VOAL

VOAL

Frank-Walter Steinmeier rizgjidhet si president i Gjermanisë

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Frank-Walter Steinmeier u zgjodh për një mandat të dytë pesëvjeçar si president i Gjermanisë të dielën pasi një asamble e posaçme votoi për politikanin veteran në postin e rëndësishëm por kryesisht ceremonial.

Ai shihet si simbol i konsensusit dhe vazhdimësisë.

Zgjedhja e zotit Steinmeier me votim të fshehtë nga shumica e asamblesë që përbëhej nga anëtarët e Bundestagut dhe përfaqësues të 16 shteteve të Gjermanisë ishte e pritshme, pasi mbështetej gjerësisht nga shumica e partive kryesore të Gjermanisë në një kohë trazirash globale dhe pas ndryshimit të fundit të qeverisë.

Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, presidenti Steinmeier kritikoi grumbullimin e trupave të ushtrisë ruse pranë Ukrainës, duke thënë se e paralajmëronte Presidentin Vladimir Putin të mos e nënvlerësonte forcën e demokracisë.

Demokracia zuri një vend të rëndësishëm në fjalimin e tij.

“Përgjegjësia ime është ndaj të gjithë atyre që jetojnë në vendin tonë. Unë jam jopartiak, por nuk jam neutral kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Ata që luftojnë për të mbrojtur demokracinë do të më kenë në krah. Ata që e sulmojnë do të më kenë kundërshtar,” tha ai.

Ai premtoi gjithashtu se do të shërojë plagët e shkaktuara nga koronavirusi.

Zoti Steinmeier është presidenti i 12-të i Gjermanisë që pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte këshilltar i lartë i qeverisë për ish-kancelarin Gerhard Shrëder dhe ministër i Jashtëm nën qeverisjen e ish-kancelares Angela Merkel.

Kancelari gjerman Scholz shkon në Kiev dhe Moskë, në përpjekje për zbutjen e tensioneve

VOAL/Marrë nga Reuters dhe AP

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara pasi zyrtarët e zbulimit perëndimor paralajmëruan se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

Përpara vizitave të tij të para si kancelar në Kiev të hënën dhe Moskë të martën për takime me presidentët ukrainas dhe rus, zoti Scholz përsëriti paralajmërimin e tij ndaj Rusisë, si bëri thirrje që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

“Është detyra jonë që të parandalojmë një luftë në Evropë, duke i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja të rënda për Rusinë dhe perspektivën e saj, dhe se ne jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha kancelari Scholz në parlamentin gjerman të premten.

Por ai shtoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve.

Megjithatë një burim nga qeveria gjermane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Berlini nuk pret “rezultate konkrete” nga bisedimet me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha të dielën në një intervistë se Evropa mund të jetë në prag të luftës.

Zoti Habeck nuk dha detaje por iu referua grumbullimit masiv të forcave të armatosura të dy vendeve përballë njëra-tjetrës.

Zoti Scholz ka thënë vazhdimisht se Moska do të paguante një “çmim të lartë” në rast të një sulmi, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose për të përcaktuar se cilat sanksione do të mbështeste kundër Rusisë, janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit dhe kanë ngjallur pikëpyetje në lidhje me vendosmërinë e Berlinit për t’i bërë ballë Rusisë.

Danimarka, e gatshme të lejojë dislokimin e trupave amerikane

Kryeminstrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.

RFE/RL

Kryeministrja e Danimarkës tha se ky shtet anëtar i NATO-s është i gatshëm që të lejojë stacionimin e trupave amerikane si pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe të mbrojtjes.

“Shtetet e Bashkuara kanë komunikuar me Danimarkën, duke i propozuar bashkëpunim dypalësh në fushën e mbrojtjes”, tha Mette Frederiksen gjatë një adresimi për gazetarë më 10 shkurt.

“Natyra ekzakte e këtij bashkëpunimi ende nuk është definuar, por mund të përfshijë prezencën e trupave amerikane, materialeve dhe pajisjeve ushtarake amerikane në tokën daneze”, tha ajo.

Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur deklaratat e Frederiken dhe tha se marrëveshja, kur të miratohet, “do të lejojë që shtetet tona të thellojnë partneritetin” dhe “të forcojnë bashkëpunimin në kuadër të operacioneve të NATO-s”.

Ushtria amerikane veçse ka prani të përhershme të trupave në disa shtete evropiane, përfshirë në Gjermani, Belgjikë dhe Britani.

Tensionet janë rritur muajve të fundit pasi Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, duke rritur frikën për një pushtim të mundshëm.

Moska mohon se ka plane që ta pushtojë Ukrainën, që nuk është anëtare e NATO-s, por ka lidhje të ngushta me Perëndimin.

Shtetet e NATO-s së fundmi kanë rritur praninë e tyre ushtarake në Norvegji, Evropën Lindore dhe në shtetet e Baltikut për t’i siguruar aleatët në rast të një agresioni rus.

Ministri danez i Mbrojtjes, Morten Bodskov, tha se çdo marrëveshje ushtarake me SHBA-në nuk do të përfshinte ndonjë bazë të përhershme ushtarake të SHBA-së në Danimarkë dhe se armët bërthamore nuk do të stacionoheshin në territorin danez.

Bisedimet formale për marrëveshjen ushtarake pritet të nisin në muajt në vazhdim, thanë zyrtarët.

Ndërron jetë politikani dhe diplomati i njohur Eduard Kukan

Eduard Kukan, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, dhe ish deputet në Parlamentin Europian, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, njoftoi Ministria e Jashtme e Sllovakisë.

Kukan ka qenë një nga mbështetësit e Shqipërisë në Parlamentin Europian, kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor dhe shpesh pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat e politikës shqiptare.

‘Duke shërbyer në kohë tepër kërkuese, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij vendimtare bënë të mundur anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe NATO.

Pa të, historia e Sllovakisë mund të kishte qenë tepër e ndryshme’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë në Twitter. syri.net

Komandantët e lartë rusë mbërrijnë në Bjellorusi, sot nis stërvitja ushtarake

VOA/Ken Bredemeier

Të mërkurën në Bjellorusi mbërritën komandantët e lartë ushtarakë rusë. Ata do të mbikëqyrin 30,000 trupa ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake 10 ditore me ushtrinë bjelloruse, në atë që shihet si shfaqja më e fundit e forcës së Moskës, përgjatë kufirit me Ukrainën.

Rusia ka dërguar për stërvitjen në Bjellorusi dy sisteme raketore tokë-ajër, S-400 dhe avionë të shumtë luftarakë. Gjenerali Valery Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, do të drejtojë stërvitjen që nis të enjten.

Stërvitja në Bjellorusi është kërcënimi më i fundit ndaj Ukrainës, kryeqyteti i së cilës, Kievi, ndodhet vetëm 210 kilometra në jug të saj. Moska gjithashtu ka dërguar anije luftarake në Detin e Zi dhe ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa përgjatë krahut lindor të Ukrainës.

Po kështu edhe qeveria e Ukrainës njoftoi një stërvitje ushtarake 10-ditore, që nis gjithashtu të enjten, gjatë së cilës do të përdoren avionë pa pilot dhe raketa antitank të furnizuara nga aleatët perëndimorë të Kievit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po organizonte stërvitje të përbashkëta me Bjellorusinë për t’u përballur siç tha ai, me “kërcënimet e pashembullta ndaj sigurisë”.

Rusia dhe Bjellorusia janë përballur me kërcënime të pashembullta, natyra dhe përqendrimi i të cilave, për fat të keq, është shumë më i madh dhe shumë më i rrezikshëm se më parë”, u tha zoti Peskov gazetarëve.

Ekspertët perëndimorë të zbulimit thonë se ata besojnë se Moska ka dislokuar 70% të kapacitetit të saj ushtarak për një pushtim të plotë të Ukrainës, një vend që në vitet e fundit ka anuar nga Perëndimi e po kërkon t’i bashkohet NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore të formuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar se ka në plan të pushtojë Ukrainën, por ka kërkuar që Perëndimi që të pengojë anëtarësimin e këtij vendi në NATO dhe që aleatët perëndimorë të tërheqin trupat dhe armatimet e tyre të vendosura pranë Rusisë.

Si përgjigje, Perëndimi ka thënë se Rusia nuk ka të drejtë vetoje në procesin e anëtarësimit të një vendi në NATO, por nga ana tjetër ka shprehur gatishmërinë të negociojë me Moskën mbi çështjen e dislokimit të raketave në Evropën Lindore dhe stërvitjet periodike ushtarake të NATO-s.

Presidenti francez Emmanuel Macron bisedoi të hënën me Presidentin rus Putin dhe të martën me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, por takimet nuk duket t’i kenë lehtësuar tensionet apo reduktuar mundësinë e një pushtimi.

Nuk duhet të nënvlerësoni tensionin që rrethon situatën që po jetojmë, natyrën e tij të pashembullt”, tha zoti Macron në Kiev. “Nuk besoj se kjo krizë mund të zgjidhet me disa orë diskutime”, shtoi ai.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të mërkurën se çdo gjë varet nga ajo nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO janë të gatshme të negociojnë seriozisht mbi kërkesat e Rusisë. Ai e quajti përgjigjen që NATO i dha Rusisë, lidhur me kërkesat e saj, “të vrazhdë e me gjuhë sfiduese”.

Ndërkohë parlamenti sllovak, një vend anëtar i NATO-s, miratoi të mërkurën një traktat ushtarak në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me paktet që Uashingtoni ka me aleatët e tjerë të NATO-s.

Traktati, i nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken javën e kaluar, i mundëson ushtrisë amerikane të përdorë dy baza të forcave ajrore sllovake për 10 vjet, ndërsa Sllovakia do të marrë 100 milionë dollarë nga Shetetet e Bashkuara për modernizimin e tyre.

Kryeministri i Sllovakisë Eduard Heger tha se traktati do të “rrisë ndjeshëm sigurinë e vendit”, por kundërshtarët e tij thonë se ai do të komprometonte sovranitetin e vendit.

Sekretari Blinken tha se traktati nuk do të krijonte baza të përhershme ushtarake apo një prani të përhershme trupash amerikane në Sllovaki.

Trupat amerikane pritet të mbërrijnë në Rumani

VOAL/Marrë nga Reuters

Trupat amerikane që do të transferohen në Rumani nga Gjermania pritet të mbërrijnë atje të mërkurën mbrëma, tha ministria rumune e mbrojtjes. Ajo tha se ato do të mbrojnë krahun lindor të NATO-s nga përhapja e mundshme e krizës mbi Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë rreth 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për të forcuar mbrojtjen e Evropës Lindore. Në Rumani, Shtetet e Bashkuara do të transferojnë nga Gjermania njesinë ushtarake “Stryker”.

Ministria rumune e mbrojtjes tha se një pjesë e kontigjentit të trupave amerikane do të hyjë në Rumani rreth orës tetë në mbrëmje dhe do të vazhdojë udhëtimin drejt bazës ushtarake Mihail Kogalniceanu në qarkun lindor të Konstancës.

Forcat amerikane e kanë përdorur bazën ajrore Mihail Kogalniceanu në Detin e Zi që nga viti 1999. Rumania, anëtare e NATO-s që nga viti 2004, ka gjithashtu një sistem të mbrojtjes nga raketat balistike.

Njesia “Stryker”, e krijuar me synimin posaçërisht për dislokime të shpejta, do t’u bashkohet 900 ushtarëve të tjerë amerikanë që aktualisht ndodhen në Rumani me rotacion, disa si pjesë e forcës së NATO-s dhe disa sipas marrëveshjeve të veçanta dypalëshe.

Franca ka ofruar gjithashtu të jetë vendi udhëheqës i një misioni të ardhshëm të NATO-s në Rumani, i cili mund të ketë rreth 1,000 trupa nga vende të ndryshme dhe për këtë çështje një vendim mund të merret në takimin e ardhshëm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në mes të shkurtit.

“Me kontributin tonë, ne do të përpiqemi të plotësojmë çdo gjë që bën NATO dhe në përgjithësi ne mbështesim përpjekjet e NATO-s për të ndërtuar grupin e betejës këtu”, u tha gazetarëve në Bukuresht të mërkurën këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Forcimi i krahut lindor nga veriu në jug është në krye të agjendës së NATO-s, nuk ka dyshim për këtë. Një gjë që ia kemi bërë shumë të qartë palës ruse është se nëse ata vazhdojnë këtë kurs të përshkallëzimit dhe nëse nxjerrin ushtrinë në rrugë në lidhje me Ukrainën, ata do të shohin dislokimin e më shumë aftësive të NATO-s në krahun lindor”, shtoi ai.

Arrestohet në Itali ish-Gjenerali i Guardia di Finanza, mik i ngushtë i Engjëll Agaçit, fqinj i tij në Romë

Ish-Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi është arrestuar në Itali ditën e sotme.

Ai akuzohet për korrupsion. Lisi është mik i ngushtë i Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi.

Lisi e Agaçi janë fqinj në Romë, ku i kanë vilat pranë njëra-tjetrës.

Atij i është ofruar masa ‘arrest në shtëpi’, që është firmosur nga gjyqtari.

Mes të arrestuarve janë edhe katër persona të tjerë. Ata janë ndaluar pas një operacioni nga ROS Napoli në kuadër të hetimeve kundër korrupsionit të koordinuara nga prokurori.

Mes të tjerëve në pranga kanë përfunduar Roberto Penna, zv/prokuror në Salerno dhe partnerja e tij, avokatja Maria Gabriella Gallevi.

Veprat për të cilat akuzohen të ndaluarit janë korrupsioni për ushtrimin e funksioneve, korrupsioni për një vepër në kundërshtim me detyrën zyrtare, korrupsioni në aktet gjyqësore dhe nxitja e padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime.

