VOAL

VOAL

Përplasja e Selimit, Lladrovcit dhe Gecit vjen nga frika e Gjykatës Speciale

Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të rënda mes vete, duke nxjerrë në pah të “bëmat” dhe “tradhtitë” në luftën e fundit.

Përplasje e ashpër së fundi ka ndodhur mes deputetit të “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, dhe ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, pasi Selimi i ka thënë Hashim Thaçit në seancën e së premtes se e dëshiron për president, aq sa e dëshiron familja Jashari.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lladrovcit në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se Selimit ia ka shpëtuar miqësinë me Adem Jasharin, ashtu si edhe jetën pas asaj “tradhtisë” ndaj Adem Jasharit.

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë për “Zërin” se ky diskurs agresiv që ka shpërthyer aktualisht e ka historinë dhe moralin e vet tek periudha e pasluftës, kur për pushtet dhe para u goditën vlerat fundamentale të kësaj shoqërie, sado të brishta që ishin, besa, burrëria, durimi, gajreti, duke i zëvendësuar nga pabesia, mburrësia, mësymja agresive për ta koritur tjetrin, zemërimi etj.

“Periudha kaotike e pasluftës dhe etablimi i njerëzve të fuqishëm, por të padijshëm në pushtet nga një shoqëri paqësore krijoi monstrumë dhe agresorë të verbët, saqë pothuajse për pak ditë (mars 2004) i shndërruan shqiptarët kosovarë nga viktima në xhelatë të harbuar. Pabesitë, pritat e mizoritë po na i shpërfaqin tash sy bote vetë akterët, që veten e kanë quajtur komandantë lufte, e tash le të dalë dikush e le ta demantojë një Dick Marty apo një Williamson e të na bindë se ky soj njerëzish qenkan sjellë vërtet si kushërinj të “Nënës Terezës”, ka thënë Matoshi.

Sipas Matoshit, publiku kosovar është bombarduar me një diskurs agresiv këto ditë, që nga thirrja për luftë vëllavrasëse e Hashim Thaçit e deri tek iftiret ndaj njëri-tjetrit të Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit e Gani Gecit, si dhe tregimet që po shpalosen rreth Xhabir Zharkut për vrasjen në pritë të bashkëluftëtarëve.

“Natyrisht se rivaliteti i gjatë politik dhe mospërmbushja e tyre në këtë fushë të panjohur për ta, për shkak të së kaluarës së dhunshme dhe joqytetare të tyre i ka bërë këto figura të luftës që të kalojnë nga euforia në fazën maniako-depresive. Natyrisht se tek ta po shfaqet frika nga njëri-tjetri sepse kodi i tyre është pabesia. Pra, ata frikësohen se tjetri ka për të folur – sidomos tash – kur Gjykata Speciale mund të funksionalizohet”, ka thënë Matoshi.

Opinionisti Imer Mushkolaj ka thënë se duke e parë përplasjen në mes të Rexhep Selimit dhe Ramiz Lladrovcit, skeçi humoristik i “Stupcave” duhet të merret më seriozisht.

“Duke i lexuar apo duke i dëgjuar këto deklarime, ai humori i ‘Stupcave’ po duket se duhet të merret shumë më seriozisht se që është marrë deri më tash. Po besoj që të dyja palët janë të ndikuara politikisht në ato që po i thonë dhe natyrisht se këto bëhen edhe shumë më të ndjeshme në kontekst të situatës aktuale politike”, ka vlerësuar Mushkolaj, duke thënë se shumë gjëra të luftës nuk janë zbardhur dhe nevojitet ende kohë derisa të qartësohen një herë e mirë.

Sipas Mushkolajt, ky konfrontim po e dëshmon që lufta nuk ka qenë krejt e pastër siç thonë disa individë dhe se ka pasur situata jo shumë të lavdishme. Por, sipas tij, është banal fakti që një ambasador të merret me këto gjëra.

Gecaj pohon krijimin e një komune të re me shumicë serbe

Institucionet e Kosovës pohojnë krijimin e një komune të re në Kosovë, me shumicë serbe, të njëmbëdhjetën më radhë, ndërsa mohojnë se një gjë e tillë është kushtëzuar me votë nga Lista Serbe, për presidentin Hashim Thaçi.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se, për krijimin e komunave të reja janë dakorduar në marrëveshjen e koalicionit që kanë me Listën Serbe, që është bërë në fillim të mandatit.

“Këto se a do të ketë komuna të reja ose jo do të vendoset pasi të bëjmë një fizibilitet në kuadër të ministrisë tonë që të marrim vesh se si kanë funksionuar komunat e reja, t’i caktojmë disa kushte për themelimin e komunave të reja. Kështu që nëse do të ketë komuna të reja që të jenë funksionale dhe të mos kenë probleme të cilat i kanë komunat e tanishme”, ka thënë Gecaj.

Ditë më parë edhe deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq deklaroi se është duke u biseduar rreth kësaj çështje. Megjithatë, Rashiq mohoi se një gjë e tillë ka qenë kusht nga Lista Serbe për të dhënë mbështetjen e deputetëve të saj për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Spekulimet se Lista Serbe ka kushtëzuar me votë pro Thaçi president, në këmbim të krijimit të një komune të re me shumicë serbe, i ka hedhur poshtë edhe zv-ministri Gecaj, duke thënë se kushtëzim për votim të presidentit nuk ka pasur.

“Megjithatë unë ju them që ne kemi marrëveshje koalicioni me Listën Serbe dhe vota e tyre nuk ka qenë votë e kushtëzuar. Kushtëzim për votim të presidentit nuk ka pasur në këtë aspekt”, tha më tutje Gecaj.

Ai shpjegon se kërkesa për komuna të reja kanë pasur në vazhdimësi, jo vetëm prej Listës Serbe por edhe prej komunitetit boshnjak.

“Kemi diku me aq sa di unë në ministrinë tonë rreth 29 kërkesa të tilla për komuna të reja”, përfundoi Gecaj për lajmi.net.

Përndryshe në këtë kontekst është raportuar se katër fshatrat : Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë, do të mund të formojnë komunën e re, fshatra këto që aktualisht i takojnë komunës së Vushtrrisë dhe komunës së Obiliqit.

Halim Muçolli:E kemi keqpërdorur “rugovizmin” – Kam respekt për deputetët që nuk morën pjesë apo nuk votuan

Konfirmon Muçolli i LDK-së: Ideja e Muhaxherit dhe e të tjerëve, për përjashtimin e deputetëve, vetëvrasje politike

Kryetari i Degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli ka konfirmuar raportimet e djeshme të Gazetës Blic, që në mbledhjen e djeshme Isa Mustafës me kryetarët e partie, Gazmend Muhaxheri, i mbështetur edhe nga dy kryetar të degëve tjera, Luan Gola e Fadil Gashi kishin kërkuar përjashtimin e deputetëve që nuk morën pjesë në seancën për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. “Uroj që qëndrimi i Muhaxherit, Golës dhe Gashit të ketë qenë reagim çasti dhe jo mënyrë e tyre e të menduarit dhe vepruarit politik. Ata, më mirë se të gjithë ne të tjerët, duhet ta dinë rëndësinë e qasjes integruese dhe jo përjashtuese”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic.

Sipas kryetarit të Degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë, marrja me vetveten me qëllimin e denigrimit të deputetëve që kanë përkrahje të konfirmuar në elektorat është vetëvrasje politike. Muçolli thotë se LDK është dëmtuar shumë më hyrjen në koalicion me PDK-në, derisa i ka vlerësuar lartë deputetët që nuk morën pjesë në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

“Kam respekt për grupin e deputetëve që nuk morën pjesë në seancë apo nuk votuan. Nuk ka qenë vendim i lehtë i tyre por në këtë rast ata i mbetën besnik premtimit ndaj elektoratit i cili edhe i dha legjitimitetin e deputetit”, thotë Muçolli. Ai ka edhe një kërkesë interesante për të gjithë zyrtarët e LDK-së. “Mendoj se duhet të vazhdojmë të shërbehemi me tolerancën politike dhe orientimin vërtetë perëndimor të Presidentit Rugova por duhet të  lirohemi nga mënyra si e kemi keqpërdorur “rugovizmin”, thotë Muçolli.

Gazeta Blic: Z. Muçolli, lideri i LDK-së, Isa Mustafa zhvilloi dje një mbledhje me kryetarët e degëve të partisë. Çka u diskutua në këtë takim?

Halim Muçolli: Qëllimi i mbledhjes ishte vlerësimi i gjendjes politike pas seancës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Rrjedha e seancës, realizimi i marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, qëndrimi i deputetëve të LDK-së, sulmet ndaj zyrave të LDK-së, disponimi i strukturave, anëtarësisë dhe elektoratit ishin temat që u diskutuan në mbledhje.

Gazeta Blic: Ne, gjatë ditës së djeshme kemi raportuar se Gazmend Muhaxheri, Fadil Gashi dhe Luan Gola mbështetën idenë për përjashtim nga partia të atyre deputetëve që nuk morën pjesë në seancë për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Kush e propozoi këtë ide, dhe kush e kundërshtoi?

Halim Muçolli: Ka qenë e pritshme që pashmangshëm të lakohen edhe emrat e deputetëve që munguan apo abstenuan në seancën e zgjedhjes së Presidentit. Por, kam pritur që më shumë t’i jepet hapësirë një analize përmbajtjesore të refleksioneve të zgjedhjes së Z. Thaçi në disponimin e elektoratit dhe qytetarëve. Uroj që qëndrimi i Muhaxherit, Golës dhe Gashit të ketë qenë reagim çasti dhe jo mënyrë e tyre e të menduarit dhe vepruarit politik.

Ata, më mirë se të gjithë ne të tjerët, duhet ta dinë rëndësinë e qasjes integruese dhe jo përjashtuese. Gazmend Muhaxheri, pikërisht me qasjen integruese dhe tejkalimin e dallimeve sociale, rajonale, të egove personale dhe përmes mobilizimit gjithëpërfshirës ka arritur ta kthej në pushtet LDK-në në Pejë. Edhe e kaluara e tij në një parti me sfond qytetar e demanton qëndrimin e tij të djeshëm. Në anën tjetër, Gjakova dhe Klina, një kohë kanë qenë bastione të LDK-së dhe qasja përjashtuese e Kryetarëve të këtyre Degëve nuk mund ta kthejë LDK-në në nivelin e mëparshëm.

Gazeta Blic: Si e konsideroni një ide të tillë, do t’i ndihmoj LDK-së, apo do ta dëmtoj?

Halim Muçolli: Natyrisht që e dëmton. Ne kemi nevojë që LDK-në ta bëjmë atraktive edhe për të tjerët që janë jashtë strukturës sonë aktuale. Marrja me vetveten me qëllimin e denigrimit të deputetëve që kanë përkrahje të konfirmuar në elektorat është vetëvrasje politike. Ne duhet t’i bëjmë analizë vetvetes me synimin që t’i sanojmë defektet. Gazeta Blic: Mësohet se në këtë mbledhje ju ishit një kritik i madh i mënyrës se si po i udhëheqin dikasteret e ndryshme ministrat e LDK-së. Madje, mësohet se jeni përplasur me Isa Mustafën për çështje konceptuale.

Pse jeni i pakënaqur me këto zhvillime?

Halim Muçolli: Unë kam tentuar t’i bëj një analizë reale gjendjes politike dhe të shpreh disponimin real të anëtarësisë, elektoratit dhe opinionit publik. Unë gjithmonë insistoj ta vlerësojmë veten me të gjitha të mirat dhe të këqijat. Gjetja e “armiqve” të brendshëm dhe të jashtëm konsideroj që nuk ndihmon në forcimin e partisë, përkundrazi. Edhe dje kam diskutuar në këtë frymë. Kam konsideruar se nuk ekziston një formë e drejtë e komunikimit Qendër – Bazë dhe se kjo i jep hapësirë Kryetarëve të Degëve që qëndrimet e tyre personale t’i paraqesin si të bazës. Unë vetëm kërkoj që qëndrimet e bazës të përcillen drejtë, pavarësisht çfarë janë ato. Kam shprehur mendimin se anëtarësia dhe elektorati, përmes reagimeve të tyre dëshmuan që nuk e kanë pranuar marrëveshjen e koalicionit edhe pas kësaj distance kohore dhe se argumentet e përdorura nga udhëheqja e partisë nuk i kanë bindur ata. Kam konstatuar që duhet të përmirësojmë marrëdhënien me publikun dhe cilësinë e këshilltarëve. Është konstatim tani i ditur që ne qëndrojmë keq në zonat urbane dhe na mungon përkrahja e moshave të reja dhe ideja ime është që na duhen njerëz të rijnë dhe me peshë politike që krijojnë opinion te këto grupmosha. Qëndrimi im për dhënien e përparësisë së interesit shtetëror para atij partiak është keqkuptuar si përkrahje e atyre që synojnë ndërrimin e pushtetit me dhunë. Përkundrazi, edhe pse nuk e kam thënë dje, unë mendoj që zgjidhja e bllokadës politike bëhet vetëm përmes dialogut politik dhe pa kushte. halim-mucolliGazeta

Blic: Sipas jush bën mirë, apo keq 5 deputetët e LDK-së që nuk morën pjesë në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president?

Halim Muçolli: Unë nuk i gjykoj deputetët që morën pjesë në votim në seancën e zgjedhje së Presidentit. Në rrethana e vende me demokraci të konsoliduar pjesëmarrja nuk do duhej të diskutohej. Ndoshta nuk e kuptoj plotësisht një numër të vogël të deputetëve që nuk e patën votuar Kryeministrin Mustafa dhe atë ditë morën pjesë në votimin për President. Por, kam respekt për grupin e deputetëve që nuk morën pjesë në seancë apo nuk votuan. Nuk ka qenë vendim i lehtë i tyre por në këtë rast ata i mbetën besnik premtimit ndaj elektoratit i cili edhe i dha legjitimitetin e deputetit. Mos të harrojmë, se në zgjedhjet e fundit elektorati jonë “ka dhezë” me premtimin tonë, madje të shndërruar në kauzë “Jo me PDK-në”. Tani çështja është se a kemi gabuar me këtë premtim dhe se a duhet të ketë vija të kuqe ndaj rivalëve politik.

Gazeta Blic: Si e vlerësoni punën e deritanishme të koalicionit PDK- LDK?

Halim Muçolli: Ky është koalicion i numrave dhe jo i vullnetit të dy partive. Kam pritur që dyshimet për suksesin e këtij koalicioni të demantohen përmes një performance të mirë të Qeverisë me theks në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimet evropiane. Krijimi i një qeverie tepër të madhe ishte mesazh i keq.

Për më tepër mosmenaxhimi i mirë i marrëveshjeve dhe obligimeve ndërkombëtare në dialogun me Serbinë i përmbysi pritjet e qytetarëve. Fatkeqësisht, situata e krijuar politike pas marrëveshjeve të Asociacionit dhe Demarkacionit, dhuna e përdorur në Parlament dhe protestat e opozitës nuk po i lënë hapësirë të prezantohet puna e mirë e disa ministrave të LDK-së, si ai i Financave, Tregtisë dhe Industrisë, MPMS dhe asaj Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gazeta Blic: A mendoni se hyrja në koalicion me PDK-në, e sidomos zgjedhja e Hashim Thaçit president, mund ta dëmtoj LDK-në?

Halim Muçolli: Disponimi momental është se ne jemi dëmtuar shumë nga koalicioni me PDK-në dhe zgjedhja e z. Thaçi për President. Kjo ka qenë e pritshme. Disponimi edhe mund të ndryshoj pavarësisht sfidave. LDK nuk duhet të jetë në skenën politike për shkak të PDK-së por për shkak të ofertës së vet. Duhet të mobilizohet krejt potenciali partiak, të ofrohen edhe të rinj që nuk janë pjesë e partive politike dhe duhet të riftohen ata që janë rritur në mënyrë organike në LDK dhe sidomos themeluesit. Mendoj se duhet të vazhdojmë të shërbehemi me tolerancën politike dhe orientimin vërtetë perëndimor të Presidentit Rugova por duhet të  lirohemi nga mënyra si e kemi keqpërdorur “rugovizmin”.

Arrestohet Lideri i VV Visar Ymeri

Mëngjesin sotëm policia ka shkuar në banesën ku jeton deputeti i VV-së Visar Ymeri dhe e ka arrestuar atë.

Hashim Thaçi flet për dialog, por në vend të tij, përdor arrestin për opozitën.

Halil Matoshi: Ja një shembull që Hashim Thaçi i bleu votat në Kuvend

Analisti politik, Halil Matoshi, përmes llogarisë së tij në Facebook, edhe njëherë ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me zgjedhjen e Hashim Thaçit si President i Kosovës.

Sipas tij, licenca për terminal që i është dhënë Margarita Kadriut, është një dëshmi që Hashim Thaçi i ka blerë votat në Kuvendin e Kosovës për t’u bërë President i Kosovës.

