(Nga rrëfimi i autorit Bujar Kokonozi në filmin ‘Shqiptarët’:-…“Si ta mbyll rrëfimin tim për ty Kosovë. E vranët… e kthjellët…drithëruese”*)
E vërteta apo të qenit politikisht korrerrekt tregojnë se ato janë kritere që mbulojnë interesat, pavarësisht gjuhës dhe veprimit diplomatik.
Reagimi i Prishtinës me uljen e një banderole ku shkruhej “Free Ukraine” (Liri për Ukrainën), u duk si më grafike se sa një deklaratë e Zelensky-t në Beograd:-“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”.
MEPJ e Shqipërisë në një deklaratë të datës 9 Gusht, 2026 nga ana e saj theksonte ndër të tjera se:-“Ministria për Evropën e Punët e Jashtme deklaroi sot se ‘vizita e Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi është e rëndësishme. Dialogu është gjithmonë i mirëpritur, veçanërisht kur krijon hapësirë për t’u përballur me qartësi, përgjegjësi dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve të vështira’… dhe se “ashtu siç Shqipëria qëndron, dhe do të vazhdojë të qëndrojë, fort në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, ne mbështesim dhe qëndrojmë po aq fort për sovranitetin, pavarësinë dhe vendin që i takon Kosovës në familjen euroatlantike.”
Sa për këtë reagim u tregua se qeveria shqiptare është përgjigjur një ditë me vonesë ndërsa parlamenti, kryeministri, presidenti dhe propaganda zyrtare ATSH nuk përcjellin ndonjë informacion prej tyre veç se situata nga opozita vendore apo opozitarë të Zelensky-it.
Vizita e Zelensky-it në fqinjin verior shihet me sytë e politikës gati personale të kryeministrit Rama si me “Ballkanin e Hapur” ashtu edhe me atë të “Miqve për Ukrainën”.
Zelensky e bëri deklaratën gjatë një konference për media në Beograd së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por dëshmitë dhe faktet historike ne mund të na shpien edhe më tej në 1999-ën, pra 27 vite më pas. Atëherë kur Kosova rrezikonte të shuhej(!).
Çfarë ka ndodhur sot, 4 vite e gjysmë më pas me Zelensky?
Kosova është një shtet që pretendon NATO-n dhe BE-në dhe e ka përcaktuar ardhmërinë e saj.
Mbresat e një interviste edhe atëherë nga një front lufte që siguroi lirinë janë ende domethënëse.
Në muajin Mars, 2022 operatori dhe realizuesi i njohur i RTSH Bujar Kokonozi gjatë një interviste kur ju soll në kohë fragmenti final i mbylljes së filmit ‘Shqiptarët’ që shënonte një parashikim:-“Si ta mbyll rrëfimin tim për ty Kosovë. E vranët… e kthjellët…drithëruese”, të jep sot të kuptosh se si aktorë të sotëm të gjeopolitikës në rajonale dhe më gjerë kanë ndryshuar ato ‘piketa të historisë’ që akoma nuk janë zgjidhur.
A kishte historia dhe përvoja e një realiteti shpërngulës të popullsisë shqiptare të Kosovës të drejtë dhe alarmi i ngritur ishte në kohën e duhur, apo ajo tenton të përsëritet?
As Vuçiç dhe as Zelensky nuk ishin atëherë aktorë dhe protagonistë. Ndoshta jetonin në realitetet e tyre politike dhe “artistike”, kur populli i Kosovës po përpiqej të spastrohej etnikisht nga trojet e veta. Bashkësia Ndërkombëtare ishte më e ndërgjegjshme dhe për rrjedhojë Kosova me heronjtë e saj (bijtë dhe bijat në UÇK) fitoi luftën me mbështetjen e NATO-s dhe 9 vite më vonë shpalli pavarësinë.
AM: Megjithëse kam të freskët ende një intervistë së bashku tek ‘Kodra e Erës’ pranë Prishtinës duke marrë emocionin e mbylljes së dokumentarit që pas gati 23 viteve duhet ri parë për të nxjerrë atë vlerë historike që lufta të ndalet,… atë që njerëzit dhe popujt të ndihmojnë për të kapërcyer këtë tragjedi juve atëherë e paraqisnit këtë pasiguri. Ja po e lexoj tani:-“Si ta mbyll rrëfimin tim për ty Kosovë. E vranët… e kthjellët…drithëruese”…
Bujar Kokonozi:- Pra këtë peshë që na jep lufta dhe uroj që paqja të triumfojë dhe ata njerëz të dalin nga kjo gjendje, ky ferr dhe skëterrë që po përjetojnë çdo ditë.
Unë e shoh atë pasi nuk e shoh vetëm tek Putini, por edhe tek ndërgjegjësimi i popujve që duhet të jenë të vetëdijshëm dhe jo të jenë dele, e të shkojnë pas mostrave. Dhe këtë kur ta kuptojë dhe populli rus kur pjesa më e madhe ta kuptojë e jo ata që shiten për pesë lekë, e kur ky ndërgjegjësim të vijë qind-përqind dhe popujt të jenë të vetëdijshëm që të mos ndjekin një ekstremist, kriminel dhe më shumë se sa kaq. Ndërsa kjo që ndodh sot në planin njerëzor është shumë e turpshme ku dy popullsi shumë milionëshe vihen përballë kësaj katastrofe. Kjo është një propagandë e ndyrë që ka shpëlarë trurin (më fal që shprehem në mënyrë të tillë, por kështu e ndjej),… më vjen shumë keq dhe ne jemi brezi që po e kalojmë këtë dhe shqetësimi vjen me atë se si mund të futet kjo frymë mes vëllezërve, kjo është çnjerëzore dhe skandaloze. Ky njeri që quhet Putin duhet të marrë dënimin e duhur nga shoqëria dhe “bota moderne” (koncept që nuk e pranoj si botë moderne apo botë të mjeruar, botë të tretë apo të parë). Këtë botë e shembi pandemia dhe tregoi se jemi hiç ose nuk jemi të zotët… dhe kjo po ndodh tani edhe me fenomenin Putin që vë përballë vëllezërit. Një fenomen skandaloz dhe i dhimbshëm, çnjerëzor dhe mjerues njëkohësisht për psikologjinë njerëzore në botë.
AM: Ju faleminderit
Bujar Kokonozi:- Megjithëse ka kaluar kaq kohë do të bëj një përpjekje që ta mundësoj vizionimin e tij edhe në youtube që bota ta shikojë dhe të reflektojë. Unë mendoj se dokumentari e jep një mesazh të tillë, për ti thënë stop marrëzisë së luftës.
AM:– Ju faleminderit.
(Qëndresa dita e 18, Bisedë e datës 13 Mars 2022)
Ndërsa sot jemi 4 vite e gjysmë më pas dhe përpiqemi për paqe dhe që lufta të përfundojë.
_____________
*Nga një Intervistë me Bujar Kokonozin, Artist i Merituar dhe Mjeshtër i Madh (Mars 2022)
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)