VOAL

VOAL

IMAMI SHEFQET KRASNIQI DHE E DREJTA PËR LIRINË E FJALËS – Nga Bardh M. Nengurra

E mira e së mirës do ishte që klerikve  të feve asnjiherë të mos u jipet hapsinë në mjetet publike të medijave. Mjerishtë në Shqipni e Kosovë po ndodhë e kundërta. Në TV-të tona dhe në gazeta, revista e portale ma shumë po jan prezent Elvis Naçi, Ahmet Kalaja, Shefqet Krasniqi etj, etj klerik se sa nji Akademik, nji shkenctarë , nji shkrimtar, artistë apo të tjerë personalitete të vlerave tona kulturore e kombëtare.
Para tri katër ditëve në TV DUKAGJINI ishte musafir imami shumë konteravers dhe misterioz efendi Shefqet Krasniqi.
Më rastisi ta ndegjojë pjesërishtë debatin qe e zhvilluen me te moderatori i TV-së dhe edhe z. Arbër Ahmetaj , gazetar i njohun në Kosovë.
Unë edhe ma herët kam shkrue e botue shumë shkrime ku kam kritikue veprimet dhe fjalimet e këti imami dhe ato shkrime kryesishtë janë botue në  Revistën ( Portalin ) zemrashqiptare.net. Të gjitha ato shkrime ma vonë i kam mbledhë dhe i kam botue në dy librat e mia me shkrime bublicistike; 1. ” KRYQI NË MAGJEN E MIELLIT ”  me 333 faqe, botue me 20016 dhe 2.  ” ISLAMIZMI BESIMI QË NUK I BESOJË ” 287 faqe botue në 2018. Megjithate debati që u zhvillue mes efendi Shefqet Krasniqit dhe panelistve në TV. DUKAGJINI para disa ditve me nxiti ti shkruej tash këtu edhe pak fjalë tue u bazue në ato që ku imam shqipfolës i thojke aty.
Ta ketë njeriu per kundërshtar në nji studio të TV-së këtë njeri asht e bezdishme per faktin se ky gjithmonë kërkon dhe lufton që fjala e ti të jetë e fundit dhe se ka fijen e kulturës së dialogut, kur flet vet flet gjatë dhe perseritë fjalitë nga e para te e fundit dhe anasjelltas dhe gjithmonë citon disa ajete e sure kuranore të cilat i din vetem ai dhe të tjerët me domosdo detyrohen të mbesin inferior në duel fjalësh me këtë njeri.
Unë këtu nuk do shkruej per krejt ato që i ndegjova ti fletë ky imam. Do shkruej per të drejtën sublime të garantueme nga të gjitha ligjet që dalin nga sistemet demokratike të botës së civilizueme, do flas per të drejtën e FJALËS SË LIRË, LIRINË E MENDIMIT DHE TË SHPREHJES.
Efendi Shefqet Krasniqi, ti panelistët që i pate aty në studio të TV. DUKAGJINI jua krype sytë me leximin e njifar citati të thurrun shqip, por me formën e të menduemit islam dhe ju the; ja unë kam kerkue falje pse me akuzuen se paskam pas ofendue Shejten Nana Tereze. Unë vëllau i jem kam thanë atë që ma thotë feja dhe besimi im, e kjo do thotë se kush nuk asht musliman digjet në zjarrin e ferrit. Pra ti me at stilin tand perfid perseri perdore atë gjuhen tande helmuese si gjuhë e gjarpnit nepërka. Perseri e mallkove Shen Nanën Tereze, por këtë herë në nji formë tjetër. Dhe the: ky asht besimi im dhe ju mos e besoni besmin tim masi po dëshroni, por mos ma merrni mu të drejtën e fjalës lirë.
Jam dakord me ty efendi Shefqet K. ama a ban të të baj pyetje publike këtu. Nese ti po kerkon fjalën e lirë , të drejtën e sajë pse ti dhe me qindra mija e miliona musliman të të gjithë botës nuk po e pranoni fjalën e lirë , të drejtën ta shpreh këtë fjalë edhe dikush që nuk asht musliman. Pse ti dhe të gjithë kolegët e tu shqipfolësa na vërshoni tanë kohën me nasihatet e fese tuej dhe nuk po duroni asnji kundërshtim të mendimeve të juve të fesë tuej. Pse ju lëshoni FATVA per vrasje me premje koke kunder jo muslimanve pse e thonë realitetin e fesë tuej?!
Pse mu ma keni mbush plotë boksin e mesengjerit , të hotmailit dhe të menyrave të tjera të komunikimit elektronik me shamjet ma banale e ma të ndyta , me kerrcnimet ma të tmerrshme pse unë e them se Muhameti  per mu asht nji arab dhe asht nji njeri që asht martue me femna të gjakut familjar dhe se e ka martue fëmiun 9 vjeçare Ajshen kur ky ka pas moshën mbi 50 vjeçare. Nese tham se Muhameti i ka marr nusen djalit të birsuem dhe asht martue vetë me te, nese them se Muhameti ka lejue nekrofilin dhe pedofilin ndersa incestin e ka ba institucion gadi gadi obligativ. Pra vetem pse unë them të verteta per at profetin e juej ( per mu nuk asht porfet nji njeri i tillë ) e ju , njerzit qe ti dhe kolegët e tu jua keni shperla trunin, shqipfolësat e juej me shani e me akuzoni , me kerrcnoni e denigroni?! A nuk paskam unë dhe ata miliarda njerëz të feve tjera apo atetist e agnostik të drejtën me e thanë mendimin e vetë sipas asaj që ju po e kerkoni per veten tuej, pra fjalën e lirë?!
Efendi Shefqet K. besojë se pajtohesh me mue se Muhamedi ka qen arab i fisit Kurejshi. Dhe si i tillë asgja nuk ka pas as asnji gja nuk ka as ai e as fisi i ti apo arabet si koncept ma i gjanë i nji grupi njerëzish me gjakun tim arbnor, dhe tash nese nji shqiptar si puna ime ( që nuk due të jem musliman sepse kam menyren time të besimit ) apo shqiptar i feve tjera flet diçka qe asht realitet per Muhamedin dhe fene muslimane ti efendi Shefqet K. po e mallkon, ushtarët tuej po e kerrcnojnë dhe po e shajnë. Pse ju paskeni të drejtë në fjalën e lirë ndersa na të tjeret nuk paskemi?! Pse nuk na e thue efendi Shefqet K. se garancitë per të drejtat njerzore nuk dolen nga kurani e as nga feja islame, por dolen nga popuj të krishten që u civilizuen dhe ndertuen ligje e Kushtetuta në shtetet e tyne dhe nga këto nxoren edhe Konventa per të drejtat dhe liritë e njerzve. Pse ju klerikët fetar islam dhe xhematlitë e juej i perdorni ato të drejta sado qe e dini se ato kan dalë nga popujt e ndryshem të besimit Krishten , Katolik e Protestan? Pra i perdorni kur juve ju konvenon e perndryshe nuk pranoni fe e besime tjera sepse sipas doktrinës tuej islame të gjithë që nuk janë musliman do digjen në zjarrin e tmerrshem të ferrit. Efendi Shefqet K. a mos po bani balsfemi juve që shfrytzoni ligjet që i kan nxjerr popujt e krishten kur kerkoni të drejtën e fjalës dhe mendimit të lirë?
Efendi Shefqet K. ti publikisht ke ofendue figurat ma të nderuara të Kombit Shqiptar. Ke ofendue Shen Nana Terezen, Gjergj Kastriotin dhe tash unë ta baj pyetjen. A je ti shqiptar o efendi Shefqet K.?! Nese je si nuk ke pas turp me ofendue dy nga figurat ma të medhaja të historisë tonë kombëtare në gjithë historinë tonë. Bota neve sot na njef si pasardhësa të pelazgve e Ilirve dhe vetem permes Gjergj Kastriotit dhe Shen Nanës Tereze. Ti je sekeldisë pse të kan sulmue shumë shqiptar ( mes tyne edhe unë ) kur ke ofendue figurat e Kombit tonë dhe thue se feja e jote ashtu thotë. Okej mbaje ti fenë tane , por mos u sekeldis nese neve shqiptarët të gjithë bashk pa delim se ciles fe besojnë, por minus juve trushpërlamsve islamik, reagojmë në mbrojtjen e figurave tona të Kombit. Ju po vrsini njerez per me mbrojtë nji arab dhe ideologjinë e ti dhe thoni se keni të drejtë, pse ti na mohon neve të drejten ti mbrojmë figurat tona kombëtare?! Pse ti na mallkon dhe i nxit njerzit kunder nesh?
Hoxhë Shefqet K. kisha pas dëshirë me të pas perball në nji debat në TV, por unë jam kategorik kunder mjeteve mediatike dhe TV-vë që ju japin juve hapsinë andaj kjo asht per mu e parealizueshme sepse unë nuk shkel parimet e mia kurr. Unë këtu po e them se jan shumë të poshter dhe jan argat të dreqit të gjitha ato televizione dhe gazeta që ju japin juve ( jo vetem ty, por të gjithë atyne si ti ) hapsinë që të promovoheni e reklamoni ideologjitë arabe në tokat Arbnore. Po të isha unë ai që vendosi juve do jua ndaloja çdo paraqitje publike me ligjerata fetare kudo tjeter , pos në xhami. Aty asht vendi i juej dhe kush ju beson, kush ju simpatizon aty le të shkon e të jua ndegjojë prrallat arabe te para 1400 vjetve. Poashtu do jua ndalojsha të gjitha financat që ju vijnë nga jasht dhe edhe nga shteti i jonë. Do ju lejoja të keni financat nga antarsia e juej dhe me to të veproni por gjithmonë nën kontrollin e shtetit. Per njerzit normal Zot asht Kushtetuta dhe ligjet e shtetit ku njeriu jeton. Per injorantet ka zotna arab e edhe nga dreqi i mallkuem.
Borgenhaugen: 17.02.2019

ALBIN KURTI DUHET TË UDHËHEQË KOSOVËN – Nga BINAK MAXHARRAJ

Lëvizja Vetëvendosje është njera ndër Partitë më te reja për nga
formimi por edhe për nga mosha. Kjo parti të cilën e udhëheq Lideri i
saj Albin Kurti ka grumbulluar rreth vetes pjesën me te re dhe më
te shendëtëshme të kombit.Rrugëtimi dhe rritja i sajë nuk ishte nëpër
kancalerit e ndryshme. Kjo Parti lindi dhe u rritë në rrugë, ne
demostrata dhe protesta,duke luftuar për ndërtimin e shtetit,duke e
luftar vjedhjet dhe hajnite e Partive tjera,e sidomos te PDK e cila
përbëhet nga komandantet e vertetë dhe komandantëve mashtruës,qellimi
i te cilëve nuk ishte ndërtimi i shtetit por plaçkitja e shtetit.

Protëstoi kundër Presidentit te Kosovës për Mareveshjet e këqija në
damë të Kosovës për iden e tij për ta ndarë dhe copetu Kosovën e cila
qe një vit e beri rremuaj Kosovën duke mos patur përkrahjhën nga as
kush.Prtoestoj,për dorëzimin e tij ndaj politikave destruktive të
Serbisë,protestoi për këmbimin tregëtar diskriminuse ndaj Kosovës,pa
kurrfar reciprociteti Ishte e para qe për te gjitha këto protëstoi
edhe në Parlament duke tentuar qe te mos kalojnë Mareveshjet e
dhembshme për Kosovën siq ishte demarkacioni me Malin e Zi dhe
Marëveshjet e ndryshme.Për te gjitha këto e për shumë te tjera LVV u
sulmu gjatë protestave(ju vranë dy aktivist),u përsekutuan aktivistet
e saj si ne kohën e okupimit serb,Albin Kurti rrxohej për tokë nga
policet tu ia vu çizmen ne fytë.Kështu u rritë LVV në “betejat e saj
nëpër rrugë duke kërku respekt për shtetin e vet.

Në këtë mënyrë LVV u rritë,lëshoi shtat u bë një ndër subjektet më te
fuqishme në Kosovë që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë me 32
deputet duke i lën pas edhe disa parti më të mëdha.Mu për këtë këto
parti nga inati filloj për te ba skenare së si te ndalët kjo Parti në
rritjën e saj të metejme.Dhe e gjeti Kalin e Trojës pikërishtë mbrenda
LVV,për ta shkaterruar ate nga mbrenda.Shigjetat kundër LVV erdhi
pikërisht nga Partia me e smuar dhe me dergjë PDK e cila ne këtë
drejtim im orkestoi Klanin Pronto dhe SHIK-un.Ata ia futen fitilin LVV
duke i gjetë aty mbrenda do farë krimba të cilkët kishin nisë ta
brejnë LVV.Para një viti për ta shkateruar dhe penguar LVV drejtë
rritjës së saj për ta marr pushtetin brenda kësaj Partije shpërtheu
sherri.U iskenuan skenadr ndër më te ndryshmet për ta shpartallu
LVV.Kjo ndodhi ateherë kur Lideri i kësaj Partije Albin Kurti gjerndej
në Burk për shkak te luftës së tij për berjen e shtetit,në këtë parti
filloi revolta,nisi rebelimi ne fillim me një banalitet të turpshëm
duke e quajtur Albin Kurtin m…t nga Aida Dërguti,krejtë kjo sipas
nje skenari te përgatitur më parë,nga elementet destruktiv brenda dhe
jashte LVV.Nisi rebelimi.Ne shenjë gjoja te”despotizmit” te Albin
Kurtit dolën me rend,sipas skenarit te pregatitur që më parë mbi 12
deputet te LVV.Por,aresyeja e arratisjes së këtyre rebeleve nuk ishte
së ata e kishin keq në LVV,por ishin te detyruar nga jashtë me joshje
dhe premtime për pozita dhe afrim me PDK-në.Dhe kjo u vertetu këto
ditë,kur ata nuk deshtën me nejtë ne opozitë por iu rras pushtetit
sipas premtimeve te dhana.Krejtë kësaj,terë këtij skenari i parapriu
Kryerebeli Shpend Ahmeti,i cili gjatë gjithë skenarit te arratisjes së
rebeleve,vetë ndejti i fundit.Kryerebeli se bashku me”bandën”e
rebelëve tjera,sipas premtimeve iu afru pushtetit,po bashkëpunon me
pushtetin,po ia jepë votat kur ti duhën,u futën në Ekipin për dialog
me Serbin pa kurrfarë autorizimeve në këtë drejtim.Bile Kryerebeli
Shpend Ahmeti edhe u zgjodhë si z/kryesues. Këta janë deputet
falso,sepse de facto këto mandate i vodhën nga LVV te cilës edhe i
takojnë.Por.një gjë dihet,e dinë çdo kushë,se Shpend Ahmeti le të
merrë pozita çfare do çoftë ai kurr nuk mund te jetë më i fortë karshi
LVV,kurse Albin Kurtit nuk mund ti afraohet as deri te zogu i
këmbës,sepse Ahmeti do te mbetet një kurgja,një hiç ndaj figures me
emblematike sot në Kosovë i cili,jo vetem Shpend Ahmetin por te gjithë
lideret tjere po i gjuan në berllog ne te gjitha sondazhet.Natyrysht
sepse ate populli e donë,është sinonim i tyre,është shpresa e tyre për
një të ardhme më te mirë dhe dinjitoze.

Kohët e fundit midis LVV dhe këtyre rebelëve ka nisë një fushatë e
papresedan midis tyre plasi sherri midis tyre,sigurisht me iniciativën
e punëdhënsve te tyre nga PDK-ja,duke tentuar se kush po e fyen e
njollos më shumë njeri tjetrin siç janë këqëqeverisja e keq ne komunën
e Prishtinës.Bile,për këto “shpifje”të LVV Shpend Ahmeti e paska ba
një padi te kotë në gjykatë,sepse argumentet e tij nuk janë të
skata,bile qumshti i Shpend Ahmeti veq është tani kos,kurse Jahta e
Devollve ësht hala gadi për te.

Dikur Shend Ahmeti tutj,dridhëj nga Albin Kurti,mshefej birucave për
tu mos u taku me Albin Kurtin,sepse e kishte kaqikun e vogël më u taku
më viganin e LVV partria e të cilit po rritet për çdo ditë,kjo u pa me
28 shtator 2018 kur i vetem ne protesta e dridhi të Terë Prishtinë dhe
Kosovën,kurse rebelet në çfarëdo rrethanash ne zgjedhje do te pesoi
debakët dhe fijasko.

Thirrja e Shpend Ahmetit në një duel tv me Albin Kurtin është më se
qesharake dhe budallallak i sojit te Shpend Ahmetit,sepse Shpnd Ahmeti
është i vogël sa bubrreci për tu ballafaquar me Liderni par exselance
të Kosovë,do te ishte nençmim jo vetem thirrja ne dual poredhe neçmim
për Albin Kurtin i cili është Lidër i përmasve tl medha jo vetem në
Kosovë por edhe jashtë.

