VOAL

VOAL

Arrestimi për florinj pas Luftës, si u gjet e masakruar shoqja e Nexhmijes

September 24, 2016

Komentet

Dy “1 tetorët” e Sadik Zeqirit

Nadije Ahmeti

Më 1 tetor 1997, Sadik Zeqiri doli në rrugët e Prishtinës me këmishë të bardhë.

Ishte 23 vjeç, student i Fakultetit Juridik dhe një nga mijëra studentët shqiptarë që atë ditë kërkonin të drejtën për t’u kthyer në objektet e Universitetit të Prishtinës.

Disa muaj më vonë, këmishën e bardhë do ta linte mënjanë.

“E lashë këmishën e bardhë që kisha veshur në protestë dhe, në prill të vitit 1998, vesha uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kujton ai, 29 vjet më vonë, për Radion Evropa e Lirë.

Tani, Zeqiri po përgatitet të dalë përsëri në rrugë, më 1 tetor.

Por, kësaj radhe, protesta nuk është për universitetin.

Është kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sadik Zeqiri, i dyti nga e djathta, gjatë një proteste në Prishtinë, në mbështetje të katërshes së UÇK-së. Fotografi nga arkivi personal i Zeqirit.

Sadik Zeqiri, i dyti nga e djathta, gjatë një proteste në Prishtinë, në mbështetje të katërshes së UÇK-së. Fotografi nga arkivi personal i Zeqirit.

Për Zeqirin, mes dy protestave shtrihet pothuajse e gjithë historia e tij: studimet në sistemin paralel, lufta, arrestimi, burgjet në Kosovë e Serbi dhe plagosja në Burgun e Dubravës.

Dhe, në qendër të saj, UÇK-ja.

Protesta që nisi me universitetin

Në vitet ‘90, studentët shqiptarë zhvillonin mësimin në shtëpi private dhe objekte të improvizuara, pasi ishin përjashtuar nga objektet universitare nën administrimin serb.

Më 1 shtator 1996, presidenti i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, dhe udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, arritën, me ndërmjetësimin e Komunitetit Sant’Egidio, marrëveshje për normalizimin e arsimit dhe kthimin e shqiptarëve në objektet arsimore.

Një vit më vonë, ajo ende nuk ishte zbatuar.

Në gusht të vitit 1997, studentët paralajmëruan protesta.

Zeqiri kujton se përgatitjet bëheshin në fshehtësi, në dhoma të vogla të shtëpive private ku banonin studentët. Aty diskutohej se si do të organizohej protesta dhe çfarë mesazhi do t’u dërgohej qytetarëve.

Më 1 tetor 1997, rreth 20 mijë studentë dolën në protestë paqësore në Prishtinë, duke kërkuar kthimin në objektet arsimore.

Policia serbe e shpërndau protestën me dhunë, duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, ndërsa disa prej organizatorëve u arrestuan.

Pjesëmarrës në protestën e studentëve më 1 tetor 1997. Fotografi e publikuar në uebsajtin zyrtar të Kuvendit të Kosovës.

Pjesëmarrës në protestën e studentëve më 1 tetor 1997. Fotografi e publikuar në uebsajtin zyrtar të Kuvendit të Kosovës.

Por, Kosova e vitit 1997 po hynte edhe në një fazë tjetër.

Pas viteve të rezistencës paqësore ndaj regjimit të Millosheviqit, një rezistencë e armatosur kishte nisur të merrte formë.

Emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte shfaqur në komunikata që nga mesi i viteve ‘90.

Më 28 nëntor 1997, më pak se dy muaj pas protestës studentore, pjesëtarë të UÇK-së u shfaqën për herë të parë publikisht, në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë të Skenderajt.

Zeqiri thotë se edhe mes studentëve flitej gjithnjë e më shumë për mundësinë e luftës.

Protesta e studentëve më 1 tetor 1997. Fotografi e publikuar në uebsajtin zyrtar të Kuvendit të Kosovës.

Protesta e studentëve më 1 tetor 1997. Fotografi e publikuar në uebsajtin zyrtar të Kuvendit të Kosovës.

“Por, më shumë kishte një thirrje për t’i nxitur të rinjtë… që, në rast lufte – sepse dukej se lufta kishte nisur dhe UÇK-ja ekzistonte – t’u bëhej me dije se njëra nga rrugët për çlirimin e Kosovës, përveç kësaj proteste, ishte edhe UÇK-ja”, kujton ai.

Për disa prej tyre, ajo mundësi shumë shpejt u bë zgjedhje.

Nga indeksi tek uniforma

Në pranverën e vitit 1998, Zeqiri ishte 24 vjeç.

Kishte paraqitur provimet e afatit të prillit, por thotë se, ndërsa luftimet dhe vrasjet po shtoheshin në Kosovë, nuk arrinte më të përqendrohej në mësim.

Vendosi ta linte fakultetin dhe t’i bashkohej UÇK-së.

Ai nuk ishte i vetmi student që e bëri këtë.

Sipas Zeqirit, brenda lëvizjes studentore kishte nisur të mendohej edhe për mundësinë e një konflikti të armatosur.

Kur ua komunikoi vendimin shokëve, thotë se ata u përpoqën ta bindnin të qëndronte.

“Iu tregova shokëve që unë kisha vendosur të shkoj në luftë. Më lutën që të rri, sepse ata kishin nevojë për njerëz të besuar që kryenin punë operative dhe logjistike. Por, nuk arritën të më bindnin. Unë nuk mund të qëndroja”, kujton ai.

Protesta e 1 tetorit 1997. Fotografi e publikuar në uebsajtin zyrtar të Kuvendit të Kosovës.

Protesta e 1 tetorit 1997. Fotografi e publikuar në uebsajtin zyrtar të Kuvendit të Kosovës.

Disa nga studentët me të cilët kishte protestuar e më pas luftuar, thotë Zeqiri, nuk u kthyen kurrë.

As lufta e tij nuk përfundoi në front.

Nga lufta në burg

Në gusht të vitit 1998, Zeqiri u arrestua në male nga autoritetet serbe.

Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim, por thotë se prapa grilave kaloi gjithsej dy vjet e tetë muaj.

Në atë periudhë, autoritetet serbe ndiqnin penalisht pjesëtarë të UÇK-së dhe shqiptarë të dyshuar për lidhje me të, kryesisht nën akuza për “terrorizëm” dhe “veprimtari armiqësore kundër shtetit”.

Zeqiri u mbajt në disa burgje në Kosovë dhe Serbi.

Ai thotë se gjatë burgimit u rrah dhe u torturua vazhdimisht.

“Ushqim kemi pasur dy herë në ditë, kurse rrahje tri herë në ditë. E nganjëherë vinin edhe në orën 24:00, na zgjonin nga gjumi për të na rrahur…”, kujton ai.

Në maj të vitit 1999 ndodhej në Burgun e Dubravës.

Më 19 dhe 21 maj, burgu u bombardua nga NATO-ja, e cila që nga 24 marsi po zhvillonte një fushatë ajrore kundër caqeve jugosllave dhe serbe, në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës dhe represionit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch dokumentoi të paktën 19 të burgosur shqiptarë të vrarë nga bombardimet në burg.

Më 22 maj, sipas organizatës, forcat serbe rreshtuan rreth 1.000 të burgosur në oborr dhe hapën zjarr ndaj tyre, duke vrarë të paktën 70 persona.

Gjatë 24 orëve pasuese, të paktën 12 të burgosur të tjerë u vranë nga rojat e burgut, policia speciale dhe, sipas Human Rights Watch, ndoshta edhe pjesëtarë të forcave paramilitare.

Zeqiri mbijetoi.

Ai thotë se u plagos nga një plumb, të cilin ende e mban në trup.

Por, përfundimi i luftës në qershor të vitit 1999 nuk solli edhe lirimin e tij.

Në ditët e fundit të luftës, rreth 2.000 të burgosur shqiptarë u transferuan nga Kosova në burgje në Serbi.

Human Rights Watch dokumentoi se më shumë se 1.400 prej tyre u liruan gradualisht gjatë viteve 1999, 2000 dhe 2001.

Zeqiri ishte një prej të burgosurve që mbetën në Serbi.

U lirua në vitin 2001.

Kur doli nga burgu, kujton se peshonte më pak se 50 kilogramë.

Sot, ai e ka të përfunduar Fakultetin Juridik dhe është drejtor i gazetës “Epoka e Re”.

29 vjet më vonë, përsëri 1 tetor

Pothuajse tri dekada pasi kishte dalë në rrugë si student, Zeqiri bën thirrje për një protestë tjetër.

Data është e njëjta: sot, 1 tetor.

Kësaj here, protesta organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Më 16 shtator, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë i shpalli të katërt fajtorë për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vjet.

Të katërt u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, pasi trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk kishte dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik kundër popullatës civile.

Sipas aktgjykimit, të katërt mbajnë përgjegjësi penale për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturimin e 303 dhe vrasjen e 96 personave.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Por, për Zeqirin, kundërshtimi ndaj tij shkon përtej fatit juridik të katër ish-udhëheqësve.

Ai e lidh UÇK-në me fundin e regjimit serb në Kosovë dhe me procesin që çoi më vonë te shpallja e pavarësisë.

Për këtë arsye, aktgjykimin e sheh edhe përmes përvojës së vet.

“Nuk janë dënuar individët. Është dënuar pavarësia e Republikës së Kosovës dhe janë dënuar mundi dhe sakrifica brez pas brezi e shqiptarëve dhe më së shumti e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë Zeqiri.

Aktgjykimi i 16 shtatorit, megjithatë, përcakton përgjegjësinë penale individuale të katër të akuzuarve për krimet për të cilat janë shpallur fajtorë.

Ai nuk është aktgjykim për UÇK-në si tërësi apo për pavarësinë e Kosovës.

Zeqiri thotë se, që nga shpallja e aktgjykimit, ka marrë pjesë për 15 ditë rresht në protesta në Prishtinë.

Por, protesta e 1 tetorit ka për të edhe një domethënie tjetër.

E njëjta datë, një protestë tjetër

Marshi i 1 tetorit 2026 organizohet nga platforma qytetare “Liria ka emër”, nën moton “Jo në emrin tim”.

Organizatorët thonë se data nuk është zgjedhur rastësisht: e lidhin atë drejtpërdrejt me protestën studentore të 1 tetorit 1997.

“Më 1 tetor 1997, studentët e Kosovës dolën në rrugë në një protestë paqësore që mbeti një nga momentet historike dhe simbolike të rezistencës qytetare”, tha përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, kur paralajmëroi protestën.

Thirrjes i janë bashkuar edhe disa prej figurave të lëvizjes studentore të vitit 1997, përfshirë Muhamet Mavrajn dhe Driton Lajçin – njerëz me të cilët Zeqiri thotë se dikur ndante dhomat e banimit dhe organizimin e protestave.

Kështu, 29 vjet më vonë, rrugët e tyre takohen përsëri në protestë.

Jo më si studentë me këmisha të bardha. Por, si njerëz që atë pjesë të historisë së tyre nuk e konsiderojnë ende të mbyllur.

Si zhvillohet albanofobia përmes përçarjes fetare në Maqedoninë e Veriut- Nga Isuf B.Bajrami

Nga “terrorizmi islamik” te “ortodoksia shqiptare”: lufta për identitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, përplasja mbi identitetin shqiptar nuk zhvillohet vetëm në politikë. Ajo kalon edhe përmes gjuhës së sigurisë, përkufizimit të ekstremizmit, narrativave fetare, kujtesës historike dhe mënyrës se si përcaktohet marrëdhënia ndërmjet kombësisë dhe besimit.
Në njërën anë qëndron shqiptari mysliman, i cili në diskursin e sigurisë rrezikon të reduktohet në kategorinë e “islamistit”, “radikalit” ose “xhihadistit”. Në anën tjetër qëndron shqiptari ortodoks, identiteti i të cilit sfidon një tjetër ekuacion nacionalist: atë që e barazon ortodoksinë me përkatësinë sllave, serbe ose maqedonase.

Këto janë dy mekanizma të ndryshëm, por përfundojnë në të njëjtin rezultat: përkufizimin e shqiptarit përmes fesë dhe jo përmes identitetit të tij kombëtar.

“Terrorizmi islamik” dhe rasti i Shkupit

Më 30 prill 2026, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, zhvilloi një aksion në Shkup. Sipas ANB-së, operacioni pasoi identifikimin e personave dhe të një rrjeti logjistik që, sipas të dhënave operative të agjencisë, lidhej me një grup radikal të frymëzuar nga rrjeti global i Shtetit Islamik.[1]
Autoritetet e lidhën operacionin me një përpjekje për djegien e një objekti të Komunitetit Hebraik në Shkup dhe me aktivitete të dhunshme të ndërmarra pas një thirrjeje të ISIS-it në fillim të prillit.[1]

Më 17 qershor 2026, Prokuroria njoftoi një tjetër rast. Pesë persona nga Shkupi, të moshave 22 deri në 34 vjeç, u vunë nën hetim për veprën penale “organizatë terroriste”. Sipas Prokurorisë, grupi ishte formuar në internet në fund të vitit 2024 dhe gjatë viteve 2025–2026 kishte shpërndarë materiale që promovonin ideologjinë e ISIS-it dhe organizatave të tjera terroriste të lidhura ideologjikisht me të.[2]

Në këtë rast, institucionet kanë qenë të qarta: bëhet fjalë për hetime konkrete, persona konkretë, materiale konkrete dhe vepra penale konkrete.

Por pikërisht këtu fillon problemi më i gjerë i diskursit publik.

Një individ shqiptar që dyshohet për terrorizëm nuk përfaqëson shqiptarët. Një grup që propagandon ISIS-in nuk përfaqëson Islamin. Dhe lufta kundër terrorizmit nuk mund të shndërrohet në luftë kundër një identiteti etnik.

Kjo është vija ndarëse që institucionet e sigurisë duhet ta ruajnë, ndërsa gazetaria duhet ta kontrollojë.

Sepse, kur një kategori fetare dhe një kategori etnike fillojnë të përdoren si sinonime, terrorizmi individual shndërrohet në stigmatizim kolektiv.

Shqiptari nuk fillon dhe nuk mbaron me fenë

Historia e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e bën të pamundur çdo përkufizim të shqiptarisë përmes një feje të vetme.
Shqiptarët e këtij territori kanë qenë dhe janë myslimanë, ortodoksë dhe katolikë.

Një prej dëshmive më të forta gjendet në Rekën e Epërme.

Komunitetet shqiptare ortodokse të Rekës janë dokumentuar në literaturën historike dhe në dëshmi publike. Branko Manojllovski e ka artikuluar hapur identitetin e tij si shqiptar dhe ortodoks, duke folur për një histori ku shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë kanë jetuar në të njëjtën hapësirë.[3]

Kjo nuk është vetëm një çështje kujtese individuale.

Regjistri zyrtar i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare të Maqedonisë së Veriut përfshin Bashkësinë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Republikën e Maqedonisë.[4]

Pra, shqiptari ortodoks nuk është një konstruksion teorik.

Ai është identitet i deklaruar publikisht dhe i njohur në regjistrin shtetëror të bashkësive fetare.

Josif Bageri dhe Reka që nuk u nda sipas fesë

Në historinë e kësaj hapësire qëndron edhe Josif Bageri.
I lindur në Nistrovë të Rekës së Epërme, Bageri ishte veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës shqiptare.[5]

Rëndësia e tij për këtë analizë qëndron pikërisht në faktin se historia e Rekës nuk mund të reduktohet në ndarjen e shqiptarëve sipas përkatësisë fetare.

Rilindja shqiptare e trajtoi gjuhën dhe vetëdijen kombëtare si elemente që mund të bashkonin shqiptarët përtej dallimeve fetare.

Kjo e bën Rekën një kundërargument historik ndaj çdo ideologjie që kërkon të ndërtojë ekuacionin:

mysliman = shqiptar; ortodoks = sllav.

Ky ekuacion nuk përputhet me historinë e shqiptarëve të Ballkanit.

Konstandini dhe krishterimi përpara nacionalizmit

Një tjetër element që duhet vendosur në perspektivë është historia e krishterimit të hershëm.
Konstandini i Madh lidhet me Naissusin, qytetin antik që sot njihet si Nish. Ai ishte një nga figurat themelore të historisë së krishterimit të shekullit IV dhe thirri Këshillin e Nikesë në vitin 325.[6]

Por Konstandini nuk mund të trajtohet si “themelues i Kishës Ortodokse” në kuptimin institucional modern. Konceptet e kishave kombëtare dhe ndarja katoliko-ortodokse i përkasin periudhave shumë më të vona.

Ky dallim është themelor.

Krishterimi i shekullit IV nuk ishte pronë kombëtare serbe, maqedonase apo shqiptare.

Nacionalizmi ballkanik është fenomen shumë më i vonshëm.

Prandaj, kur një traditë universale fetare fillon të përkufizohet si pronë ekskluzive e një kombi, kemi kaluar nga besimi te nacionalizimi i fesë.

Kisha Serbe, Kisha Maqedonase dhe konflikti mbi identitetin

Historia e Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Maqedonase e dëshmon se çështja kishtare në Ballkan ka pasur prej kohësh dimension kombëtar dhe politik.
Konflikti mbi statusin e Kishës Maqedonase nuk ishte vetëm një mosmarrëveshje kanonike. Ai u zhvillua në një hapësirë ku feja, gjuha, territori dhe identiteti kombëtar ishin të ndërthurura.

Vetë Kisha Ortodokse Serbe, në komunikatën e saj të 16 majit 2022, rikujtoi se ndërprerja e bashkimit kanonik kishte ardhur pas shpalljes së njëanshme të autoqefalisë nga Kisha Maqedonase në vitin 1967.[7]

Por historia mori një kthesë të rëndësishme në vitin 2022.

KOS riktheu bashkimin liturgjik dhe kanonik me Kishën Maqedonase dhe më pas njohu autoqefalinë e saj.[7][8]

Ky fakt nuk duhet anashkaluar.

Ai tregon se konflikti institucional KOS–KOM nuk mund të përdoret sot si provë se KOS vazhdon të ushtrojë kontroll institucional mbi Kishën Maqedonase.

Por ai nuk e zhduk historinë e nacionalizimit të identiteteve fetare në rajon.

Dhe nuk e mbyll pyetjen tjetër: çfarë ndodh me shqiptarin ortodoks brenda hapësirave ku ortodoksia është lidhur historikisht me projekte kombëtare serbe ose maqedonase?

Nacionalizimi i fesë dhe problemi i shqiptarit ortodoks

Nacionalizimi i fesë funksionon përmes një mekanizmi të thjeshtë: feja përdoret si shenjë kombësie.
Nëse ortodoksinë e përkufizon si ekskluzivisht serbe ose maqedonase, atëherë shqiptari ortodoks bëhet një përjashtim i pakëndshëm për këtë skemë.

Por historia e Rekës e rrëzon këtë përjashtim.

Shqiptari ortodoks ekziston.

Ai ka ekzistuar historikisht.

Ai është deklaruar publikisht.

Dhe një bashkësi shqiptare ortodokse figuron në regjistrin shtetëror.

Kështu, problemi nuk qëndron te shqiptari ortodoks.

Problemi shfaqet vetëm atëherë kur dikush kërkon t’i tregojë atij se cilin identitet duhet të zgjedhë.

Nëse i thuhet shqiptarit se, për shkak se është ortodoks, duhet të jetë serb ose maqedonas, atëherë feja po përdoret si mekanizëm për ndryshimin ose mohimin e identitetit kombëtar.

Kjo është pikërisht forma e përçarjes që duhet të shqyrtohet.

Nga ndarja fetare te albanofobia
Albanofobia nuk shfaqet domosdoshmërisht vetëm përmes deklaratave të drejtpërdrejta kundër shqiptarëve.
Ajo mund të shfaqet edhe përmes mënyrës se si ndërtohet shqiptari në diskurs.

Shqiptari mysliman mund të reduktohet në “islamist”.

Shqiptari ortodoks mund të reduktohet në “maqedonas” ose “serb”.

Në të dyja rastet, identiteti shqiptar dobësohet.

Në rastin e parë, shqiptari paraqitet si rrezik sigurie.

Në rastin e dytë, shqiptari humbet si subjekt kombëtar.

Ky është thelbi i tezës së këtij shkrimi:

Përçarja fetare nuk është thjesht ndarje ndërmjet dy komuniteteve fetare; ajo mund të përdoret për ta copëzuar vetë identitetin shqiptar në kategori që mund të kontrollohen, stigmatizohen ose përvetësohen nga narrativa të tjera kombëtare.

Dimensioni rus dhe serb i luftës informative

Në këtë pikë hyn dimensioni i luftës hibride.
Instituti për Studime të Komunikimit në Shkup ka dokumentuar se Maqedonia e Veriut është pjesë e mjedisit ku operacionet e manipulimit dhe ndërhyrjes së huaj informative, të njohura si FIMI, përdorin dobësitë shoqërore dhe konfliktet ekzistuese për të ndikuar në perceptimet publike.[9]

Në studimin e tij të posaçëm për FIMI-n ruse në Maqedoninë e Veriut, instituti thekson se Ballkani Perëndimor përbën një terren të rëndësishëm për operacionet e ndikimit rus dhe se tensionet dypalëshe dhe konfliktet e brendshme mund të përdoren për të amplifikuar narrativat e ndikimit.[9]

Kjo është e rëndësishme për analizën e përçarjes fetare.

Një operacion ndikimi nuk ka nevojë të krijojë konfliktin nga zero.

Mjafton të gjejë një vijë ekzistuese ndarjeje dhe ta thellojë atë.

Në Maqedoninë e Veriut, një prej vijave më të ndjeshme është ajo që lidh etninë, fenë dhe identitetin kombëtar.

Nishi si pjesë e mozaikut ruso-serb

Në këtë kontekst, Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish nuk mund të anashkalohet nga një analizë e ndikimit ruso-serb në Ballkan.
Qendra paraqitet zyrtarisht si strukturë humanitare ruso-serbe, e fokusuar në reagimin ndaj fatkeqësive dhe emergjencave.[10]

Megjithatë, roli i saj ka qenë prej vitesh objekt debati politik dhe sigurie.

Për këtë arsye, Nishi duhet parë jo si provë e një “qendre operative” që kontrollon ngjarjet në Shkup, por si një prej nyjeve institucionale të marrëdhënieve ruso-serbe, rreth së cilës është zhvilluar një debat i gjerë mbi ndikimin dhe sigurinë.

Kjo është në përputhje me analizat më të gjera mbi FIMI-n dhe ndikimin rus në Ballkan.

Por një gjë duhet thënë prerë: asnjë nga këto burime nuk provon se Qendra e Nishit ka drejtuar aksionet antiterroriste në Shkup.

Gazetaria serioze nuk ka nevojë për një lidhje të tillë të paprovuar.

Mjafton të dokumentojë mekanizmin e ndikimit dhe pastaj të ndjekë gjurmët.

Lufta për shqiptarinë zhvillohet edhe brenda ortodoksisë

Kjo është pika ku çështja merr dimensionin më të thellë.
Për shumë dekada, shqiptaria në Ballkan është lexuar përmes fesë. Shqiptari është imagjinuar si mysliman; katoliku shqiptar është trajtuar si përjashtim; ndërsa shqiptari ortodoks është shpesh bërë edhe më i padukshëm.

Por kjo histori nuk përputhet me realitetin.

Reka e Epërme është dëshmi.

Josif Bageri është dëshmi.

Branko Manojllovski është dëshmi.

Regjistri shtetëror i bashkësive fetare është dëshmi.

Historia e shqiptarëve të besimeve të ndryshme është dëshmi.

Kjo është arsyeja pse shqiptari ortodoks ka rëndësi shumë më të madhe se një debat lokal fetar.

Ai e rrëzon idenë se feja e përcakton kombin.

Dhe pikërisht për këtë arsye, identiteti i tij bëhet një fushëbetejë politike dhe kulturore.

Përfundim

Albanofobia moderne nuk duhet kërkuar vetëm në fjalorin e drejtpërdrejtë kundër shqiptarëve.
Ajo mund të shfaqet edhe përmes mënyrës se si shqiptarët klasifikohen.

