VOAL

VOAL

Prishtina liron Ismailoviqin e Demirin, të akuzuar në rastin “Monstra”

Gjykata e krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu dy të akuzuarit kryesorë në rastin “Monstra”, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, që të dy nga Shkupi, raporton gazeta KOHA e Shkupit.

Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët tashmë në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për krime të rënda në Maqedoni nuk mbajnë.

Zyra e Besnik Berishës, avokati i dy shqiptarëve nga Shkupi, e ka njoftuar shkurt gazetën KOHA se vendimi përfundimtar për pafajësinë e Ismailoviqit dhe Demirit është shqiptuar ditë më parë, pas përfundimit të dënimit me nga 2.5 vjet në burgun e Dubravës për armëmbajtje pa leje.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012.

Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Te të arratisurit nga drejtësia e Maqedonisë, policia kosovare kishte gjetur një arsenal të tërë armësh, të cilat Afrim Ismailoviqi i kishte arsyetuar me nevojën që të dy kishin për t’u mbrojtur, pasi siç kishte thënë ai në Prokurori, ndiqeshin nga shërbimet sekrete të Maqedonisë.

Te Ismailoviqi e Demiri policia e Kosovës kishte zbuluar dy armë automatike, një pistoletë, dy bomba dore, dy siguresa detonatorësh dhe 31 fishekë…

Haradinaj, Ymeri e Limaj: Do të kundërshtojmë deri në shpalljen e zgjedhjeve

Blloku opozitar ka realizuar takimin e parë pas pjesëmarrjes së Ramush Haradinajt në takimin e organizuar nga Presidentja ku kanë marrë pjesë edhe Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Sipas një njoftimi të lëshuar nga AAK, tre liderët janë dakorduar që të kundërshtojnë Qeverinë deri në shpalljen e zgjedhjeve.

“Kundërshtimi politik opozitar është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë, deri në shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Protesta e 17 shkurtit do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri me tash”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga AAK-ja.

Aktet terroriste po iu mundësojnë njerëzve të politikës dhe korporatave të tyre kriminale që ti realizojnë interesat e veta – Opinion nga Skënder MULLIQI

Në televizione , portale, ne  mjete të informacionit të shkruar,  po kemi rastin të shikojme dhe ndëgjojmë lajme të kronikës së zezë. Vëmendjen e tërheqin ato lajme kur ndëgjojmë për aktet makabre terroriste, atentatët e ndryshme , lajmet së sa njerëz nga një akt i tillë janë vrarë dhe plagosur, pastaj  rastët e njerëzve kamikaz të cilët po futën në turma duke lënë të vrarë shumë  njerëz të pafajshem, plaçiktjet, lajmet nga vrasjet mbrenda familjës, vrasjët  e atyre që po bartin drogë, kapjen nga policia të drogave dhe dilerëve  , e shumë lajme të tjera rreqethëse. Ndëgjojmë  gjithashtu edhe lajme të mira , por ato janë pak më të rralla. Mediat , portalet dhe rrjetët e ndryshme sociale më shumë vihen në kërkim të lajmeve të cilat njeriun nuk e bëjnë shumë  të lumtur atë ditë , ose edhe më gjatë.Nese bombardohemi sistematikisht më lajme të tilla , sigurishtë së edhe gjurmet e plasimit të një lajmi të tillë mbetën të secili njeri. Lajme të përditshme të mbushura nga kronika e zezë po  na vijnë edhe nga  trojet tona etnike .Përpos atyre fatkeqësive të cilat janë natyrore, njerëzimi sidomos  në shekullin e kaluar dhe në këtë fillim shekull po  tmerrohet duke  ndëgjuar ose parë  lajme së si terroristët po  marrin shumë jetë të njerëzve të pafajshem.Në botë kemi shumë organizata terroriste të cilat janë të motivuara në pikëpamje fetare, por edhe  të organizuara për qëllime subverzive politike.Këto akte terroriste edhe kanë bërë që të rrezikohet shumë paqja botërore. Në shtetet të ndryshme të botës ka ende regjime autokratike , që shumëqka kanë të përbëshkët më terrorizmin ndërkombëtar . Një shembull i tillë  është regjimi i Bashar El Asadit në Siri dhe lufta që po bëhët atje.Shumë palë janë përfshirë në këtë luftë, kështu edhe Rusia , e cila gjoja duke e luftuar terrorizmin po vret edhe  njerëz të pafajshem. Putini dhe Asadi janë dy  diktator të cilet më shumë po ngjane  në  terroristë , siq ishin edhe Gadafi , Sadam Hysein e ndonjë tjeter. Globalizmi ka berë që edhe terrorizmi të merre përmasa globale.Veprimet e tyre makabre po gadosin në shumë vende të Evropës, së fundi (Francën) e në shume vende tjera.Kemi edhe disa vrasje pak sa specifike siq po janë ato të  të nxenësve nepër shkolla , apo vrasjët që vijnë nga njerëzit retarduar, po që rastet e tillla më shumë konsiderohen si raste të izoluara.Terrorizmi po ndikon edhe në bllokimin e proceseve zhvillomore .Vëtem brenda një viti humbin jetën më mijëra njerëz  të pafajshem  .Bota do të duhej ta lufton terrorizmin , por me e dobishme do të ishte gjetja e mënyrës preventive .Aktët terroriste të një përmase të madhe po fusin panik të popullata së edhe ata mund ti nënshtrohen një ditë një sulmi të tillë. Këto akte janë dezorjentuese , dhe të cilat po ua mundësojnë në shumë vende të botës , njerëzve të politikës dhe korporatave të tyre kriminale që ti realizojnë interesat e veta. Lidhshmëria e strukturave të caktuara politike me struktuart mafioze  e vështirësojnë luftën kunder terrorizmit.Edhe rajoni i Ballkani Perëndimor  ka në gjirin e saj struktura mafioze politike të lidhura me strukturat  të krimit të organizuar.Problem numer një i botës sot është bërë lufta kunder terrorizmit, pastaj pa punësia e përmasave të mëdha, dhe problemi i migrimit masovik, veqmas nga vendet të cilat po zhvillohen luftëra. Migrime po kemi edhe nga vendet të cilat kanë mbetur të varfëra më shumë për fajin e strukturave mafioze politike të lidhura më krimin e organizuar .Niveli i lartë i krimit dhe korrupcionit por edhe  kërcënimet që vijnë nga qarqet  terroriste, kanë bërë që të kemi ngecje të proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike. Regjimet diktatoriale bëhën strehë e terrorizmit dhe ekstremizmave fetare. Bota demokratike dhe shtetet më të fuqishme krahas luftës kunder terrorizmit, do të duhet ti luftojnë edhe diktatorët , sepse kështu më duket mua i ngushtohet edhe rrethi terrorizmit .Kur luftohën diktaturat deri në fund, luftohët edhe streha e terroristëve. Kur luftohën diktarorët vijnë në shprehje proceset demokratike dhe ndryshimet për të mirë . Edhe migarcioni do të zvoglohet dukshem , që është bërë problem madhor sot në botë. Kur të gjitha të këqijat luftohën pa paragjykime fetare, racore apo klasore edhe kthehet jeta, kthehet liria e plotë e njerëzve, kthehett dinjiteteti duke e bërë botën kështu   më të civilizuar …

Delawie falënderon ushtarët amerikanë që po e mbajnë të sigurt Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie ka takuar ushtarët amerikanë që shërbejnë në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA’ve, Delawie ka vizituar ushtarët amerikanë që janë të ngarkuar me përgjegjësi për të siguruar lirinë e lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës. Ambasada njofton se Delawie i ka falënderuar ushtarët që po kujdesen për të mbajtur një Kosovë të sigurt.

Në Kosovë rritet pakënaqësia ndaj bisedimeve me Serbinë

Leonat Shehu

Një studim i Qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, nxjerr në pah se shumica e qytetarëve të anketuar besojnë se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë po dështojnë të arrijnë qëllimin e tyre, ndërsa kanë shprehur qëndrim kundër themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rezultatet janë përmbledhur në një edicion të Barometrit të Sigurisë, nëpërmjet të cilit qendra ka bërë matjen e opinionit publik për politikën e jashtme dhe bisedimet me Serbinë.

Donika Emini nga kjo qendër thotë se qytetarët e Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë me bisedimet pasi që, sipas tyre,  vendi nuk ka përfituar asgjë. Ajo thotë po ashtu se kundërshtimi ndaj asociacionit të komunave me shumicë serbe ka shënuar ngritje.

Mund të themi që ka pasur një ngritje prej dhjetë për qind në qasjen negative, mbi 70 për qind kanë thënë që kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe kjo ka shënuar rritje prej vitit të kaluar për shkak se qytetarët e Kosovës e kanë parë se çka përmban marrëveshja dhe diskursi i ashpër politik ka ndikuar që qytetarët e Kosovës ta shohin nga një anë negative”, tha ajo.

Sipas zonjës Emini, debatet e ashpra e muajve të fundit kanë ndikuar te qytetarët në formësimin e mendimit të tyre për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për studimin e politikave, Naim Rashiti, tha se rritja e pakënaqësisë kundër marrëveshjeve me Serbinë është pasojë e mungesës së transparencës nga ana e institucioneve ndaj qytetarëve.

Nëse ky hendek krijohet në një nivel të pasigurisë, pasi që më shumë se 80 për qind e qytetarëve e shohin të rrezikshëm, ky është alarm i sigurisë dhe nëse ky hendek krijohet për një asociacion, çka do të ndodh kur të fillojnë proceset tjera të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”, tha zoti Rashiti.

Analisti i Grupit për Studime Juridike dhe politike, Fisnik Korenica, tha se mungesa e konsensusit për bisedimet me Serbinë ka rritur tensionet në Kosovë. Ai tha se një rritje e lartë e numrit të qytetarëve kundër marrëveshjes për asociacionin, duhet trajtuar me kujdes.

Një percepcion i tillë mendoj që kërkon qasje serioze nga ana e qeverisë por edhe miqve ndërkombëtarë, meqë një kundërshtim i tillë duhet shikuar realisht se mos po përkthehet të nesërmen në një tension që është vështirë pastaj të menaxhohet”, tha zoti Korenica.

Partitë politike në Kosovë nuk po arrijnë të pajtohen për rrugën e zgjidhjes së krizës politike, që ka hyrë në muajin e gjashtë të saj. Opozita e cila ka paralajmëruar protesta për datën 17 shkurt, që shënon edhe tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe largimin e qeverisë në dritën e vlerësimeve të gjykatës kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në muajin dhjetor Gjykata Kushtetuese tha se pjesë të marrëveshjes nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Qeveria e Kosovës është zotuar sërish të martën se do ta zbatojë në tërësi vendimin e Gjykatës në fazat që ndërlidhen me hartimin e dokumenteve mbi asociacionin.

Situata aktuale mund të sfidojë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, që sipas kushtetutës duhet të ndodhë deri më shtatë mars, meqë presidenti zgjidhet një muaj para përfundimit të mandatit të presidenti aktual.