Haradinaj nga Gllogjani: Harrojeni që kemi me dhënë troje e kufij

Këtë e ka thënë duke iu referuar partnerëve të koalicionit.

Sa i përket thirrjes së SHBA-së që taksa të anulohet, Haradinaj ka thënë se veprimet të tilla ndërmerr edhe vet shteti amerikan.

“Trump ka vendos tarifa për plot vende dhe ekonomi, po ndërton mure me Meksikën. Ne do të shkojmë kësaj rruge dhe tarifa nuk hiqet deri në njohje”, është shprehur Haradinaj pas homazheve në varrezat e dëshmorëve.

“Nëse shkojmë hapa prapa, mund ta kërkojnë sot heqjen e tarifës, pastaj Trepçën… Dialogu të ndodhë pa kushtëzime, i është thënë Mogherinit. Serbia po i nxjerr kushte Kosovës në vend se të ishte ndryshe. Në tavolinë mund të bisedohet edhe për taksën. Pres përkrahje e të gjithëve edhe të partnerëve politikë edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme. Nuk është mirë të provojë dikush që ta heq pasi që vendimi ka qenë i të gjithëve. Nuk është demokraci të hiqet pa votën e njërit partner – këtë rast AAK-së”, tha i pari i Qeverisë.

Haradinaj: Sa të jem unë kryeministër, taksa nuk hiqet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa doganore 100 për qind e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë në postin e kryeministrit.

“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kompleksit memorial në Gllogjan.

Haradinaj ishte këmbëngulës se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Haradinaj ka thënë se duhet të ndalet kushtëzimet për Kosovën.

“Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për raportet e koalicionit qeverisës, duke thënë se të gjithë ka qenë të pajtimit që të vendoset taksa 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“Kërkoj përkrahjen edhe të partnerëve politikë, edhe pse mund të kemi mendime të ndryshme. Një gjë është e vërtetë, kur e kemi marrë vendimin për taksën, kemi qenë unanim, pra secili ka thënë po. Nuk është mirë askush të provojë të heqë taksën, pa thënë secili po”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj është duke e kundërshtuar kërkesën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës ndaj mallrave serbe.

Tarifa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi delegacioni serb ka anuluar pjesmarrjen në këto bisedime derisa tarifa të jetë në fuqi.

Në anën tjetër, partneri i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e tarifës për një periudhë 120 ditëshe.

Rifat Jashari në gjendje jo të mirë, dërgohet në spital me emergjencë

Vëllai i komandatit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, është parë teksa futet në veturën e emergjencës të spitalit, mëson gazeta “Bota sot”.

Kjo ka ndodhur sot, gjatë festës së pavarësisë së Kosovës.

Jashari nuk ka qenë në gjendje kritike apo diçka më shumë, pasi ai është parë duke u futur vet në ambulancë.

Kryeministri Haradinaj ia kthen shpinën dhe nuk ia zgjat dorën Ramës

Para parakalimit të trupave të FSK’së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, janë takuar edhe njëherë liderët shtetërorë dhe mysafirë specialë e figura të rëndësishme.

Një moment interesant ka ndodhur derisa krerët e mysafirët po rehatoheshin në vendet e tyre pranë teatrit.

Kryeministri i Shqipërisë shfaqi interesim t’i zgjaste dorën Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë.

.

Derisa Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij.

Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme përshendetjen e serishme, sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më herët në seancën solemne në Kuvend.

Mirëpo, dihet se raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar, për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, cka Haradinaj e refuzon kategorikisht.

Kryeministri i Kosovës disa herë i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me punët e brendshme të Kosovës.

Derisa ka prishur raportet me Haradinajn dhe me liderë tjerë politikë si Albin Kurtin, Rama ka forcuar miqësinë e tij me preisdentin Thacin të cilit i është kthyer në aleatin kryesor./b.sot

Willaim Walker parakolon në sheshin e Prishtinës, merr duartrokitje të fuqishme

William Walker është i pranishëm sot në Kosovë, për nder të festës së pavarësisë së Kosovës.

Ai gjatë parakalimit të tij në sheshin e Prishtinës, ka marrë duartrokitje të fuqishme nga qytetarët e pranishëm aty.

Walker ka respekt të madh në shtetin e Kosovës, pasi ai tregoi krimet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, të cilat i pa vetë me syt e tij.

Sejdiu: Pavarësia e Kosovës është fryt i sakrificave të shumë gjeneratave

PRISHTINË – Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, ishte ngjarja më e rëndësishme për Kosovën në shekullin e ri, vlerëson presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ai në një bashkëbisedim me Anadolu Agency (AA) vlerëson kohën kur Kosova shpalli pavarësinë, marrëdhëniet e saj me vendet fqinje dhe tema tjera që ndërlidhen me pavarësinë e vendit.

Sejdiu thekson se për të mbërritur në atë moment, është dashur shumë sakrificë të gjeneratave të tëra, që kulmoi me luftën me pasoja të shumta të cilat i shkaktoi Serbia në Kosovë.

“Viktimat e shumta që janë, pastaj një dëbim i madh i popullsisë së Kosovës jashtë vendit, rreth 1 milion qytetarë, si dhe duke pasur parasysh edhe vrasjet, arrestimet dhe shumë forma tjera si shpërnguljet e torturat që janë bërë mbi gjeneratat që kanë kapërcyer. Prandaj ka qenë një fat për të gjallët që të përmbyllin këtë cikël pas një rezistence të fuqishme politike dhe të armatosur dhe pas një ndihme të jashtëzakonshme ndërkombëtare që i është dhënë Kosovës që të arrijmë ditën e lirisë”, thotë Sejdiu.

Ish presidenti kosovar njëherësh ish-kryetar i ekipit negociator të Kosovës, rrëfen mbi shpalljen e pavarësisë, të cilës sipas tij i parapriu procesi negociator që udhëhiqej nga negociatori special i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari.

“Me atë që ne kemi ofruar si vizion edhe gjatë negociatave, ka qenë e bollshme që të kuptohet se Kosova vërtetë do të bëhet një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetit dhe do të jetë e tillë që do të mund të jetojë natyrisht në bashkëpunim ndërkombëtar me vendet e tjera sovrane. Dhe, ajo ditë kur bëhet shpallja e pavarësisë ka qenë një moment i ndjeshëm. Shumë kush ka dëshiruar ndoshta të jetë edhe më herët, por rrethanat kanë qenë të tilla që është dashur të përgatiten të gjitha elementet për të pasur finalen e 17 shkurtit”, theksoi Sejdiu.

“Njohjet e para kanë qenë një gëzim i madh për ne”

Ai thekson se data e shpalljes së pavarësisë ishte caktuar dy- tre javë më parë, edhe pse opinioni nuk ishte i informuar për të, për çka kishte pasur shumë emocione ato ditë. Ka qenë e nevojshme përgatitja e një numri dokumentesh të lidhura me kërkesën e adresuar shumë vendeve për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, të cilat i kishte nënshkruar ai, ose kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi. Gjithashtu, ka qenë e nevojshme t’u dërgohet një garanci e institucioneve të caktuara ndërkombëtare, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, NATO-s, për praninë e mekanizmave që do të jenë të pranishme në Kosovë, siç është EULEX-i, i cili erdhi më vonë për të mbështetur sundimin e ligjit.

Para shpalljes së pavarësisë, shton Sejdiu, ishte dashur të mendohet edhe për vet ceremoninë si dhe për sigurinë, sepse gjërat mund të rrezikoheshin nga ata që ishin kundër këtij akti, dhe nga ata që ishin instrument i atyre që propagandojnë se Kosova mund të shndërrohet në fuçi baruti, se do të ketë shpërthim në Evropën Jugperëndimore, se do të ketë një eksod të madh të qytetarëve serbë, se do të ndodhë persekutimi i tyre, gjë që fatmirësisht nuk ndodhi.

“Njohjet e para kanë qenë një gëzim i madh për ne, njohjet që kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës, nga fuqitë e mëdha, nga vendet mike. Ne i jemi gëzuar secilës njohje, pavarësisht se është vend i madh apo i vogël dhe pastaj është punuar që të jetë një realitet i ri, pra një epokë e re në të cilën ka hyrë vendit”, tha Sejdiu.

Siç rrëfen ai, vijoi bartja e kompetencave nga institucionet ndërkombëtare në ato vendore dhe angazhimi në disa fusha të rëndësishme, si zhvillimi ekonomik, investimi kapital, energjia, shëndetësia dhe përmirësimi i arsimit. Në të njëjtën kohë, thotë ai, ka punuar në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nismat rajonale, si dhe organizatat ndërkombëtare sportive si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, FIFA dhe UEFA.

“Në njohjet ndërkombëtare ne kemi arritur diku 100-115 vende që kanë pranuar vendin. Fatkeqësisht ka disa vende që kanë tërhequr njohjen, ato janë rezultat i politikës së papërgjegjshme që Serbia e bën, sepse ajo duhet të mendoj për gjeneratat e ardhshme dhe relacionet midis dy vendeve dhe jo të helmojë këtë rajon me qasjen jo të ndershme në mënyrën se si e ka bërë, por unë besoj se kjo do të kapërcehet”, tha Sejdiu.

Raporte të shkëlqyeshme me vendet fqinje

Sejdiu thotë se në 11 vitet e kaluara ka pasur disa stagnime dhe se duhet punuar më shumë në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër fenomeneve negative të pranishme në Kosovë dhe në vendet e rajonit.

Njëkohësisht, thotë ai, janë ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me vendet fqinje, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, por edhe me Bullgarinë dhe Greqinë, ndonëse kjo e fundit nuk ka njohur Kosovën.

“Për fat të keq, kjo nuk kanë ecë me Republikën e Serbisë, për shkak të qasjeve që ajo në mënyrë jo racionale i ka pasur deri tani dhe të mbështetjes së saj në iluzione të hershme, duke menduar nganjëherë dhe thjesht duke dëgjuar deklarata për kthimin e Kosovës nëse nuk ndodh me vullnet atëherë me dhunë, mos heqja e Kosovës nga kushtetuta e tyre dhe çështje të tjera që janë më shumë mite të trilluara për Kosovën si djep i Serbisë, me të dhe gjëra që praktikisht nuk janë të këtij shekulli”, theksoi ai.

Ish-presidenti i Kosovës vlerëson se në Kosovë, as serbët e Kosovës, dhe as serbët nga Serbia nuk fajësohen kolektivisht, por vetëm ata që kanë kryer krime dhe që janë përgjegjës për politikën e keqe duhet të përgjigjen herëdo kurë, siç ishte rasti me kreun e shtetit serb, Sllobodan Millosheviç, dhe të tjerëve që ishin të afërm me të.

“Dialogu me Serbinë është i nevojshëm”

Fatmir Sejdiu është i mendimit se dialogu me Serbinë është i nevojshëm në mënyrë që të relaksohen marrëdhëniet mes dy vendeve, me çka do të hiqeshin pengesat për bashkëpunim mes dy shteteve sovrane, por se nuk ka nevojë për një dialog i cili sipas Serbisë, do ta vendoste Kosovën në pozitë të një statusi të papërfunduar politik.

Ai shprehet se ka pasur qasje në Platformën e Dialogut të cilin e ka hartuar ekipi negociator i Kosovës, dhe se duhet besuar se ajo Platformë nuk do të dalë nga korniza e kushtetutës, sepse askush nuk guxon të dalë jashtë saj.

“Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës në kuptimin territorial është i garantuar dhe i mbështetur ndërkombëtarisht dhe si i tillë ai duhet të mbrohet dhe askush nuk mund të ketë mandat që të kapërcej përtej asaj që kushtetuta e vendit e parasheh”, theksoi Sejdiu.

Në fund, ish-presidenti i Kosovës thotë se kushtetuta e vendit e cila për bazë ka Planin e Ahtisarit, ofron zgjidhje të mrekullueshme për pakicat në Kosovë, të cilat ndonëse përbëjnë tetë për qind të popullatës së Kosovës, trajtohen me dispozitat bujare të cilat shkojnë mbi standardet ndërkombëtare.

(Video) Kosnett: Është në duart e popullit të Kosovës të marrë përgjegjësitë dhe t’i mbajë përgjegjës liderët e tij

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip S.Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për 11-vjetorin e pavarësisë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë zyrtare të ambasadës në Facebook, Kosnett tha se tri prioritet për qytetarët e Kosovës janë paqja, drejtësia dhe prosperiteti.

Ai tha se për arritjen e paqes është e nevojshme arritja e marrëveshjes me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë.

“Arritja e paqes kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë. Arritja e drejtësisë do të thotë ndërmarrja e veprimeve konkrete për të ndërtuar sundim të ligjit dhe luftën e korrupsionit në të gjitha nivelet. Dhe ndërtimi i prosperitetit do të thotë përpjekje më të më të mëdha që do të inkurajonin investime ndërkombëtare dhe zhvillim ekonomik”.

“Sigurimi i së ardhmes kërkon lidership të pjekur politik dhe angazhimin e qytetarëve dhe një përkushtim për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjinisë, fesë apo etnisë. Jam i bindur se qytetarët e Kosovës janë të përgatitur për sfidat që i presin. Shtetet e Bashkuara do të jenë përkrah jush”, tha ambasadori Kosnett.

Ambasadori amerikan tha po ashtu se është në “duart e popullit të Kosovës të marrë përgjegjësitë dhe t’i mbajë përgjegjës liderët e tij, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për progres”.

Përvjetori i ‘ftohtë’

Zijadin Gashi

Kosova po shënon 11-vjetorin e pavarësisë pa e përmbyllur ende finalen e madhe të dialogut me Serbinë, për t’i dhënë fund armiqësisë dhe arritjes së një marrëveshjeje paqësore, historike.

Dita e pavarësisë, për herë të parë po shënohet edhe me Ushtrinë në konsolidim e sipër, por Kosova mbetet ende vendi më i izoluar në Evropë, pa liberalizim të vizave.

Në përvjetorin e kaluar, i cili shënoi jubileun e parë, Kosova kishte 116 njohje nga shtetet e ndryshme, kurse sivjet, nuk dihet se cili është ky numër i njohjeve, ngaqë disa shtete kanë vendosur të tërheqin vendimin e tyre, duke pritur rezultatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shteti më i ri evropian, edhe këtë përvjetor e shënon pa e siguruar ulësen që i takon në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, Kosova nuk e ka ende as mbështetjen unike të Bashkimit Evropian, ngase pesë shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin atë si shtet.

Duke qenë me një subjektivitet të papërfunduar ndërkombëtar, Kosova përfaqësohet nëpër organizata e mekanizma ndërkombëtarë, diku si shtet sovran, diku si vëzhgues, e diku me fusnotë në emrin e saj.

Më 17 shkurt, 2008, Kosova në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore shpalli aktin e pavarësisë, por tani, 11 vjet pas, për herë të parë po rivlerësohet ky partneritet.

Dështimi i Kosovës që të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Policisë-INTERPOL, që erdhi si pasojë e fushatës së Serbisë kundër këtij anëtarësimi, solli si kundër-reagim përgjigjen e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Sot, ky vendim po e sfidon Kosovën në planin ndërkombëtar, ngaqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur pakënaqësinë e hapur me tarifën e vendosur nga Prishtina zyrtare, sepse po e shohin atë si pengesë serioze për vazhdimin e dialogut dhe mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pengesat në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë cilësuar si dëmtim të interesave amerikane, duke e vënë kështu për herë të parë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën, shtetin që në hulumtimet e ndryshme, zakonisht ka qenë më pro-amerikan në Evropë.

Ftohja e raporteve me vendet që Kosova i ka cilësuar si mike, bashkë me sfidat e përhershme si zhvillimi i ngadalshëm ekonomik, papunësia dhe izolimi në mungese të liberalizimit të vizave, për shumë kë në Kosovë ka ndikuar që 11-vjetori i pavarësisë të shihet si një përvjetor i ftohtë.

Ndërkaq, nga aspekti i sundimit të ligjit, përveç luftës së brendshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova pritet të ballafaqohet edhe me proceset e para gjyqësore që mund të iniciohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen me emrin unik, Gjykata Speciale për krime lufte.

Sidoqoftë, për këto 11 vjet, Kosova është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatat më të rëndësishme financiare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim si dhe atyre sportive, duke veçuar anëtarësimet në FIFA, UEFA dhe Komitetin Olimpik.

Flamuri i Kosovës është ngritur lartë nën tingujt e himnit shtetëror para syve të botës me kampionen olimpike e botërore, Majlinda Kelmendi.

Kurse emri i Kosovës, lakohet për të mirë në opinionin dhe mediat botërore përmes yjeveme origjinë nga Kosova, por që kanë krijuar famë botërore, ku veçohen këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa e Era Istrefi.

