjegjësisë për veprimet e tij”, tha ai

“I pandehuri është një qytetar amerikan i cili braktisi vendin që e mirëpriti për t’u bashkuar me ISIS-in në Siri” deklaroi Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara, Michael Sherëin. “Ai tani do të jap llogari për veprimet e tij në një gjykatë amerikane. Prokurorët dhe partnerët tanë të zbatimit të ligjit, do të vazhdojnë të na sigurojnë që ata që kërcënojnë vendin tonë të ndiqen penalisht me forcën e plotë të ligjit”, tha ai.

“Luftimi i terrorizmit mbetet përparësia kryesore e FBI-së dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë amerikanë dhe të huaj në të gjithë botën në këtë mision”, tha Jill Sanborn, Ndihmës Drejtor i Divizionit Kundër Terrorizmit të FBI-së. “Njoftimi i sotëm duhet të shërbejë si një paralajmërim për ata që kanë udhëtuar ose kanë provuar të udhëtojnë, për t’u bashkuar me ISIS-in që FBI-ja mbetet e palëkundur në synimin që ata të përballen me drejtësinë”, tha ai.

“Njoftimi i sotëm nënvizon angazhimin e FBI-së për të luftuar terrorizmin në gjithë botën. Sylejmani dyshohet se ka udhëtuar në Siri me synimin për t’u bashkuar, stërvitur dhe luftuar në emër të ISIS-it”, tha Matthew R. Alcoke, Agjent Special i Përgjegjshëm i Divizionit Kundër Terrorizmit të FBI-së në Washington.

Sipas pretendimeve të aktakuzës, nga nëntori i vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2019, Sylejmani komplotoi për të siguruar dhe siguroi mbështetje materiale dhe burime, përfshirë personel dhe shërbime për ISIS-in në Siri dhe u trajnua ushtarakisht nga organizata terroriste. I pandehuri u kap nga SDF-ja në vitin 2019 dhe ka folur me një numër mediesh për kohën e tij të kaluar në ISIS, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se pretendimet janë thjeshtë akuza dhe i pandehuri është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij. zëri i amerikës

Meliza Haradinaj: Vuçiç shkeli marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Presidenti Trump

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj ka lajmëruar me një tweet shqetësimin e qendrimit destruktiv të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Zonja Haradinaj shkruan në Tweet: “Kosova ndjek me shqetësime të mëdha veprime destruktive të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për shkeljen e pikës të 15-të  të marrëveshjes të nënshkruar me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump.

Vuçiç falenderoi falënderoi Ambasadorin e Palestinës Mohamed Nabhan  për qëndrimin “parimor për mosnjohjen e Kosovës.”

Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm!”

Pas takimit me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiq me Ambasadorin e Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan më 15 shtator, presidenca serbe lëshoi një komunikatë ku midis të tjerave thuhet: “Presidenti Vuçiq e falënderoi udhëheqjen palestineze për mbështetjen e saj politike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe për qëndrimin e saj parimor ndaj mosnjohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”.

SHBA, nënshkruhen marrëveshjet e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Emirate-Bahrein

Presidenti Donald Trump udhëhoqi ceremonitë e nënshkrimit të marrëveshjeve historike diplomatike mes Izraelit dhe dy vendeve arabe të Gjirit që mund të paralajmërojnë një ndryshim dramatik në dinamikat e Lindjes së Mesme dhe t’i japin atij një shtysë përpara për zgjedhjet e nëntorit. Në një ceremoni të martën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump priti më shumë se 700 mysafirë të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e zotit Trump si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje.

Marrëveshjet janë quajtur “Marrëveshjet e Abrahamit” për nder të patriarkut të tre feve kryesore monoteiste të botës. Presidenti Trump pritet të nënshkruajë si dëshmitar. Marrëveshjet nuk u japin fund luftërave aktive, por zyrtarizojnë normalizimin e marrëdhënieve tashmë të ngrohta të shtetit hebre me të dy vendet. Ndërsa nuk trajtojnë konfliktin e gjatë izraelo-palestinez, ato mund t’i hapin rrugën një afrimi më të gjerë arabo-izraelit pas dekadash armiqësie.

Skeptikët, përfshirë shumë vëzhgues të Lindjes së Mesme, mes tyre analistë, ekspertë dhe ish-zyrtarë, kanë shprehur dyshime në lidhje me ndikimin e marrëveshjeve. Ata thonë se marrëveshjet injorojnë palestinezët, të cilët i kanë refuzuar ato, duke i cilësuar si një thikë pas shpinë nga vendet e tyre partnere arabe.

Ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i Presidentit Trump, tha se ai mbështet qëndrimet që më shumë vende të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin si përgjigje ndaj një pyetje të bërë se fundmi nga Zëri i Amerikës, por ai shtoi se beson se “Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punojë drejt një zgjidhje të sinqertë, me dy shtete” me palestinezët.

SHBA, gjykata rrëzon udhëzimin e ri të Presidentit mbi censusin

Marrë nga Reuters

Një trupë gjykuese shpalli të enjten si të paligjshëm një udhëzim të Presidentit Donald Trump për të përjashtuar ata persona që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara nga përfaqësimi në Kongres me nisjen e procesit të ndarjes së vendeve për organin legjislativ. Vendimi i tre gjyqtarëve, i cili mund të apelohet në Gjykatën e Lartë, është një fitore për 38 shtete, qytete e ndarje më të vogla administrative, përfshirë disa organizata jofitimprurëse për të drejtat e emigrantëve, të cilat ankimuan udhëzimin më 21 korrik.

Paditësit kryesisht me prirje demokrate, të udhëhequr nga shteti i Nju Jorkut, akuzuan Presidentin republikan se kishte një qëllim “ksenofobik” sic e quajtën ata me nxjerrjen e një direktive antikushtetuese që sipas tyre reflektonte “frymë diskriminuese” ndaj komunitetit hispanik dhe komuniteteve të tjera emigrante. Ata thanë se direktiva mund të linte me miliona njerëz të panumëruar e të zhvendoste disa vende të Dhomës së Përfaqësuesve duke dëmtuar potencialisht shtete si Kalifornia, Teksasi dhe Nju Xhersi.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Tregtisë, i cili mbikëqyr regjistrimin, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

Në vendimin e tij prej 86 faqesh, grupi i gjykatësve tha se zoti Trump e tejkaloi autoritetin e tij ligjor me urdhëzimin e dhënë. Aty thuhej se ligji federal kërkon përdorimin e një grupi të dhënash për të numëruar popullsinë për qëllime regjistrimi dhe ndarjeje të numrit të vendeve në Kongres dhe se për sa kohë që ata (migrantët) banonin në Shtetet e Bashkuara “të huajt e paligjshëm kualifikohen si persona brenda shtetit”, të cilët duhet të numërohen.

Presidenti duhet të veprojë në përputhje dhe brenda kufijve të autoritetit që i ka dhënë Kongresi“, thuhej në vendimin e gjykatësve. “Ne kemi dalë në përfundimin se presidenti nuk e ka bërë një gjë të tillë“.

Vendimi i së enjtes është një pengesë e re ligjore lidhur me regjistrimin popullsisë për zotin Trump, i cili e ka kthyer çështjen e frenimit të imigracionit në qendër të presidencës së tij dhe fushatës për t’u rizgjedhur.

Udhëzimi vjen një vit pasi Gjykata e Lartë bllokoi përpjekjen e tij për të shtuar një pyetje mbi shtetësinë në formularin e regjistrimit të popullsisë.

Përpjekjet e përsëritura të Presidentit Trump për të penguar, dëmtuar dhe paragjykuar një regjistrim të saktë dhe ndarjen që pason (për vendet në Kongres) dështuan edhe një herë“, tha në një deklaratë Prokurorja e Përgjithshme e Nju York-ut Letitia James.

