VOAL

VOAL

Dokumentet: Ja shenjat e qarta të torturës së ushtruar ndaj “Grupit të Kumanovës”

Dje është mbajtur procesi gjyqësor i rastit “Lagjja e Trimave” në të cilin janë të akuzuar 29 pjesëmarrësit e grupit të armatosur në ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” – Kumanovë.

Ajo që deri tani është folur dhe shkruar në media, dje është dëshmuar edhe me pamje filmike dhe imazhe. Dhuna e madhe e ushtuar nga policia maqedonase ndaj të burgosurve shqiptarë më nuk mund të fshihet.

Në fotot e publikuara vërehen qartë shenjat e dhunës që është ushtruar ndaj shqiptarëve, ata përveçse duken mjaft të dobësuar, në fytyrat dhe kokat e tyre kanë shenja të qarta të dhunës të shkaktuara nga mjetet e forta.

kumanovatortura2vkumanovatortura3vkumanovatortura4v

Sot fillon gjykimi i rastit të Kumanovës

Nga kjo  përleshje mes grupit të armatosur dhe forcave policore u vranë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 10 persona nga grupi i armatosur.

Në  bankën e të akuzuarve pritet të ulen 29 persona, shumica prej tyre nga Kosova, por edhe nga Maqedonia.

Prokuroria Publike pritet që të dëshmojë tezën se personat e akuzuar kanë planifikuar një seri sulmesh terroriste në territorin e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm.Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave, në Kumanovë.

Vjet 470 mijë maqedonas vizituan Bullgarinë, vetëm 25 mijë bullgarë vizituan Maqedoninë

Është diskutuar edhe për organizimin e një takimi të përbashkët mes ministrave të Ballkanit, me synim që të japin një produkt i cili do të jetë atraktiv për tërheqjen e turistëve

SHKUP – Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Bekim Neziri, pas takimit me ministren bullgare të Turizmit, Nikolina Angellkova, deklaroi se gjatë vitit 2015 rreth 470 mijë turistë maqedonas e kanë vizituar Bullgarinë, ndërsa vetëm 25 mijë turistë bullgarë e kanë vizituar Maqedoninë.

Ministri Neziri duke theksuar se gjatë tre viteve të fundit numri i turistëve që vizitojnë Republikën e Maqedonisë vazhdimisht është në rritje, paralajmëroi takime mes biznesmenëve dhe përfaqësuesve të komunave nga Maqedonia dhe Bullgaria, me qëllim për të krijuar partneritet dhe oferta turistike të cilët do të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

“Bashkërisht konstatuam se si të përmirësohet turizmi në Maqedoni, edhe pse nëse bëhet krahasim, tre vitet e kaluara në kontinuitet në Maqedoni ka ngritje të turistëve që vizitojnë shtetin tonë. Mirëpo, nëse bëhet një krahasim me vizitat e turistëve nga Maqedonia në Bullgari, ky numër është shumë më i vogël”, deklaroi Neziri.

Nga ana tjetër, ministrja e Turizmit të Bullgarisë, Nikolina Angellkova, njoftoi se do të formohen grupe punuese të cilët në afat prej 15 ditësh do të japin një plan aksional, i cili do të jep efekt pozitiv për rritjen e turizmit në të dy vendet.

“Në këtë takim biseduam për aktivitetet e ardhshme konkrete, që në një periudhë prej 15 ditësh do të formojmë grupe punuese, të cilët do të përcaktojnë disa afate dhe aktivitete konkrete, të cilat do të kontribuojnë që këto dy vende të Ballkanit të jenë destinacione atraktive turistike”, deklaroi Angellkova.

Në takim është diskutuar edhe për organizimin e një takimi të përbashkët, ku do të marrin pjesë ministrat e rajonit të Ballkanit, ai i Shqipërisë, Kosovës, Greqisë dhe Malit të Zi, me synim që të japin një produkt i cili do të jetë atraktiv për tërheqjen e turistëve nga e tërë bota në Ballkan.

Analistët: Maqedonia në prag falimenti

Borxhi publik i Maqedonisë, i cili në fund të vitit 2015 arriti në 4.2 miliardë euro, ose në 47 për qind të PBB-së, do të vazhdojë të rritet deri në vitin 2018, duke shkuar në “vijën e kuqe” të 50 përqindëshit.

Edhe pse, sipas qeverisë, situata nuk është shqetësuese, të tjerë indikatorë tregojnë se tashmë shteti ka mbetur “thatë”.

Në analizën e bërë nga analistë të ekonomisë në Telma TV theksohet se qeveria maqedonase për vetëm tre muaj e ka rritur borxhin publik në 283 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, që nga viti 2006 borxhi publik i Maqedonisë u rrit me 2.4 miliardë euro. Qeveria, sipas strukturës, e ka rritur borxhin e jashtëm në një nivel prej 2.8 miliardë eurosh, por që borxhi ndaj kreditorëve lokalë është në nivelin e 1.3 miliard eurove.

Në tremujorin e fundit të vitit 2015, shteti mori 270 milionë euro nga tregu i eurobondit.

Shifrat tregojnë se në tre muajt e fundit të vitit të kaluar borxhet ndaj qeverisë qendrore të ndërmarrjeve publike dhe komunave janë rritur me 217 milionë euro.

Sipas strategjisë fiskale, borxhi i ndërmarrjeve, institucioneve shtetërore, publike, dhe komunave do të vazhdojë të rritet dhe në vitin 2018, për të tejkaluar “vijën e kuqe” të 50 përqindëshit. Borxhi publik i Maqedonisë deri në 2018-ën do të arrijë në 5.6 miliardë euro, ose në 52.4 për qind të PBB-së, në bazë të dokumenteve dhe qeverisë maqedonase.

Për një votë… Pse nuk e votoi Kosovën në KE deputetja shqiptare Ermira Mehmeti?

Voal – Deputetja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti, ende nuk është prononcuar për mediat për mungesën e saj në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës, ku u votua rezoluta për Kosovën, së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia.

Amendamenti 10 për kalimin e disa kompetencave tek UNMIK-u që rikthen disa nga standardet e para pavarësisë, u rrëzua për vetëm një votë.

Në momentin e votimit mungoi zonja Mehmeti, ndërsa emri i saj u përmend disa herë në sallë nga drejtuesi i seancës së asamblesë në Strasburg, sepse kishte regjistruar emrin për fjalim.

Pas reagimeve të shumta, deputetja shqiptare nga Shkupi në profilin e saj në Facebook, ka postuar disa fotografi, për të dëshmuar angazhimin e saj pro Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në njërën nga fotografitë, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, falënderon atë për kontributin e dhënë për sa i përket amendamenteve te propozuara dhe te mbrojtura nga delegacioni i Shqipërisë dhe Suedisë.

Duke iu përgjigjur interesit të komentuesve në Facebook për mungesën e saj, deputetja shkruan se në momentin e votimit ishte rrugës për në Shkup.

“Rendi i ditës për debatin, për fat të keq, ndryshoi në mëngjes dhe unë e kisha fluturimin pasdite”, shkruan mes të tjerash zonja Mehmeti.

Por ky arsyetim nuk e ka bindur njërin nga komentuesit, i cili shkruan se fluturimet duhet të anulohen kur janë në pyetje interesat kombëtare./Top Channel/

Maqedoni, edhe opozita shqiptare mund të bojkotojë zgjedhjet

Opozita shqiptare në Maqedoni ka paralajmëruar se mund të braktisë zgjedhjet e parakohshme të parashikuara më 24 prill.

Sipas partive shqiptare në opozitë mospastrimi i listës zgjedhore, mos implementimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinos dëmton më së shumti shqiptarët. Ndaj shumë prej analistëve, ish-deputetëve dhe partive të reja opozitare shqiptare janë të mendimit që shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet nëse ato mbahen në këto rrethana më 24 prill.

Ish – deputeti Ruzhdi Matoshi, madje, kërkon protektorat të përkohshëm ndërkombëtarë që do ta çonte vendin drejt një reformimi të drejtë.

“Për shqiptarët e Maqedonisë e mirë do të ishte të bojkotohen zgjedhjet e propozuara tani vetëm nga ana e kësaj qeverie. Mendoj se duhet të ndërtohet një teren politik që ingranon faktorin ndërkombëtar ne Maqedoni në nivel të ndonjë protektorati të butë 5 vjeçar që ta lëvizë me shpejtësi vendin drejt integrimeve euroatlantike”, deklaroi për ‘Koha Ditore’ Ruzhdi Matoshi ish -deputet në Kuvendin e Maqedonisë.

Ish-deputeti tjetër, Abedin Zimberi është shprehur publikisht që zgjedhjet të bojkotohen. Ai thotë se Maqedonia po shkon drejt skenari të ngjashëm me atë në Siri, ndërsa Gruevskin e kahason me Bashar al Asadin.

Maqedoni – LSDM nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit

Siç deklarojnë nga kjo parti, ata nuk pranojnë të shkojnë në zgjedhje pa pastrimin e listës zgjedhore dhe pa rregullim të mediave

SHKUP – Në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) që u mbajt sonte është vendosur që partia më e madhe opozitare në vend të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 24 prillit, thuhet në njoftimin zyrtar e LSDM-së.

Siç deklarojnë nga kjo parti, ata nuk pranojnë të shkojnë në zgjedhje pa pastrimin e listës zgjedhore dhe pa rregullim të mediave.

“Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE nuk përmbushën marrëveshjes e Përzhinës. Në pajtim me marrëveshjen e Përzhinës rregullimi i mediave duhej të kryhej në fund të muajt gusht të vitit 2015. Në mënyrë shtesë zgjedhjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor qeveria në largim e frenonte plot 5 muaj që të mos pastrohet lista zgjedhore. LSDM në zgjedhje të tilla nuk do të marrë pjesë”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Maqedoni: Pastrimi i regjistrit zgjedhor deri më 24 prill – i pamundur

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni (KSHZ) vlerëson se nuk mund të bëhet pastrimi regjistrit zgjedhor deri në datën 24 prill, duke e rritur rrezikun që zgjedhjet e parakohëshme të mos mbahen në atë datë.

Zyrtarët e KSHZ-së citohet të kenë thënë pas një takimi me ndërmjetësin Peter Van Houtte, se teknikisht në këtë datë mund të mbahen zgjedhjet, por nuk mund të bëhet kontrolli i regjistrit zgjedhor deri atëherë.

Ndërkaq, ndërmjetësi evropian në bisedimet e grupeve të punës së katër partive kryesore për reformat që dalin nga marrëveshja e Përshinës, Peter Van Houtte u ka thënë mjeteve të informimit se takimi me pjesëarët e KSHZ ka kaluar në një atmosferë të tensionuar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup ka reaguar pas dështimit të bisedimeve ndërmet katër dretuesve të partive kryesore, lidhur me datën e zgjedhjeve dhe reformat e tjera.

Ambasada thekson se e mbështet, sikurse edhe Bashkimi Evropian, zbatimin e marrëveshjës së 2 qershorit dhe 15 korrikut dhe se është e përkushtuar për ta ndihmuar Maqedoninë në këtë drejtim.

Por ambasada amerikane shpreh keqardhje për mungesën e konsensusit ndërmjet katër drejtuesve politikë mbi çështjet e pazgjidhura, sidomos për datën e zgjedhjeve dhe çështjen e medias.

“Ne, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës, do të mbetemi në komunikim me partitë dhe institucionet në rrugëtimin e tyre përpara. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Maqedonia të ketë sukses , dhe mënyra për ta bërë këtë është përmes zgjedhjeve të besueshme. Kjo kërkon nga të katër partitë politike që të bëjnë zgjidhje të vështira”, nënvizon ambasada amerikane në Shkup”.

Nikolla Gruevski “pranon” humbjen, ka paraqitur dorëheqjen në mesnatë, zyrtarizohet të shtunën

Voal – Nikolla Gruevski, gjatë mesnatës, ka paraqitur dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat, sipas të cilave, Gruevski largohet nga posti pas rekomandimeve të SHBA dhe zëvendëspresidentit Joe Biden se duhet të respektohet Marrëveshja e Përzhinos.
Mësohet se Gruevski e ka firmosur me shumë nervozizëm dorëheqjen, ndërsa ajo do të publikohet ditën e shtunë.
Në vend të Gruevski pritet të emërohet një funksionar i lartë i VMRO DMPNE.
Nikola Gruevski ka qenë kryeministër i Maqedonisë për 10 vite./zhurnal

Ermira Mehmeti braktis BDI-në, ish bashkëpartiakët i quan hiena

Partia shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim humbi edhe një deputete.