Haradinaj kërkesë Amerikës: Bëni presion edhe mbi Beogradin e jo veç ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka ripërsëritë qëndrimin e tij se taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk hiqet, pa një kontrate garantuese për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Haradinaj gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri që po mbahet Mynih, ka pohuar se Amerika nuk ka asnjë ushtrinë në botë më aleate se FSK-në, dhe nuk ka popull më aleat se shqiptarët.

“Parimi që ka vle çdoherë për dialogun, ka qenë moskushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me devijuar dialogu, me u biseduar kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Zonja Mogherini me pranuar që Serbia, në këtë rast z. Vuçiq me kushtëzuar kthimin në tavolinë, me hjekjen e taksës. Taksa nuk bënë me u hjek pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë. Njëra nga çështjet është edhe tregtia e lirë, në këtë rast, hjekja e tarifës”, tha Haradinaj.

Ai ka pohuar se Amerika duhet të bëjë presion të Serbia për të mos kushtëzuar dialogun dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Jo nuk ndryshon, shikoni ne jemi vendi më aleat i Amerikës, se është fol edhe për marrëdhëniet me Amerikën. Është një kërkesë legjitime prej Amerikës, pezullimi i taksës, por sikurse e dini, vendimi për taksën është një vendim ligjor, pra nuk kemi shkel ndonjë ligj, është vendim i Qeverisë së Kosovës, i qeverisë sovrane dhe nuk është marrë nw relacion Kosovë – Amerikë, por është marrë nw relacion Kosovë dhe fqinji ynë, shkaku i veprimeve armiqësore ndaj Kosovës. Amerika besoj nuk ka popull me aleat se ne. Presim prej Amerikës, në vend që t’i bëjë preson veç Kosovës, ose veç institucioneve të Sigurisë së Kosovës, si rasti që është paralajmëruar për FSK-në, FSK-ja është aleati më i mirë i Amerikës, ndoshta nga krejt ushtritë e Botës. Këtë preson ta orientojë nga Beogradi, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke, qe i hap perspektivë Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, por po ashtu që siguron edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj, raporton KosovaPress.

Ai tha se rruga e vetme është kthimi në tavolinë i Kosovës dhe i Serbisë pa kushte. “E tha edhe Presidenti në fjalën e vet, se ne jemi viktimë, pasi Serbia ka kryer krime në Kosovë. Nëse dikush është dashur me vendos kushte, do duhej të vendosnim ne, sepse ne jemi viktima, pasi Serbia ka kryer shumë krime në Kosovë”.

Ai tha se Serbisë tani i kushton koha, pasi Serbisë i duhet për hapjen e kapitujve për hyrje në BE, “ndërsa tani tarifa po na kushtin dy palëve”.

“Ne e duam Amerikën me zemër të gjithë, por nuk jemi më miq për Amerikën, nëse marrim hapa të nxituar”, tha Haradinaj.

Kryeministri po ashtu ka lutur të gjithë krerët institucional dhe të partive politike, që të bëhen bashkë, për të mos lejuar Serbinë që të vendos kushte për dialogun.

Ndërroi jetë gazetari Hivzi Krasniqi

Pas një sëmundjeje të shkurtër, të premten mbrëma ndërroi jetë gazetari Hivzi Krasniqi.

Krasniqi për një kohë të gjatë kishte punuar në Radio Kosovë, ku dhe përfundoi karrierën e tij si gazetar.

Po ashtu ai kishte punuar për një periudhë edhe Radio Dukagjini dhe Radio Televizionin 21.

Përveç profesionit të gazetarisë, Krasniqi ishte edhe autor i mbi 1 000 tekste të këngëve.

Krasniqi do të varroset sot në vendlindjen e tij, në Pejë.

Akademik Idriz Ajeti u varros pa protokoll shtetëror. Keq! – Nga XHAFER LECI

Akad. I.Ajeti e Xh.Leci. Prishtinë,15.7.2018

Në moshën 102 vjeçare, (1917-2019), ndërroj jetë, Profesor Idriz Ajeti, më 13 shkurt 2019, ndërsa u varros më 14 shkurt në Prishtinë.
Akad. I.Ajeti ka vuajtur nga varfëria shumë vite. Ai nuk ka lënë pasardhës dhe kjo është dhimbja më e madhe për Akademikun, bashkëshortën e Tij dhe të gjithë njerëzit e mirë. Institucionet e Kosovës nuk janë kujdesur as nuk besoj se e dinë që Akademiku nuk ka pasur fëmijë, të cilët do ishin kujdesur për prindërit…
Presidenti Hashim Thaçi, e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave, në 100 vjetorin e lindjes, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kultures, duke e quajtur, “për mua jeni Çabej i Kosovës”. Kaq kanë bërë Hashimi, dhe institucionet e vendit, për Akademikun e Madh për nga veprat, e më të moshuar në Kosovë. Sa keq…!
Anashkalimi i Akademik Idriz Ajetit, nga institucionet e Kosovës, nuk përbën preçedent. Janë edhe sivëllezërit e tij Profesorë, të shquar në veprimtari krijuese, edukuese dhe kombëtare, si Ali Hadri, Gazmend Zajmi, Zekirja Cana dhe të tjerë, të cilët, tashmë, pushtetarët lakmiçar i kanë harruar dhe as që u shkon mendja t`i kujtojnë, të paktën, në ndonjë përvjetorë të shënuar. Sidoqoftë, ata jetojnë dhe rrezatojnë, me veprat e tyre studimore, me personalitetin dhe integritetin e tyre unik, përgjatë gjithë jetës së tyre të bujshme.

Shoqata Humanitare “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, ka ndihmuar materialisht dhe nderuar me Mirënjohje Akad. Idriz Ajetin.
Idriz Ajeti ka jetuar vetëm me bashkëshortën e Tij, po ashtu e moshuar, në një ndërtesë shumë-katëshe, në katin e 3-të, pa pasur ashensor, e mundësi ta ndihmojë ndokush, për të zbritur ndonjëherë në kopshtin e ndërtesës, për ta thithur, sadopak ajrin e natyrës.

Zonja e Akademik Idriz Ajetit duke na treguar për librat…

Nga e majta: Rexhep Abazi,prof. Akad.I.Ajeti dhe unë

Me datën 15.7.2018 së bashku me mikun tim, Rexhep Abazi, profesor nga Medvegja, vizituam Akademik Idriz Ajetin. Akademiku u gëzua shumë, biseduam për shumëçka…
Në emër të familjes Leci, iu falënderova Akademikut, për gjestin e mirë atdhetar e njerëzor, që kishte bërë axha i Akademikut, Hoxha Mulla Zenel Ajeti, i njohur edhe si Hoxhë Tupalla, sepse ai ka shpëtuar nga pushkatimi, axhën e babës tim, Ahmetin, me gjithë të birin Zukën, për vrasje-hakmarrje, me kolonët serbo-malazezë, të cilët i kishte vendosur Mbretëria Serbe, rrënëz kufirit me Kosovën, në vitin 1878.
Dëshira ime ishte që të mësoj diçka më shumë, për qendrimin e tyre për një kohë si kaçak tek Ajetovitët, fajlen-lirimin nga pushkatimi…Përgjigja e Akademikut për shkak të moshës-lodhjes, apo nuk dashti të flasë, këtë nuk e di, ishte e shkurtër: “Më kujtohet ky rast, por nuk mund të them ndonjë gjë.” Kaq foli Profesor Idrizi.       Akademiku u gëzua shumë, bashkëshortja e Tij, përveç gëzimit, na bëri një pritje të ngrohtë e vëllzërore, me dëshirën dhe kërkesën time,Ajo na tregoi dhomat me rafte të mbushura me shumë libra… Akademiku siç e ka zakon shqiptari, na përcoll deri jashtë derës së banesës te shkallët, u ndamë me lot në sy, dhimbja ishte shumë e madhe…
Akademik Idriz Ajeti, një jetë-epokë. Njeri i urtë, i matur, mësues e profesor i brezave shqiptarë, studiues, krijues shkencor, i cili, me gjithë moshën shekullore, ruajti qartësinë, mendjen e freskët dhe vullnetin për jetë. Një përmbyllje jetësore për lakmi. Andaj, do të kujtohet gjithmonë për të mirë.

Si mund të ndalet recidivisti Thaçi? – Nga VETON SURROI

Hashim Thaçi është konsistent. Në çdo negociatë në mënyrë konsistente i bën dëm vendit

1.

Karakteristika kyç e negociatave që i zhvillon Hashim Thaçi është konsistenca.

Prej vitit 1999 deri më sot, Hashim Thaçi në mënyrë konsistente ka bërë gabime që i shkojnë në dëm Kosovës.

Më 1999, në Konferencën e Rambouillet-së, Hashim Thaçi në mënyrë konsistente punoi, deri në orët e fundit të saj, që pala kosovare të mos e nënshkruante Marrëveshjen, dhe rrjedhimisht të mos e fitonte përkrahjen e SHBA-së dhe të aleatëve perëndimorë. Pa nënshkrimin e Delegacionit të Kosovës nuk do të kishte bombardime të NATO-s, pra nuk do të kishte as çlirim të Kosovës.

Në Bruksel, përsëriti të njëjtën gjë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me kërkesë të Serbisë dhe më vonë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dha mendimin e vet, e ky qe se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Por Hashim Thaçi pranoi që të hynte në negociata me Serbinë duke pranuar kushtëzimin e Serbisë, pra që çështja e Pavarësisë së Kosovës është ende e kontestueshme juridikisht.

Dhe, po në Bruksel, ia pranoi Serbisë se Kosova nuk është shtet sovran, duke nënshkruar së bashku me kolegun e tij, Daçiq, të drejtën që komunat serbe në Kosovë të formojnë një autonomi territoriale politike, fillimisht si një rrafsh i tretë i pushtetit, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Së voni, pas negociatave sekrete, Hashim Thaçi doli edhe publikisht për të treguar se ka pranuar të bisedojë për projektin e këmbimit të territoreve e popullatave (me emra si “korrigjim”, “korrigjim i lehtë”, etj.) që është vetëm vazhdimësi e konsistencës së gabimeve. Pra, pasi në Bruksel që nga viti 2011 pranoi se shpallja e Pavarësisë është e kontestueshme, me Marrëveshjen e vitit 2013 se Kushtetuta e vendit është po ashtu e vënë në pazar negociatash, tashmë një vit e sa Thaçi e ka vënë në treg edhe territorin e Kosovës.

2.

Nuk besoj që ia vlen të bëhet argumentimi i pse-së së veprimeve të Thaçit. Me këtë hapet tifozëria e tipit të Facebookut, në të cilin gjërat zakonisht mbërrijnë logjikën përfundimtare në përshkrimin e Thaçit si njeri që punon për Kosovën në interes të të tjerëve (“tradhtar”) apo në të kundërtën, në përshkrimin e pagabueshmërisë së tij prej “atdhetari”.

Këtij argumentimi të fundit, prej “atdhetari”, nuk i kanë ikur as persona me inteligjencë mbimesatare në politikën shqiptare, duke përdorur arsyetim të inteligjencës nënmesatare të tipit “nuk mund të jetë i tillë një komandant i UÇK-së”, “nuk bëhet i tillë ai që rrezikoi jetën duke kaluar kufirin e Shqipërisë me qindra herë” apo “si mund të gabojë figura kryesore vendimmarrëse në së paku dhjetë vjetët e fundit”?

Por Hashim Thaçi ja që gabon dhe këtë e bën në formë konsistente. Në kriminologji do të quhej recidivist, dhe ndoshta ky term mund të aplikohet te veprimet e Hashim Thaçit edhe në negociata. Dhe, meqë rrjedha e këtij shkrimi nuk duhet të shkojë drejt elaborimit të pse-së së recidivizmit të Thaçit – prapë do të ktheheshim te diskursi i tifozërive fejsbukiane – ia vlen të thuhet se kemi të bëjmë me recidivizëm, rrjedhimisht, do parë se si të pengohet dëmi publik që bën recidivisti.

3.

Pak a shumë kjo duket të jetë përpjekja e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës në tetë muajt e fundit. Ç’prej se doli Hashim Thaçi në publik me Aleksandër Vuçiqin, duke pranuar idenë e tij për ndarje etnike – dhe për të shpjeguar në anglisht, me elegancën e njëjtë që e karakterizon edhe në të folurit shqip, se me këtë nuk bëheshin “djem të këqij”- partitë politike në Kuvendin e Kosovës po merren me dizajnimin e procedurave që do ta pengonin veprimin e recidivistit.

Rezultat i tërë kësaj përpjekjeje disamujore është puna rreth draftit të një e më shumë rezolutave të Kuvendit që do t’ia ndalonin Thaçit veprimin prej recidivisti. Pastaj është puna për formimin e Delegacionit shtetëror, me përfshirjen edhe të një partie opozitare (PSD) në të, madje në bashkëkryesim. Pastaj është puna e kalimit të një ligji për dialogun që pak a shumë duhet të ketë si pikë të parë dhe të fundit se Hashim Thaçi nuk bën të na fusë në gabime të tjera. Dhe pastaj është puna rreth një platforme negociatore e cila proklamon se nuk do të bëjë atë që bën Thaçi, të negociojë për sovranitet, rregullim kushtetues, dhe rrjedhimisht për pavarësinë e vendit.

Por kaq i bën recidivistit Thaçi. Në interpretimin e recidivistit Thaçi – deri tani të përkrahur nga realiteti – ai do të bëjë veprimet që do t’i bëjë pavarësisht rezolutave, ligjeve dhe dokrrave të tjera procedurale. Fundja, ai nuk gjendet në pushtet falë ligjeve dhe dokrrave të tjera procedurale; gjendet në pushtet mu duke shpërfillur ligje, institucione dhe dokrra të tilla procedurale.

4.

Në Rambouillet isha me dilemën me të cilën konfrontohen tash partitë parlamentare. Këmbëngulësia impresive e Thaçit për të prishur çdo gjë të shtynte të mendoje për një skenar të ndërlikuar, për mekanizma e strategji ndërkombëtare që ishin vënë në lëvizje për ta penguar këtë konferencë, dhe për mekanizma e strategji të ndërlikuar ndërkombëtare që ishin vënë në lëvizje për suksesin e saj. Por në orët e fundit të Konferencës ndodhi si në kalimin mjeshtëror prej tragjedisë në komedi – prej mundësisë që të mos ketë epilog ajo luftë që do të na kapërdinte të gjithëve – ardhja e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Paskal Milo, në Kështjellë, për të përcjellë një mesazh nga kryeministri i Shqipërisë. Në një sallon të Kështjellës, ministri Milo na tha Azem Sylës, Hashim Thaçit dhe mua se në bashkëpunim me amerikanët Shqipëria do të ndërpriste bashkëpunimin me UÇK-në.

Ditë me radhë Delegacioni i Kosovës kishte dëgjuar përgjërime e kërcënime. Na kishin folur Robin Cook e Hubert Vedrine, na ishte lutur Joshka Fisher, na kishte lavdëruar dhe qortuar Madeleine Albright, në fund edhe kërcënuar se do të mbeteshim vetëm. Që të gjitha këto i dëgjonte Azem Syla në “Zërin e Amerikës”, në lajmet e mbrëmjes, në radion që e mbante me vete. Por drita u ndez kur dëgjoi shqip nga Paskal Milo se Shqipëria nuk do ta mbështeste më dhe m’u drejtua mua:

“O, veç nuk po di a p’i bie NATA Serbisë a jo, se kush e vet këtâ…”, tha duke bërë me dorë nga Hashim Thaçi.

Kështu foli Daja. Dikush tha në Delegacion se ishte daja i Hashim Thaçit, dikush se emri i tij ilegal ishte Daja, dhe se në të vërtetë ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së. E sigurt ishte se qe njeri shumë i rëndësishëm, sepse nga ai moment Hashim Thaçi nuk kishte mundësi më të pengonte që unë të nënshkruaja Marrëveshjen e Rambouillet-së.

5.

Pra, nëse Parlamenti i Kosovës dëshiron ta pengojë recidivistin Thaçi duhet ta thërrasë Dajën. I sapoliruar nga Burgu i Sigurisë së Lartë, ku qëndroi me akuza për disa vepra krimi, tashmë është duke pritur gjykimin për disa vepra të tjera krimi. Ndërkohë, mund të hyjë në punë për kauza më të mëdha.

Apo, nëse kjo për ndonjë arsye nuk është e mundur, atëbotë do rikrijuar metaforën e Dajës.

I lirë, pa mundësi të qortimi, recidivisti Thaçi mund të ndalet vetëm kur tërë interpretimet e sofistikuara mbi mekanizmat e mëdhenj që lëvizin politikën dhe veprimet e Thaçit zbresin në banalitetin e tij si kontekst real, banalitetin e përshkruar më së miri me formulimin që ia dha Daja: “ kush e vet këtâ…”. /Koha Ditore

Trump letër Vuçiçit: Njihni Kosovën në tërësinë e saj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë, raportojnë mediat në Beograd.

Përveç urimeve, presidenti amerikan i ka kërkuar presidentit serb Vuçiç, të arrihet një marrëveshje me Kosovën që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë. Madje Trump, shkruan në letër se një marrëveshje historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike.