Në mbrojtje të udhëzimit, avokatët qeveritarë thanë se presidenti Trump gëzonte mundësi të gjera për të vendosur se kush do të numërohej dhe se ishte spekulativ çdo pohim se ai po përpiqej të krijonte ndonjë dëm.

Por paditësit thanë se direktiva do të shkaktonte një dëm të pariparueshëm duke shkurajuar familjet e migrantëve të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit dhe do të zvogëlonte fuqinë politike. Të dhënat e regjistrimit përdoren gjithashtu për shpërndarjen e miliarda dollarëve në fonde federale.

Ligji është i qartë, çdo person duhet të numërohet“, tha avokati i Bashkimit Amerikan për Liritë Civile Dale Ho, i cili përfaqësoi organizatat jofitimprurëse. Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët e qarkut Richard Wesley dhe Peter Hall, të dy të emëruar nga Presidenti republikan George W. Bush dhe gjykatësi i rrethit Jesse Furman, emëruar nga Presidenti demokrat Barack Obama. zëri i amerikës

Mbi gjysmë milioni njerëz ikin nga zjarret “e papara” në Oregon të SHBA-së

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara janë duke u larguar nga zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor, thanë autoritetet.

Zjarret po ndiqen edhe nga erëra të forta dhe thatësira.

Guvernatorja e shtetit, Kate Brown, tha se numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, ndonëse janë konfirmuar katër.

Ato përfshijnë një djalë 12 vjeç dhe gjyshen e tij.

“Ne nuk kemi parë kurrë këtë sasi zjarresh në shtet. Kjo nuk do të jetë një ngjarje e njëhershme. Për fat të keq, është zile e së ardhmes. Ne jemi duke ndjerë ndikimet akute të ndryshmeve të klimës”, tha Brown.

Një nga zjarret më shkatërruese, Almeda, i cili filloi në Ashland, afër kufirit me Kaliforninë, është duke u trajtuar nga policia si i dyshimtë.

Më shumë se 100 zjarre aktualisht janë duke djegur 12 shtete perëndimore të SHBA-së.

Më të goditurat janë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni. rel

SHBA shënon 19-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Nju Jork, 11 shtator, 2001.

Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit me disa homazhe.

Presidenti Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, planifikojnë të vizitojnë Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Pensilvani, edhe pse jo në të njëjtën kohë.

Për shkak të koronavirusit, Memoriali dhe Muzeu Kombëtar i 11 Shtatorit në Nju Jork e anuluan traditën e tubimit të të afërmve të viktimave, që lexojnë me zë emrat e të vdekurve.

Në vend të kësaj, familjarët do të ofrojnë zërat e tyre të incizuar.

Sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz.

Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.

SHBA-ja më pas ka pushtuar Afganistanin dhe më vonë Irakun. rel

Përkujtimi i sulmeve të 11 shtatorit në kohë pandemie

Memoriali i ndërtuar në Nju Jork për nder të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001.

Qyteti i Nju Jorkut do të zhvillojë ceremoninë vjetore të përkujtimit të gati 3 000 personave, që kanë vdekur si pasojë e sulmit më të madh terrorist në historinë amerikane, përmes një minuti heshtjeje në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës kanë sulmuar me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Nju Jork, Shtetet e Bashkuara:

Ndërkohë që krimi po rritet, dyqanet dhe apartamentet po zbrazen dhe njerëzit e pastrehë shihen rrugëve, Nju Jorku të premten do të shënojë 19-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ndërkohë që përballet me pandeminë me koronavirus dhe me mospajtime me Shtëpinë e Bardhë.

Në vend të mbajtjes së fjalimeve për të vdekurit, familjet e viktimave kanë incizuar veten paraprakisht. Thirrjet e tyre do të prezantohen në “nivelin zero” të memorialit.

Muzeu që nderon viktimat do të hapet për herë të parë prej kur koronavirusi ka bllokuar qytetin në muajin mars.

Pothuajse dy dekada pas sulmeve, 11 shtatori vazhdon të mbetet sinonim i heroizmit dhe qëndrueshmërisë së Nju Jorkut.

Liderët e qytetit kanë vënë në pah këtë të fundit edhe në muajt e kaluar, pasi shkalla e infektimit me koronavirus – që ka lënë të vdekur 23,000 persona në këtë qytet, njëherësh epiqendrën e hershme të këtij virusi në Shtetet e Bashkuara – është ulur në gati nën 1 për qind.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë të martën se qëndrueshmëria e banorëve të Nju Jorkut pritet të testohet sërish nga efektet sociale dhe ekonomike të pandemisë me koronavirus.

Zyra bosh deri më 2021?

Gale Brewer, presidente e rrethit të Mentahtën, ka thënë se ishulli i njohur për energjinë e tij, tani përballet me një varg problemesh.

Disa prej tyre janë drejtpërdrejt të lidhura me pandeminë: pothuajse të gjithë punëtorët me këmisha të bardha, sikurse punëtorët e bankave, tregtarët dhe punëtorët e sigurimeve shëndetësore, kanë punuar nga shtëpitë prej muajit mars. Kjo gjë ka ndikuar në zbrazje të Menhatënit, duke lënë mijëra dyqane dhe restorante të vogla pa konsumatorë.

Boris Tulchinskiy, inxhiner, 26-vjeçar, ka thënë se i mungon Menhatën, mirëpo beson se “do të vazhdojë të punojë nga shtëpia”, në Nju Xhersi, deri në korrik të vitit 2021.

Nëse më shumë se 60 milionë turistë, që kanë vizituar Nju Jorkun çdo vit, kanë ikur, njëjtë ka ndodhur edhe me vetë banorët e Nju Jorkut, mijëra prej të cilëve kanë lënë qytetin.

Të paktën 35,000 persona janë larguar nga Mentahtën, bazuar në kërkesat për votim përmes postës në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor, ka thënë Brewer.

Shumë biznese tani janë mbyllur: në mes të vitit 2017 deri më 2020, numri i hapësirave të lira komerciale pothuajse është dyfishuar, mbi 78 për qind, ka thënë ajo.

Personat e pastrehë tani janë më të dukshëm për shkak të mbylljes së shumë strehimoreve për shkaqe shëndetësore, dhe transferimit të gati 31,000 personave në hotele të zbrazëta të Menhatënit.

Rritja e dhunës në familje dhe e të shtënave me armë zjarri – mbi 47 për qind dhe 166 për qind në muajin gusht, në krahasim me vitin paraprak – është një prej aspekte kyçe të krizës me të cilën po përballet ky qytet.

E përditshmja amerikane, New York Times ka raportuar që edhe pse shifrat e dhunës janë shumë më të vogla sesa ato të viteve 1970/80, Nju Jorku, që dikur është krenuar se është një prej qyteteve më të sigurta, tani është kthyer në nivelet e vitit 2012 sa i përket krimit.

Trump synon “të vrasë Nju Jorkun”

“Nuk mund t’ju tregoj se sa telefonata pranoj nga njerëzit, sidomos për qytetin e Nju Jorkut, të cilët janë tejet të shqetësuar për degradimin e këtij qyteti”, ka thënë guvernatori Cuomo, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Rrugët e Nju Jorkut gjatë muajit mars.

Rrugët e Nju Jorkut gjatë muajit mars.

Edhe pse ky qytet tregon shenja të ringjalljes – që përfshijnë hapjen e muzeve në fund të muajit gusht, dhe hapjen e restoranteve në ambiente të jashtme –normalizimi i plotë mund të marrë tre vjet, ka thënë Brewer, duke cituar shifrat e agjentëve të shitjes.

Në të njëjtën kohë, dhe më pak se dy muaj nga gara zyrtare për president të SHBA-së, kriza është kthyer në fokus të mospajtimeve me presidentin republikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, që ka lindur në Nju Jork, dhe ka bërë emër me kompanitë e tij atje, insiston se rritja e krimit në bastionin e demokratëve ka të bëjë me mungesën e kompetencës së liderëve në këtë vend.

