“Asnjë interes personal”
Ministri zviceran i Mbrojtjes Guy Parmelin është shprehur në favor të modifikimit të ligjit të planifikimit territorial, ndërkohë që është vetë një pronar terrenesh. Kështu pretendonte gazeta Blick dhe e akuzonte për konflikt interesi.
Polemikat plasën menjëherë sepse si Parmelin ashtu edhe i vëllai Cristophe duke qenë pronarë terrenesh bujqësore, me ligjin e ri do të kishin përfitime. Parmalin ia shiti tokën të vëllait, por si shkruante gazeta Blick në momentin që u bë votimi ishte ende pronar terrenesh – dhe në rast shitjes të dy do të përfitonin prej modifikimit të ligjit.
Për këtë gazeta Blick e akuzon për konflikt interesi. Pas kësaj Këshilltari Federal i Mbojtjes ka kontaktuar me mediat menjëherë, që shkruajnë se është duke favorizuar vëllain.
Guy Parmelin jep shpjegime për mbështetjen nga një përjashtim fiskal prej të cilit mund të përfitonte vëllai i tij. Ai ka mbrojtur përpara kolegëve të qeverisë modifikimin në ligj që mbështet përjashtimin nga taksat prej fitimeve të pronës të patundëshme që u vijnë fermerëve prej shitjes së një terreni bujqësor që është pronë e familjes.
Në konferencën për shtyp pas zbulimeve që ka bërë gazeta Blick, Këshilltari Federal i Mbrojtjes ka pohuar se ai nuk e sheh mbështetjen si një masë që krijon konflikt interesi, por si një masë në mbrojtje të gjithë rajonit vodez, që është jashtëtzakonisht i interesuar veçanërisht për këtë modifikim. “Asnjë interes personal”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes Guy Parmelin përpara mediave.
Ndërkohë që në një notë zyrtare të Departamentit të Mbrojtjes thuhet se “Parmelin nuk ka përfituar nga ky modifikim, nuk ka konflikt interesi sepse nuk është më pronar tokash prej 1 janarit 2016.”
Sipas kerkimeve të Blick, nëse modifikimi në ligj do të aprovohet në Parlament, në rast shitje, vëllai i ministrit do të përfitojë të paktën 200 mijë franga zvicerane, që do të duhej të kalonin si taksa federale…
E megjithatë Parmelin do të duhet të dalë të hënën përpara Komisionit të Kontrollit të Pasurive (CCG). / Burimi ATS/sf
Komentet