Postimi i plotë:

Qe nji shembull qysh i bleu Hashim Thaçi votat ne Kuvend?

Margarita Kadriut i asht dhane licenca per nji terminal, te cilin ajo e ka fitu ne tenderim. Favor per voten e saj per Hashim Thaçi!

Kjo asht gruaja qe fillimisht ishte e afert me njerezit e SHIK-ut dhe Hashim Thaçi e me 2015 doli nga PDK-ja dhe e quente veten te pavarun dhe thoshte per PDK-në: “Duen te me heqin qafe…njerezit e politikes te lidhun me krimin e organizuem” – duke aludu ne njerezit

Ngatërrimi i filozofive politike! – Nga FLORIM ZEQA

Në çdo punë, hera e parë duket e vështirë, pastaj herave të tjera gjithnjë e më lehtë, derisa shndrrohet në pasion. E pasionet sikurse profesionet janë të llojeve dhe natyrave të ndryshme. Çdo profesion i ka masat dhe kriteteret për arritjen e rezultateve të dëshiruara .
Mirëpo politka i ka specifikat e veqanta nga të gjitha profesionet e tjera. Për të qenë i suksesshëm në politikë duhet plotësuar disa kritere që janë në kundërshtim me tiparet dhe vetitë e një njeriu serioz dhe të sinqertë.
Për politikanët kosovarë, gënjeshtra dhe mashtrimi janë shndrruar në çelës të suksesit, ndërsa hajnia në çelës të pasurimit të tyre. Përveq këtyre pasioneve, politikanët kosovar janë pajtuar edhe me turpin si dukuri të zakont në jetën e tyre,…kur vjedhin e mashtrojnë nuk ndihen të turpëruar, madje as kur tradhëtojnë njëri-tjetrin dhe elektoratin e tyre nuk ju skuqet fare fytyra !
Me këto metoda të veprimit, politikanët e ditëve të sotme i kanë sjellur shumë të mira materiale vetës, familjeve dhe farefisit të gjërë të tyre, duke filluar nga postet e privilegjet e pushtetit e deri tek pasurimi i skajshëm.
Deri në çfarë mase politika e zhvesh njeriun nga vlerat dhe dinjiteti njerëzor, besa dhe trashëgimia familjare e dëshmoi seanca e fundit e parlamentit të Republikës së Kosovës, me rastin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Kalimi nga 50 vota (nga raundi i parë) në 71 vota në raundin e tretë të votimit, fletë qartë për tjetërsimin e vlerave njerëzore në antivlera. Shitja dhe kontrabandimi i vullnetit të qënjeve njerëzore (deputetëve) ndodhi sikurse kontrabandimi i bagëtive në treg,…kjo e dëshmon nivelin skajshmërisht të ulët të përcaktimit politik të disa deputetëve të LDK-së.
Mënyra se si u kontrabandua vullneti i 14 deputetëve të LDK-së, mbetët çështje për t’u diskutuar; se a ju nënshtruan presionit psikologjik, frikës së humbjes së karrigës së deputetit apo u nënshtruan para shumave të mëdha të parave?!
Mendoj, se të triat bashkarisht ndikuan në ndryshimin e mendjes së deputetëve të LDK-së.
Këtë mënyrë të nënshtrimit do ta quaja edhe si psikologji të robit, të nënshtrimit, të degradimit të vlerave.
Të gjithë ata, që ndanë mendjen e të qendruarit besnik ndaj pushtetarëve aktual, qofshin deputet apo mbështetës të tyre, s’janë gjë tjetër veqse robër dhe të nënshtruarit e të gjitha pushteteve në Kosovë, nga koha e regjimit Titist, Millosheviqian e deri të ky i sotmi,…i cili me aq përbuzje dhe nënçmim e trajton vullnetin e qytetarëve të vendit të vet, duke tjetërsuar vlerat kombëtare (himn e flamur), cenuar sovranitetin (me Zajednicë) dhe tkurrur integritetin territorial të shtetit (me  demarkacion).
Vargu i degradimit të institucioneve shtetërore nga pushtetarët aktual është aq i gjatë, saqë nuk mjafton një shkrim autorial,…jo as një numër special i gazetës nuk mund t’i përfshijë të gjitha aferat korruptive të qeverive të pas 17 Shkurtit 2008-s në Kosovë.

Çdo e keqe, e ka të mirën mbrapa, thotë populli !

Deputetëve të LDK-së që votuan pro-Thaçit president, u është krijuar një mundësi e mirë, që tani e tutje fotot e Thaçit që i mbanin në dhomat e fjetjës (qilere të grave), mund t’i vendosin hapur nëpër zyrat dhe sallonet luksoze të shtëpive të tyre, si “institucionalista” të përbetuar, në të kundërtën do të bien ndesh me verdiktin e tyre në parlament !
Mirëpo, pavarësisht se si do të veprojnë, një gjë nuk duhet të harrojnë deputetët e LDK-së; PDK-istat, as dje, as sot, as nesër dhe asnjëherë nuk do t’i vendosin fotografitë e presidentit historik në zyrat dhe shëpitë e tyre.
Ndjejë dhembsuri për disa shpirtëra të virgjër, që nuk e njohin zanatin e politikës e që u keqpërdorën nga lideri i LDK-së dhe presidenti i sapozgjedhur në seancën e fundit të parlamentit, siq ishte vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe sa të tjerë, që (me)padashjen e tyre kan hyrë në valle me djajtë!
Se sa janë të përkushtuar kleptothaçistët e LDK-së për rugovizmin, po ua ilustroj  një shëmbull sa të thjeshtë po aq simbolik; në kohën kur qe arratisur Meli nga LDK-ja, kishte aderuar në AAK-në e Ramush Hradinajt me ëmblemën e Presidentit të Kosovës,….pas dështimit të synimeve politike me AAK-në, u kthye sërish në LDK, por pa ëmblemën e presidentit.
Nuk i dihet, mbase kostumet e saj “burrërore” janë në pritje të një ëmbleme të re,…por shkaku i ngatërrimit të filozofive politike, siq duket do t’i marrë edhe pakëz kohë !

Deri kur do ta kalerojë LDK-në diktatori Isa Mustafa? – Nga SKËNDER MULLIQI

LDK-ja pas vdekjës së Rugovës, dhe pas mbledhjës së gjashtë famoze në vitin 2006, mori tatpjetën e saj të madhe politike. LDK u nda në dysh , pastaj ata që kishin kaluar në LDD prap pas një kohe  u kthyen në LDK. Pas largimit  të quditshem të Sejdiut nga kryetari I LDK-së, i ra hise Isa Mustafës të jetë në krye të saj , pa e ditur  kush a ka qenë anëtarë i LDK -së .E gjithë kjo  bëri që  LDK-ja të bëhët si derë e Honit kur hyn gjithëkush e del.  Kështu ngadalë por sigurtë u pushtua kalaja  nga mbrenda  . Ky ishte një paralajmerim tjeter që duke pushtuar kalanë të shkatërrohet  definitivisht partia që dikur i fitoi disa palë zgjedhje nacionale dhe lokale radhazi .Por, kështu e ka puna e partive lideriste. Edhe pas vdekjës së Izetbegoviqit partia e tij pësoi rënje drastike në Bosnje. Edhe HDZ po ashtu zbriti nga partia e parë ne Kroaci  pasi vdiq Tugjmani.Isa Mustafa dhe  do  mjerana në politikë  që ishin katapultuar  në strukturat më të larta, fituan  në shpinën e Ibrahim Rugovës çdo privilegj jo vetem partiak, por edhe pushtetar. Nuk ka më mirë së e shfrytëzuan emrin e Rugovës kur vinte koha e zgjedhjeve nacionale dhe zgjedhjeve lokale, pa harruar misionin  e tyre për shkatrrimin e LDK-së . Edhe nepër dëgët e LDK-së, Mustafa përdori më mjeshetri  fshesën partiake  të  atyre që përfaqësonin linjën politike rugoviane,duke e mbushur më njerëz të  dëgjueshem , me njerëz gjysëm analfabet. Afër Mustafës qëlluan do matufa që ishin dikur afër Rugovës ,  e të cilët ia kan bartur valigjet dhe ia kan pritur mizat. Ky ka qenë roli i tyre në atë kohë  në LDK-ë. Këta janë akademyku ,Sabri Hamiti, të vegjëlit  Skënder Hyseni e Ismet Beqiri,  njëfare Veliu i  trashe   , Lutë Mejteplia e Gjilanit, dhe do servila që i  ka katapultuar Mustafa dhe Hamiti për tju gjendur  aty afër për çdo rast kur atyre  iu duhen. Dhe, vërtetë erdhi rasti që këta servilë  iu lëverdisën .

Mustafa bëri koalicion më VLAN , për të ikur pas gjashtë mujave  në gjirin  e PDK-së, pa e pyetur  askënd. Anëtarsinë e gjerë të mrekullueshme  të LDK-së as qe e ka pasur ndërmend   ta pyet. Me dinakërin komuniste të mësur nga ish sistemi ,  veproi  më të dëgjueshmit  politik,  që për një copë pushtet e   humbën dinjitetin, dhe  të cilët nuk din asgjë veq më u ulë dhe më u ngritë në këmbë  sipas komandës së diktatorit. Dhe, sipas kësaj komande  po veprojnë hiq pa ba zhurmë. Se dihet nese dikush ia prishë  terezinë  diktarorit së çka do ta gjenë. Sa kalojë  koha sundimtari Mustafa u bë edhe më i fuqishem se, diktatorët  gjithnjë e më shumë bëhën agresiv   karshi viktimës.

Diçka harrova lexues të ndëruar, më këtë rast. Harrova së puna e eproreve shkon shkallë -shkallë. Dhe, ajo që deshta ta thëm është së diktatori i vogël Mustafa , kur të paraqitët në raport të Thaçi i PDK-së, sigurisht së nga frika bëhët  edhe më i vogël. Besa edhe ngapak i dridhën pantollonat nga frika ,deri  sa ai ti jep leje të largohet. Sigurisht së posa ta kalon derën, diktatori  ,Mustafa do të merr frymë thellë, dhe mos guximin para Thaçit do ta përdorë si guxim  tek sejmenet e tij . Atë ditë në seancën kur Thaçi u zgjodh president i Kosovës, të gjithë ban  bukur shumë zhurmë nga opozita , së nuk bënë Thaçi të bëhët president, duke i paraqitur secili arsyetmet e veta në foltore. Po këta të LDK-së veq kur kan dalë në pushim të lejuar nga Veseli , se jo me  luajt as prej vendi. Gadi më u pshurrë  në pantolla.  Raundi i tretë e vërtetoi këtë katërcipërisht,  deputetet  e LDK-së  dukete se votuan komplet për Thaçin.

Fjala e dikatorit nuk  kishte pi ujë vëtem  të pesë deputetet e LDK të cilët atë  ditë nuk moren pjesë në zgjedhjën e presidentit, që u ba  nën masat  egra  policore . Nejse , përfundoi si përfundoi kjo maratonë  ku Thaçi u zgjodhë president i Kosovës për mandatin pesëvjeqar. Mustafa u gëzua shumë , së  e zbatoi një marrveshje politike të pa qenë .Parti politike se jo mahi kjo LDK e Mustafës!

Tash edhe disa fjalë për atë së si Mustafa ka marrë hez të madh.I ka disa fjalë  më ata pesë deputetet e pa nënshtruar , që tua jep dënimin  nese mundet, së  atë ditë  morën guximin  të mos  shkojnë në kuvend, duke i përjashtuar nga partia  Edhe  pa  këtë fakt, Mustafa   e fundosur partinë më të vjetër dhe më të madhën   në Kosovë.   Një ditë do të fundoset  edhe vet në ujin e turbullt, siq kan  përfunduar dhe  do të përfundojnë  të gjithë diktatorët…

Dorina Lluka-Davies në ndihmë të rinisë kosovare

Voal – Dorina Lluka-Davies ka përfunduar studimet në drejtimin Menxhment dhe Informatikë në Universitetin AAB dh më vonë ka ndjekur studimin në Inteligjencën Emocionale në Universitetin Case Western Reserve University.

Ajo kam filluar të punojë në fuqizimin e rinisë që nga mosha 16 vjeçe, kur ka marrë pjesë në projekte të ndryshme për zhvillimin e rinisë.

Krahas punës që Dorina ka bërë në institucione si GPDC, OSCE, UNDP etj. ajo ka qenë po ashtu e përfshirë në punë  vullnetare edhe në organizatën YMCA e cila është organizata e parë e të rinjve në botë,  e themeluar në vitin 1844 dhe punon në 119 shtete.

Përkushtimi i saj është kurorëzuar me pozitën e drejtoreshës ekzekutive të organizatës GWY (George Williams Youth Association in Kosovo) duke u bërë kështu përfaqësuese e Kosovës në organizatën internacionale YMCA .

“Organizata që unë udhëheq ka filluar punën nga zero kur është ri-themeluar në vitin 2013 në Kosovë ndërsa sot  nën lidershipin tim ka 13 punëtore stafi, rreth 40 vullnetarë aktivë dhe afër 400 të rijnë që janë pjesëmarrës në projektet tona në bazë javore . Punën e zhvillojmë në 4  komuna dhe jemi duke u zgjeruar dhe në komuna tjera”.

Dorina thotë se ndihma që ju jep të tjerëve e motivon dhe bën atë të lumtur.

“Mendoj që puna ime është më shumë përgjegjësi morale e zhvillimit të vendit dhe gjeneratave të reja me frymë demokratike progresive, në mënyrë që ata të zhvillojnë mendimin kritik konstruktiv dhe të bëhen produktiv për shtetin tonë, por çdo herë me mendje të hapur, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe pranuar diferencat me kujdes dhe dashuri”.

Gjate punës si përfaqësues e Kosovës në YMCA, ajo ka pasor fatin të takojë shumë persona të rëndësishëm dhe në çdo takim ka biseduar për rëndësinë e zhvillimit të shëndoshë të të rinjve.

“Këtë bisedë e kam bërë edhe me sekretaren e parë femër të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, zonjën Madeleine Albright, kur kam qenë pjesë e` Akademisë së Femrave në Lidership`, të organizuar nga NDI në Kosovë”.

Një ngjarje shumë e rëndësishme në te cilën Dorina morri pjesë këtë vit  ishte “Forumi Rinor i Organizatës së Kombeve te Bashkuara” rreth  Qëllimeve te Qëndrueshme Globale për 15 vitet e ardhshme.

Në këtë forum ajo ka prezantuar YMCA Boten e cila i shërben rreth 60 milionë njerëzve në vit, shuma e të cilës kur i shtohen edhe përfituesit nga shërbimet e organizatave tjera rinore, përbëjnë 150 milionë përfitues në vit.

“Edhe pse Kosova nuk është anëtare në OKB unë në këtë forum kam folur para përfaqësueseve të shteteve dhe organizatave rinore për rëndësinë e investimit në nivel global në të gjitha 17 qëllimet e planit 15 vjeçar të zhvillimit të botës dhe përfshirjen e të rinjve në të gjitha proceset”.

Videon e fjalimit të saj mund ta gjeni në linkun :  https://www.facebook.com/ymcas/videos/1106773406013401/?pnref=story

Po ashtu këtë muaj Dorina është takuar me ministren e parë të Irlandës Veriore, Arlene Foster me të cilën ka diskutuar rreth rëndësisë së investimit në të rinjtë e Kosovës.

“Unë gjithmonë solidarizohem me secilin të ri apo të re sepse në një vend si Kosova, ku nuk ka infrastrukturë nacionale të zhvillimit të të rinjve, progresi është i vështirë. Ata kanë mungesë të qendrave rinore, të programeve ku ata e kalojnë kohën e lirë, pra nuk ka një planifikim të përdorimit të kohës në mënyrë produktive. Të rinjtë nuk marrin pjesë në asnjë proces vendimmarrës shtetëror. Këto janë arsyet pse unë çdo herë qëndroj për të rinjtë, sepse secili prej tyre ka ëndrra, ambicie, fuqi dhe potencial që ne duhet ta respektojmë dhe t`ju krijojmë hapësirë që ata të jenë vetja”.

Një arritje e tillë profesionale nuk pritet të mbërrihet pa vështirësi, mirëpo Dorina thotë që shumicën e rasteve ato i ka hasur nga gjinia e kundërt dhe nga fakti që ka qenë shumë e re në një pozitë udhëheqëse. Kjo ka bërë që të tjerët të mos besojnë që ajo është aftë të bëjë ndryshim në ndërtimin e një institucioni në Kosovë i cili aktualisht është vetëm në fazën fillestare.

“Unë besoj në drejtësi dhe në barazi andaj asnjëherë nuk ndalem kur e di që ajo të cilën dua t`a arrij është në të mirë të të tjerëve, e sidomos kur ka të bëj me të rinjtë, nuk e kam problem të ngri zërin për t`i mbrojtur ata”.