Arrest shtëpiak iu njoftua edhe sipërmarrësve Francesco Vorro, Umberto Inverso e Fabrizio Lisi. Gjyqtari hetues i Napolit ka firmosur masën e paraburgimit për pesë personat e lartpërmendur.

/Hashtag.al

Sllovakia miraton traktatin për dhënien e dy bazave ajrore SHBA-së

RFE/RL

Parlamenti i Sllovakisë të mërkurën ka miratuar një traktat për mbrojtje ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja për Bashkëpunim të Mbrojtjes kaloi me 79 vota për dhe 60 kundër.

Ky traktat do t’i lejojë ushtrisë amerikane që të përdorë dy baza ajrore – bazën Malacky-Kuchyna dhe Sliac – për dhjetë vjet në Sllovaki, shtet anëtar të NATO-s. Si shpërblim Sllovakia do të marrë 100 milionë dollarë nga SHBA-ja, me qëllim të modernizimit të bazave.

Marrëveshja u nënshkrua nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Jaroslav Nad, më 3 shkurt në Uashington. Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet edhe nga presidentja Zuzana Caputova, e cila e mbështet traktatin.

Votimi për këtë traktat ndodh në kohën e rritjes së frikës se Rusia po planifikon ta pushtojë Ukrainën. Moska ka vendosur mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës, por insiston se nuk po planifikon ndonjë sulm. Sllovakia gjendet në kufi me Ukrainën.

Traktati është mbështetur nga Qeveria e kryeministrit Eduard Heger, i cili ka thënë se do ta “rrisë sigurinë tonë në mënyrë të konsiderueshme”. Por, marrëveshja është kundërshtuar fuqishëm nga opozita, që ka argumentuar se ajo komprometon sovranitetin e shtetit, duke bërë që prezenca e trupave ushtarake në territorin sllovak të jetë e përhershme. Po ashtu, opozita ka thënë se traktati mund të mundësojë edhe dislokimin e armëve bërthamore në Sllovaki.

Qeveritë në Sllovaki dhe SHBA kanë hedhur poshtë këto akuza.

“Asgjë në marrëveshjen e sotme nuk krijon bazë të përhershme për SHBA-në apo për prezencë të përhershme të trupave amerikane në Sllovaki dhe marrëveshja respekton plotësisht sovranitetin dhe ligjet sllovake”, ka deklaruar sekretari Blinken gjatë ceremonisë së nënshkrimit të traktatit.

Mijëra qytetarë protestuan të martën para Parlamentit kur deputetët sllovakë nisën diskutimet për këtë temë.

Protesta bashkoi opozitën sllovake, përfshirë partinë e ekstremit të djathtë, Partia Popullore për Sllovakinë Tonë dhe partinë e majtë, Partinë Socialdemokrate të ish-kryeministrit, Robert Fico.

SHBA-ja ka arritur marrëveshje të ngjashme me 23 shtete të tjera të NATO-s, përfshirë Poloninë dhe Hungarinë, që janë dy shtete fqinje të Ukrainës në krahun lindor të aleancës ushtarake.

Sipas marrëveshjes, çdo dislokim i trupave amerikane duhet të miratohet nga Qeveria dhe Parlamenti i Sllovakisë.

Macron nga Moska: duhet një përgjigje e dobishme që na mundëson të shmangim luftën

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin (Moskë, 7 shkurt 2022)

VOA/Jamie Dettmer, Ken Bredemeier

Presidenti francez Emmanuel Macron është duke u takuar sot në Moskë me Presidentin Vladimir Putin, në përpjekje për të parandaluar rrezikun e një pushtimi të Ukrainës.

Ai i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin se Evropës dhe Azisë i duhet një përgjigje “e dobishme” për t’i dhënë fund ngërçit në Ukrainë.

“Një përgjigje e dobishme do të thotë një përgjigje që na mundëson të shmangim luftën dhe të ngremë struktura besimi dhe stabiliteti”, i tha zoti Macron zotit Putin gjatë takimit në Kremlin për krizën në Ukrainë.

Megjithatë, Kremlini tha paraprakisht se nuk pret një zgjidhje të menjëhershme të ngërçit me Perëndimin.

“Situata është tepër komplekse për të pritur një arritje vendimtare gjatë një takimi të vetëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Gjatë ditëve të fundit, nuk ka patur asgjë të re për çështjen e garancive të sigurisë për Rusinë”, tha zoti Peskov. “Bashkëbiseduesit tanë perëndimorë preferojnë mos ta përmendin këtë temë”.

Moska ka dislokuar mbi 100 mijë forca përgjatë kufirit lindor të Ukrainës dhe në Bjellorusi. Perëndimi mendon se zoti Putin mund të urdhërojë në çdo moment një pushtim të kësaj republike ish-sovjetike.

Franca, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë refuzuar kërkesat e Moskës për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën perëndimore të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Përpara se të largohej nga Parisi, zoti Macron i the gazetës Le Journal du Dimanche, se “duhet të jemi shumë realistë. Nuk do të përftojmë gjeste unilaterale, por është thelbësore të parandalojmë një përkeqësim të situatës, përpara se të kemi krijuar mekanizma dhe gjeste reciproke mirëbesimi”.

Pas takimit me zotin Putin, Presidenti francez do të jetë të martën në Kiev për bisedime me udhëheqësit ukrainas.

Ndërkaq në Uashington, Presidenti amerikan Joe Biden po takohet në Shtëpinë e Bardhë me Kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ky është takimi i tyre i parë në person, që kur zoti Scholz mori detyrën në muajin dhjetor.

Bisedimet e tyre do të përqëndrohen gjithashtu tek ulja e tensioneve në Evropën Lindore dhe tek parandalimi i një pushtimi të Ukrainës nga Rusia.

Qëndrimet e zotit Macron dallojnë dukshëm nga mënyra se si administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e karakterizon grumbullimin ushtarak të Moskës dhe rrezikun e një sulmi rus.

Një pushtim rus i Ukrainës “mund të ndodhë në çdo kohë”, tha të dielën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne besojmë se rusët kanë ngritur mundësitë për të kryer një operacion të rëndësishëm ushtarak në Ukrainë dhe ne kemi punuar shumë për të përgatitur një përgjigje”, tha zoti Sullivan në emisionin “Meet the Press” të NBC. Sullivan dhe zyrtarë të tjerë amerikanë vlerësojnë se Komentet e zotit Sullivan vijnë pas dy zyrtarë amerikanë thanë se Rusia ka grumbulluar të paktën 70 për qind të forcave të saj ushtarake të nevojshme për një pushtim.

Pretendimi i presidentit Macron se negociatat e tij me Rusinë do të parandalojnë një konflikt ushtarak, shkaktoi përçmim të rivalëve të tij politikë në Francë. Disa komentatorë dhe analistë, paralajmëruan se ai po vinte në rrezik besueshmërinë e tij si negociator, duke tërhequr vërejtjen se përpjekjet e tij që nga viti 2017 për t’u marrë vesh me udhëheqësin rus, kanë dështuar.

Franca do të mbajë zgjedhjet presidenciale në muajin prill dhe kundërshtarët e presidentit Macron e akuzuan atë se po përpiqet të shfrytëzojë politikën e jashtme, në përpjekje për të rritur shpresat e tij për t’u rizgjedhur.

Gjuha e presidentit Macron “e bën nervoze pjesën tjetër të Evropës”, thotë analisti i politikës së jashtme, Ulrich Speck, një bashkëpunëtor në Fondin Gjerman Marshall.

Presidenti Macron ka kërkuar ruajtjen e lidhjeve me Rusinë, me gjithë aneksimin e Krimesë nga Moska në vitin 2014. Në librin e tij të fushatës së vitit 2017, “Revolucioni”, presidenti Macron shkroi se “do të ishte gabim të shkëputeshin lidhjet me këtë fuqi të Evropës Lindore (për shkak të Krimesë) në vend që të krijonim një marrëdhënie të qëndrueshme”.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, ai e priti presidentin rus Putin në Versajë mes bisedave për uljen e tensioneve, por, takimi nuk shkoi sipas planit dhe nuk pati një bisedë kokë më kokë. Presidenti Macron kritikoi Rusinë për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet perëndimore duke përhapur lajme të rreme, dezinformata dhe gënjeshtra. Ai foli për “linja shumë të qarta” të sjelljes.

Dy vjet më vonë, presidenti francez u përpoq sërish për një zbutje. kur priti presidentin Putin në rezidencën verore të presidentit francez. në Riviera.

Në një fjalim, ai paralajmëroi se Evropa është gjetur në mes të një Lufte të re të Ftohtë, duke thënë se “nuk është në interesin tonë të ndjehemi të dobët dhe fajtorë, të harrojmë të gjitha mosmarrëveshjet tona dhe të përqafojmë përsëri njëri-tjetrin, (por) kontinenti evropian, nuk do të jetë kurrë i qëndrueshëm, nuk do të jetë kurrë i sigurt, nëse nuk i qetësojmë dhe nuk i sqarojmë marrëdhëniet tona me Rusinë”.

Macron është mëdyshur në të kaluarën gjithashtu, për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë së Vladimir Putinit.

Disa kritikë të presidentit Macron, thonë se përpjekjet e tij për të rivendosur marrëdhëniet me Moskën, kanë të bëjnë me ambiciet e tij personale dhe synojnë të rrisin rolin e tij në çështjet ndërkombëtare më shumë se çdo gjë tjetër.

Ashtu si udhëheqësi ikonë i Francës pas Luftës së Dytë Botërore, gjenerali Charles de Gaulle, presidenti Macron e sheh Francën si një “fuqi balancuese” midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Përpjekjet e tij diplomatike alarmojnë disa nga aleatët evropianë të Francës, veçanërisht fqinjët e afërt të Rusisë.

Politikanët polakë e kanë akuzuar atë për injorim të faktit se Rusia nuk ka ndryshuar me të vërtetë synimet e saj ekspansioniste dhe janë të shqetësuar se përpjekjet e presidentit Macron si ndërmjetës midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të bëjnë që evropianët të jenë të ‘baraslarguar’ midis Moskës dhe Uashingtonit.

Muajin e kaluar, në një fjalim në Parlamentin Evropian, presidenti Macron bëri thirrje që Bashkimi Evropian të zhvilloje bisedimet e veta me Kremlinin dhe tha se blloku duhet të negociojë një pakt sigurie dhe stabiliteti me Rusinë. Disa udhëheqës Evropës Qendrore dhe vendeve baltike, thanë se komentet e tij ishin të gabuara dhe rrezikonin të inkurajonin Kremlinin të përpiqej të nxiste SHBA-në dhe BE-në, kundër njëri-tjetrit.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Britania, kanë paralajmëruar se një pushtim i plotë rus i Ukrainës mund të jetë i pashmangshëm, si pjesë e një përpjekjeje për të rivendosur një sferë të ndikimit rus në Evropën Lindore dhe Qendrore.

Rusia kërkon që Ukraina të mos bëhet kurrë anëtare e NATO-s dhe thotë se prania ushtarake e NATO-s duhet të hiqet nga shtetet ish-komuniste të Evropës Lindore, që i janë bashkuar aleancës perëndimore. Zyrtarët e NATO-s thonë se vendet duhet të jenë të lira të vendosin nëse do t’i bashkohen aleancës.

Në intervistën e tij me gazetën, Le Journal de Dimanche, presidenti Macron foli sërish për një marrëveshje të re evropiane të sigurisë, duke thënë se ndërsa “siguria dhe sovraniteti i Ukrainës ose i ndonjë shteti tjetër evropian, nuk mund të jetë subjekt kompromisi”, është “gjithashtu e ligjshme që Rusia të shtrojë çështjen e sigurisë së saj”.

“Ne duhet të mbrojmë vëllezërit tanë evropianë duke propozuar një ekuilibër të ri të aftë për të ruajtur sovranitetin dhe paqen e tyre. Kjo duhet bërë duke respektuar Rusinë dhe duke kuptuar traumat bashkëkohore të këtij populli dhe kombi të madh”, tha ai.

Justyna Gotkowska e Qendrës për Studime Lindore, një grup kërkimor me seli në Varshavë, shtron pyetjen se kush e ka mandatuar presidentin Macron të flas për një sistem të ri të sigurisë evropiane.

“Çfarë legjitimiteti ka Macroni për ta propozuar këtë? Evropianët nuk kanë rënë dakord në NATO dhe në OSBE për një “ekuilibër të ri”, përkundrazi”, shkroi ajo.

Zyrtarët francezë thonë se udhëtimi i presidentit Macron është bashkërenduar plotësisht me aleatët perëndimorë dhe i thanë agjencisë së lajmeve, Reuters, se Pallati Élysée ka mësuar nga gabimet e së kaluarës për t’u siguruar që të gjithë aleatët e BE-së dhe NATO-s të mbahen plotësisht të informuar për bisedimet e zoti Macron me presidentin Putin”.

Ulrich Speck, i fondit gjerman Marshall, tha se do të kishte qenë më mirë nëse presidenti Macron do të ishte shoqëruar nga udhëheqës të tjerë perëndimorë në udhëtimin e tij në Moskë. “Do ta bënte Evropën të duket shumë më e fortë dhe do të sigurohej që të ketë një mesazh të bashkuar”, shkroi ai.

*Artikulli përmban të dhëna nga agjensia e lajmeve Reuters.