Ermira Mehmeti përfundimisht vendos të heshtë aktivitetin e saj partiak e dëshpëruar nga politikat e partisë dhe lufta me oponentët e brendshëm të cilët i quan “hiena”.

Ermira Mehmeti është një nga anëtaret dhe funksionarët më të vjetër të BDI-së. Ajo për disa vite ishte zëdhënëse e partisë dhe femra e vetme shqiptare bartëse e listës edhe ata dy herë, në njësinë e parë dhe në njësinë e dytë zgjedhore. Kujtojmë se kohë më parë edhe gjenerali Gëzim Ostreni dhe deputeti Zulfi Adili dolën dhe themeluan parti të re “Uniteti”. Para tyre doli edhe ish deputeti dhe zëvendës ministri i mbrojtjes Arben Llabënishti. Të gjitha këto pakënaqësi lindën pas hyrjes në Qeverinë e vitit 2014.

Ja statusi i plotë i deputetes Ermira Mehmeti në Facebook:

Kisha deshire dhe qellim te sinqerte ta reformoj BDI. Isha e bindur se ka baze dhe do te gete gatishmeri per reflektim, ne menyre qe partia te behet me e forte, me e konsoliduar, me e fuqishme ne qeverisje.

Cdo tentim i imi hasi ne pengesa, kundershtime dhe goditje te uleta. Me sajuan afera, me prodhuan skenare, e nxisnin strukturen kunder meje. Mediat qe financohen nga BDI u vune ne sherbim te tyre duke bere fushate per te rrenuar kredibilitetin dhe integritetin tim.

Te kapur pas funksioneve sikur t’ua kishte bere nena, te perjetshmit e kuptuan si kercenim personal nevojen per reformim te partise. Cdo tentim per te shpjeguar se partia eshte organ kolektiv dhe nuk i takon askujt personalisht, ata e kuptonin si cenim ndaj privilegjeve personale. Prandaj mobilizuan te gjithe poltronet te cilet, per pak para ose ndonje beneficion te vogel, u vune ne mbrojtje te korrupsionit, vazalitetit dhe servilizmit. Na detyruan madje ta votojme edhe Toni Naunovskin, sepse sigurisht qe dikujt ia kane pasur per borxh.

Une sinqerisht mendoja se gjerat mund te ndryshojne dhe se brezi i ri mund t’i printe reformes. Paskam gabuar.

Duke filluar nga sot dhe deri ne perfundim te ketij mandati do te heshti. Poashtu ua bej me dije te gjitheve se me sot ngrij te gjitha aktivitetet e mia politike ne strukturat lokale apo ato udheheqese te partise.

Lufta me hienat politike eshte lufte e humbur paraprakisht. Por, per te gjithe keto hiena kam nje mesazh: koha ime ne BDI ndoshta asnjehere nuk do te vije, por ama jam shume e bindur se koha juaj po perfundon!

Shkup – protesta kundër ndotjes së ajrit, kërkohen masa konkrete deri më 15 janar

Protestuesit me moton “Dil për ajër” kërkojnë nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit

SHKUP – Nën organizimin e dhjetëra organizatave të ndryshme qytetare, mijëra qytetarë sot u tubuan para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë kundër situatës alarmante me ndotjen e ajrit në disa qytete të vendit..

Protestuesit me moton “Dil për ajër” kërkojnë nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit. Protestuesit thonë se nëse Qeveria nuk ndërmer masa deri më 15 janar, ata do t’i bllokojnë rrugët kryesore të qyteteve të ndotura.

Kryetar i Shoqatës Eco Guerilla, Arianit Xhaferi në fjalën e tij u ankua se siç tha ai, organet kompetente nuk ndërmarrin masat e duhura për parandalimin e ndotjes së ajrit. “Ne sonte nga Tetova iu përgjigjëm thirrjes së Shkupit dhe Manastirit të protestojmë kundër kësaj qeveri, e cila i lejon ndotësit të punojnë pa standarde ekologjike”, tha ai.

Programuesi i aplikacionit “Ajri im” të cilin e përdorin mbi 30 mijë qytetarë të Maqedonisë, Gorjan Jovanovski tha se aplikacioni në fjalë ka ngritur vetëdijen e qytetarëve.

“Rritja e ndotjes së ajrit fillon rreth orës 3 pasdite, ndërsa zvogëlohet në orët e mbrëmjes. Populli nuk e bën këtë prej dëshirës, por për arsye se nuk kanë mjete të mjaftueshme për ngrohje. Automjetet jokualitative dhe fabrikat sjellin ndotjen e jashtëzakonshme”, u shpreh Jovanovski.

Në periudhën e fundit në disa pjesë të Maqedonisë, veçanërisht në Shkup, Tetovë dhe në Manastir, prania e grimcave të dëmshme në ajër është shënuar shumë më e lartë nga niveli i lejuar, si rrjedhojë e së cilës pasuan edhe protestat masive të organizuara nga sektori civil.

Organizatorët apelojnë deri tek Qeveria të ndërmarrin disa masa të cilat sipas tyre do të reduktojnë ndotjen e ajrit. Në sektorin e transportit rekomandojnë të përgatitet plan për regjimin e trafikut, që do të aktivizohet në të njëjtin moment kur të kalohet kufiri i lejuar i materialeve ndotëse ose nëse ajo zgjat më shumë se 24 orë.

Njëjtë në sektorin e industrisë rekomandojnë ndalimin e përkohshëm të punës për industrinë (me leje A dhe B të integruara) dhe futjen e ndërprerjeve të përkohshme në ditët me ndotje të lartë, ndërsa në sektorin e ndërtimit rekomandojnë zbatimin e detyrueshëm të masave për mbrojtje nga emisionet e pluhurit për të gjitha objektet, të zbatohet inspektim i rregullt nga ana e inspektorëve dhe ndalim të përkohshëm të punëve ndërtimore të cilat emitojnë pluhur në territorin e qytetit.

Maqedoni: Ligji për gjuhën shqipe nuk zbatohet në institucionet shtetërore

Në bazë të Ligjit që rregullon çështjen e përdorimit të gjuhëve në Maqedoni, gjuha shqipe është e definuar si gjuhë zyrtare. Megjithëkëtë, qytetarët shqiptarë në Maqedoni thonë se gjatë komunikimit me institucionet shtetërore, ata nuk mund ta realizojnë këtë të drejtë.

Hazbi Veseli thotë se gjuhën maqedonas nuk e njeh mirë, megjithatë ai detyrohet t’u drejtohet institucioneve në gjuhën maqedonase, sepse kërkesa e tij në gjuhën shqipe nuk pranohet nga ana e administratës shtetërore.

Gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare, përdoret shumë pak, po flas për Shkupin, por kështu është në tërë Maqedoninë. Gjatë nxjerrjes së një dokumenti, kërkesa drejtuar institucioneve duhet të plotësohet në gjuhën maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe. Ligji këtë ta mundëson, por kur shkon ta dorëzosh atë kërkesë, administratorja, nëse është maqedonase në sportel, nuk e pranon, thotë shkruaje në gjuhën maqedonase. Tani sapo kërkova një vërtetim për djalin në gjykatë më thanë shkruaje kërkesën në gjuhën maqedonase”, thotë HazBi Veseli nga Shkupi.

Edhe Fatos Grubi thotë se gjuha shqipe në shumicën e rasteve nuk arrin të përdoret si gjuhë e dytë zyrtare, me përjashtime në raste shumë të rralla.

Ai thekson se edhe në ato raste ku përdoret gjuha shqipe nga ana e institucioneve, ka shumë gabime.

“Përfundimisht ka shumë gabime gjatë përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, jo rrallëherë mungon shkronja , kryesish ‘ë’, ose sintaksa nuk përdoret në mënyrë të drejtë, pra ka plot gabime”, pohon Fatos Grubi.

Arsim Sinani, profesor universitar, thekson se mungesa e vullnetit politik, pastaj kuadri i paaftësuar në nivelin e duhur, i cili është i përfshirë në institucionet shtetërore, janë arsyeja kryesore e moszbatimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni

“Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë, është çështje e mentalitetit të vjetër që unë do ta quaj mentalitet jugosllav. Është pengesë që maqedonasit e kanë në raport me shqiptarët duke menduar se nëse gjuha shqipe arrin të funksionojë vërtet si gjuhë zyrtare, atëherë maqedonasit do të humbin diçka nga identiteti i tyre kombëtar që mendoj se është shumë gabim”.

“Dhe, e dyta, është paaftësia e establishmentit politik, që duke qenë se janë zhytur në korrupsion, nuk janë në gjendje t’i zgjidhin problemet e shqiptarëve siç është përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, sepse ata kanë humbur legjitimitetin dhe në këtë mënyrë përfaqësojnë vetëm vetveten”, thekson Arsim Sinani, i cili së fundmi ka botuar dhe një libër kushtuar pikërisht sfidave, me të cilat ballafaqohet gjuha shqipe gjatë përdorimit zyrtar nga ana e qytetarëve të Maqedonisë.

Osman Kadriu, ekspert për çështje juridike thekson se Ligji aktual që rregullon çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, u krijon hapësirë që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë deputetët dhe në masë të caktuar dhe ministrat. Por, sipas Kadriut, i njëjti(ligj) është shumë kufizues në komunikimin e qytetarëve me institucionet shtetërore, edhe pse, siç nënvizon ai, në Kushtetutën e Maqedonisë kjo e drejtë u garantohet qytetarëve shqiptarë.

Kadriu sqaron se Ligji që rregullon përdorimin e gjuhëve ka shumë anomali. Si shembull ai merr sistemin gjyqësor, ku qytetarëve u mundësohet që komunikimin me këtë institucion, ta bëjnë në gjuhën shqipe, por nga ana tjetër e tërë proceduara për një lëndë të caktuar në bazë të ligjit, duhet të bëhet në gjuhën maqedonase.

“Në pushtetin gjyqësorë ku vlerësohet se përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është më i avancuar, përdorimi i shqipes nuk është i plotë, sepse e gjithë procedura gjyqësore zhvillohet në gjuhën maqedonase”.

“Shikoni se çfarë paradoksi kemi në praktikë, ku paraqitet pala shqiptare në gjykatë, kryetari i këshillit penal ose civil mund të jetë shqiptar edhe prokurori mund të jetë shqiptar, sidomos në qytetet siç janë Tetova dhe Gostivari, mirëpo të gjithë këta, në bazë të Ligjit tërë procedurën dhe komunikimin mes vete duhet ta zhvillojnë në gjuhën maqedonase. Pra, kjo është vetëm një nga anomalitë që Ligji për përdorimin e gjuhëve bart në vete”, shpjegon Kadriu.

Ndërkaq, përfaqësuesit politikë shqiptar në pushtet nga së fundmi kanë theksuar se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të rregullohet me një ligj të posaçëm, por pa sqaruar se pse një gjë të këtillë partia që përfaqëson nuk e ka iniciuar në Parlament.

Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve, për herë të parë u miratua në Parlament në vitin 2008, dhe brenda këtyre gjashtë viteve të fundit janë evidentuar një varg defektesh, të cilat pamundësojnë zbatimin e ligjit në fjalë në praktikë.

Tetovë: Populli jep një javë afat për mbylljen e kombinatit metalurgjik

Disa mijëra qytetarë në Tetovë, për të dytën ditë me radhë kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit në këtë qytet, duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të kombinatit të metalurgjisë “Jugohrom” që vlerësohet se është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të ndotjes së ajrit.

“Ajër të pastër për Tetovën”, “Duam vetëm ajër të pastër asgjë më shumë” dhe thirrje të tjera, ishin pjesë e pankartave që mbanin në duar qytetarët e Tetovës.

Kryetari i organizatës ekologjike “Eco Guerilas”, Arianit Xhaferi, i cili është edhe organizator i protestës kundër ndotjes së ajrit, ka theksuar se Tetova dhe tetovarët më nuk do të lejojnë ndotjen e ajrit që kryesisht vjen nga oxhaqet e fabrikës së “Jugohromit”.

Ai u ka dhënë dhënë afat autoriteteve të pushtetit që brenda një jave ta mbyllin këtë gjigant të metalurgjisë.

Autoritet qeveritare kanë hedhur poshtë pretendimet e qytetarëve nga Tetova, duke theksuar se ndotja e ajrit në radhë të parë ka ardhur nga trafiku dhe nga amvisëritë të cilët përdorin lëndë të ndryshme për ngrohje, e më pak nga industritë.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, ndërkohë kanë ngritur padi ndaj Jugohromit, por kjo padi akoma nuk është proceduar nga gjykata e Tetovës.