E inspirim për Dorinën ishin 3 meshkujt më të rëndësishëm në jetën e saj, babai, bashkëshorti dhe vëllai i saj, të cilët ajo thotë që janë feminist, përkrahës të zhvillimit të grave dhe flasin shumë hapur për rëndësinë e përkrahjes së grave në shoqërinë kosovare.

“Babi im thotë çdo herë që burrat janë problemi në Kosovë dhe se shteti duhet të investojë në edukimin adekuat të meshkujve për rëndësinë dhe rolin e femrës në shtetndërtim dhe zhvillim të Kosovës”.

E pyetur se cili është mendimi i saj për pozitën e gruas në shoqërinë kosovare, Dorina u përgjigj:

“Pozita e gruas ka hasur në shumë ndryshime dhe progres në vitet e fundit dhe mendoj që Kosova është duke shkuar ne hapa të sigurt, por nuk guxojmë të ndalemi në avancimin dhe investimin në vajza edhe edukimin e tyre për shume gjëra, si rëndësia e të drejtës së pronës, kjo i jep gruas fuqi ekonomike duke filluar prej familjes e në shumë aspekte të tjera”.

Ajo po ashtu tha që dëshiron të jetë shembull për vajzat dhe gratë duke i inkurajuar ato të mos ndalen para vështirësive por të punojnë për arritje profesionale dhe që të  informohen për të drejtat e tyre dhe të mos hezitojnë që t`i kërkojnë ato.

“Unë besoj në barazi gjinore dhe të drejta të njeriut  dhe më vjen keq për mos edukimin e meshkujve për barazi gjinore. Ata duhet të jenë pjesë e barabartë në këtë proces, përfshirja e tyre është shumë e rëndësishme”.

Mesazhi përmbyllës i Dorinës është:

“Shumë shpesh punoj 7 ditë në javë vetëm për të siguruar një vend sa më të mirë për të rinjtë. Të rinjtë nuk janë problemi ata janë zgjidhja! Investimi në ta tani është fryt i një vendi të zhvilluar në të ardhmen e afërt”.

Lladrovci-Selimit: Na qite në pritë të ushtrisë serbe mua dhe 10 shokë tjerë

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë Ramiz Lladrovci në postimin e tij në Facebook ka adresuar akuza ndaj zyrtarit të VV-së Rexhep Selimit. Ai thotë se Selimi kishte marrë vesh se Lladrovci po vinte në Kosovë me një grup prej 10 vetash dhe kjo ka mjatuar që ata të bijnë në pritë të ushtrisë serbe.

E gjitha ka filluar në seancën e 26 shkurtit kur Rexhep Selimi i kishte thënë Hashim Thaçit se unë të dua për president aq sa të do familja Jashari. Kjo kishte nxitur reagimin e Ramiz Lladrovcit nga Tirana i cili ka thënë se Adem Jashari i kishte thënë Selimit se do ta nxjerrë gabzherrin. Lladrovci ka thënë se këtë e ka edhe të incizuar. Selimi më pas ka reaguar se duke thënë se Lladrovci nuk ka luftuar asnjë ditë.

Ja çfarë shkruan Lladrovci.

“….Nuk kam qenë ushtar me maska, kam dalë haptas ku është dashur të dal. I jam bindur urdhërave të Adem Jasharit, i cili, në letrën e tij të dhjetorit 1997, edhe një herë më caktoi përfaqësuesin e tij në perëndim; i jam bindur urdhërave të Shtabit të Përgjithshëm, të Drejtorisë Politike dhe të strukturave që më kanë emëruar.

Nuk kam qenë kurrë shok e i afërt me tipat e Fadil Sulejviqit, që ndiqnin e vrisnin shokët e bashkëluftëtarët e Fehmi lladrovcit, si ndodhi me atdhetarin e humanistin e shquar doktor Hafir Shala.

Rexhë, një herë të vetme e more vesh se jemi nisur për në Kosovë, dhjetë shokë, dhe ramë në pritën e ushtrisë serbe (6 majin e 1997). Të shkrova gjatë Rexhë, që të kuptosh sado pak, se politika e ditës, ku të kanë futur, nuk është mbi atë që është sakrifikuar ne dekada” ka shkruar Lladrovci.

Aktakuzë kundër kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër të pandehurve Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës jugore, dhe dy zyrtarëve tjerë me inicialet H.F. dhe G.K.

Ata akuzohen për veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tenderë.

Në mesin e të akuzuarve është kryetari i Komunës së Mitrovicës, si dhe shefi i prokurimit pranë kësaj komune, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë, se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Në aktakuzë po ashtu është i përfshirë edhe drejtori i një operatori ekonomik, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar mirë se duke vepruar si përfaqësues i atij operatori, ka paraqitur ofertë bazuar në një marrëveshje të kundërligjshme, qëllimi i së cilës ishte që organizatori, në rastin konkret Komuna e Mitrovicës, ta pranojë ofertën e tillë, duke e kufizuar konkurrencën e lirë, ashtu që me rastin e lidhjes së një kontrate në mes të autoritetit kontraktues, Komunës së Mitrovicës, dhe Operatorit Ekonomik “HESALIGHT A/S me çmimin prej 767,940.00 €, kanë zbatuar procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara në Ligjin për Prokurim Publik.

“Këto veprime janë kryer me qëllim që të pandehurit t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm, duke i shkaktuar dëm në shkallë të madhe Komunës së Mitrovicës, gjegjësisht buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Ramiz Lladrovci – Rexhep Selimit: E kërkove vrasjen e Fehmi Lladrovcit, Luan Haradinajt dhe Abedin Rexhës

Lladrovci e ka ftuar Rexhep Selimin dhe të gjithë të interesuarit që ta dëgjojnë incizimin e Adem Jasharit ku Komandanti Legjendar ka thënë se do t’ia nxjerrë gabzherrin Selimit.

Ja cfarë ka shkruar në reagimin e tij Lladrovci.

Mbrëmë, në emisionin „Interaktiv“, në KTV, ishte i ftuar deputeti Rexhep Selimi, një i njohur i imi i vjetër. Ai, në të gjithë fjalën e tij, si edhe është pritur, provojë të demantojë reagimin tim pas fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ditën kur do të bëhej zgjedhja e zotit Hashim Thaçi, president i Kosovës. I pata thënë qetësisht zotit Selimi se nuk është mirë që në politikën e ditës të përfshijë familjen e shenjtë Jashari, sepse ajo qëndron mbi të gjithë ne dhe nuk duhet të jetë pjesë e lojrave, të cilat ia kanë urdhëruar Selimit të jetë pjesë. Nuk kam qenë i interesuar të ezaurojë më gjatë këtë përplasje mendimesh dhe faktesh dhe këtë ua kam bërë të qartë mediave të ndryshme, të cilat kanë qenë të interesuara. Megjithatë, Rexhep Selimin, jo rastësisht, e ka kapur zhegu i halleve të tjera, dhe duke menduar se „halli„ i tij është i të gjithëve, u mundua të demantojë një të vërtetë të njohur, e po ashtu, duke e ditur se disa gjëra janë ende mes strukturave, bëri thirrje për zbardhjen e inçizimeve apo filmimeve të ndryshme. Në rregull, Rexhë. Kam menduar se e ke marrë mesazhin tim, dhe po ashtu, kam menduar se nuk e ke keqkuptuar heshtjen time apo mos pronocimet e mepasme. Ti po kërkon nga unë që të bëj atë që do të jetë vetëm në dëmin tënd, por që, pa dashjen time, do të ndikojë jo për mirë edhe tek të tjerët.. Është koha të kjellohesh Rexhë, që të mos turpërohesh më tej, duke kërkuar të të nxjerrë mesazhin e komandantit tonë të përgjithshëm, Adem Jasharit, për të ia vertetuar qytetarëve, pikërisht atë që kam thënë në reagimin tim, ditën kur Ti, sulmove turpshëm zotin Hashim Thaçi, duke përdorur emërin e Adem Jasharit dhe të familjes së tij. Ata, Rexhë, në se nuk e ke mësuar, janë nderi ynë dhe nuk ishte as logjike e as e sinqertë që të synosh të përdorësh emëra dhe Familje që dalin jashtë përceptimit tënd, dhe ku, për hirë të së vërtetës, Ti nuk ke qenë pjesë. Për të dëgjuar mesazhin, të ftoj, kur të duash, sëbashku me ata që mund të zgjedhësh vetë, për ta dëgjuar, sepse problemet që janë shtruar aty nuk janë punë tellallësh, por, në qoftëse nuk e di, janë gjëra lufte. Pasi ta dëgjosh, pastaj bëj edhe një intervistë tjetër, ose edhe dhjetë të tjera, po të duash. Nëse ti dëshiron, krahas këtij inçizimi, unë mund të të ofroj dhe jam i gatshëm të bëj publike edhe bisedën me zërin e Adem Jasharit, pikërisht për një ngjarje tjetër, njëlloj të rëndësishme, për atë se çfarë i kishit thënë dhe çfarë kishit synuar kur, bashkë me një shokë tuajin e kishit marrë vesh se, një grup shokësh, ishin nisur nga Gjermania për të qenë në rradhët e luftëtarëve të Adem Jasharit. Grupi, i udhëhequr nga Fehmi Lladrovci, në majin e vitit 1997, kishte synuar të futej në Kosovë, kur edhe kemi rënë në pritën e ushtrisë serbe, kur ra heroikisht antari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Luan Haradinaj. Ndoshta edhe ju kutjohet se në atë betejë, u plagos me pesë plumba Rafet Rama, dhe, me nga një plumb, Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Ndoshta të kujtohet se Çfarë të tha Adem Jashari kur po të degjonte se si po i flisnit, se nuk duhej t’i linit të zinte vend askund në kosovë grupi që e udhëhiqte Fehmi Lladrovci, sepse sipas teje, ata nuk po vinin të luftonin, por të qitnin dy a tre pushkë dhe pastaj të iknin prap në perëndim, që të propogandonin se ata janë komandantët e UÇK-së. A nuk i kërkuat Adem Jasharit se ai Grup, i përbërë prej 10 vetësh, duhej luftuar e vrarë kudo që të ndeshej?.. Dua të të freskoj kujtesën se nga ai grup, i majit të vitit 1997, që ti nuk e doje në Kosovë, por edhe për informimin real të qytetarëve, pesë prej tyre, Ilaz Kodra, Luan Haradinaj, Abedin Rexha, Xheva Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, janë heroj të Kosovës, që ranë heroikisht për lirinë e Kosovës, në beteja pa u ndalë, beteja në të cilat Ti, Rexhë, nuk more pjesë kurrë. Por, ajo që është më thelbësore, për sqarimin e së vërtetës dhe informim të qytetarëve, mund të dëgjosh, megjithëse ti e di mirë, ashtu si e dinë edhe të tjerët, se çfarë të tha Adem Jashari për Fehmiun, Xhevën, Ilazin, Selimin, Abedinin, Rafetin, Ramizin e të tjerët, kur po dëgjonte nga vetë Ti, miku im, se duhej të vritej Fehmiu dhe grupi i tij. A nuk të tha se ti po kërkon prej meje të vrasim shokët e bashkëluftëtarët nga më të mirët, që unë vetë i kam thirrur të kthehen në Kosovë dhe janë ndër më të besuarit? A nuk të tha se vetëm vdekja mund të më ndaj prej Fehmi Lladrovcit? Dhe, as vdekja nuk i ndau, megjithëse ti, Rexhë, për politikë dritëshkurtër dhe të çastit, po përpiqesh të ndash shokët, që ty, edhe pse shpesh herë ke gabuar rëndë, nuk të kanë ndarë. Ti Rexhë, po kërkon të dëgjosh fragmente ku është folur për Ty. Freskoje kujtesën dhe në qoftëse ke harruar, hajde, bujrum! Po ta përsëris, unë reagova si mik, sepse Ti nuk e kishe zgjedhur as vendin e as kohën e duhur kur përfshive në një debat politik familjen e shenjtë të Jasharëve, përpara të cilëve përulet gjithë kombi shqiptar. Jo vetëm ndaj teje, por ndaj kujtdo që kërkon të përdorë emërin e kësaj familje për qëllime të prapshtë, unë kam reaguar e do të reagoj. Ndërsa, përsa i përket asaj, në se kam qenë apo jo në Kosovë, qoftë edhe një ditë të vetme gjatë luftës, nuk është një gjë që lidhet me këtë reagim. Dhe as nuk është punë e ytja. Gjithë çka ka kohën e vet, megjithëse ti e di mirë se ku kam qenë dhe ku kam marrë pjesë. Nuk kam qenë ushtar me maska, kam dalë haptas ku është dashur të dal. I jam bindur urdhërave të Adem Jasharit, i cili, në letrën e tij të dhjetorit 1997, edhe një herë më caktoi përfaqësuesin e tij në perëndim; i jam bindur urdhërave të Shtabit të Përgjithshëm, të Drejtorisë Politike dhe të strukturave që më kanë emëruar. Nuk kam qenë kurrë shok e i afërt me tipat e Fadil Sulejviqit, që ndiqnin e vrisnin shokët e bashkëluftëtarët e Fehmi lladrovcit, si ndodhi me atdhetarin e humanistin e shquar doktor Hafir Shala. Rexhë, një herë të vetme e more vesh se jemi nisur për në Kosovë, dhjetë shokë, dhe ramë në pritën e ushtrisë serbe (6 majin e 1997). Të shkrova gjatë Rexhë, që të kuptosh sado pak, se politika e ditës, ku të kanë futur, nuk është mbi atë që është sakrifikuar ne dekada.

Arbana Xharra: Vlora ka folur për temën që kanë heshtur edhe në Kosovë

Ka reaguar kryeredaktorja e Zëri-t, Arbana Xharra rreth ballafaqimit të Ambasadores të Kosovës në KS në përballje me Daçiçin, Ministrin e Jashtëm të Serbisë. Vlora ka thënë se ajo do të kërkojë drejtësi për gratë e dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Ja si shkruan Xharra në faqen e saj të rrjetit social:

“Nuk eshte hera e pare qe Vlora Çitaku numeron Serbise krimet dhe gjenocidin ne Keshillin e Sigurimit.

Heren e kaluar i ka perplasur faktet ne ftyre Daciqit.

Edhe kesaj here, Vlora paska folur per temen te cilen e kane heshtur edhe ne Kosove.

Madje disa deputete paten kerkuar ekzaminim gjinekologjik te grave, per te vertetuar 16 vjet pas luftes, se kush eshte e kush jo e dhunuar.

Poshtersi!”

Deputeti i Vetëvendosjes: Thaçi nuk u takua me Adem Jasharin që nga viti 1992

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se ai dhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari kanë pasur raporte të mira dhe se presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi nuk ishte takuar me Jasharin që nga viti 1992.

Selimi në Interaktiv të KTV-së ka përsëritur fjalët e thëna në seancën e Kuvendit në të cilën Thaçi u zgjodh president, kur kishte thënë se “të dua për president aq sa edhe familja Jashari. S’po them si Adem Jashari se do e merrje si kërcënim”. Sipas tij, kjo është fjali që nuk duhet marrë me shqetësim.

“Familja Jashari është emblemë e UÇK-së. Nuk është dashur të merrej me shqetësim nëse i them dikujt të dua për president aq sa të do familja Jashari. I thash se Drenica nuk të mbron kur e ke keq. Më shumë Drenicë se familja Jashari nuk ka. Andaj i thash të dua sa familja Jashari për president. Mandej i thash jo si Adem Jashari. E dimë se jo rrallëherë pas vdekjes së Ademit, këta njerëz donin ta privatizonin luftën e Adem Jasharit ndërsa me të nuk kishin komunikuar nga viti 1992, respektivisht 1993”, ka thënë Selimi, përcjell Koha.net.

“Kanë tentuar të më përçajnë mua me Adem Jasharin, por kurrë s’kanë arritur. Kanë tentuar të përçajnë njerëz, dhe jo rrallëherë kanë provuar ta lënë të izoluar familjen Jashari në Drenicë. Po flas për kohën kur Adem Jashari ishte gjallë”, ka thënë Selimi duke iu drejtuar edhe ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, që kishte dalë në mbrojtje të Hashim Thaçit.

“Thaçi se ka takuar kurrë Ademin që nga viti 1992. As që kanë folur. Nuk janë takuar as kur ka qenë bashkë të dy në Kosovë. E di se nuk janë takuar kurrë. Unë jam ndarë me Adem Jasharin një ditë para se të sulmohej. Por nëse thoni se e kam tradhtuar, ku keni qenë ju”, ka shtuar Selimi.
Ai ka lutur Lladrovcin që të publikojë videot dhe incizimet që i ka.

Selimi ka komentuar edhe deklaratat e Gani Gecit, ndonëse ka thënë se nuk e merr seriozisht atë. “Ai është vrasës i së paku dy vrasjeve që i ka pranuar”, ka thënë Selimi.