Bisedimet me Serbinë i siguruan Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërsa Serbisë, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

SHBA: Zgjedhjet në Kosovë nuk e ndryshojnë Qeverinë

PRISHTINË – Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të shpresojnë se dialogu mes liderëve politikë do të sjellë zgjidhje për krizën aktuale në Kosovë, ndërsa insistojnë se zgjedhjet e parakohshme nuk e zgjidhin situatën, meqë ato nuk do të ndryshonin pothuaj asgjë nga përbërja e Qeverisë aktuale.

Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Philip Drewry, tha se dialogu i nisur në tryezën e së hënës, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të vazhdojë.

“Së pari, ne lavdërojmë presidenten Jahjaga dhe liderët e partive politike që u bënë bashkë sot për të nisur kërkimin për një zgjidhje të bllokimit aktual politik, dhe u bëjmë thirrje partive politike që të vazhdojnë dialogun për të gjetur një rrugë përpara në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Drewry për “Kohën Ditore”.

Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së shtoi se e vetmja rrugë përpara është të bisedohet dhe të gjendet një zgjidhje me kompromis, por përjashtoi zgjedhjet si rrugëdalje nga situata e krijuar.

Si e shihte Rugova zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve me shkatërrimin e Jugosllavisë (video)

Presidenti Ibrahim Rugova kërkonte zgjidhje të përbashkët për të gjithë shqiptarët me rastin e shkatërrimit të Jugosllavisë, ai vlerësonte se si asnjëherë në historinë e tyre, ata duhej të deklaroheshin për të ardhmen e tyre, pra bashkimin në një republikë apo në një shtet të vetëm shqiptar. Shqiptari.eu

Paralajmërohet arrestimi i Visar Ymerit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, mund të arrestohet nëse nuk paraqitet në seancën e radhës për rastin e grushtimit mes deputetëve.

Ymeri së bashku me ish-deputetin Florin Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi, të dy të Vetëvendosjes, si dhe shoferin Besart Bujupi, akuzohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të cilin ia kanë shkaktuar pas një përleshjeje në qershor të vitit 2012, deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Edhe pse gjykimi ka nisur në korrik të vitit 2012, Ymeri nuk ka marrë pjesë asnjëherë në seancë, e as në të fundit, të hënën. Nëse seancat do të vazhdojnë të mos mbahen deri në muajin qershor kjo lëndë rrezikon parashkrimin, pasi që në këtë muaj kalon dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit të përcaktuar me Kodin Penal.

Që të mos ndodhë kjo, gjyqtari i këtij rasti, Vesel Ismajli, ka thënë për “Kohën Ditore” se ndaj kryetarit të VV-së ka lëshuar fletësjellje me dhunë.

Kur propaganda mëton të kthehet në argument – Nga Skënder MULLIQI

  Regjimet të cilat më shumë janë autokratike, për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë shantazhojnë  dhe  prodhojnë kriza të ndryshme  në vazhdimësi.Tjetër. Tentojnë që nepërmjet mediave  që i kontrollojnë  të krijojnë opinion krejt ndryshe, se gjoja opozita është ajo e cila  po e rrezikon shtetin, dhe prodhojnë gjithashtu  armiq të brendshem dhe të jashtëm. Edhe Kosova nuk është imune karshi veprimeve të tilla  edhe pse është  shtet në formim e sipër.Grupet e caktuara  të oligarkisë pushtetare  po i japin   të rëna qetësisë së qytetarëve .Kjo në të shumtën e rasteve bëhët për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit të gjerë publik nga problemet madhore ekonomike dhe politike  më të cilat po përballet vendi.Ngjarjet  në Parlament dhe  protestat  në rrugët e Prishtinës ,të bllokut  Opozitarë, përpos kërkesave për anulimin e dy marrveshjeve asaj  të Demarkacionit dhe të Zajednicës, ishin  edhe luftë propagandistike, së cili taborr politikë do ta mund tjetrin.Ne këtë dy luftim po përdorët i tërë arsenali propagandistik dy palësh duke kërkuar në fund edhe fituesin .
  Grupacioni politik në pushtet nga frika së mund tu luhatën pozitat pushtetare, gjendjën e krijuar politike dhe krizën institucionale ,  po e paraqisin si shumë të rrezikshme për shtetin,  duke i identifikuar me ineteresat nacionale, edhe pse në fakt  situata aktuale  politike  nuk e përcakton shkallën e  rrezikshmerisë  të shtetit .Në Parlament dhe në demonstrata  kemi pasur elemente të dhunës nga   Pozita dhe nga Opozita, ku secila palë pas secilës ndodhi ka paraqitur  edhe  arsyetimet e veta. Si gjithmonë oligarkia në pushtet mbrohet më argumentin e rrezikshmerisë së gjendjës së përgjithshme , duke bërë përpjekje ta bindin opinion, për ti arsyetuar veprimet  e dhunës policore karshi protestuesve . Më shumë u lanqua propagandë nga ana e pushtetit, për ta kthyer ate në argument. Deri diku me të njejat metoda  u shërbye edhe blloku opozitarë kur bëhët fjalë për elementet e dhunës së shpërfaqur, së  kërkesat  e tyre politike ishin dhe dolën shumë të drejta.Vendimi Gjykatës Kushtetuese e vertetoi këtë .Arsenali propagandistik është vu në levizje edhe  kohën  fundit. Po dalin njerëz të cilët po adresojnë akuza të rënda karshi strukturave të  larta në PDK-së  të cilët gjinden në hiearkinë më të lartë të shtetit. Këto akuza lidhen me vrasje të bashkëveprimtarëve të tyre, lidhën më sabotim të luftës qlirimare, lidhen me keqperdorime të mëdha deri në tradhëti kombëtare.Të gjitha këto akuza mediatike  të adresuara  , e organet tona po bëjnë sehirë du ke  mos marre asnjë veprim ndaj atyre të cilët janë përfolur . Së këto përfolje  mund të jenë të sakëta , flet edhe e dhëna së  pikërisht të përfolurit krejt paslufën keqpërdorën pozitën e tyre  në shoqëri.  Kur gjendja e krizës insitucionale vazhdon kaq gjatë , secili pushtet në secilin shtet demokratik do të kishte  marrë vendime të arsyeshme  . Kjo tek ne nuk po ndodhë sepse grupet politiko –financiare nuk dëshirojë ti lëshojnë pozitat e tyre , duke tentuar ti mbrojnë  pasuritë e pa ligjshme, e disa të krijojnë imunitet pushtetarë karshi Gjykatës Speciale  .Kur jemi të Gjykata, po bëhën gjithëfarë skenarësh , të cilat skenare kan për qëllim ta mbajnë  situatën politike jo stabile, që të abrogohet  disi puna e  kësaj  gjykate.   Kjo kryneqësi e kastës në pushtet është metodë tipike staliniste , Ndërkombëtaret  kan filluar më e kuptuar lojën  e atyre te cilët duhet të largohen nga skena jonë politike. Pragmatizmi politik është i nevojshem si kurrë më parë . Qetësia në rajon nuk mbahet më njerëz të inkriminuar në vepra të ndryshme kriminale , dhe as më struktura politike  me logjikë të  sistemit  të kaluar  . Të krijohet një ambient i përshtatshem  politik për debatimin e  atyre temave të cilat edhe e prun  krizën institucionale.Të gjitha problemet zgjidhen duke u ballafaquar me to, jo duke iu ikur atyre .Mos të na ndodh që edhe kët vit të jemi të mashtruar dhe të demoralizuar  sikurse ishim gjatë  vitit që e lamë mbrapa .  Ose disi të mbijetojmë  , deri  atë ditë kur do ta kemi një pushtet meritorë…

Universiteti i Mitrovicës Veriore, me ligj dhe buxhet të Serbisë

Universiteti i Mitrovicës Veriore është larg legalizimit të veprimtarisë së vet dhe futjes brenda kuadrit ligjor të Kosovës.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, e cila menaxhon edhe sistemin e lartë të arsimit në vend, e pranon se Qeveria ende nuk e ka bërë hapin e parë drejt integrimit të këtij Universiteti në sistemin arsimor të vendit, e që është krijimi i ekipit të ekspertëve, i cili duhet ta përgatisë punën e Komisionit të Pavarur rreth Universitetit të Mitrovicës Veriore.

Ky Universitet që zyrtarisht quhet “Universiteti i Prishtinës – Mitrovica e Kosovës”, që nga paslufta ka funksionuar jashtë ligjeve të Kosovës dhe pa financimin e shtetit në territorin e të cilit vepron. kd

AAK-ja i thotë po takimit tek presidentja

Një takim me liderët e partive politike, i thirrur nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ku pritet të zhvillohen diskutime për tejkalimin e krizës politike, do të marrë pjesë vetëm një nga tre liderët e tri partive politike opozitare.

Kryetari i partisë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Jahjaga.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se lideri i AAK-së do të shkojë në takimin e ftuar nga e para e vendit.

“Përgjigja është po, Haradinaj do të shkojë në takim”, ka deklaruar shkurt Nitaj.

Deri tani, pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar liderët e dy partive më të mëdha politike, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Hashim Thaçi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kurse, ftesën e kanë refuzuar dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare në vend, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se takimi i ftuar nga presidentja Jahjaga nuk ka kuptim.

Por, duke folur për vendimin e liderit të AAK-së që të marrë pjesë në takim, Krasniqi ka thënë se, edhe pse ka dallime ndërmjet partive opozitare, bashkëpunimi do të vazhdojë.

“Blloku opozitar vazhdon në njëfarë mënyrë të ketë një qëndrim të caktuar, tjetër është që Aleanca (AAK) ka vendosur që vetë të shkojë. Ky është vendim i tyre, ne nuk kemi çka ta komentojmë vendimin e një subjekti që është i pavarur nga Vetëvendosja. Ne kemi dallime me gjithë faktin që jemi në bashkëpunim dhe vazhdojmë të jemi të bashkuar”, ka thënë Krasniqi.

Deputetja e partisë Nisma për kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ftesa nga presidentja nuk mund të trajtohet sikur ftesat, të cilat më parë i kishte presidentja për liderët e partive politike në vend.

Sipas Bajramit, Nisma për Kosovën do të ulej për biseda vetëm nëse temë e këtyre takimeve do të ishte caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Për shkuarjen ose jo te presidentja, mund të vendosin që të shkojnë edhe ndaras e jo si bllok. Prandaj, thirrja e presidentes është paksa me vonesë duke e ditur që presidentja ka pranuar një letër nga liderët e partive opozitare, dhe ne gjithsesi që do të pranonim të ulemi dhe të diskutojmë për caktimin e zgjedhjeve të ardhshme, të cilat janë të pashmangshme”, ka theksuar ndër të tjera Bajrami, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.

Në takimin e së hënës ndërmjet liderëve politikë të Kosovës, të thirrur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, pritet të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndë​rmjet Kosovë​s dhe Serbisë​ në​ Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Salihaj: Thaçi s’bën për President, ai akuzohet për hajni, vrasje e tradhti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Adem Salihaj thotë se Hashim Thaçi akuzohet hajni e korrupsion, deri për vrasje dhe tradhti ndaj atdheut.

Sipas tij, vendi nuk e meriton ta ketë një president,  partia e të cilit është e zhytur në krim dhe korrupsion.

Deputeti Adem Salihaj në këtë intervistë për Gazetën Fjala, nuk kursen t’i thotë edhe fjalët më të rënda për Thaçin. Atë e quan tradhtar, hajn e njeri të korruptuar.

