VOAL

VOAL

Vëllai i komandant Sokolit – Ali Ahmetit: Ty do të mallkojë gjaku i dëshmorëve të kombit

Familjari i komandant Sokolit, Avni Ukshini sërish ka adresuar kritika në adresë të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“E ti je tradhtar i kombit që po i mban postet e tua me gjakun e shqiptarëve të Ilirides, duke i bërë ata mish për top. A të vjen turp more që i ke mbushur burgjet sllave me mbi 5 mijë shqiptar të pa fajshëm ku ndër ta janë hiq më pak se 900 luftëtarë të uçk kombëtare të 2001. Ty do të mallkojë gjaku i Dëshmorëve dhe i popullit”, shprehet Ukshini.

Kim Mehmeti: Ambasada e Shqipërisë në Shkup, si degë e BDI-së

Voal – Analisti shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, ka kritikuar ashpër pasivitetin e ambasadës së Shqipërisë në Maqedoni lidhur me zhvillimet e ndryshme që ndodhin aty.

Mehmeti ka shkuar edhe më larg, duke kritikuar edhe për afërsinë e ambasadës me BDI-në, partnerin më besnik që ka pasur VMRO-DPMNE te shqiptarët.

“Nuk ka dyshim se Tirana zyrtare është ajo që vendos dhe që më së miri e di si duhet mbrojtur interesat e shqiptarëve jashtë mëmëdheut! Por, ajo që shihet nga jashtë, të lë përshtypjen se ambasada e Shqipërisë në Shkup – përpos që shërben për t’i punësuar ‘kushërinjtë’ e të mëdhenjve të Tiranës dhe të ‘tepricës teknologjike’ të diplomatëve – në masë të madhe, ishte dhe mbeti ‘dega’ më besnike e partisë shqiptare në pushtet – BDI-së! Me çka del se interesi i shqiptarëve të Maqedonisë, fillon dhe përfundon te selia e kësaj partie! Andaj edhe nuk do jetë e çuditshme nëse lista e kundërshtarëve politikë të BDI-së, do përputhet me atë të shqiptarëve ‘destruktivë’, për të cilët kjo ambasadë i informon timonierët e shqiptarisë në Tiranë!” shkruan Mehmeti

Në Shkup edhe sot vazhdojnë protestat

Në Shkup edhe sot do të vazhdojnë protestat të cilat janë organizuar nga iniciativa “Protestoj”.

Protestat të cilat kundërshtojnë vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për të falur politikanët ndaj të cilëve është nisur procedurë gjyqësore, fillojnë sot javën e tretë të protestimit.

Protestuesit po kërkojnë tërheqjen e atij vendimi për falje të Ivanovit, edhe shtyrjen e zgjedhjeve që janë caktuar për 5 qershor, sepse vlerësojnë se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike të cilat do të ishin të besueshme nga të gjithë. /KP/

DASH: Ivanov të tërheqë amnistinë – politikanët të hetohen

Dje gjatë pyetjeve të gazetarëve, drejtoresha për shtyp e deparmentit amerikan të shtetit,

Elizabet Trudo është prononcuar në lidhje me gjendjen në Maqedoni, njofton Zhurnal.

“SHBA dhe BE edhe njëherë treguan shqetësimet e tyre për rëndësinë e zgjedhjeve të besueshme në
Maqedoni, koha është e shkurtër, por ngelen edhe shumë punë për t’u bërë. Kërkojmë fuqishëm nga
presidenti Ivanov të shfuqizojë vendimin për amnisti dhe të lejojë prokurorinë speciale dhe gjykatat të
bëjnë punën e tyre”, transmeton Zhurnal.

Armiqësitë brendamaqedonase dhe shqiptarët e hutuar – Nga Emin Azemi

Edhe sikur të shkonin në Vjenë katër liderët politikë të Maqedonisë, nuk pritej ndonjë rezultat spektakolar. Nga ana tjetër, BE-ja dhe Parlamenti Evropian do ta quanin të dështuar misionin e tyre sikur Marrëveshja e Përzhinos të mos implementohej në tërësi.

Maqedonia po ngulfatet në llumin që e krijuan politikanët, si ata që shantazhojnë institucionet e drejtësisë dhe minojnë punën e Prokurorisë Speciale, si ata që ikin nga zgjedhjet dhe nuk iu përmbahen marrëveshjeve paraprake. Diku në mes ndodhen politikanët shqiptarë, të cilët me stilin e tyre “ngre e mos këput” as nuk po e faktorizojnë politikëbërjen e tyre me lëvizje më të zgjuara, as nuk po sjellin ndonjë alternativë që do t’iu hapte udhë ideve më gjithëpërfshirëse të shqiptarëve në Maqedoni.

Por, Maqedonia e ka shumë problem të vazhdojë këtë gjendje të status quo-s. Kriza e besueshmërisë qytetare ndaj institucioneve, si dhe prishja e subordonimit komandues në disa dikastere të MPB-së, tërheqja dhe transferimi jashtë i parave të qytetarëve dhe kompanive nga bankat, paralajmërimi për ndonjë devalvim të mundshëm të valutës vendore, janë parashenjat e një kolapsi më të madh që mund ta kaplojë shtetin.

Aktualisht, kriza është e strukturuar në mendjet e politikanëve si një virus që po vjen duke u zhvilluar në përmasat e një përbindëshi. Fataliteti i kësaj krize e ka atë dimensionin historik të keqkuptimit dhe armiqësimit brendamaqedonas. Kemi të bëjmë me një komb të ri, që nuk i ka kaluar të gjitha fazat e pjekurisë kolektive dhe tani e ka vështirë që brenda një kohe të shkurtër të krijojë harmoninë e brendshme ideologjike, politike, sociale etj. Degëzimi ideologjik i maqedonasve si komb, ka ardhur duke nxjerrë shartime të panatyrshme në trungun etno-psikologjik dhe për pasojë tani kemi dy mendësi diametralisht të kundërta.

Kjo dikotomi ideologjike brendamaqedonase ka koston e saj të pallogaritshme në ridimensionimin institucional të shtetndërtimit. Këtë “avari” të madhe në mekanizmin e mbamendjes së tyre historike, intelektualët dhe politikanët maqedonas janë munduar ta fshehin për vite të tëra, duke i ikur debatit publik dhe zëvendësimin e tij me njëfarë fushate të dyanshme partiake, që në thelb ka pasur pikërisht këtë papajtueshmëri të brendshme.

Atë që partia maqedonase në pushtet e quan zgjim kombëtar, partia tjetër opozitare e kualifikon si regres dhe shpërfytyrim të historisë së vërtetë. Prirjet antagoniste shkojnë deri atje sa të mos ketë një konsensus minimal, sa i përket historisë së përbashkët dhe përplasjet e diskurseve nuk kanë një vokacion shkencor e akademik, por puro politik.

Aktualiteti politik, i mbarsur me krizën e dialogut dhe mungesën e konsensusit, patjetër që e ka një tub përçues nëpër të cilin kalon gjithë ky animozitet brendamaqedonas. Dallueshmëria e perceptimit publik ndaj dy partive kryesore maqedonase, ende është e madhe dhe ka një llogari të dyanshme dhe vazhdimi i krizës ka të ngjarë që këtë dallueshmëri ta ngushtojë. Tani për tani është LSDM ajo që dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet, jo gjithaq për shkak të regjistrit zgjedhor, reformës në media etj., sa për shkak të distancës së madhe që ka ndaj partisë rivale – VMRO (DPMNE) në të gjitha matjet e disponimit të opinionit publik. Nga ana tjetër, partia në pushtet dëshiron të ketë sa më shpejt zgjedhje që ta shkurtojë kalvarin që do t’ia shkaktonte Prokuroria Speciale përmes aferave të deponuara në formë përgjimesh nga ana e opozitës.

Pra, parë realisht, as VMRO-DPMNE as LSDM nuk e kanë gjithaq hallin se do të mbahen apo jo zgjedhje të lira e të besueshme, sa e kanë gajlen te kuotat e perceptimit publik ndaj tyre. Fundja, në disa cikle të kaluara zgjedhore në këto 25 vjet pluralizëm, ka qenë pikërisht LSDM që ka fituar mandate qeverisëse me zgjedhje edhe më të skandalizuara dhe asnjëherë në të kaluarën kjo parti nuk ka kërkuar shtyrjen e tyre për shkak të regjistrit (të papastruar) zgjedhor, lirisë së mediave, ndarjes së partisë nga shteti, reformave në gjyqësi etj. Por, edhe partia e Gruevskit gjithë këtë turr për të shkuar në zgjedhje nuk e mbështet gjithaq në realitetin ekonomik e social që prodhon politika, gjoja, e drejtë e tyre, sa e projekton si vazhdim të kauzës kombëtare për zgjimin nacional të maqedonasve, në këtë interval kohor kur ata duhet të jenë në pushtet.

Dështimi i takimit të Vjenës, është dështim edhe i përpjekjeve diplomatike për të vendosur në Maqedoni një rend shtëpiak evropian. Kjo, gjithsesi i hap udhë involvimit më të fuqishëm të diplomacisë amerikane këtu, e cila, përmes përfaqësuesit e të saj në Shkup i ka bërë punët e duhura konform situatës, por jo edhe të domosdoshme dhe afatgjata. Në Maqedoni, duhet patjetër të spostohet një i dërguar i posaçëm amerikan, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e BE-së do të gjente modalitet më të qëndrueshëm, për tejkalimin e krizës fillimisht dhe do të krijonte parakushte për një funksionim afatgjatë të bashkëveprimit institucional në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe në mes të vetë maqedonasve. Roli amerikan në Maqedoni do të duhej parë edhe në kontekst të afiniteteve gjeopolitike, që u shfaqën kohët e fundit, ku dëshpërimi rus për humbjen e primatit në udhët energjetike të Ballkanit, që duhej të kalonin edhe nëpër Maqedoni, u shpreh me një mungesë të theksuar takti diplomatik, që shumëkush e ka lexuar si përkrahje direkte e regjimit aktual. Që palët e konfrontuara në Maqedoni të mos kenë edhe në të ardhmen spiranca avokatie ku do të mund t’i lidhnin barkat e tyre të lodhura, njëri në Sofje te Borisovi e tjetri në Moskë te Putini, atëherë imponohet si e domosdoshme një prani më e shtuar e diplomacisë amerikane në Maqedoni, që do të rezultonte në formimin e një qeverie kalimtare këtu, me një rol më domethënës të shqiptarëve, e cila brenda dy viteve do të arrinte t’i “hekuroste” shumicën e gungave në relievin e trazuar politik të Maqedonisë.