Qindra trupa amerikane elitë mbërrijnë sot në Poloni

VOA

Qindra trupa amerikane elitë pritet të mbërrijnë në pjesën juglindore të Polonisë të dielën, pranë kufirit me Ukrainën, pas vendimi të marrë nga Presidenti Joe Biden për të diskoluar 1700 ushtarë atje, mes frikës së një pushtimi të Ukrainës nga Rusia.

Trupat e Divizionit 82 të këmbësorisë, të specializuara për sulme nga ajri, pritet të mbërrijnë në aeroportin Rzeszow-Jasionka. Komandanti i tyre është gjeneral major Christopher Donahue, i cili ishte ushtaraku i fundit amerikan që u largua nga Afganistani më 30 gusht.

Presidenti Biden ka urdhëruar trupa shtesë amerikane që të dislokohen në Poloni, Rumani dhe Gjermani për t’u treguar aleatëve dhe kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara angazhimin e Uashingtonit ndaj krahut lindor të NATO-s, mes të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Divizioni mund të dislokohet me shpejtësi brenda 18 orëve e të kryejë sulme me parashutë për të marrë kontrollin e objektivave kryesore. Divizioni me bazë në Fort Bragg të Karolinës së Veriut daton prej vitit 1917.

Më herët gjatë javës, avionët amerikanë sollën pajisje logjistike në përgatitje për mbërritjen e divizionit në aeroport, i cili ndodhet rreth 90 kilometra nga kufiri Poloni-Ukrainë.

Ushtarët polakë kanë punuar më parë me divizionin amerikan në misione në Irak dhe Afganistan, sipas Major Przemyslaw Lipczynski, zëdhënës i Divizionit të 18-të të ushtrisë polake.

Rreth 4,000 trupa amerikane janë vendosur në Poloni që nga viti 2017, duke ndjekur një cikël rotacioni.

Ukrainë, banorët e qytetit Dnipro përgatiten për luftë

VOA

Dnipro është qyteti që ndodhet më pranë rajoneve Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë, në të cilat në vitin 2014 dhe 2015 ndodhën kryengritjejet separatiste të mbështetura nga Rusia.

Nga ky qytet, ku shumica flasin rusisht, shumë qytetarë luftuan kundër forcave separatiste. Shumë prej tyre e shohin me shqetësim krizën aktuale.

“Natyrisht, ne jemi të shqetësuar. Ne kemi kaluar tashmë luftra. Kam luftuar deri në vitin 2016. Unë përdor snajper. Unë e di se çfarë është lufta. Ne do të mbijetojmë”, thotë Mikhail, banor i këtij qyteti.

Trauma e një lufte që ka shkaktuar viktima tani rrezikon të përsëritet. Por në këtë qytet qetësia mbizotëron, me shpresën se kërcënimi nga Moska nuk do të bëhet realitet.

Megjithatë qyteti po përgatitet edhe për më të keqen. Autoritetet po rinovojnë bunkerët e vjetër të epokës sovjetike, të cilët për ironi, kishin për qëllim të mbronin qytetarët nga një sulm i NATO-s.

“Kjo strehë është gjithmonë gati. Ne kontrollojmë periodikisht tubacionet, energjinë, ujin, gjithçka të nevojshme për të pritur njerëzit kur është e nevojshme”, thotë Vitali Kerdruk, zyrtar i qytetit.

Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia për një luftë të re, jeta normale në qytet vijon.

Artistët në teatrin e operës dhe baletit të qytetit nuk e kanë ndërprerë punën për asnjë ditë të vetme, pavarësisht ankthit të luftës.

“Është shumë e vështirë. Ka shumë ukrainas që kanë të afërm dhe miq në Rusi, por situata është duke u zhvilluar kështu. Jemi mësuar me këtë dhimbje dhe jetojmë me të”, thotë Tatiana Galnik, këngëtare e Operës së Dnipros.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës, ndërsa Perëndimi ka paralajmëruar për një sulm të mundshëm rus. Moska nga ana tjetër mohon se ka në plan të sulmojë Ukrainën.

Stoltenberg: Rusia dislokon në Bjellorusi numrin më të madh të trupave që nga Lufta e Ftohtë

VOA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Rusia ka dislokuar aktualisht numrin më të madh të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Bjellorusi që nga Lufta e Ftohtë. Ndërkohë Moska po vazhdon të rrisë praninë ushtarake në pjesë të tjera në kufi me Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet dhe përsëriti paralajmërimin e Perëndimit se çdo agresion i mëtejshëm rus do të përballej me pasoja të rënda e kosto të lartë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin të enjten se Rusia po vazhdon të grumbullojë trupa ushtarake rreth Ukrainës çka ka çuar aktualisht, në dislokimin më të madh të trupave e pajisjeve ushtarake në Bjellorusi, në 30 vitet e fundit.

Zoti Stoltenberg tha se numri i forcave ushtarake ruse në Bjellorusi pritet të shkojë në 30,000.

“Sapo kemi diskutuar rreth rritjes së vazhdueshme të pranisë ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës, e cila ka aktualisht mbi 100,000 trupa. Gjatë ditëve të fundit, kemi parë lëvizje të konsiderueshme dhe forca ushtarake ruse në Bjellorusi. Ky është dislokimi më i madh rus atje që nga Lufta e Ftohtë, dhe pritet që numri të shkojë në 30,000 trupa luftarake, përfshirë Forca të Operacioneve Speciale ‘Spetsnaz’, avionë luftarakë, mes tyre Su-35, raketa me rreze të shkurtër veprimi ‘Iskander’ si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore S-400. Pra, flasim për një gamë të gjerë kapacitetesh moderne ushtarake. E gjithë kjo do të kombinohet me stërvitjen vjetore të forcave bërthamore ruse, që pritet të zhvillohet këtë muaj”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet dhe përsëriti paralajmërimin e Perëndimit se çdo agresion i mëtejshëm rus do të përballej me pasoja të rënda e kosto të lartë. Zyrtarët rusë mohojnë se kanë në plan të pushtojnë Ukrainën.

NATO ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të vendosë trupa në Ukrainë ne rast të një pushtimit rus, por aleanca ka filluar ndërkohë të përforcojë praninë ushtarake në vendet anëtare aty pranë, veçanërisht në Estonisë, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Aleanca ushtarake, me 30 anëtarë, ka në plan gjithashtu të forcojë mbrojtjen në rajonin e Detit të Zi, pranë Bullgarisë e Rumanisë.

U rizgjodh President i Italisë – Sergio Mattarella bën betimin

 

VOAL – “Betohem t’i jem besnik Republikës dhe të respektoj me besnikëri Kushtetutën e saj.” Pas betimit si President i Republikës, Sergio Mattarella ( Serxho Matarela) u prit me duartrokitje të forta nga salla Montecitorio. Në të njëjtën kohë, 21-ta tradicionale filloi nga Janiculum. të shtëna topash.

“Do ta kryej detyrën time sipas parimeve dhe normave të Kushtetutës, ndaj së cilës sapo kam ripërtërirë betimin e besnikërisë dhe të cilës jam përpjekur t’i qëndroj në çdo kohë gjatë shtatë viteve të fundit. Shkronja dhe fryma e Karta do të vazhdojë të jetë pika referimi e veprimit tim”, tha Mattarella.

“Parlamenti dhe përfaqësuesit e rajoneve kanë bërë zgjedhjen e tyre. Është për mua një thirrje e re – e papritur – për përgjegjësi, por nuk mund dhe nuk kam ndërmend të shpëtoj prej saj”, tha ai gjatë ceremonisë së inaugurimit në Montecitorio.

“Kthehem pra, para këtij Kuvendi, në vendin më të lartë të përfaqësimit demokratik, ku vullneti i popullit gjen shprehjen e tij maksimale. Ju falënderoj për besimin që më keni treguar duke më thirrur për herë të dytë në përfaqësojnë unitetin e Republikës”, shtoi ai.

I zgjedhur për një mandat të dytë

Sergio Mattarella u rizgjodh president të shtunën në mbrëmje, me 759 vota (kuorumi ishte 505 vota). Deri në atë moment ai e kishte përjashtuar gjithmonë një mandat të dytë. Më parë, në historinë e Republikës kishte vetëm një të rizgjedhur tjetër, në vitin 2013, Giorgio Napolitanon. rsi-eb

Itali, arkeologët zbulojnë rrënojat e tempullit antik kushtuar Athinasë

Arkeologët në Italinë jugore kanë gërmuar rrënojat e një tempulli 2500-vjeçar, si dhe objekte nga një betejë e madhe detare të ruajtura në vendin e shenjtë.

Tempulli iu kushtua Athinasë, perëndeshës së mençurisë, dhe u zbulua në parkun arkeologjik Paestum në jug të qytetit të Salernos, sipas një deklarate nga Ministria e Kulturës.

Struktura, e cila ishte afro 18 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, ofron një pasqyrë të fazës më të vjetër të Paestum, dikur një qytet i madh grek që u themelua nga kolonistë nga Azia e Vogël, sipas deklaratës.

Reliket nga beteja detare e Alalia-s, e cila besohet të ketë ndodhur midis 540 pes dhe 535 pes, ishin brenda tempullit, tha drejtori i përgjithshëm i Muzeve Italiane, Massimo Osanna.

Midis gjetjeve ishin dy helmeta. Sipas Osanna, pritet të kryhet një ekzaminim laboratorik për të zbuluar nëse në to fshihen mbishkrime që mund të japin informacion për identitetin e ushtarëve që i mbanin.

Studiuesit supozojnë se tempulli është ndërtuar pas betejës detare, për të cilën historiani i lashtë grek Herodoti tha se u zhvillua në bregun lindor të ishullit mesdhetar të Korsikës. bw

Në moshën 80-vjeçare, Sergio Mattarella pranon të mbajë edhe një mandat, rizgjidhet President i Italisë

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka rënë dakord të shërbejë një mandat të dytë pasi partitë e koalicionit nuk arritën të bien dakord për një kandidat kompromisi për postin.

80-vjeçari doli si zgjedhja më e duhur pas gjashtë ditësh votime shpesh të tensionuara në Romë ku partite e mazhorances rane dakord vetem sot ne votimin e tete me 759 vota.

Ai kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por mediat vendase raportuan se kryeministri Mario Draghi e kishte bindur të qëndronte për “stabilitetin” e Italisë. Mattarella pritet të rizgjedhet zyrtarisht më vonë të shtunën. Duke shpallur vendimin e Mattarella-s për të qëndruar në detyrë, ministrja për Çështjet Rajonale, Mariastella Gelmini përshëndeti “ndjenjën e përgjegjësisë dhe lidhjen e tij me vendin dhe institucionet”.

Partitë në koalicionin qeverisës të Italisë ranë dakord ta rizgjedhin atë të shtunën pasi shtatë raunde votimi dështuan për të zgjedhur një kandidat alternativ dhe zbuluan ndarje të thella në qeverinë e koalicionit të Draghi. bw

Presidenti francez Macron i bën thirrje homologut rus Putin të respektojë sovranitetin e fqinjëve

VOA

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të premten homologut të tij rus Vladimir Putin se Rusia duhet të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, tha një zyrtar i presidencës franceze, ndërsa aleatët perëndimorë përpiqen të ulin tensionet mbi Ukrainën.

Të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu gjatë një bisede telefonike se vendet e tyre do të angazhohen në diskutime diplomatike katërpalëshe, sipas formatit të Normandisë si pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet, shtoi zyrtari.

Presidenti Putin tha se ai do që të vazhdojë dialogun dhe se është e rëndësishme të punohet për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut,” tha zyrtari francez, duke shtuar se zoti Putin theksoi se nuk donte që situata të përshkallëzohej.

Sipas Kremlinit, gjatë bisedës me zotin Macron, presidenti Putin tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk u kishin dhënë përgjigje kërkesave kryesore të Moskës për sigurinë lidhur me krizën në Ukrainë, por se pala ruse ishte e gatshme të vazhdonte bisedimet.

Ky është reagimi i parë i zotit Putin lidhur me përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s ndaj kërkesave ruse.

Një gjykatë në Stamboll ka refuzuar apelin për lirimin e gazetares turke Sedef Kabas

Një gjykatë e Stambollit ka refuzuar  apelin  kundër arrestimit të gazetares Sedef Kabaş, e cila u burgos në fundjavë për akuzën e “fyerjes” së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
Më 24 janar, avokati Uğur Poyraz kërkoi lirimin e Kabaş, duke përmendur Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe Kushtetutën turke, njoftoi agjencia e lajmeve Demirören më 26 janar.
Gjykata e Shkallës së Parë e Stambollit hodhi poshtë ankesën e avokatit, duke argumentuar se kishte “dyshim të fortë se krimi ishte kryer në mënyrë eksplicite në një formë të rëndë”.
Gjykata tha gjithashtu se Kabaş kishte dalë në gjyq për “një akuzë të ngjashme” më parë.
Kabaş u burgos më 22 janar në pritje të gjyqit.
Fyerja e supozuar kundër Erdoganit ishte në formën e një proverb të lidhur me pallatin që Kabaş e shprehu si në kanalin televiziv TELE1 ashtu edhe në llogarinë e saj në Twitter. “Një ka mund të gjejë rrugën e tij në pallat, por kjo nuk e bën atë mbret, përkundrazi ai e kthen pallatin në një hambar, “tha Kabataş në TV live dhe më vonë në një postim në Twitter. Në mbrojtjen e saj më vonë, Kabaş mohoi akuzat dhe tha se vërejtjet e saj përbënin një proverb./Duvar English

Gjermania mbron politikën e saj ndaj Ukrainës

Berlin

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, mbrojti politikën e vendit të saj ndaj kritikave se kanë bërë shumë pak për Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në parlamentin federal, Baerbock, tha se “Ukrainën e mbështesim ushtarakisht. E kemi furnizuar me helmeta ushtarake mbi kërkesën e Ukrainës. Kjo ishte kërkesa e veçantë që kemi përmbushur fillimisht”.

