.
të kuptojmë qartë se cili është roli i mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë i dalë nga zgjedhje
e 11 Majit, 2025.
Erion Malaj (PS) në një kundër përgjigje është shprehur se :- “Po të të jap një përgjigje për Departamentin Amerikan të Shtetit. Tani më bën pak çudi që ju e thërrisni në lojë departamentin se është si të thërrasësh një ‘arbitër’ që të ka nxjerrë njëherë me karton të kuq. Po nuk ka problem. Kjo është punë për ju. Ndërkohë që ajo që më bën përshtypje është që ju vazhdoni të mos keni asgjë të re nga ‘Fronti i Perëndimit’. Ju nuk as nuk shikoni as nuk dëgjoni se çfarë thonë nivelet më të larta të politikës ndërkombëtare, qoftë perëndimit këtu afër, pra Bashkimit Europian, qoftë atij të largët, siç ishte ardhja dhe dhe zyrtarizimi i ambasadorit të ri amerikan dhe takimi i tij me kryeministrin e vendit. Siç ju thashë dhe kolegu dje ju tha, që ju duhet të shqetësoheni nëse do të keni takime si drejtues të partisë tuaj flas jo ju personalisht me këtë ambasador dhe nga ana tjetër të na akuzosh ne për gjëra të pa qëna nuk ka kuptim sepse këto janë deklarata politike që mund t’i bëni në një konferencë për shtyp ndërkohë që ë vazhdoni t’i bëni në komision për kulturën, turizmin dhe diasporën.“
Debati vijoi nga Malaj duke kulmuar me atë që:-“… moment më të mirë Shqipëria në rajon dhe ndërkombëtarisht nuk ka pasur ndonjëherë si aktor në politikën e jashtme. Nuk ka pasur asnjëherë dhe të gjitha këto arritje janë konfirmuar edhe dje nga presidentja e Komisionit Europian, tha, ato fjalë që ne themi herë të tjera, kur i themi ne s’ju pëlqejnë, kur i thonë ata si dëgjoni, problemin gjejeni tek vetja.” . Faleminderit“.
Jo pa qëllim e zbardhëm këtë pjesë debati sepse duhet kuptuar se në video dhe përpara mikrofonit në mjediset e Kuvendit dhe në komisionet e punës legjislative, secili deputet/e është i regjistruar (on record), mbi qëndrimet politike të partisë që përfaqëson dhe kryesisht veten përpara zgjedhësve.
Shtjellimi i Malajt na la të kuptojmë se kriza e përgjithshme mbi korrupsionin është një ‘perceptimin‘ i gabuar dhe se është opozita ajo që i ka fajet. Ky arsyetim u dha edhe nga deputetja e PS Briseida Çakërri dhe në çdo komision parlamentar që të shkosh dhe të dëgjosh mazhorancën madje dhe të zbresësh në sallën plenare të Kuvendit ku debatohet dhe hidhen për votim ligjet, përvetësimi i tezave të Pasqyrës ka thyer çdo rekord. Të gjithë në një mendje, të gjithë me një ngjyrë, të gjithë si një bllok.
Nuk qeveris opozita, Zoti Malaj (?!)…Ajo që miqtë ndërkombëtarë u thonë juve është se Rilindja Socialiste me modelin e pasqyrave e ka mbytur transparencën.
Transparenca është Përgjegjësia
Ndërsa Pasqyra është Pengesa.
Ky është realiteti mes një mazhorance të indoktrinuar e cila e ‘percepton‘ të drejtë drejtësinë dhe të pavarur atëherë kur nuk e prek pushtetin e Ramës, ku mesa duket alarmi për :-“… çështjet si korrupsioni i përhapur, pastrimi i parave dhe pasiguria juridike e pronave”, pa dalë nga salla me miq përcillet në shtyp dhe konsiderohet si arritje dhe si merita.
Le t’i ndajmë gjërat.
Le të flasim për gjërat një kohë kur Raporti i DASH-it, Shtator 2026 ende nuk kishte mbërritur, por të dhënat dhe analizat bëheshin.
A nuk janë hetimet e filluara tek AKSHI më të përforcuara sot me zbulimin e një grupi të strukturuar kriminal që ka vepruar për dhe në shërbim të asaj pjese të administratës shtetërore ku qeveria dhe kryeministri janë përgjegjësit kryesor?
Tre janë çështjet shumë të rëndësishme në të; Prona, Investimi dhe Vota?
Pandashmërisht; Prona, Investimi dhe Vota janë; ekonomia, buxheti, mirëqenia, zhvillimi, jetesa, siguria, arsimi, shëndeti etj. etj. deri tek lehtësia e qytetarit që do të zgjedhë vetë qeverisjen, i lirë, por kjo nuk ka ndodhur sepse paratë nuk gjinden, janë përvetësuar dhe puna nuk është kryer.
Prona, Investimi dhe Vota janë këto tre shtylla që janë lëkundur pa përjashtim…
Por se deri në çfarë mase është dëmtuar siguria kombëtare në se dikush nga gazetarët “guxon” dhe pyet, me bishtin ndër shalë kryeministri dhe të ftuarit e mbyllin konferencën për shtyp pavarësisht se sa hyrje dhe atmosferë feste propaganda ndërton.
Thënë ndryshe, profesionistë për të kontrolluar rrëfimin.
Megjithatë dita e 123 e protestës sikurse edhe fillimi i ditës së 124 kishin qytetarinë e tyre të përballjes me burokracinë evropiane dhe shqiptare që shumë nga premtimet ende nuk i kanë mbajtur, madje edhe mungesën e disa prej tyre që kanë tejkaluar afatet e realizimit duket se i mbulojnë me premtime edhe më të mëdha.