Shqiptari mysliman reduktohet në rrezik potencial të sigurisë.

Shqiptari ortodoks ndahet nga shqiptaria dhe shtyhet drejt një identiteti tjetër kombëtar.

Në të dyja rastet, identiteti shqiptar humbet kompleksitetin e tij.

Prandaj, beteja për identitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut është njëkohësisht betejë kundër dy reduktimeve: kundër reduktimit të shqiptarit në mysliman dhe kundër reduktimit të ortodoksit në serb ose maqedonas.

Këto dy mekanizma nuk janë të njëjtë, por mund të prodhojnë të njëjtin efekt politik: përçarjen e shqiptarëve sipas fesë.

Në këtë kuptim, Reka nuk është vetëm një kapitull i historisë lokale. Është kundërargument ndaj çdo projekti që e lidh kombin me fenë.

Josif Bageri nuk është vetëm figurë e Rilindjes. Ai është dëshmi se shqiptaria dhe ortodoksia nuk kanë qenë identitete të papajtueshme.

Dhe shqiptari ortodoks i sotëm nuk është paradoks.

Është vazhdimësi e një realiteti që ka ekzistuar shumë përpara se nacionalizmat moderne ballkanike ta shndërronin fenë në kufi kombëtar.

Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë shtet qytetar dhe multietnik, atëherë parimi duhet të jetë i thjeshtë:

Feja nuk përcakton kombin, as kombi nuk duhet ta përcaktojë fenë.

Çdo përpjekje për ta bërë të kundërtën krijon terren për përçarje.

Dhe pikërisht aty, në hapësirën ndërmjet fesë, nacionalizmit, sigurisë dhe identitetit, duhet kërkuar mekanizmi përmes të cilit albanofobia mund të marrë forma të reja.

Fusnotat,
[1] Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftimi për aksionin antiterrorist të 30 prillit 2026 dhe identifikimin e një grupi radikal të lidhur ideologjikisht me rrjetin global të ISIS-it.

[2] Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, “Pesë persona nën hetim për organizatë terroriste”, 17 qershor 2026.

[3] Për shqiptarët ortodoksë të Rekës dhe deklaratat publike të Branko Manojllovskit, shih literaturën akademike dhe intervistat e tij publike mbi identitetin shqiptar dhe ortodoks.

[4] Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, regjistri zyrtar i bashkësive fetare.

[5] Literatura historike mbi Josif Bagerin dhe veprimtarinë e tij në Rilindjen Kombëtare Shqiptare; Bageri ishte nga Nistrova e Rekës së Epërme dhe veproi për arsimin dhe kulturën shqiptare.

[6] Burime historike dhe akademike mbi Konstandinin e Madh, Naissusin dhe Këshillin e Nikesë të vitit 325.

[7] Kisha Ortodokse Serbe, komunikata e Sinodit/Soborit të Shenjtë të 16 majit 2022 mbi rivendosjen e bashkimit kanonik dhe liturgjik me Kishën Ortodokse Maqedonase.

[8] Kisha Ortodokse Serbe, dokumentacioni zyrtar mbi njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase në vitin 2022.

[9] Institute of Communication Studies, Russian FIMI in North Macedonia: Exploiting Vulnerabilities Through Bilateral Disputes, 13 nëntor 2025.

[10] Russian-Serbian Humanitarian Center, dokumentet zyrtare mbi themelimin dhe funksionin e qendrës në Nish.

Prishtinë,28.09.2026

—-

How Albanophobia Develops Through Religious Division in North Macedonia

Isuf B.Bajrami

From “Islamic Terrorism” to “Albanian Orthodoxy”: The Struggle for Albanian Identity in North Macedonia

In North Macedonia, the conflict over Albanian identity does not take place only in politics. It also operates through the language of security, the definition of extremism, religious narratives, historical memory, and the way in which the relationship between nationality and faith is defined.

On the one hand stands the Muslim Albanian, who, in security discourse, risks being reduced to the category of “Islamist,” “radical,” or “jihadist.” On the other hand stands the Orthodox Albanian, whose identity challenges another nationalist equation: one that equates Orthodoxy with Slavic, Serbian, or Macedonian belonging.

These are two different mechanisms, but they ultimately lead to the same result: defining the Albanian through religion rather than through their national identity.

“Islamic Terrorism” and the Case of Skopje

On April 30, 2026, the National Security Agency, in cooperation with the Public Prosecutor’s Office for Prosecution of Organized Crime and Corruption and the Ministry of Internal Affairs, carried out an operation in Skopje. According to the NSA, the operation followed the identification of individuals and a logistical network that, according to the agency’s operational data, was linked to a radical group inspired by the global Islamic State network.[1]
The authorities linked the operation to an attempt to burn a property belonging to the Jewish Community in Skopje and to violent activities undertaken following an ISIS call at the beginning of April.[1]

On June 17, 2026, the Prosecutor’s Office announced another case. Five people from Skopje, aged between 22 and 34, were placed under investigation for the criminal offense of “terrorist organization.” According to the Prosecutor’s Office, the group had been formed online at the end of 2024 and, during 2025–2026, had distributed materials promoting the ideology of ISIS and other terrorist organizations ideologically linked to it.[2]

In this case, the institutions have been clear: these are concrete investigations, concrete individuals, concrete materials, and concrete criminal offenses.

But this is precisely where the broader problem of public discourse begins.

An Albanian individual suspected of terrorism does not represent Albanians. A group propagating ISIS does not represent Islam. And the fight against terrorism cannot be transformed into a fight against an ethnic identity.

This is the dividing line that security institutions must preserve, while journalism must scrutinize it.

Because when a religious category and an ethnic category begin to be used as synonyms, individual terrorism is transformed into collective stigmatization.

The Albanian Does Not Begin and End with Religion

The history of Albanians in North Macedonia makes any definition of Albanian identity through a single religion impossible.
Albanians of this territory have been and are Muslim, Orthodox, and Catholic.

One of the strongest pieces of evidence can be found in Upper Reka.

The Orthodox Albanian communities of Reka have been documented in historical literature and public testimony. Branko Manojllovski has openly articulated his identity as Albanian and Orthodox, speaking about a history in which Muslim and Orthodox Albanians lived in the same space.[3]

This is not merely a matter of individual memory.

The official register of the Commission for Relations with Religious Communities and Religious Groups of North Macedonia includes the Religious Community of Orthodox Albanians in the Republic of Macedonia.[4]

Therefore, the Orthodox Albanian is not a theoretical construct.

It is an identity publicly declared and recognized in the state register of religious communities.

Josif Bageri and Reka That Was Not Divided by Religion

Josif Bageri also occupies a place in the history of this region.
Born in Nistrovo in Upper Reka, Bageri was an activist of the Albanian National Renaissance and part of the efforts for the development of Albanian education and culture.[5]

His importance for this analysis lies precisely in the fact that the history of Reka cannot be reduced to the division of Albanians according to religious affiliation.

The Albanian Renaissance treated language and national consciousness as elements capable of uniting Albanians beyond religious differences.

This makes Reka a historical counterargument to any ideology seeking to construct the equation:

Muslim = Albanian; Orthodox = Slavic.

This equation does not correspond to the history of the Albanians of the Balkans.

Constantine and Christianity Before Nationalism

Another element that must be placed in perspective is the history of early Christianity.
Constantine the Great is associated with Naissus, the ancient city now known as Niš. He was one of the fundamental figures in the history of fourth-century Christianity and convened the Council of Nicaea in 325.[6]

But Constantine cannot be treated as the “founder of the Orthodox Church” in the modern institutional sense. The concepts of national churches and the Catholic–Orthodox division belong to much later periods.

This distinction is fundamental.

Fourth-century Christianity was not the national property of Serbs, Macedonians, or Albanians.

Balkan nationalism is a much later phenomenon.

Therefore, when a universal religious tradition begins to be defined as the exclusive property of a nation, we have moved from faith to the nationalization of religion.

The Serbian Church, the Macedonian Church, and the Conflict over Identity

The history of the Serbian Orthodox Church and the Macedonian Orthodox Church demonstrates that the church question in the Balkans has long had a national and political dimension.
The conflict over the status of the Macedonian Church was not merely a canonical dispute. It developed in a space where religion, language, territory, and national identity were intertwined.

The Serbian Orthodox Church itself, in its statement of May 16, 2022, recalled that the interruption of canonical communion had followed the unilateral declaration of autocephaly by the Macedonian Church in 1967.[7]

But history took an important turn in 2022.

The SOC restored liturgical and canonical communion with the Macedonian Church and subsequently recognized its autocephaly.[7][8]

This fact should not be overlooked.

It shows that the institutional conflict between the SOC and the MOC cannot today be used as evidence that the SOC continues to exercise institutional control over the Macedonian Church.

But it does not erase the history of the nationalization of religious identities in the region.

Nor does it close the other question: what happens to the Orthodox Albanian within spaces where Orthodoxy has historically been linked to Serbian or Macedonian national projects?

The Nationalization of Religion and the Problem of the Orthodox Albanian

The nationalization of religion operates through a simple mechanism: religion is used as a marker of nationality.
If Orthodoxy is defined as exclusively Serbian or Macedonian, then the Orthodox Albanian becomes an uncomfortable exception to this scheme.

But the history of Reka overturns this exception.

The Orthodox Albanian exists.

He has existed historically.

He has publicly declared his identity.

And an Orthodox Albanian community appears in the state register.

Thus, the problem does not lie with the Orthodox Albanian.

The problem appears only when someone seeks to tell him which identity he should choose.

If an Albanian is told that, because he is Orthodox, he must be Serbian or Macedonian, then religion is being used as a mechanism for changing or denying national identity.

This is precisely the form of division that must be examined.

From Religious Division to Albanophobia

Albanophobia does not necessarily appear only through direct statements against Albanians.
It can also appear through the way in which the Albanian is constructed in discourse.

The Muslim Albanian may be reduced to an “Islamist.”

The Orthodox Albanian may be reduced to a “Macedonian” or “Serb.”

In both cases, Albanian identity is weakened.

In the first case, the Albanian is presented as a security risk.

In the second case, the Albanian disappears as a national subject.

This is the core thesis of this article:

Religious division is not simply a division between two religious communities; it can be used to fragment Albanian identity itself into categories that can be controlled, stigmatized, or appropriated by other national narratives.

The Russian and Serbian Dimension of Information Warfare

At this point, the dimension of hybrid warfare enters the discussion.
The Institute of Communication Studies in Skopje has documented that North Macedonia is part of an environment in which foreign information manipulation and interference operations, known as FIMI, exploit social vulnerabilities and existing conflicts in order to influence public perceptions.[9]

In its specific study on Russian FIMI in North Macedonia, the institute emphasizes that the Western Balkans constitute an important terrain for Russian influence operations and that bilateral tensions and internal conflicts can be used to amplify influence narratives.[9]

This is important for the analysis of religious division.

An influence operation does not need to create a conflict from scratch.

It is enough to find an existing dividing line and deepen it.

In North Macedonia, one of the most sensitive dividing lines is the one connecting ethnicity, religion, and national identity.

Niš as Part of the Russian-Serbian Mosaic

In this context, the Russian-Serbian Humanitarian Center in Niš cannot be left out of an analysis of Russian-Serbian influence in the Balkans.
The Center is officially presented as a Russian-Serbian humanitarian structure focused on responding to disasters and emergencies.[10]

Nevertheless, its role has for years been the subject of political and security debate.

For this reason, Niš should not be viewed as evidence of an “operational center” controlling events in Skopje, but as one of the institutional nodes of Russian-Serbian relations around which a broader debate over influence and security has developed.

This is consistent with broader analyses of FIMI and Russian influence in the Balkans.

But one thing must be stated clearly: none of these sources proves that the Niš Center directed the counterterrorism operations in Skopje.

Serious journalism does not need such an unproven connection.

It is enough to document the mechanism of influence and then follow the traces.

The Struggle for Albanian Identity Also Takes Place Within Orthodoxy

This is the point at which the issue takes on its deepest dimension.
For many decades, Albanian identity in the Balkans has been interpreted through religion. The Albanian has been imagined as Muslim; the Albanian Catholic has been treated as an exception; while the Orthodox Albanian has often been made even more invisible.

But this history does not correspond to reality.

Upper Reka is evidence.

Josif Bageri is evidence.

Branko Manojllovski is evidence.

The state register of religious communities is evidence.

The history of Albanians of different faiths is evidence.

This is why the Orthodox Albanian has significance far greater than a local religious debate.

He overturns the idea that religion determines the nation.

And precisely for this reason, his identity becomes a political and cultural battleground.

Conclusion

Modern Albanophobia should not be sought only in the direct vocabulary used against Albanians.
It can also appear through the way Albanians are classified.

The Muslim Albanian is reduced to a potential security risk.

The Orthodox Albanian is separated from Albanian identity and pushed toward another national identity.

In both cases, Albanian identity loses its complexity.

Therefore, the struggle over Albanian identity in North Macedonia is simultaneously a struggle against two reductions: against reducing the Albanian to a Muslim and against reducing the Orthodox person to a Serb or Macedonian.

These two mechanisms are not the same, but they can produce the same political effect: the division of Albanians along religious lines.

In this sense, Reka is not merely a chapter of local history. It is a counterargument to every project that links nationhood with religion.

Josif Bageri is not merely a figure of the Renaissance. He is evidence that Albanian identity and Orthodoxy have not been incompatible identities.

And the Orthodox Albanian of today is not a paradox.

It is a continuation of a reality that existed long before modern Balkan nationalisms turned religion into a national boundary.

If North Macedonia wishes to be a civic and multiethnic state, then the principle should be simple:

Religion does not determine the nation, nor should the nation determine religion.

Any attempt to do the opposite creates fertile ground for division.

And precisely there, in the space between religion, nationalism, security, and identity, the mechanism through which Albanophobia can take new forms must be sought.

Footnotes,

[1] National Security Agency of the Republic of North Macedonia, statement on the April 30, 2026 counterterrorism operation and the identification of a radical group ideologically linked to the global ISIS network.

[2] Public Prosecutor’s Office for Prosecution of Organized Crime and Corruption, “Five Persons Under Investigation for Terrorist Organization,” June 17, 2026.

[3] For Orthodox Albanians of Reka and the public statements of Branko Manojllovski, see academic literature and his public interviews concerning Albanian and Orthodox identity.

[4] Commission for Relations with Religious Communities and Religious Groups of the Republic of North Macedonia, official register of religious communities.

[5] Historical literature on Josif Bageri and his activities in the Albanian National Renaissance; Bageri was from Nistrovo in Upper Reka and worked for Albanian education and culture.

[6] Historical and academic sources on Constantine the Great, Naissus, and the Council of Nicaea of 325.

[7] Serbian Orthodox Church, statement of the Holy Synod/Holy Assembly of May 16, 2022, on the restoration of canonical and liturgical communion with the Macedonian Orthodox Church.

[8] Serbian Orthodox Church, official documentation concerning the recognition of the autocephaly of the Macedonian Orthodox Church in 2022.

[9] Institute of Communication Studies, Russian FIMI in North Macedonia: Exploiting Vulnerabilities Through Bilateral Disputes, November 13, 2025.

[10] Russian-Serbian Humanitarian Center, official documents concerning the establishment and function of the Center in Niš.

Prishtina,28.09.2026

“Kam urdhër të të vë nën torturë”, si e shpërfytyruan Kristo Budon mbi dy vjet në pyjet e Qafë-Krrabës! Letra për Aranit Çelën më 1963

Historia e Kristo Budos është një prej atyre dëshmive të periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri që ndërthur në mënyrë tronditëse ngritjen në karrierën shtetërore, besnikërinë ndaj regjimit, arrestimin, hetuesinë, torturat, gjyqin dhe në fund, një tjetër dënim edhe pasi drejtësia e kishte shpallur të pafajshëm.

Ish-partizan gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare dhe më pas kuadër në struktura të rëndësishme të shtetit, Kristo Budo mbajti disa detyra drejtuese, ndër të cilat zv.kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Peshkopisë, sekretar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Fierit dhe më vonë inspektor i Kryeministrisë. Por karriera e tij do të merrte një kthesë të jashtëzakonshme në vitin 1959, kur u arrestua dhe u akuzua si “agjent i grekëve”. Për Budon, kjo akuzë kishte edhe një tjetër dimension tragjik: pak kohë më parë, me të njëjtën akuzë, ishte pushkatuar babai i tij, Thoma Budo.

Kristo Budo do të kalonte më pas dy vjet e gjysmë në hetuesi, duke pretenduar në kujtimet e tij se ishte torturuar në mënyrë sistematike, madje edhe në pyjet e Qafë-Krrabës. Sipas dëshmisë së tij, në procesin hetimor u përfshinë figura të larta të aparatit të drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por ajo që e bën historinë e tij edhe më të pazakontë është fundi i procesit gjyqësor, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e tij. Megjithatë, sipas kujtimeve të Budos, ai nuk u la i lirë. Në sallën e gjyqit ndërhyri kryehetuesi Nevzat Haznedari dhe urdhëroi rikthimin e tij në qeli. Kështu, vendimi i gjykatës nuk solli lirinë e shumëpritur.

ARRESTIMI DHE TORTURAT

Kristo Budo i përkiste brezit të njerëzve që u përfshinë në Luftën NacionalÇlirimtare dhe më pas u integruan në strukturat e shtetit të ri komunist. Për të, lufta nuk ishte thjesht një periudhë e jetës së tij, por edhe një element që do të përcaktonte rrugëtimin e mëvonshëm profesional. Pas përfundimit të saj, ai mori detyra në administratën shtetërore dhe në strukturat e pushtetit. Në vitet pas Luftës, ai shërbeu si zv.kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Peshkopi, sekretar i Komitetit Ekzekutiv të Fierit dhe më vonë në Kryeministri.

Megjithatë, në sistemin komunist, karriera dhe besnikëria politike nuk garantonin domosdoshmërisht sigurinë. Ndryshimet e brendshme të regjimit, lufta ndaj “armiqve të popullit” dhe proceset e vazhdueshme të spastrimeve mund të kthenin brenda natës një funksionar të rëndësishëm në të pandehur. Kjo do të ndodhte edhe me Kristo Budon. Në maj të vitit 1959, ndërsa ishte me shërbim në Tropojë, Budo u arrestua nga Sigurimi i Shtetit. Akuza, sipas kujtimeve të tij, ishte se ai ishte “vënë në shërbim të grekëve”. Budo e mohoi kategorikisht akuzën. Në dëshminë e tij, ai shkruan se gjatë gjithë hetimit, torturave dhe gjyqit kishte deklaruar se nuk kishte tradhtuar kurrë atdheun. Ai kërkoi që akuzat ndaj tij të verifikoheshin dhe pretendonte se nuk kishte prova që të mbështesnin ato. Por hetuesia do të zgjaste jo disa javë apo muaj, por dy vjet e gjysmë. Gjatë kësaj periudhe, sipas rrëfimit të tij, ai u mbajt në qeli pa dalë në gjyq dhe iu nënshtrua metodave të dhunshme të marrjes në pyetje.

Pjesa më tronditëse e kujtimeve të Kristo Budos lidhet me torturat që ai pretendon se iu bënë gjatë hetuesisë. Sipas Memorie.al për muaj me radhë nxirrej nga qelia dhe çohej në pyjet e Qafë-Krrabës, ku torturohej nga oficerë të strukturave të Sigurimit. Në dëshminë e tij ai përshkruan djegie me hekur të nxehtë, heqjen e thonjve dhe rrahje të rënda fizike. Budo shkruan se torturat ishin aq të rënda sa shpesh humbiste ndjenjat dhe kthehej në qeli në gjendje të rënduar fizike. Ai përmend në kujtimet e tij emrat e disa prej personave që, sipas tij, ishin të pranishëm ose të përfshirë në procesin e marrjes në pyetje, mes tyre Nevzat Haznedari, Asaf Kondi, Irfan Hoxha dhe Hilmi Dume. Një prej pretendimeve më të rënda të Budos lidhet me ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu. Sipas kujtimeve të tij, Hazbiu i kishte thënë: “Kam urdhër për të vënë nën torturë”. Dhuna e gjatë fizike dhe psikologjike, sipas rrëfimit të Budos, e çoi atë deri në një pikë dëshpërimi ekstrem. Në një moment, ai tentoi të vriste veten duke përplasur kokën pas murit të qelisë. Tentativa nuk rezultoi fatale, por ai pësoi plagë në kokë dhe, sipas rrëfimit të tij, për mjekimin e plagëve u thirr mjeku Llambi Ziçishti.

Budo e përshkruan atë moment si një përpjekje për t’i dhënë fund vuajtjeve. Për të, vdekja në atë kohë dukej si një rrugëdalje nga torturat dhe presioni psikologjik. Por hetuesia nuk do të ndalej. Sipas kujtimeve të tij, ndaj tij u përdorën edhe persona të tjerë si dëshmitarë dhe provokatorë, disa prej të cilëve ishin dënuar me vdekje. Budo pretendon se këta persona ishin përdorur për të dhënë deklarata që e implikonin atë, me synimin për të krijuar një dosje penale që do të çonte në dënimin e tij.

DY VITET E HETUESISË

Në kujtimet e tij, Kristo Budo i kushton një pjesë të veçantë rolit të Prokurorisë gjatë hetimit. Ai përmend Prokurorin e Përgjithshëm Aranit Çela dhe zëvendësit e tij, Faik Minarolli e Vangjel Kocani. Sipas Budos, zgjatja e hetimit për dy vjet e gjysmë ishte në kundërshtim me rregullat ligjore të kohës dhe ai pretendon se organet e Prokurorisë ishin në dijeni të torturave. Në një letër të datës 7 mars 1963, ai i kishte shkruar personalisht Aranit Çelës për torturat që pretendonte se kishte përjetuar. Sipas tij, nuk mori përgjigje. Në këtë pjesë të kujtimeve, Budo ndërton një tablo të një sistemi ku hetuesia, prokuroria dhe strukturat e Sigurimit vepronin në mënyrë të ndërthurur. Pas dy vjetësh e gjysmë hetimesh, Kristo Budo më në fund doli përpara gjykatës.

Çështja e tij u gjykua nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë. Trupi gjykues, sipas kujtimeve të tij, përbëhej nga koloneli Sotir Spiro dhe nënkolonelët Rasim Bazo e Sami Kolaneci. Përfaqësues i akuzës ishte Vangjel Kocani, ndërsa avokat ishte Nexhmedin Shehu. Budo këmbënguli edhe në sallën e gjyqit se nuk e pranonte akuzën dhe se nuk kishte tradhtuar atdheun. Ai kërkoi verifikime të mëtejshme dhe paraqiti pretendimet e tij lidhur me mënyrën se si ishte zhvilluar hetimi. Gjykata pranoi disa prej kërkesave dhe vendosi t’ua kthente organeve të Sigurimit dosjen për verifikime të mëtejshme. Më 24 nëntor 1961, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë mori vendimin përfundimtar. Kristo Budo u shpall i pafajshëm për mungesë provash dhe u urdhërua lirimi i tij i menjëhershëm. Për një njeri që kishte kaluar dy vjet e gjysmë në hetuesi, ky vendim duhej të shënonte fundin e kalvarit. Por nuk ndodhi kështu.

SIGURIMI E RIKTHEN NË QELI

Por çfarë ndodhi menjëherë pas vendimit të gjykatës. Pasi trupi gjykues u largua nga salla, në ambientet e gjykatës hyri Nevzat Haznedari i shoqëruar nga disa oficerë. Sipas dëshmisë së Budos, Haznedari urdhëroi që ai të dërgohej përsëri në burg. Kapterri, e pyeti se si mund ta çonte në qeli një njeri që sapo ishte shpallur i pafajshëm. Përgjigjja që Budo i atribuon Haznedarit ishte e prerë: “Të urdhëroj unë”. Në momentin kur po e shoqëronin përsëri, Budo u përball me kryetarin e trupit gjykues, Sotir Spiron. Edhe ky, sipas kujtimeve të tij, pyeti se përse po e çonin sërish në burg, pasi ai ishte shpallur i pafajshëm. Përgjigjja ishte e njëjtë: urdhri kishte ardhur nga Haznedari. Në vend që të kthehej në familje, Kristo Budo u dërgua në internim.