Duke folur rreth kritikave ndaj politikës së vendit të saj për Ukrainën, ministrja gjermane Baerbock deklaroi:

“Disa kërkojnë dorëzimin emergjent të armëve. Në situata të vështira duhet të bëni autokritikë për veprimet tuaja. Një deklaratë për shtyp mund të shkruhet shpejt, por kthimi i drejtimit tuaj të politikës së jashtme në 180 gradë duhet të bëhet me vetëdije të plotë”, tha kryediplomatja gjermane.

Ajo gjithashtu u shpreh se “duhet të parandalohet mbyllja e sërishme e rrugëve diplomatike”, duke shtuar: “Ukrainën duhet ta forcojmë ekonomikisht dhe financiarisht sepse njerëzit në shekullin e 21 nuk kërcënohen vetëm me topa”.

Belgjika në pasaporta do të vendosë fotografi të filmave vizatimorë

Bruksel

Dizajni i pasaportave të reja që do të shtypen në Belgjikë do të shfaq pamje nga romanet me famë botërore vendore si ‘Tintin’, ‘Red Kit’ dhe ‘The Smurfs’, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria belge ka njoftuar se pasaportat nuk do të përmbajnë më imazhe ndërtesash, por në vend të kësaj do të përmbajnë personazhe dhe objekte nga librat komikë.

Modelet e reja të pasaportave u prezantuan nga sekretarja e shtetit, Sophie Wilmes. Raketa e Tintin u shfaq në faqen e parë të pasaportës së mbajtur nga Wilmes, duke thënë se pasaporta belge është një nga më të fuqishmet në botë.

Veprat e romaneve belge u botuan në shumë vende të botës dhe ato u bënë filma vizatimor ose u xhiruan filma artistikë. Këtu përfshihen personazhe si ‘Tintin’, ‘Red Kit’, ‘The Smurfs’, ‘Nero’, ‘Jommeke’ dhe ‘Le Chat’.

Gjithashtu thuhet se elementet e sigurisë kundër falsifikimit në pasaportat e reja që do të lëshohen në Belgjikë janë dyfishuar në 48. Në pasaportat e reja është shtuar barkodi dhe dy faqe të tjera.

Ukrainë, një ushtar vret 5 pjesëtarë të Gardës Kombëtare

Kiev

Një ushtar në rajonin Dnjepër të Ukrainës ka vrarë 5 kolegët e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Ministria e Brendshme e Ukrainës thuhet se një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës ka hapur zjarr ndaj ushtarëve që patrullonin në fabrikën shtetërore të prodhimit të teknologjisë raketore dhe hapësinore “Yuzhmash” në rajonin Dnipro.

Si pasojë e incidentit janë vrarë 5 ushtarë ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.

Theksohet se ushtari që kreu sulmin është larguar nga vendi i ngjarjes me armë.

Policia ka nisur një operacion në rajon për të kapur ushtarin.

Ukraina do të zhvillojë stërvitje masive për popullatën civile

Kiev

Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës planifikon të zhvillojë stërvitje kolektive për popullatën civile në rast të një emergjence të mundshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denis Monastyrsky, ministri i i Brendshëm, është takuar me disa zyrtarë në vend.

“Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës do të zhvillojë stërvitje kolektive për popullatën civile në rast të një emergjence të mundshme. Stërvitjet do të zhvillohen në pjesë të ndryshme të vendit. Do të kontrollohet gjithashtu funksionimi i sistemeve të sigurisë civile në vendbanimet e Ukrainës”, ka thënë ministri Monastyrsky.

Rusia kohët e fundit ka grumbulluar 100.000 trupa pranë Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime se Kremlini mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të tij ish-sovjetik.

Moska ka mohuar se po përgatitet për pushtim dhe ka thënë se trupat e saj janë atje për stërvitje.

Gjermania, hallka e dobët e Aleancës Perëndimore

VOA

Diplomatë dhe analistë thonë Gjermania nuk duket se i sheh kërcënimet ushtarake ruse kundër Ukrainës me të njëjtën ndjesi urgjence si Shtetet e Bashkuara dhe disa nga aleatët e saj evropianë, të cilët kanë filluar ta shohin Berlinin si një hallkë të dobët të aleancës perëndimore.

Kancelari i ri i vendit, Olaf Scholz, është bërë pjesë e zërave kritikë perëndimorë që kanë paralajmëruar pasoja masive për Rusinë nëse Presidenti Vladimir Putin urdhëron një pushtim të Ukrainës, por Gjermania ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për ndihmë ushtarake, gjë që ka shkaktuar zemërim në Kiev. Berlini ka bllokuar gjithashtu shtetet baltike, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë të furnizojnë Kievin me armë të prodhuara në gjermani.

Shqetësimi i Kievit, u thellua edhe më tej të shtunën kur kreu i forcave detare gjermane, zëvendës-admirali Kay-Achim Schönbach, e përshkroi frikën perëndimore për një pushtim rus si të pakuptimta dhe bëri thirrje që Vladimir Putini të trajtohet me respektin që ai kërkon dhe ndoshta që meriton, sikurse tha ai. Por ministria gjermane e mbrojtjes i dënoi komentet me shpejtësi dhe admirali dha dorëheqjen menjëherë.

Megjithatë kjo nuk ka arritur të shuajë zemërimin e Ukrainës. Kievi beson se komentet e admiralit pasqyrojnë mendimin e një pjese të të politikanëve me ndikim në Gjermani ndaj i ka bërë thirrje Berlinit të ndryshojë gjithë pozicionin e tij mbi konfliktin gjeopolitik.

Sot më shumë se kurrë, vendosmëria dhe solidariteti i Ukrainës dhe partnerëve të saj janë të rëndësishëm për të frenuar synimet shkatërruese të Rusisë”, tha ministria e Jashtme e Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas kanë vënë në dukje një sërë pozicionesh zhgënjyese që ka mbajtur Gjermania mes frikës në rritje të perëndimit se lufta po afron.

Gjithçka po shkon drejt konfliktit të armatosur“, tha shefi i mbrojtjes së Estonisë, gjenerali Martin Herem. Ai dhe homologët e tij në Evropën Qendrore po vëzhgojnë nga afër për të parë nëse rezervistët rusë janë mobilizuar. Ata druhen se Presidenti Putin e ka riarmatosur Rusinë në dekadën e fundit për këtë moment dhe se ai aktualisht po pret që terreni të ngrijë nga moti i ftohtë, në mënyrë që forcat e blinduara ruse ta kenë më të lehtë të kalojnë nëpër Ukrainë.

Berlini ka mbetur i paqartë nëse do të jetë i përgatitur që në rast të shpërthimit të luftës të mbyllë gazsjellesin nënujor të sapopërfunduar ‘Nord Stream 2’, i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Duke iu përgjigjur trysnisë në rritje të brendshme e ndërkombëtare, zoti Scholz tha javën e kaluar se Gjermania është e gatshme të diskutojë mbylljen e gazsjellësit nëse Rusia sulmon (Ukrainën), por ka nguruar të përkushtohet për diçka më shumë.

Qëndrimi i dyzuar i zotit Scholz, ka shqetësuar shumë anëtarë të NATO-s.

Berlini ka kundërshtuar propozime të tilla sikurse përjashtimi i Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave ndërkufitare ‘SWIFT’ si pjesë e paketës së mundshme të sanksioneve nga Perëndimi, në rast pushtimi të Ukrainës. Javën e kaluar, zyrtarët gjermanë i thanë gazetës kryesore të biznesit të vendit se përjashtimi i Rusisë nga ‘SWIFT’, nuk ishte diçka që po merrej në konsideratë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”.

Shtetet baltike kanë shprehur gjithashtu zhgënjimin e tyre lidhur me hezitimin e Berlinit për t’i dhënë atyre dritën jeshile për të furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake të prodhimit gjerman. Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë Christine Lambrecht i tha gazetës ‘Welt am Sonntag’ të shtunën se dërgesat e armëve në Ukrainë “aktualisht nuk janë të dobishme”. Ukrainasit kanë lobuar furishëm në Berlin për të siguruar anije për të mbrojtur brigjet e tyre në Detin e Zi dhe Detin Azov.

Disa analistë thonë se zoti Scholz është në një pozicion të ndërlikuar për sa i përket politikës së brendshme të Gjermanisë dhe se shumë nga ato që interpretohen nga të huajt, si tërheqje në një drejtim ndryshe nga ai i aleatëve, duhet të shihen më shumë, si një paqartësi strategjike e qëllimtë, për të mbajtur të bashkuar qeverinë e tij të koalicionit trepartiak e cila është thellësisht e ndarë mbi marrëdhëniet me Rusinë.

Partia e vetë kancelarit, Social Demokratët (PSD), partneri kryesor i koalicionit, ka një krah të majtë të fuqishëm që mbron një qasje për lidhje më të ngushta me Moskën dhe udhëheqësi i saj në parlament, Rolf Mützenich, ka mbrojtur idenë e një “rendi të ri paqeje evropiane duke përfshirë Rusinë”.

Madje edhe të moderuarit e social demokratëve ngurrojnë të ndjekin një politikë të ashpër ndaj Rusisë. Ata favorizojnë zbutjen dhe dialogun. Ministri gjerman i Mbrojtjes Lambrecht dhe Sekretari i Përgjithshëm i Social Demokratëve, Kevin Kühnert, janë kundër mbylljes së gazsjellësit ‘Nord Stream 2’, duke thënë se kjo çështje duhet të trajtohej veçmas nga kriza gjeopolitike që po shpaloset.

Ata duan që gazsjellësi, i cili është në pritje të miratimit nga entet rregullatore, të nisë të funksionojë. Më shumë se 60 për qind e gjermanëve pajtohen me ta, sipas një sondazhi të publikuar javën e kaluar nga transmetuesi shtetëror ‘ARD’.

Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë të qendrës së djathtë duan që Gjermania të ndjekë një politikë shumë më të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë. Por si për t’i komplikuar më tej gjërat, të Gjelbrit, origjina e të cilëve bazohet tek lëvizjet paqësore anti-bërthamore të viteve 1970 dhe 1980, janë ideologjikisht kundër eksportit të armëve në zonat e konfliktit.

Që kur qeveria e re e koalicionit mori detyrën në dhjetor, ka mbretëruar konfuzioni se kush po vendos tashmë rreth politikës gjermane ndaj Rusisë, Kancelari i udhëhequr nga Social Demokratët apo Ministria e Jashtme e udhëhequr nga të Gjelbërit? Kjo përfshin natyrshëm rolin dhe rëndësinë e gazsjellësit ‘Nord Stream 2’, i cili ende pret miratimin nga entet rregullatore gjermanë dhe të BE-së që të nisë të operojë”, thotë Jana Puglierin, shefe e zyrës në Berlin të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, një organizatë kërkimore mbi çështje të politikave.

Kakofonia e zërave nuk paraqet një pamje të qartë mbi rolin e udhëheqësve gjermanë, shton ajo.

Sipas zonjës Puglierin ndarjet brenda koalicionit gjerman ka të ngjarë të përkeqësohen në javët e ardhshme me rritjen e frikës për pasojat në ekonomike të vendit si rezultat i çdo konfrontimi gjeopolitik në zhvillim. Gjermania eksporton makineri, automjete dhe pjesë të tyre në Rusi dhe prodhuesit e automjeteve me ndikim politik në jetën e vendit druhen rreth pasojave që mund të sjellë një përplasje e mundshme.

Vendosja e sanksioneve të reja të gjera dhe ndëshkuese perëndimore ndaj Rusisë ka të ngjarë të ketë pasoja të mëdha ekonomike për Gjermaninë, veçanërisht nëse Moska hakmerret duke pezulluar furnizimet me gaz natyror të këtij vendi.

Ashtu si vendet e tjera të Evropës Perëndimore, Gjermania po lufton me një krizë energjitike dhe rritje të çmimit të energjisë. Sipas Eurostat, zyrës statistikore të Bashkimit Evropian, Gjermania blen 50 deri në 75 për qind të furnizimeve të saj me gaz natyror nga Rusia.

Dhjetë anëtarë të tjerë të BE-së, përfshirë Bullgarinë, Çekinë, Estoninë, Letoninë dhe Hungarinë, sigurojnë gjithashtu më shumë se tre të katërtat e importeve të tyre të gazit natyror, nga Rusia.

Zyrtarët ukrainas dhe aleatët e Gjermanisë në NATO druhen se çdo lëkundje e një lojtari kaq të rëndësishëm saç është Gjermania, mund të vihet re nga presidenti rus, i cili ka qenë i aftë të shfrytëzojë ndarjet evropiane në të kaluarën, duke i ofruar si dëshmi se aleanca kundër tij nuk është aq e bashkuar sa Uashingtoni dhe Kievi do të dëshironin. Ata druhen se kjo mund ta shtyjë udhëheqësin rus të bëjë një lojë të madhe kumari ushtarak.

Kjo është arsyeja pse vendimi i Berlinit të premten për të penguar Estoninë që t’i shesë Ukrainës armë të prodhuara në Gjermani, ishte një gabim“, thotë kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin britanik Tom Tugendhat.

Shefi i Marinës i shkarkuar: Si një akullthyes i mbërthyer

Foto marrë nga DW

 

Gazetari Till Fähnders në një koment për largimin e zvadmiralit të marinës gjermane për Frankfurter Allgemeine Zeitung online, të cilin po e sjellim për lexuesin e voal.ch.