LETRA E PRESIDENTIT TRUMP PËR VUÇIÇ
I nderuar zotëri president,
Në emër të popullit amerikan, kam kënaqësinë t’iu dërgojëurimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.
Këtë vit, në festimin e 100-vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritet tonë të jetë i ngjashëm me atë të kaluarin sa i përket përkushtimit për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj sa i përket thellimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në angazhimin tuaj për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Derisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin, konsiderojmë se njohja e ndërsjellë do të duhej të ishte elementi qendror i normalizimit të raporteve.
Një marrëveshje e tillë historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike – thuhet në letrën e presidentit Trump.

(BalkanWeb)

RUGËTIMI FATAL I HASHIM THAÇIT – Nga BINAK MAXHARRAJ

Mos e harroni këtë datë, 24 Qershor 2018. Kjo ditë nuk është si çdo
ditë tjetër, është një ditë e veçantë, është një ditë pa diell dhe e
mërroltë, sepse atje diku larg në Bruksel dy fantazma te zeza mavi e
kanë nisë lojën e djallit për Kosovën dhe rreth Kosovës.

Atje në Bruksel po bisedon njeriu më i vetmuar i Kosovës, Presidenti i
kontrabanduar, Presidenti jo i fjalës dhe më i pabesisë, i korruptuar
dhe i shantazhuar deri ne fyt Hashim Thaçi. Ai ka shkuar atje pa
askënd, hu vetëm, i vetmuar i dalë nga foleja e qyqeve, sepse askush
që është i mençur nuk ka pranuar te shkojë me te,ai atje ka shkuar më
duar n’xhepa,pa kurrfarë platforme dhe përkrahje nga askush,nga asnjë
parti, pa përkrahjen e Parlamentit. Sot, pra ky njeri që fati i keq e
solli të bëhet President i Kosovës, po bisedon për “Çështje të
“madhe”për Kosovën, po bisedon për një çështje dhe për një marrëveshje
historike me Serbinë, vrastaren shekullore të kombit tonë.

Edhe më keq, po ky njeri po bisedon me njeriun më te urryer për
Shqiptarët, me njeriun, me çetnikun e V.Sheshelit, i cili së bashku më
S.Miloshqviq i shkaktoi shumë trauma, shumë vuajtje dhe viktima
Kosovës gjatë luftës së fundit e me heret,i cili as sot e kësaj dite
nuk kërkon, bile, as falje,por qe 18 vjet shkakton turbullira,
shantazhe në Veriun e Kosovës të cilin gjatë gjithë kësaj kohe e
konsideron si te veten, e që nga sot dëshiron qe ta bëjë krejtësisht
te vetën. E ky njeri, nuk është askush tjetër, pos antishqiptari dhe
çetniku i kamufluar ne njëfarë demokrati Aleksander Vuçiq.

I ngazëlluar qe po takohet me A.Vuçiq,Hashim Thaçi pa fije turpi në
një prononcim te tij për publikun para se te shkojë ne Brukse tha:

“Me Vuçiqin na presin bisedime të renda,të zorshme. Unë edhe ai po
synojmë ta përmbyllim këtë proces me një Marrëveshje historike dhe
politike (sikur Kosova te ishte pronë e tij) dhe arritja kësaj
Marrëveshje ka karakter nacional dhe shtetëror për Kosovën”. Së çfarë
karakteri nacional dhe shtetëror për Kosovën do te këtë kjo
marrëveshje nuk e dinë askush, por vetëm ai.

Por ai ne prononcimin e tij për publikun tregoi edhe ketë:

“Atje ne Bruksel me kolegun tim Vuçiq do te bisedojmë edhe për
çështjet tjera:çështja e Demarkacionit të kufirit Kosovë-Serbi,do te
vihet vija kufitare për herë te parë në historinë tonë në kufirin
Kosovë – Serbisë (pra Hashim Thaçi si “ historian” qe është ai nuk e
paska ditë qe Kosova,gjithmonë dhe historikisht i ka pas kufijtë me
Serbinë, kufi ky i cili njihet edhe si kufi shtetëror sipas
Kushtetutës se vitit 1974), se do të kërkohen edhe ndryshime
Kushtetuese edhe në Kosovë edhe ne Serbi”. Po,pra krejt këto janë ato
kompromiset e tij të dhimbshme që do të ia bëj Serbisë për te cilat qe
sa kohë i thotë përmendesh si ndonjë papagall.

Por,çka… Si është e mundshme dhe a ka kuptim te bahet ndonjë
marrëveshje e re me Serbin,pa i la do hesape Serbia ndaj Kosovës. Po
si te behet ndonjë Marrëveshje dhe pajtimi me Serbin e cila na dogj
dhe na poq si ne hell, na bëri shkrumb e hi,e cila tani as qe pranon
të kërkojë falje,ani pse krerët tonë e kanë gojën,flasin për pajtim pa
kërkim falje. E çuditshme. Si mund te këtë pajtim me Serbinë pa dhanë
Serbia llogari për viktimat dhe gjenocidin qe e bëri ne Kosovë,për
demet e luftës,për shndërrimin e Kosovës në tokë të djegur. Si është e
mundshme që pushtetarët tanë dhe Hashim Thaçi të lëshojnë pe në të
gjitha këto për një njohje nga Serbia apo për një pranim në OKB, e
cila edhe sot e kësaj dite lufton për ç’njohje nga Kosova, sepse
Serbia edhe pa këto pajtime nuk ka qare dikuar pa e njohtë Kosovën,
dhe dikuar me siguri do te pranohet edhe ne OKB,qe do te thotë se
kompromiset janë më të dhimbshme.

Pra,pse lejojnë këta pushtetarët tanë të bëjnë kompromise të dhimbshme
në favor të Serbisë,kur ajo nuk e banë asnjë favor për Kosovën, heqja
e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë nuk konsiderohet
ndonjë kompromis e as favor, sepse fjala Kosovë aty qëndron
jashtëligjshëm. Pushtetarët tanë po e krijojnë Serbinë sikur ajo të
ishte viktima e jo agresori te cilat ia mundësojnë Serbisë që të hyj
në Bashkimin Evropian, sikurse ajo të mos kishte bërë asgjë në Kosovë,
pa dhënë llogari për asgjë që ajo ka bërë.

Kjo është e çuditshme, kjo është e papranueshme.

Por kjo nuk është krejt e tëra. Strumbullari i krejt këtyre bisedimeve
do sillet rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këtu fshihet djalli, këtu e ka dhimbjen, këtë po e pretë Serbia.
Pikërisht këtu do të gjunjëzohet Kosova përmes Hashim Thaçit dhe këtu
do të ndodhë kompromisi më i dhimbshëm për Kosovën, këtu Hashim Thaçi
to t`ia ve thikën pas shpine Kosovës?!
Pse?!

Ju e dini se Serbia është një territor sa 3-4 herë më i madh se sa
Kosova. Ju e dini se Serbisë nuk i hanë palla se a do ti jepen disa
hektar tokë asaj, siç ia dha Malit të Zi, sepse ju e dini se Serbia
nuk ka nevojë për disa hektar tokë, apo çofshin ato edhe disa
kilometra, sepse Serbia ka bollë territor. Në Serbi sot janë treva të
mëdha, siç është Shumadia, etj. gati të zbrazëta në të cilat nuk banon
askush,ose banojnë shumë pak banorë, sepse Serbia e ka shkallën më të
lartë të ç’popullimit të saj. (Dikur, shumë vjet para lufte,
saktësisht në vitin 1983 kur po e punoja doktoraturën, pata theksuar
se duke e parë rënien e popullsisë në Serbi dhe rritjen e popullsisë
në Kosovë(ku në 100 banor te shtuar, 75 vinin nga Kosova dhe pata
theksuar se nëse ky trend vazhdon deri ne vitin 2030,atëherë ne
Parlamentin e Serbisë do të flitej kryesisht shqip sepse atë Parlament
do ta përbenin mbi 70% shqiptarë). Pra,Serbisë edhe nuk i intereson
gjithaq territori,por…

Sot, edhe 19 vjet me parë pas çlirimit të Kosovës,na vetë me dorën
tonë e lejuam Serbin te përzihet ne punët tona,duke i lejuar asaj qe
te sillet si ne shtepin e vetë ne Veriun e Kosovës. Për te gjitha këto
vite nuk ishim te zotet qe ta marrim pushtetin ne Veri,por e lejuam
Serbin qe ta”serbizoi”veriun,ajo atje për te gjitha këto vite e kishte
fjalën kryesore,e jo Kosova,ajo atje përmes serbeve lokal për te
gjitha këto vite e shantazhoi Kosovën për interesa te veta. Ajo atje i
bëri të gjitha këto punë të fëlliqura dhe i vazhdoi duke e pritur
ditën e sotme te diagolimit dhe për ti dhanë në epilog i cili do të
jetë fatal për Kosovën. Ajo për te gjitha këto vite e kishte shumë te
qartë se e donë Veriun e Kosovës, jo për shkak të një grushti serbësh
që jetojnë atje por për pasurin e saj marramendëse që ka ky rajon i
Kosovës i cili fatkeqësisht nga sot to ti rrëshqas ngadalë nga duart e
Kosovës, të cilin edhe ashtu de facto nuk e ka pasur në menaxhim për
të gjitha këto vite.

Pra,shkurtë e trup Serbisë i intereson vetëm dhe vetëm formimi i
Asociacionit te komunave me shumicë serbe. Kjo është alfa dhe omega e
Serbisë te cilën ne këto biseda Serbia do ta zgjidhë ashtu siç do
Vuçiq e jo siç do Thaçi, sepse Serbia për te gjitha këto vite te
pasluftës e ka luajt rrolin brilant te viktimës në kët pjesë te
Kosovës. Kjo është e sakët,Presidenti i jonë Hashim Thaçi në vitin
2015 e nënshkroi Marrëveshjen sekrete ne Bruksel për Asociacionin e
komunave me shumicë Serbe, i cili asnjëherë nuk u bë transparent. Këtu
Hashim Thaçi fshihte diçka, nuk tregonte asgje. Sa herë qe flitej për
Asociacionin.

Këta tanët e kishin fjalën plotë se ky Asociacion do të formohet por
pa kompetenca ekzekutive, kurse serbet insistojnë se Asociacioni do të
bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit. Këtu diçka nuk është në
rregull, nuk shkon, këtu fshihet diçka?!.

Por si duket ngadalë çdo gjë po delë në dritë, do të dal edhe gjatë
këtyre bisedimeve përfundimtare,se Hashim Thaçi e ka nënshkruar
Marrëveshjen e viti 2015 ne Bruksel me kompetenca ekzekutive. Dhe kjo
mendoj se është e vërtetë,dhe do të del ashtu,ashtu siç ndodhi me
Demarkacionin me Malin e Zi ku thoshte Hashim Thaçi së Kosova nuk po
humbë asnjë centimetër tokë,por ajo humbi mbi 82 mijë hektar. Pra,ne
këtë diagolim përfundimtar, siç e quan Thaçi historik, do të bëhen
kompromise të dhimbshme duke lejuar formimin e Asociacionit me
kompetenca ekzekutive, kurse Hashim Thaçi do të dorëzohet para kësaj
sepse këtë e obligon edhe nënshkrimi i tij i dhënë në vitin 2015.

Më këtë rast, i cili do te ndodhë, sepse Hashim Thaçi duke e pa
pozitën e tij nënshtruese nuk do të jetë i zoti qe ta mbrojë këtë dhe
Asociacioni do te arrihet si “Marrëveshje historike e Hashim Thaçit”.
Këtu fillon të cenohet sovraniteti i Kosovës,cenohet pavarësia e
Kosovës, Kosova me nuk do të jetë shtet sovran, sepse veriu do të
administrohet nga Beogradi përmes këtij Asociacioni famoz. Ekonomia e
Kosovës de facto do ti humb Trepçën dhe Ujmanin,pa te cilat jeta në
Kosovë do të vështirësohet. Ky ishte qëllimi i fundit i Beogradit qe
19 vjet luftoi për këtë. Më nuk do të bëjnë punë as protestat
popullore, nuk do të bëjnë punë as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e
as Vendimet e Parlamentit të Kosovës, sepse çdo gjë do të vihet në
lojë, në jetë ashtu siç e do Brukseli që e ka pranuar edhe Hashim
Thaçi që në vitin 2015 kur na ishim duke fjetur.

Në këtë mënyrë me dijen apo pavetëdijen tonë, me neglizhencën tonë, me
pa syqeltësinë tonë na vendit ia prumë ujkun në torishtë. Pra me ditën
e sotme fillon Bosnjëzimi i Kosovës, ku Kosova edhe de facto nuk do të
këtë asnjë lidhje me veriun e saj, por atë do ta menaxhojë me të
gjitha resurset Beogradi, deri te ajo ditë edhe kur do të thotë se
veriu është i joni dhe juridikisht i takon Serbisë. Por, deri atëherë
nuk dimë asgjë se çka do të ndodhë me Hashim Thaçin, protagonistin e
të gjitha këtyre të këqijave dhe fatkeqësive që ia solli vendit.

Pra ky do të jetë rrugëtimi fatal i Veriut te Kosovës së bashku me
Hashim Thaçin.

Trumpi uron Thaçin për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara me Serbinë

PRISHTINË – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një letre dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e 11-të të pavarësisë.

Trump i ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një letre dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e 11-të të pavarësisë. ( Presidenca e Kosovës – Anadolu Agency )

“Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës. Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse”, thuhet në letrën e presidentit amerikan.

“SHBA-të i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës”, thuhet më tej në letër. aa

Ekipi negociator i Kosovës miraton Platformën për dialogun me Serbinë

PRISHTINË – Delegacioni negociator shtetëror i Kosovës, në mbledhjen e sotme, njëzëri miratoi Platformën për Dialogun me Serbinë, e cila nesër do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Një nga dy bashkëkryesuesit e Delegacionit Negociator dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj pas takimit, tha se Platforma pas miratimit në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësojë një pozicion unik të Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Sot morëm sugjerimet e liderëve shtetërorë dhe më në fund, me konsensus, në mënyrë unanime, të gjithë anëtarët e delegacionit, miratuan Platformën, të cilën do t’ia dorëzojmë kryetarit të Kuvendit të Kosovës me qëllim që deputetët të kenë mundësinë përmes debatit të votojnë Platformën, e cila do të përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës në dialogun për njohjen që mund të ndodhë me Republikën e Serbisë”, tha Limaj.

Limaj theksoi se Platforma përfshin të gjitha shqetësimet e ngritura në Kosovë lidhur me dialogun me Serbinë. Ai tha se Platforma është mbi të gjitha në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Deklaratës së Pavarësisë, vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që do të thotë se territori i Kosovës është unik dhe nuk duhet të cenohet.

Ai tha gjithashtu se një nga paragrafët e Platformës parasheh reciprocitet të plotë në lidhje me komunitetet pakicë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Bashkëkryesuesi i dytë i Delegacionit negociator nga radhët e Partisë Socialdemokrate të opozitës, Shpend Ahmeti, tha se Platforma pasi t’i dorëzohet Kuvendit do t’i prezantohet publikut nesër dhe do t’u dërgohet partive të tjera opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ahmeti vuri në dukje se Platforma përmban parime dhe linja të kuqe për zhvillimin e dialogut, por gjithashtu kërkon të diskutojë tema që ende nuk janë diskutuar në dialog.

“Ne në Platformë e kemi vënë detyrimin ndaj Delegacionit shtetëror për të ngritur çështje në Bruksel që nuk janë diskutuar kurrë, siç janë krimet e luftës që ne konsiderojmë se kanë një trajtim të pabarabartë. Kemi më shumë se 13 mijë viktima, për shumicën e të cilëve nuk dihet se çfarë ka ndodhur ndërsa ata që i kanë kryer këto krime nuk janë nxjerrë para drejtësisë”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se çështja e kompensimit për dëmet e luftës do të rritet, si kolektivisht ashtu edhe individualisht. Ahmeti, gjithashtu porositi partitë e opozitës ta lexojnë Platformën para se të flasin se do ta refuzojnë atë. aa

Strasburg: Vjosa Osmani kërkon ruajtjen e kufijve të Kosovës, Albulena Haxhiu thotë se taksa nuk duhet të hiqet

Sot në Strasburg është zhvilluar një takim ndërmjet deputetëve të Parlamentit Evropian dhe deputetëve të Kuvendi të Kosovës. Pas këtij takimi palët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve.

Të pranishme në këtë takim kanë qenë edhe deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, të cilat e kanë bërë të qartë që në dialogun e Brukselit me Serbinë, kufijtë e Republikës së Kosovës janë të pa prekshëm.