Çitaku-Daçiç, debat i ashpër në OKB –

 

Debat të ashpër zhvilluan ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në fjalën e tij, Daçiq, Kosovës iu referua me “Kosovë e Metohi” dhe Çitakut, si përfaqësuese e “institucioneve të përkohshme të Kosovës dhe Metohisë”.

Ai foli për serbët në Kosovë duke thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është institucion për realizmin e të drejtave themelore të serbëve të Kosovës.

Daçiq tha se formimi sa më i shpejtë i asociacionit siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes të dy palëve.

I ashpër tingëlloi kur iu kundërpërgjigj ambasadores Çitaku, e cila ia rikujtoi se Kosova është shtet i pavarur.

“Kosova nuk është e shqiptarëve. As e jotja as e imja. Është e qytetarëve që jetojnë atje, e aty ka serb dhe shqiptarë. Ju keni një vend të shqiptarëve që quhet Shqipëri”, tha Daçiq”.

Duke folur për marrëveshjen për asociacionin, ai tha se Kosova nuk mund të bëjë marrëveshje dhe pastaj të njëjtën ta dërgoj në Kushtetuese.

Ai tha se Kosova nuk është e pavarur, sepse sipas tij, po të ishte e tillë, nuk do të nënshkruante marrëveshjen për MSA-në si territor, por si vend.

Ai madje falënderoi të gjitha vendet që nuk e njohur Kosovën.

Ndërsa ambasadorja Vlora Çitaku tha se Kosova do të bëjë çdo gjë që të ketë flamurin në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Ajo tha se vendi është i gatshëm të ballafaqohet me të kaluarën, dhe sugjeroi që njëjtë të veprojë edhe Serbia.

“Do të zbatojmë marrëveshjet në Bruksel por jo në dëm të funksionaliteti të shtetit tonë. Ne jemi për pajtim. Por pajtimi nuk mund të ndërtohet në mohim. Ai mund të ndërtohet nëse ne shikojmë përpara dhe shikojmë të kaluarën pa frikë, edhe pse për disa ky shikim mund të jetë i turpshëm”, ka thënë Çitaku.

Gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ambasadorja Çitaku i ka përsëritur, edhe një herë, ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se Kosova është shtet i pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Ajo ka thënë se duhet qartësuar për të gjithë qytetarët që dialogu me Serbinë, që po bëhet në Bruksel, nuk po bëhet për të kthyer Serbinë në Kosovë, por për krijimin e raporteve fqinjësore mes të dy vendeve.

“Dialogu nuk është për rikthim të Serbisë në Kosovë, Kosova është e pavarur, kjo nuk do të ndryshojë. Por ajo që duhet të ndryshojë është qëndrimi i Serbisë ndaj nesh. Dialogu është që të sigurohemi që ne e trajtojmë njëri tjetrin me dinjitet, si dy shtete që do të jenë fqinje. Këtë dialog e do Kosova”, ka thënë Çitaku.

“Klima politike është e ashpër, shpesh e tensionuar. Ne jemi një demokraci e re dhe akoma po mësojmë, Kuvendi i Kosovës ka zgjedh presidentin e ri, me 71 vota, ka pas protestë dhe festë. Deri sa liderët tanë kanë mos marrëveshjet e tyre, askush mos të ketë dyshim për aspiratat tonë kolektive për integrim dhe vlera atlantike. Ratifikim i MSA është vërtetim i këtij rrugëtimi”, ka vazhduar ambasadorja fjalimin e saj.

Çitaku ka kujtuar luftën dhe terrorin në Kosovë, gjatë luftës. Ajo përmendi edhe viktimat e dhunës seksuale, për të cilat kërkoi drejtësi.

“Në emër te të gjitha prej tyre, unë kërkoj drejtësi. Ne duhet të shohim autorët pas hekurave, dhe ne kemi nevojë që mënyrë kolektive dhe globale të bëjmë më shumë, në mënyrë që viktimat e dhuna seksuale gjatë luftës por edhe kudo në botë të ndjehen të mbështetura dhe jo vetëm”, ka thënë ajo.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sonte ka debatuar për situatën në Kosovë, ku u përmend edhe kriza politike në vend, duke u thënë që dhuna nuk duhet përdorur brenda dhe as jashtë institucioneve.

Dr.Hatim Baxhaku: Këta injorantë dhe hipokritë po duan me më përjashtu nga LDK se nuk e përkraha zgjedhjen e Thaqit si president

Drejtuar Gazmend Muhaxheri, Luan Goles,Fadil Gashit dhe atyre qe mendojne njejte si ata.

Sot ne mbledhjen e kryetareve te degeve te LDK- se me kryetarin z. Isa Mustafa, disa qe kane nderruar nga disa parti ose kane ardhur dje ne LDK, paskan kerkuar perjashtimin e Hatim Baxhakut nga LDK- ja sepse nuk e paskam perkrahur zgjedhjen e Hashim Thaqit per President.

Une Hatim Baxhaku jam themelues i deges se LDK-se ne Dragash,

kryetar i nendeges dhe anetar i kryesise qe nga themelimi.
Kam qene delegat i Kuvendit Themelues te LDK -se ne vitin 1989 te mbajtuar ne Medresen ne Prishtine.

Jam nenkryetar i pare i LDK -se dega ne Prizren. Gjithashtu jam veteran i UCK – se.

Dhe tani keta injorant dhe hipokrit po dashkan te me perjashtojn nga partia e cila eshte dhe do te jete e vetmja deri sa te kam fryme.

O ZOT I MADHË MËSHIROJ !!!

Te nderuar miq anetar dhe simpatizues te LDK-se,

ju ftoj qe te ndalim kete debat dhe gjuhe perqarese ne komunikimet tona neper rrjetet sociale dhe mendimin dhe veprimin ndryshe per qeshtje te caktuara ta pranojm si vlere dhe te ecim perpara se bashku drejt fitoreve te reja te LDK-se per shtetin e Kosoves.

Kjo zaten edhe eshte Rugovizmi dhe filozofia Rugovjane te cilen e kemi perqafuar dhe e kemi ne zemer te gjithe ne anetaret e LDK-se pa perjashtim.

Sinqerisht
Hatim Baxhaku

(Video) Anton Çuni rrëfen se çka i tha Thaçi për ndriçimin e vrasjeve politike

Voal – “Ka pasur shumë biseda. Bisedimet e shtruara nuk i marr si presion. Kam biseduar me kryeministrin Isa Mustafa dhe Hashim Thaçin… u kam qëndruar besnik qëndrimeve të mia. E para, Mustafës i kam elaboruar shumë çështje. Por një ndër momentet më të veçanta ishte një ditë para seancës, ku u takuam me kryeministrin Isa Mustafa dhe Hashim Thaçin. Thaçi kishte ardhë shumë i përgatitur”, ka thënë Çuni.

“Dy gjërat që diskutuam ishin këto: adresimi i vrasjeve politike dhe ligji i veteranëve. Për të dyja çështjet Thaçi ofroi zgjidhje konstruktive. Për vrasjet politike, Thaçi tha se drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë ka më marrë LDK”, ka thënë ai.

Intervista e plotë e Çunit.

Shpejtim Bulliqi: Nuk e votova Thaçin, duan të më përjashtojnë nga partia

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se disa anëtarë të LDK-së, kanë kërkuar sot që ta largojnë atë nga partia.

Sipas tij, arsyeja është mos-votimi i tij për Hashim Thaçin president.

Këto deklarime Bulliqi i ka bërë në një status në llogarinë e tij në facebook ku ka shkruar se  “Disa aventurierë dhe servilë politikë të cilët deri me tani njihen si nomad neper disa subjekte politike, paskan kërkuar qe të me largojnë nga LDK-ja”.

Sipas tij, anëtarët e LDK-së duhet ulur e analizuar punët, në mënyrë që të vazhdojnë tutje drejtë konsolidimit të radhëve, për t’u përballur me sfidat që do ta presin këtë parti.

Ky është postimi i plotë i Bulliqit:

Sot në mbledhjen e kryetarëve te degëve të LDK-së disa aventurier dhe servil politike të cilët deri me tani njihen si nomad neper disa subjekte politike, paskan kërkuar qe të me largojnë nga LDK-ja për faktin se nuk kam votuar Hashim Thaqin për president. Ju bej me dije se unë ne karrierën time politike deri me sot kam kaluar neper te gjitha nivelet organizative të LDK-së, që nga kryetari i aktivit, nëndegës, nënkryetari e anëtari i kryesisë së degës e deri te anëtari i këshillit të përgjithshëm të LDK-së fal përkrahjes se elektoratit tonë besnik.

Nga kjo dua te ju bëjë me dije se veprimet e mia prej atëherë e deri me sot kane qene ne përputhje me kërkesat e elektorati Rugovian të LDK-së, të cilët edhe një herë i bëjë më dije qe do ti qëndroj besnik fuqishëm deri ne fund.

Por po duket që veprimi im kësaj radhe “nuk paskan qene” ne harmoni me disa prej interesave të këtyre sahanlëpirësve nomad te cilët me punën dhe angazhimin e vete deri sot e kanë treguar shume herë qe e kane sakrifikua interesin e partisë për atë personal.

Do te ishte mire qe te ndalët kjo gjuhe linçuese ne komunikim me publikun dhe strukturat ne të mire të LDK-së, të ulemi e të analizojmë punën dhe lëshimet e bëra deri me sot dhe te ecim ne drejtim te konsolidimit te radhëve për tu përballur me sfidat të cilat do ta presin LDK-në?

Çitaku në KS: të kërkoj drejtësi për gratë e dhunuara – ky është synimi im

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka folur edhe njëherë për krimet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë, duke vënë theksin te gratë e dhunuara për të cilat ajo shtoi se askush nuk ka marrë përgjegjësinë deri sot dhe për të cilat tha se do të jetë synimi i saj për të kërkuar drejtësi.

““Mijëra viktimave u është mohuar drejtësia. Të mbijetuarat e dhunës seksuale, 20000 prej tyre, ende mbajnë plagët, fizike dhe plagë psikologjike të kësaj forme të torturës. Shumë janë përdhunuar para familjeve të tyre derisa forcat serbe erdhën për të na shkelmuar si pjesë e fushatës së tyre të spastrimit etnik.

Në emër të të gjitha prej tyre, unë do kërkoi drejtësi. Ne duhet të shohim autorët pas hekurave, dhe ne kemi nevojë që mënyrë kolektive dhe globale të bëjmë më shumë, në mënyrë që viktimat e dhuna seksuale gjatë luftës por edhe kudo në botë të ndjehen të mbështetura dhe jo vetëm”, ka thënë Çitaku. /Zeri/

Mbyllja e korridorit Kosovë – Turqi për luftimin e ekstremizmit

Shqiptarët nga Kosova të cilët u janë bashkuar luftërave të huaja në Siri dhe Irak, kryesisht kanë shfrytëzuar shtetin e Turqisë për të arritur në destinacionin e tyre.

Kështu u tha të hënën në një tryezë të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me temën -“Mbyllja e korridorit për luftëtarët e huaj: Forcimi i bashkëpunimit Kosovë – Turqi”.

Pjesëmarrësit në takim thanë se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë një bashkëpunimin më të madh me Turqinë në drejtim të parandalimit të kësaj dukurie.

Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, tha se në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, Kosova nuk po arrin të gjejë bashkëpunimin e duhur me vendet në rajon.

“Pavarësisht vullnetit ky bashkëpunim rajonal është i nënçmuar. Oferta e Kosovës për të bashkëpunuar nuk merret parasysh për arsye se bashkëpunimi rajonal shikohet ende nga prizmi politik. Kosova ende nuk ka arritur që të bëhet pjesë e disa nismave rajonale të sigurisë. Mbi të gjitha edhe në aspektin bilateral nuk shihet se ka një bashkëpunim të mirë në aspektin e nismave rajonale të sigurisë”, tha Qehaja.

Në përpjekje të angazhimeve për parandalimin e shkuarjes së shqiptareve nga Kosova në Siri dhe Irak, bashkëpunimi mes dy shteteve, Kosovës dhe Turqisë, duhet të jetë shumë i ngushtë tha pos tjerash Qehaja.

Kurse Jusuf Selman nga Qendra për Studime të Politikave dhe redaktor në gazetën “Daly Saba”, në Turqi tha se të gjitha problemet në rajon, përfshirë edhe radikalizmin e dhunshëm po vinë si pasojë e ekonomive të dobëta dhe problemeve shoqërore.

“Këto [probleme] çojnë deri te ngritja e lëvizjeve radikale. Ata rekrutojnë të rijnë të cilit kanë problem me kushteve e vështira ekonomike dhe të cilët kërkojnë jetën më të mirë. Kjo situatë është në Turqi është edhe në Ballkan”, është shprehur ai.

“Mendoj se duhet një bashkëpunim më i mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, por edhe shteteve tjera në Ballkan. Këtyre të rinjve do të ishte mirë të ju mundësohet një jetë me e mirë apo një shpresë e re”, tha ai

Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani i cili ishte panelist në këtë debat, foli lidhur me qeverisjen e dobët dhe ndikimi në përhapjen e ideologjive.

Ai tha se Kosova dhe institucionet e saj duhet japin më shumë kontribut në parandalimin e dukurive negative dhe, siç tha ai, veprimet e tyre duhet të jenë strategjike dhe jo aty për aty.

“Shteti i brishtë po mundëson ambient për përhapjen e ideologjive të ekstremizmit dhe nuk është vetëm një konkludim i veçantë, sepse kështu e thotë edhe Strategjia për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit. Strategjia thotë se këto probleme që i kemi shtetërore, kanë mundësuar dhe po mundësojnë në vazhdimësi një ambient që disa njerëz ta shfrytëzojnë mundësinë për rekrutimin e të tjerëve për kauza të veta”, tha Ramadani.

Përderisa Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë tha se për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm një kontribut të madh mund ta jap Bashkësia Islame e Kosovës dhe imamët e xhamive në Kosovë.

“Vetëm me një angazhim gjithëpërfshirës ne mund të arrijmë efektin e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. Dhe unë pajtohem se kemi edhe polin tjetër që thotë jo, që është ai poli që tenton të minimizojë potencialin. Ne mendojmë që potenciali është aty diku në mes atyre që thonë se nuk kemi aq problem me ekstremizëm si dihet për këtë, por edhe atyre që ekzagjerojnë këtë punë”, tha Qehaja.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, David Phillips, nga Instituti për Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia pati deklaruar se “nuk duhet ta neglizhojmë mundësinë për të kuptuar rolin shumë tinëzar që Turqia po luan në radikalizmin e vendeve në Ballkanin Perëndimor”.

Institucionet e Kosovës kanë miratuar ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. Po ashtu, Kosova ka edhe “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm”.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë per Radion Evropa e Lirë se krahas shkuarjes së rreth 300 qytetarëve nga Kosova në luftërat e huaja në Siri e Irak, për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të shpallura si terroriste, interesim për të udhëtuar dhe jetuar në ato vende kanë shprehur edhe disa familje nga Kosova.

Janë rreth 20 familje nga Kosova që kanë shprehur interesim për të jetuar në Siri.

Lobisti Shqiptaro Amerikan Luan Bukolla:Mos u mërzitni pse kam kritikue Ambasadorin Amerikan Greg Delawie

Lobisti Luan Bukolla, veprimtari i njohur Shqiptaro-Amerikan, Anëtari i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane prej më tepër se çerek shekulli, lobit më të njohur në SHBA, sot është paraqitur me dy statuse. Në të parin flet për kritikat që ai ia ka drejtuar Ambasadorit Greg Delawie; në të dytin rreth krizës të identitetit që LDK-së, lidërshipi i së cilës pas reagimeve shumë të ashpra të elektoratit të LDK-së, ka marrë rolin e viktimë!

 

Statusi i parë

 

Miqtë e mi të dashur,

Mos u mërzitni pse une e kam kritikue Ambasadorin Amerikan, Greg Delawie. Në fund fundit, ai nuk mund bë gje, nese ju, populli i Kosovës, bashkoheni dhe me vendosmeri punoni së bashku për të sjellur rrëzimin e Qeverisë se Isa Mustafës.

Nese jeni të kenaqur me qysh është ka puno Qeveria e Isa Mustafës, rrini qysh jeni.

Fjala e popullit është fjala Zotit.

Dhe sa për Ambasadorin Delawie, ne mundem mu marrë vesh për veprimet e tij në Kongres, kur behen Seancat për Kosovën.

Dhe besoj se pyetja e parë për Ambasadorin Delawie ka më kanë, “Ti ki thënë se nuk do të prano me punue me njerëz të korruptuar, pra, a e di ti se Kryeministëri i Kosovës, Isa Mustafa i ka përmbi 70 aktakuza për krime nepër gjykatat e Prishtinës?”