Sipas ATSH dhe propagandës vizitat e ditëve të fundit janë përcjellë edhe me artikuj dhe fotografi ilustruese mes të cilave, gati një vallëzim me Ursulan ku shkruhet se:-“…Shqipëria dhe Mali i Zi mund të dërgojnë një komisioner në Bruksel përpara anëtarësimit formal në Bashkimin Evropian“. Por nëse pritshmëritë nuk realizohen, një herë, pas dy vitesh dhe premtohen kufij afrimi ba një përmirësim cilësor të jetës dhe shërbimeve, atëherë i be që shqiptarët të kënaqen me pak, ose premtimet të kthehen në zhgënjim.
Përse protesta live u anashkalua?
Megjithatë ky rrëfim sado i stërholluar dhe i ngurtë i propagandës të duket i ka lënë gjurmët e veta kur bëhet fjalë për Skandalin e Sigurisë Kombëtare.
Harresa apo serioziteti i trajtimit është çështja.
Mund të kujtojmë se po ky kryeministër dy javë më parë, në pushimet mes dy skandaleve, ose pak ditë përpara ngjarjes së lëshimit të urdhrit të arrestit për Drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni gjatë një programi të përshtatur shterrues me 300 pyetje (në rreth 260 minuta), Rama e mbylli që në 10-11 minutëshin e parë atë që do të mbulohej ose harrohej gjatë 250 minutave të tjera, “Neglizhencën”…
Shumë gazetarë investigativ pas plasjes së skandalit Agasi-Hyseni (bota e krimit – siguria kombëtare), sollën në vëmendje qetësinë me të cilën kryeministri Rama e kishte përcjellë fjalën neglizhencë. Si do që të ishte kuptimi brenda asaj fjalie i fjalës neglizhent, Shqipëria u vu përpara një fakti i cili nuk mund të injorohet. Kryeministri dhe Shefja e Shërbimit Sekret Kombëtar ndodheshin jashtë shtetit në udhëtime pune kur SPAK, kishte lëshuar njoftimin për masën e arrestit. Dikush e quan çështje poshtëruese dhe prapa shpine, ndërsa dikush tjetër emrgjente.
Gjatë atij fillim dialogu Rama parashtronte se të tre ish drejtuesit e Shërbimit Informativ nën vartësinë e tij (kryeministrit), mund të dëshmonin lidhur me rutinën e punës si një agjenci nën vartësi të kryeministrit duke pohuar se:-“…unë këtë proçes të raportimit edhe të bashkëbisedimit me drejtuesit e shërbimit e kisha thuajse plotësisht të deleguar tek drejtorja e kabinetit dhe merrja vetëm informacione shumë të rezervuara dhe shumë speciale që kishin të bënin me aleatat dhe aleancat tona. Për pjesën tjetër kam qenë jashtëzakonisht neglizhent për shkak se nuk e kam këtë. Unë besoj shumë tek njerëzit.”
Në qoftë se nuk kuptohet vetëm edhe për kaq se e kujt është përgjegjësia dhe se vendimmarrja parlamentare i shërben jo qytetarëve shqiptarë dhe jo ligjit, por atyre që udhëzohen dhe e ushtrojnë forcën e kartonit atëherë nuk mbetet e vështirë të dallosh se prej nga vjen abuzimi dhe arrogancaa e pushtetit. Në politikë mazhoranca socialiste falë kronometrit, kartonit dhe truprojave të gardës nuk gjen dot një rrugë pajtimi, konsensus. Fjalët si merita, transparenca dhe gjithpërfshirja janë pjesë e propagandës që fshehin varfërinë, korrupsionin dhe krimin.
Kur këto dy realitete janë kaq në kontrast dhe zgjedhjet e përgjithshme që janë tre vite larg, dhe po aq larg si një dekadë edhe BE-ja, nevoja për ndryshim dhe krijimi i kushteve për një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme është e domosdoshme dhe vendimtare.
Zgjedhje të reja të parakohshme nënkupton atë që PS ka nevojë të kuptojë se kjo forcë politike sot po përfaqësohet nga elita e rilindësve socialistë (RS), ai bllok betoni që ka i ndërprerë rrugën zhvillimit dhe orientimit Evropian e më gjerë me luftën hibride brenda llojit, atë të pasqyrave që është shndërruar pak nga pak në besnikëri fanatike dhe jo të gjithë e kanë kuptuar atë.Ishin interesante debatet gjatë 25 minutave të para të Komisionit-KTD për ta eksploruar tryezën e debatit politik. brenda një komisioni.
Kur njëra palë përpiqet që të parashtrojë argumentin se si vendet mike sot e vënë theksin tek ato çështje që të japin të kuptosh se përse Shqipëria ka nevojë të ndryshojë, mbrojtësit e mosndryshimit janë bërë modës dhe besnikë për vazhdimin e qeverisjes nga parti-shteti.
Kjo seancë që nuk zuri vend në pasqyrimet e ditës dhe të propagandës kryesisht, sipas njoftimit të Kuvendit kishte Seancë dëgjimore me grupet e interesit (transmetuesit televizivë) për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.35/2016, ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat‘ e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar.
Shumë e rëndësishme për nga rëndësia, por edhe si për ironi të fatit për kohën kur zhvillohet pasi në mes të korrupsionit AUTORËSIA është anonime, ose është vetëm një dorë që e lëviz.
1 Tetor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)