“Sot në Strasbourg, së bashku me deputetë të Parlamentit Evropian, diskutuam pikëpamjet tona për relacionet në mes të Kosovës dhe BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave. Prezantuam qëndrimin se dialogu duhet të zhvillohet në formatin shtet me shtet, ku Kosova e Serbia trajtohen si dy shtete te barabarta dhe i cili rezulton me një marrëveshje ku Republika e Kosovës njihet në kufijtë e saj aktual”, ka thënë Osmani, raporton Gazeta Express.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka mandat kushtetues për udhëheqjen e këtyre bisedimeve, pasi që Kosova është Republikë parlamentare.

“Në takimin e përbashkët ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe BE si pikë e diskutimit ishte dialogu me Serbinë. Theksova nevojën e diskutimit mbi raportin që Qeveria ka proceduar në Kuvend e që lidhet me sfidat dhe arritjet në dialogun e Brukselit.

Kundërshtova qasjen në raport me dialogun me Serbinë dhe nevojën paraprake të një bilanci të marrëveshjeve në dialogun 6 vjeçar 2011-2017. Nuk mund të ecet tutje nëse nuk vendosen parime dhe kushte ndaj Serbisë.Poashtu theksova edhe njëherë faktin që Kosova është Republikë parlamentare dhe se Thaçi nuk ka mandat kushtetues dhe as mandat që ia njeh Kuvendi i Republikës Kosovës për të negociuar me Serbinë”, ka thënë ajo, raporton Gazeta Express.

Haxhiu gjithashtu e ka bërë të qartë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj Serbisë gëzon një përkrahje të madhe të qytetarëve dhe si e tillë nuk duhet të hiqet.

“Duke folur për tarifën ndaj Serbisë përmenda faktin se ky vendim gëzon mbështetje në Republikën e Kosovës dhe se nuk duhet të hiqet, poashtu përmenda faktin se që nga viti 2006, ne si subjekt kemi kërkuar reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë dhe se secili vend normal vendos masa të tilla kundrejt një vendi armiqësor siç është Serbia në këtë rast”, ka përfunduar Haxhiu./GazetaExpress/

KOSOVA SHTET PA DINJITET!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Miku ynë i madh SHBA jo vetem që na qortoi disa hare për punet tona
qe vet i bejmë qervish.,sepse e kemi një klasë te dobet në pushtet qe
nuk dinë me ba shtet por qe edhe ia humbë dinjitetin shtetit të vetë,
e banë leckë për pesë pareSerbia me një “diplomaci”te kulturuar dhe te
përsosur,din të gjuaj me shkelma çdo herë kur Kosova ia ze rrugënU
anku për taksen ne BE,reaguan ashpër proserbet Mogherini dhe Hann.Por
Harajdinaj e lidhi qykën nuk lëshon pë.Për venjen e Takse ne Kosovë
filloi edhe kopilhanja mes vedi ja une e vura,unë e propozova,sejcili
donte te jete i pari në këtë drejtim. Me vuarjen e takses Serbisë
Kosova për here te pare e ndjeju vehten si shtet karshi Serbisë.

Dihet se SHBA është tradicionalish dhe historikisht aleat dhe miku më
i madh i Kosovës.Na ka dalë zot ne te gjitha kohërat,edhe atehrerë kur
ishim nën okupim.Në vitet e 70 dhjeta ishin SHBA e cila e “zbuti”
Titon me disa miliarda dollar me kushte qe ai të ju jepte Shqiptareve
autonomi me te madhe.Dhe Tito këtë punë e mori serozishte sepse ishin
ne pyetje shuma te mëdha parash, me ç’rast pasoi Kushtetuta e vitit
1974 e cila e qiti jasht Kosovës Serbin duke e lidhë drejtëpërdrejt në
Federat.Serbis as zani nuk i ndihëj për Kosovën,e as për Serbeët e
saj,sepse Kosova faktikisht, pos emrit, ishte me te gjitha ingirencat
e veta shtet ne vehte.

Pas disa vrejtjeve, kësaj rradhe SHBA e derguan një letër pak me
serioze për”pashallaret e Kosovës”,derguan një lëtër si një
ultimatum,bile edhe kercnues se taksa duhet te hiçërt,për shkak te mos
tensionohen dhe prishen raportet edhe më tej me SHBA.Letra e SHBA-ve
duhet te trejtohet me kujdesë.Të bahën bashk pashallarër e Kosovës dhe
ta trajtojnë kërkesen e SHBA-ve më kujdes,pa tensione,dhe jo te
shkojnë atje ne Ambasadë veçmas ne stilin jo unë s’jamë fajtor,ai
është fajtor.Në fillim te vuarjes se takses te gjithë donin ti marrin
merita,tashti te gjithë se bashku duhet ta marrin edhe”fajësinë”për
taksën,anips dorën në zemër taksa për herë te pare e beri Kosovën te
njohet si shtet.Por,anipse me shkurajën e John Boltonit si Këshilltar
i Presidentit Trump diçka ka”lëvizë” për Kosovën kur dihet se Bolhtoni
nuk e kishte pranu pavarësin e Kosovës.

Sidoçoftë ,anipse përsonalisht jamë pro takëse,shtetaret tanë tashti
janë ne provim te madhë që te mos e shkaterrojnë edhe me shumë
dinjitetin e shtetit,te mbildhën te rezojojnë kthjellët,dhe jo ne
stilin se cili po ia lenë ngile njeri tjetrit,të veprojnë mençurisht
dhe jo”budallakisht”si deri me tani dhe ta gjejnë një zgjidhje,sepse
Amerika nuk është vetem për sot,por edhe për neser dhe
përgjithëmonë,sepse pa Amerikën nuk do te ishim këtu dhe kështu siç
jemi sot.

Merrnjë një vendim të mençur së bashku,dhe jo ne stilin hajt se qetij
po ja lamë këmbet e ardhushes në dorë,sepse për këtë jeni te gjithë
përgjegjes,do te ishte mirë se kjo leter te delë në shqyrtim edhe në
Parlament,për me e skenu fytyrën e secilit deputet.

Haradinaj ia kujton Thaçit se Kushtetuesja deri tash rrëzoi dy presidentë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se deri tash nuk ka parë asnjë dokument i cili do t’i vërtetonte marrëveshjen mes dy presidentëve për shkëmbim territoresh.

Megjithatë, Haradinaj, i kujtoi presidentit Thaçi se deri tash Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka rrëzuar dy presidentë.

“Dy presidentë kanë shku në shpi kur kanë ra ndesh me kushtetutën. S’ka ndodh vendimi, unë retorikën nuk muj me çu në Gjykatë, s’kishin prit as tjerët, e kishin dërgu”.

Rezistenca e kryeministrit Haradinaj ndaj taksës ka bërë që të ketë lëkundje dhe deklarata kundërthënëse mes partnerëve të koalicionit qeverisës.

Kryeministri në Rubikon të KTV-së tha se qëndrimet e secilit janë tashmë publike dhe nuk ka se çka të komentojë mbi to.

Ai bëri të ditur se bashkëpunimi i tyre vazhdon në çdo temë tjetër ndonëse nuk pajtohen lidhur me taksën.

“I kam kërkuar Limajt dhe Veselit që të kenë mirëkuptim përderisa dëshirojnë që unë me ushtru këtë funksion, deri sa mendojnë që unë duhet të ushtroj këtë funksion. Nëse ndryshojnë qëndrim për kryeministrin apo qeverinë është e kuptueshme dhe legjitime. Nuk tërhiqem por ata mund të organizojnë mocion”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se edhe Limaj e Veseli janë në pozitë të vështirë meqë vendimi u mor bashkërisht, se asnjëri prej tyre nuk dëshirojnë të shkatërrojnë marrëdhënien Kosovë SHBA.

“Unë nuk jap dorëheqje, e këtë ua kam thënë edhe atyre”, thotë Haradinaj.

Analisti amerikan Serwer: Çdo ndryshim i kufijve është i rrezikshëm

Analisti politik amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se nuk do të duhej të ndodhte ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka nevojë për një korrektim kufijsh. Çfarëdo ndryshimi kufijsh, përjashtimisht atyre të vegjël, është i rrezikshëm”, ka thënë për RTK, analisti Daniel Serwer, që është edhe studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin “Johns Hopkins”.

Ai ka thënë se kudo që ka ndryshime kufijsh ka telashe.

“Mendoj që kudo ku ka ndryshime kufijsh flet që vendet nuk janë në gjendje të bëjnë trajtimin e duhur për qytetarët pakicë. Kjo menjëherë iu diskualifikon nga antarësimi në BE. Pse doni ta nisni një proces drejt BE-së kur e diskualifikoni vetveten? Por gjithashtu shkakton edhe probleme regjionale”, ka thënë ai.

Hoti: Vendi të shkojë në zgjedhje, pastaj të vazhdojë dialogu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhje Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu duhet të zhvillohet në pajtueshmëri me 2/3 e votave në Kuvend.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti e ka quajtur çdo format tjetër të zhvillimit të dialogut jo legjitim dhe jo kushtetues.

Sipas tij, kanë mbetur dy mundësi, njëra është që dialogu të zhvillohet pas zgjedhjeve dhe e dyta formimi i Qeverisë gjithëpërfshirëse.

Por ai ka shtuar se në të dyja variantet integriteti territorial nuk do të negociohet.

Shkrimi i plotë:

1.Procesi i dialogut duhet të zhvillohet vetëm me pajtueshmëri prej 2/3 të votave të Kuvendit. Çdo format tjetër i zhvillimit të dialogut e bënë atë jo legjitim dhe jo kushtetues. Pasi marrëveshja përfundimtare kërkon 2/3 e votave të Kuvendit për tu ratifikuar, atëherë edhe platforma për dialog është legjitime dhe kushtetuese vetëm kur miratohet me 2/3 e votave në Kuvend.

2.Duke qenë se institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet politik për të përfaqësuar Kosovën në dialog, atëherë janë dy mundësi. E para, dialogu të zhvillohet pas zgjedhjeve nga institucionet legjitime bazuar në përgjegjësitë e tyre kushtetuese. E dyta, formimi i qeverisë gjithëpërfshirëse, e cila e përmbyll dialogun dhe e përgatit vendin për zgjedhje. Në të dyja rastet dialogu zhvillohet vetëm me pajtueshmërinë e 2/3 të votave në Kuvend.

3.Në cilëndo variant, të gjithë ta kenë të qartë se integritetit territorial i Republikës së Kosovës dhe karakteri unitar i shtetit nuk negociohen. Kosova nuk mund të hyjë në pazare për territor. Me vullnet të lirë, në dakordim me partnerët ndërkombëtarë, më 17 shkurt 2008 deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë shpallur pavarësinë. Këtë vendim shteti i Kosovës e ka mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konkluduar se pavarësia e Kosovës nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare.

4.LDK i ka adaptuar parimet bazë lidhur me dialogun

Burim Ramadani: “Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s. Në një intervistëpër gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë synim Kosova duhet të thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike.

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që taksa për mallrat serbe ndikon në raportet e FSK-së me ShBA-në.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, këto dy gjëra nuk janë të lidhura mes tyre.

“Partneriteti strategjik special me ShBA-në nuk është ad hoc, por i qëndrueshëm dhe i përgjithmonshëm”, ka thënë Ramadani.

Ramadani bëri thirrje që tërë skena politike dhe institucionale të reflektojë edhe një herë përkushtimin për të avancuar, mbrojtur dhe garantuar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

Veseli thërret në takim urgjent krerët e shtetit, diskutohet për taksën

Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka ftuar në një takim në zyrën e tij presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendës kryeministrin Fatmir Limaj.

Express merr vesh se takimi pritet të mbahet sot në oren 12:00, ndërsa arsyeja e këtij takimi është taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dhe dialogu.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, ka vendosur taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën, në rast se taksa për produktet e Serbisë nuk hiqet nga Qeveria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta pezullojnë këtë vendim.

Në emër të kujt flet sekseri anonim!? – Nga Florim Zeqa

Mbase shkrimi analitik “Sekserët e Diasporës levë e pushtetarëve të inkriminuar” në shumë gazeta online dhe portale gjithandej trojeve shqiptare dhe diasporë, ka shqetësuar dhe trembur tej mase shumë persona të inkrimunuar.
Një fjalë e urtë popullore e thotë; “Ai që e ka mizën nën kapelë i djeg”!
Dikujt mund t’i ketë djegur pak, e dikujt tjetër më shumë, por ata që e kanë mizën nën kapele, është mirë që fillimisht ta shqyrtojnë pozicionin dhe të ballafaqohen me ndërgjegjën e tyre e tek pastaj të thonë diçka për të tjerët.
Arsyeja e vetme pse i përgjigjem një reagimi anonim, krejt banal, tendencioz dhe fyes është fakti se, autori anonim përveqse ka abuzuar me shoqata dhe subjekte për të cilat kam pasur dhe kam bashkëpunim, ka abuzuar në emrin e shoqatave të saporformuara.
Ndër 17 subjektet e përmendura në reagim, në 14 prej tyre kam qënë prezent, dhe e pasqyruar aktivitetin e tyre në mënyrë besnike në mediet e shkruara dhe elektronike.
Nuk është hera e parë që personi anonim abuzon me 17 subjekte të respektuara në pjesën veriore të Italisë, duke më sulmuar me komente anonime në portale të caktuara, herë si “Dardi” e herë si “Profesor Dardan Molla”.
Kësaj radhe sekseri nuk u fsheh vetëm pas një emri të vetëm, por i zgjodhi 17 emra të përgjithshëm për t’u fshehur dhe shpërndarë përgejgjësinë e turpit për sjelljen arrogante dhe jo civilizuese.
Të pa sinqertit dhe pa dinjitetshmit anonim “prof. Dardan Molla” do të vijë dita kur do t’ia përplasi të gjitha në fytyrë në praninë e qindra bashkatdhetarëve.

Realiteti i hidhur

Shkrimi im analitik “Sekserët e Diasporës, levë e pushtetarëve të inkriminuar” është rezultat i një analize të gjatë (rreth gjasht vjeçare). Shkrimi nuk është i fokusuar në një shtet e as në një shoqatë, pra fokusi i analizës time nuk është i përqendruar vetëm në Itali, por më gjërë në nivel europian!
Shkrimi nuk është fyes siq thuhet “për shoqatat shqiptare në Itali”, për shkak që në shkrim as që përmendet Italia dhe as një emër shoqate në veçanti.
Mbase është e vërtetë se shkrimi ka shqetësuar individët e caktuar që kanë mungesë vlerash apo sekserë që mund të jenë të implikuar në afera korruptive.
Mësuesit “gjysëmanalfabet” nuk janë shpikje imja, por realitet i hidhur i ditëve të sotme si në Kosovë ashtu dhe Diasporë! Fundja, janë vlerësimet e “PISA”-s. ato që vërtetojnë nivelin e ulët intelektual dhe edukativ të mësuesve e profesorëve tanë.
Nuk ke si ta quash ndryshe një mësues me titull “profesori” që i bënë mbi 100 gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore në një faqe shkrim, apo më keq se kaq, të mos jetë në gjëndje ta formuloj asnjë fjali të vetme pa gabime,…sikurse që nuk mund të jetë i denjë për shërbimet diplomatike një “profesor” apo “fakultetli” tjetër që nuk është në gjëndje ta bëjë një kërkesë për autoritetet shtetërore për pranim në stafin diplomatik.
Një mësues që ka mangësi të theksuara në shkrim-lexim, reflekton mangësi në mësimdhënje dhe mësimnxënje si dhe nuk mund t’i mësoj nxënësit të folin rrjedhshëm e bukur gjuhën shqipe.
Pra, një mësues gjysëmanalfabet, më shumë i dëmton se sa i edukon fëmijët e mërgatës sonë. Më i mirë është një prind i arsimuar dhe edukuar se sa 100 mësues të tillë në Diasporë.

Reagimi qyqar

I ashtuquajtori “REAGIM I KOMUNITETIT SHQIPTAR NGA TREVIZO E MË GJERË”, përveq injorancës dhe urrejtjes patologjike të autorit të shkrimit ndaj personalitetit tim, shpërfaqi shumë të vërteta të thëna në shkrimin tim autorial “Sekserët e Diasporës, levë e pushtetarëve të inkriminuar”.
Në reagim u vërtetua se Sekserët e Diasporës nuk janë shoqata, por janë individ dhe grupe të interesit, të cilët janë të lidhur drejtëpërdrejt me segmentet e krimit të organizuar, përkatësisht me pushtetarët e inkriminuar.
Po të mos ishte kështu, autori anonim në reagim përveq vendit ku nuk ekziston asnjë lloj organizimi( Ponte Della Priulla) , do duhej të përmendte iniciatorin e takimit dhe të gjithë pjesëmarrësit me emër e mbiemër!
Kjo dëshmon, se këtu nuk bëhet fjalë për reagim të subjekteve të cekura në reagim, por për fshehje të individëve të caktuar pas tyre.
Me këtë rast, i ftojë të gjithë drejtuesit e subjekteve të cekura në reagim, që të distancohen nga etiketa e padrejtë që u ka vënë autori anonim për të fshehur veprimet e tij skandaloze, nxitëse, ndarëse e përçarëse në mërgatën tonë.
Janë me dhjetra shkrime për shoqatat dhe organizimet në pjesën veriore të Italisë e më gjërë, që flasin për pozicionin tim unifikues, gjuhën e bashkimit e jo të urrejtjes siq e demonstroi autori anonim në reagimin e tij.