Ai u internua për pesë vite në ishullin e Zvërnecit. Kështu, edhe pasi gjykata e kishte shpallur të pafajshëm, ai vazhdoi të vuante pasojat e ndjekjes politike dhe administrative. Por kalvari i tij nuk përfundoi as me internimin. Pas pesë vitesh, sipas rrëfimit të tij, ai u arrestua përsëri dhe u dënua me dhjetë vite heqje lirie. Këtë dënim e vuajti në burgun e Ballshit. Në total, Budo do të kalonte rreth 15 vite në burgje dhe internime. Historia e Kristo Budos nuk mund të ndahet nga ajo e babait të tij, Thoma Budos. Edhe babai ishte akuzuar si “agjent i grekëve” dhe ishte pushkatuar nga regjimi. Vite më vonë, i biri u arrestua me një akuzë të ngjashme. Pas rënies së komunizmit, familja ndërmori edhe kërkime për eshtrat e Thoma Budos. Në vitin 1994, sipas materialeve të sjella në këtë dëshmi, u gjetën eshtrat e tij në zonën e Myshqetas, së bashku me ato të personave të tjerë të ekzekutuar nga regjimi. Ceremonia e zhvarrimit dhe rivarrimit do të ishte një tjetër moment i rëndësishëm për familjen, pas dekadash pasigurie dhe heshtjeje.

FLETORET QË MBETËN SI AMANET

Kristo Budo nuk e la historinë e tij vetëm në kujtesën familjare. Para se të ndërronte jetë në vitin 2004, ai la disa fletore me kujtime, dokumente dhe fotografi, me dëshirën që ato të bëheshin publike. Në këto materiale gjenden jo vetëm rrëfime për arrestimin, hetuesinë dhe burgun, por edhe fotografi nga periudha kur ai mbante funksione shtetërore, nga jeta familjare dhe nga vitet pas rënies së komunizmit. Mes tyre përmenden edhe fotografi me personalitete të ndryshme të jetës publike dhe politike shqiptare, si dhe pamje nga ceremonia e kërkimit dhe rivarrimit të eshtrave të babait të tij. Rrëfimi i Kristo Budos është i rëndë pasi ai flet për tortura, procese të gjata hetimore, dëshmitarë të përdorur nga hetuesia, përplasje mes gjykatës dhe strukturave të Sigurimit, internim pas një vendimi pafajësie dhe burgim të mëvonshëm.

Nga partizan në funksionar shtetëror, nga zyrtar i lartë në të akuzuar, nga i burgosur në të internuar dhe më pas përsëri në burg, jeta e Kristo Budos përmbledh disa prej kthesave më të dhimbshme të historisë së Shqipërisë komuniste. Për Budon, drejtësia që ai kërkoi në sallën e gjyqit nuk u përkthye menjëherë në liri. Ai u rikthye në qeli, më pas në internim dhe vite më vonë përsëri në burg. Kur ai ia la familjes fletoret dhe kujtimet e tij, bashkë me fotografitë, kërkesa ishte e qartë, historia të mos mbetej e mbyllur në një sirtar. Historia e Kristo Budos mbetet kështu një histori personale, por njëkohësisht edhe një fragment i historisë së një sistemi që la pas mijëra të burgosur, të internuar dhe familje të goditura nga represioni.

Një histori që, përmes kujtimeve të tij, kërkon të ruhet në kujtesën historike. Kristo ishte ishpartizan me funksione drejtuese dhe i burgosur në Kampin e Prishtinës gjatë Luftës. Pas saj, ishte me detyra të larta, si: zv/ Kryetar i Degës së Brendshme të Peshkopisë; Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të Fierit; kryeinspektor i Kryeministrisë, i cili u arrestua në vitin 1959. U akuzuar si “agjent i grekëve”, gjë për të cilën i kishin pushkatuar dhe babanë, Thoma Budon. Por nga funksionet drejtuese përfundoi te qelitë e errëta të diktaturës komuniste dhe kampet e internimit. Kristo Budos kaloi për 15 vite përndjekje dhe tortura nga më të tmerrshmet gjatë kohës së komunizmit.

/Gazeta Panorama 

“Ju shoqishojn keni me hangër!”, çfarë u tha komunistëve në gjyq meshtari më 1967! Dy arrestimet e At Pjetër Meshkallës

At Pjetër Meshkalla mbetet një nga figurat më të spikatura të klerit katolik shqiptar dhe një prej dëshmive më të fuqishme të qëndresës morale e shpirtërore përballë diktaturës komuniste.

Jeta e tij ishte e lidhur ngushtë me Shkodrën, me arsimin, me edukimin e brezit të ri, me shërbimin fetar dhe, mbi të gjitha, me një bindje të palëkundur se njeriu nuk duhet të heqë dorë nga e vërteta edhe atëherë kur çmimi i saj është liria, burgu, internimi apo vetë jeta. At Pjetër Meshkalla lindi në Shkodër më 25 shtator 1901, në rrugën e Daulles, në një qytet që në fillim të shekullit XX ishte një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe fetare të Shqipërisë. Ai u rrit në një mjedis ku arsimi, kultura dhe besimi fetar ishin pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore.

Që në vitet e para të jetës, Meshkalla do të afrohej me dijen dhe me formimin fetar, duke nisur kështu një rrugëtim që do ta çonte më vonë në disa prej qendrave më të rëndësishme të studimeve evropiane. Pas mësimeve të para në vendlindje, Pjetër Meshkalla vazhdoi studimet jashtë Shqipërisë. Ai kreu studime teologjike në Linz të Austrisë, ku pati ndër të tjerë bashkëstudent edhe Dom Kolec Prennushin. Më tej vijoi studimet në Goricë të Sllovenisë, ndërsa formimin e tij intelektual e plotësoi në Fakultetin e Filozofisë në Napoli të Italisë. Në vitin 1931, Meshkalla u shugurua meshtar i Shoqërisë së Jezuit në Shkodër. Pas shugurimit, ai nisi veprimtarinë e tij pedagogjike në Seminarin Papnor, ku dha mësim letërsi, gjuhë shqipe dhe filozofi.

Në vitin 1934, At Pjetër Meshkalla themeloi rrethin “Shën Gjon Bosco”, me synim edukimin dhe formimin e rinisë. Më vonë, gjatë veprimtarisë së tij në Tiranë, në vitin 1937, u lidh edhe me rrethin “Shën Pjetri”. Një nga tiparet më karakteristike të figurës së Meshkallës ishte qëndrimi i tij ndaj pushtimeve dhe regjimeve politike.Ai nuk u identifikua me asnjë pushtues dhe nuk e shihte nënshtrimin ndaj një fuqie të huaj si alternativë. Gjatë periudhës së pushtimit italian, ai shprehu pikëpamjet e tij atdhetare përmes predikimeve dhe shkrimeve. Më pas, gjatë pushtimit gjerman, veprimtaria e tij mori edhe një dimension humanitar. Sipas dëshmive të lidhura me këtë periudhë, ai ndihmoi në strehimin e popullsisë së Tiranës dhe të një numri hebrenjsh, në një kohë kurndjekjet, arrestimet dhe bombardimet e bënin jetën jashtëzakonisht të rrezikshme.

PËRBALLJA ME REGJIMIN KOMUNIST

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria hyri në një periudhë krejtësisht të re politike. Regjimi komunist filloi të konsolidonte pushtetin dhe shumë shpejt nisi përplasja e drejtpërdrejtë me institucionet fetare dhe me klerin. At Pjetër Meshkalla ishte ndër ata klerikë që nuk pranuan të vendoseshin në shërbim të pushtetit. Në vitin 1945, sipas dëshmive biografike për të, atij iu kërkua bashkëpunim me regjimin. Ai nuk pranoi. Përkundrazi, në predikimin me rastin e vdekjes së Imzot Luigj Bumçit, shprehu hapur qëndrimin e tij kritik ndaj politikës së regjimit. Kjo e vendosi në shënjestër të autoriteteve. Në vitin 1946, ai u arrestua.

Pas një hetuesie të gjatë, më 18 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Tiranës e dënoi me 15 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar, si edhe me humbjen e të drejtave për pesë vjet. Ndër akuzat e ngritura ndaj tij ishin pjesëmarrja në organizatën “Bashkimi Kombëtar” dhe “agjitacioni e propaganda”. Në të njëjtin proces u dënuan edhe figura të tjera të klerit, ndër ta Dom Shtjefën Kurti dhe Imzot Irine Banushi. Për Meshkallën filloi kështu një nga periudhat më të rënda të jetës së tij. At Pjetër Meshkalla e vuajti dënimin në kampe pune dhe në burgun e Burrelit, një prej vendeve më të njohura të sistemit represiv të burgjeve politike të Shqipërisë komuniste. Megjithatë, edhe në kushtet e burgut, qëndrimi i tij nuk u thye. Ai u lirua në vitin 1961, pas rreth 15 vitesh burgim, por liria e tij ishte e kufizuar. Atij nuk iu lejua të rifillonte shërbimin e tij si meshtar. Në vend që të kthehej në jetën e tij të mëparshme, Meshkalla mbeti nën vëzhgimin dhe presionin e autoriteteve.

LETRA DREJTUAR MEHMET SHEHUT

Viti 1967 shënoi një nga momentet më të rëndësishme në përplasjen e At Pjetër Meshkallës me regjimin. Në atë kohë, fushata kundër fesë në Shqipëri po hynte në një fazë të re dhe shumë më radikale. Institucionet fetare po mbylleshin, objektet e kultit po merreshin nga shteti dhe klerikët po përballeshin me presione, arrestime dhe ndëshkime. Në këtë klimë, At Pjetër Meshkalla i drejtoi një letër kryetarit të Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehut, më 5 prill 1967. Pikërisht kur në Shkodër po zhvillohej «Revolucioni kultural», Pater Meshkalla në 1967 i shkruan nje letër Mehmet Shehut, dhe kërkon me i ndalue dorën e përgjakun që po vepronte aq egërsisht.

U arrestua me 29 prill 1967, dënohet me 10 vjet burg gjoja për “agjitacion e propaganda”. Ai u thanë në allën e gjyqit: “Ju më dënoni sa të doni, se unë prap se prap do të dal, mbasi ju shoqishojn keni me hangër. Aty asht fundi i juej!”, Doli në moshën 78- vjeçare dhe jetoi si misionar i vërtetë i Krishtit, deri sa vdiq me 28 korrik 1988. Letra është një nga dokumentet më domethënëse të qëndrimit të tij. Meshkalla nuk iu drejtua Shehut me gjuhën e frikës. Ai i shkroi “si njeriu njeriut”, duke argumentuar se ajo që po ndodhte me institucionet fetare dhe me besimtarët po cenonte jo vetëm lirinë fetare, por edhe karakterin e shoqërisë. Ai kundërshtoi konfiskimin e dorëshkrimeve dhe materialeve të tij, duke i konsideruar ato pronë të shenjtë dhe të paprekshme të autorit. Por shqetësimi i tij ishte shumë më i gjerë.

Ai shkruante për frikën që po përhapej në shoqëri, për njerëzit që kishin frikë të takoheshin apo të përshëndeteshin me persona të cilët konsideroheshin “të prekur” nga regjimi. Një nga shqetësimet kryesore të tij ishte se një shoqëri e ndërtuar mbi frikën rrezikonte të prodhonte njerëz pa kurajë qytetare. Në letrën e tij ai shprehej: “Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë.” Në një tjetër pjesë të letrës ai shkruante: “Nuk më ka shty me ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira.” Duke iu referuar politikës së regjimit ndaj fesë dhe premtimeve për liritë dhe të drejtat njerëzore, ai i shkruan Mehmet Shehut: “Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqsore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit”. Në këtë letër vihet re guximi dhe qëndrimi i palëkunduri i At Pjeter Meshkalla ndaj shkatërrimit që po i bëheshin institucioneve fetare. Meshkalla i drejtohet kryeministrit me shprehje plot guxim, kur i thotë se komunizmi po shkakton frikë në njerëz dhe se brezi i ri po rritet pa kurajo e burrni. “Me këtë luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës”. Në këtë letër bëhet edhe një pasqyrim i mësymjes së Sigurimit të Shtetit ndaj kishave dhe klerit katolik në Shkodër. Duke pranuar që të dorëzojë gjithçka përfshi edhe rrobat e trupit, At Pjetër Meshkalla i kërkon Mehmet Shehut që të heqin dorë nga marrja e dorëshkrimeve të tij dhe klerikëve të tjerë, të cilat ai i konsideronte të shenjta.

ARRESTIMI I DYTË

Pak javë pas kësaj letre, më 29 prill 1967, në Institutin Pedagogjik të Shkodrës u zhvillua një mbledhje për “demaskimin” e veprimtarisë së At Pjetër Meshkallës. Më pas, më 19 korrik 1967, Gjykata e Shkodrës, me vendimin nr. 44, e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, për “agjitacion e propagandë”. Kështu, një njeri që kishte kaluar tashmë një pjesë të madhe të jetës në burg u rikthye sërish pas hekurave. Ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj një kleriku që kishte refuzuar të heshtte. Pas përfundimit të dënimit të dytë, At Pjetër Meshkalla u lirua në vitin 1978, por as kjo nuk do të nënkuptonte një kthim në jetën normale.

Ai u internua në Vlorë, ku kaloi vitet e fundit të jetës nën kufizimet dhe kontrollin e regjimit. Edhe në këtë periudhë, jeta e tij mbeti një dëshmi e pasojave që përndjekja politike pati mbi klerin shqiptar. Ai kishte kaluar burgje, kampe pune, hetuesi dhe internim. Kishte humbur vite të tëra të jetës, kishte humbur të drejtën për të ushtruar lirisht misionin e tij fetar dhe kishte parë shkatërrimin ose mbylljen e institucioneve me të cilat kishte lidhur jetën e tij. Megjithatë, nuk hoqi dorë nga identiteti i tij. At Pjetër Meshkalla ndërroi jetë më 28 korrik 1988, vetëm rreth dy vite përpara rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Ai nuk e pa ditën kur sistemi që e kishte burgosur dhe internuar do të merrte fund. Por ai jetoi aq gjatë sa të linte pas një dëshmi që do të mbetej përtej atij sistemi. Pas rënies së komunizmit, figura e tij mori një vlerësim të ri publik. Në vitin 1992, At Pjetër Meshkalla u dekorua me titullin “Pishtar i Demokracisë”, duke u bërë kleriku i parë që mori këtë vlerësim. Emri i tij sot lidhet veçanërisht me arsimin dhe me traditën e jezuitëve në Shkodër. Në nderim të jetës dhe qëndresës së tij, Shoqëria e Jezuit i ka dhënë emrin e tij shkollës së mesme në Shkodër, pasardhëse e traditës së Kolegjit Saverian.

LETRA ORIGJINALE PËR MEHMETIN

“Shkëlqesë,

Pardje, më 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendet sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër të tjera, se do të denonconim gjithçka kishim, me përjashtim të te shave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhet t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë shërbim fetar, as edhe privatisht: Këtë e ka vendosë populli.

Mendova të drejtohem me këtë letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshe, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.

Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekshme e autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.

Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen.

Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet.

Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë personat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit. Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetët e propagandës. Si përgjigje, populli ka mbushë kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Ç’ vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhe, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kanë frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! -Flitët shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këtë të shek. XX? Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për të.

Unë tham se, me këtë luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur, në vj. 1945, në Tiranë, më 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këtë kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit.

Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira.

Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehu, në Kryeministri – Tiranë, 5 prill 1967.

Me nderime
Pjetër Meshkalla, Meshtar Katolik i Shoqënisë Jezu

/Gazeta Panorama 

“Krijuam një zyrë turistike, por unë kam dëshirë të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla, me qëllim…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog, dhënë gazetës franceze, “Matin”, 19 qershor 1935

Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar të mërkurën e 19 qershorit 1935, në faqe të parë dhe të dytë, intervistën e këshilltarit bashkiak të Parisit, Z. Alex Biscarre, me Mbretin Zog, në pallatin mbretëror me vendodhje në kryeqytetin shqiptar. Fillimisht, Z. Biscarre ka përshkruar figurën e Ahmet Zogut, i cili sigurisht nuk e ka lënë aspak indiferent. Madje, mund të konstatojmë edhe një lloj admirimi të tij për Mbretin e shqiptarëve. Në vijim, francezi ka rrëfyer proçedurën e nevojitur për të takuar monarkun shqiptar, institucionet apo personat e nevojshëm që duheshin kontaktuar për të realizuar intervistën.

Ndërsa, në fund, gjejmë intervistën e tij të plotë me sovranin shqiptar, të sjellë asokohe për publikun francez dhe frankofon.

Çfarë përmban konkretisht kjo intervistë? Për më shumë, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

“Mbreti Zog ka tipare të një vazhdimësie të rregullt, një ballë të gjerë dhe një vështrim të sinqertë e të qartë, dhe të gjithë butësinë e vendeve të Lindjes. I gjatë dhe i hollë, pa vese, disi i ftohtë, Zogu I-rë, Mbret i shqiptarëve, më priti në pallatin e tij në Tiranë, i rrethuar nga lulishte trëndafilash. Ky djalë i vërtetë i Shqipërisë, fëmijë malësor, mbretëron, mbi të gjitha, falë punës së tij. Ai e ka bindur popullin e tij falë përkushtimit dhe sakrificës së tij.

Megjithëse, ditë e natë, zhurmat nga jashtë mbërrijnë deri në Pallat, Mbreti, i izoluar në një kabinet të gjerë pune, lexon, studion dhe sheh vetë të gjitha raportet (shkresat) e ministrave të tij. Metoda e tij është heshtja. Ai nuk bën shpallje të mëdhaja, gjeste teatrale apo deklarata këmbëngulëse. Mbreti nuk ka kontakt me asnjë person dhe jeton i rrethuar vetëm me motrat dhe nipin e tij, ndërsa dy nipërit e tjerë të tij ndjekin studimet në Saint-Cyr, në Francë.

Kohët e fundit, Oborri Mbretëror është në zi, si arsye e vdekjes së Nënës Mbretëreshë. Që të futesh në Pallat dhe të pritesh për audiencë, është thelbësore të mbështetesh në diplomacinë e ministrit tonë në Tiranë, Z. Marcel Ray, dhe me padyshim në kortezinë e Z. Rrok Stani, shef i protokollit. Duhet githashtu të kalosh në shtëpinë (akademinë) ushtarake, nga ku Mbreti më shoqëroi bashkë me një punonjës të Oborrit.

Mbreti shtatlartë iu përgjigj përshëndetjeve të mia rituale. Ai më zgjati dorën e tij të gjatë dhe të hollë për të më ofruar një cigare. Fjalët e tij të para, që më tha, ishin:

– Unë jam shumë i lumtur që një gazetë e madhe franceze dëshiron të interesohet për Shqipërinë. Ju do të jeni këtu për të gjykuar përpjekjet e një vendi të ri për t’u modernizuar.

Sovrani vazhdoi:

– Unë kërkoj ndihmën dashamirëse të fqinjëve të mi sepse, nga pikëpamja e jashtme, politika ime është e thjeshtë. Ajo tenton të ruajë pavarësinë e Shqipërisë – përfundimisht pjesëmarrëse e koncertit evropian – dhe të mbajë kufijtë e mi të pandryshuar.

– Naltmadhëri, kufijtë tuaj mbrojnë një vend të mrekullueshëm të cilin unë do të përpiqem ta bëj të njohur në mesin e francezëve.

– Për këtë qëllim (u përgjigj sovrani) pashë me kënaqësi krijimin e një zyre turistike, por unë kam dëshirë të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla, për t’i vënë dispozicion të vizitorëve. Sa më shumë të mësojnë për vendin tonë, aq më shumë do ta duan atë.

Dhe mbreti Zog më rrëfeu:

– Unë dua, për popullin tim, të vazhdoj të ndjek përpjekjet e mësuesve francezë të Liceut të Korçës. Arsimi francez do të mundësojë të mbajë gjallë ndjenjat miqësore të shqiptarëve që kur luftuan dhe u anagazhuan për Francën.

Mbreti e ka fjalën për krijimin e lëvizjes së parë për pavarësi – e paraprirë nga rekrutime vullnetare – nga trupat e Sarrail-it në vitin 1917 në qytetin e Korçës.

Ai shton:

– Unë kam inkurajuar krijimin e linjave ajrore dhe mund, për disa orë, të shkojmë nga Tirana në Romë dhe nga Roma në Paris.

Pastaj sovrani më pyeti për qytetet që kisha vizituar dhe ishte i kënaqur për interesin që ato ngjallnin. Ai është përpjekur ti lidhë (bashkojë) të gjitha me anë të rrugëve, dhe në përfundim, më fton që të kthehem sërish, pas dy ose tre vitesh, për të parë progreset e mëtejshme.

MUHAMET MALO – NJERIU ME ZEMËR TË MADHE Portret filozofik, social, human dhe jetësor- Nga RAMIZ LUSHAJ

 

 

                __________________________

Dedikim

Këtë portret filozofik, social, human e jetësor ia kushtoj me nderim dhe mirënjohje të thellë Muhamet Malos, një njeriu që sot nuk është fizikisht mes nesh, por që vazhdon të jetojë në kujtesën, respektin dhe mirënjohjen e mijëra njerëzve.

Ai la pas jo vetëm vepra, suksese dhe kontribute, por mbi të gjitha la një emër të mirë, një zemër humane, një familje të shkëlqyer, një shembull se si pasuria, mundësia dhe suksesi marrin kuptim kur ndahen me të tjerët.

Në vitin 2027 mbushen 10 vjet nga ndarja e tij nga jeta, por koha nuk e ka zbehur figurën e tij. Përkundrazi, çdo vit e bën më të dukshme trashëgiminë morale që la pas: respektin për njeriun, dashurinë për jetën, solidaritetin dhe bamirësinë.

Ky portret është një homazh i vogël për një vepër të madhe njerëzore.

Me nderim të përhershëm,
Ramiz LUSHAJ

___________________________

 

Në figurën e lartë të Njeriut të Mirë – Muhamet Malos bashkohen sportisti, sipërmarrësi, njeriu i medias, mbështetësi i kulturës, filantropi, miku dhe qytetari që e shihte suksesin jo vetëm si të drejtë për të ecur përpara, por edhe si përgjegjësi për t’u gjendur pranë të tjerëve.

Muhamet Malo ka lindur më 13 maj 1957, me origjinë kolonjar, u formua në një Shqipëri të vështirë, ku rruga individuale kërkonte disiplinë, mund dhe durim. Materialet biografike të mbledhura për jetën e veprimtarinë e tij e paraqesin si një njeri që e nisi jetën publike nga sporti, përpara se të hynte në sipërmarrje, media, turizëm e veprimtari të shumta shoqërore. Kjo rrugë e gjatë nuk e largoi nga njeriu i zakonshëm. Përkundrazi, sa më shumë u rritën mundësitë e tij, aq më shumë u zgjerua edhe fusha e ndihmës së tij.

Në filozofinë e jetës, pasuria e një njeriu nuk matet vetëm me atë që zotëron. Ajo matet edhe me atë që ai është në gjendje të ndajë. Mund të ndash bukën, paratë, kohën, një mundësi, një vend pune, një dorë që të ngre, një fjalë që të jep kurajë. Pikërisht në këtë kuptim duhet parë zemra e madhe e Muhamet Malos: si aftësi për ta kthyer suksesin personal në dobi shoqërore.

Shumë prej dëshmive të përfshira në materialet për Muhamet Malon e përshkruajnë si babaxhan, fisnik, të thjeshtë në komunikim dhe të hapur ndaj njerëzve. Kjo është një cilësi që nuk blihet. Ajo lind nga karakteri dhe provohet në marrëdhëniet me të tjerët. Njeriu mund të ketë shumë njohje, por respekti i vërtetë fitohet vetëm kur tjetri ndien se është parë, dëgjuar dhe trajtuar me dinjitet.

Muhamet Malo ndërroi jetë më 6 mars 2017, në një moshë kur ende kishte energji, projekte dhe miqësi për të vazhduar. Por vdekja nuk e mbylli historinë e tij. Përkundrazi, mënyra si u kujtua nga sportistë, biznesmenë, artistë, gazetarë, personalitete dhe njerëz të zakonshëm tregoi se kishte ndërtuar një pasuri tjetër: kujtesën e mirënjohjes.