Gjykata e Shkupit miraton aktakuzën për rastin e Kumanovës

Kumanova pas 9 dhe 10 majit 2015

Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën e prokurorisë ndaj të akuzuarve në rastin e Kumanovës, ndërsa ka hedhur poshtë ankesën e palës mbrojtëse e cila kërkonte shfuqizim akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Kjo nënkupton se për incidentin e armatosur, më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë do të ketë proces gjyqësor.

“Këshilli për vlerësimin e aktakuzës, pas një analize të detajuar të materialeve të paraqitura në formë të shkruar në aktakuzë, të paraqitura në gjykatë, si dhe të materialeve të të akuzuarve dhe të mbrojtjes së tyre, si dhe duke marrë parasysh faktet në bazë të të cilave bazohet akti, ka miratuar aktakuzën, ndërsa ankesat i ka hedhur poshtë si të pa baza”, thuhet në njoftimin e Gjykatës themelore të Shkupit.

Sipas gjykatës, në seancën gjyqësore që pritet të nis pas formimit të këshillit gjykues, palët do të kenë mundësinë të paraqesin argumentet e tyre mbi akuzën e ngritur ndaj 29 personave.

Në incidentin e armatosur në Kumanovë janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Në rastin e Kumanovës është i përshirë një grup nga Kosova.

Ky rast ka qenë pjesë edhe e raportit të progresit të Komisionit Evropian, i cili ka kërkuar një hetim të ri ndërkombëtar.

Nikolla Gruevski para komisionit hetimor

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski u paraqit sot para komisionit hetues në Parlament për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me skandalin e përgjimeve. Seanca u zhvillua pa praninë e medias. Zoti Gruevski, para se të hynte në seancë, u tha gazetarëve se dëshironte të përgjigjej në një atmosferë të qetë, prandaj kishte kërkuar që seanca të jetë e mbyllur.

Ai tha se do t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve dhe interesimit të anëtarëve të komisionit, ndërkohë që akuzoi kryetarin e Komisionit, Petre Shilegov dhe Lidhjen Social Demokrate të opozitës të kishin bërë përpjekje për nxitjen e krizës në këtë komision, me që ai nuk arriti të paraqitej në ftesën e parë, para pak ditësh. Ligjvënësit opozitarë ishin shprehur atëherë se zoti Gruevski nuk do të vinte në seancë për të zvarritur, në këtë mënyrë, zbardhjen e çështjes dhe zbatimin e reformave të tjera.

Dhe, megjithëse Komisioni as kryeministri Nikolla Gruevski nuk kanë dhënë hollësi lidhur me rrjedhën e seancës së të hënës, zoti Gruevski tha se ajo regjistrohet dhe stenografet do të bëhen publike. Por, kryetari i komisionit hetues, Petre Shilegov e thotë të kundërtën, se bisedat e regjistruara në komision janë sekrete.

Sipas nenit 3 të Vendimit për themelimin e Komisionit hetues-anketues për përgjimet, dëshmitë janë publike, përveç nëse nuk vendoset ndryshe sipas Regullores së Parlamentit. Secili dëshmitar ose ekspert i ftuar për të dhënë deklaratë para Komisionit hetues ka të drejtë të kërkojë dhe t’i mundësohet seancë e mbyllur e Komisionit, thotë z. Shilegov.

Skandali i përgjimeve u publikua në fillim të vitit nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) e opozitës maqedonase. Në bisedat telefonike, për të cilat LSDM thotë se janë me mijëra, dëgjohen bartës funksionesh shtetërore, në mesin e tyre edhe vetë kryeministri Gruevski, ministra dhe drejues të tjerë politikë. Në bisedat telefonike të zotit Gruevski dhe disa ministrave të tij dhe funksionarëve të tjerë, bëhej fjalë për manipulime të ndryshme, zgjedhore, për biznese, në gjyqësor, media, etj.

Çështja thelloi krizën politike në vend dhe gjendja filloi të shtensionohej vetëm pas arritjes së marrëveshjes në qershor dhe korrik, me ndërmjetësimin e komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn dhe komunitetit ndërkombëtar. Por, jo të gjitha reformat që dalin nga kjo marrëveshje janë miratuar. Dhe kjo zvarritje, sipas vlerëimeve të analistëve në Shkup, mund të kenë ndikim negativ, eventualisht të shtyjnë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme, të planifikuar për më 24 prill të vitit ta ardhshëm.

37 intelektualë shqiptarë nga Maqedonia bashkohen kundër Asociacionit serb në Kosovë – ja emrat

Intelektualë, profesorë, politikanë , artistë , qytetarë tw angazhuar, shqiptarë të Maqedonisë kanë nënshkruar deklaratë-protestën lidhur me ngjarjet e fundit që po kalon Kosova dhe kundërshtimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit.

Letra
Ne të nënshkruarit,

Të shqetësuar dhe të indinjuar nga cënimi i integritetit të përfaqësimit demokratik dhe politik, të shqetësuar nga demonstrimi i dhunës ndaj opozitës demokratike në Kosovë, të alarmuar nga fushata për cenzurim të pakënaqësisë legjitime nga ana e përfaqësuesve të subjekteve opozitare në Kosovë; ne shprehim protestën tonë ndaj arrestimit të Albin Kurtit dhe përfaqësuesve legjitim të “Vetëvendosjes” dhe të partive të tjera opozitare në Republikën e Kosovës.

Njëkohësisht, nënvizojmë papajtueshmerinë tonë ndaj përpjekjeve për imponim të vendimeve anti-kushtetuese dhe anti-kombëtare, për imponimin autoritar të vendimeve për (kon)federalizim të Republikës së Kosovës nëpërmes themelimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe si entitet monoetnik dhe tjetërsimit të territorit të Republikës së Kosovës në marrëveshjen për Demarkacion të kufirit me Malin e zi. Me vëmendje të pandarë për peshën e këtyre vendimeve autoritare të cilat prekin thellë indin, shpirtin dhe mirëqenien afatgjate të kombit shqiptar kudo në rajon; shprehim kundërshtimin tonë ndaj veprimeve të tilla dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Albin Kurtit dhe të burgosurve të tjerë politik në Kosovë; duke iu bashkuar apelit të intelektualëve nga Shqipëria. Si gjest i solidarizimit kombëtar në mbrojtje të figurave me relevancë mbarëkombëtare dhe autoriteteve autentike të vlerave universale demokratike dhe progresive.

Fejzi Hajdari
Abdylmenaf Bexheti
Kim Mehmeti
Arsim Zekolli
Remzi Nesimi
Ziadin Sela
Vesel Mehmeti
Hysni Shaqiri
Salajdin Salihu
Bekim Qoku
Adelina Marku
Bardhyl Zaimi
Abdullah Mehmeti
Remzi Nesimi
Hysen Salihu
Shpëtim Pollozhani
Albina Hajdari
Agim Poshka
Selami Kolonja
Vlera Gjakova
Mendi Qyra
Ardian Demiri
Fatmir Dehari
Adem Karaga
Zeqirja Ibrahimi
Afrim Gashi
Fatri Saliu
Dr.Izeir Bilalli
Robert Nesimi
Ismet Shahini
Muhamed Zllatku
Skender O. Osmani
Arben Labënishti
Krenar Lloga
Habib Rushani
Sevdi Kaba
Nazmi Belica

Maqedonia nuk mund të ekzistojë me masa represive kundër popullit të pafajshëm shqiptar – Opinion nga Isuf B. Bajrami

 

Një politikë dritëshkurtër e qarqeve të Shkupit
 
Qëllimi kryesor i policisë politike maqedonase është t’i mposhtë këta luftëtarë të dijes, t’i frikësojë dhe në fund t’i detyrojë të heqin dorë nga ideja për të drejtat themelore demokratike, ku ka shqiptarë në territoret etnike shqiptare në Maqedoni
 Në shërbim të veprimeve destruktive të politikës antishqiptare u vunë ushtria dhe policia maqedonase, të cilat, nëpërmjet dhunës e terrorit, bastisjeve, rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve, kërkojnë të shuajnë aspiratën e shqiptarëve për të drejtat e tyre legjitime kombëtare. Kohët e fundit, përveç aksioneve represive ushtarako-policore, u thirrën nëpër polici në të ashtuquajturat “Biseda informative” një numër i madh shqiptarësh me profesione nga më të ndryshmet, nga të gjitha trevat etnike të shqiptarëve në Maqedoni. Nëpër stacionet policore këta intelektualë të shquar u stresuan, u vunë nën një terror psikik të pashembullt, u keqtrajtuan fizikisht, u kërcënuan dhe u mbajtën me orë të tëra.
 Hipokrizia e autoriteteve
 
Qëllimi kryesor i policisë politike maqedonase është t’i mposhtë këta luftëtarë të dijes, t’i frikësojë dhe në fund t’i detyrojë të heqin dorë nga ideja për të drejtat themelore demokratike ku ka shqiptar në territoret etnike shqiptare në Maqedoni. Këto veprime banditeske të autoriteteve dhe policisë politike maqedonase janë një shprehje e urrejtjes së thellë që ata ushqejnë ndaj popullsisë shqiptare, me veprimet e të tyre antihumane, antikulturore, gjë që është e pashembullt për çdo vend evropian. Këto veprime kryhen në një kohë kur udhëheqës të ndryshëm politikë, personalitete të larta maqedonase, flasin me të madhe për “barazinë”e popujve, për “respektimin”e të drejtave dhe të lirive të njeriut. E kjo është hipokrizia më e madhe e mashtrimi më i ulët që shfaqet aktualisht në Ballkan, sidomos në trojet ku banojnë kryesisht shqiptarët. E drejta e shkollimit është e garantuar për çdo popull kudo në botë është një e drejtë e patjetërsueshme, e shkruar jo vetëm në dokumentet ndërkombëtare, por edhe në Kushtetutat e vendeve demokratike. Nuk është parë dhe dëgjuar që në një vend evropian të ushtrohet dhuna e terrori, të përdoren armët dhe të derdhet gjaku ndaj një populli që lufton për të drejta kombëtare, arsimin në gjuhën amtare. Kjo ndodh vetëm në vendet me orientim sllavo-ortodoks: Serbi, Mal i Zi, Maqedoni, Greqi, në këto vende ballkanike që njihen për egërsinë dhe barbarinë e tyre.
 Indiferenca ndaj fateve të popujve
 
Ky atentat i Qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve është në të njëjtën kohë edhe një atentat ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat ndër të parat e njohën Republikën e Maqedonisë pas “shkëputjes” së saj nga ish-Jugosllavia titiste. Kjo politikë që ndiqet nga qarqet sunduese maqedonase është një politikë dritëshkurtër, pa asnjë të ardhme, një politikë që është në dëm edhe të vetë interesave të popujve maqedonas. Por, duhet ditur se ekzistenca e vet Maqedonisë si shtet rrezikohet tej mase, duke nëpërkëmbur një popull autokton, që ka gjuhën dhe zakonet e veta, kulturën dhe traditat e tij. Është e pamundur të nënshtrohet dhe të shtypet populli më i vjetër në Maqedoni, siç është populli shqiptar. Historia shumëshekullore e popullit shqiptar dëshmon për luftërat që ka bërë ai për të ruajtur identitetin e tij, për të mbrojtur trojet e tij nga pushtuesit e ndryshëm qysh në kohët më të hershme e gjer më sot. Shumë shtete evropiane me demokraci të zhvilluara, me potencial ekonomik e shkencor, me një kulturë të lashtë, kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme për emancipimin e mëtejshëm të shoqërisë, për sigurimin e barazisë së njerëzve përpara ligjit, për afirmimin dhe mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirisë së qytetarëve të saj. Kjo natyrisht nuk është arritur pa mund e përpjekje, pa luftëra dhe ndeshje sociale, pa kontradikta. E ne sot flasim për Evropën e qytetëruar dhe të emancipuar, për vende me demokraci të zhvilluar. Këto janë arritje të shënuara që ne i mbështesim dhe i përshëndesim, janë fitore që Evropa mundohet me fanatizëm t’i ruaj, zhvilloj e thelloj më tej. E, megjithatë ne e shohim qartë se si kjo Evropë “demokratike” dhe e civilizuar qëndron indiferente ndaj fateve të popujve të tjerë, ku shkelen këto të drejta, ku mungon barazia përpara ligjit, ku nëpërkëmben liria dhe pavarësia e individit, ku ushtrohet dhuna e terrori ndaj popullsisë së pafajshme. Shihet gjithnjë e më qartë hipokrizia e qarqeve sunduese evropiane ndaj fatit dhe të ardhmes së popujve të tjerë. Heshtin dhe bëhen të paditur për shpërnguljet nga Toplica e Sanxhaku, kur derdhet gjaku si lumi në fshatrat e Medvegjes, Bujanocit, Preshevës, Karadakut dhe Tetovës, kur vriten, ndiqen dhe torturohen me qindra e mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre, kur ushtrohet një etnocid e gjenocid i pashembullt-sistematikisht ndaj popullit shqiptar. Është hipokrizi akordimi i kredive dhe furnizimi me armë më moderne në një kohë kur derdhet gjaku i shqiptarëve si lumë në shtëpitë e tyre.
 