Të martën ai ka akuzuar sërish kryetarin dhe guvernatorin e këtij shteti për “shkatërrim” të qytetit.

Zyrtarët e Nju Jorkut në anën tjetër janë kritikuar Trumpin që ka refuzuar të miratojë dhënien e fondeve federale për t’i ndihmuar qytetit në ditët më të rënda.

“Trump është duke tentuar ta vrasë qytetin e Nju Jorkut. Është personale. Mendoj se është psikologjike”, ka thënë Cuomo.

“Ai po tenton të vrasë qytetin e Nju Jorkut”.

Përgatiti: Krenare Cubolli

 

SHBA: Kongresi, thirrje Presidentit Trump të hetojë helmimin e Navalnit

Në SHBA, drejtuesit kryesorë demokratë dhe republikanë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i bënë thirrje Presidentit Donald Trump të hetojë helmimin e udhëheqësit rus të opozitës Aleksej Navalni.

Në një letër dërguar Presidentiit Trump, demokrati Eliot Engel, kryetar i komisionit dhe republikani Michael McCaul, numri dy i komisionit, i kërkojnë administratës të nisë një hetim mbi sulmin ndaj zotit Navalni, duke thënë se mund të jetë e nevojshme që ndaj Moskës të ndërmerren sanksione.

Aleksej Navalni, një kritik i njohur i Presidentit Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi me avion brenda Rusisë dhe më pas u transferua në Gjermani për mjekim.

Qeveria gjermane tha më 2 shtator se rezultatet e toksikologjisë tregojnë se 44-vjeçari ishte helmuar me agjentin nervor Novichok të stilit sovjetik.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në helmim dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë për krim.

Të martën, përfaqësuesit e G-7s dënuan “helmimin e konfirmuar” të Navalnit, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. zëri i amerikës

SHBA paralajmëron hapjen e zyrës në Beograd për nisje të “projekteve kyçe të normalizimit ekonomik”

Adam Boehler, udhëheqës i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar ka thënë se më 22 shtator të këtij viti do të dërgojë në Beograd një delegacion të nivelit të lartë për të hapur zyrën e këtij trupi atje.

Ai ka thënë se ka marrë këtë vendim pas marrëveshjes së arritur më 4 shtator në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Boehler ka thënë se menjëherë do të fillojë puna për projektet kyçe të normalizimit ekonomik.

Në mesin e pikave të marrëveshjes është arritur pajtueshmëri që Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

-Autostradën e paqes

-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

-Projekte shtesë dypalëshe

-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

Me këtë marreveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur. rel

Kaliforni, 8 000 kilometra katrore të përfshira nga zjarret, një rekord që prej 1987

Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 8 000 kilometra katrore në Kaliforni, rreth 80 herë sa sipërfaqja e Parisit, duke detyruar shumë banorë të largohen si pasojë e këtyre zjarreve që kanë arritur përmasa të pazakonta që prej vitit 1987, theksuan zjarrfikësit.

“Është hera e parë në 33 vjet që janë tejkaluar dy milionë hektarë, rreth 8 000 kilometra katrore”, deklaroi Lynne Tolmachoff, zëdhënëse e zjarrfikësve.

“Është thjesht një rekord dhe ne jemi ende larg fundit të sezonit të zjarreve”, shtoi ajo.

Në të gjithë pjesën jugore të Kalifornisë është dhënë urdhri për evakuimin e popullsisë nga vendbanimet e tyre.

Në veri të Kalifornisë, më shumë se 200 persona janë evakuar me helikopter nga ushtria për t’i shpëtuar një zjarri që po përhapej me shpejtësi.

Biden e quan pozitiv normalizimin e raporteve të Kosovës me Izraelin

Kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur hap pozitiv normalizimin e raporteve të Kosovës me Izraelin, raporton Express.

I pyetur rreth marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Trumpi gjatë një konference për gazetarë të premten, i nominuari i Partisë Demokratike për president të ardhshëm, Joe Biden, refuzoi ta gjykojë marrëveshjen pa i ditur të gjitha hollësitë, por tha se normalizimi me Izraelin i duket pozitiv.

“Unë mendoj se normalizimi i raporteve mes vendeve është në përgjithësi një gjë e mirë.  Të kesh një vend me shumicë myslimane që i normalizon marrëdhëniet me Izraelin, në kuptim të përgjithshëm, mua më duket pozitive.

Ndryshe, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi të premten se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike.

Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje, u nënshkrua kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

SHBA: COVID-19, parashikimi agresiv: 410 mijë të vdekur deri më një janar

Më shumë se 410 mijë amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 deri më 1 janar të vitit 2021, sipas modelit të fundit të zhvilluar nga Instituti i universitetit të Uashingtonit mbi Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), një institut kërkimor që punon në fushën e statistikave globale të shëndetit dhe vlerëson ndikimin e tyre.

Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 188,500 vdekje të dielën dhe më shumë se 6,2 milionë raste të konfirmuara me koronavirus, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. Nëse modeli IHME-së, i publikuar të premten, është i saktë, kjo do të nënkuptojë se përgjatë më shumë se tre muajve të ardhshëm do të shënoheshin rreth 222 mijë vdekje.

Ne presim që niveli ditor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, për shkak të sezonit dhe vigjilencës në rënie të publikut, të arrijë gati 3,000 në ditë në muajin dhjetor“, thanë përfaqësues të këtij insituti, që e konsideron veten si një qendër e pavarur kërkimore.

Më parë u parashikuan 317,697 vdekje deri më 1 dhjetor.

Sidoqoftë, studiuesit në IHME-së thanë se nëse përdorimi i maskave do të bëhej gati i përgjithshëm, 222 mijë vdekjet e parashikuara mund të përgjysmoheshin. Anasjelltas nëse lehtësohen kufizimet, shifra do të ishte shumë më e lartë deri në vitin e ri.

Rritja e përdorimit të maskave në nivelet që shihen në Singapor do të ulte numrin e vdekjeve në 288 mijë ose do të shpëtoheshin 122 mijë jetë njerëzish. Nëse nuk do të ketë asnjë ndërhyrje të mëtejshme të qeverisë duke filluar nga tani deri në 1 janar, numri i të vdekurve mund të rritet në 620 mijë“, bëri të ditur IHME-ja.

Modeli IHME-së është një nga më agresivët krahasuar me 35 modele të përdorura për të parashikuar vdekjet nga COVID-19. Sipas parashikimit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili u publikua të enjten, deri më 26 Shtator numri i vdekjeve në SHBA do të arrinte në 211 mijë. Parashikimi i këtij modeli në rang botëror ishte edhe më i rëndë, sipas të cilit vdekjet do të trefishoheshin në 2.8 milionë deri në 1 janar 2021.

India raportoi 86,432 raste të reja COVID-19 të shtunën, duke çuar numrin total të infeksioneve në mbi 4,1 të dielën sipas universitetit Johns Hopkins. SHBA udhëheq botën për nga numri i infeksioneve me COVID me mbi 6.2 milionë raste ndërsa Brazili renditet i dyti me mbi 4.1 milionë raste. Koronavirusi ka krijuar probleme të mëdha në disa zona në Meksikë aq sa qeverive lokale u kanë mbaruar çertifikatat e vdekjes.

Zyrtarët meksikanë njoftuan se janë shtypur një milion formularë të rinj.

Meksika ka regjistruar mbi 67 mijë vdekje si pasojë e COVID-19, duke e radhitur atë pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë për nga numri i vdekjeve si pasojë e pandemisë. SHBA ka regjistruar 188,554 vdekje, Brazili 126,203 dhe India ka 70,626, tha Johns Hopkins.

Organizata “Amnesty International” njoftoi këtë javë se 1,320 punonjës të shëndetësisë në Meksikë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, shifrat më të larta se çdo vend tjetër i botës. Në përgjithësi, të paktën 7 mijë punonjës të shëndetësisë kanë vdekur nga virusi.