Shkup – Shqiptarët protestojnë me moton “NDAL” (fotot)

Në Shkup shqiptarët protestuan me moton “NDAL”, të organizuar nga Lëvizja për Reforma, e Partisë Demokratike Shqiptare, Rilindja Demokratike Kombëtare, Shoqata e ish të Burgosurve Politik, organizata civile “Illyricum Libertas” dhe familjarët e të burgosurve në rastin “Monstra”.

Protestuesit thanë se kanë dalë për t’i thënë ndal sistemit diskriminues dhe fashistoid, ndal krimit dhe korrupsionit, proceseve të montuara politike dhe burgosjeve të shqiptarëve.

Ata u shprehën kundër Qeverisë aktuale, e cila, siç u tha, po dëmton interesat e shqiptarëve, duke i dhënë mbështetje të plotë Prokurorisë Speciale që të hetojë të gjithë politikanët e përfshirë në krim.

“Nuk ka shqiptar që nuk e përkrah prokuroren Fatime Fetai, që është pjesë e Prokurorisë Speciale. Ka ardhur koha që ne më të mos kërkojmë prej të tjerëve, sepse s`kemi se çka kërkojmë nga të tjerët. Por, kërkesa tona do t`ia drejtojmë popullit dhe prej atij momenti realizimi i këtyre kërkesave, do të jetë kusht për ekzistimin e Parlamentit të Maqedonisë dhe Qeverisë”.

“Jemi këtu për të bërë hapin e parë për kthimin e demokracisë, demokraci e cila është dhunuar për 25 vjet, edhe pse kemi pasur deputetë të zgjedhur shqiptarë në Parlament”, tha Zijadin Sela, drejtues i Lëvizjes për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare.

Ndërkaq, Shpëtim Pollozhani, drejtues i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Shqiptarë, tha se deri më tani se zëri i shqiptarëve nuk arrin të dëgjohet.

“Në të gjitha shtetet e Evropës juglindore, numri i të burgosurve politikë është në rënie, duke shkuar në zero me demokratizimin e këtyre vendeve. Por, vetëm në Maqedoni numri i të burgosurve politikë shqiptarë dita-ditës rritet.Kjo tregon qartë për gjendjen e shqiptarëve dhe diskriminimin e tyre”, u shpreh Pollozhani.

Ndërkaq, Mubedin Sulejmani, tha për Radion Evropa e Lirë, se ka dalë për të protestuar për largimin e Qeverisë aktuale, sepse në vazhdimësi i ka dëmtuar interesat e shqiptarëve.

“Partia shqiptare në pushtet automatikisht duhet të dalë nga Qeveria e kryesuar nga partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, sepse kjo qeverisje në vazhdimësi punon në dëm të interesave të shqiptarëve; sepse VMRO DPMNE-ja ka dëshmuar se është një parti nacionaliste”, theksoi Sulejmani.

Përderisa ish-deputeti nga zona e Karadakut, ish-përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hisni Shaqiri, tha se në këtë kohë protestat nuk duhet të ndalen po ata duhet të mbështeten nga gjithë shqiptarët.

Ne jemi kundër politikave të kësaj Qeverie, e cila shqiptarët i ka diskriminuar me lloj-lloj procesesh të montuara politike kundër tyre, duke u goditur ish-përfaqësuesit e UCK-së. Në shumë situata në Maqedoni shqiptarët e pafajshëm janë vrarë ose janë dënuar me burgim të përjetshëm”, deklaroi Shaqiri.

Organizatorët e protestave të së premtes thanë se do të vazhdojnë të protestojnë kundër Qeverisë aktuale, e cila nuk rresht së diskriminuari shqiptarët, po nuk do t`u bashkohen protestave, që organizohen për çdo natë në qendër të Shkupit, kundër qeverisë nga lëvizja qytetare “Protestoj”.

Ndërkohë për të dhjetën ditë me radhë, në Shkup kanë vazhduar protestat kundër politikave të Qeverisë nën organizimin e iniciativës qytetare “Protestoj”.

Njëkohësisht, janë mbajtur edhe kundër-protesta në mbështetje të politikave të pushtetit.

shqiptaretprshqiptaretshkupisot

Arrestohet gazetari maqedonas që nxori përgjimin Mehmeti-Xhaferi

Voal – Autoritetet serbe e kanë arrestuar në Novi Sad gazetarin maqedonas Zoran Bozhinovski, për të cilin policia e Maqedonisë ka lëshuar fletarrestim. Bozhinovski do të nxirret para gjykatësit në Novi Sad, më pas do të ekstradohet në Maqedoni.

Bozhnovski është gazetari që nxori videon erotike të Ermira Mehmetit dhe ish Zv.Kryeministrit Musa Xhaferi. Pasi gazetari e bëri publik përgjimin, atë e morën disa portale online, kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri, duke e kthyer në lajmin më të debatuar të muajit. Dritare.net i kushtoi këtij lajmi një hapësirë të madhe me komente dhe lajme, duke vendosur të mos e postojë videon në portal, por vetëm reagimin mbi të. Ermira Mehmeti, foli për herë të parë për këtë përgjim në dritare.net. Ndërsa ish shefi i SHIK, Fatos Klosi, tha në dritare.net se kur bëhet fjalë për përgjime telefonatash, montazhi është shumë i lehtë, gjë që është më e vështirë kur bëhet fjalë për video.

Publikimi i videos solli jo vetëm zhurmë në rrjetet sociale, por pas shumë diskutimesh edhe debatesh në BDI, partinë shqiptare, pjesë e së cilës janë dy të përgjuarit, erdhi edhe largimi i gjithë përfaqësuesve të kësaj partie nga qeveria dhe ndërrimi i tyre me të tjerë, të rinj dhe të panjohur.

Ndërkaq, BDI dhe Ermira Mehmeti, veç e veç, e denoncuan këtë video publikisht dhe në Prokurori, si montazh dhe shantazh. Prokuroria maqedonase nuk ka folur ende në lidhje me hetimet mbi telefonatën e përgjuar të dy politikanëve të lartë shqiptarë

Protesta e kundërprotesta në Shkup

Isak Ramadani – Të enjten në mbrëmje në Shkup u zhvillua protesta e shoqërisë civile me pjesëmarrjen e disa mijëra qytetarëve, të cilët kundërshtojnë vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov, për të falur një numër politikanësh dhe bashkëpunëtorësh të tyre të dyshuar për manipulime zgjedhore, korrupsion dhe vepra të tjera penale.

Protestuesit mbështesin Prokurorinë e Posaçme, e cila ka hapur disa raste kundër ish-ministrave dhe funksionarëve në pushtet.

Nga ana tjetër, disa mijë veta kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Maqedonisë të organizuar, në mbështetje të qeverisë. Një organizatë që veten e quan Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë, e njohur për afërsinë me partinë VMRO-DPMNE, tuboi para parlamentit të vendit në Shkup përkrahësit e kësaj partie për t’u dhënë mbështetje politikave qeveritare dhe për të kundërshtuar protestuesit e palës tjetër. Protestat kaluan pa incidente, ndërsa policia kishte bllokuar rrugët për të parandaluar përplasjet e mundshme.

Situata në Maqedoni kishte nxitur komisionarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn të ftojë jë takim të katër drejtuesve të partive kryesore politike në Maqedoni. Por, takimi që ishte paralajmëruar për të premten në Vjenë, u anulua, meqë kryetari i LSDM-së në opozitë, Zoran Zaev tha e nuk do të marrë pjesë përderisa nuk tërhiqet vendimi i presidentit dhe nuk shtyhen zgjedhjet e paralajmëruara për datën pesë qershor.

Komisionari Hahn në një kumtesë tha se “në mungesë të përparimit, komuniteti ndërkombëtar detyrohet të shqyrtojë masa të tjera për plotësimin e kërkesave nga institucionet evropiane. Ne vazhdimisht kemi thënë se anulimi i Marrëveshjes së Përzhinës do të ketë pasoja shumë të rënda për vendin. Na vjen shumë keq për hapat regresiv që e zmbrapsin vendin nga aspiratat për anëtarësim në BE”, thuhet në letrën e zoti Hahn.

Qytetarët e Shkupit vazhdojnë protestat kundër Ivanovit

Mes të tjerash, organizatat qytetare kërkojnë edhe përfshirjen e tyre në negociatat eventuale mes liderëve të partive të Maqedonisë të cilat duhet të mbahen të premten në Vjenë

SHKUP – Edhe gjatë të martës qytetarët e Shkupit dolën në protesta për të shfaqur revoltën dhe pakënaqësinë e tyre për shkak të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e të gjithë politikanëve nga ndjekja penale.

Sikur edhe ditët e kaluara, protesta filloi rreth orës 18:00 para godinës së Prokurorisë Speciale Publike në qendër të Shkupit, në shenjë mbështetjeje ndaj këtij institucioni. Më pas, prej këtu u nisën drejt godinës së Kuvendit, pastaj shkruan drejt godinës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që në fund të ndalen në afërsi të hapësirave të Info-qendrës së BE-së në Shkup dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku qytetarët e tubuar dëshironin të protestonin, por u parandaluan nga kordoni policor.

Qytetarët edhe sonte porositën se protestojnë kundër politikave të Qeverisë dhe kundër zgjedhjeve më 5 qershor. Mes të tjerash, organizatat qytetare kërkojnë edhe përfshirjen e tyre në negociatat eventuale mes liderëve të partive të Maqedonisë të cilat duhet të mbahen të premten në Vjenë.

Protestat mbahen pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, për ndërprerjen e të gjitha procedurave të ngritura kundër politikanëve të cilët lidhen me përgjimet dhe krizën politike.

Protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.

Shpend Ahmeti rreth tmerrit në Shkup: Ja thirrjet raciste ndaj shqiptarëve

SHKUP- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka rrëfyer çastet e tmerrit që përjetoi në ndeshjen e luajtur një ditë më parë mes Vardarit dhe Shkëndijës (1-1). Ndeshja e vlefshme për Javën e 27 të Ligës maqedonase u shoqërua nga tensionet në fushë dhe thirrje raciste kundër shqiptarëve nga tifozët vendas.