Ky portret nuk është vetëm histori e një njeriu të suksesshëm, por është histori e një ideje morale: se njeriu bëhet më i madh kur nuk jeton vetëm për veten. Dhe këtu nis dimensioni filozofik i Muhamet Malos – te bindja se jeta ka kuptim atëherë kur shndërrohet në mirësi, përgjegjësi dhe gjurmë njerëzore.

 

SPORTI

– SHKOLLA E DISIPLINËS DHE E KARAKTERIT

 

Përpara se të njihej si sipërmarrës e filantrop, Muhamet Malo ishte sportist. Karrierën e nisi te “Studenti”, ku ushtroi sportin nga viti 1971 deri më 1977; më pas ishte pjesë e “Partizanit” në vitet 1977-1979 dhe u rikthye te “Studenti”, ku qëndroi deri në vitin 1990. Në materialet biografike përmendet se nga viti 1982 deri më 1990 ishte kampion i Shqipërisë në mundjen klasike, në peshat 82 deri 90 kilogramë.

Mundja është sport i forcës, por mbi të gjitha i disiplinës. Nuk të mëson vetëm si të mposhtësh kundërshtarin; të mëson si të mposhtësh lodhjen, frikën, hezitimin dhe dobësinë tënde. Në këtë kuptim, sporti duket se u bë një shkollë karakteri për Muhamet Malon. Vitet e stërvitjes, gara, përballjet dhe kërkesa për rezultat formuan tek ai një temperament këmbëngulës që më vonë do të shihej edhe në sipërmarrje.

Por lidhja e tij me sportin nuk përfundoi kur ai u largua nga tapeti i mundjes. Ai vijoi ta mbështeste sportin si drejtues, sponsor dhe promotor. Materiali i dërguar përmend detyra drejtuese në Federatën Shqiptare të Mundjes, në Shoqatën Kombëtare të Mundjes, si dhe kontribute financiare për veprimtari të ndryshme sportive. Përmenden sponsorizime për peshëngritjen, notin, volejbollin, basketbollin e femrave, futbollin e femrave, bilardon dhe veprimtari të tjera.

Këtu shfaqet një tipar i rëndësishëm i karakterit të Muhamet Malos: ai nuk e trajtoi sportin si kapitull të mbyllur të rinisë, por si një borxh mirënjohjeje. Njeriu që kishte marrë nga sporti disiplinën, emrin dhe përvojën, u përpoq t’ia kthente sportit një pjesë të asaj që kishte fituar në jetë.

Në aspektin social, kjo ka një domethënie të madhe. Sporti nuk është vetëm medalje. Ai është edukim, shëndet, përkatësi, rrugëdalje për të rinjtë dhe shkollë e garës së ndershme. Një investim në sport është shpesh investim në një brez. Dhe një njeri që e kupton këtë, nuk ndihmon vetëm një klub apo një sportist; ndihmon të ndërtohet një kulturë më e shëndetshme shoqërore.

Pas ndarjes së tij nga jeta, drejtues të sportit shqiptar e kujtuan si figurë që kishte lënë gjurmë përtej një disipline të vetme. Armand Duka e cilëson veprimtarinë e tij në sport, biznes dhe humanizëm si të jashtëzakonshme, ndërsa përfaqësues të komuniteteve të tjera sportive flasin për një boshllëk të madh.

Kjo është arsyeja pse, kur flasim për Muhamet Malon sportist, nuk flasim vetëm për një kampion. Flasim për një njeri që e shndërroi përvojën e vet sportive në një mënyrë të të menduarit: të luftosh, të mos dorëzohesh, të respektosh garën dhe, kur arrin lart, të mos harrosh ata që po e nisin rrugën.

 

SIPËRMARRËSI

 QË SHIKONTE PËRTEJ TË SOTMES

 

Me ardhjen e demokracisë, Muhamet Malo ishte ndër sipërmarrësit e parë që hynë në një terren të ri ekonomik, ku mungonin përvoja, rregullat e konsoliduara dhe siguria. Në një periudhë tranzicioni të gjatë, të krijoje biznes nuk nënkuptonte vetëm të kishe kapital; kërkonte intuitë, guxim dhe aftësi për të parashikuar atë që ende nuk ekzistonte.

Në materialet për jetën e tij përmenden iniciativa që u bënë të njohura në Shqipëri: “Euro-Lloto”, televizioni sportiv “TeleSport”, investimi te “Dajti Ekspres”, pjesëmarrja në sektorin bankar dhe në hoteleri. Veçanërisht teleferiku i Dajtit dhe infrastruktura turistike përreth tij u kthyen në një nga shenjat më të dukshme të një modeli sipërmarrës që kërkonte të krijonte jo thjesht biznes, por edhe destinacion.

Dajti është pjesë e identitetit të Tiranës. Ta lidhje kryeqytetin me malin nëpërmjet një teleferiku ishte një ide që kërkonte kapital, këmbëngulje dhe besim në turizmin e së ardhmes. Në këtë kuptim, sipërmarrja e Muhamet Malos kishte një përmasë qytetare: ajo ndryshonte mënyrën si njerëzit e përdornin hapësirën, si e shihnin qytetin dhe si e përjetonin natyrën pranë tij.

Po kështu, krijimi i një televizioni të përqendruar te sporti tregonte se ai e njihte fuqinë e medias dhe rëndësinë e specializimit. “TeleSport” nuk ishte thjesht një biznes tjetër; ishte edhe vazhdim i lidhjes së tij personale me sportin. Kështu bashkoheshin dy botë: përvoja e sportistit dhe vizioni i sipërmarrësit.

Por vlera e sipërmarrjes së tij nuk duhet lexuar vetëm nga numri i kompanive. Një sipërmarrës krijon vende pune, lidhje profesionale, mundësi për të rinj, tregje dhe shërbime që më parë nuk ekzistonin. Kjo është arsyeja pse dimensioni social i biznesit është po aq i rëndësishëm sa fitimi.

Muhamet Malo duket se e kuptonte këtë marrëdhënie. Sipas materialit të mbledhur në masmediat shqiptare, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të tij kanalizohej drejt sponsorizimeve, ndihmës për njerëzit në nevojë dhe veprimtarive sportive, kulturore e shoqërore. Kështu, biznesi nuk mbetej një ishull privat; ai lidhej me shoqërinë.

Në filozofinë e sipërmarrjes ekziston një dallim i madh midis njeriut që fiton dhe njeriut që krijon. I pari grumbullon; i dyti lë diçka pas. Gjurmët që përmenden në jetën e Muhamet Malos – nga sporti te media, nga turizmi te financa – dëshmojnë për një njeri që kërkonte të ndërtonte dhe të hapte rrugë.

Prandaj figura e tij si biznesmen duhet parë në një plan më të gjerë: jo vetëm si histori suksesi personal, por si pjesë e një kohe kur Shqipëria po mësonte vetë kuptimin e ekonomisë së lirë, të iniciativës private dhe të përgjegjësisë sociale të kapitalit.

 

HUMANIZMI

– PASURIA QË NDAHET ME TË TJERËT

 

Nëse sporti i dha disiplinën dhe biznesi i dha mundësinë, humanizmi i dha kuptimin më të thellë figurës së Muhamet Malos. Në materialet e mbledhura për jetën e tij, kjo cilësi përsëritet më shumë se çdo tjetër. Përmenden njerëz në varfëri, jetimë, persona me aftësi të kufizuara, institucione sociale, sportistë, artistë dhe familje që gjenin te ai një derë të hapur.

Humanizmi i vërtetë nuk ka nevojë për retorikë. Ai matet me gjestin konkret. Një njeri mund të flasë gjatë për solidaritetin, por prova është se çfarë bën kur përballë ka një nevojë reale. Dëshmitë e përfshira në dokumentin e dërguar e portretizojnë Muhamet Malon si njeri që vuajtjen e tjetrit e përjetonte emocionalisht, jo thjesht si statistikë shoqërore.

Një episod i veçantë lidhet me ndihmën për përfundimin e Odeonit të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Sipas dëshmisë së përfshirë në materiale shkrimore, kur mësoi se punimet ishin ndërprerë për mungesë fondesh, ai vizitoi vendin dhe ofroi një ndihmë prej 12 milionë lekësh. Pesha e këtij gjesti nuk qëndron vetëm te shuma. Qëndron te vendimi për ta kthyer një shqetësim të dëgjuar në një veprim të menjëhershëm.

Në materialet e përmbledhura theksohet se ai ndihmonte institucione kulti jo vetëm të besimit të vet. Ky është një dimension me rëndësi të veçantë në shoqërinë shqiptare. Besimi, kur bëhet urë dhe jo kufi, e zgjeron humanizmin. Muhamet Malo paraqitet si njeri që e shihte të shenjtën përmes nevojës për paqe, respekt dhe afrim njerëzor.

Por ndihma e tij nuk u kufizua te institucionet. Në tekstet përkujtimore përmenden radhë njerëzish që kërkonin ndihmë për sëmundje, strehim, varfëri apo vështirësi të tjera. Edhe kur këto dëshmi kanë ton emocional, thelbi i tyre është i qartë: ai kishte krijuar reputacionin e njeriut tek i cili mund të trokisje.

Kjo është forma më e lartë e kapitalit moral. Njeriu i pasur mund të jetë i fuqishëm; por njeriu që përdor pasurinë për të lehtësuar dhimbjen e tjetrit bëhet i dobishëm. Dhe shoqëria ka nevojë për njerëz të dobishëm më shumë se për njerëz thjesht të suksesshëm.

Humanizmi i Muhamet Malos, sipas materialeve të siguruara gjithandej, nuk ishte episodik. Ai shfaqej në sport, kulturë, shëndetësi, arsim, institucione kulti dhe në ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj njerëzve. Pikërisht kjo vazhdimësi e bën portretin e tij më të plotë.

Një zemër e madhe nuk është zemër që ndien vetëm. Është zemër që vepron. Dhe te Muhamet Malo, ndjeshmëria shoqërohej me veprim, mundësia me përgjegjësi, pasuria me dhënie. Kjo është arsyeja pse figura e tij jeton fort në kujtesën e atyre që e kanë njohur.

 

MEDIA, KULTURA DHE ARSIMI

– TË INVESTOSH NË SHPIRTIN E SHOQËRISË

 

Një shoqëri nuk ndërtohet vetëm me rrugë, banka, hotele dhe ndërmarrje. Ajo ndërtohet edhe me kulturë, dije, media, libra, art dhe mundësi që talenti të dalë në dritë. Në këtë fushë, aktiviteti i Muhamet Malos mori një dimension që e dallon nga profili klasik i biznesmenit.

Në materialet për jetën dhe veprimtarinë e Muhamet Malos përmendet financimi i veprimtarive të shumta kulturore dhe mediatike. Mes tyre janë emisioni “Ethet e së premtes mbrëma”, telenovela “Njerëz dhe Fate”, botime të ndryshme, festivale, dokumentarë, albume, veprimtari artistike dhe projekte që lidheshin me promovimin e kulturës shqiptare. Përmendet gjithashtu përfshirja e tij në mbështetje të arsimit dhe lidhja me Fondacionin Amerikan për Edukimin e të Rinjve.

Të mbështesësh kulturën është një akt që nuk jep gjithmonë kthim të menjëhershëm financiar. Shpesh është investim në diçka të padukshme: në kujtesë, identitet, talent dhe vetëbesim kombëtar. Një këngëtar i ri, një sportist, një autor, një gazetar apo një artist mund të ketë nevojë vetëm për një mundësi që të ndryshojë jetën e tij. Kur kjo mundësi krijohet nga një mbështetës privat, kapitali ekonomik shndërrohet në kapital kulturor.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vitet e tranzicionit shqiptar. Institucionet ishin ende të dobëta, tregu kulturor i paqëndrueshëm dhe financimet publike të kufizuara. Në këtë realitet, sponsorizimi privat shpesh bëhej ura që e mbante gjallë një projekt.

“TeleSport” është një shembull domethënës. Duke krijuar një media të specializuar sportive, Muhamet Malo nuk ndërtoi vetëm një kompani; ai i dha hapësirë një fushe që e njihte nga brenda dhe që e donte. Sporti fitoi ekran, gazetarët fituan mundësi profesionale dhe publiku fitoi qasje më të gjerë te veprimtaritë sportive.

Në të njëjtën mënyrë, mbështetja e projekteve artistike tregonte se ai nuk e shihte kulturën si luks. Ajo ishte pjesë e jetës së shoqërisë. Njeriu nuk jeton vetëm me bukë; jeton edhe me ëndërr, art, bukuri, dije dhe kujtesë.

Këtu shfaqet një filozofi e rëndësishme e jetës së Muhamet Malos: të ndërtosh nuk do të thotë vetëm të ngresh një objekt. Mund të ndërtosh një karrierë, një talent, një emision, një libër, një institucion, një shpresë.

Prandaj portreti social i tij nuk mund të ndahet nga kultura. Ai ishte pjesë e një brezi sipërmarrësish që u përballën me një Shqipëri në ndryshim dhe, në rastin e tij, një pjesë e suksesit u kthye në mbështetje për botën shpirtërore të vendit. Kjo është një trashëgimi që nuk matet lehtë me shifra, por matet me gjurmët që mbeten te njerëzit.

 

BESIMI, ATDHETARIA

DHE RESPEKTI PËR NJERIUN

 

Në shumë dëshmi për Muhamet Malon, humanizmi i tij lidhet me besimin. Ai përmendet si besimtar bektashi, por njëkohësisht si njeri i respektit ndaj të gjitha besimeve. Kjo është një veçori e rëndësishme e portretit të tij, sepse e vendos fenë jo si kufi identitar, por si burim të përgjegjësisë morale.

Në një shoqëri si ajo shqiptare, ku bashkëjetesa fetare është pjesë e historisë kombëtare, respekti për tjetrin merr vlerë qytetare. Materiali i mbledhur vitet e fundit e paraqet Muhamet Malon mes drejtuesve të komuniteteve fetare dhe përmend ndihmën e tij për faltore e institucione që nuk i përkisnin vetëm besimit të vet. Këtu besimi bëhet humanizëm praktik.

Për të, sipas dëshmive, dhimbja e njeriut ishte më e rëndësishme se përkatësia e tij. Njeriu që kishte nevojë për bukë, strehë, mjekim apo mbështetje nuk ishte “i një feje” apo “i një grupi”; ishte njeri. Ky është një koncept i thjeshtë, por shumë i madh.

Në të njëjtën kohë, portreti i tij lidhet me atdhetarinë. Materialet përmendin origjinën e familjes së tij nga Kolonja dhe lidhjet familjare me trevat e Përmetit, si edhe angazhime në veprimtari kulturore e kombëtare. Atdhetaria, në këtë rast, nuk paraqitet si retorikë ceremoniale, por si kontribut në zhvillimin e vendit: në sport, turizëm, ekonomi, media, kulturë dhe ndihmë shoqërore.

Një vend nuk ndërtohet vetëm nga politika. Ai ndërtohet edhe nga qytetarët që krijojnë punë, institucione, ide, modele dhe solidaritet. Në këtë kuptim, sipërmarrësi që investon në vendin e vet është po aq pjesë e zhvillimit kombëtar sa edhe intelektuali, sportisti apo administratori publik.

Në materialet jetëshkrimore për Muhamet Malon përmendet gjithashtu roli i tij si President Nderi i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike. Kjo tregon një tjetër përmasë të interesit të tij: lidhjen me dijen, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe përfaqësimin e Shqipërisë në horizonte më të gjera.

Por, mbi të gjitha, atdhetaria e tij lexohet te njeriu. Nuk mund ta duash vendin duke mos parë njerëzit e tij. Nuk mund të flasësh për kombin dhe të jesh indiferent ndaj një familjeje pa bukë, një sportisti pa mundësi, një artisti pa mbështetje apo një institucioni në vështirësi.

Kjo është arsyeja pse konceptet “Atdheu”, “Populli” dhe “Historia kombëtare”, të përmendura në materialin për të, marrin kuptim kur lidhen me veprën konkrete. Atdhetaria bëhet e besueshme kur shndërrohet në punë.

Te Muhamet Malo, besimi, atdhetaria dhe humanizmi duken si tre degë të të njëjtit trung: respekti për njeriun. Dhe ky respekt është ndoshta forma më e qëndrueshme e çdo filozofie morale.

 

MIRËNJOHJET

– KUR SHOQËRIA I KTHEHET NJERIUT ME RESPEKT

 

Një jetë publike e gjatë sjell vlerësime, por dekorata më e rëndësishme mbetet kujtesa e njerëzve. Muhamet Malo mori shumë mirënjohje nga institucione sportive, shoqërore e publike. Materiali i dërguar përmend dekorime dhe tituj në Shqipëri dhe jashtë saj, si edhe vlerësime për kontributin në sport, biznes, paqe, bamirësi dhe shërbim shoqëror.

Një nga nderimet më të larta ishte Urdhri “Nderi i Kombit”, dhënë pas vdekjes nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Në materialin për ceremoninë presidenciale theksohen veprimtaritë e tij sipërmarrëse, humanitare dhe kontribuese në sport, turizëm, kulturë, arte, letërsi, media, shëndetësi, albanologji, institucione kulti dhe ndihmë për njerëzit në nevojë.

Kjo listë e gjatë fushash tregon vetë natyrën shumëdimensionale të veprës së tij. Nuk kemi të bëjmë me një njeri të një fushe, por me një figurë që lëvizte mes sportit, biznesit, medias, kulturës dhe bamirësisë. Një profil i tillë është i vështirë të përmblidhet në një titull të vetëm.

Në materialet biografike përmendet edhe një “Çmim i Presidentit për Arritjet e Jetës” i lidhur me presidentin amerikan Barack Obama, si dhe tituj e mirënjohje të tjera. Këto të dhëna po i paraqesim këtu siç gjenden në dokumentacionin e mbledhur për Muhamet Malon. Ajo që është e padiskutueshme në vetë materialin jetëshkrimor është numri i madh i institucioneve, organizatave dhe komuniteteve që e kanë nderuar për veprimtarinë e tij.

Edhe simbolika e emërtimit të një rruge në Tiranë me emrin “Muhamet Malo” ka rëndësi. Rruga është hapësirë publike, pjesë e përditshmërisë. Kur emri i një njeriu vendoset aty, kujtesa e tij del nga rrethi familjar dhe hyn në kujtesën e qytetit.

Por ka edhe një nderim tjetër, më të heshtur: kujtimet e miqve. Në materialet për jetën e veprimtarinë e tij gjenden shkrime ku Muhamet Malo përshkruhet si mik i çmuar, njeri i thjeshtë, i gjerë, komunikues, modest, punëtor dhe i gatshëm për sakrificë. Këto përkufizime kanë peshë të veçantë sepse nuk burojnë nga protokolli, por nga marrëdhënia njerëzore.

Në fund, titujt e dekoratat janë shenja të jashtme të një vlerësimi. Vlera e brendshme është arsyeja pse ato jepen. Dhe te Muhamet Malo, arsyeja që përsëritet është humanizmi.

Shoqëria e kujton njeriun jo vetëm për atë që ka arritur, por për mënyrën se si e ka përdorur arritjen. Ky është dallimi mes suksesit dhe trashëgimisë. Suksesi është i kohës së njeriut; trashëgimia vazhdon pas tij.

 

NJË ZEMËR

 QË VAZHDON TË RRAHË NË KUJTESË

 

Ka një çast kur biografia mbaron dhe fillon kujtesa. Për Muhamet Malon ky çast erdhi në marsin e vitit 2017. Por njerëzit që kanë dhënë shumë nuk largohen vetëm me datën e vdekjes. Ata mbeten në rrëfimet e familjes, në fjalët e miqve, në institucionet që kanë ndihmuar, në sportistët që kanë mbështetur, në veprat që kanë financuar dhe në qytetin ku kanë lënë shenja.

Në një poezi kushtuar Muhamet Malos, me autorësinë time –  Ramiz Lushaj, e vetndërtojë metaforën e “7 mijë fjalëve të pathëna” dhe të zemrave që vazhdojnë të rrahin në njerëz, vende dhe kujtime. Kjo them se është një figurë poetike që përmbledh bukur atë që proza biografike përpiqet të shpjegojë: se mirësia krijon një jetë të dytë, një jetë në kujtesën e të tjerëve.

Njeriu nuk e kontrollon sa gjatë do të jetojë, por mund të ndikojë në mënyrën si do të kujtohet, sepse disa lënë pas pasuri, kurse disa lënë emër, ndërsa disa lënë frikë dhe disa lënë respekt. Më të rrallët lënë mirënjohje.

Muhamet Malo duket se la pikërisht këtë të fundit. Nga materialet e mbledhura del një figurë me kontraste të bukura: i fortë si sportist dhe i ndjeshëm ndaj vuajtjes; i guximshëm në biznes dhe i thjeshtë në marrëdhënie; modern në sipërmarrje dhe tradicional në mikpritje; njeri i pasurisë dhe njëkohësisht njeri i dhënies.

Kjo e bën portretin e tij jetësor. Ai nuk ishte një figurë e largët, e ngrirë në ceremoni. Ishte një njeri që takonte, bisedonte, ndërtonte, ndihmonte, sponsorizonte, punësonte, merrte vendime dhe krijonte miqësi. Pikërisht kjo lëvizje e vazhdueshme e jetës e bën kujtimin e tij të prekshëm.

Filozofikisht, jeta e tij ngre një pyetje që vlen për secilin prej nesh: çfarë bëjmë me atë që kemi? Me talentin, me pozitën, me paratë, me kohën, me ndikimin? A i përdorim vetëm për vete, apo një pjesë të tyre e kthejmë në dritë për dikë tjetër?

Muhamet Malo e dha përgjigjen e tij me vepra. Sporti i dha forcë dhe ai ia ktheu sportit me mbështetje. Biznesi i dha mundësi dhe ai i ktheu një pjesë shoqërisë. Media i dha zë dhe ai e përdori për të promovuar sportin. Pasuria i dha fuqi veprimi dhe ai e përdori edhe për bamirësi.

Ndoshta ky është kuptimi më i mirë i shprehjes “njeriu me zemër të madhe”, jo thjesht një epitet ceremonial, por një mënyrë jetese.

Zemra e madhe nuk matet me atë që thotë për veten, por matet me atë që të tjerët tregojnë se kanë marrë prej saj: ndihmë, shpresë, punë, mundësi, respekt, gëzim.

Në fund të këtij portreti, Muhamet Malo mbetet si një figurë e një Shqipërie në ndryshim, por edhe si një model që i tejkalon kohët. Shoqëritë ndryshojnë, ekonomitë ndryshojnë, teknologjitë ndryshojnë; nevoja për njerëz të mirë nuk ndryshon kurrë.

Dhe për këtë arsye emri i Muhamet Malos nuk lidhet vetëm me një biznes, një titull apo një periudhë, por lidhet me një ide shumë më të qëndrueshme: se jeta merr vlerë kur bëhet e dobishme edhe për jetën e të tjerëve.

Kjo është trashëgimia e zemrës së madhe.

Drejtori me 15 shtëpi dhe mijëra euro në llogari, kompanitë dhe skemat korruptive të Petrit Tares së Ujësjellësit Korçë

Petrit Tare

Ndryshe nga shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë, Petrit Tare dhe Entela Prifti janë përpjekur gjithnjë të pastrojnë paratë e korrupsionit me tenderë dhe vendime gjyqësore, duke lënë gjurmë. Skema e korrupsionit është sa flagrante, banale dhe aq edhe sfiduese për SPAK-un.

Disa evidenca, ku përfshihen kallëzime penale, transaksione, hetime administrative, raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, investigime, pasuri të fshehura etj., e vizatojnë drejtorin Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, një nga zyrtarët më të korruptuar dhe sfidues ndaj SPAK-ut në Shqipëri. Petrit Tare, i njohur si Tarja i Korçës, drejton Ujësjellësin e Korçës që nga viti 1993. Prej 33 vitesh u ka mbijetuar të gjithë pushteteve, ndryshimeve, trazirave, kallëzimeve dhe hetimeve.