“Mbi vetë Thaçin rëndojnë akuza të rënda publike, prej hajnive e korrupsionit, deri te vrasjet dhe tradhtia ndaj atdheut. Do të jetë me pasoja katastrofave për Kosovën nëse Kosova do ta ketë një president me një imazh kaq të keq, siç është Hashim Thaçi”, ka thënë Salihaj.

Salihaj thotë se opozita ka të drejtë të protestoj por jo me dhunë. Ai mendon se me përkrahjen e qytetarëve opozita do të mund të bëjë ndryshime në vend.

“Sa u përket protestave,opozita ka të drejtë sa herë të dojë të mbajë protesta paqësore. Vetëm me përkrahjen e qytetarëve mund të bëjë ndryshime, jo me metoda të dhunës siç ka ndodhur po thuajse vazhdimisht deri më tash’, ka thënë Salihaj.

Kosova me ndërprerje të shumta të energjisë elektrike

Furnizimi jostabël me energji elektrike po vazhdon edhe pas 16 vjetësh që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Kryeqyteti, Prishtina, kursehet më shumë nga ndërprerjet e energjisë elektrike, por kjo nuk ndodh në qytetet tjera apo fshatrat e Kosovës.

Një qytetar nga Fushë Kosova tregon se ka ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë elektrike, por ai thotë se furnizimi tani është shumë më i mirë krahasuar me vitet e mëparshme.

“Ndërprerje të energjisë elektrike ka, ndoshta jo të shpeshta, por nuk mund të themi që ka energji elektrike stabël”, shprehet Egzoni.

Ndërprerjet e kohëpaskohshme të energjisë elektrike, përmes njoftimeve zyrtare, i paralajmëron edhe Distribucioni i Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS).

Aty tregohet për kohën dhe regjionet se kur do të ndërpritet energjia elektrike. Ndërprerjet me energji elektrike thuhet se nuk janë më të gjata se një orë.

Arsyet që jep KEDS për këto ndërprerje, zakonisht kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e rrjetin energjetik.

Por, pavarësisht këtyre ndërprerjeve të energjisë elektrike, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja me energji elektrike është mjaft stabël.

“Kemi një situatë të mirë me energji elektrike. Aktualisht janë tri blloqe në sistem, të cilat prodhojnë diku deri në 650 megavat orë energji elektrike, pjesa tjetër importohet”, bën të ditur Buzhala.

Gjatë kësaj jave, ndërprerje të energjisë elektrike të planifikuar kishte pasur edhe në disa fabrika në Kosovë.

Pasiguria me furnizim me energji elektrike edhe sipas disa raporteve të bëra nga organizatat ekonomike që merren me mbrojtjen e interesave të bizneseve, ishte konsideruar si barriera kryesore në të bërit biznes në Kosovë.

Pronari i ndërmarrjes “Euro Commerce”, në Mitrovicë, Muharrem Osmani, pati treguar për Radion Evropa e Lirë, se që nga paslufta, çdoherë herë kanë pasur probleme me energji elektrike.

“Gjatë procesit të prodhimit, derisa e kemi makinerinë e aktivizuar, aty na shkaktojnë dëme të mëdha, pasi që digjen edhe motorët e makinerisë. Problemi më i madh është te prodhimi i plastikës”.

“Ato makina janë shumë të ndjeshme, për arsye se masën e plastikës e zënë brenda nëse kallëpet janë të mbyllura dhe neve, më pas, na duhet me orë të tëra me brinera t’i shkrijmë ato për t’i nxjerrë. Kurse, të gjitha ato goma që janë në makineri, ato digjen si pasojë e ndaljes së rrymës”, pati thënë Osmani.

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se problemi me energji elektrike është dashur të eliminohet deri tani.

Rinora Gojani nga Instituti për Politika Zhvillimore, shprehet:

“Qeveria e Kosovës kur privatizoi distribucionin, ua dha me këtë ide që të eliminohen këto probleme, siç është furnizimi jostabël me energji elektrike, dhe tani kanë kaluar më shumë se 4 vjet që nga koha kur u bë privatizimi i distribucionit dhe gjendja nuk është përmirësuar”.

“Rreth 300 milionë që janë zotuar nga kompania për investime, është dashur të bëhen në këtë kohë dhe jo të lihen të bëhen sipas marrëveshjes që është për 15 vjet”.

Ndryshe, në raportet e deritashme të organizatave ndërkombëtare për sistemin energjetik të Kosovës, vlerësohet se “një pengesë e madhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës është furnizimi joadekuat dhe jo i besueshëm me energji elektrike”.

Pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç është realizimi i projektit të shumëpërfolur Termocentrali “Kosova e re” dhe energjisë alternative, Kosova nuk do të mund ta eliminojë problemin me energji elektrike.

Zëri i Amerikës: Kriza politike në Kosovë (Video)

Voal – Në Kosovë, partitë në pushtet e mirëpritën ftesën e presidentes Atifete Jahjaga për një takim me udhëheqësit e partive politike për të diskutuar rrugët e zgjidhjes së krizës politike, ndërsa opozita ende nuk ka një qëndrim të përbashkët rreth kësaj nisme të presidentes që është mbështetur edhe nga prania ndërkombëtare në Kosovë. Kriza politike që ka hyrë në muajin e gjashtë, pasoi marrëveshjen me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi, për shënimin e vijës kufitare.

FAK-u nuk bëhet as më 2016

Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të subjekteve opozitare dhe njohës të këtij procesi.

Ata vlerësojnë se Lista Serbe do të paraqesë pengesë pasi ky subjekt nuk mbështet ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të nevojshme për këtë transformim.

Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka thënë për “Zërin” se FSK-ja është e gatshme për transformim në Forca të Armatosura, por, sipas tij, ky transformim varet nga proceset politike.

“Kjo varet nga zhvillimi i proceseve politike në Kosovë, nga veprimet që do të zhvillohen këtu në Kosovë dhe nuk varen më nga FSK-ja. FSK-ja është e gatshme për transformim. Po e theksoj edhe një herë se ne si Ministri dhe FSK jemi të gatshëm për transformim. Ne besojmë se këtë vit forcat politike në Kosovë, Qeveria edhe faktorët, që janë pjesëmarrës në këtë proces të vendimmarrjes, do të gjejnë gjuhën e përbashkët, forcën për të realizuar këtë objektiv me shumë interes për shtetin, për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Shala

Demarkacioni Kosovë-Serbi, një sfidë tjetër

Një tjetër proces demarkacioni pritet ta nisë Kosova. Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar se do të jetë temë diskutimi në bisedimet në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo ka ngjalluar reagime të shumta, sidomos nga partitë opozitare të cilët thonë se në momentin e përcaktimit do të rriten tensionet.

Profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se përcaktimi i vijës kufitare me Serbinë duhet të bëhet domosdoshmërish për t’i treguar Serbisë se Kosova është shtet I pavarur, edhe pse është shprehur skeptik se Kosova është e përgatitur për këtë proces.

Ai konsideron se duhet formuar një komision ekspertësh i cili paraprakisht do të duhej të punonte së paku një vit rreth kësaj çështje. /Tribuna Channel/

LDK-ist, zgjohu e i thuaj JO hipokrizisë mbrenda subjektit tënd politik! – Nga FLORIM ZEQA

Ditëve të fundit, mbrenda LDK-së janë shtuar zërat kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president i vendit. Kërkesë kjo krejt e natyrshme për rrethanat normale, mirëpo për rrethanat e krijuara politike, thirrja e disa inidvidëve kundër Hashim Thaçit president në njërën anë, dhe heshtja përballë Isa Mustafës në anën tjetër, shkaktarit kryesor që e mbajti në pushtet Hashim Thaçin për këto gjasht vjetët e fundit, për më tepër se hipokrizi politike, është edhe marrëzi njerëzore njikohësisht.
Mbështetja në heshtje e liderit të LDK-së, i rizgjedhur nën masa të jashtëzakonshme të presionit, shantazhit dhe diktatit politik, është goditja më e rëndë që po i ipet këtij subjekti politik, duke filluar nga drejtuesit e degëve dhe nëndegëve e deri tek antarësia e gjërë e këtij subjekti politik.
“Kundërshtimi” i hapur i disa deputetëve të LDK-së kundër Thaçit president, përveqse se hipokrizi, është edhe lojë e dyfisht, ngase të pakët do të jenë ata deputet të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të kenë guximin të mos e votojnë Thaçin president, shkaku i ruajtjes së interesave të tyre personale,….ngase pothuajse secili deputet i LDK-së, nga qeverisja e kaluar (Thaçi 1 e 2) dhe kjo e sotmja, i kanë të punësuar  nëpër institucionet shtetërore (qeveri, kuvend, presidencë, ambasada, agjensione, borde dhe institucione tjera) familjarët e tyre; dikush bashkëshorti(e)n, djalin apo vajzen, vëllaun apo kushëririn e afërt, hallat apo tezet, të dashurin apo të dashurën, miqt dhe farefisin e gjerë,…e kështu më radhë të bashkuar në rrjetin korruptiv sikurse në rrejtin e Spiderman-it!
Të gjithë ata deputet të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që e patën votuar marrveshjen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, për koalicion me PDK-në me kushtin që Hashim Thaçi të bëhet president i vendit,…mosvotimin e tyre të mundshëm e bëjnë, jo për të mirën e vendit, por për të fuqizuar pozicionet e tyre në parti, me qëllim të mabjtjes sa më gjatë në kreun e partisë, liderin aktual Isa Mustafa, për përmbushjen e ambicieve personale për pushtet dhe zhvatje të buxhetit të shtetit përmes klanit qeverisës të Isa Mustafës.
Elektorati rugovian i nderon me mbamendje në kujtesën historike delegatët e pakt të këshillit të përgjithshëm, që nuk e votuan marrveshjen për koalicion me PDK-në, sikurse që nuk do i harron asnjëherë ata që në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të partisë votuan pro zgjedhjes antidemokratike të Isa Mustafës në krye të partisë.
Mbështetësit e Isa Mustafës me lidhjen e koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit, duke filluar nga kryesia, këshilli i përgjithshëm, degët dhe nëndegët gjithandej Kosovës,…dhe mosmbështetja e Peticionit të elektoratit rugovian në mërgatë i shpërndarë në mesin e dhjetorit 2015, do të mbahen në mend dhe do të futen në histori, si mospërfillje e vullnetit të elektoratit rugovian në Diasporë, të qindëramijëra mërgimtarëve, të cilët çdo ditë në forma të ndryshme shprehin vullnetin e tyre për ndryshime substanciale në qeverisjen e vendit, e në veqanti në strukturën udhëheqëse të LDK-së,… parti, e cila në kohën e Presidentit Rugova, ishte partia më mirë e organizuar, e rrethuar me intelektualët të mirëfillt, veprimtar të devotshëm dhe antarësi besnike,…e cila sot fatkeqësisht ka ngelur në dorën e servilëve dhe mjeranëve, lakmiqarëve dhe sahanlëpirësve të pushtetit.
Megjithatë, deklarimet e fundit të disa nëndegëe të LDK-së gjithandej Kosovës kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president, janë një ogur i mirë dhe një dëshmi e fuqishme e tradhëtimit të vullnetit të tyre nga lideri aktual i LDK-së, i cili pa pyetur njeri në këtë subjekt, kishte bërë marrveshje personale me Hashim Thaçin, duke qenë i bindur në vartësit e tij, lakmiqarët e të gjitha pushteteve në Kosovën e para dhe pasluftës e deri në ditët e sotme.
Tragjedia më e madhe për këtë parti do të jetë zgjedhja e Hashim Thaçit president, me votat e LDK-së, me votat e të ashtuquajturve ‘’LDK-ista”  të maskuar nën petkun e rugovizmit, bashkëpuntor të devotshëm të PDK-së, SHIK-ut dhe strukturave tjera korruptive.
Edhe pse në njëfarë mënyre mosvotimi i Thaçit për president nga ana e deputetëve të LDK-së, e nënkupton prishjen e kurorës qeverisëse mes dy partnerëve qeverisës,….në anën tjetër e fuqizon rolin e liderit diktatorial në këtë parti, duke e lënë të hapur prap mundësinë e ribashkimit të tyre në një koalicion tjetër qeverisës para apo pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Vetëm largimi i binomit qeverisës PDK-LDK, respektivisht Thaçi-Mustafa me sejmenët e tyre do të thoshte shpëtim për vendin. Kjo në asnjë rrethanë nuk e nënkupton ardhjen në qeveri të një klase tjetër opozitare të korruptuar, të pasuruar skajshmërisht mbi kurrizin e një popullate të varfër.
Elektorati rugovian i LDK-së, ka vetëm një alternativë për shpëtimin e asaj çka ka mbetur për t’u shpëtuar në këtë subjekt; distancimin nga lideri partiak, me kërkesën për largimin e tij nga kreu i partisë dhe tërheqjen imediate nga koalicioni vrastar me PDK-në, në të kundërtën, thyeqafja politike dhe përmbytja përfundimtare në greminë e LDK-së do të jenë të pandalshme, pas “varrosjes” politike që i bëri Isa Mustafa LDK-së në kuvendin fatkeq të saj me 31 Majit 2015-të.
Andaj, LDK-ist, zgjohu e thuaj JO hipokrizisë mbrenda subjektit tuaj politik.