Gjykimi i gabuar për të cilin foli më vonë Kay-Achim Schönbach ishte ndoshta i natyrshëm në paraqitjen e tij në një institut kërkimi në kryeqytetin indian të Nju Delhit. Në fillim të ngjarjes, e cila më pas do të kishte pasoja kaq të rënda diplomatike, inspektori i Marinës Gjermane e filloi fjalën e tij duke thënë se “pjesërisht po bënte deklarata zyrtare”, por pjesërisht po paraqiste “mendimin privat dhe qëndrimin e tij personal”. . Komandanti i Përgjithshëm me përvojë i Marinës mund të ketë anashkaluar faktin se nëse ai do të shfaqej me uniformë do të jepte titullin e tij të plotë përpara Institutit për Studime dhe Analiza të Mbrojtjes Manohar Parrikar (MP-IDSA) dhe çdo deklaratë do t’i konsiderohej zyrtare.

Rasti ishte vizita e fregatës gjermane “Bayern” në qytetin lindor të Indisë, Mumbai, e para e një luftanijeje gjermane në pothuajse 20 vjet. “Mendimi personal” me të cilin Schönbach më pas shkaktoi një stuhi politike erdhi vetëm pas fjalimit të tij dyzet minutësh, në të cilin ai kishte folur për strategjinë e Gjermanisë në Indo-Paqësorin, siç ishte planifikuar. I rrethuar nga burra të tjerë me uniformë, Schönbach u ul përballë mikpritësve indianë në një tryezë konferencash. Pikërisht gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve në një atmosferë të relaksuar, zv/admirali u rrëmbye me deklaratat për konfliktin në Ukrainë dhe presidentin rus Putin, të cilat përfundimisht u përhapën edhe në mediat sociale përmes një videoje të shkurtër në Twitter.

Në atë ai e përshkroi, ndër të tjera tha se, aneksimi rus i Krimesë ukrainase është si një fakt të pakthyeshëm (“Krimeja është zhdukur, nuk do të kthehet më”) dhe kërkoi “respekt” për presidentin rus Putin. Nuk kaloi shumë kohë dhe komentet e tij u përhapën gjerësisht. Ministria e Jashtme e Ukrainës thirri ambasadorin gjerman dhe e shpjegoi këtë me “papranueshmërinë e deklaratave”. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin tha se përmbajtja dhe zgjedhja e fjalëve në asnjë mënyrë nuk korrespondojnë me qëndrimin e Ministrisë Federale të Mbrojtjes. Vetë Zëvendës Admirali kërkoi falje në Twitter për deklaratat e tij “të pamatura” të politikës së sigurisë.” Dhe më pas dha dorëheqjen./Përktheu Elida Buçpapaj

Ukraina: Planet amerikane për të evakuuar familjet e diplomatëve nga Kievi, të nxituara

Marrë nga Reuters

Ukraina tha se planet e Shteteve të Bashkuara për të evakuuar familjet e diplomatëve nga Kievi janë të nxituara dhe tregojnë një kujdes të tepruar. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të dielën se po urdhëronte anëtarët e familjeve të diplomatëve të largoheshin nga Ukraina, ndërsa presidenti Joe Biden po shqyrton opsionet për rritjen e pranisë ushtarake amerikane në Evropën Lindore për të kundërshtuar një grumbullim të trupave ruse.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha sot (24 janar) se hapi i Shteteve të Bashkuara për të larguar familjet e diplomatëve të tyre nga Kievi është “i parakohshëm dhe manifestim i një kujdesi të tepruar”.

“Ne respektojmë të drejtat e shteteve të huaja për të ofruar siguri për misionet e tyre diplomatike; megjithatë, e konsiderojmë këtë veprim të Shteteve të Bashkuara si të parakohshëm dhe një manifestim të kujdesit të tepruar. Në fakt, nuk ka pasur ndryshime thelbësore në situatën e sigurisë kohët e fundit”, tha Oleg Nikolenko, zëdhënës i ministrisë së Jashtme ukrainase.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të dielën se po urdhëronte anëtarët e familjeve të diplomatëve të largoheshin nga Ukraina, ndërsa presidenti Joe Biden shqyrton opsionet për rritjen e pranisë ushtarake të Amerikës në Evropën Lindore për të kundërshtuar një grumbullim të trupave ruse.

Urdhri, i cili gjithashtu lejon diplomatët amerikanë të vendosur në ambasadën e Kievit, të largohen vullnetarisht, ishte një nga shenjat më të qarta deri tani se zyrtarët amerikanë po përgatiten për një lëvizje agresive ruse në rajon.

“Veprimet ushtarake nga Rusia mund të vijnë në çdo kohë”, tha ambasada amerikane në një deklaratë. Zyrtarët “nuk do të jenë në gjendje të evakuojnë qytetarët amerikanë në një rast të tillë, kështu që qytetarët amerikanë të pranishëm aktualisht në Ukrainë duhet të planifikojnë sipas rrethanave,” thuhet në deklaratë.

Ambasada britanike në Ukrainë tha të hënën se një pjesë e personelit po tërhiqej nga Kievi si përgjigje ndaj “një kërcënimi në rritje nga Rusia”.

“Ambasada Britanike mbetet e hapur dhe do të vazhdojë të kryejë funksione thelbësore”, tha ambasada përmes Twitter-it.

Tensionet në Ukrainë janë rritur për muaj me radhë pasi Kremlini grumbulloi rreth 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, një rritje dramatike që Perëndimi thotë se është përgatitje për një luftë për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në aleancën e NATO-s.

Banorët e Kievit janë të shqetësuar për situatën e sigurisë.

“Një zoti e di çfarë do të ndodh. Ndoshta ish presidenti Janukoviçi kthehet. Gjithçka mund të ndodhë. Shpresoj të jetojmë normalisht dhe të qetë. Dhe Ukraina do të jetë e pavarur dhe gjithçka të shkojë mire. Shpresojmë”, thotë Boris, punëtor ndërtimi.

“Është e pamundur të parashikohet çdo gjë. Sepse askush nuk e di, edhe vetë Putini nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Por fakti që ne marrim ndihmë ndërkombëtare, përfshi ndihmë ushtarake – mendoj se kjo është gjëja e mirë dhe më e nevojshme”, thotë Inna, banore e Kievit.

Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po planifikon të pushtojë Ukrainën, por ushtria ruse tashmë ka aneksuar një pjesë të territorit ukrainas, kur pushtoi Krimenë dhe mbështet forcat separatiste, që morën kontrollin e pjesëve të mëdha të Ukrainës lindore tetë vjet më parë. VOA

NATO dërgon forca shtesë në lindje, ndërsa Irlanda refuzon stërvitjet e Rusisë pranë brigjeve të saj

VOA

NATO-ja tha të hënën se po vendos forca shtesë dhe po dërgon më shumë anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, ndërsa Irlanda paralajmëroi se lojërat e reja luftarake ruse në brigjet e saj nuk janë të mirëpritura, duke pasur parasysh tensionet rreth asaj nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndërmend të sulmojë Ukrainën.

Organizata ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tha se po forcon praninë e saj “parandaluese” në zonën e Detit Baltik. Danimarka po dërgon një fregatë dhe po vendos avionë luftarakë F-16 në Lituani; Spanja do të dërgojë gjithashtu anije luftarake dhe mund të dërgojë avionë luftarakë në Bullgari; dhe Franca është gati të dërgojë trupa në Bullgari po ashtu.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca do të “marr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”. Ai tha se “gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive”.

Njoftimi u bë një kohë kur ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian po përpiqen të tregojnë vendosmërinë në mbështetje të Ukrainës dhe po diskutojnë shqetësimet rreth dallimeve mbi mënyrën më të mirë për t’u përballur me çdo agresion rus.

“Ne po tregojmë unitet të pashembullt për situatën në Ukrainë, me një bashkërendim të fortë me Shtetet e Bashkuara”, u tha gazetarëve në Bruksel, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili kryeson takimin e ministrave të Jashtëm.

I pyetur nëse BE-ja do të ndiqte veprimin e Shteteve të Bashkuara dhe do të urdhëronte familjet e diplomatëve evropianë në Ukrainë të largoheshin, zoti Borrell tha se “nuk do ta bëjmë të njëjtën gjë”. Ai tha se dëshiron të dëgjojë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më shumë për atë vendim.

Britania e Madhe njoftoi gjithashtu të hënën se po tërheq disa diplomatë dhe vartës nga ambasada e saj në Kiev. Ministria e Jashtme tha se vendimi është “përgjigje të kërcënimit në rritje nga Rusia”.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara ishte “një hap i parakohshëm” dhe një shenjë e “kujdesit të tepruar”. Ai tha se Rusia po mbjell panik mes ukrainasve dhe të huajve, për të destabilizuar Ukrainën.

Gjermania po i ndjek zhvillimet, por ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, theksoi se “nuk duhet të kontribuojmë në trazimin e mëtejshëm të situatës; ne duhet të vazhdojmë të mbështesim shumë qartë qeverinë ukrainase dhe mbi të gjitha, të ruajmë qëndrueshmërinë e vendit”.

Në prag të fillimit të takimit, ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, tha se do të informonte homologët e tij se Rusia planifikon të zhvillojë manovra ushtarake rreth 240 kilometra nga bregu jugperëndimor i Irlandës, në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës ekskluzive ekonomike të Irlandës.

“Kjo nuk është koha për të rritur veprimtarinë ushtarake dhe tensionin në kontekstin e asaj që po ndodh me dhe në Ukrainë”, tha ministri Coveney. “Fakti që ata po zgjedhin ta bëjnë atë në kufijtë perëndimorë të BE-së, në brigjet e Irlandës, është diçka që, sipas mendimit tonë, nuk është thjesht e mirëpritur dhe është padëshiruar tani, veçanërisht në javët e ardhshme”.

Diplomatët thanë para takimit të së hënën në të cilin sekretari Blinken do të marrë pjesë virtualisht, se ministrat do të ritheksojnë dënimin evropian të grumbullimit ushtarak rus pranë Ukrainës, që përfshijnë rreth 100,000 trupa, tanke, artileri dhe pajisje të rënda.

*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Associated Press

Scholz: Aktiviteti ushtarak i Rusisë në kufirin ukrainas përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë evropiane

Berlin

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se aktiviteti ushtarak i Rusisë në kufirin lindor të Ukrainës përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndodhemi në një situatë shumë serioze”, tha Scholz për gazetën Süddeutsche Zeitung lidhur me tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Stacionimi i njëqind mijë ushtarëve dhe një numri të madh të pajisjeve ushtarake në kufirin ukrainas nga Rusia nuk mund të injorohet. Nuk ka asnjë shpjegim logjik për këtë. Kjo është kërcënim për paqen dhe sigurinë e Evropës”, shtoi kancelari i Gjermanisë.

Ai tha se mosvënia në dyshim e kufijve është pjesë e “politikës së butë” dhe marrëveshjeve të arritura pas vitit 1990.

“Kjo nënkupton se ju nuk mund t’i ndryshoni kufijtë vetëm pse në disa libra të vjetër ato janë të vizatuar ndryshe. Ajo që duhet zbatuar janë rregullat dhe ligjet, e jo forca ushtarake”, ka deklaruar Scholz.

Scholz po ashtu theksoi se aneksimi i Krimesë ishte një shkelje serioze e Aktit Final të Helsinkit nga Rusia.

“Situata në Ukrainën lindore mbetet e rrezikshme dhe gjithashtu shkelen këto parime. Për Willy Brandt-in dhe Helmut Schmidt-in (ish-kancelarë gjermanë), integriteti territorial dhe e drejta e shteteve për vetëvendosje janë të pandashme”, tha ai.

Olaf Scholz tha se anëtarësimi i vendeve të tjera nga Evropa Lindore në NATO nuk është në agjendë.

Duke iu referuar një deklarate të tij të mëparshme mbi atë se çfarë do të ndodhte nëse Rusia sulmon Ukrainën, kancelari gjerman përsëriti se nëse do të ketë sulm ushtarak kundër Ukrainës, kjo do t’i kushtonte rëndë Rusisë.

I pyetur nëse gazsjellësi “Nord Stream 2”, i cili do të transportojë gazin rus në Gjermani, është brenda fushës së sanksioneve të mundshme kundër Rusisë, Scholz tha:

“Ne do të jemi të mençur në një situatë si kjo, që shpresojmë të mos ndodhë. Çdo gjë që bëjmë i shërben qëllimit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Ne kemi aktivizuar të gjitha kanalet diplomatike për këtë. Do të ishte e mençur të zgjedhim masat që do të kenë ndikimin më të madh tek ata që shkelin parimet e dakorduara. Njëkohësisht, ne duhet t’i kemi parasysh edhe pasojat që kjo do të shkaktonte ndaj nesh. Askush nuk duhet të ketë iluzionin se kjo është një masë që nuk ka pasoja për ne”.

Kush është politikani që Rusia dëshiron që ta udhëheqë Ukrainën?

Një pano me fotografinë e Yehen Murayevit e vendosur në Kiev. Britania tha se Rusia dëshiron që Murayev të udhëheqë Qeverinë ukrainase, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga vetë Murayevi dhe Moska.

 

RFE/RL

Reuters

Britania e ka akuzuar Kremlinin se po dëshiron që ta instalojë një lider pro-rus në Ukrainë dhe ka thënë se zyrtarët e inteligjencës ruse kanë qenë në kontakt me ish-politikanët ukrainas, si pjesë e një plani për ofensivë ushtarake.

Zyra e Jashtme britanike tha se Rusia po konsideron që politikani ukrainas Yevhen Murayev ta udhëheqë Qeverinë e re, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga Rusia. Murayev po ashtu ka hedhur poshtë këto deklarata të Britanisë gjatë një prononcimi për gazetën Observer.