Në vitin 2015, KLSH referoi një dosje penale në prokurori për aktivitetin korruptiv dhe shpërdorues të Petrit Tares, me kosto rreth 70 milionë euro. Duke pasur edhe bashkëshorten në atë kohë gjyqtare, Entela Prifti, Tare arriti ta mbyllte dosjen lehtësisht. Më 2 dhjetor 2019, organet e vetingut shkarkuan me vendim të formës së prerë nga detyra kryetaren e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, gruaja e Petrit Tares, për fshehje dhe mos justifikim pasurie. Prifti nuk u referua në prokurori pavarësisht konstatimeve të pastrimit të parave, fshehje dhe mashtrimit me pasurinë.

Drejtori me 15 shtëpi dhe mijëra euro në llogari, kompanitë

Entela Prifti dhe sarajet e saj të fshehura

Ndryshe nga shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë, Petrit Tare dhe Entela Prifti janë përpjekur gjithnjë të pastrojnë paratë e korrupsionit me tenderë dhe vendime gjyqësore, duke lënë gjurmë. Në shtator 2020, Petrit Tare krijon kompaninë B by DC shpk në Tiranë, tek Arena Center, në emër të të birit, Elio Tare. Kjo kompani nis të lëshojë fatura për shërbime fiktive për kompani, të cilat kanë përfituar tenderë me firmën e Petrit Tares si drejtor i Ujësjellësit Korçë. Skema e korrupsionit është sa flagrante, banale dhe aq edhe sfiduese për SPAK-un.

Drejtori me 15 shtëpi dhe mijëra euro në llogari, kompanitë

Disa ditë më parë, vetë Petrit Tare, në konflikt interesi, ka hapur një zyrë për ofrimin e konsulencës teknike inxhinierike dhe projektim ndërtimesh. Përmes këtij nipti, Tare ka nisur të lëshojë fatura shërbimesh fiktive për subjekte të lidhura me kompani të cilave Tare u ka dhënë tenderë publikë si drejtor ujësjellësi, duke tentuar jo vetëm të përfitojë, por edhe të pastrojë tarifën e korrupsionit me tenderë.

Drejtori me 15 shtëpi dhe mijëra euro në llogari, kompanitë

Pas shkarkimit si e korruptuar në vitin 2019, ish kryegjyqtarja e Korçës, Entela Prifti, hapi një zyrë avokatie, konsulencë financiare etj., përmes të cilës dyshohet se ka pastruar qindra mijëra euro. Bëhet fjalë për kompaninë DICTUM CONSULTING, përmes të cilës Entela Prifti deklaron deri në 60 mijë euro fitim në vit, gati dy herë më shumë se paga e saj kur ishte gjyqtare. Ka dyshime të forta se kompania përdoret për pastrimin e parave të korrupsionit me tenderë të Petrit Tares. Përpos të tjerave, nga të ardhurat nga ky biznes, Entela Prifti ka blerë një njësi rreth 400 m2, me vlerë reale rreth 1 milionë euro, por të deklaruar 210 mijë euro.

Drejtori me 15 shtëpi dhe mijëra euro në llogari, kompanitë

Drejtori i Ujësjellësit Korçë Petrit Tare është edhe aksioner në kompaninë e prodhimeve të produkteve të ndryshme bujqësore BLOOM FRUITS shpk, themeluar në vitin 2019. Kompania ka përfituar rreth 250 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë, përmes AZHBR-së së Frida Krifcës, nën hetim nga SPAK. Kompania nuk ka publikuar të dhënat në regjistrat publikë sipas ligjit për veprimtarinë ekonomike.

Drejtori me 15 shtëpi dhe mijëra euro në llogari, kompanitë

 

Drejtori me 15 shtëpi dhe mijëra euro në llogari, kompanitë

Petrit Tare ka qarkulluar para edhe përmes kompanisë UK CONSULTING, për këshilla në fushën e mjedisit dhe mbetjeve. Edhe këtë kompani, Tarja e ka përdorur për pastrim parash të skemave të korrupsionit.

Drejtori me 15 shtëpi dhe mijëra euro në llogari, kompanitë

Tarja i Korçës ka qenë aksioner edhe në një kompani me emrin Beton Plus, duke fryrë fiktivisht vlerën e aksioneve dhe shitjen e tyre, për të justifikuar blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pasuri të fshehura në Tiranë

Krahas kompanive të dyshimta, Petrit Tare fsheh një pasuri me vlerë miliona euro, ku përfshihen apartamente, vila, lokale, zyra dhe depozita bankare brenda dhe jashtë vendit. Përpos të tjerave, Tarja i Korçës dyshohet se ka fshehur edhe 15 apartamente në Tiranë, në emrin e motrës së saj, të afërmve të tjerë dhe të afërmve të tij.

Katër pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro në Tiranë janë të dokumentuara. Bëhet fjalë për apartament në Tiranë, tek ish-Ekspozita, në emër të motrës së bashkëshortes Ç. P., apartament në Tiranë mbrapa 15-katëshit, në emër të baxhanakut, apartament në Tiranë përballë Fakultetit të Drejtësisë, në emër të vjehrrit dhe një tjetër apartament në Tiranë.

Dhjetëra mijëra euro në llogari

Gjatë dy dekadave të fundit, llogaritë bankare të Petrit Tares janë kredituar me dhjetëra mijëra euro nga llogari jashtë vendit. Referuar transaksioneve bankare, në llogaritë e Petrit Tares kanë kaluar shuma parash deri në 40 mijë euro transferta, deklaruar pjesërisht si dërgesa nga të afërmit në emigracion. Tranfertat përkojnë me kohën kur Tarja drejtonte Ujësjellësin e Korçës. Në një rast, Tare thotë se një shoku i tij në Selanik i ka kaluar në llogari 70 mijë euro.

Transfertat ngrenë dyshime të forta për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash. Petrit Tara dyshohet se u ka dhënë të afërmve të tij para cash nga lekët e korrupsionit me tenderë, ndërsa ata ia kanë rikthyer në llogari bankare si dërgesa nga emigracioni. Më pas këto para Petrit Tare i ka investuar në pasuri të paluajtshme. Gjithashtu, Tare ka deklaruar edhe 40 mijë euro dhuratë nga prindërit e tij, të cilat besohet se janë para të korrupsionit me tenderë.

Pasuri të pajustifikuar

Sipas dosjes së vetingut, çifti Entela Prifti dhe Petrit Tare nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash pasuritë si njësi shërbimi me sipërfaqe 519 m² në Korçë, një apartament me sipërfaqe 55 m² në Korçë, apartament 70 m² në Korçë, apartament banimi duplex me sipërfaqe 235 m² në Korçë dhe banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë. Apartamentin duplex 235 m² në Korçë nuk e ka deklaruar në deklaratat periodike. Jo vetëm kaq, por këtë apartament e ka paraqitur karabina me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë nga hetimi rezulton përfunduar.

Drejtori me 15 shtëpi dhe mijëra euro në llogari, kompanitë

Ndërtesa e fshehur e Petrit Tares në Korçë

Sipas dosjes, Entela Prifti ka gënjyer për banesën 198 m2 në Korçë. Në realitet kjo është një godinë me arredim luksoz, ku kati përdhes shërben si piceri, kati i parë shërben si lokal, kati i dytë shërben si restorant, ndërsa kati i tretë përdoret si verandë. Vetëm dysheme janë shtuar 390 m2. Vlera dhe sipërfaqja e kësaj pasurie është fshehur nga Entela Prifti dhe Petrit Tare. Bëhet fjalë për një godinë me vlerë miliona euro.

Qendër tregtare

Njësinë e shërbimit me sipërfaqe 519 m² në Korçë, Entela Prifti e ka deklaruar në emrin e bashkëshortit Petrit Tare, me burim shkëmbimin e 8 % të aksioneve në një kompani. Nga hetimi ka rezultuar se aksionet kanë një vlerë 14.274.700 lekë, që i bie 27.360 lekë/m2. Kjo njësi ndërtimore nuk ishte një pasuri e zakonshme, por pjesë e një qendre tregtare, ku sipas organeve të vetingut, një m2 është mbi 1.100 euro. Sipas KPK-së dhe Kolegjit, ish-kryegjyqtarja nuk e justifikon këtë pasuri në emër të bashkëshortit.

Pasuri të tjera me para korrupsioni

Përpos pasurive të analizuara dhe zbuluara nga vetingu, në emrin Petrit Tares dhe Entela Priftit rezultojnë pasuri të tjera me vlerë miliona euro, por që janë deklaruar në vlera qesharake, duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash. Në emrin e çiftit rezultojnë apartament 77 m2, njësi 400 m2, truall 3.4 mijë m2, tokë arë 4.3 mijë m2, apartamente 115 m2 dhe 75 m2 në emrin e të birit, depozitë 70 mijë euro në emrin e të birit.

Klientët e tenderëve dhe një dosje penale

Petrit Tare, gjatë tre dekadave, ka krijuar një rreth të konsoliduar klientelë tenderësh. Tarja dikton me pazar në tavolinë fituesin e tenderit, me ofertë fituese sa fondi limit, në disa raste me letra false, pa plotësuar kriteret formale dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave përmes situacioneve false për punë të pakryera. Përfituesi i parave publike i jep në këmbim Tares një përqindje të vlerës së tenderit. Paratë e skemës së korrupsionit investohen në pasuri të paluajtshme. Bazuar në këto dhe shumë prova të tjera, për Petrit Taren po përgatitet një dosje për t’u referuar në SPAK për fshehje pasurie, deklarim të rremë, korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderë./ Prapaskena

The Press – Shqipëria e vitit 1984 në vëzhgimet e ekonomistit neozelandez Wolfgang Rosenberg

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Shtator 2026

Gazeta neozelandeze “The Press” ka botuar, të premten e 17 gushtit 1984, në faqen n°12, një shkrim të gazetarit Garry James Arthur kushtuar Shqipërisë së izoluar komuniste. Artikulli mbështetet në dëshmitë dhe përshtypjet e ekonomistit neozelandez Wolfgang Rosenberg, i cili e kishte vizituar Shqipërinë për herë të dytë, pas një intervali prej 12 vitesh. Rosenberg-u vë në dukje veçanërisht vetëmbështetjen ekonomike të vendit, zhvillimin industrial e bujqësor, standardin e jetesës dhe izolimin e tij ndërkombëtar. Aurenc Bebja e sjell këtë dëshmi të rrallë të shtypit neozelandez të vitit 1984 për lexuesin shqiptar, përmes blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”. 

Shqipëria : Një vend i vogël dhe i çuditshëm, por që ia del të jetojë me mundësitë e veta

Nga Garry Arthur

Shteti i vogël ballkanik i Shqipërisë është disi objekt shakaje në forumet e botës, por, sipas ekonomistit nga Christchurch-i, Wolfgang Rosenberg, ai ka një arritje mbresëlënëse: ka treguar se një vend i vogël mund të mbajë një ekonomi që mbështetet, në një masë të madhe, te vetëmbështetja.

Zoti Rosenberg e vizitoi Shqipërinë në vitin 1972, kur po organizonte një kurs mbi socializmin në Universitetin e Canterbury-t. Tani sapo është kthyer përsëri për të parë se si kanë përparuar gjërat gjatë 12 viteve të ndërmjetme.

Ajo që e interesoi veçanërisht ishte suksesi i politikës ekonomike jashtëzakonisht të pavarur të Shqipërisë. Kushtetuta ndalonte investimet e huaja nga bizneset ose marrjen e kredive financiare nga shtetet kapitaliste apo “revizioniste” — kategori në të cilën, sipas këndvështrimit shqiptar, përfshiheshin Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia dhe Kina, të gjitha vende që më parë kishin qenë aleate të afërta të Shqipërisë.

Zoti Rosenberg thotë se Shqipëria arrin të paguajë të gjitha importet me të ardhurat nga eksportet dhe se është i vetmi vend në Evropë pa borxhe ndërkombëtare. Këto arritje e interesojnë atë për shkak të bindjes së tij të fortë — një pikëpamje që, sipas tij, është në pakicë mes ekonomistëve — se Zelanda e Re mund t’i zgjidhë problemet e saj ekonomike vetëm duke vendosur kontrolle të përzgjedhura mbi importet dhe duke u përpjekur të jetojë brenda të ardhurave të veta.

“Shqipëria dikur ishte vendi më i varfër në Evropë”, thotë ai, “por ata janë ngritur vetë. Tani kanë një ndjenjë të madhe çlirimi, në kuptimin kombëtar.

Është krejt e admirueshme dhe e mahnitshme që një vend kaq i vogël si ky, me një popullsi prej 2,75 milionë banorësh, mund të qëndrojë në këmbët e veta, të mbështetet te vetja dhe të kujdeset për të vetat.

Unë interesohem për zhvillimin e vendeve të varfra dhe për çrrënjosjen e varfërisë, dhe ata kanë treguar se kjo është e mundur. Nuk ka papunësi dhe ekziston sigurim shoqëror për të gjithë — shëndetësi dhe arsim falas.”

Zoti Rosenberg vuri re një rritje të madhe industriale që nga vizita e tij e fundit. Fermat që dikur ishin primitive tani kanë një numër të madh pajisjesh mekanike.

Mësimi i një gjuhe të huaj është i detyrueshëm në shkolla dhe njerëzit dukeshin “jashtëzakonisht të veshur mirë, të drejtë në qëndrim dhe të gëzuar” në një vend që dikur ishte i rënduar nga varfëria dhe sëmundjet.

“Kjo tregon se socializmi, si formë zhvillimi për vendet e pazhvilluara, ka dëshmuar se është më i suksesshëm se format e tjera”, thotë zoti Rosenberg. “Kjo është ajo që doja të studioja, sepse jam i interesuar për këtë çështje.”

Ai interesohet gjithashtu për qëndrimin e pavarur të Shqipërisë — deri në çfarë mase një vend mund të qëndrojë në këmbët e veta pa u dominuar nga të tjerët.

“Transnacionalizmi (sjellja globale e konglomerateve të mëdha) është një çështje që po shkakton shqetësim të madh në botë në ditët e sotme”, thotë ai. “E shihni këtë në Kinë, ku ata kanë konsideruar se duhet të bëjnë sakrifica të mëdha ndaj transnacionalizmit. Shqiptarët mendojnë se kjo është një formë tradhtie ndaj idealeve të tyre dhe nuk mund ta kuptojnë se si Kina ka ndryshuar për t’u bërë pjesë e ekonomisë botërore transnacionale.”

Zoti Rosenberg thotë se bujqësia shqiptare është e vetëmbështetur.

“Pa këtë, asnjë vetëmbështetje nuk mund të ketë sukses”, thotë ai. “Është një rregull i përgjithshëm ekonomik: bujqësia është baza, ndërsa industria është faktori udhëheqës.

Shqiptarët kanë zbuluar se kanë qenë në gjendje të arrijnë një pavarësi të madhe ekonomike duke zhvilluar industrinë e tyre dhe duke pasur një bujqësi të vetëmbështetur. Eksportet industriale janë të mjaftueshme për të paguar importet. Nuk ka borxhe, kështu që të gjitha të ardhurat nga valuta e huaj janë në dispozicion për blerjen e importeve.”

Shqipëria është e pasur me minerale si kromi, bakri dhe hekuri, ndërsa 65 për qind e eksporteve të saj janë produkte të përpunuara — nga 40 për qind që ishin në vitet 1960.

“Ata kanë elektrifikuar të gjithë vendin dhe po eksportojnë energji elektrike në Jugosllavi. Gjithçka po rritet.”

Për Wolfgang Rosenberg-un, ky sukses tregon se, mbi bazën e bashkëpunimit brenda ekonomisë, një vend mund të arrijë shumë më tepër sesa duke u mbështetur te të tjerët — “veçanërisht nëse nuk importon më shumë nga sa eksporton”.

“Por duhet të kuptoni se ata kanë një shkallë kohezioni që buron nga nacionalizmi i tyre, pas 3000 vjetësh përpjekjesh, gjë që ne nuk e kemi. Një ekonomi mund të menaxhohet vetëm nëse njerëzit pranojnë të menaxhohen.

Në Zelandën e Re, edhe ne ia dilnim me mundësitë tona deri në vitin 1969 dhe ishim në gjendje të balanconim llogaritë tona, të krijonim industri dhe të kishim punësim të plotë. Tani, gjithnjë e më shumë, duhet t’u paguajmë të huajve për privilegjin e të qenit këtu.”

Që prej kthimit të zotit Rosenberg nga Shqipëria, i vetmi zhvillim atje që ka bërë bujë në lajme ka qenë arratisja e dy shqiptarëve, të cilët notuan drejt detit Adriatik dhe u morën në bord nga një anije.

Nëse Shqipëria është një parajsë e tillë, pse njerëzit marrin masa kaq të dëshpëruara për t’u larguar dhe pse qeveria i mban njerëzit e saj të mbyllur brenda kufijve?

“Çështja e migrimit është një nga vështirësitë në të gjitha vendet socialiste”, thotë zoti Rosenberg. “Të gjitha ato janë kundër si imigrimit, ashtu edhe emigrimit.”

“Në rastin e imigrimit, kjo lidhet kryesisht me problemin e integrimit të njerëzve nga forca të huaja të punës dhe ekonomi të huaja. Këtë mund ta kuptoj.

Në rastin e emigrimit, ata i kushtojnë shumë rëndësi arsimimit të kuadrove të tyre — shtresës drejtuese të intelektualëve dhe menaxherëve në fushat profesionale, teknike dhe politike. Në të njëjtën kohë, nuk duan t’u paguajnë paga shumë të larta, sepse kjo do të prishte të gjithë sistemin. Ata nuk marrin kurrë paga aq të larta sa njerëzit në Perëndim.

Prandaj, prirja është që këto kuadro të preferojnë punësimin në Perëndim — ashtu si 5000 teknikët e kompjuterëve, për të cilët Britania ka aktualisht mungesë, preferojnë pagat më të larta në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk mund të përparojë në këtë fushë.

Meqenëse vendet socialiste duan të përparojnë dhe nuk duan që kuadrot e tyre të largohen, ato vendosin kufizime të përgjithshme mbi emigrimin. Kjo shkakton njëfarë pakënaqësie në secilin prej këtyre vendeve. Kur dikush arrin më në fund të arratiset, ngjarja merr gjithmonë një vëmendje të madhe. Kjo nuk pasqyron tirani, por më tepër një vështirësi të veçantë të sistemeve socialiste.”

Ai shton se emigrimi nga Gjermania Lindore është një rast i ndryshëm, sepse Kushtetuta e Gjermanisë Perëndimore u jepte shtetësinë e Gjermanisë Perëndimore të gjithë gjermanolindorëve dhe atyre u ofroheshin stimuj të mëdhenj për t’u vendosur atje.

Zoti Rosenberg thotë se e kishte të vështirë të vlerësonte standardin absolut të jetesës në Shqipëri, kryesisht sepse 63 për qind e njerëzve ende jetojnë në fshatra dhe jeta e tyre nuk mund të krahasohet me jetën në qytet.

Fermat ishin kolektivizuar me sukses dhe Shqipëria tashmë ishte e vetë-mjaftueshme për drithërat e bukës dhe kishte nisur kultivimin e pambukut.

“Është një vend shumë i thjeshtë, jo si Zvicra apo Gjermania Perëndimore. Në zonat greqishtfolëse në jug, ende udhëtojnë me gomarë.

Strehimi është shumë i lirë, por ka mungesë banesash për shkak të rritjes së popullsisë. Ata kanë lindshmërinë më të lartë në Evropë — një politikë e qëllimshme për të populluar të gjithë vendin, sepse ndihen të kërcënuar.

Nuk kanë makina, por përdorin biçikleta dhe gomerë. Ekziston një sistem i mirë transporti publik, megjithëse autobusët janë mjaft të vjetër.

Do të thosha se standardi i tyre i jetesës është më i lartë se në Jugosllavi dhe Greqi. Nuk ka varfëri — ekziston një standard i njëtrajtshëm jetese.

Morali i tyre është shumë puritan: nuk ka klube nate apo kabare, por ka shumë lokale të vogla ku hahet. Jeta në Shqipëri përqendrohet te familja. Nëse nuk do të kishe familje, nuk do të ishte një jetë shumë interesante.”

Sipas ligjit shqiptar, pagat minimale duhet të jenë jo më pak se një e treta e pagave maksimale. Zoti Rosenberg thotë se raporti në vende të tjera komuniste, si Bashkimi Sovjetik, mund të jetë më afër një me dhjetë.

Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë dy vendet komuniste që theksojnë stimujt ideologjikë më shumë sesa ata materialë dhe, rrjedhimisht, shton ai, pagat dhe çmimet janë të qëndrueshme dhe taksat mund të hiqen. Rritja e produktivitetit rishpërndahet në formën e çmimeve më të ulëta ose të më shumë shërbimeve sociale.

Megjithatë, ai vëren se shqiptarët mund t’i rrisin të ardhurat e tyre, siç kishte bërë edhe udhërrëfyesi i tij, duke pasur më shumë se një punë. Udhërrëfyesi i tij ishte pedagog universiteti që po kalonte një pushim pune.

Udhëheqja komuniste e Shqipërisë e shpalli vendin shtetin e parë ateist në botë në vitin 1967, duke mbyllur të gjitha xhamitë dhe kishat dhe duke krijuar përshtypjen se, me një të rënë të lapsit, kishte zgjidhur çështjen fetare që kishte mbajtur disa vende të tjera në një gjendje konflikti të brendshëm.

Shqipëria ishte kryesisht myslimane, trashëgimi e shekujve të sundimit turk. Banorët e veriut ishin kryesisht katolikë, ndërsa ata të jugut ishin ortodoksë grekë.

Enver Hoxha, udhëheqësi i Shqipërisë, është një nga themeluesit e paktë të mbijetuar të një shteti komunist. Ai ende admirohet, thotë zoti Rosenberg, por nuk është aq i pranishëm sa ishte gjatë kulmit të aleancës së Shqipërisë me Kinën, kur ekzistonte një kult i Hoxhës që i ngjante kultit të Maos në Kinë.

Shqipëria u shkëput nga Kina në kohën e vizitës së presidentit Nixon në Pekin, duke menduar se Kina kishte tradhtuar parimet e marksizëm-leninizmit, ashtu siç ishte shkëputur më herët nga Bashkimi Sovjetik për shkak të pushtimit rus të Çekosllovakisë.

Hoxha vazhdonte ta nderonte Stalinin dhe Shqipëria ishte i vetmi vend në botë ku ende mund të shiheshin statuja të udhëheqësit rus.

Përveçse është një shembull i një ekonomie që mbështetet kryesisht te vetja, Shqipëria, sipas mendimit të zotit Rosenberg, është edhe një destinacion turistik i pakrahasueshëm.

Megjithatë, nuk është e lehtë të shkosh atje. Nuk ka hekurudhë që të çon në Shqipëri dhe e vetmja mundësi për të mbërritur me avion janë dy fluturimet në javë nga Italia.

Diku tjetër, thotë zoti Rosenberg, presioni i turizmit e ka zhveshur udhëtimin nga romantizmi, por jo në Shqipëri, ku turizmi kishte qenë shumë i kufizuar.

Ashtu si Zelanda e Re, Shqipëria ka një shumëllojshmëri tiparesh gjeografike — male të thepisura, liqene dhe plazhe — të gjitha në një hapësirë të vogël. Ajo është gjithashtu e pasur me histori, që nga Iliria e lashtë.

Këto mijëvjeçarë historie, të karakterizuar nga pushtimet dhe sundimi i romakëve, turqve, italianëve dhe gjermanëve, e kishin bërë Shqipërinë vendin më dyshues dhe, si pasojë, më pak të njohur të Evropës moderne.