Klubi i Shkëndijes luajti pa tifozë në këtë ndeshje, ndërsa tifozët e Vardarit sulmuan edhe pjesën e të ftuarve të ekipit kundërshtar që ndodhej në stadium dhe në tribunën VIP, shkruan panoramasport. Si i ftuar special i ekipit të Shkëndijës, Ahmeti kritikon reagimin e dobët të policisë dhe evidenton urrejtjen e maqedonasve ndaj shqiptarëve që shfaqet hapur edhe në takime të tilla. Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti kritikon edhe qëndrimin e kryetarëve të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Komenti i plotë i Shpend Ahmetit në “Facebook”:
“Të gjithë ata që më njohin e dijnë se jam një adhurues i madh i futbollit. Tash e disa vite jam edhe tifoz i Shkendijes së Tetovës dhe sipas mundësive kam përcjellë ndeshje të ndryshme edhe në kampionatin e Maqedonisë edhe kur kanë luajtur në kualifikime evropiane. Dje isha në ndeshjen vendimtare të kampionatit në mes të Vardarit dhe Shkendijes në Shkup. Tifozëve të Shkendijes i ishte ndaluar hyrja në stadium ndërsa aty ishin mbledhur rreth 2 mijë tifozë të Vardarit. Ne ishim rreth 20 shqiptarë, mysafirë të klubit Shkëndija të cilëve udhëheqësia e Vardarit na kishte vendosur në mes të tifozëve të Vardarit.

Gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit “shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur”. Pasi shënoi Vardari, gjanat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë. Kur filluan të këndojnë se të gjithë maqedonët të ngritën në këmbë e vërtetuar se ishim shqiptarë. MIrëpo incidenti ndodhi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijes u ngrit në këmbë për të festuar. QË nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty. Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua ti qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë.

Jam i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë. Megjithatë, ajo që nuk mund të tejkalohen jane dy gjëra: 1. Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër. 2. Përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët. Koketimi i partive tona për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve do të sjellë më shumë diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve e jo vetëm në ndeshje futbolli. Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit”.

Kore raciste dhe sulm ndaj tifozëve shqiptarë në Maqedoni (video)

 

Vardari i Shkupit dhe Shkëndija barazuan 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Javën e 27 të Ligës maqedonase, në një takim në të cilin nuk munguan koret raciste ndaj shqiptarëve dhe përplasje mes tifozërive.

Goli i barazimit për Shkëndijën nga Armend Alimi në minutën e 38′ të pjesës së parë ndezi situatën në fushë dhe jashtë saj.

Sipas një njoftimi të shkurtër të publikuar në faqen e ‘KF Shkëndija’ në rrjetin social ‘Facebook’, thuhet se tifozët vendas sulmuan fizikisht mundërshtarët e tyre në stadium, duke mos kursyer edhe tribunën VIP.

“Goli i barazimit nga Armend Alimi në minutën e 39-të ka egërsuar tifozët e Vardarit, të cilët nuk janë përmbajtur dhe kanë sulmuar fizikisht kryesinë e Shkëndijës që gjendej në një zonë ‘VIP’ të improvizuar në tribunën jugore ku edhe gjendet grupi i tifozëve ‘Komitët’, transmeton “Panorama”. Në sulmin fizik disa anëtarë të kryesisë janë goditur dhe kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa janë detyruar të lëshojnë tribunën nën përcjellje të forcave të shtuara të sigurisë”,-thuhet në njoftimin e klubit të Shkëndijës.

Nesër do të vazhdojnë protestat kundër Ivanovit

Lëvizja Qytetare ‘Protestoj’ e cila prej 5 ditësh ka organizuar protesta në të cilat qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për shkak të vendimit të tij që të fal politikanët të dyshuar për vepra penale, sot nuk do të organizojë protesta.

Protestën e radhës kjo lëvizje e ka caktuar për ditën e nesërme, me fillim në ora 18:00, kurse lokacioni se ku do të tubohen protestuesit do të shpaloset nesër.

Përveç dorëheqjes së Ivanovit nga Lëvizja ‘Protestoj’ kërkojnë edhe tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve kriminel siç i quajnë ata, formimin e një qeverie ekspertësh dhe implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i Pribes me qëllim organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Megjithatë protesta do të mbahen qytete të tjera përfshi në Veles.

Ndërkohë kundër vendimit të Ivanovit sot një numër i maqedonasve ka protestuar në New York, kurse është paralajmëruar edhe një protestë tjetër para Ambasadës së Maqedonisë në Uashington./Alsat.M/

Grafite në Tetovë: VMRO + BDI = Rusi (Fotot)

Rinia e Lëvizjes BESA në Maqedoni gjatë mbrëmjes së djeshme ka realizuar një aksion në Tetovë ku janë shënuar disa grafite me përmbajtjen: “VMRO+ BDI= RUSI”.

Aksion vjen pasi deri tani mbështetje për zgjedhjet në Maqedoni, kanë dhënë vetëm partia e VMRO-së dhe BDI-ja, ndërsa nga ndërkombëtarët vetëm Rusia është shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.

vm2vm3

Ivanov: Duan të na i vrasin liderët e dy partive kryesore

Ka kërcënim real për vrasjen e dy liderëve të partive, tha presidenti Giorge Ivanov në intervistën e përbashkët me kryeredaktorët e disa televizioneve në vend. Ai tha se s’mund të përmend emra, por se shërbimet i dinë dhe se ata janë njohur për kërcënimet.

Lidhur me ambasadorët në vend, Ivanov theksoi se ata u diktojnë gjykatësve çfarë të punojnë.

“Shëtitin nëpër gjykata. Disa ambasadorë tejkaluan autorizimet. Nuk duam të futemi në konflikt me vendet prej ku vijnë ata. U thash të kenë kujdes të mos keqkuptohet ajo që e bëjnë. Askush deri më tani nuk më ka bërë shantazh e as të më mposht. Për nder, sinqeritet dhe përkushtim mund t’ju flas me orë” tha Ivanov.

Presidenti i shtetit tha se ideja e tij për falje vjen nga dëshira e Zaev që të ketë garanci se nuk do të arrestohet gjatë takimeve të liderëve.

“Shumëkush nuk do të pajtohet, por tani është momenti që të sigurohen zgjedhje të lira dhe korrekte. U kërkoj falje të gjithëve që i kam futur në pozitë të palakmueshme. Çdoherë jam nisur nga interesi i shtetit. Shteti është para se gjithash” tha Ivanov.

Protestat në Maqedoni – Moska merr në mbrojtje Gruevskin

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar në lidhje me situatën politike në Maqedoni dhe protestat e organizuara nga opozita pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për të amnistuar të gjithë politikanlët nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Duke shprehur shqetësim për eskalimin e situatës, Moska zyrtare u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike të ulen të dialogojnë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, fajin për përshkallëzimin e situatës në vend e ka opozita maqedonase, e cila është e përkrahur nga jashtë.

‘Konstatojmë se opozita maqedonase përsëri është bërë instrument i nxitjes së konfliktit të brendshëm politik, ndër të tjera me përkrahje nga jashtë, me qëllim që të mos mbahen zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor të cilat paraqesin daljen e vetme demokratike dhe legjitime nga kriza e gjatë. Mbajtja e zgjedhjeve është dakorduar që në verën e vitit 2015, me ndihmën aktive të SHBA-ve dhe BE-së, dhe partnerët perëndimorë duhet t’i respektojnë marrëveshjet e arritura dhe detyrimet e tyre që i kanë marrë përsipër në atë kontekst”, thuhet në reagimin e Moskës, transmeton TV Shenja.

Shkupi përfshihet nga protestat kundër presidentit Ivanov

Me kërkesën për dorëheqjen e Qeverisë së Maqedonisë dhe gjykimin e të gjithë zyrtarëve të dyshuar nga prokuroria për mashtrime zgjedhore dhe krime tjera të rënda, mijëra qytetarë kanë protestuar edhe mbrëmjen e të enjtes, fillimisht para Kuvendit dhe më pas para Qeverisë, ku kanë qëndruar deri rreth mesnatës.

Përplasje mes policisë dhe protestuesve ka pasur në një moment, por nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, për dallim nga protesta e një nate më parë, që përfundoi me dhjetëra të plagosur dhe demolimin e zyrave të presidentit.

Ndërkohë, qytetarët që kishin dalë në protestë edhe njëherë shprehën pakënaqësinë ndaj vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për të amnistuar zyrtarët, madje ende pa pasur një epilog gjyqësor.

“Vetëm populli mund ta rrëzojë këtë qeveri. Ky pushtet është një bashkim i grupeve kriminale. Këta kanë dënuar shumë njerëz se gjoja kanë bërë veprim të jashtëligjshme, por në fakt, këta janë ata që kanë bërë vepra kriminale. Këta duhet të përballen me drejtësinë, nuk mund të ikin nga përballja me realitetin. Populli do t’i ndjek ata ku do që të jenë”, thotë një qytetar i revoltuar.

“E gjithë kjo agoni do të përfundojë. Do të mbyllet me sukses, që populli të lirohet nga kjo gjendje e rëndë. Alternativë tjerë nuk ka, ne duhet të luftojnë këtu për kthimin e demokracisë së rrëmbyer”, u shpreh një protestues.

“Askush nuk mund t’i ikë përballjes me drejtësinë. Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën për atë që kanë bërë. Nuk mund t’i ikin drejtësisë pasi do të përballen me zemërimin e popullit. Nuk do të ketë zbmrapjse nga kërkesa për anulimin e vendimit të presidentit dhe nxjerrjen e kriminaleve para drejtësisë”, ka deklaruar një tjetër protestuese.

Aktivisti Petrit Saraçini, ndërkohë, ka ftuar edhe partitë opozitare shqiptare që t’i bashkohen protestave.

“Po shoh se kur po digjet shteti vetëm një apo dy parti shqiptare të opozitës janë këtu. Të tjerat heshtin sikur ky problem të mos jetë edhe i tyre. Por, ky është edhe problem i shqiptarëve sikur që është problem edhe i maqedonasve, serbëve, vllehëve, turqëve, e të tjerëve”, ka deklaruar Saraçini.

Në të gjitha pikat kyçe të Shkupit ishin përqëndruar forca të shtuara policore dhe autoblinda për të parandalur incidentet, pasi krahas protestuesve opozitar, sërish pati kundër-protesta të organizuara nga pushteti, në mbrojtje të siç thonë, “rendit kushtetues dhe të institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike”.