Kush është Yevhen Murayev?

I lindur më 1976 në qytetin lindor të Kharkivit në afërsi të kufirit me Rusinë, Murayev është pjesë e një grupi të politikanëve që kundërshtojnë udhëheqjen perëndimore të shtetit, që erdhi në pushtet pas protestave masive të vitit 2014.

Ai e nisi karrierën e tij politike në Kharkiv si aleat i ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, që u largua për në Rusi pas protestave të vitit 2014.

Ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych dhe presidenti rus Vladimir Putin më 2013. Yanukovych u largua për në Rusi më 2014 pas protestave masive anti-qeveritare në Ukrainë.

Ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych dhe presidenti rus Vladimir Putin më 2013. Yanukovych u largua për në Rusi më 2014 pas protestave masive anti-qeveritare në Ukrainë.

Në periudhën 2014-2019 ai ishte deputet në Parlamentin ukrainas. Fillimisht ishte deputet i fraksionit të Bllokut Opozitar, një parti e formuar nga fraksione të Partisë së Rajoneve të Yanukovychit, që mbështetet nga Moska. Por, në qershor të vitit 2016, ai u distancua nga Blloku Opozitar dhe themeloi partinë e tij të quajtur Për Jetën, me ideologji të ngjashme.

Më 2018, ai themeloi një parti tjetër të quajtur Nashi. Murayev ishte regjistruar si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2019, por u tërhoq nga gara para se të mbaheshin zgjedhjet.

Cilat janë pikëpamjet politike të Murayevit?

Murayev ka promovuar pikëpamje që përputhen ngushtë me narrativët rusë për Ukrainën. Ai konsideron se protestat e vitit 2014 ishin një grusht-shtet i mbështetur nga Perëndimi.

Vitin e kaluar, ai iu referua luftës në rajonin lindor ukrainas të Donbasit si konflikt i brendshëm ndërmjet Qeverisë dhe rebelëve. Kjo është një pikëpamje diametralisht e kundërt nga ajo që ka Ukraina dhe Perëndimi, të cilët e shohin konfliktin në lindje të shtetit si luftë ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Më 2021, ai deklaroi po ashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kontrollohet nga Perëndimi, dhe sugjeroi, njësojë sikurse Rusia, se Ukraina mund të tentojë që të rimarrë me forcë territorin në lindje që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Kievi mohon se ka plane të tilla.

“Zelenskiy është peng dhe po shantazhohet nga [shërbimi sekret i Mbretërisë së Bashkuar] M16, [Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës] CIA, nga kushdo. Nesër ata do ta detyrojnë atë që të nisë një ofensivë kundër Donbasit, që do të çojë në një luftë të shkallës së gjerë”, ka thënë ai.

Tërheqja e Rusisë në një përshkallëzim “do të nënkuptojë se mijëra ukrainas do të vdesin në njërën dhe tjetrën anë të vijës së demarkacionit”, ka thënë Murayev.

Sa ndikim ka Murayevi?

Murayev është më pak i njohur sesa Viktor Medvedchuk, një biznesmen dhe ligjvënës pro-Moskës, i cili thotë se presidenti rus Vladimir Putin është kumbar i vajzës së tij. Vitin e kaluar, Medvedchuk u vendos në arrest shtëpiak nën akuza për tradhti.

Murayev megjithatë ka ndikim përmes kanalit të tij televiziv të quajtur Nash, që nisi transmetimin në nëntor të vitit 2018. Pronari zyrtar i këtij kanali është babai i tij, Volodymyr Murayev.

Sipas një sondazhi të Qendrës Razumkov, rezultatet e të cilit u publikuan në dhjetor të vitit 2021, Murayev doli i shtati me 6.3 për qind mbështetje në mesin e kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të parapara që të mbahen më 2024. Një tjetër sondazh i kryer nga grupi Rating, e vendosi atë në vendin e pestë.

Më 2017, si pjesë e deklarimit të detyrueshëm të pasurisë, ai deklaroi se ka para të gatshme 2 milionë dollarë, 1 milion euro dhe 13 milionë hryvnia (460,971 mijë dollarë).

Çfarë tha Murayev dhe të tjerët lidhur me akuzat e Britanisë?

Murayev hodhi poshtë pretendimet e Britanisë, duke i thënë gazetës Observer se akuza “nuk është shumë e logjikshme”. Ai premtoi se do të jepte më shumë komente në një postim në Facebook, postim që e shoqëroi me një fotografi montazh të tij me imazhin e James Bond.

Në një postim të mëvonshëm, ai bëri thirrje për dhënien fund të ndarjes së politikanëve në Ukrainë në pro-perëndimorë dhe pro-rusë dhe tha se shteti ka nevojë për udhëheqës të rinj.

Rusia po ashtu i hodhi poshtë akuzat e Britanisë duke i cilësuar si “dezinformata”. Ndërkaq, Qeveria ukrainase nuk ka komentuar ende.

Volodymyr Fesenko, një analist politik ukrainas, tha se i duket e çuditshme që Murayev të jetë kandidati potencial i Moskës për të udhëhequr Qeverinë ukrainase.

“Murayevi, me gjithë pro-rusizmin e tij, nuk është një figurë që është shumë e afërt me Kremlinin, veçanërisht nëse krahasohet me Viktor Medvedchuk”, shkroi Fesenko.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

SPD ka një problem me Rusinë – Nga Mathieu von Rohr

Një koment nga Mathieu von Rohr, kreu i departamentit të jashtëm të Der SPIEGEL

Presidenti rus Putin dëshiron të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në Evropë – dhe po kërcënon me luftë. Qeveria federale nuk gjen një përgjigje të qartë për këtë. Kjo është kryesisht për shkak të partisë së kancelarit Olaf Scholz.

Rreziku i një lufte agresioni në Evropë është real, por qeveria gjermane duket se ende nuk e ka kuptuar këtë. Ose si të shpjegohet ndryshe se ajo duket çuditërisht e paralizuar kur ka të bëjë me Rusinë?

Gjermania, si vendi më i rëndësishëm i BE-së, tani do të luante një rol kyç: Rusia po kërcënon me luftë kundër Ukrainës. Kancelari Olaf Scholz flet paqartë për “pasojat” në këtë rast, por nuk i përmend ato. Arsyeja është e qartë: koalicioni semaforik nuk është aspak dakord se cilat sanksione janë të mundshme. Kjo është një katastrofë në këtë situatë të rëndë.

Sjellja e Moskës është luftarake: imazhet dhe videot satelitore tregojnë se trupat ruse janë të vendosura pranë kufirit me Ukrainën, njësitë janë zhvendosur në perëndim në pjesë të largëta të vendit. Më shumë se 100,000 trupa janë të vendosur atje, tanke, artileri të rëndë. Rusia jo vetëm që kërkon nga amerikanët dhe evropianët që Ukraina të mos bëhet kurrë anëtare e NATO-s, por edhe një rishikim të të gjithë rendit të sigurisë evropiane të 25 viteve të fundit, sepse gjoja ndihet e rrethuar nga NATO.

Rusia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave të NATO-s nga vendet anëtare në Evropën Lindore dhe një garanci që shtetet fqinje skandinave si Finlanda dhe Suedia të mos t’i bashkohen kurrë aleancës. Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u zhvilluan në Gjenevë javën e kaluar, por më pas zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov fillimisht nuk donte të vazhdonte sepse amerikanët dhe NATO-ja nuk donin të plotësonin listën e kërkesave maksimale të Moskës.

Pavarësisht kësaj krize alarmante politike globale, qeveria gjermane është çuditërisht e kujdesshme. Kancelari Scholz shquhet për heshtjen dhe formalitetin e tij. Qeveria thekson se do të reagojë së bashku me BE-në dhe NATO-n nëse Rusia sulmon. Por qeveria as nuk mund të premtojë se do të ndalojë gazsjellësin Nord Stream 2 të Detit Baltik në këtë rast. Ky tubacion ka qenë tashmë shumë i diskutueshëm politikisht, pasi synohet të transportojë gazin nga Rusia direkt në Gjermani, duke anashkaluar Poloninë dhe Ukrainën. Qeveria gjermane me sa duket ende mendon se është e mundur që gazi të rrjedhë përmes tyre – edhe nëse Rusia sulmon Ukrainën. Pra, çfarë ia vlen gjithë biseda për pasojat?

Në politikën gjermane, lloj-lloj njerëzish nuk flasin për atë që duan të bëjnë në rast të një sulmi rus, por për atë që nuk duan të bëjnë në asnjë rrethanë. Kjo vlen jo vetëm për politikanët nga kampi qeveritar, por edhe për liderin e zgjedhur të CDU-së Friedrich Merz: Në fundjavë ai përjashtoi që Rusia mund të hidhej jashtë sistemit global të pagesave Swift – një nga sanksionet më të dhimbshme që u diskutua më herët: që bankat dhe kompanitë ruse do të përjashtoheshin efektivisht nga transaksionet e pagesave ndërkombëtare. Kjo ndërton besim dhe jo presion në Rusi: që do të thotë ju mund të mbështeteni në mosveprimin e Berlinit.

Moska mund të ndihet vetëm e inkurajuar në veprimet e saj, aq e dobët dhe e ndarë sa duket Gjermania tani. Banalizues të shquar të qasjes luftarake mund të gjenden edhe brenda koalicionit qeverisës.

Hendikepi më i madh për politikën e jashtme të Gjermanisë për momentin është partia kancelariste SPD. Kjo krizë tregon se pjesë të mëdha të partisë janë kapur nga një nostalgji për t’u marrë me Moskën, që në fakt është më e njohur nga Partia e Majtë. Atje, glorifikimi i regjimeve autoritare është rend i ditës: SHBA është e keqe, Rusia nuk është aq e keqe.

Është i frikshme se sa shumë mohim i realitetit në raport me Rusinë mund të dëgjohet nga partia e kancelarit për momentin. Në fundjavë, anëtari i SPD-së i Bundestagut Ralf Stegner e shprehu si duhet këtë mentalitet në Twitter: ai u ankua për një “ton shqetësues” në komentet gjermane për Rusinë dhe pranoi “tronditje verbale”. Ai u komentua për “tonin e Luftës së Ftohtë” dhe se “promovoi në mënyrë të njëanshme riarmatimin dhe sanksionet spirale ku nevojiteshin urgjentisht diplomacia dhe zbutja”.

Është groteske: për Stegnerin, kërkesat për një pengesë të besueshme kundër Rusisë dhe mbështetje për Ukrainën janë “trokëllitje shpatash”. Ai e injoron plotësisht trokëllitjen e vërtetë të shpatave të Moskës. Për kujtesë, Rusia po qëndron në kufirin e Ukrainës me një ushtri të tërë dhe po kërcënon në mënyrë të njëanshme me luftë.

Sigurisht, tweet-et e Stegner përfshinin edhe shprehjen “Ostpolitik”: Për shumë në SPD, është një lloj fjale magjike për gjithçka që ka të bëjë me Rusinë. Por politika e Willy Brandt-it për “ndryshim nëpërmjet afrimit” në vitet 1970 u zhvillua në situatën krejtësisht të ndryshme historike të Luftës së Ftohtë. Në atë kohë bëhej fjalë për një politikë zbutje – detentifikimi midis dy blloqeve të ngurtë, jo për një kundërshtar që donte të arrinte një ndryshim në kufijtë dhe sferat e ndikimit me kërcënimin konkret të luftës. Rastësisht, jo për dikë që kryen hapur sulme vrasjeje dhe helmimi kundër kundërshtarëve politikë në Evropën Perëndimore. Kur dikush në SPD bën thirrje për “Ostpolitik” sot, ata në radhë të parë po ngrohin shpirtin e partisë dhe duan të tregojnë një kuptim të paqartë për Rusinë.

Ralf Stegner nuk është një figurë veçanërisht e rëndësishme në SPD. Por ai është simptomë e kësaj partie. Dhe nuk është i vetmi politikan i SPD-së që tregon një lidhje problematike me realitetin në këtë krizë. Kreu i fraksionit Rolf Mützenich jep intervista njëra pas tjetrës në të cilat ai tregon shumë mirëkuptim për ndjenjat ruse të një kërcënuese dhe shumë pak mirëkuptim për ndjenjat e një kërcënimi të ndjerë nga fqinjët tanë të Evropës Lindore. Në dhjetor ai bëri thirrje për t’i dhënë fund “kërcënimeve reciproke” në krizën e Ukrainës. Por kur apo me çfarë e kërcënoi Ukraina Rusinë?

Natyrisht, edhe këndvështrimi rus duhet pranuar – por jo veçanërisht kur Rusia mban një pistoletë në tempullin e një vendi fqinj.

Madje, sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Kevin Kühnert, deklaroi se “nuk duhet të flitet për konflikte të mundshme ndërkombëtare”, të cilat në bazë të fakteve mund të cilësohen vetëm si bojkot i realitetit. Kühnert pohoi se kështu do të varroseshin projektet “që gjithmonë kanë qenë një gjemb në këmbë”. Ai nënkuptonte Nord Stream 2, gazsjellësin që partneri i koalicionit të gjelbër e ka refuzuar prej vitesh. Nuk duhet të ngatërrohen debatet për Nord Stream 2 dhe politikën ruse ndaj Ukrainës, tha Kühnert.

Mund të thuash po aq mirë se nuk duhet të ngatërroni nevojat e industrisë gjermane të eksportit me një luftë agresioni në Ukrainë. Por meqenëse evropianët kanë arsye të mira për të mos shkuar në luftë vetë, sanksionet ekonomike janë mjeti më i fuqishëm në dispozicion të tyre.