Koalicioni aktual qeveritar nuk po promovon vlera demokratike – Nga Skënder MULLIQI

   Po të merrnin pak më shumë  vesh në politikë kjo klasë politike sigurisht së nuk do ta kishim këtë situatë politike dhe këtë situatë ekonomike të dobët. Kur këto dy nivele qendrojnë dobët, e nivelit të  dobët është edhe demokracia.Deri tash asnjë parti politike nuk i fitoi votat e nevojshme për ta formuar qeverinë . Qeveritë  u formuan më koalicione nga dy e më shumë subjekte politike. Kjo edhe bëri që të kemi opozitë relativisht të dobët. Kur  nuk kalohet 50 përqindëshi i pjesmarrjës në zgjedhje , edhe niveli i  demokratizmit të shoqërisë  nuk është i kënaqshem. Kjo ka ndikuar që të kemi pushtete më shumë autoritare. Kur kemi një pushtet të tillë, sigurisht së edhe shteti stagnon e keshtu edhe niveli i demokratizmit. Kosovën po e udhëheqin njerëzit e kategorisë së dytë apo të tretë të politkëbërjës, dhe ky është indikatori shtesë i mos avansimit të proceseve demokratike dhe proceseve zhvillimore .Mungesa e klasës elitare politike,krijon probleme të shumta në qeverisje më shtetin dhe më të mirat materjale. Kjo po bën që  të humbet besimi i qytetarëve .Kur kemi ‘ pushtet hajnash’ dhe njerëz të cilët nuk kan levizur për shumë vite nga pozitat pushtetare,  kjo ka ndikuar që njerëzit të demoralizohen duke mos dalë masovikisht në zgjedhje.Populli nuk ishin në nivelin e përceptimit  të duhur së cili  e meriton votën e tij. Përceptimi i gabuar , dhe mos dalja në votime kan bërë që pushtetet e pas luftës mos të punojnë  mirë. Kur një subjekt politik nuk e ka shumicën , atëherë edhe partitë opozitare ngarendin pas pushtetit, dhe pastaj nuk kemi as opozitë të fortë.  Dalja apo mos dalja ne votime e përcakton edhe nivelin  e demokracisë.Opurtuniteti , apo ndonjë shkak tjeter i mos daljës masovike në zgjedhje, është indikatori i gjendjes  politike dhe rrjedhave ekonomike . Kjo po ndikon pastaj që pushtetet dhe një kategori afër saj të përfitojnë materjalisht, duke u pasuruar më ndjersën e shumicës. Kur kategorizohet një shoqëri në bazë të këtyre parametrave , edhe dallimet klasore bëhën shumë të theksuara.Për 16 vite më radhë me ndonjë përjashtim i kemi  të njejtit sundimtarë të shtetit.Ne mungesë të   vetëdijës që ti përgjigjemi masovikisht thirrjës për zgjedhje , ka bërë që shumica sot nuk janë në gjendje fëmijëve të vet tua blejnë as një burek të vetëm , kurse në anën tjetër pushtetarët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla me limuzina të shtrejta.  .Kur dikush apo familje të tëra qendrojnë keq materjalisht,  në shiqim të parë edhe duken që i kanë të gjitha  të drejtat, e  në fakt nuk i kan.  Edhe pse kaluan afer 17 vitësh nga përfundimi i luftës, pak kemi levizur  në rritjën e mirëqenjës.Pak kemi  shënuar përparime nga koha e komunizmit.Edhe pse e kemi lënë mbrapa kohën e analfabetizmit, tash po bëhëmi analfabet potencialë. Pa rritjën e vetëdijës qytetare, edhe ndryshimet pozitive vijnë shumë ngadalë .Kësaj kaste politike mirë i ka leverdisur” heshtja” qytetare përballë mallverzimeve të shumta   .Popullit me pluralizem i është dhënë rasti të vendos  vet për fatin e vet, atëherë  do të duhej të zgjedhë  njerëz  kredibil të cilët i përfaqësojnë  interesat  e tyre ,  duke  mos zgjedhur për udhëheqës tiranë. Demokracia definohet nga shumica e jo nga pakica në pushtet.Kur një popull nuk  jeton mirë, nuk është i lumtuar .Kur një popull arrinë që të këtë pushtetarë të nivelit, sigurisht së edhe të gjitha sistemet do të funksionojnë ashtu si duhet. Kosova është në zemer të Evropës dhe nuk i kemi larg modelet e mira të jetëses  .Koha e modernitetit kërkon njerëz të vullnetshem ,kërkon njerëz të cilët mund të përballen më të gjitha sfidat. Koalicioni aktual  qeveritarë  nuk po promovon vlera demokratike.Edhe Opozitës po i mungojnë bukur  shumë metodat demokratike të veprimit, dhe kjo po e bën edhe më të vështire situatën e daljës nga kriza institucionale dhe nga kriza ekonomike. 

Teuta Rugova e ftuar në Mëngjesin e Lutjeve takohet me Kongresmenin Eliot Engel

Një pritje mjjaft të ngrohtë iu rezervua këto ditë deputetes Teuta I. Rugova nga kongresmenë, senatorë  dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Amerikane. Zonjusha Rugova ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në “Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve” në Uashington .E shoqëruar, nga një prej njerëzve më të afërt që pati Rugova në Amerikë, nga ata që i kanë qëndruar ende besnik rugovizmit edhe sot, në SHBA, veprimtari i njohur Elmi Berisha, i cili shërbeu si një Përfaqësues Special për të ndjerin, Ibrahim Rugova, President i Kosovës. Ai shërbeu gjithashtu si një top këshilltar kryesor për çështje baltike e të rajonit, duke përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara  në Zyrën e Senatorit Bob Dole, ish kandidatit për President i SHBA-ve, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova, do të përcillte me këtë rast, edhe falënderimet dhe mirënjohjen e thellë të nënës së saj, dy vëllezërve dhe mbarë familjes Rugova, për miqtë e medhenjë amerikan në Uashington.

VV nuk shkon, AAK shkon tek Presidentja

Partia e Ramush Haradinajt ka vendosur të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Atifete Jahjaga. Pjesa tjetër e opozitës, Vetëvendosje, nuk do të jetë pjesë e këtij takimi. NISMA, ndërkaq, ka kushtëzuar pjesëmarrjen në takim, duke thënë se aty shkon vetën nëse caktohet data e zgjedhjeve të reja.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të merr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se këtë vendim AAK e ka marrë pavarësisht se partneri në opozitë, Vetëvendosje, ka vendosur të mos shkojë të hënën, në zyrën e Presidentes Jahjaga.

Ambasadori amerikan merr pjesë në takimet tek Presidentja

Burime diplomatike i kanë thënë Gazetës Express se përpos ambasadorit amerikan në takim do të jetë edhe përfaqësuesi i BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar. Të dy zyrtarët ndërkombëtarë marrin pjesën në takime në cilësinë e vëzhguesve.

Presidentja Atifete Jahjaga ka thirr në takim udhëheqësit e partive kryesore politike për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Jahjaga e ka caktuar takimin për në orën 9 të datës 8 shkurt.

Partitë opozitare po vazhdojnë të kundërshtojnë Qeverinë dhe janë duke mos lejuar as mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Mustafa e Thaçi e ftojnë opozitën tek Jahjaga

Kryeministri Isa Mustafa (majtas) dhe zv.kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, kanë ftuar partitë politike opozitare që, të hënën, më 9 shkurt, të marrin pjesë bashkërisht në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Takimi i thirrur nga presidentja Jahjaga thuhet se ka për qëllim që të zhvillojë një dialog për tejkalimin e krizës politike.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas një takimi që ka zhvilluar të shtunën me përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe nuk ka asnjë arsye që të mos shkohet në takim.

Unë, si kryeministër, iu kam bërë ftesë edhe vetë që të takohemi e, po ashtu, edhe zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike ka treguar interesin edhe gatishmërinë që të marrim pjesë që të dy, por ne i ftojmë edhe liderët e opozitës që ata të jenë aty. Ne jemi që të gjitha çështjet t’i zgjidhim me dialog, me biseda në bazë të argumenteve dhe assesi që zgjidhjet të bëhen në rrugë dhe përmes dhunës”, ka deklaruar Mustafa.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se iniciative e presidentes, për një takim me liderët e të gjitha partive politike, është një hap i drejtë. Thaçi ka theksuar se dialogu është procesi i vetëm, me të cilin mund të arrihet objektivat e përbashkët të interesit shtetëror.

“[Opozita] t’i bashkohet dialogut, është zgjidhja e vetme, mundësia më e mirë. Ky është edhe vullneti i qytetarëve dhe në të njëjtën kohë është edhe këshilla e bashkësisë ndërkombëtare. Ne në çdo rrethanë duhet të ulemi dhe duhet të bisedojmë. E kemi agjendën e qartë të interesave të shtetit të Kosovës”.

“Mendoj se ky dialog tejkalon çdo interes partiak. Dhe, besoj se do të kemi edhe përgjigje pozitive, sepse është edhe në interesin e tyre që të dilet nga kjo gjendje”, ka deklaruar Thaçi duke përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosjes takimin e thirrur nga presidentja e shohin si të panevojshëm.