Ndryshe, vendimi i presidentit Ivanov ka nxitur reagime të shumta të komunitetit ndërkombëtar. Kanë reaguar thuajse të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së duke e cilësuar vendimin si rrënues të marrëveshjes politike dhe përpjekjeve për vendosjes e sundimit të ligjit në vend.

Diplomatët perendimor i kanë dhënë mbështetje të fuqishme prokurorisë speciale në vazhdimin e punës për hetimin e të gjitha rasteve të inicuara kundër shpërdorimit të detyrës së zyrtarëve.

Në mbrojtje të pushtetit është deklaruar vetëm ambasada e Rusisë, e cila ka fajësuar opozitën se me ndihmën e shërbimeve të jashtme punon kundër interesave të Maqedonisë.

Ekspertët akuzojnë Ivanovin se ka rrënuar sistemin e drejtësisë

Vendimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të falur të gjithë politikanët dhe personat e tjerë të dyshuar nga Prokuroria Speciale për vepra të rënda, si falsifikim të zgjedhjeve, shkatërrim të aparaturave me të cilat janë kryer përgjimet, pedofili, keqpërdorime financiare, e shpërdorime tjera të detyrës zyrtare, nga njohësit e çështjeve juridike vlerësohet si rrënim i tërësishëm i sistemit të drejtësisë në vend.

Bajram Pollozhani, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se vendime të tilla nuk janë miratuar as edhe në një vend tjetër të botës, që presidentit, gjykata t’i jep të drejtën të falë persona të dyshuar për veprime kriminale, pa pasur asnjë epilog gjyqësor.

Ai thotë se presidenti mund të falë persona, por vetëm pasi të ketë një vendim gjyqësor nga organet e drejtësisë. në kushte dhe rrethana të përcaktuara me ligj, Pollozhani thotë se me këtë vendim janë rrënuar të gjitha përpjekjet e deritanishme që përmes Prokurorisë Speciale të zbatohet sundimi i së drejtës në vend.

“Kriza është krijuar për shkak të diskreditimit të institucioneve të pushtetit qendror nga ndërhyrja në parimin e ndarjes së pushtetit pastaj ndërhyrjes së pushtetit në sistemin gjyqësor. Mu në momentin kur kriza do të shihte një dritë në tunelin e errët , Ivanovi si kryetar i diskutueshëm doli me një deklaratë bombë dhe tronditi sistemin edhe ashtu të lëkundur deri në fund të Republikës së Maqedonisë”, ka deklaruar Pollozhani.

Ndërkaq, Mirjana Najçeska, njohëse e çështjeve juridike, njëherësh aktiviste për të drejtat e njeriut, thotë se presidenti duhet të tërheq vendimin, apo edhe të kërkohet shkarkimi i tij pasi në të kundërtën protestat në rrugë mbeten alternativë e vetme për mbrojtjen e demokracisë dhe sundimin e të drejtës. Ajo në situatën e krijuar kërkon ndërhyrjen urgjente edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

“Qytetarët gjithsesi se duhet të shprehin pakënaqësinë e tyre pas rrënimit të sistemit juridik dhe të parimeve bazë të demokracisë. Megjithatë, qytetarët duhet të kenë mbështetje edhe nga jashtë, nga bashkësia ndërkombëtare perëndimore ku synon të integrohet Maqedonia. Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë pasi janë garantues të marrëveshjes politike”.

“Situata e krijuar mund të kapërcehet me formimin e një qeverie teknike e cila do të vendos fillimisht bazat e demokracisë, që të mund të vazhdojnë një jetë normale ku do të sundonte rendi dhe ligji sikur edhe në çdo shtet normal të Evropës”, thotë Najçevska.

Nga ana tjetër, Ismet Ramadani, ish anëtar i komisionit për falje të Presidencës, konsideron se Ivanov në formën më flagrante ka shkelur të gjitha dispozitat ligjore duke varrosur në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe marrëveshjen politike përmes së cilës vendi synon të dal nga kriza.

Duke komentuar akuzat e Ivanovit në adresë të BE-së dhe SHBA-së, Ramadani thotë se ekziston rrezik qe Maqedonia përmes Ivanovit të ndryshoj kursin nga perëndimi drejt lindjes me qëllimin vetëm shmangjen e daljes para drejtësisë të politikanëve të korruptuar.

“Kjo tregon se Ivanov i përsërit deklaratat anti-perëndimore dhe anti-amerikane që na lë të dyshojmë se ai si president i Maqedonisë ka marrë një drejtim krejtësisht tjetër që në një paraqitje të tij të radhës edhe mund ta shpall, orientim ky që është drejt Moskës ose drejt Lindjes. Sido që të jetë është e turpshme dhe shumë e dhimbshme që një president i shtetit të vihet në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit”, thekson Ramadani.

Vendimi i presidentit Ivanov është kritikuar nga e gjitha bashkësia ndërkombëtare, e cila ka dalë në mbrojtje të prokurorisë speciale, si një nga elementët kryesor të marrëveshjes politike. Komisioni Evropian ka kërkuar vendosjen e dialogut të ri mes partive, si alternativë e vetme për dalje nga gjendja e krijuar.

Maqedoni: Opozita në protestë pas vendimit të presidentit

Në Maqedoni opozita filloi protestat duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Gjorgje Ivanov, pas vendimit të këtij të fundit për të ndërprerë hetimet lidhur me skandalin e përgjimeve.
Opozita e ka quajtur vendimin e presidentit një “grusht shteti”.
Presidenti Ivanov u tha gazetarëve të martën në mbrëmje se vendimi i tij synonte t’i jepte fund “agonisë politike në të cilën ndodhej vendi prej një viti” për shkak të skandalit të përgjimeve.  Opozita akuzon ish qeverinë e kryeministrit Gruevski për përgjimin e mbi 20 mijë zyrtarëve dhe ka bërë publike një pjesë të përgjimeve. Vendimi i presidentit duket se e ka acaruar më tej krizën në këtë vend.
Vendimi i Presidentit Ivanov për të mbyllur hetimet, për një prej skandaleve politike  më të rënda të këtij vendi, u kritikua me forcë edhe nga Bashkimi Evropian që e quajti atë një veprim që bie në kundërshtim me shtetin ligjor.
Gjatë një konference për mjetet e informimit presidenti Ivanov tha se vendimi i tij është i bazuar në Kushtetutën e vendit dhe se këtë të drejtë do ta përdorte me qëllim të ruajtjes së interesave shtetërore dhe nacionale, por dhe që të ndihmojë për dhënien fund krizës politike, e cila sipas tij, rrezikon ta dëmtojë seriozisht vendin.
Udhëheqësi i opozitës Social Demokrate, Zoran Zaev që ngriti i pari akuzat e përgjimeve, tha se ky vendim i presidentit do ta çojë vendin në buzë të greminës dhe ai është praktikisht një grusht shteti. Zoti Zaev bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit dhe për fillimin e protestave. 
Qindra protestues u mbodhën më pas para selisë së partisë VMRO  për të kërkuar dorëheqjen e presidentit.
Përmes një deklarate Komisioneri i BE për marrëdhëniet me vendet që aspirojnë të anëtarësohen, Johannes Hahn u shpreh se një vendim i tillë vë në dyshim besueshmërinë e zgjedhjeve si dhe forcimin e marrëdhënieve me BE dhe NATO-n. 
Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës pas skandalit të përgjimit. Skandali do të hetohej nga një prokuror i posaçëm dhe ish kryeministri Gruevski ra dakort që Maqedonia të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, të cilat janë planifikuar për në qershor.
Parlamenti i vendit u shpërnda javën e kaluar, por opozita theksoi se do t’i bojkotojë zgjedhjet pasi nuk janë përmbushur kushtet për të cilat u ra dakort në marrëveshje që zgjedhjet të jenë të lira e të drejta.
Presidenti Ivanov është aleat i ish kryeministrit Gruevski i cili e mbështeti atë të zgjidhej në këtë post.

Rrëzohet busti i rilindasit Dervish Hima në Strugë (fotot)

Busti i firmëtarit të pavarësisë së Shqipërisë, Dervish Hima, që gjendet buzë Drinit të Zi, është thyer nga persona të panjohur dhe nga burime të Telegrafi Maqedoni thonë se institucionet përkatëse ende nuk kanë marrë ndonjë hap për inspektimin e këtij rasti.

Ky është një akt vandalizmi ndaj figurave kombëtare shqiptare dhe banorët mendojnë se është akt nga bashkëqytetarët e tyre maqedonas. /Telegrafi/

Dervish-H-busti1Dervish-H-busti-2

Ministrat e BDI-së e harrojnë shqipen, betohen në “maqedonisht”

Ministrat e rinj të BDI-së në Maqeqoni kanë bërë betimin sot mbi kushtetutë pasi janë votuar nga Kuvendi, por ajo që bie në sy është betimi i tyre në gjuhën sllave, megjithëse gjuha shqipe është zyrtare dhe e njohur me ligj.

Deputetët votuan veçmas për çdo njërin prej tyre. Të gjithë deputetët u zgjodhën me shumicë votash, ndërsa kundër në të gjitha votimet ishin 30 deputetë.

Në një video të publikuar nga “Tetova1.com”, vërehet betimi i deputetëve shqiptarë në gjuhën sllave, një shfaqje kjo e përsëritur dhe denoncuar disa herë prej disa politikanëve shqiptarë në Shkup.

Kryqi VS Shqiponja/ A po tallet politika në Maqedoni me shqiptarët?

Voal – Në Kuvendin e Qytetit të Shkupit sot u debatua për situatën e krijuar pas vendosjes së shqiponjës dykrenore në komunën e Çairit, të banuar me shumicë shqiptare, dhe nismës për ndërtimin e kryqit mbi 50-metërsh në komunën fqinje, Butel, me shumicë maqedonase.

Çairi drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, ndërsa Buteli nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

Këto dy parti janë në koalicion në Qeverinë qendrore të Maqedonisë dhe, bindje e përgjithshme, si nga analistët, ashtu edhe nga popullata është, se konflikti lidhur me shqiponjën dhe kryqin është një lojë politike për rritjen e mitingjeve të dy partive në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 5 qershor të këtij viti.

Damjan Mançevski, koordinator i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, sot kërkoi nga kryetari i Shkupit, Koce Trajanov që të japë dorëheqje nga funksion.