Tash, ju tregomni, a është e vertet se Isa Mustafa i ka 70 aktakuza për krime nepër gjykatat?

Statusi i dytë

 

Miqtë e mi të dashur,

Sulmet nga mbështetësit e Isa Mustafës dhe LDK-së kundër meje janë intensifikuar; ata janë të zemëruar, sepse unë e kam quajtur “LDK-në parti prostitutash”; por, jo, unë nuk e kam quajtur LDK-në, “Parti Prostitutash”, sepse unë nuk dua të ofendoj prostitutat, unë më parë do të jem një prostitute se sa anëtarë ose mbështetës i LDK-së, dhe ju tregoj pse.

LDK-ja ka vepruar gjithmonë si një viktimë.

Anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së gjithmonë e kanë akuzuar Hashim Thaçin dhe PDK-në se janë kriminelë dhe vrasës; LDK-ja ka akuzuar PDK-në edhe për vrasjeve politike, sidomos ndaj anëtarëve të LDK-së, dhe madje edhe për atentat ndaj Doktor Ibrahim Rugovës.

Kështu që, unë e them mbështetësit e LDK-së, në qoftë se ju e dini se ata kanë kryer këto krime të tmerrshme, shkoni me provat në prokurori; Unë nuk jam dëshmitar i ndonjë nga këto krime, kështu që unë nuk mund të bëjë gjë.

Ata pastaj më thojnë, ne nuk mund të shkojnë në prokurori sepse PDK-ja kontrollon Ministrinë e Drejtësisë, kështu që, unë them ok, mos pranoni koalicion me PDK, dhe punoni për të hequr PDK-në nga Qeveria, në menyr Demokratike.

Çfarë ka bë LDK-ja?

Në vitin 2007, LDK-ja formon një bashkëqeverisje me PDK-në, dhe thotë se nuk dëshiron të bëjë atë, por, duhet për të mirën e kombit dhe Shtetit.

Si mbaroi ajo koalicion? Ata nuk kanë muajt më përfunduar mandatin e tyre, Isa Mustafa, me Vjosa Osmanin si këshilltare, dhe elita e LDK-së e kanë fajësuar Fatmir Sejdiun për deshtimet dhe pse pranoj për të formuar koalicion me PDK-në. Isa Mustafa ja rrasi gishtin Fatmir Sejdiut në bythë, Fatmir Sejdiut ju dullen sytë sa dy kepë Shkupi, dhe e çiten prej LDK-së.

Në 2014, gjatë fushatës zgjedhor, antarët e LDK-së e shqyejshin gërmazat tuj akuzue Hashim Thaçin dhe antarët e PDK-së për krime dhe keq qeverisje, dhe thojshin, “Jo me PDK! Kriminelët në burg!”

U formue VLAN-i, Mbështetësit e LDK-së m’thirrshin dhe m’thojshin, “Luan, folë me Ramushin, sepse ai na tradhto dhe bë koalicion me PDK”, por dullë e kundërta, ishte Isa Mustafa dhe LDK-ja qe e tradhtoj elektoratin e tyre dhe opozitën me gjithë Kosovën, dhe pranuan koalicion me PDK.

Udhëheqja e LDK-së thotë se e kanë bë këtë Koalicion me PDK-në si sakraficë për të mirën e kombit dhe Shtetit.

Po ju pyes, çfarë të mirë është ka sheh Kosova më Isa Mustafën si Kryeministër?

Antarët e LDK-së thojnë se janë parti e “institucionalizuar”, “Institucionalizuar” në Shtetet e Bashkuara është edhe një fjalë kod për dikë qe është pranuar në një spital për njerëz të çmendur, pra, për mendimin tim, LDK-ja është Parti e “Institucionalizuar”.

Pra, qysh po ja bëjmë me LDK?

Mua me vjen keq për Anton Çunin sepse Antoni është Burrë i fortë dhe shumë i mirë, une po çuditna pse ai është në LDK.

LDK-ja e tregoj fytyrën e vetë, një fytyrë tradhtar, rrencë, dhe të poshtër!

Pra, për mendimin tim, me kanë Prostitut është më mirë se më kanë antarë e LDK-së.

Zoti i ndihmoft Kosovën!
Me respekt,
Dashamiri i juaj,
Luani

Për 7 vjet rreth 32 mijë vetë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Rreth 32 mijë veta kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës që nga viti 2009 e deri tani, raporton KTV.

Arsye për këtë sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme është se disa vende të Bashkimit Evropian nuk i lejojnë dy shtetësi për shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së.

Numri i atyre që kanë kërkuar shtetësinë e Kosovës është 6 mijë persona, por vetëm 1200 prej tyre e kanë fituar atë.

Personat të cilët kanë fituar shtetësinë e Kosovës janë kryesisht nga vendet fqinje, e cila lejon një e më shumë shtetësi.

Të dhënat gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, tregojnë se në pikat kufitare janë kthyer 16 mijë 546 persona të riatdhesuar nga shtetet e ndryshme.

Debilë sipas Sokratit dhe idiotë sipas Platonit Nga Elvis Hoxha

Numri i pazakontë i komenteve të bëra lidhur me postimin tim të sotëm, më nxiti t’i lexoj.

Është e natyrshme që një status i tillë të mos sjellë ndonjë gjë të dobishme, përveçse një thirrje dëshpërimi mbi njerëz të cilët kanë mbi personin e tyre të drejtën e përfaqësimit.

Duke qenë se këta njerëz në politikën tonë janë në shumicën e tyre maksimale të papërgjeshëm, cinikë deri në paturpësi, ia vlen të vlerësohet se në bazë të cinizmit të tyre qëndron injoranca dhe mjaftueshmëria.

Njerëzit që na përfaqësojnë janë mësuar ta shohin pushtetin që u japim si një të drejtë të tyre të përhershme dhe jo si detyrë provizore.

Por, dua të them këtu se nuk jam dakort me asnjë mesazh që ka në bazë reduktimin e qenies te një prej predikatet e tij fiziologjike.

Njeriu është më shumë se shuma e organeve të vet.

Madje, kur i akuzojmë pushtetarët tanë për zaptim të çdo krijimtarie shoqërore dhe kolektive, e bëjmë këtë për t’iu kundërvënë reduktimit që ata kryejnë mbi vetveten.

Ne e shohim dita-ditës se ata gjykojnë politikisht me cerebralin e stomakut – thënë në gjuhën e Sokratit.

Këta njerëz nuk i quaj unë debilë, por Sokrati sipas dëshmisë së Platonit.

Për të qenë më i saktë në referencë, le të them se Paltoni i quan Idiotë.

Këta të fundit janë njerëz që nuk aktivizojnë natyrën publike të shpirtit (kundrues i Ideve), por vetëm kënaqësinë e stomakut si privatizim metabolik të natyrës.

Për ata ideja nuk ekziston, për ata nuk ekziston turpi.

Për ata qenia njeriu është qenie private. Për ne, njeriu është e vetmja qenie që ekziston, pra që ka ankth e jo frikë, që ka turp e jo trup.

Të ekzistosh do të thotë me qenë shuma e produkteve të tu publike.

Edhe një herë, asnjë koment mbi trupin nuk është i vlefshëm kur bëhet fjalë për mendjen.

Myfid Jyksel: Diaspora më e madhe shqiptare është në Turqi

PRISHTINË – Studiuesi nga Turqia Müfid Yüksel, në lidhje me konferencën e organizuar në Kosovë ditën e djeshme me temë “Marrëdhëniet ndërkulturore shqiptaro-turke nga periudha osmane e deri në ditët e sotme” tha për AA se më parë konferenca të ngjashme i organizonin në Stamboll, ndërsa muajin e shkuar një konference me temë të ngjashme ishte organizuar edhe në Tiranë.

Duke thënë se vetë ai ka kryer shumë studime në lidhje me marrëdhëniet mes osmanëve dhe shqiptarëve si dhe në lidhje me shqiptarët në Perandorinë Osmane Yüksel më tej në fjalën e tij shprehet: “Punimet e mija i kam shtjelluar duke i shoqëruar edhe me përmbajtje fotosh ku tregohet historia e shqiptarëve në Perandorinë Osmane që nga hyrja e kësaj perandorie në Ballkan e deri në vitet 1910 -1920. Edhe në këtë konferencë treguam një pjesë nga ato fotografi, dokumente dhe informacione që kam në dispozicion”.

Yüksel në vijim të fjalës së tij thotë se përmes konferencave ai iu shpjegon pjesëmarrësve për shqiptarët gjatë Perandorisë Osmane, duke përfshirë këtu jo vetëm për 33 sadrazamët shqiptarë, por edhe për ata të cilët kanë qenë me detyrë si Prefektë apo detyra të tjera të larta në vendet e tjera si ato arabe, anën e tyre artistike e kulturore etj.

Duke nënvizuar se këto konferenca mund të jenë një shtyse për të ringritur lidhjet mes dy popujve thotë: “Në Perandorinë Osmane shoqëria më e forte ishte ajo shqiptare. Lidhjet mes dy vendeve mund të ngrihen duke rilexuar historinë. Në të kaluarën kishim kaq shumë lidhje saqë për shkak të pranisë së madhe të vezirëve në Sarajin Topkapı në disa mbledhje mes tyre gjuha e përdorur ishte ajo shqipe. Shqiptarët ishin shumë të fuqishëm dhe efektivë. Madje edhe në gurët e varreve dhe tyrbet kemi dokumente që shkruhen dhe nënvizohen që këto persona kanë qen shqiptar. Domethënë Osmanllinjtë e kanë gdhendur emrin e shqiptarëve edhe në mermer për shkak të rëndësisë që i jepnin atyre. Marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qen ashtu sikurse shpjegohet”.

Në kuadër të historisë, idealeve dhe besimit të përbashkët duhet të rishikohen marrëdhëniet dhe të rigjallërohen ato ka thënë ndër të tjera Yüksel dhe më pas ka nënvizuar se lidhjet kulturore në veçanti duhet të jenë shumë më të forta pasi sipas tij diaspora më e fortë e shqiptarëve është në Turqi, një pjesë e mire e të cilëve janë në poste shumë të mira dhe të larta. “Është e papranueshme që një vend si Turqia që ka një prani kaq të lartë të diasporës shqiptare të ketë marrëdhënie të tilla me vendet e tyre”- thotë ai.

Duke vënë theksin edhe njëherë tek historia dhe vlerat e përbashkëta Yüksel thotë se shqiptarët kanë ndikuar dhe lënë shumë gjurmë në historinë e shkuar të Turqisë. “Veprat e shqiptarëve mund ti shikosh gjithë andej. Po të hedhim një sy në Stamboll do të shikojmë që pas Sulltanëve dhe familjeve të tyre më shumë vepra dhe shërbime kanë lënë pashallarët shqiptarë pasi kjo shoqëri nxori më shumë sadrazamë dhe pashallarë se sa çdo popull tjetër. Këto vepra nuk janë të kufizuara vetëm me Stambollin. Në Dijarbakër, Halep, Damask si dhe në qytete të ngjashme kur shohim mbishkrimet e veprave të tyre që ende janë në këmbë e kuptojmë që marrëdhëniet kanë qenë shumë më të ngjeshura dhe të mira’’.

Yüksel në fjalën e tij vuri në dukje se shërbimet e shqiptarëve nuk janë të kufizuara as me historinë e Perandorisë Osmane. Ai në këtë kuadër përmendi shqiptarët që kanë vazhduar të shërbejnë edhe më vonë në Egjipt, Irak dhe vende të tjera të ngjashme.

Ndërkohë ditën e djeshme në Kosovë u organizua simpoziumi me temë “Marrëdhëniet ndërkulturore shqiptaro-turke nga periudha osmane e deri në ditët e sotme” me mbështetjen e Fondacionit IHH me qendër në Turqi, Shoqata Alternativa dhe Forumi Ballkanik.

Zyrat e LDK-së janë sulmuar në gjashtë qytete

Persona të panjohur mbrëmë kanë thyer xhamat e dy zyrave në Prishtinë, zyrës në Gjilan, Istok, Pejë dhe Gjakovë, ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë thyer xhamat edhe në Mitrovicë

PRISHTINË – Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytete të ndryshme të vendit janë dëmtuar zyrat e Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), partisë së kryeministrit, Isa Mustafa.

Persona të panjohur mbrëmë kanë thyer xhamat e dy zyrave në Prishtinë, zyrës në Gjilan, Istok, Pejë dhe Gjakovë, ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë thyer xhamat edhe në Mitrovicë.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për zbardhje sa më të shpejtë të rasteve dhe gjetjes së autorëve.

LDK mbrëmë dënoi sulmet dhe vlerëson se aktet e tilla të dhunës janë vepër e njerëzve të cilët “tentojnë të fusin vendin në kaos dhe anarki duke sulmuar me koktej molotovi institucionet publike, pronën private duke i vënë zjarrin automjeteve të anëtarëve të familjeve të zyrtarëve, dhe së fundmi duke sulmuar zyrat e partisë”.

“LDK u ka bërë thirrje eksponentëve të partive opozitare të cilat disa ditë radhazi ofendojnë dhe linçojnë zyrtarët dhe deputetët e të braktisin një diskurs të tillë i cili nxit veprat e tilla kriminale” thuhet në reagimin e partisë.

LDK gjithashtu apelon tek organet kompetente të zbardhin rastet e sulmeve mbi zyrat e saj. aa

Lideri i VV-së thotë se Thaçi nuk mund të jetë President

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka deklaruar se organizimet e opozitës po vazhdojnë dhe protesta nuk do të ndalet sepse intensiteti i shkatërrimit të shtetit po vazhdon për interesat e Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Ymeri në një konferencë për media ka thënë se Hashim Thaçi nuk mund të jetë president pasi është drejtpërsëdrejti personi që i nënshkroi marrëveshjen për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se policia ka ndërhyrë në shesh dhe ka hequr tendat që kanë pasur leje të vendosen.

“Mllefi popullor është duke u rritur nga e gjithë popullata . Organizimet tona po vazhdojnë edhe do të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për 18 deputetët e opozitës që sipas tij po keqtrajtohen nga Policia. Sipas tij, Glauk Konjuvca është arrestuar dhe është arrestimi me arbitrar sepse ka qenë i akuzuar në vitin 2009.

Strukturat kriminale të LDK-së i sulmojnë Deputetit të LDK-së Dr.Hatim Baxhaku llogarinë e tij në Facebook

Voal – Deputeti i LDK-se Hatim Baxhaku ka njoftuar se mbrëmë i është sulmuar llogaria e tij në Facebook dhe ka përsëritur qëndrimin e tij se qëndron fort prapa prononcimeve të bëra ne ato shkrime.

Baxhaku ishte nder deputetet e LDK së që nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u zgjodh presidenti i vendit.

Ja postimi i plotë

Të dashur miq.

Ju njoftoj se mbrëmë më është sulmuar llogaria ime në Facebook dhe më janë fshirë dy postim e mia të fundit.

Me këtë rast dua të deklaroj se qëndroj fortë prapa prononcimeve të bëra në ato shkrime.

Faleminderit

———–

Nëse pyesim se kush e ka sulmuar profilin në facebook të deputetit të LDK-së Dr. Hatim Baxhakut, atëhere përgjigja është:

Janë struktura të LDK-së që e kanë sulmuar profilin e Facebook-ut të deputetit të LDK-së i cili  nuk mori pjesë në votimin e 26 shkurtit, duke mos iu bindur urdhërit të Isa Mustafës.

Ka qenë dje paradite  Isa Mustafa që përmes Facebook-ut i ka sulmuar me fyerje këta 5 deputetë.

Dalja e Isa Mustafës në Facebook me statusin kundër deputetëve është shoqëruar nga qindra e qindra reagime të qytetarëve të cilët shprehnin indinjatën dhe zhgënjimin nga mashtrimi që LDK i ka bërë elektoratit. Komentuesit e shanin dhe e fyenin Isa Mustafën duke u ankuar gjithashtu se komentet e tyre censuroheshin.

Struktura të LDK-së prej 2006, ata që kanë përfituar privilegje, kërcënojnë prej 10 vitesh kundërshtarët e lidërshipit të LDK-së, pasi prej 2006,  LDK ka hyrë në një marrëdhënie të ngushta klienteliste me PDK.

Kundërshtarët kanë kërkuar largimin e kastës dhe reformimin e LDK-së.

Këto struktura që flasin me gjuhën e Isa Mustafës, duke luftuar zërin ndryshe brënda partisë apo të kundërshtarëve politikë, janë struktura kriminale nga segmenti i kastës të kësaj partie, që ka uzurpuar lidërshipin.