Sipas një analize që agjencia “Reuters” u ka bërë të dhënave të qeverisë meksikane, punonjësit e kujdesit shëndetësor në atë vend kanë katër herë më shumë gjasa të vdesin sesa punëtorët e këtij sektori në SHBA.

Rastet e reja me koronavirus vazhdojnë të shfaqen në Korenë e Jugut, vend që për një farë kohe u duk se e kishte bllokuar virusin. Autoritetet njoftuan të shtunën se 115 nga 168 rastet e reja u shfaqën në Seul.

Zelanda e Re njoftoi të shtunën se kishte regjistruar vdekjen e saj të 24-të nga COVID-19. Joseph Williams, me profesion mjek dhe ish-kryeministër i ishujve Cook, u bë viktima e 24-të. zëri i amerikës

Joe Biden denoncon Presidentin Trump për komentet që duket se nxisin votimin dy herë

Presidenti Donald Trump shkaktoi debat këtë javë, kur u duk se nxiti përkrahësit e tij votojnë dy herë: me postë dhe qendrat e votimit, për vënë provë sistemin zgjedhor dhe për garantuar vota e tyre llogaritet. Votimi shumë se një herë është i paligjshëm dhe komentet e presidentit u denoncuan nga kritikët, përfshirë nga rivali i tij demokrat, Joe Biden. Korrespondentja e Shtëpisë Bardhë, Patsy Widakuswara njofton nga shteti i zotit Biden, Delauer.

Përkrahësit e zotit Trump ishin entusiazmuar gjatë një tubimi Uilmington të Karolinës Veriut, ku presidenti amerikan u duk se bëri një sugjerim debatueshëm, për votuar me postë dhe për shkuar pas një qendër votimi dhe ndoshta për votuar përsëri.

Dhe nëse ditën e zgjedhjeve apo votimet para datës zgjedhjeve, vota nuk është llogaritur, shkoni votoni. Dhe nëse për ndonjë arsye, vota e dërguar arrin, nuk do mund ta llogarisin sepse do keni votuar njëherë. Por duhet siguroheni vota juaj llogaritet”, tha ai.

Zoti Trump, ka thënë parë se votimi me postë shkakton manipulim, e përsëriti mesazhin e tij, disa postime Twitter, për cilat rrjeti social tha se shkelin politikën e tij për Integritetin Qytetar, pasinxit njerëzit ndoshta votojnë dy herë”.

Votimi shumë se një herë është i paligjshëm Shtetet e Bashkuara. Shumë shtete po nxisin votimin me postë, si një metodë e sigurt dhe e parrezikshme gjatë pandemisë.

Komentet e zotit Trump u dënuan nga kritikët, përfshirë kandidatin demokrat për president, Joe Biden, e akuzoi Presidentin se po sabotonte sistemin zgjedhor amerikan.

Mendoj se qëllimi është krijohet aq shumë kaos saqë cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve, ai vihet dyshim. Mendoj se kjo duhet jetë arsyeja e tij, sepse ai thotë dhe bën gjëra asnjë president amerikan histori nuk i ka bërë. Dhe gjithë ne mendojmë ‘ja edhe një gjë tjetër qesharake, e paligjshme ai thotë”, tha zoti Biden.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë Bardhë, Kayleigh McEnany e mbrojti deklaratën e zotit Trump.

Presidenti do qytetarët ta ushtrojnë drejtën e votës, jo t’u mohohet ajo. Këtë kishte parasysh me komentet bëri”, tha ajo.

Por zyrtarët e zgjedhjeve dhe analistët janë shqetësuar për efektin e mundshëm tek qendrat e votimit.

Mendoj se presidenti dhe sekretarja e shtypit nuk e kuptojnë se ç’kaos do shkaktonte paraqitja qendrat e votimit e atyre kanë votuar njëherë. Sepse qendrat a votimit nuk e kanë mundësinë merren me një fluks votash duhet verifikuar. Do thotë një proces i gjatë dhe radhë gjata. Dhe ata individë nuk do ta marrin dot atë informacion duan gjithsesi”, thotë Matthew Weil, drejtor i projektit për zgjedhje Qendrën Dypartiake për Politika.

Facebook tha se do t’i heqë nga postimet videot e komenteve zotit Trump për votimin dy herë, nëse postimet nuk shoqërohen me sqarime për rrezikun e manipulimit.

Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi, një hap i madh përpara

Besim Abazi

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë si “një tjetër angazhim historik”.

Presidenti Trump i bëri komentet në një deklaratë për shtyp të premten, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë.

Në dokumentin e nënshkruar në praninë e Presidentit Trump parashikohet vënia në jetë e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe projekte të tjera me një vlerë të përgjithshme që, sipas kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti e kalon shifrën 1 miliard euro.

“Pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump. “Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh”.

Presidenti Trump tha se me këtë marrëveshje është bërë gjithashtu përparim në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e lidhjeve diplomatike. Serbia është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik.

“Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti Vuçiq i Serbisë dhe Kryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për të finalizuar këto angazhime”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump. “Në këtë mënyrë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurtë. Unë pres që të shoh Serbinë dhe Kosovën të përparojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon në të ardhmen”, përfundon deklarata.

“Serbia dhe Kosova janë përkushtuar për normalizimin ekonomik”, tha presidenti Trump duke theksuar se “është një hap i madh përpara për të vendosur përparimin dhe paqen në Ballkan dhe në botë”.

Ai tha gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Zyrën Ovale se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar të vendosin marrëdhënieve diplomatike, ndërsa Serbia është zotuar ta lëvizë ambasadën e saj në Jerusalem.

Në një deklaratë pas njoftimit, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha: “Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jeruzalem. Siç e kam përmendur ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjeve për Izraelin po zgjerohet dhe pritet t’i shtohen vende të tjera.”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se marrëveshja me Serbinë është një hap i madh që duhet të çojë në njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se ka ende shumë dallime ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por ky është një hap i madh përpara.

Befasi në takim

Pas ditës së parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë takimit, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë, ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti nuk u përgjigj nëse një gjë e tillë ishte propozuar por tha se “marrëveshje të dëmshme për Kosovën, të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhë dhe nuk do të vijë nga Shtëpia e Bardhë”.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, mohoi të jetë shtruar në tryezën e bisedimeve çështja e njohjes së ndërsjellë, pasi një gjë të tillë e tha fillimisht për mediat, Ministri serb i Financave, Sinisa Mali.

Ambasadori Grenell i tha portalit “Newsmax” se “nuk ka bisedime, që nuk kanë ndonjë befasi, të cilat janë gjithmonë të mira. Ato ushtrojnë trysni mbi të dyja palët që të bëjnë më shumë. Pra, po, kemi paraqitur disa befasi, por mendoj që asnjëra palë nuk ishte aq e befasuar. Ndonjëherë bëhen para medieve se kjo është befasi më e madhe se sa që është. Të dyja palët janë njoftuar dhe mendoj që kemi shënuar përparim dhe shpresoj për një zgjidhje”, tha ai.

Pala serbe tha se kërkesa për njohjen e ndërsjellë ishte shtruar si një nga pikat e diskutimeve të ndërmjetësuara nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet ndërmjet të dyja vendeve.

“Ai dokument ishte shumë i rëndë, kishte 15 apo 16 pika dhe një prej tyre ishte për njohjen e ndërsjellë. Unë e refuzova. Nuk është asgjë e re sepse kjo është politika amerikane, vetëm se ne thamë që ajo pikë nuk duhet të jetë në dokumentin për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan “fer” dhe na dëgjuan. Në dokumentet tjera kjo pikë nuk është më”, tha presidenti serb.

Zoti Vuçiç tha pas takimit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se “kishte disa vështirësi politike për ne por mendoj dhe shpresoj që i kemi kapërcyer ato dhe vazhdoj të shpresoj që ta arrijmë një marrëveshje nesër.”