Adonis Tahiri nga Lëvizjes Vetëvendosje, subjekti më i madhe opozitar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se jemi takuar disa herë me presidenten, dhe ajo tashmë e ka të qartë qëndrimin e palëkundur të Lëvizjes Vetëvendosje.

“As ‘Zajednica’ dhe as demarkacioni me Malin e Zi nuk kalojnë dhe se Qeveria që e ka shkelur Kushtetutën, duhet të largohet”, është shprehur Tahiri.

Ai ka theksuar se nuk ka arsye për takim tjetër me presidenten, përveç rastit kur na thërret për të biseduar për datën zgjedhjeve.

“Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë politikanë që e kanë dëmtuar më së shumti Republikën e Kosovës, me marrëveshjet e dëmshme që kanë nënshkruar. Qytetarët e Republikës, 205.254 sosh, nënshkruan peticionin kundër marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit. Më 23 dhjetor, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës, vetëm e vetëm për t’i realizuar qëllimet e Serbisë në Kosovë”.

“Kjo Qeveri nuk ka më as legjitimitet, e as legalitet ta udhëheqë më vendin. Këta pushtetarë duhet të largohen menjëherë. Populli i Kosovës e kërkoi një gjë të tillë më 9 janar, dhe do ta kërkojë edhe më fuqishëm më 17 shkurt. Zgjidhja e vetme është largimi i kësaj Qeverie dhe shpallja e zgjedhjeve të reja. E, nëse Qeveria nuk reflekton e nuk largohet vet, ne duhet t’i detyrojmë që të largohen”, ka theksuar Tahiri.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrë​eshjes ndë​rmjet Kosovë​s dhe Serbisë​ në​ Bruksel, të arritur më 25 gusht, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Në anën tjetër, zyrtarët e Qeverisë kanë theksuar se nuk do të tërhiqen para, siç i kanë cilësuar, “shantazheve” të kujtdo.

Bashota në arrati: Prokurorë, merruni me Mustafën, jo me mua

Pas dështimit të policisë për ta gjetur kreun e Komunës së Klinës, Sokol Bashota, Prokuroria i ka kërkuar atij që më 9 shkurt të paraqitet vetë në polici.

Prokurorisë Bashota i është përgjigjur me akuza duke thënë, nëpërmjet medieve, se shumica e prokurorëve janë të korruptuar, dhe duke u bërë thirrje atyre që të shikojnë dhjetëra lëndët për kryeministrin Isa Mustafa.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur që nëse ai nuk paraqitet në polici për të dhënë deklaratë, do të kërkohet nga gjykata që të lëshojë urdhër arresti.

Lenjani: NATO ta korrigjojë gabimin, xhandarmëria e Serbisë ishte brenda në Kosovë

Për mua shqetësuese është heshtja e institucioneve kosovare. Ne iu besojmë NATO-s e KFOR-it, por iu besojmë edhe syve tanë dhe dëshmive e fakteve tona. NATO duhet ta korrigjojë gabimin e saj, kur i besoj hartave serbe në Kumanovë shprehet Lenjani.

Selver Lenjani nuk e ka ndërmend të zbrazet nga deklaratat e tij se xhandarmëria serbe po hyn në brendi të territorit të Kosovës. Madje atë fare se ka shqetësuar deklarata e Komandantit të KFOR-it në Kosovë, Guglielmo Luigji Miglietta sipas të cilit vetura e xhandarmërisë serbe ishte në brendi të territorit serb e jo në Kosovë.

Lenjani ka një argument shumë bindës për këtë fakt.”Nëse vetura e xhandarmërisë serbe do të ishte në territor serb, pse atëherë ata nuk na arrestuan kur ne i fotografuam. Ata madje kanë vozitur më shpejt vetëm për tu mos u ndeshur me ne. Xhandarmëria serbe e dinë saktë se ndodhet në territor të huaj, por mashtrimi i tyre me harta të falsifikuara dhe marrëveshja e Kumanovës e bëri këtë pështjellim” shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se janë 3200 banorë të Karaqevës që vështirë të binden ndonjëherë se kjo pjesë është e Serbisë. “Çdo familje në Karaqevë e dinë saktë se aj territor është i Kosovës. Ne i besojmë NATO-së, dhe KFOR-it, por këto dy mekanizma duhet urgjentisht ta përmirësojnë dhe korrigjojnë gabimin tyre. Ne nuk kemi dashur që vet ta marrim situatën në dorë sepse u kemi besuar mekanizmave të sigurisë. Zhgënjyese e tepër dëshpëruese është qëndrimi inferior dhe tejet pasiv i institucioneve të Kosovës”.

Lenjani mendon se Karaqeva është “bombë” e cila mund të shpërthejë nëse nuk vendoset kufiri në vijat kadastrale origjinale. “Unë i kam shkruar edhe NATO-së, edhe Samuel Zhbogarit dhe pothuajse asnjë zyrtar ndërkombëtar nuk ka dhënë ndonjë përgjigje strikte rreth vijës kufitare. Gjithçka që duhet të bëjë shteti i Kosovës janë shfrytëzimi i takimeve në Bruksel dhe ngulja këmbë e tyre për të negociuar në Bruksel kontestin kufitar. Kjo fatkeqësisht asnjëherë nuk ka ndodhur nga ana e delegacionit shqiptarë, edhe pse faktet janë në anën e tyre” mendon Lenjani.

Lenjani tha se xhipi i xhandarmerisë serbe i kapur nga banorët ka alarmuar maksimalisht KFOR-in dhe nuk po gjejnë asnjë argument për ta demantuar. “Jemi shumë syqel dhe do e sensibilizojmë këtë problem në çdo minutë” tha Lenjani./rajonipress/

Digjet automjeti i policit në veri të Mitrovicës

Një automjet ‘Mitsubishi’ ngjyrë hiri është djegur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën ‘Nemanjina’ në veri të Mitrovicës, por përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se automjeti është pronë e policit Nebojsha Miliq, i cili punon në Njësitin anti-drogë.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se automjeti është djegur qëllimshëm nga pjesëtarët e grupit të njohur për huliganizëm në atë pjesë ‘KM Firm 028 Sever’.

“Pikërisht polici Miliq kishte arrestuar muaj më parë njërin nga udhëheqësit e këtij grupi, i cili dyshohej për posedim, përdorim dhe shitblerje të narkotikëve, andaj dyshohet se incidenti ka të bëjë me hakmarrje ndaj policit”, kanë thënë burimet.

Philip Breedlove: Do ta vëzhgojmë transformimin e FSK në FAK

KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, ka deklaruar komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, i cili ka qëndruar të enjten në Kosovë.

Këtë deklaratë gjenerali Breedlove e ka bërë gjatë një konference për medie në Prishtinë, pas takimeve që ai ka pasur me drejtuesit e institucioneve të Kosovës.

Ai ka theksuar se me liderët kryesorë të Kosovës ka biseduar për punën e madhe që po bëjnë burrat e gratë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se është mjaft inkurajues roli kontribuues i KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë.

Gjenerali Breedlove ka thënë se KFOR-i vazhdon të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë, si dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë. Sipas tij, është shënuar përparim i dukshëm, por ka ende mjaft punë për t’u bërë.

“Përderisa Kosova i bën hapat e vet përpara në ndërtimin e së ardhmes, NATO do të mbetet e përkushtuar të luajë rolin e vet për stabilitet këtu. Ne do të mbetemi fleksibil dhe të pranishëm, si dhe do të ndryshojmë (numrin e ushtarëve) vetëm atëherë kur kushtet e sigurisë e lejojnë atë. Ky është një proces i kushtëzuar dhe ne do të qëndrojmë këtu si një forcë domethënëse në Kosovë, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, theksoi gjenerali Breedlove.

Ai gjithashtu ka folur edhe për mundësitë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Mendoj se ajo që e kemi thënë vazhdimisht është se do ta vëzhgojmë se si po bëhet transformimi, dhe nëse Kosova do të punojë edhe me fqinjët e saj që të arrijë marrëveshjen; pra ky është pozicioni ynë.”

“Lajmi i mirë është që Forca ka shumë mundësi që të ndërveprojë me KFOR-in për ta marrë përvojën më të mirë, në mënyrë që ta kryejë punën e saj sa më mirë që është e mundur. Natyrisht, ne sërish po presim që të shohim se a kanë marrëveshje me të gjithë fqinjët e tyre dhe ne do t’i mbështesim që ta shfrytëzojnë këtë kohë që të stërviten dhe të trajnohen me KFOR-in, ashtu edhe siç po bëjmë ”, tha gjenerali gjenerali Breedlove.

Në anën tjetër, komandanti i forcave shumëkombëshe të KFOR-it, gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, tha se duhet t’i kushtohet mjaft rëndësi fluksit të madh të migrantëve dhe numrit të luftëtarëve që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja.

Gjithashtu, ai ka theksuar se KFOR-i është mjaft i kënaqur me angazhimin e plotë të institucioneve të Kosovës dhe se sipas tij, rezultatet e para janë të prekshme.

“Një shembull që mund të jap, lidhur me luftëtarët e huaj, është se Policia e Kosovës ka shënuar arritje brenda kornizës ligjore. Dëshiroj të nënvizoj se si Policia e Kosovës demonstroi efikasitetin e saj gjatë këtyre muajve të fundit me një profesionalizëm të lartë.”

“Dëshiroj të nënvizoj bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it. Për ta përmbyllur; KFOR-i do të vazhdojë të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, dhe të garantojë kushte të sigurisë për hapat e ardhshëm drejt procesit të normalizimit”, ka komandanti i KFOR-it, gjeneral Miglietta.

Gjatë vizitës në Kosovë, komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, ka zhvilluar takime të ndara me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Presidentja Jahjaga, përmes një komunikate për medie, ka theksuar se me gjeneralin Breedlove ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, situatën dhe sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procesin e integrimit të vendit në NATO.

Në komunikatën për medie, gjithashtu thuhet se presidentja Jahjaga ka kërkuar “vendosjen e marrëdhënieve formale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si përmbushje e aspiratave të vendit për të realizuar integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin eventual në NATO”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu përmes një komunikate për medie, ka theksuar se e ka njoftuar gjeneralin Breedlove për progresin që po arrihet në Kosovë në avancimin e gjendjes së sigurisë, për proceset integruese evropiane, zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe reformat e tjera.

Mustafa gjithashtu ka theksuar përkushtimin dhe rezultatet konkrete të Kosovës në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe hapat e mëtejmë në kuadër të luftës së përbashkët të koalicionit global kundër këtyre dukurive.

Opozita letër presidentes, kërkon zgjedhje të reja (dokumenti)

Një letër e cila mbanë nënshkrimet e kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe nënshkrimin e kryetarit të Nismës për Kosovës Fatmir Limaj, i ka shkuar presidentes Atifete Jahjaga bashkë me tri kërkesa.

Të tri partitë që tani janë në opozitë dhe po kundërshtojnë marrëveshjet për krijimin e Asociacionit me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e zi, po kërkojnë nga presidentja që të bëjë anulimin e këtyre marrëveshjeve.