1982 “Tirana, kryeqyteti me dyqind makina” — Dëshmia e pianistit norvegjez Kjell Bækkelund pas vizitës në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shtator 2026

Gazeta norvegjeze “Samhold—Velgeren” ka botuar, të martën e 25 majit 1982, në faqen n°4, rrëfimin e pianistit të njohur norvegjez Kjell Bækkelund mbi vizitën e tij dhjetëditore asokohe në Shqipërinë komuniste, ku ishte ftuar për të dhënë një seri koncertesh në Tiranë. Në dëshminë e tij, ai përshkruan pritjen e jashtëzakonshme të publikut shqiptar, interesin për muzikën e Edvard Griegut (kompozitor dhe pianist i shquar norvegjez) dhe jetën kulturore të kryeqytetit, por edhe varfërinë, mungesën e automjeteve dhe izolimin e vendit nën regjimin e Enver Hoxhës. Bækkelund e konsideronte këtë kontakt kulturor me Perëndimin si një sinjal të mundshëm të dëshirës së Shqipërisë për të dalë nga izolimi. Aurenc Bebja e sjell këtë dëshmi të rrallë për lexuesin shqiptar përmes blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”.

Vendi me një kryeqytet me dyqind makina

Me Kjell Bækkelund nga Drøbak në Shqipëri

Nga Torodd Kvaale

— Duhet ta interpretoj atë që përjetova si një sinjal se Shqipëria dëshiron të dalë nga izolimi i saj kulturor, thotë Kjell Bækkelund, i sapokthyer nga qëndrimi i tij si artist i ftuar në kryeqytetin e vendit, Tiranë.

— Ndoshta ia vlen të vihet në dukje kjo, pas izolimit pothuajse të plotë që ka karakterizuar Republikën Popullore të Shqipërisë së Enver Hoxhës për kaq shumë kohë. Nuk e di pse më zgjodhën mua, por, sidoqoftë, jam artisti i parë interpretues nga Perëndimi që është ftuar të shfaqet atje. Dhe ishte e qartë se ekzistonte një dëshirë e fortë për kontakte më të afërta kulturore me disa vende perëndimore.

Gjithçka nisi, me sa duket, si një shaka. Një gazetë e pyeti Kjell Bækkelund—in nëse kishte ende njolla të bardha në hartën e tij, dhe ai u përgjigj se nuk kishte dhënë kurrë koncerte në Drøbak dhe në Shqipëri. Drøbak—u është një histori tjetër – por, sidoqoftë, erdhi një letër nga Ambasada shqiptare në Stokholm me një ftesë zyrtare për koncerte si artist i ftuar. U zhvilluan tri koncerte, pati radhë të gjata përpara sporteleve të biletave, sallat ishin plot dhe publiku ishte jashtëzakonisht i interesuar.

— Interesi për Edvard Grieg—un (kompozitor dhe pianist i shquar norvegjez) ishte jashtëzakonisht i madh, ndërsa njohja me muzikën e tij ishte befasuese dhe mbresëlënëse. Përsëri e përsëri, dhe kudo në botë, më habit fakti se Grieg—u është shumë më i njohur dhe më i dashur nga sa mendojmë ne në të vërtetë, thotë Kjell Bækkelund.

— Përveç kësaj, ata dëshironin muzikë tradicionale, klasike—romantike. Asnjë muzikë moderne eksperimentale në atë drejtim – por disa muzikantë treguan se njihnin edhe rrymat më të përparuara të muzikës. Dhe interesi për muzikën është shumë i madh. Për shembull, në Tiranë ka katër orkestra simfonike. Në Oslo kemi vetëm një, e cila madje nuk është e plotë.

Muzika shqiptare pak e njohur në Perëndim

Në Perëndim, muzika shqiptare është pak e njohur. Vendi nuk ka asnjë kompozitor që të ketë fituar një publik përtej kufijve. Interesi sot është i orientuar fuqishëm drejt asaj kombëtare; kjo vlen veçanërisht për muzikën popullore dhe instrumentet popullore. E njëjta rëndësi e madhe i kushtohet, për shembull, veshjeve popullore dhe artit popullor.

Ky nacionalizëm – për të cilin mund të thuhen si gjëra pozitive, ashtu edhe negative – është dukshëm pjesë e përpjekjes për të ndërtuar vetëbesimin dhe një identitet shqiptar. Mos harroni se vendi ka një histori shumë të shkurtër si shtet i pavarur.

Kjell Bækkelund qëndroi në Shqipëri për dhjetë ditë dhe krijoi një përshtypje të fortë për atë se sa e prapambetur është vendi në shumë aspekte. Furnizimi me mallra është i varfër, simbolet e statusit të atij lloji me të cilat jemi mësuar ne nuk ekzistojnë dhe standardi i jetesës është i ulët.

— Sipas burimeve relativisht të besueshme, në Tiranë duhet të ketë 200 makina dhe, meqenëse dy prej tyre u vunë në dispozicionin tim, atëherë në qarkullim ishin gjithsej 198 makina. Shumë e pazakontë, shumë e qetë, pa gazra shkarkimi.

Në Shqipëri duhet të ketë pak më shumë se 200 kilometra hekurudhë, por rrjeti po zgjerohet. Përshtypja kryesore është ajo e një vendi bujqësor, ku gjithçka duket sikur koha ka ndalur për disa breza – por ekziston edhe industria : nafta, plehrat kimike, çimentoja, tekstilet – dhe Shqipëria është një vend eksportues sa i përket alkoolit dhe duhanit.

Investohet dukshëm në kulturë

— Arsimi fillor tetëvjeçar u bë i detyrueshëm në vitin 1963. Ekzistojnë një sërë shkollash të larta dhe institutesh; Universiteti i Tiranës u themelua në vitin 1957.

Një vizitë në Konservatorin (Liceun) e Muzikës tregoi se ai – sipas modelit kinez – ishte përfshirë në një kompleks që përfshinte gjithashtu qendra arsimore për aktorë, për punonjës të teatrit, për operën dhe për artet figurative. Sistemi ofron forma kontakti dhe bashkëpunimi përtej kufijve të fushave profesionale, të cilat mund të jenë padyshim nxitëse dhe pasuruese.

Jeta teatrale lulëzon; vihen në skenë kryesisht klasikë të Evropës Perëndimore, por rreth teatrit të ri shtetëror ka lindur edhe një pjesë e letërsisë dramatike që merr tema nga historia shqiptare. Ibseni është mjaft i njohur – veprat e tij të mbledhura u botuan për herë të parë në shqip në vitin 1928.

Marrëdhëniet diplomatike

Nga pikëpamja diplomatike, Republika Popullore e Shqipërisë nuk është aq e izoluar sa mendojnë shumë njerëz, thotë Bækkelund. Ambasada në Stokholm mbulon vendet nordike dhe Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike me më shumë se 90 vende.

Përjashtim bëjnë dy superfuqitë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe Anglia dhe Gjermania. Ka marrëdhënie të mira, për shembull, me Francën.

— Frëngjishtja, që prej kohësh dhe padyshim edhe sot, është gjuha e huaj më e zakonshme ndër shqiptarët.

Turizmi po zhvillohet, veçanërisht në plazhet përgjatë Adriatikut. Shqipëria dëshiron turizëm, por për momentin duket se preferon kryesisht udhëtimet në grup. Turizmi individual i përket ndoshta një të ardhmeje disi më të largët. Ka lidhje të mira ajrore me Tiranën dhe vendi ka kompaninë e vet ajrore.

Ka pasur njëfarë kontakti midis Norvegjisë dhe Shqipërisë. Një delegacion shqiptar i industrisë së naftës ka qenë në Oslo dhe Stavanger; delegacione norvegjeze shkuan atje kur Shqipëria, në vitet 1970, konsiderohej si një vend model nga shumë marksistë—leninistë në Perëndim…

— Pavarësisht nga kjo, izolimi është sigurisht gjëja më e dukshme. Prandaj mendoj se ka arsye për t’i përcjellë të gjitha sinjalet që tregojnë një dëshirë për të dalë nga izolimi i vetëzgjedhur, thotë Kjell Bækkelund.

I cili, meqë ra fjala, pret që së shpejti të rregullohet edhe çështja me Drøbak—un.

The Canberra Times (1984) Britanikja Kerin Hope: “Udhëtim në Shqipëri, ku makinat, kontraceptivët, mjekrat dhe feja janë të ndaluara.”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Shtator 2026

Gazeta australiane “The Canberra Times” ka botuar, të martën e 3 korrikut 1984, në faqen n°4, reportazhin e gazetares britanike Kerin Hope mbi udhëtimin e saj asokohe në Shqipërinë komuniste. Përmes vëzhgimeve të drejtpërdrejta, ajo përshkruan një vend të mbyllur dhe të izoluar, ku makinat private, feja, kontraceptivët, mjekrat dhe ndikimet e kulturës perëndimore ishin të ndaluara ose rreptësisht të kufizuara, ndërsa vizitorët e huaj lëviznin nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Duke ndërthurur informacionin zyrtar me përshtypjet dhe dëshmitë e mbledhura gjatë qëndrimit të saj, Kerin Hope sjell një tablo të veçantë të Shqipërisë së vitit 1984, të jetës së përditshme dhe të realitetit të saj shoqëror e ekonomik, në një prej vendeve më të izoluara të Evropës. Aurenc Bebja e sjell këtë dëshmi të rrallë për lexuesin shqiptar përmes blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”.

Makinat, kontraceptivët, mjekrat dhe feja janë të ndaluara

Shqipëria e vogël, “komb i vetmuar” i Evropës

Nga Kerin Hope, e cila ka vizituar së fundmi Shqipërinë

Në kufirin verior të këtij vendi të vogël dhe të mbyllur ballkanik, një roje kufiri me uniformë të stilit kinez hap një portë metalike rrëshqitëse për të lejuar një autobus me vizitorë të hyjë në Shqipëri.

Një flamur i kuq me shqiponjën e zezë dykrenare të Shqipërisë valëvitet mbi pikën doganore në Hanin e Hotit, pika kufitare me Jugosllavinë.

Brenda këtij vendi me 2.8 milionë banorë, një tabelë e vendosur dukshëm mban të shkruar në anglisht: “Edhe nëse duhet të mbetemi pa bukë, ne shqiptarët nuk e tradhtojmë marksizëm-leninizmin.”

Nën udhëheqjen e zotit Enver Hoxha, një admirues i Stalinit, Shqipëria u izolua nga pjesa tjetër e Evropës 40 vjet më parë. Ajo u shkëput përfundimisht nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1961 dhe ka mbetur pa një aleat të madh që nga prishja me Kinën në vitin 1977.

Makinat private janë të ndaluara në Shqipëri, ashtu si feja, kontraceptivët, huamarrja nga jashtë, muzika popullore perëndimore dhe madje edhe mjekrat.

Përveç shqiptarëve etnikë që u kthyen para marrjes së pushtetit nga komunistët në vitin 1944, shumicës së amerikanëve nuk u jepen viza për të hyrë në vend. Vizitat për gazetarët e huaj zakonisht nuk lejohen, përveç nëse ata ftohen nga autoritetet shqiptare. Kjo korrespondente, një shtetase britanike, udhëtoi si pjesë e një grupi turistik britanik.

Enver Hoxha, atëherë 75 vjeç dhe i raportuar me shëndet të dobët, rrallë shfaqej në publik. Por portreti i tij, librat dhe aforizmat e tij janë të ekspozuara kudo.

Rreth 3,000 vizitorë të huaj hyjnë në Shqipëri çdo vit. Ata dërgohen në ture të organizuara në fabrika shtetërore, ferma, shkolla dhe site arkeologjike, me autobusë të prodhimit italian. Ata qëndrojnë në hotele të stilit të vjetër, të preferuara nga elita e Partisë së Punës së Shqipërisë — emri i partisë komuniste të vendit — nën vëzhgimin e kujdesshëm të zyrtarëve të Albturist.

Statuja dhe buste të liderit sovjetik të ndjerë Josef Stalin — thuajse të vetmet që ende qëndrojnë jashtë Gjeorgjisë së tij të lindjes — mund të shihen në çdo qytet shqiptar. Stalini nderohet në Shqipëri si hero.

Pika vrojtimi prej betoni të sapondërtuara të stilit të Luftës së Dytë Botërore shpërndahen në peizazh. Bunkerët prej betoni shihen midis blloqeve të apartamenteve në shumë qytete. Pranë kolegjit bujqësor jashtë kryeqytetit Tiranë, topa të vjetër kundërajrorë drejtohen nga qielli.

Karroca të tërhequra nga qe dhe traktorë kinezë të vjetër lëvizin me zhurmë përgjatë rrugëve të ngushta, duke kaluar punëtorë që punojnë tokën me shata në fusha të shpërndara në tarraca kodrinore.

Bujqësia me punë intensive në fermat shtetërore dhe kooperativat, të cilat punësojnë rreth 48 për qind të fuqisë punëtore, e ka bërë Shqipërinë të vetë-mjaftueshme në ushqim që nga viti 1979, sipas zyrtarëve.

“Ne nuk jemi më vendi më i varfër i Evropës,” tha zoti Luan Zhdiu, agronom në Fermën Shtetërore të Agrumeve Ksamil, pranë Butrintit në jug të Shqipërisë. “Tani kemi të ardhura për frymë më të larta se Portugalia.”

“Ne eksportojmë fruta dhe perime të freskëta dhe të përpunuara, sardele të konservuara dhe ullinj — disa në Gjermaninë Perëndimore dhe Greqi.”

Shtatëmbëdhjetë vjet ndihmë ekonomike nga Kina i kanë dhënë Shqipërisë një bazë industriale. Vendi pretendon se është i vetë-mjaftueshëm në energji, falë rezervave të naftës në jug dhe hidrocentraleve nga lumenjtë e shpejtë në veri. Ai eksporton energji elektrike në Greqinë dhe Jugosllavinë fqinje.

Në ekspozitën “Albania Today” në Tiranë, një guidë tregon me krenari një traktor të prodhuar në Shqipëri, tekstile dhe farmaceutikë të prodhuar në vend, si dhe fotografi të një uzine çeliku të ndërtuar nga Kina.

Enver Hoxha, një revolucionar i shkolluar në Francë, mori pushtetin në nëntor 1944 pasi udhëhoqi një fushatë guerile kundër ushtrive pushtuese italiane dhe gjermane naziste. Më pas ai mundi grupet partizane monarkiste dhe nacionaliste rivale.

Mbreti Zog, një udhëheqës fisnor që e shpalli veten monark të Shqipërisë në vitin 1928, u detyrua të largohej në mërgim pasi diktatori italian Benito Mussolini dërgoi forca pushtuese në Shqipëri në prill 1939.

Kur Enver Hoxha mori pushtetin, Shqipëria ende i përkiste Mesjetës.

Kryetarët lokalë drejtonin prona feudale, shumica e shqiptarëve ishin analfabetë, malaria ishte endemike dhe vendi ishte zyrtarisht i falimentuar.

Tani, arsimi dhe kujdesi mjekësor janë falas. Nuk ka taksa dhe, zyrtarisht, inflacioni dhe papunësia nuk ekzistojnë. Asnjë shqiptar nuk lejohet të fitojë më shumë se dyfishin e pagës mujore të punëtorit më të paguar më pak, që është e barabartë me rreth 80 dollarë australianë.

Qiratë janë të ulëta — jo më shumë se 4 për qind e të ardhurave të një familjeje për një apartament në Tiranë. Por shumica e çifteve të martuara jetojnë me prindërit e bashkëshortëve për shkak të mungesës së banesave. Televizorët bardh e zi, të prodhuar në vend, janë të zakonshëm. Shumë familje po kursejnë për një televizor me ngjyra të importuar që kushton rreth 750 dollarë australianë.

Programet televizive janë kryesisht dokumentarë dhe drama vendase, por ka edhe disa programe të huaja të përzgjedhura me kujdes. Filmat e vjetër britanikë dhe amerikanë thuhet se janë të pëlqyer, ashtu si edhe dokumentarët britanikë dhe amerikanë për natyrën dhe shkencën që shfaqen herë pas here.

Lajmet e huaja përqendrohen në demonstratat anti-bërthamore dhe trazirat sociale në vendet kapitaliste, si greva aktuale e minatorëve në Britani.

Shqiptarët në jug mund të kapin programet greke në televizorët e tyre, ndërsa në veri stacionet italiane dhe jugosllave. Por zyrtarisht shqiptarëve u ndalohet të shikojnë programe të huaja.

Java e punës është gjashtë ditë, 48 orë, me dy javë pushim në vit — zakonisht të kaluara në bregdetin e Adriatikut ose në resortet e veriut malor. Punëtorët gjithashtu detyrohen të bëjnë orë shtesë pa pagesë për Partinë.

Shqipëria, kryesisht myslimane, por me pakica të konsiderueshme katolike romake dhe ortodokse greke, u shpall zyrtarisht shtet ateist në vitin 1967.

“Ende shihen njerëz të moshuar që bëjnë shenjën e kryqit, por të rinjtë nuk kanë nevojë për fe,” tha një student 20-vjeçar nga Berati, ku kishat e famshme bizantine janë të mbyllura për vizitorët. “Kleri ishte shumë i korruptuar dhe pengonte përparimin.”

Në birraritë dhe kafenetë, shqiptarët shmangen nga të huajt. Policia largon fëmijët që u afrohen turistëve.

Por në dyqanet e zymta të shënuara sipas mallrave që shesin — Ushqimore (ushqime), Sallam (sallam), Libraria (libra) — turmat grumbullohen rreth të huajve. Të moshuarit ofrojnë me mirësjellje ndihmë në italisht, një gjuhë që shumë e kanë mësuar gjatë pushtimit italian. Por sapo kryhet blerja, biseda ndalet.

Të rinjtë flasin anglisht, të cilën e kanë mësuar për dy orë në ditë në shkollën e mesme.

Vetëm pak shkencëtarë dhe zyrtarë udhëtojnë jashtë vendit. Shqipëria ka linja ajrore vetëm me Greqinë dhe disa vende të Evropës Lindore, si dhe një lidhje me traget me Italinë. Një linjë hekurudhore me Jugosllavinë do të hapet më vonë gjatë vitit.

Kontrollet e rrepta kanë bërë që shumë të arratisur politikë nga Shqipëria ta quajnë vendin “një burg i madh”.

Në hotelet e Albturist, ku vizitorët mbajnë vetë valixhet e tyre, dhomat duket se kontrollohen çdo ditë. Filmi u hoq nga kamera e kësaj korrespondenteje, e lënë një pasdite në një dhomë në Hotel Tirana, hotel i klasit të parë në kryeqytet.

Vuçiç në OKB: kufijtë e argumentit juridik të Beogradit për Kosovën- Nga Isuf B.Bajrami

Parathënie

Debati mbi Kosovën vazhdon të jetë një nga çështjet më të ndërlikuara të rendit juridik dhe politik evropian. Për këtë arsye, çdo deklaratë e institucioneve të Serbisë që mbështetet në Kartën e Kombeve të Bashkuara, në parimin e integritetit territorial dhe veçanërisht në Rezolutën 1244, kërkon të trajtohet jo vetëm si qëndrim politik, por edhe si argument juridik.

Ky shkrim synon pikërisht këtë: të shqyrtojë, në mënyrë kronologjike dhe juridiko-politike, kufijtë e argumentit të Beogradit për Kosovën, duke u nisur nga dokumentet dhe aktet juridike që vetë Serbia i përdor si bazë të qëndrimit të saj. Në qendër të analizës qëndron Rezoluta 1244, por ajo nuk trajtohet e shkëputur nga rrethanat që çuan në miratimin e saj dhe as nga zhvillimet institucionale e juridike që pasuan.

Qëllimi nuk është të zëvendësohet një narrativë politike me një tjetër. Përkundrazi, synimi është që debati të zhvendoset nga interpretimet selektive drejt leximit të plotë të dokumenteve, normave dhe jurisprudencës ndërkombëtare. Sepse vetëm duke vendosur përballë njëri-tjetrit tekstin e Rezolutës 1244, historinë juridike të Jugosllavisë, zhvillimet pas vitit 1999 dhe Opinionin Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010, mund të kuptohet se deri ku shtrihet dhe ku përfundon argumenti juridik i Beogradit.

Në këtë kuptim, analiza që vijon nuk synon të japë një përgjigje politike përfundimtare mbi Kosovën, por të parashtrojë pyetjen juridike në formën e saj më të saktë: çfarë thonë realisht dokumentet dhe çfarë përfundimesh mund të nxirren prej tyre sot?

Një analizë juridiko-politike e deklaratës së Presidentit të Serbisë dhe e përdorimit të Rezolutës 1244

Në fjalimin e tij në Debatin e Përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 23 shtator 2026, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e vendosi çështjen e Kosovës brenda një argumenti më të gjerë mbi rendin ndërkombëtar. Ai deklaroi se Serbia do të vazhdojë të mbrojë integritetin territorial të saj, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi qëndrimin e vendeve perëndimore ndaj integritetit territorial të Serbisë dhe e krahasoi këtë çështje me mënyrën se si, sipas tij, komuniteti ndërkombëtar e trajton integritetin territorial të Ukrainës.¹

Deklarata është politike, por argumenti i përdorur prej saj është në masë të konsiderueshme juridik. Pikërisht për këtë arsye, ajo nuk mund të analizohet vetëm përmes retorikës politike. Duhet të vendoset përballë dokumenteve që Vuçiç vetë i referohet: Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244, por edhe përballë zhvillimeve juridike dhe institucionale që kanë ndodhur që nga viti 1999.

Vuçiç flet sot në OKB në emër të Republikës së Serbisë. Ky është një dallim themelor. Ai nuk flet në emër të Jugosllavisë socialiste, as në emër të Republikës Federale të Jugosllavisë së vitit 1999 dhe as në emër të një koncepti juridik të quajtur “Serbia historike”. Historia e shtetit serb është pjesë e identitetit dhe e argumentimit politik të Serbisë së sotme, por nuk është e njëjta gjë me subjektivitetin juridik të shtetit në sistemin bashkëkohor ndërkombëtar.

Serbia e shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX u zgjerua territorialisht dhe më pas u përfshi në projektin shtetëror jugosllav. Në vitin 1918 u krijua Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e cila më vonë u bë Mbretëria e Jugosllavisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Serbia u bë njëra prej gjashtë republikave të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë. Kosova dhe Vojvodina ishin krahina autonome brenda Republikës së Serbisë. Ky rend kushtetues u ndryshua thellësisht gjatë krizës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990.

Kushtetuta e SFRJ-së e vitit 1974 i rendiste gjashtë republikat dhe dy krahinat autonome — Kosovën dhe Vojvodinën — si përbërës të Federatës. Në të njëjtën kohë, ato mbeteshin pjesë përbërëse të Republikës Socialiste të Serbisë. Pra, kishin një status të dyfishtë kushtetues: ishin njësi autonome brenda Serbisë dhe, njëkohësisht, elemente konstituive të federatës jugosllave. Këtë status e përshkruan edhe dokumentacioni i paraqitur në procedurën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.²

Ky dallim është i rëndësishëm për të kuptuar rendin kushtetues jugosllav të vitit 1974. Kosova dhe Vojvodina nuk ishin republika, por as nuk ishin thjesht njësi administrative të zakonshme të Serbisë. Statusi i tyre kushtetues u jepte autonomi të gjerë dhe një pozitë të drejtpërdrejtë në strukturën federale. Ky fakt është pjesë e kronologjisë juridike që duhet marrë parasysh kur analizohet mënyra se si u zhvillua më pas kriza kushtetuese dhe politike e Jugosllavisë.

Shpërbërja e Jugosllavisë nuk ishte një proces thjesht institucional. Ajo u shoqërua me luftëra, dëbime, zhvendosje të popullsive dhe krime të rënda. Përgjegjësitë individuale për krimet e kryera gjatë konflikteve në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë janë trajtuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Në planin e përgjegjësisë shtetërore, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në aktgjykimin e vitit 2007 në çështjen Bosnjë-Hercegovinë kundër Serbisë dhe Malit të Zi, konstatoi se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid dhe se Serbia kishte shkelur detyrimin e saj për ta parandaluar atë dhe detyrimin për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës. Në të njëjtën kohë, Gjykata nuk konstatoi se Serbia kishte kryer vetë gjenocid, kishte komplotuar për kryerjen e tij ose kishte qenë bashkëpunëtore në të.³ Ky dallim juridik është i domosdoshëm për çdo analizë serioze.

Në Kosovë, konflikti i armatosur dhe kriza humanitare e viteve 1998–1999 çuan në një ndërhyrje ndërkombëtare dhe në krijimin e një rendi të ri institucional. Kjo është periudha në të cilën duhet vendosur Rezoluta 1244.

Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, duke vepruar nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së. Rezoluta riafirmoi, ndër të tjera, përkushtimin e shteteve anëtare ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë, por në të njëjtën kohë vendosi një regjim të posaçëm ndërkombëtar për Kosovën. Ajo autorizoi praninë ndërkombëtare të sigurisë dhe krijoi një prani ndërkombëtare civile, me detyrë administrimin e përkohshëm të Kosovës. Rezoluta parashikonte gjithashtu zhvillimin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes dhe një proces politik për përcaktimin e statusit të ardhshëm.⁴

Ky kombinim dispozitash është thelbësor. Rezoluta 1244 nuk është vetëm fjalia që i referohet sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë. Ajo është një akt juridik kompleks, i miratuar në rrethana të jashtëzakonshme, që njëkohësisht riafirmon disa parime dhe vendos një regjim ndërkombëtar të përkohshëm mbi Kosovën.

Prandaj, formula politike sipas së cilës “Rezoluta 1244 thotë se Kosova është Serbi” nuk e përshkruan të gjithë përmbajtjen juridike të rezolutës. Teksti i saj duhet lexuar në tërësi. Vetë rezoluta parashikon një administrim ndërkombëtar të përkohshëm dhe një proces politik lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës.⁵

Edhe referenca ndaj subjektit shtetëror të vitit 1999 kërkon saktësi. Në atë kohë ekzistonte Republika Federale e Jugosllavisë, e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi. RFJ-ja u pranua si anëtare e re e Kombeve të Bashkuara më 1 nëntor 2000.

Më 4 shkurt 2003, emri i shtetit u ndryshua në Serbia dhe Mali i Zi. Pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi më 3 qershor 2006, Republika e Serbisë vazhdoi anëtarësimin e Serbia dhe Malit të Zi në OKB, ndërsa Mali i Zi u bë anëtar i ri.⁶Kjo kronologji është e rëndësishme jo për të prodhuar një teori mbi “zhdukjen” e vazhdimësisë së Serbisë, por për të përcaktuar saktë subjektet shtetërore dhe momentet juridike. Rezoluta 1244 u miratua në vitin 1999 në një kontekst ku subjekti shtetëror ishte RFJ-ja. Sot, në OKB, Vuçiç përfaqëson Republikën e Serbisë. Historia juridike ndërmjet këtyre dy momenteve nuk mund të kapërcehet me një formulë të vetme.

Kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur Rezoluta 1244 përdoret si bazë për një pretendim të sotëm territorial. Pyetja juridike nuk është nëse Rezoluta 1244 ekziston apo nëse ajo mbetet pjesë e historisë juridike të Kosovës. Ajo ekziston dhe mbetet një akt i Këshillit të Sigurimit. Pyetja është se çfarë përfundimi juridik mund të nxirret prej saj sot, duke marrë parasysh tekstin e plotë të rezolutës dhe zhvillimet juridike që kanë ndodhur pas miratimit të saj.

Pikërisht këtu Opinioni Këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010 është vendimtar. GJND-ja u pyet nëse deklarata e pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Gjykata u përgjigj se miratimi i deklaratës nuk kishte shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 ose Kornizën Kushtetuese të vendosur në kuadër të administrimit të UNMIK-ut.⁷

GJND-ja analizoi posaçërisht Rezolutën 1244. Ajo konstatoi se rezoluta kishte krijuar një regjim të përkohshëm dhe të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për Kosovën dhe se qëllimi i saj ishte vendosja e administrimit të përkohshëm dhe stabilizimi i territorit, pa bërë një përcaktim përfundimtar të statusit. Gjykata gjithashtu arriti në përfundimin se Rezoluta 1244 nuk përmbante një ndalim të zbatueshëm ndaj autorëve të deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008.⁸

Ky është një kufizim juridik i rëndësishëm ndaj përdorimit të Rezolutës 1244 si argument përfundimtar. Nuk mund të thuhet se GJND-ja e ka përcaktuar Kosovën si pjesë të Serbisë mbi bazën e 1244-ës. Përkundrazi, Gjykata, në përgjigje të pyetjes së paraqitur prej Asamblesë së Përgjithshme, konstatoi se deklarata e pavarësisë nuk kishte shkelur as të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as Rezolutën 1244.⁹

Kjo nuk do të thotë se Opinioni i GJND-së e ka zgjidhur të gjithë mosmarrëveshjen politike mbi statusin e Kosovës. Nuk e ka bërë. Gjykata nuk u pyet nëse Kosova duhej të njihej si shtet nga të gjitha shtetet dhe as nuk vendosi një detyrim të përgjithshëm për njohjen e saj. Por juridikisht është e pamundur që një analizë e sotme e Rezolutës 1244 të injorojë përfundimet e Gjykatës.

Edhe argumenti mbi integritetin territorial duhet të vendoset në të njëjtin kuadër. Vuçiç e paraqet integritetin territorial të Serbisë si një çështje të lidhur drejtpërdrejt me Kartën e OKB-së. Karta e OKB-së e mbron integritetin territorial të shteteve, por në të njëjtin sistem normativ ajo përcakton edhe barazinë sovrane, zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe ndalimin e kërcënimit ose përdorimit të forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti.¹⁰

Prandaj, integriteti territorial nuk mund të shkëputet nga historia e përdorimit të forcës dhe nga pasojat juridike të konflikteve. Në rastin e ish-Jugosllavisë, pretendimet territoriale, konfliktet e armatosura dhe dhuna ndaj popullsive civile janë pjesë e kontekstit që çoi në ndërhyrjen dhe administrimin ndërkombëtar në Kosovë.

Kjo është arsyeja pse viti 1999 nuk mund të trajtohet si një pikë e izoluar në kohë. Përpara Rezolutës 1244 ishin konflikti, represioni, dëbimet dhe krimet; pas saj erdhën administrimi ndërkombëtar, krijimi i institucioneve të përkohshme, negociatat për statusin, shpallja e pavarësisë në vitin 2008 dhe Opinioni Këshillimor i GJND-së në vitin 2010. Secili prej këtyre momenteve është pjesë e historisë juridike që duhet marrë parasysh.

Në këtë kuadër duhet parë edhe përdorimi politik i nocioneve “Serbi e Madhe” dhe “Bota Serbe”. Lidhjet gjuhësore, kulturore dhe identitare të serbëve që jetojnë në shtete të ndryshme nuk përbëjnë në vetvete shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Çështja juridike lind kur identiteti etnik shndërrohet në bazë për pretendime territoriale, ndryshimin e kufijve ose ushtrimin e autoritetit shtetëror në territorin e një shteti tjetër. Historia e luftërave jugosllave tregon se ide të tilla kanë pasur edhe dimension territorial dhe politik dhe janë trajtuar në procese gjyqësore ndërkombëtare.

Prandaj, debati i sotëm nuk mund të ndërtohet vetëm mbi pyetjen se çfarë ishte Kosova në vitin 1999. Duhet të analizohet edhe se çfarë ndodhi me rendin juridik të krijuar në Kosovë pas vitit 1999 dhe çfarë rëndësie kanë aktet dhe vendimet që kanë pasuar.

Kjo është edhe pika ku duhet të ndahet qartë historia nga e drejta. Serbia mund ta përdorë historinë e saj për të shpjeguar rëndësinë politike, kulturore dhe identitare që i atribuon Kosovës. Por historia, në vetvete, nuk është një titull juridik i pandryshueshëm mbi territorin. Pretendimi territorial i një shteti duhet të vlerësohet në kuadër të normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të zhvillimeve juridike që kanë ndodhur ndërkohë.

Në këtë kuptim, Vuçiç ka të drejtë ta paraqesë në OKB qëndrimin e Republikës së Serbisë. Por referimi ndaj integritetit territorial, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 nuk e përfundon vetvetiu analizën juridike. Përkundrazi, këto referenca e bëjnë të domosdoshme analizën e plotë të dokumenteve.

Një shtet nuk mund të zgjedhë vetëm pjesën e një dokumenti ndërkombëtar që i shërben argumentit të tij dhe të lërë mënjanë dispozitat e tjera të të njëjtit dokument. Po kështu, një opinion gjyqësor ndërkombëtar nuk mund të anashkalohet vetëm sepse përfundimet e tij nuk përputhen me interpretimin politik të një pale.

Në rastin e Kosovës, Rezoluta 1244 duhet të lexohet bashkë me regjimin ndërkombëtar që ajo krijoi; me zhvillimet e mëvonshme institucionale; me procesin politik për statusin; me deklaratën e pavarësisë së vitit 2008; dhe me Opinionin Këshillimor të GJND-së të vitit 2010. Kjo nuk është çështje preference politike. Është kërkesë e metodës juridike.

Po aq i rëndësishëm është standardi i njëjtë. Nëse Serbia kërkon që integriteti territorial të respektohet si parim themelor i rendit ndërkombëtar, ky parim duhet të zbatohet në mënyrë të njëjtë dhe jo selektive. E njëjta vlen për ndalimin e përdorimit të forcës, sovranitetin shtetëror, mbrojtjen e popullsisë civile dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Kjo nuk e eliminon mosmarrëveshjen politike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Por e vendos atë në vendin ku duhet të zhvillohet një debat serioz ndërkombëtar: në fushën e fakteve, dokumenteve, normave dhe jurisprudencës.

Vuçiç, në OKB, flet si President i Republikës së Serbisë së sotme. Ai mund ta sjellë në tryezën ndërkombëtare historinë e Serbisë, qëndrimin e saj kushtetues dhe interpretimin e saj të Rezolutës 1244. Por Serbia e sotme nuk mund të trajtojë vitin 1999 sikur historia juridike të kishte ndaluar aty. Ndërmjet vitit 1999 dhe të tashmes kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme shtetërore, institucionale dhe juridike.

Prandaj, pyetja themelore nuk është nëse Beogradi mund të citojë Rezolutën 1244. Mundet. Pyetja është se çfarë mund të pretendojë juridikisht mbi bazën e saj sot.

Dhe këtu qëndron kufiri i argumentit: Rezoluta 1244 nuk mund të lexohet jashtë tekstit të saj; viti 1999 nuk mund të shkëputet nga rrethanat që e prodhuan; statusi i Kosovës nuk mund të analizohet pa marrë parasysh zhvillimet e mëvonshme; dhe Opinioni i GJND-së i vitit 2010 nuk mund të lihet jashtë një analize që pretendon të mbështetet në të drejtën ndërkombëtare.

Në fund, çështja nuk është se cila palë e tregon më bindshëm historinë. Çështja është se cili argument qëndron përballë tërësisë së fakteve, dokumenteve dhe normave juridike.

Pikërisht në këtë pikë duhet lexuar deklarata e Vuçiçit në OKB: jo vetëm si një qëndrim politik i Serbisë, por si një pretendim juridik që duhet të matet me të gjithë rendin juridik ndërkombëtar të krijuar para vitit 1999, në vitin 1999 dhe gjatë viteve që pasuan.

Pasthënie

Debati mbi Kosovën nuk mund të mbyllet me një citim të vetëm, as me një dokument të shkëputur nga konteksti i tij. As Rezoluta 1244, as Karta e Kombeve të Bashkuara, as historia kushtetuese e Jugosllavisë dhe as zhvillimet pas vitit 1999 nuk mund të interpretohen në mënyrë të izoluar.

Pikërisht këtu qëndron rëndësia e një qasjeje juridike: ajo kërkon që i njëjti standard të zbatohet ndaj të gjitha dokumenteve dhe të gjitha palëve. Nëse një argument mbështetet në të drejtën ndërkombëtare, atëherë duhet të përballet me të gjithë të drejtën ndërkombëtare që lidhet me çështjen, jo vetëm me pjesët që mbështesin një përfundim të caktuar.

Rezoluta 1244 mbetet një dokument themelor në historinë juridike të Kosovës. Por kuptimi i saj nuk përcaktohet vetëm nga një paragraf apo nga një formulim politik. Ajo duhet lexuar në tërësi, në kontekstin e vitit 1999 dhe së bashku me zhvillimet që pasuan. Po kështu, Opinioni Këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i vitit 2010 është pjesë e pandashme e çdo analize bashkëkohore që pretendon të mbështetet në të drejtën ndërkombëtare.

Kjo nuk do të thotë se mosmarrëveshja politike është zhdukur. Përkundrazi, ajo vazhdon. Por një mosmarrëveshje politike nuk e ndryshon përmbajtjen e një dokumenti juridik dhe një qëndrim politik nuk mund të zëvendësojë analizën juridike.

Në fund të fundit, pyetja që mbetet është e thjeshtë në formulim, por komplekse në përgjigje: kur një shtet e përdor të drejtën ndërkombëtare për të mbështetur një pretendim të tij, a duhet të merret parasysh vetëm ajo pjesë e së drejtës që i shërben këtij pretendimi, apo e gjithë korniza juridike që është krijuar ndër vite?

Për Kosovën, përgjigjja kërkon pikërisht atë që ky shkrim ka synuar të bëjë: kthimin te dokumentet, kronologjia, faktet dhe jurisprudenca. Sepse historia mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, politika mund të ndryshojë dhe narrativat shtetetues të Kosovës dhe Vojvodinës në sistemin federal jugosllav, shih dokumentacionin e Kombeve të Bashkuara që përshkruan Jugosllavinë si federatë të përbërë nga gjashtë republërore mund të përplasen, por një argument juridik duhet të qëndrojë përballë tërësisë së burimeve juridike mbi të cilat pretendon të mbështetet.

Fusnota,

1. Republic of Serbia, President of the Republic of Serbia Aleksandar Vučić, Address at the General Debate of the 81st Session of the United Nations General Assembly, 23 September 2026. Fjalimi zyrtar e paraqet Vuçiçin në cilësinë e Presidentit të Republikës së Serbisë dhe regjistron referencat e tij ndaj integritetit territorial, Kartës së OKB-së dhe çështjes së Kosovës.

2. Për statusin kushtetues të Kosovës dhe Vojvodinës në sistemin federal jugosllav, shih dokumentacionin e Kombeve të Bashkuara që përshkruan Jugosllavinë si federatë të përbërë nga gjashtë republika dhe, brenda Republikës Socialiste të Serbisë, nga dy krahina autonome: Vojvodina dhe Kosova.

3. International Court of Justice, Application of the Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genocide (Bosnia and Herzegovina v. Serbia and Montenegro), Judgment, 26 February 2007. Gjykata konstatoi se Serbia kishte shkelur detyrimin për të parandaluar gjenocidin në Srebrenicë dhe detyrimin për të bashkëpunuar plotësisht me ICTY-në; njëkohësisht, ajo nuk konstatoi se Serbia kishte kryer, komplotuar për kryerjen ose kishte qenë bashkëpunëtore në gjenocid.

4. United Nations Security Council, Resolution 1244 (1999), S/RES/1244, 10 June 1999. Rezoluta u miratua nën Kapitullin VII dhe vendosi praninë ndërkombëtare civile dhe të sigurisë në Kosovë, përfshirë administrimin e përkohshëm ndërkombëtar.

5. Po aty, veçanërisht dispozitat që riafirmojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe ato që parashikojnë administrimin e përkohshëm ndërkombëtar dhe procesin politik lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës.

6. United Nations, Historical Information – Serbia; Serbia and Montenegro. Dokumentacioni zyrtar i OKB-së përcakton se RFJ-ja u pranua si anëtare e re më 1 nëntor 2000; shteti u emërtua “Serbia and Montenegro” nga 4 shkurt 2003 deri më 2 qershor 2006; dhe pas pavarësisë së Malit të Zi, Republika e Serbisë vazhdoi anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në OKB.

7. International Court of Justice, Accordance with International Law of the Unilateral Declaration of Independence in Respect of Kosovo, Advisory Opinion, 22 July 2010. Gjykata konkludoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

8. Po aty. GJND-ja e analizoi Rezolutën 1244 si pjesë të së drejtës ndërkombëtare të zbatueshme dhe e përshkroi regjimin e krijuar prej saj si një regjim të përkohshëm dhe të jashtëzakonshëm, me qëllim administrimin e përkohshëm dhe stabilizimin e Kosovës. Gjykata gjithashtu arriti në përfundimin se Rezoluta 1244 nuk e ndalonte deklaratën e pavarësisë së 17 shkurtit 2008.

9. Po aty. Në përfundimin e saj, Gjykata konstatoi se miratimi i deklaratës së pavarësisë nuk kishte shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 ose Kornizën Kushtetuese.

10. United Nations, Charter of the United Nations, neni 2, veçanërisht parimet e barazisë sovrane, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dhe ndalimit të kërcënimit ose përdorimit të forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti.

Përishtinë,24.09.2026

Vučić at the UN: The Limits of Belgrade’s Legal Argument on Kosovo

Isuf B.Bajrami

Foreword

The debate over Kosovo continues to be one of the most complex issues within the European legal and political order. For this reason, every statement by Serbian institutions that relies on the Charter of the United Nations, the principle of territorial integrity, and particularly Resolution 1244 requires examination not only as a political position, but also as a legal argument.

This article seeks precisely to do that: to examine, in chronological and legal-political terms, the limits of Belgrade’s argument concerning Kosovo, starting from the legal documents and acts that Serbia itself invokes as the basis of its position. At the center of the analysis is Resolution 1244, but it is not treated separately from the circumstances that led to its adoption, nor from the institutional and legal developments that followed.

The purpose is not to replace one political narrative with another. Rather, the aim is to move the debate away from selective interpretations toward a comprehensive reading of the documents, norms, and international jurisprudence. Only by considering together the text of Resolution 1244, the legal history of Yugoslavia, developments after 1999, and the 2010 Advisory Opinion of the International Court of Justice can it be understood how far Belgrade’s legal argument extends and where its limits lie.

In this sense, the analysis that follows does not seek to provide a definitive political answer regarding Kosovo, but to formulate the legal question in its most precise form: what do the documents actually say, and what conclusions can be drawn from them today?

A Legal-Political Analysis of the Statement by the President of Serbia and the Use of Resolution 1244

In his address to the General Debate of the 81st session of the United Nations General Assembly, on 23 September 2026, President of the Republic of Serbia Aleksandar Vučić placed the issue of Kosovo within a broader argument concerning the international order. He stated that Serbia would continue to defend its territorial integrity, the Charter of the United Nations, and Security Council Resolution 1244. At the same time, he criticized the position of Western countries regarding Serbia’s territorial integrity and compared this issue with the way in which, according to him, the international community treats the territorial integrity of Ukraine.¹

The statement is political, but the argument employed by it is, to a considerable extent, legal. Precisely for this reason, it cannot be analyzed solely through political rhetoric. It must be examined against the documents to which Vučić himself refers: the UN Charter and Resolution 1244, but also against the legal and institutional developments that have taken place since 1999.

Vučić speaks today at the UN on behalf of the Republic of Serbia. This is a fundamental distinction. He does not speak on behalf of socialist Yugoslavia, nor on behalf of the Federal Republic of Yugoslavia of 1999, nor on behalf of a legal concept called “historical Serbia.” The history of the Serbian state is part of the identity and political argument of present-day Serbia, but it is not the same thing as the legal personality of the state within the contemporary international system.

Serbia of the nineteenth and early twentieth centuries expanded territorially and was subsequently incorporated into the Yugoslav state project. In 1918, the Kingdom of Serbs, Croats and Slovenes was established, later becoming the Kingdom of Yugoslavia. After the Second World War, Serbia became one of the six republics of the Socialist Federal Republic of Yugoslavia. Kosovo and Vojvodina were autonomous provinces within the Republic of Serbia. This constitutional order was profoundly altered during the crisis and dissolution of Yugoslavia in the 1990s.

The 1974 Constitution of the SFRY listed the six republics and the two autonomous provinces — Kosovo and Vojvodina — as constituent elements of the Federation. At the same time, they remained constituent parts of the Socialist Republic of Serbia. Thus, they had a dual constitutional status: they were autonomous units within Serbia and, simultaneously, constituent elements of the Yugoslav federation. This status is also described in the documentation submitted in the proceedings before the International Court of Justice.²

This distinction is important for understanding the Yugoslav constitutional order of 1974. Kosovo and Vojvodina were not republics, but neither were they simply ordinary administrative units of Serbia. Their constitutional status granted them broad autonomy and a direct position within the federal structure. This fact forms part of the legal chronology that must be taken into account when analyzing how the subsequent constitutional and political crisis of Yugoslavia developed.

The dissolution of Yugoslavia was not merely an institutional process. It was accompanied by wars, expulsions, population displacement, and serious crimes. Individual responsibility for crimes committed during the conflicts in Croatia, Bosnia and Herzegovina, and Kosovo was addressed by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia. At the level of state responsibility, the International Court of Justice, in its 2007 judgment in the case of Bosnia and Herzegovina v. Serbia and Montenegro, found that genocide had been committed in Srebrenica and that Serbia had violated its obligation to prevent it and its obligation to cooperate with the Hague Tribunal. At the same time, the Court did not find that Serbia itself had committed genocide, conspired to commit it, or been complicit in it.³ This legal distinction is essential to any serious analysis.

In Kosovo, the armed conflict and humanitarian crisis of 1998–1999 led to international intervention and the creation of a new institutional order. This is the period in which Resolution 1244 must be situated.

On 10 June 1999, the Security Council adopted Resolution 1244, acting under Chapter VII of the UN Charter. The resolution reaffirmed, among other things, the commitment of Member States to the sovereignty and territorial integrity of the Federal Republic of Yugoslavia, while at the same time establishing a special international regime for Kosovo. It authorized an international security presence and established an international civilian presence tasked with the interim administration of Kosovo. The resolution also provided for the development of provisional institutions of self-government and a political process for determining Kosovo’s future status.⁴

This combination of provisions is fundamental. Resolution 1244 is not merely the sentence referring to the sovereignty and territorial integrity of the Federal Republic of Yugoslavia. It is a complex legal instrument, adopted under exceptional circumstances, which simultaneously reaffirms certain principles and establishes a temporary international regime over Kosovo.

Therefore, the political formula according to which “Resolution 1244 says that Kosovo is Serbia” does not describe the full legal content of the resolution. Its text must be read as a whole. The resolution itself provides for temporary international administration and a political process concerning the future status of Kosovo.⁵

The reference to the state entity of 1999 also requires precision. At that time, the Federal Republic of Yugoslavia existed, consisting of Serbia and Montenegro. The FRY was admitted as a new Member of the United Nations on 1 November 2000. On 4 February 2003, the name of the state was changed to Serbia and Montenegro. Following Montenegro’s declaration of independence on 3 June 2006, the Republic of Serbia continued the membership of Serbia and Montenegro in the UN, while Montenegro became a new Member.⁶

This chronology is important not to produce a theory about the “disappearance” of Serbia’s continuity, but to identify precisely the state entities and legal moments involved. Resolution 1244 was adopted in 1999 in a context in which the relevant state entity was the FRY. Today, at the UN, Vučić represents the Republic of Serbia. The legal history between these two moments cannot be bypassed with a single formula.

This becomes even more important when Resolution 1244 is used as the basis for a contemporary territorial claim. The legal question is not whether Resolution 1244 exists or whether it remains part of the legal history of Kosovo. It does exist and remains an act of the Security Council. The question is what legal conclusion can be drawn from it today, taking into account the full text of the resolution and the legal developments that have occurred since its adoption.

It is precisely here that the Advisory Opinion of the International Court of Justice of 22 July 2010 is decisive. The ICJ was asked whether Kosovo’s declaration of independence of 17 February 2008 was in accordance with international law. The Court responded that the adoption of the declaration had not violated general international law, Resolution 1244, or the Constitutional Framework established within the framework of UNMIK administration.⁷

The ICJ specifically analyzed Resolution 1244. It found that the resolution had established a temporary and exceptional international regime for Kosovo and that its purpose was to establish interim administration and stabilize the territory, without making a final determination of status. The Court also concluded that Resolution 1244 did not contain an applicable prohibition against the authors of the declaration of independence of 17 February 2008.⁸

This is an important legal limitation on the use of Resolution 1244 as a conclusive argument. It cannot be said that the ICJ determined Kosovo to be part of Serbia on the basis of Resolution 1244. On the contrary, the Court, in response to the question submitted by the General Assembly, found that the declaration of independence had violated neither general international law nor Resolution 1244.⁹

This does not mean that the ICJ Advisory Opinion resolved the entire political dispute over the status of Kosovo. It did not. The Court was not asked whether Kosovo should be recognized as a state by all states, nor did it establish a general obligation to recognize it. But legally, it is impossible for a contemporary analysis of Resolution 1244 to ignore the Court’s conclusions.