“Nëse më pyesni mua nëse Serbia do të pranojë njohje të ndërsjellë që ishte përmendur në disa projekt-propozime, kjo nuk do të funksionojë për Serbinë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte kërkuar njohjen nga Serbia, Kryeministri i Kosovës, Hoti u përgjigj:

“Për çdo gjë që flasim me Serbinë, qëllimi ynë është njohja reciproke. Sot kemi bërë një hap të madh në drejtim të përafrimit”, tha ai.

Zëri i Amerikës ndoqi më herët të enjten më herët një paraqitje të ministrit serb Sinisha Mali, i cili tha se palëve u është dorëzuar një dokument ku përfshihet një pikë që parashikon njohjen e ndërsjellë.

“Temat ekonomike nuk janë kryesoret, siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është paraqitur flet për njohjen e ndërsjellë, ndërsa të gjitha 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike”, tha ai.

“Ky është propozimi më i keq që kemi parë në historinë e bisedimeve tona me shqiptarët e Kosovës. Por ne nuk do të heqim dorë dhe do të luftojmë”, tha ministri serb.

Ai tha se po ushtrohet trysni mbi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte paralajmëruar se mund të ketë “befasi gjatë takimit”.

Bashkëpunimi ekonomik

Ndërkohë, Këshilli për Siguri Kombëtare shkroi se pati “bisedime shumë të mira këtë pasdite me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë. Ata bënë përparim të vërtetë. Normalizimi ekonomik nënkupton vende pune për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thuhet në postimin në Twitter të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Zoti Vuçiç shfaqi shpresën se mund të arrihet marrëveshje për çështje ekonomike, projekte të infrastrukturës, lidhjet ndërmjet Beogradit e Prishtinës që siç tha, do të ishin në të mirë të serbëve në Kosovë, të shqiptarëve dhe të gjithëve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se të premten pritet të prezantohet marrëveshja për temat ekonomike, për të cilat i diskutua të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

“Nesër presim që ta finalizojmë të gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që patëm sot”, tha kryeministri Hoti.

Edhe presidenti Vuçiç tha se shpreson në një marrëveshje për tema të interesit të përbashkët.

Kosova dhe Serbia biseduan sot në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para takimit ishte thënë se bisedimet do të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret për zgjidhjen politike.

Më herët gjatë ditës ambasadori Grenell, shkroi se populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar. Në një postim në rrjetin twitter ai tha se “sot është i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin. Le ta lëmë mënjanë politikën”, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha para se të fillonte takimi se me Serbinë do të bisedohet vetëm për njohjen e ndërsjellë, ndërsa presidenti serb, tha se pret takim të vështirë, por “dorëzimi nuk është një opsion”.

Reagimi i kandidatit Biden

I pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, kandidati demokrat për president, Joe Biden tha se nuk ishte në dijeni të hollësive të marrëveshjes, megjithatë, “Ajo që kam argumentuar në lidhje me Serbinë dhe Kosovën është se Kosova duhet të jetë një vend i pavarur. Nuk është pjesë e Serbisë. Kam kaluar shumë kohë atje. Nuk i di hollësitë e marrëveshjes por supozoj se do ta përforconte pavarësinë e Kosovës.

Zoti Biden tha se e sheh me pozitivitet faktin që një vend me shumicë myslimane si Kosova e njeh Izraelin si shtet. “Mendoj se është e rëndësishme. Por gjithashtu besoj se Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punonjë drejt një zgjidhje me dy shtete me palestinezët, tha zoti Biden.

<iframe src=”https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/5572130.html?type=video” frameborder=”0″ scrolling=”no” width=”640″ height=”360″ allowfullscreen></iframe>

 

Grenell thotë se pika 10 – njohja reciproke – diskutohet të hënën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpjeguar se nuk është diskutuar njohja reciproke në Shtëpinë e Bardhë mes Avdullah Hotit dhe Aleksander Vuçiq për arsye se kjo temë do të hapet të hënën në Bruksel.

“Palët do të takohen të hënën në Bruksel dhe është një aspekt tjetër që do të diskutohet dhe më lër që të lidhem me pyetjen tëndë për këtë “pikën 10” një nga arsyet që ne nuk kemi dashur të flasim për këtë temë këtu është sepse është në agjendën që do të diskutohet të hënën në Bruksel”, ka thënë Grenell, shkruan Gazeta Express.

Këtë deklaratë Grenell e ka bërë të ditur, në një konferencë për media, pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë konferencë kanë qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien dhe këshilltari i lartë i presidentit Jared Kushner.

Grenell ka thënë se temën e njohjes reciproke ua ka lënë europianëve.

“Ne po provojmë që të bashkërenditemi me evropianët se çfarë mund të bëjmë ne dhe çfarë mund të bëjnë ata për të shtyrë këtë përpara. Të hënën ajo temë do të diskutohet në detaje në Bruksel, kështu që unë jam i sigurt që ne në njëfarë mënyrë duhet të lëmë dhe të punojmë me evropianët në këtë çështje”, u shpreh ai

Krejt këto shpjegime Grenell i ka dhënë pasi është pyetur nga gazetarët se a është hequr pika e famshme 10 ku flitej për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Grenell duke shpjeguar dy dokumentet e nënshkruara nga pala kosovare dhe ajo serbe, të cilat janë identike përveç pikës së fundit ku Kosova dhe Izraeli njohin njëra tjetrën, tha se pikat në marrëveshje nuk kanë qenë të renditura.

Ai tutje tha se është diskutuar për tema të ndryshme të cilat u janë prezantuar palëve në fillim, duke shtuar se fjalia që ka rrjedhur se e tërë marrëveshja është përmbledhur në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e pjesshme dhe ka dhënë përshtypje të rreme.

“Së pari është gabim të thuhet ka qenë një pikë me numër 10. Asnjë nga pikat nuk kanë qenë të renditura. Kur ne kemi negociuar ka pasur diskutime për tema të ndryshme në tavolinë, shumë gjëra janë shtuar dhe janë hequr gjatë bisedimeve. Për dikë që të lëshojë në publik një fjali të caktuar dhe për të pretenduar se e gjitha ka qenë e gjithë marrëveshje është tipike politike por asgjë nuk ka qenë e renditur me numra. Asgjë nuk ka qenë e dakorduar derisa është dakorduar për të gjitha kështu që diçka ka rrjedhur nga bisedimet dhe ka qenë e pjesshme dhe mendoj se ka qenë pastaj e theksuar shumë që ka dhënë përshtypje të rreme”, tha Grenell.

Trumpi falënderon Kosovën dhe Izraelin për “normalizimin e marrëdhënieve”

Washington DC

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka falënderuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për “hapin e normalizimit të marrëdhënieve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zv.zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere tha se Trump zhvilloi biseda të ndara telefonike me Netanyahun dhe Hotin. “Presidenti Trump përgëzoi të dy kryeministrat për marrëdhëniet diplomatike që do të vendosen mes Izraelit dhe Kosovës dhe për premtimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jeruzalem”, deklaroi Deere.

Gjithashtu në deklaratë u vlerësua se liderët ranë dakord që arritja e dakordësimit mes Izraelit dhe Kosovës “është një hap i rëndësishëm për një paqe më gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme”.

Dje pasdite në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë nën praninë e presidentit Trump, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për “normalizimin ekonomik”. Në kuadër të të njëjtës marrëveshje Kosova premtoi për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë vend.

Biden pas nënshkrimeve në Shtëpinë e Bardhë: Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.

Këtë koment e dha në Wilmington, të premten, derisa po mban një fjalim para zgjedhjeve presidenciale.

Në një pyetje të një gazetari për Marrëveshjen në Uashington, ai ka thënë se nuk di cila është marrëveshja, porse Kosova duhet të jetë e pavarur.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Biden.

Trumpi: Ditë e madhe për paqe me Lindjen e Mesme – Kosova myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh

Kosova dhe Izraeli sot kanë arritur marrëveshje për njohje reciproke.

Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një koment në rrjetin social Facebook, pas marrëveshjes së arritur.

“Një ditë tjetër e madhe për paqe me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh dhe për vënie të marrëdhënieve diplomatike. Ju lumtë!”, ka shkruar Trump në Facebook.

Për njohjen reciproke Kosovë-Izrael ka folur edhe kryeministri izraelit.

Benjamin Netanyahu ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”. express

Presidenti Trump ia sjell Kosovës njohjen nga Izraeli, sot Netanjahu do t’ia konfirmojë Hotit

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Kosovën pritet ta njohë Izraeli.

Gazeta Express mëson se marrëveshja e sotme në Uashington i sjell Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme, prej pavarësimit të saj.

Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë Kosovën.

Kjo llogaritet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrëveshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.

Gazeta Express raporton nga Uashingtoni se kryeministri Hoti, pasi ta përfundojë takimin me presidentin Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Vuciqin, do të kontaktojë përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ai pritet t’ia konfirmojë njohjen Hotit.

Në këto çaste delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të nënshkruhent marrëveshje, në ceremoninë e së cilës merr pjesë edhe Trumpi.

Trumpi nënshkruan marrëveshjen bashke me Hotin e Vuçiçin

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Tashmë janë publikuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, ku shihet presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

Gazeta Express dhe T7 ka raportuar se marrëveshjet janë nënshkruar në mes të SHBA’së dhe të dyja shteteve si marrëveshje të veçanta.

Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, që prej 3 shtatorit kanë zhvilluar takime me ndërmjetësimin e këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Këto takime u tha se kishin në fokus bashkëpunimin ekonomik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime. rel

Trumpi do të nënshkruajë marrëveshje të ndara me Kosovën e Serbinë

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni, Gazetari Leonard Kërquki që është duke raportuar direkt për zhvillimet para takimit në Shtëpinë e Bardhë, ka dhënë detaje lidhur me atë se çka do të nënshkruajnë dy shtetet, raporton Gazeta Express.

Gazeta Express dhe T7 raporton nga Shtetet e Bashkuara se Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje të ndara me Shtëpinë e Bardhë.

“Marrëveshja do të nënshkruhet në mes të Kosovës dhe SHBA’së, kryeministri Hoti dhe presidenti Trump do ta nënshkruajnë marrëveshjen për Kosovën”, ka thënë Kërquki.

Ai ka deklaruar se sa i përket çështjes së Liqenit të Ujmanit, edhe për këtë temë do të ketë marrëveshje të ndarë të Kosovës me Uashingtonin.

“Aleanca ka proklamu që marrëveshja do të jetë trepalëshe për Ujmanin, kjo nuk është e vërtetë, marrëveshja do të jetë mes Kosovës dhe SHBA’së që i bie që për këtë temë do të ketë një fizibilitet. Nëse lexohet me kujdes deklarata e Haradinajt shihet se ka një zmbrapsje prej qëndrimit. Haradinaj ka kohë që po e sulmon Qeverinë me ambiciet për postin e presidentit”, ka thënë ai, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për 13 miliardë dollarë investime.

”Kosovën do ta njeh një shtet i fuqishëm i globit, kjo do të jetë pjesë e një dhurate që SHBA do të ja bëjnë Kosovës. Është një njohje që do ta i vjen Kosovës dhuratë”, ka thënë Kërquki.

“Marrëveshja që do të bëhet sot do ta pasoj edhe një vizitë që do ta marrë Kosova pas 45 ditësh”.

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni për Gazetën Express dhe T7 ka folur edhe analisti Imer Mushkolaj.

Ai thotë se kjo marrëveshje lë jashtë dy ekstremet, njohjen e Kosovës dhe shkëmbimin me territore.

“Marrëveshja nuk është zyrtare ende po priten të nënshkruhet brenda një kornize që i përjashton dy ekstremet, që të mos ketë njohje eksplicite dhe ekstremin e Kosovës që është ndarja e Kosovës. Janë marrëveshje të mira për të dyja vendet. Është çështje e kredibiliteti të përfaqësuesve që janë në Uashington. Marrëveshjet do të nënshkruhen me presidentin Trump”

“Kjo nuk është një marrëveshje që është planifiku tash, por, po ndodh tash në shtator, është e logjikshme që të përdoret edhe për fushatë zgjedhore. Kosova dhe Serbia duhet të shohin cilat janë interesat e veta e jo nëse presidenti Trump po e përdor për fushatë”, ka thënë Mushkolaj.

Trumpi ka vetëm 5 minuta për Hotin e Vuçiçin në Zyrën Ovale – nënshkrimi në “Roosevelt Room”

Presidenti amerikan Donald Trump sot do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas agjendës publike të presidentit amerikan në ora 11:00 të paradites me kohën lokale të Washington DC, e që i bie ora 17:00 me kohën lokale të Prishtinës, Trump do të përshëndesë formalisht kryeministrin Avdullah Hoti dhe Presidentin Aleksander Vuçiq në zyrën ovale e cila është edhe dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan, shkruan Gazeta Express.

Pas përshëndetjes formale, në ora 11:05 sipas agjendës, Presidenti Donald Trump do të mbikqyrë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq në ‘Dhomën Roosevelt’.

Më pastaj në ora 11:15, presidenti Trump do të marrëpjesë në takim trepalësh me Hotin dhe Vuçiqin në Zyrën Ovale aty ku presidenti amerikan ka hapsirën e tij të punës.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet në ‘Dhomën Roosevelt’ e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo dhomë ndodhet përballë Zyrës Ovale e cila është dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan. ‘Dhoma Roosevelt’ është emëruar sipas presidentëve amerikanë Theodore Roosevelt dhe Franklin Roosevelt të cilët edhe e kanë dizajnuar pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Vitin e kaluar Fillimisht The Washington Post kishte  paralajmëruar nënshkrimin e ujdisë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Kopshtin e Trëndafilave (Rose Garden),  në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku janë firmosur ujdi historike, si  ishte marrëveshja e vitit 1994, ndërmjet ish-kryeministrit izraelit, Jitzak Rabin dhe ish-mbretit jordanez Husein, nën ndërmjetësimin e ish-presidentit Bill Clinton.

Trumpi do të marrë pjesë në takimin Kosovë-Serbi në Washington

Prishtinë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të jetë sot i pranishëm në takimin midis delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, vendi ku do të takohen dy liderët nga Ballkani dhe presidenti amerikan, Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë. Ai do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Njoftimi nuk e përcakton se çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kanë bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.

Kryeministri i Kosovës kishte thënë se “ky është hap i madh drejt marrëveshjes finale” ndërsa presidenti serb kishte shtuar se nuk kanë pranuar pikën e marrëveshjes në të cilën, sipas tij, parashihej njohja e Kosovës.

Ndërkaq nga ndërmjetësuesit amerikanë zhvillimet e së enjtes janë parë si hap pozitiv në normalizimin ekonomik.

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia sot takohen për herë të dytë në kuadër të procesit të dialogut me ndërmjetësimin e SHBA-ve, proces që synon një marrëveshje finale që sipas palës kosovare do të çojë deri tek njohja reciproke e shtetësisë nga të dyja palët.

Grenelli e quan të pavërtetë lajmin se nga Vuçiçi po kërkohet nënshkrimi për njohjen e Kosovës

I dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka përgënjeshtruar një medium, i cili ka raportuar se ai i ka paraqitur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq një dokument për nënshkrimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“E pavërtetë”, ka shkruar Grenell në profilin e tij në Twitter.

Në Shtëpinë e Bardhë po mbahen bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nikoqirë të takimit janë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Para fillimit të bisedimeve të enjten, Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pala serbe do të bëjë çmos për të arritur një kompromis për çështje të rëndësishme ekonomike.