Përpos kësaj Ymeri, Haradinaj dhe Limaj, në letrën dërguar presidentes, siguruar nga KosovaPress, po ashtu po kërkojnë që të hiqet dorë nga përndjekja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, aktivistëve të Opozitës, dhe qytetarëve për shkak të kundërshtimit të këtyre marrëveshjeve.

Opozita po i kërkon presidentes edhe dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, kjo si akt i përgjegjësisë kushtetuese e politike, meqenëse opozita vlerëson se ajo e ka humbur legjitimitetin për t’i adresuar çështjet që ndërlidhen edhe me dy marrëveshjet kundërkushtetuese.

E treta kërkesë drejtuar presidentes është edhe shpërndarja e parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme të cilat sipas Opozitës do të mbaheshin brenda afatit të paraparë me ligj.

Në letër Opozita i thotë presidentes se do të vazhdojnë me aktivitetin e saj opozitar për të kontribuar në ndaljen e degradimit të Republikës dhe interesit të përgjithshme.

leter-presidentes

Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton sjelljet e Doganës së Serbisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësim dhe ka kundërshtuar sjelljet e Doganës së Serbisë, e cila kushtëzon kompanitë nga Kosova me deklarimin e mallit që eksportohet në këtë vend si mall i prodhuar në “Krahinën e Kosovës dhe Metohisë”.

Oda Ekonomike e Kosovës është informuar nga disa kompani vendore se kanë probleme serioze me Doganën e Serbisë me rastin e eksportit të produkteve të veta në Serbi.

Autoritetet në Serbi thuhet se janë duke u bërë probleme edhe importuesve nga Kosova, mallrat e të cilëve kalojnë tranzit nëpër Serbi, duke u kërkuar certifikata, dokumente dhe analiza të panevojshme për tranzit, pasi të njëjtat vijnë nga vendet e BE-së.

Këto informata dhe ankesa të bizneseve janë konfirmuar edhe nga Doganat e Kosovës.

“Oda angazhohet për respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga përfaqësuesit e dy shteteve dhe kërkon që institucionet vendore të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për eliminimin e këtyre problemeve dhe barrierave, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dëmtojnë dialogun dhe marrëveshjet e arritura deri më tani”, thuhet në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Prokuroria parashtron ankesë në rastin e të pandehurit Enver Hasani

Enver Hasani

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate, ka bërë me dije se ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit, është refuzuar kërkesa e prokurorisë për zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë, në rastin e të pandehurit Enver Hasani.

Prokuroria pretendon se ankesa është bërë “për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kanë mundur të ndikojnë në nxjerrjen e ligjshme të vendimit gjyqësor”.

Ankesa, sipas prokurorisë, është bërë edhe për shkak “të shkeljes së Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkitazi me interpretimin e Gjykatës, lidhur me imunitetin funksional të të pandehurit, si dhe për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike”.

“Sipas ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i pandehuri Enver Hasani nuk ka vepruar brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, për të cilat gëzon imunitet funksional, por ka ndërmarrë veprime, me të cilat ka dalë jashtë funksionit të vet, duke e keqpërdorur detyrën dhe autorizimet, të cilat i janë besuar me ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka njoftuar se aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës mbi refuzimin e kërkesës për zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë e ka pranuar më datën 1 shkurt, 2016, “respektivisht pasi që prokuroria më datën 22 dhjetor, 2015, e ka intervistuar drejtpërdrejt dëshmitarin Robert Carolan dhe pasi më datën 13 janar, 2016, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Enver Hasani për vepër penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Sipas vlerësimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, siç thuhet në komunikatë, kërkesa për zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë nuk është më objekt i shqyrtimit, ngase prokuroria ka siguruar dëshminë e dëshmitarit Robert Carolan me intervistimin e tij të drejtpërdrejtë dhe pas sigurimit të provave të tjera relevante ka ngritur aktakuzë.

Duke u bazuar në këtë, prokuroria i ka propozuar gjykatës që ta aprovojë ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si të bazuar dhe të anulojë Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për krime të rënda.

Bastisje kryetarit të Klinës dhe zyrtarëve të tjerë

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Pejë ka lëshuar urdhëresë për bastisje të shtëpive apo banesave të kryetarit të Komunës së Klinës, shoferit të tij dhe menaxherit të prokurimit të kësaj komune.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar sot se tre personat akuzohen për kryerjen e veprës penale të ‘keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit’ dhe veprën penale ‘konflikt i interesit’.

Dyshimet ndaj tre personave dhe hetimet, sipas prokurorisë, kanë nisur “lidhur me raportin e auditimit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të komunës së Klinës, për vitin 2014, botuar në qershor, 2015, i cili ka gjetur disa shkelje sa i përket menaxhimit dhe shpenzimit të parasë publike”.

“Këto bastisje janë duke u zhvilluar sot nga zyrtarë të Policisë së Kosovës – Departamenti Special Antikorrupsion në Prishtinë dhe në këtë rast janë të dyshuar 5 zyrtarë të Komunës se Klinës, të cilët me urdhër të prokurorit do të shoqërohen në polici për t’u intervistuar”, ka njoftuar prokuroria.

Thaçi për AFP: Jam kërcënuar nga lideri i Shtetit Islamik

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje nga udhëheqësi i grupit militant Shteti Islamik (IS), për shkak të kundërshtimeve të tij ndaj kësaj organizate terroriste.

“Ka qenë kërcënim me vdekje kundër meje dhe familjes sime”, ka thënë Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.

Sipas burimit të njëjtë, një ueb-faqe në Prishtinë, këtë javë, ka raportuar detajet e një letre në adresë të Thaçit në vitin 2014, i cili atëbotë ka qenë kryeministër.

Letra mendohet se është nënshkruar nga udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili i bën thirrje Thaçit që të heqë dorë nga përafrimi me Perëndimin, në të kundërtën do të përballet me “hakmarrje të madhe”.

AFP raporton se Thaçi ka konfirmuar se ka marrë letër kërcënuese nga Baghdadi, por ka thënë se ai nuk do të zmbrapset nga asnjë kërcënim në trajtimin e fundamentalizmit islamik.

Rreth 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar organizatave terroriste në Irak dhe Siri, viteve të fundit.

Sipas AFP-së, kjo është përqindja më e lartë se në çdo vend tjetër evropian.

Interpelanca e plotë në Parlamentin Zviceran: Hashim Thaçi dhe veprimtaritë kriminale të UÇK-së në Zvicër

 Përktheu : Sefedin Krasniqi

Kush ishte dhe është i përfshirë dhe pse në Interpelancën 11, 3294, të paraqitur nga Wobmann Walter në Asamblenë Parlamentare të Zvicrës? Pa dhënë ndonjë koment, secilit që i intereson mund lexojë tekstin në vazhdim që më 18.03.2011, u shqyrtua në Parlamentin e Zvicrës.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta lexojnë tekstin në origjinal mund t’i referohen lidhjes së këtushme:

11.3294 – Hashim Thaçi et les activités criminelles de l’UCK …

http://www.parlament.ch/f/suche/pages/geschaefte.aspx?gesch_id=20113294

ASAMBLEJA PARLAMENTARE – PARLAMENTI I ZVICRËS

CuriaVista–Shqyrtime parlamentare

11, 3294–Interpelancë

Hashim Thaçi dhe veprimtaritë kriminale të UÇK-së në Zvicër Dërguar nga Wobmann Walter Data e regjistrimit: 18/03/2011 Paraqitur në Këshillin Kombëtar Gjenda i diskutimeve: E likuiduar

Tekst i paraqitur Akuzat në dhjetor të vitit 2010 kundër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si pjesë e një raporti të Këshillit të Evropës në lidhje me krimet dhe shkeljet serioze të drejtave të njeriut. Është problematike se Thaçi ka përfituar nga statusi i refugjatit në Zvicër para luftës në Kosovë dhe në atë kohë veprimtari kriminale janë kryer nga Zvicra në emër të UÇK-së.

1. Për ç ‘arsye e ka marrë statusin e refugjatit Hashim Thaçi, XhavitHaliti, Bardhyl Mahmuti, Ramush Haradinaj, Azem Syla, Adem Grabovci, Jashar Salihu, Kadri Veseli dhe Ali Ahmetit, të gjithë udhëheqësit e UÇK-së (ju lutem të tregohet vitin e dhënies së statusit të refugjatit dhe arsyeja për secilin nga të cekurit)?

2. Para dhënies së statusit të refugjatit, organet kompetente zvicerane a kanë kërkuar informacione nga vendi i origjinës, apo nga vendet e BE ose organizatave ndërkombëtare informacione mbi këta individë, siç është e zakonshme gjatë procedurave të azilit? Nëse jo, pse nuk e kanë bërë? Nëse po, çfarë kanë sjellë hapat e ndërmarrë?

3. Cilët nga të cekurit më lartë kanë aktualisht leje qëndrimi ose leje qëndrimi të përhershme, dhe pse këto leje nuk u janë revokuar?

4. Cilët nga personat e mësipërm janë zhveshur nga statusi i refugjatit ose u është ndaluar hyrja në territorin e Zvicrës, dhe pse?

5. Raporti mbi sigurinë e Shtetit i vitit1998, i përmend konkretisht udhëheqësit e UÇK-së : Bardhyl Mahmuti (zëdhënës jashtë vendit i UÇK-së), XhavitHaliti (administrator financiar i UÇK-së) dhe Hashim Thaçi. Ai raport gjithashtu përcakton Zvicrën si një bosht të logjistikës dhe bazë e financimit të UÇK-së. Çfarë hapa autoritetet zvicerane kanë marrë për t’i dhënë fund kësaj situate?

6. Deri në çfarë mase tolerimi dhe prania e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në tokën zvicerane ka kërcënuar dhe kërcënon ende sigurinë e brendshme të vendit tonë?

7. Familja Bardhyl Mahmuti a ka marrë gjithashtu leje për të qëndruar ose për tu vendosur në Zvicër? Nëse përgjigja është afirmative, pse?

8. Pse Azem Syla, një bashkë-themelues i UÇK-së, posedon ende një vendbanim të përhershëm në Kantonin e Solothurn?

9.Pse Kadri Veseli, ish-kreu i shërbimit të fshehtë të paligjshme të Kosovës (SHIK), posedon ende leje të përhershme qëndrimi në Zvicër?

10. Pse Hashim Thaçi ka mundur të vendoset në Cyrih kur ai kurrë nuk ka marrë leje për të ndryshuar vendbanim?

11. Me vendim të Këshillit Federal të 3 korrik 2001, Xhavit Halitit iu ka ndaluar hyja në territorin zviceran. Pse kjo ndalesë nuk është aplikuar për të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së?

Përgjigja e Këshillit Federal të datës 25. 05. 2011

Për arsye që lidhen me mbrojtjen e personalitetit, Këshilli Federal nuk është në gjendje të sqarojë disa pyetje në lidhje me parashtrimin interpelancës së autorit. Informacioni i kërkuar duhet të mbetet konfidencial (sipas nenin 7. al. 2 shkronja. c, Ligji Federal mbi Asamblenë Federale, SR 171, 10).

1. Veç një përjashtimi, të gjithë personat e emëruar kanë aplikuar për azil në Zvicër. Ata janë njohur si refugjatë dhe u është akorduar azili për një periudhë nga 20 nëntor 1986 deri 16 shkurt 1996. Ata kanë qenë në gjendje të provojnë ose të paktën të ngjajnë si të tilla se ata ishin ndjekur nga autoritetet e ish-Jugosllavisë për shkak të pikëpamjeve të tyre politike.