Sipas Mançevskiti, transmeton TetovaSot, procedurat e vendosjes së shqiponjës dhe Kryqit në lagjet Çair dhe Butel janë shkelur.

“Përmendorja dhe kryqi po vendosen në rrugët ‘Brigada e dytë maqedonase’ dhe ‘Aleksandar Urdarevski’ që janë nën kompetenca të qytetit. Për këto përmendore, qyteti nuk ka sjell asnjë vendim”, tha Mançevski./Express

 

Ajo e ka emrin Fatime Fetai dhe është prokurorja shqiptare që e “dridh” Gruevskin

Voal – Prokuroja speciale Fatime Fetai, ka zënë faqet e para të gazetave shqiptare në Maqedoni, e cila i vihet në ballë zyrtarëve të lartë të VMNRO-DPMNE-së

Një prokurore shqiptare ka vënë në siklet gjithë ish-sistemin e kaluar qeveritar në Maqedoni, duke filluar nga kryeministri i kaluar Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska e të tjerë. Ajo është 32 vjeçja Fatime Fetai, e cila për pak muaj ka fituar “aureolën” e një ylli në këtë shtet.

Prokuroja speciale Fetai, ka zënë faqet e para të gazetave shqiptare në Maqedoni, e cila i vihet në ballë zyrtarëve të lartë të VMNRO-DPMNE-së, partisë së ish kryeministri Gruevski. Shkak për këtë shpërthim popullariteti u bë aktakuza e ngritur nga prokuroria speciale ku figura të larta akuzoheshin për vjedhjen e zgjedhjeve në rastin e njohur si “Titanik”.

Aty përpos Gordana Jankullovskas, ish – ministre e punëve të brendshme, gjenden edhe Mile Janakieski, ish – ministër i transportit dhe sekretari i Qeverisë, Kiril Boxhinovski. Akuza ndaj tyre ka të bëjë me bashkëpunim në krim, thyerje të së drejtës së votës, blerje votash, zhdukje të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim mjetesh për kampanjë zgjedhore në vitin 2012.

Sipas prokurores shqiptare, ata mundë të dënohen deri në tre vjet.

Ndryshe, pasi katër partitë kryesore të Maqedonisë (dy shqiptare) nënshkruan atë që u njoh si marrëveshja e Përzhinos, ku parashiheshin zgjedhjet e parakohshme, qeveria teknike dhe ngritja e një prokurorie të pavarur dhe speciale, që do të hetonte aferën e përgjimeve që solli edhe krizën politike, Prokuroria speciale filloi funksionimin.

Në krye të këtij institucioni të ri, me mbështetje të madhe të amerikanëve (njësoj sikurse ata po këmbëngulin këtu në Shqipëri për ngritjen e Byrosë së Hetimit) u vendos një grua Maqedonase: Katica Janeva. Ajo mori si krahun e saj të djathtë edhe shqiptaren Fatime Fetai.

“Nuk ka diskutim që pas çdo akti të kësaj prokurorie qëndrojnë amerikanët dhe jo më kot ambasadori amerikan në Shkup e renditi Fatimen mes atyre femrave që ndryshojnë historinë”, tha për Lapsi.al një gazetare shqiptare mikeshë me kryeprokuroren.

E martuar, 32 vjeç, kjo shqiptare brune me flokë të krehura drejt, që ngjan më shumë në pamje me gratë që jetojnë në anën tjetër të Vardarit, sesa me gratë tradicionale të Tetovës, që flet po aq mirë sllavisht sa edhe shqip, nuk është një surprizë. Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku më pas ka përfunduar magjistraturën.

Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Fillimisht ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale.

Në vitin 2011, u zgjodh si Prokurore në Shkup. Në këtë institucion punoi deri në fund të vitit 2015, kur mori detyrën në Prokurorinë Speciale.

Ndryshe nga karriera e saj, trajektoria e jetës së vet i ngjan një gruaje tipike shqiptare: ajo ka lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës.

 

BDI: Përgjimet krim i rëndë, largohemi sepse koalicioni nuk i ndëshkoi

SHKUP – Partia shqiptare në pushtet në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim me anë të një komunikate të premten, ka sqaruar rrethanat për dorëheqjet e ministrave të saj në kabinetin qeveritar.
Siç thuhet në njoftim, në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qendrore të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim u vendos njëzëri që të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë, të dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme gjatë ditës së sotme dhe që të gjitha kompetencat për vendimmarrje të mëtejshme janë në duart e liderit Ali Ahmeti për të rishqyrtuar politikat e kësaj partie në ditët në vijim dhe për të vendosur për të ardhmen.

Që nga fillimi i krizës politike në vend, thuhet më tej, Bashkimi Demokratik për Integrim ka luajtur rol konstruktiv drejt arritjes së zgjidhjes si dhe ka dhënë kontribut kyç në miratimin e marrëveshjes së Shkupit në mënyrë që të rikthehet stabiliteti dhe siguria në vend.

Nga partia shqiptare konstatojnë që ky proces tashmë është komprometuar fillimisht si pasojë e prodhimit të mijëra përgjimeve të paligjshme dhe më pas edhe të shpërndarjes të tyre, sipas kësaj partie, në duar të krimineleve me qëllim të keqpërdorimit.

Sipas BDI-së, procesi u komprometua edhe si pasojë e paralizimit institucional dhe mosreagimit të drejtorive kompetente për të parandaluar degjenerimin e të gjitha përpjekjeve të saj për të vendosur sistem të kontrollit të ndërsjellë si dhe hetimit institucional të përmbajtjes së përgjimeve dhe bartje të përgjegjësisë për çdo keqbërje.

“BDI kërkon nga institucionet e vendit, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë Publike që të ndërmarrin masa të menjëhershme për ti arrestuar falsifikatorët, distribuesit dhe botuesit e përgjimeve të montuara, ndërsa njëkohësisht, si pasojë e dështimit institucional dhe manipulimit politik, BDI nuk merr asnjë përgjegjësi të vetme për daljen e situatës nga kontrolli institucional dhe mundësisë së zbatimit individual të gjyqësisë dhe drejtësisë”- thuhet në njoftim.

BDI fton njëkohësisht edhe Prokurorinë Speciale që të përfshihet menjëherë në hetimin e këtij krimi të rëndë, siç e konsideron, i cili po synon dëmtimin personal publik të figurave shoqërore dhe po cenon edhe, sipas saj punën e këtij institucioni.

BDI tërhiqet nga koalicioni me VMRO-DPMNE

Vetëm pak ditë më parë në internet u publikua një skandal erotik, një audio-regjistrim midis zëvendës-kryeministrit Musa Xhaferri dhe deputetes Ermira Mehmeti, të dy anëtarë të BDI-së duke folur në telefon për çështje intime mes tyre
Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni tërhiqet nga koalicioni qeveritar.
Përmes një deklarate të lëshuar të enjten vonë në mbrëmje, por pa dhënë arsyet e këtij vendimi të papritur, BDI njofton tërheqjen e gjithë përfaqësuesve të saj nga pushteti ekzekutiv.
Në njoftimin e shpërndarë për shtyp BDI po ashtu vë në dukje se i ka delegur kryetarit të saj Ali Ahmeti “gjithë kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm”.
BDI-ja thekson se do të njoftojë opinion lidhur me rishqyrtimin e politikave të veta në ditët në vijim.
Koalicioni qeveritar midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së daton nga fundi i vitit 2008. Dy partitë jo rrallë kanë shfaqur publikisht mospajtime lidhur me një sërë çështjesh, por prishja e koalicionit midis tyre nuk ka qenë asnjëherë në pikëpyetje.
Skandali i përgjimeve, megjithatë ka shkaktuar ndryshime të kuadrove qeveritare dhe mjaft debate në opinionin publik, pasi një numër zyrarësh qeveritarë ishin ndër aktorët kryesorë të përfolur në audio-regjistrimet e përgjuara dhe të publikuara nga opozita maqedonase një vit më parë.
Vetëm pak ditë më parë në internet u publikua një skandal erotik, një audio-regjistrim midis zëvendës-kryeministrit Musa Xhaferri dhe deputetes Ermira Mehmeti, të dy anëtarë të BDI-së duke folur në telefon për çështje intime mes tyre.
Një çështje tjetër, që del nga skandali i përgjimeve, është kërkesa e Prokurorisë Speciale për procedimin e çështjes “Magjar Telekom”, përtë cilën ka akuza, ndonëse jo-zyrtare, ndaj drejtuesve të BDI-së për përfshirje në korrupsion.
Nuk përjashtohet mundësia që pasojat e këtyre çështjeve të kenë ndikuar edhe në raportet midis dy partive qeveritare të Maqedonisë.

Rasti Jankullovska: Arrestimi i parë lidhur me aferën e “përgjimeve”

Në gjykatë në Shkup i caktoi masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, Goran Grujevskit, shefi i drejtorisë së pestë të ministrisë së Brendshme, i arrestuar një ditë më parë nën dyshimet për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit.

Ai është personi i parë i cili arrestohet në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme e themeluar pas aferës së përgjimeve në Maqedoni e cila çoi në krizën politike në vend.

Kjo prokurori ngriti të mërkurën hetime në lidhje me dyshimet për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim, në kuadër të procesit të njohur si “Kështjella”, ku përfshihen edhe katër persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe ish-ministrja e rendit Gordana Jankullovska, për të cilën është kërkuar “masa paraprake”, përkatësisht marrja e pasaportës.

Sipas prokurorisë, mjetet e shkatërruara i kanë shkaktuar vendit një humbje prej 10 milion eurosh. Të gjithë këta dyshohen për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Kjo është hera e parë kur një gjykatë themelore pranon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të paraburgosur një zyrtar të lartë të policisë.

Rasti “Kështjella” si dhe rasti tjetër i njohur si “Titanik”, burojnë nga skandali i përgjimeve të publikuara vitin e kaluar nga opozita maqedonase, e cila pretendon se posedon materiale ku mijëra njerëz janë përgjuar nga shërbimi sekret maqedonas, në mesin e tyre edhe bartës funksionesh shtetërore, drejtues politikë, biznesmenë, gazetarë, etj.

Skandali detyroi madje partitë kryesore të vendit që të arrijnë një marrëveshje për reforma në disa fusha për t’i dhënë fund krizës politike që kishte përfshirë vendin.