E drejta për arsimim në gjuhën amtare
 
Ndaj luftës disavjeçare në qendër të Ballkanit, ku janë shfarosur me dhjetëra e mijëra njerëz, ata kanë mbajtur qëndrim indiferent, për të mos thënë se e kanë nxitur atë për të nxjerrë përfitimet e veta. Shqiptarët vetëm në qoftë se me luftën e tyre të drejtë dhe çlirimtare do të dinë jo vetëm të rezistojnë, por edhe të dalin fitimtarë, atëherë Evropa e “qytetëruar”, e gjendur përpara një fakti të kryer, do të mbante një qëndrim tjetër dhe hipokrizia e saj do të dilte sheshit, kurse propaganda do të flasë me një gjuhë tjetër, se “ne evropianët gjithnjë kemi qenë në mbrojtje të pafajshmëve, në mbrojtje të lirisë dhe të pavarësisë së popujve”. Ç’bëri Evropa kur ndaj shqiptarëve të pambrojtur u qëllua me armë. Me qëndrimin e tyre mospërfillës ata i nxitën qarqet sunduese serbo-maqedonase që të vazhdojnë edhe më tej dhunën e egër ushtarako-policore, duke shtypur çdo ëndërr të shqiptarëve për të drejtën e tyre legjitime kombëtare për arsimin në gjuhën amtare.
 Pa dhunë dhe diskriminim
 Është koha që shqiptarët t’i kuptojnë miqtë dhe armiqtë e tyre, çiltërsinë dhe hipokrizinë, fjalët nga veprat. Qeveritarët maqedonas me të gjitha mënyrat përpiqen t’i ndalojnë shqiptarët të organizohen, të shkollohen, sepse nuk duan që ata të jenë të barabartë me ta. Kjo është arsyeja përse ata u hodhën me tërbim për të ndaluar themelimin e Universitetit të Tetovës, për të ndalur rininë shqiptare të marrë arsimin e lartë. Gjakderdhja, terrori i egër ushtruar ndaj nismëtarëve për themelimin e Universitetit të Tetovës dhe ndaj studentëve të parë në këtë tempull të dijes dhe kulturës, na kujtojnë pa dashur kohën e mesjetës kur shkencëtarët digjeshin të gjallë, ngaqë shkenca e tyre u hapte sytë njerëzve të pashkolluar, na kujtojnë Xhordano Brunon që u dogj i gjallë në sheshin e Romës për arsye të zbulimeve të tij të mëdha shkencore për planetin e Tokës. Sikurse politika e pushtetmbajtësve serbo-maqedonas t’i përmbahej porosive dhe mësimeve të Goce Delçevit; “Kombet të bëjnë gara kulturore dhe jo gara të dhunës dhe të intrigave”,sikurse pushtetarët maqedonas t’i ktheheshin politikës reale dhe miqësore ndaj popullit shqiptar në Maqedoni, dhe në mënyrë demokratike të pranonte t’u njohë shtetasve shqiptar barazinë sociale, politike, nacionale, qytetare dhe shtetërore, kjo do të ishte ajo politikë që do të nxirrte nga pellgu i pafund këtë vend ballkanik. Kjo do të shërbente si një faktor i rëndësishëm për ekzistencën e Maqedonisë. Me barazi të plotë në çdo fushë, pa dhunë dhe diskriminim midis të gjitha nacionaliteteve që bashkëjetojnë sot në Maqedoni.
 
Shqiptarët duan të trajtohen si qytetarë të barabartë me maqedonasit
 
Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta nuk kërkojnë gjë më tepër, ata duan të trajtohen si qytetarë të barabartë me maqedonasit. Në qoftë se kjo politikë diskriminuese do të vazhdojë edhe në të ardhmen, atëherë shqiptarët do të kërkojnë t’i jepnin fund kësaj gjendjeje jonormale dhe do të kërkonin të ndaheshin nga Maqedonia. Pa asnjë hezitim e diskutim, kjo do të sillte shpërbërjen dhe zhdukjen nga harta evropiane të kombit maqedonas. Do të ishte mirë që qeveritarët maqedonas të nxirrnin përfundime pozitive nga qëndrimi realist i qeverisë shqiptare që ishte i vetmi shtet dhe komb fqinj i maqedonasve që e njohu ekzistencën e kombit dhe të shtetit maqedonas. Në barazinë e plotë midis popujve qëndron edhe formula e stabilitetit të brendshëm të Maqedonisë. Në qoftë se nuk kuptohet realisht kjo gjë, atëherë pasojat do të jenë më të mëdha me përmasa katastrofike.

Rasti i Kumanovës mund të përfundojë në Prokurorinë Speciale

Avokatët e 29 të akuzuarve për rastin e Kumanovës, kërkesën që ky rast t’i kalohet kompetencave të Prokurorisë speciale, e arsyetojnë me politizimin e skajshëm të sistemit gjyqësor në Maqedoni.

Në rastin e Kumanovës është i përshirë një grup nga Kosova, i cili gjatë 9 dhe 10 majit të këtij viti, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, u përlesh me forcat e policisë së Maqedonisë. Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur.

Naser Raufi, i cili është një nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve për rastin e Kumanovës, thotë se Prokuroria para Këshillit Gjyqësor nuk ka paraqitur kurfarë dëshmie konkrete se të akuzuarit për rastin e Kumanovës kanë planifikuar zhvillimin e akteve terroriste në Maqedoni.

“Insistojmë që rastin e Kumanovës ta marrë përsipër Prokuroria speciale pasi që jam i bindur, dhe të gjitha provat tona çojnë në atë drejtim, se janë shërbimet sekrete të Maqedonisë të involvuara drejtpërdrejtë në këtë rast”.

“Mandej kryeshefi i Prokurorisë së krimit të organizuar, nga bisedat e përgjuara, doli në pah se merr urdhëra të drejtpërdrejtë nga strukturat udhëheqëse në pushtet, andaj nuk kam aspak besim”.

“E theksoj, meqë një pjesë e padisë bazohet në dëshmitë e telefonatave të përgjuara, të marra nën masa të veçanta të hetimit”, thekson Raufi.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale, e pyetur nga Radio Evropa e Lirë lidhur me qëndrimin e këtij institucioni për kërkesën e palës mbrojtëse që ky rast të kalojë nën kompetencat e këtij institucioni, thotë se akoma nuk ka arritur kërkesa.

“Sot është ditë feste, kështu që, saktësisht, nëse ka arritur kërkesa formale nga mbrojtja, do të mund t’ju përgjigjemi gjatë kësaj jave. Sidoqoftë, nëse deri te ne vjen informatë se një lëndë e caktuar mund të jetë në kompetencën tonë dhe se për të ekzistojnë dëshmi, gjithsesi se lënda do të kërkohet për shqyrtim, ndërkaq nga rrethanat konkrete të çdo lënde do të varet nëse mbi lëndën do të vendoset kompetencë materiale e kësaj prokurorie publike”.

“Në situata kur nuk kemi as kërkesë dhe nuk është kërkuar as lënda, nuk mund të paragjykojmë nëse mbi këtë lëndë do të vendoset kompetencë”, theksohet në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë speciale të Maqedonisë.

Prokuroria speciale në Maqedoni është themeluar si rrjedhojë e marrëveshjes politike për ta nxjerrë vendin nga kriza, nën kompetencat e së cilës është hetimi i veprimeve të strukturave të caktuara të pushtetit, të cilat dolën në pah nga bisedat e përgjuara që i ka bërë publike opozita maqedonase.

Ndërkohë, ekspertët juridikë theksojnë se vetëm Prokuroria speciale mund të paraqet garancë se “mund të ketë një proces të drejtë gjyqësor jashtë influencës së politikës dhe njëkohësisht të zbardhet e vërteta mbi zhvillimet në Kumanovë”.

“Ky rast në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me rastet e tjera. Rasti i vrasjes së pjesëtarëve të UÇK-së nga Kosova në Kumanovë, në asnjë mënyrë nuk mund të trajtohet si një përplasje mes terroristëve të ardhur nga Kosova dhe forcave maqedonase të policisë”.

“Përkundrazi, ky konflikt është i përgatitur me shumë kujdes dhe profesionalizëm gjoja për anti-terorrizëm, ku do të theksoja se kemi të bëjmë dhe me dyshime për elemente kriminogjene të ndonjë nga pjesëmarrësit në këtë përplasje. Duke përfshirë këtu dhe tradhtinë mes grupit të armatosur.”

“Nga kjo që është prezantuar si dëshmi, thellë jam i bindur se qëllimi kryesor ka qenë demonstrimi i forcës nga ana e policisë maqedonase, me qëllim të destabilizimit të Republikës së Maqedonisë, me qëllim të shkaktimit të një konflikti ndëretnik për të anashkaluar aferën e përgjimeve nga vëmendja e opinionit publik”, thekson Mersim Pollozhani, ish gjykatës në Maqedoni.

Ndryshe, të hënën e ardhshme do të vazhdojë seanca për rastin e Kumanovës me ç’rast Keshilli Gjyqëor do të vendos se a do të pranohet ose jo akuza e prokurorisë për t’u proceduar rasti i Kumanovës në seancë gjyqësore.

Të 29 të akuzuarit për sulmin ndaj stacionit policor në Gushincë dhe ngjarjet në Lagjen e Trimave të Kumanovës u deklaruan të pafajshëm.

Në seancën për vlerësimin e aktakuzës ata u shprehën se nuk e pranojnë akuzën për të cilën ngarkohen, terrorizëm dhe organizim i sulmit terrorist.

Maqedoni, gjendet i vdekur ish shefi i spiunazhit ushtarak

Periudhës së fundit ishte i angazhuar si major në kazermën e Kumanovës

SHKUP – Ish-shefi i inteligjencës ushtarake, Goran Sofeski, është gjetur i vdekur në rrethana misterioze. Trupi i pajetë i Sofeskit u gjet rreth 5 kilometra nga Kërçova në terren malor.

Një natë me parë, nga familjarët ishte denoncuar në polici si i humbur, ndërsa mëngjesin e sotëm u gjet pa shenja jete. Nga Sektori për punë të brendshme Kërçovë thonë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokurori Publik ka nisur hetimet.

Në bazë të informacioneve të deritanishme, ende nuk dihet motivi dhe arsyeja e vdekjes së Sofeskit.
Goran Sofeski, pas mbarimit të mandatit shefi i inteligjencës ushtarake, ka qenë edhe truproje e ministres për punë dhe politikë sociale Frosina Remenski, e posaçërisht gjatë kohës së protestave të opozitës para qeverisë.

Sofeski njihet si zbuluesi i aferave të mëdha kriminale brenda ARM-së si ajo e trafikimit të armëve kohë më parë, për të cilën edhe u dënua dhe u shkarkua nga posti. Periudhës së fundit ishte i angazhuar si major në kazermën e Kumanovës.

Laurence Auer: Sulmi terrorist në Francë nuk ka të bëjë me krizën e refugjatëve

SHKUP – Ambasadorja franceze në Maqedoni, Laurence Auer, pas marshit solidarizues në mbështetje të Francës dhe për kufij të hapur për refugjatët, theksoi se pas sulmeve terroriste i gjithë vendi i saj është tronditur, pasi, siç tha ajo, as që e kanë imagjinuar që pas 11 janarit do të përballen me skena të tilla të tmerrshme.

“Presidenti francez vendosi të shpallë tre ditë zie me një minutë heshje, që do të respektohet gjithkund në Francë, por edhe kudo në botë ku Franca është e pranishme”, u shpreh Auer.

Ajo duke theksuar se të gjitha ngjarjet në vend janë anuluar, për arsye të masave të sigurisë, që ka ndërmarrë presidenti francez, François Hollande, shtoi se në të gjithë vendet e botës organizohet Këshille të Sigurisë, që të parandalojnë sulme të këtilla.