Shkrimet, dëshmi e kohës

Për t’i rikujtuar reaguesit anonim dhe dëshmuar lexuesve të këtyre rreshtave po i përmendi vetëm disa prej shkrimeve për shoqatat dhe organizatat e përmendura në reagim; “Shpërthim kulturor i shqiptarëve në San Vendemiano-TV” (Shoqata “ILIRIA në Treviso)”, botuar më 06.06 2013 në gazetën Bota Sot, “Festohet ditëlindja e shtetit sipas traditave popullore” (Shoqata “Dardania” në Montebelluna), botuar më 19.02.2014 në gazetën Bota Press, “Bashkimi kombëtar jo vetëm emërtim, realitet i prekshëm në Bassano” (Shoqata “Bashkimi Kombëtar” në Bassano), botuar më 14.04.014 në gazetën Bota Press, “UNIKOMB-i përçues i unitetit ndër mërgimtar” (Organizata “UNIKOMB” në Treviso) botuar më 01.02.2015 në gazetën Bota Press, “Gjuha shqipe, pasuri i patundshme kombëtare” (nga aktivitetet e shkollave shqipe në Itali), botuar më 15.10.2015 në portalin Kosova Info), “Flaka e Janarit, bashkoi krijuesit shqiptar në Itali” (Shoqata “ILIRIA në Treviso), botuar më 03.02.2016 në gazetën Kosova Sot,…e dhjetra shkrime të tjera që vërtetojnë kontributin tim për shoqatat shqiptare.
Jo vetëm kaq, janë edhe shumë shkrime për shoqata e organizime në shtetet tjera europerëndimore si: në Slloveni, Austri, Gjermani, Zvicër, etj, që kam pasur fatin e nderin për t’i përcjellur nga afër aktivitet e tyre kulturore.
Për mungesën e theksuar të pjesëmarrjes së mërgatarëve në aktivitetet e shoqatave të ndryshme nuk jam unë shkaktari siq më akuzon autori anonim në reagim, por janë veprimet përçarëse dhe prapaskenat që i bëjnë “intelektualët” dhe sekserët njëri-tjetrit për të dalë të parë të “gjahu” (paratë e shtetit),…veprime këto që kanë irrituar mërgatën dhe nxitur atdhetarët e vërtetë që të organizohen në shoqata të reja.
Individët që pretendojnë të jenë “tharmi” i patriotizmit dhe “elita” intelektuale janë njerëz pa integritet dhe pa kredibilitet në mërgatën tonë.
Sikur të ishin të tillë çfarë pretendojnë “intelektualët”, në një territor të ngushtë ku jetojnë mbi 35 mijë shqiptar, në organizimet e tyre do duhej të tubonin së paku 10 %-in e tyre, e jo të mbetën me disa dhjetëra pjesëmarrës dhe me familjarët e tyre.
Nëse shkrimi “Sekserët e Diasporës, levë e pushtetarëve të inkriminuar” e nxori në shesh sekserin e parë, dalja në shesh me emër dhe mbiemër e autorit të reagimit anonim, mund të nxjerr sheshazi edhe sekserët e tjerë…
Në fund të këtij shkrimi e kam një thirrje të sinqertë për të gjitha shoqatat dhe organizimet e shëndosha të shqiptarëve në mërgatën tonë, që t’i bojkotojnë “produktet e prishura” nga Kosova, përkatësisht liderët shtetëror dhe partiak, ministrat dhe zv, ministrat që kanë dosje të ngritura për korrupsion dhe krim të organizuar.
Vetëm në këtë mënyrë i bëjmë argatin më të mirë shtetit tonë-Republikës së Kosovës, e jo duke vrapuar pas ministrave të korruptuar apo ambasadorëve të kontrabanduar, duke iu rënë në përqafim sa për të marrë foto për ekspozim me në rrjetet sociale.
Autori anonim i “reagimit” ndaj shkrimit tim autorial, përveq fshehjes qyqare, tregon edhe paqartësi rreth subjekteve në të cilat thirret,…e fillon me komunitetin shqiptar, kalon tek diaspora shqiptare, shoqatat dhe përfundon tek veprimtarët e çështjes kombëtare!
Le të tregon çartë sekseri anonim, nëse nuk e ka guximin të flas në emrin e tij personal, në emrin e kujt flet dhe kë pëfaqëson!?

Mbetëm fuqishëm i përkushtuar në projektin tim për unifikimin e të gjitha shoqatave nën një ombrellë të përbashkët, si dhe për krijimin e një Levizje të re politike nga mërgata, për bashkimin e të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja e politikanëve aktual dhe për ta shpëtuar shtetin e Kosovës nga zhbërja fizike e armiqve shekullor.
Lëvizja e re politike nga mërgata dhe ardhja në pushtet e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijojë kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare, do të krijojë kushtet e favorshme për investime kapitale të mërgatës e cila do të gjeneroj zhvillim ekonomik dhe kthejë shpresën e qytetarëve për jetë në trojet etnike si dhe kthimin e qindramijëra mërgimtarëve në vendlindjen e tyre.

P.S. Me respektin më të madh ju drejtohem portaleve mike që të mos marrin në konsideratë pamfletet pa autorësi të shkrimit, për shkak se dëmtojnë në radhë të parë imazhin e tyre dhe lëndojnë vlerat e atdhetarëve të vërtetë që kurrë në jetën e tyre nuk kanë marrë gjë nga shteti, por vetëm kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre për çlirimin e vendit dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Për një vit, qytetarët e Kosovës shpenzuan 58 milionë euro për zhdoganim të veturave

Fatlum Jashari

Më shumë se 183 milionë euro kanë shpenzuar qytetarët e Kosovës për blerjen e veturave nga jashtë, vetëm gjatë vitit 2018.

Në përgjithësi, vitin e kaluar janë importuar 20 mijë e 689 vetura. Prej tyre, 17 mijë e 340 janë vetura të përdorura, ndërsa 3 mijë e 349 vetura të reja.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga totali i 183 milionë eurove, më shumë se 129 milionë janë shpenzuar për vetura të përdorura, ndërsa afër 54 milionë euro për vetura të reja.

Pos për blerjen e veturave, qytetarët një shumë të konsiderueshme parash e shpenzojnë më pas edhe për zhdoganim.

Bazuar në të dhënat zyrtare, nga procesi i zhdoganimit të këtyre makinave, Dogana e Kosovës ka arkëtuar afër 58 milionë euro (57 milionë e 953 mijë euro). Prej tyre, rreth 22 milionë euro janë inkasuar vetëm nga taksa doganore dhe akciza, ndërsa 36 milionë euro tjera janë grumbulluar nga TVSh-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar).

Dogana i ka inkasuar afër 10 milionë e 500 mijë euro, vetëm nga zhdoganimi i 3 mijë e 349 veturave të reja – të cilat nuk u nënshtrohen të gjitha taksave. Sipas llogaritjeve i bie që pronarët e veturave të reja, mesatarisht, kanë paguar taksa në vlerë prej 19.4 për qind të çmimit të veturës.

Ndërsa, për zhdoganimin e 17 mijë e 340 veturave të përdorura, të cilat i nënshtrohen taksës doganore, akcizës dhe TVSh-së, qytetarët kanë paguar 47.5 milionë euro. Përkthyer në përqindje, pronarët e këtyre veturave i bie se, mesatarisht, kanë paguar taksa në vlerë prej 36.7 për qind të çmimit bazë të veturës.

Nga totali i 47.5 milionë eurove të taksave të paguara për veturat e përdorura, për akcizë dhe doganë janë paguar 21 milionë euro (afër 9 milionë euro janë paguar vetëm për akcizë, ndërsa më shumë se 12 milionë euro të tjera për taksë doganore).

Pa llogaritur TVSh-në, kjo përbën 44 për qind të shumës totale që Dogana ka inkasuar nga zhdoganimi i veturave të përdorura.

Ligjet aktuale në fuqi, në Kosovë, lejojnë importin e veturave të vjetra deri në 10 vjet.

Radio Evropa e Lirë ka bërë një llogaritje të thjeshtë, në kalkulatorin online të Doganës dhe Institutit GAP, për shumën që një qytetar duhet të paguajë për të vënë, lirshëm dhe ligjshëm, në qarkullim një veturë të blerë jashtë vendit.

Llogaritja është bërë duke marrë shembull një veturë me vlerë 5.000 mijë euro, me vëllim të motorit nën dy mijë kubikë dhe të vjetër 10 vjet.

Sipas kalkulatorit, për një veturë të tillë zhdoganimi kushton 2 mijë e 316 euro. Nga kjo shumë 1 mijë e 116 euro shkojnë për TVSH, për tatimin në import 500 euro dhe 700 euro të tjera për akcizë.

Kur shumës së zhdoganimit i shtohen edhe sigurimi (i thjeshtë) e regjistrimi (bashkë me taksën për rrugë, tabelat etj), që zakonisht kushtojnë rreth 250 euro, kostoja e përgjithshme e dokumentacionit për vënien në qarkullim të veturës, zakonisht, shkon afër 2 mijë 600 euro.

Në një thjeshtësim, për një veturë në vlerë 5 mijë euro, të blerë jashtë vendit, një qytetar duhet të paguajë edhe së paku gjysmën e asaj shume, vetëm për dokumentacionet e nevojshme për të vënë makinën e tij lirshëm dhe ligjshëm në rrugët e Kosovës.

Aktualisht, dogana për import të automjeteve është 10 për qind, TVSH-ja 18% dhe akciza llogaritet sipas vëllimit të motorit dhe vitit të prodhimit.

Ish-drejtori i Doganës dhe njohësi i kësaj fushe, Naim Huruglica, vlerëson se taksat nuk janë shumë të larta.

Megjithatë, ai pranon se ato nuk janë në përputhje me standardin ekonomik të shumicës së popullsisë në Kosovë, pasi, sipas tij, pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë vetura të reja, të cilat lirohen nga akciza.

“Kur kemi të bëjmë me veturat e vjetra ose të përdorura, atëherë fillon aplikimi i taksës dhe akcizës, e cila shkon duke u rritur gradualisht sipas vjetërsisë së veturës. Nuk do të thosha që taksat i kemi shumë të shtrenjta, por problemi është që njerëzit tanë, në përgjithësi, nuk kanë fuqi ekonomike të blejnë vetura të reja dhe gjithmonë është orientimi te veturat e përdorura dhe për këtë shkak i nënshtrohen pagesës së këtyre detyrimeve,” vlerëson Huruglica.

Ideja e vendosjes së akcizës, sipas ish të parit të Doganës, ka qenë dekurajimi i qytetarëve nga blerja e automjeteve të vjetra.

Por, Huruglica taksat për importin e veturave i lidh edhe me mbushjen e arkës së shtetit, pasi sipas tij, Kosova do ta kishte shumë të vështirë t’i zëvendësonte taksat që mbledh ky produkt.

“Problemi është se, parimisht, është e vërtetë se kemi akciza, të cilat e rëndojnë bukur shumë atë që nuk ka fuqi për veturë më të re, por unë e shoh edhe një problem – atë të buxhetit. Të ardhurat që vijnë nga importi i makinave janë një kategori shumë e rëndësishme dhe është e vështirë për Qeverinë që përnjëherë ta ulë (akcizën) apo ta heqë atë në total – sepse është problem zëvendësimi i atyre taksave që sot vijnë nga ky produkt”, shpjegon ai.

Huruglica shton se me Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim, që Kosova e ka nënshkruar me Bashkimin Evropian, parashihet zbritje e taksës doganore nga viti në vit – dhe, në vitin 2021, ajo parashihet të jetë vetë një për qind.

TË LUMTË VLORA ÇITAKU, TË PASTË NËNA! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Vlora Çitaku në KS ishte ylli i vetem që shëndriti tërë botën,

rrezet e saja depërtuan çdo kund dhe ne çdo vend. Vlora
Çitaku ishte më shumë së Krenaria e Kosovës.

Vlora Çitaku drenickja që ia zbardhi fytyrën jo vetem Drenicës
por krejtë Kosovë ua msheli gojën te gjithë atyre grave dhe burrave qe
ishin me te,i la pa gojë pa frymë,i bani nemeca.
Vlora Çitaku i mbajti leksion qetnikut të Serbisë Ivica
Daçiqit e zateti për muri,i gjori veç zihej ne vehte.

Vlora Çitaku e la pa fjalë edhe tërë KS me argumentet e saja
për Kosovën,ia qiti për ledinë te gjitha masakrat dhe krimet qe Serbia
i ka ba ne Kosovë dhe abuzimet qe Serbia tani po banë me Kosovën,ia
qiti për ledin te gjitha rreant për Kosovën dhe rreth sajë. I tregoi
Daçiqit, se Kosova nuk është lodër që Serbia mund te luan me te.Ka
kaluar ajo kohë.

Fortë guximshëm i tregoi anetarve të KS,Serbisë dhe Ivica Daçiqit së
Trepça dhe Ujmani janë te tonat,kanë qenë tonat dhe do te mbesin
tonat.Ato historikishë kurr nuk kanë qenë të Serbisë dhe as qe do te
jënë ndonjëherë.

Vlora Çitaku mbramë ne KS ua bani me dije Serbisë dhe te gjithë
anëtarëve të KS së sheti dhe pavaresia e Kosovës nuk mund te negocohet
dhe askush nuk ka të drejtë të prekë teritorin dhe pavarësinë e saj.

Kështu foli ne KS “Shota Galica”e Drenicës,foli trimerisht pa u
trembë nga askush.Foli më bindëshm se sa burrat,se sa do burreca te
Drenicës të cilët më kokë ulur shkojnë skutave te botës dhe lobojnë më
çetnikët e Serbisë për coptimin e Kosovës.

Vlora Çitaku në KS ia zbardhe fytyrën Kosovës. Ti ishe
krenaria e Kosovës.

Të pastë nana moj bija e Kosovës.E lumja ajo nanë qe te lindi dhe të
rriti për me i dalë zot Kosovës,për me i dalë zot atedheut.

Nazim Bllaca agjent i BIA-s serbe që nga viti 1997

Në dokumentet të cilat RTK i posedon shihet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996.

RTK ka siguruar edhe formularin e rekrutimit të Bllacës si informator i besueshëm. Në këtë letër propozim thuhet: “Qëllimi i angazhimit të Nazim Bllacës është krijimi i një pozicioni operacional që do jepte gjetje interesante nga sfera e Shërbimit të Sigurisë.

Baza për angazhimin e këtij personi për qëllime operative është prezenca e tij në një mjedis me interes për sigurinë si dhe dashamirësia e tij personale me shërbimin serb.

Në angazhimin e mëtejmë pseudonimi i personit do të jetë VEZA (që në shqip do të thotë LIDHJA)”, thuhet në këtë dokument sekret të pjestarit të shërbimit serb të sigurisë. Ky propozim i dërgohet sigurimit shtetëror serb, UDB-së për procedura të mëtutjeshme.

Më 30 prill 1997 Nazim Bllaca rekrutohet si informator i UDB-së por ende ka edhe disa procedura të verifikimit.

Emisioni “Udhëve” ka gjetur se më 8 Maj 1997, është kthyer raporti i verifikimit nga ana e UDB-së që ia mundëson Bllacës që të pranohet si informator.

Më 14 Maj 1997, Bllaca pranohet zyrtarisht si informator. Në formularin e lëshuar nga Shërbimi I Sigurisë Publike për pranimin si informator jepen të gjitha shënimet e sakta të Bllacës. Gjithashtu në formular është shkruar edhe emri I zyrtarit operativ të cilit do t’I raportojë Bllaca gjatë punës së tij të re si informator i sigurimit shtetëror serb, e ai është Qepo Mihajloviq.

Në fund të këtij dokumenti përmendet edhe një vepër penale për plaçkitje që e kishte pasur Bllaca në fillim të viteve 90’ta, por që nuk ishte dënuar nga Gjykata.

Ky dokument është i nënshkruar nga udhëheqësi i drejtpërdrejt I Shërbimit të Sigurisë Publike në ministrinë e punëve të brendshme të Serbisë, Slavko Lludaiq dhe nga dy punëtorë operativ, Qepo Mihajloviq dhe Ivan Gjokica, thuhet në dokumentet e siguruara.

LDK e Vetëvendosje drejt përafrimit

Arton Konushevci

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, pranojnë se ditëve të fundit kanë përafruar qëndrimet e tyre, në radhë të parë, siç thonë, për ndaljen e keqqeverisjes aktuale.