Së këndejmi dhe u formua Prokuroria e Posaçme Publike që do të merret me rastet e dyshuara nga ky skandal. Si rezultat i krizës edhe kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski u detyrua të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit bashkë me disa ministra të tjerë.

Kriza çoi në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për mbajtjen e zgjedhjeve ë parakohshme, data e të cilave ende mbetet e paqartë.

Maqedoni – nisi hetimi kundër dy ish kryespiunëve dhe ish ministrit të Brendshëm

SHKUP– Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni për ndjekjen e komunikimeve të paligjshme, në një konferencë për media njoftoi se ka nisur një hetim të ri me emrin “Fortesa” i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë së përgjimeve të paligjshme për çka të dyshuar janë ish funksionarë të lartë dhe aktual në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Prokurorja Lençe Ristovska tha se bëhet fjalë për një lëndë shumë komplekse e cila përmban disa vepra penale, për prezantim të thjeshtëzuar të së cilës kishte përgatitur prezantim vizual.

“Në këtë lëndë, të dyshuar janë dy kryeshefa të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët me ministrin e Punëve të Brendshme të asaj kohe, në pjesën e parë të vitit 2015, duke përdorur autorizimet e veta dhe duke tejkaluar kompetencat dhe të ndihmuar nga një kryeshef në njërën nga njësitë kanë shkatërruar pajisjet për ndjekje të komunikimeve me çka kanë kanë dëmtuar pajisje të shtetit dhe buxhetin e Maqedonisë në vlerë prej 10 milionë euro”, tha Ristovska.

Ajo para gazetarëve shpalosi tërë skemën e veprimit hierarkik.

Duke mbrojtur prezumimin e pafajsisë, PSP të dyshuarit i ka regjistruar vetëm si numra, për të cilët Ristovska tha se kanë vepruar në cilësi të personave zyrtarë.

Siç tha prokurorja Ristovska, procedura për shkatërrimin e pajisjeve është zbatuar nga 11 marsi i vitit 2015 deri më 28 maj 2015, kur është kërkuar që pajisjet e shkatërruara të fshihen në tërësi nga evidenca në MPB, për të shtuar se shkatërrimi është bërë në një depo për hekur. aa

Nisin hetimet rreth përgjimit të Ermira Mehmetit

Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur një hetimet të audio incizimeve, që janë publikuar ditën e fundit dhe që përfshijnë zv/kryeministrin shqiptar Musa Xhaferri dhe deputeten Ermira Mehmeti.

Këta të dy janë përgjuar teksa konsumojnë biseda intime në telefon.

Prokuroria në këtë mënyrë ka nisur hetimet për të zbuluar se kush i publikoi përgjimet e telefonatave, po aq sa edhe autorizuesin e tyre.

Më herët reagoi edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili kërkoi nga institucionet ndalimin e publikimit të përgjimeve.

Ahmeti: Të tërhiqen incizimet e deputetës dhe zëvendëskryeministrti ose padi për publikuesit

Institucionet të reagojnë dhe menjëherë të tërheqin të gjitha bisedat private të përgjuara ilegalisht të publikuara në kanalin “YouTube” dhe rrjetet sociale thotë Ali Ahmeti shkuan gazeta maqedonase DNEVNIK.

Këtë e kërkon udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ndër të tjera kërkoi që të ndëshkohen ata që janë pas transmetimit të audio-inçizimit në publik, njofton ‘Dnevnik’

Përndryshe, nëse institucionet vazhdojnë të injorojnë këto kërkesa, BDI njoftoi kallëzim penal dhe marrjen e drejtësisë në duart e tyre.

“Të mos e çojmë situatën me vetëdëshirë dhe drejtësinë ta marrim në duart tona, sepse atëherë vetëm Zoti e di sesi kjo mund të përfundojë, paralajmëruan nga partia e Ali Ahmetit.”

Gjegjësisht, në publik u lëshuan inçizimet në mes zv. kryeministrit Musa Xhaferit dhe deputetes Ermira Mehmeti.

Musa Xhaferi bën prononcimin e parë për incizimin me Ermira Mehmetin

“Skandali i paparë me lëshimin në opinion të bisedave private nga materialet e përgjuara në mënyrë joligjore po vazhdon, deri sa institucionet kompetente – si Prokuroria Speciale publike dhe MPB nuk po ndërmarrin asgjë ta pengojnë këtë veprimtari joligjore. Dhe deri sa opinioni pret përgjigje nga prokurorja speciale Katica Janeva të fillojë procedurë penale kundër personave që qëndrojnë pas bisedave të publikuara private mes kryeredaktorit të “Sitelit”, Dragan Pavlloviq – Llatas dhe pronarit të këtij mediumi Goran Ivanov, që para një muaji u lëshuan në opinion, gjatë uikendit incizime të reja komprometuese nga një bisedë telefonike private mes zv/kryeministrit Musa Xhaferi dhe deputetes Ermira Mehemti nga BDI-ja, qarkullojnë në rrjetet sociale dhe sërish e kanë shokuar opinionin”, shkruan Dnevnik.

Kjo gazetë përmes “sms” porosive ka arritur të komunikojë me zv/kryeministrin Musa Xhaferi. Në pyetjen e gazetës nëse do të dorëzojë padi në PSP lidhur me bisedën inkriminuese telefonike, Xhaferi të hënën përmes porosisë me SMS është përgjigjur: “Do të vendosim deri nesër…”. Në pyetjen se kush do të vendosë, partia ose personat e tanguar, Dnevnik nuk ka marrë përgjigje.
Deputetja Mehmeti nuk ka qenë e kapshme për çfardo lloj komenti. Në BDI të hënën kanë premtuar se do të prononcohen brenda ditës, mirëpo më vonë nuk kanë qen ët kapshëm.

Deputetja shqiptare bisedë hot me zevendëskryeministrin

Gazetari maqedonas Bozhinovski ka publikuar një audio-hotline që thuhet se është mes deputetes së BDI-së, Ermira Mehmetit dhe zyrtarit të kësaj partie njëherazi edhe Zv. Kryeministër i Maqedonisë Musa Xhaferri. Mediat kanë transkriptuar bisedën private që duket se është larg të qenit zyrtare apo për çështje që shqetësojnë shqiptarët e Maqedonisë.

Biseda e transkriptuar është në dialekt dhe përmban një fjalor banal. Ende nuk ka një reagim nga dy protagonistët e kësaj bisede.

Ermira: Allo
Xhaferi Allo
Ermira: Po
Xhaferi: Cka je…T’ka nxon gjumi a?
Ermira: ahhh
Xhaferi: tka nxon gjumi?

Ermira: Jo mka nxon perfundi
Xhaferi: Auuu
Ermira: ëëëë
Xhaferi: Qenro
Ermira: a?
Xhaferi: a po mun qenron?
Ermira: Jo valla hiqq
Xhaferi: Jo a?
Ermira: Jo
Xhaferi: Me siguri tka shpu me najsen
Ermra: Po mka shkpu mka shpu
Xhaferi: Po a
Ermira: emmmm
Xhaferi: Edhe?
Ermira: Ahhhh
Xhaferi: Edhe, pshtove?
Ermira: Jo hala skam pshtu
Xhaferi: Pse moj?
Ermira: Ahhhh
Xhaferi: Kputja krejt. A di cka?
Ermira: He
Xhaferi: Duhesh me ja mposht pallën, me ja pushtue
Ermira: Offff… Ja ha krejt
Xhaferi: Eh qeshtu kallxo
Ermira: Ja ha krejt
Xhaferi: Qeshtu…pushtoja
Ermira: Po
Xhaferi: Armet i ki te forta me ja pushtu, ta kajsha nanen
Ermira: Ngulja
Xhaferi: Po
Ermira: Ahhh
Xhaferi: Veq duhet me zgjedh ku
Ermira: Ahhh
Xhaferi: Me zgjedh ku
Ermira: Perpara… Perpara se duhet me ja dhon farat
Xhaferi: Mo ku e don kshtu perpara masanej
Ermira: Ti e din
Xhaferi: Po a
Ermira: Palen ku duhet me e qu
Xhaferi: Po ama para se me bo
Ermira: Aaaa
Xhaferi: Paraprakisht ku e don
Ermira: Paraprakisht e don mrapa
Xhaferi: Poa
Ermira: uhhhhh
Xhaferi: Ç’the ashtu
Ermira: boll mire
xhaferi: Po, je bo gati?
Ermira: Ahhh
Xhaferi: Mir ja ka bo
Ermira: Ahhh
Xhaferi: Mire ja ka booo
Ermira: Po de po
Xhaferi: Ti duhesh me ja rras krejt
Ermira: Uhu
Xaferi: Me tmrros krejt me qa krejt
Ermira: Uhhhëë
Xhaferi: Me ja qa krejt
Ermira: Po
Xhaferi: qashtu me ja qa krejt
Ermira: ëëë
Xhaferi: me pallu krejt
Ermira: ëhë
Xhaferi: me shky krejt
Ermira: ëhë
Xhaferi: A?
Ermira: Po a
Xhaferi: me e punu
Ermira: Oooowww
Xhaferi: Me punu krejt
Ermira: Ooowww
Xhaferi: Hë
Ermira: ahhh
Xhaferi: Qeshtu, me ja derdh krejt qeshtu
Ermira: Ahhh
Xhaferi: More vesh a jo
Ermira: Jo
Xhaferi: Cka?
Ermira: Smora vesh kurgjo
Xhaferi: Pune ondrre thuj usht
Ermira: Ahhh
Xhaferi: Anderr
Ermira: O sa mire e punon breeee
Xhaferi: Uuuu
Ermira: Sa mire e punon bree
Xhaferi: Duhet Duhet, e meriton o idiot, a more vesh a jo
Ermira: Ja po po
Xhaferi: A
Ermira: Sa mir e punonnn
Xhaferi: E meriton
Ermira: oww bre
Xhaferi: E meriton, ë?
Ermira: Shyqyr qe e punon qshtu
Xhaferi: Shyqyr qe e meriton
Ermira: ë
Xhaferi: Hajt se ika, ma shkrun qat pyta te fundit
Ermira: Ani?
Xhaferi: Vij t’hanen kshtu, mos ma rrudh, origjinal, krejt kshtu tej per tej
Ermira: Ehe
Xhaferi: Ajo eshte veq a
Ermira: Duhet negociata, t’kalon mendja
Xhaferi: Jo jo keshtu mos ma rrudh, le ate muhabet, mos ma rrudh. Amo per momentin njeriu sdi ku shkon
Ermira: Ashtu eshte
Xhaferi: Çka nuk mennon
Ermira: Nuk din ku shkon
Xhaferi: Ashtu ashtu eshte, ta shtojme porosine
Ermira: Hajt
Xhaferi: Hajt

Gruevski dhe qëllimi i Kryqit të tij Nga Denis Toto

KRYQI  dhe ortodoksizmi

Që nga kryqëzimi i Jezu Krishtit më 01-01-0000, fillon numërimi i erës sonë.