“Në shtatë vende të ndryshme u realizuan sulme në Francë, ishte një sulm i tmerrshëm terrorist, siç cilësohet nga autoritetet franceze, ishte një akt i vërtetë lufte, për të cilën përgjegjësi kërkohet nga ISIS”, deklaroi Auer.

Në pyetjen e gazetarëve nëse sulmi terrorist ka ndonjë lidhje me krizën e refugjatëve apo me persona të ardhur nga Siria, ambasadorja Auer u shpreh se sulmi nuk ka të bëjë me krizën e refugjatëve.

“Pranë një sulmuesi të vrarë është gjetur një pasaportë siriane, mirëpo është tepër herët të themi se ka lidhje me krizën e refugjtëve. Por, natyrisht kur ekzistojnë pretendime për DAESH-in, patjetër duhet të merret parasysh lidhje e ndodhive të fundit mes Lindjes së Mesme dhe asaj që ndodhi mbrëmë”, theksoi Auer.

Ambasadorja franceze në fund të fjalës së saj bëri të ditur se kufijtë e Francës nuk janë të mbyllura plotësisht, ndërsa ditëve në vijim do të realizohet edhe Samiti për ndryshimet klimatike, që duhet të mbahet në Paris të Francës.

Ndërkohë në lidhje me sulmet terroriste në Paris ka reaguar edhe ambasadori francez në Shqipëri, Bernard Fitoussi, ku nëpërmjet një deklaratae ka theksuar se Franca është në zi.

Sipas shifrave zyrtare, në sulmet terroriste natën e kaluar u vranvë 128 persona, ndërsa 250 të tjerë u plagosën, prej të cilëve rreth njëqind janë në rrezik jete. Sulmet janë kryer në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë së cilës u vranë tetë terroristë. Autoritet franceze theksojnë se numri i të viktimave mund të rritet. aa

Hapet solemnisht Hamami i Tetovës i restauruar

TETOVË – U bë hapja solemne e hamamit të Tetovës, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) sipas proektit të pregatitur prej Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë.

Në hapjen solemne morrën pjesë ministrja e Kulturës së Maqedonisë Elizabeta Kançevska Milevska, zëvendëskryetari TIKA-s Ali Maskan, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë, Behixhudin Shehabi, ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Sölendil, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe kompanive në Maqedoni, politikanë, akademikë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe të tjerë.

Hapja solemne përbëhej prej dy pjesëve, në pjesën e parë u mbajtën fjalimet, ndërsa në pjesën e dytë u shfaq ekspozita “Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore në Maqedoni dhe kontributi i TIKA-s”.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në fjalimin e saj theksoi se Tetova është një qytet me shumë vlera të vjetra kulturore dhe se angazhimi i tyre do të mbetet gjithmonë në drejtim të politikave të balancuara. Arifi e cila theksoi se investim në kulturë është një vlerë e veçantë tha se, “Dua ti faleminderoj posaçërisht miqët të TIKA-s të cilët kanë vërjetur këtë moment të rëndësishëm të kulturës dhe historisë sonë të përbashkët dhe në këtë drejtim më tepër kanë bërë që të ketë një afërsi dhe memorie të përbashkët të kaluarës sonë”.

Zëvendëskryetari i TIKA-s, Ali Maskan në fjalimin e tij theksoi se kanë bërë aktivitete në fusha të ndryshme në Maqedoni me të cilën kanë një lidhje miqësie me histori 600 vjeçare. Ai theksoi se aktivitet kulturore u kanë dhuruar knaqësi më të madhe.

Maskan theksoi më tej se kanë bërë shumë punë me kontributin e ministrisë së Kulturës së Maqedonisë dhe se renovimi i Çifte Hamamit në Tetovë është një ndër ato punë. “Këto vepra nuk duhet parë si një grumbull gurësh sepse këto vepra kanë jetë. Këto monumente pesë shekullore po të kishin gojë për të folur do të kishin treguar shumë në lidhje me atë që kanë përjetuar”, theksoi Maskan. Ai në fund të fjalimit dëshiroj që restaurimi i këti objekti të sjellë të mira në vend.

Ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kançevska Milevska, nga ana e saj tha se janë të kënaqur sepse ky projekt është pjesë e një projekti të qeverisë së Maqedonisë. Kançevska Milevska theksoi se me restaurimin e këtij monumenti të shekullit të 16-të, të njëjtit i është kthyer shkëlqimi i mëparshëm. Milevska duke shprehur kënaqësinë e saj në lidhje me përfundimin e këtij proektit theksoi se, “Proekti i restaurimit të Çifte Hamamit të Tetovës, është një ndër shumë projektet të cilat e paraqesin miqësinë mes Turqisë dhe Maqedonisë”.

Çifte Hamami i qytetit të Tetovës është ndërtuar në shekullin e 16 përballë xhamisë së Larme. Ky hamam është një ndër monumentet më interesante të arkitekturës së kohës Osmane në vend. Hamami aktualisht përdoret si galeri arti dhe sallë ekspozite nga ana e ministrisë së Kulturës së Maqedonisë. aa

Uran Tuda: Mediat proqeveritare kanë monopolin, moszbardhja e Kumanovës e vë në pikëpyetje bashkëjetesën në Maqedoni

Mediat në Maqedoni po ndeshen më vështirësi dhe sfida të mëdha, thotë analisti Uran Tuda. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Tuda, i cili është pronar i stacionit televiziv TV Art Kanal, thekson se ligji i vitit 2013 për mediat në Maqedoni ka krijuar kushtet për monopol. Zoti Tuda gjithashtu thotë se autoritetet duhet të bëjnë më shumë për të zbardhur rrethanat e incidentit të dhunshëm të këtij viti në Kumanovë.

Në raportin e saj të fundit mbi lirinë e medias në botë, organizata Freedom House e klasifikon shtypin në Maqedoni si pjesërisht të lirë. Në raport thuhet se zbatimi i rregullave për mediat është i dobët dhe procesi i linçensimit është objekt i ndikimeve politike dhe ekonomike. Një nga arsyet e rënies së nivelit të lirisë së medias në Maqedoni janë edhe frikësimet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Maqedonia ka një numër të madh  gazetash dhe stacione televizive private por mediat pro-qeveritare, përfshrië televizionin shtetëror të Maqedonisë, vazhdojnë të kenë një rol dominues në treg.  Analisti dhe pronari i stacionit televiziv TV Art Kanal, Uran Tuda, thotë se mediat e vogla të pavarura ndeshen me vështirësi dhe sfida të shumta:

“Ka sfida të shumta, ne jemi një nga stacionet më të vjetra private në Maqedoni që nga viti 1993. Një ndër vështirësitë më të mëdha ishin ato të vitit 2013, kur ndodhi dixhitalizimi dhe u krijuan monopole në këtë fushë. Është vetëm një operator që transmeton dhe unë mendoj se ndodhi një degradim sa i përket aspektit të informimit publik. Kjo ka krijuar edhe vështirësi financare për mediat private”.

Zoti Tuda është dakord me vlerësimin e organizatës Freedom House se media në Maqedoni ka shënuar rënie në vitet e fundit. Ai thotë se ligji për median i miratuar nga parlamenti maqedonas në vitin 2013 ka vështirësuar funksionimin e organizatave më të vogla të medias:

“Mund të them se me këtë ligj nuk u bë ndonjë përparim i mediave por përkundrazi ndodhi një degradim. Mediat në Maqedoni po vendnumrojnë në krahasim me vendet në Ballkan që na rrethojnë. Tregu mediatik është ndarë, partitë në pushtet kanë krijuar disa mekanizma të kontrollit. Në rast se kjo nuk ndryshon, Maqedonia nuk ka të ardhme mediatike dhe një të ardhme më të ndritur për qytetarët e vet”.

Megjithëse kanë kaluar gjashtë muaj nga ngjarjet e dhunshme në Kumanovë ku u vranë 24 njerëz dhe u dogjën mbi 100 shtëpi, ende nuk janë zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit të armatosur atje. Për shumë analistë kjo mund të ketë qënë një ngjarje e organizuar nga qeveria për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike në vend. Zoti Tuda thotë se mungesa e transparencës mbi këtë ngjarje dhe moszbardhja e plotë e rrethanave të incidentit të dhunshëm në Kumanovë, kanë patur një ndikim negativ. Ai thotë se vrasjet dhe shkatërrimi i pronës në Kumanovë kanë dëmtuar bashkëjetesën mes komuniteteve:

“Një ndër efektet negative mund të jetë largimi i bashkëjetesës. Ka një mungesë të transparencës mbi ngjarjet në Kumanove që pritet të zbardhen. Akoma ka një vakuum i cili duhet të zbardhet dhe ka të bëjë me shumë çështje të tjera në Maqedoni”.

Zoti Tuda thotë se duhet të ketë një transparencë më të madhe mbi proceset politike në Maqedoni për të krijuar kushtet për një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendit.

Shkup, përgatitjet e fundit që të vihet në punë treni i parë elektrik

Rinovimi i sistemit hekurudhor nis me trenin e ri elektrik, i pari i këtij lloji në Maqedoni, ndërkohë që priten edhe katër trena tjerë të cilët punojnë me naftë

SHKUP – Disa kohë më parë Maqedonia u furnizua me trenin e parë elektrik i cili së shpejti pritet të vihet në funksion, ku qytetarët  mund të presin udhëtim më cilësor dhe më komod.

Deri atëherë treni do të qëndrojë i parkuar në Shkup, ndërkohë ndërmarrja publike, Hekurudhat e Maqedonisë,-Transport, po bënë rregullimin e brendshëm të stacionit kryesor hekurudhor dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse që të finalizohet me vënien në funksion të trenit të ri kinez.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj ndërmarrjeje, Nikola Kostov, duke folur për Anadolu Agency tha se treni i ri është në fazë të testimit para se të vihet në përdorim dhe sqaroi së përgatitjet po rrjedhin mirë. Udhëtarët do të jenë të kënaqur, tha ai.

“Treni i parë kinez ka arritur dhe për momentin në qendrën e trajnimit po bëhen përgatitjet nga ana e partnerëve tanë kinez. Besoj se në 15 ditët në vijim do të mund të bëjmë promovimin që pastaj treni të mund të shfrytëzohet nga udhëtarët” tha Kostov.

“Çmimi është i njëjtë. Dëshirojmë të tërheqim qytetarët e Republikës së Maqedonisë të shfrytëzojnë trenin“ tha më tej drejtori Kostov, për të sqaruar se ky është treni i parë elektrik, dhe se në gjashtë muajt e ardhshëm pritet ardhja e katër trenave të tjerë të cilët punojnë me naftë.

Zëdhënësi i ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastrukturë”, Nevzat Mamuti, qetëson skeptikët të cilët thonë se infrastruktura e vjetërsuar nuk do të mund të përballojë trenat me shpejtësi të madhe. Për AA tha se shinat të cilat i ka rrjeti hekurudhor  mund të përballojnë shpejtësinë të cilën e adaptojnë këto trena.

“Hekurudhat e Maqedonisë, infrastruktura, mund të përballojnë shpejtësinë deri në 120 kiloemtra në orë që do të thotë se trenat e rinj do të adaptojnë shpejtësinë sipas infrastrukturës momentale, që  shpejtësia maksimale të jetë 120 kilometra në orë” tha ai.

Treni i ri modern ka kapacitet për 300 udhëtarë dhe do të qarkullojë në relacionin Tabanocë-Gjevgjeli, konkretisht prej kufirit jugor te ai verior i Maqedonisë.

Ndërkohë, sistemi hekurudhor në Maqedoni është i vjetër 143 vite, i ndërtuar gjatë Perandorisë Osmane me ndërtimin e linjës hekurudhore Selanik-Mitrovicë, ndërsa treni i parë që ka arritur në Shkup ka qenë ai nga Selaniku më 9 gusht 1893. aa

Policia kërkon dhunuesit në Kriva Pallankë, reagon Bashkësia Islame e Maqedonisë

Myftiu i Kumanovës, Abedin Imeri, me disa bashkëpunëtorë të tij sot ka vizituar besimtarët myslimanë në Kriva Pallankë

SHKUP – Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë doli me një reagim lidhur me zhvillimet e fundit në Kriva Pallankë në të cilin thuhet se janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorëve të cilët mbrëmë demoluan një shtëpi private e cila shfrytëzohej si faltore nga besimtarët myslimanë.

“Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike po ndërmarrin masa intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjes së autorëve të cilët mbrëmë demoluan shtëpinë private (e cila shfrytëzohej si faltore e besimtarëve myslimanë) në këtë qytet ku dje mbi një mijë qytetarë mbajtën protestë kundër ndërtimit të një xhamie”, thuhet sot në njoftimin e policisë së Kumanovës.