Ministri i Financave i Qeverisë së Serbisë, Sinisha Malli, i cili është pjesë e delegacionit të Serbisë në Uashington, u ka thënë gazetarëve që Serbia, gjatë bisedimeve, “po lufton për çdo fjali dhe për çdo fjalë”.

“Temat ekonomike, është e dukshme që nuk janë përparësi, ashtu siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është prezantuar, flet për njohjen e ndërsjellë, ndërkaq të 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike, të cilat i kemi pritur”, tha Malli.

Ai vlerësoi që presioni ndaj delegacionit serb është “i madh”. rel

Grenelli për takimin e sotëm Kosovë – Serbi: Ta lëmë politikën mënjanë

Kosova dhe Serbia bisedojnë sot në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien dhe dërguari i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, që ndërmjetësojnë bisedimet thanë se takimi që pritet të vazhdojë edhe të premten do të përqendrohet tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret për zgjidhjen politike.

Sot në prag të takimit, ambasadori Grenell, shkroi se populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar. Në një postim në rrjetin tëitter ai tha se “sot është i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin. Le ta lëmë mënjanë politikën”, shkroi ai.

Edhe këshilltari O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve për të çuar përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.

Më herët gjatë javës një këshilltar i presidentit Trump tha se bisedimet do të përpiqen të çojnë përpara marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të nënshkruara në fillim të këtij viti, të cilat ai i quajti “historike”.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel tha të mërkurën se rifillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Uashington, është një zhvillim pozitiv, por nënvizoi se ky është një konflikt politik që kërkon një zgjidhje politike.

Këshilltari i Posaçëm i Presidentit tha të martën se komuniteti politik i të dyja vendeve nuk ka arritur të sigurojë përparim dhe komunitetet e bizneseve të të dyja vendeve janë të zhgënjyer.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë paragjykim për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët. I pyetur nëse Presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në një farë mënyre në takim, këshilltari i posaçëm, nuk u përgjigj në mënyrë përfundimtare, por tha se ai është i përfshirë në proces dhe në diskutimet lidhur me çfarë mund të bëjë pala amerikane për t’u dhënë përparësi projekteve ekonomike.

“Por në fund të fundit, mendoj se palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”, tha ai.

“Ne do ta përmbysim skenarin, të shkojmë fillimisht tek njerëzit, të ngjallim entuziazëm për rritjen e ekonomisë dhe të lëmë këto çështje politike të dalin dytësore”, tha këshilltari.

I pyetur nëse njohja e ndërsjellë do të jetë një nga temat, këshilltari përsëriti se nuk ka ndonjë temë të paracaktuar, por se bisedimet do të jenë një provë nëse palët janë të hapura për bashkëpunim dhe për ta përmbysur mënyrën e të menduarit por tha se “duhet shënuar përparim në zhvillimin ekonomik që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ta përqendrojnë vëmendjen” në këtë çështje.

“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se se e vetmja kërkesë është se nëse duan paratë e Shteteve të Bashkuara duhet të shënojnë përparim në frontin ekonomik.

Këshilltari i Posaçëm tha se ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në ndonjë bisedë për shkëmbim territoresh.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për datën 27 qeërshor por u anulua pasi që më 24 qershor Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, pritet të vazhdojnë më 7 shtator në Bruksel bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

zëri i amerikës

CDC u kërkon shteteve të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine ndoshta në fund të tetorit

(Reuters) – Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u ka kërkuar zyrtarëve të shëndetit publik në të 50 shtetet amerikane të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine potenciale të koronavirusit për grupet me rrezik të lartë ndoshta qysh në fund të tetorit, sipas dokumenteve të botuara nga agjencia të mërkurën.

Koha e zhvillimit të një vaksine ka marrë një rëndësi politike ndërsa Presidenti Donald Trump kërkon rizgjedhjen në nëntor, pasi premtoi miliarda dollarë fonde federale për një vaksinë që do të parandalonte COVID-19, që ka vrarë më shumë se 180’000 amerikanë.

“Për arsye të planifikimit paraprak, CDC-ja u dha shteteve modele të caktuara të planifikimit ndërsa punojnë me plane specifike shtetërore për shpërndarjen e vaksinave, duke përfshirë ndoshta sasitë e kufizuara të vaksinave në tetor dhe nëntor”, tha një zëdhënëse e CDC-së për agjencinë Reuters.

Gazeta New York Times kishte raportuar më herët se CDC-ja kishte kontaktuar zyrtarë në të 50 shtetet dhe pesë qytete të mëdha për informacionin e planifikimit.

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive Anthony Fauci më herët të mërkurën tha në kanalin MSNBC se bazuar në nivelin e pjesëmarrjes së pacientëve në provat e vaksinave të COVID-19 në proces, mund të ketë të dhëna të mjaftueshme klinike për të ditur deri në nëntor ose dhjetor nëse një nga vaksinat është e sigurt dhe efektive.

Dokumentet e postuara në internet nga New York Times tregojnë se CDC-ja po përgatitet që një ose dy vaksina të COVID-19 të jenë në dispozicion në sasi të kufizuara qysh nga fundi i tetorit.

Vaksinat do të viheshin në dispozicion pa pagesë së pari për grupet me rrezik të lartë duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, personelin e sigurimit kombëtar dhe banorët dhe stafin e azileve për të moshuarit, tha agjencia në dokumentet e publikuara në internet.

Rregullatorët në mbarë botën në mënyrë të përsëritur kanë thënë se shpejtësia e zhvillimit nuk do të rrezikojë sigurinë e vaksinës, pasi rezultatet do të burojnë nga kryerja e provave paralele të bëra në sekuencë. Por siguria nuk i kanë bindur të gjithë.

Rezultatet paraprake të një sondazhi të kryer gjatë tre muajve të fundit në 19 vende treguan se vetëm rreth 70% e të anketuarve britanikë dhe amerikanë do të merrnin një vaksinë COVID-19 nëse do të jetë e disponueshme.

Kompanitë farmaceutike përfshirë Moderna Inc, AstraZeneca Plc dhe Pfizer Inc janë duke udhëhequr garën për të prodhuar një vaksinë të sigurt dhe efektive për sëmundjen.

Dokumentet e CDC-së përshkruajnë dy kandidatë për vaksina që duhet të ruhen në temperatura minus 70 dhe minus 20 gradë Celsius. Këto kërkesa për ruajtjen e vaksinës përputhen me profilet e vaksinave që po zhvillohen nga kompanitë Pfizer dhe Moderna. zëri i amerikës

Eliot Engel: Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në Uashington, pozitiv por duhet një zgjidhje politike

Kryetari demokrat i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë tha se një zgjidhje përfundimtare e konfliktit, duhet të përfshijë njohjen reciprove

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot L. Engel tha të martën se rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Uashington, është një zhvillim pozitiv.

Por në një deklaratë, anëtari demokrat i Kongresit tha se ndërsa nuk ka asgjë të keqe që të rritet zhvillimi i tregëtisë dhe ekonomisë, “ky është një konflikt politik që kërkon një zgjidhje politike”.

Shtëpia e Bardhë, që po organizon takimin ka thënë se bisedimet do të përqendrohen tek çështjet ekonomike.

Në një postim në Twitter të enjten, Këshilltari i Presidentit republikan, Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve:

“Mirëpres mbërritjen e Presidentit Vuçiç dhe të Kryeministrit Avdullah Hoti nesër në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Angazhimi i dy udhëheqësve për dialog do të sjellë përfitime si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën,” tha zoti O’Brien.

Ligjvënësi Engel, thotë në deklaratën e tij se një zgjidhje përfundimtare e konfliktit duhet të përfshijë disa parime:

“Duhet të sjellë si rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i hapë rrugën anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në të gjitha strukturat e Atlantikut të Veriut, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Dhe duhet t’i sigurojë Kosovës anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, që të ecë përpara si çdo vend tjetër”.