 

 

PDK e Thaçit do të synojë edhe postin e ekzekutivit – Nga Skënder MULLIQI

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, ngjalli reagime të ndryshme të opinionistëve , njerëve te politikës dhe njerëzve  të kategorive të ndryshme shoqërore. Pamë dhe dëgjuam gjithëfare vlerësimesh , analizash politike , sharjeve të ndërsjella në portale, gazeta dhe në fb lidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçit të PDK-së për president të Kosovës. Deri sa Thaçi arriti të zgjedhet president, me vota të përzgjedhura do të thosha të PDK-së dhe LDK-së , u dashtë të presim që nga orët e hershme të mengjesit deri në orët e mbremjës. Dhe, gjatë kësaj kohe sërish pamë skena të cilat do të ishte mirë sa më parë ti harrojmë. Sigurisht së skenat e tilla të turpit edhe nuk harrohen lehte nga ata që kan ndërgjegje, nga ata që kan moral dhe përgjegjësi politike para qytetarëve dhe para Kosovës. Gazi lotësjellës tashme u bë i zakonshem në Kuvend. Tërheqja zvarrë e deputeteve të cilët kan imunitet  zor së shihet në ndonjë  shtet tjetër.Policë me shumë së protestues të grumbulluar para ndërtesës dhe ne mbrendi të Kuvendit të Kosovës. Pushteti nuk hoqi dorë nga logjika përjashtuese e kuvendarëve të Opozitës  nga salla .Erdhi kështu ngadalë në  ethe për idhtaret e Pozitës dhe për idhtaret e Opozitës  jashtë dyerve të kuvendit  , kur dy kandidatet për president të shtetit Rafet  Rama dhe Hashim Thaqi të PDK-së u qiten në votim. Maratona na solli si fitues Hashim Thaçin pas votimit të tretë.  Paraprakisht unë mendoi së nuk është dashur pa u zgjedhur kriza institucionale  të futët në rend të ditës zgjedhja e presidentit . Kjo ndodhi në rrethana të një gjendje shumë të tendosur politike , e cila ka pasur mundësi të eskalon në diqka shumë të keqe për vendin  dhe popullin e tij  .Një mundësi shpërthimi të situatës së elektrizuar nuk  ka kaluar ende.Së pari, Thaçi pas gjithë këtyre ndodhive nuk ka mundësi kurrë  të përfaqëson njeriun e unitetit. Zëri i tij  do të humbë si në shkretetirë. Ai në praktikë do të jetë president vetëm i atyre të cilet e kan votuar për pazare politike . Humbesi numer një është  LDK-ja,  të cilën parti politike janë  duke e rrënuar për interesa të ngushta do matrapazë politike në krye të saj.Detali kur pas raundit të parë Thaçi mori vetëm 50 vota,  vetëm pak sa  Thaçi i levizi vetullat , për ta detyruar Mustafën të vrapon pas deputetëve  të LDK-së. Në këtë tubim Thaçi të njejtën kohë ishte  epror i PDK-së dhe LDK-së.Shumë kush kur të bisedosh ndihet i zhgënjyer së pari më situatën katastrofale ekonomke dhe me gjendjën  e acaruar  politike. Zgjedhjën e Thaçit për president ka shumë që  nuk e kan pritur mirë.Një djalosh të nesermen mua afrue duke e ditur se jam gazetar e më tha.” A bon me shkru bre ne qitu qa po na sheh te tre vetave qe jemi së veq nese nuk kemi mundësi hiq, së do të largohemi nga Kosova.” Kjo logjikë së askush të rinjëve tanë nuk po u del zot, është shqetësuese  .16 vite  duke pritur së do të bëhët mirë është sukur të presesh Godonë.  Kjo çka po ndodhë  që shumë kohë në Kosovë, i ka kaluar suazat e normalitetit .  Një shtet i cili sa po ka lind , një shtet miniaturë   dhe mos të gjendet gjuha e dialogut të përbashkët    është për çdo kritikë.Koalicioni qeverisës PDK-LDK, e deshi dikush  apo jo , u tregu së ishte një gabim i madh. Mustafa tek pas gjashtë muajve kaloi nga koalicioni VLAN ne koalicion  qeverisës më PDK-në e vetmuar, solli pasoja të mëdha  politike . Qysh në start të punës kreu i ekzekutivit Isa Mustafa  bashkë me promtorin e koalicionit Sabri Hamitin ,formoi qeverinë më mamute jo vetëm në rajon, në një situatë shumë të dobët të rrjedhave ekonomike dhe gjendjes  së mjerushme sociale .Kjo u bë jo për të mirën e përgjthshme, por për  ti rehatuar shokët , miqët dhe jaranat e  tyre .Së vështirë  do të kemi stabiltet politik ,është paralajmërimi  i bllokut opozitarë për protesta të reja  . As Thaçi pasi që ia ka arritur qëllimit të tij politikë, nuk do të jetë i interesuar  që gjendja anarkike të vazhdon shumë  . Ai tash pasi që e ka marr postin e presidentit  , është i interesuar që PDK-ja ta marrë  edhe postin e kryeminstrit të cilën gjë e kam thënë kur është formuar  koalicioni . Postin e dytë nuk ka mundësi më e pasë PDK-ja pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme. Duke marre postin edhe të ekzekutivit, PDK-ja e margjinalizion LDK-në.Sigurisht  së  PDK-ja  do të mendon  të bashkëqeverisë më ‘ krahun e luftës’ . Qëllimi parësor i PDK-së dhe Thaçit si lojtari kryesor i skenës politike është ta heq qafe si rival kryesor politik, LDK-në. Koalicioni i natyrshem i PDK-së do të përpiqet ti ban pandam kështu   edhe Gjykatës Speciale për krime të luftës.Sigurisht se tronditje të reja  e presin skenën tonë politike, bazuar në ndodhitë e shumta politike  të deritashme , dhe ndodhitë e reja  që  do tna i sjellë   Gjykata  për jetësimin e saj nga kuvendi…

Zgjedhja e Thaçit president, vazhdim i një epoke të errët për Kosovën! – Nga FLORIM ZEQA

Ngjarja që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, paraqet aktin më të rëndë dhe më të dëmshëm për të ardhmen e vendit. Zgjedhja në postin e presidentit e njeriut më përgjegjës për katandisjen politike, ekonomike dhe morale të shtetit në këto tetë vitet e fundit, shkelësin e kushtetutës së vendit,  paraqet rastin më paradoksal në zgjedhjen e presidentëve në shtetet demokratike.
E krejt kjo erdhi si rezultat i servilitetit të deputetëve të LDK-së, që hyrën  (deputet) në kuvend me votat e marrura nga qytetarët me premtimin (mashtrimin) për largimin e Thaçit nga pushteti, të cilët më pas kontrabanduan besimin e marrë nga votat e elektoratit besnik të LDK-së për zgjatjen e jetës së Thaçit në pushtet !
Nënshtrimi i deputetëve të LDK-së para liderit diktatorial, i zgjedhur në mënyrën më antidemokratike në Kuvendin e VIII-të zgjedhor me 31 Maj 2015-të, flet qartë për nivelin e tyre moral dhe politik.
Zgjedhja e Thaçit president me votat e deputetëve të LDK-së, paraqet aktin më tragjik të fundosjes së këtij subjekti politik. Pas këtij veprimi skandaloz të deputetëve “rugovist” të LDK-së, elektoratit të këtij subjekti politik nuk i ka mbetë gjë tjetër, vetëm që t’i dorëzojnë në mënyrë publike librezat partiake ashtu siq dikur ishin hudhur të leckosura librezat partiake të LKJ-së!
Ky do të ishte vetëm një akt i vogël moral në shenjë pakënaqësie ndaj udhëheqjes neokomuniste të partisë dhe ndaj pakurrizorëve, të zgjedhurëve të tyre (deputetëve) që tradhëtuan besimin e tyre, që shkelën mbi vlerat dhe parimet rugoviane, siq ishte në të kaluarën LDK-ja, parti e besës dhe shpresës për shqiptarët e Kosovës.
Atë që e kam thënë publikisht, me 31 Maj 2015 pas përfundimit të punimeve të kuvendit antidemokratik zgjedhor të LDK-së, përmes një shkrimi autorial me titull; “LDK-ja post-mortum !”, respektivisht mesazhin që pata dhënë përmes epitafit; “Lavdi LDK-së rugoviane 23 Dhjetor 1989-21 Janar 2006, varrosur me 31 Maj 2015 nga Isa Mustafa dhe sejmenët e tij”, u vërtetua edhe një herë të ketë qenë konstatim i sakt,….të gjithë ata që nuk e kishin kuptuar atëherë mesazhin tim, do ta kenë kuptuar qartë tani pas zgjedhjes së Thaçit president.
Vërtetë LDK-ja rugoviane ka vdekur me 21 Janar 2006-të, me kalimin në amshim të liderit shpirtëror të saj dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.
LDK-ja rugoviane nuk ekziston më. Kjo që ka mbetë, është një mbetje mortore në duart e një klani mafioz,…përveq që shkelën besimin e elektoratit rugovian, për ruajtjen e interesave të tyre personale, bisneseve të pista dhe kolltuqeve që kundërmojnë erë tradhëtie,…janë të gatshëm edhe më tutje t’i qendrojnë besnik Hashim Thaçit dhe liderit diktatorial të partisë së tyre.
Respekt deputetëve të LDK-së që nuk qëndruan në seancë gjatë zgjedhjes së Thaçit president: Anton Çuni, Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Shpetim Bulliqi dhe Hatim Baxhaku.
LDK-ja rugoviane tashmë i takon së kaluarës, ajo përjetësisht me liderin e saj do të kujtohet ndër breza për rezistencën aktive paqësore kundër pushtuesit serb, për mbajtjen e shtetit paralel nën rrethanat e okupimit klasik dhe ruajtjen e qenjës sonë kombëtare deri në krijimin e shtetit të Kosovës.
Zgjedhja e Thaçit president në rrethana të jashtëzakonshme, të një shtetrrethimi klasik, me forca të mëdha policore, me protesta të fuqishme jashta dyerëve të kuvendit kundër zgjedhjes së Thaçit president, nën rrethanat e një situate shpërthyese,…nxjerrja me forcë e deputetvëe të opozitës nga salla e kuvendit,  ska si të quhet ndryshe veq se  një kuvend i turpit, që nën trysnin e forcës policore e zgjedhë poashtu një president të turpit!
E quajta të tillë, për arsye se presidenti i zgjedhur nuk është produkt i vullnetit të qytetarëve të vendit, por produkt i pazareve politike vendore dhe ndërkombëtare.
Andaj, një president i zgjedhur në kundërshtim me vullnetin e popullit, përveqse i dëmshëm, paraqet rrezik permanent për stabilitetin politik të vendit.
Tashmë, tre bartësit e institucioneve më të larta të vendit tonë; kryeparlamentari, kryeministri dhe presidenti përveqse nuk janë unifikues, janë shndrruar në figurat më të urryera në vend, në linçuesit dhe përçarësit më të mëdhenjë të shqiptarëve në dekadën e fundit.
Përfundimisht, të gjitha rrëmujat politike të krijuara në vend pas zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014, janë produkt i një njeriu të vetëm, me ambicie të sëmuara për pushtet, e që nga tani e tutje, lirisht mund ta quajmë edhe njeri me të meta mentale liderin diktatorial të LDK-së, ngase një njeri normal nuk mund t’ia shkakton gjitha këto të këqia vendit dhe gjitha këto plagë dhe vuajtje shpirtërore popullit të vet.
Me zhvillimet e sotme në parlament dhe jasht tij, Kosova i dha botës së civilizuar dhe demokratike imazhin më të keq të mundshëm për mënyren e zgjedhjes së  presidentit të shtetit në masa të dhunshme dhe të jashtëzakonshme.
Heu parlament të raftë pika, që punove qysh deshi Isa !

Në Facebook: Vjosa Osmani ka mbështetjen si lidere – Isa Mustafa si kryetar kolkozi i dështuar

Voal – Nëse do të krahasoni profilin e deputetes të LDK-së Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës, do të dalloni lehtë, superpopullimin dhe simpatinë tek Vjosa Osmani dhe do të konstatonit se simpatizantët e Isa Mustafës janë sa pjestarët e një kolkozi.

Sot për shembull, Isa Mustafa ka vënë një status agresiv dhe fyes për 5 deputetët e LDK-së që nuk morën pjesë në votim ditën e djeshme.

Postimi është bërë para rreth 12 orësh, ka vetëm 750 like, 20 share dhe rreth 60 komente që vijnë gjithmonë duke u zvogëluar në numër dhe që  janë pothuaj të gjitha kundër Isa Mustafës, komentuesit ankohen se komentet e tyre censurohen dhe hiqen ndërsa pothuaj në të gjitha komentuesit tallen dhe shprehin indinjatën e tyre për mashtrimin e votës që u bëri Isa Mustafa.

Tek Vjosa Osmani:

Vjosa ka bërë një reagim vetëm përpara 5 orësh, i cili vetëm like ka 13 mijë,  share ka mbi 1200 dhe komente ka rreth 1200, ku në të gjitha, komentuesit e lavdërojnë dhe shprehin simpatinë e tyre dhe  besimin tek ajo.

Nga kjo analizë sempliciste, Vjosa Osmani ka profil, format lidereje dhe gëzon simpatinë e votuesit dhe opinionit publik, ndërsa Isa Mustafa, të një politikani kolkozi të dështuar./EB

 

PS

Këto të dhana janë marrë konform kohës të reflektuar, sepse ato vijnë duke u ndryshuar. Për shembull, një përditësim tek Vjosa pas 21 orësh vetëm like janë 15 mijë, share 1419 dhe komente 1323 , ndërsa tek Isa Mustafa  nga 750 like pas më tepër se 24 orësh numri i tyre ka shkuar vetëm 818, share nga 24 numri ka shkuar në 25 dhe komentet janë reduktuar në 51, sepse tek pothuaj të gjitha komentuesit shprehin indinjatën me zemërim kundër Isa Mustafës, dhe si të tilla, ato censurohen.

2016-02-27_20-27-112016-02-27_20-25-18

 

ANTON QUNI NË LUFTË DHE NË PAQE

Një rrëfim ekskluziv me rastin e 8 –vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Anton Quni në Flatra për luftën, lirinë dhe shtetin. Përjetimet e të shkuarës dhe idealet e realizuara. Një luftëtar që nuk ka nevojë për histori personale … ne kemi nevojë për të….

Nga Brunilda Merko/Fotografia: Beni Cufi

Në hapat e tij ende mund ta ndjesh luftën…janë hapat e komandantit (ende e thërrasin kështu)… më shumë se kushdo ai ruan lidhjen mes luftës dhe lirisë, Anton Quni e nisë  rrëfimin e tij me 17 Shkurtin….ngjarjen e madhe, kurorëzimin e përpjekjeve që kanë bërë me bashkëluftëtarët e tij, ata që nuk janë më…ata që kontribuuan dhe i dhanë shumë këtij vendi.

“Pavarësia e Kosovës është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, sepse iu dha fund rreth 100 vjet të pushtimit serb, i ka hapur mundësi zhvillimit dhe të përparimit kombëtar, rrugën për procese të ndryshme për avancimin e mëtejmë të çështjes shqiptare. Është rezultat i angazhimeve shekullore të shqiptarëve për liri dhe prosperitet, si dhe i mbështetjes ndërkombëtare në këtë proces. Megjithatë, shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe shfaqja e lëvizjes politike për liri, pavarësi dhe demokraci, me në krye presidentin Ibrahim Rugova, është momenti i rëndësishëm që i hapi rrugë procesit të shtetndërtimit të Kosovës. Nën drejtimin e presidentit Rugova, Kosova dhe shqiptarët në territoret e tyre në ish-Jugosllavi, arritën që ta ndërkombëtarizojnë çështjen shqiptare, duke bërë të mundur që kjo çështje të diskutohet në kancelaritë perëndimore. Kjo lëvizje politike bindi bashkësinë ndërkombëtare se shqiptarët, e veçanërisht Kosova, nuk mund të trajtoheshin jashtë vullnetit të tyre për liri dhe të drejta kombëtare. Angazhimet politiko-diplomatike të shqiptarëve në krye me presidentin Rugova, e që u plotësuan edhe me luftën çlirimtare të UÇK-së, arritën që përfundimisht Kosovën dhe faktorin shqiptar në rajon ta fuqizonin dhe ta bënin që të impononin vullnetin e tyre për liri, pavarësi e demokraci. Prandaj, edhe mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare, përveçse për të drejta dhe për liri kombëtare, u fitua edhe për të mbrojtur dhe çliruar bashkërisht Kosovën, si dhe për të filluar fazën përfundimtare të pavarësisë së Kosovës.”- shprehet z.Quni.

Shpalljen e Pavarësisë, Anton Quni, e ka festuar ndryshe … në Koshare….një homazh për të gjithë ata që nuk ishin aty. Emocione të mëdha për të dhe stafin e brigadës 138 “Agim Ramadani”… ishte rivënia e idealit dhe qëllimit të luftës së tyre për liri dhe pavarësi.