“Të njëjtën ditë rreth orës 18:30 në momentin kur objekti ka qenë i zbrazët, autorë të panjohur kanë dëmtuar të njëjtin. Ekipi hetimor nga stacioni policor doli në vendngjarje dhe me autorizim të Prokurorit publik zhvilloi hetime dhe konstatoi dëmtimin e tetë xhamave dhe inventarit të shtëpisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.

Ndërkohë myftiu i Kumanovës, Abedin Imeri me disa bashkëpunëtorë të tij sot vizitoi besimtarët muslimanë në Kriva Pallankë. Në një deklaratë për Anadolu Agency ai tha se faltorja myslimane është e liçencuar nga Bashkësia Islame e Maqedonisë (BFI), ndërsa tha se komuniteti musliman atje ndjehet i shqetësuar dhe i frikësuar për sigurinë e vet.

Myftiu Imeri akuzoi kryetarin e Kriva Pallankës si nxitës të kësaj dhune.

“Ai dha një deklaratë nxitëse ditë më parë e cila shtyri njerëzit të ushtrojnë dhunë. Ai tha se gjatë kohës sa do të jetë kryetar i Kriva Pallankës nuk mund të ndërtohet xhami atje”, deklaroi myftiu i Kumanovës, Abedin Imeri.

Përndryshe, Kriva Pallanka është një qytezë me rreth 15 mijë banorë, ku shumica absolute i përket besimit ortodoks. Në këtë qytezë jetojnë rreth 600 pjesëtarë të komunitetit romë. aa

Gruevski kërcënon shqiptarët – do ta pësoni si në Kumanovë

Kryeministri Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se kushdo që përpiqet ta destabilizojë Maqedoninë do të përballet me kundërpërgjigje si ai në Kumanovë.

I pyetur nëse vendi rrezikohet nga incidente të armatosura si ai i 9 majit, kreu i qeverisë së Shkupit tha se nëse përsëritet ndonjë incident i armatosur si ai në “Lagjen e Trimave”, qeveria do të angazhojë gjithë potencialin policor për t’i asgjësuar grupet e armatosura.

“Ngjarjet e Kumanovës qeveria i zgjidhi me sukses dhe efikasitet të madh. Në qoftë se në të ardhmen do të ketë situata të tilla, qeveria do t’i zgjidhë shpejt dhe në mënyrë efikase”, deklaroi Gruevski.

Gjatë përballjes së policisë maqedonase me “grupin e armatosur” në Kumanovë u vranë tetë forca të njësisë speciale dhe dhjetë pjesëtarë të grupit nga Kosova.

SHBA përshëndesin arritjen e marrëveshjes në Maqedoni (video)

Voal -Drejtuesit e katër partive më të mëdha në Maqedoni vendosën t’i hapin rrugën reformave që dalin nga marrëveshja e 2 qershorit, duke rënë dakord mbi emrat e propozuar nga opozita maqedonase, të cilët do të jenë në krye të dy ministrive në qeverinë e pritshme teknike. Bisedimet e gjata dhe të vështira, të ndërmjetësuara nga eksperti belg Peter Van Hautte, cuan në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis pushtetit dhe opozitës maqedonase që kishin të bënin me anëtarët e kësaj të fundit në qeverinë e përkohshme, por dhe me projekt-ligjin mbi ato që në opinionin publik njihen si ‘bomba’, e që janë përgjimet e bisedave telefonike, si dhe atë për mbrojtjen e kallëzuesve ose denoncuesve për raste të paligjshme që do të hetohen nga prokuroria speciale.Marrëveshja, përkatisisht vendimet e saj politike në formë projekt-ligjesh, pritet të diskutohen në Parlament, sipas të gjitha gjasave të hënën që vjen, dhe të miratohen.

Për ministër të ri të Punëve të Brendshme është propozuar Oliver Spasovski, aktualisht Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), ndërsa nënkryetarja e kësaj partie opozitare, Frosina Remenski për ministre të Punës dhe çështjeve sociale. LSDM do të ketë edhe tre zëvendës-ministra: për Financa, Administratë publike dhe Bujqësi.

Drejtuesit politikë që morën pjesë në bisedimet që zgjatën nga mbrëmja e së enjtes deri pas mesnate, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti u shprehën të kënaqur me atë që kishin arritur. Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, tha se “opozita me kuadrot e saj të lartë, do të duhet të marrë përgjegjësinë për institucionet të cilat do t’i drejtojë dhe të mos fshihet, siç tha, pas atyre që i quan ekspertë e që janë anëtarë anonimë të LSDM-së”. Z. Gruevski theksoi rëndësinë e datës së zgjedhjeve, 24 prill, që nuk do të zhvendoset edhe përkundër përpjekjeve, sipas tij, të opozitës për shtyrjen e saj.

Ndërkaq, Zoran Zaev i LSDM-së e quajti këtë një fitore për të ardhmen e Maqedonisë. Ai tha se pret që “Gruevski në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës (marëveshja e 2 qershorit dhe aneksi i 15 korrikut) të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, brenda një afati të përshtatshëm”.

Drejtuesi i partisë shqiptare Bashkimi Demokrarik për Integrim, Ali Ahmeti tha se me dhënien fund ngërçit politik, Maqedoni po u kthehet integrimeve euro-atlantike. BDI-ja, përmes një komunikate që ka lëshuar mëngjesin e së premtes, nënvizon se  “pozitat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv mbetën të paprekura, ndërsa do të ketë ndryshime, kontroll dhe ndarje të ndërsjellë të pushtetit vetëm midis VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, për arsye të përplasjeve dhe mosbesimit në mes të dy partive maqedonase që edhe sollën deri te kriza e thellë politike në vend.”

Në takim, ndërkohë, nuk ishte  pranishëm kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, por drejtuesi i grupit parlamentar të partisë, Imer Aliu, i cili tha se “PDSH-ja as nuk është dhe as nuk do të bëhet pjesë e një qeverie të tillë”.

Sipas marrëveshjes më të re, ministrat dhe zëvendës-ministrat e dy partive rivale maqedonase do të kenë të drejtën e vetos dhe në rast të mosmarrëveshjeve mbi çështje që do të kenë të bëjnë me zgjedhjet e pritshme, do të jetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që do të marrë vendimin e fundit.

Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov e ka përshëndetur marrëveshjen, duke theksuar në një komunikatë, se rezultati i takimit paraqet një dëshmi se dialogu është mënyra e vetme me anë të të cilit mund të shmangen të gjitha sfidat dhe çështjet e hapura.

Ai ka bërë thirrje për respektimin e institucioneve të vendit.

Komisioni Evropian ka inkurajuar partitë që të bëjnë gjithshka që është e nevojshme për të zbatuar detyrimet që dalin nga Marrëveshja. Zëdhënsja e Komisionit, Maja Kocijançiç ka thënë se kjo është shumë e rëndësishme, në prag të shpalljes së raportit të progresit për Maqedoninë.

Edhe Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se me këtë është bërë një përparim i rëndësishëm. Ambasadori Bejli në rrjetin Tuiter ka shkruar se edhe më e rëndësishme është zbatimi i marrëveshjes. Ambasadori amerikan vlerëson se marrëveshja e së premtes i kontribuon mirëqenies së vendit. Ai ka nënvizuar në veçanti nevojën e zbatimit të Kodit Zgjedhor, ndërsa ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë janë të përgatitur që të ndihmojnë procesin dhe vendin./voa

Maqedonia, vendi i parë në Europë për vdekshmërinë foshnjore

Maqedonia ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë, sipas Platformës për barazi gjinore dhe HERA.

Qytetet që janë të parët në listë janë Dojrani, Berova, Gjevgjelia dhe Krusheva.

Të dhënat e fundit të Entit shtetëror për statistikë tregojnë se shkalla e vdekshmërisë të të porsalindurve menjëherë pas lindjes është 14.3 për qind, që është niveli më i lartë në Evropë dhe trefishtë i mesatares evropiane prej 5.2, raporton TetovaSot.

Nga Platforma për barazi gjinore thonë se për shkak të financave të ulëta në shumë komuna mungojnë gjinekologë, dhe pikërisht në këto komuna numri i vdekshmërisë së foshnjave është më i madh. Nga atje theksojnë se është e nevojshme për të rritur buxhetin për të përmirësuar shërbimet në institucionet shëndetësore gjinekologjike, si dhe fonde shtesë për komunat e vogla.

Rasti i Kumanovës – akuzë për terrorizëm ndaj 29 të arrestuarve

Prokuroria Publike e Maqedonisë ka ngritur akuzë për terrorizëm kundër 29 personave të cilët tash disa muaj ndodhen në paraburgim, lidhur me luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj.

“Në bazë të dëshmive të deritanishme nga hetimet e kryera lidhur me ngjarjet në Kumanovë, prokurori publik kompetent ka paraqitur padi kundër 29 personave pranë prokurorisë publik të Shkupit”.

“Të akuzuarit akuzohet për vepra penale “organizata terroriste” në bazë të nenit 394-a dhe “terrorizëm” në bazë të nenit 396-b të ligjit penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i angazhuar për këtë rast gjithashtu ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit për personat e arrestuar.

Në luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë mes forcave speciale policore dhe një grupi të armatosur i prezantuar si “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, janë vrarë 18 persona, prej tyre 8 policë dhe 10 anëtarë të grupit, ndërsa 29 të tjerë janë arrestuar, shumica e të cilëve janë shtetas të Kosovës.

Rinia braktis masivisht ‘Maqedoninë’

Eksperët: Maqedonia kërcënohet nga një emigrim serioz

Organizatat joqeveritare të cilat në fokus kanë perspektivën e të rinjve, thonë se në mungesë të të dhënave konkrete nga ana e institucioneve të vendit sa i përket numrit të të rinjve që braktisin Maqedoninë, jo vetëm se nuk mund të hartohet një strategji e mirëfilltë për ndërtimin e perspektivave për të rinjtë në vend, por Maqedonia kërcënohet nga një emigrim serioz.

Drejtoresha e Forumit Arsimor Rinor në Maqedoni, Dona Kosturanova, thotë se problemi bazë është mungesa e të dhënave të sakta sa i përket numrit të të rinjve që janë larguar nga Maqedonia.

“Po ajo që nevojitet për momentin, për të parandaluar dukurinë e braktisjes së vendit nga ana e të rinjve është një analizë e mirëfilltë në nivel kombëtar, por për t’u bërë kjo analizë nevojiten numrat e saktë kush dhe sa janë larguar nga Maqedonia, sepse ne, tërë kohën flasim në bazë të spekulimeve”.

“Ende askush nga institucionet kompetente të shtetit nuk ka dalë me të dhëna të sakta sa të rinj janë larguar nga Maqedonia, cili është profili i tyre sa i përket përgatitjes profesionale apo moshës, sa prej tyre janë kthyer …. nëse ka të tillë”.

“Përderisa mungojnë të dhënat e këtilla është e pamundur të shpresohet në hartimin e një strategjie në nivel shtetëror ku do të analizoheshin motivet edhe njëherësh do të ofrohej zgjidhje për këtë problem”, ka theksuar Kosturanova.

Ndërkaq, Arben Hajrullahu nga Unioni Studentor Shqiptar, thekson se ka më shumë faktorë pse të rinjtë nuk e shohin perspektivën e tyre në Maqedoni.

“Politika ditore, e cila është e pranishme në Universitetet e Maqedonisë ka një impakt shumë negativ, sepse të gjithë ata të cilët nuk dëshirojnë të jenë pjesë e politikës lihen anash, përkatësisht nuk vlerësohen në bazë të suksesit që dëshmon gjatë studimeve si studentë të dalluar”.

Nga ana tjetër, sociologu maqedonas Ilia Acevski, thotë se problemi i migrimit të të rinjve nga Maqedonia është i komplikuar dhe duhet analizuar në më shumë aspekte, që nga problemet ekonomike, mungesa e jetës kualitative në aspektin arsimor, kulturor dhe sportiv, por më e rëndësishmja sipas tij është mungesa e perspektivës.

“Në aspektin socio-ekonomik si rrjedhojë e më shumë rrethanave të rinjtë në Maqedoni gjithnjë e më shumë krijojnë bindje se qëndrimi në Maqedoni për ta është baras me mungesë të çfarëdo lloj perspektive. Ka më shumë arsye se pse ata krijojnë bindje të këtillë, duke filluar nga politizimi i skajshëmi i shoqërisë, devalvimi i vlerave”.