The argument concerning territorial integrity must likewise be placed within the same framework. Vučić presents Serbia’s territorial integrity as an issue directly connected to the UN Charter. The UN Charter protects the territorial integrity of states, but within the same normative system it also establishes sovereign equality, the peaceful settlement of disputes, and the prohibition of the threat or use of force against the territorial integrity or political independence of any state.¹⁰

Therefore, territorial integrity cannot be separated from the history of the use of force and from the legal consequences of conflicts. In the case of the former Yugoslavia, territorial claims, armed conflicts, and violence against civilian populations form part of the context that led to international intervention and international administration in Kosovo.

This is why 1999 cannot be treated as an isolated point in time. Before Resolution 1244 there were conflict, repression, expulsions, and crimes; after it came international administration, the creation of provisional institutions, negotiations on status, the declaration of independence in 2008, and the ICJ Advisory Opinion in 2010. Each of these moments forms part of the legal history that must be taken into account.

The political use of the concepts “Greater Serbia” and “Serbian World” must also be viewed within this framework. Linguistic, cultural, and identity-based ties among Serbs living in different states do not, in themselves, constitute a violation of international law. The legal issue arises when ethnic identity is transformed into a basis for territorial claims, changes to borders, or the exercise of state authority in the territory of another state. The history of the Yugoslav wars shows that such ideas have also had a territorial and political dimension and have been addressed in international judicial proceedings.

Therefore, today’s debate cannot be constructed solely around the question of what Kosovo was in 1999. It must also analyze what happened to the legal order established in Kosovo after 1999 and what significance should be attached to the acts and decisions that followed.

This is also the point at which history must be clearly distinguished from law. Serbia may use its history to explain the political, cultural, and identity-based significance it attributes to Kosovo. But history, in itself, is not an immutable legal title to territory. A state’s territorial claim must be assessed within the framework of international legal norms and the legal developments that have taken place in the meantime.

In this sense, Vučić has the right to present the position of the Republic of Serbia at the UN. But reference to territorial integrity, the UN Charter, and Resolution 1244 does not, by itself, conclude the legal analysis. On the contrary, these references make a comprehensive analysis of the documents necessary.

A state cannot select only the part of an international document that serves its argument while leaving aside the other provisions of the same document. Likewise, an international judicial opinion cannot be disregarded merely because its conclusions do not correspond to the political interpretation of one party.

In the case of Kosovo, Resolution 1244 must be read together with the international regime it created; with subsequent institutional developments; with the political process concerning status; with the 2008 declaration of independence; and with the 2010 Advisory Opinion of the ICJ. This is not a matter of political preference. It is a requirement of legal methodology.

Equally important is the same standard. If Serbia seeks territorial integrity to be respected as a fundamental principle of the international order, that principle must be applied consistently and not selectively. The same applies to the prohibition of the use of force, state sovereignty, the protection of civilian populations, and the peaceful settlement of disputes.

This does not eliminate the political dispute between Belgrade and Pristina. But it places that dispute where a serious international debate should take place: in the field of facts, documents, norms, and jurisprudence.

Vučić, at the UN, speaks as President of the present-day Republic of Serbia. He may bring Serbia’s history, its constitutional position, and its interpretation of Resolution 1244 to the international table. But present-day Serbia cannot treat 1999 as though legal history had stopped there. Between 1999 and the present, significant state, institutional, and legal changes have taken place.

Therefore, the fundamental question is not whether Belgrade can cite Resolution 1244. It can. The question is what it can legally claim on the basis of it today.

And this is where the limit of the argument lies: Resolution 1244 cannot be read outside its text; 1999 cannot be detached from the circumstances that produced it; the status of Kosovo cannot be analyzed without taking subsequent developments into account; and the 2010 ICJ Advisory Opinion cannot be left out of an analysis that claims to rely on international law.

Ultimately, the issue is not which side tells history more convincingly. The issue is which argument stands when confronted with the entirety of the facts, documents, and legal norms.

It is precisely at this point that Vučić’s statement at the UN should be read: not only as a political position of Serbia, but as a legal claim that must be measured against the entire international legal order created before 1999, in 1999, and throughout the years that followed.

Afterword

The debate over Kosovo cannot be concluded with a single citation, nor with a document detached from its context. Neither Resolution 1244, nor the Charter of the United Nations, nor the constitutional history of Yugoslavia, nor the developments after 1999 can be interpreted in isolation.

This is precisely where the importance of a legal approach lies: it requires the same standard to be applied to all documents and all parties. If an argument relies on international law, then it must confront the whole body of international law relevant to the issue, not merely those parts that support a particular conclusion.

Resolution 1244 remains a fundamental document in the legal history of Kosovo. But its meaning is not determined solely by one paragraph or by a political formulation. It must be read as a whole, in the context of 1999 and together with the developments that followed. Likewise, the Advisory Opinion of the International Court of Justice of 2010 is an integral part of any contemporary analysis that claims to rely on international law.

This does not mean that the political dispute has disappeared. On the contrary, it continues. But a political dispute does not alter the content of a legal document, and a political position cannot replace legal analysis.

Ultimately, the question that remains is simple in formulation but complex in its answer: when a state invokes international law to support a claim of its own, should only that part of the law which serves that claim be taken into consideration, or the entire legal framework that has developed over the years?

For Kosovo, the answer requires precisely what this article has sought to do: a return to the documents, chronology, facts, and jurisprudence. History can be interpreted in different ways, politics can change, and state narratives can collide, but a legal argument must stand against the entirety of the legal sources upon which it claims to be based.

Footnotes,

1.Republic of Serbia, President of the Republic of Serbia Aleksandar Vučić, Address at the General Debate of the 81st Session of the United Nations General Assembly, 23 September 2026. The official speech presents Vučić in his capacity as President of the Republic of Serbia and records his references to territorial integrity, the UN Charter, and the issue of Kosovo.

2.On the constitutional status of Kosovo and Vojvodina within the Yugoslav federal system, see United Nations documentation describing Yugoslavia as a federation composed of six republics and, within the Socialist Republic of Serbia, two autonomous provinces: Vojvodina and Kosovo.

3.International Court of Justice, Application of the Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genocide (Bosnia and Herzegovina v. Serbia and Montenegro), Judgment, 26 February 2007. The Court found that Serbia had violated its obligation to prevent genocide in Srebrenica and its obligation to cooperate fully with the ICTY; at the same time, it did not find that Serbia had committed, conspired to commit, or been complicit in genocide.

4.United Nations Security Council, Resolution 1244 (1999), S/RES/1244, 10 June 1999. The resolution was adopted under Chapter VII and established an international civilian and security presence in Kosovo, including interim international administration.

5.Ibid., particularly the provisions reaffirming the sovereignty and territorial integrity of the Federal Republic of Yugoslavia and those providing for interim international administration and a political process concerning the future status of Kosovo.

6.United Nations, Historical Information – Serbia; Serbia and Montenegro. Official UN documentation establishes that the FRY was admitted as a new Member on 1 November 2000; the state was named “Serbia and Montenegro” from 4 February 2003 until 2 June 2006; and following Montenegro’s independence, the Republic of Serbia continued the membership of Serbia and Montenegro in the UN.

7.International Court of Justice, Accordance with International Law of the Unilateral Declaration of Independence in Respect of Kosovo, Advisory Opinion, 22 July 2010. The Court concluded that Kosovo’s declaration of independence of 17 February 2008 had not violated international law.

8.Ibid. The ICJ analyzed Resolution 1244 as part of the applicable international law and described the regime created by it as a temporary and exceptional regime, intended for the interim administration and stabilization of Kosovo. The Court also concluded that Resolution 1244 did not prohibit the declaration of independence of 17 February 2008.

9.Ibid. In its conclusion, the Court found that the adoption of the declaration of independence had not violated general international law, Resolution 1244, or the Constitutional Framework.

10.United Nations, Charter of the United Nations, Article 2, particularly the principles of sovereign equality, peaceful settlement of disputes, and the prohibition of the threat or use of force against the territorial integrity or political independence of any state.

Prishtina,24.09.2026

Behajdin Allaqi – intelektuali i Lëvizjes dhe misteri i një zhdukjeje që u bë çështje e historisë- Nga Dr. Sadri RAMABAJA

 

Behajdin Allaqi (7 prill 1963 – 11 qershor 1998?) zë një vend të veçantë në historinë politike të Kosovës së fundshekullit XX. Ai nuk ishte vetëm një veprimtar politik i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe njëri prej kuadrove të saj të angazhuar në periudhën vendimtare të kalimit nga rezistenca politike e organizuar drejt luftës së armatosur. Ishte, mbi të gjitha, një intelektual me formim të thellë politik, mësimdhënës i filozofisë dhe sociologjisë, i formuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe një veprimtar që, sipas dëshmive të publikuara, e kishte lidhur jetën e tij profesionale me idealin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kuptim, figura e Allaqit duhet parë brenda një brezi të veçantë politik: atij brezi që, pas përvojës së represionit jugosllav dhe veprimtarisë ilegale të viteve ’80 e ’90, e konsideronte çështjen e Kosovës jo si një problem të thjeshtë të të drejtave individuale, por si një çështje të subjektivitetit politik dhe të vetëvendosjes kombëtare.

Allaqi ishte pjesë e LPRK-së dhe më pas e LPK-së. Dokumentet dhe dëshmitë publike e vendosin atë në rrethin e veprimtarëve të rëndësishëm të kësaj organizate. Disa burime të kohës brenda LPRK=së [në mesin e tyre edhe autori i këtij portreti] e rendisin emrin e tij në strukturat e LPRK-së që nga fillimi i viteve ’90, ndërsa në mbledhjen e vitit 1993 në Kollare të Kërçovës ai figuron krahas një numri të madh figurash të njohura të Lëvizjes.

Kjo është e rëndësishme për të kuptuar profilin e tij. Behajdin Allaqi nuk ishte një figurë periferike e historisë së Lëvizjes. Ai i përkiste asaj shtrese të veprimtarëve që e kishin kaluar fazën e aktivizmit spontan dhe kishin hyrë në hapësirën e organizimit politik të strukturuar.


Intelektuali përballë logjikës së konspiracionit

Një dimension i rëndësishëm i portretit të Allaqit lidhet me marrëdhëniet e tij politike brenda Lëvizjes.

Sipas përmbledhjes publike të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Allaqi kishte pasur në vitin 1993 një “mosmarrëveshje serioze” me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën, lidhur me një person që ata dyshonin se ishte informator serb. Po sipas kësaj përmbledhjeje, më vonë Allaqi ishte vënë nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së.
Këtë e pohojnë edhe një varg bashkëveprimtarësh të Behajdinit jo vetëm të bazës ku ai vepronte [në Prizren dhe rrethinë si drejtues politik], por edhe në nivel të Kosovës.

Si ish bashkëpunëtor i ngushtë I Profesor Ukshin Hotit, ai shquhej për vizionin e tij politik dhe mendimin strategjik. Por kishte fëtsi të shkëlqyeshme edhe në lëmin e organizimit.
Gjatë vitit 1991 dhe 1992, dy vizita me karakter pune në Zvicër, ai ishet dy herë tek unë në Basel me ç’rast pata kënaqësinë që ti vë re këto cilësi të veçanta për një udhëheqës politik.

Behajdin Allaqi që nga Mbledhja e Ujmirit [1991] e me theks nga ajo e Kollares [Kërçovë] u gjetë në një hapësirë të tensionuar të politikës së brendshme të Lëvizjes, ku dallimet politike, dyshimet konspirative dhe lufta për kontroll organizativ ndërthureshin me përgatitjet për një konflikt të armatosur.

Kjo rrethanë e bën figurën e tij veçanërisht të rëndësishme për studimin e historisë së LPK-së dhe të UÇK-së.


11–12 qershor 1998: nga veprimtar politik në person i zhdukur

Në qershor 1998, kur lufta kishte hyrë në një fazë të re dhe struktura të ndryshme të UÇK-së po përpiqeshin të konsolidonin kontrollin territorial e organizativ, fati i Allaqit mori një kthesë tragjike.
Ishte periudha fill pas Mbledhjes së jashtazkanoshme të LPK-së në Shtutgard [Gjermani], kur qe ushtruar një lloj puçi, që do të bartej pastaj edhe në strukturat e UÇK-së.

Sipas rrëfimit të bashkëshortes së tij, të dokumentuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Allaqi ishte parë për herë të fundit më 11 qershor 1998 në Prizren dhe më pas ishte nisur drejt Shtabit të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit. Pas kësaj, nuk ka të dhëna publike se është parë i gjallë.

Në rrëfimin e Ilaz Kadollit, të botuar në librin Syri i Shqiponjës, ngjarja merr një dimension edhe më dramatik. Sipas dëshmisë së tij, Allaqi ishte paraqitur më 12 qershor në zonën e Rahovecit dhe ishte arrestuar e prangosur në Drenaj, për t’u dërguar më pas në Shtabin e Përgjithshëm në Altar. Kadolli përshkruan edhe shqetësimin e veprimtarëve të Lëvizjes për fatin e tij dhe pasigurinë që kishte mbizotëruar në ditët pas arrestimit.

Këtu nis një prej kapitujve më të errët të historisë së tij: zhdukja pa varr, pa trup dhe pa një shpjegim publik të verifikueshëm për vite të tëra.


Nga “dëshmor i rënë në betejë” te pyetja e pazgjidhur historike

Më 1 nëntor 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së publikoi Komunikatën nr. 61, ku Allaqi paraqitej si dëshmor i rënë në krye të detyrës. Sipas përmbledhjes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, kjo komunikatë u interpretua nga trupi gjykues si pjesë e përpjekjes për të fshehur rrethanat reale të fatit të tij.
Kjo pikë përbën një nyje themelore të çështjes Allaqi.
Sepse nëse një person i zhdukur paraqitet zyrtarisht si i rënë në betejë, ndërkohë që trupi i tij nuk gjendet dhe rrethanat e vdekjes nuk dokumentohen, krijohet një mospërputhje ndërmjet kujtesës institucionale dhe së vërtetës faktike.

Pikërisht këtu qëndron një prej dimensioneve më të dhimbshme të fatit të Allaqit: ai u përfshi në narrativën heroike të luftës, ndërkohë që familjes së tij iu mohua për një kohë të gjatë ajo që është element themelor i dinjitetit njerëzor – e drejta për të ditur fatin e të afërmit dhe vendin ku prehet ai.

Dialogu mes vëllezërve Jashari si dëshmi memorialistike e drejtpërdrejtë

Sipas rrëfimit të Murat Jasharit, gjatë një bisede telefonike me të vëllanë, Ismeti i tregoi:

Ismeti: “Na i kanë sjellë këtu në Kleçkë dy veta, i kemi në burg. Kishin qenë udhëheqës të Lëvizjes dhe na kanë thënë se janë spiunë.”

Unë: “Si i kishin emrat?”

Ismeti:“Behajdin Allaqi dhe Shaban Rexhep Shala.”

Më pas, sipas rrëfimit, Murati e porosit të vëllanë:

“Nuk e di se si është organizimi momental te ju, por mos e zbato asnjë urdhër sa u takon atyre dyve. Le të merren ata ma të ‘mëdhenjtë’ me ta.”

Dhe për Allaqin shton:

“Ky emër Behajdin më është pak i njohur, nuk e di nga më vjen, se nga e kam dëgjuar…”

Pas bisedës, Murat Jashari tregon se e kontaktoi Xhavit Halitin (“Zekën”), i cili i tha se ishte i informuar për rastin. Ai më pas e informoi edhe Ali Ahmetin (“Abazin”), i cili, sipas rrëfimit, nuk kishte qenë në dijeni dhe premtoi se do të interesohej, duke i kërkuar Muratit që të mos e përhapte lajmin.

Ky dialog ka një rëndësi të veçantë si dëshmi memorialistike e drejtpërdrejtë, sepse Murat Jashari pretendon qartë se informacionin për ndalimin e Allaqit e ka marrë nga vetë Ismet Jashari, i cili në atë moment ndodhej në strukturën operative të UÇK-së.

Teksti dëshmon se, në rrëfimin e autorit, në fillim të korrikut 1998 Allaqi ndodhej në Kleçkë, ishte i privuar nga liria dhe ishte etiketuar si “spiun”; njëkohësisht, vetë Murati shfaq rezervë ndaj çdo urdhri që mund të lidhej me të dhe kërkon që çështjen ta trajtojnë “ata ma të mëdhenjtë”.

Kjo pjesë është veçanërisht interesante për këtë portret të Behajdin Allaqit, sepse tregon se emri i tij nuk shfaqet në kujtesën e Murat Jasharit si i një personi periferik, por si emër i lidhur me udhëheqjen e Lëvizjes dhe me një konflikt të brendshëm politik që kërkonte ndërhyrje në nivele më të larta të strukturës së atëhershme të UÇK-së.

Kthesa e vitit 2026: nga misteri në konstatim gjyqësor

Aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 i Dhomave të Specializuara të Kosovës e ndryshoi statusin juridik të kësaj historie.
Sipas përmbledhjes së publikuar, trupi gjykues konstatoi se Allaqi ishte marrë i prangosur nga shtabi në Drenoc nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe se më pas ishte vrarë. Aktgjykimi i shkallës së parë nuk i ka bërë publike të gjitha provat mbi të cilat është mbështetur ky konstatim.

Këtu kërkohet një dallim i rëndësishëm dhe domethënës: ky konstatim gjyqësor mbi fatin e një personi nuk është i njëjtë me të gjitha interpretimet politike që mund të ndërtohen rreth tij.

Prandaj, në një trajtim serioz të figurës së Allaqit duhet ndarë në mënyrë rigoroze:

  1. faktet biografike të dokumentuara;
  2. dëshmitë individuale dhe kujtimet e bashkëveprimtarëve;
  3. dokumentet e institucioneve të kohës;
  4. gjetjet faktike të gjykatës;
  5. interpretimet politike që janë ndërtuar pas luftës.

Kjo ndarje është veçanërisht e rëndësishme në rastin e Allaqit, sepse historia e tij është bërë pjesë e një debati shumë më të gjerë mbi strukturat e pushtetit brenda UÇK-së dhe mbi mënyrën se si lufta, pas luftës, është shndërruar edhe në objekt të konkurrencës për interpretimin e së kaluarës.


“Syri i Shqiponjës” dhe dëshmia e brendshme e një epoke

Në këtë kuadër, kapitulli i Ilaz Kadollit në librin e tij Syri i Shqiponjës ka rëndësi të veçantë si burim memorialistik dhe dëshmi e një bashkëkohësi.

Dhomat e Specializuara e kanë pranuar librin si provë në proces, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Megjithatë, nga materialet publike nuk mund të thuhet me siguri se pjesa e librit që trajton Allaqin ka qenë konkretisht ndër provat mbi të cilat trupi gjykues mbështeti konstatimin për vrasjen e tij. Kjo është një nuancë që duhet ruajtur në çdo shkrim serioz për Allaqin.

Rëndësia e Syrit të Shqiponjës nuk qëndron vetëm në vlerën e tij si burim për një episod të caktuar. Ai është edhe një dokument i kujtesës së brendshme të UÇK-së, i shkruar nga një pjesëtar i saj dhe që pasqyron mënyrën se si një pjesë e aktorëve të luftës e kanë perceptuar, interpretuar dhe ruajtur historinë e konfliktit.
Në këtë pikë, Behajdin Allaqi del nga kufijtë e një biografie individuale dhe shndërrohet në një rast studimor për marrëdhënien ndërmjet kujtesës, pushtetit dhe historisë.


Një figurë në kryqëzimin e tri historive

Portreti i Allaqit mund të kuptohet më plotë në kryqëzimin e tri historive.

E para është historia e rezistencës politike shqiptare në Kosovë. Në këtë histori ai përfaqëson brezin e intelektualëve që e lidhën profesionin, dijen dhe veprimtarinë politike me projektin e çlirimit.

E dyta është historia e brendshme e LPK-së dhe e formimit të strukturave politike e ushtarake që do të çonin te UÇK-ja. Këtu Allaqi shfaqet si një figurë që nuk ishte vetëm pjesëmarrës, por edhe pjesë e debatit të brendshëm mbi drejtimin e Lëvizjes.

E treta është historia e errët e dhunës politike brenda një konteksti lufte, ku kufijtë ndërmjet nevojës së konspiracionit, dyshimit politik, disiplinës ushtarake dhe arbitraritetit mund të bëhen jashtëzakonisht të brishtë.
Pikërisht kjo e fundit e bën rastin Allaqi të rëndësishëm edhe për studimet e tranzicionit dhe të drejtësisë tranzicionale.

Heroizimi dhe e drejta për të vërtetën

Në vitin 2015, presidentja Atifete Jahjaga e dekoroi Allaqin me titullin “Hero i Kosovës”. Ai konsiderohet gjithashtu dëshmor i UÇK-së.
Por statusi I heroit nuk e zgjidh problemin historik të zhdukjes.
Përkundrazi, në raste të tilla lind një pyetje më e thellë: a mjafton heroizimi simbolik i një të zhdukuri, nëse shoqëria nuk e ka zbardhur plotësisht fatin e tij?

Përgjigjja nga këndvështrimi i drejtësisë tranzicionale është e ndërlikuar. Kujtesa publike dhe nderimi i viktimës nuk mund ta zëvendësojnë të drejtën e familjes për të vërtetën, drejtësinë dhe, kur është e mundur, për gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore.
Pikërisht për këtë arsye, rasti i Behajdin Allaqit duhet të trajtohet jo vetëm si një kapitull i historisë së UÇK-së, por si pjesë e historisë së të drejtave të viktimave dhe të drejtës së shoqërisë për të vërtetën.


Behajdin Allaqi si figurë e një brezi

Në fund, Allaqi nuk duhet reduktuar as në figurën e “heroit” të institucionalizuar, as në atë të “viktimës” së një përplasjeje politike. Të dyja këto reduktime e varfërojnë portretin e tij.

Ai ishte një intelektual i angazhuar politikisht, një veprimtar i Lëvizjes, një profesor dhe një njeri që e lidhi jetën e vet me një projekt politik të çlirimit të Kosovës. Për këtë arsye, historia e tij nuk mund të shkëputet nga historia e brezit që e përjetoi kalimin nga rezistenca ilegale në kryengritjen e armatosur.

Por tragjedia e tij qëndron pikërisht këtu: ai u zhduk në një moment kur historia e Kosovës po hynte në fazën e saj më dramatike dhe, për dekada, vetë mungesa e trupit të tij u bë një metaforë e mungesës së përgjigjes.

Në përmbledhjen e aktgjykimit thuhet se Trupi Gjykues konstatoi se Thaçi “personally participated” në krime, ndër to edhe në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e Behajdin Allaqit.
Ky aktgjykim ka sjellë një konstatim gjyqësor të rëndësishëm mbi fatin e tij, por çështja e Allaqit nuk mund të mbyllet vetëm me një paragraf të një aktgjykimi. Ajo mbetet pjesë e një historie më të gjerë që kërkon dokumente, arkiva, dëshmi, krahasim burimesh dhe, mbi të gjitha, një qasje që e ndan të vërtetën faktike nga mitologjia politike.
Në këtë kuptim, Behajdin Allaqi mbetet një figurë e rëndësishme për të kuptuar jo vetëm historinë e LPK-së dhe të UÇK-së, por edhe dilemën më të gjerë të shoqërive pas konfliktit: si mund të ndërtohet kujtesa e një lufte çlirimtare pa e sakrifikuar të vërtetën për hir të mitit dhe pa e përdorur tragjedinë individuale për qëllime të reja politike?
Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron kuptimi më i thellë i figurës së Behajdin Allaqit: një intelektual i lirisë, fati i të cilit u bë një nga dosjet më të vështira të kujtesës së luftës së Kosovës.


Send this to a friend