Më pas vijon perandori Klement i Romës i cili për hir të nënës së tij, Helena, zyrtarizoi fenë Ortodokse dhe kjo ngjarje shenjoi ndarjen e Bizantit nga Roma pas 1000 vjetësh. Historia natyrshëm rrjedh por disa udhëheqës famëkeq synojnë shformimin e saj.

Dhe kështu para dy vjetesh shpaloset fuqishëm plani djallëzor Shkupi 2014. Dhelpra maqedonase Nikola Gruevski synon që Helenën, nënën e Klementit të Romës ta shëndrrojë në Elena.Pasojat e kësaj nuk qëndrojnë thjesht në heqjen e një gërme. Nëse emri Helena kthehet në Elena, atëherë Gruevski tregon se ajo është me origjinë sllave dhe si rrjedhojë Klementi dhe nëna e tij Helena janë sllav dhe jo Ilirë si historia shpalos.

Kjo taktikë bëhet për të depërtuar nga Gruevski në veshin e perëndimorëve që sllavët janë më të vjetrit në ballkan pasi sepse Helena ilire është Elenë sllave.

Gruevski me planin Shkupi 2014 të miratuar dhe nga BDI synon ta shenjtërojë Elenën sllave dhe madje ta kthejë dhe në një festë zyrtare të shtetit Maqedonas duke ligjeruar lashtësinë fallso të sllavëve në Ballkan. Gruevski bëri shume kisha dhe nguli shumë kryqe të pabesa jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj vetë historisë ballkanike dhe europiane. Duke caktuar territore me Kryq ai dëshiron të tregojë që sllavët janë më të vjetrit në Ballkan dhe jo Ilirët.

Historia qartë e tregon që sllavët zbritën në Europë nga Karpatet nga shekulli i 6deri në shekullin e 12. Përsa i përket fesë islame, kalendari i kësaj feje fillon me vitin e Hixhrit , pikerisht me udhëtimin që profeti Muhamed bëri nga Meka në Medinë më 15-05-1436. Dhe në të njëjtën mënyrë të përhapjes në trajtën e kultit të dyja fetë islame dhe e krishterë bëjnë pjesë në kontekstin botëror.

Analiza jonë tashmë do të kalojë tek populli shqiptar. Shqiptarët brenda trupit gjenetikisht janë shqiptarë.Dhe pse ata janë të fesë katolike, ortodokse dhe myslimane, sërish gjenetikisht mbeten shqiptarë.

Shqiptarët kanë treguar se nuk janë alergjik ndaj fesë.Toleranca fetare është një nga vlerat më të spikatura të tyre. Në këto vlera synon të hyjë dhe kjo dhelpër maqedonase Nikola Gruevski Shqiptarët vendosin -Shqiponjën-simbolin e tyre kombëtar dhe ky simbol është vetëm 1metër e 10cm.Si kundërpërgjigje qeveria maqedonase vendos të ngrejë një kryq prej 55metra të gjatë.

Duke ngulur këtë kryq në lagjen Butel të shqiptarëve, qeveria sllave synon të tregojë që ky territor i takon kryqit dhe sllavët janë autoktonë në tokat e këtij shteti pit -bull, Maqedoni, dhe jo shqiptarët. Në momentin që shqiptarët vendosin simbolin e tyre kombëtar, sllavët duhet të ndërtojnë një luan, qoftë dhe në krah të shqiponjës. Këtu dhelpra maqedonase mpreh tehun e luftës.Ai synon ta kthejë këtë në një luftë fetare dhe ngul kryqin në tokat shqiptare për të treguar që shqiptarët janë kundra kryqit apo ortodoksisë sepse janë fondamentalistë islamikë. Dhe duke refuzuar kryqin ai i nxjerr shqiptarët jo kundra politikës së tij diskriminuese por i nxjerr kundra fesë ortodokse apo në përgjithësi kundra kryqit.

Çdo shqiptar mysliman nderon dhe respekton kryqin e shqiptarëve ortodoks dhe katolik sepse ne jemi të një gjaku, i takojmë një toke dhe një kombi. Ne jemi autokton në këto troje të gjithë shqiptarë dhe pse besimeve të ndryshme. Dinaku Gruevski nuk mund të fshihet dhe të identifikohet pas kryqeve që di të ngrejë.Ai synon të nxisë luftë fetare që të ndjellë pas vetes dhe politikës së tij diskriminuese shtetet dhe popuj ortodoksë. Por kujtohuni se Gruevski nuk mund dhe nuk ka shanse që me kryqin e tij luftë-nxitës të përfaqësojë të gjithë Krishtërimin. Sipas Dyrkhaim Feja është çështje besimi ku dallohet qartë profania nga e shenjta.

Kjo do të thotë se besimi fetar nuk ka nevojë për asnjë individ, asnjë parti politike, as BDI, as ateisti Ali Ahmeti, as Zijadin Sela me deklaratat e tij fallso për zgjidhjen e çështjes së kryqit-që ta mbrojë. Ai lind nga natyra me fuqinë e krijimit dhe të mirësisë.Nga e gjithë kjo del në lagjen Butel, bëhet politikë Ali-Gruevskiane.Secili popull ka obigimin të mbrojë trojet e veta. Njerëzit detyrë kanë që të mbrojnë vendin kombin dinjitetin njerëzor .

Në Maqedoni identifikohen rreth 500 mijë votues fiktivë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të kontrollojë në terren të paktën 500 mijë votues të dyshimtë, që ndodhen në listën zgjedhore.

Kështu është shprehur kryetari i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, duke komentuar një raport të publikuar një ditë më parë në media, sipas të cilit rreth 500 mijë persona të dyshimtë ndodhen në listën zgjedhore dhe duhet t’u nënshtrohen kontrolleve shtesë nga KSHZ-ja.

‘Të paktën 200 mijë, nga 495 mijë votues të dyshimtë gjithsej, duhet të kontrollohen në terren, për të ndarë zgjedhësit që votojnë në diasporë, nga votuesit fiktivë që duhen fshirë nga lista zgjedhore. Pa këtë proces nuk mund të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike’, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Mediat në Shkup kanë raportuar se, rreth 500 mijë votues të dyshimtë janë konstatuar në raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që ka të bëjë me përditësimin e listës së votuesve përmes kryqëzimit të të dhënave nga shumë institucione shtetërore.

Megjithatë, KSHZ-ja nuk e ka publikuar ende zyrtarisht raportin që doli në media, ndaj dhe i ka quajtur spekulime raportimet për votuesit e dyshimtë. Por, shumë analistë u besojnë të dhënave të publikuara një ditë më parë dhe vlerësojnë se, në listën zgjedhore ekzistojnë rreth 200 mijë votues fiktivë.

Shkup – Lirohet Gafur Dugolli

Gafur Dugolli, shefi i protokollit në Ministrinë e forcës dhe sigurisë në qeverinë e Kosovës i cili ishte arrestuar nga policia e Maqedonisë ditë më parë teksa ai kishte udhëtuar drejt Shkupit për t’u pajisur me viza në ambasadën amerikane, është liruar.

Pas lirimit të tij, ai dha një deklaratë për media ku thënë se, falënderon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysen, si dhe të gjithë aktorët politik shqiptar për lirimin e tij, duke shtuar se që nuk është keqtrajtuar nga policia, por theksoi se kushtet në burg janë të tmerrshme, ndërsa nga ana tjetër, u bëri apel të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë që të jenë më të bashkuar se kurrë.

Ai pas lirimit ishte u shoqërua nga ministrat e BDI-së, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i drejtësisë Adnan Jashari, zv/ministri i MPB-së, Zemri Qamili, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, si dhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

15 vjet nga dita kur UÇK filloi luftën në Maqedoni

15 vjet më parë, më 16 mars 2001, në Maqedoni kërsiti pushka. Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, do ishin shqiptarët e Maqedonisë ata të cilët do të rrëmbenin armët, sërish nën siglën UÇK

Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila do tentonte që me grykën e pushkës ta ndryshonte fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominant, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar akoma dhe më tej shtypjen e elementit shqiptar.

Shqiptarët që gjeografikisht duhej të jetonin në këtë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974.

Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminuese shumëdimensionale vazhdoi edhe më tutje.

Po ashtu në këtë kohë Maqedoninë e përfshiu: papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kishin marrë përmasa të mëdha.

Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëher të mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare vendosi që çështjen ta çojë deri në fund.

Përmes zhurmës së kësaj lufte u sensibilizua dhe mobilizua edhe faktori ndërkombëtare (përskaj atij politik shqiptar), i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, arritën që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e rrumbullakuan në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lufte.

Konflikti çoi në marrëveshjen e famshme të Ohrit, që dhe sot është në diskutim, nëse është zbatuar e po zbatohet. Realiteti ka gjuhën e vet dhe ajo nuk është dhe aq pozitive.

Mbyten 3 refugjatë në Gjevgjeli, shpëtohen 23 të tjerë

Tre refugjatë janë mbytur ndërsa 23 të tjerë kanë shpëtuar gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin “Lumi i Thatë”, informojnë nga organizatat joqeveritare aktive në terren.

“Tre persona janë mbytur në Gjevgjeli ndërkohë që po punohet në zbardhjen e identitetit të tyre. Ekipet janë në terren dhe po kryejnë hetimet”- konfirmuan  nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Te njejtat burime shtojne se gjatë ditës do të jepen edhe me shume detaje. Sipas MPB informatën për tragjedinë e kanë marrë rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Viktimat janë dy burra dhe një grua, ndërsa 23 persona janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në qendrën transitore Vinojug ku po marrin ndihmën mjekësore. INA

U hap Panairi i fustanave të nusërisë në Shkup

Në Shkup filloi Panairi i gjashtë me radhë i Fustanave të nusërisë, i cili tradicionalisht mbahet çdo vit në muajin mars

SHKUP – Në Shkup filloi Panairi i gjashtë me radhë i fustanave të nusërisë, i cili tradicionalisht mbahet çdo vit në muajin mars

Ky është panairi i vetëm tre ditor në Maqedoni i cili mundëson që çiftet e reja në të njëjtin vend të gjejnë diçka për të cilën kanë nevojë në përmbushjen e ëndërrës së tyre.