Deputeti Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se me Vetëvendosjen kanë kontakte më të shpeshta. Këto kontakte, sipas tij, vijnë edhe si rrjedhojë e përafrimit të Partisë Socialdemokrate me partitë në pushtet. Beqiri thekson se qëllimi kryesor është që “të ndalet e qeverisja e keqe” dhe të shkohet sa më shpejt në zgjedhje.

“Kjo është e vërtetë, për këto probleme që i kemi aktualisht rreth qeverisjes aktuale, rreth koalicionit dhe problemet që i kemi në raport me dialogun me Serbinë. Qëndrimi ynë karshi sjelljes së presidentit (Hashim Thaçi), karshi Ekipit negociator – i cili është thjesht është një servis i Thaçit – për këto qëndrime kemi përafrim dhe afërsisht mendime të njëjta, me nuanca që normalisht mund të kemi edhe ndonjë dallim. Kjo është esenciale tash për tash, ndërkaq për të tjerat mbetet për më vonë të shihet sepse është shumë e qartë që ne kemi afri”, tha Beqiri.

Beqiri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen LDK të ketë një bashkëpunim (koalicion) për qeverisje me Vetëvendosjen, por edhe me ndonjë subjekt tjetër politik.

“Sot nuk mund të them për çështje të koalicioneve se çka do të ndodhë më vonë. Është çështje e përcaktimeve dhe orientimeve edhe programore, por edhe e vendimeve të strukturave të partisë. Sigurisht, me kohë ne do të flasim për të gjitha të mundshmet – bashkëpunimet (me partitë) me të cilët mundemi dhe nuk mundemi në të ardhmen të qeverisim. Qëllim kryesor e kemi që të ndalet e keqja, të shkohet sa më shpejt në zgjedhje dhe pastaj me kohë do të marrim qëndrime konkrete se çka do të ndodhë dhe se kush me kë do të qeverisë”, tha Beqiri.

Ai shton se LDK-ja, dallon prej subjekteve tjera. Sipas tij, LDK ka dallime programore edhe me Vetëvendosjen, andaj këto dallime, siç shprehet ai, kërkojnë kohë që të përafrohen dhe të ndryshohen.

Edhe deputetja, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli – Dalipi, tha për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht ekziston një bashkëpunim më i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ky bashkëpunim, sipas saj, ka të bëjë me qëllim të ndaljes, siç tha ajo, të veprimeve të rrezikshme që është duke i ndërmarr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Të dy partitë konsiderojmë se bashkëpunimi ynë është jetik për të ndalur presidentin dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës. Prandaj, në kemi filluar një bashkëpunim të tillë dhe pajtohemi në shumë pika që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë – Serbi dhe hapat që duhet t’i ndjekë Kosova”, tha Pacolli – Dalipi.

Kurse, sa i takon përafrimit të qëndrimeve për ndonjë koalicion të mundshme në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, Pacolli-Dalipi tha se kjo çështje paraprakisht duhet të diskutohen në organet e partive politike, gjë që sipas saj, nuk ka ndodhur.

“Në Lëvizjen Vetëvendosje ne së pari diskutojmë me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, në organet tona dhe pastaj hymë në diskutime për të arritur diçka tjetër, për të shkuar qoftë drejt një koalicioni parazgjedhor. Tash për tash bashkëpunimi ynë është që të ndalet presidenti i Kosovës i cili ka filluar një aventurë të rrezikshme”, tha ajo.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë njoftuar se kryetarët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, kanë vlerësuar se “negocimi i çfarëdo marrëveshje finale me Serbinë duhet bërë me një formulë parlamentare që garanton unitet të gjerë politik”, si dhe që “negocimi i çfarëdo çështjeje që është fundament kushtetues dhe element i shtetit të Kosovës, siç janë territori, institucionet kushtetuese, popullsia, resurset natyrore, është i papranueshëm dhe ato nuk mund të bëhen objekt i negocimit me Serbinë”.

Faktorizimit të popullit i ka ardhur koha!! – Nga Skënder MULLIQI

Kthesen me te madhe për ta ndryshuar gjendjen për te mirë mund ta bëjnë vetëm qytetaret! Keto ndryshime aq te nevojshme nuk po i bën as pushteti dhe as opozita qe gadi 20 vite. Kemi ardhur deri te udhekryqi te jemi apo mos te jemi. Ose do të kthehemi shumë mbrapa duke pru në pikëpyetje ekzistimin e shtetit. Vitet qe janë para nesh, duhet dhene kuptim jetes në shtet ndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme.

Kjo kerkon pergjegjesi nga të gjithë , por edhe kujdes të madh! Sigurisht së shtrohet pyetja nga të fillojmë , kur gjendja politike ka hy në fazën kritike , për shkak të divergjencave të madha të spektrit politik dhe heshtjës së madhe të popullit për të ardhmen e vet? Realiteti është kjo qe po e shohim dhe po e prekim , natyrisht jo I mirë. Per fatin e keq të qytetarëve , është jo reale të presim përgjegjësi si nga pozita ashtu edhe opozita , të cilat kan kalkulime te,cilat më shumë po merren më interesa vullgare partiake.Krerët e partitve politike po I “diciplinojne” të gjithë ata të cilët mendojnë ndryshe.Askush nuk po guxon të mendon më kokën e vet.Mbetet që kujdesin dhe përgjegjësinë ta merre në dorë populli.Kjo do të ishte gjeja më e mirë , së është rasti historik!Eshte momenti qe te behen dallime nga ajo qe deri me tash nuk eshte pa, me qendrime licemere dhe me platforma politike të cilat na kan roberuar.

Të demontohet gjithë ajo qe ka kufizuar shoqërinë.Dhe, ky vetëdijesim qytetare të bëhët ndeshkim per gjithe ata qe nuk punuan mire.Te akumolohet energji pozitive të dhjeta dhe mijëra qytetareve, po qe eshte nevoja te dalin në rrugë për të protestuar ne menyre te civilizuar .Te spastrohet mbare aparati shtetëror nga ata të cilët janë mbushur haram deri ne fyt ,duke keqpërdorë paranë publike e marifete te tjera. Faktorizimit të popullit I ka ardhur koha.Te gjithe ata të cilët deri me tash kan mbetur vrojtues së qka po ngjanë, do të duhej të japin maksimumin për veten dhe për shtetin.E më së shumti kontribut në këtë drejtim duhet të japin intelektualet, profesoret univezitar,mësuesit, artistët, shkenctarët e të tjerët.Te gjithe qytetaret të zgjohen për ti siguruar vetit dhe fëmijëve të tyre një jetë normale , për qka edhe ekziston shteti si sistem!

Është shumë më rëndësi që të kuptohet nga qytetaret së ata janë që vendosin për fatin e tyre, dhe të kuptojne së a deshirojne të ndërtojnë vertete shtet ligjor dhe funksional. Nuk guxojme të simulojmë së po bëjm shtet I cili ka defekte të mëdha.Nuk guxojame të lejojmë që grupacionet e caktuara politike të na kthejne mbrapa për interesa të tyre përsonale.Loja më territore është lojë më zjarr.Nuk u luftua historikisht që Serbia të jete ajo e cila përfiton vazhdimisht në kurriz të shqiptarëve .Kufijtë mund të ndryshojne në dëm ose dobi vetëm më luftë.

Zbehja e 17 shkurtit 2008, pasojë e lidershipit të shantazhuar! – Nga Florim Zeqa

Pas përfundimit të luftës, gjegjësisht të hyrjes së forcave paqëruajtëse në Kosovë, kërkesë e vazhdueshme e presidentit historik Ibrahim Rugova ishte njohja formale e shtetit të Kosovës, po ashtu kërkesë e përhershme e tij ishte zhvillimi i demokracisë dhe funksionalizimi i institucineve të shtetit të Kosovës.
Forcat e Armatosura të Republikes së Kosovës (FARK) ishin projekt i tij, mekanizëm i sigurisë së shtetit. Mirëpo për shkak të shkrirjes së UÇK-së, fillimisht në TMK, e mëpastaj në FSK nga vetë udhëheqësi i saj (Hashim Thaçi), nga një forcë mbrojtëse për vendin në një strukturë vigjilente.
Na ka rënë të ndëgjojmë shpesh nga presidenti Rugova) se KFORI është ai që përkujdeset për sigurinë e shtetit tonë.
Vërtetë kështu po na del edhe tani pas afro 20 viteve nga çlirimi i vendit dhe pas 11 viteve nga ri-shpallja e Pavarësisë, se e vetmja forcë reale për mbrojtjën e shtetit tonë është KFORI e askush tjetër.

Nga joshja me çmim “NOBEL”, tek shantazhi i “Speciales”

Negociatorët e Brukselit, fillimisht e joshën Hashim Thaçin me çmimin “NOBEL” për paqe derisa e kanalizuan në rrjedhat e dialogut, për ta shantazhuar më pas përmes Gjykatës Speciale deri në nështrim total para Serbisë gjakatare.
Përderisa rënja e kredibilitetit politik të Hashim Thaçit fillon nga nga bisedimet politike me Serbinë, përmes të cilave lëndoi rënd shtetësinë e Kosovës (fusnota*, Asociacioni, amnistimi i kriminelëve serb të luftës), humbja e besimit qytetar filloj nga mospërmbushja e premtimeve elektorale.
Hashim Thaçi me suitën e tij, përmes dialogut “teknik” në Bruksel, fillimisht i hoqi emrin “Republikë” Kosovës, për ta transformuar në dialog politik i cili rihapi statusin e Kosovës jo vetëm në tavolinën e Brukselit, por edhe gjithandej kancelarive botërore, duke e kthyer Kosovën para 24 marsit ’99, gjegjësisht në Rambuje para bombardimeve të NATO-s, duke hedhur poshtë vendimin e GJND-së, bashkë me këtë dhe 17 shkurtin 2008-të, aktin për të cilin ishte krrekosur vetëm deri në vitin 2011 kur i filloj bisedimet me Serbinë armike!
Hashim Thaçi në bisedimet nën Rezolutën 1244, hodhi poshtë Planin e Ahtisarit, 17 shkurtin dhe të gjitha njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, duke sfiduar në radhë të parë SHBA-të, Anglinë Gjermaninë, Francën, Japoninë dhe mbi 100 njohje tjera.
Pra, tkurrja e njohjeve është pasojë i lidershipit të shantazhuar kosovar.

Dikur vraponin pas meritave, sot ikin nga përgjegjësia

Këta (qeveritarët aktual) që para 11 viteve shtyheshin me bërryla për të marrë meritat për pavarësinë e vendit, tani duhet të jenë të gatshëm t’i pranojnë edhe pergjegjësitë për dështimet e tyre në shtrirjën e sovranitetit e të ligjëshmerisë në tërë territorin e vendit.
11 vjet pas pavarësisë, është e kundërta e asaj çka ka pritur e ka dëshiruar populli: mungesë sovraniteti, mungesë territori, mungesë lirie, mungesë zhvillimi ekonomik, mungesë demokracie e barazie në vendin tonë.
Pushtetarët në vend të rezultateteve, e që duhej të ishin: zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, liberalizimi i vizave, furnizimi më energji 24 orë në ditë, furnizimi me ujë të pijes e shumë e shumë gjëra tjera elementare për jetën e qytetarëve, ata merren me dialogun me Serbinë, gjegjësisht se si ta kënaqin orekset serbe, se si t’i ngrisin pagat për vete dhe për militantët partiak në sektorin publik e deri në reklamimin e përditëshem të një himni pa tekst e flamurit pa ndjenja kombëtare në televizionin (politik) publik të Kosovës.
Në këtë përvjetor të shtetit të Kosovës, gjëja e vetme me të cilën ka arsye të mburret Qeveria është se, kjo është qeveria më megalomane jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për numrin enorm të ministrive, zv. kryeministrave, zv. ministrave dhe këshilltarëve, vozitësve e sekretareshave të bukura, numri i saktë i të cilëve nuk bëhet publik asnjëherë!

11 vjetori i ndjenjave të përziera

Republika e Kosovës ditëlindjen e 11-të është duke e pritur e katandisur si asnjëherë më parë; me fusnotë* dhe me status të hapur në arenën ndërkombëtare.
Pas rihapjes së statusit të Kosovës, jo vëtëm që nuk bëhet më fjalë për njohje të reja, por sfiduese mbetët mbrojtja e 17 shkurtit 2008-të, gjegjësisht mbrojtjes së njohjeve ndërkombëtare dhe sovranitetit të vendit.
Kërkesa për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën nga ana e kryeministrit Haradinaj, përveq se bie ndesh me shpalljen e pavarësisë dhe vendimine GJND-së, drejtëpërdrejt atakon interesat dhe investimet amerikane në Ballkan.
Megjithatë, është fat i mirë që amerikanët e dinë që kosovarët janë populli më proamerikan në botë, përndryshe, sa për këta udhëheqës sharllatan të shtetit të Kosovës, me të vërtetë brenda natës SHBA-të do të zavëndësoheshin me Rusinë dhe “çizmën” serbe në Kosovë.
Ky është “progresi” që i sollën Kosovës kjo kastë politike në pushtet, të cilët me veprimet e papërgjegjshme po i rrezikojnë seriozisht raportet me shtetin mik SHBA-në, që na shpëtoj nga zhbërja fizike.

Liderët e shtetit me fusnotë, uzurpatorë të institucioneve shtetërore

Liderët e shtetit me fusnotë*, në bisedimet e Brukselit nuk prezentohen si përfaqësues të shtetit të pavarur, por si përfaqësues të subjektivitetit 1244 të KS të OKB-së, ndërsa të njëjtit lider para opinionit të brendshëm kosovar me entuziazëm paraqitën si lider të shtetit të pavarur!
Si rezultat i personalitetit të dyfisht të liderëve shtetëror, që 11 vjet Kosova vendnumëron dhe rrotullohet rreth boshtit të pavarësisë së 17 shkurtit 2008-të, duke i kaluar 11 vite izolim me njohje ndërkombëtare, pa mirëqënje qytetare dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore.
Rihapja e statusit të Kosovës në dialogun e Brukselit, Kosovës i kushtoj me tërheqjën e mëse 10 njohjeve ndërkombëtare.
Gjykata Speciale mbi kokën e liderëve të korruptuar dhe tejinkriminuar shtetëror e partiak, shtetit të Kosovës i kushtoj me humbjen e mbi 8200 hektarëve tokë, me tendencën e humbjes edhe të rreth 3500 kilometrave katorë në veri të vendit, krejtësisht shkaku i një lidershipi të shantazhuar, të cilëve sa më shumë u shtohet presioni nga Gjykata Speciale, aq më tepër e rrisin gatishmërinë për kompromise (falje të territoreve) të reja ndaj Serbisë.
Politikanët me peronalitete të dyfishta e kanë humbur tërësisht besimin tek qytetarët, por edhe tek bashkësia ndërkombëtare.
Shkaku i uzurpimit nga kusarët politik, Kosova edhe pse 11 vite shtet i pavarur dhe 20 vite në liri, ka mbetur oazë e krimit të organizuar, në duart e nëntokës dhe mafio-oligarkëve.
Kosova mbase është i vetmi vendi në rajon dhe më gjërë ku nëntoka kriminale është mbi ligjin dhe vendos për gjithçka natën e ditën, dhe ku për shkak të mos sundimit te ligjit, pa ndëshkueshmëria e kriminelëve është bërë normë, ndërkaq pabarazia qytetare është bërë rregull e pashkruar në (pa)drejtësinë kosovare.

Nga lindja deri tek njohja e shtetit

Shteti i Kosovës për shqiptarët ekziston që nga Deklarata për Pavarësi e 2 korrikut e vitit 1990, por që i mungonte njohja formale ndërkombëtare, njohje e cila erdhi më 17 shkurt 2008-të,…përveqse nuk është e plotë, tani ajo është rrezikuar seriozisht si pasojë e liderëve të shantazhuar shtetëror dhe partiak.
Urimi më i mirë në 11 vjetorin e Pavarësisë do të ishte që Kosova të jetë sovrane dhe e liruar nga strukturat kriminale në veri, si dhe e liruar nga uzurpatorët e shtetit në brendi të vendit, përkatësisht nga kusarët politik të “Cosa Nostra”-s apo mafias kosovare të shekullit 21 në të dyja nivelet e qeverisjes, si kusht i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

Ndalojeni Baton Haxhiun!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kryeministri i Kosovës Ramush Harajdinaj sot është deklaruar për
veprimtarin e Baton Haxhiut.Lidhur me te ai deklarohet së Baton Haxhiu
i paska kaluar te gjitha limitet,por nuk thotë së cilat janë ato
limite që i Baton Haxhiu i paska kaluar…dhe vazhdon së nuk e kupton
misionin e Baton Haxhiut i cili del hapatas na fletë për disa
opcione,se kuptoj së çka i vyjnë atij një rol i tillë,nga i vjen,nga
kush?!