Por ai shton se një marrëveshje që do t’i jepte fund konflliktit nuk duket të ketë gjasa, duke shtuar se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kundërshtuar vënien e njohjes reciproke në tryezën e bisedimeve.

Shtëpia e Bardhë ka thënë vazhdimisht se takimi do të jetë për çështje ekonomike dhe një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump, tha të martën se bisedimet e kësaj jave do të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret apo paragjykim për zgjidhjen politike.

“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se “palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”, tha këshilltari i Presidentit Trump.

Ligjvënësi Engel, bashkëkryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongres, thotë gjithashtu se nuk është vënë pothuajse aspak në vend drejtësia për “viktimat e spastrimit etnik, përdhunimeve dhe krimeve të tjera të luftës” nga Serbia ndaj Kosovës.

“Duhet të vihen para përgjegjësisë shkaktarët, në mënyrë që të popujt e dy vendeve të përqafojnë të ardhmen”, thuhet në deklaratën e zotit Engel.

Ai vlerësoi objektivin që ka vendosur kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti për negociatat, për “arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke, pa rrezikuar tërësinë territoriale të Kosovës”.

“Pas më shumë se dy dekadash armiqësie, shpresoj që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëra-tjetrën dhe se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë si një ndërmjetës i drejtë dhe i ndershëm për të ndihmuar vendet që të përqafojnë dialogun dhe të arrijnë paqen”, përfundon deklarata e zotit Engel.

Ish-këshilltarja e Zonjës së Parë me libër të ri dhe regjistrime sekrete

Një ish-mike dhe këshilltare e Zonjës së Parë, Melania Trump tha të martën se pat regjistruar biseda me zonjën Trump, sepse i duheshin si prova për vetëmbrojtje, pasi kishte ngritur pyetje për koston e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump.

Stephanie Winston Wolkoff, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e ri “Unë dhe Melania: Ngritja dhe Rënia e Miqësisë Sime me Zonjën e Parë”, ndihmoi në realizimin e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump dhe më pas punoi për Zonjën e Parë si një këshilltare pa pagesë në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Wolkoff u largua nga Shtëpia e Bardhë në shkurt 2018 kur iu ndërpre kontrata. Shtëpia e Bardhë e sulmoi librin si “plot me të pavërteta dhe paranojë”.

Në një intervistë për gazetën Washington Post, zonja Wolkoff tha se Zonja e Parë përdorte llogari private emaili në Shtëpinë e Bardhë. Të tjerë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë vajzën e presidentit, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, janë kritikuar për aktivitet zyrtar përmes llogarive private. Në dallim prej tyre, Zonja e Parë nuk është punonjëse qeveritare.

Në një intervistë për emisionin “The Rachel Maddow Show” të rrjetit MSNBC, zonja Wolkoff tha “Më kanë akuzuar se kam regjistruar biseda me shoqen, siç ka thënë Shtëpia e Bardhë dhe se jam një njeri shumë i keq që bëra një gjë të tillë”.

“Kanë të drejtë. Po ta kisha shoqe, do të ishte e tmerrshme. Por Melania dhe Shtëpia e Bardhë më kishin akuzuar për veprimtari kriminale, më poshtëruan publikisht, më pushuan nga puna dhe më sakrifikuan për të mbuluar gjurmët,” thotë zonja Wolkoff. “Në atë moment, fillova të regjistroj bisedat. Nuk ishim më shoqe; ajo u tregua e gatshme të lejonte që të bëhesha objekt sulmesh”.

Zonja Wolkoff tha se Melania Trump ishte shprehur se avokatët e Shtëpisë së Bardhë i kishin thënë se për të nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i kthente shpinën shoqes, sepse mund të hapeshin hetime mbi komitetin e ceremonive të inaugurimit të presidentit.

Zonja Wolkoff tha se e regjistroi Zonjën e Parë sepse “do të bëja gjithçka që kisha në dorë për t’u siguruar që isha i mbrojtur”.

Stephanie Grisham, shefe e stafit dhe zëdhënëse e zonjës Trump, tha se zonja Wolkoff donte të hakmerrej.

“Kushdo që fshehurazi regjistron dikë që e quan shoqen më të ngushtë, është detyrimisht njeri i pandershëm,” tha zëdhënësja Grisham.

“Libri jo vetëm që është plot me të pavërteta dhe paranojë, por bazohet në një nevojë të imagjinuar për hakmarrje. Wolkoff e prezanton veten me të madhe, ndërsa nënçmon dhe fajëson të gjithë me të cilët ka punuar. Në fund të fundit ajo përfundon viktimë. Për fat të keq, kemi të bëjmë me një grua shumë të pasigurtë, me një dëshirë të palogjikshme për t’u ndjerë e rëndësishme”.

Në libër, Stephanie Winston Wolkoff thotë se do të donte të mos ishte takuar kurrë me Zonjën e Parë. Zonja Wolkoff, e cila është planifikuese aktivitetesh argëtuese në Nju Jork, thotë se u prezantua me Zonjën e Parë në vitin 2003 në redaksinë e revistës Vogue, ku punonte zonja Wolkoff.

Ajo ia kushton dy nga 11 kapitujt e librit procesit për planifikimin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit në janar 2017, duke përshkruar komitetin përgjegjës për grumbullim fondesh për të paguar për festimet disa ditëshe si të përfshirë nga probleme organizative dhe komunikimi që komplikuan punën e saj.

Ajo thotë se në mënyrë të përsëritur ngriti pyetje në lidhje me shpenzimet, gjë që rezultoi që ajo të shihej si problematike. Komiteti Presidencial i Inaugurimit të Presidentit Trump grumbulloi gati 107 milionë dollarë për aktivitetet ekstravagante. Ky ishte një çmim i paparë për ceremonitë e inaugurimit dhe ishte gati dyfish më i lartë se kostoja e inaugurimit të Presidentit Barack Obama në 2009.

Disa nga ata që ishin të përfshirë ose ishin në dijeni të punës së komitetit, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press në shtator 2017 se planifikimet për inaugurimin u ndërlikuan nga vendimet e minutës së fundit, ndryshimet në personel dhe mbikëqyrja e dobët financiare.

Zonja Wolkoff tha rrjetin ABC News në një intervistë të transmetuar të hënën se ajo vazhdon të bashkëpunojë me hetime të shumta penale mbi punën e komitetit. zëri i amerikës

Plot 81 laureatë të Çmimit Nobel e përkrahin Bidenin për president të SHBA

Tetëdhjetë e një fitues të Çmimit Nobel i kanë ofruar zyrtarisht përkrahje politikanit Joe Biden për t’u bërë president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Ata kanë thënë se Joe Biden ka vullnet t’i dëgjojë ekspertët dhe e vlerëson lart përdorimin e shkencës për gjetjen e zgjidhjeve.

Laureatët e Nobelit, fitues të Çmimit Nobel në Kimi, Mjekësi dhe Fizikë, e theksuan rëndësinë që udhëheqësit e zgjedhur të marrin vendime duke u mbështetur në shkencë, sidomos gjatë një pandemie botërore, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Asnjëherë në historinë e kombit tonë nuk ka pasur nevojë më të madhe që liderët tanë ta çmojnë vlerën e shkencës në hartimin e politikave publike”, thuhet në letrën e laureatëve të Nobelit.

“Gjatë karrierës së tij të gjatë në shërbim publik, Joe Biden vazhdimisht e ka dëshmuar vullnetin e tij që t’i dëgjojë ekspertët, njohjen e vlerës së bashkëpunimit ndërkombëtar në punë kërkimore shkencore dhe respektin e tij për kontributin që imigrantët e japin në jetën intelektuale të vendit tonë”, thuhet më tej në letrën e shkencëtarëve.

Sipas një burimi, personi që e organizoi këtë përkrahje grupore për kandidatin demokrat është Bill Foster në Illinois.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ndërsa presidenti Trump është akuzuar ashpër për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë.


Send this to a friend