“Kur u shpall Pavarësia, bashkë me stafin e brigadës, me bashkëluftëtarë dhe me familjarë të shokëve dhe të bashkëluftëtarëve tanë të rënë në beteja, kemi qenë në Kompleksin Memorial në Koshare, për të kujtuar, respektuar dhe shprehur mirënjohjen tonë të gjithë atyre që kanë rënë në luftën për liri, dhe që kishin bërë një nga betejat më të lavdishme të luftës për liri. Në Koshare kemi shkuar për të kujtuar Salih Çekajn, Agim Ramadanin, Xhemajl Fetahaj dhe shumë të tjerë … për t’ua dhënë lajmin se Kosova po bëhej shtet. Ka pasur shumë emocione dhimbjeje dhe krenarie atë ditë … emocione që nuk harrohen kurrë.”- kujton ai.

Por kur flasim për kujtimet e luftës, ato i zënë vend njëra-tjetrës… sepse luftërat që bëhen për liri janë të shenjta, të përshkuara nga ideali dhe ëndrra për pavarësi.

“Të gjitha ato momente mbeten të ngulitura thellë në kujtesë, edhe si përjetime dramatike, por edhe nga fakti se ato i kujtojmë sa herë që takohemi me stafin e brigadës, me bashkëluftëtarët dhe me familjarët e shokëve dhe të bashkëluftëtarëve të rënë në beteja, sa herë që vizitojmë vendet e fushëbetejave. Të gjitha ato ngjarje janë shumë emocionale, pasi që pas çdo momenti lidhen emrat e shokëve tanë që kaluan në përjetësi. Gjithsesi, një moment dhe përjetim i veçantë ka qenë kur kuptuam se lufta kishte mbaruar. Dhe kjo ndodhi më 9 qershor 1999, ditë kur njësia ime (batalioni diversanto-vëzhgues), që ishte nën komandën time kishte përfunduar të gjitha përgatitjet për avancimin në objektet dominante në atë hapësirë: Mricaj dhe Rrasa e Zogut, e në të cilat kishte forca të konsiderueshme të armikut. Kishim planifikuar që të nesërmen, pra më 10 qershor të lëviznim në drejtimet e paracaktuara. Në buzëmbrëmje të 9 qershorit 1999, aty rreth orës 18, dhe pasi kishim kryer të gjitha parapërgatitjet për nesër, secili prej nesh kishte rënë në kujtime, mendime dhe vetëm ndonjëri fliste rrallë. Në atë gjendje ishim kur cingëroi telefoni satelitor, ishte gjeneral Kudusi Lame. Ai na informoi se të nesërmen komanda e forcave serbe para ushtarakëve të NATO-s do të nënshkruajnë marrëveshjen për tërheqjen e të gjitha formacioneve ushtarako-policore nga territori i Kosovës. Pas përfundimit të bisedës me gjeneral Kudusi Lame, bashkëluftëtarët e mi më shikonin dhe pritnin se çka do t’u thosha unë. “Djema; lufta mbaroi: Serbia nesër do ta nënshkruajë kapitullimin.”. Nga Maja e Zezë, në lartësi mbi 2000 metra, Kosova dukej si në pëllëmbë të dorës. Secili prej nesh kishte hedhur shikimin kah vendbanimet, kah lagjet dhe kah shtëpitë: edhe pse të djegura, të dëmtuara dhe të boshatisura, ato ishin tonat, ishin të popullit tonë. Ishim të bindur se shumë shpejt do t’ua kthejmë madhështinë dhe do të mbushen plotë…”- tregon komandanti.

Kosova… 8 vjet shtet

8 vjet pas Anton Quni vlerëson atë që Kosova është sot, rrugën e drejt konsolidimit dhe sfidat që e presin.

“Kosova sot është shtet i pavarur dhe për një kohë të shkurtër ka arritur që të realizojë shumë aspekte të shtetndërtimit dhe është në rrugë të realizojë edhe aspektet e tjera deri në përmbyllje. Kosova është përballur dhe po përballet me sfida të shumta që janë rezultat i procesit të brendshëm të shtetndërtimit, i pozicionit të saj në rajon dhe më gjerë, si dhe angazhimeve e përgjegjësive shtetërore që ka marrë në kuadër të proceseve dhe marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare. Natyrisht, gjatë këtij procesi ka sfida që do të ishin përballuar më lehtë dhe më mirë, por e rëndësishme është se Kosova gjatë këtyre pak viteve ka realizuar aspekte të shtetndërtimit, për të cilat shteteve të tjera të dala nga ish-Jugosllavia u janë dashur më shumë kohë, edhe pse kanë qenë dhe janë në pozitë dhe me mundësi më të mëdha. Presim gjatë këtij viti të bëhet transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur, të realizohen shumë aspekte të shtetndërtimit dhe të avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.”- shprehet z.Quni.

Motivi për të qenë pjesë e politikës është pjesë e kontributit të vazhdueshëm që ai jep për vendin e tij, për të ndërtuar dhe pasur një shtet të fort.

“Kur kam vendosur të bëhem pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës, e kam bërë si obligim ndaj vendit tim, por edhe i bindur se shteti ndërtohet duke krijuar dhe respektuar institucionet e tij. Në luftë, si ushtarak kam ndjekur dhe kam zbatuar vendime politiko-institucionale dhe bashkë me shokët e bashkëluftëtarët e mi kemi respektuar një zinxhir komandues institucional, edhe në rrethana dhe situata kur mund të mos ishte racionale dhe e mundshme. Pas përfundimit të luftës, procesi i shtetndrtimit të Kosovës dhe proceset tjera do të vazhdojnë në përputhje me rrethanat e krijuara, prandaj edhe kam konsideruar se duhet të jem pjesë e tyre dhe të vazhdoj të jap kontributin tim edhe në politikë. Dëshira ime ishte që të isha pjesë e proceseve politike nga fillimi dhe të ndihmoja që ato të realizoheshin sa më mirë.”- thotë ai.

Të paktë ishin ata luftëtarë që përzgjodhën një subjekt politik që nuk i takonte krahut të luftës, Anton Quni ishte një prej tyre.

“Me LDK-në më ka lidhur historia e saj politiko-institucionale, pasi që me të janë vënë themelet e shtetit dhe të institucioneve shtetërore, është bërë institucionalizimi i interesave kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, por edhe në territoret shqiptare në ish-Jugosllavi. Me LDK-në më lidh orientimi ideologjik i saj si parti e qendrës së djathtë, që ka si veçori konceptin për familjen, për pronën dhe për shtetin, e që është ideologji që është më afër kulturës sonë, më afër veçantive tona kombëtare dhe më afër etnopsikologjisë sonë. Më lidh edhe orientimi saj gjeopolitik e gjeostrategjik, pasi që LDK e rivendosi çështjen shqiptare në kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik euro-perëndimor, kurse kombin shqiptar e riktheu në qytetërimin perëndimor. Si popull i veçantë në grupin e popujve indo-evropianë, shqiptarët janë pjesë e qytetërimit perëndimor, janë popull që nga lashtësia ilire e këndej i kanë takuar dhe kanë kontribuar për qytetërimin perëndimor. Në aspektin gjeopolitik e gjeostrategjik, shqiptarët vetëm me mbështetjen e SHBA-ve dhe të shteteve të tjera aleate kanë mundur dhe mund të realizojnë interesat e tyre kombëtare, sepse çdo pozicionim tjerë gjeopolitik dhe gjeostrategjik ka rezultuar të jetë fatal për shqiptarët.”- nënvizon Anton Quni.

Sipas tij, për çdo popull, prandaj edhe për shqiptarët, investimi në dije është investimi më i rëndësishëm dhe më i domosdoshëm, arsimi që është baza e emancipimit shoqëror, e prurjeve të reja, e thithjes dhe e krijimit të dijes, duhet të jetë një sektor shumë i rëndësishëm jo vetëm i kësaj qeverie, por i çdo qeverie. Në kushtet kur informacioni, dija dhe digjitalizimi janë bërë mjaft të rëndësishme dhe mjaft dinamike në botë, dhe kur të gjitha këto po ndikojnë tepër shumë në zhvillimet edhe në fusha të tjera, arsimi ka fituar një rëndësi tepër të madhe.

Historia … pasioni i përhershëm

Është e jashtëzakonshme njohuria që ka për historinë, jo vetëm atë kombëtare. Biseda jonë shpesh herë zhvendoset te historia dhe koha kalon aq shpejt. Tregon plotë ngjarje historike sidomos të paraardhësve tanë dardano-ilirë. “Pasioni im ka të bëjë shumë me dëshirën që të njoh të kaluarën e njerëzimit, mënyrat e të jetuarit, qytetërimet ndryshme etj. Dhe është interesant se sa më shumë që thellohesh në historinë e lashtë, aq më shumë të tërheq dhe të bën për vete. Ka shumë qytetërime, pjesë të tyre që janë shumë interesante, që hedhin dritë në shumë aspekte të historisë njerëzore deri më sot. Historia e lashtë ka shumë ngjarje interesante, ka shumë ngjarje madhështore, dhe ka shumë enigma. Natyrisht ka edhe luftëra, ashtu siç ka edhe paqe të shumta. Ndër të gjitha këto qytetërime, ngjarje, popuj dhe zhvillime të tjera, qytetërimi Ilir, historia e tyre, kultura e tyre dhe vazhdimësia e tyre deri te ne, janë mjaft interesante, të rëndësishme dhe të veçanta. Historia e ilirëve, kultura e tyre dhe qytetërimi i tyre ka lënë gjurmë gjithandej dhe është bërë pjesë e historisë, e kulturës dhe e qytetërimeve botërore, dhe si e tillë është mjaft e rëndësishme dhe të bën të ndjehesh mirë që i takon një populli që është vazhdimësi e tyre (ilirëve). Përveç historisë, interesimet e mia lidhen edhe me sportin, pasi që sporti të ndihmon shumë në aspektin psiko-fizik. Ndër llojet e sportit, skijimi, noti, lundrimi dhe çiklizmi zënë pjesën më të madhe të vendit në interesimet e mia për sportin.”

E në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, që është arritur me angazhimin dhe sakrificën shekullore të brezave të ndryshëm të kombit shqiptar, të intelektualëve, të luftëtarëve dhe të gjithë popullit në tërësi, duhet të nderojmë të shkuarën, të kujdesemi për të tashmen dhe të ndërtojmë të ardhmen.

“Mesazhi im është që ta ruajmë shtetin, ta forcojmë dhe ta zhvillojmë, që të jetë sa më i fortë, sa më i zhvilluar dhe sa më i përgatitur për procese të ndryshme rajonale dhe më gjerë; të jetë një shtet që u siguron qytetarëve të tij jetë të mirë, të dinjitetshme dhe mundësi të shumta për realizimin e ambicieve të tyre personale. Vëmendja ime dhe e shtetit duhet të jetë te të rinjtë, sepse ata janë e ardhmja e këtij vendi, e këtij komb. Janë ata që mund dhe duhet të  shtyjnë përpara proceset, sepse të rinjtë janë ata që kanë nevojë për kushte më të mira për të ndërtuar jetën e tyre, arsimimin, edukimin dhe avancimin e tyre në fushat e dijes dhe të shkencës. Natyrisht, në vëmendjen tonë duhet të jetë e kaluara jonë e lashtë dhe gjithë historia jonë, që ajo të mos harrohet, që të bëhet më tërheqëse dhe me interesante për të gjithë, sidomos për të brezat e rinj, të cilët duhet të dinë kush janë, nga vinë dhe të dinë se ku po shkojnë.”- përfundon Anton Quni./Flatra

 

2016-02-27_19-52-54

I riu nga Shqipëria vdes në Prishtinë – policia e Kosovës: ishte demonstrues dhe narkoman

Një shtetas i Shqipërisë i moshës 29-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Mustaf Venhari”, në lagjen Dardania të Prishtinës. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tregoi se Policia në mëngjesin e sotëm ka marrë informacion për këtë vdekje, të cilën e cilësoi të dyshimtë.

Sipas tij, në vendin ku është gjetur i vdekur 29-vjeçari janë gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë por nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës.

“Deri në këto momente mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për një person i cili është pa shenja jete, një rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshuar dhe policia po kryen edhe hetimet e mëtejme për të parë cilat janë elementet dhe shkaqet që kanë ardhur deri të kjo vdekje e dyshuar, në aspektin e hetimeve policore”, tha zëdhënësi.

“Dyshohet se janë gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marijuanë dhe mund të dyshohet që viktima në këtë rast të jetë edhe përdorues i substancave narkotine. Mirëpo, ne presim që fjalën e fundit ta thotë mjekësia ligjore, pra, priten të gjitha rezultatet e ekzaminimeve”.

Sipas informacioneve të “KosovaPress”, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe maska, të cilat janë të ngjashme me ato që janë përdorur në protestën e djeshme.

iriu2a

Reagim i deputetit Dr.Hatim Baxhaku ndaj sulmeve të Isa Mustafës: Unë e familja e ime me shekuj kemi jetuar me nder e dinjitet,kurrizdrejt e ballëlartë.

Në reagimin e tij në Facebook deputeti i LDK-së Dr. Hatim Baxhaku, njëri nga të pestë deputetët që nuk mori pjesë dje në votim ka reaguar ndaj sulmit të Isa Mustafës:

Ja si shkruan midis të tjerave Dr. Hatim Baxhaku:

“Dje në seancën e Kuvendit të Kosovës u zgjodh Kryetari i Kosovës dhe kjo ngjarje padrejtësisht dhe pa asnjë arsye po duket se po shkakton një debat jo të dobishëm në LDK.

Dua t’ju bëjë me dije të gjithë qytetarëve të Kosovës,anëtarësisë dhe simpatizuesve te saj se vendimi im për mospjesmarrje në Seancen e Kuvendit për zgjedhje të Kryetarit te Kosovës ka qenë krejtësisht i pavarur,dhe pa inponim nga askush.

Për këtë vendim jam udhëheqë nga parimi se po bëjë më të mirën në interes të përgjithshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj në radhë të parë dhe pastaj interesave të LDK-se dhe asapk nga interesa të mija personale.

Unë dhe familja e ime me shekuj kemi punuar dhe jetuar gjithmonë me nder dhe dinjitet,kurrizdrejt dhe ballëlartë.

Të nderuar elektorat i LDK-se,është e padrejtë dhe gabim të dyshohet në patriotizmin,atëdhedashurinë dhe besnikërinë në filozofinë Rugoviane për secilin Deputet.

Prandaj ju ftoj që të gjithëve që të ndalin kualifikimet e Deputetëve në Rugovista dhe jo Rugovista.”, shkruan në statusin e tij në facebook Dr.Hatim Baxhaku

Reagon Vjosa Osmani ndaj sulmeve të Isa Mustafës kundër 5 deputetëve që nuk shkuan në Kuvend

Të dashur miq,

E mendoja qe disa orë nëse ja vlenë të merrem me sulmet banale të KM Mustafa. Nëse asgjë tjetër, deri tani, karshi sulmeve e linqimeve të tij (dhe hienave të tij), nuk kam reaguar shpesh për shkak të bashkëpunimit që kemi pasur, besimit që (gabimisht) kam pasur në të, por edhe për shkak të moshës që ka. Por MJAFT është MJAFT.

Kush po na flet për frikësim? Njeriu që me një lëvizje të vetullave të Thacit kërcente përpjete për t’ju vërsulur deputetëve të tij.

Kush po na flet për instruksione? Ai që ato i merr nga Hashim Thaci e Kadri Veseli, dhe për këtë madje mburret. Njeriu për të cilin Thaci na qenka shteti, dhe parandalimi i bërjes së Thacit president, quditërisht na qenka rrënim i shtetit.

Për frikësim po na flet njeriu që nuk ndihet mirë të pijë kafe e të takohet me qytetarë nëpër Kosovë se mos po takohet me ndonjë nga votuesit e LDK-së, të cilët i tradhtoi dhe vazhdon t’i tradhtojë. Por nuk ndihet i lirë as tek ata që e mbajtën në Gjermani e gjetiu në diasporë, sepse ua mbylli derën veprimtarëve shumëvjeqarë të diasporës në LDK, të cilën e kishin mbajtur partinë tonë dhe Kosovën gjallë.

Le t’i pyet partnerët e tij të dashur të koalicionit se kë e kanë frikësuar ata, kë e kanë shantazhuar, e kë e kanë joshur me oferta. Mua nuk do më gjesh në asnjërën prej atyre listave. Kurrë përjetë, dhe ti, Isa Mustafa këtë e di shumë mirë.