2. Autoritetet përgjegjëse për azil kanë shqyrtuar çdo kërkesë me kujdes dhe individualisht. Në veçanti, ata kanë kryer një numër të kontrolleve përmes ambasadës zvicerane në vendin e origjinës dhe në vendet fqinje të Zvicrës.

Shqyrtimi i kërkesave për azil është bazuar edhe në njohjen e situatës së të drejtave të njeriut dhe politikës në ish-Jugosllavi. Në kohën e marrjes së vendimit, autoritetet gjithashtu kanë shqyrtuar sistematikisht nëse ka arsye për të përjashtuar të drejtën e azilit (cf. Neni. . 53 i ligjit mbi të drejtën e Azilit, SR 142, 31, neni. 1F i Konventës mbi refugjatët (SR 0. 142. 30). 3. /7. /8. /9.

3. Duke pasur parasysh shpërndarjen e kompetencave ligjore lidhur me të drejtat e të huajve, autoritete kantoneve vendosin për akordimin apo revokimin e lejeve të qëndrimit. Siç u theksua më sipër, Këshilli Federal nuk mundet për arsye të mbrojtjes së privatësisë, të sigurojë udhëzime për statusin e qëndrimit të anëtarëve të familjeve të personave të lartë përmendur. Lidhur me të lartë cekurit, Këshilli Federal mendon se është e tepërt për të zhvilluar më tej informacionin e dhënë tashmë nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë DFJP), gjithmonë për arsye që lidhen me mbrojtjen e personalitetit.

4. Procedurat për revokimin e azilit janë ngritur kundër personave të përmendur në pyetjen 1 posa ka mbaruar lufta në Kosovës. Për ndalim-hyrjen lëshuar kundër Xhavit Halitit, ne i referohemi përgjigjeve në pyetjet 5 dhe 11. 5. Më 3 korrik 2001, Këshilli Federal ka vendosur në bazë të nenit 184 paragrafit 3 të Kushtetutës Federale (SR 101), për të marrë masa kundër protagonistëve të konfliktit në Maqedoni me qëndrim në Zvicër.

Në mesin e personave në shënjestër, Xhavit Halitit i është ndaluar hyrja në territorin zviceran pa leje, dhe atë deri në një njoftim (urdhër) të ri. Këshilli Federal gjithashtu ia ka ndaluar për të themeluar, për të përfaqësuar ose për të mbështetur organizatat, që kanë ndërhy dhe kanë përdorur dhunën në konflikt në Maqedoni, apo të njëjtat kanë mbështetur në mënyrë të tërthortë palët e ushtrimit të dhunës atje. Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) ishte përgjegjës për zbatimin e këtyre vendimeve.

Në disa raste të tjera, ka pasur indikacione që kanë çuar në përfundimin se personat e cekur të përfshirë në konflikt kanë qëndruar gjatë në zonën e konfliktit janë angazhuar aktivisht në favor të lëvizjes pro-shqiptare të përfshira në konflikt, edhe pse ata u ishin nënshtrohet dispozitave të legjislacionit zviceran për të huajt. Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) ka ndërmarrë masa kundër këtyre personave me origjinë nga ish Jugosllavia, masa këto që i takojnë fushëveprimit të kompetencave (Zyra Federale e Policisë dhe Zyra Federale për migrim). Këto masa kanë qenë të përqendruara kryesisht në statusin e tyre të qëndrimit. 6. Këshilli Federal ka arsyetuar masat e përshkruara në përgjigjen e saj për pyetjen nr. 5, se aktivitetet e protagonistëve të konfliktit në Maqedoni kërcënonin sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Zvicrës. Aktivitetet e atyre që ishin përfshirë në konflikt rrezikonin marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Maqedonisë dhe me shtetet e tjera, të cilat sikur Zvicër, përpiqeshin për të promovuar një zgjidhje paqësore në Ballkan dhe dënoi veprimet luftënxitëse të nacionalistëve shqiptarë. Për më tepër, këto aktivitete gjithashtu kishte rrezik të ushtroheshin nga Zvicra dhe kështu të rrezikonin sigurinë e vendit.

10. Ndryshimi i vendbanim rregullohet nga dispozitat e nenit 37 të Ligjit Federal për të huajt (LEtr), sipas të cilave mbajtësi (titullari) i lejes afatshkurtër apo lejes së qëndrimit të përhershëm duhet së pari të kërkojë leje nga kantoni i ri. Mbajtësi i lejes së qëndrimit ka të drejtën për të ndryshuar kantonin nëse nuk është i papunë, dhe në qoftë se nuk ka asnjë bazë për revokimin (shkarkimin) në kuptimin e nenit 62 LEtr. Poseduesi i lejes së qëndrimit ka të drejtë gjithashtu për të ndryshuar kantonin në qoftë se nuk ka asnjë bazë për shkarkimi bazuar në kuptimit e nenit 63 FNtr. Ndryshimi i kantonit bie brenda juridiksionit të kantoneve. Zyra Federale për Migrim nuk ka informacion më të saktë në lidhje me rastin.

11. Në vendimin e saj të 3 korrikut 2001, Këshilli Federal ka shqyrtuar situatën e njëmbëdhjetë personave të lartë cekur, të gjithë të konsideruar si kuadro të UÇK-së. Për tre individë, përfshirë këtu edhe Xhavit Haliti, janë aplikuar masa të bazuara direkt në Kushtetutën Federale. Për dy prej tyre, përfshirë këtu edhe Xhavit Haliti, Këshilli Federal ka lëshuar urdhrin për ndalimin e hyrjes se këta njerëz ndodheshin kryesisht jashtë vendit që nga viti 1998.

Për personin e tretë është dhënë ndalesa për shpërndarje të aktiviteteve propagandistike, shoqëruar me një kërcënim për dëbim në rast të mos respektimit të ndalesës, për shkak se ky person, në të vërtetë, banonte në Zvicër. Për tetë personat tjerë, Këshilli Federal është informuar se masat e nevojshme do të zbatohen nga DFJP (Zyrës Federale të Policisë së dhe Zyrës Federale për Migrim) për të marrë vendimet e duhura në lidhje me situatën e tyre, të tilla si revokim i statusit të refugjatit / ose revokimit të lejes së qëndrimit dhe / ose ndalim për hyrje në Zvicër.
Disa masa të dëbimit ndaj disa personave të lartë cekur janë ndërmarrë më vonë.

Ramush Haradinajt i ofrohet posti i nënkryeministrit

PRISHTINË – Kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinajt i është ofruar posti i zëvendëskryeministrit të Kosovës. Oferta i është bërë liderit të AAK-së në mënyrë që vendi ta kalojë krizën politike në vend dhe kësisoj të prishet opozita e bashkuar. Këtë e kanë konfirmuar për RTV Dukagjinin, burime të sigurta nga Qeveria e Kosovës, por që as zyrtarë të AAK-së nuk e kanë mohuar një gjë të tillë.

Sikur Haradinaj të pranonte ofertën, marrëveshja përveç zëvendëskryeministrit përfshin edhe poste ministrore të rëndësishme. Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në “INFO BOX” të RTV Dukagjinit nuk e ka mohuar se AAK-së i janë ofruar pozita të rëndësishme qeveritare duke thënë se oferta të tilla ka pasur vazhdimisht për partinë e Ramush Haradinajt.

“Në vazhdimësi vijnë oferta. Kjo nuk është risi por kjo edhe më shumë flet për jo seriozitetin e këtij pushteti dhe këtyre qeveritarëve, në kohën kur Kosova po vuan nga probleme të mëdha. Po mundohen të joshin opozitën, parti të ndryshme politike, në mënyrë që të blejnë kohë për pushtet, të cilin vazhdimisht po e abuzojnë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo ka përsëritur se zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sipas saj, në asnjë mënyrë opozita e bashkuar nuk do të ulet në tavolinë me shumicën për të tejkaluar krizën, përveç se në rastin, kur takimi do të bëhej për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ajo ka propozuar që Presidenti të zgjidhet nga populli, duke thënë se edhe seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit por edhe çdo seancë tjetër do ta bllokojnë përmes gazit lotsjellës.

Kosova i kërkon Serbisë të hapë arkivat ushtarake

“Hapja e arkivave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë mund të na çojë te varret masive,” tha në një konferencë për shtyp të mërkurën, Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit të qeverisë së Kosovës për personat e zhdukur.

Gjetaj tha se komisioni gjithashtu synon të kërkojë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar imazhet satelitore ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendeve të varreve masive.

Ai bëri disa herë thirrje për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar nëse është e nevojshme për të hedhur dritë mbi fatin e më shumë se 1600 personave të zhdukur fati i të cilëve mbetet i panjohur që nga lufta në Kosovë. “Ka ende varre masive,” u shpreh ai.

Ai shtoi se komisioni dhe skuadra mjekoligjore nga misioni i sundimit të ligjit të BE në Kosovë, Eulex do të punojnë së bashku për të hartuar një listë vendndodhjesh të mundshme për varret masive.

Gjetaj, që kryeson dialogun Kosovë-Serbi për të zhdukurit, tha se Prishtina po pret për vazhdimësinë e punës në gërrmimin në një varr masiv të dyshuar në Krizevak, pranë Raskës në jug të Serbisë, pasi puna u ndërpre prej kushteve të këqija të motit.

Prishtina dyshon se ka një varr masiv potencial në Krizevak, pranë zonës ku u zhvarrosën në vitin 2014 eshtrat e dhjetëra shqiptarëve të Kosovës të vrarë në luftën 1998-99.

Komisioni gjithashtu theksoi se duhet një qendër përkujtimore që të ruajë dhe të ekspozojë të gjitha veshjet dhe sendet e tjera të lëna pas nga personat e zhdukur që janë identifikuar. “Ato [veshjet dhe sendet] janë në një gjendje të keqe,” tha Gjetaj.

Ai shtoi se komisioni do t’i kërkojë misionit të OKB në Kosovë, UNMIK që të ofrojë kontenierë që do të ruajnë të gjitha sendet derisa të hapet qendra përkujtimore.

Gjetaj tha se deri më tani, eshtrat e 902 viktimave janë gjetur në Serbi dhe janë riatdhesuar në Kosovë.

IKD: Qeveria Mustafa ndërhyn në mënyrë flagrante në punët e gjyqësorit

Ndër masat për zhvillim ekonomik në kuadër të këtij programi reformash hyn edhe rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor. Ky program ka adresuar një sërë sfidash për sistemin gjyqësor, duke përfshi ndryshimet ligjore, zvoglimin e ngarkesës për lëndët e kundërvajtjes, synimi për zero lëndë të pazgjidhura, përmirësimi i normave të zgjidhjes, duke optimizuar sistemin për menaxhimin e lëndëve dhe inicimi i zbatimit të projektit për sistemin e menaxhimit të rasteve.