Kryeministër për punët që po merret haptas,lirshem Baton Haxhiu pa u
pengu nga askush mund ta pyesish Presidentin e Republikës Hashim
Thaçin,por edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Kristaq Rama të i cili
Baton Haxhiu është edhe këshilltar i tij,sepse ky njëri vepron ne një
linijë me këta dy shtetar,te cilët po merren me veprimtari
antikushtetuese qe ne fokus kanë coptimin,ndarjen apo shkembimin e
teritorit dhe kufijve te Kosovës.

Zoti Kryeministër ti je shef i ekzekutivit nën juridiksionin tend i
ke Ministrin e brendshme dhe AKI,nga te cilët edhe duhet të marrin
informacione me te detajuaja lidhur më “limitet të cilat i paska
tejkalu Baton Haxhiu”,por informata te detajuar mund ti marrish edhe
nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Edi Rama nëse janë te gatshëm të të
informojnë,sepse Baton Hagjiu është ndihmësi kryesor rreth ndarjës se
Kosovës.

Por zoti Kryeministër po te ndihmojë pak.Baton Haxhiu është figura më
tragjiko-komike në Kosovë.Këtë njeri te gjithë e quajn spiun te
Serbisë pasi ka bashkpunuar me sigurimin Serb sidomos me kriminelin
Stanishiq.Kështu thonë shumë portale dhe media në Kosovë. Ky njeri sot
sillet si azgan,shetit lirshëm nëpër Kosovë dhe Shqiperi, haptas ju
delë në ndihmë,por është edhe pjesë e tyre,atyre qe po tentojnë me e
shkaterru Kosovën,banë plane dhe skica,opcione te ndryshme,për
coptimin,ndarjën apo korigjimin e kufijve.Ky njeri është totalisht në
shërbim te planeve Sorosiane dhe serbo-ruse për ndarjën e Kosovës.

Prandaj,z Kryeministër qe ta këshë shpirtin dhe zemrën e pastër për
veprimtarin e tij dhe te atyre qe bashkëpunon me ta rreth qartjës së
kufijve të Kosovës qe është një veprimtari antikushtetuese,duhet

që me te të mërret prokuroria dhe te
vertetoj së cilat janë ato limite qe Baton Haxhiu i paska kalu,së ato
limite se a është i rrezikshëm ky njeri për vendin ,a po tenton të
bëje shkelje Kushtetuese,sepse sipas Kushtetutes kufijtë e Kosovës
janë te pacenueshëm,te panergocueshëm

Kosnett dhe Scott: 2019-a do të duhej të jetë viti për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Kyle Scott i bëjnë thirrje Kosovës të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës. Ata po ashtu kërkojnë që Serbia të jetë konstruktive si dhe të dyja palët të ndalin provokimet.

“Është koha që Kosova ta pezullojë taksën, që Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive, që të marrin fund provokimet nga të dy anët, që Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe që të dyja palët ta përqafojnë paqen guximshëm. Nëse e bëni këtë, jemi optimistë se mund të arrini një marrëveshje historike për normalizim në 2019-ën”, thuhet në një editorial të përbashkët të dy ambasadorëve të botuar të premten në gazetën “Politika” të Beogradit dhe “Zëri” të Prishtinës.

Ambasadorët Scott dhe Kosnett theksojnë se Serbia dhe Kosova e kanë mbështetjen e plotë amerikane dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ndihmuar Beogradin dhe Prishtinën të krijojnë besimin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje në qendër të së cilës do të ishte njohja reciproke.

“Nëse të dy anët dështojnë për ta shfrytëzuar këtë mundësi, rrezikoni ta humbisni mundësinë më të mirë në një brez”, theksojnë diplomatët amerikanë.

“Si ambasadorë amerikanë në Beograd dhe Prishtinë, ne jemi të bindur se një udhëheqësi politike e matur dhe me një vizion mund të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, në qendër të së cilës do të ishte njohja e ndërsjellë” thuhet në shkrimin dy ambasadorëve.

Ata kanë rikujtuar letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar që të shfrytëzojnë këtë moment për të arritur një marrëveshje.

“Shtetet e Bashkuara nuk e caktojnë dhe nuk do të caktojnë se si duhet të duket zgjidhja, por besojnë se duhet të jetë e zbatueshme në Kosovë dhe në Serbi dhe duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë të rajonit ” thuhet në editorial.

Ambasadorët amerikanë kanë paralajmëruar se “status quo-ja” po pengon përparimin politik dhe ekonomik të dyja vendeve përderisa “ në vend të tyre, krimi i organizuar, korrupsioni dhe elementet tjera ekstremiste po bëhen më të gjera dhe po kthehen në kërcënim për sigurinë rajonale dhe evropiane”.

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për rastin në Drenas

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të premten një seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e fundit të raportuar të abuzimit seksual të një vajze në Komunën e Drenasit.

Seanca, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00, është thirrur me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe subjektit Alternativa.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se raste si ajo që ndodhi në Drenas, nuk do të tolerohen.

“Mbledhja e Kryesisë ishte kërkesë e jashtëzakonshme e 40 deputetëve. Në Republikën tonë ka ndodhur një rast i një abuzimi me një të mitur. Ky është rast i rëndë, i pamoralshëm, në botën demokratike kjo quhet pedofili. Po ashtu është abuzim i pozitës zyrtare. Këto gjëra nuk do të tolerohen, ky është mesazhi”, është shprehur ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kjo seancë është thirrur pasi lidhur me këtë rast kërkohet “përgjegjësi institucionale”.

“Gjatë këtyre ditëve ne kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie që ka ndodhur në Drenas, në raport me ngacmimin seksual, përdhunimin, por po ashtu edhe abortin e paligjshëm. Natyrisht kjo ngjarje do të duhej të na thërriste në përgjegjësi pasi kjo është përgjegjësi institucionale”, ka thënë Haxhiu.

Abuzimi seksual i vajzës nga Drenasi është thënë të ketë filluar kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeç, fillimisht nga profesori i saj.

Pas denoncimit në polici nga viktima, hetuesi policor kishte abuzuar seksualisht me të dhe në janar të këtij viti, e kishte detyruar të kryente abort të padëshiruar në një klinikë private në Prishtinë.

Autoritetet kanë arrestuar zyrtarin policor dhe mësimdhënësin.

Këshilli i Sigurimit shkurton numrin e mbledhjeve për Kosovën

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit u pajtuan të enjten që të shkurtohet numri i takimeve për Kosovës që mbaheshin çdo tre muaj deri tash. Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, u vendos që gjatë këtij viti të mbahen tri, ndërsa në vitin 2020 dy takime.

Vendimi u mor para takimit të së enjtes i cili sërish u përshkua me qëndrime tërësisht të kundërta të Kosovës dhe Serbisë ndërsa u mbizotërua nga çështja e tarifave të Prishtinës ndaj mallrave serbe, që ishte edhe pjesë e raportit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se vënia e tarifave “është e palogjikshme” dhe politikisht e motivuar. Sipas tij, tarifat po e pengojnë vazhdimin e bisedimeve dhe se vendi i tij beson se bisedimet janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”.

Ai mirëpriti kërkesat ndërkombëtare për heqjen e tarifave, por kërkoi më shumë trysni ndaj Kosovës për një gjë të tillë. Shefi i diplomacisë serbe kërkoi që të mos shkurtohet Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe të vazhdojnë takimet e Këshillit të Sigurimit.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha se është e papranueshme që takimet në Këshillin e Sigurimit “janë shndërruar në teatër nga Serbia përmes gënjeshtrave që as ata nuk iu besojnë. Kjo dhomë është duke u keqpërdorur për të treguar përralla e tregime fiktive nga Serbia”.

Ajo theksoi se UNMIK-u nuk ka rol dhe as mandat për ta ushtruar në Kosovë, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që të “çlirohet nga Kosova” dhe ta njohë realitetin.

Ambasadorja Çitaku tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifave ndaj mallrave serbe, shtoi ajo, nuk ishte përgjigje ndaj fushatave agresive të Serbisë kundër Kosovës dhe se ajo po përdoret nga Serbia për të kushtëzuar bisedimet.

Ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce, shprehu keqardhjen që “nuk dëgjoi nga njëri prej folësve asnjë keqardhje, asnjë pranim të fajësisë për krimeve të luftës që janë bërë në terren dhe krimet që janë përcaktuar dhe përkufizuar nga Gjykata Ndërkombëtare që u themelua nga ky Këshill”, tha ajo

Ajo u bëri thirrje të dyja vendeve që të shfrytëzojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe të shmangin veprimet që nxisin tensione.

Përfaqësuesi amerikan, Jonathan Cohen, tha se është e mundshme që një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, të arrihet në vitin 2019, ndërsa vuri theksin tek mbështetja që kësaj mundësie i ka dhënë presidenti Donald Trump.

Ambasadori i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit, tha se e vetmja rrugë për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian është njohja e Kosovës, ndërsa kritikoi fushatën e ministrit serb Daçiç për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Duke i nxitur vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ju jeni duke e qëlluar veten në këmbë dhe nuk e kuptoj këtë”, tha ai.

Ai tha se vendi i tij kundërshton çdo mundësi për ndryshimin e kufijve në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

“Asnjë në marrëveshje e Brukselit nuk flet për ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve. Ne në Gjermani mendojmë se këto përpjekje janë të rrezikshme për rajonin dhe e destabilizojnë atë”, tha ai.

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit i kërkuan Kosovës heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

Ramush Haradinaj Baton Haxhiut: ke kaluar çdo limit, rri në punën tande!

Kryetari i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj thotë se nuk e kupton rolin e drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiu. Thotë se ai ka kaluar limitet.

“Unë nuk e kuptoj misionin e z. Haxhiu dhe ndonjë Haxhiu tjetër në shoqërinë tonë që me shku e me na shpjegu neve sa i mirë është ky opsion. Pse s’po rrin ai në media të vetë…S’e kuptoj çka i vyn atij një rol i këtillë. Nuk e marr vesh nga i buron detyra”, tha kryeministri.

“Nga ai e shoh një kampanjë realisht”, tha Haradinaj.

“Unë e shoh z.Haxhiu të involvuar skajshmërisht në një agjendë që s’ka pse me qenë aq e rëndësishme për të”, tha ai.

Bahtiri e Rakiqi shkëmbejnë deklarime për luftë në veriun e paralizuar, BE-ja jep një përgjigje qesharake për situatën

Veriu i Mitrovicës edhe pas 20 vjetësh vazhdon të mbetet një nga pikat më të nxehta dhe problematike, për të cilën Bashkimi Evropian ka dështuar të gjejë një zgjidhje adekuate edhe pas një dekade bisedash ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit për normalizimin e raporteve

Një zonë në të cilën vazhdojnë të funksionojnë strukturat ilegale të Serbisë, lulëzon kontrabanda, e shteti i Kosovës assesi nuk arrin që ta shtrijë atje autoritetin dhe sovranitetin e plotë.

Madje edhe për të dërguar Ushtrinë e vet, duhet marrë leje nga NATO dhe KFOR-i.

Siç dihet në tentim e sipër për të shtrirë autoritetin atje, ka mbetur i vrarë edhe polici Enver Zymberi, e ndërkohë situata vazhdon të jetë fragjile, me shqiptarët këndej urës që kërkojnë bashkimin e qytetit, e serbët e ndarë matanë Ibrit, të cilët kontestojnë çdo ditë e më tepër shtetësinë e Kosovës përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës, të cilët veprojnë hapur me direktiva të Beogradit.

Së fundi, kreytari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka iniciuar një nismë ligjore për bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Një peticion me 15 mijë nënshkrime Bahtiri më 16 janar të këtij viti ia ka dorëzuar kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.
Përveç peticionit, Bahtiri në një organizim të mbajtur më 4 shkurt, është lëshuar edhe në deklarata e kërcënime për lutë në rast se preket veriu i Mitrovicës.

“Unë po ju them të gjithëve, edhe ndërkombëtarëve edhe këtyre të Prishtinës komplet, që preket Mitrovica do të ketë luftë e cila nuk është parë asnjëherë. Kjo është e vërteta. Mitrovica nuk guxon të preket. Mitrovica do të jetë epiqendër e fuqishme e revolucionit”, ka thënë Bahtiri në një përkujtim të një masakre të kryer nga shteti serb ku kishin mbetur të vrarë 10 persona dhe 25 tjerë ishin plagosur.

Në këtë tubim ishte i ftuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili kishte folur për ambiciet dhe projektin e Serbisë për të ardhur deri te Lumi i Ibrit.
E kundër këtyre deklaratave të Bahtirit, ka reaguar edhe përfaqësuesi i serbëve të Kosovës, Goran Rakiq.

Në një deklaratë për media, Rakiç kishte thënë se kushdo që do të tentojë të prekë veriun e Mitrovicës dhe shtëpitë e serbëve, do të marrë përgjigjen e duhur.
E pas gjithë këtyre deklarimeve, Gazeta Express, është interesuar dhe ka dërguar pyetje në adresë të zyrës së ndërmjetësueses së dialogut, kryenegociatores Federica Mogherini.

Në këtë email, Gazeta Express ka shprehur interesim se pse nuk po vazhdon të hapet ende ‘Ura e Ibrit’, për nismën e Bahtirit për bashkim të qytetit, për tensionet që mund të nxisë një përpjekje e tillë, për deklarimet dhe kërcënimet e Goran Rakiqit, dhe në fund një pyetje në të cilën thuhej se “ A e shihni këto iniciativa për bashkimin e qytetit si rezultat i dështimit të bashkimit Evropian, që edhe përkundër dialogut shumëvjeçar nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për këtë qytet, edhe pse kanë kaluar 11 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas dy ditësh pritje, për të gjithë ato pyetje esenciale në adresë të Gazetës Express ka arritur një përgjigje qesharake e zëdhënëses së Federica Mogherinit, Maja Kocijancic.
“Ne dëshirojmë të shohim një punë të mirë për avancimin e raporteve ndërmjet komuniteteve në Kosovë dhe progres për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”- kjo është përgjigja e cila i ka marrë kohë dy ditë Kocijancicit për t’u përgjigjur çështjes problematike të veriut të Mitrovicës, çështje kjo e cila po vazhdon ta mbajë peng Kosovën.

Madje një përgjigje e tillë përsëritet nga Brukseli për vite të tëra, ndërsa në terren situata vazhdon të jetë e njejtë, me shqiptarët që vazhdojnë kërkojnë bashkim të qytetit, e serbët në anën tjetër që kërkojnë bashkim me Serbinë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka stanguar ende nuk dihet se kur do të vazhdojë. Serbia e BE-ja bashkë kërkojnë pezullimin e vendimit të Qeverisë Haradinaj për taksë ndaj produkteve serbe, ndërkohë Haradinaj vazhdon t’iu rezistojë presioneve duke thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën.

Haradinaj gjithashtu ka theksuar se nuk do të pranojnë të jenë pjesë e një dialogu i cili kushtëzohet nga Serbia.

Kreu i Qeverisë, vazhdimisht ka adresuar kritika për mënyrën e si Bashkimi Evropian ka udhëhequr dialogun e Brukselit. E një deklaratë e bërë dje nga Maja Kocijancic se edhe Trepça do të jetë pjesë e diskutimeve ndërmjet dy vendeve, e ka nervozuar jashtëzakonisht shumë Haradinajn, duke thënë se me të vërtet Mogherini po e dëshmon që ‘i ka humbur rruga në oborr’.

Këtë dështim të BE-së për të normalizuar fillimisht Kosovën përbrenda, e pastaj me Serbinë, po përpiqen ta rregullojnë dy presidentët, Vuçiq e Thaçi, përmes idesë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve, e cila në një formë është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian.

Projeksioni i një ideje të tillë po duket të jetë shkëmbimi i territoreve, konkretisht bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën, duke i dhënë komunat veriore Serbisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht kishin thënë se mbështesin çfarëdo marrëveshje për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia, megjithatë ende nuk dihet saktë se cili është qëndrimi i tyre për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, ide kjo që u plasua në tavolinë nga Thaçi e Vuçiq në Forumin e Alpbachut në Austri.

Ndërkohë fuqitë e mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia e shtetet të Ballkanit, kanë dalë kategorike kundër një ideje të tillë për pazar me kufijtë. Edhe faktori politik në krye me Haradinajn, e kanë kundërshtuar ashpër nismën për lojë me kufijtë./GazetaExpress

Ambasadori Kosnett vizitoi Policinë e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar të mërkurën Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, i shoqëruar nga zyrtarë të Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Penale (ICITAP).

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se Kosnett është pritur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Rashit Qalaj.

Ata është thënë të kenë diskutuar për “sigurinë e përgjithshme në Kosovë, luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritjen dhe forcimin e integritetit dhe kapaciteteve policore, vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, si dhe synimin drejt anëtarësimit të Policisë së Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

Përveç tjerash, në komunikatë është theksuar se ambasadori amerikan ka vlerësuar përpjekjet dhe kontributet e Policisë së Kosovës për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Ai po ashtu ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA-së ndaj Policisë së Kosovës, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, është thënë ndër tjera në komunikatë.


Send this to a friend