Institucionet përkatëse në Maqedoni nuk kanë ofruar të dhëna konkrete se cili është numri i saktë i të rinjve që largohen nga Maqedonia brenda vitit.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore për Zhvillim Ekonomik, vetëm gjatë vitit 2013 nga Maqedonia janë larguar rreth 20 mijë banorë.

Në këtë drejtim, hulumtimi i organizatave joqeveritare të cilat në fokus kanë të rinjtë, ka nxjerrë në pah se çdo i dyti i ri në Maqedoni dëshiron të largohet nga vendi.

Vendoset përfundimisht fati i Radikës: Strasburgu urdhëron Maqedoninë të mos e devijojë

Merr fund odisea e devijimit të lumit Radika për të furnizuar me ujë një hidrocentral të planifikuar për t’u ndërtuar nga qeveria Maqedonase në zonën e Mavrovës.

Pas debateve të shumta nga shqiptarët e Dibrës së Madhe, protestave në Shqipëri, por edhe të ekologjistëve në Maqedoni, Komitetit i Përhershëm i Konventës së Bernës, pranë Këshillit të Europës në Strasburg, pas inspektimit të projektit në terren, kanë urdhëruar qeverinë maqedonase, të ndërpresë menjëherë implementimin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit.

Top Channel ka siguruar një kopje të draft-rekomandimit të hartuar nga ekspertët e Këshillit të Europës, i cili do të paraqitet për miratim në seancën që pritet të mbahet në datat 1 deri 4 dhjetor.

“Duke marrë parasysh të gjitha specifikat e Parkut Kombëtar të Mavrovës, i cili është një nga zonat me biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyral i një numri të madh species të mbrojtura; duke marrë parasysh faktin se ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është në një proces afrimi me BE-në dhe direktivat e Bashkimit Europian janë shumë të rëndësishme ndikimeve që këto projekte mund të kenë në rrjedhën natyrale të lumenjve; duke marrë parasysh faktin se Parku Kombëtar i Mavrovës dhe territoret përreth janë zona kryesore të riprodhimit të “rrëqebullit Ballkanik”, një specie në rrezik zhdukje, ne i rekomandojmë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë: përdorimin e metodave parandaluese dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të projektit për ndërtimin e hidrocentralit në territorin e Parkut Kombëtar të Mavrovës”.

Me këtë argumentim, Këshilli i Europës fton Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Botërore që të përdorin mënyra më të kujdesshme dhe të marrin parasysh, pezullimin e financimeve të projekteve të hidrocentraleve në Maqedoni, në përputhje me rekomandimet e bëra.

Devijim i Radikës u kthye në një çështje të nxehtë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014, atëherë kur u bë publik dhe projekti i Shkupit zyrtar për ndërtimin e një hidrocentrali, i cili do të përdorte ujin e lumit, i cili do të devijohej në Vardar për të përfunduar më pas në zonën e Mavrovës ku dhe ishte planifikuar ndërtimi i hidrocentralit.

Tetova është qyteti më i ndotur në botë!

Disa herë më e ndotur se Pekini, Sao Paulo dhe shumë metropole të tjera të botë

Tetova është qyteti më i ndotur në botë. Të paktën kështu bën të ditur faqja e internetit Numbeo, e cila e rendit qytetin e banuar mbi 70% nga shqiptarët, të parin në listë. Ka një indeks prej 101.35 mikrogramë të grimcave PM10 në ajër.

Kjo është disa herë më shumë se në Pekin, Sao Paulo dhe shumë metropole të tjera të botës.

Në këtë faqe webi çdo ditë publikohet një listë e matjeve të vazhdueshme të ndotjes së ajrit në botë.

Shkupi sot në atë listë të zezë ishte i 37-i, i pasuar nga Tirana me ndotje prej 79.34 mikrogramë të grimcave PM10.

Tronditëse: në Gjinekologjinë e Shkupit vdes gruaja shqiptare me foshnje

Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit është tronditur nga vdekja e hershme e gruas shqiptare 38 vjecare nga fshati Rashce e Shkupit.

Gruaja së bashku me foshnjën 5 muajshe ka ndërruar jetë një ditë më parë në rrethana të paqarta.

Ajo dje u varros në fshatin Rashce dhe pas saj la dy vajza të vogla.

Vdekja e hershme e gruas shqiptare dhe vdekja e një gruaje shtatzënë në Gjevgjeli për shkak se dy mjek kanë qenë të alkoolizuar ka ngritur reagime dhe tensione të mëdha në opinionin publik në Maqedoni.

Ekspertët janë të mendimit se mjekët fajtor duhet të marin dënimin e merituar dhe t’ju meret përgjimon licenca e punës për shkak të papërgjegjësisë dhe pakujdesisë ndaj pacientëve.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov don që të ulë reagimet duke formuar komisione për të hetuar rastet tragjike ku humbën jetën dy gra shtatzëna dhe foshnjat e tyre në mitër.
Mirëpo, Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit në të cilën ndërroi jetë një paciente e moshës 38 vjeçe, shtatzënë në muajin e gjashtë informoi dje se pacientja ka ndërruar jetë nga një infeksion i rëndë.

Nga Klinika informuan se gruaja ka pasur një shtatzëni të rrezikshme, ndërsa është pranuar me një fryt të vdekur dhe shenja të rrënda të infeksionit.

Nga Klinika informuan se me pacienten është vepruar sipas të gjitha protokolleve në raste të këtilla me përpjekje maksimale të ekipit kujdestar të gjinekologëve dhe anesteziologëve.

Zhurnal: Aksion i madh policor në Lagjen e Trimave

Sot në orët e hershme të mëngjesit Zhurnal mëson se njësiti për ndërhyrje të shpejtë ka bërë bastisje në shtëpin e Riza Jonuzit i cili përflitej se ka pasur dijeni për grupin kosovar i cili më 9 maj u përlesh me forcat maqedonase të sigurisë ku 10 kosovarë mbetën të vekur dhe 8 pjestarë të policisë maqedonase.

Bastisja e sotme ka shkaktuar tensione të fuqishme tek banorët shqiptarë në Lagjen e Trimave për shkak se ende janë shumë të freskëta kujtimet dhe pasojat nga incidenti i armatosur.

Në opinionin e Maqedonisë përflitet se këtë incident e inskenoi ish shefi i policisë secrete maqedonase, Sasho Mijallkov.

Me bastisjet e sotme qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski tentoi të provokojë shqiptarët e Maqedonisë për të shkakatuar incidente të reja. Flitet edhe ditëve të ardhshme të ketë incidente të reja në vendbanimet shqiptare.

Në ç’drejtim po shkon Maqedonia?

Maqedonisë mund t’i ndodhë edhe skenari i Bjellorusisë, nëse nuk respektohen marrëveshjet e firmosura, paralajmëroi përfaqësuesi i BE-së Pieter Vanhaute: “Nuk mund t’ ju them cili është plani B, por konsideroni se çfarë ndodhi në shtete të tjera, jo nga ky rajon, që kishin probleme me sundimin e ligjit. Konsideroni shembullin e Bjellorusisë”.

Listat e zeza dhe bllokimi i xhirollogarive bankare, sipas Vanhaute, janë treguar metoda efikase në shumë shtete, për zhbllokimin e proceseve të ndryshme. Po bëhen përpjekje për ringjalljen e procesit, që sipas tij do të zgjasin vetëm deri në fund të javës. Problemi kryesor, siç thotë Vanhaute, është mungesa e llogaridhënies nga partitë politike.

“Vlerësimi im personal është se mungon llogaridhënia nga të gjitha partitë politike. Kur vijnë në pushtet, ata mendojnë se mund të jenë mbi ligjin. Gjithashtu, problem i rëndësishëm është edhe mosfunksionimi i parlamentit. Ju keni parlament, por nuk shoh se ai po bën gjërat që duhet t’i bëjë”, thekson Pieter Vanhaute.

Maqedonia dhe izolimi eventual i saj

Skenari i Bjellorusisë, i përmendur nga ndërmjetësuesi belg, Pieter Vanhoute, për analistët politik nuk është thjeshtë paralajmërim, por një qëndrim zyrtar i Perëndimit ndaj Maqedonisë. Përveç izolimit ndërkombëtar, bllokimit të llogarive për zyrtarët shtetërorë dhe futjes së tyre në lista të zeza, analistët paralajmëronë edhe destabilizim të situatës nëse dështon Marrëveshja e Përzhinës.

“Nëse ditët e ardhshme nuk gjendet ndonjë zgjidhje pres thellim të krizës politike në Maqedoni.Thellim të krizës në drejtim të trazirave politike, destabilizimit politik dhe shpresoj se nuk do të ketë edhe konflikte të përmasave më të gjera”,vlerëson profesor Marko Troshanovski.

Ismet Ramadani Kryetari i Këshillit Euroatlantik në Maqedoni, vlerëson se udhëheqësit politik në pushtet kanë frikë nga ballafaqimi me drejtësinë, ndaj këtu buron dhe mungesa e vullnetit për ta zbatuar marrëveshjen politike.

“BE dhe SHBA do t’i aktivizojnë mekanizmat e tjerë plotësues për të jetësuar marrëveshjen politike. Do të ketë një izolim total për kryeministrin e Maqedonisë, Maqedonia do të izolohet dhe mund të ndodhë të mos jetë pjesë e rekomandimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, vlerëson Ramadani.

Profesor Denko Maleski thotë, se lidershipi në Maqedoni është duke i vendosur motivet personale përpara atyre shtetërore, me këtë gjest ata po e rrezikojnë seriozisht të ardhmen e vendit. “Motivet personale të politikanëve janë seriozisht të përfshira, prandaj ata nuk mendojnë aq për të ardhmen e shtetit sa për pozicionin e tyre. Kjo e ndërlikon situatën në Maqedoni, pasi loja bëhet çështje jete apo vdekjeje”, thekson Denko Maleski.

Kriza dhe reflektimi i saj në proceset eurointegruese

Analisti Naser Zyberi thotë, zhvillime të tilla politike venë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve të 24 prillit vitin e ardhshëm, duke e çuar vendin në një krizë të thellë politike dhe ekonomike. “Shtyrja e vazhdueshme e afateve e ngushton hapësirën për të organizuar zgjedhje korrekte dhe të ndershme. Në qoftëse nuk mund të organizohen zgjedhje të parakohshme, të pranueshme nga të gjitha palët, atëherë Maqedonia futet në një krizë edhe më të thellë nga ajo që kemi sot”, thekson Naser Zyberi

Një notë negative vendi me gjasë të madhe do ta marrë në raport progresin nga Komisioni i BE-së, vlerëson ish-diplomati, Blerim Reka. Sipas tij, Maqedonia përballet për të parën herë me një sfidë shumë serioze që të mos ketë rekomandim pozitiv për fillim të negociatave. “Pas dështimit të bisedimevet të fundit midis katërshes së partive politike nën ndërmjetësimin e BE-së, Maqedonia rrezikohet seriozisht të dështojë në implementimin e njërit nga tre kriteret e Kopenhagës, pra përmbushjes së kriterit politik që është kyç për një rekomandim pozitiv. Zhvillimet e fundit nuk premtojnë ditë të mira për Maqedoninë “, thotë Reka.

Alternativë për dalje nga kriza

Rrugëdalja e vetme pas dështimit të Marrëveshjes së Përzhinës, do të ishte krijimi i shumicës së re parlamentare. Ish-kryetari i parlamentit Stojan Andov, vlerëson se për të shmangur përgjegjësinë nga dështimi, partive u mbetet rruga parlamentare për ta rrëzuar qeverinë e Gruevskit. “Rrjeshtimi i BDI-s, PDSH-s së bashku me LSDM-në dhe një pjesë të koalicionit të tanishëm të VMRO-s do të mundësonin formimin e shumicës së re parlamentare. Kjo do të jetë rrugë normale, rrugë parlamentare e ndërrimit të qeverisë Gruevski, dhe vet Gruevskit”, sipas Stojan Andov.

Analisti Albert Musliu, vlerëson se shumica e re parlamentare madje do të ishte forma më e butë për kapërcimin e ngërçit politik, karshi metodave të tjera që ka në dorë faktori ndërkombëtar. “Ndërkombëtarët ose duhet të gjejnë implementues të tjerë siç është mundësia me një shumicë të re parlamentare, ose duhet të marrin ndryshime në forma të tjera, të papëlqyeshme si për Maqedoninë ashtu edhe për faktorin ndërkombëtar. Prej dy varianteve shumica e re është më e butë. Është kushtetuese, ligjore dhe do të mund të sigurojë zbatimin e detyrimeve të Marrëveshjes së Përzhinës”, analizon Albert Musliu.