IKD vlerëson se në tërësi gjithë kjo pako reformash dhe masave të parapara në këtë dokument bie në kundështim të plotë me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në pavarësinë e pushtetit gjyqësor

IKD i rikujton për satën herë pushtetit ekzekutiv se politikat, ndryshimet dhe plotësimet ligjore për të reformuar sistemin gjyqësor, janë kompetencë ekskluzive e Ministrisë së Drejtësisë si sponzorues i pakos së ligjeve të gjyqësorit dhe Kuvendit të Kosovës si miratures i këtyre ligjeve. Ndërsa, politikat lidhur me administrimin dhe menaxhimin e sistemit gjyqësor janë kompetencë ekskluzive e vetë Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Në këtë rast, përmes këtij dokumenti të miratuar ekzekutivi cenohet rëndë pavarësia e pushtetit gjyqësor.

Ndikimet e vazhdueshme të pushtetit ekzekutiv përmes ndërhyrjeve buxhetore po vazhdojnë të dëshmohen edhe përmes këtij programi. Është e pashpjegueshme se si në kuadër të këtyre politikave, parashihet angazhimi i 50 këshilltarëve ligjor, të cilët do të paguhen nga 4.000 Euro në muaj për dy vite. Kjo politikë tejkalon çdo logjikë normale të bazuar në parime kushtetuese dhe ligjore, duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e bartësve të funksioneve gjyqësore – gjykatësve, të cilët nuk mund të paguhen më pak se sa këshilltarët e tyre ligjor. Bazuar në këtë politikë të ekzekutivit, këshilltarët ligjor të gjykatësve do të paguhen sa katërfishi i pagës së gjykatësve.

Kjo politikë shkel dispozitat themelore të Ligjit të KGJK-së, për funksionimin e tij, të përcaktuara në nenin 4, përfshi paragrafin 1.8 i cili parasheh që “KGJK bën organizimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të duhur të gjykatave”, paragrafin 1.9 që “KGJK bën sigurimin e vlerësimeve të rregullta periodike mbi ngarkesësn e lëndëve të gjykatave ashtu që të sigurohet funksionimi efikas i gjykatave”, paragrafin 1.11 që “KGJK bën përgatitjen, dërgimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit të gjyqësorit për të siguruar funksionimin efikas të gjykatës dhe llogaritjen e përdorimit të burimeve fiskale”dhe paragrafin 1.14, që “KGJK bën përcaktimin e numrit të gjykatësve, në secilën gjykatë, degë dhe mbikëqyrjen e administratorëve në gjykata”.

Dispozitat e shkelura të Ligjit të KGJK-së, dëshmojnë se respektimi i tyre, nënkupton që pushteti ekzekutiv të ndaj buxhet të mjaftueshëm për gjyqësorin, ndërsa të njëjtin është kompetent për ta administruar dhe menaxhuar  ekskluzivisht KGJK.

IKD vlerëson se pushteti ekzekutiv vazhdimisht ka dëshmuar mungesë të vullnetit politik për të mbështetur nevojat e pushtetit gjyqësor për të qenë i pavarur, i paanshëm dhe profesional. Prandaj, kjo politikë përmes së cilës bëhet ndërhyrje flagrante në politikat e brendshme të gjyqësorit, duke i ndërtuar strukturën e resuresve, menaxhimin e tyre dhe caktimin e pagave është e papranueshme për një vend që synon të jetë demokratik dhe me ndarje të pushteteve, ku qartë përcaktohet kontrolli dhe balanci në mes tyre.

Dëshmi shtesë për mungesë të vullnetit të ekzekutivit për pushtetin gjyqësor, është Strategjia Kombëtare për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra e miratuar nga KGJK, e cila asnjëherë nuk është mbështetur financiarisht për të ndërtuar resurse të mjaftueshme për tu zbatuar në praktikë.

Kjo nuk është hera e parë që pushteti ekzekutiv ndërhyn drejtpërdrejtë në pushtetin gjyqësor përmes buxhetit. IKD ka reaguar publikisht më 25 janar 2016 ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të 15 janarit 2016 për të kompensuar shtesat dhe stimuluar financiarisht 74 gjykatësit e Departamenteve të Krimeve të Rënda për vitin 2016. E njëjta logjikë ndërhyrëse është ndërtuar përmes aprovimit të shtesave të përvitshme për prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Kjo praktikë e lojës me të ardhura krijon pasiguri juridike për gjykatësit dhe prokurorët, duke ndërtuar standarde, përmes së cilave cenohet rëndë pavarësia e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, dhe përmes kësaj forme bëhet nënshtrimi i pushtetit gjyqësor karshi ekzekutivit duke parashtruar kërkesa dhe duke aprovuar ato në mënyrë të kundërligjshme.

IKD ka konsultuar akterët relevantë dhe vetë bartësit e pushtetit gjyqësor dhe të njëjtit kanë konfirmuar se nuk janë konsultuar në lidhje me këto politika të sistemuara në kuadër të këtij programi për reforma në ekonomi.

IKD vlerëson se pikërisht për shkak të mungesës bashkëpunimit dhe koordinimit dhe vullnetit për të përfshirë gjithë akterët relevant në këto procese të rëndësishme, pushteti ekzekutiv ka shkelur parimet bazë të ndarjes së pushteteve, duke ndërhyrë në pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Vjosa Osmani: Prishja e kuorimit pamundëson zgjedhjen e Thaçit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njihet si njëra nga zërat më kritikë të koalicionit qeverisës (PDK – LDK), nga radhët e deputetëve të pozitës, ka konfirmuar përsëri se do të kundërshtojë kandidaturën e Hashim Thaçit si president.

“Nuk kam njohuri se si do të veprojnë deputetët e tjerë, por është me rëndësi që secili të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tyre, e në përputhje me vullnetin e elektoratit”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se “tashmë dihet qartë që e vetmja mundësi për të pamundësuar zgjedhjen e Thaçit është t’i prishet kuorumi”.

Ndryshe, deputetët tjerë, që nuk janë pjesë e opozitës, që kanë thënë se nuk do të jenë në seancë kur do të votohet për kandidaturën e Thaçit për president, janë: Adem Salihaj, Alma Lama dhe Gëzim Kelmendi.

Skënder Hyseni: Kosova me numër të madh të qytetarëve në grupet terroriste

“Kosova, nëse llogaritet për kokë banori, ka një numër të madh të qytetarëve të cilët i janë bashkuar grupeve tashmë të shpallura si terroriste.”

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni.

Ministri Hyseni këtë deklaratë e bëri në ditën e dytë të konferencës “Gërmia Hill”, që është duke i vazhduar punimet në Prishtinë.

Ai tha se institucionet kompetente kanë arritur t’i identifikojnë disa nga qytetarët e vendit, të cilët i janë bashkuar grupeve tashmë të shpallura si terroriste.

“Ne si shtet ia kemi dalë, dhe mund të them me siguri se e kemi nën kontroll përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në Siri. Ne jemi të vetmit, në mesin e disa vendeve, që kemi identifikuar secilin prej qytetarëve tanë që kanë luftuar në Siri; si ata që janë vrarë, e po ashtu edhe ata që janë kthyer”, ka deklaruar ministri Hyseni.

Ai ka shtuar se Kosova po vazhdon ta japë maksimumin e saj, për parandalimin e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në vatrat e luftës ne Siri.

“Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në trajtimin e kësaj çështjeje. Kosova ka strategji për këtë çështje dhe ka nisur zbatimin e saj (strategjisë). Kosova, po ashtu, ka edhe ligjin i cili e trajton këtë çështje dhe parandalon përfshirjen e qytetarëve të saj në luftërat e huaja”, tha Hyseni.

Në ditën e dytë të konferencës “Gërmia Hill” po diskutohet për konfliktet në Siri dhe Ukrainë, si dhe për implikimin e tyre në Sigurinë e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa të martën, në ditën e parë të konferencës ndërkombëtare “Gërmia Hill”, duke folur për sigurinë në Evropën Juglindore, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Kosova është e interesuar që të jetë faktor stabiliteti në Evropë dhe rajon.

Mustafa është zotuar se Kosova do të mbetet vend lider në rajon për luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit. Sipas tij, kjo dukuri po luftohet dhe nuk do të ketë tolerancë as në të ardhmen.

Parlamenti Evropian nesër diskuton rezolutën për Kosovën

STRASBURG – Eurodeputetët do të debatojnë në Strasburg të mërkurën për projektrezolutën për Kosovën, në të cilën mirëpret nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), si dhe marrëveshjen për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe në veçanti atë për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Në rezolutën e propozuar, gjithashtu theksohet se njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, që deri tash nuk e kanë njohur, do të ndihmonte në forcimin e stabilitetit në rajon, si dhe në lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, por gjithashtu do të forconte kredibilitetin e BE-së në politikën e jashtme.

Në rezolutën e Parlamentit Evropian, theksohet shqetësimi mbi mungesën e përparimit në zgjidhjen e fatit të numrit të madh të personave të zhdukur gjatë luftës dhe bën thirrje për një “bashkëpunim të plotë ndërshtetërorë në këtë fushë”.

Në projektrezolutën, të cilën deputetët do ta votojnë të enjten, përshëndetet nënshkrimi i MSA si nxitje e fuqishme për reforma.

Konferenca ndërkombëtare “Germia Hill”

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha të martën se institucionet e vendit janë angazhuar fuqishëm për të luftuar terrorizmin dhe radikalizmin. Ai i bëri këto komente në hapje të konferencës së tretë ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në bashkëpunim me Aspen Institute, me temën “arkitektura e sigurisë së Evropës Juglindore nën dritën e sfidave më të gjera botërore”.

Kryeministri Mustafa tha se parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit që çon në terrorizëm mbetet përparësi e institucioneve të Kosovës. “Janë arrestuar shumë avokues të ISIS-it, janë thyer rrjetet e rekrutimit, janë mbyllur shumë organizata Jo qeveritare që e kanë keqpërdorur Kosovën për objektiva radikale, dhe janë marrë masa ligjore ndaj fondeve që dyshohet se janë përdorur për këto aktivitete. Qytetarët e Kosovës nuk e harrojnë për asnjë moment përkrahjen dhe solidarizimin e komunitetit ndërkombëtar në kohën kur ata ishin objekt i dhunës, krimit, terrorit dhe shpopullimit. Ne e vlerësojmë lartë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendeve demokratike dhe paqedashëse”, tha kryeministri Mustafa duke nënvizuar se angazhimi i Kosovës në luftimin e këtyre dukurive ka bërë që ulet numri i qytetarëve që u bashkohen grupeve të ndryshme radikale në Lindjen e Mesme.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, theksoi se ne jemi udhëheqës në rajon në ndërmarrjen e shumë masave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit. Sipas shërbimeve tona, numri i qytetarëve të Kosovës në konfliktet në Siri dhe Irak ka rënë nga rreth 300 sa do të kenë qarkulluar andej e këndej gjatë viteve të fundit, në më pak se 70 veta, që mund të gjinden tani atje”, tha kryeministri Mustafa.

Që nga viti 2012 Kosova është përballur me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në luftërat në lindjen e mesme, dhe kjo dukuri ka ngritur shqetësime të mëdha te autoritetet në vend.

Që atëherë rreth 300 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit atje ndërsa aktualisht sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë numri sillet nga 60 deri në 100 veta. Mbi 50 prej tyre janë të deklaruar të vdekur.

Që nga viti 2013 e deri tash autoritetet kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza. Në muajin mars të vitit të kaluar, parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftëra të huaja.


Send this to a friend