Është e vështirë të kuptohet pse kaq shumë në SPD duan ta përjashtojnë këtë projekt të gazsjellësit nga sanksionet e mundshme, me të cilat Gjermania është izoluar prej vitesh brenda aleancës perëndimore.

A ka të bëjë kjo me faktin se historia e origjinës së gazsjellësit është e lidhur ngushtë me SPD-në, mbi të gjitha me ish-kancelarin Gerhard Schröder? Ai kishte rënë dakord për gazsjellësin e parë Nord Stream me Vladimir Putin pak para se të votohej jashtë detyrës, në mënyrë që të bëhej menjëherë kryetar i bordit mbikëqyrës në kompaninë operative – ai tani është gjithashtu kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë ruse të naftës Rosneft. Është pjesë e problemit që Shröder trajtohet si një ish-kancelar dhe burrë shteti i moshuar nga shumë në partinë e tij dhe në Gjermani. Ai është 100 për qind një lobist i paguar nga Rusia.

Manuela Schwesig, kryeministre e landit të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore, është një shembull i mirë për të treguar se sa problematike është marrëdhënia midis pjesëve të SPD-së dhe Rusisë. Ajo insistoi në ngritjen e një të ashtuquajturi fondacioni mjedisor me paratë ruse për të përfunduar Nord Stream 2 në mënyrë që të anashkalonte sanksionet amerikane dhe madje të përfundonte tubacionin me anijen e saj. Përndryshe, partitë populiste të krahut të djathtë në Evropë shpesh financohen me paratë ruse – dhe tani financimi po hyn në themelin e një qeverie shtetërore të udhëhequr nga SPD.

Për fat të mirë, ka përjashtime të dukshme në parti. Njëri prej tyre është Michael Roth, kryetari i komitetit të punëve të jashtme në Bundestag, i cili foli në SPIEGEL në favor të përdorimit të Nord Stream 2 si një mjet presioni dhe kërkoi “mbrojtje” kundër Rusisë. Ai gjithashtu nuk mund të bëjë pa termin “Ostpolitik”, por ai e përkufizon atë në një mënyrë të këndshme ndryshe nga shumica në partinë e tij: Sipas Roth, një “Ostpolitikë e re evropiane” duhet të marrë gjithashtu parasysh “interesat e sigurisë së partnerit të qendrës të Europës Lindore . Partnerët tanë të Evropës Lindore duhet marrë para sysh se hyjnë konsideratat e shumë Rusisë” – Është e vështirë të kuptosh: të pëlqen të flasësh për Rusinë “fqinje”, sikur të mos ekzistonin as Polonia, Ukraina apo shtetet baltike.

Gjatë fushatës zgjedhore, kancelari Olaf Scholz pretendoi se kushdo që e kërkon udhëheqjen prej tij do ta marrë. Pastaj, duke pasur parasysh konfuzionin dhe zërat qetësues në partinë e tij, ai duhet t’i drejtohet urgjentisht Moskës me fjalë të qarta. Scholz nuk është një nga miqtë e hapur të Rusisë në partinë e tij, por edhe ai vazhdon të përsërisë të pavërtetën se gazsjellësi Nord Stream 2 është një “projekt thjesht i sektorit privat”. Fakti që ai mohon seriozisht dimensionin politik të projektit është në fakt nën nivelin e Scholz-it.

Vetë Putini e bëri të qartë në vjeshtë se gazsjellësi është një mjet për të ushtruar presion: ai kërcënoi të furnizonte më shumë gaz në Evropën Perëndimore vetëm nëse hapej Nord Stream 2. Vendet fqinje në Evropën Lindore e kanë parë gjithmonë tubin si një projekt gjeopolitik, ashtu si edhe SHBA-të, edhe pse qeveria Biden ka bërë shumë për të shmangur sanksionet e mëtejshme të kongresit kundër Gjermanisë. Përleshja gjermane për këto ditë është pra një goditje tjetër për aleatët: Përfaqësuesit e qeverisë amerikane po bëjnë përpjekje të mëdha për të theksuar publikisht unitetin e tyre me Gjermaninë. Por fakti që qeveria federale ende nuk dëshiron të thotë nëse Nord Stream 2 mund të bëhet pjesë e një pakete sanksionesh mahnit shumë në Uashington, të cilët në fakt janë të prirur mirë ndaj Gjermanisë.

E vetmja që e ka pozicionuar veten më qartë në qeverinë federale është Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock. Të Gjelbrit i kanë kundërshtuar qartë përpjekjet hegjemoniste ruse në të kaluarën, dhe këtë qendrim e mban pjesa e mëdhe e FDP-së. Dy partnerët më të vegjël të koalicionit kanë një qëndrim më realist ndaj Rusisë sesa SPD; kjo jep arsye për të shpresuar se qeveria mund të miratojë përfundimisht masa të forta.

Fakti që ministrja e Jashtme bëri një ndalesë në Ukrainë para takimit të saj me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov ishte një gjest i rëndësishëm. Megjithatë, që nga fillimi i krizës së re ruse, Kancelaria Federale ka pretenduar udhëheqjen në politikën e jashtme dhe ajo fjalë për fjalë po ngadalëson Baerbock-un.

Tani do t’i takonte kancelarit Scholz të kundërshtonte rrymat nostalgjike në partinë e tij për Rusinë dhe të angazhohej qartë për masat e mundshme ndëshkuese. Sigurisht, këto do të duhet të përfshijnë gjithashtu Nord Stream 2. Për sa kohë që Gjermania heziton t’i tregojë qartë Moskës pasojat e mundshme, Evropa do të mbetet e dobët. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Evropës, sistemin e saj të sigurisë dhe ndikimin e ardhshëm të Rusisë në kontinent, mund të jeni pak më aktiv.

Nuk ka të bëjë më vetëm me Ukrainën, të cilën Rusia e sheh si pjesë të territorit të saj historik. Për Vladimir Putin, nuk ka të bëjë vetëm me shmangien e rrezikut, por edhe me rivendosjen e fuqisë dhe ndikimit në Evropë – me të vetmin mjet që ai ka: ushtrinë. Është e vërtetë se prodhimi ekonomik i vendit të tij është vetëm dy herë më i madh se ai i Zvicrës – me shtatëmbëdhjetë herë më shumë banorë.

Por ushtria ruse ka treguar në vitet e fundit nga Gjeorgjia në Siri dhe Krime se është e aftë të bëjë luftë në mënyrë efektive. Nuk mund të përjashtohet që Ukraina do të pasohet nga vende të tjera konflikti: përfaqësuesit rusë tashmë po bëjnë kërcënime indirekte kundër shteteve të tjera – Mikhail Ulyanov, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, pohoi se anëtarësimi i shteteve baltike në NATO po destabilizon afërsinë e menjëhershme . Së fundmi, shteti jo anëtar i NATO-s, Suedia, dërgoi trupa shtesë në ishullin Gotland të Detit Baltik, sepse Rusia kishte rritur aktivitetet e saj në rajon.

Qeveria federale duhet t’i përgjigjet këtij kërcënimi. Ajo duhet gjithashtu të rishqyrtojë rezistencën e saj ndaj dërgesave të armëve në Ukrainë – është e pakuptueshme që Gjermania të refuzojë këtë mbështetje për këtë vend partner në nevojë të madhe. Natyrisht, në funksion të kërcënimit të ri rus, Gjermania dhe Evropa duhet të vendosin masa ushtarake parandaluese.

Mbi të gjitha, SPD duhet t’i nënshtrohet tani një kontrolli të realitetit: në pjesë të së majtës, fjala “luftëtar” është ende një fjalor popullor për të diskredituar këdo që bën thirrje për një strategji ekonomike, ushtarake dhe politike përballë synimeve destabilizuese dhe luftarake të Rusisë. Asgjë që Rusia bën në këto qarqe nuk është gjysma e keqe se ajo që bëjnë SHBA-ja apo Evropa për t’i mbajtur ata të sigurt.

Por këto ditë nuk mund të ketë dyshim se kush është luftënxitës dhe udhëheqës i vërtetë i luftës. Qeveria Federale dhe veçanërisht Partia e Kancelarit SPD jo vetëm që duhet ta njohin urgjentisht këtë, por edhe të veprojnë në përputhje me rrethanat./Pëktheu Elida Buçpapaj

Kreu i Marinës Gjermane dorëhiqet pas deklaratave mbi konfliktin Rusi-Ukrainë

Kreu i Marinës Gjermane me deklaratën e tij lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar irritim të madh. Si rrjedhojë zëvendësadmirali Kay-Achim Schönbach u zevëndësua ‘me kërkesën e tij’.

‘I kam kërkuar Ministres së Mbrojtjes, të më lirojë nga detyrat dhe detyrimet si inspektor i Marinës me efekt të menjëhershëm’, deklaroi Kay-Achim Schönbach. ‘Deklarimet e mia të pamenduara lidhur me politikën e sigurisë dhe atë ushtarake rëndojnë mjaft postin tim’, e argumentoi vendimin e tij për dorëheqjen zëvendësadmirali.

‘Për të shmangur dëmin e mëtejshëm për Marinën Gjermane, Bundeswehr-in, e në radhë të parë për Republikën Federale të Gjermanisë, unë e konsideroj të nevojshëm këtë hap.’

Ministrja socialdemokrate e Mbrojtjes Christine e pranoi kërkesën për dorëheqje të 56-vjeçarit, njoftoi zëdhënësi i ministrisë të shtunën në mbrëmje (22.01). Deri në vendimin për zgjedhjen e pasuesit Marina Gjermane do të drejtohet nga zëvendësi i deritanishëm i Schönbach-ut, kontra-admirali Jan Christian Kaack.

‘Krimeja është e humbur’

Schönbach gjatë një raundi bisede Think Tanks në Indi ka thënë, se gadishulli i Krimesë i aneksuar më 2014 nga Rusia është i humbur për Ukrainën. ‘Krimeja ka marrë fund, s’kthehet më, ky është fakt’. Një regjistrim me video i kësaj bisede është përhapur në internet. Schönach hodhi poshtë edhe frikërat, se Kremlini planifikon ndërkohë një ndërhyrje në vendin fqinj. Që Rusia do të përvetësojë territor ukrainas, kjo është ‘absurde’.

Njëkohësisht kreu i marinës ka shprehur mirëkuptim për presidentin rus Vladimir Putin. ‘Ajo çfarë Putin kërkon vërtetë është respekti si i barabartë. Dhe-o Zot-të respektosh dikë nuk kushton aspak, nuk kushton asgjë. Pra nëse më pyesni mua: Është e lehtë t’i japësh atij respektin, që kërkon, dhe me sa duket ai edhe e meriton këtë.’

Ministria e Mbrojtjes në Berlin u distancua prej deklaratave të Schönbach-ut. Ato ‘nuk i përgjigjen kurrsesi as në përmbajtje dhe as në përzgjedhjen e fjalëve pozicionit të Ministrisë së Mbrojtjes’.

Kryetarja e komisionit parlamentar të mbrojtjes në Bundestag Bundestag, liberal-demokratja Marie-Agnes Strack-Zimmermann theksoi: ‘Zëvendësadmirali Schönbach me deklarimet e tij ka vënë në pikëpyetje strukturën europiane të sigurisë dhe të drejtën ndërkombëtare. Dorëheqja e tij është logjike.’

‘Zhgënjim i thellë’

Ministria e Jashtme e Ukrainës për këtë arsye i shprehu shqetësimin ambasadores gjermane në Kiev, Anka Feldhusen. Deklaratat e Schönbach-ut janë „të prapranueshme’. Më parë ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba kishte shprehur zemërimin e tij, që qeveria gjermane nuk do të furnizojë armë në Ukrainë. ‘Ne shprehim zhgënjimin tonë të thellë për pozicionin e qeverisë së Gjermanisë lidhur me mosgarantimin për furnizimin me armë në Ukrainë.’

Rusia javën e kaluar grumbulloi mbi 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas. Qeveria në Moskë i përgënjeshtron planet për ndërhyrje. Ajo kërkon nga NATO garanci për sigurinë si dhe anulimin e pranimit të Ukrainës në aleancë. Perëndimi e refuzon këtë kërkesë dhe deklaron, se ndërhyrja e trupave ruse në Ukrainë mund të ketë pasoja të rënda politike dhe ekonomike.

/DW

Friedrich Merz zgjidhet kryetar i CDU-së me 94,62% ​​të votave

VOAL – Friedrich Merz u zgjodh në krye të Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë (CDU) me 94,62% ​​të votave nga delegatët e kongresit të partisë online në Gjermani që po zhvillohet në vazhdim. Ish-juristi financiar ishte zgjedhur tashmë në dhjetor nga baza e CDU-së me 62.1% të preferencave dhe delegatët u thirrën për të konfirmuar zgjedhjen.

CDU ka “shansin e një fillimi të ri”, por duhet të japë një imazh të qartë: nëse grindet, rruga për në qeverinë e ardhshme do të jetë e gjatë”, tha Merz në fjalimin e tij në kongres.

“Ne pësuam një disfatë të rëndë në zgjedhje. Por nuk e kemi humbur besimin tek vetja – tha ai -. Duhet të imagjinojmë se si do të jetë një qeveri e së ardhmes”. “Nuk e mashtrojmë veten, rruga do të jetë e gjatë. Dhe kjo nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga ne”, tha ai. sda-eb

NATO hedh poshtë kërkesën e Rusisë për të tërhequr forcat nga Rumania dhe Bullgaria

NATO-ja hodhi poshtë të premten kërkesat ruse për të tërhequr forcat e saj nga Rumania dhe Bullgaria ndërsa vazhdonin përpjekjet diplomatike për të parandaluar një luftë në Evropë në kushtet kur Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës.