Ka 1 vit që kam paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën ku zgjedhet Thaci dhe se e vetmja mënyrë për të parandaluar këtë skenar do të ishte pamundësimi i kuorumit. Dje kam mundur të jem kudo, por assesi në atë seancë të turpit. Poashtu, të gjithë ata që kanë qenë të interesuar t’a dijnë, e kanë kuptuar që unë kam udhëtuar për çështje shëndetësore e jo për qejf. Por Kryeministri ynë nuk ka respekt për askënd e asgjë, as për shëndet, as për familje, as për shtet, për ASGJË, e prandaj edhe flet për çadra. Unë nuk i bëjë planet e mia sipas instruktioneve të Mustafës, SHIK-ut, apo kujtdo tjetër. Për dallim, për Isa Mustafën, e tërë bota sillej rreth Hashim Thacit dhe zgjedhjes së tij President. Qe 1 vit vetëm për të ka lobuar. Por nëse është dikush që e di mirë, që unë nuk dorëzohem para asnjë presioni, ai është Isa Mustafa. Nuk marr leje as prej tij e as partnerëve të tij për asnjë qëndrim politik e për asnjë votim. I përgjigjem vetëm elektoratit e qytetarëve. Apo nuk i kujtohet që para syve të tij ngrita dorën kundër për zgjedhjen e Qeverisë PDK-LDK dhe zgjedhjen e Shefit të SHIK-ut në krye të Kuvendit?

Mustafa poashtu paska kërcënuar duke thënë mirë që jemi gjallë, ne deputetët që ja bojkotuam Thaçin?

Por ai e di më së miri që jemi gjallë, sepse ju kemi kujtuar edhe kur i dolën vetëm 50 vota për Thacin, edhe kur frikësohej mos po i dalin edhe dy deputetë nga salla për t’ja prishur kuorumin Thaçit.

Por ka shumë veprimtarë të LDK-së që nuk janë gjallë, në emër të të cilëve, dhe duke sharë SHIK-un, Mustafa mori votat e LDK-së.

Gjuha e Mustafës, lëre që ka përqarë tërë skenën politike të Kosovës, por po e përqanë edhe LDK-në. Se ai nuk është në paqe me vetveten e as me elektoratin e LDK-së, më së miri e dëshmon fshirja e menjëhershme e komenteve në çdo postim të tij. Për dallim prej tij, unë jam në paqe edhe me vetveten, e edhe me ata që më besuan t’i përfaqësojë.

Jam ballëhapur dhe gjumin e bëjë me ndërgjegje të pastër. Mustafa zor se e di këtë ndjenjë. Zëri i elektoratit të LDK-së do t’a ndjekë pas dhe kurrë nuk do t’a lë rehat.

Me sharje,fyerje e poshtrim reagon elektorati i LDK ndaj shpifjeve të Isa Musftafës kundër 5 deputetëve që nuk morën pjesë në votim

Janë me qindra mesazhe kundër Isa Mustafës në Facebook mbas pretendimeve të tij për pesë deputetët që nuk qendruan në Kuvend me votu Hashim Thaçin. Komentuesit shkruajnë se Isa Mustafa ua censuron komentet e tyne, por ata vijojnë e shkruajnë.

Astrit Krasniqi: I nderuar kryeminister Mustafa, ata deputetë të LDK-së që nuk ishin në sallen e parlamentit të Kosovës nuk ishin as të çadrat e opozites e as nuk ishin të frikesuar, ata thjesht ishin me votuesit e tyre të cilet ua kanë dhenë voten edhe nuk i tradhetuan votuesit e tyre sikur ata qe ishin prezent ne sallë dhe votuan pro Hashimit per president…wink emoticon.

Kreshnik Xhafolli Profesor babi im gjithmon me ka than djali jem nese ndonjeher te lidh dikush duart, eshte e mundur qe dikush me ti zgjidh, po nese e lidh veten ateher smundet askush nuk mundet me ti zgjidh. Ti ne ket rast ja ke idh duart vetes, nje dite do te deshirosh te largohesh por asesi nuk do te mundesh. Ti keto zgjedhjet i ke keshtu si si janë janë rezultat i kundershtimit te shikun, unë vet kam qen i pranishem ne mbledhje te LDK para 3 vite kur vet flisje bashk me Ismet Beqirin per antaret e LDK qe i ka vra shiku para dhe mbas luftes qe ende nuk u perball askushe me drejtesi, kurse ti tash le qe nuk do te arrish ti denosh asnjeher vrasesit e tyre por do te ju ndihmosh atyre te ikin nga drejtsia. E te till elektorati LDK nuk te ka dashur, as ty e as Ismet Beqirin. Mvjen keq shum per aq pak koh sa isha ne LDK. At librez te LDK qe e posedeoj me foton e te madhit Rugova nuk munda ta kall por e kam hudhur ne lum.

Mentor M. Dervodeli Ata deputet qe kane marre vota ne emer te LDK-se, ata kane qene me votuesit e vete, prane tyre. Ndersa ju, kurre me vote ne emer te LDK-se skeni me marre, as femija juaj skane me te votu ma.

Enver Krasniqi: Shko more Putin ne rrot te sames ty duhet me ta qit flaket teri ne thoj tradhtar i frymes Rugovjane

Driton Ymeri: Keta pese qe nuk i jane nenshtru presionit tend kane me u permende ne histori, si emra te pervecem. Ti ke me u permende per te keq, e te tjeret qe e kane perkule koken per me e mbajte poziten e deputetit kane me u harru shpejt.

Flamur Dardan Kosova: Ne kushte normale, si kryetar i LDK-se , do duhej t´i kishe perafersisht dhjetemije pelqime (10.000 Like)! Kurse tani i paske vetem 599! Krejt kjo eshte si pasoje e tradhtise qe i bete votuesve tuaj! Jam i sigurte qe deri me tani keni fshire permbi njemije komente te votuesve tuaj te pa kenaqur , por te sinqerte qe po ua thone se ndihen te tradhtuar!!! Ti thua se do duhej respektuar marreveshja me PDK- ne qe tua votoni kandidatin e tyre si president! Pse nuk ua bete sikur i madhi Rugova, kur u thoshte ofroni nje kandidat, perpos Hashimit! Rugova gjithmone ka thane : Hashimi sa ma large pushtetit…..

Sejdi B Berisha Me keq ardhje shprehem, por nuk janë institucione me vota të qytetarëve, sepse ne nuk kemi votuar për pazarllëqe pas zgjedhore, nuk mund të pajtohem me veten se si e keni guximin që në këtë mënyrë luani me votën e qytetarëve dhe beni koalicione, ku mbeti zgjidhja ime që bëra mes dy partive politike!!!
Shumë kisha dashur që të kem përgjigje nga ju?????

Mergim Hasani: Seriozisht Hashim Thaqi asht politikan pat maru tuj e shajt ju gjynahat fushata e thojke Ismet Beqiri Kurr nuk bajm kualicion me PDK kta e them me bindjen Te plot per Se po vjen koha e Po voton Ismet Beqiri Thaqin per president kjo asht sikur thot populli qka Ta peshtysh Ta lepish e kta qka kan pshty kan lepi ..

Naman Mehmeti: Ata qe e keqperdoren voten dhe vullnetin e qytetarve qendruan ne sall dhe e votuan shefin e shikut

Agim Beqiri: Ahe qaje isa qe thojshe se me PDK – SHIKU skemi kualicijon kurr e tash u bonen te mir a po normal se ti je veq nje prostitut e PDK e

Liron Edona Pepshi edhe pse e ke fshi komentin tim prap po te them qen KOMUNIST

Vedat Jakupi Voten e qytatarit e ke keqperdor ti me LDK-ne

Vedat Jakupi Po i fshin komentet e atyre qe ta dhan voten a , njeri ma i Lig ne kosov je ti isa si kim jongu veq nuk e ke mundsin se qashtu ja ban

Gërguri A Bajram Jam I bindun SE ata deputet te cilet ishin dje NE kuvend ishin frikacakt e Jo si zoti Anton Quni e at te tjert e kur ta permnedesh emrin VV duhesh mu ngirit NE këmb ose

Avni Ukshini Magar i madh je o Is. Ae din se vetem dje gjat seances e keni shkel kushtetutën mbi tre her. Por skeni faj ju se faj ka populli që nuk ngrihet në këmb me ngreh zvarr. Se e shkatrrut vendin bre Zoti ju shkatrroft.

Mentor Gjokaj O kryeminister i mutit pse po jav fshin komentet njerzve qe ste dojn .ti munesh me i shly ne fb po popullit smunesh me jav shky urrejtjen ndaj teje.

Salihaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Ku ishin deputetët e LDK-së gjatë pauzave?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se deputetët e LDK-së që nuk ishin në sallë dje për ta votuar Hashim Thaçin për President, vepruan kështu sepse i thirrën ndërgjegjes, njofton Klan Kosova.

Ai këtë koment e ka bërë pasi që kryetari i tij i partisë dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, shkroi sot po në Facebook një status ironizues për deputetët e LDK-së që nuk gjendeshin në sallë.

“Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV. Por, jo! Dikush më tha se i kanë frikësuar”, ishte komenti i Mustafës.

Kurse Adem Salihaj, duke u kundërpërgjigjur ka shkruar; “Dje, kur po mbahej seanca e zgjedhjes së Thaçit president, disa nga ne deputetët nuk ishim aty, sepse na thirri ndërgjegjja jonë dhe zëri e elektoratit të LDK-së, të cilit i ishim betuar sa e sa herë se kurrë nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në dhe kurrë nuk do ta votojmë Thaçin president”.

“Siç e dinë të gjithë”, vazhdon shkrimi i Salihajt, “LDK-ja gjithmonë e ka mbajtur Thaçin përgjegjës për vrasjen e njerëzve më mirë e më atdhetarë të LDK-së dhe të Kosovës”.

“Kur rezultati nuk po shkonte në favor të zgjedhjes së Thaçit president dhe deputetët e LDK-së po mundoheshin të luftonin me ndërgjegjen e tyre, përnjëherë u zbraz salla e kuvendit dhe nuk mbeti asnjë deputet aty”.

“Ku shkuan, ku i dërguan, a i zuri peng SHIK-u diku në një skutë të kuvendit dhe po u kërcënohej se do t’ua bënte më zi se atyre tjerëve? Megjithatë, në fund u kthyen, ndonëse me fytyra të zbehura. E votuan Thaçin me shumicë dërmuese votash. I lumtur për këtë, i pari ia uroi Isa Mustafa, kryetari i LDK-së. Deputetët e LDK-së dolën nga salla pa duartrokitur dhe kokulur. Por, thashë, së paku, mirë që janë gjallë. Se fytyra nuk i bie copë askujt, thotë populli”, përfundon shkrimi i Salihajt.

Prishtina: Anulohet vizita e Vuçiçit në veri të Mitrovicës

Është anuluar vizita e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiçi, në Kosovë, e paraparë për të dielën.

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vizita e paralajmëruar e kryeministrit serb në veri të Kosovës, nuk do të realizohet, pa dhënë shpjegime për arsyet e anulimit.

Edhe zyrtarë policorë në veri të Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se planet përgatitore, të cilat kanë qenë në përfundim e sipër, janë ndërprerë pas njoftimeve se vizata është anuluar.

Mensur Krelani, Veprimtari LDK-së në Zvicër: T’kan tradhtu kta qe jan thirr ditën e naten në emrin tënd!

Mensur Krelani, Veprimtari i njohur i LDK-në në Zvicër, që ka qenë një nga degët më të fuqishme të kësaj partie në diasporë, që ka mbajtur  peshën e madhe duke pritur e përcjellë Ibrahim Rugovës, pas zgjedhjes të Hashim Thaçit si president i Kosovës me votën e LDK-së, i zhgënjyer reagon në rrjetin social:

“Bablok, me nder me than, Isa me te tijet,e kan ba mut,e kan ba kriminelin President!

Bablok, qaq shumë pot “dojn” sa qe për ditë po t’tradhtojn!

Le Isa Mustafen, Lutfi Hazirin, Haki Rugoven, Ismet Beqirin,

e te tjeret si keta, lej anash,

se kta po dihet se kurrë hajri i LDK-së nuk jan kan.

Po ty Bablok shka asht ma e keqja, t’ka tradhtu edhe qika jote, he medet.

T’kan tradhtu edhe Armend Zemaj e Arben Gashi, Besa Gaxheri e Melihate Termkolli,

t’kan tradhtu kta qe jan thirr ditën e naten në emrin tënd,Bablok,

u shiten, e e ban Hashim kriminelin president,

he Zoti mos e lasht pa i marru.

Lobisti Shqiptaro Amerikan Luan Bukolla: LDK parti prostitutash – nuk dua të dëgjoj kënd tuj thënë LDK-ja partia e Ibrahim Rugovës

Lobisti Luan Bukolla, veprimtari i njohur Shqiptaro-Amerikan, Anëtari i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane prej më tepër se çerek shekulli, lobit më të njohur në SHBA, pas votimit të djeshëm që bëri LDK-ja duke e zgjedhur Hashim Thaçin president të Kosovës reagon në faqen e tij në Facebook:

“Miqtë e mi të dashur,

Unë deshta më thënë se LDK-ja është përbërë nga prostituta,

por, unë nuk dua të ofendoj prostitutat, sepse,

të paktën me një prostitutë ju do të ndiheni të kënaqur pasi që e keni përfunduar kohën me të,

kjo është ajo që kam dëgjuar, jo me prevoj smile emoticon

Përndryshe, LDK-ja ka një erë e keqe neveritshme rreth tyre,

dhe nuk ka asnjë kënaqësi që vjen prej tyre dhe këtë e di nga koha im me ta.

Unë nuk dua të dëgjoj kënd tuj thënë se LDK-ja është partia e Ibrahim Rugovës,

unë nuk dua të dëgjoj kënd tuj thënë se ju jeni “ushtar i Ibrahim Rugovës”,

si mund të folni fjalë boshe, kur edhe vajza e tij e ka tradhtuar?

Pas vdekjes se Fehmi Aganit dhe Ibrahim Rugovës, LDK-në e ka hengër dreqi me mut!

Sinqerisht, dhe me dorë në zemër, po ju them se nuk ka parti më bërllog, në spektrin politike Shqiptar, se sa LDK-ja!!!

Për mendimin tim, të sinqert, ai qe voton për LDK-në në të ardhmen është gomar!!!

Go Fuck Yourself LDK!!!”

‘Turp për ty Doruntinë, tregtove me gjakun e babës tënd’

Pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, ka reaguar edhe Reshat Alija, motra e të cilit kishte qëlluar në momentin kur kishte ndodhur vrasja e babit të Doruntinë Malokut, Enveri, e cila e votoi Thaçin për president.

Alija në një shënim në Facebook ka thënë se sot Doruntinë Maloku tregtoi me gjakun e babit të saj.

“Turpi qoftë me ty, që tregtove me gjakun e babës tënd”, ka shkruar Reshat Alija.

Postimi i plotë:

“Mesazh publik për Doruntina Malokun, të bijën e Enver Malokut që sot i mundësoi Hashim Thacit të zgjidhet president.

Doruntinë,

E gjithë shoqëria jonë në Kosovë është e njoftuar për vrasjen e veprimtarit Enver Maloku- babait tënd.

E gjithë shoqëria kosovare e di që edhe sot 17 vite pas, nuk dihet dorasi që kreu atë vrasje.

E gjithë shoqëria kosovare e di ju personalisht keni drejtuar gishtin jo ndaj serbëve, por ndaj shqiptarëve si kryes të kësaj vrasje. Konkretisht e keni drejtuar gishtin kah shiku dhe njerëzit e PDK-së…

Por, Doruntinë,

Sot, e gjithë shoqëria kosovare e pa se ti bërë tregti me gjakun ae babes tënd. Sot, të gjithë e panë se ti i mundësove që të bëhej president, njeriut, partinë e së cilës e akuzove për vrasjen e Enverit dhe veprimtarëve të tjerë të LDK-së.

A kanë qenë shpifje ato akuza Doruntinë? Nëse jo, atëherë turpi qoftë mbi ju sepse tregtuat me gjakun e njerëzve tuaj, me gjakun e njerëzve që u vranë mizorisht.

Doruntinë,

Babain tënd e vranë para këmbeve te motres time. Në atë moment, familja ime ishte e vendosur në Prishtinë ngase në shtëpinë tonë ishte bërë e pamundur të qëndrohej nga lufta. Andaj ajo rastisti në momentin e vrasjes së Enverit sepse kishte shkuar të blinte bukë aty afër. Dhe natyrisht ishte e shokuar nga ai rast.

Në zgjedhjet kaluara motra me kërkoi falje dhe më tha; vëlla e di qe je simpatizant i një tjetër partie por të lutem më kupto; dua ta votoj vajzën e Enverit. Dua ta shoh në parlament në mënyrë që ta ketë më të lehtë zbardhjen e vrasjes së babës.

Doruntinë, nuk e kishim menduar kurrë që ti, jo që nuk do ta zbardhje rastin, por do ta votoje pikerisht atë qe akuzove dikur per vrasje. Sonte motra ime e zhgënjyer me kerkoi falje për votën e saj. Turpi qoftë me ty, që tregtove me gjakun e babës tënd” (sic), ka shkruar Alija.


Send this to a friend