Sipas organizatorëve, ekspozuesit të cilët janë vendosur në të dyja sallat në hotelin Aleksandar Palace, do të kenë mundësi ta prezantojnë programin e tyre, i cila ka të bëjë në aspekte të ndryshme në organizimin e ceremonisë së dasmës.

Do të mund të shihen linjat e reja të fustanave të nusërisë, kostumet për meshkuj, fotografi, stoli dhe ëmbëlsira. Në kuadër të ngjarjes janë organizuar edhe shfaqje të modës në më shumë atelie të modës.

“Në panairin e gjashtë të këtij viti të fustanave të nusërisë ka 40 ekspozues që është një numër i mirë dhe një zgjedhje e mirë për të gjithë vizitorët që vijnë për të zgjedhur atë për të cilën ata kanë nevojë. Sa i përket kretaorëve të modës të cilët u prezantuan në ceremoninë e hapjes, janë 12 kreatorë të modës, ndërsa këtu janë Elena Luka, Atele Forever, Atele Diva, Mila Kadriu, Elizabeth Design, Dea Sposa, Nena Koneli, Atele Pepika, Atele Lebed, Drama Bridal si dhe kostume e meshkujve nga Tives dhe Sinjori”, tha Ivana Ilievska.

Sipas saj, vizitueshmëria është shumë e mirë, pasi nga fillimi i Panairit e deri më sot, numri i vizitorëve është në rritje, që do të thotë se ky panair është i suksesshëm dhe e kënaq shijen e secilit vizitor.

Hyrja në panair kushton 60 denarë, ndërsa blihet në vend dhe ku jepet edhe një kupon që mundëson zbritje gjatë gjithë vitit tek ekspozuesit. Panairi është i hapur për vizitorët deri nesër në ora 21.aa

Arrestohet pak para atentatit kamikaz shqiptari në Romë

Emri i fundit i njohur i tij është Karlito Brigande. Një ngjashmëri, jo pa lidhje, me personazhin e filmit të Brian de Palma-s “Carlito’s way”, që tregon historinë e trafikantit portorikan të drogës Carlito Brigante. Personi me shtetësi maqedonase përdorte një grumbull emrash, që e bënin të padukshëm: Vullnet Maqellara, Ramazan Ciu, Darko Stojanoski, Stankov.

Fjala është për një kriminel të regjur, që kërkohej nga autoritetet maqedonase, i cili ishte kthyer në një xhihadist të gatshëm që të hidhte veten në erë për të goditur “të pabesët”. Ai është një nga dy eksponentët e dyshuar të Shtetit Islamik, që u arrestua dje nën akuzën e terrorizmit ndërkombëtar nga Prokuroria e Romës, pas një hetimi të kryer nga karabinierët.

Ai ka qenë edhe më parë në burg për krime të ndryshme, çka konfirmon kontaktet gjithnjë e më të shpeshta midis krimit të organizuar dhe ISIS-it, një lloj shkrirjeje mes botës së integralistëve dhe rrjeteve të narkotrafikantëve dhe mafieve ndërkombëtare.

Karlito Brigande u kap gati rastësisht. Më 2 nëntor 2015 u arrestua nga karabinierët e Romës në zbatim të një kërkese nga autoritetet maqedonase, nën akuzë për “dëmtime të rënda, rrezik publik, mbajtje pa leje të armëve dhe eksplozivit, sulm ndaj përfaqësuesit të shtetit”. Ky është profili i një krimineli ordiner.

Por, kur futën emrin e tij në sistem, menjëherë lindën dyshime. Së pari, ai përdorte shumë emra dhe, së dyti, kishte marrë pjesë në grupet ushtarake kosovare të UÇK-së. Më pas, në shtëpinë e tij në Romë u gjetën materiale, që çuan menjëherë hetimet drejt një piste të mundshme të pjesëmarrjes së Karlito Brigandes në xhihadin ndërkombëtar: shënime në gjuhën arabe, katër celularë, kontakte në Tunizi.

Sipas La Stampa Karlito Brigande kishte ruajtur fotografi dhe biseda audio nëpërmjet programit Telegram. Brigande kishte patur kontakte të vazhdueshme me Barhoumin, që kishte ikur kohë përpara në Irak për të përgatitur udhëtimin drejt zonave të kontrolluara nga ISIS-i

Në këtë drejtim, ka qenë shumë e qartë një bisedë mes të dyve, nga e cila kanë mbetur pjesë regjistrimesh:   Nuk ka problem, akhi (vëlla), inshallah çdo gjë do të shkojë në rregull edhe po të duash ti të vish këtu … jo … nuk mund të rregulloj gjithçka për ty. Mjafton që të bësh një program, kështu që edhe me dokumente false mund të vish inshallah

Ky ishte mesazhi i dërguar nga tuniziani në Irak për Briganden më 20 tetor të vitit të kaluar.   Përgjigja e shqiptarit erdhi pak minuta më pas:   Selam alejkum, vëllai im, unë gati jam, nëse mundesh të më tregosh rrugët, çfarë duhet të bëj, nga ku, do të përpiqem inshallah avash-avash të vij aty. Ti e di që të dua fort

Më pas Barhoumi heq çdo hije mëdyshjeje lidhur me “misionin” e tyre me ISIS-in:   Shiko se, inshallah, mbaj shpresë, inshallah, unë për vete e kam vendosur … një … sulm vetëvrasës, domethënë të marr makinën me lëndë shpërthyese brenda për të bërë një sulm kundër qafirëve, inshallah, por, nëse ti më premton se do të vish pas një muaji, unë e shtyj datën e operacionit … shiko se po pres një vëlla që të vijë, inshallah, më kuptove? Mjafton të më thuash, kështu unë mund të pres Kam folur me një mikun tim, po pres përgjigje, duhet pak kohë, inshallah, dhjetë ditë, njëzet ditë … mbase për pesë-gjashtë ditë. Sapo ta rregullojë ai, i hip avionit dhe shkoj aty ku the ti, inshallah. Allahu akbar

Në celularë hetuesit kanë gjetur pastaj kronologjinë e kërkimeve të ndryshme në Google lidhur me Shtetin Islamik, Abu Bakr Bagdadin, “vëllazërinë çeçene” dhe automatikëve model M 48.Gjithashtu, shqiptari kishte kërkuar në rrjet, me sa duket, pa sukses, udhëzime se si të zhdukësh emrin nga Google.

Pasi analizuan katër celularët, karabinierët e Repartit Operativ Special krijuan hartën e kontakteve të Brigandes, për të kuptuar në se në Itali ekzistonte një celulë e vërtetë. Verifikimet ende janë në proces e sipër, sipas hetuesve, dhe tani për tani Prokuroria po vlerëson se cili është roli i një shqiptaro-maqedonasi tjetër, Abdulla Kurtishit, të arrestuar para dy ditësh, pasi ishte arratisur nga burgu në vendin e tij, si dhe mbante dokumente të falsifikuara.   Pas arrestimit të Brigandes dhe shpalljes në kërkim të Barhoumit, që duhet të jetë në Irak, kanë nisur një numër kontrollesh, për të zbuluar çdo kontakt të mundshëm të dyshimtë të të dyve në Itali.

Regjistrimet në audio

Brigande: A do të vish këtu.. mund të rregulloj gjithçka për ty. Mjafton që ti të bësh një program, edhe me dokumeta false… në mënyrë që të vish, Ishallah!

Barhoumi: Por, unë jam gati… Mund të më shkruash rrugët, gjërat, si t’ja bëj, nga t’ja nis, do kërkoj Ishallah, planin avash avash për të ardhur aty.

Brigande: Ishallah, vëlla mjafton që ti të kërkosh të vish në Turqi, për të tjerat mendoj unë, më kupton? Mjafton që ti të vish në Turqi.

Barhoumi: Ok vëlla… do provoj këtë muaj Ishallah! Do provoj të vij sa më shpejt… Ishallah!

Brigande: Për mua, unë jam caktuar… një… për një operacion kamikaz. Domethënë, do të marr një automjet me eksploziv për një operacion kundër të pabesëve… Ishallah!

Barhoumi: Fola me një mikun tim dhe pres një përgjigje. Sapo ai ta rregullojë, tha se do të marrë avionin dhe do të shkoj aty ku më the ti! Ishallah! (Shqiptarja.com)

Shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë, por shumicë

“Sipas një informacioni të marrë javët e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % e popullsisë së përgjithshme e Maqedonisë”, thotë Nijazi Muhamedi

 

Shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë. Me 47 % të popullsisë së përgjithshme, ata përbëjnë shumicën absolute.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve INA, e cila citon publicistin dhe intelektualin nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi. Ky i fundit, këto të dhëna i ka bërë publike në një emision televiziv, ku u shpreh se u është referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare.

“Sipas një informacioni të marrë javët e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % e popullsisë së përgjithshme e Maqedonisë”, thotë Nijazi Muhamedi.

Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët janë populli shumicë në Maqedoni, pasi sipas shifrat e reja tregojnë se ata që e konsiderojnë veten sllavë maqedonas, nuk janë as 40 %. Megjithëse të dhënat për minoritetet nuk janë të sakta, ato janë hiç më pak se 15 % e popullsisë së përgjithshme.

Zoti ju marroftë! Vëllai i komandant Sokolit akuzon ministrat shqiptarë në Maqedoni

Xhafer Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit – komandant Sokolit, ka akuzuar politikanët në Maqedoni se s’lanë lufëtarë e komandantë të sinqertë të UÇK-së pa i vrarë dhe pa i burgosur.

Ja mesazhi i Xhafer Ukshinit.

“Ani, me ditë çfarë politikanësh shqiptarë ka në Maqedoni!

S’lanë luftëtarë e komandantë të sinqertë pa vrarë e pa burgosur!

Njeri vetes i thotë ministër, po pushtet thotë “S’kam!”

Njeri luan rolin e të sëmurit!

Shtiren se janë të verbuar e të shurdhër, po por shesin patriotizëm!

Zoti i marroft gjithë ata qe po shkelin idealet! Lavdi trimave!”


Send this to a friend