“NATO-ja nuk do të heqë dorë nga e drejta për të mbrojtur njëri-tjetrin, përfshirë praninë e trupave në pjesën lindore të aleancës,” tha në një deklaratë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Moska ka kërkuar garanci ligjërisht të detyrueshme nga NATO-ja se ajo do të ndalojë zgjerimin dhe do të kthehet në kufijtë e vitit 1997.

Më herët të premten, ministria e jashtme ruse tha se garancitë e sigurisë që kërkon Moska nga Perëndimi përfshijnë dispozita që kërkojnë që forcat e NATO-s të largohen nga Rumania dhe Bullgaria.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë do të thoshte kjo për Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat u anëtarësuan në NATO-n pas vitit 1997, ministria tha se Rusia donte që të gjitha trupat e huaja, armët dhe pajisjet e tjera ushtarake të tërhiqeshin nga ato vende.

NATO-ja i hodhi poshtë këto kërkesa, duke thënë se një gjë e tillë do të krijonte aleatë të dorës së parë dhe të dytë të NATO-s, gjë që aleanca nuk mund ta pranonte.

“Ne hedhim poshtë çdo ide për sfera ndikimi në Evropë. Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, edhe me forcimin e mbrojtjes sonë kolektive,” tha zëdhënësja e NATO-s.

“NATO-ja është vigjilente dhe vazhdon të vlerësojë nevojën për të përforcuar pjesën lindore të Aleancës sonë.”/VOA/

Berlusconi synon Presidencën

RFE/RL

Italia është gati të zgjedhë presidentin e ri dhe synon nxisë unitetin, pas grindjeve politike.

Silvio Berlusconi mendon se është i përshtatshëm për këtë pozitë.

Manjati i medias, miliarderi dhe tri herë kryeministër i Italisë, që hyri në politikë gati 30 vjet më parë, Berlusconi, po synon t’i shtojë karrierës së tij edhe pozitën më të lartë në këtë shtet.

Berlusconi ishte dënuar për mashtrim me tatime dhe ishte përjashtuar nga Senati. Por, sa i përket shembullit të tij nga ana morale, 85-vjeçari që ishte parë shumë herë në mbrëmje të ndryshme me vajza më të reja, kishte deklaruar se “unë nuk jam shenjtor”.

Kreu aktual i shtetit, Sergio Mattarella, mandati i të cilit skadon më 3 shkurt, ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të kandidojë përsëri për president.

Po ashtu, Berlusconi arriti që të lirohet nga akuzat për dyshimet se ka paguar për seks një vajzë të mitur.

Ai është duke lobuar qe disa javë te ligjvënësit italianë të qendrës së djathtë, për të siguruar votat e tyre për t’u zgjedhur president më 24 janar, në një mandat katërvjeçar.

Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.

Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

Ish-kryeministri Enrico Letta, i cili kryeson Partinë Demokratike, kritikoi vendimin e qendrës së djathtë për të mbështetur Berlusconin, pasi ai e konsideron “një zgjedhje thellësisht të gabuar”.

“Çdo lider politik (partiak) është përçarës, por kur mendojmë për Silvio Berlusconin, në historinë e këtyre 25 vjetëve, është e vështirë të mendosh për një shef politik më përçarës se ai”, tha Letta.

Berlusconi ka luftuar përgjatë viteve shkaku i problemeve në zemër dhe problemeve të tjera shëndetësore. Ai, po ashtu, është shtruar në spital si pasojë e COVID-19.

Roberta Metsola u zgjodh presidente e re e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola është zgjedhur Presidentja e re e Parlamentit Evropian, në vend të David Sassoli-t, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Metsola fitoi një shumicë absolute prej 458 votash.

Metsola, një anëtare e grupit të krahut të djathtë EPP nga Malta, ishte midis katër kandidatëve për këtë pozicion, së bashku me Sira Rego të Spanjës (radikalja e majtë), Kosma Zlotowski e Polonisë (ECR, Euroskeptikët) dhe Alice Bah Kuhnke e Suedisë (të Gjelbërit).

Alice ishte pretendentja më e afërt, duke fituar 101 vota, me Sira që fitoi 58.

Secila ia bëri kërkesën kolegëve të tij eurodeputetë në Strasburg të martën për të pasuar Sassoli, i cili vdiq më 11 janar dhe mandati i të cilit përfundoi këtë javë.

Metsola është eurodeputete që nga viti 2013 dhe nënkryetare e Parlamentit që nga viti 2020./dita

Ndahet nga jeta miku i pëllumbave, Monsieur Pigeon

VOAL – Xhuzepe, i pastrehi i njohur me origjinë italiane, i cili endej në qendër të Parisit i rrethuar gjithmonë nga pëllumbat, “miqtë e tij më të mirë”, u gjet i vdekur në furgonin që ishte shtëpia e tij. Ai ishte 76 vjeç.

Një ish-kontabilist që kishte rënë në gjendje të keqe, ai ishte bërë vagabond me kalimin e viteve: mjekër e gjatë, kurriz i përkulur dhe një numër i madh pëllumbash mbi supet, duart dhe kudo që ulej për t’i ushqyer.

Në lagjen Beaubourg ishte bërë një figurë e njohur, e dashur për shumë njerëz. Jeta e tij përqendrohet rreth “Monsieur Pigeon”, një dokumentar me regji të Antonio Prata, i cili u prezantua në Festivalin e 55-të të Filmit në Solothurn. rsi-eb

Gjermani, ish-oficeri i inteligjencës së regjimit të Assad-it dënohet me burgim të përjetshëm

Këln

Gjykata e Lartë e Shtetit në Koblenz të Gjermanisë ka dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe vrasje Anwar Raslan, i cili ka punuar për inteligjencën në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i gjykatës lidhur me 58-vjeçarin Raslan mbart cilësinë si “i pari në botë lidhur me krimet e kryera me dorën e shtetit në Siri”.

Në këtë gjykim të cilin Prokuroria Federale e cilësoi si “procedimi i parë penal në botë kundër anëtarëve të regjimit të Assad-it për krime kundër njerëzimit” u dëgjuan më shumë se 80 dëshmitarë dhe viktima të torturës.

Raslan krahas krimeve kundër njerëzimit akuzohej për përdhunim, 58 vrasje dhe mbi 4 mijë tortura të kryera gjatë marrjes në pyetje në një burg në Damask gjatë luftës së brendshme në Siri për periudhën 2011 dhe 2012.

Pas punës për inteligjencën siriane, Raslan erdhi në Gjermani në vitin 2014 dhe në vitin 2019 ai u kap në Berlin. Në gjykim krahas 27 vrasjeve ai mori dënim edhe për krime të tjera si përdhunim dhe tortura.

Në fund të gjykimit që filloi më 23 prill të vitit 2020, Raslan u dënua me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe vrasje.

Ndërsa një tjetër i akuzuar në gjykim dhe i cili ka punuar për inteligjencën e Sirisë është edhe Eyad al-Gharib, i cili u dënua më 24 shkurt të vitit 2021 me 4.5 vite burg për shkak se ka ndihmuar në kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.

David Sassoli – IKU NJERIU, GAZETARI DHE POLITIKANI QË E DONIN TË GJITHË Nga Ndue Lazri

 

Më pëlqen ta kujtoj si atë ditë kur me daltë e me çekiç në dorë godiste mbi murin e Berlinit që po rrëzohej një herë e përgjithmonë. Apo atje në lindjen e largët mes njerëzve të dëmtuar nga tsunami. Ai ishte gjithnjë gazetar i frontit të parë e i tillë mbeti edhe kur ishte drejtues i TG1 në Rai. Gazetar i pakompromis, për të cilin mbi gjithçka vlenin realja, e vërteta, interesi i njerëzve të thjeshtë. Gjithë të tjerat ishin të dorës së dytë.

Sepse David Sassoli ishte mbi të gjitha njeri i thjeshtë, që i donte njerëzit dhe aspironte më të mirën për ta, njeri që me fjalën e tij dinte të luftonte ndarjet e të sillte bashkimin, të kontestonte luftën e të promovonte paqen, të shqelmonte të keqen e të vadiste të mirën. Sepse ai ishte kopshtar i së mirës. I pandryshueshëm në integritetin e tij si njeri mbeti edhe kur u fut në politikë, edhe kur u bë njeriu i institucioneve të rëndësishme të Europës, deri në detyrën e Presidentit të Parlamentit Europian.

Siç e kujtojnë shumë kolegë të tij, ai ishte i vetmi që dinte ta gjente gjuhën me të gjithë, që arrinte t’i ulte në tavolinë e të diskutonin e vendosnin për të mirën e përbashkët europiane e botërore. Ndaj edhe gëzonte stimën e respektin e të gjitha forcave politike të të gjitha ngjyrimeve.

Ai ishte simbol i mirësisë njerëzore. Roberto Benigni i intervistuar nga Sassoli kur po realizonte filmin “Pinoku” i tha që do donte që në filmin e tij të kishte si interpretues të roleve figura gazetarësh të RAIT. -Po mua cilin rol do më japësh?-e pyet Sassoli. Dhe Benigni, duke qeshur, i zgjedh figurën më njerëzore, Xhepeton.

Njerëzor dhe i drejtë deri në ditën e fundit. Në deklaratrën e tij të fundit në 13 dhejtorin e vitit të kaluar ai thoshte: Democracia është e vështirë të ndërtohet, por vritet me lehtësi. Mos ngrini mure kundër atyre që ikin nga luftrat, nga uria e të ftohtët, por ngrini mure midis morales dhe imorales, midis humanes dhe jo humanes”.

Ndaj edhe në ditën e ndarjes së tij nga jeta, përkrah mesazheve ngushëlluese nga personalitetet më të mëdha shtetërore e politike të të gjithë globit, spikasin miliona mesazhe të njerëzve të thjeshtë në thelb të të cilave tingëllonte: “Ti ishe presidenti ynë, presidenti i të gjithëve”.

Pushofsh në paqe, luftëtar i së mirës.

Ndahet nga jeta presidenti i Parlamentit të BE-së, David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

Sassoli ka vdekur më 11 janar në një spital në komunën Aviano të Italisë, ka thënë Cuillo.

Më 10 janar, Parlamenti i BE-së ka konfirmuar se politikani italian i qendrës së majtë, është shtrirë në nj spital në Itali prej 26 dhjetorit.

Përmes një deklarate, është thënë se “shtrirja në spital ka qenë e domosdoshme për shkak të komplikimeve serioze të nxitura nga mosfunksionimi i sistemit imunitar”.

Sassoli ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009.

Më 2019, ai është zgjedhur president i Parlamentit me bazë në Strasburg, pas propozimit të bërë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe grupi i demokratëve.

Mandati i tij do të përfundonte në fund të këtij muaji, dhe ai nuk pritej që të kandidonte për një mandat të dytë. rel

Italia mban zgjedhjet presidenciale më 24 janar

Presidenti italian, Sergio Mattarella.

 

Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar.

Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.

Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit.

Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

Zgjedhja e pasardhësit të presidentit aktual, Sergio Mattarella, pritet me padurim në Itali.

Deri tani, nuk ekziston një emër zyrtarisht.

Për javë të tëra, mediat kanë spekuluar për kandidaturën e kryeministrit aktual, Mario Draghi.

Të tjerë kanë thënë se do të dëshironin të shihnin një grua në krye të shtetit.

Në kampin e krahut të djathtë, Silvio Berlusconi përmendet vazhdimisht si kandidat.

Presidenti ka rol të rëndësishëm në Itali, sidomos në kohë krizash.

Në mesin e gjërave për të cilat ka pushtet është edhe shpërndarja e legjislaturës në parlament dhe emërimi i ministrave.

Mandati shtatëvjeçar i Mattarelles përfundon në muajin shkurt.

Franca heq flamurin e BE-së nga Harku i Triumfit pas polemikave politike

Paris

Qeveria e Francës, nën kritikat e partive politike të krahut të djathtë, dje hoqi një flamur të madh evropian në Paris që synonte të festonte presidencën franceze me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Flamuri i madh në Harkun e Triumfit (Arc de Triomphe), si dhe flamujt tjerë në Kullën Eifel dhe Muzeun e Luvrit, shënuan kalimin e presidencës së BE-së tek Franca më 1 janar, por opozita euroskeptike ka bërë presion për një “Frexit” duke kundërshtuar ligjet e BE-së, ndërsa mund të shkaktojë probleme edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Polemika në më pak se 100 ditë nga zgjedhjet, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 10 prill, u ndez pasi disa liderë të krahut të djathtë dhe kandidatë presidencialë shprehën zemërim, duke akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Emmanuel Macron për fshirjen e identitetit francez dhe përbuzjen ndaj veteranëve, emrat e të cilëve janë të gdhendura në Portën Triumfale.

Megjithëse Macron ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se po kërkon mandat të dytë si president i vendit, presidenca gjashtëmujore e Francës në krye të Këshillit të BE-së ka të ngjarë të jetë një çështje fushate në të cilën shohin të përfitojnë kundërshtarët e tij.

Pasi tha se do ta çonte çështjen e flamurit në gjykatë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e quajti heqjen e flamurit në fundjavë një “fitore të madhe patriotike”.

Ministri i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, i cili më herët pretendoi se flamuri do të qëndronte për disa ditë pasi u ngrit për herë të parë më 31 dhjetor, tha se ai u hoq sipas planit dhe mohoi që qeveria t’i ishte nënshtruar presionit politik. Duke folur rreth kësaj polemike për FranceInter News, ai fajësoi “patriotët e rremë”.

Ai shtoi se flamujt e tjerë të BE-së në kryeqytet do të mbeten.


Send this to a friend