Për profesor Mersel Bilalli, të gjitha opcionet janë të hapura, përfshi edhe rrëzimin e qeverisë. “Do të ketë edhe një tentim të bashkësisë ndërkombëtare me presion më të fuqishëm dhe ekip më të përforcuar të shihet çfarë mund të arrihet. Mendoj se pas asaj vjen agjenda e krijimit të shumicës parlamentare”, thotë Mersel Bilalli.

Ngecjet kryesore në bisedime sipas Vanhaute, janë tek Prokurorja Speciale, Komisioni Anketues Parlamentar, Ligji për bombat (inçizimet e fshehta kompromentuese) dhe për Qeverinë.

Deutsche Welle (www.dw.com)

Lirohet polici Afrim Sulejmani, u arrestua më 9 maj në Lagjen e Trimave (Foto)

Lirohet Afrim Sulejmani, njëri nga të arrestuarit në përleshjet mes policisë dhe grupit të armatosur në Lagjen e Trimave më datën 9 dhe 10 maj.

Sipas informacioneve që Alsat M ka siguruar, Sulejmani është liruar në mungesë të provave. Familjarët e tij kohë më parë kërkuan lirimin e djalit të tyre, policit Afrim Sulejmani duke garantuar se ai ishte i pafajshëm dhe se në ditën kur po zhvilloheshin përleshjet e armatosura, Afrimi po përgatitej për në punë.

Në kumtesën e parë të publikuar nga Prokuroria Publike, ai bënte pjesë në grupin e personave pjesëmarrës në logjistikë. Lirimi i Afrim Sulejmanit vjen plot 5 muaj e gjysmë pas arrestimit të tij.

Nga përleshja në Lagjen e Trimave mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërkohë që u arrestuan dhjetëra përfaqësues të grupit të armatosur.

lirohetpolici2

Spiunazhi maqedonas projekton luftë kundër përsëritjes së Kumanovës

Shërbimet e sigurisë së Maqedonisë kanë ndezur alarmin e rrezikut nga ndonjë hakmarrje për rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Pas vizitës që komisioni për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë, i ka bërë Agjencisë për zbulim, deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski tha se drejtori i kësaj agjencie i ka njoftuar deputetët për rreziqet e tilla nga sfera e sigurisë dhe se janë alarmuar edhe vendet fqinjë. Edhe pse Milloshovski nuk e përmendi gjatë konferencës për shtyp, më vonë televizioni Alsat konfirmoi se frika lidhet me rastin e Kumanovës dhe se Maqedonia ka alarmuar për këtë edhe Shqipërinë, Kosovën dhe vendet anëtare të BE-së.

“Ekzistojnë rreziqe të caktuara që lidhen me disa ngjarje apo ndërhyrje të mëparshme nga sfera e sigurisë dhe rreziqe të mundshme për aksione që do të ishin si revanshizëm ndaj ngjarjeve të tilla të sigurisë në periudhën e kaluar. Por për këto rreziqe janë alarmuar të gjitha institucionet kompetente, si edhe shërbimet rajonale dhe partnere nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s. Vlerësojmë se agjencia po bën maksimumin për të parandaluar çfarëdolloj përshkallëzimi që kanë të bëjnë me rreziqet në aspekt të sigurisë”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputeti i vetëm shqiptar që kishte marrë pjesë në këtë vizitë, ka ngritur edhe dilemat për përfshirjen e zyrtarëve të Agjencisë për Zbulim në inskenimin e incidentit të 9 dhe 10 majit në Kumanovë.

Adili alarmoi edhe për rënie drastike të përfaqësimit të shqiptarëve në agjencinë për zbulim, nga 18 në 10%. Ai tha se drejtori i Agjencisë ka fajësuar për këtë sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, pasi nuk ka dërguar atje shqiptarë edhe përkundër kërkesave të drejtorit.

Me largimin e Adilit nga BDI-ja dhe themelimin e partisë “Uniteti”, partia e Ahmetit tani ka mbetur pa përfaqësues në komisionin për mbikëqyrje të Agjencisë për Zbulim dhe Drejtorisë për Siguri e Kundërzbulim. Përveç Adilit në këtë komision bën pjesë edhe deputeti i PDSH-së, Ernad Fejzullahu, por ai nuk kishte qenë sot në vizitën që iu bë Agjencisë për Zbulim. (Alsat-M)

BDI-ja mes dekriminalizimit dhe shpartallimit

Shkup, 15 tetor – Tronditjet e fundit në partinë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, Bashkimin Demokratik për Integrim, nuk janë farsë dhe loja të brendshme si ato që inskenoheshin në të kaluarën nga vetë drejtuesit e saj, thonë analistët vendorë.

Ata janë të bindur se polemikat, përçarjet dhe largimet e deputetëve janë të sinqerta dhe shumë serioze. Njohësit e rrethanave politike në Maqedoni thonë se BDI është në kufi mes dekriminalizimit ose shpartallimit si subjekt, transmeton nga Shkupi korrespondenti i “Kohës Ditore”.

Ish deputeti Ruzhdi Matoshi, njëherësh edhe një nga komandantët e ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, është i bindur se në BDI po zhvillohet një proces ku ndarja diversifikohet në taborin e të besuarve të Ali Ahmetit dhe frymës reformiste që tani identifikohet me gjeneralin Gëzim Ostreni. Tabori i parë, sipas Matoshit tani më edhe në mënyrë të faktuar nga përgjimet dhe ngjarjet e fundit është e perfaqësuar me funksionar qeveritar dhe komunal të inkriminum në korupcion dhe kriminalitet e nepotizëm qeverisës. “Ata duhet të përgjigjen një ditë para drejtësisë për veprimet koruptive si kryetari i Gostivarit që ka simbioz me krimin e organizar dhe ka deformuar rezultatin në zgjedhjet e fundit lokale, apo kryetari i Çairit për keqpërdorime në legalizim dhe kaos urbanistik në këtë komunë.

Ish ministri i Drejtësisë, i cili harroi interesin e popullit dhe nga bombat e opozitës, u dëgjua duke shitur vende gjykatësi dhe prokuror”, thotë Matoshi. Sipas tij, për krimet e zyrtarëve të BDI-së tanimë kanë filluar të flasin edhe institucionet ndërkombëtare, ndërsa pas aferës Maxhar Telekom pritet edhe një aferë e re.

“Do të përgjigjen të inkriminuarit në aferat maxhar telekom dhe në të ardhmen dhe në aferën e privatizimit të EVN-së, një proces i cili duhet të bëhet transparnt dhe fryma e re që përfaqësohet nga gjeneral Ostreni që besojnë në proqes të drejt poitik e bazuar mbi reforma politike që rrisin interesat e qytetarëve dhe janë në kohabitim me politikat e Bashkimit Eeuropian”, vlerëson Ruzhdi Matoshi.

Por, sipas gazetarëve të cilët ndjekin politikën e brendshme na Maqedoni, BDI ndodhet në një situatë të pashpresë tanimë, pas daljes në sheh të aferave korruptive. Benjamin Arifi, gazetarë që ndjek nga afër partitë politike në Maqedoni, thotë se BDI-ja i është nënshtruar një procesi shpartallimi që nuk ka kthim prapa. Kjo, sipas tij ndodh kryesisht për shkak të dështimit për realizimin e ndonjë premtimi të rëndësishëm në 3 mandatet e fundit dhe indikacionet për përfshirjen e funksionarëve të saj në afera krimi dhe korrupsioni.

“BDI-ja arriti që për një kohë të shkurtër, ta harxhojë gjithë përkrahjen ndërkombëtare që gëzonte si subjekt përfaqësues i shqiptarëve, për shkak të qëndrimit pro-Gruevist dhe totalitar kur janë në pyetje vlerat më të mëdha perëndimore, si demokracia, liria e mediave, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk dyshoj se pasojë e kësaj politike është edhe procedimi i aferës “Magjar Telekom”, kundër krerëve më të lartë të BDI-së”, vlerëson gazetari Benjamin Arifi.

Këto vlerësime vijnë pas rritjes së vazhdueshme të numrit të zyrtarëve që kohëve të fundit braktisin BDI-në. Pas ish deputetit, Arben Llabënishti, deputetit Zulfi Adili dhe gjenerali Gëzim Ostreni braktisën BDI-në dhe këta dy themeluan partinë e tyre, Uniteti. Ndërkaq të mërkurën largimin nga BDI e ka konfirmuar edhe deputetja Ermira Mehmeti e e cila llogaritet si një nga figurat e para të kësaj partie. Ndërkaq shumë zyrtarë të tjerë kanë shpeshtuar thirrjet për reforma brenda BDI-së

Sot dhe nesër konferenca shkencore mbi shqiptarët e Shkupit

Në këtë konferencë shkencore do publikohen fakte dhe dëshmi të reja për historinë e shqiptarëve të Shkupit dhe rrethinës në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore

SHKUP – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me mbështetje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni sot bëri hapjen e konferencës shkencore historike dyditore me temë “Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore”.

Në këtë konferencë shkencore, me punimet e tyre marrin pjesë mbi 30 studiues të njohur nga shumë qendra shkencore të vendit dhe jashtë, të cilët do të sjellin fakte dhe dëshmi të reja për historinë e shqiptarëve të Shkupit dhe rrethinës në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore.

Ministri i Arsimit i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi në fjalën e tij tha se dikasteri që drejton ai do të vazhdojë mbështetjen e këtyre aktiviteteve me qëllim që të mund të dilet me fakte të reja historike.

“Është një aktivitet i rregullt i përkrahur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ne do të vazhdojmë të përkrahim jo vetëm këtë Institut, por edhe institutet e tjera të cilat  organizojnë jo vetëm  për të nxjerrë fakte të reja historike por për të na ndihmuar  që historia të shkruhet drejtë ashtu siç është në bazë të fakteve dhe argumenteve. Dhe më e rëndësishmja që të na ndihmojnë këto institute për të përpiluar edhe tekste shkollore për histori të cilat ndonjëherë janë kontestuese ndonjëherë janë kontraverse dhe ndonjëherë janë me burime të dyshimta”, tha Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.

Dëshmia: ‘Monstra’ u bë me urdhër të VMRO-së

Një dëshmi tronditëse publikohet për rastin famëkeq “Monstra”, ku 6 maqedonas u vranë, para tre viteve në liqenin e Smilkovcit, 10 km në largësi nga Qendra e Shkupit.

Dëshmin e publikon portal maqedonas, OhridSkay. Sipas këtij portal ekzekutimin e 6 të rinjëve maqedonas e kanë kryer pjestarët e sigurimit të dy funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Arsyeja është se  vajzat e këtyre dy funksionarëve kanë  pasur fillimisht lidhje dashurie dhe më vonë janë keqtrajtuar nga të rinjët maqedonas. Në shenjë hakmarrje, funksionarët e VMRO-së kanë dhënë urdhër që të eliminohen të rinjët maqedonas.

Një pjestar i sigurimit  të forcave maqedonase të sigurisë që edhe ka marr pjesë në vrasje ka arritur të vendos kontakt në qytetin e Preshevës me një pjestar të lartë të  intelegjencës serbe nga rradhët eshërbimit secret BIA.

Në këtë takim pjestari i intelegjencës serbe i jep si shpërblim 50 mijë euro, kolegut të tij nga Maqedonia, për një video-xhirim të cilën e kishte bërë ai në Shkup me telefon celular gjatë vrasjes të të rinjëve maqedonas.

Në atë moment kur pjestari shërbimit sekret serb e ka marr video-xhirimin e ka dërguar menjëher në bazën e BIA-së në Serbi dhe për këtë ngjarje është njoftuar edhe kyeministri serb, Vucic.

Atëher menjëher ka reaguar qeveria serbe dhe ka dhënë urdhër që në kufirin administrativ të dërgon një kontigjent me xhandarmeri dhe një pjesë të njësitit për antiterrorizëm-Kobrat.

Intelegjenca serbe dhe shërbimi BIA i disponon këto dëshmi edhe sot e kësaj dite. Por gjatë gjithë kësaj kohe përfaqësues të qeverisë së Gruevskit dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë disa herë kanë shkuar në Beograd dhe kanë dhënë ryshfet që të marrin video-xhirimin dhe t’a djegin, për të asgjësuar të gjitha dëshmit transmeton Zhurnal.

Ndryshe për rastin “Monstra” janë dënuar me burg të përjetshëm 6 shqiptar nga Shkupi. Avokatët mbrojtës deklarojnë se ky është rast i montuar politik./Zhurnal/


Send this to a friend